Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 January 2026Java News

Sot seanca paraprake për dosjen “Veliaj”, çfarë pritet të ndodhë në GJKKO

By: A R
19 January 2026 at 08:52

Sot, 19 janar, pritet të zhvillohet seanca paraprake në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Seanca do të zhvillohet në orën 11:30 ku Gjykata e Posaçme të dëgjojë mbrojtjen ndaj akuzave të SPAK për tre të hetuarit e fundit, përfshirë kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Më pas pritet të merret një vendim për kalimin ose jo në gjyq themeli të dosjes.

Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së Erion Veliajt. Avokatët e tij thanë para Gjykatës së Posaçme se Veliaj donte të ishte i pranishëm dhe kishte pritur prej mëngjesit furgonin e shoqërimit në ambientet e paraburgimit të Durrësit.

Ky i fundit ka shkuar pak minuta para orës 9:00, teksa seanca ishte planifikuar të niste në orën 9:00, kur edhe u bë apeli për prezencën e palëve. Mungesa e Veliajt pa një deklaratë për vullnetin e tij nëse do të ishte apo jo i pranishëm e bënte të pamundur vijimin e seancës.

Por pretendimet e ngritura nga avokatët se nuk është shoqëruar në ambientet e gjykatës u mohuan nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që i cilësoi si të pavërteta.

Kryebashkiaku i Minneapolis: Qyteti është “nën rrethim”, po përballemi me intimidim nga vetë qeveria

By: A R
19 January 2026 at 08:45

Minneapolis rrezikon të shndërrohet në një vatër shpërthimi tensioni. Kryebashkiaku i qytetit, Jacob Frey, ka folur hapur për një situatë “nën rrethim” dhe për “intimidim”, pas kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për të dërguar mijëra ushtarë federalë në qytetin e Minesotës. “Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që do të pushtoheshim nga qeveria jonë”, ka deklaruar Frey, duke përshkruar një skenar që, sipas tij, po bëhet gjithnjë e më real.

Administrata amerikane po e përshkallëzon çdo ditë përplasjen. FBI u ka kërkuar agjentëve të saj të deklarojnë nëse janë të gatshëm të transferohen përkohësisht në Minneapolis. Sipas disa komentatorëve politikë, Trump synon të provokojë një reagim të dhunshëm për të shpallur gjendjen e emergjencës dhe për të ndërhyrë drejtpërdrejt në qytet, të cilin ai e ka cilësuar si “gropë septike” të Amerikës.

Ndërkohë, provokimet janë shtuar. Jake Lang, supremacist i ekstremit të djathtë dhe një nga pjesëmarrësit në sulmin ndaj Kongresit më 6 janar 2021, i falur më pas nga Trump, ka organizuar në Minneapolis një marshim anti-emigrant dhe kundër Kuranit. Aksioni u pa si një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj aktivistëve që protestojnë kundër bastisjeve të ICE dhe Border Patrol, agjencitë federale që merren me emigracionin e paligjshëm. Lang dhe një grup i vogël mbështetësish u rrethuan nga qindra kundër-protestues, u fyen dhe u sulmuan, duke u detyruar të largohen.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë agjentë federalë që arrestojnë protestues paqësorë, përfshirë persona të veshur me kostume personazhesh Disney, që u drejtojnë armët qytetarëve, përdorin sprej lotsjellës dhe prangosin amerikanë në mes të rrugës. Raportohet gjithashtu për bastisje në stacionet e autobusëve shkollorë.

Një rast që ka tronditur opinionin publik është ai i Garrison Gibson, një burrë me origjinë nga Liberia, i cili ka dokumentuar ndërhyrjen e agjentëve që thyen derën e shtëpisë së tij pa pasur mandat arresti.

“Më poshtëruan, bënin selfie dhe më përdorën si trofe”, ka rrëfyer ai. Sipas dëshmive, disa agjentë të ICE publikojnë në rrjete sociale pamje të këtyre ndërhyrjeve, shpesh me fytyrat e mbuluara dhe me automjete pa targa.

Në të njëjtën kohë, Departamenti i Drejtësisë ka hapur një hetim ndaj bashkëshortes së Renee Good, gruas 37-vjeçare të vrarë në Minneapolis nga një agjent i ICE, për të verifikuar nëse ajo ka penguar veprimin e agjentit para se ai të qëllonte katër herë mbi viktimën.

Presidenti Trump vazhdon të përdorë një gjuhë të ashpër.

“ICE po largon nga vendi ynë kriminelët më të dhunshëm në botë”, ka shkruar ai në Truth Social, duke shtuar se në mesin e protestuesve ka “agjitatorë profesionistë dhe anarkistë të paguar”. Megjithatë, gjithnjë e më shumë amerikanë po e shohin me dyshim politikën anti-emigracion.

Sipas një sondazhi të Washington Post, shumica e qytetarëve nuk e justifikojnë agjentin e ICE që vrau Renee Good. Ndërsa një sondazh i Economist/YouGov tregon se 47% e amerikanëve mendojnë se veprimet e ICE e kanë bërë Amerikën më pak të sigurt.

Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

By: A R
19 January 2026 at 08:37

Pas një pauze disa javore, nis sot sesioni i ri parlamentar. Deputetët rikthehen në Kuvend për seancën e parë plenare pas mbylljes së pushimeve, duke hapur zyrtarisht punimet e sesionit të ri parlamentar.

Punimet e Kuvendit do të nisin që në orët e paradites me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila zhvillohet në orën 11:00. Në fokus të diskutimeve do të jetë programimi i punës parlamentare për javët në vijim, përfshirë shqyrtimin e projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 19 janar – 27 shkurt 2026, projektkalendarin e punimeve parlamentare deri më 6 shkurt 2026, si dhe projektkalendarin vjetor të kontrollit parlamentar. Në këtë mbledhje pritet gjithashtu miratimi i projektplanit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025.

Në vijim, në orën 12:30, do të mblidhet Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku do të miratohet kalendari i veçantë për shqyrtimin e kërkesave të ardhura, si dhe planet e punës për kërkesën e Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi sigurinë në gjykata dhe për kërkesën e Agjencisë së Inteligjencës Financiare.

Dita parlamentare do të mbyllet me seancën plenare të Kuvendit, e cila do të zhvillohet më 19 janar 2026, në orën 17:00. Rendi i ditës parashikon hapjen e punimeve, miratimin e procesverbalit të seancës së datës 18 dhjetor 2025, si dhe njoftime.

Mziu sulmon Salianjin: Unë mbledh dy herë më shumë njerëz, por s’më jep televizori! Ai është patericë e Ramës

By: A R
19 January 2026 at 08:30

Xhelal Mziu, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2CNN, e cilësoi Ervin Salianjin si patericë të Edi Ramës.

“Sot kisha unë takim në Dibër dhe kisha dy herë më shumë njerëz se Salianji dhe që kishin ardhur me dëshirë, jo njerëz që janë transportuar nga Korça, nga Durrësi, nga Fieri. Takimi im nuk pasqyrohet në media. Çfarë është Salianji para meje? Ai është patericë e qeverisë, një person që thjesht kritikon. Para 4 vitesh Salianji ishte në Korçë dhe rezultati ishte më i keq se i 11 majit”, tha Mziu.

Sipas tij, Salianji  “nuk flet kurrë keq për qeverinë”.

