Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 January 2026Java News

Mbahet panairi i Shoqatës Kombëtare të Tregtarëve të Muzikës (NAMM) 2026

By: A R
25 January 2026 at 14:52

Markat muzikore kineze dolën në pah në një nga panairet më me ndikim të industrisë muzikore në Amerikën e Veriut, të mbajtur këtë javë në Kalifornian Jugore, duke shfaqur inovacionin, artizanatin dhe konkurrencën globale në rritje.

Panairi i Shoqatës Kombëtare të Tregtarëve të Muzikës (NAMM) 2026, një nga ekspozitat më të mëdha vjetore në botë për produktet dhe teknologjitë muzikore, bashkoi prodhues, tregtarë, muzikantë dhe mësues nga e gjithë bota.

Kompanitë kineze shfaqën një gamë të gjerë produktesh, nga kitarat akustike dhe elektrike, pianot digjitale dhe bateritë elektronike deri te instrumentet tradicionale kineze, si Guzheng, Pipa dhe Erhu, duke theksuar si përparimin teknologjik ashtu edhe trashëgiminë kulturore, shkruan “Xinhua”.
Fabrika Kombëtare e Instrumenteve Muzikore Nr. 1 e Shangait, një nga prodhuesit kryesorë të instrumenteve tradicionale në Kinë, tërhoqi interes të madh nga vizitorët ndërkombëtarë. Brandon Wallace, një mësues muzike në Qendrën për Muzikën Botërore në San Diego, tha se instrumentet tradicionale kineze mund të luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin muzikor.

“Këto instrumente u ofrojnë studentëve një gjuhë muzikore krejtësisht të ndryshme”, – tha Wallace pasi provoi një Pipa kineze në shfaqje. “Ato u hapin dyert fëmijëve për të eksploruar muzikën nga kultura të tjera në një mënyrë shumë praktike”.

Inovacioni në instrumentet moderne gjithashtu spikatën. Markat kineze të teknologjisë muzikore prezantuan kitara elektrike të lehta, instrumente inteligjente dhe zgjidhje digjitale portative që synojnë si profesionistët ashtu edhe fillestarët.

Pearl River Piano”, një nga prodhuesit më të mëdhenj të pianove në botë, shfaqi një gamë pianosh akustike dhe digjitale, ndërsa “Enya Music” prezantoi kitarat e saj më të fundit me fibra karboni.

Wu Jingyun, menaxhere projekti me CIEC Exhibition Co., Ltd., organizatori ekskluziv i ekspozitës kineze në Panairin NAMM, tha se organizatorët kanë treguar mbështetje të fortë për ekspozuesit kinezë. Këtë vit, disa kompanive kryesore muzikore kineze iu ndanë vende për stenda pranë hyrjeve kryesore.
Ajo shtoi se NAMM mirëpret veçanërisht kompanitë kineze me marka të pavarura dhe teknologji të patentuara dhe i sheh firmat kineze si ndër liderët e industrisë në inovacion, duke përfshirë përmirësimin digjital të instrumenteve muzikore.

”Time Magazine”: Deri në 30 mijë të vrarë gjatë trazirave në Iran

By: A R
25 January 2026 at 14:44

Numri i të vdekurve nga trazirat që tronditën Iranin për javë të tëra mund të kalojë 30 000, tha ”Time Magazine”.

“Deri në 30 000 njerëz mund të jenë vrarë nga forcat iraniane të sigurisë vetëm më 8 dhe 9 janar, kur vendi pa disa nga protestat më të mëdha të valës aktuale”, raportoi sot media amerikane duke cituar dy zyrtarë të lartë lokalë të shëndetësisë.

”Në ato ditë, numri i trupave të vdekur i mbingarkoi kapacitetet shtetërore për t’i zhdukur ata”, thanë zyrtarët, duke shtuar se autoriteteve iu mbaruan qeset e kufomave dhe në vend të ambulancave u përdorën rimorkio.

Protestat shpërthyen në Iran në fund të dhjetorit mes një krize ekonomike në thellim dhe inflacioni në rritje, por shpejt evoluan në demonstrata politike kundër sistemit autoritar të Republikës Islamike.

Forcat e sigurisë së Iranit i kanë shtypur me dhunë trazirat, me raporte që tregojnë se mijëra njerëz janë vrarë.

Sipas agjencisë së lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran me seli në SHBA (HRANA), grupi ka konfirmuar 5 495 vdekje, përfshirë 5 149 protestues, ndërsa përpiqet të verifikojë 17 031 vrasje të dyshuara.

Thuhet se 7 403 persona të tjerë janë plagosur rëndë në shtypjen brutale nga forcat e sigurisë, ndërsa 40 887 u arrestuan.

Aktivistët kanë theksuar vazhdimisht se verifikimi i numrit të të vdekurve kërkon kohë, mes një ndërprerjeje të vazhdueshme të internetit të zbatuar nga autoritetet iraniane tre javë më parë.

Autoritetet e kanë vendosur numrin zyrtar të të vdekurve në 3 117, me mbi 2 400 të vrarë gjatë “aktiviteteve terroriste”, sipas ambasadorit iranian në Gjenevë.

Teherani ka akuzuar armiqtë e tij të betuar, Izraelin dhe SHBA-në, se qëndrojnë pas protestave, duke i fajësuar ata për shumë të vdekur, por pa dhënë prova.

50 viktima nga një tjetër tragjedi në Mesdhe, vetëm një i mbijetuar

By: A R
25 January 2026 at 14:36

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Autoritetet e Maltës konfirmojnë se 50 persona kanë humbur jetën pas përmbysjes së një varke me emigrantë, ndërsa vetëm një person ka mbijetuar dhe ndodhet i shtruar në spital në Maltë, në gjendje shumë të rëndë.

Sipas të dhënave zyrtare, varka me gjithsej 51 persona ishte nisur nga Tunizia dy ditë më parë, pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit dhe është përmbysur gjatë udhëtimit. Lajmi është bërë i ditur nga organizata joqeveritare “Alarm Phone”, e cila prej ditësh kishte dhënë alarmin për këtë mjet lundrues, pasi kontaktet me të ishin humbur.

I mbijetuari i vetëm ka konfirmuar se në bord ndodheshin 51 persona. Ai ka arritur të mbijetojë duke u kapur pas një pjese të varkës dhe ka qëndruar në det për rreth 24 orë, deri në momentin kur është shpëtuar.

Kjo tragjedi vjen vetëm pak ditë pas një tjetër naufragimi të një varke tjetër, po ashtu të nisur nga brigjet e Tunizisë, ku dyshohet se kanë humbur jetën edhe dy binjake vetëm një vjeç.

Bilanci i viktimave në Mesdhe, në ditët e fundit të shënuara nga cikloni Harry, mund të jetë edhe më i rëndë. Sipas autoriteteve, dyshohet se të paktën 380 persona kanë humbur jetën në tetë varka të ndryshme që janë nisur nga Tunizia gjatë dhjetë ditëve të fundit dhe nuk kanë mbërritur kurrë në destinacion. Kjo është konfirmuar edhe nga Roja Bregdetare italiane, e cila këtë mëngjes ka lëshuar një alarm për të gjitha anijet që ndodhen në zonë.

“Çfarë po bën, s’të vjen zor?”, gruaja e Petrit Ndout: E vranë duke mbrojtur tre të moshuar!

By: A R
25 January 2026 at 14:28

Detaje të reja dhe tronditëse nga ngjarja e rëndë e ndodhur pas mesnatës së 20 janarit, në një rrugë dytësore që lidh Thumanën me Fushë Krujën, ku Petrit Ndou humbi jetën pasi u godit për vdekje me çekiç.

Familjarët e viktimës thonë se ai u vra në përpjekje për të shpëtuar tre persona të moshuar që ndodheshin në rrezik.

