Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 2026FaxWeb

Skadoi sot traktati për reduktimin e armëve bërthamore/ Çfarë po bëjnë SHBA dhe Rusia

By: Fax Web
5 February 2026 at 17:54

Uashingtoni dhe Moska po punojnë për një marrëveshje për të vazhduar traktatin e ri START për reduktimin e armëve bërthamore, raportoi Axios të enjten, duke cituar tre burime të njohura me çështjen. Marrëveshja për kontrollin strategjik të armëve skadoi zyrtarisht më 5 shkurt.

I nënshkruar në vitin 2010, traktati vendosi kufizime në numrin e kokave bërthamore strategjike dhe lëshuesve që mund të vendosen dhe krijon mekanizma monitorimi për arsenalet ruse dhe amerikane.
Fillimisht ishte caktuar të skadonte në vitin 2021, por në atë kohë u zgjat për pesë vjet.

 

Sipas Axios, dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff diskutuan çështjen me delegacionin rus në kuadër të bisedimeve të paqes në Ukrainë në Abu Dhabi.

Ne ramë dakord me Rusinë të vepronim me mirëbesim dhe të fillonim një diskutim rreth mënyrave se si mund të përditësohej”, tha një zyrtar amerikan për median.

Një burim tjetër pohoi se palët kishin rënë dakord të respektonin kushtet e traktatit për të paktën gjashtë muaj, ndërsa bisedimet për një marrëveshje të re të mundshme do të vazhdonin.

Më herët të enjten, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska sugjeroi që të respektoheshin dispozitat e traktatit për një vit tjetër, por iniciativa e saj “mbeti pa përgjigje”.

Rusia do të “ruajë qasjen e saj të përgjegjshme dhe të vëmendshme në fushën e stabilitetit strategjik dhe armëve bërthamore”, por gjithmonë do të “udhëhiqet kryesisht nga interesat e saj kombëtare”, tha ai.

 

 

OKB-ja e quajti gjithashtu skadimin e traktatit “një moment të rëndë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”. Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres paralajmëroi se “rreziku i përdorimit të një arme bërthamore është më i larti në dekada”, ndërsa i kërkoi Moskës dhe Uashingtonit të negociojnë një kornizë pasuese.

Presidenti rus Vladimir Putin i kishte propozuar më parë homologut të tij amerikan Donald Trump një zgjatje njëvjeçare të traktatit, por presidenti amerikan tha se donte një marrëveshje “më të mirë” që përfshinte edhe Kinën.

EMRAT/ Deri në 7500 euro për të ndikuar te drejtësia, GJKKO dënon ish-shefin e krimeve në Tiranë dhe dy persona të tjerë

By: Fax Web
5 February 2026 at 17:42

Gjykata e Posaçme ka dënuar 3 prej të akuzuarve të grupit prej 6 personash, që dyshohet se merrnin ryshfet kundrejt premtimeve se mund të ushtronin ndikim të funksionarët e drejtësisë për të ndryshuar masat e sigurisë.

Përpos ish-shefit të Krimeve në Tiranë, Erjon Danit, SPAK dërgoi për gjykim në 28 tetor 2025 Sokol Mashën, Musa Gjikolën, Emiljano (Millan) Roçin, Klodjan Muçën dhe Vilson Roçin.

Erjon Dani

Ndërkohë ditën e sotme, GJKKO ka dënuar tre prej të pandehurve të cilët janë Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Roçi.

Gjikola u shpall fajtor për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, nga të cilat, për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm 1 vit.

Erion Dani u shpall fajtor për të njëjtën vepër penale si Gjikola në 2 episode dhe u dënua me 3 vite burg, nga të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm 2 vite.

Ndërkohë edhe Vilson Roçi është shpallur fajtor për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, nga të cilat, për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm 1 vit.

Po ashtu GJKKO bën të ditur se llogaritja e dënimit për këta të pandehur fillon nga momenti i arrestimit të tyre më datë 11.07.2025.

Njoftimi i GJKKO:

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale me nr. 177/1 procedimi të vitit 2025, ndaj të pandehurve Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Roçi”.
  2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Atalanta Zeqiraj dhe Flojera Davidhi, me vendimin nr. 9, datë 05.02.2026 vendosi:
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Musa Gjikola për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për episodin 1), parashikuar nga neni 245/1, pg. 1 dhe 25 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  4. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Musa Gjikola i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim.
  5. Llogaritja e dënimit për të pandehurin Musa Gjikola fillon nga momenti i arrestimit të tij më datë 11.07.2025, dhe dënimi me burgim do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Dani për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për episodin 1), parashikuar nga neni 245/1, pg. 2 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
  7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Dani për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për episodin 2), parashikuar nga neni 245/1, pg. 2 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
  8. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Erjon Dani, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi në referim të nenit 388, pika 1, shkronja b) të Kodit të Procedurës Penale, pasi fakti objekt akuze nuk përbën vepër penale.
  9. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Erjon Dani dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vite burgim.
  10. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Erjon Dani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
  11. Llogaritja e dënimit për të pandehurin Erjon Dani fillon nga momenti i arrestimit të tij më datë 11.07.2025 dhe dënimi me burgim do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vilson Roçi për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për episodin 2), parashikuar nga neni 245/1, pg. 1 dhe 25 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vilson Roçi për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për episodin 3), parashikuar nga neni 245/1, pg. 1 dhe 25 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  14. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Vilson Roçi dënohet me një dënim të vetëm prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  15. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Vilson Roçi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim.
  16. Llogaritja e dënimit për të pandehurin Vilson Roçi fillon nga momenti i arrestimit të tij më datë 11.07.2025, dhe dënimi me burgim do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  17. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurve të cilët deklarohen fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.
  18. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zbatimin e këtij vendimi.
  19. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, më datë 05.02.2026

