Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 January 2026Java News

“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

By: Os De
22 January 2026 at 18:56

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama nuk votoi në Parlament për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet vullneti i vërtetë politik matet me votë dhe jo me fjalime patetike, duke iu referuar kështu fjalimeve të Ramës në Kuvend.

Bardhi tha gjithashtu se kryeministri Rama e përdori marrëveshjen e Bordit të Paqes si skenë të urrejtjes politike kundër opozitës dhe si moment për të goditur SPAK-un.

Ai shtoi gjithashtu se kryeministri u rreshtua sot në Parlament si avokat i Erion Veliajt, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit, por jo si një shtetar i përgjegjshëm.

Reagimi i Bardhit:

Kush beson vërtet te një marrëveshje dhe te arkitekti i saj, Presidenti Trump, nuk braktis votimin. Edi Rama e bëri. Ai nuk e votoi marrëveshjen!

Iku nga seanca pa asnjë arsye shtetërore. Sepse Edi Rama jo vetëm që nuk e sheh dot me sy Donald Trump, por i duhej vetëm skena politike për të mbuluar dështimin e tij spektakolar me mungesën në Davos.

Rama e përdori marrëveshjen e Bordit të Paqes si skenë të urrejtjes politike kundër opozitës dhe si moment për të goditur SPAK-un. U rreshtua si avokat i Erion Veliajt, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit, por jo si një shtetar i përgjegjshëm.

Ne ia dogjëm skemën perverse antiopozitë Edi Ramës. Ne e votuam me besim marrëveshjen dhe partneritetin me Presidentin e SHBA-së. Ai u zhduk nga Parlamenti pa votuar.

Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

Pse është më mirë Ivanka sesa NATO!

22 January 2026 at 18:48

Nga Dritan Hila

Gjithë historia e paqes në Ukrainë vërtitet rreth boshtit nëse amerikanët do futen të investojnë aty, çka do të sillte edhe një lloj kufiri për ambiciet ruse, pasi goditja e tyre do të sillte në mënyrë të tërthortë prekje të interesave amerikane.

Sa më sipër është një ilustrim bashkëkohor sesa të lidhura janë luftërat dhe aleancat me ekonominë.

35 vite pas hapjes së Shqipërisë, është hera e parë që një investim serioz amerikan afrohet në Shqipëri. Dhe është hiç më pak se vajza e presidentit amerikan, por jo vetëm. Është përfaqësuese edhe e një lobi të fuqishëm hebre dhe pinjolle e një dinastie ekonomike. Emrat që për ne vdekatarët e zakonshëm janë mitikë, Bezos, Musk etj, në Mar El Lago janë të shtëpisë.

Donald Trump është ndër të paktët presidentë që postin po e shfrytëzon edhe për interesa personale. Ka projekt për investime të vetat apo në Join Venture në Emirate, në Vietnam, po negociohet edhe në Bjellorusi dhe Rusi. Ishte edhe në Serbi, por Vuçiç u tregua i dobët. Kurse Rama i siguroi atë që një investitor ka nevojë: siguri dhe procedura të thjeshta.

Pavarësisht zërave kundër, investimi amerikan do të jetë në një zonë kënetore që sipërmarësit shqiptarë nuk do jenë në gjendje ta mbulojnë apo ta vënë në eficencë. Aty ka qënë prej 35 vitesh dhe është shfrytëzuar vetëm nga bretkosat dhe gjermanët e polakët që pinë hashash. Kurse investimi nga një brend si Trump, do t’i sigurojë një status prestigjioz zonës dhe më gjerë Shqipërisë. Natyrisht që kjo do sjellë edhe standarde krejt të tjera në turizëm duke filluar nga kanalizimet, ujësjellësi, ujrat e zeza, etj.

Pas kësaj, vendi mund të jetë emër familjar edhe për Amazon, Ikea e të tjerë gjigandë ndërkombëtarë. Imagjinoni që Ikea ka pikë në Janinë, por jo në një vend të tërë si ne. Këto janë sipërmarrje që mbase do duan një ose dy dekada të materializohen, por hyrja e Shqipërisë në hartën e tyre është edhe një koeficent sigurie për vendin duke e kthyer më vonë në një hub për shpërndarje në gjithë Ballkanin. Jo më kot Via Egnatia fillonte te ne. Padyshim mund të jetë një Rrugë e Mëndafshit por me kah të kundërt.

Dhe e gjitha kjo siguron futjen e vendit nën sqetullën amerikane jo vetëm ekonomike por edhe ushtarake. Dhe resorti i Ivankës si fillim do na shpëtojë nga zbrazja e të pëgërave të trageteve në brigjet tona, pasi nëse vazhdon të ndodhë si çdo behar, këtë herë do ta bëjnë përpara pronës së dikujt që do t’i bëjnë kapitenët e anijeve ta hanë atë që ka zbrazur. Si fillim nuk është pak për ne, që na bëjnë rreshtore fqinjët.

Spiropali reagon pas votimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes: U konfirmua pesha e re e Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare

By: Os De
22 January 2026 at 18:45

Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e sotme me 110 vota Pro Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes. 

Ministra për Europën dhe Punët e Jashtë, Elisa Spiropali është shprehur se ky projektligj i miratuar është një hap domethënës që forcon zërin e Shqipërisë në skenën globale si një aleat dhe faktor për paqe, siguri e stabilitet. 

“Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 110 vota Pro Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”. 

Kuvendi konfirmoi vizionin dhe peshën e re të Shqipërisë në arkitekturën ndërkombetare, si një aleat dhe faktor për paqe, siguri e stabilitet. 

Një hap domethënës që forcon zërin e Shqipërisë në skenën globale. 

Me përgjegjësi, dinjitet dhe vizion për të lartësuar emrin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, shkruan Spiropali. 

 

Reagime të ashpra pas incidentit/ Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në Minesota

By: Os De
22 January 2026 at 18:40

Një incident i ndodhur në Minesota ka shkaktuar zemërim dhe shqetësim në komunitet, pas arrestimit të një fëmije 5-vjeçar nga zyrtarët e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE). 

