Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026FaxWeb

Banesa u përfshi nga flakët, ndërron jetë nga asfiksia 73-vjeçarja në Korçë! E moshuara ishte e paralizuar dhe jetonte vetëm

By: Fax Web
15 January 2026 at 11:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës,  në lagjen nr. 13, ku një banesë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar humbjen e jetës së një 73-vjeçareje.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10, ku ka rënë zjarr në banesën e shtetases Fluturie Potka, e cila ishte e paralizuar dhe jetonte e vetme. Si pasojë e asfiksisë nga tymi, e moshuara ka ndërruar jetë.

Paraprakisht mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një batanije me korrent, të cilën 73-vjeçarja e përdorte për t’u ngrohur.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, e moshuara është gjetur nga gruaja që kujdesej për të. Ajo ka hapur derën e jashtme dhe ka vënë re tymin, ndërsa më pas ka kërkuar ndihmën e fqinjëve të pallatit për të njoftuar zjarrfikësen.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

20.000 dollarë gjobë dhe 4 ndeshje pezullim për Samuel Eto’, shpërtheu ndaj homologut maroken…tifozët shmangin përplasjen

By: Fax Web
15 January 2026 at 11:24

Samuel Eto’o, president i Federatës së Futbollit të Kamerunit, është ndëshkuar me pezullim dhe gjobë pas incidenteve gjatë ndeshjes Marok-Kamerun, në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Afrikës.

Ndeshja, e fituar nga Maroku më 9 janar me rezultatin 2-0, nxiti reagimin e ashpër të Eto’o-së, i cili humbi durimin dhe shprehu pakënaqësinë ndaj homologut të tij maroken, Fouzi Lekjaa, si dhe ndaj presidentit të CAF, Patrice Motsepe. Situata u menaxhua pa u agravuar, falë ndërhyrjes së disa spektatorëve që përpiqeshin ta qetësonin.

Si pasojë, Federata Ndërkombëtare e Futbollit vendosi që Eto’o të gjobitet me 20,000 dollarë dhe të pezullohet për katër ndeshje. Federata e Futbollit të Kamerunit ka reaguar menjëherë, duke e konsideruar vendimin si “të papërshkruar dhe pa bazë të qartë” dhe ka njoftuar se është e gatshme të apelojë kundër këtij ndëshkimi.

Ky incident vjen në një moment kur Eto’o, legjendë e futbollit afrikan dhe ish-lojtar i njohur ndërkombëtarisht, ishte shndërruar në figurë udhëheqëse të futbollit kamerunas, duke mbikëqyrur zhvillimet e Kupës së Afrikës dhe menaxhimin e skuadrës kombëtare.

Vendimi për pezullimin dhe gjobën reflekton zero tolerancë ndaj sjelljeve të pahijshme në arenën sportive, edhe për individë me peshë të madhe si Eto’o, dhe pritet të ketë ndikim në marrëdhëniet e tij me organet drejtues të futbollit afrikan.

Federata e Futbollit të Kamerunit tani do të përpiqet të apelojë vendimin, duke kërkuar rivlerësimin e situatës dhe mbrojtjen e presidentit të saj, ndërkohë që fansat dhe mediet sportive do të ndjekin me kujdes zhvillimet e mëtejshme.

Fermerët grekë në protestë, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë

By: Fax Web
15 January 2026 at 11:17

Aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar nga ora 12:30 me orën greke, deri në një afat të pacaktuar, për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Policia Kufitare Kakavijë, bëri të ditur se “nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:30 (me orën greke) deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”.

Sipas policisë do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

33 të dënuar nga IEVP Durrës transferohen në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, mes tyre dhe ish-kapoja i bandës së Durrësit, Lul Berisha

By: Fax Web
15 January 2026 at 10:40

Pas arratisjes së Altin Ndocit, 15 të burgosur të IEVP Durrës janë transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Mes të transferuarve si persona me rrezikshmëri të lartë janë dhe Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, të arrestuarit gjatë operacioneve “Ura” dhe “Revansh”, si dhe 3 shtetas të huaj, dy brazilianë dhe një venezuelian. Transferimi u realizua nën masa të larta sigurie, nën shoqërimin edhe të mjeteve të shumta të Policisë së Shtetit.