Ilir Proda vlerëson me Certifikatë për Shërbime të Dalluara komisaren Enkela Deraj

By: Fax Web
5 February 2026 at 17:22

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, vlerësoi me Certifikatë për Shërbime të Dalluara, për arritjet, sfidat dhe përkushtimin në detyrë, Komisare Enkela Deraj, Shefe e Seksionit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve në Njësinë për Kufirin dhe Migracionin “Delta Forcë” Vlorë.

Enkela, me një karrierë të gjatë në Polici që prej vitit 2005, e sprovuar me sfida e vështirësi në disa fusha të shërbimit në Polici, është kthyer në një shembull të mirë dhe frymëzues për të gjitha gratë dhe vajzat në Policinë e Shtetit.

Pjesë e Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare, ajo kontribuon në mënyrë të vazhdueshme për mbështetjen dhe inkurajimin e kolegeve!

“Bankers Petroleum”, miliona euro humbje për shtetin/ Jo vetëm taksa të papaguara, por edhe arbitrazhe të kushtueshme

By: Fax Web
5 February 2026 at 17:16

Bankers Petroleum Albania, kompani e cila ndodhet aktualisht nën hetim për shmangie tatimore dhe evazion, i ka kushtuar shtetit shqiptar miliona euro humbje nga mospagesa e taksave, por gjithashtu edhe shpenzime masive për arbitrazhet dhe gjyqet e hapura ndër vite.

Raporti i Kontrollit të Lartë i Shtetit ka nxjerrë në pah një seri pasojash të rënda financiare dhe institucionale që lidhen me mënyrën se si është ndjekur nga Avokatura e Shtetit dhe institucionet përgjegjëse çështja e arbitrazhit ndërkombëtar për vendburimin e Patos-Marinzës, si dhe disa procese të tjera të humbura nga shteti shqiptar.

Sipas auditimit, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, më 7 qershor 2024, ka dhënë vendimin për çështjen ICC Case 21349/GR, të iniciuar që në vitin 2015, mes kompanisë “Bankers” dhe institucioneve shqiptare, përfshirë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Vendimi ka sqaruar kriteret për rikuperimin e kostove hidrokarbure dhe ka konstatuar se mbi 200 milionë dollarë të deklaruar nga operatori si të rikuperueshme nuk plotësonin kushtet ligjore.

Tribunali ka urdhëruar kompaninë të korrigjojë deklaratat financiare për vitet 2012–2017 dhe të reflektojë ndryshimet në raportimet tremujore pas vendimit. Këto rregullime, sipas auditimit, pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në përllogaritjen e tatimit mbi fitimin dhe në auditimet e mëvonshme të AKBN-së për vitet 2018 e në vijim.

Në të njëjtin vendim, arbitrazhi ka detyruar palën shqiptare të paguajë shpenzimet procedurale në vlerën 5.76 milionë dollarë. Një kërkesë për korrigjim dhe interpretim, e paraqitur në Zvicër në korrik 2024, u rrëzua në nëntor të po atij viti, duke konfirmuar përfundimisht detyrimin financiar të shtetit shqiptar, ndërsa Bankers u detyrua të paguajë një pjesë të kostove ligjore ndaj Albpetrol.

Statusi aktual tregon se vetëm në shkurt 2025 AKBN ka paraqitur kërkesë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit, duke reflektuar, sipas KLSH-së, vonesa të pajustifikuara institucionale.

Raporti evidenton gjithashtu barrën e rëndë financiare që kjo çështje i ka sjellë buxhetit të shtetit. Deri më tani, shpenzimet përfshijnë rreth 224 mijë dollarë, mbi 2.69 milionë euro dhe mbi 3.6 mijë paund britanikë, të lidhura me tarifa gjyqësore, përfaqësim ligjor, ekspertiza, përkthime dhe logjistikë procedurale.

Në pasqyrat financiare të AKBN-së për vitin 2023 rezulton i kontabilizuar një vendim arbitrazhi ndërkombëtar, i cili lidhet me të njëjtën çështje. Megjithatë, auditimi konstaton se një detyrim prej mbi 1.16 milionë dollarësh, i vendosur nga një vendim i ndërmjetëm i vitit 2018, nuk është likuiduar dhe as planifikuar për shlyerje deri në fund të vitit 2023, në kundërshtim me rregullat e menaxhimit financiar.

Përveç rastit të Patos-Marinzës, KLSH ka analizuar edhe çështje të tjera të humbura nga Republika e Shqipërisë. Vetëm një prej tyre, ICC Case 22676/GR me paditëse kompaninë GBC, është njohur nga Gjykata e Apelit në vitin 2021. Në këtë rast, MIE dhe AKBN janë detyruar të paguajnë mbi 12.5 milionë dollarë dëmshpërblim, si dhe shuma shtesë për kostot dhe interesat.

