Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 January 2026Java News

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

By: E S
10 January 2026 at 21:00

Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës ka konfirmuar se trupat daneze janë të detyruara ligjërisht të përdorin armët, edhe pa urdhër të drejtpërdrejtë, në rast se Groenlanda do të pushtohej me forcë.

Ky detyrim bazohet në një direktivë të vitit 1952, e cila, sipas ministrisë, mbetet ende në fuqi.

Deklarata vjen mes sinjaleve të përsëritura nga administrata e Donald Trump për marrjen nën kontroll të Groenlandës, territor autonom i Danimarkës. Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti po shqyrton disa opsione, përfshirë edhe përdorimin e forcës ushtarake, një skenar që do ta vendoste NATO-n përballë një situate të paprecedentë: përplasjes mes dy vendeve anëtare.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi se çdo sulm amerikan ndaj një aleati të NATO-s do të minonte themelet e aleancës dhe arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare të ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se po shqyrtohen alternativa të ndryshme për “përvetësimin” e Groenlandës. Zëvendësshefi i kabinetit të Donald Trump, Stephen Miller, deklaroi se SHBA do të vepronte “si superfuqi”, ndërsa Sekretari i Shtetit Marco Rubio u përpoq të ulë tonet, duke theksuar se blerja mbetet një nga opsionet në shqyrtim.

E themeluar në vitin 1949 për të frenuar agresionin sovjetik, NATO sot ka 32 vende anëtare. Pas më shumë se 75 vitesh, roli i aleancës mbetet i rëndësishëm por vazhdimisht i sfiduar. E ndërsa tensionet gjeopolitike rriten, NATO gjendet përballë një pikëpyetjeje kyçe: do të mund të ruajë unitetin apo do të pësojë fraktura.

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

By: E S
10 January 2026 at 20:53

Vendi ynë ka hyrë në ditën e pestë të përmbytjeve, ku situata vijon të jetë e vështirë për shkak të reshjeve të vazhdueshme.

Qarku i Durrësit ka qenë një ndër më të prekurit nga reshjet e shiut të ditëve të fundit.

Sipas njoftimit të autoriteteve në Bashkinë Durrës janë evakuuar 848 banorë dhe vazhdon puna për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga uji nëpër banesa. Sakaq, në Sukth 2800 ha tokë ndodhen ende nën “pushtetin e ujit”.

Gjatë natës dhe në vazhdim ne qarkun Fier ka patur reshje shiu me intensitet të ulët.

Qarku i Lezhës ka qenë një ndër më të prekurit në reshjet intensive të shiut të kësaj jave.

Pas 5 ditësh në “pushtetin” e ujit zona më problematike në qark vazhdon të jetë ajo e Kurbinit, ku konkretisht fshati Adriatik vijon të ketë probleme edhe pse një pjesë e urës së dëmtuar, e cila sillte prurje të mëdha uji në anën veriore të fshatit është riparuar përkohësisht.

Qarkun e Gjirokastrës reshjet e shiut kanë qenë me intensitet. Aksi nacional Gjirokastër- Tepelenë, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë vazhdon të jetë i kalueshëm me një sens dhe lëvizja e automjeteve menaxhohet nga efektivët e policisë.

Vlorë, vijojnë prurjet e lumit Vjosë. Gjatë ditës së sotme, niveli i Vjosës ka zbritur në rreth 5.5 metra mbi nivelin e detit dhe lumi është rikthyer në shtratin e tij, duke mos përbërë më rrezik për zonën.

Megjithatë, pasojat e përmbytjeve janë ende evidente në disa banesa. Në njësinë administrative Novoselë janë prekur rreth 13 banesa, ndërsa në fshatin Bishan janë raportuar rreth 15 banesa te cilat kane pasur prezencë uji ne oborre dhe disa ka hyre uji brenda.

Qarkun e Korçës vijojnë problematikat e lidhura kryesisht me furnizimin me energji elektrike dhe infrastrukturën rrugore si pasojë e kushteve atmosferike.

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

By: E S
10 January 2026 at 20:45

Për rreth 500 mijë fëmijë nën moshën 18 vjeç, sipas ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat”, këtë vit prindërit përveç detyrimit ligjor për të plotësuar DIVAN, mund të kenë edhe mundësi përfitimi.

Me ndryshimet e fundit në ligjin për tatimin mbi të ardhurat prindërit përfitojnë nga baza e tatueshme zbritje 48 mijë lekë për çdo fëmijë dhe nëse kanë shpenzime arsimore shtesë një kompensim deri në vlerën e 100 mijë lekëve.

Por çfarë hapash duhet të ndjekin për të përfituar këto zbritje?

Si fillim çdo individ me pagën më të lartë në familje, duhet të hyjë sistemin e filling te drejtorisë së tatimeve, pasi ka qenë i regjistruar ose të regjistrohet, mund te logohemi edhe më të dhënat nga e-albania. Pas hyrjes në seksionin deklarata kemi dhe opsionin e deklaratave te mia/ te padorëzuara. Në rastin konkret të një individi të vetëpunësuar shfaqet dhe DIVA me të gjitha detyrimet tatimore të padorëzuara dhe seksionet për shpenzimet e zbritshme.

“Tek ky seksioni kompensim për fëmijët në ngarkim vendosim numrin e fëmijëve e cila merr dhe automatikisht 48 mije lekë apo 96 mijë lekë apo më shumë për 3 fëmijë e sipër. Dhe sistemi automatikisht llogarit dhe pjesën e tatimit.

Për të përfituar nga arsimimi i fëmijëve kushti i parë të kemi të ardhura nën 1.2 milionë duhet të jenë dokumentet justifikues kontrata që kemi me shkollën dhe mandatet e pagesës. Nëse kemi paguar 80 mijë lekë do të na kompensohet kjo shumë. Nëse kemi paguar mbi 100 mijë lekë do të kompensohet vetëm 100 mijë lekë dhe jo më shumë”, u shpreh kontabilisti Armand Hasko.

