Normal view

Received — 27 May 2025 Sot News | Lajme

SPAK zyrtarizon akuzat ndaj Metës/ ‘Washington Post’: Iliri , kritik i zëshëm i Edi Ramës

27 May 2025 at 19:41

Mediat ndërkombëtare po i bëjnë jehonë lajmit se SPAK ka ngritur zyrtarisht akuzat ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Gazeta e madhe amerikane, ‘Washington Post’ thekson se Meta është një kritik i zëshëm i kryeministrit Edi Rama.

Sipas gazetës, Meta i cilëson akuzat një sulm politik ndaj tij.

“Ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u akuzua zyrtarisht të martën për korrupsion, pastrim parash, evazion fiskal dhe fshehje pasurie nga autoritetet, tha avokati i tij.

Akuzat iu komunikuan Metës përmes një raporti 192-faqësh nga prokurorët kundër korrupsionit, bëri të ditur avokati Kujtim Cakrani për gazetarët. Prokurorët janë pjesë e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që merret me çështje që përfshijnë zyrtarë të lartë politikë dhe shtetërorë.

Meta, 56 vjeç, themelues i Partisë së Lirisë me prirje të majta, u arrestua në tetor.

Në një postim në Facebook, Meta shkroi: “Mezi po pres nisjen e gjyqit që do të jetë publik dhe do t’i tregojë botës” se SPAK është një kukull e kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi gjithashtu se e konsideron SPAK-un si “forcën goditëse anti-opozitë” të Ramës.

Partia Socialiste në pushtet e Ramës fitoi me shumicë dërrmuese zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke marrë 83 nga 140 vende në Kuvend.

Meta, që ka qenë president nga viti 2017 deri në vitin 2022, ka qenë kritik i zëshëm i Ramës dhe e ka quajtur këtë çështje një sulm politik të motivuar ndaj një lideri opozitar.

Nëse shpallet fajtor, Meta përballet me një dënim deri në 12 vjet burg,” shkruan gazeta.

 

The post SPAK zyrtarizon akuzat ndaj Metës/ ‘Washington Post’: Iliri , kritik i zëshëm i Edi Ramës appeared first on Sot News | Lajme.

“Rrëmbim politik dhe terrorizëm elektoral”, Meta sulmon Ramën nga qelia: Proces i Ramaformës do shkrihet si akullorja

27 May 2025 at 19:24

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar nga qelia ku po mbahet i burgosur me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Në postimin e tij në Facebook, Meta ka theksuar se ‘fill pas farsës elektorale, siç edhe e prisja, m’u komunikua me urdhër të Edi Ramës, marrja si i pandehur’.

‘Jam i bindur se ky proces i Ramaformës, i fabrikuar për vite të tëra, hetimi i së cilës ka nisur në dhjetor 2019, do të shkrihet si akullorja në kulmin e vapës. Partia e Lirisë do të dalë shumëherë më e fortë nga kjo betejë sepse kauzat e saj janë interes ekzistencial kombëtar’, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë!

Sot, siç e keni ndjekur nga mediat, por edhe nga sqarimi publik i avokatit tim të mirënjohur Kujtim Cakrani, fill pas farsës elektorale, siç edhe e prisja, m’u komunikua me urdhër të Edi Ramës, marrja si i pandehur.

Është e qartë se më shumë se 7 muaj pas rrëmbimit tim terrorist, si prelud i vet terrorizmit elektoral të zhvilluar në publik dhe akoma më shumë në nëntokë, do të ndodhte pikërisht kjo që ndodhi sot.

Dua t’ju sqaroj se nuk ka asnjë episod të ri përveç fletërrufesë pa asnjë fakt apo provë penale, që u firmos me urdhër të Edi Ramës, jo thjesht për rrëmbimin tim politik dhe terrorizimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe për rrëmbimin e vet Partisë së Lirisë dhe të siglës së saj.

Kauzat e Partisë së Lirisë janë më të forta se asnjëherë ndaj pres me padurim nisjen e procesit të gjykimit, që ky proces të vërtetojë edhe njëherë se Ilir Meta në të gjithë jetën e tij publike ka qenë shembull i respektimit të ligjit dhe Kushtetutës.

Jam i bindur se ky proces i Ramaformës, i fabrikuar për vite të tëra, hetimi i së cilës ka nisur në dhjetor 2019, do të shkrihet si akullorja në kulmin e vapës.

