Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 January 2026FaxWeb

Gjyqi në GJKKO për Gërdecin/ Mediu: Hiqni “letrën” e Shkëlzenit!

By: Fax Web
14 January 2026 at 13:48

Është zhvilluar disa  ore seance, për tragjedinë e Gërdecit ne Gjykatën e Posaçme. Seanca e ardhme u la më datë 22 janar.

Ne ketë seance Mediu dhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar që “faxi për Shkëlzenin” të mos merret si provë ose te kryhet ekspertimi i kaligrafisë.

“Është në proces si ministër mbrojte por prokuroria ka marre një vendim kunder Nato. Është hedhur ne opinionin publik për emra te ndryshme dhe pro të mos sjell letra te paverifkuara. Ose të hidhet poshtë ose të ekspertohet. Bumçi e ka quajtura mashtrim të bërë nga ish sekretarja. Të thërras çdo ministër që ka qenë para dhe pas meje, a ka qenë njeri nga sto që është marrë me distanca sigurie, sepse s’ka asnjë akt ligjor që të përfshin ministrin e Brendshëm. Ne kemi bërë edhe një kërkesë për ekspertët që kanë bërë ekspertizën e shpërthimit.
Nuk është gjetur sekretarja e Bumcit, ne e kërkuam sërish ish-sekretaren e Aldo Bumcit. Nëse është jashtë të gjendet, e kanë në TIMS; nëse është në Shqipëri ta gjejnë”, tha Mediu.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve.

“Kinezët na konsiderojnë si pika e mjaltit”, ambasada e SHBA reagon pas deklaratave të Ramës: Nxisim transparencën dhe drejtësinë për t’a bërë vendin tërheqës për investitorët

By: Fax Web
14 January 2026 at 13:46

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria është një vend me interes të madh për Kinën sa i përket çështjeve të energjisë.

Ambasada e SHBA vlerëson investimin e fundit të bërë nga kompania amerikane Clean VVorld Professional për ndërtimin e një parku Eolik në zonën e Tropojës me kapacitet 600 megavat.

Në të njëjtën kohë, ambasada vë theksin te nxitja e transparencës dhe drejtësisë në Shqipëri, për ta bërë vendin tërheqës për investimet amerikane.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret progresin në investimin e CËP-së, duke sjellë lidershipin amerikan në teknologjinë e energjisë në Shqipëri. Ne vazhdojmë të nxisim transparencë dhe drejtësi në mjedisin rregullator të Shqipërisë për ta bërë vendin më tërheqës për investitorët amerikanë”, thuhet në reagimin e Ambasadës

Teksa ishte i pranishëm në një ceremoni me kompaninë amerikane Clean VVorld Professional po zbaton projektin për ndërtimin e një parku Eolik në zonën e Tropojës me kapacitet 600 megavat, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama tha se kinezët ia kanë vënë syrin Shqipërisë.

“Po mos të ishte Shqipëria kaq e rëndësishme potencialisht, kinezët që janë civilizimi më i vjetër edhe tregtarët më të padiskutueshëm nuk do i kishin vënë syrin dhe nuk do e konsideroni Shqipërinë si “pikën e mjaltit” në gjithë Europën apo jo?”  deklaroi Rama.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

 

“Kush ka financuar Rithemelimin është pyetur”, Berisha reagon për hetimet e SPAK: Është politik, Basha i dha Escobarit listën me biznese që sponsorizuan

By: Fax Web
14 January 2026 at 13:44

Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha reagoi për hetimet e SPAK në lidhje me financimin e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, të cilin e cilësoi si hetim politik.

Kryedemokrati u shpreh se ai është i vetmi politikan i hetuar me hollësi brenda dhe jashtë vendit.

“Hetimi pasuror i Berishës është bërë me lupë, finalizuar dhe dërguar me kohë në gjykatë. Ky hetim politik që bënë s’ka asnjë lidhje me asnjë hetim pasuror të Sali Berishës dhe fëmijëve të tij. Është hetim i mirëfilltë politik. Unë kam thënë që prokuroria duhet të jetë e lirë dhe ne jemi të hapur për çdo hetim.  Lidhja është mashtrimi që ish xhelati i sigurimit të shtetit në bashkëpunim me Dumanin i bënë çështjes, asnjë lidhje. Për të justifikuar dhe janë primitivë… fakti që s’kanë çtë hetojnë është dëshmuese se po bëjnë hetim politikë. Hetimi pasuror i Berishës, jam i vetmi politikan i hetuar me hollësi brenda dhe jashtë vendit, çdo variant tjetër është mashtrim politik.