Sipas tyre, Petrit Ndou dhe bashkëshortja e tij, Gjystina Ndou, po ktheheshin nga një festë familjare në Bushnesh rreth orës 00:00, kur vunë re dy automjete të bllokuara nga një tjetër mjet, drejtuesi i të cilit po ushtronte dhunë verbale dhe fizike ndaj personave brenda tyre, pasi këta nuk mund të lëviznin mbrapsht për t’i hapur rrugë.

“Petrit Ndou humbi jetën e tij duke shpëtuar 3 persona të moshuar që ndodheshin në rrezik”, thotë Gjystina Ndou.

“Pasi zbret, shikon autorin e dyshuar duke i goditur pasagjeren e njërës makinë që ndodhej brenda, Nikoll Aliaj dhe Lula Aliaj. Aty ikin dhe i thonë agresorit: ‘Janë të moshuar, çfarë po bën, s’të vjen zor?’ dhe i mbyllin derën e pasagjeres për të mos e goditur. Aty, agresori Andi Vokrri i kthehet Petrit Ndout me ofendime dhe donte të vazhdonte dhunën ndaj tyre.

Petrit Ndou orienton Nikoll Aliaj dhe makinën pas tij, Mhill Cypi, për t’u tërhequr dhe për t’u futur në një kthesë që të vazhdonin dhe të shpëtonin nga ngjarja dhe dhuna e ushtruar ndaj tyre. Në moment dhe ashtu ndodhi, i drejtoi dhe i la në vend të sigurt, ku ata qëndruan deri në fund të ngjarjes të pranishëm në automjetet e tyre.

Pas këtij momenti, dy persona të tjerë dalin nga automjeti i Andi Vokrrit për t’u konfrontuar me Petrit Ndou. Aty afrohet edhe Gjystina Ndou për t’i ndalur, duke u thënë të ndalojnë sherrin. Andi Vokrri vazhdonte sherrin, përsëri duke ikur dhe duke goditur makinën e Petrit Ndout, duke i marrë edhe çelësin e mjetit, njëkohësisht dhe duke shtyrë Gjystina Ndou.

Në ato momente, Gjystina Ndou me forcë dhe lutje i thotë Petrit Ndout të ikin për t’u fshehur diku aty afër, se ishin tre persona agresorë, sepse ata ikën në makinë për të marrë armë ose çfarëdo lloj mjeti për ta goditur. Ikën nga aty dhe fshihen për pak, njëkohësisht kanë njoftuar vëllezërit e Gjystinës Ndou dhe policinë për t’u ardhur në ndihmë, pasi ndodheshin afër rrugës, në shtëpi.

Petrit Ndou dhe Gjystina Ndou qëndrojnë disa minuta të fshehur dhe Petrit Ndou niset për të parë automjetin e tij me idenë se agresorët kanë ikur, duke i thënë Gjystina Ndou: ‘Të lutem, qëndro këtu, duhet të kenë ikur agresorët.’ Është nisur vetë, aty pas pak dal Gjystina Ndou për ta parë ku ndodhej. Në ato momente kanë arritur vëllezërit e Gjystinës.

Autorët, pasi kanë goditur Petrit Ndou, njëri nga autorët e krimit i është drejtuar drejt saj, ndërkohë që Gjystina Ndou po priste Petrit Ndou. Ka ardhur njeri nga agresorët me elektrik, duke e kërkuar Gjystina Ndou ku ndodhej, me shumë mundësi për ta eliminuar, por në ato momente kanë arritur vëllezërit e Gjystinës dhe ajo shikon agresorin dhe i thotë: ‘Ku është Petriti?’ Ai i thotë: ‘Është në tokë disa metra më tutje.’ Aty ndalojnë vëllezërit e Gjystinës dhe personi ikën.

Ndërkohë gjejnë në tokë Petrit Ndou të goditur pa ndjenja, pasi kishte humbur jetën. E kanë goditur në pabesi pas anësore në kokë me çekiçin që ndodhej pranë tij. Pas këtij momenti ka arritur edhe policia dhe është kapur në flagrancë Andi Vokrri”, thuhet në dëshminë e saj në polici.

Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit për 7 ditë, preket edhe Shqipëria

By: A R
25 January 2026 at 14:20

Për të paktën shtatë ditë, duke nisur nga kjo e hënë, 26 janar, shoferët e kamionëve të mallrave nga shtetet e Ballkanit Perëndimor do të bllokojnë terminalet kufitare që ndajnë rajonin me shtetet anëtare të BE-së. Protesta fillon në orën 12:00, ku shoferët do t’i parkojnë kamionët në të gjitha pikat kufitare në këto vende dhe do të bllokojnë plotësisht trafikun e mallrave drejt Bashkimit Europian dhe tranzitin nëpër rajon.

Kamionistët mblidhen për të protestuar kundër Sistemit të ri të Hyrjeve/Daljeve të Bashkimit Europian, një sistem digjital i projektuar për të regjistruar hyrjen dhe daljen e shtetasve të vendeve të treta në kufijtë e jashtëm të Zonës Shengen, duke përfshirë të dhënat përkatëse të udhëtimit. Ky sistem, sipas shoferëve ballkanas që transportojnë mallra, kërcënon aftësinë e tyre për të punuar, duke sjellë vonesa të gjata dhe procedura më të ndërlikuara në pikat kufitare.

Kjo protestë do të prekë edhe qarkullimin e mallrave në kufijtë mes shteteve ballkanike. Autoritetet në Shkup kanë paralajmëruar se do të ketë bllokim të përkohshëm të lëvizjes së mallrave në hyrje dhe dalje të pikave kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, duke filluar nga ora 00:01 e datës 26.01.2026.

Nga ky bllokim do të përjashtohen mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë medikamente mjekësore ose bagëti, të cilat do të lejohen të qarkullojnë normalisht.

Po ashtu, lëvizja e automjeteve të udhëtarëve nuk do të preket dhe do të vijojë pa kufizime. Autoritetet u kanë bërë thirrje subjekteve të transportit dhe qytetarëve të informohen në kohë dhe të marrin masat e nevojshme për të shmangur vonesat dhe problematikat gjatë kësaj periudhe.

“Kthimet me forcë nga BE-ja, ndalimi dhe ndëshkimi i shoferëve po përsëriten vazhdimisht. Kur flasim për gjobat, ato variojnë nga njëqind euro deri në disa mijëra euro. Shoferët kërkojnë që të mos trajtohen si turistë, dhe ndonjëherë edhe si migrantë të paligjshëm”, thotë Amir Hadžidedić, nga Shoqata e Qarkullimit të Mallrave.

Nëse shoferëve nuk u jepet mundësia të qëndrojnë më gjatë se 90 ditë në gjashtë muaj, shumë kompani do të mbeten pa punëtorë të kualifikuar. Disa prej tyre tashmë e kanë lënë rajonin dhe kanë emigruar në Kroaci, Slloveni dhe vende të tjera perëndimore.

Ky sistem i ri që funksionon për hyrjen në zonën Shengen u lejon shoferëve profesionistë të kamionëve nga vendet jo-anëtare të BE-së një qëndrim maksimal prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore, pavarësisht udhëtimeve të shpeshta ndërkufitare të kërkuara nga puna e tyre.

“Nëse i ndani 90 ditët në gjashtë muaj, shoferëve u mbeten maksimumi 15 ditë prani aktuale në zonën Shengen. Dita e hyrjes llogaritet si dita e parë, dita e daljes si e fundit, dhe këto janë transporte që duhet të jenë të shpeshta“, thotë Neđo Mandić, Përfaqësues i Shoqatës së Transportit.

Shoferët profesionistë duhet të trajtohen si punëtorë ndërkufitarë. Atyre duhet t’u jepet një vizë kombëtare afatgjatë ose leje qëndrimi kombëtare. Po ashtu, të formulohet një lloj vize pune speciale për kompanitë që merren me transportin e mallrave.