Vendimi për transferimin e eksponentëve më të rrezikshëm të botës së krimit erdhi pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit dy ditë më parë. Ndërkohë, burgu i Durrësit, i njohur edhe si “burgu i VIP-ave”, u vu në fokus për shkak të kushteve dhe nivelit të sigurisë. Të dënuar dhe paraburgosur u rivlerësuan për shkallën e rrezikshmërisë, ndërsa më problematikët u përzgjodhën për t’u sistemuar në Peqin.

Mashtroi rojën dhe vodhi makinën/ Tiranë, arrestohet 18-vjeçari

By: Fax Web
15 January 2026 at 10:38

Gjendet në Valias, dhe sekuestrohet automjeti i vjedhur, tip “Volkswagen Jetta”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit se në një vendparkim për automjete, në rrugën “Hajdar Hidri”, ishte vjedhur nëpërmjet mashtrimit, 1 automjet tip “Volkswagen Jetta”, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi A. L., 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u gjet në fshatin Valias, automjeti i vjedhur.

18-vjeçari dyshohet se me qëllim vjedhjen, ka shkuar te vendparkimi i automjeteve, ku ka mashtruar rojën e subjektit, se do të merrte automjetin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Kryetari i Kuvendit pritet nga Presidenti i Senatit Italian, La Russa: Shqipëri-Itali, partneritet strategjik për të ardhmen europiane

By: Fax Web
15 January 2026 at 10:34

Në vijim të vizitës zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, i shoqëruar nga deputetët e Grupit Parlamentar të Miqësisë me Italinë, u takua me Presiden

Gjatë takimit u riafirmuan lidhjet e fuqishme historike dhe aktuale miqësore mes dy popujve, të cilat përbëjnë bazën e bashkëpunimit të sotëm mes parlamenteve, qeverive dhe institucioneve të të dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, shprehu mirënjohjen e shqiptarëve për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në zhvillimin, demokratizimin dhe progresin e Shqipërisë, duke theksuar se vendi ynë ka zgjedhur një destinacion të vetëm strategjik për të ardhmen, familjen europiane. Ai nënvizoi se Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt Bashkimi Europian, duke vlerësuar mbështetjen e fuqishme të Italisë dhe lobimin e saj me vendet e tjera anëtare të BE-së.

Presidentin e Senatit të Republikës Italiane, Ignazio La Russa.

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, si dhe potencialet e reja për zgjerim në sektorë si teknologjia e informacionit dhe inteligjenca artificiale.

U vlerësua roli i komunitetit arbëresh dhe i emigrantëve shqiptarë në Itali si një urë e rëndësishme miqësie mes dy vendeve, si edhe mbështetja e Italisë për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe vlerave të arbëreshëve.

Kryetari Peleshi theksoi nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Senatit Italian, duke vlerësuar gjithashtu qasjen dhe kontributin e Italisë për stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Nga ana e tij, Presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, rikonfirmoi mbështetjen e Italisë për avancimin e shpejtë dhe anëtarësimin sa më parë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai theksoi se dy vendet janë aleate të ngushta në NATO dhe vlerësoi politikën e jashtme dhe të sigurisë së Shqipërisë, në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe paqes.

Presidenti La Russa garantoi se Senati Italian do të vijojë të mbështesë dhe të nxisë Partneritetin Strategjik dhe bashkëpunimin gjithëpërfshirës dypalësh mes dy vendeve.

Në përfundim të takimit, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ftoi Presidentin e Senatit të Republikës Italiane, Ignazio La Russa, për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës

By: Fax Web
15 January 2026 at 10:30

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:30 (me orën greke) deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Vendimi i DASH për pezullimin e vizave për 75 vende, Spiropali pas akuzave të opozitës: S’janë bllokuar lëvizjet dhe udhëtimet për shqiptarët!

By: Fax Web
15 January 2026 at 10:09

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratave të opozitës, sa i takon vendimit të DASH për bllokimin e vizave për 75 vende. Sipas Spiropalit, nuk bëhet fjalë për vizat e qytetarëve, ndërsa shtoi se ata mund të lëvizin pa probleme drejt SHBA-ve.

Reagimi vjen teksa Spiropali po udhëton drejt Kievit, ku do të do pritet nga Presidenti Volodymyr Zelensky dhe Ministri i Jashtëm, Andrii Sybiha.

