Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 2026Java News

Ish-vjehrra e 33-vjeçares nga Durrësi: Unë i jepja lekë për fëmijët, ajo bënte qerpikët! Nipërit me zgjebe, nusja më kërcënoi

By: Os De
12 January 2026 at 15:59

Ish-vjehrra e 33-vjeçares Blerina Basha, e cila akuzohet për keqtrajtim për tre fëmijët e saj të mitur, ka reaguar për ‘Shqipëria Live’ me Sidorela Gjonin.

Ajo ka treguar sesi i gjeti nipërit e saj në ato kushte të këqija jetese, ndërsa tha se po mjekohen për zgjebe.

“Nga zhuli vjen zgjebja. E pashë unë që ishin me plagë, se kishte si gjak çuni në këmbë. Më pushoi zemra. Pse ca jam unë? Po të ishte për t’ia bërë me qëllim… më parë i dashuri i saj na dhunoi djalin  dhe prapë nuk bëra denoncim, dhe gabimi i imi është dhe nuk ia fal vetes se fëmijët ashtu.

Më djalin tim ajo ka 5 vite që është ndarë. Nusja ime e di që ka qenë në Kosovë, për Dubai nuk e di. Rri 24 orë live në Tik Tok”, tha ajo.

E pyetur nëse djali i saj i ka dhënë pagesë mujore sipas vendimit të gjykatës për fëmijët, ajo tha: Me dokumente, dhe prindërit e saj e dinë, sa herë i çoj lekë ajo i mohon. I kam arkivë të gjitha dokumentet që i kemi dhënë lekë çdo muaj, i kam dhënë dhe unë. Kam unë detyrim t’i jap lekë që të bëjë qerpikët ajo dhe flokët kaçurrela?!

“Ne nuk e dinim që fëmijët kanë tre muaj pa vajtur në shkollë. Videon e bërë se gjithmonë ka gënjyer. Fola dhe me krushkën, dhe i thash se nuk është e mirë që nipërit e mi dhe të tutë të rriten kështu, dhe tha ke të drejtë, madje kanë thënë familjarët e saj që dhe në gjykatë do japin firmë që fëmijët t’i marrim ne. Ne do e ndjekim në gjykatë që të marrim kujdestarinë e fëmijëve.

Pas videos, nusja më tha: do të të bëj denoncim ty dhe shoqeve të tua se më kë nxjerrë me kamer.

Dhe djalin tim e ka kërcënuar duke i thënë pse ka publikuar videot. Unë kam prerë biletën për në Itali, por nuk mund të iki duke i lënë fëmijët në këtë gjendje”, u shpreh gjyshja e fëmijëve.

 

Sasi “rekord” droge, sekuestrohen 10 ton kokainë/ Kishte destinacion Europën, u kap e fshehur mes kripës (VIDEO)

By: Os De
12 January 2026 at 15:53

Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi rekord droge prej 10 tonë kokainë me destinacion Europën, që ishte fshehur në kontejnerë me kripë. 

Oficerët e Grupit të Operacioneve Speciale hipën në anijen tregtare me flamur të Kamerunit javën e kaluar pasi ajo u nis nga Brazili, duke kapur 9,994 kilogramë kokainë të fshehur në 294 pako. 

13 anëtarët e ekuipazhit u arrestuan dhe një armë zjarri e përdorur për të mbrojtur sasinë e madhe u sekuestrua gjatë operacionit. 

Anija mbeti pa karburant pas bastisjes dhe qëndroi në det për gati 12 orë, duke bërë që shërbimi i shpëtimit detar të Spanjës ta tërhiqte atë në Ishujt Kanarie. 

Operacioni, me emrin e koduar “Batica e Bardhë”, përfshinte Qendrën e Analizës dhe Operacioneve Detare për Narkotikët, Administratën Amerikane për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave, Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar, Policinë Federale Braziliane, qendrën e inteligjencës spanjolle dhe autoritetet nga Franca dhe Portugalia. 

Policia tha se hetimi kishte në shënjestër një organizatë shumëkombëshe që dyshohet se transportonte sasi të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë. 

Policia e përshkroi operacionin e së hënës si një goditje historike ndaj rrjeteve ndërkombëtare të trafikimit të drogës. 

Lidhjet e ngushta të Spanjës me Amerikën Latine e bëjnë atë një pikë kyçe hyrjeje për drogën në Europë. 

Shtyhet në GJKKO gjyqi për ish-presidentin dhe Kryemadhin, Meta dhe ish-bashkëshortja e tij prezentë në sallë

By: Os De
12 January 2026 at 15:44

U mbajt sot mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej më shumë se një viti,  dhe për ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin.  Në seancën e sotme ishin të pranishëm si Ilir Meta dhe Kryemadhi.

Pas rreth 30 minutash seancë, është njoftuar shtyrja e saj për në datën 22 janar.

Në nisje të seancës Monika Kryemadhi u pa duke u futur në GJKKO e buzëqeshur para mediave, por nuk u prononcua. Ndërsa avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani u tha gazetarëve ‘shihemi pas seancës’.

Meta kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërsa mbrojtja e tij ligjore argumenton se ka përfunduar afati i paraburgimit.

Hungaria i jep azil politik ish-ministrit polak të drejtësisë/ Akuzohet për shpërdorim detyre!

By: Os De
12 January 2026 at 15:32

Hungaria i ka dhënë azil politik ish-ministrit polak të Drejtësisë, Zbigniew Ziobro , i cili akuzohet për një sërë veprash penale të lidhura me shpërdorimin e fondeve publike dhe përdorimin e paligjshëm të mjeteve të përgjimit. 

Ziobro, deputet i partisë konservatore Ligji dhe Drejtësia, dyshohet për kryerjen e 26 veprave penale gjatë periudhës 2015–2023, kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë. Akuzat lidhen me keqpërdorimin e fondeve të Fondit të Drejtësisë, i cili ishte krijuar për ndihmën e viktimave të krimit dhe rehabilitimin e të dënuarve. 

Sipas hetimeve, një pjesë e këtyre fondeve dyshohet se janë përdorur për blerjen e programit izraelit të përgjimit Pegasus, me vlerë rreth 25 milionë zloty, i cili, sipas autoriteteve aktuale polake dhe një grupi hetimor të Parlamentit Europian, është përdorur për të hyrë fshehurazi në telefonat e kundërshtarëve politikë. 

Në një reagim në rrjetin social X, Ziobro deklaroi se ka vendosur të pranojë azilin politik në Hungari për shkak të asaj që ai e cilëson si “represion politik” në Poloni. Ai akuzoi kryeministrin polak Donald Tusk se po kërkon hakmarrje personale dhe foli për një “rrëshqitje drejt diktaturës”. 