Shoqatat e shoferëve të rajonit tonë thonë se janë të detyruar të ndërmarrin këtë hap për bllokimin e kufijve, sepse industria e transportit po shënon humbje të mëdha për shkak të rregulloreve të reja të lëvizjes drejt BE-së.

Kur maskat e zeza nuk janë superheronj: Trauma e një vajze 2-vjeçare në Minnesota

By: A R
25 January 2026 at 14:12

Ky artikull është publikuar nga Corriere della Sera dhe tregon një rast të fundit në Shtetet e Bashkuara ku agjentët federalë të ICE (Immigration and Customs Enforcement) kanë ndaluar fëmijë dhe prindër emigrantë, duke rikujtuar periudhën më të ashpër të politikave të imigracionit nën administratën Trump.

Ngjarja ka ndodhur në Minneapolis, Minnesota, dhe është bërë simbol i traumave që këto bastisje mund të shkaktojnë te fëmijët.

Chloe, vetëm 2 vjeçe, zbuloi se burrat me maska të zeza ekzistojnë realisht, se janë të këqinj dhe më të fortë se babai i saj. Ajo ishte me të në makinë kur agjentët federalë të ICE, të dërguar nga Trump për të “pastruar” qytetet me udhëheqje demokrate nga emigrantët, e morën me forcë.

Chloe dhe babai i saj, Joel Tipan Echevarria, emigrantë nga Ekuadori dhe kërkues azili të rregullt, u ndaluan gjatë kthimit nga supermarketi dhe u dërguan në një burg në Teksas, pa urdhër gjyqësor dhe me babain pa rekorde kriminale.

Një gjyqtar i Minnesota urdhëroi lirinë e tyre, por ata ishin tashmë jashtë shtetit.

Chloe u lirua ditën pas ngjarjes dhe po rikuperohet nga trauma e përjetuar.

Operacioni, i quajtur Metro Surge, përfshiu qindra agjentë me maska në automjete pa targë dhe disa dëshmitarë u sulmuan me spraj me piper. Rreth 120 persona rrethuan agjentët duke hedhur gurë dhe plehra, ndërsa versioni i familjes tregon se fqinjët dhe nëna kishin kërkuar që Chloe t’i kthehej menjëherë.

Chloe është fëmija i pestë i ndaluar nga ICE në javët e fundit.

Fotoja e saj me kapele blu me veshët e lepurit dhe çantë Spiderman është bërë simbol i dhunës dhe natyrës diksriminuese të deportimeve, të cilat nuk kursejnë as fëmijët.

Mësuesit lokalë raportojnë për trauma të mëdha dhe stres tek fëmijët që janë dëshmitarë ose viktima të këtyre operacioneve.

EMRI / Ndërron jetë i dënuari 20-vjeçar! Çfarë ndodhi në burgun e Shkodrës?

By: A R
25 January 2026 at 14:04

Në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë 20-vjeçari Nicolae Ionnut Erion Deliver, i lindur në Rumani dhe banues në Shkodër.

Përmes një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se Nicolae Ionnut Erion Deliver ishte transportuar me urgjencë drejt spitalit më të arfërt, pasi ishte vënë re gjendja e tij e rënduar shëndetësore, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.

Ky shtetas ishte arrestuar në tetor të vitit 2024 për ‘vjedhje me dhunë’ dhe ‘prodhim dhe shitje narkotikësh’.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në vdekjen e këtij shtetasi.

Njoftimi për mediat:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se, në datën 25.01.2026, në IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23.03.2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte arrestuar më datë 07.10.2024 dhe ishte akomoduar në IEVP Shkodër më datë 10.10.2024, me masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Sipas informacionit paraprak, gjatë paradites së sotme, shtetasi është konstatuar nga personeli i shërbimit duke qëndruar në shtrat, çka ka sjellë njoftimin e menjëhershëm të personelit shëndetësor të institucionit. Pas vlerësimit mjekësor, janë konstatuar parametra jetësorë të ulët dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore, me rekomandim për dërgim të menjëhershëm në urgjencën e spitalit rajonal.

Menjëherë është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut, si struktura më e afërt shëndetësore. Gjatë transportimit i është dhënë ndihma mjekësore nga stafi shëndetësor. Në urgjencën e Spitalit të Koplikut i është dhënë ndihma mjekësore e menjëhershme, por më pas mjeku i urgjencës ka konstatuar se shtetasi ka ndërruar jetë (exitus letalis).

Institucioni ka njoftuar menjëherë organet kompetente dhe po bashkëpunon plotësisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh gatishmërinë për të vënë në dispozicion çdo informacion të mëtejshëm, në përputhje me ligjin.

Rënie gurësh dhe mjegull e dendur, qarkullimi i vështirë në Skuraj-Burrel

By: A R
25 January 2026 at 13:55

Gjatë orëve të para të ditës së dielë, reshjet e shiut kanë shkaktuar rënie gurësh dhe balte në segmentin e Shkopetit, duke vështirësuar lëvizjen në aksin rrugor Skuraj-Burrel.

Në disa zona të këtij aksi, prania e mjegullës së dendur kufizon dukshëm fushëpamjen për drejtuesit e automjeteve, duke rritur rrezikun e aksidenteve.

Ky aks rrugor, që lidh Qarkun Dibër me veri-perëndimin e vendit, është bërë një sfidë serioze për sigurinë e automjeteve, dhe autoritetet këshillojnë kujdes maksimal gjatë udhëtimit.

Largimi i SHBA, shefi i OBSH thotë se arsyet e dhëna nga Trump nuk janë të vërteta

By: A R
25 January 2026 at 13:46

Të pavërteta i cilësoi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë arsyet që Uashingtoni ka dhënë për largimin e SHBA-së nga kjo organizatë. Në një postim në rrjetin social X, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se largimi i SHBA-së nga OBSH i bënte si ShBA-në ashtu edhe botën vende më pak të sigurta.

Për fat të keq, arsyet e cituar për vendimin amerikan për largimin nga OBSH janë ë të pavërteta. OBSH gjithmonë është angazhuar me SHBA-në dhe të gjitha vendet anëtare duke respektuar plotësisht sovranitetin e tyre”, theksoi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

Në një deklaratë të përbashkët, sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio dhe ai i shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr. njoftuan të enjten e shkuar se Uashingtoni ishte larguar zyrtarisht nga OBSH, duke akuzuar agjencinë e OKB-së për dështime të shumta gjatë pandemisë së Covid 19 dhe veprime kundër interesit të SHBA-s.

Sipas dy zyrtarëve amerikanë, OBSH kishte njollosur reputacionin e SHBA-së dhe kishte rrezikuar pavarësinë e saj, ndërsa theksuan se mënyra se si agjencia kishte adresuar Covid 19 pengoi ndarjen në kohë të informacioneve vendimtare që mund të shpëtonin jetët amerikane.

Në një video që publikoi më pas rrjetin social x, Sekretari Amerikan i Shëndetësisë u shpreh se OBSH ishte përgjegjëse për amerikanët që kishin ndërruar jetë të vetëm nëpër azile si dhe bizneset e vegjël që ishin shkatërruar nga detyrimi për mbajtjen e maskave dhe vaksinuar.

Por OBSH paralajmëroi se deklaratat përmbanin informacione të pasakta.

Përgjatë pandemisë, OBSH veproi shpejt dhe ndau të gjithë informacionin që kishte me shpejtësi me botën. Rekomanduam përdorimin e maskave, vaksinave dhe distancimin fizik po në n ë asnjë rast nuk kemi rekomanduar që mbajtja e maskave, vaksinimi apo mbyllja të ishin të detyrueshëm”, theksoi agjencia në reagimin e saj ndaj deklaratave të sekretarëve Rubio dhen Kennedy Jr.

