Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 January 2026FaxWeb

Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës: Qytetarët të kenë kujdes të shtuar

By: Fax Web
6 January 2026 at 10:58

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për rrezik nga përmbytjet duke apeluar për kujdes të shtuar, pas reshjeve të shumta të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se si pasojë e reshjeve, qytetarët mund të hasin në vështirësi në qarkullimin rrugor, mbipopullim të kanalizimeve dhe ujërave atmosferikë, grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime, si dhe rrezik për rrëshqitje të ujit në zona urbane dhe nënkalime.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

“Institucionet përkatëse të kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës”, thuhet në komunikatë.

Rrëshqitje dheu pranë fushës së Ali Demit, dëmtohet trotuari dhe skelat e një objekti në ndërtim

By: Fax Web
6 January 2026 at 10:55

Një rrëshqitje dheu ka ndodhur pranë fushës së Ali Demit, në afërsi të një objekti në ndërtim, duke marrë me vete një pjesë të trotuarit dhe skelat që ishin të vendosura në kantier.

Si pasojë e rrëshqitjes, zona paraqitet e rrezikshme, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në strukturat ndihmëse të ndërtimit. Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila ka rrethuar zonën dhe po monitoron situatën.

Deri në këto momente, nuk ka të dhëna për persona të lënduar, ndërsa priten verifikime të mëtejshme nga autoritetet për shkaqet e rrëshqitjes dhe nivelin e rrezikut.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Burrel–Skuraj

By: Fax Web
6 January 2026 at 10:37

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës kanë shkaktuar probleme serioze në rrugën nacionale Burrel–Skuraj.
Si pasojë e motit të keq, gurë dhe inerte kanë përfunduar në asfalt, duke krijuar rrezik për qarkullimin e mjeteve.

Rrëshqitje masive janë regjistruar në afërsi të urës së Ulzës, si dhe pranë sektorit C, ndërsa problematika të ngjashme janë konstatuar edhe në segmente të tjera të kësaj rruge. Gjatë orëve të natës, qarkullimi është zhvilluar vetëm në një krah, pasi aksi nga Burreli në drejtim të Milotit ka qenë i bllokuar në disa segmente, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve.

Ky segment rrugor mbetet problematik sa herë ka reshje shiu, për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme të gurëve nga shpati i malit. Mungesa e sinjalistikës, e mbrojtëseve anësore dhe gjendja e amortizuar e rrugës me gropa të shumta e rrit edhe më shumë rrezikun për drejtuesit e automjeteve. Një devijim i vogël nga rruga mund të ketë pasoja të rënda, pasi ekziston rreziku i përfundimit të mjetit në Liqenin e Shkopetit.

Situata përkeqësohet edhe nga vërshimi i ujërave ne rrugë, si dhe në tunelin e Shkopetit, çka e bën qarkullimin edhe më të vështirë.

Aktualisht, firma e mirëmbajtjes rrugore ndodhet në terren dhe po punon për pastrimin e gurëve dhe inerteve nga rruga, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë aks.

Presidentja e re e Venezuelës në listën e të sanksionuarve nga Mbretëria e Bashkuar, por Maduro mungon!

By: Fax Web
6 January 2026 at 10:34

Delcy Rodriguez është betuar si presidente e Venezuelës pas arrestimit të Nicolas Maduros gjatë operacionit amerikan që ndodhi në fundjavë.

Ish zv/presidentja ka qenë një personazh kontroversial për rolin e saj në regjimin e Maduros. Sipas Sky News, ajo rezulton të jetë sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2020 dhe është ende në listën e sanksioneve.

Arsyeja e renditur është: “Ka baza të arsyeshme për të dyshuar se veprimet e saj në Komisionin Presidencial dhe më pas si presidente e Asamblesë Kushtetuese kanë cenuar demokracinë dhe ligjin në Venezuelë, përfshirë uzurpimin e pushteteve të Asamblesë Kombëtare dhe përdorimin e tyre për të shënjestruar opozitën dhe për ta ndaluar që të marrë pjesë në procesin politik.”

Vihet re se Nicolas Maduro nuk është në listën e sanksioneve. Sanksionet janë financiare dhe ngrijnë asetet e të përfshirëve në të. Në listë shfaqen emrat të tjerë të qeverisë së Maduros dhe pasuesve të saj.

Rama: Nisin shkarkimet e kontrolluara nga kaskada e Drinit

By: Fax Web
6 January 2026 at 10:33

Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC-i Koman dhe HEC-i Vau i Dejës.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se “aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve”.

