Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 January 2026Java News

Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

By: A R
14 January 2026 at 09:59

Tetë persona janë vënë në pranga në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Mes të arrestuarve janë dhe kryeinfermieri dhe Zëvendës shefi i komanduar i policisë.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme kur Altin Ndoci, i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, përfshi vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, u arratis ndërsa shoqërohej për një vizitë mjekësore në spitalin e Durrësit.

“I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore”, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Altin Ndoci po gjykohet për një sërë veprash penale të rënda dhe në dosje të ndryshme. Së fundmi, ai u dërgua për gjykim nga SPAK në tetor 2025, si pjesë e organizatës kriminale për të cilën akuzohen vëllezërit Çopja.

I arrestuar prej vitit 2020, Ndoci është identifikuar nga të penduar të drejtësisë si pjesëmarrës në disa atentate në luftën mes grupeve kriminale në vend.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk i sqaroi rrethanat e arratisjes. Ajo bëri me dije se Ndoci ishte shoqëruar në spital nga strukturat e burgjeve dhe se arratisja ka ndodhur brenda godinës së përshtatur për trajtimin e të burgosurve. “Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit”, thuhet në njoftimin e DPB.

‘Trimat vriten nga frikacakë’/ Historia që përloti studion, Stenaldo flet për vrasjen e babait në 1997 dhe…

By: A R
14 January 2026 at 09:47

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip Albania u shndërrua në një moment tejet emocional, teksa Stenaldo vendosi të hapte zemrën dhe të ndante me publikun historinë e tij të jetës.

Mes lotësh dhe emocioneve, ai rrëfeu plagët e thella që e kanë shoqëruar që në fëmijëri, humbjen tragjike të babait, betejën me humbjen e shikimit dhe forcën e jashtëzakonshme të nënës së tij, e cila ka qenë shtylla kryesore e jetës dhe motivi që e shtyu të bëhej pjesë e këtij rrugëtimi.

Rrëfimi i Plotë i jetës së Stenaldos

‘Unë kam lindur në Lushnje në 28 maj të 1997. Kam lindur në një qytet ku nuk kam jetuar kurrë, hiq muajin e parë të jetës time, derisa im atë në qershor të po atij viti ndërroi jetë, I vrarë në një mënyrë të poshtër në atë vit të poshtër për të gjithë shqiptarët që na ka bërë të humbasim më shumë se çdo herë në historinë tonë të brishtë. U vra nga dikush mbasi atij i dha një përqafim dhe i ktheu kurrizin për të vazhduar rrugën e tij. Dhe kjo është arsyeja pse unë gjithmonë kam thënë që në këtë botë të gjithë trimat vriten nga frikacakët. Kur njeriu rritet me një humbje të tillë nuk ka me asnjë moment dramatik në jetën e tij, nuk ka një moment kur ti e mëson, ti thjesht e di që ndryshe nga fëmijët e tjerë babai jot nuk është aty. Ajo që dikush mund ta quajë dramë, humbjen e shikimit, është prapë një përjetim, që I bie për pjesë mamasë dhe familjes nga të dyja anët, si nga ana e nënës ashtu dhe e babait, Sokolit, sepse shikimi më humb relativisht shumë shpejt. Familja e kuptoi këtë kur unë isha 6 muajsh. Për mamanë time siç unë e kam kuptuar, ky mbetet një nga momentet më të vështira të jetës së saj, që nuk është padiskutim i vetmi, Mjekët na thanë se unë kisha kaluar një infeksion në Retinë. Askush nuk e di tamam si mund të ketë ndodhur dhe që retina tashmë ishte jashtë funksionit. Fakti që nuk mund të shikoja ishte fakt dhe unë nuk mund të ndryshohej. Mamaja ime kaloi në atë muaj, në atë vit traumën e jashtëzakonshme, por të cilës i qëndroi trime dhe nuk ju fsheh gjatë gjithë jetës së saj. Ardhja në Tiranë ishte vërtetë një sfidë, e para ishte të shkonim të studionim në një shkollë që ishte specifike dhe përveç kësaj diferenca tjetër ishte që atje mund të mësonim të shkruanim dhe të lexonim në letër, një mënyrë ku forma e shkronjave nuk është vizuale por e ngritur në pika. Vazhdoja të isha një fëmijë shumë kurioz, që në atë kohë, si është floku im, tiparet.

Fillova të studioja piano. Luftën e madhe që unë, por mbi të gjitha mamaja ime kemi bërë kur kemi ardhur në këtë vend, përtej shkollës, ishim vetëm unë dhe ajo dhe nuk e keni idenë se çdo të thoshte të vije në Tiranë dhe të luftoje të gjeje një vend për të futur kokën. Flutura duhet të ishte burrë dhe grua në atë luftë. Unë kam qenë gjithmonë i hapur që mamaja ime të ketë një jetë të plotë, një jetë ku të mos jetë vetëm e dedikuar ndaj meje. Ne krijuam një familje që në fund rezultoi të jetë një humbje e madhe për të gjithë. Nga ajo familje unë kam Xhoelin, të cilin nuk kam mundur kurrë të takoj për shkak të gjithë asaj që është vështirësi e madhe e përballjes me një situatë padiskutim më të vështirën e Fluturës dhe më të vështirën e jetës time.

Unë kisha marrë një kontratë pune për në Gjermani dhe mu desh të mësoja metrotë dhe trenat. Nuk do ta harroj kur unë kisha hipur në shinat e trenit duke menduar se isha në rrugë. Kur erdhi mamaja në Gjermani, e pati shumë të vështirë dhe mora vendimin të kthehesha në Shqipëri. Ka qenë viti më i vështirë që mbaj mend unë si i rritur”, u shpreh Stenaldo.

Kanadaja kthen sytë nga Kina! A po e rrezikon aleancën me SHBA-të?

By: A R
14 January 2026 at 09:41

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, është nisur sot, 14 janar, drejt Kinës për një vizitë të rëndësishme që synon rivendosjen e marrëdhënieve me Pekinin dhe gjetjen e mundësive të reja ekonomike jashtë Shteteve të Bashkuara.

Kjo nuk do të jetë një detyrë e lehtë.

Kanadaja po përballet me presionin për të zgjeruar tregtinë pa dëmtuar marrëdhëniet me SHBA-të apo pa kompromentuar sigurinë kombëtare dhe angazhimet për të drejtat e njeriut.