Partia e Lirisë do të dalë shumëherë më e fortë nga kjo betejë sepse kauzat e saj janë interes ekzistencial kombëtar.

The post “Rrëmbim politik dhe terrorizëm elektoral”, Meta sulmon Ramën nga qelia: Proces i Ramaformës do shkrihet si akullorja appeared first on Sot News | Lajme.

“Mezi pres të jem në sallën e gjyqit”/ Meta komunikon ‘live’ nga qelia me gazetarët: Nuk do kërkoj mbylljen e procesit

27 May 2025 at 15:59

Për herë të parë Ish-presidenti dhe njëherazi kreu i PL-së, Ilir Meta ka komunikuar ‘live’ me gazetarët në ambientet e SPAK.

Meta u shpreh se nuk do të kërkojë mbylljen e procesit, ndërsa theksoi se mezi pret të paraqitet në sallën e gjyqit.

“Askush nuk është paraqitur, kam dhe hallin e avokatit tim që po pret kot. Mezi po pres që të shkoj në radhë të parë të uroj për 83 mandatet që i dhanë me task forcën e tyre kundër opozitës. Por edhe për të mos vepruar kundër terroristëve elektoralë. Duan të jenë të përjetshëm se nuk i kuptojnë dot krimet elektorale.

Skam ndërmend të kërkoj mbylljen e procedurave, mesi pres të jem në sallën e gjyqit, ku do jeni edhe ju, ku do ketë gazetar ndërkombëtarë që të shihni shkrimet, faktet, provat se çfarë është kjo organizatë. Mezi po pres.

Nuk do ketë kurrë kërkesë nga Ilir Meta për mbylljen e procesit. Falënderoj heronjtë që votuan për Ilir Metën. Falënderoj miq e shokë që votuan.”, tha ai.

The post “Mezi pres të jem në sallën e gjyqit”/ Meta komunikon ‘live’ nga qelia me gazetarët: Nuk do kërkoj mbylljen e procesit appeared first on Sot News | Lajme.

“‘Non grata”, maskara, tradhtar”, Meta “shpërthen”, s’i del e keqja me Braimllarin: Shiti shokët se donte t’i zinte…

27 May 2025 at 15:52

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka falënderuar 8 mijë shqiptarët që votuan për të në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë një bisede telefonike me gazetarët, Meta ‘thumboi’ Endrit Braimllarin pa e përmendur me emër, për të cilin tha se tradhëtoi miqtë dhe shokët e tij.

Ai tha gjithashtu se Braimllari dorëzoi te patronazhistët një listë me 12 mijë emra personash që do të votonin për kandidatin Ilir Meta në zgjedhjet e 11 majit.
Meta shtoi se ai e bëri këtë pasi priste që të bëhej sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.
“Falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan për Ilir Metën që u rrëmbye në mënyrë terroriste me firmën e Altin Dumanit. Falënderoj të gjithë ata shokë e miq që punuan dhe u tradhtuan nga një maskara, i cili me porosinë time është i shpallur non grata në Partinë e Lirisë.

Ai dorëzoi listën me 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit e Ilir Metës, për të votuar për Ilir Metën, te patronazhistët. E bëri sepse priste që të bëhej sekretari i përgjithshëm i PL-së në vend të Tedi Blushit…”, tha Meta.

The post “‘Non grata”, maskara, tradhtar”, Meta “shpërthen”, s’i del e keqja me Braimllarin: Shiti shokët se donte t’i zinte… appeared first on Sot News | Lajme.

Meta do t’i përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së, skadon afati për refuzim

27 May 2025 at 13:30

Gjiganti teknologjik amerikan, Meta, mund t’i përdorë postimet në platformat e veta, Facebook dhe Instagram, nga përdoruesit në Bashkimin Evropian për ta trajnuar softuerin e tij të inteligjencës artificiale (IA), Meta AI, pasi afati për refuzim nga përdoruesit skadoi të martën.

Për t’i përmirësuar modelet e veta të IA-së, kompania planifikon ta analizojë të gjithë përmbajtjen publike të publikuar nga përdoruesit e rritur nëpër vendet e BE-së, me përjashtim të postimeve nga përdoruesit që kanë kundërshtuar, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Një gjykatë gjermane hodhi poshtë të premten një ankesë nga agjencia për mbrojtjen e konsumatorëve në landin perëndimor të Renit Verior-Vestfalisë, e cila akuzoi Meta-n për shkeljen e rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.

