Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Java News

Fondi i Sigurimit i akuzoi për fatura fiktive, penalizohen 360 farmaci/ Reagimi i farmacistëve: Jo dënim kolektiv

By: Os De
25 December 2025 at 19:57

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor kërkon zgjidhjen e kontratës me afro 360 farmaci që japin barna me rimbursim për pacientët si dhe ndjekjen e procedurave penale për disa prej tyre me argumentin e faturave fiktive për gati 10 barna. 

Në një procesverbal dërguar në disa prej farmacive theksohet zgjidhja e kontratës pa afat. Pas këtij urdhri ka reaguar Urdhri I Farmacistëve i cili e konsideron këtë veprim si një dënim masiv kolektiv pa prova dhe që duhet tërhequr menjëherë nga drejtuesit e fondit pasi jo vetëm përfshin pothuajse të gjitha farmacitë që kanë kontakte me këtë institucion por nga ana tjetër shkakton kolaps të sistemit farmaceutik me pasoja mbi pacientët që përfitojnë barna me rimbursim. 

Në deklaratën zyrtare të Urdhrit theksohet se procesverbalet janë hartuar në mënyrë të njëanshme pa u mbështetur në rregulloren e kontrollit dhe për më tepër procesverbali nuk përmban firmën e titullarit. 

Pretendimi mbi ekzistencën e faturave fiktive është i pabazuar, pasi farmacitë furnizohen vetëm nga importues dhe shpërndarës të kontraktuar me Fondin. Fatura e lëshuar nga depoja, e gjeneruar dhe e regjistruar në sistemin e-depo, nuk mund të konsiderohet fiktive, pasi ky sistem nuk lejon lëshimin e faturës në mungesë të gjendjes së mallit në depo. 

Farmacia nuk ka asnjë kompetencë dhe asnjë mundësi tekniko-ligjore për të verifikuar gjendjen fizike të barnave në depo, përgjegjësi kjo që i takon Fondit dhe strukturave të tij kontrolluese. 

Ne deklarate theksohet gjithashtu se kjo procedure rrezikon  furnizimin e pandërprerë të pacientëve me barna dhe stabilitetin e shërbimit farmaceutik në tërësi. 

Ky dënim kolektiv dhe i pabazuar në prova krijon precedent të rrezikshëm, për vazhdimin e marrëdhënies kontrakore Fond-Farmaci. 

Pothuajse të gjitha farmacitë që kanë marrë këto shkresa, janë kontrolluar më parë nga Drejtoritë Rajonale dhe nga vetë Fondi, me inventarizim fizik për barnat përkatëse, pa u konstatuar shkeljet e pretenduara. Në këto kushte, për të shmangur kolapsin me furnizimin e pacientëve me barna të rimbursueshme, që mund të vijë nga penalizimet masive apo reagimi në bllok i farmacistëve kërkojmë të ndërpritet çdo procedurë  apo veprim administrativ 

Në deklarate theksohet gjithashtu se Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë është kundër çdo forme abuzimi apo përfitimi të paligjshëm nga kushdo, por nuk mund dhe nuk do të pranojë penalizime kolektive, veprime arbitrare apo kërcënime penale pa prova dhe pa procedurë ligjore, që cenojnë profesionin, farmacitë dhe interesin publik. Ndaj kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të Ministrisë së Shëndetësisë për zgjidhjen e kësaj situate. 

Socialistët duhet ta hetojnë në rrugë shtetërore dhe parlamentare linçimin ndaj Veliajt në burg

By: Os De
25 December 2025 at 19:49
Nga Mero Baze
Raporti i fundit i Avokatit të Popullit mbi rastin Veliaj, përtej linçimit dhe shkeljes së privatësisë ndërsa bënte një ndërhyrje mjekësore, rikthen debatin mbi motivimin që ka pasur Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të linçuar Erion Veliajn në burg, proces i cili, në një farë mënyre, vazhdon akoma.

Në arsyetimet e ish-ministrit Manja, që nuk i bënte kurrë publikisht, por vesh më vesh, thuhej se ishte nën presionin e SPAK për ta bërë këtë, gjë që duket shumë e dyshimtë që SPAK t’ia konfidonte këtë Ulsi Manjës, edhe pse mund ta kenë dëshirë ta linçojnë. Themi e vështirë, se nëse ata kanë kaq konfidencë me Ulsiun, sa t’i kërkojnë linçimin e një drejtuesi të lartë socialist, atëherë duhet që ta kenë pasur Ulsi Manjën njeri konfident për shumë operacione të tjera kundër socialistëve të arrestuar, përtej rastit Veliaj dhe kjo e bën atë pastaj një ish ministër problematik.

Me këtë nuk them që Ministri i Drejtësisë nuk duhet të bashkëpunojë me SPAK, por kjo do të ishte një rrethanë që do të fliste për “bashkëpunim special” mes tij dhe SPAK, dhe jo për një bashkëpunim për shkak të detyrës. Sepse, nëse do të ishte i tillë, atëherë ata nuk do të guxonin të rekomandonin masa speciale apo tortura speciale, siç përcaktohet edhe në raportin e Komitetit për Parandalimin e Torturës të Këshillit të Evropës, në këtë rast. Duhet një konfidencë shume e madhe mes SPAK dhe Ulsiut për ta bërë këtë. Vetëm të qenit dibran, nuk besoj se ta jep këtë siguri të shkosh deri në këtë pikë.

Dhe fakti që ky regjim special ndaj Veliajt vazhdon në burg, ndërkohë që Veliaj klasifikohet si i burgosur nën një regjim “standard” sipas përgjigjes zyrtare të Drejtorisë së Burgjeve, fsheh diçka më tepër.

Një tjetër shpjegim jo publik i zyrtarëve të burgjeve është pretendimi se kanë presion nga Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) dhe nga BKH.
Kjo është po ashtu e pabesueshme. Nëse SHISH vërtet ka rekomanduar masa speciale ndaj Veliajt, Drejtoresha e SHISH duhet hetuar jo thjesht për Veliajn, por se rikthen në shërbim politik një institucion i cili prej vitit 2002, së paku, nuk ka pasur akuza për përdorim politik. Pra, nëse është e vërtetë që ka dhënë qoftë edhe një rekomandim, kjo dorë duhet prerë.