Nëse shpallet fajtor, Ziobro mund të përballet me deri në 25 vite burg. Më 15 janar, një gjykatë në Varshavë pritet të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tij dhe vendosjen e masës së paraburgimit. 

Gjatë mandatit të tij si ministër i Drejtësisë, Ziobro ishte arkitekti kryesor i reformës së sistemit gjyqësor në Poloni. Kjo reformë është kritikuar ashpër nga Komisioni Europian dhe organizata ndërkombëtare për minimin e pavarësisë së gjyqësorit. 

Në dhjetor të vitit 2024, qeveria e kryeministrit hungarez Viktor Orban i dha azil politik edhe ish-zëvendësministrit  Marcin Romanoëski, një bashkëpunëtor i afërt i Ziobros, i cili përballet me akuza të ngjashme. 

“Do ketë zhvillime shumë interesante ju garantoj”/ Belind Këlliçi dy orë në SPAK, deputeti i PD: U thirra për çështje periferike

By: Os De
12 January 2026 at 15:24

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçmen.

Ai është futur në SPAK i buzëqeshur dhe me sportivitet, ndërsa nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët. Pasi doli nga SPAK pas dy orësh ai tha se u thirr për çështje periferike.

“U thirra për çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”, tha ai pa dhënë shumë shpjegime.

“Ju garantoj se çështja që kam qenë sot është krejtësisht periferike në raport me zhvillimet që pritet të vijnë dhe ju garantoj se do të ketë zhvillime shumë interesante”, u shpreh ai.

Në GJKKO mbahet sot seanca paraprake, Meta dhe Kryemadhi prezentë në sallë (VIDEO)

By: Os De
12 January 2026 at 15:16

Mbahet sot mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej më shumë se një viti dhe Monika Kryemadhin. 

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se në seancë janë të pranishëm edhe Meta dhe Kryemadhi. . 

Në nisje të seancës shihet Monika Kryemadhi e cila futet në GJKKO duke buzëqeshur për mediat, por nuk u prononcua. Ndërsa avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani u tha gazetarëve ‘shihemi pas seancës’. 

Meta kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërsa mbrojtja e tij ligjore argumenton se ka përfunduar afati i paraburgimit. 

 

Mbulohet nga bora qarku i Korçës/ Rama: Strukturat bashkiake në terren, qarkullimi rrugor është i hapur

By: Os De
12 January 2026 at 15:07

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në Bashkinë Korçë. Sipas tij, gjatë orëve të fundit reshjet kanë përfshirë të gjithë territorin e bashkisë, të shoqëruara me temperatura të ulëta dhe ngrica.

Rama bën me dije se punonjësit e Bashkisë Korçë kanë qenë në terren që prej orëve të para të mëngjesit, duke kryer kriposjen e të gjitha rrugëve, si në qytet ashtu edhe në njësitë administrative. Ndërhyrje të posaçme janë realizuar edhe në zonat malore, ku janë evidentuar problematikat më të mëdha për shkak të reshjeve të dendura dhe ngricave.

Sipas informacionit të publikuar, qarkullimi rrugor është mbajtur i hapur dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim garantimin e sigurisë për qytetarët.

Në përfundim, Bashkia Korçë u bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të temperaturave të ulëta dhe pranisë së ngricave në akset rrugore.

Zbardhet sherr në Lezhë, vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS bënë për spital dy kushërinjtë

By: A R
12 January 2026 at 15:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një lokal në Lezhë, ku vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, kanë dhunuar dy kushërinj.

Mësohet se të lënduar kanë mbetur Nikolin dhe Gergj Marku, 41 vjeç (kushërinj), ndërsa konflikti ka nisur pasi dyshohet vëllai i ish-deputetit, Gëzim Ndoka, dhe djali i tij Kevin, rreth 20 vjeç, u kanë kërkuar që të ulin zërin.

Kjo ka qenë zanafilla e konfliktit që ka degraduar në dhunë fizike. Policia bën me dije se dy të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas kanë bërë denoncim në polici, ku pretendojnë se dy autorët kanë qenë të armatosur.

Këta të fundit janë shpallur në kërkim, ndërsa sipas bluze të qytetit të Lezhës një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Tre fëmijët e Blerinës , histeria në rrjetet sociale dhe faji që akoma mbetet jetim

By: Java News
12 January 2026 at 14:51

Nga Blerina Moka

Në vitin 2026, Shqipëria vijon të prodhojë lajme nga më të pazakontat, duke na shkaktuar tronditje edhe këtë të dielë të javës së parë të vitit të ri, kur as dielli “me dhëmbë” pas ditëve mbytëse me shi, nuk mundi t’ja heqë shijen e keqe që na la.

Një video qarkulloi shpejt në rrjetet sociale, ku shihej një shtëpi e shndërruar sikur të kishte rënë bomba, dhe 3 fëmijë të pafajshëm që qëndronin para kamerës së telefonit të gjyshes së tyre, e mbushur me mllef ndaj ish-nuses.

Kaq mjaftoi dhe nisi lufta për “K”. Mediat publikuan cdo gjë, vetëm deklaratën e nënës jo.

Ajo dukej inekzistente para gjithë kësaj “stuhie” mediatike. Pak më vonë, në media u shfaq figura e saj, një grua e bukur që pozonte herë veshur dhe herë zhveshur, e kuruar deri në detaj.
Dhe këtu, shqipot “zbrazën karikatoren” e komenteve negative në drejtim të saj, duke e goditur direkt në zemër.

Çfarë nuk thanë dhe çfarë nuk shkruan, por askush nuk pyeti se si ishte jeta e këtyre fëmijëve para kësaj videoje, a ishin ndihmuar ndonjëherë nga shteti?
Për dijeni, nëse themi shteti në këtë rast, nënkuptoj shërbimin social në bashki, qendrat për mbrojtjen e fëmijëve, qendra sociale, shoqata etj që kanë si fokus këtë target grup, nëna që rrisin të vetme fëmijët e tyre.

Jo. Askund nuk thuhej asnjë rresht. Ishin vetëm lajmet që përcillte dikasteri i shëndetësisë që, në momentin kur u shfaq video, u bënë të gjallë “tja rrëmbenin” asaj “qëne nënë” (sic vdesin shqipot ta quajnë një nënë të keqe sipas tyre), pra, tja merrnin fëmijët dhe të kujdeseshin që të thonin se shumë shpejt do të mblidhej grupi teknik për tja hequr kujdestarinë.
Nëse lexon kodin e familjes, një nëneje i heqin kujdestarinë kur ajo paraqet rrezik për jetën e fëmijëve, përdor substanca narkotike, është e pamundur mendërisht, etj, por kurrsesi nëse ajo ka lënë për disa orë fëmijët në shtëpi, të moshës 12, 10 dhe 5 vjeç.