Fëmija, i identifikuar si Liam Ramos, ishte me babain e tij, Adrian Alexander Conejo Arias, kur agjentët e ICE e arrestuan atë si pjesë e një operacioni më të gjerë të zbatimit të ligjit. 

Sipas ‘BBC’, incidenti ndodhi të martën, kur Liam, i sapo kthyer nga kopshti, ishte në shtëpi me të atin. Sipas Drejtoreshës së Shkollave Publike të Columbia Heights, Zena Stenvik, zyrtarët e ICE iu afruan familjes në oborrin e shtëpisë, dhe një agjent mbajti fëmijën ndërkohë që arrestoi babanë e tij. 

Në një postim në X Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) theksoi se “ICE NUK shënjestroi një fëmijë”, duke shtuar se operacioni ishte i synuar ndaj babait të fëmijës, një i huaj i paligjshëm i cili kishte një rast aktiv për azil dhe nuk kishte urdhër deportimi. DHS gjithashtu tha se për sigurinë e fëmijës, një oficer i ICE qëndroi me të derisa arrestimi i babait të tij u krye. 

Megjithatë, incidenti ka shkaktuar një reagim të fortë nga anëtarët e komunitetit dhe zyrtarët e shkollës. Zena Stenvik e pyeti publikisht: 

“Pse duhet të mbahet në paraburgim një fëmijë 5-vjeçar? Nuk mund të më thuash që ky fëmijë do të klasifikohet si kriminel i dhunshëm”, u shpreh drejtoresha e shkollës. 

Fotot e ngjarjes, tregojnë Liamin, i cili mbante një kapelë dimërore në formë lepuri, duke qëndruar jashtë ndërsa një oficer i mbante çantën e shpinës. Zyrtarët e shkollës thanë se këto fotografi ishin marrë nga kalimtarë të rastit dhe nuk i identifikuan individët që i kishin bërë ato. 

Marc Prokosch, një avokat që përfaqëson familjen, njoftoi se Liam dhe babai i tij do të mbaheshin në një qendër paraburgimi në Teksas. Sipas zyrtarëve të shkollës, babai kishte një rast aktiv për azil dhe nuk kishte urdhër deportimi. 

 

 

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë me makinën e ambasadës..

By: Os De
22 January 2026 at 18:33

Pas qëndrimit prej një ditë në Vlorë, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, është shfaqur këtë të enjte në Tiranë, në makinën e ambasadës së SHBA në Shqipëri. 

Mbrëmjen e djeshme, vajza e Donald Trump dhe kryeministri Edi Rama konsumuan një kafe në zonën e Ujit të Ftohtë dhe më pas kanë darkuar në një restorant në Orikum. 

Midis tyre kanë qenë dhe 60 arkitektë që kanë qëndruar dhe diskutuar deri në orën 23:00 të mbrëmjes. 

Batutat dhe ironitë e Kryemadhit në GJKKO: U puth Ina me Keijsin, u thashë unë por s’më besuat… Si këtu, drejtësi me regji

By: Os De
22 January 2026 at 18:13

Këtë të enjte Monika Kryemadhi është paraqitur në Gjykatën e Posaçme.

Teksa po shkonte për ambientet e GJKKO, Kryemadhi nuk i kurseu batutat me gazetarët, duke komentuar me humor edhe puthjen mes personazheve të Big Brother-it, Keijsi dhe Ina.

“U puth Ina me Keijsin, kur thash unë dashuri me regji nuk më besuat… si këtu, drejtësi me regji’, u shpreh Kryemadhi me ironi.

 

 

Bëhet viral kryeministri çek, bleu një glob për të parë se ku ndodhet Groenlanda

By: Os De
22 January 2026 at 18:03

Kryeministri çek Andrej Babis është vënë në qendër të kritikave nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët nuk hezituan ta tallnin pasi njoftoi se kishte blerë një glob të shtrenjtë për të parë se ku… ndodhet Groenlanda.

“E bleva këtë glob për 15,000 krona (617 euro), një glob i madh dhe i bukur, për të parë saktësisht se ku ndodhet Groenlanda”, u tha Babis gazetarëve kur u pyet se cili ishte qëndrimi i qeverisë së tij ndaj ambicieve të presidentit amerikan për këtë territor autonom danez.

Të martën, miliarderi i vetëshpallur “Trumpist” shkoi edhe më tej, në një video që postoi në Facebook, në të cilën vlerësoi globin në krahasim me hartat “e sheshta” që ai pretendon se shtrembërojnë realitetin gjeografik.

“Në këtë glob të bukur mund të shohim madhësinë reale të Groenlandës krahasuar me SHBA-në dhe Evropën. Dhe Rusia është afër dhe, nëse do të kishte një konflikt, Zoti na ruajt, raketa nuk do të duhej të shkonte larg”, shtoi ai.

Përdoruesit e mediave sociale nuk ishin të sjellshëm me të dhe nxituan ta tallnin, si për çmimin e globit – dhjetë herë më të shtrenjtë se çmimi i këtyre objekteve zakonisht në Republikën Çeke (400-1,000 korona) – ashtu edhe për deklaratat e tij.

“Hajdutët godasin përsëri. Ia shitën një glob një pensionisti naiv për 15,000 korona”, shkruhej në mbishkrimin e një karikaturë. Një përdorues tjetër në platformën X sugjeroi që Babis të kërkonte Ukrainën në glob “për të zbuluar se sa afër është lufta”. Kryeministri çek po kërkon të zvogëlojë ndihmën që vendi i tij i dërgon Kievit.

Sipas Ondrej Sveda, një përfaqësues i faqes së internetit të krahasimit të çmimeve Heureka, çekët kanë kërkuar globe në internet ditët e fundit. “Që nga e hëna kemi regjistruar një rritje prej 420%” në këtë kërkim, komentoi ai.

Babis, 71 vjeç, u rikthye në pushtet në dhjetor, duke udhëhequr një qeveri koalicioni midis partisë së tij, ANO, partisë së krahut të djathtë Zëri i Shoferëve dhe SPD-së së ekstremit të djathtë.

