Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Java News

Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

By: E S
17 January 2026 at 18:59

Tottenham ka pësuar një goditje të rëndë gjatë ndeshjes ndaj West Ham, pasi mbrojtësi Ben Davies u dëmtua rëndë pas një ndërhyrjeje të fortë në Jarrod Bowen, rreth minutës së 15-të të takimit.

Kapiteni i West Ham doli i padëmtuar nga dueli, por Davies mbeti i shtrirë në fushë në dhimbje të mëdha. Mbrojtësi 32-vjeçar kishte nevojë për trajtim emergjent specialist, teksa stafi mjekësor i dha oksigjen dhe i vendosi një mbajtëse në këmbën e dëmtuar, përpara se ta nxirrnin nga fusha me barelë.

Situata u bë edhe më e rëndë kur arbitri Jarred Gillett i ndëshkoi Davies me karton të verdhë për ndërhyrje të rrezikshme, ndërsa ai po largohej nga fusha. Uellsiani u zëvendësua nga Djed Spence në minutën e 19-të.

Tottenham nuk publikoi asnjë njoftim zyrtar për gjendjen e lojtarit në rrjetet sociale, pavarësisht shqetësimit të madh të tifozëve. Davies, lojtari më jetëgjatë aktual i Spurs, është pa kontratë në fund të sezonit dhe një dëmtim afatgjatë mund të nënkuptojë se ai ka luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e Tottenhamit.

Gjithashtu, në dyshim vihet edhe pjesëmarrja e tij me Uellsin në kualifikueset e Kupës së Botës dhe në turneun final në Amerikën e Veriut verën e ardhshme.

Në rrjetet sociale, tifozë të shumtë i dërguan mesazhe mbështetjeje, duke shprehur trishtimin për dëmtimin e rëndë të mbrojtësit.

Në momentin e incidentit, Tottenham ishte në disavantazh 1-0, pas golit të shënuar pak më herët nga Crysencio Summerville.

Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

By: E S
17 January 2026 at 18:51

Pas tryezës së fundit të opozitës “devijon” Jenisheri, i bashkohet protestës së Adriatik Lapajt

Aleati i Berishës, kreu i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenisheri, pas tryezës së fundit të opozitës, ku nuk iu dha fjala dhe u ngrit e iku në mënyrë demonstrative, duket se ka tradhtuar aleancën me PD dhe është afruar me Shqipëria Bëhet.

Jenisheri është fotografuar si pjesëmarrës në protestën e Adriatik Lapajt.

Përse opozitarët duhet të urojnë Edi Ramën për ftesën e Trumpit?

By: Mero Baze
17 January 2026 at 18:43

Nga Mero Baze

Ftesa e Presidentit Trump për kryeministrin e Shqipërisë që të jetë pjesë e Bordit të Paqes, që do të administrojë Gazën bashkë me disa personalitete të njohura me ndikim në botë, është lajm i mirë për Shqipërinë. Është lajm i mirë jo vetëm për rolin që i jep Shqipërisë dhe Edi Ramës në krah të Perëndimit në një nga misionet më të rëndësishme ndërkombëtare, por edhe për t’i dhënë një shuplakë narrativës idiote që përpiqet të mbajë gjallë Berisha brenda vendit, duke e paraqitur Shqipërinë si një “narkoshtet”, që është në listë të kuqe të Perëndimit.

Ftesa personale për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, tregon rreshtimin e Shqipërisë në anën e duhur të historisë në politikën ndërkombëtare dhe lidhjet e forta që ka krijuar kryeministri i Shqipërisë me aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, duke i dhënë peshë fjalës së Shqipërisë në një nga krizat më të dhimbshme të botës që ka ndikim të drejtpërdrejtë në paqen botërore.

Kjo është e gjitha meritë e të qenit të Edi Ramës kryeministër i Shqipërisë.

Dhe për këtë opozita e Shqipërisë duhet të dalë e ta falënderojë Edi Ramën që e ka bërë Shqipërinë të rëndësishme për botën dhe për aktorët më të rëndësishëm të saj të angazhuar në zgjidhjen e një krize nga më delikatet në histori.

E di që duket kërkesë e ekzagjeruar, por vetëm kështu mund të shmangin tronditjen e shkaktuar tek mbështetësit e tyre trushpëlarë që prisnin të zbarkonte Trumpi me forcat Delta, ta arrestonte si narkotrafikant dhe të sillte Berishën në pushtet.

Nevoja për të gënjyer turmat që të ndjekin pas, duke i mbajtur me shpresa të kota, të bën shpesh që të besosh edhe gënjeshtrat e tua dhe në këtë rast është një zgjidhje e mirë të bësh sikur nuk ka ndodhur gjë dhe ta falënderojë kryeministrin për këtë rol të ri të Shqipërisë në botë. Kështu edhe ata trushpëlarët që e ndjekin pas, do të besojnë që edhe këtë e ka rregulluar Berisha për të mirën e Shqipërisë dhe nuk është meritë e Edi Ramës.

Pavarësisht kësaj, është rasti të kuptojmë se Shqipëria është një aleat historik i SHBA dhe politika e SHBA për Shqipërinë nuk bazohet në miliona të paguara për lobistë dhe as nuk bëhet te kafja e SHQUP-it, por bazohet te fakti që është një vend aleat i rreshtuar pro saj.

