Kina ka njoftuar fillimin e një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë përreth Tajvanit, duke përdorur municione luftarake.
“Kjo shërben si një paralajmërim serioz për mbështetësit e ‘pavarësisë së Tajvanit’ dhe kundër ndërhyrjeve të jashtme”, tha Shi Yi, zëdhënës i Komandës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze.
Stërvitja, e koduar “Just Mission 2025”, synon gjithashtu të testojë gatishmërinë luftarake. Një pjesë e manovrës përfshin ushtrime me armë zjarri të planifikuara për të martën në pesë zona rreth ishullit. Për këtë qëllim, deti dhe hapësira ajrore do të mbyllen për dhjetë orë duke filluar nga ora 8:30 e mëngjesit sipas kohës lokale.
Tajvani raportoi katër anije të rojes bregdetare kineze në brigjet e saj veriore dhe lindore. Roja bregdetare e ishullit të qeverisur demokratikisht deklaroi se menjëherë dërgoi anije më të mëdha dhe njësi mbështetëse në zonat e prekura.
Tajvani e dënoi njoftimin si një “shpërfillje të normave ndërkombëtare”. Ai akuzoi Kinën për përdorimin e “frikësimit ushtarak” për të kërcënuar vendet fqinje. Ushtria tajvaneze, ndër të tjera, ka krijuar një qendër operacionesh për t’iu përgjigjur ushtrimeve.
Sipas transmetuesit shtetëror kinez CCTV, bllokimi i porteve kryesore të Tajvanit është një nga objektivat kryesore të manovrave. Këto përfshijnë portet e Keelung në veri të ishullit dhe Kaohsiung në jug.
Në dhjetor, qeveria në Taipei njoftoi se SHBA-të kishin miratuar shitjen e armëve në Tajvan me vlerë njëmbëdhjetë miliardë dollarë (9.33 miliardë euro), një nga marrëveshjet më të mëdha të armëve ndonjëherë për ishullin. Kina më pas njoftoi “masa vendimtare dhe efektive” për të mbrojtur territorin e saj.
Manovra nxitet gjithashtu nga deklaratat e kryeministrit japonez Sanae Takaichi, i cili tha se një sulm hipotetik kinez ndaj Tajvanit mund të shkaktojë një përgjigje ushtarake nga Tokio.
Kjo është stërvitja e gjashtë e madhe ushtarake e Kinës që kur Kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, vizitoi ishullin në vitin 2022. Megjithatë, është hera e parë që Kina ka deklaruar publikisht se manovra synon gjithashtu të “pengosë” ndërhyrjen ushtarake të huaj.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën në Vlorë, ku prej katër ditës ky qytet përballet me mungesën e ujit, pasi një defekti në ujësjellës.
Rama shkruan se sot mbërrijnë nga Stambolli pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit në ujësjellësin e Vlorës, që sipas tij ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyr.
Ai u ka kërkuar ndjesë qytetarëve të Vlorës, teksa me humor shkruan: Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë.
“Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…
Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën
Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë”, shkruan ai.
Lidhur me protestën e thirrur nga opozita, pasditen e sotme, 29 dhjetor, ora 18:00, uniformat blu kanë dalë me një njoftim zyrtar lidhur me masat e ndërmarra paraprakisht për garantimin e rendit,
Sipas Policisë së Tiranës, nga ora 15:00 e deri në përfundim të protestës, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
“Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubimin e ditës së sotme, nga ora 18:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë.
Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:
-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim“, njofton policia.
Pa para lumë, pa luks, pa koncerte që i paraprijnë tubimeve, pa artistë që performojnë muzikë tallava nëpër tribuna politike (edhe pse kanë artisët më të ndjekur nga të rinjtë), por me tubime politike të ngjashme për nga serioziteti me vendet e botës demokratike, Kosova po ndrin si rast shprese në rajon.
Në rajonin tonë u bë kohë që zgjedhjet kanë humbur rëndësinë. Atë që Tocqueville njëherë e një kohë e përkufizonte si “efekti surprizë” i tyre, për shkak të gjendjes së ethshme në të cilën përfshihet shoqëria në një proces zgjedhor dhe faktit se rezultatin e zgjedhjeve nuk mund ta parashikosh paraprakisht, e as ta ndryshosh më pas. Kosova, përmes shembullit, po dëshmon se përbën përjashtim nga vendet e rajonit, duke hyrë në rrugën e pakthyeshme të konsolidimit demokratik të saj.
Le t’i marrim me radhë:
I.
Fushata zgjedhore e partive politike dhe kandidatëve sikundër administrimi i procesit në Kosovë është shumë më pak i kushtueshëm se në Shqipëri. Sistemi zgjedhor proporcional kombëtar, shoqëruar me administrimin e procesit në mënyrë transparente dhe shpallja e rezultateve në mesnatë rrisin besimin në proces, dhe kontrastojnë dukshëm me sistemin tonë zgjedhor të fragmentuar në qarqe dhe me deputetë të zgjedhur përmes dy kategorive.
Mësimi numër 1: Pa besimin e ndërsjellë në sistemin zgjedhor është e pamundur realizimi i një procesi të drejtë zgjedhor.
Po aq i rëndësishëm është mësimi se pa kontroll të vërtetë mbi paranë e shpenzuar nga kandidatët dhe partitë politike nuk mund të ketë garë të barabartë.
Paratë që hedhim për ‘përmirësimin e teknologjisë në procesin zgjedhor’ janë një makiazh që nuk e rigjenerojnë dot lëkurën e fishkur të sitemit aktual. Ato nuk zëvendësojnë mungesën e besimit të ndërsjellë politik në sistemin zgjedhor.
II.
Kriza e tejgjatur me konstituimin e institicioneve të reja u zgjidh përmes rrugëve politike dhe kërkimit të legjitimitetit demokratik, dhe jo rishkrimit të njëanshëm të rregullave të lojës demokratike. Pushteti nuk tentoi joshjen e deputetëve nga radhët e partive opozitare për të krijuar koalicionin e nevojshëm qeverisës. Pushteti nuk iu imponua opozitës me kandiatë të importuar prej saj për asnjë prej institucioneve që burojnë prej Kuvendit. Pushteti nuk synoi për asnjë çast barazimin e politikës me tregun e gjësë së gjallë.
