Komisioni i Verifikimit, organi përgjegjës për garantimin e integritetit dhe ligjshmërisë së procesit zgjedhor, në zbatim të Rregullores së Asamblesë së Përgjithshme të FSHF, zhvilloi sot mbledhjen e radhës me fokus verifikimin e propozimeve dhe kritereve ligjore për kandidatët për postin e Presidentit, për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe verifikimin e delegatëve të propozuar nga anëtarët e federatës.
Mbledhja u mbajt pas përfundimit të afatit zyrtar të depozitimit të kandidaturave. Gjatë shqyrtimit, Komisioni analizoi me kujdes çdo propozim të paraqitur nga anëtarët e Asamblesë, duke vlerësuar përmbushjen e kritereve statutore, integritetin personal dhe përputhshmërinë me kërkesat ligjore të procesit zgjedhor.
Në përfundim të procesit të verifikimit, Komisioni konstatoi se 13 kandidatë për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së kanë marrë dy propozimet e nevojshme nga anëtarët e Asamblesë dhe plotësojnë kriteret për të qenë zyrtarisht pjesë e garës.
Kandidatët sipas renditjes alfabetike janë:
- Abdyl Kuriu
- Anila Basha
- Arben Dervishaj
- Armando Cungu
- Blendi Fevziu
- Edmond Hasanbelli
- Envi Hicka
- Erind Resuli
- Ervin Canollari
- Geri Çipi
- Gjergji Petro
- Lutfi Nuriu
- Pano Xhixho
Për postin e Presidentit të FSHF, është regjistruar kandidatura e z. Armand Duka, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës.
Gjithashtu, Komisioni zyrtarizoi listën e delegatëve të anëtarëve të FSHF-së për Asamblenë e datës 16.02.2026, në përputhje me numrin e delegatëve të përcaktuar në Vendimin Nr. 1, datë 03.12.2025.
Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të zhvillohet më 16 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Gjatë Asamblesë do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin e ri katërvjeçar.
Ky pritet të jetë mandati i shtatë për Dukën në krye të FSHF-së.
Eksperienca në FSHF:
2002 Zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit
2006 Ri- Zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit
2010 Ri- Zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit
2014 Ri- Zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit
2018 Ri- Zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit
2022 Ri- Zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit
Eksperienca në UEFA:
2004 – 2006 Anëtar i Komitetit të Federatave
2006 – 2008 Zv/kryetar i Komitetit të Federatave Kombëtare
2008 – 2013 Zv/kryetar i Komitetit të Kompeticioneve të Ekipeve Kombëtare
2013 – 2016 Zv/kryetar i Komitetit të Federatave Kombëtare
2016 – në vazhdim Zv/Kryetar i Komitetit HatTrick (I vetmi komitet në UEFA që merr vendime pa Komitetin Ekzekutiv dhe me portofolin më të lartë në UEFA)
2019 – në vazhdim Zv/Kryetar i Komitetit të Stadiumeve dhe Sigurisë
2019 – në vazhdim Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s
2023 – në vazhdim Zv.President i UEFA-s
2023 – në vazhdim Kryetari i Komitetit të Medias në UEFA
Eksperienca në FIFA
2008 – 2012 Anëtar i Komitetit të Federatave
2012 – 2017 Anëtar i Komitetit Organizator të Kupës se Konfederatave
2025 – në vazhdim Anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare në FIFA (Member Associations Committee)