Më e besueshme mbetet që ndaj tij ka pasur një zell politik brenda PS-së për ta linçuar, duke parë angazhimet personale të prokurorëve të çështjes kundër tij dhe pozitat e dobëta politike të Veliaj në kohën që u arrestua duke menduar se zhurma dhe gjyqet popullore do të mbysnin zërat e dobët që kërkonin standardet e drejtësisë në këtë proces dhe ai do të ishte kurbani që do të ilustronte “peshqit e mëdhenj” të PS.

Po të lexosh portalet e fundorrinave paguar  nga brenda PS që shtiren si opozitarë kjo duket dhe më e qartë, pasi ata sulmojnë çdo kënd që i del në mbrojtje Veliajt por jo socialistëve të tjerë që arrestohen.

Prandaj është mirë që vetë socialistët ta hetojnë këtë që ka ndodhur, qoftë në rrugë shtetërore, qoftë edhe parlamentare, nëse është nevoja. Jo për gjë, por burgjet po mbushen me socialistë e zyrtarë të lartë, dhe ky standard që është aplikuar dhe vazhdon të aplikohet ndaj tij, duket sikur e trajton atë si të burgosur nga socialistët, dhe jo si socialist i paraburgosur nga SPAK, fatkeqësisht pa asnjë arsyetim ligjor.

Tragjedia në ditën e Krishtlindjes/ 4 anëtarët e një familje gjenden të vdekur. Njëri, zyrtari i lartë bashkie…

By: Os De
25 December 2025 at 19:41

Katër anëtarë të një familjeve u gjetën të pajetë në prag të Krishtlindjeve. Dy burra dhe dy gra nga Lihtenshtejni janë viktimat, ndërsa policia tha se po heton ngjarjen e pazakontë në principatën e vogël alpine. 

Autoritetet shtuan se trupi i një burri 41-vjeçar u gjet në anën zvicerane të lumit Rain pranë Vaduz, kryeqytetit të Lihtenshtejnit, mbrëmjen e së mërkurës. 

U zbulua se ai ishte një punonjës i rangut të lartë i bashkisë së Triesen, në jug të Vaduz, i cili ishte pushuar nga puna disa ditë më parë, për shkak të parregullsive në të dhënat kontabël. 

Policia më vonë gjeti një burrë 73-vjeçar dhe dy gra, të moshës 68 dhe 45 vjeç, po të vdekur në një apartament në Vaduz. 

Këta persona ishin respektivisht prindërit dhe motra e punonjësit të bashkisë. Autoritetet do të vazhdojnë me një autopsi për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tyre. 

 

U përplasën ashpër në shtëpinë e Big Brother, Juxhini dhe Iliri përqafohen pas debatit: Po ndihem keq, s’mund ta bëja kurrë ty..

By: Os De
25 December 2025 at 19:32

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e Big Brother VIP 5.

Një batutë e Juxhinit nuk u prit mirë nga Iliri, i cili iu kthye ashpër aktorit.

Pas disa orësh, Juxhini shkoi në krevatin e Ilirit për t’i kërkuar falje, gjë që ky i fundit e pranoi dhe të dy u përqafuan duke lënë pas çdo gjë.

Pjesë nga biseda:

Juxhin: Unë nuk e kam ditur pikën tënde të dobët. Po të më duhej do kisha pyetur të tjerët. Unë pikërisht se jemi nga Korça dhe se më ke mbajtur humorin, prandaj ta bëra ty, se kishim kofidenca.

Ilir: Nuk ishte humor ai.

Juxhin: Po të më falësh. Nuk e përtyp dot të më thuash që e kam tendencioze. Unë prisja një batutë mbrapsht.

Ilir: Nuk ishte poshtërsi, por mënyra duke e ditur që unë e kam pikë të dobët, ti je nga Korça, unë nga Korça, mendova mos të kishte thënë ndonjëri.

Juxhin: Unë e kam aq respekt, në distancë jemi njohur. Nuk jam karakter të ta bëj skuthçe.

Ilir: Ta kuptoj se unë ta ktheva kokën.

Juxhin: Po nuk e prisja të reagoje ashtu.

Ilir: Jam prerë, ndoshta mund të lehtësohem.

Juxhin: Thjesht më prano faljen, se e kam shumë të ndjeshme. Po ndihem keq, aq më tepër me ty, nuk do ndodhte kurrë nga ana ime.

 

 

 

Ngjarje e rëndë/ I ngeci në fyt panetonja gjatë drekës së Krishtlindjes me familjen, humb jetën 47 vjeçari

By: Os De
25 December 2025 at 19:24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë, ku një burrë 47-vjeçar vdiq para familjes së tij, teksa po festonin drekën e Krishtlindjeve. 

Sipas gazetës italiane ‘La Stampa’, Giovanni Lopez u mbyt pasi një copë panetone i ngeci në fyt dhe i bllokoi rrugët e frymëmarrjes. 

Të afërmit e tij u përpoqën ta ndihmonin menjëherë, por nuk ia dolën dot dhe thirrën shërbimet e urgjencës. 

Ekipet e shpëtimit u përpoqën ta ringjallnin 47-vjeçarin, por pavarësisht përpjekjeve, ai ndërroi jetë. Vdekja e tij u konfirmua më pas edhe nga mjeku ligjor. 

 

VIDEO/ Kriza e thellë e PD-së dhe përjashtimi i të rinjve, Arbër Kola: Ja pse e mbështes lëvizjen e Salianjit

By: Os De
25 December 2025 at 19:19

Arbër Kola është një ndër të rinjtë aktivë të Partisë Demokratike. I biri i një prej themeluesve të PD-së në Mirditë, ai është rritur mes protestash dhe angazhimi politik. Për shkak të këtij aktivizimi, është arrestuar disa herë nga policia si aktivist i Partisë Demokratike.

Në krizën e vitit 2021, Arbër Kola zgjodhi t’i bashkohej foltoreve të Sali Berishës dhe të ishte organizator aktiv i tyre, pasi Berisha u shpall non grata dhe Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar. Me energjinë dhe pasionin e të riut që beson te një Parti Demokratike e ndërtuar mbi vlera, ai e pa këtë angazhim si një betejë për parime dhe jo për emra. Për të njëjtat arsye, më vonë iu bashkua edhe lëvizjes së Ervin Salianjit.
Por sot, Arbër Kola ndodhet në një tjetër realitet politik: i përjashtuar ose i mënjanuar nga forumet drejtuese të Partisë Demokratike. I zhgënjyer, por jo i dorëzuar, ai shprehet i vendosur të mos e ndërpresë aktivizimin e tij në PD, në kërkim të një partie ku të funksionojë meritokracia dhe demokracia e brendshme.

