Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 January 2026FaxWeb

“Të gjithë në sitë”/ Durrësi me 27 të dënuar të rrezikshëm, Ministri: Çojini në burgjet e sigurisë së lartë

By: Fax Web
14 January 2026 at 17:41

Pas arratisjes së Altin Ndocit qetësia ka marrë fund në burgun ‘hotel’ të Durrësit. 206 të dënuarit dhe të paraburgosurit që ndodhen aktualisht në këtë institucion do të futen në “sitë” për të vlerësuar rrezikshmërinë e tyre.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka urdhëruar Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të hartojë një plan të ri dhe të rishpërndajë nëpër seksione të burgosurit, bazuar në rrezikun shoqëror që kanë.

Pika më e rëndësishme e urdhrit, transferimi i të gjithë personave me rrezikshmëri, që deri tani qëndronin në burgun e dalluar për ‘komoditetin e tij’, në një prej shtatë burgjeve të sigurisë së lartë në vend.

Në një seksion të veçantë në Durrës, aktualisht ndodhen 27 personazhe të botës së krimit, të konsideruar të rrezikshmërisë së lartë, mes 54 të dënuarve dhe 152 të paraburgosurve gjithsej. Altin Ndoci ishte një prej tyre, ndërsa dallon edhe Lulzim Berisha.

Burgu i Durrësit njihet edhe si “burgu i VIP-ave”

Në këtë institucion kanë vuajtur dënimin ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako dhe ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, të cilët tashmë kanë fituar lirinë.

Aktualisht, në Burgun e Durrësit vijojnë të qëndrojnë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ish-deputeti Jurgis Çyrbja, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-zyrtarë të tjerë të lartë të akuzuar nga SPAK dhe në proces gjykimi.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara herë pas here në këtë institucion janë gjetur edhe telefona celularë, të fshehur në ambientet e jashtme të burgut.

Shqipëria ka 20 institucione të vuajtjes së dënimit, 7 nga të cilët të sigurisë së lartë, si: Peqini, Fieri, Drenova, Burreli dhe dy burgjet e Tiranës, 313 dhe 325.

Ende në arrati/ Ku po kërkohet Altin Ndoci?

By: Fax Web
14 January 2026 at 17:28

Policia e Shtetit vijon kërkimet për kapjen e të paraburgosurit Altin Ndoci i cili u arratis nga ambientet e spitalit të Durrësit të martën.

Policia po organizon aksione të shumta për gjetjen e tij, ku janë kryer kontrolle jo vetëm në Durrës, por edhe në disa zona të Tiranës dhe Fushë-Krujës.

Familjarët e të arratisurit thonë se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e Altin Ndocit.

Ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe akuzohet nga SPAK për vrasje, pjesëmarrje në grup kriminal, etj.

Ndoci është në gjykim si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë” për masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Erion Alibejt, Endrit Alibejt, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri, si dhe një shtetas turk.

Ai u arrestua në vitin 2020, i akuzuar si pjesmarrës në vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës, si dhe për pjesmarrje në vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, po në Durrës, por më pas mori pafajësi nga gjykata.

LEXO EDHEGrabitje, drogë, vrasje me pagesë/ “Karriera” e pasur e Altin Ndocit, që duket sikur e “ka përpirë dheu”

Zbulohet ora/ Ja kur nis Protesta Kombëtare e 24 janarit

By: Fax Web
14 January 2026 at 17:12

Zbulohet ora se kur do të nisë protesta kombëtare, e thirrur nga Partia Demokratike, më datë 24 janar, para kryeministrisë.

Në mbledhjen e kreut të PD-së Sali Berisha me drejtuesit politikë, është caktuar që, protesta të nisë në orën 17:00.

Edhe në konferencën e sotme para gazetarëve Berisha bëri sërish thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 24 janarit.

PD u bën thirrje shqiptarëve, sot më shumë se kurrë të flasin me zemërimin e tyre, të flasin me guximin e tyre, të flasin me ndjenjat e dashurisë së tyre për këtë vend dhe të ardhmen e shqiptarëve me datën 24 janar në protestën kombëtare të thirrur nga opozita për këtë qëllim”, tha ndër të tjera Berisha.

LEXO EDHE“Kush ka financuar Rithemelimin është pyetur”, Berisha reagon për hetimet e SPAK: Është politik, Basha i dha Escobarit listën me biznese që sponsorizuan

Zbardhet agjenda e Ramës me Grupin e PS

By: Fax Web
14 January 2026 at 17:02

Zbardhet agjenda e mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, që zhvillohet këtë të premte (16 janar) duke nisur nga ora 10:00.

Fjalën hapëse do e ketë Kryeministri Rama që do pasohet nga fjala e Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi e më pas të Kryetarit të Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Agjenda e plotë:

– 10:00 Hapja e Mbledhjes

– Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

– Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

– Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.