Sipas raportit, edhe për këtë vendim nuk janë marrë masa konkrete për njohjen dhe planifikimin buxhetor të detyrimit deri në prill 2025, duke ekspozuar shtetin ndaj riskut të rritjes së interesave. Vetëm për periudhën 2020–2024, interesat e përllogaritura arrijnë në mbi 60 mijë euro, një kosto shtesë për financat publike.

Në përfundim, Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, AKBN dhe Avokatura e Shtetit të bashkërendojnë veprimet për ndjekjen e procedurave ligjore, njohjen e plotë të detyrimeve në pasqyrat financiare dhe ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit.

Sipas audituesve, mungesa e koordinimit, vonesat dhe mosplanifikimi buxhetor kanë krijuar një risk të vazhdueshëm për buxhetin e shtetit dhe kanë dëmtuar besueshmërinë institucionale të Shqipërisë në arbitrazhet ndërkombëtare.

KLGJ nuk e pranoi dosjen, mbërrin në ILD ankesa për gjyqtaren Irena Gjoka

By: Fax Web
5 February 2026 at 17:09

Pasi 6 anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ, rrëzuan një javë më parë kërkesën e 4 kolegëve për fillimin e procedurës së verifikimit të statusit të gjyqtares Irena Gjoka, një prej anëtarëve të këtij këshilli ka depozituar të martën, më 3 shkurt, ankesë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD.

Nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim që ILD i ka dërguar Birn të enjten, më 5 shkurt, u bë me dije se dy ditë më parë i ishte përcjellë ankesa e një anëtari të KLGJ-së me objekt fillimin e hetimit për shkelje disiplinore ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Irena Gjoka.

Po ashtu, ILD bëri me dije se do të shqyrtojë ankesën e mbërritur për Gjokën.

Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi më 20 janar se kishte përfunduar verifikimin e thelluar për pastërtinë e figurës së gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, të kërkuar nga ana e KLGJ-së, por rezultatin e verifikimit e mbajti të fshehtë.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka regjistruar procedim penal pas një kallëzimi të depozituar nga Adriana Kalaja ndaj gjyqtares Irena Gjoka, për fshehjen nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës të një dënimi penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Sipas SPAK-ut, procedimi është regjistruar për veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, por ende nuk është regjistruar ndonjë emër si person nën hetim.

Gjyqtarja Gjoka e ka kaluar më herët procesin e vetingut, pasi KPK nuk gjeti probleme që do të çonin në shkarkimin e saj. Komisioneri Publik fillimisht e ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, por gjatë procesit u tërhoq nga ankimi, prej nga mbeti në fuqi vendimi i konfirmimit.

Akuzat ndaj Gjokës u bënë publike pasi ajo firmosi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”. Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar vazhdimisht Gjokën, duke pretenduar se ajo është në konflikt interesi dhe se ka fshehur të kaluarën e saj, përfshi dënimin penal në Greqi.

Pse 5 shkurti është dita më fatlume për ata që ëndërrojnë të bëhen futbollistë

By: Fax Web
5 February 2026 at 16:54

5 Shkurti është dita më fatlume për ata që ëndërrojnë të bëhen futbollistë profesionistë – të paktën kështu thotë legjenda.

Për vite me radhë, “SunSport” ka theksuar këtë datë si momentin kur universi duket se ka vendosur t’u japë një magji të shtuar atyre që kanë talent për futbollin.

Nëse sot është ditëlindja juaj, mund të bëheni pjesë e një ekipi pesësh që ka lojtarë si Cristiano Ronaldo, Neymar, Carlos Tevez dhe Gheorghe Hagi.

Disa prej futbollistëve të njohur që festojnë ditëlindjen sot janë Giovanni van Bronckhorst, Vedran Corluka, Adnan Januzaj, Patrick Roberts dhe Billy Sharp. Nuk jemi të sigurt kush do të ishte portieri në këtë ekip, dhe mbrojtës nuk ka shumë, por sigurisht që nuk do të dëshironit të shihnit këtë grup duke luajtur në fushën tuaj të futbollit në një mbrëmje të zakonshme të enjten.

“SunSport” nuk bën gjëra gjysmë, prandaj vendosëm të gjejmë ekipin më të mirë të mundshëm të “ditëlindjeve”. Megjithatë, ky ishte një proces më i gjatë sesa pritej, prandaj përfundimisht vendosëm të rendisim pesë lojtarët më të mirë të lindur në çdo ditë të vitit.

Në fund, edhe pse puna ishte e lodhshme, ne jemi të interesuar të dimë nëse dikush mund të marrë “kurorën” e 5 Shkurtit!

“E gjeta përgjuesin, por nuk e lëviza”/ Zbardhet dëshmia e dedektives private që kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

By: Fax Web
5 February 2026 at 16:43

Shumë njerëz të botës së krimit po punonësojnë dedektivë privatë dhe këtë e provon edhe rasti më i fundit.

Bëhet fjalë për Erjon Llapushin, një nga personat më të kërkuar nga drejtësia dhe i dënuar me 17 vite burg për vrasje me dashje të kamarierit Gazment Kurmaku, ngjarje e ndodhur 2 Tetor 2021 në një lokal në Labinot-Fushë të Elbasanit.

Llapushi, jo vetëm që endej i lirë, por kishte punësuar dedektivë privat për parë nëse kishte përgjues në banesën e tij. Në dosjen e siguruar nga Anila Hoxha, është zbardhur dëshmia e dedektives 45-vjeçare, e cila nga Tirana shkoi në Pogradec për të mbikëqyrur banesën e të shumëkërkuarit.