“Mirëmëngjes nga një udhëtim i gjatë drejt Kievit, ku do të jem në një vizitë zyrtare për të rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë në krah të Ukrainës, në kushtet e sulmeve masive që targetojnë infrastrukturën kritike dhe popullatën civile në mes të një dimri të egër.
Kam ndjekur me vëmendje gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme rrebeshin e spekulimeve politike mbi çështjen e vizave drejt SHBA.
Ndërkohë që Shqipëria sot respektohet e çmohet kudo dhe është më aktive se kurrë, disa të udhëhumbur në Tiranë kanë vënë kujën se SHBA-të, sipas tyre, kanë ngrirë dhe bllokuar vizat për shqiptarët.
Fabula e tyre e çartur shkon aq larg, sa deklarojnë se partnerët tanë historikë dhe strategjikë, e kanë futur Shqipërinë në listën e zezë. E paimagjinueshme!
Në fakt, të dyja këto, janë fund e krye trillime politike. E vërteta është se vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-ve. Kurrsesi! Nuk janë bllokuar as vizat për qëllime turistike, studentët, biznesi, vizita te familjarët apo evente të lidhura me punën.
Askush nuk ndalohet të udhëtojë dhe të vizitojë si turist, student, qytetar apo edhe zyrtar, por rregullat e Qëndrimit në SHBA do të ndryshojnë në linjë me politikën e tyre të imigracionit.
Pra nuk bëhet fjalë për një vendim që targeton Shqipërinë, por për një rishqyrtim lidhur me procesimin e vizave për qëllime imigrimi në SHBA për 75 vende, përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor.
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të pezullohet përpunimi i vizave të imigracionit deri në rishikim zyrtar, dhe ky vendim vjen si pjesë e masave të administratës amerikane për të kufizuar abuzimet me avantazhet që ofron sistemi amerikan i migracionit.
Pra shkurt dhe thjesht, vendimi nuk ka të bëjë asgjëkundi me fabrikime nga më të çuditshmet për nongrata imagjinare mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Përtej gjithë kësaj tymnaje, një e vërtetë e madhe është e qartë si drita e diellit: Shqipëria ka qenë dhe mbetet aleati dhe partneri strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend mik me të cilin na bashkon një rrugë e gjatë dhe e pandashme vlerash dhe qëllimesh.
Ju përshëndes dhe ditë sa më të mbarë.”, shkruan Spiropali.

E rëndë në Korçë/ Banesa u përfshi nga flakët, ndërron jetë nga asfiksia 70-vjeçarja

By: Fax Web
15 January 2026 at 10:05

Mësohet se një zjarr ka rënë në lagjen nr 13 të qytetit, ku si pasojë e tymit një 70-vjeçare ka ndërruar jetë brenda banesës.

E moshuara jetonte e vetme, ndërsa zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Dyshohet si e dashura e Imamoglu, arrestohet në Turqi volejbollistja Derya Cairgan

By: Fax Web
15 January 2026 at 09:46

Sot, të enjten, fillon gjyqi i Ekrem İmamoğlu në çështjen e diplomës së tij universitare, të cilën autoritetet turke e pretendojnë të jetë e falsifikuar.

Megjithatë, një tjetër rast që përfshin kryetarin e bashkisë së Stambollit dhe jetën e tij personale ka dominuar mediat turke në 24 orët e fundit.

Sipas asaj që raportoi korrespondenti i SKAI-t në Stamboll, Manolis Kostidis, disa orë para fillimit të procedurës, shpërtheu një trazirë në Turqi për shkak të dëshmisë së një influencuesi, i cili zbuloi se İmamoğlu kishte një lidhje jashtëmartesore me një lojtare të njohur të volejbollit, Deria Çayrgan. Lojtarja e lartpërmendur u arrestua madje disa orë më parë, si pjesë e një operacioni nga Drejtoria e Zbatimit të Ligjit kundër Drogës, së bashku me 18 persona të tjerë.

Sipas një raporti në gazetën pro-qeveritare Sabah, 19 persona u arrestuan në një operacion të Drejtorisë së Zbatimit të Ligjit kundër Drogës, përfshirë Derya Cairgan, ndërsa pjesa tjetër akuzohet për përfshirje në trafikun e drogës.