Mësimi numër 2: Demokracitë funksionojnë më mirë dhe mbijetojnë më gjatë aty ku Kushtetuta dhe ligji përforcohen nga norma demokratike të pashkruara. Dy norma themelore të pashkruara ruajnë kontrollin dhe balancat në jetën politike dhe institucionale: (i) toleranca e ndërsjellë, ose mirëkuptimi që partitë konkurruese e pranojnë njëra-tjetrën si rivalë legjitimë; (ii) ideja që politikanët duhet të ushtrojnë përmbajtje në ushtrimin e funksioneve ekzekutive për të mos lejuar njehësimin e shtetit me pushtetin.
III.
Albin Kurti dhe LVV shpallën fitoren duke shprehur gadishmërine e tyre për të bashkëpunuar me opozitën për sfidat që e presin Kosovën, kryesisht për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe zgjedhjen e presidentit. Lumir Abdixhiku e LDK pranuan humbjen duke u përkulur para vullnetit popullor. Nuk u raportuan akuza për përdorimin e shtetit, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar në procesin zgjedhor dhe jetën politike. Gjerësisht pranohet se shumica e studiove televizive dhe oligarkia ishin haptazi kundër Albin Kurtit dhe LVV.
Mësimi numër 3: Sistemi zgjedhor është veç njëri prej elementëve të tërësisë së normave që garantojnë jetën demokratike. Në rast se Kosova e arrin një standard të tillë, nuk ka asnjë justifikim më për Shqipërinë. Aq më tepër tani që jemi në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe synojmë të jemi pjesë e BE-së brenda vitit 2030.
Për të mbyllur kapitullin e palavdishëm me organizimin e jetës demokratike në Shqipëri na ndihmon raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e fundit parlamentare. Do të ishte gabim i pafalshëm nëse raportin nuk e trajtojmë në mënyrë shterruese, por si raportin e radhës. Pasi aty vizatohet qartë harta e ndikimit të krimit të organizuar, përdorimit të aseteve shtetërore, administratës publike dhe medias kombëtare me statusin e ‘investitorit strategjik’ në zgjedhje dhe jetën politike.
Pa trajtimin me përparësi e vendosmëri të një reforme të vërtetë politike që ka lidhje me funksionimin e të gjitha hallkave të shtetit të së drejtës, do të jetë i pamundur kapërcimi që na duhet të bëjmë për t’u bashkuar me familjen e Europës së bashkuar.
Për të jetësuar këtë reformë politke, na duhet të të kujtojmë përkufizimin fisnik të shpresës nga Vaclav Havel. Shpresa, thoshte ai, është ‘një orientim i shpirtit, një orientim i zemrës’. Është ‘një aftësi për të punuar për diçka sepse është e mirë, jo vetëm sepse ka një shans për të pasur sukses. Nuk është bindja se diçka do të dalë mirë, por siguria se diçka ka kuptim, pavarësisht se si rezulton’.
Me Kosovën si shembull në këtë drejtim, dhe me dritaren e hapur të anëtarësimit në BE, tani ekziston një motiv më shumë edhe për ne për të ushqyer shpresën dhe jetën demokratike në vend.
Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, ish-futbollisti i Kombëtares dhe Partizanit, Kristaq Eksarko.
Gjatë karrierës së tij sportive, Eksarko ka shënuar suksese të rëndësishme, duke u shpallur dy herë kampion i Shqipërisë dhe fitues i një Kupe të Republikës me ekipin e kuq. Përveç kontributit në nivel klubesh, ai ka përfaqësuar Shqipërinë edhe në arenën ndërkombëtare me fanellën kuqezi.
Për këtë ndarje nga jeta ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili përmes rrjeteve sociale, shkruan se është një lajmi trishtë për futbollin shqiptar.
“Një lajm shumë i trishtë për futbollin shqiptar në këtë fundvit. Ndarja nga jeta e Kristaq Eksarkos, ish-futbollist i Kombëtares dhe i Partizanit, është një humbje e madhe për komunitetin tonë.
Kristaq Eksarko ishte pjesë e një brezi që la gjurmë në historinë e futbollit shqiptar. Ai kontribuoi me profesionalizëm dhe përkushtim si me fanellën e Kombëtares, ashtu edhe me atë të Partizanit. Dy tituj kampion dhe një Kupë Republike të fituara, si edhe paraqitjet e tij në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare, mbeten dëshmi e vlerave që ai përfaqësoi në fushë.
Në këto momente të dhimbshme, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në historinë e futbollit shqiptar”, shkruan Duka.
Pas avarisë së krijuar me mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë, ka një reagim nga kryetarja e bashkisë, Brunilda Mersini. Sipas saj, pavarësisht se problematika nuk është në kompetencën e bashkisë, ekipet e institucionit kanë bërë maksimumin.
“Momenti është të menaxhojmë një fatkeqësi natyrore që herë pas here, në periudha intensive, prej vitesh jep këtë defekt serioz. Bashkia është munduar të suportojë pjesën e menaxhimit të zgjidhjes dhe lajmi i mirë është se në provën e fundit testimi ka rezultuar pozitiv. Në zonën e Lungomares, me një presion minimal, për të mos rritur nivelin e rriskut. Zgjidhja përfundimtare është shumë shpejt, pjesa origjinale që i duhet tubit.
Në këtë testimin gradual do të fillojmë të furnizojmë pjesë të veçanta të qytetit. Dua të theksoj se në qytet po operojmë me 15 bote uji prej 3 ditësh tashmë, u kemi dhënë prioritet padiskutim institucioneve të rëndësisë së veçantë. Sot janë futur në rrjetin e shpërndarjes edhe kopshtet. Është futur skema e shpërndarjes së ujit të pijshëm përmes boteve në të gjithë qytetin”, deklaroi ajo nga terreni.
“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen. Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë.
Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe ndërkohë 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli”, mësohet të ketë deklaruar më tej kryebashkiakja, raporton gazetarja e Klan News, Greta Haskaj.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), Flauers Shoshi, ka deklaruar se një shkarje e dheut dhe depërtimi i ujit e kanë shkaktuar defektin në rrjetin kryesor të furnizimit me ujë.
Tubacioni kryesor
“Tubi aktual është plastik dhe aktualisht nuk përdoret më. Tani, për këtë diametër përdoren tuba gize dhe çeliku. Gjithsesi, kjo është ndërhyrja e tretë riparuese që bëhet. Këtë herë jemi më të kujdesshëm dhe nuk po e hapim deri në fund linjën, për shkak se pamë që presioni i lartë mund ta dëmtojë”, mësohet të ketë thënë ai.