 

 

Zelensky paralajmëron Europën: Nëse nuk veproni tani, Rusia do të godasë më fort!

By: Os De
22 January 2026 at 17:57

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Evropës, duke theksuar se mungesa e veprimit të vendosur ndaj Rusisë po rrit rrezikun për sigurinë e kontinentit.

Duke iu referuar ngjarjeve në Bjellorusi në vitin 2020, Zelensky tha se dështimi i komunitetit ndërkombëtar për të mbështetur popullin bjellorus ka sjellë pasoja të rënda. Sot, sipas tij, Rusia ka vendosur raketa “Oreshnik” në territorin e Bjellorusisë, me rreze veprimi që arrin shumicën e kryeqyteteve evropiane.

“Po të kishte triumfuar populli bjellorus në vitin 2020, kjo nuk do të kishte ndodhur”, u shpreh Zelensky në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mungesën e veprimit të Evropës ndaj naftës ruse, duke theksuar se ajo vazhdon të transportohet pranë brigjeve evropiane dhe po financon drejtpërdrejt luftën kundër Ukrainës.

Zelensky pyeti pse Shtetet e Bashkuara, nën administratën Trump, mund të ndalonin cisternat e “flotës hije” dhe të sekuestronin naftën, ndërsa Europa nuk vepron njësoj. Sipas tij, nafta ruse duhet të ndalet, të konfiskohet dhe të shitet në dobi të Evropës.

“Nëse Putini nuk ka para, nuk ka luftë. Nëse Europa ka burime, ajo mund të mbrojë qytetarët e saj”, tha ai.

Në lidhje me sigurinë, Zelensky vuri në dukje se Europa mbështetet kryesisht në bindjen se NATO do të reagojë në rast rreziku, por theksoi se aleanca nuk është testuar kurrë plotësisht. Ai ngriti pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse Rusia do të sulmonte Lituaninë apo Poloninë dhe nëse Shtetet e Bashkuara do të reagonin gjithmonë.

“NATO ekziston falë besimit se SHBA-të do të veprojnë. Por çfarë ndodh nëse nuk vepron?”, theksoi ai.

Në fund, Zelensky kritikoi praninë e dobët ushtarake europiane në zona strategjike, duke përmendur dërgimin e vetëm disa dhjetëra ushtarëve në Groenlandë.

“Çfarë mesazhi i dërgon kjo Putinit? Kinës? Dhe mbi të gjitha, Danimarkës?”, deklaroi presidenti ukrainas.

Ukraina kërkon investime, jo vetëm armë

Zelensky e nënvizoi se mbrojtja e Ukrainës është një detyrë jashtëzakonisht e kushtueshme, duke u bërë thirrje bizneseve ndërkombëtare të investojnë që tani, me besimin se paqja do të vijë.

“Punë, para dhe investime për Ukrainën”, tha Zelensky, duke theksuar se stabiliteti afatgjatë varet nga angazhimi ekonomik dhe politik.

Ai njoftoi se një ekip amerikan do të udhëtojë sot drejt Moskës, pas një takimi paraprak me Presidentin amerikan Donald Trump, ndërsa më pas pritet një takim mes ekipeve ukrainase dhe amerikane, i ndjekur nga një takim trepalësh 2-ditor në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zelensky theksoi se Rusia duhet të jetë e gatshme për kompromise, duke shtuar se dialogu, sado i vështirë, është më i mirë sesa mungesa e tij.

“Të gjithë duhet të jenë të gatshëm, jo vetëm Ukraina”, u shpreh ai, duke shtuar se shpreson që lufta të marrë fund. Duke folur për takimin e tij me Presidentin Trump, Zelensky e cilësoi atë si pozitiv dhe shumë të rëndësishëm, duke theksuar se për arritjen e paqes është e domosdoshme mbështetja e fuqishme e Shteteve të Bashkuara.

Sipas tij, edhe Evropa mund të ketë ndikim të ngjashëm, por i nevojitet më shumë kohë.

“Kjo është faza e fundit dhe më e vështira”, përfundoi Zelensky, duke shtuar se mbrojtja e interesave të Ukrainës në dialog me liderët botërorë nuk është e lehtë, por se ka pasur sinjale pozitive.

Shtyhet seanca në GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta/ Ja data e vendosur

By: Os De
22 January 2026 at 17:51

Me 29 janar caktohet data e radhës për seancën ndaj Ilir Metës për kalimin apo jo për gjykim te dosjes hetimore. Sot ishte radha e Prokurorisë se Posaçme për të bere parashtrimet për kërkesën për kalimin apo jo ne gjykim te dosjes. Nga 214 faqe parashtrime prokuroria ka mundur te lexoje sot 41 faqe. 

Mësohet se në seancën e sotme ishte pranishëm edhe vetë ish-Presidenti Meta por edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. 

Përballë tyre Irena Gjoka, ndaj të cilës Prokuroria e Përgjithshme konkludoi se rezultoi e dënuar në Greqi, pasi ka kaluar kufirin me vizë të falsifikuar, dënim të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.  

Kujtojmë se SPAK mbylli hetimet më 28 korrik 2025 ndaj ish Presidentit Ilir Meta. Dosja më pas u dërgua në gjykatë në gusht të po atij viti, por ende nuk është vendosur nëse do të kalojë apo në gjykim. 

Kushtetuesja pranon kërkesën e Berishës për të shqyrtuar masën “detyrim paraqitjeje”

By: Os De
22 January 2026 at 17:44

Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Sali Berishës për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e masës së vendosur, detyrim paraqitjeje për çështjen “Partizani”.

Pala mbrojtëse pretendon se vendimi i Gjykatës së Apelit të Posaçëm, Shkalla e Parë, me pas i Apelit dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë është në shkelje te Kushtetutës.

Pala ankimuese, Sali Berisha kërkon shfuqizim të tij. Kërkesa do të shqyrtohet ne seancë mbi bazën e dokumenteve. Data e seancës nuk është përcaktuar ende.

E doni Sazanin me investime amerikane apo ta coptojnë bandat shqiptare si Gjirin e Lalzit?