Por le të kthehemi tek video.

Gruaja deklaron se jeton me qira në një shtëpi në zonën e Plazhit, për të cilën paguan 300 mijë lek në muaj.

Për të përballuar detyrimet mujore, sërish duke iu referuar deklaratës së saj, ajo punon dy punë, një nga të cilat banakiere në një nga baret e qytetit dhe gjatë ditës ajo vjen dhe ikën në shtëpi.

Pa dashur të merrem fare me këtë zgjidhje të saj (të tjerë do të bënin ndryshe, si unë psh, që do e rrisja me prindërit e mi) ose dikush tjetër do i merrte për dore e do dilte të zgjaste dorën të lypte (edhe kjo ndodh në Shqipëri).

Por jo, gruaja ka zgjedhur të punojë. Ndërsa shërbimi social, që ka për detyrë të përgjigjet në rastet e tilla, kur një grua e vetme rrit me mundime 3 fëmijë, nuk duket askund.

Në Shqipëri, shërbimi social prej kohësh është shndërruar në një strukturë që bën vetëm listat emërore të pagesave të ndihmës ekonomike, invaliditetit.

Asnjë inspektor social nuk shihet në terren, “të krehë” zonën sic e ka të shkruar në përshkrimin e punës.
Ndryshe nuk do të shpjegoheshin raste tragjedie të vdekjes së të moshuarve në banesë në vetmi të plotë, apo raste si kjo e 3 fëmijëve të Blerinës.
Por çfarë ndodh në këto raste? Lukunia e “të moralshmëve” në rrjet i sulet një gruaje duke e denigruar. Media poston video të një gjysheje që vetëm këtë emër s’e meriton, pasi interesi i fëmijëve duhet të vihej mbi çdo gjë.

Dhe në fund? Lajmi për dërgimin e fëmijëve në spital dhe kujdesin për veshëmbathje dhe ushqime u postua menjëherë, ndërsa nëna thotë se ka paguar çdo gjë për 3 fëmijët e saj, jo shteti.
Kujdesem që të jem e drejtë me të dyja palët, por prirem të jem me fëmijët.

Dua vetëm të kujtoj se në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, 40.5% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social.

Dhe këtu besoj bëjnë pjesë dhe fëmijët e Blerinës, që me pafuqishmërinë e tyre të jetojnë si të gjithë fëmijët e tjerë në familje normale, sot kërkojnë që nëse nuk keni se si t’i ndihmoni, të paktën mos i përdorni.

Sepse, pasojat e kësaj histerie sot, do t’i ndjejnë sapo të shkelin në shkollë, duke u bullizuar e denigruar, njësoj siç bëtë sot me nënën e tyre.

Sa raketa kanë mbetur? Loja e frikës mes Teheranit dhe Tel Avivit

By: A R
12 January 2026 at 14:42

A është e mundur të mbrohen kryengritësit në rrugët e Iranit pa pësuar shumë dëme? A do të kishin më shumë efekt bombardimet, vrasjet e synuara apo sabotazhet?

Apo është më mirë të përdoren teknika të luftës hibride? Sa raketa u kanë mbetur “ajatollahëve”?

Këto janë pyetje që shtrohen mbi tavolinat e planifikimit ushtarak në Shtetet e Bashkuara dhe në Izrael. Rasti për të rrëzuar regjimin e një vendi armik që nga viti 1979 duket joshës. Shumë njerëz janë në rrugë, ekonomia është në kolaps, represioni…i neveritshëm!

Por lakmia është e rrezikshme. Kafshata mund të jetë ende shumë e madhe. CIA paralajmëron: regjimi duket ende i qëndrueshëm.

Shteti hebre ka ngritur nivelin e gatishmërisë së forcave të tij ajrore në nivel të lartë. Çfarë nënkupton kjo nuk dihet saktësisht, por tregon frikë nga përgjigjja iraniane në rast të një sulmi. Gjatë Luftës së 12 Ditëve në qershor, kupola mbrojtëse Iron Dome nuk ishte e përsosur. Tel Avivi u godit nga raketat iraniane.

Në këta muaj, Teherani ka përhapur idenë se ka luftuar pa përdorur pjesët më të mira të arsenalit të vet raketor. Ndërkohë, rusët thuhet se kanë sjellë në Iran municione të reja balistike dhe sisteme kundërajrore.

Të njëjtat ndjesi ka edhe për arsenalin e Hezbollahut, milicia pro-iraniane në Liban. Shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit me Libanin nga ana izraelite janë justifikuar me riarmatimin e milicëve.

A ka Hezbollah raketa të reja?

Para bombardimeve izraelite, ato ishin pengesa më e fortë e Iranit kundër një sulmi. Të kesh armë për t’u përgjigjur, ose ta bësh të besueshme se i ke, ka pothuajse të njëjtën vlerë. Të paktën derisa të duhet t’i përdorësh. Mossadi dhe CIA po studiojnë për të kuptuar sa ka të vërtetë në këtë.

Sipas mediave amerikane, Pentagoni i ka paraqitur tashmë Shtëpisë së Bardhë opsionet për të zbatuar premtimin e Donald Trump për të ndihmuar ata që kërkojnë liri në rast të një gjakderdhjeje. Të shtunën, sekretari i Shtetit Marco Rubio i telefonoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pikërisht për të folur se “si” të sulmohet Teherani, jo “nëse”.

New York Times flet për sulme ndaj objektivave jo ushtarake. Të vritet vetë Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei?

Sipas Wall Street Journal, agjencitë federale kanë urdhër të propozojnë objektiva dhe strategji. Presidenti ka në axhendë një takim me aparatet ushtarake për nesër. Problemet për t’u zgjidhur janë në thelb dy.

I pari është politik. Sulmi nuk duhet të japë përshtypjen e një grushti shteti për ta rikthyer vendin nën kontroll kolonial. Me fjalë të tjera, nuk duhet të zgjojë patriotizmin persian me rezultatin e padëshiruar të bashkimit të popullit rreth ajatollahëve.

Në këtë kuptim, disidenca jashtë vendit dhe influencerët persianë në Amerikë dhe Europë janë arma më e mirë. T’u lejohet atyre të komunikojnë, ndërsa regjimi të heshtet, është një opsion. Pastaj është karta Reza Pahlavi. Djali i shahut të fundit u shkruan protestuesve në rrjetet sociale: “Së shpejti do të jem në krahun tuaj”. Ndërkohë, ai ka një takim të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë.