Rama theksoi se bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë.

Sipas Kryeministrit, “deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”.

Nga Tirana në Fushë-Krujë/ Tre grabitje në një ditë, 30-vjeçari vjedh një taksi dhe dy pika karburanti duke kërcënuar me armë, shpallet në kërkim

By: Fax Web
6 January 2026 at 10:30

Automjeti taksi i grabitur është gjetur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe tashmë është sekuestruar. Sakaq, policia po vijon kërkimet për arrestimin e 30-vjeçarit.

Tre grabitje me armë zjarri ka kryer 30-vjeçari Emiliano Nikolli alias Lleshi në zonën e Fushë-Krujës ditën e djeshme, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Emiliano Nikolli fillimisht ndaloi një taksist dhe i kërkoi që ta shoqëronte drejt Fushë-Krujës. Nën kërcënimin e armës i ka marrë taksistit automjetin, celularin dhe një shumë parash e më pas e ka lënë në afërsi të Tapizës dhe është larguar. Të radhës 30-vjeçari ka grabitur dy pika karburanti, gjithashtu nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë xhiron ditore nga të dy subjektet si dhe sende personale të punonjësve.

Automjeti taksi i grabitur është gjetur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe tashmë është sekuestruar. Sakaq, policia po vijon kërkimet për arrestimin e 30-vjeçarit.

Edhe më 10 maj të këtij viti Emiliano Nikolli ishte bashkëautor i grabitjes së një tjetër pike karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ndërsa më 30 maj, nën kërcënimin e armës i vodhi një shumë të konsiderueshme parash një tjetër taksisti në fshatin Fushë Mamurras.

“Krujë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Ends”, për zbardhjen e 3 vjedhjeve të kryera dje.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim 30-vjeçarin, si autor i dyshuar i 3 vjedhjeve me armë.

30-vjeçari, me precedentë të theksuar kriminal në disa fusha.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i vjedhur taxi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje me armë, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Ends”, është zbardhur ky rast vjedhjeje dhe është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi E. N. (Ll.), 30 vjeç, banues në Mamurras.

Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ka vjedhur automjetin taksi me të cilin lëvizte, pasi ka kanosur me armë zjarri, drejtuesin e saj.

Më pas, dyshohet se ka lëvizur me automjetin e vjedhur në drejtim të qytetit të Laçit, ku në dy karburante, iu ka marrë punonjësve, shuma parash dhe sende personale, duke i kanosur ata, me armë zjarri.

Punohet për kapjen e 30-vjeçarit, për dokumentimin e këtyre rasteve dhe të vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

By: Fax Web
6 January 2026 at 10:02

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në Qarkun e Kukësit. Situata më problematike paraqitet në qytetin e Kukësit, ku vërshimi i ujërave ka përmbytur disa segmente rrugore.

Fillimisht, problemet janë evidentuar në hyrje të qytetit, në rrugën e “Prizrenit”, ku mungesa e kanalizimeve ka sjellë grumbullimin e ujit dhe të materialeve inerte, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. E njëjta situatë paraqitet edhe në lagjen e re të qytetit të Kukësit, ku uji ka arritur deri pranë banesave dhe disa familje e kanë të pamundur lëvizjen normale, pasi niveli i ujit ka shkuar deri te portat e shtëpive.

Problem mbeten edhe disa akse nacionale, konkretisht rrugët Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Kukës–Qafë Mali, Kukës–Krumë–Kam–Tropojë, Tropojë–Qafë Morinë, Bajram Curri–Valbonë si dhe aksi Tropojë–Fierzë–Qafë Mali, ku ka prezencë uji dhe dëmtime të pjesshme të rrugës.

Ndërkohë, shumë rrugë rurale në të tre bashkitë e Qarkut të Kukësit janë dëmtuar si pasojë e daljes së përrenjve nga shtrati, duke izoluar përkohësisht disa zona. Autoritetet lokale janë në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve.

Të shtëna gjatë natës në Karakas/ Udhëheqësja e opozitës sulmon Rodriguezin dhe njofton kthimin në Venezuelë sa më shpejt të jetë e mundur

By: Fax Web
6 January 2026 at 10:01

Udhëheqësja e opozitës venezueliane dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, deklaroi se synon të kthehet në Venezuelë “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke intensifikuar presionin politik pas rrëzimit nga pushteti të Nicolas Maduros. Në komentet e saj të para publike që prej ngjarjeve të fundit, Machado foli për Fox News nga një vendndodhje e pazbuluar.

