Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 January 2026Java News

Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

By: Os De
24 January 2026 at 10:57

Vajza e futbollistit të KF Tiranës, Freddy Alvarez, u nda tragjikisht nga jeta mëngjesin e sotëm në kryeqytetin shqiptar. Dyshimet e para të policisë lidhen me një rrëzim të vajzës nga krevati dykatësh (marinari), çka ka sjellë dëmtime të parikuperueshme. 

Prindërit e kanë gjetur të ndjerën me shenja jete, por në gjendje kritike dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital, por as ndihma e specializuar nuk e ka rikthyer të voglën në jetë. 

KF Tirana është në zi për këtë ngjarje, ndërsa ndeshje kundër Flamurtarit është shtyrë për nesër në orën 13:30. 

Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

By: Os De
24 January 2026 at 10:52

Nën masa të rrepta sigurie, pasditen e kësaj fundjave do të nisë operacioni për transferimin e 90 të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë drejt IEVP Peqin. Lëvizja e tyre do të realizohet me përfshirjen e strukturave të specializuara të rendit dhe shërbimeve penitenciare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit.

Burime për News 24 bëjnë me dije se ky transferim do të kryhet në kuadër të rishpërndarjes së të dënuarve dhe forcimit të masave të sigurisë në institucionet penitenciare. Megjithatë, transferimi i menjëhershëm pritet të sjellë sfida në drejtim të akomodimit dhe procesit të përshtatjes së të dënuarve në institucionin pritës, duke krijuar një ngarkesë të shtuar për strukturat e IEVP Peqin.

Operacioni është planifikuar në çdo detaj, me eskortë të posaçme dhe zbatim të protokolleve të përforcuara të sigurisë. Autoritetet përgjegjëse po marrin masa për menaxhimin e situatës dhe garantimin e standardeve ligjore të trajtimit të të dënuarve, me qëllim që të mos cenohet rendi dhe siguria në institucion. Mësohet se transferimi ishte planifikuar të kryhej gjatë orëve të natës që lamë pas, por për arsye organizative është shtyrë për pasditen e sotme.

Dashuria do ju bëjë të ndiheni të sigurt, parashikimi i horoskopit për sot

By: Os De
24 January 2026 at 10:48

Dashi 

Në marrëdhënie, sot ju pret një ditë me emocione të reja. Mund të ndiheni më të hapur për të shprehur ndjenjat tuaja dhe kjo do të krijojë harmoni me partnerin. Beqarët mund të kenë një takim interesant që i jep zemrës një shtysë të re. Në punë, një projekt i vjetër rikthehet në vëmendje dhe kërkon angazhim maksimal. Mos neglizhoni shëndetin, sidomos pjesën e ushqyerjes, pasi mund të ndiheni të lodhur nga stresi. Financat janë të qëndrueshme, por duhet të shmangni shpenzimet e panevojshme. Një këshillë nga një mik mund t’ju ndihmojë të merrni një vendim të rëndësishëm sot. 

Demi 

Sot është dita e duhur për të forcuar lidhjet me partnerin dhe për të ndarë ndjenjat tuaja më të thella. Beqarët mund të marrin një mesazh të papritur që do t’u sjellë buzëqeshje. Në marrëdhënie familjare, përpiquni të jeni më të durueshëm. Në punë, ndiheni më kreativë dhe ide të reja vijnë natyrshëm; mos hezitoni t’i ndani me kolegët. Kujdes me shëndetin, pasi ndryshimet e motit mund të ndikojnë në energjinë tuaj. Financat paraqiten të mira, por mos merrni vendime impulsive për investime. Një lajm i mirë në fund të ditës do t’ju motivojë për të vazhduar me projekte të reja. 

Binjakët 

Në dashuri, një bisedë e sinqertë me partnerin do të qartësojë disa paqartësi që kanë qëndruar pezull. Beqarët ndihen tërheqës dhe mund të krijojnë njohje të reja në rreth shoqëror. Sot është momenti të kushtoni vëmendje edhe familjes. Në punë, një detyrë e re kërkon përkushtim dhe aftësi për të menaxhuar kohën. Shëndeti mund të ndikohet nga stresi, ndaj mos harroni të pushoni. Financat kërkojnë kujdes; përpiquni të planifikoni buxhetin tuaj për javët në vazhdim. Merrni kohë për t’u reflektuar mbi vendimet që do të merrni sot. 

Gaforrja 

Dashuria ju jep një ndjesi sigurie sot dhe një surprizë nga partneri do t’ju bëjë të ndiheni të vlerësuar. Beqarët mund të fillojnë një miqësi të re që ka potencial të shndërrohet në diçka më shumë. Në marrëdhënie miqësore, një keqkuptim i vogël mund të sqarohet lehtësisht. Në punë, një koleg do të kërkojë ndihmën tuaj; bashkëpunimi do të sjellë rezultate pozitive. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me aktivitetet fizike. Financat janë stabile, por një shpenzim i papritur mund të lindë. Sot është një ditë e mirë për të menduar për një kursim të vogël afatgjatë. 

Luani 

Në marrëdhënie, mund të ndjeni nevojën për më shumë komunikim me partnerin. Sot është dita për të ndarë mendimet dhe preokupimet që keni mbajtur për vete. Beqarët duhet të jenë të kujdesshëm me njohjet e reja, pasi jo gjithçka është ashtu si duket. Në punë, mund të përballeni me një sfidë, por aftësitë tuaja do t’ju ndihmojnë ta tejkaloni. Shëndeti kërkon vëmendje ndaj ushqyerjes; mund të ndiheni të lodhur nëse nuk ushqeheni siç duhet. Financat janë të qëndrueshme, por mos u përfshini në borxhe të panevojshme. Sot mund të merrni një këshillë të vyer nga një person me eksperiencë. 

Virgjëresha 

Ditë pozitive për dashurinë, ku ndjenjat thellohen dhe lidhja me partnerin bëhet më e fortë. Beqarët kanë mundësi të takojnë dikë që i impresionon me mençurinë dhe humorin. Në familje, qetësia mbizotëron dhe mund të kaloni momente të bukura bashkë. Në punë, një ide e re do të marrë mbështetje nga eprorët; mos hezitoni të shfaqni kreativitetin tuaj. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të bëni pak aktivitet fizik. Financat paraqiten të mira, me mundësi për të rritur të ardhurat në të ardhmen e afërt. Një bisedë miqësore do t’ju ndihmojë të shihni situatat nga një këndvështrim tjetër. 

Peshorja 

Në dashuri, një situatë e vogël tensioni mund të zgjidhet me pak durim dhe mirëkuptim. Partneri do të vlerësojë përpjekjet tuaja për të ruajtur harmoninë. Beqarët mund të ndihen pak të tërhequr, por një shok i afërt mund t’ju nxjerrë nga rutina. Në punë, përqendrohuni në detaje dhe mos lini asgjë në dorë të rastësisë, pasi mund të dalin lajme të reja. Shëndeti është i qëndrueshëm, por shmangni lodhjen e tepruar. Financat janë të ekuilibruara, por mos shpenzoni për gjëra të panevojshme. Një lajm i vogël i mirë në orët e vona do t’ju ngrejë humorin. 

