Normal view

Netanyahu: Irani paraqet rrezik global, duhet veprim i menjëhershëm

23 March 2026 at 11:21

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi gjatë një vizite në qytetin jugor të Arad, i cili u bombardua nga Irani, se Teherani paraqet një kërcënim për të gjithë botën dhe duhet të ndalet.

“48 orët e fundit treguan qartë rrezikun që paraqet Irani. Ata goditën një zonë të populluar me civilë; fatmirësisht askush nuk u vra, por kjo ishte rastësi, jo qëllim. Qëllimi i tyre është të vrasin civilë,” tha Netanyahu.

Ai shtoi se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bashkëpunojnë për të përballuar kërcënimin, dhe bëri thirrje që udhëheqësit e vendeve të tjera të bashkohen në këtë përpjekje.

“Thirrja e presidentit Trump për t’u përballur me këtë regjim terrorist fanatik nuk është vetëm për sigurinë e Amerikës dhe Izraelit, por për sigurinë e të gjithë botës,” tha kryeministri izraelit, duke theksuar nevojën për veprim të shpejtë nga komuniteti ndërkombëtar.

 

 

Witkoff mbërrin në Izrael për bisedime mbi Iranin

3 February 2026 at 14:00

I dërguari amerikan Steve Witkoff mbërriti në Izrael të martën për të zhvilluar bisedime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë.

Televizioni izraelit Channel 12 raportoi se zyra e Netanyahut ka theksuar për portalin e lajmeve The Times of Israel se kryeministri izraelit do të takohet me Witkoff në orën 16:30 sipas orës lokale.

Bisedimet e të dërguarit amerikan në Izrael pritet të përqendrohen mbi Iranin dhe zbatimin e fazës së dytë të planit të armëpushimit në Gaza. Irani dhe SHBA-ja do të rifillojnë bisedimet mbi programin bërthamor të Teheranit në Stamboll të premten.

Meloni, Le Pen, Salvini dhe Netanyahu mbështesin Orban: Evropa ka nevojë për ty

16 January 2026 at 08:45

Udhëheqës të ekstremit të djathtë nga vende të ndryshme të botës janë bashkuar publikisht në mbështetje të kryeministrit hungarez Viktor Orbán, duke theksuar rëndësinë që zgjedhjet e ardhshme në Hungari kanë për lëvizjet globale të së djathtës radikale, pavarësisht se Orbán po përballet me rënie të mbështetjes në sondazhe.

Në një video fushate të publikuar këtë javë, Orbán shfaqet i mbështetur nga gati një duzinë figurash politike ndërkombëtare, përfshirë kryeministren italiane Giorgia Meloni, zëvendëskryeministrin Matteo Salvini, ish-lideren e Tubimit Kombëtar në Francë Marine Le Pen dhe bashkëkryetaren e Alternativës për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel.

“Evropa ka nevojë për Viktor Orbán”, deklaron Weidel në video, ndërsa Le Pen e cilëson atë si një figurë kyçe në forcimin e “kampit të patriotëve dhe mbrojtësve të sovranitetit kombëtar” në Evropë.

Meloni, nga ana e saj, thekson afërsinë ideologjike me Orbán-in, duke deklaruar se së bashku mbrojnë një Evropë që respekton sovranitetin kombëtar dhe është krenare për rrënjët e saj kulturore dhe fetare.

 

Kjo shfaqje mbështetjeje vjen në prag të zgjedhjeve të 12 prillit në Hungari, pas një viti të shënuar nga kritika të forta ndaj qeverisë Orbán për përpjekje për të kufizuar median e pavarur dhe organizatat joqeveritare. Kryeministri hungarez, i kritikuar prej vitesh për dobësimin e institucioneve demokratike, po përballet tani me një sfidë serioze nga Péter Magyar, ish-anëtar i lartë i partisë së tij Fidesz.

Ndërsa vendi përballet me stanjacion ekonomik, rritje të kostos së jetesës dhe dobësim të shërbimeve sociale, sondazhet tregojnë se Fidesz mbetet prapa partisë opozitare Tisza. Sipas analistit politik Márton Bene, Fidesz po përpiqet ta paraqesë rrjetin ndërkombëtar të Orbán-it si një aset strategjik për Hungarinë, veçanërisht në një kontekst ndërkombëtar të paqëndrueshëm.