“Salianji nuk flet kurrë keq për qeverinë, ndërkohë që edhe Maduro e Trump ka folur. Ne jemi me çdo person që bën opozitë me qeverinë e krimit dhe korrupsionit”, shtoi deputeti demokrat.

Linda Rama: Jeta me Edin më mësoi se është kollaj të kritikosh nga jashtë dhe se vërtet nuk i di të gjitha

By: A R
19 January 2026 at 08:23

Në intervistën e saj për emisionin “Aromë gruaje” në RTSH, Linda Rama ka bërë një skaner të hollësishëm të jetës publike në Shqipëri, duke analizuar raportin delikat mes politikës, filozofisë dhe medias.

Zonja Rama bëri një ndarje të qartë mes filozofisë, që kërkon kohë dhe jep ligjshmëri, dhe politikës, që është arti i të përditshmes dhe veprimit.

“Dinamika e politikës është tjetër nga ajo filozofike. Aq i larmishëm sa është realiteti, aq të larmishme janë edhe vendimmarrjet apo mënyrat që politika gjen. Është kollaj të kritikosh nga jashtë. Jeta pranë Edit më ka mësuar gradualisht se vërtet nuk i di të gjitha. Një njeri duhet t’i japë mundësi vetes që të mos e çojë gjykimin deri në ekstrem. Thjesht e kam mësuar: ti nuk i di të gjitha. Tani e kam bërë timen. Gjykimi i padrejtë është ngarkesë negative.“, tha ajo.

Sipas saj, kalimi nga bota e ideve në atë të vendimmarrjes shpesh shoqërohet me kompromise të dhimbshme për integritetin e mendimtarit.

“Kam parë filozofë që kanë hyrë në politikë, por që janë zhveshur si filozofë. Ata pranojnë deformimin për hir të politikës,” tha ajo, duke shtuar se personalisht nuk e justifikon këtë qasje as “për një të mirë të madhe”.

Pushteti, OJQ-të dhe Media

Në analizën e saj për aktorët shoqërorë, Linda Rama e cilësoi pushtetin si të dominuar nga egoja, ndërsa shoqërinë civile si “ndjeshmëri e shtuar” dhe një “zile” që pushteti duhet ta dëgjojë. Ndryshe nga shoqëria civile, për median ajo u shpreh:

“Shoqëria civile ka nevojë për pushtetin, sepse ajo është ndjeshmëri e shtuar. Kurse pushteti është i pushtuar nga egoja. Shoqëria civile është një zile që duhet ta dëgjojë pushteti. Ata mund të bashkëjetojnë duke u dëgjuar njëri me tjetrin. Nuk mund ta them këtë për median. Media, si pushtet, nuk është e zhveshur nga egoja. Media e ka raportin me të vërtetën. Por janë edhe përgjegjësitë, si kodi në raport me ligjin, mjedisin, lirinë; dhe nëse ti i ke plotësuar këto, liria ka kuptim”, tha zonja Rama.

Tragjedi në Spanjë: 24 të vdekur dhe 75 të plagosur nga përplasja e trenave

By: A R
19 January 2026 at 08:15

Një tragjedi e rëndë hekurudhore ka goditur Spanjën. Dy trena me shpejtësi të lartë kanë dalë nga shinat në Andaluzí, pranë lokalitetit Adamuz, në provincën e Kordobës. Sipas të dhënave zyrtare të Guardia Civil, bilanci paraprak flet për të paktën 24 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Guvernatori i Andaluzisë, Juanma Moreno, ka konfirmuar se 75 persona janë shtruar në spitalet e rajonit, prej të cilëve 15 ndodhen në gjendje shumë të rëndë. Autoritetet bëjnë me dije se disa pasagjerë janë ende të bllokuar brenda vagonëve të përfshirë në aksident.

Sipas deklaratave të këshilltarit për Shëndetësinë të Andaluzisë, Antonio Sanz, të paktën dy ose tre vagona kanë rënë në mbushjen anësore të hekurudhës rreth pesë metra të thellë, duke e bërë shumë të vështirë ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit. Zjarrfikësit kanë arritur të hyjnë në një prej vagonëve, ku dyshohet se ka ende viktima.

“Situata është shumë e rëndë”, ka deklaruar Sanz, duke theksuar se numri i të plagosurve mund të arrijë në rreth 100, me disa prej tyre në gjendje jashtëzakonisht kritike.

Sipas rindërtimit paraprak, një tren i kompanisë Iryo, i nisur nga Malaga drejt Madridit (Puerta de Atocha) me 317 pasagjerë në bord, ka dalë nga shinat, ka hyrë në binarin ngjitur dhe është përplasur me një tjetër tren të linjës drejt Huelvës, me rreth 200 pasagjerë, duke shkaktuar daljen nga shinat edhe të këtij të fundit.

Ministri spanjoll i Transporteve, Óscar Puente, ka deklaruar se shkaqet e aksidentit ende nuk dihen. Ai ka theksuar se ngjarja është “e çuditshme”, pasi treni ishte pothuajse i ri dhe binarët ishin rinovuar së fundmi, me punime të përfunduara në muajin maj dhe një investim prej rreth 700 milionë eurosh. Aksidenti ka ndodhur gjithashtu në një segment të drejtë të linjës hekurudhore.

“Edhe ekspertët e hekurudhave janë të habitur. Është një incident shumë i vështirë për t’u shpjeguar”, ka thënë Puente.

Një gazetar i radios publike spanjolle RNE, Salvador Jiménez, i cili ndodhej në trenin e nisur nga Malaga, e ka përshkruar ngjarjen në transmetim të drejtpërdrejtë.

“Ishte si një tërmet”, tha ai.

Ai ka treguar se dy vagonët e fundit dolën nga shinat dhe njëri prej tyre u përmbys plotësisht. Sipas tij, stafi i trenit u kërkoi ndihmë pasagjerëve me njohuri mjekësore dhe përdori çekiçë emergjence për të thyer xhamat, përpara se të niste evakuimi. Dyshohet se ka ende persona të bllokuar në vagonin e përmbysur.

Momente dramatike janë përjetuar edhe nga familjarët e pasagjerëve. Në një dëshmi për televizionin publik spanjoll TVE, nëna e një vajze që udhëtonte në vagonin numër 4 ka treguar se e bija e telefonoi në gjendje shoku, duke i thënë se treni kishte dalë nga shinat dhe se kishte shumë të vdekur. Sipas saj, pasagjerët fillimisht ishin në errësirë dhe pa ndihmë, ndërsa vajza e saj tani ndodhet në qendrën e emergjencës.

Mbreti i Spanjës, Felipe VI, dhe Mbretëresha Letizia kanë shprehur “shqetësimin e tyre të thellë” për aksidentin e rëndë dhe kanë përcjellë ngushëllime për familjet e viktimave, si edhe urime për shërim të shpejtë për të plagosurit. Mesazhe solidariteti kanë ardhur edhe nga liderë të shumtë evropianë, përfshirë kryeministren italiane Giorgia Meloni, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani dhe presidentin francez Emmanuel Macron, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për popullin spanjoll në këtë moment tragjik.

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

By: A R
19 January 2026 at 08:08

Ditën e sotme (19 janar) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat të pakta deri mesatare kryesisht në lindje e jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veri dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s. Ndërsa deti do të jetë me valëzim të forcës 2-3 ballë.