“5 burra tërhiqnin zvarrë një fëmijë”, ‘shpërthen’ Berisha: Rama personalisht përgjegjës!

By: A R
25 January 2026 at 13:37

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas protestës kombëtare të zhvilluar dje, 24 janar, duke theksuar se qytetarët morën në dorë Tiranën për 3 orë dhe u përballën me “fallangat e krimit të narko-regjimit të Edi Ramës”.

“Protesta e tyre nuk kishte lidhje me ndërtesat apo institucionet kushtetuese. Revolta e qytetarëve ka lidhje vetëm me vjedhjet qindra milionëshe dhe miliarda euro të Ramës dhe lidhjet e tij me krimin e organizuar”, tha Berisha referuar mbështetësve të tij.

“Dje ata ishin ndërgjegja e kombit në betejë. Kjo është protesta e ndërgjegjes dhe nuk ka asgjë më të fuqishme e të pamposhtur se ajo që buron nga ndërgjegja e njeriut”, shtoi më tej. Ai ripërsëriti se lufta e qytetarëve nuk është për individë apo parti, por për interesin kombëtar, dinjitetin dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Nuk la pa përmendur rastin e të miturit, që sipas tij, është shoqëruar në komisariat duke u tërhequr zvarrë nga efektivët e policisë.

“Fëmijë 10 vjeç tek dilte nga xhamia, 10 vjeçar, dhe s’kishte asnjë lidhje me protestën. Ai kishte ardhur me detyra të ngarkuara nga familjarët e tij. Dhe e morën në mënyrën më të turpshme, më kriminale. Do të ushtojnë kohë të gjatë lutjet e tij ndaj atyre banditëve pesë burra që e tërhiqnin zvarrë një fëmijë 10 vjeçar. E çuan në komisariat. Shkelën konventat ndërkombëtare. Fytyra e vërtetë e Edi Ramës, i cili edhe kur të jetë puna për karrigen e tij, nuk ndalet as për krime para fëmijëve. Akte kriminale ndaj fëmijëve”, deklaroi Berisha.

Protesta e dytë kombëtare u shoqërua nga tensione të vazhdueshme. Policia ka arrestuar 18 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë. Nën hetim janë edhe katër zyrtarë të PD-së, Gazment Bardhi, Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe Ervin Minarolli.

“Misioni i carit”, për Putinin fitorja qëndron mbi paqen. Intrigat pas negociatave

By: A R
25 January 2026 at 12:52

Në një artikull të thelluar të Corriere della Sera, analizohet qasja e Vladimir Putinit në negociatat për Ukrainën dhe roli i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Gazeta italiane sjell një pasqyrë të hollësishme të strategjisë së Kremlinit, që duket se kombinon diplomacinë me vazhdimin e luftës në terren, duke e shndërruar Donbasin dhe negociatat e energjisë në një lojë të komplikuar fuqish, ku paqja është e lidhur ngushtë me interesat dhe imazhin e Rusisë si superfuqi.

Në fund, gjithmonë kthehen në Anchorage

Kthehen në vendin e “shlyerjes” së Vladimir Putinit në skenën botërore dhe të premtimit të Trump-it për një kapitullim të Ukrainës, e vetmja formulë që për Kremlinin konsiderohet sinonim i paqes.

“Sipas formulës së dakorduar në Anchorage, pa zgjidhjen e çështjeve territoriale nuk do të ketë asnjë zgjidhje politike-diplomatike të qëndrueshme”, paralajmëron Yurij Ushakov, këshilltar i politikës së jashtme i Putinit.

Pa këtë, vijon një qasje e pandërprerë, “qëllimet e operacionit special do të arrihen në terren”. Kjo do të thotë se lufta vazhdon…

Perëndimi i ndarë

Për të kuptuar ashpërsinë e negociatave të Vladimir Putinit dhe qëndrueshmërinë e saj, pavarësisht presionit të sistemit, duhet të merret parasysh konteksti, siç sugjeronte Leonardo Sciascia (shkrimtar italian).

Në plan politik, linja e Kremlinit, e përsëritur nga të fortët në krye ose e shprehur në talk show-et e propagandës së regjimit, është e qartë: të avancosh sa më shumë të jetë e mundur, të imponosh maksimumin e shkatërrimit ndaj Ukrainës duke shfrytëzuar ndarjen e Perëndimit të nxitur nga Trump.

Moska ka nevojë për fitore për t’u rikthyer mes fuqive të mëdha që vendosin në politikën botërore.

Një bazë teorike ofron filozofi ultranacionalist Alexandr Dugin, gjithmonë i pranishëm në kanalin e tij në Telegram, sipas të cilit “asgjë nuk do ta afroje paqen përveç fitores”.

Dugin risjell dyshimin e hershëm ndaj Perëndimit, të cilit “nuk duhet t’i besohet kurrë” sepse “nuk mban fjalën dhe nuk respekton marrëveshjet”. Përfundimi:

Me Perëndimin mund të luftosh vetëm, sado e vështirë të jetë!

Dugin sulmon një pjesë të elitës ruse, që me gjasë i referohet Kirill Dmitriev, negociatori i Putinit i quajtur “amerikani”, i cili merr pjesë me “tepër pasion” në negociatat e “neveritshme” me përfaqësues specialë të Trump-it.

Pastaj janë komentatorët e ashtuquajtur “patriotikë”, si blogeri dhe editorialisti i Komsomolskaya Pravda, Aleksandr Kots, sipas të cilëve lufta duhet ndarë nga negociatat. Ndërsa lufta vazhdon, negociatat mund të vazhdojnë, por për çfarë?

Kots rrëzon propozimin ukrainas për një “armëpushim energjetik”, duke thënë se Kievi “nuk ka asgjë për të ofruar”. Ai do të mbetet në fuqi vetëm shkëmbimi i të burgosurve.

“Nuk do të ketë kompromis territorial, askush për momentin nuk ka ndërmend të nënshkruajë ndonjë marrëveshje”, thotë Yuri Podolyaka, me 3 milion ndjekës në Telegram.

“Misioni i carit”

Në një spektrum më të gjerë, blogeri Roman Aliokhin, i cilësuar nga Kremlini si “agjent i huaj”, ndalet te Bordi i Paqes për Gazën, propozuar nga Trump dhe për të cilin Putin është ftuar të marrë pjesë, por nuk ka dhënë ende përgjigje definitive.

“Në këto borde, Rusia kurrë nuk do të jetë partner i barabartë. Nëse duam të mbijetojmë jo vetëm si territor, por si subjekt i historisë, duhet të mendojmë në terma të arkitekturës së fuqisë sonë, jo të reagimeve ndaj iniciativave të të tjerëve”, thotë ai.

Analiza tregon se Vladimir Putin nuk vepron pa skema, lë pak vend për dyshime kur vjen puna te pseudo-negociatat, ndërkohë që ushtria vazhdon të përhapë vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë.

Kjo tregon gjithashtu se çështja e Donbasit nuk është thjesht territoriale për sytë e “carit”.

Ai ka një mision për të përmbushur dhe e di që mund të mbështetet tek fronti i brendshëm. A ka ende dikush guximin të thotë se Putin dëshiron paqe?!

Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët e Tiranës, do e rrëzojmë regjimin e kalbur të Rilindjes!

By: A R
25 January 2026 at 12:43

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se mbrëmjen e djeshme protestuesit triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Komentet Berisha i bëri në një konferencë për mediat, ku tha se protesta nuk kishte asnjë lidhje me godinat e Qeverisë e të Parlamentit, por me keq-qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Berisha teksa e cilësoi tubimin si një protestë të ndërgjegjes qytetare, shtoi gjithashtu se ‘lufta’ e opozitës do të vijojë deri në rrëzimin e qeverisë Rama.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëdita! Të dashur qytetarë dhe qytetare. Dje për tre orë kryengritësit guximtarë morën në dorë Tiranën, bulevardin, sheshet e saj.