Megjithatë, për shkak të pasigurisë së vazhdueshme rreth të ardhmes tregtare me SHBA-të, partnerin më të madh ekonomik të saj, Kanadaja po kërkon të përmirësojë marrëdhëniet e tensionuara me Kinën për të mbrojtur ekonominë.

Zyrtarë të lartë kanadezë e kanë cilësuar këtë vizitë, të parën të një kryeministri kanadez në Kinë që nga viti 2017, si “me pasoja të mëdha dhe historike” dhe pjesë të një plani “guximtar” për të dyfishuar eksportet jashtë SHBA-ve brenda 10 viteve të ardhshme. Në qendër të bisedimeve do të jenë tregtia, bujqësia dhe siguria ndërkombëtare. Ministria e Jashtme kineze deklaroi se të dy vendet kanë “interesa të përbashkëta” dhe duhet të forcojnë shkëmbimet mes njerëzve dhe bashkëpunimin kulturor.

Të enjten, 15 janar, Carney pritet të takohet me kryeministrin e Kinës, Li Qiang, si dhe me kryetarin e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Kombëtar, Zhao Leji. Të premten është planifikuar një takim ‘kokë më kokë’ me presidentin Xi Jinping, pas takimit të tyre të mëparshëm në margjinat e samitit të APEC-ut në Korenë e Jugut vitin e kaluar.

Kjo vizitë zyrtare shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të marrëdhënieve, të cilat ranë në nivelin më të ulët në vitin 2018 pas arrestimit në Vankuver të drejtoreshës së lartë të kompanisë Huawei, Meng Wanzhou, me kërkesë të SHBA-ve. Arrestimi shkaktoi zemërim në Pekin dhe u pasua nga ndalimi i dy shtetasve kanadezë në Kinë, të akuzuar për spiunazh. Të tre u liruan në vitin 2021 pas një marrëveshjeje mes Meng dhe prokurorëve amerikanë.

Së fundmi, Kina është akuzuar për ndërhyrje në politikën kanadeze, megjithëse një hetim publik arriti në përfundimin se ndikimi në zgjedhjet federale ka qenë minimal. Kina i ka mohuar vazhdimisht këto akuza.

Qeveria kanadeze e sheh Kinën si një fuqi globale gjithnjë e më shqetësuese që shpesh shpërfill rregullat ndërkombëtare, por pranon se madhësia dhe ndikimi i saj e bëjnë të domosdoshëm një nivel bashkëpunimi. Sipas zyrtarëve, kjo vizitë nuk ndryshon këtë qëndrim, por theksohet se ulja e varësisë ekonomike nga SHBA-të nuk është e mundur pa rritur tregtinë me Kinën.

Carney po i qaset bisedimeve duke kërkuar bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët, si energjia dhe klima, dhe duke vendosur kufij të qartë në çështje ku ka mospajtime, si mbrojtja dhe mineralet strategjike.

Një nga objektivat kryesore të Kanadasë është lehtësimi i tarifave kineze ndaj farës së kolzës, të cilat kanë dëmtuar fermerët kanadezë. Kina i vendosi këto tarifa vitin e kaluar, si kundërpërgjigje ndaj taksave kanadeze për automjetet elektrike kineze.

Për Kinën, Kanadaja është një partner i rëndësishëm tregtar, me shkëmbime që arritën rreth 118 miliardë dollarë në vitin 2024. Një marrëveshje e mundshme me Kanadanë do t’i jepte Pekinit ndikim më të madh në një vend që ndodhet pranë SHBA-ve.

Një pikë e paqartë mbetet reagimi i SHBA-ve ndaj çdo marrëveshjeje mes Kanadasë dhe Kinës. Ndërkohë, Kanadaja pritet të hyjë së shpejti në bisedime të rëndësishme për rinovimin e marrëveshjes tregtare të Amerikës së Veriut me SHBA-të dhe Meksikën.

Siç u shpreh ish-diplomati kanadez Colin Robertson, SHBA-të po e ndjekin nga afër këtë marrëdhënie, por në fund të fundit, “Kanadaja po ndjek interesat e veta kombëtare”.

Abdixhiku paralajmëron largimin si kreu i LDK: Dorëheqjen do ta dorëzoj në Kuvendin e partisë

By: A R
14 January 2026 at 09:32

Pas rezultateve jo të mira në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku Lidhja Demokratike e Kosovës doli e treta, kryetari i këtij subjekti Lumir Abdixhiku deklaroi se në Kuvendin e partisë do të paraqesë dorëheqjen nga posti.

“E kam obligim moral dhe politik dorëheqjen…Kuvendi le të vendosë përmes votës nëse e pranon apo jo dorëheqjen“, tha ai.

Ai shtoi se nëse Kuvendi i partisë nuk e pranon dorëheqjen e tij, do të jetë i detyruar të vazhdojë të ushtrojë detyrën e kryetarit.

“Nëse partia, Kuvendi nuk e pranon dorëheqjen do të jem i detyruar të vazhdoj detyrën”, tha ai.

Sipas tij, çdo anëtar i LDK-së ka të drejtë të paraqesë kandidaturën për postin e kryetarit, duke nënvizuar se partia mbetet e bashkuar dhe se të gjitha vendimet merren bashkërisht. A

bdixhiku foli edhe për zgjedhjen e presidentit, Ai konfirmoi qëndrimin e partisë së tij se kjo çështje duhet të trajtohet përmes konsensusit të gjerë politik dhe jo përmes imponimit të një kandidati nga një subjekt i vetëm.

“Ne kemi 15 vota; ato që janë, nëse dikush do t’i ketë, duhet të bisedojë me LDK-në. Kur ulet të flasë me LDK-në, do të flasë për një kandidat që i përfaqëson interesat e popullit e jo vetëm interesat e një partie politike”

Duke përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të reja si zgjidhje, kreu i LDK-së tha se përgjegjësia e partive politike është të ulen dhe ta adresojnë çështjen e presidentit në mënyrë serioze dhe institucionale.

VIDEO / “O mbrojtës i ped****”, Trump i tregon gishtin e mesit punëtorit të ‘Ford’ që ia tha në sy se…

By: A R
14 January 2026 at 09:24

Presidenti i SHBA-s, Donald Trump, u kap në video duke reaguar ndaj një punëtori të fabrikës Ford me një gjest të pahijshëm gjatë një vizite në një fabrikë në Dearborn, Michigan këtë javë.