Kjo situatë ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët, të cilët sot dhe dje janë ngritur në protestë. Madje këtë të hënë, ata kanë tentuar të futen brenda ambienteve të bashkisë, duke kërkuar “të paktën ujë për t’u larë”. Ka pasur tensione më herët edhe me forcat policore.
Prefektja e Vlorës: Qytetarët nuk na e kanë për borxh…
Është mbledhur edhe Komisioni i Emergjencave Civile në Vlorë, për mënyrën si po monitorohet situate e krijuar me mungesën e ujit.
“Janë në terren të gjitha ekipet për ta kthyer situatën në normalitet. Zjarrfikëset po shpërndajnë ujë të pijshëm në 5 rajone të Vlorë, kemi autobotë në terren, ka ardhur ndihmë edhe nga bashkia e Himarës për shpërndarjen e ujit. Ka ujë të pijshëm dhe me autobotë për përdorim”, tha një nga anëtaret e këtij komisioni.
Prefektja e qarkut Vlorë, Evis Allushi u shpreh se “kjo situatë është e paprecedentë, por që ka ardhur si pasojë që ka ardhur prej një defekti të rëndë teknik”.
“Për hir të së vërtetës, qytetarët e Vlorës nuk na e kanë borxh të mos kenë ujë prej kaq shumë ditësh”, tha ajo, duke shtuar se edhe emigrantët po përballen me këtë problematikë, ndërsa kanë ardhur për të festuar me familjen Vitin e Ri.
“Kërkoj impenjim maksimal, të më bëni një përmbledhje të menaxhimit të situatës”, përfundoi Allushi.
“3 mijë litra ujë kanë ardhur dje të paketuara me shishe 1.5 litërshe, jemi në pritje për të kontrolluar situatën”, iu përgjigj njëri prej anëtarëve të Komisionit.
Ndërsa një tjetër kërkoi që “të saktësohet se çfarë lloj uji është ai që shpërndahet me autobote”.
Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni me ujë në mesnatë!
Kreu i AKUK, Flauers Shoshi, ka takuar personalisht qytetarët, duke u premtuar se defekti do të zgjidhet në mesnatë.
Qytetari: E gjitha kjo ka pasur kosto për familjet vlonjate dhe ti thua do e zgjidh tani në mes të natës. Keni bërë ndonjë analizë, pse ju erdhi pasoja?
Shoshi: Kanali i ujërave të bardha ka filtru poshtë tubacionit, mund të vini ta shikoni, ka gërryer dheun ndër vite. Mund të vini ta shikoni!
Qytetari:A rrezikojmë të jemi para një epidemie? Sepse të gjitha subjektet private furnizohen me ujë që nuk dihet as është brenda parametrave…
Shoshi: Çdo autobot që del nga Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve, është brenda parametrave dhe i kontrolluar nga higjiena.
“Mund të vini secili ta shikoni nëse nuk më besoni! Pajisjet origjinale janë duke ardhur, qytetarët do të furnizohen me ujë në mesnatë, kjo është fjala ime. Nëse ashtu, hajde se do takohemi përsëri. Sot në mesnatë! Nëse nuk ju përgjigjen do u jap numrin tim dhe nëse ndonjë punonjës ju kërkon lekë, atëherë do denonconi”, përfundoi ai.
Gjate gjithë kësaj dite do jeni me humor te mire dhe do ruani komunikimin e ngrohte me partnerin. Do ndiheni te qete ne çdo moment. Beqaret do kenë shume komplekse prandaj nuk do mundin dot te fillojnë një histori dashurie. Ne planin financiar do keni goxha probleme për t’i zgjidhur. Përqendrohuni dhe mos ju besoni shume atyre qe ju rrethojnë.
Demi
Perspektivat janë goxha te mira gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Nuk do ndodhe asgjë qe nuk e keni dëshiruar kështu qe do dashuroheni si ta ndjeni. Beqaret do fillojnë histori dashure te cilat kane për te qene afatgjata. Me financat gjerat nuk do shkojnë si duhet. Nuk do dini si t’i menaxhoni ato te ardhura qe keni ne mënyrë qe situata te mbetet e stabilizuar.
Binjaket
Do flisni shume hapur me parterin tuaj gjate kësaj dite dhe do mund t’i sqaroni te gjitha problemet e vogla qe keni pasur. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do toleroni. Beqaret nuk do e kenë te vështirë ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Gjendja e financave do jete goxha e mire. Do keni mundësi te kryeni shpenzimet e dëshiruara dhe te hiqni para mënjanë.
Gaforrja
Ndjenjat pe rate qe keni ne krah do jene te thella sot. Çdo moment do jete shume me i veçante për ju dhe do ndiheni here pas here si ne një ëndërr te bukur. Beqaret duhet te shohin me kujdes çdo ftese qe do ju behet sepse përndryshe mund t’iu ikin mundësi te mira nga duart. Ne planin financiar problemet do zhduken si me magji.
Luani
Mos e provokoni partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse mund te keni probleme te mëdha me atë qe keni ne krah. Nga ana tjetër tregohuni sa me realiste qe te mundeni. Beqaret do kenë mundësi te shumta për te gjetur personin me te përshtatshëm. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë investime te tejskajshme nuk duhen kryer. Tregohuni te matur.
Virgjeresha
Jeta juaj ne çift do jete shume afër perfeksionit gjate kësaj dite. Me partnerin do ndani çdo ide, çdo mendim dhe çdo ndjenje. Beqaret nuk do kënaqen nga takimet qe do realizojnë, por te paktën nuk do kalojnë një dite rutine. Pritet qe shume shpejt gjerat te ndryshojnë. Ne planin financiar duhet te reflektoni disa here para se te merrni vendime te rëndësishme.
Peshorja
Dita e sotme nuk do jete aspak rutine për ata qe janë ne një lidhje. Përkundrazi personat qe kenë ne krah do i ojne neper vende te panjohura dhe do i surprizojne ne çdo moment. Beqaret do fillojnë një histori dashurie plot pasion dhe qe do ju sjelle kënaqësi te mëdha. Gjendje e te ardhurave nuk do jete e keqe. Do jeni me te qete për këtë arsye.