Raporti i Veprimtarisë së Komisioneve Parlamentare

– Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Milva Ekonomi ( Koha 10 min.)

– Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja ( Koha 10 min.)

– Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Bledar Çuçi ( Koha 10 min.)

– Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, Blendi Klosi (Koha 10 min.)

– Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, Anila Denaj ( Koha 10 min.)

– Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet Evis Kushi ( Koha 10 min.)

– Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Eduard Shalsi ( Koha 10 min.)

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Iris Luarasi ( Koha 10 min.)

– Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Erion Malaj ( Koha 10 min.)

– Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ( Koha 10 min.)

– Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj (Koha 10 min.)

– Komisioni Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri (Koha 10 min.)

– Komisioni Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale Arbjan Mazniku ( Koha 10`)

– Raporti nga Sekretari i Grupit mbi pjesëmarrjen e deputetëve në Seancat Plenare, Komisionet dhe Mbledhjet e Grupit.

13:30 Konkluzione

– Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.

– Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

Të pranishëm në mbledhje do të jenë edhe ministrat.

Udhëtimi në SHBA/ Anbasada sqaron qytetarët: Çfarë lejohet dhe ndalohet me vizën turistike

By: Fax Web
14 January 2026 at 16:51

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u është drejtuar me një mesazh të drejtpërdrejtë të gjithë atyre që kërkojnë të udhëtojnë drejt Amerikës.

Përmes rrjeteve sociale, ambasada sqaron se çfarë lejohet dhe nuk lejohet nëse keni një vizë B1/B2 (viza turistike).

Theksi i veçantë është vënë te përgjegjësia individuale e udhëtarit për të mos abuzuar me qëllimin e vizës.

Është përgjegjësia juaj ta përdorni vizën tuaj në mënyrë korrekte,” thuhet në njoftim, duke pasuar me një listë të detajuar të aktiviteteve që lejohen dhe nuk ndalohen.

Nëse keni vizë B1/B2, jeni të lirë të shkoni për:

  • Turizëm, pushime dhe blerje;
  • Vizita familjare ose shoqërore;
  • Takime biznesi dhe konferenca.

Ambasada tërheq vëmendjen veçanërisht për ata që synojnë të punojnë apo të lindin fëmijë në SHBA.

Ndalohen rreptësisht:

  • Turizmi i lindjes (për t’i dhënë fëmijës pasaportë amerikane);
  • Puna me pagesë nga biznese amerikane;
  • Studimet universitare;
  • Performancat e paguara.

1.4 mld lekë për Tiranë-Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për arredimin e rikualifikimin urban të superstradës

By: Fax Web
14 January 2026 at 16:43

Arredimi dhe rikualifikimi urban i superstradës Tiranë – Durrës, nga kthesa e Kamzës, deri në urën e Limuthit parashikohet të kushtojë rreth 1.4 mld lekë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin që përfshin fazat I, II dhe III, ku aktualisht po punohet për zgjerimin e këtij aksi të rëndësishëm rrugor.

Ndërkaq, brenda këtij muaji pritet të hapen për qarkullimin e automjeteve korsitë e reja që janë ndërtuar në segmentin që nis pas kthesës së Kamzës dhe përfundon te mbikalimi i Rinasit.

Më hërët përfaqësues të ARRSH-së kanë deklaruar se kjo të varet shumë nga koha sepse një mot i ftohtë nuk e favorizon shtresën e asfaltit të fundit që ka ngelur, por pritshëmritë janë që të mos ketë pengesa.

Hapja për qarkullimin e automjeteve do të bëhet përpara afatiti kontraktual, pasi njëra prej tyre e ka afatin deri në maj dhe tjetra e ka në shtator të këtij viti.

Ndërkohë, kontrata e tretë është nënshkruar gjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2025, por synohet që brenda vitit të ketë rezultate konkrete. Kjo fazë përfshin ndërtimin e nyjes që lidh rrugën e Laknasit me projektin e zgjerimit të autostradës, teksa në dokumentet e tenderit specifikohej se zona ku kërkohet të realizohet ky projekt është një zonë me zhvillim të lartë industrial dhe së fundmi edhe me zhvillim të rëndësishëm urban.

Pas përfundimit, autostrada do të ketë 8 korsi në total, nga 4 në secilin drejtim, ndërsa shpejtësia e lejuar do të variojë nga 90 -140 km në orë.

“Nuk pranojmë asnjë alternativë tjetër”/ Trump i vendosur: Na duhet Groenlanda

By: Fax Web
14 January 2026 at 16:33

Nga Corriere Della Sera

“Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare. NATO bëhet shumë më e fuqishme dhe më efektive me Groenlandën në duart e Shteteve të Bashkuara. Çdo gjë më pak se kaq është e papranueshme.”

Këto janë fjalët e presidentit amerikan Donald Trump, të publikuara në rrjetin e tij social Truth, dhe janë të drejtpërdrejta.