Fshatrat më të shtrenjtë! Sa do jenë çmimet fiskale nga Lalëzi në Dhërmi, Ksamil e Velipojë

By: A R
19 January 2026 at 08:00

Për herë të parë për shitblerjen e ndërtesave/apartamenteve në vend do të aplikohen çmime fiskale edhe për fshatrat.

Monitor zbardh çmimet më të larta të referencës që do të aplikohen në zonat rurale, që përkojnë si vijë e parë e ndërtimit e zonave bregdetare.

Sipas tabelave dhe hartave digjitale, çmimet më të larta të referencës për fshatin, kryesohen nga vija e parë e ndërtimit në Gjirin të Lalzit dhe Hamallaj në vlerën e 190 mijë lekë për metër katror.

Më pas çmimet më të larta të referencave janë propozuar për vijën e parë të ndërtimit në fshatrat e Himarës, si Dhërmi dhe Palasë, me vlerë reference 140 mijë lekë/m2. Në fshatin Vuno çmimi i referencës do të jetë 100 mijë lekë dhe në Livadh 81 mijë lekë/m2.

Në Sarandë fshati më i shtrenjtë do jetë Ksamili, çmimet e referencës do të jenë 100 mijë lekë/m2. Në Vlorë, çmimet e referencës për vijën bregdetare të fshatrave Radhimë dhe Orikum do të jenë 90 mijë lekë/m2 që përbëjnë dhe zonat më të shtrenjta rurale të bashkisë Vlorë. Në Velipojë çmimi i referencës do të jetë 75 mijë lekë për metër katror dhe në Tale të Lezhës 70 mijë lekë për metër katror.

Mbi çmimet e referencës bashkitë llogarisin detyrimin për taksën e ndërtesës dhe taksës së ndikimit në infrastrukturë. Nëse aktualisht për llogaritjen e bazës së taksueshme të këtyre taksave që është vlera e pronës përdoren çmimet e referencës, për zonat rurale në mungesë të tyre, përdorej çmimi i qytetit por i reduktuar 35%. Me ndryshimet e reja të propozuara, bashkitë nuk do të kenë më të drejtë të reduktojnë çmimet e referencës për zonat rurale, por do të detyrohen të zbatojnë çmimet e reja që qeveria propozon. Projektvendimi i ndryshuar pritet të miratohet në qeveri.

Më përfshirjen e zonave rurale në hartën e çmimeve të referencës, numri i zonave kadastrale në të gjithë vendin arrin 176. Aktualisht rrethet janë të ndara në 65 zona kadastrale. Edhe këto çmime janë rishikuar me rritje deri në 196%.

Grupi i punës që ka hartuar çmimet e referencës shpjegoi për Monitor se shumë zona rurale, kryesisht bregdetare do të ndahen në disa zona kadastrale. Kjo praktikë deri tani është përdorur vetëm për Tiranë e cila ndahet në 32 zona kadastrale.

U propozua në muajin korrik 2025 që edhe zonat urbane në rrethe të ndahen në disa zona kadastrale nga 65 numri i tyre arriti në 116.

Qeveria ka rishikuar projektvendimin e publikuar të Konsultimet Publike dhe propozon ndarje në disa zona kadastrale, edhe për fshatrat. Konkretisht vija e parë e disa fshatrave në zonat bregdetare do të ketë çmim reference shumë herë më të lartë se zona në brendësi të fshatit. Ndërsa në tërësi të gjitha fshatrave (përjashtuar atyre në zona turistike) propozohen çmime fiskale të barabarta me çmimet aktuale që janë në fuqi për rrethet.

Të gjitha ndryshimet me harta digjitale dhe tabela të përfunduara nga grupi i punës i janë dërguar për miratim Këshillit të Ministrave.

Çmimet e reja fiskale të rishikuara në muajin korrik 2025 për rrethet pritej të hynin në fuqi nga 1 janari 2026. Me rishikimet që i janë bërë së fundmi çmimeve të referencës qeveria pritet të miratojë një ndarje të re të tyre, tashmë një hartë me 176 zona kadastrale, duke përfshirë me vetë për herë të parë edhe fshatrat.

Kryeson vija bregdetare për fshatrat Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj, çmimet e referencës arrijnë 190 mijë lekë/m2

Në zonat turistike, fshatrat me çmimet më të lartë të referencave do të jenë Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj. Për vijën e parë bregdetare të këtyre zonave është propozuar çmim reference me vlerë 190 mijë lekë për metër katror, që sipas hartave përkon në zonën kadastrale nr.4 për bashkinë Durrës. Në zonat pas vijës së parë të detit për Gjirin e Lalzit dhe Hamallajn çmimet e referencës do të jenë 90 mijë lekë për metër katror (e propozuar si zona kadastrale nr. 7, menjëherë pas vijës së parë të detit, ka çmim reference 90 mijë lekë për metër katror.

Për zonat rurale është propozuar çmim reference prej 67,500 lekë për metër katror, pra i njëjtë me çmimin aktual të referencës për qytetin e Durrësit. Në këtë çmim reference që qeveria ka propozuar për zonën rurale të Durrësit, përfshin edhe zonën pas vijës bregdetare edhe për zonën e Lalzit apo Hamallajt.

Ndërsa çmimi i referencës për vijën e parë bregdetare në Golem do të jetë 75 mijë lekë.

Sipas Tabelave, konkretisht me këtë çmim do të përfshihen: Qytetet: Sukth, Manëz; Fshatrat: Hamallaj, Kullë, Perlat, Vadardhë, Rushkull, Hidrovori, Likmetaj, Kërtushaj, Kapidanaj, Gjuricaj, Lalëz, Kuraten, Bizë, Draç, Shetaj, Katundi i Ri, Jubë, Qerret, Fllakë, BishtKamëz, Rinia, Erzen, Sukth, Adriatik, Rrashbull, Arapaj, Shënavlash, Shkallnur, Manskuri, Romanat, Bozanxhije, Xhafzotaj, Armath, Borç, Hamallaj, Kameras, Radë, Shkallë, Fshat Manëz.

Në Himarë, për fshatrat Dhërmi dhe Palasë çmimi i referencës do të jetë 140 mijë lekë/m2; Në fshatin Vuno 100 mijë lekë dhe në Livadh 81 mijë lekë/m2

Në zonën 1 kadastrale të Himarës, ku përfshihet vija e parë bregdetare e fshatrave Dhërmi dhe Palasë, një ndër vijat më të kërkuara bregdetare të jugut është propozuar çmim reference 140 mijë lekë për metër katror.

Në zonë 2 kadastarle të Himarës, ku referuar hartës dixhitale, përfshin pjesën në brendësi të fshatit Dhërmi, zonën e banimit të fshatit Palasë, pra pas vijës bregdetare, pjesa e vijës së parë të detit të fshatit Vuno, dhe zona periferike e qytetit të Himarës. Çmimi i referencës për këtë zonë kadastrale do të jetë 100 mijë lekë për metër katror.

Referuar hartave, zona 3 kadastrale që në terren përfshin Himarën qytet, fshatrat Potam dhe Livavadh çmimi i propozuar do të jetë 81 mijë lekë për metër katror.