Më 31 janar, rreth orës 09:00 ajo është nisur nga shtëpia nga qyteti i Tiranës për në qytetin e Pogradecit. Sapo ka mbërritur në qytetin e Pogradecit rreth orës 11:50 ka takuar një person emrin e të cilit nuk e di. Sapo e ka takuar, e ka ndjekur me makinën e saj dhe më pas janë ngjitur në këmbë të dy në katin e tretë të një banese private, ku çelsat e shtëpisë i kishte vetë personi, ka hapur derën dhe kanë hyrë në ambientet e shtëpisë për të bërë kontroll të këtij kati.

Siç tregon shtetasja I.Kipi, ambienti kishte dy dhoma gjumi, një guzhinë, sallon dhe një sallon afer derës së daljes. Ka marrë një dedektor që shërben për njohjen e kartave sim ose pajisjet përgjuse dhe ka filluar të bëjë kontrollin e ambientit. Ka filluar me dhomën e gjumit bashkshortore, dhomën e fëmijve, kuzhinën më pas tek holli i jashtëm.

Siç thuhet në dosjen e siguruar nga Anila Hoxha, njëra nga prizat që ishte e lidhur me banjën, në momentin që e hapi ka konstatuar paisjen përgjuese. Pajisjen nuk e ka hequr ,e ka vendosur përsëri mbrapa telave ku ishte dhe e ka vendosur në vend fazën e prizës që jepte masë, për mos e zënë korenti dhe ka mbyllur përsëri prizën. Në këtë kohë djali që ndodhej me të i ka thënë që ka ardhur policia.

Dedektivja deklaron se nuk njeh Erion Llapushin dhe ishte hera e parë që shkonte në atë banesë. Për shërbimin që ajo do kryente do paguhej në shumën 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë të reja, ku përfshihet shërbimi sëbashku me rrugën, gjë të cilën është e përcaktuar në tarifë nga kompania.

45-vjeçarja është marrë nën hetim për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Përveç detektives, Policia ka vënë në hetim edhe një të afërm të Erjon Llapushit, i cili është personi që ka kontaktuar detektiven me qëllim që të gjendej një përgjues që dyshohet se ishte vënë në banesën e tij.

Kush është Erjon Llapushi?

Erjon Llapushi është autori i krimit të rëndë në ndodhur më 2 tetor në një lokal në Elbasan, ku ai vrau për një tavolinë  kamerierin Gazment Kurmaku.

Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku, e kërcënoi me një thikë dhe më pas e vrau.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis.

Më 17 korrik të 2024, Prokuroria e Elbasanit kërkoi 20 vite burg në total për Llapushin për veprën penale “vrasje me dashje”.

Gjithashtu Erjon Llapushi ka qenë i dënuar për dy akuza të tjera, atë të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe municionit”.

Llapushi njihet si person mjaft problematik dhe shqetësues për Policinë e Korçës dhe Pogradecit, për shkak të konflikteve dhe përplasjeve të zakonshme të tij me persona të ndryshëm.

Vranë babë e bir në Elbasan/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me “burg përjetë” për Ardjan dhe Florenc Çapjan

By: Fax Web
5 February 2026 at 16:36

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për dënimin me burg përjetë pët Florenc Çapjan dhe xhaxhanë e tij, Ardjan Çapja, i njohur edhe si kreu i grupit kriminal “Çapja” në Elbasan.

Ata janë shpallur fajtor për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në vitin 2012.

Treshja e gjyqtarëve e përbërë nga Sandër Simoni, Sokol Binaj dhe Enton Dhimitri rrëzuan rekursin e paraqitur nga Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Etjen Cani, Klajdi Dokoli, Ervis Bardhi duke miratuar vendimin e Apelit të Posaçëm të datës 15 nëntor 2023.

Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani u dënuan me 25 vite heqje lirie, ndërsa Ervis Bardhi me 15 vjet heqje lirie.

Si ndodhi ekzekutimi i babë e bir

Gjithçka nisi pas vrasjes së Sokol Çapjas në Elbasan, më 26 dhjetor të vitit 2005, në një lokal pranë universitetit të Elbasanit.

Autorët pasi hynë në lokal iu kërkuan të klientëve që të shtriheshin ndërsa iu drejtuan Sokol Çapjes dhe e plagosën atë, i cili më pas vdiq në spital.

Të dyshuar për këtë krim, policia arrestoi Armand Hasanin, kunati i Fadil Memës Dritan Shemen, si dhe Gentian Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta.

Gentian dhe Nezir Beqiri u ekzekutuan në shtëpinë e tyre në 15 gusht 2012, nga Jorgo Leku në bashkëpunim me Etien Canin. Ata ishin paraqitur në shtëpinë e Nezir Beqirit si miqtë e djalit, Gentianit i cili ndodhej i paralizuar dhe në arrest shtëpie, pas një përplasje me policinë pasi ishte në kërkim për një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan.

Etien Cani bashkë me Lekun, shkuan në shtëpinë e shokut të tyre Gentian Beqiri, duke përshëndetur policët e vendosur në hyrje të pallatit për të mbikëqyrur Nezirin. Ishte babai i shokut të tyre ai që i hapi derën pasi njohu shokët e djalit. Në atë moment Cani qëlloi me armë ndaj Beqirit duke e lënë të vdekur në vend.