Ajo sulmoi ashpër presidenten e përkohshme Delcy Rodríguez, duke e quajtur “një nga autoret kryesore të torturës, persekutimit, korrupsionit dhe trafikut të drogës”. Sipas Machado-s, Rodríguez nuk gëzon mbështetjen e popullit venezuelian, ndërsa theksoi se opozita do të fitonte “më shumë se 90 për qind të votave” në rast të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Machado u zotua se do të transformojë Venezuelën në “qendrën energjetike të Amerikave”, do të çmontojë strukturat kriminale dhe do të krijojë kushtet për kthimin e miliona venezuelianëve që janë detyruar të emigrojnë.

Deklaratat e Trumpit

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump hodhi poshtë raportimet se ai kishte refuzuar Machado-n për shkak të Çmimit Nobel për Paqen. “Ajo nuk duhej ta kishte fituar. Por kjo nuk ka të bëjë me vendimin tim”, tha Trump. Lidhur me të ardhmen ekonomike të Venezuelës, Trump deklaroi se industria amerikane e naftës mund të nisë operacione në shkallë të gjerë në vend brenda 18 muajsh, përmes investimeve të mëdha. Ai theksoi se ringjallja e sektorit të naftës do të ndihmonte në mbajtjen e çmimeve të energjisë të ulëta dhe se kompanitë amerikane ishin të përgatitura për zhvillimet e fundit.

 

Të shtëna gjatë natës në Karakas

Ndërkohë, gjatë natës u raportuan të shtëna pranë Pallatit Miraflores, selisë së qeverisë në Karakas. Sipas mediave lokale, incidenti u shkaktua nga konfuzion mes forcave të sigurisë, pas fluturimit të dronëve mbikëqyrës që nuk kishin njoftuar personelin tokësor. Deri tani nuk ka raportime zyrtare për të lënduar apo dëme materiale. Ngjarja ndodhi vetëm disa orë përpara inaugurimit zyrtar të Delcy Rodríguez si presidente e përkohshme dhe betimit të Parlamentit të ri, duke nënvizuar klimën e tensionuar politike dhe të sigurisë në vend.

Reshje të dendura shiu, probleme në rrugën nacionale Burrel-Skurraj, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

By: Fax Web
6 January 2026 at 09:59

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës kanë shkaktuar probleme serioze në rrugën nacionale Burrel–Skuraj.
Si pasojë e motit të keq, gurë dhe inerte kanë përfunduar në asfalt, duke krijuar rrezik për qarkullimin e mjeteve.

Rrëshqitje masive janë regjistruar në afërsi të urës së Ulzës, si dhe pranë sektorit C, ndërsa problematika të ngjashme janë konstatuar edhe në segmente të tjera të kësaj rruge. Gjatë orëve të natës, qarkullimi është zhvilluar vetëm në një krah, pasi aksi nga Burreli në drejtim të Milotit ka qenë i bllokuar në disa segmente, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve.

Ky segment rrugor mbetet problematik sa herë ka reshje shiu, për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme të gurëve nga shpati i malit. Mungesa e sinjalistikës, e mbrojtëseve anësore dhe gjendja e amortizuar e rrugës me gropa të shumta e rrit edhe më shumë rrezikun për drejtuesit e automjeteve. Një devijim i vogël nga rruga mund të ketë pasoja të rënda, pasi ekziston rreziku i përfundimit të mjetit në Liqenin e Shkopetit.

Situata përkeqësohet edhe nga vërshimi i ujërave ne rrugë, si dhe në tunelin e Shkopetit, çka e bën qarkullimin edhe më të vështirë. Aktualisht, firma e mirëmbajtjes rrugore ndodhet në terren dhe po punon për pastrimin e gurëve dhe inerteve nga rruga, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë aks.

Policia apelon për kujdes në rrugë/Reshjet e dendura vështirësojnë qarkullimin

By: Fax Web
6 January 2026 at 09:43

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin e mjeteve në disa zona të vendit. Situata më problematike paraqitet në rrugën interurbane Tiranë–Durrës, në zonën pranë karburantit në hyrje të qytetit të Durrësit, ku prania e lartë e ujit në të dyja anët e lëvizjes e bën të pamundur qarkullimin normal të automjeteve.