Në një protestë të fuqishme qindra mijëra qytetarë nga Tirana dhe mbarë Shqipëria u përballën me guxim të jashtëzakonshëm për më shumë se tre orë me fallangat e krimit të narkoregjimit Edi Ramës.

Nderim të madh të gjithë atyre qytetarëve djemve, vajzave, burrave dhe grave, të moshuar, që nga Tirana dhe mbarë Shqipëria protestuan në mënyrën më të vendosur kundër rilindjes kalbësirë, kundër organizatës kriminale të Edi Ramës.

Protesta e tyre nuk kishte lidhje me ndërtesat, as dhe institucionet kushtetuese. Protesta, revolta, zemërimi i qytetarëve shqiptarë dje dhe që zjen sot në të katër anët e vendit dhe në diasporë, ka lidhje vetëm me Ramaduron, vjedhjet e tij qindra milionëshe e miliarda euro, lidhjet e tij me krimin e organizuar, kartelët e drogës.

Lidhet me Lubi Ballukun, Lindat e Ramës, ajo e AKSHIT dhe e Surrelit, Ergys Agasin dhe qeveritarët e tjerë hajdutë.

Dje regjimi u trondit nga themelet. Dje qytetarët triumfuan në rrugë dhe sheshet e Tiranës. U bënë zëri i ndërgjegjes se njerëzve të ndershëm, të cilët nuk pajtohen kurrë me një qeveri me lidhje të tmerrshme me drogën dhe krimin.

Nuk pajtohen kurrë me një qeveri që nuk del nga vullneti i tyre, por nga farsa elektorale. Nuk pajtohen kurrë me një qeveri që vjedh 97% të taksave të tyre dhe të çmendurisht të gjitha pasuritë publike.

Dje ata ishin pra vetë ndërgjegja e kombit në betejë. Ata u përcollën mesazh çdo shqiptari se nuk po luftojmë për veten tonë, se nuk po luftojmë për Sali Berishën, se nuk po luftojmë për Partinë Demokratike, as dhe parti të tjera, se po luftojmë për ndërgjegjen e njeriut, për dinjitetin njerëzor, për interesin kombëtar.

Po luftojmë dhe për ju që po na ndiqni në televizione, po luftojmë dhe për ju që mund të mos u pëlqejë protesta. Në fakt, po luftojmë dhe do luftojmë për çdo shqiptar. Kjo është veçantia e kësaj proteste.

Kjo është protesta e ndërgjegjes dhe nuk ka asgjë më të fuqishme, nuk ka asgjë më të pathyeshme, nuk ka asgjë më të pamposhtur se sa ajo që buron nga ndërgjegja e njeriut.

Rama dy ditë në Jeruzalem: Nga fjala në Knesset, takimi me Netanyahun e deri te vizita te Muri i Lotëve

By: A R
25 January 2026 at 12:35

Ashtu siç e paralajmëroi në Kuvend, kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25-27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Në këtë vizitë, kryeministri shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Ditën e hënë, më 26 janar, nga ora 11:00 deri në orën 12:30, Rama do të zhvillojë një takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, në përfundim të të cilit do të ketë edhe deklaratë për shtyp.

Paralelisht, Linda Rama, në shoqërinë e bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare.

Në orën 14:00, kryeministri i shoqëruar nga bashkëshortja, do të mbërrijë në Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do të pritet me një ceremoni të posaçme shtetërore nga Kryetari i Knessetit. Ceremonia përfshin rojet e nderit, ekzekutimin e himneve kombëtare, si dhe vendosjen e kurorave në monumentin e ushtarëve të rënë dhe në monumentin e viktimave të terrorit.

Më pas, kreu i qeverisë do të firmosë Librin e Përshtypjeve në Hollin Shagall.

Në orën 14:30, Rama dhe delegacioni shqiptar do të zhvillojnë një takim me Kryetarin e Knessetit, Amir Ohana.

Në orën 16:15, do të nisë seanca plenare speciale e Knessetit, e shoqëruar nga hyrja ceremoniale në sallë. Gjatë kësaj seance do të mbajnë fjalën kryetari i Knessetit, Amir Ohana, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, lideri i opozitës, Yair Lapid, si dhe kryeministri Edi Rama, i cili do t’i drejtohet Parlamentit të Izraelit me një fjalim historik sipas protokollit të posaçëm që Knesseti u ka rezervuar një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj dhe së fundmi Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Në orën 17:15, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të kryeministrit Rama, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të posaçëm, në Jerusalem Hall të Knessetit.

Ndërsa, Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.

Më 27 janar, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryeministri Rama do të kryejë gjithashtu vizita simbolike në Western Wall (Muri i Lotëve) dhe në Kishën e Varrit të Krishtit.

Spektakli i dhunës dhe rrethi vicioz i PD-së

By: A R
25 January 2026 at 12:25

Nga Zef Ndreka

Situata e protestës ishte realisht vetëm e nxehtë përpara godinës së kryeministrisë dhe më pas tek kuvendi popullor.

Siç u pa edhe nga pamjet, vërehet vetëm zjarr, shpërthime dhe tension i lartë para një godine qeveritare, me turmë, flakë dhe mjete piroteknike. Kjo taktikë e PD-së dhe opozitës e zhvendos protestën nga mesazh politik tek spektakli i dhunën. Kjo është taktika kur humbet kauza.

Dhuna asnjëherë nuk është tregues i forcës politike. Për më tepër kur opozita kalon tek molotovët, tymi dhe përplasjet me policinë, perceptimi publik ndryshon menjëherë. Dhe fokusi ikën nga arsyet e protestës dhe shkon te rendi dhe siguria. Kështu, qytetari i pavendosur trembet, nuk afrohet dhe ndërkombëtarët distancohen. Ndërsa qeveria fiton justifikim për masa më të ashpra.

Historikisht dhuna rrallë ka rrëzuar qeveri në sisteme që ende kanë zgjedhjet për rrotacion. Dhe përdorimi i dhunës nga opozita zakonisht e forcon pushtetin me argumentin se po mbrojmë stabilitetin nga kaosi opozitar.

Pjesëmarrja e ulët ishte mesazhi real i protestës edhe pse në politikë numrat nuk janë çdo gjë. Gjithsesi, protesta e madhe pa dhunë ka më shumë legjitimitet moral. Ndërsa protesta e vogël me dhunë si kjo e ditës së sotme është dëshpërim politik.
Qytetarët nuk dolën, nuk iu përgjigjën PD-së dhe opozitës dhe kjo tregon lodhje elektorale, tregon mungesë besimi tek alternativa ose frikë nga përshkallëzimi i dhunës.

Problemi real është se PD-ja ndodhet në fazë rënieje ekstreme duke treguar se kjo forcë politike me Berishën pengmarrës ka hyrë në grahmat e fundit, sepse PD-ja dhe opozita në tërësi, sot ka humbur mbështetjen, kanë radikalizuar gjuhën dhe veprimet, duke u futur në rreth vicioz.

Rrëzimi i qeverisë nuk ndodh me flakë e me tym, por me organizim të qetë dhe masiv, me program të qartë ekonomik e social, me figura të reja që krijojnë besim, me koalicione të gjëra, me zgjedhje

Pa këto, protesta si kjo e fundit, mbetet moment emocional, jo ndryshim politik dhe ajo që pamë duket më shumë si shfryrje zemërimi sesa strategji për pushtet.
Dhe zemërimi digjet shpejt, por nuk ndërton dot shumicë.

“Ishte errësirë ​​dhe ishte vdekjeprurëse”- Trump zbulon detaje rreth armës sekrete amerikane

By: A R
25 January 2026 at 12:16

Informacionet për një armë çudibërëse amerikane, të mbajtur të fshehur nga publiku, kanë qarkulluar prej kohësh.