Si llogaritet ky 48 mijë lekësh për fëmijë?

Marrim shembullin e një qytetari i cili ka një pagë rreth 80 mijë lekë bruto mujore dhe në një total vjetor përfiton 960 mijë lekë. Zbritja tatimore që i aplikohet sipas nenit 22 në fuqi është rreth 360 mijë lekë në vit . Vlera e tatueshme nga kjo e ardhur vjetore arrin në 600 mijë lekë. Te cilët nëse i aplikojmë tatimin 13%, rezulton se tatimi i paguar nga ky individ është 78 mijë lekë.

Por si aplikohet ky 48 mijë lekësh që prindërit konfuzohen se me të njëjtën shumë do të rimbursohen në fund?

“Nëse ky qytetarë me këtë pagë bruto ka një fëmijë. Sipas ligjit në fuqi zbritja nga baza e tatueshme do të jetë 48 mijë lekë. Vlera e tatueshme siç thamë ishte 600 mijë lekë për këtë pagë bruto. Kësaj vlere i zbritet 48 mijë lekëshi e cila do të përkthehet në 552 mije lekë. Duke i aplikuar tatimin prej 13% rezulton se ky qytetar duhet t paguaj një tatim pas këtyre zbritjeve në 71 mijë e 760 lekë.

Në këtë rast llogarisim qe ky qytetar ka paguar tepër rreth 6240 lekë pas zbritjes nga tatimi i paguar, tatimin e paguar tepër. Dhe një përfitimi që ky qytetar ka marrë nga ky ligj që ka hyrë në fuqi nga 2026 është 6240 lekë pas shpenzimeve të zbritshme të aplikuara”, u shpreh Hasko.

Ndërsa kjo llogaritje bëhet automatikisht në sistemin e tatimeve, si duhet vepruar për rimbursimin e tepricës?

“Për t’i marrë lekët ne llogari bën një kërkesë brenda 3 muajve pas 31 marsit tek zyra rajonale tatimore për të bërë kompensimin. Nëse diva te del me pagesë nuk paguan tatimin e plotë se zbritet ky përfitim që llogaritëm më parë”, tha kontabilisti.

Sistemi i tatimeve për individët pritet të hapet në 22 janar 2026 dhe afati i fundit për dorëzimi e DIVA-s është 31 mars 2026./TCH/

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

By: E S
10 January 2026 at 20:37

Një lokal është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune. Ngjarja është regjistruar në zonën e sektor Hamallaj, rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Nga një kamera sigurie, shihen momentet që lokali është përfshirë nga flakët.

Pamjet tregojnë se gjithçka është shkrumbuar totalisht. Lokali është në pronësi të Xhevdet Çhullaj, i cili dyshon për zjarrvënie të qëllimshme.

“Rreth orës 02:00 të mëngjesit u lajmërova se lokali është përfshirë në flakë. Kur shkuam aty nuk mundëm të bënim asgjë. Gjithçka kishte përfunduar. Nuk dua të dal në përfundime, por kam dyshime se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Kërkoj nga policia që të shkojë hetimeve deri në fund dhe të vihen para përgjegjësisë autorët. Kam konflikte dhe këtë e kam deklaruar edhe në polici. Kam besim tek policia që ta zbardhë këtë ngjarje. Mbase ka qenë edhe ndonjë shkëndijë elektrike, por unë dyshoj te zjarrvënia e qëllimshme,” tha Xhevdet Çhullaj.

Ndërkohë, burime nga Policia e Durrësit thonë se janë marrë disa persona në pyetje si persona që kanë dijeni për ngjarjen, por edhe të dyshuar.

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

By: E S
10 January 2026 at 20:28

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi këtë të shtunë një takim online me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, me fokus bashkëpunimin dhe rritjen e rolit të diasporës në zhvillimin e vendit.

Gjatë takimit u diskutuan tre çështje kryesore: Strategjia Kombëtare e Diasporës 2026-2030, risitë e Ligjit të Ri për Diasporën dhe përgatitjet për Samitin e IV-t të Diasporës, që do të mbahet në Tiranë më 14 dhe 15 prill.

“E nisëm vitin me Këshillin Koordinues të Diasporës, mes shqiptarëve të spikatur në botë, për bashkëpunimin dhe fuqizimin e rolit të diasporës në sfidat e zhvillimit të vendit. Bashkëndamë idetë tona për tre çështje kryesore: Strategjia Kombëtare e Diasporës 2026-2030, që e ngre në një tjetër nivel ndërveprimin me shqiptarët përtej kufijve. Risitë e Ligjit të Ri për Diasporën, përfshirë krijimin e Qendrave të Kulturës shqiptare në botë, fuqizimin e Agjencisë Kombëtare për Diasporën dhe shtimin e numrit të anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës”, shkruan Spiropali.

Samiti i IV-t i Diasporës do të shërbejë si një platformë konkrete bashkëpunimi, duke lidhur komunitetin shqiptar jashtë vendit me zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social të Shqipërisë.

Në një postim, Spiropali thekson se përgatitjet për samitin e IV-t të Diasporës që do të mbahet në Tiranë në datat 14 dhe 15 prill, si një platformë konkrete e bashkëpunimit.

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

By: E S
10 January 2026 at 20:19

Pas thirrjes së Sali Berishës, edhe kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka njoftuar organizimin e një proteste kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet të shtunën, më 17 janar, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.

“Të shtunën, datë 17 Janar, ora 18.00 protestojmë masivisht te Kryeministria!