22 January 2026 at 16:52

Nga Kreshnik Spahiu    

Një pjesë e shqiptarëve janë shqetësuar nga përralla e “faljes së ishullit të Sazanit”.

Në thelb të kësaj fushate qëndron vendimi për të lejuar familjen Trump të investojë në një ishull të pabanuar, që sot shërben praktikisht si nevojtore publike për plazhistët që urinojnë kur shkojnë me anije për të kaluar disa orë plazh.

Sigurisht që Sazani ka mbetur i shkretuar, sepse sipërmarrësit shqiptarë nuk kanë kapacitete apo interes për të investuar një ishull që s’ka as energji elektrike dhe as ujë. Atëherë pse kjo histeri publike kundër një investimi të huaj?

“Shqipëria turistike”, po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku kërkesa e huaj është shumë më e lartë se cilësia dhe kapaciteti i investimeve lokale. Për këtë arsye, investimet e huaja nuk janë luks, por domosdoshmëri.

Në dekadat e fundit, brigjet e Mesdheut janë shndërruar në një nga motorët më të fuqishëm ekonomikë të Europës. Në Itali, Greqi, Kroaci, Francë, Turqi, zhvillimi turistik nuk erdhi rastësisht. Ai ishte rezultat i një politike të qartë: hapjes ndaj kapitalit të huaj dhe përfshirjes së korporatave ndërkombëtare në ndërtimin e industrisë së turizmit.

A kanë kompanitë shqiptare fuqinë financiare, teknologjinë dhe përvojën për ta bërë këtë zhvillim të mundur?

Jo. Jo Turizmi bregdetar i nivelit të lartë është industri kapitale-intensive. Marina, aeroporte turistike, resorte luksoze, infrastrukturë ujore dhe energjetike kërkojnë investime kolosale. Sipërmarrësit lokalë, në shumicën e vendeve të Mesdheut, nuk kanë pasur kurrë kapacitet për projekte të kësaj shkalle.

Janë fondet ndërkombëtare, bankat globale dhe korporatat shumëkombëshe që kanë sjellë miliarda euro pa rënduar buxhetet publike. Greqia, Kroacia dhe Mali i Zi nuk do të kishin sot marina moderne, resorte ikonë dhe qytete turistike të reja pa kapitalin e huaj.

Një avantazh vendimtar janë markat globale që sjellin turistë të garantuar. Një hotel lokal, sado i bukur, nuk mbush dot qindra dhoma gjatë gjithë vitit.  Korporatat ndërkombëtare sjellin edhe standarde, profesionalizëm dhe cilësi. Një nga problemet tradicionale të turizmit lokal ka qenë mungesa e shërbimit cilësor. Investitorët e huaj sjellin menaxhim profesional, teknologji, trajnime dhe kulturë shërbimi.

Këto investime krijojnë mijëra vende pune, formojnë menaxherë të rinj dhe rrisin nivelin e gjithë industrisë.

Prania e markave luksoze rrit edhe prestigjin kombëtar. Një vend me resorte markash të famshme perceptohet ndryshe në tregjet ndërkombëtare dhe tërheq turistë me fuqi të lartë blerëse, investitorë të rinj dhe zhvillon turizëm 12 mujorë gjithë vitin.

Në shumë raste, shtetet e Mesdheut janë zhvilluar pa shpenzuar fonde publike, duke përdorur kapital privat ndërkombëtar.

Kjo nuk do të thotë përjashtim i sipërmarrjes vendase. Modelet më të suksesshme janë partneritetet mes kapitalit lokal dhe atij të huaj.

Fatkeqësisht, në 30 vitet e fundit një nga dështimet më të mëdha të Shqipërisë ka qenë pengimi sistematik i investitorëve të huaj. Berisha, Meta dhe Rama kanë favorizuar klientelën politike që u financonte fushatat, duke bllokuar investime serioze dhe duke e kthyer bregdetin në kantier pallatesh.

Në këtë errësirë, projekti i Sazanit është një nga të paktat drita jeshile. Ai nuk do të ishte thjesht një investim, por një standard i ri zhvillimi. Një Monte Carlo shqiptar në zemër të Mesdheut.

Është gati e pabesueshme të imagjinosh që Vlora e Ismail Qemalit të shndërrohet në një kryeqytet të elitave botërore mes Lindjes dhe Perëndimit. Por mos harroni: vetëm dhjetë vjet më parë, për në Vlorë udhëtohej katër orë mes gropave ku as karroca e Ismail Qemalit nuk do të kalonte dot.

Lërini amerikanët të investojnë në Sazan, përpara se ishulli të copëtohet nga bandat shqiptare, ashtu siç ndodhi me Gjirin e Lalzit.

Shqipëria s’ka nevojë që ishulli i vetëm të katandiset nga pazarxhinjtë shqiptar si Golemi, Shkëmbi Kavajës apo si Shëngjini…..

Mos u shtirni më patriot se Francezët, Spanjolët, Italianët apo Turqit të cilët bregdetin e tyre e kanë zhvilluar me investime të huaja dhe jo vetëm lokale.

Paralajmëron socialistët, Berisha: Shkoni e thojini Ramës, qëndro në zyrë më datë 24 se po të vjen populli

By: Os De
22 January 2026 at 16:48

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama për protestën e 24 janarit. Nga foltorja e Kuvendit ai iu drejtua socialistëve që ta paralajmërojnë kreun e qeverisë për protestën e thirrur nga opozita të shtunën.

“Rama po bën gjithçka të shpëtojë, por në mënyrë absolute data 24, ju që jeni këtu shkoni e thojini, po je burrë qëndro në zyrë. I thoni rrini në zyrë dhe prite popullin që po vjen. Shkoni dhe ju me të”, u kërkoi socialistëve Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi Ramën për afera korruptive, duke përmendur dosjen e AKSHI-t, ku sipas tij biznesmenët pengohen të marrin pjesë në gara me urdhër politik.