Për të shmangur trafikun e rënduar dhe rrezikun e aksidenteve, Policia Rrugore ka njoftuar devijimin e përkohshëm të lëvizjes. Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës do të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe më pas nga aksi “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”. Ndërkohë, për në Durrës, kalimi do të realizohet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe më tej në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.

Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjeteve, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë Rrugore.

Yesterday — 5 January 2026FaxWeb

Nga Tirana në Milot, dy grabitje me armë brenda pak orësh

By: Fax Web
5 January 2026 at 22:11

Dy grabitje me armë kanë ndodhur mbrëmjen e sotme, brenda pak orësh.

Një person ka marrë fillimisht një taksi në Tiranë dhe ka kërkuar që të shkojë në Fushë Krujë.

Por kur është afruar pranë Tapizës, pasagjeri ka nxjerrë një armë dhe ka kërcënuar taksistin duke marrë vetë drejtimin e makinës.

Më pas, ai e ka zbritur taksistin duke e lënë në një zonë të largët, dhe duke i marrë paratë dhe celularin.

Pasi ka grabitur taksinë, autori nuk është ndalur me kaq.

Ai ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore.

Më pas ka lënë mjetin e grabitur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është zhdukur duke humbur gjurmët.

Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

Kush është “super dëshmitari” që mund të fundosë Maduron

By: Fax Web
5 January 2026 at 21:49

Vetëm koha do të tregojë se kush, nga rrethi i tij, e ka tradhtuar Nicolás Maduron duke e “shitur” te inteligjenca amerikane dhe duke mundësuar kështu operacionin në Karakas.

Por ajo që është e sigurt është se Departamenti Amerikan i Drejtësisë tashmë mbështetet te një ish-besnik për të formalizuar akuzat për narkotrafik ndaj ish-udhëheqësit venezuelian, akuza që deri tani nga një pjesë e madhe e opinionit publik ndërkombëtar janë konsideruar pak më shumë se një pretekst për të maskuar interesat e vërteta amerikane në Venezuelë.

Ish-besniku, Hugo Armando Carvajal Barrios, i njohur si “El Pollo”, ish-shef i inteligjencës ushtarake venezueliane, më pas i larguar nga Maduro për tradhti, është arrestuar dhe është deklaruar fajtor për vepra të ngjashme me ato që tani i atribuohen Maduros. “El Pollo” ka qenë për një kohë të gjatë një nga bashkëpunëtorët kyç të Maduros: sot ai paraqitet në gjykatë, në Shtetet e Bashkuara, për të formalizuar akuzat amerikane kundër ish-udhëheqësit të tij.

Carvajal Barrios është deklaruar vullnetarisht fajtor në Shtetet e Bashkuara për krime shumë të ngjashme me ato për të cilat akuzohet Maduro; ai pret dënimin që nga 25 qershori, dy muaj përpara fillimit të fushatës së “presionit maksimal” të Donald Trump. Një periudhë kohe jashtëzakonisht e gjatë, që duket se tregon gatishmërinë e tij për të dëshmuar kundër ish-shefit të vet.

Krimet e narkotrafikut dhe roli në procesin amerikan

Një dëshmi e tij mund t’u japë më shumë forcë autoriteteve amerikane, të thirrura në gjykatë për të ofruar prova mbi lidhjet mes Madurros dhe kartelëve të drogës, lidhje të pretenduara disa herë nga Donald Trump, por të zbehura nga beteja kundër emigracionit të paligjshëm dhe nga politika të tjera të administratës, e bindur se Venezuela ka liruar kriminelët e saj më të rrezikshëm drejt Shteteve të Bashkuara.

Çfarë pritet që të rrëfejë “El Pollo”?

Në një letër drejtuar Trumpit dhe popullit amerikan, e shkruar së fundmi nga burgu ku ndodhet, Carvajal Barrios ka akuzuar qeverinë venezueliane se është e përfshirë në trafikun e drogës, në krimin e organizuar dhe në operacione të inteligjencës brenda Shteteve të Bashkuara. Sipas tij, qeveria venezueliane është shndërruar në një organizatë kriminale që gjatë epokës së Hugo Chavezit dhe udhëheqësit e saj kontrollojnë një rrjet narkotrafiku të drejtuar nga ushtria, të rrënjosur brenda shtetit.

Është e qartë se Carvajal Barrios do të ishte vendimtar për të forcuar akuzat e administratës amerikane për drogë, terrorizëm dhe posedim armësh ndaj ish-udhëheqësit të Venezuelës.