Kundër hajdutërisë;
Kundër pushtetit që edhe kur përmbytemi nuk e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore;
Kundër largimit nga atdheu;

Për dorëheqjen e Edi Ramës!

Shpërndaje njoftimin!”, shkruan Adriatik Lapaj.

Ndërkohë po ditën e sotme edhe Sali Berisha vendosi të thërrasë një protestë, por me datë 24 janar.

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

By: E S
10 January 2026 at 20:10

Aktori turk Can Yaman është liruar pasi u arrestua në kuadër të një hetimi për trafikim dhe përdorim droge, i cili përfshin disa personazhe të njohur, gazetarë dhe figura VIP në Stamboll gjatë ditës së sotme.

Policia bastisi nëntë klube nate në metropolin e Bosforit, duke arrestuar disa trafikantë droge. Yaman, i cili ishte i ftuar në hotelin Bebek, në pronësi të producentit Muzaffer Yildirim, u gjet në posedim të lëndëve narkotike.

Sipas raportimeve aktori ishte denoncuar dhe më pas u kontrollua nga forcat e rendit. Transmetuesi shtoi se klubi dyshohet se kishte një “dhomë sekrete”, ku mund të ishin realizuar regjistrime video.

Hetimi kishte çuar më herët, më 5 janar, në arrestimin e 23 personave në Stamboll, Izmir dhe në vendpushimet bregdetare të Muğla-s dhe Denizli-t. Mes tyre ishin aktori Doğukan Güngör, influencuesi Burak Altındağ dhe modelja e influencuesja Ceyda Ersoy. Akuzat përfshijnë “posedim droge për përdorim personal”, “nxitje për përdorim droge”, “nxitje për prostitucion” dhe “ndërmjetësim në trafikimin e paligjshëm të prostitucionit dhe narkotikëve”.

Can Yaman, shumë i njohur në Itali për rolet kryesore në seriale të suksesshme si Che Dio ci aiuti 6, Viola come il mare dhe Sandokan, si dhe për njohuritë e shkëlqyera të gjuhës italiane, u arrestua së bashku me gjashtë persona të tjerë, përfshirë aktoren Selen Görgüzel.

Në javët e fundit, në kuadër të të njëjtit hetim, më shumë se 20 figura të botës së argëtimit, personazhe të famshëm dhe gazetarë janë ndaluar nga policia.

Pavarësisht lajmit për ndalimin e tij, pjesëmarrja e Yaman si i ftuar në episodin e mbrëmjes së sotme të emisionit C’è Posta per Te ishte konfirmuar. Vendimi për transmetimin e segmentit ku shfaqet aktori u mor për faktin se episodi i programit të Maria De Filippi ishte regjistruar ditë më parë, përpara ndalimit dhe lirimit të tij për përdorim droge.

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

By: E S
10 January 2026 at 20:02

Kanë përfunduar ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë 2025-2026, duke përcaktuar tetë skuadrat që vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut dhe sigurojnë kualifikimin në fazën çerekfinale.

Tirana, Dinamo City, Partizani, Bylis, Teuta, Vllaznia, Egnatia dhe AF Elbasani janë ekipet e kualifikuara për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Të gjitha ndeshjet e fazës 1/8 u zhvilluan ditën e sotme. Në takimet e orës 13:00, Dinamo City dhe Partizani e siguruan pa vështirësi kualifikimin, duke fituar me rezultatin 3-0. Dinamo City triumfoi ndaj Besës, ndërsa Partizani mposhti Burrelin.

Ndeshjet Tirana kundër Skënderbeut dhe Bylis kundër Laçit u vendosën vetëm pas kohës shtesë, pasi 90 minutat e rregullta u mbyllën në barazim. Tirana shënoi golin vendimtar në shtesë dhe fitoi 2-1, duke siguruar kualifikimin. Edhe Bylisi gjeti golin e tretë në shtesë, duke fituar 3-2 dhe kaluar më tej.

Në ndeshjet e orës 16:00, Egnatia fitoi 1-0 ndaj Apolonisë, ndërsa me të njëjtin rezultat Vllaznia triumfoi kundër Pogradecit. Teuta mposhti Vorën 2-0, ndërsa sfida mes AF Elbasanit dhe Flamurtarit shkoi në shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Verdheblutë e Elbasanit shënuan golin vendimtar në kohën shtesë, duke fituar 2-1 dhe siguruar kualifikimin për në fazën çerekfinale.

Në bazë të rregullores së aktivitetit, janë ndarë edhe vazot për shortin e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Në Vazon 1 bëjnë pjesë Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo City. Në Vazon 2 janë AF Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana.

Çiftet çerekfinaliste do të përcaktohen përmes një shorti të lirë mes tetë skuadrave të kualifikuara. Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, me takimet e para që do të luhen në fushën e ekipeve të pozicionuara në Vazon 2.

Në ditët në vijim do të bëhet e ditur data dhe ora e hedhjes së shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

10 January 2026 at 19:54

Nga Kreshnik Spahiu

Ishte mbrëmje dhjetori e vitit 2000. Në koridoret e godinës së Partisë Demokratike dëgjoheshin brohoritje. Unë me miqtë po pinim çaj në barin “Jurnal”, ku mblidheshin shumë gazetarë.

Të habitur pyetëm se çfarë kishte ndodhur dhe një vajzë, gazetare e TV Arbëria, na tha:
“Kanë fituar zgjedhjet të djathtët në Bullgari.”

Papritmas çaji më ngeli në fyt dhe gati u mbyta.
20 deri në 30 fshatarë, të cilët fatkeqësisht binin në sy për mjerimin në të cilin jetonin, po festonin fitoren e së djathtës bullgare në oborrin e partisë.

U shtanga dhe po mendoja: si ka mundësi që njerëz kaq të varfër të lumturohen me lugë bosh?