Gjykata gjeti se të përdorimi të dhënave nga Meta i shërbim një qëllimi legjitim që nuk mund të arrihet me metoda më pak ndërhyrëse, dhe theksoi se kompania është zotuar për mospërdorimin e të dhënave të ndjeshme, si emrat, numrat e telefonave dhe të dhënat e llogarive.

Bisedat në aplikacionin WhatsApp, po ashtu në pronësi të Meta-s, nuk do të përdoren për trajnime të IA-së. Por, komunikimet me asistentin e Meta-s me IA konsiderohen publike dhe munden, po ashtu, të përdoren për trajnime./ REL

The post Meta do t’i përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së, skadon afati për refuzim appeared first on Sot News | Lajme.

Afera CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA, SPAK mbyll hetimet dhe merr të pandehur Metën dhe Kryemadhin

27 May 2025 at 11:20

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur Ilir Metën, kryetar i Partisë së Lirisë, si dhe Monika Kryemadhin, ish-bashkëshorte e tij dhe deputete e po të njëjtës forcë politike.

Të dy akuzohen në kuadër të dosjes së lobimit të LSI-së në SHBA dhe çështjes CEZ-DIA, një prej aferave më të përfolura të dekadës së fundit në Shqipëri.

Sot, SPAK do t’u komunikojë zyrtarisht të pandehurve tre akuza penale, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie.

Aktualisht, Monika Kryemadhi ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, ndërsa Ilir Meta vijon të jetë në arrest me burg, masë që iu caktua më 21 tetor 2024.

Pritet që pas komunikimit zyrtar të akuzave, çështja të kalojë për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

The post Afera CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA, SPAK mbyll hetimet dhe merr të pandehur Metën dhe Kryemadhin appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 20 May 2025 Sot News | Lajme

Nuk fitoi dot mandatin, Meta firmos urdhrin për analizën e rezultatit të zgjedhjeve në Qarkun Tiranë

20 May 2025 at 18:59

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka njoftuar nga qelia se ka firmosur një urdhër për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit në çdo Njësi Administrative dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë. Qëllimi i këtij procesi është verifikimi i punës dhe rolit të çdo anëtari dhe strukture të partisë në zgjedhje.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meta theksoi rëndësinë e këtij hapi në kuadër të ristrukturimit dhe forcimit të organizatës, duke vlerësuar ata që, sipas tij, nuk u tunduan nga presionet e qeverisë.

“Firmosa sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit”, shkruan Meta.

Ai u shpreh mirënjohës ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve që, sipas tij, i rezistuan “presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit”, duke shtuar se përballë një “makinerie kriminale shtetërore”, ata zgjodhën të mbrojnë lirinë, shpirtin dhe karakterin.

Në fund të mesazhit të tij, Meta bën thirrje për vendosmëri dhe qëndresë, duke theksuar se beteja politike e Partisë së Lirisë do të vazhdojë në mbrojtje të kauzave madhore.

The post Nuk fitoi dot mandatin, Meta firmos urdhrin për analizën e rezultatit të zgjedhjeve në Qarkun Tiranë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 18 May 2025 Sot News | Lajme

Ilir Meta përfundimisht jashtë Kuvendit/ Nuk siguroi mandatin e deputetit, mesazh nga qelia: Nuk lejoj asnjë…

18 May 2025 at 14:59

Me një mesazh nga qelia, Kryetari i Partisë së Lirisë ka reaguar për rezultatin e dobët zgjedhor që arriti më 11 maj, duke mos e siguruar dot mandatin e deputetit nga lista e hapur e qarkut të Tiranës, për aleancën PD-ADSHM, ku bënte pjesë.

Mesazhi i Ilir Metës në Facebook:

“Së pari falenderoj rreth 8 mijë zgjedhës që votuan për Ilir Metaj, të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cenoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës në themel të tij. Për mua ata nuk janë votues, por heronj dhe do të gëzojnë përjetë të gjithë mirënjohjen time të pakufijshme.

Disa zëra dashamirës, por edhe të tjerë djallëzorë, sugjerojnë si mënyrë për marrjen e mandatit tim parlamentar, dorëheqjen e kandidatëve të Partisë së Lirisë në listën e mbyllur të Qarkut Tiranë.