Trump ishte duke vizituar fabrikën e automjeteve Ford F-150 kur një punëtor nga zona e montimit e quan atë “mbrojtës të pedofilëve” – një koment që lidhet me debatet rreth publikimit të dokumenteve lidhur me Jeffrey Epstein.

Videoja, fillimisht e publikuar nga TMZ dhe e konfirmuar si autentike, tregon Trump duke ngritur gishtin e mesëm në drejtim të punëtorit dhe duke dukur sikur shpreh fjalë fyese, para se të përshëndesë punonjësit e tjerë dhe të vazhdojë turin.

WATCH: Trump shows his middle finger and appears to say “fuck you” after Ford worker yells “pedophile protector” – TMZ pic.twitter.com/aFsDmrvkr7

— BNO News (@BNONews) January 13, 2026

“Nuk ishte i sëmurë, vraponte si sprinter”, Hoxha analizon profilin e Altin Ndocit

By: A R
14 January 2026 at 09:12

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ngritur dyshime mbi arsyet e transferimit të paraburgosurit Altin Ndoci drejt një spitali civil në Durrës dhe mbi shkeljet e rënda të protokolleve të sigurisë. Në një lidhje me Dita Jonë në A2 CNN, ai tha se pamjet e publikuara pas ngjarjes tregojnë qartë se i arratisuri nuk ishte i sëmurë, por përkundrazi ndodhej në gjendje shumë të mirë fizike, duke vrapuar “si sprinter” në momentin e arratisjes. Sipas tij kjo shton dyshimet mbi vendimin për ta nxjerrë nga ambientet e burgut.

“Ajo që pamë ne në pamje dëshmonte që ai jo vetëm nuk dukej njeri i sëmurë, që kishte nevojë për trajtim po ai ishte një sprintier tjetër dukej si Luiza Gega, dukej sikur kishte hyrë 3000 metërsh dhe aty nuk e kapte dot më njeri. Hapin që ai kishte fillimisht në atë foton e parë që pamë dhe pastaj në video dëshmon që ky person jo vetëm që s’ishte i sëmurë po ky ishte në parametra të shkëlqyer fizik  për t’u arratisur dhe për t’u ikur punonjësve të policisë së burgut të Durrësit”, u shpreh gazetari Hoxha në Dita Jonë në A2 CNN

Sipas tij një person i tillë me rrezikshmëri të lartë, i hetuar nga SPAK për ngjarje të rënda kriminale, në asnjë rrethanë nuk duhej të mbahej në një burg me nivel të ulët sigurie si ai i Durrësit.

“Së pari ajo që shoh unë aty shumë problematike është se pse duhet një personazh i këtij niveli, me këtë CV të ndodhej në një burg siç është burgu i Durrësit, i cili ka namin në të gjithë Republikën e Shqipërisë, që cilësohet si burgu me lehtësira më të mëdha për të paraburgosurit. Pra është një burg që gati-gati cilësohet si një kamping, krahasuar me sigurinë që kanë burgjet e tjera të vendit dhe po të shikoni pjesa dërmuese e njerëzve që mbahen aty janë kryesisht personazhe që vijnë nga bota e politikës, ish-funksionarë të lartë shtetërorë, funksionarë të zgjedhur vendorë, pra janë personazhe të këtij niveli. Pamjet dëshmuan se si është kryer dinamika e arratisjes, atëherë kjo e bënte situatën të duket gati qesharake që të dukej një situatë një situatë dramatike siç duhet të jetë. Të gjithë elementët e tjerë dëshmojnë që ne kemi të bëjmë me një sistem shumë problematik, një sistem i kalbur i cili ka krijuar të gjitha lehtësirat një personazhi si Altin Ndoci, që mbas gati pesë viteve në arrest me burg t’i jepet një mundësi e dytë për jetën dhe nga një i paraburgosur që rrezikonte të dënohej me burgim të përjetshëm, për të paktën përfshirjen e humbjes së katër jetëve njerëzore dhe plagosjen e rëndë të një personi të pestë, atij i është dhe mundësia që të largohet me lehtësinë më të madhe nga sistemi i paraburgimit që ka Shqipëria dhe tashmë të jetë një qytetar i lirë. E gjitha kjo e bën situatën problematike, sepse në rastin kur ti ke të bësh me personazhe që vijnë nga bota e krimit të këtij niveli, i cili edhe pse tashmë nuk është i dënuar ende, pra nuk ka një dënim të formës së prerë në ngarkim të tij, por ishte nën hetim nga SPAK dhe ndodhi në masën e sigurisë nga një vendim i Gjykatës së Posaçme. A mund të rrinte një personazh i tillë në një burg të këtij niveli? Kush është ky person? Çfarë profili ka, për çfarë akuzohet, çfarë lidhjesh ka? Të gjitha këto elementë të bëjnë të dyshosh që ky person, gjëja e parë s’duhet të jetë aty”, tha Hoxha në A2 CNN.

Hoxha ngriti pikëpyetje serioze edhe për vendosjen e Altin Ndocit në një ambient spitali civil, ku masat e sigurisë janë minimale, si dhe për mënyrën e shoqërimit, e cila, sipas tij, nuk i është përmbajtur asnjë standardi për persona të këtij profili.

“Kush e ka vendosur këtë ambient i cili të paktën informacionin që unë kam mundur të mbledh gjatë ditës së djeshme, më tepër sesa një ambient izolimi cilësohej mes të burgosurve si një lloj suite ku kishte lehtësira më të mëdha se ç’kishte në vetë ambientet e burgut. E përdorin të paraburgosurit e këtij burgu më tepër për t’u relaksuar sesa për të marrë trajtim mjekësor ë pjesa tjetër pra kush e ka vendosur kush është ai që e ka miratuar që në një spital civil ku dihet që masat e sigurisë janë fare minimale të vendoset një ambient i tillë. Kush e ka vendosur? Kush është ai që e ka miratuar që në një spital civil ku dihet që masat e sigurisë janë fare minimale të vendoset një ambient i tillë. Dhe kjo është shumë e rëndë dhe këtë s’e kanë bërë gardianët, apo policët e burgjeve që kanë pasur detyrën dhe shërbimin për të shoqëruar personin në fjalë pra për të shoqëruar Altin Ndocin”, tha gazetari në Dita Jonë në A2 CNN.

Sipas gazetarit Hoxha, përgjegjësitë për këtë arratisje nuk mund t’u faturohen vetëm punonjësve të policisë së burgjeve, por duhet të shtrihen te zinxhiri i vendimmarrjes, nga miratimi i transferimit deri te caktimi i masave të sigurisë.