Ndaj është rasti i mirë që opozita e Berishës të kuptojë se nuk duhet të harxhojë më miliona të nxijë Shqipërinë si narkoshtet, dhe as miliona të tjera për të pastruar biografinë e Sali Berishës si “non grata”. Me pak vullnet mund të flasin mirë për Shqipërinë dhe të zgjedhin dikë që e nderon dhe përfaqëson opozitën me dinjitet, që ta përfaqësojë po ashtu Shqipërinë në të ardhmen si kryeministër.

“U tremba mos më sulmonte dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

By: E S
17 January 2026 at 18:35

Komuniteti lokal i Makrynias në Aitoloakarnania të Greqisë është tronditur pas vrasjes së kryetarit 51-vjeçar të komunitetit Lithovouni, Kostas Alexandris.

Sipas mediave greke, hetimet e Policisë po zbulojnë se gjithçka ndodhi për një motiv personal, ndoshta edhe erotik.

Sipas informacionit nga protothema.gr, nga provat dhe deklaratat e deritanishme duket se autori dyshohet se ka pasur mosmarrëveshje personale me viktimën, të cilat ndoshta lidhen me një grua. Në të njëjtën kohë, autoritetet policore duken të kujdesshme ndaj akuzave të të dyshuarit, i cili përpiqet ta justifikojë aktin e tij duke folur për frikë dhe vetëmbrojtje.

“Ai po më bënte me shenjë nga brenda makinës dhe unë u frikësova”, tha autori i vrasjes brutale të 51-vjeçarit në Aitoloakarnania.

Autori 44-vjeçar pretendon se në kohën e incidentit, e pa viktimën duke e drejtuar nga brenda makinës së tij, gjë që e bëri të trembej dhe të godiste i pari. Megjithatë, ky version i veçantë nuk duket se i bind policinë që po heton çështjen, e cila aktualisht po shqyrton të gjitha faktet e çështjes.

Po ashtu, 44-vjeçari, i cili dyshohet se rrëfeu vrasjen e 50-vjeçarit, i tha policisë se ishte një krim pasioni, pasi midis tyre kishte një rivalitet romantik. Konkretisht, gruaja e viktimës kishte zhvilluar një lidhje jashtëmartesore me autorin e krimit dhe ishte larguar nga shtëpia e saj, duke jetuar në Patra, derisa më në fund vendosi të “pajtohej” me bashkëshortin e saj dhe të kthehej tek ai.

Si ndodhi vrasja?

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, autori dyshohet se i ka ngritur pritë viktimës dhe teksa 51-vjeçari po kalonte me makinën e tij, e ka qëlluar tre herë. Të shtënat bënë që drejtuesi i mjetit të humbiste kontrollin dhe automjeti të përfundonte në një përrua.

Gjatë autopsisë në vendngjarje, policia zbuloi se viktima, i cili ishte veshur me rroba të errëta, u gjet me fytyrën poshtë në sediljen e pasagjerit. Brenda automjetit u gjet një pushkë gjahu, gjë që konfirmon se 51-vjeçari ishte gjithashtu i armatosur. Në të njëjtën kohë, u gjetën gëzhoja si në pjesën e pasme ashtu edhe në atë të përparme të makinës, një element që po shqyrtohet në kuadër të hetimit balistik.

Disa orë pas krimit, autori i krimit kontaktoi autoritetet duke kërkuar të dorëzohej, ndërsa thuhet se tha karakteristikisht: “Ejani të më merrni nga shtëpia, unë e vrava”. Sipas informacioneve, ai dorëzoi edhe armën që përdori.

Më pas ai u dërgua në Departamentin lokal të Policisë, ku po mbahet, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e vrasjes.

Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë, shihen specie të rralla

By: E S
17 January 2026 at 18:27

Në vend ka nisur numërimi i shpendëve të ujit. Prej dy ditësh në lagunën e Nartës, Orikum dhe Butrint po zbulohen shpendë të cilët kanë krijuar habitatin e tyre në këtë periudhë të vitit madje dhe për herë të parë.

“Anasakuta eshte nje lloj shpendi qe u evidentua sot, gjendet ne lagune por deri me tani se kishim pare.”

“Ka prezence te larte kryesisht te atyre qe ndodhen ne lagune, rosa te ndryshme, flamingo, pelikane dhe bajza etj .”

Për specialistet e zonave të mbrojtura në Qarkun e Vlorës shqetësim mbetet gjuetia e paligjshme.

“Kemi konstatuar tre kurthe nga gjuetaret, I kemi cmontuar.”

Ndërsa në liqenin e Prespës së Madhe janë parë dhe specie të rralla.

“Bajza, disa rosa, rosa me kater sy qe mund te jene me te rralla dhe karizmatike me njerezit.”

“Krahasuar dhe me vendet e tjera kemi konstatuar nje shifer gati te perafert me vitet e tjera. Kemi pasur dhe pranine mergus merganse.. specie e rralle.”

Specialistët thonë se ndryshimet klimatike e kanë bërë liqenin e Prespës një habitat të papërshatshëm për disa shpendë migratory.

Censusi i shpendëve ujorë kryhet çdo vit në janar për të parë se cilët prej tyre zgjedhin të dimërojnë në vendin tonë.

Të dielën censusi do të vijojë në liqenin e Ohrit në Pogradec.

Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me “Mercedes C-Class”, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

By: E S
17 January 2026 at 18:19

Një 42-vjeçar është riarrestuar nga karabinierët italianë, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht, duke thyer urdhrin e gjykatës për dëbim 5-vjeçar.

Mëngjesin e 15 janarit, oficerët e hasën të dyshuarin brenda një mjeti “Mercedes Benz C-Class”. Efektivët të cilët ndodheshin në Morolo për një operacion parandalues kundër mashtrimit dhe krimeve kundër pronës, urdhëruan drejtuesin të ndalonte.