Disa vite më vonë u ekzekutua në Elbasan edhe Astrit Beqiri. Ai u gjet u vrarë pranë një karburanti në prill të vitit të shkuar në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

Ambasadori i OSBE takon kreun e BKH-së: Rol kyç në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në luftën kundër krimit

By: Fax Web
5 February 2026 at 16:29

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Michel Tarran u takua sot me drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta, për ta uruar për detyrën dhe për të ripohuar mbështetjen e vijueshme të Prezencës së OSBE së për Byronë.

Ambasadori Tarran theksoi angazhimin e fortë të Prezencës për bashkëpunim të vazhdueshëm me BKH-në, duke vlerësuar rolin e saj kyç në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar. Diskutimi theksoi përparësitë e përbashkëta dhe rëndësinë e vazhdimësisë të bashkëpunimit institucional.

Prezenca e OSBE së në Shqipëri mbetet e gatshme të vijojë mbështetjen për BKH në në drejtimin e saj të ri, në përputhje me mandatin për të promovuar integritetin, llogaridhënien dhe besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë.

Kujtojmë se, Joni Keta u zgjodh më 9 dhjetor 2025, si kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare” e Shqipërisë.

“Big Brother në versionin e SPAK”, Kryemadhi del nga GJKKO me dosjen e provave: Më në fund, ka mbi 40 faqe me…

By: Fax Web
5 February 2026 at 16:22

Ish-deputetja Monika Kryemadhi, ka reaguar pas daljes nga seanca paraprake në çështjen penale ndaj saj dhe ish-Presidentit Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi u shpreh se prokurori ka përfunduar leximin e relacionit, të cilin ajo e cilësoi si një përsëritje të vazhdueshme të të njëjtave elemente, me synimin për të rritur artificialisht volumin e materialeve.

Big Brother në versionin e SPAK-ut. Prokurori mbaroi relacionin dhe, për të thënë të drejtën, ishte përsëritje e të njëjtave gjëra disa herë, vetëm për të shtuar numrin e faqeve”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo bëri të ditur se vetëm në përfundim të seancës iu dorëzua lista e provave, e cila, sipas saj, përbëhet nga mbi 40 faqe me materiale që ajo nuk i konsideron prova ligjore.

 

 

Në fund na u dorëzua lista e provave, rreth 40 e ca faqe, ku ka intervista, shkrime e gazeta. Për herë të parë, edhe në kohën e diktaturës këto nuk quheshin prova, por thirrej intervistuesi dhe merrej dëshmia në formën e provës”, tha Kryemadhi.

Futbollistët që paguajnë më shumë taksa në Mbretërinë e Bashkuar, Haaland dhe Salah në krye

By: Fax Web
5 February 2026 at 15:50

Erling Haaland dhe Mohamed Salah janë futbollistët që kanë paguar më shumë taksa në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit të fundit, sipas Sunday Times.

Sulmuesi i Manchester Cityt, Haaland, 25 vjeç, kryeson renditjen me rreth 17 milionë paund ose 20 milionë euro taksa, ndërsa Salah nga Liverpooli ndjek me 14.5 milionë paund.

Pas tyre vijnë Casemiro me 10.9 milionë, Raheem Sterling me 9.8,  Virgil van Dijk 9.7, ndërsa dy portugezët Bruno Fernandes dhe Bernardo Silva paguanë 9 milionë paund taksa në vit.

Në sektorin e biznesit, vëllezërit Fred dhe Peter Done të Betfred kryesojnë listën, me një pagesë tatimore prej 464.1 milionë eurosh.

Së bashku, 100 taksapaguesit më të mëdhenj në Mbretërinë e Bashkuar kanë paguar 6.679 miliardë euro, një rritje nga 5.782 miliardë eurot e vitit të kaluar.

EMRAT/ 65-vjeçarja humbi jetën pas kafshimit nga qeni, arrestohet kunati

By: Fax Web
5 February 2026 at 15:38

Një incident i rëndë u regjistrua të mërkurën në fshatin Çërragë, bashkia Belsh, ku një grua e moshuar ndërroi jetë pasi është sulmuar nga qeni i kunatit, i cili është arrestuar nga policia.

Policia njofton se 68-vjeçari i arrestuar, Guri Agolli, është kunati i 65-vjeçares, Emine Agolli.

Ajo u plagos rëndë në gjymtyrët e poshtme si pasojë e kafshimit të qenit.

Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës.

“Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 68 vjeç, pasi dje, qeni që ai mbante, ka kafshuar shtetasen E. A., 65 vjeçe (bashkëshortja e vëllait të tij), e cila për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

VIDEO-EMRI/ Dyshohet se e mori rrjedha e lumit, polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit në Tepelenë

By: Fax Web
5 February 2026 at 15:28

Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine.

Dine prej disa ditësh dyshohet se është rrëzuar dhe e ka marrë rrjedha e lumit Vjosa, në afërsi të vendit të quajtur “Fusha e fshatit Peshtan”, Tepelenë.

Sipas Policisë, ‘në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forca e Posaçme Shqiponja e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë.

Njoftimi i Policisë:

Tepelenë-Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e 65-vjeçarit, shtetasit Y. D.. 