“Problemi i tretë në gjithë në gjithë këtë histori është fakti. Kush e ka miratuar lëvizjen e këtij personi nga burgu i Durrësit drejt drejt spitalit të Durrësit? E katërta është shkelja e protokollit të sigurisë gjatë shoqërimit të këtij personi. Pra, mënyra se si ai është shoqëruar nga burgu i Durrësit në drejtim të spitalit të Durrësit duket sikur ata e kanë çuar për shëtitje, kanë dalë për kamping. Sepse ka një standard edhe ka një protokoll standard se si bëhet shoqërimi. Ne kemi parë personazhe të tilla kur vijnë në gjykatë, kur vijnë në spitalin e burgut, kur lëvizin ndonjë burg në burgun tjetër, kur vijnë në prokurori për të dhënë deklarime në lidhje me hetimet ndaj tyre. Shoqërohen minimalisht nga një grup. Një grup i policisë së burgjeve që mund të jetë dhe një grup nga njësia speciale po e burgjeve përbëhet nga 8 deri në 12 persona dhe shoqërohet minimalisht nga dy automjete”, tha Hoxha.

Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura

By: A R
14 January 2026 at 09:01

Që nga nëntori i vitit 2025 dhe deri më tani serrat e Myzeqesë janë përmbytur tre herë, por së fundmi dëmet janë kolosale si për ekonominë lokale të fermerëve dhe për atë kombëtare nga mungesa e prodhimit. Ende pa u vlerësuar dëmet e nëntorit janë serat e rrafshuan për të tretën herë.

Mirlind Saraçi nga Fshati i Kosovë e Vogël në Lushnje ka pësuar rreth 150 mijë euro dëme nga përmbytja e tre hektarëve serë dhe dëmtimi i prodhimit gati për treg këto ditë. Si ai qindra dhe mijëra fermerë në të gjithë vendin kanë pësuar dëme të mëdha, të nxitura më shumë nga mungesa e menaxhimit se sa nga reshjet.

Fermeri tha se këtë herë sipërfaqja e përmbytur është shumë e madhe dhe se shkak për rritjen e nivelit të ujit u bë hapja e portave të HEC-it të Banjës. Hapja e portave gjeti kanalet të mbyllura (si ne foton më poshtë ) thotë Mirlindi. Në zonën e tij ka 13 vite që nuk është vënë dorë në hapjen e kanaleve dhe kolektorëve kryesorë, teksa qindra milionë euro janë investuar në serra.

Për shkak të hapjes së portave uji ka përmbytur një ditë më parë dhe vijon sipërfaqe të reja që nuk ishin prekur nga reshjet.

Ekspertët llogarisin se deri dje sipërfaqja e përmbytur ka arritur në rreth 40 mijë hektarë dhe po zgjerohet.

Ai tha se ndërtimet pa leje mbi kanale dhe kolektorë të mëdhenj janë toleruar ndër vite, duke bllokuar rrjedhën natyrore të ujit dhe duke e bërë zonën veçanërisht të rrezikuar nga përmbytjet.

Sipas tyre, ky degradim i sistemit të kullimit e ka bërë territorin të ekspozuar ndaj reshjeve, ndërsa situata është përkeqësuar ndjeshëm nga menaxhimi i digave dhe hidrocentraleve. Fermerët pretendojnë se rezervuarët janë mbushur dhe më pas portat janë hapur për shkarkim, pa i lajmëruar më parë.

Projektet e hidrocentraleve me basen po ndikojnë në sigurinë energjitike të vendit, por sakaq kanë rritur ekspozimin e pjesës tjetër të vendit ndaj përmbytjes. Zona e Shkodrës është përmbytur historikisht nga hapja e portave të kaskadave mbi lumin Drin, por ndërkohë investime me kaskada janë bërë edhe në HEC-et e tjera te vendit dhe kryesisht në Devoll.

Gjithashtu dëme ka edhe në blegtori. Në Dimal të Beratit rreth zonave Banaj dhe Sheq, ka humbje te rezervave ushqimore ndërsa mijëra shpendë kanë ngordhur. Të gjitha zonat e përmbytura janë në emergjencë për ushqime për bagëtitë.

Të dhënat zyrtare tregojnë të INSTAT tregojnë se zonat e përmbytura kontribuojnë në 65 për qind të prodhimit të perimeve në vend dhe dominojnë pothuajse 80 për qind te eksporteve të prodhimeve të freskëta.

Përveç dëmit që është krijuar në ekonominë e fermerëve, dëmtimet e këtyre ditëve pritët të ndikojnë negativisht në çmimet e pakicës të prodhimeve bujqësore dhe gjithashtu të ndikojnë negativisht eksportet e këtij grupi.

Vitin e kaluar, eksportet e ushqimeve dhe pijeve ishin të vetmet që ruajtën ritmet e rritjes gjatë gjithë vitit, ndryshe nga grupet e tjera që janë në trend rënës dhe me luhatje prej gati dy vitesh./Monitor.al

VIDEO / U nderua me urdhrin “Zayed” në Abu Dhabi, Rama ndan pamjet nga ceremonia

By: A R
14 January 2026 at 08:53

Kryeministri Edi Rama është nderuar në Abu Dhabi me Urdhrin e Zayed, dekorata më e lartë civile e Emirateve të Bashkuara Arabe, e akorduar nga Presidenti Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Ceremonia solemne u zhvillua në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit, në një atmosferë që Rama e cilësoi si veçanërisht domethënëse.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri ndau pamje nga momenti i dekorimit, duke e përshkruar atë si një përjetim të veçantë. “Mirëmëngjes dhe me videokartolinën e një momenti të paharrueshëm në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Sipas tij, ky vlerësim nuk është thjesht personal, por një dëshmi e marrëdhënieve në rritje mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. “Ky është një nder që i përket miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona, si dhe punës së përbashkët për projekte që synojnë zhvillimin dhe të ardhmen”, shprehet Rama.