Një nga kritikat më të forta që Arbër Kola artikulon lidhet me listat e mbyllura, të cilat ai i cilëson si turpin më të madh të Partisë Demokratike. Sipas tij, brenda këtyre listave janë futur persona pa asnjë lidhje me elektoratin dhe pa asnjë kontribut real për PD-në, ndërkohë që janë lënë jashtë njerëz me integritet, aktivistë dhe figura që i kanë dhënë partisë votat e pakta, por të qëndrueshme, gjatë viteve të një krize të thellë.

Ai flet për një parti ku meritokracia nuk funksionon fare, duke paralajmëruar se, nëse PD nuk ndërton një sistem vlerësimi mbi kontributin dhe përfaqësimin real, rrezikon të përfundojë në atë që ai e quan “sistemi i kacavjerrjes”, ku mbijetojnë vetëm ata që dinë të qëndrojnë pranë pushtetit të brendshëm.

Arbër Kola shprehet gjithashtu se nuk ndihet i përfaqësuar nga asnjë deputet aktual në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas tij, deputetët e PD-së nuk frymëzojnë më askënd dhe nuk përfaqësojnë shpresën për ndryshim. “Kë mund të frymëzojë sot një figurë si Tritan Shehu apo Albana Vokshi?”, pyet ai, duke e konsideruar këtë realitet si një nga arsyet kryesore pse qytetarët janë larguar nga Partia Demokratike.

Në një intervistë për Tema, Arbër Kola flet hapur për lidershipin e kompromentuar të PD-së, për një situatë dramatike që ka krijuar perceptimin se Edi Rama “nuk rrëzohet më”, si dhe për domosdoshmërinë e hapjes së Partisë Demokratike ndaj të rinjve që sjellin energji, frymëzim dhe mbështetjen e qytetarëve të keqqeverisur, të vjedhur dhe të dhunuar, sipas tij, nga një qeverisje kriminale. TemA

  • ✇
  • Drita  

Drita

25 December 2025 at 19:13

Nga Alba Malltezi   

Është shumë, shumë interesante se si besimet, që nga më të vjetrat mbi Tokë, përdorin me simbole dhe metafora ardhjen e Dritës dhe sundimin e saj pas errësirës. Për ata që besojnë dhe për ata që nuk besojnë është e thjeshtë: Drita sjell dituri, dituria sjell drejtësi dhe drejtësia sjell barazi, harmoni e kompensim të dhimbjes së pabarabartë mes njerëzve në glob. 

Por mbi të gjitha Drita sjell shpresë dhe durim, e sidomos këmbëngulje për rezistencë në momentet kur errësira, e pashmangshme dhe ritmike, bën udhëtimin e saj të radhës mes nesh. 

Kur shpesh sjell si shembull Shpellën e Platonit, ndërsa njerëz të lidhur me zinxhir shihnin në muret e shpellës të projektuar hijet e tyre dhe të objekteve që mendonin se ishin realiteti, jeta, bota; kur ata dalin jashtë saj, nuk besojnë dot atë që shohin papritur me sytë e tyre, atë që drita dhe bota u shpalos. 

Kanë kaluar mijëra vite kur Jezu Krishti përpiqej t’u jepte dritë njerëzve që të shihnin më mirë, përpjekjet janë kolosale dhe të përditshme nga më të mirët e shoqërisë që ndezin “qirinjtë” e tyre duke u përpjekur që cilido prej nesh të nxjerrë konkluzione sipas fakteve nën dritën reale të diellit. Kur sot habitemi për gjendjen në rrjete sociale, për urrejtjen, informacione fake, anë të papëlqyera të ekzistencës sonë njerëzore, mund të themi vetëm se ato kanë ekzistuar përherë, kanë qenë përherë mes nesh. 

Sot kemi vetëm më shumë dritë për t’i parë dhe për t’i njohur. Kemi dalë nga “shpella” e dikurshme platoniane, por, edhe nëse disa përpiqen ta mbajnë dritën e diturisë përherë të ndezur, nuk janë të paktë ata që bëjnë të pamundurën për ta shuar. 

Edhe kjo Krishtlindje nuk është ndryshe nga mijëra Krishtlindjet e festuara: Mbetet një përpjekje titanike, ciklike e bukurisë dhe pastërtisë së dritës, ndaj errësirës që kërkon të na mbajë hutuar. 

VIDEO/ Çmenduri, ‘skifterët’ grabisin bankomatin si nëpër filma! Pamjet bëhen virale

By: Os De
25 December 2025 at 19:04

Dy persona grabitën një dyqan ‘7-Eleven’ në Teksasin e Veriut’, në SHBA, në prag të Krishtlindjeve, pasi u përpoqën të vidhnin një bankomat brenda ndërtesës. 

Kamerat e sigurisë së dyqanit kapën lëvizjet e dy grabitësve, ku skena ka qenë e pazakontë. Pamjet u bënë shumë shpejt virale, teksa autorët lidhën me litar metalik bankomatin dhe e tërhoqën me makinë, duke e shkulur dhe shkatërruar gjithçka. 

Me sa duket, njëri prej tyre e lidhi bankomatin në pjesën e pasme të automjetit të tyre me një kabllo, ndërsa i dyti shtypi gazin, duke rezultuar në shembjen e brendshme të dyqanit. 

Sipas policisë, autorët e krimit u larguan, duke zvarritur bankomatin pas tyre. Megjithatë, pak më larg, kablloja u këput, duke rezultuar në ndalimin e vjedhjes dhe gjetjen e bankomatit të braktisur. 

Pak më larg, u gjet gjithashtu i braktisur edhe SUV-i i përdorur nga autorët e krimit, i cili u përcaktua se ishte vjedhur nga Dallasi. 

WATCH: Masked thieves ram a stolen SUV into a Texas 7-Eleven, shattering the store windows and tearing out an ATM.

Police say the vehicle was stolen in Dallas and could be tied to other ATM heists. pic.twitter.com/PTzdxZMkoi

— Fox News (@FoxNews) December 24, 2025

 

Tonelata produkte bujqësore stok/ Rrapaj: Bujqit nuk marrin subvencione! Eksperti: Duhet orientim drejt kërkesës së tregut!

