Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 2025FaxWeb

VIDEO/ Shija e fitores zgjati pak, plagoset në aksident boksieri i njohur! Vdesin 2 persona

By: Fax Web
29 December 2025 at 16:50

Boksieri britanik Anthony Joshua është përfshirë në një aksident automobilistik në Nigeri, ku dy persona kanë humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në mëngjes në autostradën Ogun–Lagos.

Sipas policisë lokale, Joshua është dërguar në spital pas aksidentit.

Fillimisht autoritetet kanë bërë me dije se ai ka pësuar lëndime të lehta dhe gjendja e tij është e stabilizuar.

Dyshohet se automjeti ku ndodhej Joshua është përplasur me një kamion gjatë një parakalimi, ndërsa ishte mbi kufirin e lejuar të shpejtësisë.

Joshua ndodhej në sediljen e pasme të mjetit në momentin e aksidentit. Mediat lokale raportojnë se kamioni ishte i qëndruar në momentin e përplasjes.

Ende nuk janë bërë të ditura identitetet e dy personave që humbën jetën. Po ashtu, nuk ka informacion zyrtar mbi natyrën e saktë të dëmtimeve të Joshua. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe numrin e të lënduarve të tjerë.

VIDEO/ Për herë të dytë rradhazi! Goli i Muçit shpallet “Goli i Muajit” në Turqi

By: Fax Web
29 December 2025 at 16:41

Ernest Muçi ka shkëlqyer në muajin nëntor dhe dhjetor me Trabzonsporin.

Formë e shkëlqyer nga sulmuesi i Kombëtares, që së fundmi fitoi edhe çmimin e dytë radhazi për “Golin e Muajit” në Turqi.

Për muajin dhjetor është vlerësuar goli i dytë i shënuar nga ana e tij ndaj Goztepes. Një realizim mjaft i bukur, që erdhi pas krosimit nga goditja e dënimit.

Muçi e gjuajti topin në ajër, dhe e kapi të papërgatitur trajnerin rival pasi kaloi mes këmbëve të dy lojtarëve.

 

Muçi është lojtari momentit te Trabzonspori. Dhe pse nuk luan si sulmues, ka realizuar në pesë ndeshje radhazi ku në dy prej tyre kanë qenë dopieta.

LEXO EDHE: Thelbësor për Trabzonspor, por klubit turk i duket shumë kjo shifër për Muçin

Meta padit në SPAK Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve: Persekutim politik, janë shkelur të drejtat e njeriut

By: Fax Web
29 December 2025 at 16:30

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kallëzuar penalisht në SPAK Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose.

Në padi, ndër të tjera thuhet se, prej datës 23 tetor 2024, ditë kur ish-presidenti u fut në qeli, “autoritetet e këtij institucioni kanë përdorur mënyra nga më të ndryshmet për ndalimin e ushtrimit të aktiviteteve sportive, takimet me anëtarët e kryesisë së Partisë së Lirisë, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, eurodeputetëve, takime apo komunikime me mediat, si dhe ndalimin e përdorimit të çdo forme argëtimi”.

“Pra ndaj politikanit, presidentit të Partisë së Lirisë, është përdorur persekutimi politik, por jo vetëm; atij i janë shkelur dhe mohuar liritë dhe të drejtat të cilat janë të garantuara në Kushtetutën e Shqipërisë, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, gjithashtu edhe të drejtat e sanksionuara nga Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës”.

Ish-presidenti e akuzon kreun e Burgjeve për shpërdorim detyre si dhe për vepra të tjera penale që mund të dalin gjatë hetimit.

Në fillim të muajit dhjetor, një inspektim i Avokatit të Popullit mbi kushtet e paraburgimit të Ilir Metës, pas ankesës së tij, evidentoi një sërë problematikash që lidhen me trajtimin e ish-presidentit në qeli. Sipas raportit zyrtar, Meta nuk po trajtohet në përputhje me standardet e parashikuara nga ligji.

Pjesë nga padia:

PRAKTIKA E GJYKATËS SË STRASBURGUT (GJEDNJ)

  1. Ilgar Mammadov kundër Azerbajxhanit

Gjykata ka theksuar se: përdorimi i masave të ndalimit për qëllime politike dhe kufizimi i veprimtarisë publike të opozitës përbën shkelje të nenit 5 dhe 18 të KEDNJ.