Ato nuk duket se lënë shumë hapësirë manovrimi për samitin e parashikuar sot mes zëvendëspresidentit të tij JD Vance, sekretarit të Shtetit Marco Rubio, ministrit të Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen dhe homologes së tij groenlandeze Vivian Motzfeldt.

Groenlanda, shpjegon më tej Trump, “është jetike për Golden Dome që po ndërtojmë. NATO duhet të na hapë rrugën për ta marrë atë. Nëse nuk e bëjmë ne, do ta bëjnë Rusia ose Kina, dhe kjo nuk do të ndodhë!”.

Fjalë që rikthehen te pikat, siguria kombëtare dhe kërcënimi që paraqesin Rusia dhe Kina, të cilat presidenti amerikan i kishte ngritur edhe më parë, por që, të përsëritura në prag të takimit të sotëm, tingëllojnë si një sinjal shumë i qartë.

Presidenti amerikan e ka ashpërsuar edhe më tej tonin në rrjetin e tij Truth.

“NATO: thuajini Danimarkës t’i largojë që tani! Dy slitë me qen nuk mjaftojnë! Vetëm SHBA mund ta bëjë!”, ka shkruar Trump, duke iu referuar përpjekjeve të Rusisë dhe Kinës për të depërtuar në Groenlandë.

“Nuk i nënvlerësojmë deklaratat për Groenlandën, tha Macron, i cituar nga zëdhënësja e qeverisë Maud Bregeon, nëse sovraniteti i një vendi evropian dhe aleat shkelet, pasojat zinxhir do të ishin të paprecedenta. Franca po e ndjek situatën me vëmendjen maksimale dhe veprimi i saj do të jetë në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe sovranitetin e saj.”

Po ashtu, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një deklaratë për shtyp në Bruksel tha: “Për mua është e rëndësishme që groenlandezët ta dinë se ne i respektojmë dëshirat dhe interesat e tyre dhe se mund të mbështeten tek ne.”

Ajo shtoi se Arktiku dhe siguria në atë zonë është një çështje që prek edhe Bashkimin Evropian.

“Groenlanda është pjesë e NATO-s dhe ne e dimë se NATO është forumi që bashkon interesat e ndryshme të aleatëve”, përfundoi ajo.

Fjalët e Trump, megjithatë, e ngushtojnë edhe më shumë hapësirën e manovrimit për negociatat.

GOLI/ Tirana e nis 2026 me këmbë të mbarë, mposht Bylisin në sfidën për mbijetesë

By: Fax Web
14 January 2026 at 16:24

Tirana e nis me këmbë të mbarë vitin 2026 në Kategorinë Superiore.

Skuadra bardheblu mori një fitore të çmuar teksa mposhti Bylisin në transfertë me rezultatin 1-0 në atë që konsiderohet si sfida e mbijetesës me kryeqytetasit që regjistruan fitoren e dytë në këtë sezon në kampionat.

Momenti që vendosi fatin e kësaj ndeshjeje u regjistrua në pjesën e dytë, pasi e para përfundoi me barazimin 0-0. Gjatë këtij fraksioni të dytë të lojës, arbitri Enea Jorgji akordoi një 11 metërsh për Tiranën pas verifikimit në sistemin VAR.

Te pika e bardhë shkoi Rafael i cili nuk gaboi duke e dërguar topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin 1-0 Tiranës që rezultoi të ishte edhe rezultati përfundimtar i sfidës.

Por edhe pas kësaj fitoreje Tirana mbetet në vendin e fundit me 13 pikë pas 19 ndeshjesh, ndërsa Bylis mbetet me 18 pikë në vendin e 8 të renditjes.

Anëtar i bandës së “Babagjyshëve”/ Burgjet kontroll në qelinë e Fatmir Pjetrit në Burrel

By: Fax Web
14 January 2026 at 16:16

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar një kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, i cili vuan dënimin në burgun e Burrelit.

Pjetri njihet si pjesë e bandës së ashtuquajtur të “Babagjyshëve”, ndërsa masa është marrë pas një zhvillimi të papritur në rrjetet sociale.

Shkak për kontrollin është bërë publikimi në profilin e tij në Instagram i një audioregjistrimi, ku Pjetri akuzon Drejtorinë e Burgjeve se nuk e ka lejuar të botojë një roman të shkruar prej tij, me arsyetimin se përmban akte dhune.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e këtij publikimi dhe mënyrën se si regjistrimi audio është realizuar dhe shpërndarë nga brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Sipas burimeve zyrtare, kontrolli synon të zbulojë nëse janë shkelur rregullat e sigurisë dhe nëse janë përdorur mjete të palejuara komunikimi.

Kujtohet se në vitin 2025, Fatmir Pjetri ka tentuar të arratisej nga burgu 313, çka e bën edhe më të ndjeshme situatën aktuale për autoritetet penitenciare.

Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal ‘Babagjyshët’, që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.

Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet.