By: Os De
25 December 2025 at 18:55

Fermerët prej kohësh kanë ngritur si ankesë madhore mbiprodhimin dhe mospasjen e një tregu për të shitur. Bëhet fjalë për tonelata me patate, qepë e të tjera produkte stok që fermerëve shqiptarë u kanë mbetur pa shitur. 

Në “Studio Live” me gazetarin Ermal Qori, ishte i ftuar Agim Rrapaj, kreu i Këshillit të Agrobiznesit shqiptar ndërsa në lidhje direkte ishte eksperti i bujqësisë Eduart Sharka dhe fermeri nga Maliqi Julian Guri. Për tonelatat stok, Agim Rrapaj nxjerr si shkaqe kryesore subvencionet, TVSH-në 20%, e cila gjithashtu rëndon mbi prodhuesin dhe ekonominë jo të formalizuar duke mos i dhënë garanci dhe mbështetje fermerit. 

“Riciklohet problemi sa herë që konjunktura ndërkombëtare e atyre që prodhojnë në vendet përreth nesh apo në Evropë është pozitive. Domethënë që në bursën e patates çmimi ka dalë i ulët, ata janë agresivë në eksport dhe kjo bën që të jemi në disavantazh, në radhë të parë për koston. Kostoja e produkteve tona me ato që vijnë nga importi është e papërballueshme për fermerët tanë. Në radhë të parë për mungesë të disproporcionalitetit të subvencionit, sepse është i ulët krahasuar me vendet përreth nga të cilat ne importojmë. Kemi një ekonomi jo të formalizuar me kontrata, ku qendrat e grumbullimit që duhet ta merrnin këtë prodhim dhe ta çonin në eksport dhe treg, ndërsa ne gjithë barrën ia kemi lënë fermerit që duhet të përgjigjet për gjithçka. Ne në politikën fiskale nuk kemi rregulluar TVSH-në. TVSH 20% nuk rëndon vetëm konsumatorin, por edhe fermerin, sepse atij nuk i rimbursohet TVSH-ja dhe qendrës së grumbullimit akoma më shumë. Nuk kemi kontrata dhe presim nëse kemi fat që produktet tona të shiten”, tha Rrapaj. 

Nga ana tjetër, Sharka sheh si problematikë mungesën e mekanizmave orientuese për fermerët lidhur me kërkesat e tregut, mungesën e industrisë agropërpunuese dhe atë të fondeve të IPARP nga BE. 

“Problemi kryesor është mosorientimi i fermerëve me kërkesat e tregut. Këto kriza që përsëriten çdo 2 muaj janë dëme të jashtëzakonshme, janë pasojë e prishjes së raportit kërkesë–ofertë. Për ta rregulluar këtë raport mund të ndërhysh te mekanizmi i ofertës, që korrigjohet me orientimin e fermerëve te rajonizimi i kulturave. Shkak tjetër është mungesa e industrisë agropërpunuese, sepse kur ke ofertë më të madhe se kërkesa, atë pjesë që nuk e merr tregu e merr industria agropërpunuese. Zgjidhja është orientimi, mbrojtja e produktit vendas nga produktet e rajonit, zhvillimi i industrisë agropërpunuese, përthithja e fondeve të IPARD. Mundësi ka vetëm qeveria për t’i rregulluar”, tha Sharka. 

Fermeri Julian Guri ngre problemet konkrete të bujqësisë duke thënë se në rradhë të parë fermerët nuk marrin subvensionet për të cilat qeveria flet dhe shkak për këtë janë politikat që nuk japin aksesin e pretenduar. Julian Guri bën krahasimin dhe me vendet e tjera, konkretisht Kosovën, të cilët marrin 10fishin e mbështetjes financiare nga shteti. 

“Problematikën më të madhe e kemi konkurrencën me vendet e tjera; na godasin me çmimin nga të gjitha anët sepse jemi pa subvencione. Asnjë lloj mbështetjeje nuk marrim nga institucionet. I bëjnë në atë formë që të mos i marrësh dot subvencionet. Nuk vjen asnjë lloj tregtari, nuk na lejon as Gjermania, as Kosova. Kam rreth 30 hektarë me qepë, patate, grurë. Nga këto 30 hektarë marr vetëm për 24 dynym diku te 70 mijë lekë për hektar, ndërkohë Kosova e ka diku te 700”, tha fermeri. 

Për të marrë fondet atyre iu nevojitet dokumenti i pronësisë dhe tokat i kanë me qira dhe kjo e bën të pamundur aksesin në subvensione. Guri foli dhe për Bankën e Zhvillimit të ngritur nga shteti, për të cilët tha se është një fasadë, pasi askush nuk do t’i japë kredi sepse nuk kanë fatura shitje për produktet që tregtojnë. 

Shqiptari që po zhduket nga frika

By: S T
25 December 2025 at 18:48

Nga Dijana TOSKA

Këtë temë e kam trajtuar edhe para disa vitesh, por sot e shoh më qartë se kurrë: ne po vdesim për së gjalli, çdo ditë e më shumë.

Shqiptari sot nuk po vritet. Ai po vdes nga frika. Pak nga pak. Çdo ditë.

Frika nuk po na vjen nga shteti, por nga partitë shqiptare, që me një vend pune, një tender, një favor mizerabël, e kanë shndërruar njeriun në qenie vegjetative: që ha, që hesht, dhe që nuk i beson më as fjalës së vet.

Kështu mbahet pushteti. Secili duke u frikësuar nga dikush.

Liderët shqiptarë nuk kanë frikë nga populli. Ata kanë frikë nga partneri maqedonas: kush do të zgjidhet për koalicion, kush do të shpërblehet me pushtet, kush do të mbijetojë edhe një mandat.

Ata vdesin për pushtet, jo për komb. Liderët shqiptarë jetojnë të tmerruar nga shërbimet sekrete dhe nga shefi i qeverisë. Çdo ditë e kalojnë duke  “vdekur nga pak”, nga frika se kur do t’u hapen dosjet, kur do t’u dalin në shesh veprat e tyre antikombëtare.

Ka edhe më keq. Disa vdesin edhe më shumë herë.

Janë spiunët e dyfishtë: flasin shqip, mendojnë sllavisht e arabisht. Një soj i tyre luan bixhoz fshehurazi në bodrumet e errëta sllave dhe nënshkruan verdikte antishqiptare.

Soji tjetër e mban sexhaden si kravatë. Falet kudo që i bie rruga:

në parlament, në xhami me bodigardë e policë. Në universitete u mban ders studentëve për pastërtin e “muslimanizmit”  të tij, shet poza morale dhe lobon kundër identitetit të kombit të vet edhe pse në pushtet ka ardhur me 200 vota, i mjaftojnë për ta shitur popullin e vet.