Akrepi 

Sot është ditë e mirë për të forcuar lidhjet romantike, duke ndarë plane dhe ëndrra me partnerin. Beqarët do të ndihen më të sigurt dhe mund të bëjnë një hap të parë drejt dikujt që i pëlqen. Në familje, një bisedë e qetë do të zgjidhë një çështje të vjetër. Në punë, mund të merrni një përgjigje pozitive për një projekt që keni pritur prej kohësh. Shëndeti është i mirë, por mos lini pas dore pushimin. Financat janë të stabilizuara, por mos u joshni nga ofertat e rreme. Sot është koha për të bërë plane afatgjata dhe për të menduar për të ardhmen tuaj. 

Shigjetari 

Në marrëdhënie, mund të ndiheni më të afërt me partnerin përmes një bisede të sinqertë. Beqarët do kenë mundësi të takojnë dikë që i bën të ndihen të veçantë. Në rrethin miqësor, një aktivitet i përbashkët do të sjellë gëzim. Në punë, një detyrë e re do të kërkojë përkushtim dhe organizim të mirë. Shëndeti është i qëndrueshëm, por përpiquni të mos e teproni me angazhimet. Financat janë të qëndrueshme, por kontrolloni shpenzimet e vogla që mund të shtohen. Sot mund të merrni frymëzim për të filluar një projekt të ri personal. 

Bricjapi 

Ditë e qetë për dashurinë, ku mund të shijoni momente të thjeshta me partnerin. Beqarët do të ndihen më të lirë për të shprehur ndjenjat dhe mund të marrin përgjigje pozitive. Në marrëdhënie me familjen, mbizotëron harmonia. Në punë, një bashkëpunim i ri do të hapë rrugë për projekte të tjera të suksesshme. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të relaksoheni pas një dite të ngarkuar. Financat janë në kontroll, por shmangni investimet e rrezikshme. Një ide e vogël mund të shndërrohet në një mundësi të madhe për të ardhmen. 

Ujori 

Në dashuri, sot do të ndjeni një nevojë për më shumë pavarësi dhe liri personale. Partneri mund të mos e kuptojë menjëherë, ndaj përpiquni të shpjegoni ndjenjat tuaja. Beqarët mund të tërhiqen nga dikush që ka të njëjtat pasione. Në punë, përballeni me një sfidë të re që do t’ju ndihmojë të rriteni profesionalisht. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos neglizhoni aktivitetin fizik. Financat janë të mira, por është koha të mendoni për kursime afatgjata. Një këshillë nga dikush më me përvojë do t’ju ndihmojë të merrni vendime të mençura. 

Peshqit 

Në marrëdhënie, surprizat dhe gjestet e vogla do të krijojnë një atmosferë të ngrohtë me partnerin. Beqarët do të ndihen të motivuar për të dalë dhe për të njohur njerëz të rinj. Në familje, një lajm i mirë do të sjellë gëzim. Në punë, sot është dita për të përfunduar detyrat që keni lënë pezull; mos i shtyni më tej. Shëndeti është i mirë, por përpiquni të ruani balancën mes pushimit dhe aktivitetit. Financat përmirësohen falë një shpenzimi të mirëmenaxhuar. Sot është dita për të reflektuar mbi arritjet tuaja dhe për të vlerësuar veten. 

 

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

By: Os De
24 January 2026 at 10:32

Apeli i Posaçëm ka lëne në fuqi masat për grupin Rraja.

Janë lënë ne fuqi masat për:

Islam Sefën
Rexhep Rrajën
Përparim Rrajën
Gazmir Rrajën
Aldo Gjini
Zamir Aliaj
Jani Cavo
Marvin Bushati

Grupi i Rrajave u zbulua pas zbërthimeve ne Sky Ecc, dhe akuzohen për trafikim lëndësh narkotike.

Rexhep Rraja djali i ish-deputetit, Rrahman Rraja, sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme SPAK, rezulton se është përfshirë drejtpërdrejt në trafikimin e lëndëve narkotike, madje drejtonte një grup nëpërmjet bisedave në Sky Ecc, për të trafikuar rmbi 2 ton Kanabis dhe kokainë.

Në dosjen hetimore, që disponon ABC News, Rexhep Rraja, i cili u arrestua më 10 dhjetor bashkë me dy kushërinjtë, Përparim dhe Gazmir Rraja dhe 4 anëtarë të tjerë të grupit kriminal, rezulton se kishte dy pseudonime në aplikacioni SKY Ecc, “XR 1” dhe “New Sky”.

Ndërkohë kushëriri i tij, Përparim Rraja njihe si “Caca”, Gazmir Rraja- “Miri” apo “ÇOKU,  Sokol Qaja si “Hermano”, ndërsa Bujar Sefaj njihej me nofktën “Venecia”.Në një episod sipas SPAK, në Turqi është arritur të kapet më 26 janar të vitit 2021, një sasi 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria.

 

“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

By: Os De
24 January 2026 at 10:27

Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të vajzës së mesfushorit të KF Tiranës, Freddy Alvarez. FSHF bën me dije se qëndron pranë tij dhe familjes në këto momente zie. 

Institucioni i futbollit zyrtarizon se ndeshja KF Tirana – Flamurtari nuk do luhet sot sipas programit, por nesër në orën 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”. 

“Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin e KF Tiranës, Freddy Alvarez, dhe familjen e tij, pas ndarjes tragjike nga jeta të vajzës së tij. 

Në shenjë respekti dhe solidariteti në këtë moment të rëndë, si dhe në dakordësi me KF Tiranën dhe KF Flamurtarin, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ndeshja Tirana–Flamurtari, e programuar të zhvillohej sot në orën 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”, është shtyrë. Takimi do të luhet nesër, në të njëjtën orë, 13:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë Freddy Alvarez, familjes së tij dhe KF Tiranës në këtë moment zie”, bën me dije FSHF. 

 

 

Edi Rama i ka ditët e numëruara

24 January 2026 at 10:19

Nga Denis Dyrnjaja

Sot opozita do zhvillojë një tjetër protestë kombëtare. Demokratët zbresin në bulevard, qeveria vesh godinën me llamarina. Kjo është panorama e përgjithmonshme e duelit të pandodhshëm. Pra gjithë se kush bën punën e vet e ikën ne shtëpi pastaj.

Ndërkohë Edi Rama hyri ne vitin e 13 që i ka ditët e numëruara. U bë vite e vite që dëgjohet ky paralajmërim që nuk shndërrohet kurrë në realitet politik, të paktën nga kjo opozitë, me këtë model politik dhe me ata që e përfaqësojnë sot.

Edi Rama i ka ditët e numëruara është një paralajmërim shumë i fortë, por humbet nga fakti kush e thotë e për rrjedhojë ky lajtmotiv jo vetëm nuk tremb askënd, por bën efekt te kundërt.