Rekordi i Kinës/ Sufiçiti i eksportit arrin 1 trilion dollarë

By: Fax Web
14 January 2026 at 15:50

Kina ka raportuar një valë të fortë eksportesh gjatë vitit 2025, me një sufiçit rekord prej 1 trilion dollarësh, ndërsa prodhuesit e saj përgatiten për 3 vite të tjera nën administratën Trump, e cila synon të ngadalësojë gjigantin prodhues duke zhvendosur porositë amerikane drejt tregjeve të tjera.

Qëndrueshmëria e Pekinit përballë tensioneve të rinovuara tarifore që nga rikthimi i Donald Trump në presidencë në janar të kaluar ka inkurajuar firmat kineze të fokusohen tek Azia Juglindore, Afrika dhe Amerika Latine për të kompensuar tarifat amerikane.

Me Kinën që shikon tek eksportet për të zbutur efektet e krizës së pronave dhe kërkesës së dobët të brendshme, sufiçiti rekord rrezikon të prekë më tej ekonomitë që janë të shqetësuara për praktikat tregtare të Kinës, kapacitetin e saj të tepruar prodhues dhe varësinë e madhe nga produktet kyçe kineze.

Sufiçiti i përgjithshëm për vitin arriti në 1.189 trilion dollarë, një shifër që është e barabartë me GDP-në e një ekonomie ndër 20 më të mëdhatë në botë, si Arabia Saudite, sipas të dhënave të doganave të publikuara të mërkurën, 14 janar, duke kaluar për herë të parë nivelin e trilionit në nëntor.

“Rritja globale e tregtisë duket e pamjaftueshme dhe ambienti i jashtëm për zhvillimin e tregtisë së jashtme të Kinës mbetet i ndërlikuar dhe serioz”, ka deklaruar Wang Jun, zv.ministër në administratën doganore kineze, gjatë një konference shtypi të mërkurën.

Megjithatë, Wang shtoi se me partnerë tregtarë më të diversifikuar, aftësia e Kinës për të përballuar rreziqet është rritur ndjeshëm dhe se “parimet themelore për tregtinë e jashtme të Kinës mbeten të forta”.

Eksportet nga ekonomia e dytë më e madhe në botë u rritën me 6.6% në dhjetor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, krahasuar me një rritje prej 5.9% në nëntor. Analistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar vetëm një rritje prej 3%.

Importet u rritën me 5.7%, pas një rritjeje prej 1.9% muajin e mëparshëm, duke tejkaluar gjithashtu pritshmëritë për 0.9%.

Yuani kinez qëndroi i qëndrueshëm pas publikimit të të dhënave, ndërsa investitorët në bursë mirëpritën shifrat më të mira se pritshmëria. Indeksi kryesor Shanghai Composite dhe indeksi i aksioneve të mëdha CSI300 u rritën mbi 1% gjatë mëngjesit.

Suficitet mujore të eksportit mbi 100 miliardë dollarë janë regjistruar shtatë herë gjatë vitit të kaluar, krahasuar me vetëm një herë në 2024, duke treguar se masat e Trump-it nuk kanë dëmtuar dukshëm tregtinë kineze me botën, edhe nëse kanë ngadalësuar eksportet drejt SHBA-së.

Ekonomistët presin që Kina të vazhdojë të fitojë pjesë tregu globale këtë vit, falë kompanive kineze që po krijojnë qendra prodhimi jashtë vendit për të përfituar nga tarifat më të ulëta ndaj SHBA-së dhe BE-së, si dhe nga kërkesa e fortë për çipe dhe elektronikë me cilësi më të ulët.

Industria e makinave kineze shënoi një rritje të eksportit prej 19.4%, me 5.79 milionë automjete të dërguara vitin e kaluar, ndërsa eksportet e EV-ve (makinat elektrike) u rritën 48.8%. Kina pritet të mbetet eksportuesi më i madh i makinave në botë për vitin e tretë radhazi, pas arritjes së këtij rekordi për herë të parë në 2023 duke kaluar Japoninë.

Megjithatë, Pekini ka treguar shenja që duhet të moderonte eksportet industriale për të ruajtur suksesin, duke qenë gjithnjë më i vetëdijshëm për pabarazitë në ekonomi dhe për imazhin negativ që po krijojnë volumin e lartë i eksportit.

Pas raportimit të suficitit prej trilion dollarësh në nëntor, kryeministri kinez Li Qiang u shpreh javën e kaluar në televizionin kombëtar për “zgjerimin proaktiv të importeve dhe promovimin e zhvillimit të balancuar të importeve dhe eksporteve”.

Kina gjithashtu hoqi subvencionet e tipit taksë për eksportet në industrinë e saj të energjisë diellore, një pikë e gjatë e tensioneve me vendet e BE-së.