Kush është “Gjeli”

Ish-shef i inteligjencës ushtarake të Venezuelës dhe gjeneral në pension, 66 vjeç, Carvajal Barrios ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Hugo Chavezit, me të cilin kishte marrë pjesë në planifikimin e grushtit të dështuar të shtetit të vitit 1992, që i çoi të dy në burg.

Pas Chavezit, ai u rreshtua me Maduron, duke e mbështetur fillimisht pa hezitim. Por kur ekonomia venezueliane filloi të shembet dhe opozita ndaj Madurros mori hov, gjenerali u distancua nga ish-udhëheqësi i Venezuelës dhe i ktheu shpinën.

Ky ndryshim qëndrimi nuk i pëlqeu aspak Madurros: fillimisht e akuzoi për tradhti dhe më pas e përjashtoi nga ushtria, duke e detyruar në fakt të largohej nga vendi. I arratisur në Spanjë, Carvajal Barrios u arrestua pikërisht aty mbi bazën e një urdhër-arresti amerikan.

I ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, ai u gjykua në vitin 2023 dhe tani, pas pranimit të fajësisë, pret dënimin, pothuajse me siguri burgim të përjetshëm.

Duke dëshmuar kundër Madurros, ai mund të përfitojë një ulje dënimi ose të paktën kushte më të favorshme.

LEXO EDHE“Nuk jam fajtor për asgjë…”/ Maduro mohon akuzat para gjykatës në New York

Departamenti Amerikan i Shtetit mesazh force: Kjo është hemisfera jonë

By: Fax Web
5 January 2026 at 21:00

Me një mesazh të qartë gjeopolitik, Departamenti Amerikan i Shtetit postoi një foto të presidentit Donald Trump në rrjetet sociale, të shoqëruar me frazën “Kjo është hemisfera jonë”.

Në mbishkrimin e postimit, Departamenti i Shtetit thekson se “kjo është hemisfera JONË” dhe nënvizon se Presidenti Trump “nuk do të lejojë që siguria e Shteteve të Bashkuara të rrezikohet”.

Operacioni i Karakasit dhe zgjimi i Doktrinës Monroe

Operacioni i Shteteve të Bashkuara në Venezuelë nuk është një incident i izoluar. Është versioni më brutal dhe modern i një doktrine që përshkon pothuajse dy shekuj politikë amerikane: Doktrina Monroe. Ajo kornizë që që nga viti 1823 e ka përcaktuar Amerikën Latine si një zonë me interesa jetësore të SHBA-së dhe, me kalimin e kohës, ka evoluar nga një deklaratë mbrojtëse në një mjet zbatimi.

Doktrina Monroe si një vazhdimësi, jo një kujtim

Që nga fillimi i shekullit të 20-të dhe Shtojca Interpretuese e Roosevelt, Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur veten roje të “rendit” në Amerikën Latine. Gjatë Luftës së Ftohtë, doktrina ishte e veshur me një mantel antikomunist. Pas vitit 1991, ajo mori gjuhën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe luftës kundër krimit. Thelbi, megjithatë, mbeti i njëjtë: asnjë fuqi konkurruese nuk duhet të fitojë thellësi strategjike kaq afër SHBA-së.

Sot, konkurrenti nuk është Moska. Është Pekini. Dhe Venezuela – me rezervat e saj të mëdha të energjisë, rrjedhat e naftës në Azi dhe vlerën gjeopolitike – është bërë një qendër e kësaj konkurrence. Operacioni në Karakas nuk ka të bëjë vetëm me regjimin apo edhe vetë Maduron. Bëhet fjalë për mesazhin se “periferia e afërt” e SHBA-së nuk është e negociueshme ose përfundon me Trumpin.

Nga sanksionet te fakti i kryer

Rruga është e njohur. Sanksione. Izolim diplomatik. Presion ekonomik. Përpjekje për ndryshime të brendshme. Kur e gjithë kjo nuk funksionoi, erdhi fakti i kryer. Kapja e një kryetari shteti në detyrë me mjete ushtarake nuk është thjesht përshkallëzim. Është një ndarje me vetë retorikën e “rendit të bazuar në rregulla” që SHBA-të e kanë përdorur për dekada.

Dhe është këtu që Doktrina Monroe tregon versionin e saj modern : më pak si një deklaratë dhe më shumë si një praktikë. Jo gjithmonë nominalisht, por në mënyrë operative. Jo me grushte shteti në stilin e Luftës së Ftohtë, por me operacione “kirurgjikale” që prodhojnë një rezultat politik menjëherë.