Problemi i dytë është më praktik. Ministria amerikane e Mbrojtjes nuk ka mjaft armë të drejtuara kundër Republikës Islamike. Aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford së fundmi ka lënë Mesdheun për t’iu bashkuar bllokadës detare të Venezuelës.

Kjo krijon mungesë avionësh luftarakë në Lindjen e Mesme, jo aq për të goditur (për këtë do të mjaftonin F-35 izraelitë dhe B-2 amerikanë), sa për të mbrojtur ushtarët amerikanë të vendosur në Irak, Siri, Arabinë Saudite, Katar e me radhë. Kryetari i Parlamentit të Teheranit, Mohammad Qalibaf, ka qenë i qartë:

Në rast sulmi, ne do t’i konsideronim amerikanët në rajon si objektiva legjitime.

Izraelitët mund të godasin edhe vetëm me ndihmën e avionëve cisternë amerikanë që tashmë janë zhvendosur në zonë. Por në këtë rast do të ishte një operacion më i kufizuar, i ngjashëm me Luftën e 12 Ditëve. Studimet vazhdojnë.

Ndërkohë, Departamenti i Shtetit paralajmëron në “X”:

Mos bëni lojëra me Trump. Kur thotë se do të bëjë diçka, e bën!

Opinion nga Andrea Nicastro, Corriere Della Sera

Rruga drejt Rinasit do të bllokohet për dy ditë, ja akset alternative

By: A R
12 January 2026 at 13:55

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton këtë të hënë, 12 janar, se për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë-Rinas.

Ky bllokim do të jetë nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në datat 13 dhe 14 janar.

Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:

• Vorë-Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)

• Rruga dytësore

• Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas

• Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari


Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë

By: A R
12 January 2026 at 13:46

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i ka dorëzuar sot certifikatën kompanisë amerikane CWP për ndërtimin e një parku energjetik me kapacitet 600 MW në Tropojë.

Gjatë takimit për prezantimin e parkut eolik në Tropojë ku e pranishme ishte dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u dha edhe certifikata e autorizimit për realizimin e projektit. Nga ana e CWP merrnin pjesë CEO i kompanisë në fjalë për Europën si dhe përfaqësues të tjerë.

Kryeministri Edi Rama theksoi se: “Duke pasur parasysh eksperiencën e kompanisë dhe rrugëtimin e saj të suksesshëm në Europë, kam besim që do të përfitojmë dije të reja dhe një vlerë të shtuar në kulturën e punës dhe veprimit në një sektor kaq strategjik”.

Nga ana e saj, ministrja Balluku theksoi se investimi i kompanisë amerikane është një tregues i besimit të investitorëve të huaj ndaj Shqipërisë dhe politikave të ndjekura nga qeveria në sektorin e energjisë.

Vlera e investimit të projektit “Tropoja Wind Farm”, që synon të rrisë ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë së pastër dhe të mbështesë strategjinë kombëtare të tranzicionit drejt burimeve të qëndrueshme parashikohet të jetë 1.2 miliardë euro. Parku eolik do të ndërtohet nga kompania amerikane “CWP.

“Parku eolik i Tropojës nuk është thjesht një investim energjetik, është një simbol i transformimit që po përjeton Shqipëria, një transformim drejt një ekonomie të qëndrueshme, më të fortë dhe më të hapur ndaj inovacionit. Investimet e huaja direkte janë treguesi më i qartë i besimit në stabilitetin tonë ekonomik dhe institucional. Vetëm në vitet e fundit, mbi 1,5 miliardë euro investime private janë angazhuar ose janë në proces në sektorin e energjisë, kryesisht në burime të rinovueshme si energjia diellore dhe ajo e erës”, shpjegoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 13 Janar 2026

By: A R
12 January 2026 at 13:36

Dashi
Shikoni ne te shkuaren tuaj per te gjetur pergjigjet qe po kerkoni. Gjerat nuk jane sic e mendonit dhe do tju duhet te tregoheni te vemendshem per te mos u zhgenjyer me pas.

Demi
Nuk do te merrni zgjidhje te drejtperdrejta, megjithate do te thelloni njohjet tuaja lidhur me nje ceshtje qe ju perket personalisht. Pasojat do te jene te shpejta.

Binjaket
Do tju duhet te merrni nje vendim qe deri para pak kohesh ishte shume I veshtire per ju. Mos u shqetesoni sepse nuk do te hasni asnje pengese.

Gaforrja
Jeni te rrethuar me persona qe vleresojne mendimet tuaja dhe ju mbeshtesin. Megjithate eshte mire qe disa informacione sekrete ti mbani vetem per vete.

Luani
Do te provoni se ushqeni nje interes te vecante per dicka qe po diskutohet. Nje sere te rejash do tju tregojne se nuk keni gabuar ne zgjedhjen tuaj.

Virgjeresha
Eshte momenti I pershtatshem per te bere ndryshime dhe per te lene pas nje situate qe kufizonte shume lirine tuaj te veprimit. Mos prisni akoma.

Peshorja
Kujdes nga dikush qe po perpiqet te fute hundet ne punet tuaja. Ne keto momente nuk do te toleroni askend qe do tju prishe planet per te ardhmen.

Akrepi
Tashme jeni fare prane finishit dhe duhet te beni akoma nje sforcim te vogel per te arritur. Evitoni cdo shperqendrim te mundshem dhe do te fitoni.

Shigjetari
Keni nevoje te qendroni pak vetem per te vleresuar me mire ngjarjet e fundit. Do ti keni idete me te qarta dhe nuk do te hasni ne asnje pengese.

Bricjapi
Mos u tundoni nga eksperiencat e reja te kolegeve tuaj. Nuk mund te mbani persiper dicka qe do shume pergjegjesi. Pranoni pozicionin qe keni deri tani.

Ujori
Dhe pse nuk jeni shume te sigurt keni arritur te beni per vete nje person qe ushqen ndjenja te vecanta per ju. Sharmi juaj eshte nje aftesi qe ju ka ndihmuar gjithmone.

Peshqit
Mos I kushtoni shume vemendje ceshtjeve te te tjereve. Mbase keni gjera me interesante per te bere se sa te shqetesoheni pa shkak per probleme qe nuk iu perkasin.

Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

By: A R
12 January 2026 at 13:29

Lokali “O gyros tou asyrmatou”, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u plagosën babë e bir shqiptarë me mbiemër Sinovarfaj, rezulton pjesë e dosjes “Sky ECC” në Greqi, ku në dhjetor 2024 u arrestuan 24 persona, mes të cilëve 14 shqiptarë, si pjesë e disa grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës por edhe në ngjarje të rënda kriminale.