Analoge me rastin konkret, ku kufizimet nuk justifikohen me nevoja procedurale.

  1. Selahattin Demirtaş kundër Turqisë (nr. 2)

Gjykata konstatoi:

ndalimi i komunikimit dhe veprimtarisë politike të një lideri opozitar në paraburgim cenon pluralizmin demokratik.

Rasti aktual përfshin kufizime të ngjashme ndaj një figure politike opozitare.

  1. Mehmet Hasan Altan kundër Turqisë

GJEDNJ thekson se:

paraburgimi nuk mund të përdoret për të heshtur mendimin politik dhe lirinë e shprehjes.

Ndalimi i komunikimit me media bie drejtpërdrejt nën këtë praktikë.

  1. Yankov kundër Bullgarisë

Gjykata ka sanksionuar:

censurimin dhe kufizimin disproporcional të komunikimit të personave të ndaluar.

Kufizimet absolute pa vendim individual përbëjnë shkelje të nenit 10 KEDNJ.

  1. Kudła kundër Polonisë

GJEDNJ thekson:

shteti ka detyrim pozitiv të sigurojë kushte dhe trajtim në përputhje me dinjitetin njerëzor për personat në paraburgim.

Përfshin edhe respektimin e lirive themelore.

KONKLUZION

Mosveprimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve: nuk është thjesht keqadministrim; përbën sjellje të qëllimshme dhe të vazhdueshme; bie ndesh me Kushtetutën, ligjin dhe jurisprudencën evropiane; ekspozon shtetin shqiptar ndaj përgjegjësisë ndërkombëtare.

KËRKESË

Në përfundim, kërkojmë: Regjistrimin e procedimit penal; Hetimin e plotë të veprimeve dhe mosveprimeve; Verifikimin e përgjegjësisë penale të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve; Marrjen e masave për ndalimin e shkeljeve të vazhdueshme.

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, plagosen dy të rinj

By: Fax Web
29 December 2025 at 16:21

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Kamenicë.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, auto mjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në tokë bujqësore ndërsa brenda tij ndodheshin një djalë e një vajzë.

Ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore nga ku mësohet se, fatmirësisht, janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

EKSKLUZIVE/ Rrokadë në Policinë e Shtetit, ikën drejtori i Lezhës dhe jo vetëm… (EMRAT)

By: Fax Web
29 December 2025 at 16:10

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë Lezhë, Altin Mena dhe zëvendës Drejtori i Drejtorisë për rendin dhe sigurinë publike në këtë drejtori, Taulant Gjoka.

Burime për gazetaren Vanesa Rrahmani bëjnë me dije se shkarkimet kanë ardhur si pasojë e performancës së dobët. Proces i cili do të vazhdojë për të gjitha drejtoritë vendore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena, dhe të zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në DVP drejtues Kujtim Gjoka.

Po me të njëjtin motivacionin janë shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz, Besmir Dervishi, mëson Fax News.

Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës.

Ndërsa Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër.

Mariglen Duçi, shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Kukës.

Besmir Dervishi, shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.

Ervis Gjoshi, eshte emëruar shef i komisariatit në Dibër.

Sentilian Ndreu, emërohet përkohësisht, shef i Komisariatit nr. 5.

Ndërkohë priten lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit.

FOTO/ Zgjedhjet në Kosovë, këta janë më të votuarit për secilën parti

By: Fax Web
29 December 2025 at 16:01

Prej orës 12:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur numërimin e votave për kandidatët për deputetë.

Deri në këto momente, sipas rezultateve të përditësuara nga KQZ, kandidatët nga Lëvizja Vetëvendosje kryesojnë sa i përket numrit të votave të marra.

Në vijim i gjeni edhe grafikisht, për katër partitë politike, pesë kandidatët më të votuar nga zgjedhjet nacionale të mbajtura dje.

Të dielën në mbrëmje është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve për subjektet politike në 2,557 vendvotime ku është zhvilluar votimi i rregullt, ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në një konferencë për media.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezit, të gjitha materialet zgjedhore janë tërhequr nga vendvotimet dhe janë vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit në 38 komunat e vendit.