Dua t’i siguroj të gjithë se Ilir Metaj që nga viti 2008, që kur u bënë ndryshimet e mbrapshta kushtetuese, ka luftuar për përfaqësim vetëm nëpërmjet vullnetit të lirë dhe të hapur të qytetarëve, në mënyrë të vazhdueshme dhe parimore, sepse kjo është çështje e bindjes dhe karakterit tim dhe si pasojë nuk mund të pranoj asnjë marifet apo zgjidhje pragmatiste që shkon në kundërshtim me kauzat madhore, për cilat unë kam luftuar dhe do luftoj gjithmonë.

Dëshiroj të falenderoj dhe vlerësoj Tedi Blushi dhe kolegët e tjerë në Partinë e Lirisë, të cilët luftuan me përkushtim në këtë fushatë të pabarabartë përballë Narkoshtetit dhe makinerisë së tij zgjedhore kriminale, pabesive dhe thikave pas shpine.

Një falenderim të veçantë edhe për të gjithë ata komisionerë, numërues dhe vëzhgues, të cilët po vazhdojnë me këmbëngulje dhe përgjegjësi të lartë të numërojnë dhe të mbrojnë çdo votë deri në votën e fundit”.

The post Ilir Meta përfundimisht jashtë Kuvendit/ Nuk siguroi mandatin e deputetit, mesazh nga qelia: Nuk lejoj asnjë… appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 15 May 2025 Sot News | Lajme

“Saliu nuk do pushtet, por mbrojtje”, Spahiu analizon rënien e opozitës: Berisha dhe Meta humbën më keq se në 2021

15 May 2025 at 21:49

Juristi Kreshnik Spahiu analizoi rezultatin e deritanishëm që prodhuan zgjedhjet e 11 majit, kur po numërohen edhe votat e fundit të diasporës dhe rezultati final duket i “çimentuar”.

Ai shpjegoi faktorët që sollën rezultatin dhe që ndikuan, të cilët i kishte parashtruar edhe para zgjedhjeve , duke renditur katër prej tyre.

I ftuar mbrëmjen e sotme në një studio televizive,  ai shpjegoi për panelin dhe moderatoren Marsela Karapanço, se këto zgjedhje treguan atë çfarë ishte parashikuar më parë prej tij, se Sali Berisha dhe bashkë me Ilir Metën kanë humbur më keq se PD pa LSI në vitin 2021, madje edhe më keq se Lulzim Basha.

Asgjë nuk më cudit, çdo gjë e parashikuar. Një vit rresht në studion tuaj kam deklaruar tre-katër faktorë. Kam thënë se Berisha do marrë më pak vota se në 2021. Dhe ai nuk jep shpjegim pse ka marrë më pak vota nga Basha, edhe pse me Ilir Metën në aleancë. Partitë e vogla kanë marrë më pak vota, për shkak të sistemit, terrenit të papërgatitur për partitë e reja, histori që përsëritet prej 35 vitesh ku shqiptarët votojnë partitë e mëdha dhe japin pak për të voglat. E treta nuk më habit Berisha që nuk i pranon zgjedhjet sepse ai uk e mori partinë për të ardhur në pushtet por për t’u mbrojtur nga drejtësia, SPAK dhe problemet që ka me drejtësinë dhe për shkak të non gratës. Ai e mori partinë për mbrojtje politike. Dhe e fundit zgjedhjet e 11 majit ishin të parashikueshme, të lexueshme krejtësisht dhe pak rëndësi kishte nëse ishin 83, 81 apo 78 mandate”, u shpreh juristi.

The post “Saliu nuk do pushtet, por mbrojtje”, Spahiu analizon rënien e opozitës: Berisha dhe Meta humbën më keq se në 2021 appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 14 May 2025 Sot News | Lajme

Ilir Meta jashtë Kuvendit/ Reagon Kreu i PD-së, Berisha: Efekti i terrorit politik ndaj tij…

14 May 2025 at 15:10

I pakënaqur dhe pa njohjen e rezultateve, Kreu i PD-së, Sali Berisha iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve në lidhje me këto rezultate te zgjedhjeve, protestën e së shtunës dhe koment mbi ‘vendin’ e Ilir Metës.

Berisha, përmendi Ilir Metën, presidentin e Partisë së Lirisë, i cili kandidoi në listë të hapur, por nuk siguron votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet. Kryedemokrati tha se Ilir Metës “Po i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjë njeriu ndonjëherë, nga armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama.”

“Sa i përket Ilir Metës atij po i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjë njeriu ndonjëherë, nga armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama. Si është kjo? mbaje në burg që të fitojë. Kjo dëshmon efektin e terrorit politik ndaj tij”, tha Berisha.