Konkretisht, lokali “O Gyros tou Asirmatou”, ku u plagos 39-vjecari Negri Sinovarfaj dhe babai i tij 70-vjecar, sipas dosjes së atëhershme, rezulton se pronar të “padukshëm” ka pasur 34-vjecarin nga Vlora, Andon Salati. Zyrtarisht lokali i llojit “Steakhouse”, sipas dosjes, rezulton në pronësi të shoqërisë “K SALATI N SINOVARFAJ O. E”.

Andon Salati, 32 vjec, lindur në Vlorë e banues në Nea Smyrni të Athinës, sipas dosjes së operacionit në dhjetor 2024, konsiderohet një nga krerët e një prej grupeve kriminal në bashkëpunim me Denis Grabockën. Salati, i cili njihet me pseudonimet “Sal”, “Salah” dhe “Toni”, rezulton përdorues i “Sky ECC” por edhe “Encrochat”.

Pjesë e grupit të Andon Salati ishte edhe Aleksandër Sadikaj nga Memaliaj, i ekzekutuar në Tiranë në vitin 2022 pas shpërthimit të eksplozivit në makinë.

Grupi i tyre rezulton i përfshirë në trafikun e marijuanës dhe kokainës nga Spanja dhe Shqipëria për në Greqi. Salati në shkurt 2016 rezulton të jetë ndaluar nga policia shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës mes 148 mijë euro cash, të cilat po tentonte t’i fuste në Shqipëri, por për këtë është ndjekur në gjendje të lirë. Nga viti 2018 deri në vitin 2020, ai ka qenë i burgosur në Koridhalo si kreu i një grupi kriminal që shiste lëndë narkotike në Athinë dhe në Mykonos. Pavarësisht kësaj, ai vazhdonte kontrollin e trafikut dhe shpërndarjes së drogës nga burgu, përmes platformave të kriptuara.

Në mesazhet e shkëmbyera nga Andon Salati, gjatë kohës që ishte i burgosur, me Fotio Mplantoumi-Sioho, i burgosur gjithashtu në burgjet franceze, ai përshkruan situatën brenda burgut dhe në veçanti për komoditetet që ka si celulari, televizori inteligjent, router për internet. Ai i referohet marrëdhënieve të mira që ka me punonjësit e burgut, se me ndihmën e gardianëve vendos celularët në qendrën e paraburgimit, njeh një kryegardian dhe një gardian që kur punonin në Mykonos dhe se disa mbrëmje gjatë turnit të tij, gardiani përdor kokainë “i merr disa hundë”. Ai tregon se gjendja në burg ishte më e mirë para 2 vitesh, pasi atëherë të burgosurit pinin pije deri në orët e vona të natës dhe disa kishin edhe shoqërinë e femrave , të cilat i fuste një “kryegardian”.

Andon Salati dhe Denis Grabocka rezultojnë pronarë të fshehtë të një kompanie që jep makina me qira në Athinë, me pronarë të riregjistruar familjarë të tyre. Konkretisht kompania “CARENT” ka në pronësi 50 automjete dhe 18 motorrë, disa prej të cilave janë përdorur nga anëtarë të organizatës ose janë sekuestruar në ngjarje të ndryshme. Kompania u jepte me qira automjete anëtarëve të organizatës, me qëllim që ata të lëviznin nën hijen e një mbulesë ligjore, duke shmangur identifikimin nga autoritetet e drejtuesve të vërtetë (madje ka pasur raportime për marrjen me qira të automjeteve nga kompania me dokumenta fals identifikimi, pa mundur të konstatohet nëse ka ndodhur një gjë e tillë) dhe për të shmangur konfiskimin e mundshëm të automjeteve private të transportuesve të drogës, pasi automjetet me qira të sekuestruara për transport droge i kalojnë kompanisë përkatëse.

Kompania “CARENT” ka lidhje me kompaninë “I GO RENTAL” e cila është krijuar në vitin 2017 në Mykonos, kur atëherë ishte aktiv Andon Salati, para arrestimit të tij në vitin 2018.

Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

By: A R
12 January 2026 at 13:20

Vendi vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku për pasojë, gjatë 24 orëve të fundit në disa qarqe janë evidentuar problematika të lidhura me përmbytje, rritje të niveleve të lumenjve, bllokime rrugore dhe rrëshqitje dherash.

Sipas Emergjencave Civile, qarku Shkodër mbetet një nga zonat më të prekura. Në Bashkinë Shkodër, zonat e Obotit dhe Dajçit vijojnë të përballen me rritje të nivelit të ujit si pasojë e prurjeve të lumit Buna dhe Drin si dhe rritjes së nivelit të liqenit. Rreth 500 hektarë tokë bujqësore janë ende nën ujë, kryesisht në fshatin Obot dhe njësinë administrative Ana e Malit. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore ka prezencë uji deri në 120 cm, duke izoluar pjesërisht zonën. Në njësinë administrative Dajç, veçanërisht në zonën Urrelat–Shirq, uji ka dalë nga kanalet kulluese duke zgjeruar sipërfaqet e përmbytura. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe në disa zona ka nisur tërheqja graduale e ujit.

Në Qarkun Lezhë, përmbytjet kanë prekur kryesisht tokat bujqësore. Në Bashkinë Lezhë raportohen rreth 1,200 hektarë tokë bujqësore nën ujë, kryesisht në zonat Balldren dhe Zejmen. Në Torovicë dhe Zejmen, tërheqja e ujit po ndodh me ritme të ngadalta. Në Bashkinë Kurbin, niveli i ujit ka shënuar rënie në zonat më problematike si Adriatik, Gjorm dhe Mamurras, ndërsa kanë vijuar verifikimet për dëmet në banesa, pajisje dhe kultura bujqësore, si dhe evakuimi i bagëtive në zona të caktuara.

Qarku Vlorë paraqitet me situatë në përmirësim gradual. Në Bashkinë Vlorë, niveli i ujit të lumit Vjosë në zonën e Novoselës ka nisur rënie dhe situata po shkon drejt normalizimit, megjithatë mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Në Bashkinë Selenicë, vijojnë problematikat nga rrëshqitjet e tokës në fshatin Vajzë dhe në disa akse rrugore rurale, ku qarkullimi kryhet me kufizime. Në Bashkinë Himarë, në zonën e Qafës së Vishës, vazhdon rreziku nga rënia e gurëve në rrugë, duke kërkuar kujdes të shtuar në qarkullim.