Lëvizja Vetëvendosje i fitoi këto zgjedhje duke marrë 49.3% të votave dhe duke siguruar 56 mandate në parlament, 8 më shumë sesa në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Pas LVV-së renditet Partia Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Bedri Hamza me 21.01% dhe në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me kryetar Lumir Abdixhiun, i cili ka arritur të sigurojë 13.59%.

Pjesë e rëndësishme e projektit të klubit, Juventus rrit ofertën për yllin turk

By: Fax Web
29 December 2025 at 15:57

Juventusi po punon për rinovimin e kontratës me yllin turk Kenan Yildiz, duke rritur ofertën ekonomike.

Klubi torinez synon të bindë talentin turk të firmosë një marrëveshje të re, duke e konsideruar pjesë qendrore të projektit të saj.

Oferta e re e Juventusit parashikon një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon dhe kontratë deri në vitin 2031. Më parë, klubi kishte ofruar 4.5 milionë euro në vit, shifër që nuk ishte konsideruar e mjaftueshme për rinovimin.

Me këtë propozim, bardhezinjtë synojnë ta bindin Yildiz të refuzojë interesimin e disa klubeve të mëdha europiane, përfshirë Real Madridin.

Edhe pse marrëveshja nuk është mbyllur ende, negociatat konsiderohen në fazë konkrete.

Spalletti e sheh Yildiz si një lojtar me rol të rëndësishëm në fushë.

Nën drejtimin e tij, Yildiz ka regjistruar 5 gola dhe ka dhënë 2 asiste.

“Ramaduro e ka shndërruar procesin në një farsë”, Berisha përshëndet zgjedhjet në Kosovë: Frymëzim për shqiptarët në Shqipëri

By: Fax Web
29 December 2025 at 15:51

Kryetari i PD-së, Sali Berisha uron kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti për suksesin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha e quan procesin e mbajtur në Kosovë “një sukses frymëzues për Shqipërinë”, ku sipas tij, armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.

Berisha uroi edhe forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit.

“Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor.

Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.

Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.

Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve!”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE: Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ publikon përditësimin e fundit, LVV siguron 49.30% të votave, ja si renditen partitë e tjera

“Përgjegjëse, kunata e…”/ Vlora pa ujë, Berisha publikon videon e “qytetarit digjital”: Vodhën materialet…

By: Fax Web
29 December 2025 at 15:37

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama mbi atë se çfarë po ndodh në Vlorë, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, vjen edhe kundërpërgjigja në distancë nga kryetari i PD, Sali Berisha.

Përmes një mesazhi denoncues nga qytetari digjital, Berisha thotë se ndryshe nga sa përpiqet ta shesë Rama situatën, e vërteta është krejt tjetër.

Teksa i referohet mesazhit qytetarit digjital, Berisha shkruan se, vjedhja e materialeve të ujësjellësit, tubave dhe makinerive në magazinë, është shkaku i mungesës së ujit në Vlorë.

Milani i pamëshirshëm para portës me “snajperin” e tij, një gol çdo dy goditje

By: Fax Web
29 December 2025 at 15:02

Konkretësia është një nga shtyllat e futbollit të Massimiliano Allegrit, filozofia ku mjafton një top për të vendosur një ndeshje.

Milani i këtij sezoni e ka përvetësuar plotësisht këtë mësim dhe është ndër skuadrat më efikase të Serie A.

Në 5 nga 16 ndeshje të kampionatit, kuqezinjtë kanë shënuar që në goditjen e parë drejt portës: Saelemaekers kundër Napolit dhe Parmës, Rafa Leão kundër Pisa, Ricci kundër Atalantës dhe Rabiot kundër Torinos.

Milani ka përqindjen më të lartë të realizimit në Serie A, 12.6%, e barabartë me Interin. Por protagonisti absolut është Christian Pulisic: 8 gola me 11 goditje drejt portës (16 gjithsej).

Një shifër “e çmendur”; një gol çdo dy goditje (50%), që shkon në 73% për goditjet në kuadrat, nivel i barabartë vetëm me Rasmus Højlund të Napolit (73.3%).

Edhe më mbresëlënëse janë minutat: nga 1440 të mundshme, Pulisic ka luajtur vetëm 595.

Me 10 kontribute në gola (8 gola + 2 asiste), ai shënon një gol çdo 74 minuta.