Videoja përfshin gjithashtu referenca ndaj luftës në Ukrainë. Orbán, i konsideruar si udhëheqësi i BE-së më i afërt me presidentin rus Vladimir Putin, ka bllokuar disa herë përpjekjet e Bashkimit Evropian për një qëndrim të përbashkët në mbështetje të Ukrainës, duke u cilësuar nga kritikët si “Kali i Trojës” i Putinit në BE.

Në video shfaqen edhe figura të tjera si Herbert Kickl nga Partia e Lirisë e Austrisë, kryeministri çek Andrej Babiš, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe presidenti argjentinas Javier Milei. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjithashtu jep mbështetjen e tij, pavarësisht bojkotit zyrtar të Izraelit ndaj disa prej partive të ekstremit të djathtë të përfshira në video për shkak të rrënjëve të tyre antisemite.

Edhe pse zyrtarë amerikanë mungojnë në video, Orbán ka publikuar një letër urimi nga ish-presidenti Donald Trump, i cili e vlerëson atë për mbrojtjen e besimit, familjes dhe sovranitetit kombëtar.

Sipas Bene, një humbje e mundshme e Orbán-it do të kishte ndikim të madh simbolik për lëvizjen globale të së djathtës populiste. Hungaria e Orbán-it është parë prej vitesh si një model i kësaj vale politike, dhe rrëzimi i saj do të vinte seriozisht në pikëpyetje narrativën e “historisë së suksesit” të ekstremit të djathtë në nivel global.

Palestina përshëndet përpjekjet e Trumpit për paqe, konfirmon gatishmërinë për bashkëpunim me SHBA-në

30 September 2025 at 11:32

Palestina përshëndeti përpjekjet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, duke përsëritur angazhimin e saj për të punuar me Washingtonin dhe palët e tjera të përfshira për të arritur paqen. Të hënën, Trump njoftoi një plan 20-pikësh për t’i dhënë fund luftës së Izraelit në Rripin e Gazës së rrethuar gjatë një konference për media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Plani përfshin lirimin e robërve izraelitë në këmbim të një numri të burgosurish palestinezë, çarmatimin e plotë të Hamasit dhe formimin e një komiteti palestinez teknokratik dhe apolitik për të qeverisur enklavën. “Shteti i Palestinës mirëpret përpjekjet e sinqerta dhe të vendosura të presidentit Donald J. Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe pohon besimin e tij në aftësinë e tij për të gjetur një rrugë drejt paqes”, citoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa një deklaratë të presidencës.

Presidenca theksoi rëndësinë e partneritetit me Washingtonin në arritjen e paqes rajonale dhe rinovoi “angazhimin e saj të përbashkët për të punuar me SHBA-në, shtetet rajonale dhe partnerët për t’i dhënë fund luftës në Gaza përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”. Sipas deklaratës, kërkohet marrëveshje gjithëpërfshirëse për të siguruar shpërndarjen e mjaftueshme të ndihmës humanitare në Gaza, lirimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë, krijimin e mekanizmave për të mbrojtur popullin palestinez dhe tërheqjen e plotë të Izraelit nga Rripi i Gazës.

“Kjo do të siguronte bashkimin e tokës dhe institucioneve palestineze në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, do t’i jepte fund pushtimit dhe do të hapte rrugën drejt një paqeje të drejtë bazuar në zgjidhjen me dy shtete, me shtetin e pavarur dhe sovran të Palestinës që jeton krah për krah me shtetin e Izraelit në siguri, paqe dhe fqinjësi të mirë, në përputhje me legjitimitetin ndërkombëtar”, shtoi deklarata. Ushtria izraelite ka vrarë mbi 66 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023. Bombardimet e pamëshirshme e kanë bërë enklavën të pabanueshme dhe kanë çuar në zi buke.

Izraeli nis fazën e parë të ofensivës ndaj Gazës, periferitë tashmë të pushtuara

21 August 2025 at 08:55

Sipas një zëdhënësi të ushtrisë Izraeli po përparon me ofensivën ndaj Qytetit të Gazës. Periferitë tashmë janë pushtuar, tha ai. Netanjahu ka urdhëruar që qyteti i Gazës të pushtohet më shpejt nga sa ishte planifikuar.