The post Ilir Meta jashtë Kuvendit/ Reagon Kreu i PD-së, Berisha: Efekti i terrorit politik ndaj tij… appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 11 May 2025 Sot News | Lajme

‘Patronazhistët u njoftuan se dola i veshur Kuq e Zi’, Meta voton nga qelia: Nuk u lejuan mediat

11 May 2025 at 12:25

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka votuar sot nga qelia, duke e cilësuar 11 majin si një “ditë historike për të gjithë shqiptarët dhe për Shqipërinë”. Në një deklaratë publike, Meta tha se kishte rënë dakord me administratën e burgut që të votonte në orën 10:00, me praninë e mediave, por kjo nuk u lejua.

Ai akuzoi se gazetarët u penguan të hynin në qendrën e votimit pasi “patronazhistët” kishin njoftuar se ai kishte dalë nga qelia i veshur kuq e zi.

“Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi, por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës…”, tha ai.

Meta u bëri thirrje shqiptarëve të dalin masivisht në votime, duke e quajtur këtë ditë si përballje mes “status quo-së dhe ndryshimit”.

“Ndryshon vetëm ai popull që lufton dhe voton! Ne jemi popull shqiponjash dhe sot është koha për ta dëshmuar si kurrë më parë!”, përfundoi Meta.

The post ‘Patronazhistët u njoftuan se dola i veshur Kuq e Zi’, Meta voton nga qelia: Nuk u lejuan mediat appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 10 May 2025 Sot News | Lajme

‘Nuk bëj boks me të’, kryeministri Rama komenton Ilir Metën: I ka duart e lidhura

9 May 2025 at 22:50

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në një studio televizive, është pyetur për kundërshtarin e tij politik, Ilir Metën, kryetarin e Partisë së Lirisë, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar.

Rama refuzoi të komentonte mbi Metën, duke thënë:

“Për atë jo. Për këtë person nuk flas, sepse është në hall. Jo, nuk flas. Është në hall. Unë Fevzi, nuk bëj boks me një njeri që i ka duart e lidhura. Këtë po të them. Në këtë sens. E them në të mirë, nuk e them”, tha Rama.

The post ‘Nuk bëj boks me të’, kryeministri Rama komenton Ilir Metën: I ka duart e lidhura appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 9 May 2025 Sot News | Lajme

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’: Ja pse vendosa të mbështes Ilir Metën

8 May 2025 at 22:29

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë është ndarë me të.

Kryemadhi u shpreh se në aspektin moral dhe njerëzor kërkon votë për Ilir Metën dhe nuk i intereson aspak se çfarë thonë njerëzit.

“Mund ta kem gabim, aktet politike nuk mbarojnë. Në marrëdhënie me votën time nuk kisha ndërmend të bëja fushatë, por kur babai im doli në listë të hapur, më bëri të jap kontributin tim. Normalisht do të isha me opozitën, por në të tilla kushte vendosa kështu. Prandaj po kërkoj një votë për Ilir Metën, nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit. Kujtimet janë më shumë të mira, kështu që në aspektin moral e njerëzor vendosa kështu, por edhe në aspektin politik.

Më parë kam bërë fushatë derë më derë. Njerëzit e kanë mendjen për të cilin votojnë, janë të qartë. Mbetet vetëm një 2%, që ndodh që edhe blihen. Tashmë po kërkoj votë për babain e fëmijëve të mirë, për ish-bashkëshortin dhe ish-presidentin e vendit tim. Kam konstatuar se votuesi është më i zhdërvjelltë dhe më i organizuar se vetë partitë. Një në 4 persona njëherë ka votuar LSI ose për Ilir Metën. Ka shumë emigrantë që kanë votuar sërish. Probabiliteti më i madh i blerjes së votës ka qenë në Greqi, sa i përket votës së Diasporës.

 

 

Fryma është shumë e mirë, punoj në Qarkun e Tiranës. Kjo ka ardhur edhe si pasojë e atij presioni që vinte nga Bashkia e Tiranës, pasi janë 15 mijë punonjës, pa harruar presionin nëpërmjet lejeve” – tha ndër të tjera Kryemadhi.