Numra “snajperi” me të cilët Milani mund të vazhdojë të ëndërrojë.

Vlora pa ujë, Rama: Në 2009-10 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve

By: Fax Web
29 December 2025 at 14:49

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar nga qytetarët e Vlorës dje dhe sot pas disa ditësh pa ujë.

Rama ka publikuar pamje nga transportimi i pajisjeve të nevojshme të nisura nga Stambolli që do të shërbejnë për të rikuperuar dëmin e ndodhur në tubacionin kryesor që furnizon me ujë qytetin.

Në reagim, kryeministri thotë se pjesët hidraulike aktuale janë instaluar në vitin 2009-2010 dhe janë jashtë standardeve.

Reagimi i plotë:

Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…

Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën.

Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë.

Stuhia dimërore godet vendet nordike, 3 viktima në Suedi

By: Fax Web
29 December 2025 at 14:38

Stuhia “Johannes”, e cila ka përfshirë vendet nordike që nga fundjava, la 3 të vdekur dhe mijëra familje pa energji të hënën, transmeton Anadolu.

Tre persona humbën jetën në Suedi pasi pemët ranë mbi ta ndërsa më shumë se 15 mijë familje mbetën pa energji sot në mëngjes, edhe pse stuhia filloi të qetësohej, sipas transmetuesit SVT.

Finlanda jugperëndimore dhe perëndimore u zgjua me një skenar të ngjashëm, me mbi 33 mijë njerëz pa energji, raportoi transmetuesi “Yle”.

Stuhia pritet të shkaktojë dëme që arrijnë në qindra mijëra euro“, tha Shoqata për Menaxhimin e Pyjeve në rajonin e Ostrobothnia Jugore dhe Qendrore.

Në Norvegji, reshjet e dendura të borës kanë çuar në mbyllje rrugësh dhe vonesa në veriun e largët të vendit ndërsa rajonet jugore pritet të shohin disa kalime malore të mbyllura gjatë gjithë ditës.

Opozita rikthehet mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

By: Fax Web
29 December 2025 at 14:31

Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të rikthehen këtë mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, për të vijuar me turin e “Foltoreve”.

Ndërkohë, Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për mediat, bën me dije masat e marra dhe akset rrugore që do të kufizohen, duke nisur nga ora 15:00.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubimin e ditës së sotme, nga ora 18:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

I akuzuar për vrasjen e ish-policit, mik i Ervis Martinajt/ Shtyhet seanca për Leonard Dukën

By: Fax Web
29 December 2025 at 14:27

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e ish policit Santiago Malko, ngjarjen e ndodhur në gusht 2019 në Tiranë.

Mbrojtja ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak se i pandehuri ka munguar dhe konkluzionet do ti parashtronin së bashku.

Ndërkohë të pranishme në seancë ka qenë nëna dhe motra e Santiago Malkos.

Kërkesa u pranua nga trupi gjykues dhe seanca e radhës do të zhvillohet më 16 janar në 13:30.

SPAK ka kërkuar dënime të ashpra për gjashtë të pandehurit e përfshirë në dosjen e vrasjes së ish-efektivit.

Sipas pretencës së paraqitur në gjykatë, SPAK kërkon nga 32 vite burg për Leonard Dukën dhe Fatmir Hysenin, të cilët konsiderohen si figurat kryesore të atentatit.

Për Erlis Dukën është kërkuar një dënim prej 25 vitesh, ndërsa për Oltian Logën dhe Dritan Agajn nga 23 vite burg secili. Ndërkohë, për Aleksandër Manxhakun, prokuroria ka kërkuar 22 vite burg.

Në total, SPAK kërkon 157 vite burg për të gjithë të akuzuarit në këtë çështje.

Të pandehurit përballen me akuza serioze, duke përfshirë “Vrasje me paramendim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike”, të cilat, sipas prokurorisë, janë kryer si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me hierarki të qartë dhe ndarje detyrash mes anëtarëve.

Më herët, për vrasjen e Malkos, i njohur si krahu i djathtë i Erivs Martinajt, janë dënuar në një proces të ndarë edhe Blendi Teta dhe Ilir Selmani.

Santiago Malko, mik i Ervis Martinajt i zhdukur që nga gushti i vitit 2022, u ekzekutua më 2019 në zonën e Xhamllikut, ndërsa po udhëtonte me një BMW X5.