Disa liderë tanë kanë vdekur ditën që kanë hyrë në pushtet.

Ditën kur kanë premtuar zvogëlimin dhe ndryshimin e identitetit kombëtar, ditën kur pranuan që ne të shpallemi pakicë dhe të flasim gjuhën e “20 përqindshit”.

Jo nga padituria.

Por sepse kishin detyra për t’i kryer.

Nga një popullsi shtetformuese, me mbi 30 përqind, po copëtohemi për t’u zvogëluar.

Për t’u riformatuar si dy etnitete pakicë brenda së njëjtës etni: “shqiptari” dhe “muslimani”.

Kjo që po ndodh nuk është fat. Është projekt.

Është sistem i këtij pushteti shtetëror dhe sistem i intereseve të huaja antishqiptare.

Liderët tanë nuk gabuan, ata zgjodhën këtë rrugë. Identitetin nuk e humbëm.Ata e nënshkruan.

Pakica nuk u shpall rastësisht nga dikush. Ata e legalizuan. Akademia nuk u shua. Ata e shitën. Kultura shqiptare nuk u harrua. Ata po e fshijnë çdo ditë. Feja nuk po jetohet. Ata po e përdorin për ndarje.

Dhe frika nuk është më neutralitet. Është krim në bashkëfajësi. Kush mban përgjegjësi? Historia nuk i gjykon kombet nga sa herë u mashtruan, por nga sa herë pranuan të vdesin për së gjalli. Shqiptari nuk rrezikon të zhduket nga armiku. Rrezikon të zhduket nga frika për ta thënë të vërtetën. Pyetja nuk është më: A po vdesim.  Pyetja është: kush do të mbajë përgjegjësi për këtë vdekje?

25.12.2025

Festat, ku i kalojnë shqiptarët? Eksperti: Korça dominon brenda vendit! Ja tre qytetet më të kërkuara në Evropë

By: Os De
25 December 2025 at 17:56

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka pritur fluks udhëtarësh gjatë nëntorit. Sipas të dhënave rezulton se janë përpunuar mbi 765 mijë pasagjerë të ardhur nga 67 destinacione.

Rritja e fluksit lidhet drejtpërdrejt si me vijimin e kërkesës turistike pas sezonit veror, por edhe me zgjerimin e destinacioneve te fluturimeve.

Siç ka shumë shqiptarë që zgjedhin të kalojnë pushimet jashtë vendit, ka edhe të huaj që vijnë në Shqipëri për të shijuar ditët e fundvitit.

Eksperti për turizmin, Isa Krasniqi, i ftuar në “Money Report” u shpreh se për festat e fundvitit, qytetet j metë frekuentuara nga Shqiptarët janë Vjena, Praga dhe Roma. Megjithatë ka prej atyre që zgjedhin që pushimet t’i kalojnë në vende të ngrohta, siç është Dubai.

“Shqiptarë kanë zgjedhur këtë vit më shumë, tre qytete si Vjena, Praga, dhe Roma. Të tre këto qytete kanë linja ajrore direkte, por janë dhe qytetet që të ofrojnë atmosferë të madhe sa i përket festave të fundvitit. Ka edhe fluturime për në vende të nxehta, siç është dhe Dubai, por ka dhe prej atyre që duan të kalojnë festat e fundvitit në Shqipëri”, tha ai.

I pyetur se cilat janë qytetet më të kërkuara brenda vendit për të kaluar festat, eksperti u shpreh se Korça është dominuesja absolute, por megjithatë vitet e fundit ka një interes të shtuar për Beratin dhe Shkodrën.

“Korça është vend i parë për shumë arsye, në këtë vit sidomos ka hyrë shumë vizita e Beratit, por edhe e Shkodrës. Jo vetëm vizita, por po preferohet dhe akomodimi në këto dy vende. Gjithashtu edhe Vlora mbetet një destinacioni”, tha ai.

Ai theksoni se Shqipëria duhet të ketë ofertë gjithëvjetore në turizëm, pasi ky sektor shprehet Krasniqi ka shumë potencial dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë objektiv.

“Ka shumë gjermanë, të cilët po e frekuentojnë në pjesën e fundit të vitit, për të festuar vitin e ri. Ka edhe nga Spanja, që vijnë dhe janë entuziastë për vizitën e tyre në Shqipëri. Janë mahnitur kur kanë parë bukuritë e vendit tonë.

Ne duhet të shkojmë në një turizëm gjithëvjetor. Duhet ta ngremë turizmin dhe të jetë gjithëvjetor. Të investojmë në promovimin e Shqipërisë, por edhe përmirësimin e infrastrukturës. Të kemi çfarë të themi tek të huajt”, tha ai.

“Jezusi është palestinez”/ Shkakton reagime të shumta në publik tabela e neonit e shfaqur në Times Square për Krishtlindje

By: Os De
25 December 2025 at 17:46

Një tabelë neoni e financuar nga Komiteti Amerikano-Arab Kundër Diskriminimit (ADC) është shfaqur në Times Square, në qendër të Nju Jorkut, duke shkaktuar reagime të shumta dhe debate publike.

Në tabelë shkruhen fjalët “Jezusi është palestinez” me shkronja të zeza mbi një sfond të gjelbër të ndezur, ndërsa në anën tjetër lexohet mesazhi “Gëzuar Krishtlindjet”.

Lajmi u raportua nga New York Post, i cili theksoi se kalimtarët reaguan në mënyra të ndryshme ndaj mesazhit, megjithëse shumica e komenteve ishin kritike.

Sipas drejtorit ekzekutiv kombëtar të ADC-së, Adeb Ayoub, organizata jofitimprurëse ka marrë me qira hapësirë reklamuese në Times Square që nga fillimi i këtij viti, ku shfaqen mesazhe të ndryshme që ndryshojnë çdo javë. Ai shpjegoi se tema kryesore e fushatës është “Amerika e Para”, me synimin për të nxitur dialogun dhe për të theksuar pikat e përbashkëta mes komuniteteve arabe, myslimane dhe të krishtera në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht gjatë periudhës së festave, kur qyteti është më i frekuentuar.