Në dhjetor, ligjvënësit miratuan ndryshime në ligjin e tregtisë së jashtme pas dy leximeve, në vend të tre të zakonshme, si një sinjal për anëtarët e një marrëveshjeje të madhe trans-Paqësore se Kina është gati të zhvendoset nga subvencionet industriale drejt një tregtie më të lirë dhe më të hapur.

Edhe pse ekziston një armëpushim tarifor njëvjeçar që Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping nënshkruan në fund të tetorit, tarifat amerikane prej 47.5% mbi mallrat kineze janë ende shumë mbi nivelin prej rreth 35%, që analistët thonë se mundëson fitim për kompanitë kineze që eksportojnë në SHBA.

SKEMA/ Protagonistët e AKSHI-t pas “Durana Tech Park”. Nga Ermal Beqiri te Ergys Agasi, pronarë të njëjtë me kompani të reja

By: Fax Web
14 January 2026 at 15:47

Të gjithë personazhet kryesore të dosjes AKSHI, të cilët deri më tani kanë përfituar fonde publike përmes paracaktimit të fituesve dhe fryrjes së kostove në tendera, ishin përgatitur që nga 1 janari 2026 të mos paguanin asnjë lek taksa për qindra miliona euro që vijonin të merrnin nga buxheti i shtetit.

Skyweb.al ka zbuluar skemën e ndërtuar për këtë qëllim, e cila parashikonte kalimin formal të aktivitetit drejt Durana Tech Park, përmes krijimit të kompanive të reja me emra të ndryshëm, por me të njëjtët pronarë dhe administratorë që qëndrojnë pas subjekteve të përfshira në dosjen e AKSHI-t.

Skema lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet fiskale që hynë në fuqi nga viti 2026. Pas presionit ndërkombëtar, qeveria u detyrua të hiqte privilegjin e tatim-fitimit 5 për qind për kompanitë e teknologjisë së informacionit, duke rikthyer normën standarde.

Në këtë fazë, për të shmangur pagesën e taksave, u aktivizua mekanizmi i parqeve teknologjike, i parashikuar në ligjin e vitit 2022, i cili garanton përjashtime totale nga tatim-fitimi, TVSH-ja dhe taksat mbi pagat për një periudhë 10–15 vjeçare.

Ligji ndalon transferimin e një veprimtarie ekzistuese në park vetëm për përfitim fiskal. Por, rezulton se kjo pengesë u anashkalua përmes regjistrimit të subjekteve të reja, ndërsa aktiviteti real, personat kyç dhe interesat ekonomike mbetën të pandryshuara.

Nga analiza e listës së kompanive të regjistruara në Durana Tech Park rezulton se disa prej tyre lidhen drejtpërdrejt ose indirekt me emra të hetuar nga SPAK në dosjen AKSHI.

Në disa raste, pronarë ose administratorë të kompanive të reja rezultojnë të jenë të njëjtët persona që drejtojnë ose përfaqësojnë subjektet në qendër të hetimeve për tenderat e AKSHI-t.

Të njëjtët emra me kompani të ndryshme

Nga shqyrtimi i listës së plotë të subjekteve të regjistruara në Durana Tech Park rezulton se një pjesë e konsiderueshme e tyre lidhen drejtpërdrejt ose indirekt me Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe rrethin e tyre të afërt.

Sipas verifikimeve të redaksisë, në disa raste lidhjet janë të dokumentuara përmes personave që shfaqen si pronarë ose administratorë në kompani të reja, por që paralelisht mbajnë role kyçe në subjekte të përfshira në dosjen AKSHI.

Një nga rastet është kompania KronoTech, e regjistruar në Durana Tech Park, e cila në dokumente rezulton me pronare Arjola Koromanin. E njëjta është administratore edhe e kompanisë Soft & Solution, subjekt i cili ndodhet në qendër të hetimeve për tenderët e AKSHI-t.

Në një tjetër rast, kompania Test & Tech figuron me pronar Ergys Agasin dhe me administratore Ina Cikon.

Ina Ciko është njëkohësisht administratore edhe e kompanisë EA Solution, në pronësi të Agasit, e përfshirë gjithashtu në dosjen e AKSHI-t.

Ciko ka lidhje familjare me Elon Cikon, pjesë e rrethit të afërt të Ergys Agasit dhe administrator i kompanisë EA Logistic.

Ndërkohë, Gëzim Hoxha, ndaj të cilit SPAK ka vendosur masë sigurie në kuadër të hetimeve për skandalin AKSHI dhe që dyshohet si pjesë e skemës së tenderëve, ka regjistruar në Durana Tech Park dy kompani, CyberMind dhe Box Artificial Logic.

Nga ana tjetër, vetë Ermal Beqiri ka regjistruar po ashtu kompaninë Data Storm në Durana Tech Park.

Të gjitha këto subjekte janë regjistruar gjatë muajve të fundit të vitit 2025, në një periudhë kur grupi i përfshirë po përgatitej të kalonte aktivitetin drejt Durana Tech Park, me të njëjtët aktorë, por përmes kompanive të reja, për shkak se ligji ndalon transferimin formal të një veprimtarie ekzistuese.