“Merr vetëm faktin, ku e ke tani Edi Ramën, ku është në këtë moment? Po bën avokatin e Lubisë në gjykatë. Merr faktin, merr vetëm dosjen e AKSHI-t, ku me urdhër të Surrelit merren peng biznesmenë që guxojnë të marrin pjesë në garë. Mos krahaso të pakrahasueshëm”, u shpreh Berisha.

Berisha u ndal edhe te marrëdhëniet rajonale, duke akuzuar Ramën se deklaron mirëkuptim me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, por jo me kryeministrin e Kosovës.

“Merr faktin që deklaron se, unë merrem vesh shumë mirë me Vuçiçin, por nuk merrem vesh dot me kryeministrin e Kosovës, për faktin e vetëm se ia nuk u bindet urdhrave të Vuçiçit”, theksoi kreu demokrat.

Risi kompensimi për arsimin e fëmijëve, hapet aplikimi për DIVA

By: Os De
22 January 2026 at 16:45

Është hapur sot sistemi e-Tax, që mundëson plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA) për të gjithë individët që kanë detyrimin për ta plotësuar, por edhe për ata që kërkojnë të përfitojnë kompensimin për arsimin e fëmijëve. 

Detyrimin për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave e kanë individët me të ardhura mbi 1.2 mln lekë në vit, të dypunësuarit dhe ata që kanë krijuar të ardhura të padeklaruar mbi 50 mijë lekë në vit nga qiraja, honorarë etj.. 

Risi janë plotësimi i DIVA-s nga individët që kërkojnë të përfitojnë kompensimin e fëmijëve. 

Për të gjithë ata individë që e plotësojnë për herë të parë deklaratën vjetore të të ardhurave, lehtësisht mund të hyjnë nëpërmjet faqes së tatimeve në linkun e-Shërbime te rubrika për individët, duke futur të dhënat nëpërmjet e-Albania. 

Publikohen detajet nga vrasja e Jani Aliajt, gazetari grek: Ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave pas…

By: Os De
22 January 2026 at 16:29

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Jani Aliajt, 49-vjeçarit shqiptar që ndodhet i arrestuar në Greqi për vrasje dhe ngjarje kriminale të tjera në burgun e Koridhalos. 

Sipas gazetarit grek Panagiotis Stathis, Aliaj ishte transferuar më parë në burgun e grave për shkak të dyshimeve se mund t’i bëhej atentat. 

“Duke pasur parasysh se kishte informacione se kundër tij ekzistonte një kontratë vdekjeje, ai ishte transferuar në burgun e grave pak kohë më parë, për arsye mbrojtjeje. Papritmas, u vendos që ai të rikthehej në degën kryesore të burrave, pa justifikim”, tha Stathis. 

Dy muaj më parë, Aliaj kishte mbijetuar një atentati në burg, por nuk u morën masa sipas gazetarit. 

“Është e qartë se ka përgjegjësi, si penale ashtu edhe disiplinore. A po kërkohen ata? Nëse një vrasje do të ndodhte në Komisariat, i gjithë departamenti do të shpërbëhej. Tani? A janë ata thjesht spektatorë të krimeve, pa asnjë përgjegjësi?”-u shpreh gazetari. 

49-vjeçari nga Tepelena ishte arrestuar në Greqi më 31 dhjetor 2024. Ai ishte dënuar me burg të përjetshëm në Shqipëri për vrasjen e Elton Çiços në Tiranë në 2016, një ngjarje që lidhej me hakmarrje. Po ashtu, Aliaj akuzohej edhe për një incident në Përmet në vitin 2015, ku një tentative për të vjedhur një sasi të madhe marijuane përfundoi me të plagosur. 

Presidenti Zelensky jep lajmin: Ukraina do të zhvillojë takim trepalësh me Rusinë dhe SHBA

By: Os De
22 January 2026 at 16:19

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se një delegacion amerikan do të udhëtojë sot drejt Moskës, pas përfundimit të takimit të tij me presidentin amerikan Donald Trump. 

Sipas Zelenskyt, ekipi ukrainas do të takohet fillimisht me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, ndërsa më pas, duke nisur nga dita e nesërme, do të zhvillohet një takim trepalësh dyditor mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së në Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Presidenti ukrainas theksoi se Rusia duhet të jetë e gatshme për kompromise, duke shtuar se kjo nuk është një përgjegjësi vetëm e Ukrainës. “Të gjithë duhet të jenë të gatshëm, jo vetëm Ukraina,” deklaroi ai, duke nënvizuar se dialogu është më i dobishëm sesa mungesa e tij. 

“Zoti e bekoftë, lufta do të përfundojë, shpresoj që po,” përfundoi Zelensky. 

Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

By: Os De
22 January 2026 at 16:10

Rusia është gati të dhurojë 1 miliard dollarë nga asetet shtetërore ruse të ngrira në Shtetet e Bashkuara për “Këshillin e Paqes” të Donald Trump, tha Vladimir Putin, duke vënë në dukje në të njëjtën kohë se Moska është e përgatitur të angazhojë një shumë të papërcaktuar për restaurimin e Ukrainës. 

Këto deklarata vijnë ndërsa presidenti rus thuhet se po shqyrton një ftesë nga presidenti amerikan për të marrë pjesë në Këshillin e Paqes, e cila u është dërguar dhjetëra udhëheqësve, përfshirë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. 

Sipas Reuters, Donald Trump e nisi iniciativën me disa udhëheqës sot, duke thënë se do të pasojnë edhe shumë të tjerë. Ideja u propozua për herë të parë në shtator, kur Trump njoftoi një plan për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe më pas për të zgjeruar mandatin e saj për të mbuluar “konfliktet në mbarë botën”. Karta përcakton që anëtarët e përhershëm duhet të kontribuojnë 1 miliard dollarë në financimin e organit. 

Putin thuhet se bëri propozimin për të përdorur 1 miliard dollarët nga fondet e ngrira ruse në një bisedë me udhëheqësin palestinez Mahmoud Abbas të enjten. 

Sipas Kremlinit, presidenti rus tha se Rusia mund t’i ndajë paratë për iniciativën për shkak të “marrëdhënies speciale” të Rusisë me popullin palestinez. 