Me këto absolutizma e me këtë retorikë të ngrirë dhe këta personazhe qesharakë që dalin ditë e natë në publik si papagaj politikë, herë me ngjyra e herë pa ngjyra, por totalisht pa shije dhe sens politik, Edi Rama jo vetëm që nuk rrezikon pushtetin, por i shtohen gjasat për një mandat tjetër. Sepse pushteti nuk humbet nga dëshirat, por nga alternativat dhe PD sot është çdo gjë tjetër, përveçse alternativë. Këtë tani e kanë kuptuar dhe po e thonë shumë demokratë që po shkojnë drejt askundit me Berishën, Nokën, Vokshin e Palolokën. Djali i të ndjerit Sokol Olldashi ja tha troç doktorit po na “merrni në qafë” dhe ne të rinjve.

Ndërkohë ka disa të tjerë që nuk kanë tru politik, dhe në mënyrë të automatizuar thonë vetëm togfjalësha ose paralajmërime pa ditur çfarë po thonë. Rama sigurisht i ka ditët e numëruara. I ka fiks 1460 ditë, sa zgjat një mandat katërvjeçar. As më pak, as më shumë deri kur shqiptarët të duhet të vendosin mes tij dhe kundërshtarëve të tij që e kanë rrëzuar tërë kohës këto 12 vite plus….

Sali Berisha, duhet thënë dhe njohur kjo meritë, se ka treguar një aftësi të admirueshme për një gjë, të mbajë rreth vetes një tufë “idiotësh të dobishëm” dhe kjo është aftësi e jashtëzakonshme se nuk është e lehtë, do durim dhe energji të vazhdueshme. Ata janë kryesisht njerëz që i zhbëjnë opozitës çdo shans real për pushtet dhe i garantojnë atij komoditet absolut për të ruajtur fronin e opozitës.

Ata nuk janë aty për të fituar zgjedhje por për të ruajtur kryetarin e përjetshëm sepse pa të nuk kanë simbol, orientim dhe stil tjetër politik në drejtim. Këta individë të paaftë deri në nivelin e analfabetizmit funksional janë të gatshëm të thonë çdo idiotësi të mundshme, mjafton t’i bien në sy Berishës, të flasin gjuhën e tij, të përdorin retorikën e tij dhe të ushqejnë mitologjinë e tij.

Besnikëria është valuta e vetme që pranohet. Mendimi kritik është mall i ndaluar në PD. Tani nuk ka më përjashtime por vetëpërjashtime. Dhe kështu, ndërsa PD lufton fantazma, Rama qeveris përmes gafash e skandalesh, arrogance dhe një lloj brutaliteti instructional ku shurdhëria është tipar kryesor i induktruar prej tij.

Psh Rama nuk dëshiron që t’ia paraqesë njeri realitetin e degraduar brenda shtetit të tij,, sepse ndërkohë e di, por do duhet të bëjë sikur se di sepse pastaj humbet fuqia e ndërgjegjes së gënjeshtërt.

Ndërsa opozita numëron ditët e Ramës, Rama numëron votat e radhës. E thjesht, pushteti nuk rrëzohet me britma, por me ide. Opozita sot nuk ka një vizion për vendin, nuk ka një projekt të qartë të mënyrës se si duhet të shfaqet politikisht por vepron me inerci dhe improvizim shpesh nga figura që nuk kanë kuptim si qenie politike por janë aty sepse mendojnë se vlejnë, madje dhe shumë.

“Rama ik” nuk është program. Është dëshirë. Dhe dëshirat nuk fitojnë zgjedhje. Më dramatike se mungesa e ideve është mungesa e njerëzve që janë të aftë t’i artikulojnë ato. Opozita nuk prodhon më figura që frymëzojnë besim, profesionalizëm apo interes publik dhe sidomos interes publik. Nuk sheh ekonomistë që flasin me shifra, juristë që flasin me ligj, apo politikanë që flasin me gjuhë njerëzore të kuptueshme, bindëse dhe të pranueshme.

Në opozitë sot dominon militantizmi dhe individët militantistë që flasin me mllef, besnikë që flasin me urrejtje dhe zëdhënës që flasin me klishe. Një opozitë bëhet e dëshirueshme kur krijon shpresë, jo kur shpërndan ankth, kur ofron rrugëdalje, jo kur thjesht përshkruan katastrofën.

Qytetarëve nuk i duhen më heronj mitologjikë dhe as profetë të apokalipsit politik, por njerëz normalë, të besueshëm, që dinë çfarë po bëjnë dhe pse po e bëjnë, kërkohen njerëz të pafrustruar që shohin kudo vetëm armiq ndaj kryetarit dhe vetë partisë.

Sot opozita nuk arrin as të imagjinohet si qeveri. Nuk ka ide të testuara, nuk ka debat të brendshëm, nuk ka konkurrencë mendimesh. Ka vetëm një piramidë besnikërie ku ngjitesh jo për atë që di, por për atë që thua dhe sa fort e thua sidomos kur e bën dhe kryetarin të ndjej emocione si tip emotiv që është.

Për sa kohë opozita refuzon të rinovohet në ide, në gjuhë dhe mbi të gjitha në njerëz, ajo do të mbetet një instrument perfekt për ta mbajtur Ramën në pushtet. Sepse pushteti nuk mbrohet vetëm nga forca e atij që qeveris, por edhe nga dobësia e atij që pretendon ta zëvendësojë.

Në këtë realitet, Rama nuk ka pse të shqetësohet. Opozita po bën për të atë që ai vetë nuk e kishte menduar, praktikisht po i garanton vazhdimësinë. Ata, thotë Rama mendojnë për humbjen e djeshme, ne mendojmë për fitoren e ardhshme. Mjafton kaq për të kuptuar diferencën…

Drogë në qeli kundrejt pagesës, masat e sigurisë që kërkon prokuroria për policin e burgjeve dhe personat që e siguronin

By: Os De
24 January 2026 at 10:11

Fuste drogë në burg kundrejt pagesës, Prokuroria e Elbasanit kërkon masat e sigurisë për punonjësin e policisë së Burgjeve dhe dy personave që e siguronin.  

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkoi tre masa sigurimi ‘Arrest në burg’ për shtetasit N.K., G.S. dhe E.K. për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 324/a/2 i Kodit Penal. 

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.669, viti 2025, që u regjistrua dhe zhvillua mbi bazën e informacioneve të referuara nga organet ligjzbatuese, rezultoi se punonjësi i policisë së burgjeve shtetasi N.K., i cili kryen shërbim në regjimin e brendshëm në IEVP Elbasan, merret me aktivitet të kundraligjshëm e konkretisht në futjen e lëndëve narkotike në regjimin e brendshëm. 