Izraeli ka nisur sulmet e para të ofensivës së planifikuar në qytetin e Gazës. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se ushtria është në fazën e parë. Ai shtoi se tashmë janë pushtuar periferitë e qytetit të Gazës. Zëdhënësi i ushtarisë tha gjithashtu se po bëhen përpjekje për të siguruar evakuimin e sigurt të popullsisë civile. Po sigurohet gjithashtu një furnizim i mjaftueshëm me ndihma humanitare. Sulmi po shoqrohet nga frika se ofensiva do ta përkeqësojë më tej situatën tashmë katastrofike të popullsisë civile në Rripin e Gazës.

Netanyahu synon të përshpejtojë ofensivën
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite konfirmoi gjithashtu se këtë javë do të dërgohen afërsisht 60,000 thirrje për rekrutim. Para këtij njoftimi mediat kishin njoftuar se ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kishte miratuar një plan operacional të ushtrisë për të pushtuar qytetin e Gazës. Sipas zyrës së tij kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka urdhëruar që qyteti i Gazës të pushtohet më shpejt nga sa ishte planifikuar më parë. “Afati kohor për marrjen e fortifikimeve të fundit terroriste dhe mposhtjen e Hamasit” do të shkurtohet, tha zyra e tij, pa dhënë detaje.

Zëdhënësi i ushtisë njoftoi se sulmet ndaj Hamasitnë qendrën e tij, qytetin e Gazës, do të intensifikohen më tej. Organizata radikale islamike palestineze tani nuk është gjë tjetër veçse një grup “i dërrmuar” guerilasish.

 

 

Të afërmit kanë frikë për pengjet
Presioni ushtarak nuk i shpëton pengjet, por i vret ata, tha Ofir Braslavski, babai i Rom Braslavskit. Hamasi kishte shpërndarë në fillim të gushtit një video të të riut, i cili ishte tepër i dobësuar dhe i drobitur. “Dyzet e dy pengje hynë në Gaza më këmbë – dhe u kthyen në qefinë. Nuk dua që fëmija im të jetë numri 43”, tha Braslavski.

Macabit Mayer, tezja e vëllezërve binjakë Gali dhe Ziv Berman, e akuzoi Netanyahun për rekrutimin e dhjetëra mijëra rezervistëve të tjerë për një “mision pa kuptim” që ” vë në rrezik të dashurit tanë dhe ata vetë”. /DW

Ministri i Jashtëm i Egjiptit viziton pikën kufitare të Gazës, refuzon vizionin e “Izraelit të Madh”

18 August 2025 at 13:49

Ministri i Jashtëm i Egjiptit refuzon deklaratat zyrtare izraelite në lidhje me të ashtuquajturin “Izrael të Madh”, gjatë vizitës së tij në pikën kufitare Rafah me Rripin e Gazës të bllokuar. “Refuzojmë çdo zhvendosje palestineze nga Gaza”, tha Badr Abdelatty në një konferencë për media ndërsa vizitoi pikën kufitare Rafah me kryeministrin palestinez Mohammad Mustafa.

Javën e kaluar, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i tha një kanali lajmesh se ndihet “shumë i lidhur” me vizionin e një “Izraeli të Madh”. Ai tha se e konsideron veten “në një mision historik dhe shpirtëror” të cilin “breza hebrenjsh që ëndërruan të vinin këtu dhe breza hebrenjsh që do të vijnë pas nesh”.

“Izraeli i Madh” është një term biblik i përdorur në politikën izraelite për t’iu referuar zgjerimit të territorit të Izraelit për të përfshirë Bregun Perëndimor, Gazën, Lartësitë e Golanit të Sirisë, Gadishullin Sinai të Egjiptit dhe pjesë të Jordanisë.

Abdelatty tha se ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari po punojnë për të arritur një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve midis Hamasit dhe Izraelit. “Qëndrimi ynë mbi çështjen palestineze është i vendosur dhe i pandryshueshëm. Përsërisim refuzimin tonë të të gjitha politikave që synojnë likuidimin e kauzës palestineze”, shtoi ai.