Në Sarandë fshati më i shtrenjtë do jetë Ksamili, çmimet e referencës do të jenë 100 mijë lekë/m2

Pjesën bregdetare të ishujve Ksamil, duke përfshirë edhe vijën e parë bregdetare të Sarandës (si zona e shëtitores, porti lagjet direkt ,mbi det) janë përfshirë në zonën kadastrale nr.1 me çmim reference 100 mijë lekë për metër katror.

Fshatrat: Gjashtë, Metoq, Çukë, Shelegar, Ksamil (këtu përfshin zonën pas vijës bregdetare) çmimi i referencës do të jetë 56,000 për metër katror, i barabarta sa çmimi aktual për qytetin e Sarandës.

Në Vlorë, çmimet e referencës për vijën bregdetare të fshatrave Radhimë dhe Orikum do të jenë 90 mijë lekë/m2

Për Bashkinë e Vlorës fshatrat me çmimet me të larta do të jenë Radhima dhe Orikumi. Për vijën bregdetare të Radhimës dhe Orikumit çmimet e referencë të shitblerjes së ndërtesave do të jenë 90 mijë lekë për metër katror.

Zona rurale e Vlorës, pra pas vijës bregdetare përfshirë fshatrat: Dukat, Dukat Fshat, Tragjas, Radhimë, Bestrovë, Babicë e Madhe, Babicë e Vogël, Hoshtimë, Kaninë, Kërkovë, Nartë, Sherishtë, Panaja, Xhyherinë, Zvërnec, Sazan, Novoselë, Aliban, Bishan, Mifol, Poro, Dëllenjë, Delisuf, Trevllazër, Cerkovinë, Skrofotinë, Fitore, Akërni, Shushicë, Bunavi, Beshisht, Grabian, Drithas, Mekat, Llakatund, Çeprat, Risili do të kenë çmim reference 61,800 lekë për metër katror. Ky është çmimi aktual i referencës për qytetin e Vlorës.

Në Veri të vendit kryeson Velipoja, çmimi i referencës për vijën bregdetare arrin 75 mijë lekë/m2

Pas jugut, për zonat bregdetare të Veriut të Shqipërisë çmimi më i lartë i referencës është propozuar për Velipojën. Vija bregdetare e fshatit Velipojë do të ketë çmimi reference 75 mijë lekë/m2. Për zonat pas vijës bregdetare të Velipojës, çmimi i zonave rurale do të jetë 58 mijë për metër katror sa është aktualisht çmimi i referencës për qytetin e Shkodrës.

Ndërsa në fshatrat Tale të Lezhës dhe Shëngjin çmimi i referencës do të jetë 70 mijë lekë për metër katror./monitor.al

Yesterday — 18 January 2026Java News

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

By: E S
18 January 2026 at 21:02

Serbia ka hyrë de facto në një periudhë parazgjedhore që nga fillimi i vitit 2026, edhe pse data e zgjedhjeve parlamentare ende nuk është shpallur zyrtarisht. Mbi një vit pas nisjes së protestave studentore dhe tensioneve politike, presidenti Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme, pa dhënë një afat të saktë, duke lënë të mundshme mbajtjen e tyre mes muajve tetor dhe dhjetor.

Analistët politikë vlerësojnë se ka një “dritare mundësie” për ndryshim pushteti në Beograd. Politologu Dushan Spasojeviç thekson se për herë të parë qeveria dhe opozita kanë mbështetje të përafërt në sondazhe, duke e bërë reale mundësinë e humbjes së pushtetit nga qeveria aktuale. Megjithatë, Vuçiç paralajmëron se qeveria ka burime dhe përvojë për të përballuar krizën politike.

Studentët kthejnë protestat në fushatë zgjedhore
Që nga fundi i vitit 2025, lëvizja studentore ka ndryshuar strategji. Pas rënies së intensitetit të protestave, studentët fokusohen në përgatitjen për zgjedhje: kanë zgjedhur kandidatë, hapur zyra elektorale, trajnuar vëzhgues zgjedhorë dhe hartuar program politik.

Nisma “një student në çdo fshat” synon të rrisë besimin e qytetarëve, të mobilizojë elektoratin dhe të sfidojë narrativën e mediave pranë qeverisë. Aktivistë si Danilo Erdeljan dhe Sonja Haxhdjukoviç udhëtojnë në të gjithë vendin, duke besuar se sa më vonë të mbahen zgjedhjet gjatë vitit 2026, aq më shumë forcohet lëvizja e tyre.

Mbështetje në rritje, presion shtetëror
Mbështetja për studentët po rritet. Më 28 dhjetor, lëvizja arriti të mbledhë rreth 400 mijë firma në mbi 500 pika në më shumë se 100 qytete të Serbisë, duke u parë nga shumë qytetarë si një alternativë politike afatgjatë.

Ndërkohë, qeveria ka ashpërsuar qëndrimin: mes presioneve ndërkombëtare dhe rrezikut të sanksioneve amerikane ndaj kompanisë energjetike NIS, e kontrolluar nga Rusia, Vuçiç po vonon zgjedhjet, edhe me koston e përkeqësimit të krizës.

Raportohet se qindra punonjës të sektorit publik janë larguar, disa për lidhje familjare me protestuesit, dhjetëra studentë janë nën hetim për “kërcënim të rendit kushtetues” dhe disa kanë ikur jashtë vendit. Universitetet po vendosen gjithashtu nën kontroll më të rreptë shtetëror, përfshirë financimin e centralizuar.

Pavarësisht presioneve, studentët mbeten të vendosur. Ata e cilësojnë këtë periudhë si një “maratonë” drejt zgjedhjeve, duke besuar se ato përfaqësojnë një mundësi reale për ndryshim politik në Serbi.

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

By: E S
18 January 2026 at 20:55

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sonte lidhur me manipulime të supozuara të votës në disa komuna, duke akuzuar struktura të caktuara për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve në dëm të kandidatëve të rinj dhe reformues.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se vota nuk është marrë kandidatëve të rinj për shkak të gabimeve të tyre, por sepse janë të rinj, të pastër dhe nuk i përshtaten një politike të ndërtuar mbi interesa personale.

“Parisit, dhe jo vetëm atij, por dhe politikanëve tjerë të rinj, ua tjetërsuan votën. Jo sepse gabuan, por sepse janë të rinj, të pastër dhe nuk u përshtaten atyre që e kanë kthyer politikën në strehë interesi. Kur goditet një i ri në politikë, nuk goditet vetëm një emër; goditet ideja e një gjenerate që beson te e ardhmja. Mbi të gjitha, goditet reforma”, shkruan ai.

Abdixhiku ka theksuar se LDK, krahasuar me partitë e tjera, ka më së paku parregullsi, por pikërisht për këtë ka përgjegjësi të dyfishtë ndaj qytetarëve dhe reformës brenda partisë.

Ai ka paralajmëruar se pas mbajtjes së Kuvendit të LDK-së do të ketë pasoja konkrete për ata që kanë cenuar procesin zgjedhor, jo vetëm në aspektin ligjor dhe publik, por edhe përgjegjësi politike brenda partisë.

“Prandaj, pasoja do të ketë. Për to, na prisni pas Kuvendit. Përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka kërkuar gjithashtu veprim të menjëhershëm nga institucionet e drejtësisë, duke theksuar se çdo shkelës i ligjit duhet të marrë përgjigjen e merituar.