Për të kamufluar aktivitetin e tij të kundraligjshëm, ky shtetas gjatë orëve që nuk është në punë është shitës ambulant në qytetin e Elbasanit dhe shet telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Në vendin ku shet, merr porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe jua sjell në IEVP Elbasanit. Në vijim të verifikimeve të kryera është marrë dhe administruar e dhëna se ai furnizon me lëndë narkotike të paraburgosurit në IEVP Elbasan. Më pas shitja dhe shpërndarja e lëndës narkotike bëhet në regjimin e brendshëm nga të paraburgosurit. 

Nga Prokuroria u mor dhe administrua informacioni se shtetasi N.K këtë veprimtari të kundraligjshme në futjen e lëndës narkotike në regjimin e brendshëm e bën gjatë marrjes së shërbimit turni i tretë dhe ditën e shtunë dhe të diel ku në institucion nuk ka personel të administratës. 

Nga hetimet dhe përgjimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, përfshirë përgjime telefonike dhe ambientale, vëzhgime, dokumentim filmik, veprime simuluese dhe akte ekspertimi, rezultoi se në kryerjen e këtij aktiviteti ai bashkëpunon me shtetasen E.M. e cila e paguan për të futur lëndë narkotike në burg. Shumat variojnë 100-200 mijë lekë të vjetra. Kjo shtetase tregon se si i dashuri i saj, i identifikuar si G.S., shet lëndë narkotike në IEVP Elbasan me çmime të ndryshme. 

Nisur nga rrethanat që parashtruam me sipër organi procedues vlerëson se në ngarkim të personave nën hetim N.K., E.K., dhe G.S., ekziston dyshim i arsyeshëm dhe i bazuar në prova se kanë kryer veprat penale të “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe  “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”  parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 i Kodit Penal. 

Masat e sigurimit u ekzekutuan nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve më datë 22.1.2026. 

Sot protesta e opozitës, mungojnë organizimet në degët lokale, protestuesit do udhëtojnë me..! Plani i masave nga policia

By: Os De
24 January 2026 at 10:02

Protestues dhe simpatizantë të PD do t’i bashkohen protestës së thirrur pasditen e sotme përballë kryeministrisë edhe nga juglindja e vendit. A2 CNN raporton se mungojnë organizimet nga ana e degëve lokale përsa i përket transportit. 

Për të mos u identifikuar nga policia, burime për A2 CNN nga 5 degët e juglindjes, bëjnë me dije se do të marrin pjesë rreth 500 protestues që do të udhëtojnë me makinat e tyre personale. 

Në dalje të qytetit të Korçës është ngritur një postbllok që në rast dyshimesh për lëndë piroteknike apo të tjera, të bëjë kontrollin e mjeteve personale.

Plani i masave të policisë 

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për sigurinë gjatë protestës së sotme të thirrur nga PD, duke specifikuar dhe akset rrugore që do të bllokohen.  

Njoftimi:  

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, i cili nis në orën 17:00 para Kryeministrisë.  

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.  

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme dhe të nesërme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:  

-Nga ora 23:45, të ditës së djeshme është bllokuar lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”,  

-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.  

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.  

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.  

Duke marrë shkas nga disa deklarata publike, i bëjmë thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. 

Irena Gjoka mohon akuzat/ Avokati: Lojë politike, vendim i shuar! Ndikim i pastër i shërbimeve greke…

By: Os De
24 January 2026 at 09:51

Avokati Edmond Petraj deklaroi se çështja e Irenës Gjoka është politike dhe jo juridike, duke theksuar se nuk ekziston asnjë vendim i formës së prerë nga gjykata greke. 

Sipas tij, bëhet fjalë për një vendim të papërfunduar dhe të shuar, i cili nuk ka asnjë vlerë juridike. 

Petraj nënvizoi se ONM-ja nuk ka konstatuar një vendim të tillë, ndërsa akuzat që qarkullojnë i cilësoi si mashtrime dhe pjesë e një loje politike. 

“Çështja e Irenës Gjoka është politike dhe jo juridike. 

Mendohet se ka një vendim nga gjykata greke, por në fakt kemi të bëjmë me një vendim të papërfunduar, jo të formës së prerë, dhe është bërë me shpallje vetëm pjesa e dënimit, gjë që përbën shkelje. 

Nuk ka pasur kurrë dijeni dhe nuk është përgjegjësi e saj. ONM-ja, që monitoron spektrin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, nuk ka gjetur një vendim të tillë. Ai vendim është i shuar. Mund të pretendohet çfarë të duan, por në rastin në fjalë është nul. 

Asgjë nga ato që fliten nuk është e vërtetë; janë mashtrime. Policia kufitare greke i trajton si të mjerë si ata që kanë letra, ashtu edhe ata që nuk kanë, dhe kjo përdoret nga një grup i caktuar. Është nën ndikim të pastër të shërbimeve greke. 

Ka lidhje me një grup himarjotësh që duan ta përdorin çështjen në Strasburg, por harrojnë që në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut është përdorur një rast precedent.” 

Këtë të Shtunë, mot i paqëndrueshëm me reshje shiu në të gjithë territorin! Ja sa do të shënojë termometri

By: Os De
24 January 2026 at 09:40

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit, fillimisht me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare.

Pas orëve të mesditës, reshjet do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht me intensitet të ulët. Në veriperëndim dhe lokalisht në jugperëndim priten reshje shiu me intensitet deri mesatar, të shoqëruara me shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve si dhe në verilindje–lindje, në lartësitë mbi 800–900 metra, reshjet do të jenë në formën e borës me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga verilindja në juglindje me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të arrijë deri në 16 m/s.  Deti do të ketë valëzim të forcës 4–5 ballë.

44666

Yesterday — 23 January 2026Java News

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

By: A R
23 January 2026 at 23:00

Negociatorët ukrainas dhe rusë u takuan në Abu Dhabi për të trajtuar çështjen jetike të territorit, pa asnjë shenjë kompromisi, ndërsa sulmet ruse e zhytën Ukrainën në krizën e saj më të thellë energjetike të luftës katërvjeçare.

Kievi është nën presion në rritje nga SHBA-të për të arritur një marrëveshje paqeje në luftën e shkaktuar nga pushtimi i Rusisë qe nga shkurti 2022, me Moskën që kërkon që Kievi të lëshojë të gjithë zonën e saj lindore industriale të Donbasit përpara se të ndalojë luftimet.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se mosmarrëveshja territoriale do të jetë një përparësi kryesore e bisedimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Bisedimet, që pritet të zgjasin dy ditë, zhvillohen në një sfond të sulmeve të intensifikuara ruse në sistemin energjitik të Ukrainës, të cilat kanë ndërprerë energjinë elektrike dhe ngrohjen në qytete të mëdha si Kievi, ndërsa temperaturat janë nën zero gradë.

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

By: A R
23 January 2026 at 22:52

Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në emisionin “3D” në RTSH, ka analizuar domethënien gjeopolitike të nismës së re për “Bordin e Paqes”, duke e vendosur atë përballë krizës së besimit që ka përfshirë Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas Hitaj, ky zhvillim është një lajm pozitiv si për Shqipërinë, ashtu edhe për Kosovën, veçanërisht duke parë dështimin e OKB-së për t’u reformuar pas rënies së Murit të Berlinit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Hitaj argumentoi se OKB-ja ka humbur rolin e saj si ndërmjetësues efikas, duke u përfshirë shpesh në skandale financiare dhe duke dështuar në zgjidhjen e konflikteve.