Është deklaruar çdo gjë dhe financimi çdo personi, nuk ka asgjë për të fshehur. Personat që kanë financuar e kanë deklaruar sapo janë pyetur. S’kam parasysh asnjë shifër. Di që në atë kohë Basha i dha listën Eskobarin dhe Kim listën e bizneseve që sponsorizoi Berishën”, u shpreh Berisha.

LISTA/ Nga Luis Enrique te Iraola, 7 emra për stolin e Manchester United

By: Fax Web
14 January 2026 at 13:44

Manchester United ka zgjidhur përkohësisht drejtimin e skuadrës, por mbi “Old Trafford” vazhdon të qëndrojë pezull një vendim madhor për të ardhmen afatgjatë të klubit.

Michael Carrick ka pranuar të marrë drejtimin e ekipit si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit, ndërsa drejtuesit e klubit – Ineos dhe familja Glazer – janë në kërkim të trajnerit të ri të përhershëm të “Djajve të Kuq”.

Pas periudhës zhgënjyese nën drejtimin e Ruben Amorim, presioni nga tifozët është rritur ndjeshëm dhe gabimet nuk tolerohen më.

Tregu i trajnerëve nuk ofron shumë zgjedhje të qarta, por disa emra interesantë mund ta rikthejnë Manchester United në rrugën e duhur.

Ja shtatë kandidatët kryesorë që po përfliten:

Michael Carrick

Ish-mesfushori i United e sheh pjesën e mbetur të sezonit si një provë reale. Nëse arrin rezultate pozitive, ai mund të bindë drejtuesit se është njeriu i duhur për postin. Megjithatë, bordi mbetet i kujdesshëm për të mos përsëritur gabimin e së kaluarës me Ole Gunnar Solskjaer.

Gareth Southgate

Emër i lidhur prej kohësh me stolin e United. Ish-trajneri i Anglisë është pa skuadër që nga largimi nga “Three Lions” në vitin 2024 dhe shihet si profil i përshtatshëm për të stabilizuar situatën. Tifozët dyshojnë se klubi po përgatit terrenin për ardhjen e tij, sidomos pas përfshirjes së Steve Holland në stafin e Carrick.

Luis Enrique

Një trajner i nivelit botëror, fitues i Champions League me Barcelonën dhe PSG-në. Aktualisht është ende nën kontratë me kampionët e Francës deri në fund të sezonit të ardhshëm, gjë që e bën transferimin të vështirë dhe të kushtueshëm, edhe pse në Francë përflitet për një sfidë të re në horizont.

Xabi Alonso

Vendimi për t’u larguar nga Real Madridi e ka futur papritur në listën e kandidatëve. Edhe pse nuk fitoi trofe në Madrid, puna e jashtëzakonshme te Bayer Leverkusen – me një sezon të brendshëm të pamposhtur dhe finalen e Europa League – e mban reputacionin e tij shumë të lartë.

Oliver Glasner

Që nga ardhja te Crystal Palace në vitin 2024, Glasner ka ndërtuar një emër të fortë në Premier League. Megjithëse forma e fundit e Palace ka rënë dhe eliminimi nga FA Cup ka qenë zhgënjyes, CV-ja e tij mbetet mbresëlënëse dhe një sfidë e re mund ta rikthejë në nivelin më të lartë.

Thomas Tuchel

Trajneri gjerman aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e Anglisë deri në përfundim të Kupës së Botës. Pas saj, ai do të jetë i lirë për një rikthim në futbollin e klubeve. I vlerësuar si “kandidat i jashtëzakonshëm” nga Wayne Rooney, Tuchel ka në CV edhe triumfin në Champions League me Chelsean.

Andoni Iraola

Spanjolli ka lënë përshtypje shumë pozitive me Bournemouth-in në Premier League. Stili i tij me presion të lartë dhe futboll agresiv shihet si pikërisht ajo që tifozët e United kërkojnë pas periudhës së zbehtë nën Amorim.