Akrepi
Do i qaheni partnerit sot për sjelljen jo te mire qe ka pasur kundrejt jush kohet e fundit. Ne disa momente mund te ketë edhe debate te vogla. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person te cilin e kane pasur shok fëmijërie. Gjerat ndryshojnë me kalimin e kohëve. Financat do jene delikate. Nuk është absolutisht koha për te shpenzuar shuma te konsiderueshme.
Shigjetari
Dëgjojini me kujdes ato qe do ju thotë partneri juaj gjate kësaj dite dhe mos i shkoni kundër për asgjë. Ruani sa te mundni klimën e ngrohte. Beqaret nuk do kenë asgjë me shume sesa disa aventura kalimtare. Për dashuritë e mëdha duhet ende te prisni. Për financat nuk do keni perse te shqetësoheni sepse gjendja do jete goxha e qëndrueshme.
Bricjapi
Do lindin probleme te mëdha ne çift gjate kësaj dite lidhur me një trashëgimi. Tregohuni realiste dhe mos thoni gjera te pamenduara. Beqareve do iu jepen mundësi pa fund për njohje te reja kështu qe nëse do duan vërtet mund te ndryshojnë edhe statusin. Financat do jene shume delikate. Lëvizjet e gabuar mund t’iu shkatërrojnë tërësisht.
Ujori
Te dashuruarit do kenë një dite normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Fatmirësisht nuk do ketë as debate apo konflikte te renda. Priten dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite për ata qe janë vetëm, prandaj shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Financat nuk do jene te këqija, por jo ne gjendjen e duhur për te kryer investime te tejskajshme.
Peshqit
Nuk do merreni vesh shume mire sot me atë qe keni ne krah dhe për çdo gjë do e kundërshtoni njeri-tjetrin. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë verbërisht te gjitha atyre qe do ju thonë te tjerët sepse do lëndojnë veten e tyre. Nuk duhet nisur asnjë lidhje pa qene te sigurte. Gjendja e te ardhurave nuk do ketë asnjë tronditje sado te vogël.
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Shkodër, ku një 67-vjeçar, Hysni Imeri, ka humbur jetën.
Policia njoftoi se lexuesi i OSHEE ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të kasetës së matëseve në pallat, ndërsa më parë u dyshua për një shpërthim tritoli.
Raportohet se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mbetje tritoli dhe se viktima ka djegie në trup, çka tregon se nuk e ka humbur jetën nga lëndë eksplozive, pasi ato nuk shkaktojnë zjarr.
Sakaq, janë këqyrur kamerat dhe nuk rezulton që dikush t’i jetë afruar te paneli. Kjo rrëzon edhe pistën e OSHEE se s’ka patur shpërthim në kasetë.
Viktima mësohet se ka një vëlla i cili është akuzuar për një vrasje vite më parë, por ka marrë pafajësi.
Familja nuk ka pretendime se mund të jetë vrarë me eksploziv, teksa deri tani ngjarja po hetohet si aksidentale.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon t’i vendosen në dispozicion materialet audio të seancës së kaluar.
Në këtë seancë të mëparshme, raporton Anila Hoxha, ish-ministri hodhi akuza për hetime të qëllimshme çka solli reagim te prokurorit të çështjes së ‘sterilizimit’.
Kremlini tha se pajtohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë në fazën përfundimtare.
I pyetur nga gazetarët nëse Moska ndan vlerësimin e Trump pas bisedimeve me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përgjigj: “Sigurisht”.
Peskov refuzoi të komentojë mbi idenë e një zone të lirë ekonomike në Donbas ose mbi të ardhmen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, i cili kontrollohet nga Rusia, duke thënë se Kremlini e konsideronte të papërshtatshme.
“Për momentin, nuk e konsiderojmë të nevojshme të japim detaje”, tha ai.
Sipas tij Ukraina duhet të tërheqë trupat e saj nga pjesa e Donbasit që ende e kontrollon nëse dëshiron paqe dhe se nëse Kievi nuk arrin një marrëveshje, atëherë do të humbasë edhe më shumë territor.
Putin dhe Trump folën të dielën përpara takimit të Trump në Miami me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një tjetër telefonatë ishte planifikuar shumë shpejt.
Marrëdhëniet midis Volodymyr Zelensky-t dhe Donald Trump kanë qenë që nga fillimi të tensionuara dhe komplekse.
Takimi i tyre i parë, më 25 korrik 2019, ndodhi në një moment kur Trump ishte në fillimet e mandatit të tij të parë presidencial, i fokusuar në një afrim ndaj Vladimir Putin dhe me premtimin për të njohur Krimenë si territor rus.
Zelensky, një president i ri dhe i nënvlerësuar si “komik” nga shumica e analistëve ndërkombëtarë, u gjend në një pozicion të vështirë dhe i urdhëruar të hetonte Hunter Biden, djalin e rivalit demokrat të Trump, për aktivitetet e tij në Kiev.
Në këtë fazë, Zelensky tregoi një aftësi për diplomaci të kujdesshme: ai shmangu premtimet direkte dhe refuzimet hapur, duke mbajtur një linjë neutrale që do t’i duhej ta përforconte në takimet e mëvonshme.
Telefonata që u publikua, e shoqëruar me vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të pezulluar ndihmat ushtarake për Ukrainën, çoi në skandalin “Ukrainegate” dhe krijoi imazhin e Ukrainës si një objekt i presionit amerikan, së bashku me demokratët dhe aleatët evropianë.
Gjatë viteve të mëvonshme, Zelensky zhvilloi një stil të kujdesshëm dhe pragmatik.
Ai adaptoi veshjen dhe sjelljen për të ruajtur imazhin formal, shprehu falënderime të vazhdueshme ndaj SHBA-ve dhe negociatat e tij u bënë një lojë e vazhdueshme balancimi, ku çdo refuzim i hapur mund të shkaktonte humbje të thella për vendin e tij. Ky pragmatizëm, shpesh i quajtur “business approach”, i mundësoi të rikthente vëmendjen dhe pjesërisht mbështetjen e Trump në çaste kritike, duke shmangur koncesione të papërballueshme si dhënia e Donbasit për Rusinë.
Një moment kyç ishte takimi në San Pietro, më 26 prill, gjatë funeraleve të Papa Françeskut.