“Ka pasur dhe skandale financiare. Një test ishte p.sh. konflikti mes Kamboxhias me Tajlandën. OKB nuk bëri asnjë ndërmjetësim, u desh ndërhyrja e Trump. Kritika ka pasur dhe për disa organizata të OKB-së në Gaza,” theksoi gazetari.

Kosova e barabartë në tryezë

Pika më e fortë e analizës së Hitajt ishte përfitimi diplomatik i Kosovës. Sipas tij, pjesëmarrja në Bordin e Paqes i jep Prishtinës atë që OKB-ja ia mohon: barazinë në tavolinë.

“Edhe Kosova do ulet si e barabartë. Është një njohje de facto që i jepet Kosovës, pasi në OKB ende nuk njihet. Është një akt simbolik dhe diplomatik njohjeje. Kjo për Kosovën është kapërcim i madh pozitiv,” u shpreh ai.

Për sa i përket Shqipërisë, Hitaj e vlerësoi si një zhvillim pozitiv faktin që vendi është ndër themeluesit e këtij Bordi në Ballkan, duke siguruar vëmendjen e SHBA-së. Ai sqaroi se kjo nismë nuk bie ndesh me aspiratën evropiane.

“Shqipëria mund të jetë dhe në Bord dhe të aspirojë për në BE. Të kesh vëmendjen e SHBA është pozitive,” përfundoi Hitaj, duke shtuar se nisma është ende në hapat e parë dhe mbetet për t’u parë se çfarë forme përfundimtare do të marrë.

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

By: A R
23 January 2026 at 22:44

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi sot në 23 janar një takim me kryetarin e Bashkisë së Madridit, José Luis Martínez-Almeida, gjatë pjesëmarrjes së tij në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit #FITUR në Madrid, një nga ngjarjet më të mëdha dhe më prestigjioze në fushën e turizmit në botë.

Takimi mes dy zyrtarëve u fokusua në bashkëpunimin ndërkombëtar për promovimin e turizmit, shkëmbimin e përvojave dhe mundësive për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, që mund të sjellin përfitime të ndërsjella për Shqipërinë dhe Spanjën.

Gonxhja u shpreh i kënaqur për mundësinë e dialogut të drejtpërdrejtë me udhëheqësit vendorë të destinacioneve turistike europiane dhe nënvizoi rëndësinë e panaireve të këtij lloji si platforma kryesore për të forcuar lidhjet ndërkombëtare dhe për të tërhequr investime dhe vizitorë në vend.

“Kënaqësi të takoja Kryetarin e Bashkisë së Madridit, José Luis Martínez-Almeida, gjatë #FITUR, në një panair lider që mbetet një platformë kyçe për dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e turizmit”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.

Ky takim vjen në një moment kur Shqipëria synon të rrisë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare të turizmit dhe të promovojë destinacionet e saj kulturore, historike dhe natyrore si një alternativë atraktive për turistët nga Evropa dhe më gjerë. Zyrtarët e të dy vendeve diskutuan gjithashtu mundësitë për organizimin e aktiviteteve kulturore të përbashkëta, shkëmbimin e eksperiencave në menaxhimin e destinacioneve turistike dhe nxitjen e turizmit urban dhe kulturor.

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

By: A R
23 January 2026 at 22:35

Administrata e Presidentit Donald Trump po shqyrton një nga lëvizjet më agresive të dekadave të fundit ndaj Kubës: vendosjen e një bllokade të plotë detare për të ndaluar çdo import nafte në ishull.

Lajmi, i bërë i ditur nga burime për mediat amerikane, sinjalizon një përshkallëzim të shpejtë të strategjisë së Uashingtonit për të nxitur ndryshimin e regjimit në Havanë përmes “asfiksisë” ekonomike.

Rubio, arkitekti i linjës së ashpër

Sipas burimeve të informuara, kjo iniciativë mbështetet fuqishëm nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i njohur për qëndrimet e tij radikale ndaj qeverisë kubane. Brenda administratës, energjia po shihet si “pika e dobët” që mund të çojë në rrëzimin e regjimit.

“Energjia është mjeti për të mbytur dhe shkatërruar regjimin kubanez,” deklaroi një nga burimet për Politico, duke bërë të qartë se qëllimi është paralizimi total i funksionimit të shtetit komunist.

Përtej bllokadës me Venezuelën

Nëse miratohet, ky hap do të ishte shumë më i rëndë se sanksionet e shpallura vetëm një javë më parë, të cilat ndalonin specifikisht importet e naftës që Kuba merrte nga Venezuela. Një bllokadë e plotë detare do të nënkuptonte përdorimin e forcave ushtarake detare të SHBA-së për të ndaluar çdo anije çisterne, pavarësisht origjinës, që tenton të ankorohet në portet kubane.

Deri më tani, Presidenti Trump nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por opsioni i bllokadës mbetet në tavolinë si një mjet presioni ekstrem. Kritikët paralajmërojnë se një lëvizje e tillë mund të shkaktojë një krizë humanitare të paprecedentë në ishull, ndërsa mbështetësit e shohin si rrugën e vetme për t’i dhënë fund diktaturës shumëvjeçare.

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

By: A R
23 January 2026 at 22:27

Gjykata e Masave Shtrënguese në Sion ka marrë vendimin e diskutueshëm për të liruar nga qelia Jacques Moretti-n, pronarin e hotelit “Constellation” në Crans-Montana, vendi ku humbën jetën 40 persona gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Vendimi, i marrë mbrëmjen e sotme (23 Janar 2026), ka shkaktuar reagime të ashpra diplomatike nga Italia, pasi një pjesë e madhe e viktimave ishin shtetas italianë.

Liria me 200 mijë franga

Gjykatësit vendosën se Moretti mund të hetohet në gjendje të lirë pas pagesës së një garancie pasurore prej 200,000 frangash zvicerane. Sipas burimeve gjyqësore, shuma u pagua nga një “mik i ngushtë” i të akuzuarit, i cili ka kërkuar të mbetet anonim.

Gjykata argumentoi se rreziku i arratisjes është rivlerësuar dhe mund të menaxhohet përmes masave të tjera shtrënguese, duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë për t’i vendosur byzylyk elektronik. Masat e vendosura përfshijnë:

Ndalimin absolut të largimit nga Zvicra.

Dorëzimin e pasaportës dhe dokumenteve të identitetit.

Detyrimin për t’u paraqitur çdo ditë në stacionin e policisë.

Hetimet për masakrën

Jacques Moretti dhe bashkëshortja e tij, Jessica Maric, janë nën hetim për vepra të rënda penale: vrasje të shumëfishtë, plagosje dhe zjarrvënie. Prokuroja e Përgjithshme e Valais, Beatrice Pilloud, konfirmoi se për momentin vetëm menaxherët janë nën hetim, por rrethi mund të zgjerohet. Deri më tani, rreth 130 persona (të plagosur dhe familjarë të viktimave) janë regjistruar si palë civile në proces.