Brenda automjetit ndodhej pikërisht shqiptari, i cili me të parë karabinierët, u duk i dyshimtë dhe u përpoq të largohej fshehurazi.

Oficerët iu afruan menjëherë, e urdhëruan të ndalonte dhe e ndaluan. Ai u dërgua në kazermat e Anagni-t për identifikim dhe për të verifikuar vendndodhjen e tij.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se ai kishte qenë subjekt i një urdhri dëbimi pesëvjeçar me ndalim rihyrjeje në Itali, të lëshuar nga Prefektura e Venedikut dhe Selia Qendrore e Policisë në gusht 2021. Dyzet e dy vjeçari nuk e zbatoi këtë urdhër.

Aoi u vu menjëherë në arrest shtëpiak, u dërgua në shtëpinë e tij në Supino dhe do të paraqitet para Gjykatës së Frosinones për t’u përgjigjur për shkelje të ligjit të imigracionit.

“Shkundet” sërish pushteti në Venezuelë, Rodriguez shkarkon aleatin kryesor të Maduro-s!

By: E S
17 January 2026 at 18:10

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, shkarkoi të premten, 16 janar, biznesmenin Alex Saab. Ky i fundit ishte një aleat i ngushtë i ish-presidentit Nicolas Maduro dhe mbante postin e ministrit të industrisë. Në një mesazh në Telegram, Rodriguez njoftoi se ministria e Saab do të bashkohej me ministrinë e tregtisë dhe e falenderoi atë për “shërbimin ndaj atdheut”, duke shtuar se do të marrë përgjegjësi të reja.

Ky ndryshim vjen pas operacionit ushtarak të SHBA-ve më 3 janar, që rrëzoi Maduro-n dhe gruan e tij, Cilia Flores, dhe është pjesë e një serie ndryshimesh kyçe në qeverinë e Venezuelës nën Rodriguez.

Liderja opozitare Maria Corina Machado përshëndeti zhvillimet, duke thënë se vendi po nis “hapat e parë të një tranzicioni të vërtetë drejt demokracisë” dhe se Venezuela do të bëhet e lirë me mbështetjen e SHBA-ve dhe Presidentit Donald Trump.

Megjithatë, Trump ka vendosur të mbështesë Rodriguez si udhëheqëse të përkohshme, duke i dhënë përparësi sigurisë së aksesit amerikan ndaj rezervave të mëdha të naftës së Venezuelës, dhe jo Machado-s.

Machado kritikoi Rodriguez, duke thënë se ajo “vepron mbi urdhra” dhe jo sipas vullnetit të saj.

Mediat e huaja shkruajnë se dje drejtuesi i CIA-së, John Ratcliffe, takoi Rodriguez në Caracas për të “dërguar mesazhin se SHBA-të presin një bashkëpunim më të mirë me Venezuelën”.

Si shenjë e këtij bashkëpunimi, një fluturim i SHBA-ve me 231 venezuelanë u ul në Caracas të premten, fluturimi i parë që prej rrëzimit të Maduro-s.

Në një tjetër zhvillim, Machado, fituese e Çmimit Nobel për Paqe në 2024, i dorëzoi medaljen e saj Trump-it në një përpjekje për të fituar mbështetjen e tij, duke e quajtur momentin “shumë emocional”.

Rodriguez gjithashtu theksoi se qeveria e saj do të qëndrojë e gatshme për të mbajtur qëndrim diplomatik ndaj Washington-it.

“E dimë që janë shumë të fuqishëm… nuk kemi frikë t’u përballemi diplomatikisht, përmes dialogut politik”, tha ajo, duke mbajtur fjalimin për gjendjen e vendit në parlamentin venezuelian, ndërsa Maduro mbetet i burgosur në New York për akuza të trafikimit të drogës.

Ndërkohë, mbështetësit e Machado-s festuan në Washington, duke treguar një kontrast të qartë me qetësinë e Rodriguez.

Alex Saab lindi në Kolumbi dhe më vonë mori shtetësinë venezueliane. Ai është një biznesmen i njohur dhe një aleat i ngushtë i ish-presidentit Nicolas Maduro. Saab është i përfshirë në aktivitete të ndryshme tregtare dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm politik në Venezuelë, duke mbajtur postin e ministrit të industrisë deri në shkarkimin e tij më 16 janar 2026.

Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

By: E S
17 January 2026 at 18:02

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është ftuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Në një reagim publik, Rama e cilësoi këtë ftesë si një moment historik dhe dëshmi të rritjes së rolit dhe respektit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Shumë i nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtare themeluese, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë.

Nuk mund të jem më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer atë në një Shqipëri tjetër, të denjë dhe të respektuar botërisht si asnjëherë më parë. Pa diskutim, edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ftuar me një respekt dhe vlerësim të posaçëm nga Presidenti Donald J. Trump për t’u bërë pjesë e një bordi ndërkombëtar të krijuar dhe të kryesuar prej tij, si dhe për të punuar së bashku me të.

Thank you, Mr. President

God bless Albania and the United States”, shkruan Rama.

15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

By: E S
17 January 2026 at 17:55

Nga Cërriku drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një histori suksesi që frymëzon dhe jep shpresë.

Loris Qosja, një djalë i rritur me punë, sakrificë dhe ëndrra të mëdha, ka arritur të fitojë Medaljen e Artë në Olimpiadën e Matematikës, duke ngritur lart emrin e Shqipërisë.

Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm qëndron edhe një histori njerëzore prekëse: një nënë e thjeshtë dhe punëtore, Klodi Qose, e cila i ka dhënë forcën më të madhe djalit të saj, besimin. Një mbështetje e heshtur, por vendimtare, që ka ndërtuar themelet e këtij triumfi.

Kjo është dëshmi e qartë se kur puna, përkushtimi dhe mbështetja e familjes bashkohen, ëndrrat nuk mbeten ëndrra bëhen realitet.

Në Olimpiadën Botërore ‘Neo Science’, e zhvilluar në Orlando, SHBA, në periudhën 9–16 janar 2026, nxënësi nga qyteti i Cërrikut, Loris Qose, nga juria e kësaj olimpiade u shpall:

Fitues i vendit të parë në Matematikë dhe u vlerësua me Medalje Ari.

Fitues i vendit të tretë në Kimi dhe u vlerësua me Medalje Bronzi.
]

Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

By: E S
17 January 2026 at 17:47

Deri më sot, Urdhri i Mbrojtjes për shumë gra në Shqipëri ka qenë thjesht një letër pa vlerë, që nuk e ndalonte dot dhunuesin të kthehej në shtëpi. Por, ndryshimet e reja ligjore që kanë mbërritur në Kuvend synojnë të vendosin një “polic digjital” mbi kokën e dhunuesit dhe të ndalojnë me ligj atë që quhet “pajtimi për hatër të fëmijëve”.

Për rastet e rrezikut të lartë, dhunuesi do të mbajë në këmbë një GPS (pajisje monitorimi elektronike). Ky pajisje do të njoftojë policinë menjëherë nëse ai guxon të thyejë distancën e lejuar me viktimën.

Një nga ndryshimet më radikale është ndalimi i pajtimit. Shpesh gratë tërhiqen nga denoncimi prej presionit të familjes apo rrethit social. Me ligjin e ri, gjyqtari nuk mund ta mbyllë çështjen edhe nëse viktima thotë ‘u pajtuam’, por procesi do të vijojë deri në fund dhe urdhri i mbrojtjes do të jepet gjithsesi.

Ligji parashikon qartë rastet kur dhunuesi nxirët menjëherë jashtë shtëpisë

Dhunë nuk cilësohet më vetëm ajo fizike, por edhe shantazhi online. Nëse dikush shpërndan imazhe intime apo të përndjek në rrjete sociale, ligji urdhëron AKEP-in dhe AMA-n të fshijnë apo bllokojnë gjithçka brenda 12 orëve. Nëse platformat apo individët hezitojnë, gjobat janë të kripura: deri në 500 mijë lekë për çdo ditë vonesë.

Edhe zyra nuk do të jetë më një zonë e pasigurt.

Punëdhënësit duhet të ngrenë mekanizma për të mbajtur punonjësit. Nëse një shef apo koleg ju ngacmon apo dhunon, kompania ka vetëm 5 ditë kohë të veprojë. Në të kundërt, punëdhënësi rrezikon gjoba të rënda, që shkojnë deri në 50-fishin e pagës minimale.

Ligji i ri vjen si nevojë e procesit integrues që synon ta zgjerojë hartën e mbrojtjes nga dhuna, jo vetëm në familje, por edhe në shoqëri, duke përfshirë dhe format e reja të dhunës, që shumëfishohen me ndihmën e teknologjisë.

“Jam mbret i tarifave”/ Kërcënon Trump: Mund t’i vendos për vendet që s’bien dakord për Groenlandën

By: E S
17 January 2026 at 16:55

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili e quati veten “mbreti i tarifave”, kërcënoi më herët sot se mund të përdorë tarifat si një mjet për të ushtruar presion mbi vendet e treta që të bien dakord për aneksimin e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan ka shprehur vazhdimisht dëshirën e tij për të kontrolluar Groenlandën, e cila është një rajon gjysmë-autonom i Danimarkës, duke argumentuar se është me rëndësi strategjike. Megjithatë, deklaratat e tij shkaktuan reagime të forta, jo vetëm nga Kopenhageni dhe Groenlanda, por edhe nga qeveritë evropiane dhe kongresistët amerikanë nga të dyja partitë.

Komentet e Trump erdhën gjatë një eventi për kujdesin shëndetësor në Shtëpinë e Bardhë, ku ai iu referua mënyrës se si kërcënimi me tarifat i ka detyruar vendet e tjera të zhvilluara të pranojnë çmime më të larta të barnave në mënyrë që të ulin çmimet në Shtetet e Bashkuara.

“Mund ta bëj për Groenlandën. Mund të vendos tarifa për vendet nëse nuk pajtohen me Groenlandën, sepse na duhet për arsye sigurie kombëtare. Mund ta bëj,” tha ai.

Trump nuk specifikoi shumën e tarifave të mundshme ose cilat vende do të ishin në shënjestër. Në të njëjtën kohë, një vendim është në pritje nga Gjykata Supreme e SHBA-së, e cila mund të vendosë mbi ligjshmërinë e tarifave që Trump ka vendosur.

“Unë jam mbreti i tarifave dhe mbreti i tarifave ka bërë një punë të shkëlqyer,” tha Trump, duke shtuar: “Shpresoj ta fitojmë çështjen në Gjykatën Supreme, sepse nëse nuk e bëjmë, do të jetë një turp për vendin tonë”.

Për një parlament të ri!

17 January 2026 at 16:46

Nga Mentor Kikia

Nga të gjitha idetë që qarkullojnë ditët e fundit, më shumë më pëlqen ajo për ndërtimin e një parlamenti të ri. Një ide që ka kohë që përflitet, por asnjëherë nuk u realizua.