“Përgjegjësi sipas ligjit, burg, për këdo që ka cenuar votën e lirë. Komisionerët manipulues kanë emra. Dihen të gjithë. Jepuni atyre dhe porositësve përgjigjen pa hezitim”, ka shkruar ai.

Në përfundim, Abdixhiku ka kërkuar rinumërim të plotë të çdo kutie në çdo qytet, duke theksuar se vota nuk duhet të tjetërsohet dhe duhet të mbrohet.

“Dhe për të hequr çdo dyshim, KQZ duhet të sigurojë rinumërim të plotë të çdo kutie në çdo qytet. Le të inkurajohen ata që kanë vlerësuar mirë, të zbulohen ata që kanë vjedhë. Vota nuk tjetërsohet. Vota mbrohet”, ka përfunduar kryetari i LDK-së.

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

By: E S
18 January 2026 at 20:48

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me demokratët në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku mbajti një fjalim të ashpër kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se PD ka qenë dhe mbetet në mbrojtje të pluralizmit dhe vlerave demokratike.

Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka denoncuar çdo ditë atë që ai e quajti “narkoregjimi i Edi Ramës”, një regjim që sipas tij vjedh qytetarët, bashkëpunon me krimin e organizuar dhe ka shndërruar pasuritë e vendit në një mallkim për shqiptarët. Ai theksoi se qeveria ka vendosur taksa të rënda, ka nxitur largimin masiv të të rinjve nga vendi dhe ka rrezikuar jo vetëm Shqipërinë, por edhe sigurinë më gjerë.

“Ne nuk mbronim individë, por të vërteta dhe vlera universale. Ju mbrojtët opozitën, pluralizmin dhe gjërat më të çmuara që ka një komb,” u shpreh Berisha, duke vlerësuar qëndresën e demokratëve përgjatë viteve të fundit, pavarësisht presioneve dhe izolimit politik.

Kryedemokrati theksoi se PD ka kaluar nga një periudhë izolimi ekstrem në një fazë të re mbështetjeje ndërkombëtare, duke përmendur miratimin e shtatë rezolutave nga partitë simotra në Europë dhe botë brenda 14 muajve, të cilat sipas tij dënojnë regjimin e Edi Ramës, farsën elektorale dhe shtypjen e pluralizmit.

Berisha u shpreh i bindur se demokratët do ta “arkivojnë regjimin e Edi Ramës”, ashtu siç kanë përballuar të këqijat e mëdha të së shkuarës. Ai theksoi se PD është sot në betejë për të dëshmuar se qeveria përdor paratë publike, krimin dhe bandat për të deformuar vullnetin e qytetarëve, duke e shndërruar votën në mjet grabitjeje dhe korrupsioni.

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

By: E S
18 January 2026 at 20:39

Njëri nga ekspertët e politikave në Ballkanin Perëndimor, Dushan Janiq, ka thënë që në mars ose prill Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të paraqesin një dokument për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka shtuar se dokumenti në fjalë nuk do të jetë non-paper, dhe kjo i ka frikësuar serbët.

“Pra, në muajin prill, më së largu në muajin maj, është prezantuar draft-marrëveshja për njohjen reciproke nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Janiqi në podkastin DLZ.

“Le të më sqarojë dikush, edhe pse nuk duhet të më sqarojë asgjë, sepse kam biseduar me Gjuriqin dhe kurrë më…”.

“Çfarë kanë bërë administrata, e kush është ministri i Punëve të Jashtme? Çfarë ka bërë ai në Uashington nëse nuk e ka në duar këtë tekst që po bëhet një kohë të gjatë?”

“Po ju them që në muajin mars ose prill do të prezantohet dokumenti, prandaj ata po frikësohen, sepse kur kemi zgjedhur mënyrën e emërimit e kemi quajtur non-paper”.

“Ata frikësohen nga kjo sikur gjarpri kur e sheh bretkosën. Kjo nuk do të jetë non-paper dhe po punohet seriozisht në pikat më të larta. E njëra prej pikave është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”.

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

18 January 2026 at 20:29

Nga Ergys Mertiri

Pasi ai kishte caktuar takimin e rradës ne Lezhë, Berisha lajmëron befas një foltore emergjente në Kombinat në të njëjtën orë. Qëllimi është i qartë, të dublojë kundërshtarin duke i marrë kohën televizive.

Në fakt, që kur nisi lëvizjen e vet, Salianji i ka percaktuar agjendën politike Berishës në çdo hap. Menjëherë ai nisi protestat, foltoret nëpër rrethe, analizën e zgjedhjeve 8 muaj pas humbjes.

Sulmet ndaj banale foltorike kane qenë pjesa tjetër dhe qesharake e dramës. Akuzat se Salianjin e ndihmojnë bandat e krimit, strukturat e Edi Ramës dhe tradhëtarët e brenshëm, janë askpekti humoristik që kulmon me përjashtimin e tij (te pamundur) nga partia që Berisha e quan vetpërjashtim. Ai që pak javë më parë konsiderohej hero i burgosur politikisht nga regjimi i Ramës, sot shpallet armik e tradhëtar, bashkëpunëtor i Ramës për të shkatërruar opozitën.

E për të mos u mjafruar me kaq, menjëherë pas tryezës për bashkimin e opozitës dhe thirrjeve për bashkim të gjerë me të gjithë spektrin opozitar nis një aksion spastrimesh në parti kundër të gjithë atyre që ai i quan tradhëtarë e bashkëpunëtorë të Ramës, si dhe atyre që nga mërzitja pse nuk morën postet e pretenduara, nuk punuan në zgjedhje. Politika e re bashkime-spastrime tregon çbalancimin e rëndë mendor ku ka hyrë kjo opozitë, që në fakt pazaret me Ramën i bën vetë, duke filluar nga Berisha i pari, ndërsa pjesa më joaktive në zgjedhje ishte ajo e listës së mbyllur e caktuar arbitrarisht nga vetë Berisha në kundërshtim me statutin.

Pasi të gjejë e përjashtojë armiqtë e brendshëm dhe “elementin antiparti”, lideri historik do fillojnë të përjashtojnë edhe masat e demokratëve që mbushin sallat e tradhëtarit. Në fund do mësojë si në atë skeçin e Koço Devoles për byronë politike ku Enveri bust kërkonte shpalljen e studentëve armiq të popullit. E kur Ramizi e sqaron se me studentët eshtë bashkuar gjithë populli Enveri ia pret:
“Edhe populli të shpallet armik i popoullit dhe partisë!”

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

By: E S
18 January 2026 at 20:21

Mesazhi i Donald Trump drejtuar aleatëve evropianë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të tërhiqen për çështjen e Groenlandës u përforcua nga Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, i cili argumentoi se Evropa është “shumë e dobët” për të siguruar sigurinë e saj.

Duke folur në emisionin për NBC News, Bessent duket se minimizoi kërcënimet e Bashkimit Evropian për të anuluar marrëveshjen tregtare të arritur vitin e kaluar me administratën Trump, duke vënë në dukje se presidenti amerikan po përdor ndikimin strategjik si levë për të arritur qëllimet e tij.

“Para së gjithash, marrëveshja tregtare nuk është finalizuar dhe një veprim emergjent mund të jetë krejtësisht i ndryshëm nga një marrëveshje tjetër tregtare”, tha ai të dielën, duke shtuar se Trump po “përdor fuqitë emergjente për ta bërë këtë”.