Zemërim në Romë: “Fyerje për viktimat”

Lajmi i lirimit të Morettit është prituri me indinjatë të thellë nga qeveria italiane.

Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi ashpër në rrjetin social “X”:

“Jam e indinjuar nga lajmi. E konsideroj një fyerje për kujtimin e viktimave të tragjedisë së Vitit të Ri dhe për familjet e tyre që vajtojnë. Qeveria italiane do t’i mbajë përgjegjëse autoritetet zvicerane.”

Në të njëjtën linjë ishte edhe Zv/Kryeministri Antonio Tajani, i cili e cilësoi vendimin si një “zemërim të vërtetë ndaj dhimbjes së familjeve”, ndërsa lideri i Lega-s, Matteo Salvini, postoi foton e pronarëve të hotelit me diçiturën e shkurtër: “Turp!”.

Trump e ka braktisur botën

By: A R
23 January 2026 at 22:18

Nga Gordon Brown, Project Syndicate

Vendimi i Presidentit Donald Trump për t’i tërhequr Shtetet e Bashkuara nga 66 organizata ndërkombëtare synon, në dukje, të shkurtojë shpenzimet e panevojshme, por përfshirja e agjencive që mbështesin vajzat dhe gratë nënvizon arbitraritetin dhe ndjesinë e hakmarrjes pas një hapi të tillë. Pasojat për njerëzit në mbarë botën do të jenë shkatërrimtare.

Më 27 janar, tërheqja e dytë e Presidentit amerikan Donald Trump nga Marrëveshja e Parisit për klimën do të hyjë përfundimisht në fuqi. Kjo vjen pas njoftimit të tij më 7 janar se Shtetet e Bashkuara do të largohen edhe nga 66 organizata të tjera ndërkombëtare, përfshirë 31 entitete të Kombeve të Bashkuara dhe 35 organizma jashtë OKB-së, të cilat administrata Trump i konsideron tashmë të papranueshme.

Asnjëherë më parë një udhëheqës kombëtar nuk i ka prerë në shkallë të tillë lidhjet me komunitetin ndërkombëtar brenda një muaji të vetëm. Po aq e paprecedentë është edhe deklarata e hapur: “Nuk kam nevojë për të drejtën ndërkombëtare”, siç u shpreh Trump gjatë një intervistë për New York Times disa javë më parë. Ai shtoi se vetëm ai do të luante rolin e arbitrit për të vendosur se kur këto kufizime do të zbatoheshin për SHBA-në dhe se pushteti i tij do të kufizohej vetëm nga “moraliteti i tij”.

Groenlanda, me të drejtë, është kthyer në një çështje shqetësuese për shkak të kërcënimeve amerikane për ta marrë atë. Por kjo anashkalon faktin se ndërkaq njerëz po vdesin si pasojë e brutalitetit amerikan. Gjatë vitit të kaluar, administrata Trump shkurtoi ndjeshëm fondet për ndihmën humanitare globale dhe programet shëndetësore, gjë që, sipas Qendrës për Zhvillim Global, ka gjasa të rezultojë në rreth një milion vdekje më shumë çdo vit. Një studim i Institutit të Shëndetit Global të Barcelonës dhe organizatave të tjera zbuloi se shkurtimet e ndihmës nga SHBA-ja dhe Evropa së bashku mund të shkaktojnë deri në 22.6 milionë vdekje shtesë – përfshirë 5.4 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç – në vendet në zhvillim deri në vitin 2030. Duke qenë se zhvillimet e fundit nënkuptojnë shkurtime edhe më të thella të mbështetjes ndërkombëtare, këto shifra me siguri do të duhet të rishikohen në rritje.

Sigurisht, e dinim tashmë se administrata do të vinte në shënjestër institucione globale si UNESCO, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Agjencia e OKB-së për Refugjatët, Agjencia e OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt, si dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA). Por, mbi të gjitha tani e dimë se Amerika do të bëhet vendi i parë që braktis vetë kornizën për arritjen e marrëveshjeve mbi ndryshimet klimatike, Konventën Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, nga e cila do të dalë pas një viti.

Ndërkohë, askush nuk duhet të dyshojë se mandati i Bordit të ri të Paqes të Trumpit do të ketë pasoja të mëdha. Kjo përpjekje për të ofruar një alternativë ndaj përpjekjeve të OKB-së për paqebërje dhe paqeruajtje, të cilat vazhdimisht kanë qenë të nënfinancuara, përfaqëson një ndryshim madhor në politikën e kahershme amerikane.

Sulmi ndaj agjencive të përkushtuara ndaj sundimit ndërkombëtar të ligjit, nga i cili Amerika ka përfituar prej kohësh – përfshirë Komisionin e së Drejtës Ndërkombëtare, Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës, Institutin Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore, si dhe Institutin Ndërkombëtar për Drejtësi dhe Sundimin e Ligjit – ndjell lajme të këqija rreth ligjshmërisë së veprimeve të ardhshme të SHBA-së. Kjo duket gjithashtu shumë larg shpjegimit zyrtar se qëllimi është ulja e shpenzimeve dhe kundërshtimi i agjendës “ëoke”.

Dalja nga agjencitë që mbështesin barazinë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të vajzave dhe grave vështirë se mund të justifikohet duke i etiketuar ato si “programe ideologjike” në kundërshtim me sovranitetin amerikan, siç thuhet në deklaratën zyrtare. Duhet pyetur se si një agjenci si UN Women mund të konsiderohet “e panevojshme” dhe “shpërdoruese”, kur ajo ka ndihmuar më shumë se 80 vende të hartojnë buxhete të ndjeshme ndaj gjinisë dhe kur agjencia e saj motër, UNFPA, mbështet shëndetin amësor.

Vendimi për t’u tërhequr nga entitete brenda sistemit të OKB-së që fokusohen te mbështetja e vajzave dhe grave viktima të luftërave civile, ndryshimeve klimatike dhe krizave të tjera shkon drejt hakmarrjes së pastër. Këto përfshijnë Education Cannot Ëait (të cilin unë e kam drejtuar më parë), një fond që u siguron arsim miliona fëmijëve refugjatë; Zyrën e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm për Dhunën Seksuale në Konflikt (OSRSG-SVC); dhe Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm për Dhunën ndaj Fëmijëve (SRSG-VAC). Nëse këto organizata nuk financohen mjaftueshëm, disa nga gratë dhe vajzat në gjendje më vulnerabël në botë do të përballen me rrezik më të lartë dhune dhe vdekshmërie amësore.

“Është e papranueshme  ti’u dërgojmë këtyre institucioneve gjakun, djersën dhe pasurinë e popullit amerikan, kur kanë pak ose aspak rezultate,” shpjegoi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Por të pretendosh se qytetarët amerikanë janë ata që vuajnë nga agjencitë e përqendruara në lehtësimin e vuajtjeve të vajzave dhe grave në vendet me të ardhura të ulëta është krejtësisht e pasinqertë. Kjo sugjeron se njohja nga Deklarata e Pavarësisë e “jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë” si të drejta të patjetërsueshme ende vlen vetëm për burrat.