Eshtë e turpshme sesi e kemi lënë parlamentarizmin shqiptar me një ndërtesë të vjetër e të shëmtuar.

Ata njerëz meritojnë shumë më shumë.

Niveli i tyre akademik, profesional e politik, aq më shumë këtë legjislaturë, nuk përputhet fare me nivelin e godinës. Tërë ai kontribut për Shqipërinë dhe ja si ua shpërblemjë.

Sado të kushtojë, unë jam për ta ndërtuar një parlament të ri. Kemi për të parë nëse nuk do të punojnë edhe më shumë për këtë vend.

Në foto: Parlamenti ekzistues dhe projekti për parlamentin e ri, që nuk u ndërtua kurrë.

Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

By: E S
17 January 2026 at 16:38

Altin Ndoci, i konsideruar një person me rrezikshmëri të lartë, vazhdon të qëndrojë në arrati pas daljes nga Spitali i Durrësit më 13 janar 2026. Arratisja e tij ka shkaktuar një valë hetimesh dhe masa të rrepta disiplinore, duke çuar në shkarkimin e të gjithë zinxhirit komandues të Burgut të Durrësit.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Ndoci kishte shkuar në Spitalin Rajonal të Durrësit për probleme me veshkat, ku ka shfaqur dhimbje të vazhdueshme dhe shqetësime të tjera shëndetësore. Ai kishte marrë rekomandimin e mjekut të burgut për të kryer kontroll dhe trajtim të specializuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi më herët se për dërgimin e Ndocit në spital nuk janë respektuar procedurat e parashikuara për raste të tilla. Shkeljet u evidentuan edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, ku Ndoci shihet duke zbritur nga autoambulanca për t’u futur në spital i shoqëruar nga efektivët, por pa pranga në duar.

Të njëjtën pamje tregojnë edhe momentet e arratisjes, kur 39-vjeçari vrapoi jashtë rrethimit të spitalit pa asnjë pengesë, duke siguruar largimin e tij me një automjet tip Audi ngjyrë e zezë, që e priste jashtë. Pas largimit, drejtimi i tij mbetet i panjohur. Policia ka reagoi menjëherë, duke ushtruar kontrolle të shumta në qytete si Kavajë, Tiranë dhe Elbasan, duke tentuar të kapë Ndocin, i cili dyshohet të jetë fshehur për të shmangur kapjen.

Hetimet dhe arrestimet e zyrtarëve

Një ditë pas arratisjes, shërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve arrestoi tetë zyrtarë të Burgut të Durrësit. Mes të arrestuarve janë zv.shefi i policisë, pesë efektivët që shoqëronin Ndocin, specialistja e informacionit dhe kryeinfermierin, të gjithë të dyshuar për shpërdorim detyre.

Gjykata e Durrësit caktoi këtë të shtunë, 17 janar, masat e sigurisë për të arrestuarit: tre në burg (Dezdemon Pazaj, Sali Ferrollari dhe Fatjon Braçi), dy në arrest shtëpie (Aulon Çuku dhe Violeta Uka) dhe tre me detyrim paraqitjeje (Aranit Çela, Preng Marvataj dhe Dorian Saraçi).

Fillimisht, Prokuroria kërkoi “arrest në burg” për të gjithë të arrestuarit, por gjatë seancës ndryshoi kërkesën për disa prej tyre. Mbrojtja kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë, duke argumentuar se ndalimi është i paligjshëm dhe disproporcionale, pasi nuk ekzistojnë prova konkrete që të justifikojnë dyshimet, dhe se efektivët nuk paraqesin rrezik arratisjeje apo ndikimi në prova.

Pasojat dhe reagimi i institucioneve

Arratisja e Ndocit nxori në dritë shkelje të rënda procedurale dhe përgjegjësi të drejtpërdrejta të zinxhirit komandues të Burgut të Durrësit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vendosi shkarkimin e të gjithë zinxhirit komandues si masë disiplinore.

Hetimet vijojnë për të zbuluar të gjitha përgjegjësitë dhe për të siguruar kapjen e Ndocit. Autoritetet po monitorojnë çdo lëvizje të mundshme të tij dhe po angazhojnë forca të shumta policore për ta rikthyer nën arrest të sigurt.

Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh

By: E S
17 January 2026 at 16:28

Rikthehet sërish kaosi dhe trafiku i rënduar në aksin e rrugës kombëtare Tuneli i Krrabës-Rrethrrotullimi i Bradasheshit, në hyrje të Elbasanit.

Që prej orës 14:30 të së shtunës, drejtuesit e mjeteve po përballen me radhë të gjata dhe lëvizje tepër të ngadalësuara, në rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin, Librazhdin dhe më tej me Juglindjen e Shqipërisë.

Shkak kryesor i situatës është fluksi i shtuar i automjeteve në drejtim të Pogradecit dhe Korçës, ku me qindra familje nga kryeqyteti udhëtojnë për të kaluar fundjavën.

Ky fluks ka rënduar ndjeshëm qarkullimin dhe ka vështirësuar lëvizjen normale të automjeteve, sidomos në segmentet më problematike të aksit.

Në pikun e trafikut janë shtuar edhe shërbimet e Policisë Rrugore, e cila po punon për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur bllokimet totale.