Një burim i tha redaksisë se SPAK duhet të verifikojë nëse këto kompani kanë ushtruar aktivitet tregtar real gjatë kësaj periudhe dhe të analizojë marrëveshjet e lidhura mes tyre dhe Durana Tech Park, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një skemë të mirëorganizuar shmangie taksash.

Plani i mirëmenduar i grupit në fjalë u prish nga hetimet për dosjen AKSHI. SPAK ka shtrirë tashmë hetimet e dosjes AKSHI dhe te Durana Tech Park pikërisht prej këtyre kompanive.

“Jemi pa qitës”! Bisedat në SKY ECC/ Çopjat kërkonin të lironin nga burgu Altin Ndocin

By: Fax Web
14 January 2026 at 15:37

Altin Ndocin nuk e kishte lënë në harresë organizata Çopja.

Ky fragment shkruhet në dosjen e Çopjave teksa i dyshuari po përballej me drejtësinë për episode të tjera dhe të tjerë që gjendeshin jashtë flasin në SKY ECC se si ta lirojnë gjuajtësin sepse kishin mbetur pa qitës.

Përpara se Altin Ndoci ta bënte fakt arratisjen gati 5 vjet nga këto biseda në SKY ECC, anëtarët e organizatës Çopja ku dyshohet se ai bën pjesë shfaqeshin shumë të shqetësuar për arrestimin tij.

Ndoci lakohet me nofkën “kokë çami” dhe siç përmend SPAK anëtarët flasin jo vetëm si ta lirojnë me çdo kusht, por edhe të mbulonin shpenzimet familjare deri dhe pagesat për avokatët.

SPAK e cilëson këtë metodë tipike mafioze që synonte heshtjen dhe që për ti thënë se organizata nuk e kishte lënë në harresë, në këtë dosje Altin Ndoci tashmë i arratisur akuzohet për vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Endri Alibej, Arben Dylgjerin dhe të një shtetasi turk, e po ashtu për vrasjen e Kelvis Brahos.

Altin Ndoci shfaqet, sipas SPAK, kur refuzon planin 1 milionë eurosh për të vrarë Erjon Alibej, në kohën që ai ishte në paraburgim sepse kjo sipas tij që ishte e pamundur. Por edhe si i përfshirë në grabitjen e gati 5 milionë eurove në pistën e Rinasit.

Çështja ndaj organizatës Çopja është në seancë paraprake dhe aty dyshohet se ka rolin e krahut të armatosur të të dyshuarve kryesore.

Për herë të parë përballja me SPAK e Altin Ndocit ishte për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhisë dhe Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës. Ky hetim që solli dhe arrestimin e Ndocit nisi nga rrëfimi i Klevis Allës.

Për katër SPAK vrasjet u tërhoq sepse kishte hapur një kuti tjetër nga rrëfimet e Nuredin Dumanit. Në këto seanca Altin Ndoci paraqitej gjakftohtë dhe shpesh akuzat i ka hedhur poshtë përmes avokates.

I përshkruar si i burgosur i rrezikshëm, dhe me një dosje të hapur, Ndoci hyn tani te të kërkuarit e SPAK, që ndryshe nga ata që nuk i ka kapur, Ndocin e kishte në qeli dhe u arratis.

Policia ka kryer kontrolle në Durrës, Kavajë, Elbasan dhe Tiranë por pa rezultat.

VIDEO/ Ilir Vrenozi lë garën në Big Brother VIP/ Ç’ndodhi në shtëpi?

By: Fax Web
14 January 2026 at 15:18

Ilir Vrenozi ka lënë garën e Big Brother VIP Albania 5.

Ai ka vendosur që të largohet nga shtëpia, pasi thotë se nuk ndihet mirë dhe nuk e përballon dot.

Nuk e përballoj dot jam i sëmurë”, i tha ai Stenaldos, teksa kanë shpërthyer të dy në lot duke u përshëndetur.

 

Arratisja e Ndocit, shkarkohet drejtori i Burgut Durrës

By: Fax Web
14 January 2026 at 15:05

Indrit Cerloj, Drejtor i IEVP Durrës është shkarkuar nga detyra nga Ministria e Drejtësisë, një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci.

Shkarkimi i tij vjen rreth 24 orë pasi fillimisht u pezullua.

Ndërkohë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, mbeten të pezulluar.

Konkretisht:

• z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;

• z. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);

• znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;

• z. Aulon Quku – Kryeinfermier;

• z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

LEXO EDHE: Arratisja spektakolare e Altin Ndocit, reagon Drejtoria e Burgjeve: IEVP Durrës nuk na ka informuar për shoqërimin e tij në spital

Çmenden arabët! “Çek i bardhë” mbi tavolinë për Messin

By: Fax Web
14 January 2026 at 14:43

Ndërsa Saudi Pro League po merret me mundësinë e pezullimit katër ndeshjesh të Cristiano Ronaldos, emri i Lionel Messit po rikthehet në qendër të vëmendjes në Lindjen e Mesme.