Imzot Mirosław Adamczyk emërohet Nunci i ri Apostolik në Shqipëri

By: Fax Web
14 January 2026 at 13:41

Ati i Shenjtë ka emëruar Nunc të ri Apostolik në Shqipëri Shkëlqesinë e Tij Imzot Mirosław Adamczyk, Arqipeshkëv titullar i Otrikolit, deri tani Nunc Apostolik në Argjentinë.

Imzot Mirosław Adamczyk lindi më 16 korrik 1962 në Gdańsk. Në vitin 1981 filloi studimet në Seminarin e Gdańsk. Ai u shugurua prift më 16 maj 1987 në Bazilikën e Shën Marisë në Gdańsk nga peshkopi dioqezan vendas Tadeusz Gocłowski .

Balla pret në Kuvend përfaqësuesen e diasporës shqiptare në Bavari

By: Fax Web
14 January 2026 at 13:34

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherësh drejtues politik i PS për Diasporën priti sot në një takim në ambientet e Kuvendit, Enkelejda Dajçin (Beqon), përfaqësuese e diasporës shqiptare në Landin e Bavarisë, Gjermani.

Balla vlerësoi lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit dhe punësimit në Gjermani, duke i konsideruar ato si faktorë kyç për integrimin dhe suksesin e shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje.

“Në Bavari jetojnë e punojnë rreth 18 mijë shtetas shqiptarë, ndaj vlerësojmë lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit, punësimit. Gjithashtu në universitetet e Bavarisë studiojnë afro 800 studentë shqiptarë”, u shpreh Balla.

Takimi u konsiderua një dëshmi e rëndësisë që institucionet shqiptare i kushtojnë diasporës dhe forcimit të lidhjeve me komunitetet shqiptare jashtë vendit.

Arratisja spektakolare e Altin Ndocit, reagon Drejtoria e Burgjeve: IEVP Durrës nuk na ka informuar për shoqërimin e tij në spital

By: Fax Web
14 January 2026 at 13:30
Reagimi i Drejtorisë së Burgjeve:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal Durrës, më datë 13.01.2026, ku është arratisur i paraburgosuri Altin Ndoci, sqarojmë sa vijon:
Shtetasi Altin Ndoci ka qenë i akomoduar në IEVP Durrës që prej datës 20.05.2020, me masë sigurimi “arrest me burg”. Me vendimet Nr. 82, datë 21.07.2020; Nr. 42, datë 17.05.2022; dhe Nr. 86, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” për veprat penale: vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, armëmbajtje pa leje, organizatë kriminale, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/1, 28/4, 333 dhe 334 të Kodit Penal.
Më datë 13.01.2026, i paraburgosuri ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili ka rekomanduar konsultë me mjek kirurg. Në vijim, nga strukturat përkatëse të IEVP Durrës (shërbimi shëndetësor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor) janë hartuar aktet përkatëse dhe është planifikuar shoqërimi për vizitë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, sipas itinerarit: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP, brenda së njëjtës ditë.
I paraburgosuri është paraqitur në pavionin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor. Pas vizitës mjekësore nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, shtetasi Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, por gjatë këtij momenti ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit, duke arritur të arratiset.
Nga verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.
Nisur nga të dhënat paraprake, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt ligjor dhe administrativ, konkretisht:
• z. Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP Durrës;
• z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
• z. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
• znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
• z. Aulon Quku – Kryeinfermier;
• z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.
Referuar ngjarjes dhe veprimeve të ndërmarra Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, nën drejtimin Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është vendosur ndalimi i shtetasve të mëposhtëm:
• Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;
• Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon me marrjen e të gjitha masave të nevojshme ligjore dhe administrative, si dhe me forcimin e protokolleve të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

“Edhe nëndrejtori i burgut të Durrësit e ka vëllain në arrati”, DEKLARATA e Nokës: Juli Agasi është kushëriri i Ergysit!

By: Fax Web
14 January 2026 at 13:04

Pas arratisjes së të paraburgosurit për vrasje Altin Ndoci nga spilati i Durrësit, një denoncim ka ardhur nga deputeti Flamur Noka, i cili vë në shënjestër kupolën drejtuese të qendrës së burgut të Durrësit.

Noka shkruan se nëndrejtori i burgut të Durrësit Juli Agasi, është vëllai i Eno Agasit e rrjedhimisht kushërinj të biznesmenit të shpallur në kërkim Ergys Agasit.

Më tej Flamur Noka vijon të thotë se dhe vetë drejtori Indrit Cërrloj është emërim direkt i Ergys Agasit.