“Ka shumë më tepër ngjashmëri midis arabëve, myslimanëve dhe të krishterëve në këtë vend sesa sa na është bërë të besojmë,” tha Ayoub për New York Post. Ai shtoi se shumica e amerikanëve janë të krishterë dhe se vendlindja e Krishterimit është Palestina, duke theksuar se tabela synon të nxisë reflektim dhe debat publik.

I pyetur nëse ADC kundërshton idenë se Jezusi ishte hebre, Ayoub u shpreh se çështja është “një interpretim” dhe se “Jezusi jeton në secilin prej nesh”.

Ndërkohë, ADC ka prezantuar edhe një tabelë tjetër këtë javë në Times Square me mesazhin: “Jezusi do të thoshte: ‘Rrëzojeni atë mur’”. Sipas Ayoub, një tjetër tabelë e re pritet të shfaqet në natën e Vitit të Ri, duke vazhduar serinë e mesazheve që synojnë të provokojnë diskutim publik.

Rritet fuqia e pasaportës shqiptare, renditet e 46-ta në botë! Mund të udhëtohet pa viza në 122 vende

By: Os De
25 December 2025 at 17:37

Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në Indeksin e Pasaportave Henley, renditja ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave dhe lëvizshmërinë globale të qytetarëve. Sipas të dhënave më të fundit, të përditësuara këtë fundvit, pasaporta shqiptare renditet në vendin e 46-të në botë, duke u mundësuar qytetarëve të udhëtojnë pa vizë në 122 vende. 

Kjo renditje përfaqëson një përmirësim krahasuar me vitet e mëparshme dhe pasqyron progresin e Shqipërisë në marrëdhëniet diplomatike dhe integrimin ndërkombëtar. 

Grafiku tregon një rritje graduale të fuqisë së pasaportës shqiptare, nga vendi i 79-të në vitin 2006 në vendin e 46-të në vitin 2025, me luhatje të vogla ndër vite, por me trend të qartë pozitiv. 

Në rajon, Greqia renditet në vendin e 5-të global, me akses pa vizë në 186 destinacione, ndërsa Kroacia mban vendin e 7-të në botë me 184 vende, duke qenë pasaportat më të forta në Ballkan. Serbia renditet e 35-ta me 137 destinacione, Bosnje dhe Hercegovina e 45-ta me 123 destinacione, Maqedonia e Veriut e 41-ta me 129 destinacione, ndërsa Mali i Zi renditet i 42-ti me 128 destinacione pa vizë. 

Ndërkohë, pasaporta e Kosovës renditet në vendin e 62-të globalisht, duke u lejuar qytetarëve të udhëtojnë pa vizë në 81 vende. 

Në nivel botëror, Singapori vazhdon të kryesojë renditjen si pasaporta më e fuqishme në botë, me akses pa vizë në 193 vende. 

VIDEO/ U akuzua për drogë, lirohet me kusht një ditë pas arrestimit presidenti i Fenerbahçe! Momenti kur përlotet para tifozëve

By: Os De
25 December 2025 at 17:30

Vetëm një ditë ka zgjatur paraburgimi për presidentin e klubit të futbollit të Fenerbahçes në Turqi, Sadettin Saran. 

Ai u lirua nga gjykata, pak pasi përfundoi dëshminë, në kuadër të hetimit për gjurmët e kokainës të gjetura në flokët e tij, si dhe për çështjen e përgjithshme të drogës në të cilën dyshohet se është i përfshirë. 

Udhëheqësi administrativ i klubit “Kanarinat e Verdha”, siç quhet me nofkën skuadra nga Stambolli, ka siguruar lirimin nga paraburgimi me kushte kufizuese, pasi do të jetë nën mbikëqyrje gjyqësore, sipas vendimit të gjykatës kompetente. 

Kështu, në mesditën e së enjtes, më 25 dhjetor, ai u kthye në zyrat e klubit me kolegët e tij, për të gjetur dhjetëra tifozë të Fenerbahçes të mbledhur atje për ta mirëpritur dhe mbështetur. 

Pamjet u bënë virale teksa Saran u përlot, i prekur nga mbështetja e tifozëve pas përvojës së keqe që kaloi me arrestimin e tij, në momentin që po hynte në zyrë. 

Sadettin Saran gelen yoğun destekten sonra göz yaşlarını tutamadı pic.twitter.com/hY2NdtheH8

— yes context (@yescontextfb) December 25, 2025

 

 

Taulant Balla dhe ministrja Sala festojnë Krishtlindjen me fëmijët pa kujdes prindëror

By: Os De
25 December 2025 at 17:22

Në ditën e Krishtlindjes, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Evis Sala, ishin pranë fëmijëve pa kujdes prindëror në Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë.

Me nismë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, u shpërndanë dhurata dhe u krijua një atmosferë feste.

“Në Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa”, ku Krishtlindja festohet me buzëqeshje, përqafime dhe momente gëzimi për 138 fëmijët pa kujdes prindëror në institucionet sociale-përmes nismës së MSHMS dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste“Një dëshirë, një arsye për të buzëqeshur”✨” shkruan Balla në rrjetet sociale, duke uruar Gëzuar Krishtlindjen!

Lufta nuk ndalet edhe në Krishtlindje, Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës

By: Os De
25 December 2025 at 17:13

Një mori dronësh rusë e kanë goditur qytetin port rus Temrijuk në rajonin Krasnodar në mesnatë duke ua vënë flakën rezervuarve të mëdhenj të naftës dhe duke dëmtuar objekte industriale, sipas autoriteteve rajonale dhe raportimeve të mediave ruse më 25 dhjetor.

Sulmet kanë ndodhur teksa forcat ruse kanë nisur një valë masive të sulmeve me dronë nëpër Ukrainë, duke goditur infrastrukturën e energjisë dhe zonat e banimit në disa rajone, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.

Sipas selisë për operacione rajonale të Krasnodarit, dy rezervuarë të naftës kanë marrë flakë pas sulmit në qytetin port në Detin Azov në jug të Rusisë.

Flakët janë përhapur në rreth 2.000 metra katrorë, ndërsa në raportimet preliminare nuk janë përmendur viktima. Në pamjet e publikuara nga disa media janë parë flakë duke dalë prej një rafinerie nafte në afërsi.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, një zyrtar i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, ia ka atribuuar zjarrin një sulmi ukrainas me dronë, ndonëse Kievi nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Zyrtarët kanë raportuar për sulme edhe në qendra të prodhimit dhe pajisje bujqësore në disa fshatra të afërta.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar më 25 dhjetor se i ka rrëzuar mes 141 deri në 170 dronë përgjatë natës, përfshirë shtatë në rajonin e Krasnodarit, ndërsa tjerët në rajonet e Moskës dhe Brajanskut.