Tani, duket se askush tjetër përveç Presidentit të SHBA-së jo vetëm që e ka konfirmuar ekzistencën e një arme të tillë, por edhe ka zbuluar detaje në një intervistë me Ëashington Post në Zyrën Ovale.

Sipas raportimeve, arma sekrete mund të jetë përdorur në arrestimin e ish-presidentit të Venezuelës. Trump tha se forcat amerikane përdorën një armë që ai e quajti “Disorientimi ose humbje e orientimit” gjatë operacionit amerikan në Karakas në fillim të këtij muaji që rrëzoi Nicolás Maduron.

Trump u mburr se arma misterioze “çaktivizoi pajisjet e armikut” kur helikopterët amerikanë mbërritën në Karakas më 3 janar për të arrestuar Maduron dhe gruan e tij Cilia Flores me akuza federale për drogë dhe armë – pa humbur asnjë jetë amerikane.

“Diskombobulatori. Nuk më lejohet të flas për këtë”, tha Trump në intervistë – dhe më pas zbuloi disa detaje të jashtëzakonshme. Ai shpjegoi se arma kishte “çaktivizuar” pajisjet armike, shkruan A2 CNN.

“Ata nuk i lëshuan kurrë raketat e tyre”, tha Trump, sipas Post. “Ata kishin raketa ruse dhe kineze, dhe nuk lëshuan asnjë. Ne hymë, ata shtypën butona dhe asgjë nuk funksionoi. Ata ishin plotësisht të përgatitur për ne.”

Sipas mediave amerikane, administrata Biden bleu një armë me energji pulsi, me shumë gjasa të llojit që shkakton “Sindromën e Havanës”. Rrëfimet e dëshmitarëve okularë nga Venezuela përshkruan se si burrat e armatosur të Maduros u detyruan të bien në gjunjë, duke nxjerrë gjak nga goja.

Një anëtar i ekipit të truprojave të sundimtarit të rrëzuar raportoi më vonë: “Papritmas, të gjitha sistemet tona të radarit dështuan pa asnjë shpjegim.”

Në orët pas operacionit, të quajtur “Operacioni Absolute Resolve”, presidenti aludoi për një aftësi teknologjike gjatë një konference për shtyp pas bastisjes. Shtëpia e Bardhë fillimisht nuk iu përgjigj një kërkese për informacione të mëtejshme në lidhje me armën.

“Ishte errësirë, dritat e Karakasit ishin kryesisht të fikura për shkak të një ekspertize të caktuar që kemi. Ishte errësirë dhe ishte vdekjeprurëse”, tha Trump pas operacionit, shkruan A2 CNN.

Megjithatë, në shtypin amerikan janë ofruar shpjegime të tjera për dështimin e mbrojtjes venezueliane. Sipas një raporti në “Neë York Times”, zyrtarët amerikanë deklaruan se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore të Venezuelës, të teknologjisë së fundit, nuk ishin as të lidhura me radarin kur helikopterët amerikanë u shfaqën mbi Karakas për të kapur Maduron.

Sipas raportit, Venezuela kishte vështirësi në mirëmbajtjen e pajisjeve ruse. Shpesh, mungonin pjesët e nevojshme rezervë dhe ekspertiza teknike. Për më tepër, thuhet se ushtria amerikane ka bombarduar vendet ku ishin të stacionuara ose të ruajtura sistemet ruse të mbrojtjes ajrore Buk-M2 me bazë tokësore përpara kapjes së Maduros.

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Janar 2026

By: A R
25 January 2026 at 12:07

Dashi

Jeta sentimentale e çifteve do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do linde asnjë mosmarrëveshje ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah kështu qe mos kini merak. Beqaret do realizojnë disa takime shume te bukura te cilat do ua shtojnë dëshirën për te jetuar. Financat do i menaxhoni me përkujdes dhe maturi, prandaj gjendja do mbetet e mire.

Demi

Dite jo shume e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Nga momenti ne moment mund te përballeni me mosmarrëveshje ne çift. Beqaret do kërkojnë me ngulm një person qe ta kenë ne krah, por fati nuk do jete ne anën e tyre. Do ju duhet ende te prisni. Perspektivat ne planin financiar do jene te mira, kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Binjaket

Nëse nuk doni te mërziteni, mundohuni te tregoheni realiste dhe te mos ëndërroni me shume sesa duhet ne jetën sentimentale. Vetëm kështu do ndiheni te qete. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do jete ne dorën e tyre zgjedhja. Ne planin financiar rekomandohet sa me shume kujdes e maturi, te paktën derisa gjendja te filloje te stabilizohet.

Gaforrja

Dite mjaft e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do mundohet ne çdo moment t’ua beje qejfin. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë nëse duan qe gjerat t’iu ecin mire. Dita pritet te jete e favorshme. Buxheti do jete i mire, kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Luani

Te dashuruarit do kalojnë çaste fantastike pranë atyre qe kane ne krah dhe do ndihen shpesh si neper ëndrra. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te filluar një lidhje edhe pse mundësitë do i kenë pafund. Terreni ne sektorin financiar do jete i minuar kështu qe duhet te bëni shume kujdes me çdo shpenzim.

Virgjeresha

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni te mos e kundërshtoni për çdo gjë partnerin sepse përndryshe mund te keni probleme serioze. Beqaret do jene ne humor dhe gati te ndryshojnë statusin. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni shpenzimet e nevojshme dhe gjendja do mbetet e mire serish.

Peshorja

Nuk do jete një dite e lehte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni qe te qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke dhe te mos kërkoni gjera te pamundura. Beqaret do jene gjithë kohës te disponueshem dhe do pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Shume shpejt gjerat kane për te ndryshuar për ta. Ne planin financiar nuk është momenti te bëni çmenduri.

Akrepi
Do jeni shume objektive sot ne jetën tuaj sentimentale dhe gjerat do iu ecin sipas planeve. Nuk do ndiheni për asnjë çast te lënë pas dore. Beqaret do jene ne kërkim te dashurisë deri ne minutën e fundit te ditës. Gjithçka do ndodhe ne momentin qe ata me pak e presin. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini ta stabilizoni shume shpejt situatën.

Shigjetari

Dite e qete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do mirëkuptoheni me partnerin tuaj dhe gjerat do ju realizohen si i kishit menduar. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri nuk do i beje qe t’iu rrahe zemra fort. Ne planin financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime te mëdha ne mënyrë qe gjendja te mos përkeqësohet.

Bricjapi

Dite shume e përshtatshme kjo e sotmja për te shprehur te gjitha ndjenjat qe keni përkundrejt partnerit tuaj. Ne mbrëmje emocionet do jene edhe me te mëdha se zakonisht. Beqaret do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Financat do jene goxha delikate, prandaj do bëni mire te mos shpenzoni pa u menduar për pasojat.

Ujori

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ketë te tjera ide lidhur me një çështje dhe kjo do krijoje ndonjë debat. Beqaret do jene te papërqendruar dhe do mbeten serish me te njëjtin status. Për financat do jete përgjithësisht dite pozitive dhe pa probleme. Do kryeni investimet e nevojshme dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Peshqit

Dite goxha delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire pranë partnerit dhe ne çdo moment do debatoni me te. Beqaret nuk do jene aspak te dhënë pas krijimit te një lidhjeje sepse edhe ashtu si janë do ndihen mire. Merkuri do ju nxite te jeni me te kthjellet dhe me te matur ne planin financiar. Gjerat do ecin për mrekulli.

Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen në Minneapolis

By: A R
25 January 2026 at 11:58

Agjentë federalë amerikanë qëlluan për vdekje një burrë në Minneapolis të shtunën, 24 janar, duke u shënuar kështu incidenti i dytë fatal në qytet brenda këtij muaji, në kuadër të operacioneve të ashpra të administratës Trump kundër emigracionit.