Këto agjenci – OSRSG-SVC dhe UN ËWomen – financojnë strehimore, ofrojnë ndihmë ligjore dhe mbështetje psikosociale për gratë e cenueshme. Ato punojnë për t’i dhënë fund martesave të minorenëve dhe gjymtimit gjenital të detyruar. Në shumë zona konflikti në botë, gratë e zhvendosura do të humbasin tani aksesin në hapësira të sigurta, në një kohë kur raportet tregojnë se dhuna seksuale e lidhur me konfliktin u rrit me 25% nga viti 2023 në 2024.

Duke e parë mbrojtjen e fëmijëve si thelbësore për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së deri në vitin 2030, SRSG-VAC punon krah për krah me OBSH-në për të përmirësuar rezultatet shëndetësore për gratë dhe fëmijët. Në mënyrë të ngjashme, UNFPA dhe OBSH financojnë nisma që synojnë të ulin përhapjen e HIV-it, një nga shkaqet kryesore të vdekjes te gratë dhe vajzat në moshë riprodhuese.

Ky sulm ndaj të drejtave shkon përtej mbrojtjes së sigurisë dhe shëndetit të grave. Arsimi i vajzave do të pësojë një nga goditjet më të mëdha dhe më të rënda. Numri i vajzave jashtë shkollës – tashmë 122 milionë në mbarë botën – do të rritet, duke shkaktuar efekte zinxhir. Për shembull, Education Cannot Ëait bashkëpunon me UNICEF-in për të siguruar shkollimin e vajzave në shtete të brishta, jo vetëm për t’u dhënë atyre më shumë mundësi për të lulëzuar, por edhe për të parandaluar martesat e hershme të detyruara.

Administrata Trump gabimisht supozon se amerikanët dhe shtetasit e huaj mbështesin çmontimin e organizatave ndërkombëtare. Por shumica dërrmuese e njerëzve duan që vendet të punojnë së bashku për të adresuar problemet e përbashkëta. Në një sondazh të fundit të opinionit publik, i zhvilluar në 34 vende që mbulonin çdo rajon, më shumë se 90% e të anketuarve thanë se bashkëpunimi ndërkombëtar ishte thelbësor për shëndetin global, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe parandalimin e konflikteve. Vetëm 5–6% e të anketuarve, dhe jo më shumë se 7% në asnjë rajon, besojnë – siç duket se beson administrata Trump – se një bashkëpunim i tillë është “në përgjithësi humbje kohe dhe burimesh”.

Për më tepër, në kundërshtim me raportet për skepticizëm në rritje ndaj multilateralizmit, të anketuarit shpesh shprehën më shumë besim te organizatat ndërkombëtare sesa te qeveritë e tyre. Besimi te OBSH-ja qëndron në 60% globalisht (duke u rritur në 85% në Afrikën Subsahariane), ndërsa besimi te OKB-ja është 58%.

Gjasat janë q rezultatet do të ishin të ngjashme nëse të anketuarit do të pyeteshin për vlerën e organizatave ndërkombëtare që promovojnë mundësitë për vajzat dhe gratë, të cilat janë themeli i një bote më të mirë. Braktisja e vajzave dhe grave, veçanërisht në kontekste krize, nuk është maturi financiare; kostot ekonomike do të rëndojnë për vite, në mos për dekada dhe breza. Është një dështim moral spektakolar dhe na turpëron të gjithëve.

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

By: A R
23 January 2026 at 22:08

Juristi Neritan Alibali, i ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, ka bërë një analizë të detajuar të zhvillimeve të fundit rreth “Bordit të Paqes” dhe marrëdhënies së Kryeministrit Edi Rama me administratën e re amerikane të Donald Trump.

Sipas Alibalit, rikthimi i Ramës në qendër të vëmendjes ndërkombëtare nuk është i rastësishëm, por rezultat i një lëvizjeje të mirëllogaritur lobimi, që vjen pas një periudhe ku opozita kishte fituar terren për shkak të skandaleve qeveritare.

Alibali vlerëson se Rama ka arritur të shfrytëzojë lidhjet personale për të siguruar qasje te Trump.

“Duke e veçuar çështjen nga folklori dhe teoritë konspirative, Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë dhe ka arritur të puqë ftesën nga Trump me vizitën e vajzës së tij,” u shpreh juristi.

Analisti theksoi se Kryeministri po e përdor këtë moment për kapital politik të brendshëm, duke ironizuar opozitën me premtimin se firmosja e aderimit në Bordin e Paqes do të bëhet në Zyrën Ovale.

“Rama mund të gënjejë vazhdimisht, por me deklarata duke ironizuar opozitën, se do ta firmos në Shtëpinë e Bardhë, po e krijon si spektakël që të përfitojë sa më shumë politikisht,” tha Alibali.

Sipas Alibalit, narrativa e opozitës se Rama “u ndalua të firmoste” është e dobët.

“Nëse e firmos Bordin e Paqes në Shtëpinë e Bardhë, është një lloj triumfalizmi i tij, një lloj fitoreje e Ramës. I takon opozitës që të ridimensionojë qëndrimin e saj ndaj Ramës dhe administratës amerikane,” përfundoi Alibali.

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

By: A R
23 January 2026 at 22:00

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Beratit, ku dy makina njëri tip ‘Mercedes Benz’ dhe tjetri tip ‘Toyota’, janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë çifti i bashkëshortëve që udhëtonin në mjetit tip ‘Benz’, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, për të marrë mjekim.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë Rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e tij.

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

By: A R
23 January 2026 at 21:52

Partia Demokratike do të dalë sërish në protestë ditën e nesërme, 24 Janar, në Tiranë, në një tubim që pritet të nisë në orën 17:00 përpara Kryeministrisë.

Politologu Ermal Hasimja tha se pritet një formë shprehjeje e rëndësishme e opozitës.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Erion Zeqiraj, z.Hasimja deklaroi se sfida kryesore e opozitës është që të jetë bindëse, frymëzuese dhe mobilizuese te vetë aktivistët dhe militantët e saj, e pastaj te elektorati në tërësi.

Sipas politologut, e vetmja zgjidhje në situatën ku ndodhet PD-ja, është bashkëpunimi midis partive të ndryshme të opozitës.

Ermal Hasimja u ndal dhe tek ftesa e Presidentit Donald Trump për Kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si një ftesë automatike e shpërndarë me të njëjtën formë dhe përmbajtje në rreth 100 vende të ndryshme.

INTERVISTA E PLOTË:

Nesër Partia Demokratike dhe opozita do të zhvillojnë një protestë për të kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku. Ju ishit pjesë e një takimi që Berisha zhvilloi me shoqërinë civile dhe biznesin për organizimin e kësaj proteste. A besoni se kjo protestë do të arrijë qëllimin?