Në Qarkun Korçë, problematikat lidhen kryesisht me rrëshqitje dherash, prezencë uji dhe dëborë në disa akse rrugore. Në Bashkinë Pogradec janë raportuar shkarje dherash në segmente të rrugëve nacionale dhe rurale si dhe rreth 25 hektarë sipërfaqe toke me prezencë uji. Në Bashkinë Maliq, si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Devoll, janë përmbytur rreth 3,600 hektarë tokë bujqësore, ndërsa situata po mbahet nën kontroll pas ndërhyrjeve të strukturave përkatëse. Në Bashkinë Devoll, pas çarjes së argjinaturës së lumit Oshticë u përmbytën rreth 270 hektarë tokë, por çarja është mbyllur dhe situata është stabilizuar.

Qarku Gjirokastër vijon të ketë problematika të shpërndara në disa bashki. Në Bashkinë Gjirokastër, rruga e Qafës së Çajupit mbetet e bllokuar, ndërsa po punohet për përforcimin e argjinaturës së lumit Drino. Në bashkitë Libohovë, Memaliaj, Përmet dhe Këlcyrë janë raportuar rrëshqitje të shumta dherash që kanë bllokuar rrugë rurale dhe kanë rrezikuar banesa, duke bërë të nevojshme evakuime të përkohshme në disa zona. Ndërhyrjet vijojnë në varësi të kushteve të terrenit dhe uljes së prurjeve në lumenj.

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në mbështetje të komuniteteve të prekura, veçanërisht në zonat me përmbytje dhe izolime. Efektivët e FA janë të angazhuar në shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe ujit të pijshëm, mbështetjen e banorëve dhe garantimin e aksesit në zonat problematike, në bashkëpunim me strukturat e Mbrojtjes Civile dhe pushtetin vendor.

ARRSH u bën thirrje banorëve të zonave të prekura të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet në zona me rrezik përmbytjeje, rrëshqitje dherash dhe ngrica si dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencave civile

Sipas parashikimeve meteorologjike, në orët dhe ditët në vijim pritet rënie graduale e prurjeve në shumicën e lumenjve, por temperaturat e ulëta dhe ngricat, veçanërisht në zonat malore, do të vijojnë të kërkojnë kujdes të shtuar dhe monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Trump në “luftë” me rezervat federale, kreu i FED merret i pandehur nga drejtësia amerikane

By: A R
12 January 2026 at 13:13

Prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara kanë hapur një hetim penal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell.

Në një video që njoftonte hetimin, Powell tha se departamenti i drejtësisë i SHBA-së i dorëzoi agjencisë thirrje në gjyq dhe kërcënoi me një padi penale për dëshminë që dha në një komision të Senatit në lidhje me rinovimet e ndërtesave të Rezervës Federale.

Ai e quajti hetimin “të paprecedentë” dhe tha se besonte se u hap për shkak se ai pati debate të forta me Donald Trump për shkak të refuzimit për të ulur normat e interesit pavarësisht presionit të përsëritur publik nga presidenti. Kreu i Rezervës Federale është i fundit që vjen në kundërshtim me Trump dhe më pas përballet me hetim penal nga departamenti i drejtësisë i SHBA-së, shkruan A2.

“Kjo ka të bëjë me faktin nëse Rezerva Federale do të jetë në gjendje të vazhdojë të vendosë normat e interesit bazuar në prova dhe kushte ekonomike, apo nëse në vend të kësaj politika monetare do të drejtohet nga presioni politik ose frikësimi”, tha Powell. “Kam respekt të thellë për sundimin e ligjit dhe për llogaridhënien në demokracinë tonë. Askush, sigurisht jo kryetari i Rezervës Federale, nuk është mbi ligjin, por ky veprim i paprecedentë duhet të shihet në kontekstin më të gjerë të kërcënimeve dhe presionit të vazhdueshëm të administratës”, vazhdoi ai.

Trump tha në një intervistë me NBC News të dielën se nuk kishte asnjë dijeni për hetimin e Departamentit të Drejtësisë ndaj Rezervës Federale.

“Nuk di asgjë për këtë, por ai sigurisht nuk është shumë i mirë në Rezervë dhe nuk është shumë i mirë në ndërtimin e ndërtesave”, tha ai për Powell.

Hetimi, të cilin prokurorët nuk e kanë konfirmuar, do të sinjalizonte një përshkallëzim të ri në mosmarrëveshjen e vazhdueshme të Trump me Powell, të cilin presidenti e nominoi për rolin e kryetarit të Rezervës Federale në vitin 2017. Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do ta shkarkojë Powell-in, të cilin e ka kritikuar për mos uljen e normave të interesit aq shpejt sa do të donte presidenti. Në gjysmën e dytë të vitit 2025, Rezerva Federale i uli normat e interesit tri herë.

Presidenti vazhdimisht ka fajësuar paraardhësin e tij, Joe Biden, dhe normat e interesit për inflacionin dhe kostot në SHBA. Kritikët kanë ngritur shqetësime se presioni i Trump për të shkarkuar kryetarin e Rezervës Federale do të turbullonte autoritetin e institucionit për të vendosur normat e interesit në mënyrë të pavarur nga presidentët.

Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

By: Os De
12 January 2026 at 13:06

Ministria e Mbrotjes, ka dalë me një njoftim këtë të hënë, 12 janar, lidhur me situatën në vend nga moti i keq.

Sipas njoftimit, qarku Shkodër mbetet një nga zonat më të prekura, ku Oboti dhe Dajçi vijojnë të përballen me rritje të nivelit të ujit si pasojë e prurjeve të lumit Buna e Drin, por dhe rritjet së nivelit të liqenit. Përllogariten të paktën 500 hektarë tokë bujqësore ende nën ujë në këto zona. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore ka prezencë uji deri në 120 cm, duke izoluar pjesërisht zonën. Në njësinë administrative Dajç, veçanërisht në zonën Urrelat–Shirq, uji ka dalë nga kanalet kulluese duke zgjeruar sipërfaqet e përmbytura.

Në qarkun Lezhë, përmbytjet kanë prekur kryesisht tokat bujqësore, ku raportohen rreth 1,200 hektarë hapësira nën ujë, kryesisht në zonat Balldren dhe Zejmen. Në Torovicë dhe Zejmen, tërheqja e ujit po ndodh me ritme të ngadalta. Në Bashkinë Kurbin, niveli i ujit ka shënuar rënie në zonat më problematike si Adriatik, Gjorm dhe Mamurras, ndërsa kanë vijuar verifikimet për dëmet në banesa, pajisje dhe kultura bujqësore, si dhe evakuimi i bagëtive në zona të caktuara.

Qarku Vlorë është drejt përmirësimit, ku niveli i ujit të lumit Vjosë në zonën e Novoselës ka nisur rënien. Në Bashkinë Selenicë, vijojnë problematikat nga rrëshqitjet e tokës në fshatin Vajzë dhe në disa akse rrugore rurale, ku qarkullimi kryhet me kufizime. Në Bashkinë Himarë, në zonën e Qafës së Vishës, vazhdon rreziku nga rënia e gurëve në rrugë, duke kërkuar kujdes të shtuar në qarkullim.