Urdhri i Zayed i është dhënë kryeministrit shqiptar në vlerësim të kontributit të tij në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fusha me ndikim social dhe zhvillimor. Çmimet dhe vlerësimet e lidhura me këtë nismë janë akorduar për projekte dhe organizata që punojnë për përmirësimin e arsimit dhe shkollimit, sigurimin e ujit të pijshëm, mbështetjen ushqimore për komunitetet në nevojë, si dhe për iniciativa që adresojnë ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Rama theksoi se bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe mbetet një prioritet strategjik për Shqipërinë, duke nënvizuar se investimet dhe projektet e përbashkëta synojnë të sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

By: A R
14 January 2026 at 08:45

Detaje të reja mësohen në lidhje me arratisjen spektakolare nga Spitali i Durrësit të të paraburgosurit Altin Ndoci.

Gazetari Besar Bajraktaraj raporton për Klan News se plani i arratisjes dyshohet se ka qenë i mirë-organizuar. Ai tha se në pamje, ai shikohet se shoqërohet në spital pa pranga, gjë e cila nuk lejohet sipas protokollit të policisë.

“Altin Ndoci dyshohet se ka ikur drejt Vorës, pasi është marrë nga një makinë tip Audi. Ai ka dyshime se është ndihmuar edhe nga persona të tjerë. Arratisja ka qenë e mirë-organizuar. Dy efektivë të burgjeve kanë shoqëruar Ndocin. Ai ecën pa pranga. Autoritetet janë duke verifikuar të gjitha lëvizjet dhe dje u pezullua gjithë zinxhiri komandues i policisë në Durrës”, tha ai.

Ndërsa, gazetarja Glidona Daci u shpreh se personat, që kanë bërë planin e arratisjes, dyshohet se kanë komunikuar me njëri-tjetrin. Ajo shtoi se hetimet për rastin vazhdojnë.

“Policia është e rezervuar në këtë situatë, në lidhje me ngjarjen. Dje ka pasur shkelje të rregullave dhe protokolleve nga ana e efektiëveve të Burgut të Durrësit. Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve po vijon hetimet e do të shohim nëse do ketë përgjegjësi penale për këtë rast. Polici që ka qëlluar dje gjatë arratisjes është efektivi, që është nën hetim nga SPAK. Personat që kanë bërë planin për arratisje, dyshohet se kanë komunikuar gjithashtu dhe me njëri-tjetrin”, tha gaetarja Daci.

Altin Ndoci dyshohet nga SPAK për disa vepra të rënda penale, ndërsa ka qenë pjesë e grupit të Franc dhe Hajdar Çopjas.

“Basha e ka ‘shitur’ Berishën për 21 janarin”, Mahmutaj: PD është katandisur si parti e dorës së tretë

By: A R
14 January 2026 at 08:37

Hetimi nga SPAK për fondet e Kuvendit të Rithemelimit, që parapriu kthimin e Sali Berishës në Partinë Demokratike, ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga Gazmend Bardhi në fund të vitit 2021 në Prokurorinë e Posaçme.

Në këtë kallëzim, ish-sekretari i përgjithshëm i PD paditi Belind Këlliçin, Albana Vokshin dhe Enno Bozdo Spahon si organizatorë të Kuvendit. Një ditë më parë, Belind Këlliçi u pyet në SPAK për origjinën e parave dhe faturat, ndërsa sot u thirr anëtari i kryesisë, Indrit Hoxha.

Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në “Ora e Fundit”, u shpreh se këtë përplasje e shikon si një “karma” brenda kupolës së Partisë Demokratike.

“Këtë e shikoj si një ‘karma’ brenda PD apo brenda kupolës së PD. Ishin këta njerëz që përpara katër vitesh u rrahën me hunj, detyruan palën tjetër të blindonin dyert. Gaz Bardhi shikonte rrugën e padisë në SPAK, duke menduar për karrierën. Unë jam i mendimit se ai është bërë pishman për kallëzimet e tij”, tha ai.

Ai komentoi edhe takimin e Berishës në Lezhë, për të cilin tha se pasuesi i tij në krye të PD do të jetë një figurë tjetër, që do të zgjidhet nga demokratët dhe ky emër do të jetë jashtë familjes së tij.

Gazetari Mahmutaj pohoi se PD, nën drejtimin e Sali Berishës, ka pësuar një tkurrje të madhe, duke përfunduar si parti e dorës së tretë.

“Berisha e ka kuptuar edhe vetë se familja e tij janë super të konsumuar për drejtimin e PD. I ka ardhur momenti që të zgjidhet lideri vetë, jo trashëgimi e familjes së Berishës. Deri tani, Berisha ia kishte bërë hyzmetin e duhur që në krye të PD të linte vajzën ose djalin e tij. Nga mbajtja peng e PD nga Berisha, kjo parti vetëm është rrudhur. Ka humbur dhe ka shkuar në çdo palë zgjedhje poshtë e më poshtë dhe është katandisur si parti e dorës së dytë apo të tretë, nga parti e dorës së parë që ishte në të kaluarën. Kësaj partie i duhet me patjetër që të zgjedhë një personazh të hajrit, të jetë i ri dhe i pakonsumuar”, tha ai.

Më tej, gazetari u shpreh se Sali Berisha është i zhytur kokë e këmbë në krim. Ai përmendi disa prej ngjarjeve për të cilat, sipas tij, ka gisht vetë ish-kryeministri i vendit.

“Berisha është kokë e këmbë i zhytur në krim. Berisha ka urdhëruar vrasje dhe dekrete vetë. Kemi rastin e Haklajve. Ai bënte thirrje që ‘gjallë a vdekur, të ma sillni Fatmir Haklajn në Tiranë’. Ka urdhëruar vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës. Futi në kurth Azem Hajdarin. Krimet e tij i projekton tek të tjerët”, theksoi Mahmutaj.

Ai theksoi se Lulzim Basha e ka “shitur” Sali Berishën për vrasjen shtetërore të 21 janarit, ku katër protestues të pafajshëm u ekzekutuan poshtë zyrave të Kryeministrisë.

“Basha ka përcjellë urdhrat e Sali Berishës. Lulzim Basha e ka shitur Sali Berishën për 21 janarin”, tha ai.

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

By: E S
13 January 2026 at 23:03

Në një kohë kur në Iran po intensifikoheshin protestat kundër regjimit, me qindra nëse jo mijëra të vrarë, Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i Donald Trumpit, zhvilloi një takim sekret me djalin e mërguar të shahut të fundit të Iranit.

Sipas Axios, Witkoff dhe Reza Pahlavi diskutuan gjatë fundjavës për trazirat që po trondisin vendin. Bëhet fjalë për takimin e parë të nivelit të lartë mes opozitës iraniane dhe administratës Trump që nga shpërthimi i protestave, tashmë prej 15 ditësh.