Viktima u identifikua nga autoritetet lokale si Alex Pretti, 37 vjeç, shtetas amerikan, banor i Minneapolisit dhe infermier në një spital të veteranëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:05 të mëngjesit, pranë kryqëzimit të Nicollet Avenue dhe 26th Street, në jug të qytetit. Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), agjentët e Patrullës Kufitare po zhvillonin një operacion, kur Pretti u afrua dhe dyshohet se kishte me vete një armë zjarri.

Autoritetet federale thonë se ai i rezistoi përpjekjeve për t’u çarmatosur dhe se agjentët qëlluan në vetëmbrojtje.

Megjithatë, video të publikuara nga dëshmitarë tregojnë një version tjetër të ngjarjes.

Në to, Pretti shihet duke filmuar agjentët me telefon, pa ndonjë armë të dukshme në duar. Në një moment, ai ndërhyn për të mbrojtur një grua që po spërkatej me gaz lotsjellës, duke ngritur njërën dorë lart dhe duke mbajtur telefonin në tjetrën.

Arma që pretendohet se ishte e viktimës

Në video shihet gjithashtu se Pretti rrëzohet në tokë dhe neutralizohet nga disa agjentë njëkohësisht, ndërsa një prej tyre e godet në kokë. Pak çaste më vonë, një tjetër agjent nxjerr armën dhe hap zjarr.

Në total dëgjohen 10 të shtëna.

Pas incidentit, DHS publikoi një fotografi të një arme zjarri (si më sipër), që sipas tyre i përkiste Prettit, duke shtuar se ai kishte edhe municion. Por shefi i Policisë së Minneapolisit, Brian O’Hara, deklaroi se Pretti ishte pronar i ligjshëm i armës dhe se nuk kishte precedentë penalë, përveç disa gjobave parkimi.

Ai theksoi gjithashtu se autoritetet federale nuk kanë ndarë detaje të plota me policinë lokale lidhur me ngjarjen.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, mbrojti veprimet e agjentëve, duke thënë se ata u sulmuan dhe vepruan për të mbrojtur jetën e tyre dhe të qytetarëve përreth.

Ndërkohë, Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, hodhi poshtë versionin e DHS-së, duke theksuar rëndësinë e videove si provë dhe duke i cilësuar deklaratat federale si “të pavërteta”.

Prindërit e viktimës, Michael dhe Susan Pretti, kanë kërkuar që “e vërteta të dalë në dritë”, duke akuzuar administratën për “gënjeshtra të neveritshme”. Ata theksuan se djali i tyre ishte një infermier i përkushtuar dhe se në momentin e ngjarjes nuk mbante armë, por po përpiqej të mbronte një grua dhe të dokumentonte veprimet e agjentëve.

Ngjarja ka shkaktuar protesta të reja në Minneapolis dhe ka rritur thirrjet e autoriteteve lokale që agjentët federalë të largohen nga qyteti.

“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false

By: A R
25 January 2026 at 11:50

Siç njofton Prokuroria e Tiranës, 6 persona janë dërguar në gjyq për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, pas hetimeve që zbuluan një rrjet që organizonte largimin e shqiptarëve drejt SHBA-ve dhe Kanadasë me dokumente të falsifikuara, kundrejt pagesës prej 35 mijë eurosh.

Sipas Prokurorisë, shtetasi H.M., i hetuar më parë për kontrabandë njerëzore, ka organizuar këtë aktivitet duke përdorur rrugë nga Shqipëria dhe Europa drejt Karaibeve, dhe prej aty me dokumente false drejt SHBA-ve dhe Kanadasë. Ai ka pajisur disa shtetas me pasaporta dhe letërnjoftime të falsifikuara.

Hetimet zbuluan gjithashtu rolin e bashkëshortes së tij L.M., vëllait A.P., shoferit C.N., punonjëses së një agjencie turistike E.N. dhe A.M., të cilët kanë ndihmuar në prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve false.

Gjithashtu, H.M. ka përdorur telefonët për të komunikuar nga burgu duke shkelur rregullat e paraburgimit.

Personat e dërguar në gjyq janë:

H.M., akuzuar për falsifikim dokumentesh, ndihmë për kalim të paligjshëm dhe shkelje të rregullave të paraburgimit.

L.M., akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe ndihmë për kalim të paligjshëm.

A.P., akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe ndihmë për kalim të paligjshëm.

C.N., akuzuar për falsifikim dokumentesh.

A.M., akuzuar për ndihmë për kalim të paligjshëm.

E.N., akuzuar për ndihmë për kalim të paligjshëm.


Prokuroria ka mbledhur prova të shumta, përfshirë interceptime telefonike dhe dokumente, që vërtetojnë përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal.

Prizreni, ‘epiqendra’ e manipulimit/ Çfarë po tregon rinumërimi i votave në Kosovë

By: A R
25 January 2026 at 11:41

Derisa rinumërimi i votave të zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit po vijon në gjithë Kosovën dhe tashmë ka arritur në gjysmë të rrugës, dyshimet dhe hetimet për manipulim të votave janë duke u zgjeruar njëherazi edhe në pjesë të tjera të vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të shtunën, 24 janar, se janë rinumëruar mbi 55% të votave në 2.557 vendvotime në mbarë vendin. Rinumërimi nisi më 13 janar, fillimisht pjesërisht, pasi komisioni kishte gjetur mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Por, kur mospërputhjet në vota u vërtetuan dhe dyshimet sa vinin e shtoheshin, autoritetet për zbatim të ligjit filluan të ndërmarrin masa. Të shtunën, prokurorët i kërkuan gjykatës në Prizren të urdhërojë paraburgim për 23 të dyshuar për keqpërdorim të votave, një ditë pasi mbi 100 persona u arrestuan në këtë rajon.

Çfarë solli rinumërimi deri tani?

Nga rinumërimi i votave në mbi gjysmën e vendvotimeve deri tani, rreth 80 mijë vota të kandidatëve kanë rezultuar të pasakta dhe të numëruara gabimisht në Qendrat Komunale të Numërimit, sipas Eugen Cakollit nga organizata joqeveritare, Instituti Demokratik i Kosovës.

“Prej tyre, pas rinumërimit, 47.619 vota u janë hequr kandidatëve (sepse u ishin shtuar gjatë numërimit fillestar), ndërsa 32,018 vota u janë shtuar kandidatëve pas rinumërimit (sepse u ishin hequr në mënyrë të parregullt më herët)”, shkroi Cakolli në Facebook të premten. Sipas tij, nga rreth 80 mijë vota të prekura, afërsisht 40 mijë i takojnë kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës (DPK), rreth 15 mijë partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV), rreth 11 mijë Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe rreth 4 mijë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Mbi 80% e këtyre votave vijnë vetëm nga komuna e Prizrenit, ndërsa pjesa tjetër nga Malisheva dhe Podujeva (në këtë të fundit janë rinumëruar vetëm 10% të votave), shtoi Cakolli. Rinumërimi i deritanishëm solli edhe veprime të autoriteteve për zbatimin e ligjit në vend, pasi përveç Prizrenit, ato kanë zgjeruar hetimet edhe në Ferizaj dhe Malishevë.

Në ditët e fundit, prokurorët në Ferizaj dhe Gjakovë autorizuan Policinë të ndërmarrë të gjitha veprime, përfshirë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e të dhënave dhe sigurimin e provave në Ferizaj dhe Malishevë, lidhur me dyshimet për manipulim të votave. Aksioni në Prizren Autoritetet e kryen një aksion të premten në Prizren, komunën ku dyshohet se kishte më së shumti keqpërdorim të votave, duke i ndaluar 109 të dyshuar.