Korça sakaq, regjistron problematika të tipit rrëshqitje dherash, prezencë uji dhe dëborë në disa akse rrugore. Në Bashkinë Pogradec janë raportuar shkarje dherash në segmente të rrugëve nacionale dhe rurale si dhe rreth 25 hektarë sipërfaqe toke me prezencë uji. Në Bashkinë Maliq, si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Devoll, janë përmbytur rreth 3,600 hektarë tokë bujqësore. Në Bashkinë Devoll, pas çarjes së argjinaturës së lumit Oshticë u përmbytën rreth 270 hektarë tokë, por çarja është mbyllur dhe situata është stabilizuar.

Qarku Gjirokastër vijon të ketë problematika të shpërndara në disa bashki. Në Bashkinë Gjirokastër, rruga e Qafës së Çajupit mbetet e bllokuar, ndërsa po punohet për përforcimin e argjinaturës së lumit Drino. Në bashkitë Libohovë, Memaliaj, Përmet dhe Këlcyrë janë raportuar rrëshqitje të shumta dherash që kanë bllokuar rrugë rurale dhe kanë rrezikuar banesa, duke bërë të nevojshme evakuime të përkohshme në disa zona. Ndërhyrjet vijojnë në varësi të kushteve të terrenit dhe uljes së prurjeve në lumenj.

Ministria e Mbrojtjes njofton se Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në mbështetje të komuniteteve të prekura, veçanërisht në zonat me përmbytje dhe izolime. Thirrje u bëhet banorëve të zonave të prekura të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet në zona me rrezik përmbytjeje, rrëshqitje dherash dhe ngrica, si dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencave civile, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe pronës.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në orët dhe ditët në vijim pritet rënie graduale e prurjeve në shumicën e lumenjve, por temperaturat e ulëta dhe ngricat, veçanërisht në zonat malore, do të vijojnë të kërkojnë kujdes të shtuar dhe monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që Rama të pyetet si dëshmitar: Ndryshoi destinacionin e pronës

By: Os De
12 January 2026 at 13:03

Në seancën e sotme të mbajtur në Gjykatën e Posaçme për Dosjen “Partizani”, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të pyetet si dëshmitar.

Gjithashtu ai ka thënë se kryeministri Rama është dëshmitar kyç sepse ndryshoi destinacionin e pronës. Më tej ka kërkuar që të merret si provë edhe DVD e fjalimit të Ramës në asamblenë e Partisë Socialiste.

Në këtë seancë mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka dhënë argumentet e saj kundër pretendimeve të prokurorisë.

Mbrojta e Berishës është e bazuar në 3 shtylla kryesore. Së pari, mbrojtja thotë se SPAK është në tejkalim kompetencash, SPAK nuk mund te vlerësoj bazen ligjore, VKM apo politikat qe ndjek një qeveri. “Këtë e bën vetëm Gjykata Kushtetuese.”, ka thënë mbrojtja.

 

Binjakët fitojnë para, Bricjapi ‘rreshton’ sukseset/ Surprizat e yjeve për javën sipas Chrysanthi Kalogerit

By: Os De
12 January 2026 at 12:58

Java përkon me dy ngjarje të rëndësishme astrologjike: hëna e re në Bricjap që simbolizon fillime të reja dhe më pas, kalimin e Afërditës në Ujor, e cila përzien dashurinë dhe intelektin.

Fatmirësisht, energjia nuk do të jetë e mbingarkuar. Sipas shpjegimit të Chrysanthi Kalogerit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan do të kemi nevojë për strukturë dhe individualitet. Do të bëjmë një hap pas këtë javë, por edhe do të kërkojmë dashurinë.

Chrysanthi Kalogeri: Kjo javë do të jetë një vazhdimësi e javës që kaloi, shumë dinamike. Jemi në situatën ku në niovelin global do të vazhdojnë luftërat, tendencat për pushtet dhe kush mund të marrë më tepër zona. Do të vazhdojnë fenomenet natyrore gjithandej në botë. Në nivel personal dhe në jetën tonë do të kemi shanse. Në datat 13-14 të jemi të kujdesshëm, do të themi shumë fjalë, zhurmë, takime e kontakte, por pa diçka thelbësore. Nëse bëhet fjalë për punë serioze apo gjëra që duhen nënshkruar, duhen lënë pas datës 14. Në rast se duhet të firmosim, duhet të jemi të vëmendshëm. Në datat 16-18 kemi një hënë të re në Bricjap që është ngjarja kryesore e javës. Fillime të reja dinamike, të organizuara që kërkojnë punë, vendosmëri. Nga data 15 e deri në fund të javës do të kemi ide, do të takojmë njerëz të përshtatshëm që do të na i realizojnë dhe do të na ndihmojnë për synimet e projektet tona. Një periudhë e mirë për përforcimin e marrëdhënieve e bashkëpunimeve. Njëkohësisht, ekuilibri është i brishtë dhe mund të hyjmë lehtësisht në konflikt në datën 17 ku fjalët mund të lëndojnë. Më të favorizuarit do të jenë shenjat e tokës dhe ujit, kurse Bricjapi, i cili ka ditëlindjen, duhet të shmangë nxitimin, impulsivitetin dhe mos të reagojë. Të njëjtën gjë duhet ta ndjekin edhe Dashi e Peshorja.

Dashi – Një periudhë dhe muaj shumë i rëndësishëm. Gjatë kësaj jave, duhet të fokusoheni në jetën sociale e profesionale. Lëvizni, qarkulloni, takoni njerëz të rëndësishëm dhe veproni të organizuar, me synime e pa impulsivitet. Kujdes të martën dhe të mërkurën në çështje që lidhen me shtëpinë, familjen dhe organizimin e punës. Mund të lini gjërat përgjysmë ose të mos shkojnë siç duhet. Pjesa e dytë e javës do të jetë shumë e mirë, mjafton të mos nxitoni. Do të bëni një fillim të ri në sferën profesionale që do të ndikojë direkt te financat, madje do të keni përfitime këtë javë që mund të vijnë nga organizimi më i mirë i pronës. Disa mund të kenë rritje në detyrë.

Demi – Një javë shumë pozitive, edhe pse mund të ndiheni të mënjanuar, të stresuar për të ardhmen, por java dhe hëna e re në Bricjap japin shanse për studimet, për një fejesë, për të vendosur jetën në baza më të forta. Disa nga ju jeni në fund të disa ndryshimeve që kanë filluar për të mirën tuaj. Do të keni ndihmë e mbështetje nga miqtë dhe realizim synimesh. Nga data 17 e thuajse për një muaj, nis një periudhë shumë pozitive për jetën sociale e profesionale.