Atje, Zelensky përdori hartat dhe propozimet ekonomike për të bindur Trump të mos pranojë një dorëzim të territoreve ukrainase. Strategjia e tij tregoi se Ukraina nuk ishte më thjesht një viktimë e invazionit rus, por një aktor i përfshirë në lojën e madhe të interesave ndërkombëtare, ku negociatat dhe presioni ekonomik kanë rëndësi të barabartë me betejat në front.
Në të gjithë këto zhvillime, qasja e Zelensky-t tregon një ndryshim të dukshëm: nga presidenti komik dhe relativisht i pafuqishëm në një lider strategjik i një shteti që duhet të mbrojë interesat e veta përballë sfidave amerikane dhe ruse.
Ai mësoi të shfrytëzojë çdo mundësi për të siguruar ndihma, kontrata dhe mbështetje ndërkombëtare, ndërkohë që përballet me presionin e jashtëm dhe me lojën e komplikuar të pushteteve globale.
Në përfundim, Zelensky ka arritur të kthejë dobësinë në diplomaci efektive. Ukraina nuk është më thjesht zona e përballjes midis Perëndimit dhe Rusisë, ajo është një aktor i mençur strategjik, duke përdorur logjikën e investimeve, negociatave dhe presionit për të ruajtur sovranitetin e saj dhe për të shmangur kapitullime që mund të ishin katastrofike.
Ndodhi ashtu si në këngën ikonike izraelite, ata ishin nga i njëjti fshat. Kaluan të njëjtën fushë të gjelbër dhe në mbrëmje u kthyen në shesh. Ndoshta donin të njëjtat vajza dhe u fshehën në të njëjtat vende. Por ndryshe nga kënga, asnjëri prej tyre nuk u kthye gjallë.
Njëri u vra para syve të tjetrit, dhe të nesërmen edhe ai u vra, pothuajse në të njëjtin vend.
Amar Taamara ishte 16 vjeç, Mohib Jibrin 18. Ata studionin në të njëjtën shkollë në qytetin Tuqu dhe jetonin vetëm disa lagje larg njëri-tjetrit.
E vendosur në jug të Betlehemit dhe e vendosur në buzë të Shkretëtirës Judeane, Tuqu ka rreth 15 mijë banorë. Nga 12 rrugët që të çojnë në qytet, pesë janë bllokuar përgjithmonë nga ushtria që nga 7 tetori 2023. Ato të mbeturat, me portat e verdha që janë ngritur në pothuajse çdo fshat dhe qytet në Bregun Perëndimor, hapen dhe mbyllen herë pas here.
Që nga e njëjta ditë fatale, shtatë postacione të reja kanë lindur rreth Tuqu, duke pushtuar tokën e saj nga çdo drejtim.
Një anëtar i këshillit vendor vlerëson se qyteti ka humbur rreth 30 mijë dynym nga kolonët që pushtuan tokën dhe ua kanë ndaluar banorëve aksesin në të. Gjatë së njëjtës periudhë, 25 familje barinjsh janë detyruar të largohen nga tokat që zotëronin në afërsi, të dëbuar nga frika e kolonëve.
Amari ishte i pari nga adoleshentët e vrarë. Babai i tij, Yasser, një bukëpjekës, rri në dhomën e vogël të ndenjes së familjes kur ne e vizitojmë këtë javë, i tronditur dhe i pikëlluar, mezi flet.
Amar ishte një nxënës i klasës së 11-të që tashmë ëndërronte të martohej. Të hënën, më 15 dhjetor, ai e kaloi tërë ditën në shtëpi. Është e rrezikshme të shkosh në shkollën e tij të mesme, e cila ndodhet pranë gardhit rrethues të qytetit, për shkak të sulmeve të kolonëve, kështu që mësimet zhvillohen tre ditë në javë në Zoom dhe vetëm tre ditë me pjesëmarrje fizike. Atë ditë, mësimet ishin online.
Në orën 5 të pasdites, Amar doli nga shtëpia dhe, siç bënte pothuajse çdo ditë, u drejtua për në furrën e bukës ku punon i ati deri rreth mesnatës.
Duhen rreth 10 minuta për të arritur atje, por Amar nuk ia doli kurrë.
Rreth 100 metra para furrës së bukës, ai u përfshi në një përleshje midis ushtarëve të Forcave Mbrojtëse të Izraelit, të cilët hyjnë në Tuqu çdo ditë, dhe të rinjve vendas që po hidhnin gurë drejt tyre.
Ky ritual përsëritet sa herë që ushtria bastis qytetin, dhe kështu ndodhi edhe atë ditë. Ushtarët qëlluan me gaz lotsjellës dhe më pas kaluan në municion luftarak. Ndonjëherë duket se qëllimi i vetëm i këtyre inkursioneve ushtarake është të tërheqin të rinjtë në rrugë dhe t’i bëjnë ata të hedhin gurë dhe pastaj t’i qëllojnë. Kjo është ajo që ndodhi këtë herë.
Menjëherë pasi Amar arriti në zonë, një dëshmitar okular i tha më vonë Yasserit se një nga xhipat e blinduar të IDF-së ndaloi dhe shoferi i tij doli jashtë. Nga një distancë prej rreth 30 metrash, ai qëlloi një plumb të vetëm në gjoksin e të riut.
I plagosur për vdekje, Amar u pengua në disa shkallë dhe u rrëzua.
Duket se kufizimet që kufizonin të shtënat vetëm në rastet kur ekziston një rrezik i prekshëm janë hequr prej kohësh. Në shumicën e incidenteve të hedhjes së gurëve nuk ka kërcënim për ushtarët që udhëtojnë me automjete të blinduara, por nëse lind një mundësi për të qëlluar dhe vrarë, ata mund ta shfrytëzojnë atë, siç ishte rasti këtu.
Një makinë private e çoi me nxitim Amarin në klinikën lokale; ai kishte humbur shumë gjak. Ndërkohë, një djalë që kishte qenë dëshmitar i të shtënave vrapoi në furrën e bukës ku punon Yasser dhe i tha se djali i tij ishte plagosur. Yasser vrapoi në klinikë dhe pa mjekun duke u përpjekur ta ringjallte Amarin përpara se ta shpallte të vdekur disa minuta më vonë.
Funerali u mbajt të nesërmen. I gjithë fshati erdhi.