Në sfondin e këtyre lëvizjeve, Putin pritet të takohet me të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner sot, teksa Kremlini nënvizon rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe dhe tregtisë në bisedimet në vazhdim. 

Sa fonde ruse janë bllokuar? 

I njëjti raport ofron të dhëna mbi madhësinë e rezervave të Rusisë dhe shkallën e angazhimit të tyre ndaj Perëndimit. 

Banka Qendrore e Rusisë, në raportin e saj të fundit gjithëpërfshirës mbi strukturën e rezervave të saj nga fillimi i vitit 2022, tha se rreth 11% e 613 miliardë dollarëve të saj në rezerva ari dhe valutore, ose rreth 67 miliardë dollarë, ishin në dollarë. Asetet në dollarë mund të mbahen vetëm në depozita me bazë në SHBA. 

Vetë Banka Qendrore vlerëson se një total prej rreth 300 miliardë dollarësh në fonde shtetërore ruse janë “ngrirë” nga vendet perëndimore, me pjesën më të madhe të tyre të vendosura në Evropë dhe të mbajtura në kujdestarin belg Euroclear. Nga ana e tij, grupi i punës REPO (Elitat, Përfaqësuesit dhe Oligarkët Rusë) – i krijuar nga G7, Bashkimi Evropian dhe Australia në vitin 2023, vlerësoi asetet e ngrira shtetërore ruse në 280 miliardë dollarë. 

Në të njëjtën kohë, Axios raportoi në shtator 2023 se vetëm 5 miliardë dollarë në fonde shtetërore ruse ishin gjetur të “ngrira” në SHBA, ndërsa guvernatorja e Bankës Qendrore, Elvira Nabiullina, kishte refuzuar të komentonte mbi shpërndarjen gjeografike të aseteve të ngrira. 

Si do të funksiononte transferimi i fondeve? 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot se një veprim i tillë do të kërkonte “zhbllokimin” e aseteve nga autoritetet amerikane, teksa Moska ende e quan ngrirjen të paligjshme. “Është ende e paqartë se si do të strukturohet ligjërisht. E gjithë kjo duhet të diskutohet”, tha ai. 

Ndërkohë, Banka Qendrore e Rusisë ngriti një padi në Moskë dhjetorin e kaluar, duke kërkuar 230 miliardë dollarë dëmshpërblim nga Euroclear, në përgjigje të lëvizjes së BE-së për të bërë ngrirjen e fondeve për një kohë të pacaktuar dhe propozimeve për t’i sekuestruar ato për financimin e Ukrainës. 

Së fundmi, burime të cituara nga Reuters raportuan vitin e kaluar se Rusia është e hapur ndaj idesë së përdorimit të fondeve shtetërore të ngrira për rindërtimin në Ukrainë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, me Moskën që këmbëngul që një pjesë e parave duhet të shpenzohet edhe në territoret që ajo kontrollon. 

Draftet e rrjedhura të një plani paqeje përmendin gjithashtu një propozim për të drejtuar një të tretën e totalit të fondeve të ngrira ruse në iniciativat e rindërtimit dhe investimeve të SHBA-së në Ukrainë, ndërsa pjesa tjetër do të drejtohej në një fond investimesh SHBA-Rusi. 

Vrasja mafioze e Ardian Nikulajt, “The Sun”: Ekzekutimi i biznesmenit “kushtoi” 1.7 milionë paund

By: Os De
22 January 2026 at 15:58

Videoja tronditëse e ekzekutimit të pamëshirshëm mund të dukej si një skenë nga një thriller i Hollivudit.

Por kjo ishte një vrasje reale, kapitulli më i fundit i një gjakmarrjeje 30-vjeçare që tashmë ka sjellë tetë vrasje – dhe, çuditërisht, në qendër të këtij konflikti vdekjeprurës janë tani një grup britanikësh dhe bashkëpunëtorët e tyre.

E gjithë masakra ka ndodhur në një rajon të largët të veriut të Shqipërisë, ku një kod i lashtë hakmarrjeje ende sundon. Megjithatë, vrasja e Ardianit ishte unike në historinë e gjatë dhe të përgjakshme të Shqipërisë, sepse për herë të parë u rekrutua një ekip i huaj vrasësish të dyshuar – nga Britania.

Dhe ndërsa policia në Shqipëri druhet për më shumë gjakderdhje, faza e radhës e kësaj lufte të pafundme mes dy familjeve po zhvillohet në gjykatat britanike, ku të akuzuarit për vrasjen e Ardian Nikulajt po luftojnë ekstradimin në Shqipëri për t’u gjykuar.

Ndërsa apelimi i tyre vazhdon, The Sun udhëtoi drejt Shqipërisë për të rindjekur hapat e skuadrës së dyshuar të vrasësve në ditët dhe orët para të shtënave. Familja e tronditur e Ardianit na hapi gjithashtu dosjen e provave, që sipas tyre, dëshmon se kush qëndronte pas vrasjes së tij brutale.

Ata zbuluan edhe frikën se vrasja nuk ka përfunduar ende – vëllait të Ardianit i është thënë se ka një shpërblim prej 1.7 milionë paundësh për kokën e tij, ndërsa armiq në Mbretërinë e Bashkuar po kërkojnë nëpër botë një vrasës me pagesë të gatshëm të pranojë kontratën.

E veja e Ardianit, Rudina, 49 vjeçe, qau teksa i tha The Sun: “Vrasjet duhet të ndalen – ka pasur tepër shumë.

Ne duam drejtësi për Ardianin dhe i bëjmë thirrje Mbretërisë së Bashkuar të bëjë gjënë e duhur dhe t’i dërgojë këta persona të dyshuar për këtë krim këtu për t’u përballur me drejtësinë.

Por gjakderdhja duhet gjithashtu të marrë fund. Shumë fëmijë kanë mbetur pa baba.”

Gjakmarrja nisi në vitin 1997, kur vëllai i Ardianit, Pëllumb Nikulaj, punonte si roje sigurie në një pikë karburanti në Shqipëri dhe u përball me familjen Lekstakaj.