M’u kujtua ky fragment kur dëgjova deklaratën e Berishës se protestat në Iran janë një shpresë për forcat opozitare në Shqipëri.
Pasi u lodh për një javë duke thënë se forcat “Delta” do ta arrestonin Ramën, njësoj si Maduro në Venezuelë, sot kaloi në Teheran.

Si në Makondon e Márquez-it, edhe ne si popull presim shpëtimin nga lajme që vijnë nga kontinente të tjera.

Që Berisha është një mashtrues i lindur në politikë, i veshur me kostume dhe kollare të shtrenjta apo me maska konservatore, kjo nuk është gjë e re. Ajo që ia vlen të analizojmë është: si ka mundësi që ky popull të mashtrohet për dekada?

Këtë e kanë bërë me shekuj.
Dikur prisnin për 500 vjet ndryshimet nga Perandoria Osmane dhe haberet nga Stambolli.
Më pas i kishin sytë nga Austria apo Italia.

Më vonë shpresonin se mund të triumfonte socializmi mbi imperializmin.
Për katër dekada shpresuan te revolucioni proletar në Kubë, Amerikën Latine, Vietnam dhe Kinë.

Të gjitha këto mund t’i mirëkuptojmë në një Shqipëri të izoluar, por të mashtrohesh në një botë digjitale dhe globale tregon prapambetjen tonë si komb.

Në botë ka miliarda njerëz të paditur, të pashkolluar, të painformuar apo të izoluar, por njerëz më injorantë dhe naivë, që të shpresojnë se jeta e tyre do të ndryshojë sepse shpërtheu lufta në Venezuelë, revolucioni në Nepal apo protestat në Bangladesh dhe Iran, i gjen vetëm në Shqipëri.

Turma që manipulohen kaq lehtë nga media dhe politika i gjen vetëm në këto 28.000 km². Tmerr i madh.
Realisht, është një keqardhje e madhe për nivelin provincial që ka një pakicë njerëzish në Shqipëri. Ushqehen me lugë partie dhe me lajme politike.

Qeveritë shqiptare në dekada duhet të ishin rrëzuar më shpejt nga vetë shqiptarët por jo duke parë me sy nga qielli duke ëndërruar helikopterë apo me vesh nga zhurma e prorestave në Nepal ku 90% e popullit nuk e di as në hartë ku ndodhet gjeografikisht.

George Orwell e kishte parashikuar dikur këtë psikozë kolektive: popuj që emocionohen nga luftëra të largëta, ndërsa jetën e tyre e sundon një realitet tjetër.

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

By: E S
10 January 2026 at 19:47

Protestat masive që kanë shpërthyer në Iran më 28 dhjetor për shkak të krizës ekonomike po përballen me një shtypje të dhunshme nga autoritetet.

Sipas Human Rights Activists News Agency (Hrana), e cila konsiderohet burim i besueshëm, numri i viktimave ka arritur në 65, ndërsa janë arrestuar 2 mijë e 311 persona. Shumica e të vrarëve janë raportuar jashtë Teheranit, në provincat Chaharmahal dhe Bakhtiari, Ilam, Kermanshah dhe Fars.

Raportet ndërkombëtare flasin për një situatë edhe më dramatike. Një mjek i cituar nga revista Time ka deklaruar se vetëm në Teheran janë vrarë 217 protestues, bazuar në të dhënat e gjashtë spitaleve të kryeqytetit. Sipas tij, autoritetet kanë larguar trupat nga spitalet të premten, ndërsa shumica e viktimave ishin të rinj. Disa u ekzekutuan pranë një stacioni policie në veri të Teheranit, ku forcat e sigurisë qëlluan me mitraloz mbi turmën, shkruan Corriere della Sera. Aktivistët raportojnë se të paktën 30 persona u qëlluan në atë incident.

Protestat po zhvillohen nën një bllokim të rreptë të internetit, i cili sipas grupit monitorues NetBlocks ka zgjatur mbi 36 orë, duke kufizuar shpërndarjen e informacionit dhe komunikimin. Pamje të shpërndara në rrjetet sociale, të pamundura për t’u verifikuar në mënyrë të pavarur, tregojnë automjete të forcave të sigurisë të djegura dhe autoritetet duke hapur zjarr mbi protestuesit.

Megjithë ndërprerjen e internetit, mediat ndërkombëtare kanë arritur të kontaktojnë mjekë iranianë përmes lidhjes satelitore Starlink. BBC ka raportuar dëshmi nga mjekë dhe punonjës socialë që flasin për spitale të mbingarkuara me të plagosur. Spitali Farabi, qendra kryesore okulistike e Teheranit, ka hyrë në gjendje krize, ndërsa ndërhyrjet jo urgjente janë pezulluar për t’u përqendruar tek rastet emergjente. Situatë e ngjashme është raportuar edhe në Shiraz, ku mjekët thonë se nuk kanë kirurgë të mjaftueshëm për të përballuar fluksin e pacientëve, shumë prej të cilëve me plagë nga armë zjarri në kokë dhe sy.

Sipas burimeve të Telegraph, udhëheqësi suprem Ali Khamenei ka ngritur nivelin e alarmit më lart se në qershor, kur Irani ishte në luftë me Izraelin. Ky vendim tregon se regjimi po përgatitet për një përballje të ashpër me popullin e vet, ndërsa spitalet dhe shoqëria civile po përballen me pasoja të rënda.

Aksident me vdekje në Fier-Shegan, makina përplas për vdekje këmbësorin 55-vjeçar

By: E S
10 January 2026 at 19:38

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Lushnje-Berat, në fshatin Fier-Shegan, ku një automjet ka përplasur një këmbësor 60-vjeçar, me inicialet E.P.