Binjakët – Përqendrohuni në sferën financiare ku do të keni një fillim të ri në bashkëpunimet me të tjerët, pra nga punëdhënësi, ortakët dhe bashkëshorti/ja. Organizoni me laps e letër dhe merrni vendime lidhur me detyrimet ndaj të tjerëve. Mund të përforconi pozitat në punë, të bëni një kombinim të mirë të saj dhe rezultateve financiare. Në datën 17 nis një periudhë e mirë për anën emocionale, mund të udhëtoni e ndryshoni planet për të ardhmen.

Gaforrja – Periudhë dinamike për marrëdhëniet e bashkëpunimet. Muaji ka qenë dhe do të jetë i ngarkuar, por ju jep shanse për një bashkëpunim profesional që lidhet me ëndrrat ose planet afatgjata të së ardhmes. Mund të udhëtoni me të dashurit, të afroheni me ta dhe të kaloni bukur. Do të bëni ndryshime te marrëdhëniet e rrjetit social ose ky i fundit do të ndryshojë planet tuaja. Në datën 17 do të keni ndihmë e mbështetje financiare.

Luani – Periudhë e ngarkuar në përditshmëri, punë në shtëpi, por kini kujdes për shëndetin që të mos ndikoheni. Ndryshimet në sferën profesionale do të ndikojnë te përditshmëria që më pas do të përshkallëzojnë te të ardhurat dhe bashkëpunimet financiare. Përvishni mëngët dhe gjërat do të vijnë vetë.

Virgjëresha – Një periudhë pozitive në lidhje me krijimtarinë, sidomos nëse keni biznesin tuaj ose një punë të lidhur me të. Do të gjeni zgjidhje për çështje që ju shqetësojnë për fëmijët, do të keni gëzime ose do të merrni vendime për ta. Këtë javë priten gjëra pozitive, interesante për një lidhje emocionale që do t’i qëndrojë së ardhmes ose do të merrni vendime. Jeta krijuese, emocionale, erotike favorizohen dhe hyn në një bazë të shëndoshë. Fillime të reja në të gjitha fushat.

Peshorja – Jeni të stresuar dhe në një periudhë që shqetësoheni nga çështje të shtëpisë, familjes, pronës ose të jetës personale që ju kanë tronditur. Kjo javë premton fillime të reja ku do të zgjidhni çështje të përditshmërisë. Organizimi dhe rishikimi i gjërave ju bën të fitoni kohë. Do të gjeni ndihmë e mbështetje ku s’e prisni.

Akrepi – Është momenti të dilni, të qarkulloni, të udhëtoni, të takoni njerëz për të promovuar punën e synimet tuaja. Kujdes si përdorni fjalën dhe takimet do të sjellin shanse në jetën emocionale e erotike, por edhe për bashkëpunime të reja.

Shigjetari – Fokusohuni në të ardhurat tuaja dhe mund të zgjidhni disa probleme në familje e shtëpi lidhur me to. Mund të bëhet një fillim i ri në sferën financiare për shkak të disa ndryshimeve në punë e përditshmëri.

Bricjapi – Një periudhë shumë dinamike ku do të ndërmerrni iniciativa që do t’i rezistojnë kohës. Për ata që kanë ditëlindjen këtë javë, do të jetë një vit dinamik. Do të keni suksese, do të udhëtoni, do të keni ndryshime në marrëdhënie, në jetën emocionale e erotike dhe në planet krijuese. Më të ndikuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës.

Ujori – Veproni më tepër në intimitet, në jetën personale, bëni biseda, kontakte e takime që si qëllim kanë një hap të mëtejshëm, por të menjëhershëm. Në datën 17, Afërdita kalon në shenjën tuaj dhe shënon fillimin e një periudhe që do të ndryshojë shumë gjëra në planet e së ardhmes, në sferën financiare, anën emocionale apo shtëpinë. Nuk përjashtohet mundësia që këtë javë të vendosni për të ndryshuar shtëpinë. Do të keni shanse për të zgjidhur një problem shëndetësor.

Peshqit – Është momenti të fokusoheni në synimet tuaja, t’i rishikoni dhe tani që keni dalë nga periudha e vështirë, duhet të vendosni disa qëllime më dinamike. Do të keni ndihmë e mbështetje nga rrjeti shoqëror, këshillat e duhura për të ndërmarrë iniciativa. Do të bëni udhëtime të vogla që do ju nxjerrin nga një problem që mund të keni. Më të ndikuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës që janë në fund të disa vështirësive, pas të cilave do të vijnë gjëra më të mira.

Thikat mbi nënën e Durrësit…

By: Java News
12 January 2026 at 12:53

Nga Esiona Konomi

Interesi më i lartë i 3 fëmijëve që u shfaqen në gjendje shqetësuese dje në Durrës, duhet të na udhëheqë të gjithëve.

Sigurisht që i kuptoj të gjitha ndjeshmëritë kur titujt janë “ja nëna që i braktisi”, “3 ditë pa ngrënë”, “booh, çfarë rrëmuje”.

Veçse ajo 33 vjeçare kam frikë se po masakrohet online pa u dëgjuar.

Është një gjueti e mirë klikimesh një grua e bukur që shfaqet në sfode udhëtimesh, bashkë me kontrastin e tollovisë në shtëpinë e kthyer përmbys ku u gjetën 3 fëmijët e saj.

Prisni. Mos e vrisni nënën.

Ne nuk e kemi dëgjuar atë. Nuk dimë versionin e saj. As të fëmijëve.

Ne nuk e dimë vërtetë sa ditë po rrinin fëmijët vetëm. A ishin braktisur ata?

Po sikur nëna të ketë dalë atë mëngjes nga shtëpia e jo para 3 ditësh?

Po sikur ajo rrëmujë në shtëpi të jetë shkaktuar nga të tjerë me skenar të qartë: të marrin kujdestarinë e fëmijëve?

Në një situatë divorci ku familjet vijojnë të jenë në konflikt, gjithçka është e mundur.

Ne dimë pak për të vërtetën e atyre fëmijëve.

Psh. Ne nuk dimë hiç se ku është babai i tyre.

Kemi një gjyshe që njofton policinë dhe një nënë që i janë hedhur të gjitha thikat e paragjykimit.

Të kuptohemi, nuk po shfajësoj nënën.

Veçse nuk dua t’a paragjykoj!

Një vetëpërmbajtje para se t’a sulmojmë në fakt do të ndihmonte edhe vogëlushët!

❌
❌