Një i ri u largua pa paguar pasi mbushi makinën me karburant, ndaj ai shkoi të fliste me babanë e djalit për të kërkuar pagesën.

Disa orë më vonë, një grup prej shtatë personash, të armatosur me mitraloz, mbërriti në pikën e karburantit dhe vrau vëllain e Ardianit dhe pronarin.

Në dy vitet pasuese pati edhe tre vrasje të tjera – dy anëtarë të familjes Lekstakaj dhe një person i armatosur nga e njëjta familje, pasi ai i bëri pritë xhaxhait të Pëllumbit, Nikoll Nikulajt.

Më pas, gjakmarrja qëndroi e fjetur për 24 vjet, derisa shpërtheu sërish në një ditë me diell në prill të vitit 2023, në resortin bregdetar të Shëngjinit.

Në orën 13:23, biznesmeni dhe politikani lokal Ardian, 51 vjeç, u ul në një tavolinë në barin buzë plazhit që ai zotëronte, pranë hotelit Coral, të cilin e drejtonte bashkë me vëllain Arben.

Pak sekonda pasi mori një telefonatë në celular, ai ngriti sytë dhe pa atë që dukej si një korrier me motor duke hyrë në bar.

Ndërsa burri, i maskuar me një maskë kirurgjikale, iu afrua tavolinës së Ardianit, ai futi dorën në xhepin e djathtë të pantallonave dhe nxori një pistoletë.

Duke iu afruar gjithnjë e më shumë Ardianit me çdo të shtënë, ai qëlloi shtatë herë, dhe çdo plumb goditi biznesmenin e pambrojtur, i cili u rrëzua i vdekur në karrigen e tij.

Autori u largua me vrap nga bari dhe hipi në motorin që e priste aty pranë, me motorin ndezur.

Vrasësi u drejtua nga jugu drejt kufirit grek, e kaloi atë dhe, sipas policisë, u arratis drejt Marokut për t’u fshehur.

Bashkëshortja e Ardianit prej 22 vitesh, Rudina, ndodhej në apartamentin e tyre dy kate mbi bar, por nuk kishte dijeni për çfarë kishte ndodhur derisa një kameriere e dëshpëruar shpërtheu brenda duke bërtitur se ai ishte qëlluar.

Ajo tha: “Vrapova drejt barit dhe atëherë ai ishte shtrirë në dysheme, me një mbulesë tavoline mbi trup. U përpoqa ta përqafoja, por njerëzit nuk më lanë. Ai kishte ndërruar jetë. Të gjithë po bërtisnin e qanin; ishte e tmerrshme.”

Mysafirë misteriozë britanikë në hotel

Policia nisi hetimet dhe dyshimet u përqendruan shpejt te një çift britanikësh që kishin qëndruar në hotelin e Ardianit.

Mes tyre ishte Harry Simpson, 34 vjeç, një trafikant droge i dënuar më parë, nga Abbey Wood, në jug të Londrës, sjellja e të cilit familjes i dukej e çuditshme edhe para të shtënave.

Rudina tha: “Ai kishte qëndruar këtu për disa ditë, por sa herë porosiste një shishe birre, nuk e linte kurrë bosh. Gjithmonë e merrte me vete. Na dukej e çuditshme. Dhe gjithmonë dukej sikur ishte në telefon, duke filmuar pjesë të ndryshme të hotelit. Në një moment, u përpoq të hynte në një zonë private ku lejoheshin vetëm stafi, duke filmuar sërish me telefon.”

Policia u përqendrua gjithashtu te Harriet Bridgeman, 30 vjeçe, një nënë e re.

Të dhënat e regjistrimit në hotel, të parë nga The Sun, tregojnë se ajo kishte rezervuar një dhomë treshe me ballkon për katër netë përmes Booking.com për 388 euro.

Ajo mbërriti të hënën, më 3 prill, pak më shumë se dy javë para sulmit, dhe shpejt ngriti dyshime për shkak të dëshirës së saj të dukshme për t’u afruar me Ardianin.

Vëllai i tij, Arben, tha: “Ajo fliste me të sikur donte ta njihte, por ai nuk fliste anglisht. Stafi i tha të fliste me një kamerier që fliste anglisht nëse kishte nevojë për diçka. Në një moment, karta e saj e kreditit nuk funksionoi kur po paguante drekën, kështu që Ardiani i tha stafit se do ta paguante ai. Ai bëri të njëjtën gjë edhe kur ajo porositi një taksi. I tillë ishte ai – bujar deri në ekstrem.

Ideja që njerëzit që ai pranoi në hotelin e tij dhe i mirëpriti, tani dyshohen se janë përfshirë në vrasjen e tij, është shumë e vështirë për t’u pranuar. Në Shqipëri, nëse dikush të ofron mikpritje, ti e pranon me mirësjellje. Nuk ia kthen kurrë në mënyrën më të keqe të mundshme.”

Një ekspert shqiptar i krimit të organizuar tha: “Përpjekjet për eliminimin e Ardian Nikulajt nisën në vitin 2021. Por ata që e donin të vdekur nuk mundën të gjenin askënd vendas që të pranonte kontratën prej 1.7 milionë paundësh, ndaj kërkuan më larg.

Ardiani ishte paralajmëruar dhe kishte shtuar masat e sigurisë. I vetmi vend ku shkonte pa mbrojtje të afërt ishte hoteli dhe bari i tij, ku ndihej i sigurt për shkak të kamerave moderne të sigurisë. Ishin pikërisht ato kamera që më në fund regjistruan vrasjen e tij.”

Lufta për drejtësi

Pas vrasjes, policia shqiptare gjeti motorin e arratisjes të hedhur në një lumë.

Ata zbuluan se ishte shitur online pak kohë para të shtënave dhe folën me shitësin, i cili u dha atyre të dhënat e kontaktit të gruas që e kishte blerë.

Kur policia e gjeti, ajo u tha oficerëve se burri me të cilin kishte lidhje, një britaniko-shqiptar i quajtur Edmond Haxhia, kushëri i vëllezërve të përfshirë në gjakmarrje me familjen e Ardianit, kishte përdorur dokumentet e saj për të blerë motorin.