Lajmi për “lidhjen jashtëmartesore” të Imamoglu-t është raportuar që nga dje nga mediat opozitare dhe pro-qeveritare në Turqi, pa asnjë koment apo mohim zyrtar nga kryetari i bashkisë së Stambollit apo bashkëpunëtorët e tij. Mediat turke madje nxorën në pah një deklaratë më të vjetër të sportistes, rreth dy vjet më parë, në të cilën ajo u pyet se kush është personi më i famshëm që ajo ka ruajtur në kontaktet e saj të telefonit celular. Në atë kohë, ajo ishte përgjigjur se kishte të regjistruar numrin e telefonit të Imamoglu-t, pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Influencuesja Rabia Karaca, e cila u arrestua gjithashtu nga autoritetet turke, thuhet se dëshmoi se Çayrgan ishte “mikesha e Imamoğlu-t”. Sipas dëshmisë së saj, kryetari i bashkisë së Stambollit “u kujdes për të dhe në një farë mënyre siguroi pagesat e saj”, ndërsa përmendi edhe individë të tjerë.

Imazhi që autoritetet e vendit po përpiqen të krijojnë rreth Ekrem Imamoglu-t, siç theksojnë analistët, përfshin akuza për një diplomë të rreme, parregullsi financiare dhe një jetë personale skandaloze. Megjithatë, këto janë akuza që ende nuk janë konfirmuar.

Me drogë në makinë, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, kapet 60 kg kanabis

By: Fax Web
15 January 2026 at 09:42

52-vjeçari Afrim Meça është arrestuar nga policia për trafik lëndësh narkotike.

Blutë bëjnë me dije se 52-vjeçari që u kap në flagrancë në fshatin Luz, duke transportuar me automjet, lëndën narkotike, me qëllim shitjen.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në fshatin Luz, Fushë Krujë, automjetin me drejtues shtetasin A. M., në të cilin kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë. Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike (me vlerë rreth 60 000 euro) do të shitej në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë.

 

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Cargo”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:

-A. M., 52 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në fshatin Luz, Fushë Krujë, automjetin me drejtues shtetasin A. M., në të cilin kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike (me vlerë rreth 60 000 euro) do të shitej në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 celular.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, thuhet në njoftim.

Ernest Muçit ‘i pastrojnë’ këpucët, sulmuesi i Kombëtares shënon dy supergola në Turqi

By: Fax Web
15 January 2026 at 09:41

Nëntë gola ka shënuar këtë sezon sulmuesi i Kombëtares me fanellën e Trabzonspor.

Ernest Muçi po kalon një moment fantastik në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shkëlqeu sërish të mërkurën duke shënuar dy gola në fitoren 1-6 të Trabzonsporit në fushën e Istanbulsporit, në kuadër të Kupës së Turqisë.

24-vjeçari fillimisht realizoi golin e barazimit të përkohshëm në pjesën e parë, duke rikthyer ndeshjen në ekuilibër. Në fraksionin e dytë, Muçi gjeti sërish rrugën e rrjetës, këtë herë për golin e tretë të Trabzonsporit, duke vulosur një paraqitje mjaft pozitive. Realizimi i dytë erdhi nga afro 28 metra largësi, duke bërë që shokët e ekipit t’i “pastronin këpucët”, një festim për ata që kanë goditje të kalibruara.

Me këto dy realizime, Muçi shkon në kuotën e nëntë golave këtë sezon. Kujtojmë se 24-vjeçari është i huazuar nga Besiktasi.

 

Transportonte me automjet 60 kilogramë kanabis, Tiranë, arrestohet 52-vjeçari

By: Fax Web
15 January 2026 at 09:37

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Cargo”.

Sekuestrohen 60 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Vihet në pranga 52-vjeçari që u kap në flagrancë në fshatin Luz, duke transportuar me automjet, lëndën narkotike, me qëllim shitjen.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Cargo”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:

-A. M., 52 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në fshatin Luz, Fushë Krujë, automjetin me drejtues shtetasin A. M., në të cilin kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë.