Sipas hetimeve të SPAK, atentatorët e prisnin në një furgon të bardhë dhe hapën zjarr me breshëri kallashnikovi nga një automjet “Mercedes Benz”.

Malko, përveç lidhjeve me Martinajn, kishte një të kaluar problematike dhe kishte qenë i përfshirë në ngjarje të mëparshme kriminale, përfshirë edhe incidentin e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, ku gjatë një përplasjeje të armatosur mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ngjarje që lidhej me përplasje midis bandave rivale.

Nga hetimet rezulton se Fatmir Hyseni, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ishte ekzekutori kryesor i vrasjes, ndërsa akuzohen si organizatorë vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka.

Leonard Duka u arrestua më 14 shkurt 2023 në Bruksel nga autoritetet belge, pasi në banesën e tij u gjetën armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme parash, që dyshohet se janë fituar nga aktiviteti kriminal. Pas arrestimit, ai u ekstradua në Shqipëri në gusht 2024, ku vazhdon procesi gjyqësor ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

EMRI/ E dënuar me 7 vite burg ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja shqiptare

By: Fax Web
29 December 2025 at 14:10

Në vijim të bashkëpunimit të konsoliduar ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Spanjë dhe në Gjermani, u finalizuan në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedurat për ekstradimin:

-nga Spanja, në Shqipëri, të shtetases Marjana Gjona, 42 vjeçe, e cila është dënuar në vitin 2019, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda;

 

Ndërkohë është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë edhe një 26-vjeçar turk.

-nga Shqipëria, në Gjermani, të shtetasit Metehan Tutuncu, 26 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Aschaffenburg, Gjermani, në vitin 2023, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Kombëtares, Duka: Një lajm shumë i trishtë për futbollin shqiptar në këtë fundvit

By: Fax Web
29 December 2025 at 14:00

Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, ish-futbollisti i Kombëtares dhe Partizanit, Kristaq Eksarko.

Gjatë karrierës së tij sportive, Eksarko ka shënuar suksese të rëndësishme, duke u shpallur dy herë kampion i Shqipërisë dhe fitues i një Kupe të Republikës me ekipin e kuq.

Përveç kontributit në nivel klubesh, ai ka përfaqësuar Shqipërinë edhe në arenën ndërkombëtare me fanellën kuqezi.

Për këtë ndarje nga jeta ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili përmes rrjeteve sociale, shkruan se është një lajmi trishtë për futbollin shqiptar.

Një lajm shumë i trishtë për futbollin shqiptar në këtë fundvit. Ndarja nga jeta e Kristaq Eksarkos, ish-futbollist i Kombëtares dhe i Partizanit, është një humbje e madhe për komunitetin tonë.

Kristaq Eksarko ishte pjesë e një brezi që la gjurmë në historinë e futbollit shqiptar. Ai kontribuoi me profesionalizëm dhe përkushtim si me fanellën e Kombëtares, ashtu edhe me atë të Partizanit. Dy tituj kampion dhe një Kupë Republike të fituara, si edhe paraqitjet e tij në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare, mbeten dëshmi e vlerave që ai përfaqësoi në fushë.

Në këto momente të dhimbshme, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në historinë e futbollit shqiptar”, shkruan Duka.

VIDEO-FOTO/ Gafa e tij i dha fitoren Interit, Gjimshiti kërkon falje publike

By: Fax Web
29 December 2025 at 13:52

Berat Gjimshiti kërkoi falje pas gabimit vendimtar në ndeshjen kundër Interit.

shqiptar i Atalantës postoi në Instagram një foto të ekipit, duke kërkuar falje për gafën e së dielës mbrëma.

Më vjen keq për shokët e skuadrës dhe tifozët, sepse bëra gabimin që ndryshoi ndeshjen. Forca Atalanta, gjithmonë”, shkroi qendërmbrojtësi i lindur më 1993, pak orë pas humbjes 1-0 në “New Balance Arena”.

Trajneri Raffaele Palladino komentoi për kapitenin tonë kuqezi: “Në fund të ndeshjes ndjeva që duhej ta përqafoja, sepse zakonisht këto gabime nuk i bën dhe nuk mund të zemërohem me të. Fatkeqësisht, gabime të tilla ndodhin gjatë sezonit, ndodhi edhe sonte.