Prej ditës së djeshme, polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Y. D., 65 vjeç, i cili dyshohet se pasi është rrëzuar, e ka marrë nga rrjedha e lumit Vjosa, në afërsi të vendit të quajtur “Fusha e fshatit Peshtan”, Tepelenë.

Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forca e Posaçme “Shqiponja” e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e 65-vjeçarit.

Angazhimi i strukturave të Policisë së Gjirokastrës, polumbarëve të RENEA-s dhe strukturave të tjera të përfshira në operacionin e kërkimit, për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, ka qenë i plotë dhe vijon me intensitet.

Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj mbeten në kërkim, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për të akuzuarit e “AKSHI”-t

By: Fax Web
5 February 2026 at 15:20

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurimit të vendosura më herët për të pandehurit në çështjen e AKSHI-t.

Sipas vendimit të Apelit të GJKKO-së, Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi do të vijojnë të qëndrojnë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për të pandehurit e tjerë në këtë proces gjyqësor mbeten në fuqi masat e mëparshme të vendosura nga shkalla e parë.

Gjykata ka vlerësuar se nuk ka ndryshime në rrethanat që do të justifikonin lehtësimin apo ndryshimin e masave të sigurisë, duke vendosur kështu vazhdimësinë e tyre deri në një vendimmarrje tjetër.

Në kërkim mbeten Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 05.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 4 akti, datë 27.01.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve M.K, H.D, E.I, R.Rr, A.P, G.H: “- Ankim kundër vendimit nr. 125, datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Caktim mase sigurimi personal. – Ankim kundër vendimit nr. 131, datë 18.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës së sigurimit personale shtrënguese për personat nën hetim M.K, H.D, E.I, R.Rr, A.P, G.H”, duke miratuar vendimin nr. 125, datë 15.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt znj. H.D, z. E.I., z. G.H, znj. M.K, z. A.P dhe z. R.Rr dhe vendimin nr. 131, datë 18.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjithashtu, disponoi për ndalimin e publikimit apo dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale.

LEXO EDHEDosja “AKSHI”/ Kush është anëtari i KPP, i dyshuar për lidhje me Ermal Beqirin?

VIDEO/ Familja Rama homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë

By: Fax Web
5 February 2026 at 15:08

Kryeministri Edi Rama, i cili vijon vizitën zyrtare në Vatikan, ka zhvilluar homazhe pranë varrit të Papa Françeskut.

I shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali Zaho, kreu i qeverisë, përmes një video-postimi në rrjetet sociale, e cilëson Papën e ndjerë si një mik të paharruar të Shqipërisë.

“Homazhi në varrin e Papa Françeskut, mik i paharruar i Shqipërisë dhe i familjes sonë, që nuk harronte kurrë të lutej për popullin tonë e të na dërgonte mesazhet e tij të miqësisë, ishte një çast i veçantë i vizitës në Selinë e Shenjtë”, shkruan Rama.

200 mijë euro për të ekzekutuar dhëndrin e ish-kryebashkiakut/ Çfarë tha para GJKKO “ushtari” i Nuredin Dumanit

By: Fax Web
5 February 2026 at 14:56

Një nga të pandehurit e dosjes së bujshme “Plumbi i artë”, Henrik Hoxhaj, që cilësohet edhe si ushtari i grupit të vrasësve me pagesë të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, ka rrëfyer sot në Gjykatën e Posaçme edhe për porosinë e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Ndërsa po përgatitesha për vrasjen e vëllezërve Haxhia, diskutuam me Nuredin Dumanin për një punë tjetër. Ai fliste në telefon gjithë kohën. Kishte ditëlindjen atë dite. Nuk e di me kë. Më tha për Sokol Sanxhaktarin”, dëshmoi i akuzuari teksa pyetej nga prokurorët e SPAK për rrethanat dhe dinamikën.

Prokurori e pyeti se “kush ishte i interesuar për të goditur Sokol Sanxhaktarin?”.

Hoxhaj u përgjigj:

“Unë kam marrë një ofertë, tha Nuredin Dumani, për Sokol Sanxhaktarin. Më tha se do bënim takim. Jepeshin 200 mijë euro. Më pyeti nëse isha i interesuar. Por mbeti këtu, nuk u bë më shumë muhabet. Nuk më tha kush ishte investitori. Nuk më është përmendur Suel Çela. Më tha se është dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Nuk më tha pse, o prokuror. Nuk mbaj mend të jetë përmendur më”.

Një Bledar Muça, a ju ka thënë ndonjë gjë Nuredini?”, vijoi ta pyeste përfaqësuesi i akuzës.

Henrik Hoxhaj tha me formë mohuese:

“Jo. Nuk kam qenë i interesuar. Nuk u morëm më me Sokolin, se u morëm me atë çfarë ishim aty. Ditën e arrestimit të Sokolit nuk e di a kam biseduar apo jo, se nuk më ka interesuar”.

Prokurori e pyeti edhe në lidhje me një detaj tjetër:

Në 30 korrik 2020, kur Sokol Sanxhaktari vrau Florian Lamçen, Nuredini të ka shkruar ty: “Na humbën 200 mijë euro”, tha ai.

Hoxhaj e pohoi, duke shpjeguar se shkak ishte mosmbarimi i punës së eliminimit të Sanxhaktarit, sepse u arrestua për vrasjen e ndodhur:

Po, se nuk u mbarua puna, pra…”, tha ai.

Kush është Sokol Sanxhaktari?