Marcel Lekaj , zëdhënës i Gjykatës Themelore në Prizren, tha për media të shtunën se prokurorët kanë kërkuar paraburgim për 22 komisionerë dhe një vëzhgues të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Gjykata pritet të vendosë më vonë gjatë ditës, sipas tij.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka deklaruar se të ndaluarit në rajonin jugor të vendit dyshohen për falsifikim të rezultateve zgjedhore, presion dhe kanosje dhe për dhënie e marrje të ryshfetit.

Sipas Kryeziut, një manipulim i tillë i votave nuk ka mundur që të ndodhë pa një kompromis mes komisionerëve të katër partive më të mëdha politike.

“Po flasim për komunën e Prizrenit që janë shtuar hiç më pak se 40 497 vota dhe janë hequr hiç më pak se 27 520 vota. Pra, diferenca totale e keqpërdorimeve është 68.017 vota”, tha Kryeziu.

Reagimet

Teksa shumica e liderëve të partive të mëdha kishin reaguar pak pasi kishin dalë në sipërfaqe dyshimet për keqpërdorim të votave javë më parë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh lider i partisë në pushtet, reagoi tek të shtunën. Kurti bëri thirrje për hetim gjithëpërfshirës dhe ndëshkim për personat e dyshuar për manipulim të votave brenda partive politike.

Kurti – i cili paraprakisht ishte kritikuar për mosreagim – tha të shtunën në Facebook se “komisionerë e individë, që në mënyrë klandestine, janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti”.

Më herët, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e kishte përshkruar rinumërimin si “hap të domosdoshëm dhe të drejtë” për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor. Udhëheqësit e LDK-së dhe AAK-së, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, kishin kërkuar më herët gjithashtu rinumërim të plotë, duke theksuar se vetëm ashtu mund të garantohej legjitimiteti i rezultateve.

Ndërkohë, edhe shumica e kandidatëve për deputetë të cilëve u janë hequr më së shumti vota gjatë rinumërimit, e kanë mohuar të kenë pasur gisht në keqpërdorim dhe kanë thënë se e dënojnë këtë dukuri. Në Kosovë manipulimi i votave është vepër penale e dënueshme me burgim.

Megjithatë, së fundmi organizata joqeveritare, ÇOHU, publikoi një hulumtim që tregoi se mbi 90% e rasteve për manipulime zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose gjoba./Marrë nga REL

“Trump si perandor i botës”, a po kthehen SHBA-të në një vend lufte?

By: A R
25 January 2026 at 11:32

Në një intervistë të gjatë për La Stampa, politologu dhe historiani amerikan Robert Kagan, një nga intelektualët më të lexuar në SHBA dhe anëtar i lartë i Brookings Institution, ndalet te politika e brendshme dhe e jashtme e administratës Trump, duke u ndalur edhe te ngjarja e fundit në Minneapolis apo operacionet në Venezuelë.

Robert Kagan

Një pyetje e thjeshtë bën që Kagan të shpjegojë se pse Stephen Miller ka qenë kaq i përfshirë te operacionet ndaj Venezuelës.

Miller është një nga ideologët kryesorë të Trumpizmit të ri, një mbështetës i nacionalizmit dhe një përkrahës i politikave të ashpra ndaj emigrantëve, përfshirë ata ilegalë. Ai mban postin e zëvendëskryetarit të stafit të Shtëpisë së Bardhë për çështjet e brendshme.

Sipas Kagan, arsyeja pse Miller është i përfshirë në Venezuelë është që të krijojë mundësinë për të thënë se SHBA-të janë në një gjendje lufte, edhe pse nuk ka asnjë deklaratë zyrtare.

Miller dhe Trump

“Mjafton të lexosh dokumentet më të fundit të Departamentit të Drejtësisë, ku çështja venezueliane përdoret si bazë ligjore për deportimet”, shpjegon Kagan.

Ngjarjet e fundit në SHBA

Pas asaj që ndodhi në Minneapolis, ai shprehet kështu:

Ajo që ndodh aty është mesazhi që Miller dhe administrata duan të kalojnë, është një stërvitje e madhe për të krijuar skena të tilla kudo në SHBA. Administrata ka personelin dhe agjentët e nevojshëm për të vepruar në një klimë emergjence, si në kohë lufte. Besoj, edhe pse nuk mund të parashikojmë saktësisht se kur, që Donald Trump një ditë do të përdorë Insurrection Act (një ligj i SHBA-ve që i jep presidentit autoritetin për të përdorur Ushtrinë amerikane brenda vendit për të shtypur kryengritje, rebelime ose trazira të mëdha), në një nga shtetet ku vepron ICE dhe ku ka protesta. Trump po militarizon politikën e brendshme dhe kjo ka lidhje edhe me Venezuelën, për të justifikuar veprime të forta edhe brenda vendit. Ai ka glorifikuar forcat e armatosura dhe do t’i përdorte edhe në territorin amerikan.

Europa dhe politika e jashtme

Von der Leyen dhe presidenti amerikan

Në intervistë, Kagan shpjegon se sipas tij, rendi botëror i ndërtuar rreth Amerikës dhe demokracisë liberale ka përfunduar dhe SHBA-të po ecin drejt autokracisë.

“Ai paralajmëron aleatët evropianë se nuk duhet të kenë iluzione: disa udhëheqës, si Ursula von der Leyen dhe kancelari gjerman Merz, kuptojnë situatën, ndërsa të tjerë, si sekretari i NATO-s Mark Rutte, besojnë se duhet të bashkëpunojnë për të penguar veprime më të këqija nga Trump. Mesazhi im për europianët është: ka mbaruar. Nuk mund të rikuperohet asgjë, nuk ka konsulent që mund ta riparojë këtë marrëdhënie”, thotë Kagan.

Ai shton se kjo ndarje është e pakthyeshme.

Nuk jam i bindur se në zgjedhjet e 2026-ës apo presidencialet në 2028-ën do të jenë zgjedhje të lira dhe transparente. Trump sapo ka filluar të mprehë thikën dhe dëshiron ta çojë përballjen me Europën deri në ekstrem, deri në kufijtë e konfliktit.

“Edhe një demokrat nuk ndryshon thelbin”

Biden dhe Trump

Sipas Kagan, edhe sikur një demokrat të vijë në pushtet, tendencat nuk do të ndryshojnë.

“Idetë se Amerika nuk ka përfituar nga mbështetja e rendit botëror nuk janë shpikje e Trump. Ka një qasje dypartiake. Edhe Biden ka folur për një ‘politikë të jashtme për klasën e mesme’ duke theksuar se rendi botëror nuk i shërben interesave amerikane. Diferenca është se Trump përdor tarifat si armë për të detyruar vendet të bëjnë çfarë ai dëshiron, ndërsa Biden ka pasur një qasje më të moderuar, por qëllimi është i ngjashëm.”

Një doktrinë e Trump?

Pavarësisht se disa deklarata mbeten në letra, Kagan thekson se në SHBA nuk ndodh asgjë pa vullnetin e Trump.

“Shumë njerëz shpenzojnë shumë kohë për ta kënaqur Trump-in dhe për të përmbushur obsesionet e tij. Ai dëshiron lavdi dhe para. Edhe pse ka shpërndarë një Strategji Kombëtare Sigurie me parimin ‘America First’, ajo që dëshiron është të bëhet perandori i botës. Ai thotë: do ta zgjidhim këtë, do ta ndalojmë luftën në Gaza, do ta bëjmë këtë në Iran; do vendos tarifa…

Nuk ka një doktrinë të qartë strategjike, por ka ideologji: ajo e Stephen Miller dhe ‘America First’, e cila mbështetet te kundërshtimi i liberalizmit. Për liberalizëm kuptohet të drejtat individuale, barazia, demokracia liberale, dhe fatkeqësisht, Europa është simboli i këtyre gjërave dhe për këtë është armiku kryesor jashtë SHBA-ve. Liberalët janë pengesa brenda vendit.”

❌
❌