Pavarësisht transportimit të shpejtë me ambulancë në spitalin e Lushnjes, viktima nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

“Rreth orës 18:50, në aksin rrugor ‘Berat–Lushnjë’, shtetasi E. K., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. P., rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.”, ka informuar Policia pas aksidentit.

Policia ndodhet në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen, ndërsa drejtuesi i mjetit, 34-vjeçari me inicialet E.K, është ndaluar. Të dy ishin banorë të fshatit Fier-Shegan.

“Keni 13 vite që Rama u dërrmon në zgjedhje”, Salianji mesazh Nokës dhe Berishës: Duhet gjetur mekanizmat e duhur

By: E S
10 January 2026 at 18:58

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji kësaj radhe u ndal në një takim me demokratët e Korçës, nga ky i çoi një mesazh lidershipit të PD-së të cilët e kanë akuzuar se po zhvillon takime për interesa personale. Salianji i kujtoi Sali Berishës dhe Flamur Nokës se prej 13 vitesh Rama i ka dërrmuar në çdo palë zgjedhje.

“Si mundet të thuhet që qenka problem për PD unë dhe ju që e kemi mund Ramën dhe jo këta që kanë që në 2013 që Rama i dërrmon në çdo palë zgjedhje, PD e ka ende forcën brenda vetes për të bërë ndryshimin, për të bashkuar çdo demokrat të pakënaqur. Këtë e kemi parë në Durrës, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër dhe sot në Korçe. Ne kemi në fokus vetëm një element, si të gjejmë mekanizmin e duhur ta rrëzojmë qeverinë e Ramës”, tha Salianji.

Kufizimi i pagesave me para në dorë, eksperti i ekonomisë: Një masë drejt formalizimit, por e pamjaftueshme

By: E S
10 January 2026 at 18:50

Nga 1 janari 2026, Shqipëria hyn zyrtarisht në një fazë të re të kufizimit të parasë cash, si pjesë e nismës për formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e transparencës financiare.

Masat e reja vendosin kufij për pagesat në dorë për individët dhe bizneset, duke orientuar transaksionet drejt bankave dhe mjeteve elektronike.

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço, zbatimin e kësaj nisme e ndan në dy grupe.

“Qytetet kryesore, ato të zhvilluara, qytetet bregdetare dhe pastaj është zona periferike. Nevojitet edukimi, nevojitet pajisja, interneti dhe qartësimi i bizneseve. Limitimi sigurisht është një masë, por e pamjaftueshme”, tha eksperti.

Me qellim finalizimin e kësaj nisme, Muço sugjeron eliminimin e kostove shtesë për sipërmarrjen.

“Që të reduktosh evazionin, duhet t’i futësh brenda sistemit të gjitha bizneset. Nëse ti i bie barrë biznesit për këtë gjë, atëherë biznesi do ta refuzojë këtë pagesë dhe do ta bëjë të pamundur”, tha eksperti.

Me hyrjen në fuqi të këtyre rregullave dhe detyrimin për përdorimin e POS-it, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe transportit, autoritetet synojnë një ekonomi më të gjurmueshme dhe më pak informale.

Sfida tani mbetet zbatimi në praktikë dhe përshtatja e qytetarëve dhe bizneseve me realitetin e ri “cashless”.

Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

10 January 2026 at 18:42

Nga Ylli Manjani

Mero Baze i ka rënë në kokë definicionit të krizës së sotme në vend. Po, ashtu është, e vetmja krizë është ajo ndërmjet pushtetit të drejtësisë me pushtetin politik në vend.

Në të vërtetë kriza nuk ka ardhur pse drejtësia heton, gjykon e dënon, por sepse në emër të hetimit, gjykimit e dënimit ka shtuar dozën e abuzimit. Nga ana tjetër pushteti politik i kompleksuar ideja që shpiku vetë “e pandëshkueshmërisë”, i la rrugën e lirë drejtësisë penale të bëjë çtë dojë edhe në në abuzim me kërkesat e proçesit të rregullt ligjor. “Punë madhe, le ti bien atij tjetrit..”

Megjithëse gjykata e Strasburgut ka goditur, fort madje, proceset e parregullta gjyqsore në këto vite të post reformë, përsëri abuzimi vazhdon. Nocionet bazë mbi mënyrën e marrjes së provës; mbi kontrollet dhe përgjimet; mbi fillimin e ndjekjes penale; mbi garancitë në hetim e gjykim; mbi barazinë e palëve në proçes; mbi respektin e konfidencialitetit e privatësisë; mbi të drejtat e apelit; e deri tek nocionet fillestare të mos heqjes së lirisë pa provë, apo të njohjes së personave me akuzat e materialet që e shaqërojnë atë, kanë MARRË GODITJE të RËNDA.

Padyshim jam i vetëdijshëm se debati publik mbi çështje të proçesit të rregullt nuk është aspak seksi për pritshmëritë e turmës që kërkon gjak e mish njeriu të freskët. Jam gjithashtu i vetëdijshëm se edhe politikanët pa pushtet e kanë më kollaj të eksitojnë turmat me jakobinizma përgjimesh të bëra publike pasi nxirren nga konteksti, sesa të mendojnë për ndërhyrje në sistemin legal që ndalojnë abuzimet e drejtësisë me ligjin.

Por një gjë duhet ta fiksojmë mirë:

PROÇESI I RREGULLT është GARANCIA e publikut dhe e çdo individi. Vetëm proçesi i rregullt të mbron nga abuzimi i punonjësve të drejtësisë.

Nëse drejtësia nuk kufizohet në mënyrë të tillë që të vendoset në shinat e proçesit legal të rregullt, të gjithë jemi të dënueshëm pa i patur asnjë borxh askujt. Sigurisht diçka do të ta gjejnë e shpikin që të ta japin edhe ty ndëshkimin. Së kështu është sistemi sot,të fusin brenda dhe pastaj ta gjejnë një gjë që do e kesh bërë….