Në fund aktivizova katër sulmues për të ushtruar më shumë presion, por kur luan kundër skuadrave të mëdha duhet të jesh perfekt, sepse nuk të falin shumë. Na mungoi kjo, por luajtëm fort deri në fund”.

Në mbështetje të kapitenit shqiptar kanë dalë edhe futbollistë të tjerë të Atalantas.

Triumfoi në zgjedhje, Albin Kurti falenderon qytetarët: U angazhuat pa kursim për fitoren e Vetëvendosjes! Na priftë e mbara

By: Fax Web
29 December 2025 at 13:07

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti ska falenderuar qytetarët për përkushtimin dhe punën e bërë që ndikoi në fitoren e Vetëvendosjes.

“Të dashur bashkatdhetarë që erdhët nga Evropa, Amerika e nga çdo cep i botës, ose që votuat me postë apo fizikisht pardje në ambasadat e konsullatat tona, u jemi mirënjohës përjetë për kontributin tuaj të pamatshëm për liri e shtet dhe komb, si dhe për përkrahjen vendimtare që e bëri fitoren në këto zgjedhje aq madhështore saqë historike.
Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen. Na priftë e mbara!”, shkruan Kurti.

Postimi i plotë:

Mirëdita të dashur qytetarë,
Në dhjetë ditë fushatë, dhjetëra mijëra duar të shtrënguara e mijëra dyer të hapura nga ju në qindra takime e tubime anembanë. Na pritët me ngrohtësi e besim, e për këtë ju falënderoj përzemërsisht. Jeni shumë, madje aq shumë sa shumicës nuk ua njohim e dimë emrin. Dhe, u angazhuat pa kursim për fitoren e VETËVENDOSJE!-s me partnerë, për fitoren tuaj.
Të dashur bashkatdhetarë që erdhët nga Evropa, Amerika e nga çdo cep i botës, ose që votuat me postë apo fizikisht pardje në ambasadat e konsullatat tona, u jemi mirënjohës përjetë për kontributin tuaj të pamatshëm për liri e shtet dhe komb, si dhe për përkrahjen vendimtare që e bëri fitoren në këto zgjedhje aq madhështore saqë historike.
Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen. Na priftë e mbara!

Kurti fiton zgjedhjet, Spiropali: Fushatë dhe proces me standarde të larta! Shqipëria dhe Kosova ecin krah për krah nën rrugë europiane

By: Fax Web
29 December 2025 at 12:50

Ministrja e Jashtme Elisa Spirapali ka uruar qytetarët e Kosovës për një proces model zgjedhor të zhvilluar ditën e djeshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se ka uruar kreun e Vetëvendosjes për fitoren, ndërsa shton se “Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë europiane.

Postimi i plotë

Urime popullit të Kosovës për zgjedhjet e zhvilluara me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare, një shprehje e pjekurisë demokratike që na bën krenarë.
Përgëzime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e arritur dhe besimin e marrë nga qytetarët, si dhe të gjithë spektrit politik për fushatën e standardet e arritura.
Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë europiane, sepse ajo që na bashkon është më e madhe se çdo kufi.

 

Prej pesë ditësh mungesë e ujit të pijshëm/ Ujësjellësi Vlorë paralajmëron qytetarët: Mos e pini nga autobotet

By: Fax Web
29 December 2025 at 12:26

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve ka reaguar për situatën në të cilën ndodhen banorët e qytetit të Vlorës, pasi prej 5 ditësh kanë mungesë të furnizimit me ujë.

Sipas AKUK problematika ka ndodhur mesnatën e datës 25 dhjetor dhe pritet që këtë të hënë në orën 17:00 pritet të mbërrije nga Stambolli pjesa e dëmtuar që shkaktoi mungesën e ujit.

Deri në fund të ditës sipas AKUK parashikohet përfundimi i riparimit të avarisë dhe pritet të nise furnizimi i qytetit me ujë.

Deri më tani vetëm një pompë po furnizon zonën e Lungomares ndërkohë pjesa tjetër e qytetit po furnizohet me autobote. Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njoftoi qytetarët se uji i autoboteve mund të përdoret vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.

Faleminderit!/BW

❌
❌