Edhe nëndrejtori i burgut e ka vëllain në arrati

Nëndrejtori i burgut të Durrësit quhet Juli Agasi.

Është vëllai i Eno Agasit, person në kërkim nga Policia e Shtetit pasi mori verërat e shtrenjta të Ramës dhe ia mbathi. Të dy janë kushërinj të Ergys Agasit.

Drejtori i burgut Indrit Cërrloj është emërim direkt i Ergys Agasit. Si drejtori dhe nëndrejtori i Burgut #Durrës janë emëruar nga Gysi.

Në foto dallohet i burgosuri Altin Ndoci teksa merr arratinë”, shkruan Flamur Noka.

.

Ish-presidenti Meta në burg prej më shumë se një viti/ “S’është marrë asnjë masë”, Blushi: Nuk zbatohet asnjë rekomandim i Avokatit të Popullit

By: Fax Web
14 January 2026 at 12:52

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, denoncoi sot gjatë një konference për mediat shkelje të rënda ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i paraburgosur prej 21 tetorit 2024 me urdhër të SPAK.

Blushi theksoi se edhe pse Avokati i Popullit ka bërë një raport dhe ka dhënë rekomandime për rastin e Metës, asnjë prej tyre nuk është zbatuar deri më tani.

“S’është marrë asnjë masë. I jam drejtuar Ministrit të Drejtësisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, por nuk ka pasur asnjë përgjigje. Asnjë rekomandim i Avokatit të Popullit nuk është zbatuar”, tha Blushi.

Ai shtoi se komunikimi me Metën është i pamundur, pasi SPAK nuk lejon takime as me deputetë dhe eurodeputetë, ndërkohë që ligji dhe konventat ndërkombëtare garantojnë këtë të drejtë.

“Më nuk kontaktoj dot me zotin Meta. As deputetët, as eurodeputetët nuk mund të takohen me të. Edhe tek ajrosja janë vendosur kufizime; të gjithë të paraburgosurit e bëjnë çdo ditë, kurse zoti Meta është i vetmi që nuk e bën”, u shpreh Blushi.

Kreu i Partisë së Lirisë vijon të mbahet në kushte të rënda izolimi, ndërkohë që mbrojtësit e tij kërkojnë zbatim të të drejtave të garantuara nga ligji dhe konventat ndërkombëtare.

SHBA “i shtrin dorën” Kosovës: Gati të rinisim dialogun strategjik, por me kushte…

By: Fax Web
14 January 2026 at 12:48

Washingtoni është i gatshëm të të forcojë partneritetin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe të rifillojë Dialogun Strategjik mes dy vendeve, e këtë e pohoi ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, e cila theksoi megjithatë se realizimi i këtij synimi do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës, të cilat “çojnë përpara agjendën e përbashkët për paqe dhe stabilitet rajonal”, si dhe “prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”.

Ekzekutivi i ri i Kosovës, që pritet të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi mbi 51 për qind të votave.

Kurti e ka bërë të qartë se synon që institucionet e reja të krijohen sa më parë, pa vonesa.

Numërimi i votave përfundoi më 9 janar, por procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht, për shkak të afateve ligjore për ankesa dhe certifikimin e rezultateve. Gjatë mandatit të mëparshëm,

Qeveria e tij ishte përballur shpesh me kritika nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht për shkak të veprimeve që janë cilësuar si të pakoordinuara dhe të njëanshme.

Nga mbyllja e shumicës së institucioneve serbe në Kosovë deri te heqja e dinarit serb nga përdorimi, këto veprime janë parë si të dëmshme për komunitetin serb dhe si faktor që ka rritur tensionet në veri të vendit.

Kritikat kanë shkuar deri në atë pikë sa është folur edhe për lëkundje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Me sa duket, tani po shpresohet në një ndryshim qëndrimi, pasi edhe Kurti vetë ka insistuar vazhdimisht se SHBA-ja mbetet partneri kryesor i Kosovës, ndonëse ka pranuar se ekzistojnë dallime në qasje për disa çështje.