Por mos harroni, drejtësia penale nuk është shpikur për të kriminalizuar njerëz me zor, as për të izoluar njerëz pa fakte, por për të dënuar fajtorët strikt mbi bazë provash, jo llafesh apo dyshimesh. Madje, që ta dini, principi i proçesit të rregullt është se dyshimi shkon gjithmonë në favor të të dyshuarit/pandehurit.

Prova e gjallë e abuzimit të drejtësisë me parimet e proçesit të rregullt është numri i lartë i të izoluarve në burg si të paraburgosur. Kemi më shumë të izoluar (deri në 60%) në burg pa prova sesa të dënuar me vendime të formës së prerë.

Kjo është prova fatale e drejtësisë penale abuzive me ligjin dhe të funksionet e saj.

Provë tjetër se drejtësia abuzon me proçesin është bërja publike e të dhënave strikt konfidenciale hetimore, veçanërisht përgjimet dhe dëshmitë. Kur ta bëjnë gjyqin në publik, është tregues se dosja është e varfër në prova. Nëpërmjet gjyqit publik rritet presioni ndaj gjykatës, e cila zakonisht nuk guxon të vendosë ndryshe nga sa ka “vendour publiku”… Drejtësi popullore dmth….

Në të vërtetë, njerëzit janë bërë disi më të vetëdijshëm për këtë situatë tani që drejtësia ka goditur njësoj me abuzivizëm edhe figura politike. Nuk ishte dhe as është ende e njëjta vetëdije për abuzimin me të hetuar, arrestuar e të pa kallur të tjerë, njerëz të zakonshëm në këtë vend. Sepse ata nuk kanë akses në media edhe kur kjo e fundit i gjykon me “burimet” e marra nga drejtësia e parregullt.

Por besoj një gjë e thjeshtë kuptohet mirë:

Kur drejtësia guxon të abuzojë me politikanët, imagjinoni se ç’bëjnë me të tjerët…

U them me garanci profesionale se kjo është e vërtetë.

I godasin si gomarin në duhan!

Të kuptohemi jo gjithmonë, por jo të rralla janë rastet e abuzimit me proçesin e rregullt.

Pa asnjë dyshim, hetizim, apo pishmanllëk, ky realitet duhet të ndryshojë.

Po, politika, pa penguar aspak drejtësinë në kryerjen e funksioneve të ligjshme, duhet ti vendosë kufinjtë asaj.

Parlamenti i Republikës ka detyrë të ndalojë këtë abuzim masiv të drejtësisë me liritë dhe të drejtat themelore në vend.

Dhe po, Edi Rama dhe maxhoranca e tij që thonë se “i dhanë shpatën” drejtësisë, të parët duhet të vendosin rregulla se si kjo shpatë nuk vret njerëz pa fakte e pa proçes të reegullt. Nuk po i kërkojmë tia heqin shpatën, por të vendosin rregulla të qarta dhe kufinj legalë të prerë për përdorimin e saj.

Ai që të jep armën të vendos edhe rregullat e përdorimit të saj. Vetëm ata që mbajnë armë pa leje e përdorin sipas qejfit të tyre.

Patjetër që po, Sali Berisha i cili është edhe viktimë e proçesit të parregullt, do duhet të jetë i gatshëm të ndihmojë për të futur drejtësinë në shinat e proçesit të rregullt.

Në asnjë mënyrë nuk sugjerohet që politika të diktojë proçese konkrete, por bërja e rregullave është detyrë e saj, jo e drejtësisë.

Nuk sugjerohet as shkrirje e as ngrirje, por një gjë e vetme:

Krijimi i një GJYKATE TË PAANSHME. E një gjykate që njeh provën jo llafet. Një gjykatë që i tregon vendin prokurorit abuzues, njësoj siç i tregon derën e burgut kriminelit.

Politikanët e partitë të zihen e grihen sa të duan, për nëse vërtetë duan drejtësi duhet të bëjnë reforma.

Duhen reforma jo llafe, as thirrje patetike, as peticione jokobine e ca më paq spiunllëqe ambasadash.

Mblidhni mendtë e kokës o njerëz e bëni punën për të cilën jeni mandatuar e paguheni!

Reshjet e shiut dhe dëborës/ Rama: ARRSH po punon pa ndërprerje për të mbajtur akset rrugore të hapura

By: E S
10 January 2026 at 18:35

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në terren pa ndërprerje, duke punuar për të mbajtur akset rrugore të hapura dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Sipas Ramës, për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e shiut dhe dëborës, janë angazhuar qindra punonjës dhe mjete të specializuara. Konkretisht, siç thotë Rama, në terren ndodhen 130 mjete borëpastruese, 577 mjete të tjera ndihmëse dhe rreth 800 punonjës.

Gjithashtu, për mirëmbajtjen e rrugëve janë siguruar 5 300 tonë kripë dhe 1 800 tonë granil, me qëllim garantimin e qarkullimit normal dhe sigurisë rrugore.

Kryeministri u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të ulin shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht në zonat ku ka prezencë të dëborës.

“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

By: E S
10 January 2026 at 18:26

Nga Korça, Ervin Salianji akuzoi lidershipin e PD-së për sjellje me dy standarde, me drejtësinë.

“Takimet me demokratët shqetësojnë Ramën, staus qouja në PD i intereson vetëm Ramës.

Demokratët në çdo qytet janë të qartë se çfarë duhet për PD, lidershipi i PD është i paqartë, paradite kërkon bashkim pasdite ofron përjashtime, paradite mbron drejtësinë, pasdite sulmon me libër shtëpie SPAK, paradite shajnë oligarkët, pasdite s’kanë fjalë për paqen fiskale dhe amnistinë fiskale që fitojnë vetëm oligarkët dhe ata që ja kanë hedhur shtetit.