 

The post Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’: Ja pse vendosa të mbështes Ilir Metën appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 5 May 2025 Sot News | Lajme

Zgjedhjet e 11 Majit/ Meta reagon nga qelia: Rama ka frikë nga humbja, prandaj bën thirrje për mospjesëmarrje

5 May 2025 at 18:57

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t’u drejtohen kutive të votimit ditën e zgjedhjeve, për të marrë pjesë në referendumin e 11 majit.

“Ndaj të gjithë të marrin pjesë në referendumin e 11 Majit. Kjo do të jetë pranvera e dytë dhe më e madhe për Shqipërinë, që nga 22 Marsi 1992 ku dhe vetë socialistët do të çlirohen nga poshtërimi, që ky plaçkites ju ka bërë jo vetëm atyre por edhe traditave më të mira që ata krijuan me sakrifica”, shkruan Meta në një reagim në rrjetet sociale.

Kreu i PL shprehet se Partia Socialiste është në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm.

“Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë”, shkruan ai.

Më tej ai është thotë se kryeministri Rama dhe qeveria shkeli standardet europiane si kurrë më parë dhe Komisioni i Venecias e ndëshkoi plot 4 herë.

Reagimi i Metës

Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.

Kur këtij i dalin kaq mirë sondazhet përse është kaq i trembur për pjesëmarrjen?

Meqë nuk i dalin 71 mandate sipas sondazheve të tij përse kërkon shumicë të cilësuar?

Shqiptarët as nuk kanë harruar dhe as do të harrojne se ky i kishte i vetëm 122 kartona në Kuvend për dy vite e gjysëm.

Mos i përdori 122 votat për t’u rritur pensionet shqiptarëve? Jo dhe jo. I përdori vetëm për të bërë ligje me porosi për klientët e tij për t’i plaçkitur dhe grabitur shqiptarët. Më shumë se gjysma e këtyre ligjeve u kallëzuan në SPAK si ligje te koruptuara, ku akoma flenë në sirtaret e tij, por që do të hetohen deri në rrënjë pas 11 Majit.

Mos vallë ky i përdori 122 votat në Kuvend për të respektuar standardet europiane? Jo. Ky i shkeli standardet europiane si kurrë më parë dhe Komisioni i Venecias e ndëshkoi plot 4 herë.

Ndaj të gjithë të marrin pjesë në referendumin e 11 Majit.

Kjo do të jetë pranvera e dytë dhe më e madhe për Shqipërinë, që nga 22 Marsi 1992 ku dhe vetë socialistët do të çlirohen nga poshtërimi, që ky plaçkites ju ka bërë jo vetëm atyre por edhe traditave më të mira që ata krijuan me sakrifica.

Më 11 Maj shqiptarët do të fitojnë barazinë para Kushtetutës dhe ligjit dhe nuk do të ketë pushtet që t’ua rrëmbejë këtë barazi!

 

✅🗳 VOTO NR.1⃣  Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

✅🗳 VOTO ILIR METAJ, QARKU TIRANË!

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Meta reagon nga qelia: Rama ka frikë nga humbja, prandaj bën thirrje për mospjesëmarrje appeared first on Sot News | Lajme.

“Bëra muhabet me të gjithë personelin”/ Kryemadhi ironi pasi del nga SPAK: U kërkova votën agjentëve të BKH për Metën

5 May 2025 at 14:34

Monika Kryemadhi ka ironizuar pas daljes nga ambientet e SPAK, pasi iu pyet se për çfarë deklaroi për prokurorët e posaçëm. Deputetja e PL-së u shpreh se bëri muhabet me të gjithë stafin e Prokurorisë së Posaçme duke shtuar se “ishte interesante”. Kryemadhi shtoi me ironi se u kërkoi agjentëve të BKH-së, prokurorëve, si edhe të tjerëve në SPAK votën për Ilir Metën, i cili ndodhet në qeli me urdhër të SPAK prej 21 tetorit 2024.

“Bëmë muhabet me gjithë personelin, stafin, ishte interesante. U kërkova votën për koalicionin opozitar, agjentëve të BKH, prokurorëve, protokoll, shërbim, gardë, oficer, çdo njeriu që më dilte përpara”, deklaroi ajo.

“I binde të të votonin dhe për kë kandidat?”, iu drejtua gazetari.

“Sigurisht që kërkon votën për babain e fëmijëve të mi dhe do të vazhdoj ta bëj deri më 11 Maj. Vetë ata atje brenda e kuptojnë se mënyra e përdorimit të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama i vendos në një pozitë të vështirë. Besoj shumë që edhe vetë të nënshtruar e sistemit do ta votojnë më 11 Maj përmbysjen”, u shpreh Kryemadhi.