Të shtunën, Trump njoftoi vendosjen e tarifave prej 10% për produktet nga tetë vende evropiane nga 1 shkurti, me një rritje të parashikuar në 25% në qershor nëse nuk arrihet një marrëveshje për “blerjen e Grenlandës”.

Zhvillimi shkaktoi reagime të forta, me Presidentin Francez Emmanuel Macron që e quajti masën “të papranueshme” dhe deklaroi se do të bënte thirrje për aktivizimin e mekanizmit më të fortë hakmarrës të BE-së.

Bessent paraqiti një arsyetim më të gjerë për pretendimin e SHBA-së për Groenlandën, duke përmendur konkurrencën gjeopolitike në rritje në Arktik, planet e Trump për të vendosur mburojën raketore “Kupola e Artë”, por edhe varësinë e mëparshme të Evropës nga Rusia, e cila – siç tha ai “financoi operacionet ruse kundër Ukrainës”.

I pyetur nëse qëndrimi i Trump ndaj Evropës është një taktikë negociuese, ministri amerikan la të kuptohej se presidenti nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin e tij: “Evropianët rrezatojnë dobësi, Shtetet e Bashkuara rrezatojnë forcë.”

“Presidenti beson se siguria e shtuar nuk mund të ekzistojë pa qenë Groenlanda pjesë e Shteteve të Bashkuara”, tha Bessent.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të udhëheqësve evropianë se një veprim amerikan për të blerë Groenlandën mund të çojë në shpërbërjen e NATO-s, pas më shumë se 70 vjetësh, Bessent e përshkroi këtë dilemë si “të rreme”.

“Udhëheqësit evropianë do ta pranojnë atë dhe do ta kuptojnë se kanë nevojë për ombrellën e sigurisë së Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

By: E S
18 January 2026 at 20:13

Në kuadër të 558-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti” në Krujë ka sjellë për publikun një dokument historik të rrallë: hartën portulane të vitit 1455 të hartografit zyrtar të Papa Nikollës V, Bartolomeo Pareto.

Siç shkruan Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, në këtë dokument të rrallë hartografik, me impakt në gjithë oborret e Europës dhe Azisë, emri “Scandre Beco” – Skanderbeg, shfaqet si referencë gjeografike në zemër të një Ballkani të trazuar nga trysnia osmane në rritje.

“Një rast i jashtëzakonshëm ky që dëshmon jehonën e figurës së Skënderbeut për së gjalli dhe rolin e tij vendimtar si mburojë e qytetërimit Europian në shek. XV. Një burim i pazëvendësueshëm për albanologjinë dhe historinë e kontinentit në kapërcyell të Mesjetës me Kohën e Re”, komenton ministri.

Sipas tij, ekzemplari i certifikuar dhe i dhuruar nga Biblioteca Nazionale Centrale di Roma do të jetë nga sot pjesë e pandarë e eksperiencës së vizitorëve të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti”, në Krujë.

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

By: E S
18 January 2026 at 20:04

Ish-deputeti Ervin Salianji ka vijuar turin e tij të takimeve me bazën e mbështetësve të Partisë Demokratike, duke u ndalur këtë herë në qytetin e Lezhës, ku mbajti një fjalim kritik ndaj lidershipit të PD-së dhe mënyrës se si po trajtohen demokratët.

Salianji theksoi se shqetësimi kryesor nuk janë vetë demokratët që reagojnë, por lidershipi që nuk i dëgjon dhe nuk prodhon ide për t’i përfaqësuar ata. “E shohim si 5 fantastikët që rrinë në lidershipin e PD nuk dëgjojnë shqetësimet e demokratëve. Shqetësim janë ata që nuk dëgjojnë, jo demokrati i thjeshtë, është lidershipi që nuk dëgjon demokratët, nuk është shqetësim pse mblidhemi nga salla në sallë me shumë, por shqetësim është pse lidershipi i PD është braktisur. Shqetësim nuk janë idetë tona, por është mungesa e ideve të tyre që po braktisin demokratët,” u shpreh ai.

Ai kritikoi ashpër lidershipin e PD-së, duke e përshkruar si të larguar nga baza dhe të fokusuar te privilegjet e veta, ndërkohë që demokratët vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim. Salianji theksoi se forca e PD-së vjen nga vota dhe mbështetja e anëtarësisë, dhe se asnjë lider nuk mund të pengojë bashkimin e demokratëve për të sfiduar qeverinë aktuale.

“Çfarë është ky lidership që kërkon të bëhet tigër me demokratët dhe mace përballë qeverisë? Demokratët janë të fortë, rrinë në këmbë dhe nuk ka forcë që ndalon bashkimin e tyre,” përfundoi Salianji.

Ervin Salianji iu përgjigj nga Lezha deklaratave të Sali Berishës se ish-deputeti është vetëpërjashtuar nga Kryesia e PD.

Salinji tha se Statuti i PD nuk njeh përjashtim për mendimin ndryshe.

Mesazhi i Salianjit ishte për Berishën duke i kujtuar se Statuti i PD parashikon largimin e lidershipit kur humb zgjedhjet.

Ervin Salianji: Shqetësim janë ata që duan të përjashtojnë demokratët se nuk japin llogari. Ne duam të largojmë Edi Ramën. Ne kërkojmë zgjidhnje, fatkeqësisht lidershipi jonë kërkon privilegjeve. Ne do ta ndryshojmë PD-në, asnjë nuk na largon ne, asnjë forcë përveç forcës që vjen nga vota, nga demokratët, nga mbështetja.

Ç’është ky lidership që kërkon të bëhet tigër me demokratët, mace me qeverinë? Anëtarësia përjashton lidershipin me votë dhe jo e kundërta. Kërkojmë të largojmë Ramën, lidershipi i PD bën sikur sillet si tigër me demokratët, por pas çdo palë zgjedhje bëjnë mjau-mjau përballë qeverisë. Ç’është kjo? Demokratët nuk ka forcë që i ndalon, demokratët janë të fortë për t’u përballur, nuk ka forcë që e ndalon bashkimin e demokratëve në çdo cep të Shqipërisë nëse vendoset në themel meritokracia. Edi Rama nuk mundet duke përjashtuar demokratët, por duke krijuar garë, votë, mundësi për të ecur përmes meritës, këto duhet të prevalojnë në partinë tonë.

Akush nuk na largon nga PD. Ne kemi pyetjen e thjeshtë. Çfarë ju pengon ju “pesëshja” e lidershipit që ta bëjmë PD-në fituese? Sepse lidershipi është në pushtetin e opozitës. Por në vend që të përdoret pushteti për të shkatërruar PD-në dhe demokratët, duhet të përdoret pushteti për të larguar Edi Ramën.

Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe, PD është demokratizuar me statut. Statuti të largon vetëm për një arsye, jo nga mpartia, por të largon nga lidershipi nëse humbet zgjedhjet. PD e ka fuqinë për të përfshirë njerëz të rinj”- tha ai.