Mohib Jibrin gjithashtu mori pjesë në funeral. Ai kishte qëndruar vetëm pak metra larg mikut të tij, Amarit, një ditë më parë. Në fakt, ishte ai që e çoi deri te makina dhe më pas me nxitim në klinikë. Pak para funeralit, Mohib shkoi në shtëpinë e familjes së pikëlluar dhe i puthi fytyrën mikut të tij. Prej andej, u drejtua për në varrezat lokale, teksa ecte pas trupit.
Mohib ishte më i vogli nga tetë fëmijë; babai i tyre, Ahmedi, 57 vjeç, ka punuar në Izrael për 45 vjet.
Mohibi ndoqi shkollën deri në klasën e nëntë, pastaj e la, duke bërë punë të rastësishme që atëherë. Jo shumë kohë më parë ai kaloi një muaj në Luginën e Jordanit, duke mbledhur hurma në vendbanime.
Ahmedi thotë se u trondit tmerrësisht kur pa Amarin të vdiste para syve të tij.
Pas varrimit të Amarit, mes emocione të thella, një grup i vogël të rinjsh ecën drejt një rruge anësore aty pranë të përdorur nga kolonët. Ata filluan të hidhnin gurë drejt makinave që kalonin, mbi gardhin mbrojtës tre metra të lartë që rrethonte rrugën. Një furgon i zi me targa izraelite ndaloi. Shoferi hapi dritaren, rrëmbeu armën në sediljen e pasme dhe filloi të qëllonte drejt atyre që hidhnin gurë. Ai qëlloi katër herë.
Amer Aruri, studiuesi në terren për B’Tselem, organizatën izraelite për të drejtat e njeriut, i cili hetoi të dy incidentet, thotë se plumbi i parë që qëlloi koloni e goditi Mohibin në anën e majtë të barkut dhe doli në të djathtë. Ashtu si Amar një ditë më parë, ai u përpoq të bënte disa hapa para se të rrëzohej.
Dy të rinj të maskuar hynë në dhomën e vogël të ndenjes së familjes, miqtë e Mohibit, gjithashtu 18 vjeç, të cilët ishin pranë tij kur u qëllua. Ata u ofruan vullnetarë për të treguar për Haaretz se çfarë ndodhi, pa zbuluar identitetin e tyre. Njëri heshte, tjetri foli.
“Pasi mbaroi funerali dhe turma u largua nga varrezat”, kujtoi i riu, “disa prej nesh qëndruan pranë varrit dhe biseduan me Mohibin. Pastaj ecëm drejt rrugës. Pesë prej nesh shkuam përpara dhe një grup tjetër ndoqi nga pas. Mohibi dhe ne të dy ishim në grupin e parë. Shumë makina po lëviznin në rrugë dhe ne po hidhnim gurë. Një motoçiklist palestinez u ndal papritur pasi u godit lehtë, dhe trafiku u bllokua për një moment. Pastaj ai u ngrit dhe vazhdoi, dhe trafiku u rikthye përsëri.
“Pastaj erdhi makina e zezë dhe ne i hodhëm gurë. Ajo u ndal dhe shoferi filloi të qëllonte. Ne ishim duke qëndruar disa metra larg, në anën tjetër të gardhit. Pasi qëlloi dhe goditi Mohibin, ai vazhdoi të ngiste pak dhe qëlloi më shumë. Ne vrapuam përsëri drejt shtëpive. Mohib bërtiti: Ndihmë, më kanë goditur! Më çoni në spital. Ne u përpoqëm t’i afroheshim dhe ta nxirrnim jashtë, por ushtarët mbërritën menjëherë dhe filluan të qëllonin drejt nesh. Ai po humbiste shumë gjak. Ishte ende gjallë”.
Pasi ushtarët u larguan nga vendi i ngjarjes disa minuta më vonë, dy të rinjtë e çuan Mohibin në të njëjtën klinikë ku shoku i tij ishte shpallur i vdekur një ditë më parë. Edhe Mohib vdiq nga plagët e marra; ai vdiq rreth 50 minuta pas funeralit të Amarit.
Ahmedi, babai i pikëlluar, është thellësisht i tronditur dhe mban një fjalim me zemërim në hebraishten e rrjedhshme.
“Kolonët vijnë çdo natë, djegin, vjedhin, hedhin gurë dhe djali im është terroristi? Nuk e kuptoj se si e godasin me një plumb. Çfarë lloj ligji është ky? Çdo natë ti vjen dhe ndez zjarre, dhe djali im është terroristi. Çfarë të bëri ai? Ka një gardh dhe ai hodhi një gur, dhe ata e godasin me një plumb menjëherë?”
Shpërthen në lot.
“Le të ketë një ligj, të barabartë për të gjithë. Kushdo që bën diçka duhet të ndëshkohet njësoj. Këtu, nëse ushtria nuk të vret, kolonët do të të vrasin, dhe askush nuk do të mbahet përgjegjës”.
Zëdhënësi i IDF iu përgjigj këtë javë pyetjes së Haaretz.
“Më 15 dhjetor, gjatë një operacioni nga forcat e IDF në fshatin Tuqu [nën autoritetin e] Brigadës Etzion, u zhvillua një trazirë që përfshinte hedhje gurësh ndaj forcave. Trupat përdorën masa për shpërndarjen e turmave dhe më pas qëlluan ndaj një nxitësi qendror. U identifikua një goditje. Incidenti është nën hetim”.
“Të nesërmen, forcat e IDF iu afruan fshatit Tuqu pas një raporti për sulmues të maskuar që hidhnin gurë dhe shishe me bojë drejt automjeteve izraelite në një rrugë kryesore, duke paraqitur një rrezik real për sigurinë e pasagjerëve. Përveç kësaj, u mor një raport se ishin qëlluar në zonë para se të mbërrinin forcat. Dihet se si rezultat i të shtënave, një palestinez u plagos, u evakuua për trajtim mjekësor dhe më vonë u shpall i vdekur. Me mbërritjen e forcave, dhjetëra palestinezë u mblodhën në zonë. Forcat vepruan për të rivendosur rendin, duke përfshirë përdorimin e masave për shpërndarjen e turmave dhe duke qëlluar me të shtëna paralajmëruese në ajër”.
Pas vizitës së gazetarëve me Ahmedin, shkuan me makinë në vendin e vrasjes. Në një kthesë të rrugës u pa gardhi mbrojtës prej hekuri. Nga kodrat përreth duken postacione kolonësh të reja, të përbëra nga një ose dy ndërtesa, pranë vendbanimeve të vjetra, Tekoa dhe satelitëve të saj, dhe Nokdim, vendbanimi i MK Avigdor Lieberman, të gjitha që e mbytin qytetin nga çdo drejtim.