Pahlavi po përpiqet të pozicionohet si një lider tranzitor në rast të rrëzimit të regjimit, megjithatë ai nuk gëzon popullaritet të gjerë mes iranianëve.

Më herët sot, të martën, presidenti Trump, në një postim të tij, u bëri thirrje qytetarëve iranianë “të vazhdojnë protestat” dhe “të pushtojnë institucionet qeveritare”, duke theksuar se “ndihma është në rrugë”.

Pahlavi është djali i shahut që u rrëzua gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979. Aktualisht ai udhëheq një grup opozitar me bazë në Shtetet e Bashkuara. Me shpërthimin e trazirave, ai ka shtuar dukshëm paraqitjet në media, duke i bërë thirrje administratës Trump të ndërhyjë për të mbështetur protestat.

Megjithatë, siç vëren Axios, në fillim të protestave administrata Trump nuk e konsideronte Pahlavin si një faktor të rëndësishëm politik. Një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se administrata u befasua nga fakti se gjatë shumë protestave, demonstruesit thërrisnin emrin e Pahlavit të mërguar.

“Shumica e këtyre protestuesve kanë lindur pas Revolucionit të vitit 1979 dhe ndjejnë nostalgji për një periudhë që nuk e kanë jetuar kurrë, kur ekonomia e vendit ishte në rritje, ekzistonte liri shoqërore dhe Irani kishte një imazh pozitiv ndërkombëtar. Pahlavi është lideri që për shumë iranianë mishëron më së miri këtë patriotizëm dhe këtë nostalgji progresive për ta bërë Iranin sërish të madh”, deklaroi për Axios një analist.

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

By: E S
13 January 2026 at 22:57

“Ekselenca supreme konsiston në thyerjen e rezistencës së armikut pa luftuar”. Kjo thënie e lashtë e Sun Tzu duket se është udhërrëfyesi i planit të ri që këshilltarët e Donald Trump i kanë paraqitur presidentit për të mbështetur revoltën në Iran.

Strategjia nuk bazohet vetëm te forca ushtarake, por te “lufta konjitive”, një art ushtarak që synon të godasë direkt në zemrën dhe mendjen e kundërshtarit përmes mjeteve kibernetike dhe operacioneve speciale psikologjike (PsyOps).

Sfidat për zbatimin e këtij plani janë të mëdha, kryesisht për shkak të bllokimit total të internetit nga regjimi i Teheranit. Ndërsa inteligjenca amerikane po punon për të infiltruar serverët lokalë, një vëmendje e veçantë po u kushtohet mediave tradicionale.

Ekspertët parashikojnë ndërhyrje në kanalet televizive shtetërore për të transmetuar thirrje për rebelim, por mbi të gjitha, përdorimin e valëve të radios, të cilat kanë një shtrirje masive në popullsi.

Në të kaluarën, Pentagoni përdorte skuadriljen “193rd Special Operations Wing” me avionë Hercules të modifikuar si stacione radio-televizive fluturuese, dhe megjithëse këta avionë dolën nga shërbimi dy vite më parë, po diskutohet zëvendësimi i tyre me dronë që mund të lëshojnë deri edhe fletëpalosje mbi qytetet iraniane, si një simbol i humbjes së kontrollit nga ana e regjimit.

Qëllimi kryesor i kësaj “Simfonie Persiane” është demoralizimi i Gardës Revolucionare (Pasdaran). Plani synon të krijojë përshtypjen se rënia e qeverisë është e pashmangshme, duke infiltruar komunikimet e tyre të brendshme dhe duke izoluar njësitë që shtypin protestat.

Për të bashkuar shtresat e ndryshme të popullsisë, nga tregtarët e varfëruar deri te rinia që kërkon demokraci, Inteligjenca Artificiale do të luajë një rol kyç në gjenerimin e sloganeve dhe imazheve që do të forcojnë narrativën e revoltës.

Nga ana tjetër, Irani nuk po qëndron duarkryq. Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei ka krijuar një “shtab të luftës psikologjike” me 40 mijë studentë, nën programin “Balagh-e-Mobin”. Synimi i tyre është të mbrojnë vlerat e Islamit dhe të sulmojnë “Perëndimin”.

Ndërkohë që kjo betejë narrativash vazhdon, Shtëpia e Bardhë po përdor edhe strategjinë e mashtrimit, duke e mbajtur Teheranin në alarm të vazhdueshëm për një ndërhyrje ushtarake të mundshme, një manovër kjo e ngjashme me “Operacionin Fortitude” të Luftës së Dytë Botërore.

Rezultati i kësaj përplasjeje do të varet nga aftësia e SHBA-ve për të qenë e besueshme në mesazhet e saj dhe nga forca e popullit iranian për të vijuar rezistencën.

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

By: E S
13 January 2026 at 22:47

Të tjera pamje nga kamerat e sigurisë, kanë dalë në media, të cilat tregojnë momentin kur i paraburgosuri Altin Ndoci mbërrin në oborrin e Spitalit të Durrësit, i shoqëruar me ambulancë.

Në këto pamje, Ndoci shfaqet duke dalë nga ambulanca i lirë dhe pa pranga, dhe më pas të shoqërohet në drejtim të godinës së spitalit.

Shoqërimi i tij bëhet në kundërshtim me rregulloren, pasi duhej të ishte i prangosur për shkak të rrezikshmërisë.

Ndërkohë më herët, u publikuan edhe pamje të tjera të kapura nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë momentin e arratisjes, që zgjasin vetëm rreth 6 sekonda. Ndoci duket se ka vepruar tërësisht i qetë pasi nuk shihen roje sigurie apo punonjës policie që të jenë duke e ndjekur nga pas.

Altin Ndoci, një personazh i njohur i botës së krimit, i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, u arratis nga paraburgimi këtë të martë, 13 janar. 39-vjeçari ishte dërguar në infektivin e spitalit pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Ndoci dyshohet të jetë arratisur në momentin kur është lënë vetëm brenda një dhome në spital. Mbetet e paqartë si ka arritur të largohet, duke qenë se për ruajtjen e tij ishin caktuar të paktën pesë efektivë policie.

Targat e “Audi A7”-ës ishin të vjedhura, mjeti me të njëjtin model

Kamerat e sigurisë tregojnë se ai u arratis nëpërmjet një makinë “Audi A7“, me targë AA700RS, që e priste te parkingu i spitalit.