 

Kishte hyrë të grabiste një banesë, arrestoohet 46-vjeçari në Peqin

By: Fax Web
14 January 2026 at 11:46

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje në një banesë në lagjen “Xhami”, organizuan menjëherë punën dhe shkuan në adresën e dhënë, për verifikimin e rastit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në flagrancë në banesën e shtetases E. T., ku kishte hyrë për të vjedhur dhe u arrestua shtetasi:

A. R, 46 vjeç, banues në lagjen “Xhami”, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, para një kohe të shkurtër nga kapja në flagrancë, ka vjedhur një armë gjahu dhe disa sende në banesën e shtetases E. T.

Mjeti (darë) që dyshohet se i arrestuari e përdorte për të kryer vjedhjet dhe sendet e vjedhura të cilat u gjetën në banesën e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Avokati i Metës ngre akuza për shantazh dhe shkelje të standardeve të paraburgimit

By: Fax Web
14 January 2026 at 11:33

Ka nisur konferenca për mediat e mbrojtësve ligjorë të Presidentit Meta, Av. Kujtim Cakrani dhe Av. Gylsen Zhllima.

Gjatë fjalës së tij avokati Kujtim Cakrani ngriti shqetësimet për situatën në të cilën ndodhet Meta në paraburgim, duke thënë se është shkelur ligji, dhe se ndaj Metës është hedhur “balë’” e janë bërë sulme pa fund.

“Nuk i jepet mundësia që të komunikojë me qytetarët, me bashkëpunëtorët. Por problemi është që hetimit kanë përfunduar në datën 4 gusht në 2025 dhe prej kësaj date zoti Meta është në seancë paraprake. Ne sot jemi plot 4 muaj e gjysmë dhe nuk kemi nisur seancën paraprake që do të thotë është një shkelje e rëndë. Kjo ka rënduar pozitën e drejtësisë që është kthyer në drejtësi inkuizitore. Ne kemi bërë kërkesë për zëvendësimin e masës duke marrë parasysh të gjitha rrethanat në momentin ku ndodhet çështja. Gjyqtarja Irena Gjoka është në hall të madh, sepse është e kapur dhe e shantazhuar. Por ne do vazhdojmë betejën ligjore. Presidenti Meta sot është në kushte paraburgimi që kanë kaluar çdo standard ligjor dhe human”, tha ai.

Mbi 2 mijë viktima nga trazirat dhe protestat në Iran, paralajmëron Izraeli: Jemi në gatishmëri për çdo skenar

By: Fax Web
14 January 2026 at 11:15

Situata në Iran vijon të mbetet e tensionuar. Mbi 2 mijë persona kanë humbur jetë si pasojë e përshkallëzimit të protestave dhe shtimit të presionit nga qeveria iraniane ndaj protestuesve iranianë. Ndërkohë Izraeli nga ana e tij ka thënë se është në gatishmëri, përballë tensioneve në Iran.

“Ushtria izraelite thotë se vazhdon të jetë “në gatishmëri për skenarë të papritur” për shkak të trazirave të vazhdueshme në Iran. Protestat në Iran janë një çështje e brendshme”, tha zëdhënësja e ushtrisë izraelite, Gjeneral Brigade Effie Defrin, në një reagim në platformën X.

Kujtojmë se Izraeli sulmoi Iranin në qershor, duke rezultuar në një luftë 12-ditore që vrau gati 1,200 iranianë dhe dhjetëra izraelitë.

Gjatë javës së kaluar, Irani ka kërcënuar të sulmojë Izraelin nëse ky i fundit ose Shtetet e Bashkuara ndërmarrin sulme.

Situata aktuale në Gjirokastër

By: Fax Web
14 January 2026 at 11:00

Sipas raportimeve, ditën e sotme vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e rrugëve dhe largimin e dherave në të gjithë qarkun:

Gjirokastër: Punime në njësinë Qytet (lagjet Granicë e Sipërme, Zinxhia, Pazar i Vjetër) dhe në njësinë Lunxëri (Dhoksat, Gjatë, Këllëz, Qestorat). Pastrime rrugësh edhe në Lazarat.

Libohovë: Rrugët hyrëse të Zhej, Lliar dhe Topovë mbeten të bllokuara, në pritje të raportit të gjeologëve.

Memaliaj: Një rrugë e brendshme mbetet e bllokuar, punimet do të kryhen ku nuk ka rrezik.

Dropull: Problematik dëmtimi i urës së Glinës nga shirat e fundit.

Përmet: Kalim i kufizuar në aksin Përmet – Dogana e Tre Urave; punime në fshatrat Bual, Hotovë, Mokricë, Kosovë, Tremsht dhe njësinë Piskovë për pastrimin e rrugëve.