Në orën 1 të mëngjesit të së dielës së kaluar, një njësi e IDF-së hyri në qytet dhe shpërndau fletushka në shtatë shtëpitë e të rinjve që ishin ndaluar nga forcat e sigurisë, duke i zgjuar banorët në mënyrë të vrazhdë.
“Ka aktivitet terrorist në fshatin tuaj dhe forcat izraelite do të vazhdojnë të luftojnë terrorizmin. Juve ju ndalohet të merreni me terroristët. Kushdo që përpiqet të sulmojë ushtrinë do të humbasë jetën”, paralajmëronin fletëpalosjet shumëngjyrëshe arabe.
Amar dhe Mohib ishin nga i njëjti fshat, por nuk i përkisnin të njëjtës familje të zgjeruar, kështu që nuk u varrosën krah për krah. Në fotot e fundit që kishin etërit e tyre, ata duken mjaft ndryshe nga njëri-tjetri; Amar është me xhinse dhe një bluzë me mëngë të gjata; Mohib ka veshur një kostum trepjesësh në dasmën e vëllait të tij, tre muaj para vdekjes së tij.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Flauers Shoshi, iu bashkua banorëve që kanë bllokuar aksin rrugor kryesor në Vlorë, ku dhe iu kërkoi ndjesë për problemin me të cilin po përballen prej katër ditësh.
Shoshi theksoi se autoritetet kanë tentuar disa herë riparimin e defektit, por ndërhyrjet nuk kanë qenë të suksesshme për shkak të presioneve teknike. Sipas tij, pajisjet e nevojshme janë në mbërritje dhe puna po vijon për zgjidhjen përfundimtare të problemit. Ai garantoi se furnizimi me ujë për qytetarët e Vlorës do të rikthehet brenda mesnatës së sotme.
“Atëhere drejtori i përgjithshëm u ujësjellës kanalizime për të gjithë Shqipërinë. Kam 72 orë që jam këtu dhe nuk kisha ku të lahem. E di shqetësimin tuaj, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin tuaj, problem shqetësim e marrim si të doni juve.
Që ta dëgjojmë dhe të komunikojmë me njëri-tjetrin. Për çfarë të gënjej? Do më dëgjosh tani? Atëhere ju lutem ta respektojmë njëri tjetrin që ta dëgjojmë njëri-tjetrin. Kemi tentuar tre herë ta bëjmë defektin por nuk ja kemi arritur për shkak të presioneve. Nëse nuk besoni hajdeni ta shikoni. Pajisjet janë duke ardhur dhe sot qytetarëve do ti rikthehet furnizimi me ujë në mesnatë. Kjo është fjala ime. Sot në mesnatë do t’iu vijë uji”, tha ai.
Ditët e fundit të këtij viti kanë sjellë një lajm të zi për sportin e Basketbollit dhe Dinamos, pasi ish-basketbollisti Enea Andrea ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur dhe parakohshme, në moshën 54-vjeçare.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një palestër sportive gjatë orarit që ai ushtrohej, por që këtë gjerë shkoi për të mos u kthyer më. Rreth 7 vite më pare ai kaloi një problem me zemrën pas të cilit u rikthye në formën optimale fizike dhe që prej asaj periudhe ushtrohej çdo ditë.
Një lajm i hidhur për sportin e Basketbollit dhe median shqiptare ku ai prej disa vitesh kryente edhe rolin e specialistit në komentet televizive të basketbollit amerikan NBA dhe jo vetëm.
Enea Andrea është gjithashtu vëllai binjak i aktores të njohur shqiptare Ema Andrea. Ai luajti për shumë vite basketboll si pjesë e ekipit të Dinamos dhe ekipit kombëtarë.
Në një shkresë zyrtare, grupi parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me një kërkesë sa i takon çështjes “Balluku”.
Kërkohet që mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të mbahet nesër, 30 dhjetor, në orën 11:00.
Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin, ose heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme, ose ushtrimin e kontrollit personal apo të banesës së zv.kryeministres e njëherësh, ministre e deputete e PS-së.
Si rregull, Këshilli mblidhet me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit ose 1/2 së anëtarëve dhe mbledhja nuk mbahet me më pak se 5 anëtarë të pranishëm.
Deputetët e Partisë Demokratike, përkatësisht Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri dhe Saimir Korreshi argumentojnë se periudha 2-javore (16-30 dhjetor), është e mjaftueshme për palët që të njihen me aktet dhe të përgatiten për paraqitjen e argumenteve/mbrojtjen.
Ata nënvizojnë edhe shënimin e SPAK, ku thuhet se “Belinda Balluku është konstatuar me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova”.
Kjo në fakt është përpjekja e tretë e demokratëve, ndërsa akuzojnë mazhorancën se po e mbron Ballukun nga SPAK-u.
Sokol Sadushi një nga hartuesit e Reformës në Drejtësi ka edhe kritikat për mënyrën si po zbatohet.
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, ai tha se sistemi nuk po funksionon siç duhet, duke ngritur si shqetësim numrin e ulët të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shkollën e Magjistraturës.
“Unë nuk mund të shprehem pozitivisht për çdo gjë që po ndodh. Unë do ta mbroj atë që kemi hartuar, por mund të jem kritik ndaj mënyrës si po zbatohet reforma në drejtësi. Kam qenë i kujdesshëm, por edhe kritik, për arsyer se sistemi nuk po funksionin siç duhet. Nuk ka një planifikim të qartë nga organet e drejtësisë se ku do të shkohet.
Unë e kam ngritur problematikën e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që duhet të jenë pjesë e Shkollës së Magjistraturës.
Është e papranueshme dhe unë kam qenë kritik ndaj KLP dhe KLGJ që në numrin e planifikuar të kuotave vitin e kaluar nga 40 kaloi në 20 dhe këtë vit e kaloi në 10 gjyqtarë dhe prokurorë. Kjo tregon për një mungesë vizioni në planifikimin e çështjeve“, deklaroi Sadushi.
Sipas tij, reforma duhet të zbatohet me sa më pak dëme, por pavarësisht kritikave u shpreh optimist se reforma po ecën.