Në mëngjes thonë që avokati i popullit u zgjodh nga Rama, pasdite nuk thonë asgjë kur avokatja e popullit e propozuar nga PD merr funksion nga Rama. S’mund të ecim me këtë paqartësi strategjike, ku gjithë paraditeve PD të thotë që SHBA do ta heqin Ramën, pastaj Ramën nuk e heqkan dot as SHBA dhe as drejtësia.

Ramën e heq SHBA, drejtësia dhe ne që duhet t’i japim dërrmën e fundit. S’mund të themi në 4 vite që do ta rrëzojmë sot Ramën dhe pastaj të bëjmë vetëm turizëm protestash bulevardi që nuk i shërbejnë PD. PD i shërben revolta, përballja përplasja me qeverinë, largimi i Ramës”, tha Salianji.

“Po unë, kisha vdekur?”, djali i Kadri Roshit reagon pas dëshmisë se aktori kërkoi lëmoshë në fund të jetës

By: E S
10 January 2026 at 18:19

Djali i aktorit të madh Kadri Roshi, Kliti Roshi, ka kundërshtuar me forcë dëshminë e gazetarit të njohur Hamdi Jupe, i cili pak ditë më parë rrëfeu se Kadri Roshi, i kërkoi ndihmë ekonomike ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi nga shtrati i spitalit.

Kliti Roshi u shpreh se nuk ka asnjë të vërtetë te dëshmia e Hamdi Jupes në cilësinë e shefit të kabinetit të ish-kryetarit të Kuvendit, që pretendon se Kadri Roshi kërkoi para për bashkëshorten, teksa vetë ndodhej i sëmure në spital.

“Gjallë është ai Hamdi Jupe?! Si mundet të ngrihet dhe të bëjë një denigrim të tillë të shëmtuar me gënjeshtra. Kadri Roshi mund të ketë ndihmuar të tjerët, por që t’i vdesë e shoqja për bukë, kurrë! Le të vijë ballë për ballë nëse ka guxim të matet me mua”, u shpreh Kliti Roshi né një intervistë për Top Channel.

Sipas gazetarit Jupe, që në në atë kohë ka qenë pjesë e kabinetit të Kuvendit, si zgjidhje për të ndihmuar Artistin e Popullit u vendos që vetë Jupe të merrte dy rroga shpërblim për punën e mirë dhe paratë më pas t’ia dorëzonte Roshit.

“Urdhri për shpërblimin tim për punë ‘shumë të mirë’ ndodhet në arkivin e Kuvendit prej më shumë se njëzetë vjetësh. Është ‘shpërblimi’ më i bukur i jetën sime. Me firmën time në bordero ishte bërë e mundur të ndiheshin mirë për pak çaste dy njerëz të shquar të këtij kombi. Dëshmitare është Dafina, drejtorja ‘shpirtakull’ e financave”, shkruan Jupe në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Por, sipas Kliti Roshit, mamaja e tij nuk ka marrë asnjë lekë, “pasi nuk kishte nevojë”.

“Lekët janë vënë në emër të Hamdiut dhe ai i ka futur në xhep, kjo mund të jetë e vërteta. Se prit se nuk kisha vdekur unë, nuk kishte vdekur nëna ime. Si po vdiste nëna ime për bukë dhe doli Hamdi Jupe ta respektojë?!”

Djali i “Nderit të Kombit” kujton dhe raportin e ngushtë që babai i tij kishte me kryeministrin e kohës, Fatos Nanos, dhe ky fakt, sipas tij, tregon që Roshi nuk kishte pse “t’i kërkonte lëmoshë Servet Pëllumbit”.

“Kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano, e ka pasur idhull Kadriun. Nuk ia zgjidhte dot ai? Duke ditur se kush ishin për njëri-tjetrin? Në fillim, shkoi presidenti Alfred Moisiu në spital. Dhe duhet t’i kërkonte lëmoshë një profesori të nderuar si Servet Pëllumbi?”

Kliti Roshi pretendon po ashtu se pensioni i posaçëm i të atit ishte i mjaftueshëm për të mbuluar kostot e familjes. /TemA/

Salianji mbledh demokratët në Korçë: Opozita ka nevojë për bashkim dhe hapje reale ndaj shoqërisë

By: E S
10 January 2026 at 18:10

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë një takimi të zhvilluar në Korçë, deklaroi se ai po përballet me një mbështetje të gjerë nga qytetarët.

Sipas Salianjit, pjesëmarrja masive në takime dëshmon nevojën për bashkimin e çdo opozitari, duke e konsideruar Partinë Demokratike si familjen politike ku duhet të dëgjohen shqetësimet e demokratëve në çdo cep të vendit.

Ai theksoi se opozita duhet të fokusohet jo vetëm te protestat kundër qeverisë, por edhe te reflektimi i brendshëm dhe hapja reale ndaj shoqërisë dhe aktorëve të tjerë jashtë politikës.

“Çdo protestë që bëhet kundër qeverisë do të ketë mbështetjen tonë, por duhet të shohim edhe nga vetja, sepse protestat nuk përmbushin gjithmonë pritshmëritë e shoqërisë dhe as të demokratëve”, u shpreh Salianji.

“I vetmi koment që kam është ky që shihni, kam mbështetje masive, që ka njerëz si brenda jashtë e që nuk i ka ndaluar as shiu as bora e as ngrica pëe të ardhur në takim dhe që domosdoshmëria për bashkimin e çdo opozitari në vend nga bashkimi i familjes tonë, që është partia demokratike, nga dëgjesa e shqetësimeve që kanë demokratët që po mbushen plot në çdo cep të Shqipërisë dhe padiskutim pastaj drejt hapjes reale ndaj shoqërisë dhe gjithë aktorëve të tjerë të jashtëm. Çdo protestë që bëhet kundër qeverisë do jem dhe do të jenë demokratët, por ne duhet të shohim nga vetja për arsye sepse protestat nuk janë pritshmëritë e duhura të shoqërisë por edhe të demokratëve”, shtoi Salianji.