Sokol Sanxhaktari është dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Elbasanit. Ai është dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Sanxhaktari u dënua për vrasjen e Florian Lamçe në Elbasan me datë 30 korrik të vitit 2020. Për të dy është vendosur që të vuajnë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë Lirim me kusht.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 30 korrik të viti 2020 në orën 4 të mëngjesit, kur Sanxhaktari, Hajdari dhe Florian Lamçja ndodheshin në një lokal në Elbasan duke konsumuar pije alkoolike dhe nargjile.

Florian Lamçja gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve të shumta me karrige në kokë. Veç dëmtimeve të shumta në fytyrë, kishte një të çarë me mjet prerës në parakrahun e dorës së djathtë. Dy të akuzuarit pas arrestimit nga policia kanë thënë se ishin të dehur dhe nuk mbajnë mend çfarë ndodhur.

Sokol Sanxhaktari ka mbi supe një histori të gjatë kriminale.

Ai dyshohet se është i përfshirë në grupin e bandës së Suel Çelës, një emër edhe ky jo pak i njohur për profilin e tij kriminal. Suel Çela akuzohet si i përfshirë në ngjarjen që ndodhi mesnatën e 18 shtatorit kur një automjet i blinduar tip “Audi A8” goditi makinën e patrullës së Policisë, brenda të cilit ishte ish-zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi.

Sokol Sanxhaktari është vënë disa herë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale, por që gjithmonë ‘ia ka hedhur paq’, duke fituar lirinë shumë shpejt, qoftë edhe pas dënimeve që i janë dhënë nga gjyqtarët.

Sanxhaktari njihet për profilin e tij kriminal, duke pasur parasysh faktin se në shumë raste ishin viktimat të tërhiqeshin nga akuzat, ose prokurori detyrohej të largohej nga çështja e hetimit.

Dënimet ndër vite për Sokol Sanxhaktarin:

1. Më 9 qershor 2008, Sokol Sanxhaktari është dënuar nga gjykata e Elbasanit për veprat penale të “Shkatërimit të pronës” dhe “Prishjes së rendit dhe sigurisë publike”.

2. Më 1 korrik 2008, Sanxhaktari është dënuar nga gjykata e rrethit Elbasan me 3.4 milion lekë gjobë, për akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit. Së bashku me të u dënua dhe shoku i tij, Altin Mehja.

3. Më 29 qershor 2010 Sanxhaktari është dënuar me 3 muaj e 10 ditë burg për armëmbajtje pa lejë dhe plagosje të lehtë në dëm të shtetasit Ervis Daka.

4. Më datën 31 tetor 2010 është dënuar me 6 muaj burg për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë” dhe “Kundërshtim të forcave të rendit”.

5. Më datën 4 prill 2016 Sanxhaktari është dënuar me 1 vit burgim, pasi është arrestuar me pistoletë pa lejë dhe kundërshtim të forcave të rendit.

Plagosjet ku rezulton i përfshirë Sokol Sanxhaktari:

  1. Në mëngjesin e datës 2 shtator 2008, dy persona u plagosën në lagjen “Qemal Stafa”, në afërsi të televizionit “Dardan”. Objektiv i atentatit ishte Endri Biçoku, 25 vjeç. Ai ishte duke dalë nga lokali në pronësi të shtetasit Ardjan Veci, i cili mësohet se edhe ky ngeli i plagosur. Policia identifikoi si autor të kësaj plagosje të dyfishtë Sokol Sanxhaktarin.

2. Një vit më pas Sokol Sanxhaktari është sërish protagonist i një tjetër plagosje. Në orët e para të mëngjesit të datës 26 dhjetor 2009, pranë ish-kinema “Metalurgu”, në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”, mbeti i plagosur me armë zjarri, 27 vjeçari Julian Piu. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila identifikoi dhe shpalli në kërkim tre të rinjtë Sokol Sanxhaktari, Gjergji Verushi dhe Mirjam Dedja, si autorë të plagosjes së Julian Piut.

3. Po kështu, në fillim të vitit 2010, Sokol Sanxhaktari akuzohet për plagosjen e një tjetër personi, në Elbasan. Këtë herë, viktimë e plagosjes ishte i riu Elvis Bako.

Rihapet “Tik Tok”, kryeministria: Janë vendosur mekanizma të rinj sigurie

By: Fax Web
5 February 2026 at 14:44

Qeveria shqiptare ka reaguar publikisht për heqjen e masave të përkohshme për bllokimin e platformës sociale Tik Tok në Shqipëri.

Në reagim sqarohet se aksesimi në Tik Tok tashmë është i plotë, ndërsa theksohet se janë instaluar mekanizma të rinj sigurie, të cilët më parë nuk ishin të pranishëm.

Paralelisht, po punohet për hartimin e një plani të mirëfilltë komunikimi dhe ndërgjegjësimi, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave online.

Qëllimi është i qartë dhe i orientuar drejt edukimit digjital, mbrojtjes reale dhe ndërtimi i një kulture sigurie në hapësirën online.

Reagimi i kryeministrisë:

“Agjencia për Media dhe Informim sqaron median dhe opinion publik në lidhje me  vendimin e Këshillit të Ministrave datë 03.02.2026 për heqjen e masave të përkohshme për ndalimin e aksesit në platformën online TikTok.