Ermal Hasimja: Unë kam qenë në të gjitha tryezat, përfshirë edhe protestat dhe takimet e Adriatik Lapajt. Kam shkuar vazhdimisht sepse mendoj që është e rëndësishme që e gjithë kjo energji e shpërndarë e opozitës të koordinohet dhe të bashkëpunohet. Për sa i përket protestës që pritet, mendoj se është natyrisht një formë shprehjeje e rëndësishme e opozitës, duke pasur parasysh që ajo nuk i ka të gjitha mundësitë e garantuara demokratikisht në parlament. Kjo është një mënyrë për të ngritur dhe për të trashur zërin, gjë që bëhet përmes elementit të numrave. Vetë PD-ja e ka vendosur këtë si bast tashmë, nuk janë më protestat e zakonshme të së hënave, por pritet një angazhim i madh dhe ka pritshmëri të larta nga vetë Partia Demokratike.

Ju kishit idenë e vendosjes së 200 çadrave para Kryeministrisë. A besoni se një protestë mjafton apo duhet një lëvizje e qëndrueshme? A janë numrat domethënës në këtë protestë të nesërme, apo është më domethënëse një vazhdimësi e protestave?

Ermal Hasimja: Argumenti im ishte se te çështja e protestës ndaj qeverisë dhe protestimit në tërësi, nuk është thjesht çështje kreativiteti. Nëse do të ishte puna vetëm për kreativitet, mund të marrësh 200 çadra kampingu e t’i vendosësh para Kryeministrisë, duke bërë atë që bën Lapaj por në përmasa më të mëdha, meqenëse PD-ja e ka atë mundësi. Por çështja nuk është thjesht këtu. Sfida kryesore e opozitës nuk është gjetja e një ideje gjeniale që të komunikojë në mënyrën e duhur, sfida është që të jetë bindëse, frymëzuese dhe mobilizuese, në radhë të parë te vetë aktivistët dhe militantët e saj, e pastaj te elektorati në tërësi. Ky ishte sugjerimi im, një konkluzion në të cilin arrijnë edhe të tjerët. Kjo rrugë nuk është e thjeshtë dhe është relativisht e gjatë. Gjërat kanë arritur në këtë pikë për shkak të një rutine dhe disa arsyeve të forta, për të zgjidhur problemin, duhen zgjidhur edhe këto arsye. Shpresoj që PD-ja dhe opozita shqiptare në tërësi t’ia dalin të jenë më frymëzuese dhe bindëse.

Z.Hasimja, a është kjo opozitë, Partia Demokratike, frymëzuese sot? Duke pasur parasysh edhe protestat e veçuara, si ato të z.Lapaj apo z.Shehaj, a mos duhet të ishin edhe këto të bashkuara në një opozitë të fortë për të arritur qëllimin e largimit të Edi Ramës?

Ermal Hasimja: Bashkimi është fjalë e madhe, sepse bëhet fjalë për parti politike që kanë interesa të ndryshme në një pjesë, por kanë edhe objektiva të përbashkët. Prandaj unë do të përdorja konceptin e bashkëpunimit dhe jo të bashkimit. Mendoj se bashkëpunimi është i domosdoshëm dhe duhet të ndodhë patjetër. Çdo lloj strategjie brenda partive të opozitës që parasheh tkurrjen, zhdukjen apo eklipsimin e të tjerëve për të mbetur i vetëm me legjitimitetin dhe peshën e opozitës, është një strategji sa e pamundur, aq edhe afatgjatë. E vetmja zgjidhje në këtë rast është bashkëpunimi midis partive të ndryshme të opozitës. Ky është qëndrimi që kam pasur prej kohësh dhe vazhdoj t’a përsëris.

Një nga tezat kryesore të PD-së ka qenë se Kryeministri Edi Rama ka humbur mbështetjen e SHBA-së dhe administratës së Presidentit Donald Trump. A tregoi të kundërtën ftesa që Kryeministri mori për të qenë pjesë e Bordit të Paqes?

Ermal Hasimja: Jo, ajo ftesë për Ramën ishte një ftesë automatike e shpërndarë me të njëjtën formë dhe përmbajtje në rreth 100 vende të ndryshme. Është një ftesë që nuk ka lidhje me situatën në Shqipëri dhe nuk përmban ndonjë lloj legjitimiteti. Nëse duam të kuptojmë qëndrimin e SHBA-së, mjafton të shohim deklaratat e përfaqësueses kryesore amerikane sot në Shqipëri. Në çdo aktivitet ajo thotë saktësisht të njëjtën gjë, Shqipëria duhet të luftojë kundër narkotrafikut dhe korrupsionit. Sidomos narkotrafiku është një problem i madh me baza shqiptare nga mafia shqiptare, i cili përjetohet edhe në SHBA sepse atje është tregu i drogës. Ky është qëndrimi që duhet pasur parasysh.

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

By: A R
23 January 2026 at 21:43

Dhjetëra milionë amerikanë po përgatiten për një stuhi të fortë dimërore që do të përfshijë Shtetet e Bashkuara, nga Rrafshnaltat e Mëdha në zonat qendrore deri te metropolet e Bregut Lindor, e shoqëruar nga fenomene të rrezikshme moti.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së (NWS) paralajmëroi sot se stuhia do të sjellë reshje të dendura dëbore, akumulim katastrofik të akullit dhe temperatura polare me erëra të rrezikshme, duke e përshkruar si një stuhi të madhe në vëllim dhe të gjatë në kohëzgjatje.

“10 ditët e ardhshme të dimrit do të jenë më të këqijat në 40 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara. Mendoni si të organizoheni, çfarë mund të bëni, dhe kujdesuni për ata që kanë nevojë për ndihmë kjo nuk është shaka” u shpreh meteorologu Ryan Moy.

Ai shtoi se qytetarët duhet të jenë të përgatitur për ndërprerje të zgjatura të energjisë elektrike dhe temperatura jashtë prej -18 gradë Celsius.

Në Teksas, shumë qytetarë kujtojnë stuhinë dimërore të vitit 2021, kur dështimi i rrjetit elektrik la miliona familje pa energji për ditë dhe shkaktoi vdekjen e të paktën 200 personave.

Reshje të dendura dëbore janë regjistruar tashmë në pjesët veriperëndimore të Teksasit dhe Oklahomës. Më shumë se 150 milionë amerikanë janë paralajmëruar për mot të keq, ndërsa të paktën 14 shtete dhe Distrikti i Kolumbias kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Në të njëjtën kohë, rreth 1,800 fluturime për nesër janë anuluar në të gjithë vendin, përfshirë 1,200 fluturime nga dhe për në Dallas, Teksas, sipas faqes FlightAware.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, u bëri thirrje rreth 20 milionë banorëve që të mos e nënvlerësojnë të ftohtin.

“Pesë ose gjashtë minuta jashtë mund të jenë fjalë për fjalë të rrezikshme për shëndetin tuaj”, tha ajo.

❌
❌