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit paralajmëron protestuesit: Do dënoheni me vdekje si armiq të Zotit

By: E S
10 January 2026 at 18:02

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Mohammad Movahedi Azad, tha në një deklaratë se të gjithë protestuesit do të akuzohen si ‘armiq të Zotit’ ose ‘mohareb’.

Sipas mediave të huaja, komentet Azad i bëri përmes një deklarate, e cila u raportua nga mediat shtetërore iraniane.

Vepra penale të cilën përmendi Prokurori i Përgjithshëm për protestuesit, në Iran dënohet me dënim me vdekje.

“Kjo do të vlente për rebelët dhe terroristët që dëmtuan pronën dhe minuan sigurinë, si dhe për ata që i ndihmuan”, tha mes të tjerash Movahedi Azad.

“Prokurorët duhet të përgatisin shpejt gjyqet dhe të mos tregojnë asnjë butësi, dhembshuri apo tolerancë”, shtoi ai.

Prokurori i Teheranit, Ali Salehi, tha gjithashtu dje se protestuesit mund të përballen me akuzën e ‘moharebit’.

Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi në rrugën drejt Brukselit/ DW: Bie ndjeshëm mbështetja e serbëve për anëtarësimin në BE

By: E S
10 January 2026 at 17:53

Serbia, e cila prej 14 vjetësh në dhomën e pritjes së BE sa i përket integrimit po parakalohet aktualisht nga vendet fqinje, Mali i Zi dhe Shqipëria në rrugën drejt Brukselit. Pritja e pafund me sa duket ka shtuar zhgënjimin e serbëve me Bashkimin Europian. Sondazhi i publikuar ditët e fundit në Beograd, tregon, se vetëm rreth një e treta e serbëve ende duan të bashkohen me BE-në.

Sondazhi i kryer nga organizata me seli në Beograd, Qendra për Politikë Bashkëkohore (CSP), arrin në përfundimin, se vetëm 36 përqind e popullsisë është në favor të anëtarësimit në BE. Madje mbështetja për BE po bie me shpejtësi. Rreth 15 vjet më parë, 70 përqind e serbëve ishin në favor të anëtarësimit, shifra pësoi rënie në vitet që pasuan, por i kalonte 50 përqind. Sipas CSP vërehet gjithashtu përqindje e ndjeshme në rritje e të anketuarve që e refuzojnë hapur anëtarësimin. Me 33 përqind, tani ata janë pothuajse aq sa ata që janë në favor.

Kush është përgjegjës për krizën e besimit?

Rezultatet e sondazhit kanë nxitur debate në Serbi, se kush është përgjegjës për krizën e besimit ndaj BE: një qeveri autoritare që nxit rregullisht ndjenja anti-perëndimore tek mediat e afërta me të? Apo shtetet anëtare të BE-së që e kanë bllokuar procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor për vite me radhë? Ekspertja serbe për çështjet europiane nga Beogradi, Bojana Selakovic, është e bindur, se të dyja palët kanë përgjegjësitë e tyre. “Qeveria e Aleksandar Vuçiçit nuk e ka braktisur zyrtarisht anëtarësimin në BE, por në realitet, anëtarësimi nuk ka qenë kurrë qëllimi i saj”, thotë Selakovic, koordinatore e platformës qytetare serbe “Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian”, cituar nga agjencia gjermane e lajmeve, kna. Selakovic shton, se edhe për BE-në, kjo pritje e pacaktuar dukej një status quo e pranueshme gjatë viteve.

Marrëdhënia e Serbisë me Brukselin ishte si një “martesë të hapur”, krahason Selakovic, në këtë kohë Vuçiçi krijoi lidhje të ngushta me Kinën dhe Rusinë. Ekspertja kritikon Brukselin, që shpesh i mbyllte sytë ndaj manipulimit të zgjedhjeve ose masave kundër shtypit dhe opozitës. Në këmbim, Beogradi siguronte një qetësi të tensionuar në rajon. Kritikët e BE ka kohë që qëndrimin e Brukselit e quajnë mbështetje për “stabilokracinë.”

Popullaritet më i madh tek rinia

Ende BE-ja është më e popullarizuar në mesin e të rinjve. Për eksperten Selakovic, “ata janë e vetmja gjeneratë që e percepton BE-në si një instrument natyror për mundësi jetësore: lëvizshmëri, kufij të hapur, arsim, qasje në tregun e punës dhe siguri ligjore.”. Prej më shumë se një viti, Serbia ka qenë në një gjendje të jashtëzakonshme politike. Pas katastrofës në stacionin e trenit të Novi Sadit më 1 nëntor 2024, në të cilën vdiqën 16 persona,u zhvilluan çdo javë protesta. Vuçiç ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare për këtë vit, një nga shumë kërkesat e studentëve demonstrues.

Ishin protestat që e rikthyen më fort vëmendjen e BE nga qeveria e Serbisë për shkak të akuzave për dhunë kundër demonstruesve dhe gazetarëve. Diplomatët e Brukselit bëjnë presion për reforma, si në lidhje me sundimin e ligjit edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Por sipas Selakovic kjo kthesë nga Brukseli vjen mjaft vonë: “Dëmi është bërë tashmë. Axhenda evropiane ka humbur besueshmërinë në Serbi, ndërsa qeveria ka qenë në gjendje të konsolidojë pushtetin e saj pa ndonjë kufizim real”, citon kna./DW

❌
❌