Çfarë përshkruan Doktrina Monroe?

Doktrina Monroe lindi në vitin 1823 si një deklaratë në dukje e thjeshtë dhe mbrojtëse. Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, James Monroe, deklaroi se kontinenti amerikan nuk ishte më i hapur ndaj kolonializmit evropian. Në këmbim, Shtetet e Bashkuara u zotuan të mos ndërhynin në çështjet evropiane. Në letër, ishte një akt vetëmbrojtës nga një shtet i ri kundër perandorive të vjetra. Megjithatë, në praktikë, Doktrina Monroe evoluoi në diçka shumë të ndryshme.

VIDEO/ Galatasaray “poker” Trabzonsporit të Muçit dhe shkon në finalen e Superkupës

By: Fax Web
5 January 2026 at 20:52

Galatasaray është skuadra e parë që prek finalen e Superkupës së Turqisë.

Ekipi kampion mposhti 4-1 Trabzonsporin e Ernest Muçit, i cili u duk i pafuqishëm përballë gjigandëve turq.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 2-0 falë golave të Yılmaz dhe Elmalı.

Tranzonspor ngushtoi rezultatin me golin e Augusti në minutën e 55-të, ndërsa Galatasaray thelloi shifrat me dy gola të tjerë (Akgün 63, Icardi 81), raporton Faxweb.al.

Galatasaray do të luajë finalen e Superkupës me fituesin e çiftit Fenerbahçe-Samsunspor, e cila luhet nesër në 18:30.

Cancelo-Inter, Barcelona “futet në mes” dhe prish punë

By: Fax Web
5 January 2026 at 20:41

E ardhmja e Joao Cancelos do të vendoset brenda kësaj jave.

Presidenti i Interit, Beppe Marotta konfirmoi se kontakte ka pasur dhe bisedimet ekzistojnë, pra Interi e synon Cancelon për të mbuluar mungesën e Dumfries.

Por në këtë moment, Barcelona është dukshëm në avantazh kundrejt zikaltërve në këtë garë për portugezin.

Klubi katalanas dërgoi ofertën e parë zyrtare te Al Hilal për futbollistin.

Propozimi është kalimi me huazim me një pjesë të vogël të pagës të mbuluar dhe tashmë dihet se Cancelo e sheh me sy të mirë këtë zgjidhje që do ta kthente në Ligën Spanjolle edhe pse ka një ‘like’ që tërhoqi vëmendjen.

Bëhet fjalë për ‘like’ që Cancelo kishte bërë në një postim të Manuel Akanji që festonte fitoren ndaj Bolognas.

Tratativat janë në zhvillim e sipër dhe nëse Barcelona do të vendosë të çojë deri në fund këtë çështje, ka kohë deri të premten për t’i komunikuar Ligës heqjen nga lista të Christensen(që do të jetë jashtë fushave të lojës për të paktën 4 muaj) dhe të përfshijë një futbollist të ri me një pagë sa 80% e asaj që përfiton qendërmbrojtësi danez.

Barometri/ Ballkanasit humbin besimin tek BE, shqiptarët në krye! 43% besojnë në anëtarësim brenda 2030-ës

By: Fax Web
5 January 2026 at 20:32

Barometri i Ballkanit për vitin 2025 tregon rezultate pozitive për Shqipërinë, lidhur me dëshirën dhe ambicien për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian.

Kështu, sipas Barometrit, 64% e Ballkanit Perëndimor ndihet “e sigurt” se bashkëpunimi rajonal mund të përmirësojë situatën ekonomike të vendeve.

Në këtë aspekt, Shqipëria mban rekordin me 77% për nga besueshmëria e qytetarëve se bashkëpunimi rajonal është një mjet i madh ndihmës.

Në vend të dytë vjen Maqedonia e Veriut (71%), më pas Kosova (67%), Mali i Zi (67%), Serbia (61%) e në fund Bosnje Hercegovinë (52%).

Mbështetja e qytetarëve për integrimin e vendit në unionin evropian është shumë i rëndësishëm, ku dhe këtu Shqipëria kryeson me 86% përkrahje.

Në vend të dytë vjen Kosova me 78% të qytetarëve që suportojnë integrimin në BE, e më pas Maqedonia e Veriut (62%), Bosnja Hercegovinë (59%), Mali i Zi (59%), e në fund Serbia (42%).

Sipas Barometrit, 43% e shqiptarëve presin anëtarësimin në 2030, ndërsa Kosova dhe Mali i Zi renditen me 39% secila.