Anmar Al Haili, president i Al-Ittihad-it, ka riafirmuar obsesionin e tij për të nënshkruar me argjentinasin, duke deklaruar se është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë historike, pa precedent në sportin profesional.

Një “çek i bardhë” për numrin 10

Ekzekutivi saudit u shpreh qartë se paratë nuk janë pengesë për të parë kampionin e botës të veshur me fanellën e verdhezi. Al Haili tha se nëse Messi do ta pranojë ofertën, ai do të mund të zgjedhë personalisht pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës, madje duke sugjeruar edhe një marrëdhënie “për gjithë jetën” me klubin.

“Fitimi financiar nuk ka rëndësi për mua; dua Messin sepse ai është lojtari më i mirë në histori,” pranoi presidenti i klubit.

Megjithatë, më herët Messi kishte refuzuar oferta të tjera nga Arabia Saudite, por shpresa për një marrëveshje mbetet ende e gjallë, me Al-Ittihad që duket i vendosur të bëjë gjithçka për të bindur ‘yllin’ argjentinas.

Kujtojmë që pjesë e Al Ittihad-it, momentalisht, është edhe mbrojtëis i Kombëtares Shqiptare, Mario Mitaj, pa harruar emra të tjerë të mëdhenj të futbollit si Benzema, N’kante, Fabinho etj.

Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët, në fokus të diskutimeve protesta e 24 janarit

By: Fax Web
14 January 2026 at 14:34

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit politikë dhe koordinatorët e strukturave të opozitës.

Raportohet se në fokus të diskutimeve ka qenë organizimi i protestës kombëtare të paralajmëruar për më 24 janar.

Vendimi për datrën e protestës u mor disa ditë më parë, ndërsa Berisha ka bërë më herët thirrje për dalje masive të qytetarëve në shesh, për të kërkuar largimin e qeverisë.

Ekonomia e Shqipërisë, rritje me 3.5% gjatë 2026! Kosova, rritjen më të madhe në rajon

By: Fax Web
14 January 2026 at 14:13

Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.5% në vitin 2026, duke ruajtur të pandryshuar projeksionin e publikuar në tetor dhe vlerësuar vendin si një nga ekonomitë më të qëndrueshme në rajon.

Sipas raportit “Global Economic Prospects” të publikuar të martën, rritja ekonomike e vendit pritet të mbetet në nivelin 3.5% edhe në vitin 2027.

Kështu, Shqipëria renditet mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor, e cila për vitin 2026 parashikohet në 3.1% pas një rritjeje të vlerësuar prej 2.7% në vitin 2025.

Edhe për Kosovën, Banka Botërore parashikon rritje prej 3.8% për vitin 2026 dhe 3.9% në vitin 2027, duke e renditur Kosovën si ekonominë me rritjen më të shpejtë në rajon.

Për krahasim, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor parashikohen të kenë rritje më të ulët. Ekonomia e Serbisë, Maqedonisë sw Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën projektohet të rritet me rreth 3%, ajo e Malit tw Zi me 3.2% dhe e Kroacisë me 2.9%.

Arratisja spektakolare! Rregullat e shkelura që favorizuan “zhdukjen” e Altin Ndocit

By: Fax Web
14 January 2026 at 14:00

Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga arratisja e Altin Ndocit dhe pavarësisht kërkimeve në disa qytete, autoritetet nuk kanë rënë ende në gjurmët e tij.

Por cilat janë shkeljet e rënda që identifikohen në shoqërimin e tij dhe jo vetëm?

Rregullorja e Përgjithshme e burgjeve parashikon në nenin 109, pika 2 se, “numri i punonjësve të sigurisë që bëjnë shoqërimin e të burgosurit të sëmurë në shërbimet e kujdesit shëndetësor jashtë institucionit caktohet në varësi të situatës, rrezikshmërisë, ambienteve, por në asnjë rast jo më pak se 3 (tre) punonjës sigurie për një të burgosur”.

LEXO EDHEVideo/ Fax News siguron videon e momentit kur i paraburgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit

Në furgonin e policisë së burgjeve, për të shkuar drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, nuk ishte vetëm Altin Ndoci, por dhe një tjetër i paraburgosur, i dyshuar për vepra jo të rënda.

Po sipas rregullores, do të duhej që minimalisht për shoqërimin e tij të ishin 6 punonjës sigurie. Në të vërtetë, ishin vetëm 5. (I gjashti ishte shoferi).

Altin Ndoci ishte një i paraburgosur i konsideruar “me rrezikshmëri të lartë shoqërore” dhe në këto raste protokollet e sigurisë nuk janë ato të një rasti normal.