A bashkëpunuan për vrasjen e gjyqtarit Kalaja? Prokuroria kërkon hapjen e telefonave të Elvis e Gjon Shkëmbit

By: E S
17 January 2026 at 16:20

A ka pasur apo jo bashkëpunim mes Elvis Shkëmbi dhe xhaxhaxhit të tij për të vrarë gjyqtarin e apelit Astrit Kalaja?

Për të vërtetuar këtë dyshim ndaj dy të arrestuarve nën hetim për vrasje të funksionarit të drejtësisë në bashkëpunim, prokuroria ka dërguar dy aparate telefoni që ishin në përdorim të Elvis dhe Gjon Shkëmbit në burg nha dita e krimit në një sallë gjykate.

Dy prokurorët e çështjes siç bëjnë me dije burime të sigurta të Top Channel kanë kërkuar kodin e telefonit nga 30 vjeçari Elvis Shkëmbi dhe xhaxhait të tij, por asnjëri prej tyre nuk e ka vendosur në dispozicion.

Në këto kushte është kërkuar ekspertizë nga policia shkencore për të zbërthyer komunikimet në të dy aparatet, për të kqyrur bisedat mes nipit dhe xhaxhait dhe personave të tjerë, çka do të provojë rolin e Gjon Shkëmbit nëse ka pasur apo jo rol shtytës ose bashkëpunues ditën kur udhëtuan drejt Tiranës për procesin civil mbi pronësinë.

Megjithëse Gjon Shkëmbi nga 6 tetori kërkon lirinë në mënyrë të përsëritur me pretendimin se nuk dinte asgjë për planet e nipit, gjykatat e kanë lënë në burg.

Gjoni shprehet se kur nipi qëlloi për vdekje gjyqtarin që sapo kishte shpallur vendimin kundër, ai i tha nipit: Na fike.

Ndërsa kërkesa e fundit për liri e Gjon Shkëmbit u shty për tu shqyrtuar në datën 27 janar.

Provat e deritanishme tregojnë se 30 vjeçari kishte hyrë edhe herë tjetër gjatë procesit i armatosur dhe pa u vënë re, një situatë kjo e përsëritur edhe ditën e ngjarjes.

Vrasësi nuk është ankuar për masën e burgut në gjykatë por ka dëshmuar para hetuesve se ndjeu urrejtje për vendimin sipas tij të padrejtë ndaj dhe qëlloi me armë ndaj gjyqtarit që e vrau në sallë dhe dy të tjerëve që ishin palë të cilët i la të plagosur.

Prokuroria po shikon edhe pjesën e dëshmisë ku Elvis Shkëmbi thotë se për proceset e tejzgjatura ishte ankuar edhe pranë Inspektoriatit të lartë të drejtësisë dhe disa institucioneve të tjera

Pas vrasjes së Astrit Kalasë, u vu në diskutim siguria e gjykatave dhe prokurorive. Por me gjithë deklaratat, ende çështja mbetet e pazgjidhur./tch

11 aktakuza të ngritura vitin e kaluar për krimet e luftës në Kosovë, 33 të tjerë gjykohen në mungesë

By: E S
17 January 2026 at 16:11

Njëmbëdhjetë aktakuza për krime lufte janë ngritur deri në dhjetorin e vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhë janë akuzuar 36 persona, në mesin e tyre 33 për gjykim në mungesë.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Speciale, derisa ka thënë se numri total i aktakuzave në mungesë është 20, ku akuzohen 102 persona.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ju njofton se gjatë vitit 2025, konkretisht deri më 01 dhjetor të këtij viti janë ngritur 11 aktakuza për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile. Gjatë kësaj periudhe janë akuzuar 36 persona, prej tyre 33 persona të akuzuar për gjykim në mungesë, ndërsa janë parashtruar 8 kërkesa për caktim te paraburgimit ndaj 10 personave. Ndërsa, numri total i rasteve me aktakuza është: 74 raste me 80 aktakuza ndaj 216 personave. Numri i aktakuzave të dorëzuara me gjykim në mungesë është: 20 aktakuza për gjykim në mungesë ndaj 102 personave”, thuhet në këtë përgjigje.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani flet për vështirësitë që kanë autoritetet vendore për të ndjekur penalisht kriminelët e luftës. Ai thekson se ka kaluar kohë e gjatë dhe se “provat janë lehtësisht të zhdukshme”.

Hasani thotë ndër tjera se është me rëndësi që Kosova të ketë aktgjykime të formës së prerë për krime lufte.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se vitet e fundit kanë dominuar aktakuzat në mungesë për krime lufte.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës e konsideron vitin 2025 si vit të drejtësisë.

Fatmire Haliti nga kjo organizatë thotë se ka pasur progres në aspektin e qasjes në drejtësi të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Aktgjykimi i parë në mungesë është shpallur gjatë vitit 2024, ku i dënuari është Çedomir Aksiq i cili kreu krime lufte në Reçak, Mulapolc dhe Petrovë – fshatra në komunën e Shtimes.

Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë civilë, mbi 20 mijë gra e burra të dhunuar seksualisht, mbi gjashtë mijë të zhdukur, prej tyre 1.600 vazhdojnë të jetë të pagjetur e më shumë se 800 mijë persona të zhvendosur gjatë viteve 1998-1999. Por Serbia vazhdon t’i mohojë të gjithë këto krime të kryera në Kosovë./Kosovapress/

Fadroma përplas punëtorin në kantier, 45-vjeçari ndërron jetë në spital

By: E S
17 January 2026 at 16:03

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Palasë. Një mjet fadromë ka goditur një person brenda një kantieri ndërtimi.

I dëmtuari, 45-vjeçari Kreshnik Haska, është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit E. P., për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.“, njofton policia.