Në pjesën përmbyllëse të fjalimit të tij, Salianji theksoi rëndësinë e mesazhit që qytetarët i japin Partisë Demokratike dhe opozitës në përgjithësi. “Kjo sallë është mesazh për një sistem që po bie nën peshën e korrupsionit të vet, por është edhe një mesazh për ne, sepse njerëzit presin më shumë nga PD: guxim, qartësi dhe fitore,” u shpreh ish-deputeti, duke e cilësuar takimin si një mbrëmje frymëzuese për demokratët e Lezhës.

Salianji bëri thirrje për bashkim të demokratëve dhe të gjithë popullit opozitar rreth PD-së, duke nënvizuar nevojën për rotacion dhe për të rikthyer normalitetin në vend. “Të bashkojmë demokratët, popullin opozitar rreth saj, të sjellim rotacionin. Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim pa frikë, pa ndalim. Koha e ndryshimit ka ardhur dhe nuk do ndalojmë asnjë moment. Ky është premtimi im para jush,” përfundoi ai, ndërsa i dha fund fjalës me brohorima dhe mesazhe për fitore.

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

By: Mero Baze
18 January 2026 at 19:55

Nga Mero Baze

Nuk di pse opozita i ka hyrë një debati të lodhshëm, më i lodhshëm se i Madurës, për të injoruar rëndësinë e Bordit të Paqes që po themelohet me iniciativë të Presidentit Trump dhe mbi të gjitha sqarimet e tyre të lodhshme për Presidentin Trump për veset e Edi Ramës.
Fjala vjen, përfaqësues të PD thonë që ftesa u ka shkuar 200 vetëve ose gjithë anëtarëve të OKB-së dhe pastaj vazhdojnë me detyrimet që do të ketë Shqipëria, për t’u thënë qytetarëve shqiptarë që kjo është e rrezikshme.

Problemi i parë serioz për opozitën është se ftesa për Edi Ramën ka ardhur për të gjitha ato arsye që opozita mendon se Edi Rama është i papëlqyer nga Perëndimi dhe SHBA, dhe sidomos nga Presidenti Trump. Edi Rama ka marrë ftesë pikërisht për ato që opozita i quan “vese” të tij.

E vërteta është se ftesa nuk lidhet as me faktin që jemi anëtarë të OKB-së, as që jemi anëtarë të NATO-s, as me “rëndësinë gjeopolitike” të Shqipërisë. Po të ishte ashtu, do ishin ftuar dhe shtete të tjera nga Ballkani që janë anëtare të OKB-së apo NATO-s.

E vetmja gjë simbolike që vlen për Shqipërinë është se Edi Rama vjen nga një shtet që simbolikisht është vend mysliman dhe pro Izraelit, duke qenë njëkohësisht dhe shtet evropian.

Ftesa nuk është aq e thjeshtë sa duket dhe nuk lidhet aq shumë me Shqipërinë, sa me kryeministrin dhe fuqinë personale dhe politike të tij. Po të kemi parasysh dhe vetë profilin e Presidentit Trump dhe konvencionet e tij në krijimin e këtyre iniciativave, Edi Ramën e favorizon më shumë fakti që është një lider i fortë politikisht, pa presione parlamentare, pa kosto politike nga pjesëmarrja në këtë iniciativë dhe pa burokraci shtetërore nëse i duhet të veprojë.

Praktikisht Edi Rama është i përshtatshëm për anëtar themelues për të gjitha ato arsye që opozita ankohet se Edi Rama i ka si mangësi në raport me SHBA-në. Në fakt, Presidenti Trump ia ka vlerësuar këto si përparësi.

E kundërta do të ketë rëndësi. Pjesëmarrja e Edi Ramës në këtë tryezë do të rrisë vëmendjen e Uashingtonit për Shqipërinë dhe do të forcojë politikën amerikane rreth Shqipërisë si një vend aleat.
Shqipëria praktikisht nuk do të ketë asnjë kosto financiare ose ushtarake, nuk do të ketë angazhime ushtarake në Gaza dhe as financime.

E vetmja gjë që ne do t’i shesim Bordit të Paqes është Edi Rama dhe këtë me një pazar të mirë, që nëse del çdo gjë me sukses quhemi të fituar, nëse nuk funksionon, nuk jemi ne të humburit.

E vërteta është se Shqipëria në këtë histori ka vetëm një rol simbolik, ndërsa kryeministri i saj ka një rol personal, si një politikan i drejtpërdrejtë, përtej gjuhës teknokrate, si një negociator i besueshëm dhe një aktor konfidencial me shumë udhëheqës botërorë të kësaj kohe.

Ai nuk është aty për atë që Shqipëria do të bëjë për Gazën, por për ato çka Shqipëria ka bërë deri më sot në raport me SHBA-në dhe politikën evropiane, si një vend pa risqe dhe aleat i sigurt.

Ndaj opozita është e lirë të përçmojë Edi Ramën si një autokrat i plotpushtetshëm dhe aleat i Trumpit, por nuk duhet të na lodhë shumë veshët me “protrumpizimin” e saj, pasi ajo që ka në mendje opozita dhe ajo që ka në mendje Trumpi janë një oqean larg njëra-tjetrës dhe një karrige larg Edi Ramës në një tryezë.

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

By: E S
18 January 2026 at 19:47

Sadetja dhe Agroni janë njohur me dashuri në vitin 2011 dhe kanë krijuar një familje të bukur me tre fëmijë, dy vajza e një djalë. Si shumë shqiptarë, Agroni ishte emigrant në Greqi dhe më vonë, iu bashkua edhe Sadetja me fëmijët, gjithnjë me përpjekjen që të krijonin një të ardhme më të mirë për ta.

“Më 18 prill 2024, çdo ëndërr jona u shua”, shprehet Sadetja në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Një parandjenjë nuk e linte të qetë Sadeten, por as vetë Agronin. Në shtëpi gjithçka dukej në gjendjen e vet të zakonshme, por një ‘hije’ endej në mendjen e tyre.

Sadete: Më datë 18 unë e Goni shkojmë të punojmë si çdo ditë. Punonim nga ora 6 e mëngjesit deri në 12 të darkës. Goni ishte duke e parandier çdo gjë që do të vinte momenti që ai s’do të ishte mirë.

Ardit Gjebrea: Por ai nuk kishte gjë fizikisht?

Sadete: Jo, jo, gjendja e Gonit ishte…Goni s’ishte ankuar kurrë. Shkojmë te shtëpia, i gjejmë fëmijët krejt mirë. Çdo natë i kemi gjetur në gjumë, atë natë ishin duke na pritur të tre fëmijët.na kishin shtruar tavolinën sikur të ishte ndoshta e fundit darkë që do të hanim të gjithë bashkë. U ulëm, fjetëm,unë nuk kam fjetur tërë natën, vetëm mendoja diçka do t’i ndodhë familjes sime, e kisha atë parandjenjën, por nuk e kuptoja akoma se çfarë do të ndodhte. Zgjohet Goni krejt mirë, na bën mëngjesin si për fëmijët, si për mua. Në momentin kur ai merr rrobat e niset të vishet, veç më thotë “Sadete, unë nuk jam mirë.” Lëvizte duart e këmbët si të ishte duke i dalë shpirti. Ai kaloi trombozë dhe hemorragji në mes të kokës. Kur shkoj te spitali unë, kishte kaluar direkt në koma. Sa e çoj atje, vjen doktori e më thotë “Agroni ka mbaruar, nuk kam shpresa për të sepse është në momentet e fundit, ne s’kemi rrugëzgjidhje, ne do t’i bëjmë një gjilpërë, Goni i ikur se i ikur është. Ajo është diçka që jeton ose ikën direkt.” Unë u thashë bëni çfarë të doni, përpara se Goni mos të më ikë.