Këlcyrë: Rrugët e pastruara, infrastruktura funksionon normalisht; vazhdon vlerësimi i dëmeve.

Tepelenë: Rruga Subash – Hormovë nuk lejon qarkullimin e mjeteve të rënda; punime për drenazhimin e ujërave dhe stabilizimin e tokës në Hormovë. Energjia elektrike furnizohet normalisht në të gjithë qarkun, ndërsa nivelet e lumenjve Vjosë dhe Drino janë normale.

​Sorensen viziton sot Kosovën, takohet me Osmanin

By: Fax Web
14 January 2026 at 10:34

Peter Sorensen – i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – ka mbërritur në Prishtinë të enjten në mëngjes, për takime me udhëheqës të vendit, para se ta vizitojë edhe Serbinë në përpjekje për të shënuar përparimin në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.

Sorensen u pa duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës herët në mëngjes, ku pritet të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

I dërguari i bllokut gjithashtu do të pritet në një takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në orën 10:00. Më pas, ai do të ketë takim edhe me opozitën kosovare.

Pas takimeve në Prishtinë, Sorensen do udhëtojë drejt Beogradit për takime me udhëheqës të Serbisë.

Vizita e tij në Kosovë vjen në një kohë kur vendi është në pritje të themelimit të institucioneve të reja shtetërore pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit – të cilat i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit.

Kjo do të jetë vizita e tij e parë qëkurse iu vazhdua mandati edhe për dy vjet të tjera si i dërguar për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje.

Gjatë mandatit të parë, ai zhvilloi vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh, të cilat nuk dhanë fryt.

Mungesa e përparimit në dialog gjatë kësaj kohe iu atribuua kryesisht zhvillimeve të brendshme politike në Kosovë dhe Serbi, e jo mungesës së angazhimit të ndërmjetësit evropian.

Pak njerëz në Bruksel besojnë se Kosova dhe Serbia do të jenë të gatshme të angazhohen së shpejti në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Besohet se Kaja Kallas, e cila ende nuk ka ndërmjetësuar ndonjë rund dialogu në nivelin më të lartë politik, do të përpiqet të arrijë diçka në Ballkanin Perëndimor, pas një fillimi të vështirë që ka pasur si diplomate kryesore e BE-së.

Marrë parasysh se Brukseli është anashkaluar shpesh në çështje si: bisedimet për paqe për Ukrainën, lufta në Gazë dhe situata në Iran, zyrtarët e BE-së thonë me shaka se arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë “fryti më i lehtë” që mund ta arrijë blloku në këtë moment.

Kosova dhe Serbia veçse arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, më 2023, por nuk janë duke e zbatuar atë.

Edhe pse marrëveshja nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian këmbëngul se ajo është e detyrueshme për të dyja palët.

Kjo marrëveshje prej 11 nenesh, ndër tjerash, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut 15-vjeçar.

Arratisja e Altin Ndocit çon në arrestime: Zbardhen emrat e personave të ndaluar

By: Fax Web
14 January 2026 at 10:22

Jane zbardhur emrat e personave të arrestuar pas arratisjes së Altin Ndocit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme.

Bëhet fjalë për:

-Aulon Çuko- Kryeinfermieri
-Desdemon Pazaj, zëvendës shefi i policisë
-Efektivët: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela
-Violeta Uka

Baçi është person nën hetim nga SPAK, pasi njihet edhe si polici i cili i dha kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, në momentin që ndodhej në automjetin me të cilin po transportohej nga paeraburgimi i Durrësit në Apelin e GJKKO ku do të njihej me masën e sigurisë.

Ngjarja:

Altin Ndoci, një prej emrave më të shumëpërfolur të botës së krimit i pandehur në procesin “Plumbi i Artë” dhe i cilësuar si vrasësi me pagesë i organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, u arratis të martën nga ambjentet e spitalit rajonal në Durrës.

Ai ishte shoqëruar nga punonjësit e policisë së Burgjeve për vizita mjekësore në repartin Infektiv në dhomën e posaçme ku trajtohen të paraburgosurit apo të dënuarit, për shkak se kishte shfaqur probleme me veshkat. Bashkë me Ndocin për vizitë në spital ndodhej edhe një i paraburgosur tjetër.