“Unë do të përpiqem të jem realist në kritikat e mia, por kam detyrë të ngre zërin ne emrin tim, por edhe asaj që përfaqësoj që kjo reformë duhet të zbatohet me sa më pak dëme. Unë jam optimist për mënyrën si po zbatohet. Pavarësisht kritikave, reforma po ecën. Një gjë është e rëndësishme që kjo reformë po funksionon. Kjo na bën të ndihemi edhe më krenarë për atë punë që kemi bërë, por edhe të jemi kritike, sepse pjesa me kritike është gjykimi i çështjeve brenda afateve”, tha ai.
67-vjeçari, Hysni Imeri humbu jetën paraditen e sotme pas një shpërthimi në hyrjen e pallatit ku banonte.
Fillimisht u raportua se shkak u bë shpërthimi i panelit të matësve të energjisë elektrike, mirëpo në një reagim zyrat, OSHEE, ‘nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësve në pallat’.
“Në lidhje me ngjarjen në Shkodër, sipas informacioneve paraprake, informojmë se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matëseve në pallat.”, thotë OSHEE.
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha në një konferencë për mediat se problemi themelor i sistemit të drejtësisë është mungesa e gjyqtarëve.
“Mungesa e gjyqtarëve është problemi themelor i sistemit të drejtësisë. Aktualisht janë 307 gjyqtarë efektivë në detyrë përballë 417 të parashikuar, çka domethënë sistemi funksionon me 73.6% të kapacitetit të tij. Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese nëse merret parasush se deri në vitin 2028.
Nga shkolla e magjistraturës parashikohet që të dalin jo më shumë se 67 gjyqtarë të rinj. Ky realitet dëshmon mungesë vizioni strategjik për hyrjet e reja në sistem. Të merren masa konkrete për korrigjimin e kuotave të pranimit në shkollat e magjistraturës. Në këtë atmosferë presioni strukturor, GJL ka garantuar funksionimin e sistemit përmes përgjegjësisë institucionale dhe punës intënsive.
Kjo është sfida thelbësore e drejtësisë. Një sistem nuk mund të mbështretet në sakrifica indivuduale, pa politika për njerëzit pa investime në kapacitete njerëzore. Qytetari nuk pret justifikime por kërkon fuksionim të drejtë”, tha ai.
Teksa viti 2025 po largohet dhe kemi bërë apo jemi në proces të realizimit të një bilanci për të, njëkohësisht jemi kureshtarë për atë që do të sjellë 2026. Për këtë na vjen në ndihmë parashikimi i horoskopit nga astrologia e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri.
Sipas saj, 2026 do të jetë një fillim i ri, por nuk do të ketë qëndrueshmëri. Në gjysmën e parë të tij ka lëvizje shumë të rëndësishme planetësh që do të sjellin zhvillime ekonomike, politike dhe teknologjike. Gjysma e dytë e vitit do të sjellë më tepër entuziazëm e krijimtari që do të zgjasë deri në fillim të vitit 2027.
Chrysanthi Kalogeri:Ky vit është një fillim i ri që do ta ndiejmë më vonë. Ky vit nuk do të ketë stabilitet. Është një vit për lojtarë të fortë dhe për njerëz të guximshëm, për njerëz që kanë forcë për të kapur shanset dhe përballuar vështirësitë. Nuk do të kemi stabilitet ekonomik, jemi në një krizë sepse Urani është në gradat e fundit të shenjës së Demit dhe ekziston mundësia të bëjë një zhurmë të madhe, sidomos më 17 shkurt 2026 dhe me disa planetë të mbledhur edhe në janar. Janari ka shanse, por mund të ketë çështje ekonomike në nivel botëror që lidhen me bursën e bankat dhe kalimi i nyjeve të hënës në aksin Ujor-Luan tregon që për dy vitet e ardhshme nuk ka stabilitet. Problemet financiare do t’i ndiejmë në nivel global dhe ka krizë edhe në Europë ku nuk përjashtohet mundësia të ketë tendenca drejt shpërbërjes. Do të ndryshojë ekuilibri i aleancave. Pjesa e parë e vitit do të jetë më e vështirë me zhvillime politike që nga janari. Pjesa e dytë e vitit është më pozitive, nga 30 qershori kur Jupiteri kalon në Luan, do të jemi më entuziastë, gëzimi do të hyjë më lehtë, do të duam të krijojmë, ka erotizëm. Deri në fund të dhjetorit dhe në pjesën e parë të 2027, është një periudhë shumë e mirë për të krijuar, për të dashuruar, për të kaluar bukur, gjërat përmirësohen dhe disa nga shenjat do të hedhin edhe themelet e jetës së tyre. Më 20 shkurt kalojnë Neptuni e Saturni në Dash kur nis edhe cikli i tyre, një fillim global që do të zgjasë 13 vjet dhe shpërbëhen iluzionet, bien mendime e doktrina të vjetra, vijnë inovacione në mjekësi, rryma të reja në art e krijimtari dhe ndryshime që nuk do të vijnë me lehtësi, por me luftë e kryengritje. Do të kemi edhe zhvillim shumë të madh të teknologjisë. Më 26 prill Urani kalon në Binjak dhe teknologjia do të arrijë në shkallë të paimagjinueshme. Brenda 2026 do të ketë zhvillim të dukshëm të Inteligjencës Artificiale.
Ndër shenjat që do të kenë guxim, por edhe pak fat që do t’i ndihmojë gjatë këtij viti janë Dashi, Binjakët, Luani, Shigjetari dhe Ujori.
Chrysanthi Kalogeri:Një shenjë e guximshme është Dashi. Një shenjë që do të përshtatet me ndryshimet dhe do t’i pëlqejnë janë Binjakët, Luani, Shigjetari. Shenjat e ajrit dhe të zjarrit, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e parë do t’i ndiejnë në thelb këto ndryshime, do të kenë një metamorfozë në jetën e tyre. Disa shenja nuk e duan sigurinë, duan sfidat, siç është Ujori, i përballon me sukses ndryshimet.
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, ka uruar Albin Kurtin për fitoren e tij nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, President Begaj shpreh urimin që këyo zgjedhje të shndërrohen në përgjegjësi institucionale dhe drejtimin për një të ardhme evropiane për qytetarët e Kosovës.
“Urime Kosovë! Urime Albin Kurti!
Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin.
Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane“, shkruan Begaj në rrjete sociale.