Mësohet se targat e automjetit që u përdor për arratisjen e Ndocit nga Spitali i Durrësit rezultojnë të denoncuara të vjedhura pak ditë më parë.

Autorët që ndihmuan në arratisjen e Ndocit duket se e kishin planifikuar në detaje planin, në mënyrë që askush të mos dyshonte pasi modeli i makinës që u vodhën targat dhe makina që u përdor për arratisje është i njëjtë, “Audi A7”.

Kush ishte polici që qëlloi në ajër për ta trembur

Mësohet se një nga policët që e shoqëronte Ndocin nga paraburgimi i Durrësit për në spital, ka qenë Fatjon Baci. Ai është personi që shfaqet në pamjet që kanë qarkulluar nga momenti i arratisjes së Ndocit dhe shihet me armë në dorë.

Në momentin kur Ndoci arriti t’u largohej punonjësve të Policisë, Baci ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit për ta trembur, por kjo nuk mjaftoi për ta ndaluar të arratisurin, i cili tashmë ishte larguar nga ambientet e spitalit.

Forca të shumta policie janë vënë në lëvizje me qëllim kapjen e tij. Ndërkohë, arratisja e Ndocit, ka sjellë pezullimin e gjithë zinxhirit komandues të burgut të Durrësit. Deri më tani raportohet për 10 zyrtarë të pezulluar.

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

By: E S
13 January 2026 at 22:38

Altin Ndoci nuk u arratis për shkak të një rrethane të favorshme të momentit, por ai qartazi, e kishte thurur më parë planin e tij. Pikëpyetjet e shumta lidhur me ngjarjen e rëndë lidhen me gjithë procedurën e çuditshme të ndjekur nga autoritetet e paraburgimit të Durrësit, dhe shkeljet flagrante nga ana e tyre.

Rregullorja e Përgjithshme e burgjeve parashikon në nenin 109 të saj, pika 2 se “numri i punonjësve të sigurisë që bëjnë shoqërimin e të burgosurit të sëmurë në shërbimet e kujdesit shëndetësor jashtë institucionit caktohet në varësi të situatës, rrezikshmërisë, ambienteve, por në asnjë rast jo më pak se 3 (tre) punonjës sigurie për një të burgosur”.

Që këtu, nis shkelja e parë. Në furgonin e policisë së burgjeve, për të shkuar në repartin infektiv të spitalit të Durrësit, nuk ishte vetëm Altin Ndoci, por dhe një tjetër i paraburgosur, i dyshuar për vepra jo të rënda. Sipas rregullores, do të duhej që minimalisht për shoqërimin e tij të ishin 6 punonjës sigurie. Në të vërtetë, ishin vetëm 5. I gjashti ishte thjesht shoferi i furgonit.

Altin Ndoci, nuk ishte një i paraburgosur i rëndomtë. Nuk ishte as e nevojshme të lexoje gjithë dosjen e tij për të vlerësuar se bëhej fjalë për një person fort të rrezikshëm. Në këtë rast edhe protokollet, nuk janë ato të një rasti normal. Përkundrazi. Në situata të tilla përfshihen forcat operacionale, me një numër më të lartë efektivësh, e madje kërkohet dhe mbështetje nga policia. Dhe minimalisht dy furgonë. Por as kjo nuk ndodhi. Për Report Tv policia e Shtetit tha se në këtë shoqërim, nuk u kërkua ndihma e bluve.

Reparti infektiv në spitalin e Durrësit, ka një dhomë qeli, për të vizituar të dënuar apo të paraburgosur. Në çdo rast, sipas burimeve nga spitali, personeli mjekësor njoftohet paraprakisht. Nuk rezulton të ketë ndodhur.

Për habi, gjatë paradites, në portën hyrës të godinës tre katëshe të Infektivit, sot nuk kishte as roje private.

Nuk mbaron me kaq. Sipas dinamikës së ngjarjes, Ndoci është shoqëruar lart, vetëm nga dy punonjës sigurie. Tre të tjerët shoqëronin të paraburgosurin tjetër, larg së qeni, i një rrezikshmërie të lartë. Madje pasi ky i fundit ka përfunduar vizitën, të tre i kanë hipur furgonit për ta rikthyer në qeli, duke e lënë Ndocin, tërësisht në duart e vetëm dy kolegëve të tyre.

Por njollat e errëta që mbulojnë këtë ngjarje, shtrihen përtej këtij episodi. Për cilat arsye, mund të lihej në një burg si ai i Durrësit, botërisht i njohur, si një mjedis konvaleshence për të dënuarit një person me rrezikshmëri të lartë, i arrestuar me urdhër të SPAK, si pjesë e grupeve kriminale?

Pakujdesi apo komplicitet, këtë mbetet ta vërtetojnë hetimet. Por një gjë është e qartë, arratisja e Ndocit është një dështim spektakolar! /Shqiptarja.com/

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

By: E S
13 January 2026 at 22:28

Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar automjetin tip Audi, me targë ‘AB 700 RS’, me të cilin është arratisur ditën e sotme nga spitali rajonal i Durrësit, Altin Ndoci.

Ndoci u largua sot pas një vizite mjekësore në spital, edhe pse i shoqëruar nga disa efektivë të burgjeve.

Besohet se arratisja e këtij personazhi të rrezikshëm të botës së krimit ishte e mirëplanifikuar, pasi automjeti në fjalë ka qenë duke e pritur atë në parkingun e spitalit.

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

By: E S
13 January 2026 at 22:20

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka shprehur kritika të forta ndaj mënyrës se si opozita po organizon protestat kundër qeverisë, duke theksuar se ato nuk kanë më peshën dhe efektin e nevojshëm politik. I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, Shehi u shpreh se protestat aktuale nuk arrijnë të mobilizojnë qytetarët dhe nuk prodhojnë ndryshim real.

“S’po protestojmë si në Teheran. Këto nuk janë protesta qytetare masive, por tubime militantesh që po lodhen javë pas jave”, deklaroi Shehi. Ai theksoi se pjesëmarrja e kufizuar tregon mungesën e një mesazhi të fortë politik dhe të figurave frymëzuese. Sipas tij, Sali Berisha nuk arrin më të inspirojë shumicën e shqiptarëve për të dalë në rrugë.