Bosnja Hercegovina ka besueshmërinë më të ulët për anëtarësimin e tyre në BE, me rreth 9%. Pritshmëri të ulëta vijnë dhe nga Serbia e Maqedonia e Veriut, nga të cilat 15% e secilës popullsi duket optimiste për bashkimin e tyre me BE brenda kësaj dekade.

66% e bizneseve të Ballkanit Perëndimor parashikojnë përfitime nga udhëtimi vetëm me kartë identiteti brenda rajonit, pra rreth 6% më shumë krahasuar me vitin 2024.

Lidhur me këto përfitime, shqiptarët shprehen 69% me besim për udhëtimin përmes ID Card, ashtu sikurse dhe Bosnje Hercegovina (69%). Por, lista kryesohet nga Serbia, ku rreth 77% e qytetarëve të saj besojnë se mund të kenë përfitime nga lëvizja përmes kartës së identitetit. Kosova shpreh 58% besueshmëri.

39% e bizneseve të Ballkanit Perëndimor thonë se regjimi i lirë i roaming-ut brenda rajonit uli kostot e operacioneve të biznesit, ndërsa 35% thonë se përfituan nga ulja e tarifave të roaming-ut të të dhënave me BE-në.

Sa i përket shërbimit roaming, vetëm 31% e shqiptarëve janë shprehur për benefite nga ulja e tarifave me BE. Duket se përfitimi më i madh ka ardhur nga Bosnja Hercegovina, ku 63% e qytetarëve kanë shprehur kenaqësi, ndërsa më e ulëta shënohet për Kosovën (12%).

Merr fund “makthi” i trafikut? ARRSH bën gati tenderët për ndërtimin e rrugës lidhëse Tiranë-Elbasan me “Korridorin 8”

By: Fax Web
5 January 2026 at 20:15

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati 2 tenderë për ndërtimin e rrugës lidhëse Tiranë – Elbasan me “Korridorin 8”. Projekti synon ndërtimin e një segmenti që nis pa mbërritur te rrethrrotullimi i Bradasheshit dhe përfundon në afërsi të ish-Metalurgjikut, duke bërë lidhjen e autostradës me “Korridorin 8”.

Ky segment i ri synon lehtësimin e trafikut që krijohet në hyrje-daljet e autostradës Tiranë – Elbasan, një segment tejet problematik.

LEXO EDHEVIDEO/ Makthi i “Hinkës së Elbasanit”! Nisesh ditën, mbërrin natën

Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara pranë Agjencisë së Prokurimit Publik ndërtimi do të ndahet në 2 kontrata. Kontrata për lotin I do të ketë një fond limit prej 3.34 miliardë lekë, ndërsa për lotin II, 2.5 miliardë lekë, me një total prej 5.84 mld lekë.

Më herët, autoritetet kanë deklaruar se synimi është që ky segment të jetë gati për qarkullimin e automjeteve verën e këtij viti.  Ky është një segment i ndryshëm nga bypass-i Elbasanit, që është një aks i rëndësishëm, në drejtim të lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, pasi lidh dy arteriet e “Korridorit 8”, që aktualisht janë në ndërtim.

Autoritetet e ndajnë në 3 faza realizimin e këtij projekti: fazën nga Elbasani deri në daljen e re kufitare pra në urën e Bushtricës, bypass-i i Elbasanit që është faza e dytë dhe faza e tretë nga Elbasani në drejtim të Rrogozhinës.

Kosto për ndërtimin e bypass-it të Elbasanit përllogariten në 22.3 miliardë lekë.

Raporti vjetor financiar/ Të ardhurat e Prince William janë marramendëse

By: Fax Web
5 January 2026 at 20:08

Nëse mendonit se pasuria e vetme që Princi William ka në zotërim janë pallatet mbretërore, kurorat dhe karrocat, e keni gabim.

Raporti vjetor financiar i publikuar nga familja mbretërore ka zbuluar se William ka fituar miliona vitin e fundit.

Princi William është në të njëjtën kohë edhe Duka i Cornwall-it dhe të ardhurat që fiton prej këtij statusi janë marramendëse.

Sipas Raportit Vjetor të Integruar të Dukatës së Kornuollit (cituar nga People), për vitin e dytë që përfiton nga ky fond, të ardhurat e princit kanë arritur në 30 milionë dollarë.