E njëjta grua kishte marrë gjithashtu dy burra nga aeroporti i Tiranës para atentatit – Simpson dhe një shtetas portugez që kishte jetuar prej vitesh në Mbretërinë e Bashkuar, Ruben Saraiva, 27 vjeç.

Hetuesit dyshojnë se Saraiva ishte ai që tërhoqi këmbëzën dhe arritën të siguronin ekstradimin e tij pasi e gjurmuan në Marok.

Ai është i vetmi nga grupi i dyshuar që deri tani është kthyer në Shqipëri, ku do të përballet me gjyq për vrasje.

Në bankën e të akuzuarve, nëse kërkesa e Shqipërisë për ekstradim nga Mbretëria e Bashkuar miratohet, do t’i bashkohen edhe organizatori i dyshuar Haxhia, 40 vjeç, nga Birminghami, si dhe ekipi i dyshuar i vëzhgimit: Simpson nga Abbey Wood, Londra e Jugut, Harriet Bridgeman, Steven Hunt, 51 vjeç, dhe Thomas Mithan, 37 vjeç, të gjithë nga Bristoli.

Bridgeman aktualisht fshihet në një adresë sekrete nga frika se mund të bëhet objektiv i kriminelëve shqiptarë.

Kërkesa për ekstradim u miratua fillimisht nga Gjykata e Magjistraturës në Westminster në gusht të vitit të kaluar, megjithëse vendimi për Hunt u shty për arsye mjekësore.

Gjykatësi i rrethit, Daniel Sternberg, tha: “Qëndrimi i qeverisë së Shqipërisë është se Edmond Haxhia organizoi vrasjen e Ardian Nikulajt nga Reuben Saraiva dhe se personat e tjerë të kërkuar – Steven Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simpson – ishin të përfshirë në vëzhgimin e lëvizjeve të viktimës në ditët para të shtënave dhe, në rastin e Simpsonit, edhe në ditën e vrasjes, dhe se secili prej tyre luajti një rol në planifikimin dhe ekzekutimin e vrasjes.”

Të pestë, të cilët u arrestuan në një operacion të përbashkët mes policisë shqiptare dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar, i mohojnë akuzat dhe po apelojnë vendimin.

Ata u paraqitën në Gjykatën e Lartë në Londër në dhjetor, duke kërkuar leje për t’u ankuar në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të gjykatësit Sternberg.

Vendimi pritet të jepet më vonë.

Ndërkohë, në Shëngjin, vëllai i Ardianit, Arben, jeton çdo ditë duke parë pas shpine.

Ai tha: “Çdo natë i puth fëmijët e mi, pa e ditur nëse do t’i shoh sërish nesër.”

Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

By: Os De
22 January 2026 at 15:49

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi thekson se opozita mbështet marrëveshjet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, por refuzon të bëhet palë e arrogancës së Ramës, i cili përdor aleatët si mburojë politike për interesa personale. 

“Opozita në kuvend nuk ka asnjë dilemën për marrëdhënien Shqipëri-SHBA. Çdo iniciativë që synon paqen do të ketë mbështetjen tonë. Ndryshe nga Rama, ne nuk i mbajmë marrëdhëniet strategjie peng të manovrave politike. Ne votojmë sot për marrëdhënien e Shqipërisë me aleatin dhe refuzojmë me neveri sesi Rama përdor shtetin dhe aleatin si mburojë politike. Të gjitha këto akrobaci me këtë urgjencë të stisur, ka vetëm një arsye, të mbulojë mungesën e Ramës nga Davos. 

Ka dalë lista me shtetet themeluese, janë 22 shtete, është Kosova dhe mungon Shqipëria. E kishte lut dje Elisën ti fuste emrin në marrëveshje duke nxjerrë nevojën dëshpëruese që ka për tu dukur i rëndësishëm.  Si urgjenca e panevojshme e kësaj urgjence, pyetja është kjo ,pse sot kur liderët botërorë diskutojnë për paqen në Davos, Rama zgjedhja të jetë këtu si avokati i Veliajt, i Ergys Agasit dhe Ballukut”, tha Bardhi. 

21 janari/ Balla-Berishës: Pa u zbardhur përgjegjësia jote, PS nuk do të tërhiqet kurrë

By: Os De
22 January 2026 at 15:46

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është drejtuar Sali Berishës në Kuvend, duke e akuzuar se ka përgjegjësi në ngjarjet e 21 janarit  

Ai theksoi se Partia Socialiste nuk do të tërhiqet pa u zbardhur plotësisht përgjegjësia e Berishës në atë ngjarje. 

‘Ti ke qenë ai që ke thënë që në dritare e Kryeministrisë do të kishte një snajper dhe ke thënë që do të qëllojë në ballë këdo që del para. Pastaj ke thënë s’ke dhënë urdhër që në 21 janar të qëllohej por s’di se çfarë ka bërë Luli. Ne pa e zbardhur përgjegjësinë tënde sa i përket urdhrave për vrasjen e 4 qytetarëve më 21 janar kjo forcë politike nuk ka për t’u tërhequr kurrë. Nuk ka të bëjë me 4 dëshmorët dhe shumë të plagosur të tjerë, ajo është një nga ngjarjet më të rënda. Në 1997 ti i dhe urdhër avionëve që të qëllojnë mbi popullin e jugut dhe në 2011 dhe urdhër për të qëlluar mbi popullin opozitare në shesh’, tha ai. 

Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

By: Os De
22 January 2026 at 15:36

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në tërësi me 110 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për “Bordin e Paqes”.

Deputetët e Partisë Demokratike votuan me “kokën poshtë dhe dorën lart” Bordin e Paqes, nismën e ndërmarrë nga Presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Më herët, kreu i Shtetit, Bajram Begaj autorizoi kryeministrin Edi Rama për nënshkrimin e marrëveshjes për “Bordin e Paqes”.

Kryeministri Rama u shpreh se pritet të shkojë personalisht në Shtëpinë e Bardhë, për të nënshkruar përfshirjen e Shqipërisë në këtë bord.

❌
❌