Shehi u shpreh se opozita duhet të ndalë retorikën e përsëritur dhe të ndërtojë një projekt politik të qartë, 360 gradë, me objektiva konkrete. “Nuk mjafton të kërkosh largimin e Edi Ramës apo qeveri teknike, kur këto nuk janë realisht të arritshme. Opozita duhet të fokusohet në gjëra që i ka në dorë: reformën zgjedhore, reformën administrative, rishikimin e Kushtetutës”, tha ai.

Kreu i LZHK-së nënvizoi se sot shpresa kryesore e qytetarëve është te drejtësia, duke shtuar se opozita duhet ta mbështesë SPAK-un dhe institucionet e drejtësisë, në vend që t’i sulmojë kur vendimet nuk i pëlqejnë. “Vetëm drejtësia mund të rikthejë besimin dhe të inspirojë qytetarët”, u shpreh Shehi.

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

By: E S
13 January 2026 at 22:11

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, duke komentuar rastin e Altin Ndocit, i cili u arratis nga spitali i Durrësit, u shpreh se ka patur edhe një rast tjetër potencial, që mund të kishte ndodhur në Shkodër.

Ai tha se ka pasur një situatë në burgun e Reçit, ku drejtuesi i grupit të shoqërimit ka refuzuar transportin e një të burgosuri me argumentin se nuk ka pasur masat e duhura të sigurisë.

Madje ai shtoi se ndaj tij është propozuar masë disiplinore.

“Përpara ca ditësh, e njëjta situata ka ndodhur në Burgun e Reçit në Shkodër, ku një personazh më i rrezikshëm se ky , ka dashur të shkojë në spital drejtuesi i grupit të shoqërimit ka thënë: me kaq veta sa kam, nuk e shoqëroj.

I është propozuar masë disiplinore pse nuk e çon, dhe tani i është anuluar masa në Drejtori të Përgjithshme, sepse i kishin thënë do ti vendosim masë, se ky nuk zbaton urdhrin.

Ai thotë se nuk ka garanci ta çoj, sepse ikën pastaj, ka probleme në analizën e riskut që bën. Këtë më duket e kanë bërë në kokën e vet, pa lajmëruar këta lart dhe tani shiko çfarë bëhet.”, tha ai në “Real Story”.

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

By: E S
13 January 2026 at 22:03

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili organizohet nën kujdesin e veçantë të presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Kreu i qeverisë ndau pamjet në rrjetet sociale nga pjesëmarrja në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Zayed”, të cilat nderojnë iniciativat humanitare të atyre që kontribuojnë në vendet në zhvillim.

Çmimet u akorduan për projekte dhe organizata që kanë punuar lidhur me përmirësimin e arsimit dhe shkollimit, sigurimin e ujit të pijshëm, mbështetjen e ushqimit për komunitetet në nevojë si dhe për nisma që adresojnë ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ndërkaq, kryeministrit Edi Rama iu akordua medalja “Zayed” nga presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan. Rama theksoi se ky është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar.

Kreu i Ekzekutivit ishte i pranishëm në këtë event me ftesë të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ky forum ndërkombëtar bën bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.

Yesterday — 13 January 2026Java News

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

By: E S
13 January 2026 at 21:54

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTV, inxhinieri i njohur i hidroteknikës Dhimitër Vogli tha se problemi kryesor i përmbytjeve në Shqipëri nuk është mungesa e reagimit në emergjencë, por dështimi i sistemit të parandalimit.

Sipas tij, kur ndodh katastrofa, shteti arrin të funksionojë:

“Sot emergjencat civile janë relativisht mirë të organizuara për ndërhyrjen në momentin e fatkeqësisë: vijnë në kohë, kanë mjete, makina, ushqime, logjistikë. Kjo anë funksionon.”

Por thelbi i problemit, thekson Vogli, është parapërgatitja:

“Ajo që çalon fort është ana tjetër: parapërgatitja. Ne reagojmë pasi uji ka hyrë në shtëpi, por nuk punojmë që uji të mos hyjë fare. Ende nuk është e qartë kush mban përgjegjësi për mungesën e saj: bashkia, ministria, qeveria qendrore? Pa ndarë përgjegjësinë, nuk mund të gjesh zgjidhjen.”

Sipas Voglit, një nga arsyet kryesore të këtij dështimi është shkatërrimi i strukturës teknike shtetërore që dikur mbikëqyrte sistemin e ujërave:

“Dikur Shqipëria kishte institute shtetërore dhe specialistë që e njihnin të gjithë sistemin: argjinaturat, kanalet, hidrovoret dhe veprat mbrojtëse. Sot kjo nuk ekziston më.”

Ai thekson se projektet sot realizohen të copëzuara, pa një vizion të përbashkët:

“Projektet bëhen nga firma të veçuara. Ai që ndërton një urë të re nuk e di çfarë ka bërë ai që ka ndërtuar të vjetrën.”

Vogli shton se mungon një strukturë shtetërore që ta shohë të gjithë sistemin në tërësi:

“Nuk ka një bërthamë shtetërore që ta kontrollojë sistemin. Nuk ka kontroll teknik real.”

Sipas tij, as ministrat nuk mund të zëvendësojnë dijen teknike:

“Kjo nuk është punë politike. Kjo është punë inxhinierësh.”

Zgjidhja, sipas Voglit, është e thjeshtë dhe shumë më pak e kushtueshme se dëmet nga përmbytjet:

“Duhet një grup i vogël specialistësh shtetërorë, 10–15 vetë, që të njohin çdo digë, çdo argjinaturë, çdo kanal dhe çdo hidrovore. Kjo do të kushtonte shumë pak, krahasuar me qindra milionë euro që shteti paguan sot për dëme.”, thotë Vogli.

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

By: E S
13 January 2026 at 21:45

Autoritetet iraniane njoftuan se kanë arrestuar 279 persona që dyshohet se lidhen me “organizata trazirash” me lidhje me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

Shefi i policisë së sigurisë publike, Faraja, tha se janë arrestuar 279 banditë dhe shkaktarë trazirash, sipas raportimit të transmetuesit shtetëror IRIB në Telegram.

Zyrtarët iranianë akuzojnë SHBA-në dhe Izraelin për nxitje të paqëndrueshmërisë në vend dhe i kanë quajtur protestuesit “vandalë”.

Protestat, që sipas autoriteteve kanë përfshirë rreth 180 qytete dhe qyteza në 31 provinca, u shkaktuan nga zemërimi për rënien e monedhës iraniane dhe rritjen e kostos së jetesës.

❌
❌