Kjo shumë mbulon të gjitha shpenzimet e tij, si ato zyrtare, ashtu edhe ato private. Ai paguan taksa, por vetëm pas zbritjes së shpenzimeve familjare.

Ky dukat është krijuar në vitin 1337 nga Mbreti Edward III për t’i garantuar pavarësi financiare trashëgimtarit të fronit dhe, me sa duket, kjo “pavarësi” është e konsiderueshme.

Për ata që ende nuk e kanë të qartë se çfarë është Dukati i Cornwall, bëhet fjalë për një portofol gjigant pronash që përfshin rreth 52,449 hektarë tokë.

Ferma, pyje, lumenj, brigje detare, gurore, prona banimi si edhe tregtare me vlerë 345 milionë paund.

Me pak fjalë, një perandori e vërtetë, çelësat e së cilës i mban Princi William.

Sapo ai të bëhet mbret, gjithë pronat i kalojnë trashëgimtarit të radhës, Princit George.

Shpjegim: Dukati është një titull ose një territor administrativ mbretëror që zakonisht i jepet një trashëgimtari të fronit ose një anëtari të familjes mbretërore, dhe shpesh shoqërohet me pasuri dhe të ardhura private.

FOTO-VIDEO/ Me pranga në duar dhe sytë nga qielli, si u dërgua në gjykatë Maduro

By: Fax Web
5 January 2026 at 19:46

Pamje filmike dhe fotografitë e përcjella nga mediat ndërkombëtare, treguan ish liderin venezuelian Nicolas Maduro dhe bashkëshorten e tij Cilia Flores duke u dërguar në një gjykatë të New York-ut të hënën, 5 janar.

Të prangosur, Maduro dhe Flores u shoqëruan nga roje të armatosur me pajisje taktike nga një qendër paraburgimi në Brooklyn drejt një helikopteri që i çoi në gjykatën federale të Manhattanit, ku kishin seancën në mesditë (18:00 me orën tonë).

LEXO EDHE: “Nuk jam fajtor për asgjë…”/ Maduro mohon akuzat para gjykatës në New York

Maduro u njoh akuzat ndaj tij dhe u deklarua i pafajshëm gjatë seancës, të zhvilluar përpara gjyqtarit federal Alvin Hellerstein. Ai përballet me dekada burg deri në burgim të përjetshëm për secilën akuzë, nëse shpallet fajtor.

Prokurorët thanë se Maduro ka qenë i përfshirë në trafik droge që nga koha kur filloi të shërbente në Asamblenë Kombëtare të Venezuelës në vitin 2000, deri në periudhën kur ishte ministër i Jashtëm dhe më pas në zgjedhjen e tij në vitin 2013 si pasues i presidentit të ndjerë Hugo Chavez.

Prokurorët federalë në New York-ut e akuzuan për herë të parë në vitin 2020 si pjesë e një çështjeje të gjatë për trafik narkotikësh kundër ish zyrtarëve dhe zyrtarëve aktualë venezuelas.

“Në Surrel do zbarkojnë ‘deltat’ tona”, Berisha-Ramës: Nuk je Maduro, je Ramaduro

By: Fax Web
5 January 2026 at 22:10

Ashtu siç ishte paralajmëruar, këtë të hënë, 5 dhjetor, Partia Demokratike iu rikthye foltoreve para godinës së Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Sali Berisha u ndal tek arrestimi i ish-presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro duke e cilësuar si operacionin më të mirë në histori, ndërsa nuk harroi ta krahasonte atë me kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, viti 2026, ngjason shumë në histori me periudha të rrëzimit të diktakturave komuniste.

“Ky akt solli ngricë të madhe, tmerr e terror në Surrel. Edi Rama ngriu, e kyçi dje podcast-in e tij, se çeli një fjalë goje. Ua them unë ju pse ky është Ramaduro, njësoj si Maduro, mandatet e tij qëndrojnë mbi krimin. I lidhur direkt me kartelet më të fuqishme në Europë”, tha kryedemokrati, për kreun e qeverisë shqiptare.

Më pas, Berisha lëshoi edhe një ultimatum për Ramën.

“Dhe me Lindat e tij vjedh qindra mln euro nga AKSHI. Olsi i Ramaduros instalonte fabrikën e parë të drogës në Xibrakë. E kuptoni pse thonte në artikull se jam Maduro. Jo jo je Ramaduro. a ku i ke Deltat Ramë, priti në Surrel sapo të marrin urdhrin”.

Kjo është foltorja e shtatë në radhë e demokratëve kundër qeverisë.

❌
❌