Nga  hetimet dyshohet se lënda narkotike (me vlerë rreth 60 000 euro) do të shitej në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 celular.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vengu thirrje të rinjve: Më pak se 24 orë për të aplikuar në Forcat e Armatosura

By: Fax Web
15 January 2026 at 09:34

Kanë mbetur më pak se 24 orë nga mbyllja e aplikimeve për thirrjen e radhës të Qendrës së Rekrutimit, që u jep të rinjve dhe të rejave mundësinë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Në prag të afatit përfundimtar, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka përsëritur thirrjen publike drejtuar të rinjve, duke i ftuar ata të zgjedhin këtë rrugë, të cilën ai e cilëson si një mision përkushtimi dhe nderi në shërbim të vendit.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ministri theksoi se Forcat e Armatosura ofrojnë më shumë sesa një vend pune, duke u shndërruar në një mundësi reale për ndërtimin e një karriere të qëndrueshme dhe afatgjatë. Sipas Vengut, të rinjtë që i bashkohen këtij institucioni përfitojnë një eksperiencë transformuese, që ndikon jo vetëm në formimin profesional, por edhe në rritjen personale, disiplinën dhe përgjegjësinë qytetare.

Ministri i Mbrojtjes nënvizoi se shërbimi në Forcat e Armatosura u jep të rinjve mundësinë për të ecur përpara me një mision të qartë, duke kontribuar drejtpërdrejt në sigurinë kombëtare, mbështetjen e komuniteteve në situata emergjente dhe përfaqësimin e vendit në misione ndërkombëtare. Ai shtoi se kjo rrugë është e hapur si për djemtë ashtu edhe për vajzat, duke reflektuar angazhimin për barazi dhe përfshirje në strukturat e mbrojtjes.

Thirrja e Qendrës së Rekrutimit synon të tërheqë të rinj të motivuar, të gatshëm për t’u trajnuar dhe për të ndërtuar një të ardhme profesionale në shërbim të atdheut. Afati i aplikimeve mbyllet brenda pak orësh, ndërsa autoritetet u bëjnë apel të interesuarve që të mos e humbasin këtë mundësi, duke aplikuar brenda kohës së përcaktuar.

Forcat e Armatosura vijojnë të konsiderohen një nga institucionet kyçe të shtetit, me rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë, menaxhimin e emergjencave dhe përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare. Në këtë kuadër, rekrutimi i brezave të rinj mbetet një prioritet, duke synuar forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale të këtij institucioni strategjik.

15 janari i përgjakur: 27 vjet nga Masakra e Reçakut

By: Fax Web
15 January 2026 at 08:43

Sot shënohen 27 vjet nga Masakra e Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, që mbetet plagë e hapur në kujtesën kolektive të vendit.

Më 15 janar 1999, forcat policore serbe, njësitë ushtarake dhe formacionet paramilitare serbe hynë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, ku vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë.

Viktimat, u ekzekutuan në rrethana që tronditën opinionin vendor dhe ndërkombëtar.

Masakra u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të atëhershëm të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Reçaku u shndërrua në simbol të vuajtjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës, por edhe në një moment kyç që ndikoi në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për realitetin e luftës, duke hapur rrugën për zhvillime vendimtare në fundin e saj

Ndryshe, sot në kuadër të kësaj masakre, homazhe do të bëjnë krerët e shtetit si presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Pos tyre, homazhe do të bëjë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

SHBA – Witkoff: Plani i paqes për Gazën hyn në fazën e dytë

By: Fax Web
15 January 2026 at 08:42

Zbatimi i planit të paqes për Gazën po hyn në fazën e tij të dytë, tha i  dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, me qëllimet kryesore të tilla si çarmatimi i Hamasit, krijimi i një qeverie teknokrate dhe fillimi i rindërtimit.

“Sot, në emër të presidentit Trump, po njoftojmë fillimin e Fazës së Dytë të Planit 20-pikësh të presidentit për të vendosur paqen në Gaza, duke kaluar nga armëpushimi tek çarmatimi, qeverisja teknokratike dhe rindërtimi”, shkroi ai në X.

Përfaqësues të grupit Hamas, i cili ishte në luftë me Izraelin para armëpushimit të tetorit, ndodheshin sot në kryeqytetin egjiptian Kajro për bisedime.

Stacioni televiziv egjiptian “Al-Qahera News” raportoi se pjesëmarrësit thanë se qëllimi i takimit ishte përgatitja për fazën e dytë të planit të paqes për Gazën.

Burimet e sigurisë egjiptiane thanë se Hamas kishte rënë dakord mbi emrat për qeverinë e planifikuar teknokratike tranzitore, e cila do të merret me çështjet civile dhe shërbimet publike në Gaza.

Asnjë anëtar i Hamasit nuk lejohet në këtë ekip.

“Faza e Dytë krijon një administratë teknokratike tranzitore palestineze në Gaza, Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), dhe fillon çarmatimin dhe rindërtimin e plotë të Gazës, kryesisht çarmatimin e të gjithë personelit të paautorizuar”, tha Witkoff.