Forcat ukrainase kanë kryer në muajt e fundit disa operacione me dronë duke shënjestruar infrastrukturën e energjisë dhe transportit në Rusi.

Për dëme është raportuar edhe nga sulmet ruse në Ukrainë.

Në rajonin e Odesës është raportuar se një dron rus e ka vrarë një person dhe i ka plagosur dy të ejrë. Ndërsa në Harkiv, sulmi rus e ka vrarë një 51-vjeçar, sipas disa shërbimeve ukrainase.

“Rusia nuk i ka ndalur bombardimet brutale të civilëve në Ukrainë edhe në natën e shenjtë të Krishtlindjes”, ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha më 25 dhjetor.

“Rusia me qëllim po shkatërron infrastrukturën e energjisë dhe atë civile, duke i lënë njerëzit pa rrymë, ujë dhe ngrohje në temperatura të ulëta”, ka shtuar ai.

Forca ajrore e Ukrainës ka raportuar për 131 sulme me dronë, ndërsa 106 besohet të jenë rrëzuar nga forcat mbrojtëse. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

 

Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

25 December 2025 at 17:07

Nga Ben Blushi

Gjatë bisedës që pata në Korcë për promovimin e romanit Jam Musliman fola edhe për karakterin shumë mashkullor të feve.

Të gjjtha fetë por sidomos Krishtërimi dhe Islami, janë përdorur nga burrat për të nënshtruar gratë.

Librat e shenjtë thonë se gratë duhet të mbulohen dhe të ulin shikimin për të frenuar epshin e burrave kurse burrave nuk ju kërkohet ky frenim.

Nëse të dyja gjinitë janë njëlloj të ekspozuara ndaj deshirës së trupit atëherë sic mbulohen gratë duhet të ishin mbuluar dhe burrat që të mos ndjellin epshin e grave.

Imagjinoni sikur kjo kërkesë fetare të ishte kthyer në zakon dhe burrat të ulnin sytë sa herë shikonin nje grua, sa shumë dhunë, dhimbje dhe vrasje do ishin shmangur nga historia e njerëzimit e mbushur me aq shumë krime që burrat i kanë bërë grave.

Për fat të keq fetë ia kanë dhënë burrave të drejtën për të vendosur mbi gratë.

Edhe Krishtërimi dhe  Islami i kanë të gjjthë profetët meshkuj dhe asnjë profet i madh nuk është grua.

Këta profetë merrnin më shumë se një grua dhe shumë shpesh i trajtonin ato si skllave pavaresisht nga mosha e tyre.

Kjo praktikë ndiqet dhe sot në shumë vende sic ndodh edhe në romanin tim Jam Mysliman që tregon se si një burrë 70 vjec u martua me një vajzë 12 vjece.

Në këtë linjë mashkullore ka ecur edhe caktimi i njerëzve që duhet të rregullonin marrëdhënien mes Zotit dhe njerëzve. Klerikët janë të gjithë burra.

Asnjë prift nuk është grua dhe asnjë imam nuk është grua.

Sa ndryshe do ishte raporti i njeriut me besimin sikur Papa të ishte një zonjë, apo sikur Peshkopët të ishin gra, apo sikur nëpër xhami ezani të këndohej nga zëri i bukur i grave.

Fetë do ishin më të bukura dhe shumë më paqësore.

Gratë do kishin fituar më shumë të drejta shekuj më parë.

Por kjo nuk ka ndodhur.

Burrat kanë mbajtur monopolin e punëve të Zotit duke përdorur Perëndinë për të dominuar familjen e tyre.

Ky aspekt mashkullor i feve është pa dyshim një nga më të errëtit.

Mjafton kaq për të kuptuar sesi fetë janë orientuar nga interesat e ngushta tokësore dhe aspak nga interesat e shoqërive ku kanë lindur.

Vetë Zoti është vizatuar si një misogjen që i ka dhënë më shumë të drejta burrave se grave dhe kjo është pranuar për fat të keq nga vetë gratë.

Që ditën e parë kur ka krijuar gruan nga një brinjë e burrit, Zoti ka vendosur të mbajë anën e burrave.

Mjafton kaq për të kuptuar se edhe vetë Zoti është krijesë e imagjinatës së burrave.

Zotin e kanë krijuar burrat duke i dhënë atij tiparet e tyre të ashpra dhe pandjeshmërinë e tyre.

Që herët në lashtësi burrat i janë përveshur skalitjes së imazhit të Zotit që ka jo vetëm tipare mashkullore por edhe mendësi mashkullore.

Zoti që krijon një grua nga brinja e një burri në të vërtetë shkon në drejtim të kundërt me ligjet e natyrës e cila ka vendosur se burri krijohet pra lind nga një grua.

Gjatë debatit në Korcë një nga të ftuarat më tha se në fenë e krishterë ka shenjtore.

Është e vërtetë.

Por ato bëhen të tilla vetëm pas vdekjes.

Nëse nuk vdesin gratë nuk i shërbejnë Kishës si model.

“Gjysma e Shqipërisë jashtë vendit, ekonomia nën presion”

By: Os De
25 December 2025 at 16:58

Shqipëria po përballet me një nga sfidat më të forta demografike dhe ekonomike.

Sipas studimit të fundit të INSTAT 2025, rreth 2.25 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, ose 49% e shtetasve shqiptarë. Ajo që shqetëson më shumë është fakti se 77% e tyre janë në moshë pune, duke krijuar mungesë serioze të fuqisë punëtore në vend.

Destinacionet kryesore të emigrimit mbeten Italia dhe Greqia, të ndjekura nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Emigrimi ndodh kryesisht për arsye ekonomike, ku 70% largohen në kërkim të punës, ndërsa pjesa tjetër për arsye familjare apo studimi.

“Sot pothuajse e gjithë mosha e punës është jashtë vendit. Kjo e bën ekonominë të brishtë, sepse mungon kapitali njerëzor që prodhon zhvillim.”

Nga emigrimi vijnë edhe përfitime financiare.

Emigrantët fitojnë mesatarisht 2.5 herë më shumë se sa përpara largimit dhe rreth gjysma e tyre dërgojnë remitanca në Shqipëri. Por edhe pse remitancat kanë ardhur në rritje, ato përdoren kryesisht për konsum dhe shpenzime bazë.