Në disa foto, shihet gjendja e Agronit para dhe pas këtij episodi që ndryshoi jetën e gjithë familjes. Në foton e parë, ai është shëndoshë e mirë dhe i lumtur krah familjes. Në të dytën, gjendet në shtratin e spitalit ku njeriu i fuqishëm e i shëndetshëm i ka lënë vendin një trupi të drobitur, të dobët e me tuba.

Sadete: Këtu ka qenë pas 4 muajsh se në fillim ka qenë edhe më keq. Më thotë doktori “hajde foli Gonit që ta kuptojmë a e pranoi trupi i Gonit gjilpërën apo jo.” Shkoj dhe i thashë Gonit vetëm kaq: Goni, mos më lër vetëm dhe tre fëmijët mos i lër jetimë! Goni në atë moment vetëm ka lëvizur gishtat. Më thotë doktori “shko merr letrat në shtëpi dhe Gonin, po marrim helikopterin ta çojmë në Athinë.” Kur shkoj te shtëpia, në makinë them do e mbaj veten që fëmijët mos të kuptojnë gjë. Më del vajza para dhe më thotë “ma, ku është babi im?” Aty s’munda ta mbaj dot veten. Vetëm qanim të tre te dera e shtëpisë.

Plani i Trump për aneksimin e ishullit, çfarë e bën Groenlandën ekonomikisht tërheqëse?

By: E S
18 January 2026 at 19:38

Peshkimi është ‘shtylla kurrizore’ e ekonomisë së Groenlandës, me prodhimet e detit që përbëjnë mbi 90% të eksporteve të saj totale. Po ashtu Groenlanda merr subvencione të mëdha nga qeveria daneze.

Pra, çfarë e bën vendin ekonomikisht tërheqës?

Në vitet e fundit, ka pasur një interes në rritje për burimet natyrore të Groenlandës, duke përfshirë mineralet e rralla të tokës, uraniumin dhe hekurin. Ajo gjithashtu mund të ketë rezerva të konsiderueshme nafte dhe gazi.

Më parë këto burime kanë qenë të paaksesueshme për shkak të klimës së ashpër të Arktikut, por shkrirja e akullit ka hapur rrugë të reja transporti detar, të cilat mund ta bëjnë më të lehtë peshkimin dhe nxjerrjen e mineraleve.

Burimet minerale të vlefshme kanë qenë një fokus kyç i Presidentit Trump në vende të tjera, përfshirë edhe në ndërveprimet e tij me Ukrainën. Megjithatë, Presidenti i SHBA-së ka përsëritur dëshirën e tij për të blerë Groenlandën për sigurinë kombëtare të Amerikës.

Më shumë se një herë, ai e ka përshkruar kërcënimin që percepton nga fuqitë rivale, duke thënë se “nëse nuk e marrim Groenlandën, Rusia ose Kina do ta marrin atë”.

Provincializmi politik i Tiranës me Donald Trumpin

By: Java News
18 January 2026 at 19:30

Nga Marko Caka

Në Shqipëri politika është katandisur në një konkurs provincial simpatie, se kush e ka më mik të huajin. Qeveria dhe opozita janë futur në një garë qesharake se kush pëlqehet më shumë nga Uashingtoni dhe Brukseli, sikur varfëria zhduket me një shtrëngim duarsh dhe korrupsioni shpërbëhet nga një letër urimi.

Në parim, marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në janë jetike. Jo për selfie politike, por sepse lidhen me orientimin gjeopolitik të vendit dhe, mbi të gjitha, me përmbushjen e standardeve që na afrojnë me Europën, si një ekonomi më të fortë, shtet më funksional, shoqëri më të drejtë. Kjo është arsyeja pse votohet një qeveri. Por ne, populli, në syrin e opozitës, mesa duket kemi bërë një keqkuptim historik, kemi votuar kryeministër jo për të qeverisur Shqipërinë, por për të bërë karrierë ndërkombëtare. Pra që këtu fillon mashtrimi i madh.

Ne nuk kemi zgjedhur kryeministër për të drejtuar botën, as për të qenë pjesë e bordeve imagjinare të paqes globale, e aq më pak për të zgjidhur krizën e Gazës. Kemi zgjedhur kryeministër për të drejtuar një vend të rraskapitur, të varfëruar dhe të zhytur në korrupsion prej tre dekadash.

Megjithatë, opozita sillet sikur matësi i vetëm i qeverisjes është se si sillen ndërkombëtarët me Edi Ramën. A e pëlqen Trump? A i dërgon letër? A e fton në ndonjë tryezë? Dhe në anën tjetër të opozitës së dështuar, fantazia kolektive ka kaluar çdo kufi, prej vitesh dëgjojmë se “Trump do ta arrestojë Ramën”, se do ta nxjerrë në gjyq popullor, madje – pse jo – edhe do ta varë në mes të Tiranës, që të kënaqen të gjithë armiqtë e tij politikë.

Ky është niveli i debatit. Për dy ditë me radhë, mediat shqiptare janë marrë vetëm me një letër. Opozita akuzon, kryeministri reciton. Fjalë të bukura të Trumpit shiten si “sukses kombëtar”, sikur standardi i jetesës në Shqipëri rritet me komplimente dhe jo me paga, spitale, shkolla dhe drejtësi funksionale.

Ironia shkon më tutje, se këtë stekë e ka vendosur vetë opozita. Ajo ka vendosur rregullin idiot se një kryeministër gjykohet nga mendimi i të huajve, jo nga jeta e qytetarëve. Dhe Rama, mjeshtër i mbijetesës politike, po luan poker me letra të hapura, ndërsa kundërshtarët e tij vazhdojnë të shikojnë qiellin.

Ndërkohë, ajo që harrohet me qëllim është thelbi: – varfëria periferike që vazhdon,– elitat që pasurohen çdo ditë, – korrupsioni që gllabëron pasurinë publike, – trafiqet ilegale që ushqejnë një ekonomi paralele. Për këto e kemi zgjedhur kryeministrin. Por këto janë detaje të mërzitshme nga ana e opozitës, sepse mendojnë se nuk bëjnë më zhurmë në veshin e simpatizantëve të tyre. Por, për opozitën, klikime sjellin letrat , ftesat, opinionet e të huajve. Pra opozita, e fiksuar pas ambasadave dhe deklaratave, nuk shkon derë më derë, nuk përballet me hallet e qytetarëve dhe nuk ia numëron kryeministrit në sy përgjegjësitë e tij reale, por ata presin një mrekulli diplomatike. Dhe kështu, pa e kuptuar, po e mbajnë në pushtet më mirë se çdo fushatë.

Nëse Rama thotë se kjo opozitë ia ka dhënë katër mandate, nuk po bën humor. Po përshkruan realitetin e hidhur. Dhe nëse vazhdojnë kështu, rreziku i vetëm për të nuk është humbja e pushtetit, por që të mos e lënë rehat as pas mandatit të fundit.

Sepse në këtë vend, kryeministri nuk gjykohet për atë që u bëri shqiptarëve, por për atë që i thanë të huajt për të.

❌
❌