Burimet thonë se një moment ka kërkuar të shkojë në tualet ku aty ka goditur një nga 3 punonjësit e policisë së burgjeve dhe është larguar.

Mësohet se një nga policët ka qëlluar në ajër teksa ndiqte Ndocin, por ai është larguar me shpejtësi sikurse shihet edhe në këto pamje….

Në parkimin e spitalit atë e priste një Audi të bardhë, A7,  me targa AA700RS dhe sapo është ngjitur në të, mjeti ka lëvizur në drejtim të Spitallës duke humbur më pas çdo gjurmë.

I riu me origjinë nga Puka dhe banim në Tiranë, është arrestuar nga SPAK në Tiranë 6 vite më parë gjatë operacionit “Plumbi i Artë” dhe akuzohet vrasje me pagesë. Ai akuzohej në këtë të këtij procesi për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit, ngjarje ne të cilën e implikoi vrasësi me pagesë Nuredin Dumani që mban statusin e të penduarit të drejtësisë.  Për të kryer këtë vrasje ai ishte rekrutuar nga Talo Cela, dikur mik e më pas armik me Nuredin Dumanin.

Pas përplasjes së dy miqve, Dumani veproi për llogari të Erion ALibej, kundërshtar me Çopjat, ndër4sa Talo Cela për llogari të Franc e Hajdar Copjas.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Ndoci kishte vepruar si vrasës për llogari të organizatës Çopja. Ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Pleshtat ndërpresin seancën: Shtyhet gjyqi ndaj Franc Çopjes në Belgjikë

By: Fax Web
14 January 2026 at 10:19

Gjyqi kundër kriminelit shqiptar të drogës, Franc Çopja, i njohur me emrin Franc Gergely, që po zhvillohej në ndërtesën Justitia në Evere, u ndërpre për 24 orë të hënën për shkak të pranisë së pleshtave në sallën e gjyqit. Një nga anëtarët e jurisë vuri re një plesht që i zvarritej të akuzuarit në krah. Pas pushimit të drekës, kryetarja e trupit gjykues vendosi të shtyjë seancën “për të marrë masat e nevojshme”.

“Kjo po shkon shumë larg,” deklaroi kryetarja e trupit gjykues, Isabelle de Saedeleer, duke iu referuar problemeve të shumta me të cilat përballet sistemi i drejtësisë. “Nuk dua të vë askënd në rrezik, as anëtarët e jurisë, as avokatët, as të pandehurit, askënd,” shtoi ajo, duke justifikuar shtyrjen e seancës. Gjykata u këshilloi të gjithë të përfshirëve që të lajnë rrobat e tyre në 60 gradë ose t’i vendosin në frigorifer.

Sistemi i drejtësisë belge në krizë
Sipas mediave belge, sstemi i drejtësisë në Belgjikë po përballet me vështirësi serioze, ndërsa vendi duket se po humbet terren në luftën kundër drogës. Gjykatat e mbingarkuara dhe burgjet e mbipopulluara po nxisin shqetësime se situata po del jashtë kontrollit.

Gjyqi i Franc Gergely (Çopja) dhe 8 të pandehurve të tjerë nisi më 5 janar. Ata akuzohen për vrasjen e Ardit Spahiut më 27 nëntor 2020 në Molenbeek. Të dy klanet mafioze përmenden në hetimet për trafikim të gjerë të kokainës. Hetuesit arritën të identifikojnë të dyshuarit pasi depërtuan në shërbimin e mesazheve të koduara Sky ECC.

Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës, shkak çadra e ngritur poshtë kryeministrisë: Do më merrni dhe shpirtin tani?

By: Fax Web
14 January 2026 at 09:47

Adriatik Lapaj është përplasur sërish me forcat e policisë mbrëmjen e djeshme. Shkak, ashtu si dhe herët e tjera, është bërë çadra e ngritur me plasmas nga protestuesit me qëllim për të qenë të mbrojtur nga i ftohti gjatë natës.

Përsëri Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij, të cilët që prej 8 dhjetorit qëndrojnë në shenjë proteste poshtë kryeministrisë, janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit.

Shkak, ashtu si dhe herët e tjera, është bërë çadra e ngritur me plasmas nga protestuesit me qëllim për të qenë të mbrojtur nga i ftohti gjatë natës.