Pretendimet për përdorimin e “topit zanor” gjatë protestës antiqeveritare, Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë

By: E S
17 January 2026 at 15:55

Komisioni Evropian ka përsëritur kërkesën ndaj autoriteteve të Serbisë që të hetojnë nëse gjatë protestës antiqeveritare në Beograd më 15 mars 2025 është përdorur top zanor.

“Ashtu siç është theksuar tashmë, presim një hetim të shpejtë, transparent dhe të besueshëm mbi pretendimet për përdorimin e armëve zanore kundër demonstruesve”, thuhet në deklaratën e shërbimit për shtyp të Komisionit Evropian.

Thirrja e re e institucioneve në Bruksel lidhur me përdorimin e mundshëm të topit zanor, të cilin autoritetet në Beograd e mohojnë, erdhi pasi mediat evropiane e aktualizuan sërish këtë çështje.

Portali Politico publikoi më 15 janar se shërbimet sekrete serbe, në bashkëpunim me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), kanë testuar topa zanorë mbi qen, në kuadër të hetimit të pretendimeve të demonstruesve se gjatë protestës së 15 marsit ishte përdorur armë zanore.

Zyrtarë të Komisionit Evropian konfirmuan se janë në dijeni të “raporteve shqetësuese”.

“Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të zhvillohen si zakonisht, veçanërisht kur bëhet fjalë për sigurinë”, u tha nga shërbimi për shtyp i Komisionit Evropian, duke rikujtuar se, sipas standardeve evropiane për të drejtat e njeriut, autoritetet kanë detyrimin të mbrojnë pjesëmarrësit në tubime nga lëndimet dhe dhuna.

Radio Evropa e Lirë shkroi në prill 2025 për raportin e FSB-së, të cilin atëherë e prezantoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq tha se hetimi i shërbimit rus, i cili për eksperiment “përdori qen”, kishte përfunduar se gjatë protestës në Beograd nuk ishte përdorur armë e ndaluar “top zanor”.

Në raportin që u publikua atëherë në faqen e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), thuhet se pajisjet zanore që zotërojnë organet policore serbe janë testuar mbi qen në poligonin e BIA-s.

Në raport theksohet se gjatë testimeve “objektet biologjike nuk kanë shfaqur shqetësim”, si dhe se tri ditë pas testimit nuk janë vërejtur ndryshime në gjendjen e tyre.

“Në bazë të rezultateve të marra, mund të nxirret përfundimi kategorik se pajisjet zanore nuk janë përdorur gjatë protestës së 15 marsit”, deklaroi presidenti i Serbisë duke prezantuar raportin, për të cilin shërbimi rus nuk u deklarua publikisht.

Autoritetet serbe, pas dëshmive të demonstruesve dhe akuzave se gjatë protestës së 15 marsit në Beograd ishte përdorur armë zanore e ndaluar, kërkuan që hetuesit rusë të zhvillonin një “hetim të pavarur”.

Përveç FSB-së ruse, autoritetet e Serbisë ftesë për një hetim të pavarur i bënë edhe Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së (FBI). Megjithatë, nuk ka informacione se si FBI u është përgjigjur autoriteteve serbe.

Studentët në bllokadë, të cilët që nga vdekja e 16 personave në Novi Sad udhëheqin protesta masive në Serbi duke kërkuar përgjegjësi nga autoritetet për tragjedinë, e kanë përfshirë hetimin e incidentit në demonstratat e 15 marsit në listën e kërkesave zyrtare.

Deri më sot, megjithatë, nuk ka informacione zyrtare se çfarë shkaktoi frikën dhe panikun e mijëra demonstruesve që, gjatë nderimit të viktimave të aksidentit në Novi Sad, u shpërndanë papritur nga rruga — përballë, siç e përshkruan, tingujve dhe dridhjeve të forta dhe të pazakonta.

Pasuan gjithashtu dëshmi të shumta për probleme shëndetësore në ditët pas protestës — si marramendje, humbje ndjenje, të përziera, tension i lartë i gjakut dhe probleme me dëgjimin.

Autoritetet fillimisht mohuan se posedonin top zanor, por më vonë pranuan se policia ka pajisje sonike, duke pretenduar se ato “nuk janë përdorur kurrë”.

Bashkimi Evropian kërkoi hetim menjëherë pas ngjarjes lidhur me pretendimet e demonstruesve.

Hetim për incidentin po zhvillon edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, institucion gjyqësor i Këshillit të Evropës.

“Topi zanor” bën pjesë në grupin e armëve jo-vdekjeprurëse që mund të përdoren për qëllime policore dhe ushtarake – për kontroll të trazirave, zmbrapsje të sulmeve ose komunikim në distanca të mëdha./REL

Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

By: E S
17 January 2026 at 15:45

Kapacitetet lidhur me arsimin profesional duhet të rriten, sipas kryeministrit Edi Rama.

Rama, në takimin me kryebashkiakët në Golem deklaroi se duhen krijuar kushte të shkëlqyera si për arsimim, por edhe akomodim të studentëve.