Mediat izraelite: Netanyahu bllokoi armëpushimin dhe kthimin e pengjeve

By: E.K
5 August 2025 at 10:45

Mediat izraelite njoftuan se gjatë një takimi sekret midis zyrtarëve politikë dhe të sigurisë izraelite gjatë marrëveshjes së fundit të armëpushimit në Gaza, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu refuzoi propozimet që mund të kishin çuar si në lirimin e të gjitha pengjeve ashtu edhe në armëpushim. Televizioni izraelit “Channel 13” ka publikuar dokumente që zbulojnë se […]

The post Mediat izraelite: Netanyahu bllokoi armëpushimin dhe kthimin e pengjeve appeared first on FaxWeb.

Netanyahu akuzon Hamasin: Po refuzon elementë të marrëveshjes, kabineti izraelit nuk do të mblidhet

By: E.K
16 January 2025 at 11:36

Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu ka akuzuar Hamasin për refuzim të elementeve të marrëveshjes së armëpushimit. Një zëdhënës i Netanyahut ka thënë në një deklaratë, se grupi palestinez po përpiqet të “zhvasë lëshime të minutës së fundit”. “Kabineti izraelit nuk do të mblidhet derisa ndërmjetësit të njoftojnë Izraelin se Hamasi ka pranuar të […]

The post Netanyahu akuzon Hamasin: Po refuzon elementë të marrëveshjes, kabineti izraelit nuk do të mblidhet appeared first on FaxWeb.

Nga fronti i luftës te beteja ligjore/ Netanyahu del para gjykatës për një sërë akuzash, çfarë rrezikon kryeministri i Izraelit

By: E.K
10 December 2024 at 12:34

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot në gjyqin e tij për korrupsion për herë të parë që nga fillimi i tij në vitin 2020, duke ngritur aksionet në një çështje përçarëse që ka ndërprerë jetën politike të Izraelit për vite me radhë. Dëshmia e Netanyahut pritet të vazhdojë, pa pushim, për disa javë, duke […]

The post Nga fronti i luftës te beteja ligjore/ Netanyahu del para gjykatës për një sërë akuzash, çfarë rrezikon kryeministri i Izraelit appeared first on FaxWeb.

Urdhër-arresti ndaj Netanyahut, Salvini: Është i mirëpritur në Itali

By: E.K
22 November 2024 at 13:34

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të ishte i mirëpritur në Itali, tha zëvendëskryeministri, ministri i Transportit dhe lideri i partisë së krahut të djathtë Matteo Salvini, një ditë pasi kryeministri izraelit u akuzua për krime lufte në Gaza nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. “Kam në plan të takohem me anëtarët e qeverisë izraelite së shpejti dhe […]

The post Urdhër-arresti ndaj Netanyahut, Salvini: Është i mirëpritur në Itali appeared first on FaxWeb.

Netanyahu u zotua se nuk do të ketë mëshirë për grupin militant, Izraeli kryen sulme ajrore në lindje të Libanit

By: E.K
15 October 2024 at 09:05

Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në lindje të Libanit më 15 tetor, raportoi media shtetërore libaneze, në kohën kur po vazhdojnë luftimet mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hezbollahut. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se nuk do të ketë mëshirë për grupin militant libanez. Netanyahu i bëri këto komente të hënën, një ditë […]

The post Netanyahu u zotua se nuk do të ketë mëshirë për grupin militant, Izraeli kryen sulme ajrore në lindje të Libanit appeared first on FaxWeb.

Një vit pas sulmeve të Hamasit, Netanyahu: Izraeli po përballet me luftë në shtatë fronte

By: E.K
6 October 2024 at 12:43

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se gati një vit pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, vendi i tij tani po lufton në shtatë fronte. “Sot, Izraeli po mbrohet në shtatë fronte kundër armiqve të qytetërimit”, ka deklaruar Netanyahu në një deklarata të shtunën, raporton CNN. Ai ka thënë se ato përfshijnë Hezbollahun e […]

The post Një vit pas sulmeve të Hamasit, Netanyahu: Izraeli po përballet me luftë në shtatë fronte appeared first on FaxWeb.

❌