 “Ekonomia është bërë e varur nga remitancat. Pa politika që orientojnë diasporën drejt investimeve, sidomos në prodhim dhe bujqësi, nuk mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm.”

Ekspertët paralajmërojnë se emigrimi është edhe çështje sociale, ndërsa gjeneratat e reja dhe krizat ndërkombëtare mund të sjellin ulje të dërgesave, duke rritur pasigurinë ekonomike./ Tv Klan

Studentja nga Kosova flet për abuzimin në programin mësimor në SHBA: Na u premtua ëndrra amerikane, por përfunduam në..

By: Os De
25 December 2025 at 16:49

Një studente nga Kosova, Ema Kurshumlija, pagoi rreth 2 mijë dollarë në vitin 2018 për të marrë pjesë në një praktikë pune në Nju Jork përmes programit amerikan të vizave J-1, i prezantuar si një “përvojë kulturore e bukur”. 

Por realiteti ishte krejt ndryshe: pa trajnim paraprak dhe me javë pune deri në 60 orë duke kryer punë të rënda fizike. 

“Na u premtua një përvojë e mrekullueshme. Kur pamë çfarë na priste, ishte një tronditje e madhe”, tha Kurshumlija. 

Rasti i saj është vetëm një nga dhjetëra dëshmi që dalin nga një hetim i gjerë i New York Times, i cili zbulon se programi J-1, i administruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, shpesh shndërrohet nga një program shkëmbimi kulturor në një mekanizëm fitimprurës për organizata sponsorizuese, shpesh në kurriz të të rinjve të huaj. 

Hetimi tregon se disa sponsorë kanë paguar drejtuesit e tyre mbi 500 mijë dollarë në vit, ndërsa familjarë të ekzekutivëve kanë përfituar mbi 1 milion dollarë në vetëm dy vite. 

Pjesëmarrësit janë shpesh dërguar për të punuar në ferma apo biznese të familjarëve ose anëtarëve të bordeve drejtuese. 

Studentët gjithashtu janë detyruar të blejnë sigurime shëndetësore dhe shërbime të tjera nga kompani të lidhura me sponsorët, duke rritur koston e pjesëmarrjes deri në 5 mijë dollarë për person. 

Dhjetëra praktikantë raportuan punë të rënda industriale dhe bujqësore, pa mbrojtje dhe pa mbështetje nga sponsorët, edhe kur kanë pësuar lëndime ose janë përballur me ngacmime. 

Një student nga Koreja e Jugut, Dongho Kang, pagoi afro 5 mijë dollarë dhe përfundoi duke pastruar depozita septike në një fabrikë çeliku në Indiana. 

Të tjerë punuan në ferma derrash në Nebraska, ku sipas tye, disa ndiheshin si skllevër. 

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit kishte paralajmëruar që në vitin 2 mijë se disa pjesë të programit ishin “jashtë kontrollit” dhe disa sponsorë ekzistonin kryesisht “për të bërë para”. Megjithatë, rregullat nuk janë forcuar dhe sponsorët nuk kanë kufizime për tarifat që mund të kërkojnë. 

Një përfaqësues i Departamentit të Shtetit hodhi poshtë kritikat, duke thënë se programi është reformuar ndër vite dhe sponsorët që nuk respektojnë rregullat janë përjashtuar, duke e quajtur hetimin e “New York Times” një “sulm të padrejtë”. 

Megjithatë, për studentë si Ema Kurshumlija, përvoja mbetet një paralajmërim i hidhur për të rinjtë që ëndërrojnë Amerikën përmes programit J-1, por përballen me realitete shumë larg premtimeve. 

VIDEO/ Uji merr përpara gjithçka dhe shkakton panik, përmbytje katastrofike në Greqi! Thellësia arrin…

By: Os De
25 December 2025 at 16:40

Rrugë të shndërruara në lumenj, bodrume të përmbytura, ndërprerje të energjisë elektrike dhe dhjetëra thirrje në Departamentin e Zjarrfikësve për pompimin e ujit dhe ndihmë janë ato që la pas moti i keq që goditi rajonin e Atikës dje, në Greqi.

Pjesa më e madhe e ujit ra në Periferitë Jugore me Alimosin, në epiqendër të rrebeshit që shndërroi disa rrugë në përrenj. Në rrugën Lysikratous, ujërat e rrëmbyeshëm mbuluan sipërfaqen e rrugës, duke shkaktuar shembjen e një gardhi të një pallati apartamentesh dhe “zhytjen” në hyrjen e ndërtesës.

Pamjet e përmbytjeve bënë shumë shpejt xhiron e rrjetit, teksa rrjedha nuk kurseu as makinat.

Siç përshkruan banorët, pak pas orës 18:00 të së mërkurës, niveli i ujit kishte arritur deri në 1.5 metra dhe brenda 5 minutash fshiu oborret.

Njëkohësisht, ata theksojnë se për fat të mirë nuk janë shkaktuar të lënduar, ndërsa mëngjesi i Krishtlindjeve i gjeti me fshesa në duar duke u përpjekur të mblidhnin ujin dhe baltën nga hyrja dhe ashensori i pallatit të banesave, informon “Protothema”.

Νέος ποταμός στον Άλιμο παράσυρε τα πάντα στο πέρασμα του. Οδός Λυσικράτους και καλαμακίου.

⚡Το 112 καμία Προειδοποίηση. Ο επιβάτης στο όχημα που φαίνεται προς το τέλος του βίντεο παραλίγο να πνίγει και ανέβηκε στην οροφή να σωθεί

Βίντεο : Ξένια Δρακοπούλου pic.twitter.com/0J3OdKAihw

— Forecast Weather Greece (@ForecastGreece) December 24, 2025

“Edhe ashensori u përmbyt me ujë, dhoma u lag, disa siguresa ranë dhe nuk funksionon më. Kishte filluar të binte shi ngadalë në pasdite. Në fillim, kanalizimet u përmbytën. Më pas, megjithatë, kur filloi shiu i rrëmbyeshëm, brenda 5-7 minutash përmbyti, uji u rrit në 1.60, në 1.70, rrëzoi gardhin dhe përmbyti gjithçka”, rrëfyen ata.

Ata përshkruan gjithashtu skenat e panikut që u zhvilluan në rrugë, ku shoferët hipën në makinat e tyre për t’i shpëtuar ujit, ndërsa automjetet e parkuara notonin si varka mbi trotuare.

 

❌
❌