The post “Bëra muhabet me të gjithë personelin”/ Kryemadhi ironi pasi del nga SPAK: U kërkova votën agjentëve të BKH për Metën appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 29 April 2025 Sot News | Lajme

‘Synimi ynë, të ulim taksat’, Meta: Rama është ‘kryegjoba’ grabitqare për shqiptarët

29 April 2025 at 16:07

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vijuar fushatën për zgjedhjet e 11 majit nga qelia, duke shpallur disa pika të një plani ekonomik të fokusuar në ndihmën për biznesin e vogël dhe përforcimin e prodhimit vendas.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se gjatë vizitave të mëparshme ka takuar qindra sipërmarrës të vegjël dhe se shqetësimet e tyre janë në qendër të angazhimit të tij politik. Ai akuzoi qeverinë aktuale për dështimin në mbështetjen e prodhimit “Made in Albania”, duke e quajtur “Narkoqeveri” që, sipas tij, favorizon vetëm importin.

Në planin e shpallur, Meta premton masa të ndjeshme fiskale dhe subvencione, si më poshtë:

  • Taksa e sheshtë 10% për kapitalin dhe të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para
  • Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël
  • Ulje e TVSH-së në 15%
  • Reduktim i çmimit të energjisë për biznesin në 6 lekë për KWh
  • Ulje me 40% e çmimit të naftës
  • Subvencione për bujqësinë deri në 230 milionë euro, pesë herë më shumë se aktualisht

“Edi Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët. Taksa e sheshtë 10% mbi kapitalin dhe të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para. Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël. TVSH e reduktuar në 15%. Uljë drastike e çmimit të energjisë për biznesin në 6 lekë për Këh. Çmimi i naftës do të ulet me 40%. Subvencionet për bujqësinë do të pesëfishohen, duke arritur në 230 milionë euro.” – ka shkruar Meta.

The post ‘Synimi ynë, të ulim taksat’, Meta: Rama është ‘kryegjoba’ grabitqare për shqiptarët appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet parlamentare/ Naim Meta: 11 Maji, dita për të rikthyer shpresën në Elbasan

29 April 2025 at 09:20

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Naim Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për ndryshim dhe shpresë të re. Në një deklaratë publike, ai thekson rëndësinë e kësaj date si një moment vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë.

Sipas Metës, qarku i Elbasanit ka qenë ndër më të goditurit nga keqqeverisja dhe padrejtësitë e viteve të fundit. Ai shprehet se është koha për të ndëshkuar neglizhencën dhe për t’i dhënë fund pushtetit që, sipas tij, i shërben një pakice të korruptuar.

Në fund të deklaratës, Naim Meta i bën thirrje qytetarëve të Elbasanit që të mbështesin Koalicionin Euroatlantik dhe të votojnë për një vizion të ri dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Deklarata e plotë e Naim Metës:

“Ndërsa afrohet data 11 Maj, çdo qytetar ka në dorë fatin e vendit dhe të brezave që vijnë. Është momenti për të zgjedhur jo thjesht një emër, por një vizion të ri për Shqipërinë, për një qeveri që punon për njerëzit dhe jo për oligarkët. Qarku i Elbasanit, një nga më të goditurit nga keqqeverisja, ka vuajtur padrejtësitë dhe neglizhencën e një pushteti që i shërben vetëm një pakice të korruptuar.

Por ky 11 Maj nuk është thjesht një datë, është një mundësi për ndryshim. Populli i Elbasanit është i mençur dhe i vendosur që me votën e tij të ndëshkojë padrejtësinë dhe të hapë një kapitull të ri. Koalicioni EuroAtlantik ‘Kolona 4’, me Naim Metën si përfaqësues, është alternativa që ofron shpresë, zhvillim dhe drejtësi. Votoni për ata që duan të ndërtojnë, jo të shkatërrojnë. Votoni për të ardhmen.

VOTO KOALICIONIN EUROATLANTIK ‘KOLONA 4’ – VOTO NAIM METËN
Miqësisht,
Naim Meta”

The post Zgjedhjet parlamentare/ Naim Meta: 11 Maji, dita për të rikthyer shpresën në Elbasan appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 27 April 2025 Sot News | Lajme

Kandidati i PS, Bramillari ironizon Metën: Të lemë mënjanë çdo personazh qesharak, rruga europiane vetëm me…

27 April 2025 at 15:53

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun Tiranë, Endrit Braimllari, nuk ka kursyer ironitë për Kreun e PL-së Ilir Meta. Në një video të publikuar në rrjetin social facebook, “besniku i tij” e konsideron personazh qesharak me qëllim për të marrë mandatet qyl. Braimllari shton se rruga e vetme është vota për nr.5 dhe Partinë Socialiste në rrugën europiane.

“Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit ndaj është koha të bashkojmë çdo energji, çdo votë për numrin 5, për Partinë Socialiste, me qëllim që rruga europiane e vendit të bëhet realitet. Le të lemë mënjanë çdo personazh qesharak që qëllimin e tij të vetëm ka të marrë ndonjë mandat qyl nga Partia Demokratike dhe më pas t’u bëjë karshillëk demokratëve. Ndaj është koha që të bashkojmë çdo energji për rrugën europiane të fëmijëve tanë. Është koha që të bashkojmë çdo votë me Partinë Socialiste sepse vetëm me Partinë Socialiste rruga europiane e vendit bëhet realitet”,– thotë Braimllari.

The post Kandidati i PS, Bramillari ironizon Metën: Të lemë mënjanë çdo personazh qesharak, rruga europiane vetëm me… appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 26 April 2025 Sot News | Lajme

“Sot, vetëm urrejtje nga qeveria aktuale”, Meta ‘hap arkivat’: Ne ndërtuam shpresë në Veri, ju mbollët…

26 April 2025 at 15:54

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në rrjetin social Facebook, ka ndarë një mesazh politik, duke rikujtuar kontributin e tij në ndërtimin e superstradës Lezhë–Shkodër gjatë kohës që ishte Kryeministër.

Meta e cilëson këtë vepër si një nga arritjet më të rëndësishme infrastrukturore, të realizuar tërësisht me fondet e buxhetit të shtetit dhe si simbol të shpresës për Veriun e vendit.

Ai akuzon qeverinë aktuale për neglizhencë dhe përçmim ndaj kësaj zone, duke e konsideruar periudhën e 12 viteve të fundit si një kohë të humbur për zhvillimin e saj.

Meta premton rikthimin e investimeve dhe një të ardhme madhështore për Veriun pas zgjedhjeve të 11 majit, duke i bërë thirrje qytetarëve të mbështesin Koalicionin “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Postimi:

“Sa herë që udhëtoj drejt Shkodrës, ndihem vërtet krenar, që megjithëse në kohë të vështira si Kryeministër, realizova superstradën Lezhë-Shkodër.

Vepra më e madhe e infrastrukturës rrugore e realizuar tërësisht me buxhetin e shtetit.

Për Veriun e vendit, jo vetëm po ndërtohej një rrugë e re, por gjithashtu po lindte një shpresë e re. Shqipëria do të lidhej shumë më mirë me Europën dhe turizmi do të merrte një dimension të ri. Dukeshin sfida të pamundura, por ato u bënë realitet dhe provuan se me vizion, përgjegjshmëri të lartë dhe me atdhetarizëm, çdo gjë mund të realizohet.

Mjerisht, këto 12 vjet janë një kohë e humbur dhe shumë shanse të humbura për shkak të një qeverisje që e urren Veriun e vendit.

Pas fitores së 11 Majit, Veriu do të bëhet Madhështor dhe eksperienca, vendosmëria e patriotizmi yne tashmë i provuar, do ta bëjë realitet këtë.

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë”

© SYRI.net

The post “Sot, vetëm urrejtje nga qeveria aktuale”, Meta ‘hap arkivat’: Ne ndërtuam shpresë në Veri, ju mbollët… appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 24 April 2025 Sot News | Lajme

A ka komunikuar me Metën? Ja si përgjigjet Kryemadhi

24 April 2025 at 21:07

Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk ka asnjë komunikim me kreun e PL-së Ilir Meta ndonëse kërkon votën për të në zgjedhjet e 11 Majit.

E ftuar në një emision televiziv, Kryemadhi u shpreh se pas 11 Majit, do të ketë një jetë krejt tjetër.

“Nuk kemi komunikuar, nuk më intereson fare se çfarë mendon. Pas 11 majit ora 20:00 që do jem në punë, pastaj është një jetë krejt tjetër për mua”, tha Kryemadhi.

The post A ka komunikuar me Metën? Ja si përgjigjet Kryemadhi appeared first on Sot News | Lajme.

❌