Siç shihet nga pamjet, Lapaj numëron rreth 25 policë, mes tyre dhe efektivë të “Shqiponjave”. Efektivët kanë tërhequr plasmasin dhe njëkohësisht kanë rrëzuar në tokë karrige e sende të protestuesëve. Kjo ka ngjallur reagim si nga Lapaj ashtu dhe nga mbështetësit e tij. Por ngjarja situata është mbyllur pa shumë tensione.

Në një moment, Adriatik Lapaj u kërkon policëve që të largohen pasi morën plasmasin, ndërsa i revoltuar i thotë “Doni të më merrni dhe shpirtin tani?

Protestuesit akuzojnë drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama si personi që u jep urdhra Policisë së Shtetit për të prishur qëndresën poshtë zyrës së tij.

Adriatik Lapaj ka nisur të protestojë poshtë kryeministrisë që prej datën 8 dhjetor teksa me një karrige në dorë dhe i vetëm u pozicionua në trotuarin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Atij iu bashkuan në qëndresën pa ndalim mbështetës e anëtarë të “Shqipëria Bëhet” të motivuar nga qëllimi për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Trump paralajmëron Iranin: SHBA do të marrë masa shumë të forta nëse ekzekutoni protestuesit

By: Fax Web
14 January 2026 at 09:41

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se Uashingtoni do të ndërmarrë “masa shumë të forta” nëse Irani ekzekuton protestuesit që kanë dalë në rrugë kundër qeverisë.

Gjatë një fjalimi në Michigan, Trump u bëri thirrje qytetarëve iranianë të vazhdojnë protestat dhe të “marrin kontrollin e institucioneve”, duke theksuar se përgjegjësit për dhunën ndaj protestuesve “do të paguajnë një çmim shumë të lartë”.

“Për të gjithë patriotët iranianë, vazhdoni të protestoni”, deklaroi ai, duke shtuar se SHBA-të do të qëndrojnë në krah të civilëve që kundërshtojnë regjimin në Teheran.

I pyetur nga CBS News për deklaratën se “ndihma është duke ardhur”, Trump tha se bëhet fjalë për mbështetje në forma të ndryshme, përfshirë ndihmën ekonomike, por theksoi se SHBA-të nuk do ta ndihmojnë qeverinë iraniane.

Presidenti amerikan foli gjithashtu për vdekjet gjatë protestave, duke i cilësuar si “një numër mjaft i konsiderueshëm”. Lidhur me raportet se disa protestues mund të ekzekutohen të mërkurën, Trump ishte i prerë: “Nëse ata bëjnë një gjë të tillë, SHBA-të do të reagojnë me masa shumë të forta.”

Qarku i Shkodrës drejt përmirësimit/ Përmbytjet, në Obot ka rënie të nivelit të ujit

By: Fax Web
14 January 2026 at 09:39

Nga monitorimi i vazhdueshëm gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet më e përmirësuar krahasuar me ditën e djeshme, me ulje të niveleve të ujit në zonat e prekura.

Në zonën Obot, është konstatuar rënie e nivelit të ujit. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore paraqet prezencë uji rreth 90 cm, nga 100 cm që ishte një ditë më parë, duke shënuar ulje rreth 10 cm. Aksi vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Mjetet e Bashkisë Shkodër dhe strukturave mbështetëse qëndrojnë edhe sot në Obot, në gatishmëri të plotë për çdo nevojë dhe për garantimin e aksesit dhe ndihmës ndaj banorëve. Varkat janë prezente edhe sot në terren, për të garantuar transportin dhe ndërhyrjen në rast nevoje.

Në Obot ka banesa me prezencë uji në oborre, ndërsa deri në këto momente nuk ka raportime për prezencë uji në brendësi të banesave.

Në Njësinë Administrative Dajç, në zonën Urrelat – Shirq, është konstatuar ulje e nivelit të ujit rreth 10 cm krahasuar me ditën e djeshme. Vijon të ketë prezencë uji në kanalet kulluese të tokave bujqësore, por pa depërtim në banesa.

Sipërfaqja e tokës bujqësore me prezencë uji (ha):

Dajç: 80 ha

Velipojë: 100 ha

Ana e Malit: 530 ha

Bërdicë: 50 ha

Totali: 760 ha

Situata paraqitet e qëndrueshme dhe në përmirësim, ndërsa monitorimi në terren vijon pa ndërprerje nga strukturat përgjegjëse.

❌
❌