Heqja e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën online TikTok është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe i adresimit konkret të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

Masa e miratuar nga Këshilli i Ministrave në mars 2025 u konceptua dhe u zbatua si një ndërhyrje e parandaluese, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe adresimit të shqetësimeve të evidentuara gjatë asaj periudhe. Ajo shërbeu edhe për të hapur një dialog të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv me platformën, duke vendosur bazat për mekanizma të rinj sigurie, të cilët më parë nuk ishin të pranishëm. Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për  filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve.

Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale.

Paralelisht, po punohet për hartimin e një plani të mirëfilltë komunikimi dhe ndërgjegjësimi, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave online. Qëllimi është i qartë dhe i orientuar drejt edukimit digjital, mbrojtjes reale dhe ndërtimi i një kulture sigurie në hapësirën online.

Kjo qasje e balancuar synon të garantojë lirinë e aksesit, duke vendosur njëkohësisht interesin e sigurisë dhe mirëqenies së të rinjve në qendër të politikave publike”. 

Mbyllja e platformës TikTok në Shqipëri erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre.

Vendimi u konsultua gjerësisht me prindër dhe mësues, por tashmë me këtë vendim aplikacioni është rihapur për 1.5 milion përdorues shqiptarë, edhe pse një pjesë prej tyre e kanë përdorur aplikacionin edhe gjatë kësaj periudhe përmes VPN-së.

VIDEO/ Arrestohet 14-vjeçari, autor i dyshuar i 150 vjedhjeve në Tiranë

By: Fax Web
5 February 2026 at 14:37

Një 14 vjeçar është arrestuar nga Policia e kryeqytetit si autor i dyshuar 150 vjedhjeve gjatë 2 viteve të fundit.

Në pranga kanë rënë edhe Agron Doçi dhe Altin Hyseni dy personat të cilët më 21 janar shtynë 14-vjeçar, të vidhte 1 motor në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’.

Gjatë kontrolleve të kryera blutë sekuestruan 2 motomjete dhe pjesë motomjetesh, të gjetura në një garazh në pronësi të njërit prej të arrestuarve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Popular”.

Identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas që më datë 21 janar, shtynë një 14-vjeçar, të vidhte 1 motomjet, me qëllim përvetësimin.

Në pranga dhe 14-vjeçari, autor i dyshuar i 150 vjedhjeve në kryeqytet (4 prej tyre, gjatë ditëve të fundit).

Sekuestrohen 2 motomjete dhe pjesë motomjetesh, të gjetura në një garazh në pronësi të njërit prej të arrestuarve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiva parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të kryera, finalizuan operacionin policor të koduar “Popular”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit A. D., 48 vjeç dhe A. H., 41 vjeç, si dhe një 14-vjeçar që dyshohet se ka kryer 4 vjedhje, gjatë muajit shkurt, 2026.

Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë shtyrë të miturin, për të vjedhur 1 motomjet, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, të cilin e ka përvetësuar 41-vjeçari.

Gjatë kontrollit në një garazh në pronësi të shtetasit A. H, janë gjetur e sekuestruar 2 motomjete dhe pjesë motomjetesh.

I mituri dyshohet se gjatë 2 viteve të fundit, ka kryer rreth 150 vjedhje.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“Respekt ndaj atyre që mbajnë gjallë ekonominë”/ Balluku takim me fermerët në Fier: Këtë vit, 5.2 miliardë lekë për mbështetje të bujqësisë

By: Fax Web
5 February 2026 at 14:30

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka zhvilluar një takim me fermerët e Fierit, ku shprehet se 5.2 miliardë lekë do të vendosen në dispozicion të skemës kombëtare të bujqësisë.

Në një postim të sajin në rrjetet sociale, Balluku shkruan se duhen respektuar ata që prodhojnë dhe mbajnë gjallë ekonominë e Shqipërisë.

“Lidhja me fermerët e qarkut Fier është më shumë se bashkëpunim, është respekt, besim dhe përgjegjësi ndaj atyre që prodhojnë dhe mbajnë gjallë ekonominë tonë“-shkruan ministrja krahas videos.

“Këtë vit qeveria shqiptare ka dizenjuar buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë për bujqësinë, blektorinë dhe peshkimin. Flitet për 16.3 miliardë lekë, nga të cilat 5.2 miliardë do të vendosen për në dispozicion të skemës kombëtare në bujqsi. Për shkak të një zone që është hambari i Shqipërisë, qarku i Fierit, kam arritur të kuptoj që skemat duhet të jenë më efikase më të goditura“, tha zv/kryeministrja gjatë takimit.

Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama takohet me Papa Leonin XIV, zbulohet biseda

By: Fax Web
5 February 2026 at 14:02

Kryeministri Edi Rama u prit në Pallatin Apostolik nga Papa Leone XIV, ku zhvilluan një takim të përqendruar në çështje me interes të përbashkët.

Gjatë bisedës me Atin e Shenjtë, u diskutua situata në Ballkan si edhe procesi i integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Njoftimi zyrtar i Vatikanit

Sot paradite, më 5 shkurt, Papa Leoni XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Më pas u zhvillua takimi në Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit

“Në bisedimet e përzemërta – thuhet në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – u vu në dukje marrëdhënia e mirë ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile”.

Ndër temat në qendër të bisedimeve – vijon njoftimi – ishin edhe çështjet kryesore rajonale, “përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

❌
❌