Në situata të tilla përfshihen forcat operacionale, me një numër më të lartë efektivësh. Madje kërkohet dhe mbështetje nga policia. Dhe minimalisht dy furgonë. Por as kjo nuk ka ndodhur.

Policia e Shtetit pretendon se, nuk është njoftuar dhe jo më të kërkohej ndihmë. Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka patur asnjë informacion.

LEXO EDHEArratisja e Ndocit, shkarkohet drejtori i Burgut Durrës

Spitali i Durrësit ka një dhomë qeli ku kryen visitation për të dënuarit dhe të paraburgosurit.

Në çdo rast, personeli mjekësor njoftohet paraprakisht. Këtë herë rezulton të mos ketë ndodhur.

Nuk mbaron me kaq. Sipas dinamikës së ngjarjes, Ndoci është shoqëruar lart, vetëm nga dy punonjës sigurie. Tre të tjerët shoqëronin të paraburgosurin tjetër, larg së qeni, i një rrezikshmërie të lartë.

Madje pasi ky i fundit ka përfunduar vizitën, të tre i kanë hipur furgonit për ta rikthyer në qeli, duke e lënë Ndocin, tërësisht në duart e vetëm dy kolegëve të tyre.

Por dyshimet duhet të nisin më herët.

Si mund të lihej në një burg të sigurisë së zakonshme si ai i Durrësit, një person me rrezikshmëri të lartë, i arrestuar me urdhër të SPAK, si pjesë aktive grupeve kriminale?

Pakujdesi apo plan i mirëorganizuar, këtë pritet ta vërtetojnë hetimet. Por diçka është e konfirmuar tashmë: arratisja e Ndocit është një dështim spektakolar.

Gjyqi në GJKKO për Gërdecin/ Mediu: Hiqni “letrën” e Shkëlzenit!

By: Fax Web
14 January 2026 at 13:48

Është zhvilluar disa  ore seance, për tragjedinë e Gërdecit ne Gjykatën e Posaçme. Seanca e ardhme u la më datë 22 janar.

Ne ketë seance Mediu dhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar që “faxi për Shkëlzenin” të mos merret si provë ose te kryhet ekspertimi i kaligrafisë.

“Është në proces si ministër mbrojte por prokuroria ka marre një vendim kunder Nato. Është hedhur ne opinionin publik për emra te ndryshme dhe pro të mos sjell letra te paverifkuara. Ose të hidhet poshtë ose të ekspertohet. Bumçi e ka quajtura mashtrim të bërë nga ish sekretarja. Të thërras çdo ministër që ka qenë para dhe pas meje, a ka qenë njeri nga sto që është marrë me distanca sigurie, sepse s’ka asnjë akt ligjor që të përfshin ministrin e Brendshëm. Ne kemi bërë edhe një kërkesë për ekspertët që kanë bërë ekspertizën e shpërthimit.
Nuk është gjetur sekretarja e Bumcit, ne e kërkuam sërish ish-sekretaren e Aldo Bumcit. Nëse është jashtë të gjendet, e kanë në TIMS; nëse është në Shqipëri ta gjejnë”, tha Mediu.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve.

“Kinezët na konsiderojnë si pika e mjaltit”, ambasada e SHBA reagon pas deklaratave të Ramës: Nxisim transparencën dhe drejtësinë për t’a bërë vendin tërheqës për investitorët

By: Fax Web
14 January 2026 at 13:46

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria është një vend me interes të madh për Kinën sa i përket çështjeve të energjisë.

Ambasada e SHBA vlerëson investimin e fundit të bërë nga kompania amerikane Clean VVorld Professional për ndërtimin e një parku Eolik në zonën e Tropojës me kapacitet 600 megavat.

Në të njëjtën kohë, ambasada vë theksin te nxitja e transparencës dhe drejtësisë në Shqipëri, për ta bërë vendin tërheqës për investimet amerikane.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret progresin në investimin e CËP-së, duke sjellë lidershipin amerikan në teknologjinë e energjisë në Shqipëri. Ne vazhdojmë të nxisim transparencë dhe drejtësi në mjedisin rregullator të Shqipërisë për ta bërë vendin më tërheqës për investitorët amerikanë”, thuhet në reagimin e Ambasadës

Teksa ishte i pranishëm në një ceremoni me kompaninë amerikane Clean VVorld Professional po zbaton projektin për ndërtimin e një parku Eolik në zonën e Tropojës me kapacitet 600 megavat, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama tha se kinezët ia kanë vënë syrin Shqipërisë.

“Po mos të ishte Shqipëria kaq e rëndësishme potencialisht, kinezët që janë civilizimi më i vjetër edhe tregtarët më të padiskutueshëm nuk do i kishin vënë syrin dhe nuk do e konsideroni Shqipërinë si “pikën e mjaltit” në gjithë Europën apo jo?”  deklaroi Rama.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

 

❌
❌