Një tjetër komponent për të cilin unë dëshiroj që të kemi një qasje të re dhe një angazhim të madh të bashkive, është arsimi profesional. Ne na duhet të rrisim kapacitetet e arsimit profesional, por që të rrisim kapacitetet e arsimit profesional, e kemi diskutuar dhe ri diskutuar brenda nesh në qeveri, ne duhet të krijojmë në radhë të parë kushte të shkëlqyeshme, jo të mira. Kushte të shkëlyera. Duhet të kemi shkolla të arsimit profesional me laboratorë kuptimplotë , jo klasa si ato që gjetëm dikur në arsimin profesional ku elektriçistët e rinj, e mësonin zanatin nga një mësues që iu vizatonte poçin në dërrasën e zezë, por duhet të jenë laboratorë të cilësisë më të mirë dhe konviktet e shkollave profesionale, duhet të jenë hotele dinjitoze, me kushte shumë të mira për të gjithë nxënësit që vijnë në këtë rast, edhe nga zona të thella, nga zona rurale, nga familje të ardhura të ulëta në mënyrë që, që në momentin e parë, nga kushtet të kuptohet dhe të ndjehet rëndësia e gjësë dhe respekti shoqëror për formimin profesional.

Kemi bërë hapa përpara, por unë do ju ftoja të gjithëve që të mendoni dhe sa më parë, të na sillni propozime për nukle të formimit dhe arsimit profesional në të gjithë territorin që mund të shkojnë nga profesionet që lidhen me natyrën e ekonomisë së territorit ku ju drejtoni dhe deri tek formimi për teknologjinë. Duhet t’u japim mundësinë të gjithë fëmijëve në të gjithë territorin e Shqipërisë, pavarësisht pozicionit gjeografik, që të kenë një akses në formimin profesional me teknologjinë. Kemi bërë laboratorë, do kemi të gjitha shkollat me laboratorë por ata që shkojnë një shkallë më lart, duhet të kemi kudo një klasë, duhet të kemi kudo një shkollë profesionale dhe një klasë e shkollës profesionale dhe sikur shkolla profesionale të jetë vetëm shkollë turizmi, një klasë të jetë për teknologjinë”, tha Rama.

Qytetarët dhe bizneset po përballen me një valë shtrenjtimesh/ Ja sa do të rriten faturat e ujit në Kosovë

By: E S
17 January 2026 at 15:36

Qytetarët dhe bizneset në Kosovë po përballen me një valë shtrenjtimesh të ujit për periudhën 2026-2028. Drejtori i Departamentit të Tarifave, Refik Ramaj, paralajmëron rritje deri 39 për qind për amvisëritë dhe 29 për qind për konsumatorët jo-shtëpiak, ndërsa për ujërat e ndotura rritja shkon deri 25 për qind. Rritja vjen pas shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Ramaj në një intervistë për KosovaPress, thekson se rritja e tarifave është e ndikuar nga disa faktorë kryesorë, siç është shtrenjtimi i energjisë elektrike, zvogëlimi i normës së subvencionimit dhe inflacioni.

“Tarifat e vjetra për konsumatorë shtëpiak kanë qenë 0.38 centë, kurse tani do të ketë një rritje. Për procesin tarifor 2026-2028 do të ketë një rritje prej 39 për qind për amvisëri, ndërkaq 29 për qind për konsumatorët jo shtëpiak. Mesatarja e rritjes konsumatorë shtëpiak dhe jo-shtëpiak është 34 për qind. Tarifat për ujërat e ndotura, sektori shtëpiak 25 për qind, po ashtu edhe ai jo-shtëpiak, mesatarja natyrisht 25 për qind. Çfarë ka ndikuar në këtë rritje prej 34 për qind, së pari ka ndikuar rritja enorme e energjisë elektrike, e cila është 150 për qind apo 2.5 herë është rritur. Siç është e ditur në bazë të kalkulimeve tona, pjesëmarrja e energjisë elektrike në strukturën e shpenzimeve operative është 20 për qind, kur kjo shumëzohet me 150 me këtë rritjen, del 30 për qind. 30 për qind është rritja vetëm për energji elektrike….Faktori i dytë është zvogëlimi i normës ndër subvencionimit…Faktori i tretë është inflacioni”, thekson Ramaj.

Duke folur për tarifat sipas qyteteve, Ramaj tha se në Prishtinë çmimi për ujë ka kaluar nga 0.45 në 0.63 euro, ndërsa për ujërat e ndotura nga 0.08 në 0.12 euro.

“Në Prishtinë ka qenë 0.45 për ujë, tash është 0.63. Për ujerat e ndotura ka qenë 0.08, është bërë 0.12, Prizreni ka qenë 0.40 është bërë 0.56, për ujërat e ndotura 0.15, është bërë 0.19. Peja ka qenë 0.28 për ujë, është bërë 0.39…Gjakova ka qenë 0.39 tash është 0.53…_(Për biznese)për Prizrenin për biznese është 0. 42, nga 0.32, për Pejën ka qenë 0.39, tash 0.51, për Mitrovicën ka qenë 0.55, 0.69, Gjakova ka qenë 0.55 tash 0.67… Kompanitë me aplikacionin tarifor kanë ardhë me kërkesa shumë më të lartë, disa kanë kërkuar 100 për qind rritjen e tarifave, disa më pak, por ne kemi aplikuar norma shkencore, kritere profesionale, kemi ardhe deri tek kjo strukturë”, shprehet ai.

Kryetari i Shoqatës së Konsumatorit, Selatin Kaçaniku thotë se shtrenjetimi i tarifave të ujit do të ketë ndikim të madh tek konsumatoret. Sipas tij, jeta e qytetareve vetëm sa vazhdon të rendohet.

Ndërkaq, kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, paralajmëron se rritja e tarifave rëndon mbi sektorin hotelier dhe turistik, që ende po përpiqet të rimëkëmbet nga pasojat e pandemisë. Madje, nuk përjashton edhe mundësinë e mbylljes se disa bizneseve./REL

❌
❌