“SHBA pret që Hamas të përmbushë plotësisht detyrimet e tij, përfshirë kthimin e menjëhershëm të të fundit të pengut të vrarë. Dështimi për ta bërë këtë do të sjellë pasoja serioze”, theksoi ai.

Rama: Piketa të reja të bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara

By: Fax Web
15 January 2026 at 08:41

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe me ftesë të Presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, në kuadër të “Javës së Qëndrueshmërisë 2026”.

Në rrjetet sociale, Rama publikoi foto nga kjo vizitë e cila nisi me pritjen në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit ku u nderua me medaljen “Zayed” nga presidenti i Emirateve të Bashkuara.

Ky nderim i jashtëzakonshëm vjen si shprehje e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe e vlerësimit për rolin dhe angazhimin e Kryeministrit Rama në promovimin e bashkëpunimit dypalësh dhe vizionit të përbashkët për zhvillim të qëndrueshëm.

Rama e cilësoi këtë vizitë si “një mikpritje e paharrueshme në Emiratet e Bashkuara” duke theksuar se vendosën piketa të reja të bashkëpunimit kuptimplotë që po forcohet dita-ditës.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Javën e Qëndrueshmërisë 2026, Kreu i Ekzekutivit ishte pjesë e panelit “Korridoret e Energjisë për një të Ardhme të Qëndrueshme”.

Gjatë diskutimit, Rama vuri theksin tek investimet e mëdha të dekadës së fundit në energjinë diellore dhe të erës, me synimin që deri në fund të vitit 2028 Shqipëria të arrijë sovranitet të plotë energjetik dhe të mos ketë më nevojë për importe.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit strategjik me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë, duke e cilësuar këtë partneritet si një model vizionar që synon, jo vetëm sigurinë energjetike të rajonit, por edhe eksportin e energjisë së gjelbër drejt Bashkimit Europian përmes projekteve të mëdha ndërlidhëse. A

i vlerësoi rolin dhe vizionin e lidershipit të Emirateve, si dhe kontributin e Dr. Sultan Al Jaber në nxitjen e projekteve ambicioze të tranzicionit energjetik. “Ambicia jonë është që së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë të kemi një bashkëpunim trepalësh, të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri. Doktor Sulltani, Zoti e bekoftë, po synon që të mbërrijmë në tre giga dhe përmes kabullit ndërlidhës me Italinë, t’i shërbejmë Evropës me energji të gjelbër”  u shpreh Kryeministri Rama.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë foli edhe për përdorimin e teknologjisë digjitale dhe inteligjencës artificiale në Shqipëri, duke theksuar se 95% e shërbimeve publike ofrohen tashmë online.

Kryeministri konfirmoi angazhimin e Shqipërisë për tranzicionin e gjelbër, inovacionin teknologjik dhe forcimin e partneriteteve strategjike ndërkombëtare, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit europian.

“Fëmijë, mund të iki e të mos kthehem më”/ Histori horrori nga protestuesit në Iran: E mbajta trupin e pajetë të gruas sime për një orë e gjysmë

By: Fax Web
15 January 2026 at 08:41

Duke u kthyer në shtëpi pasi mori pjesë në një protestë në Teheran më 8 janar, Reza përqafoi gruan e tij, Maryam, për ta mbrojtur atë. “Papritmas, ndjeva dorën time të lehtësohej – kisha vetëm xhaketën e saj në duar”, i tha ai një anëtari të familjes, i cili më vonë foli për BBC Persian. Maryam ishte qëlluar për vdekje – dhe ata nuk kishin idenë se nga kishte ardhur plumbi.

Reza e mbajti trupin e Mariamit për një orë e gjysmë . I rraskapitur, ai u ul në një rrugicë. Pas pak, dera e një shtëpie aty pranë u hap. Njerëzit që jetonin atje sollën një çarçaf të bardhë dhe e mbështollën trupin e Mariamit me të. Disa ditë para se Mariam të shkonte në protesta, ajo u kishte treguar fëmijëve të saj – të moshës 7 dhe 14 vjeç – për atë që po ndodhte në vendin e tyre. “Ndonjëherë prindërit shkojnë në protesta dhe nuk kthehen më,” tha ajo. “Gjaku im dhe i juaji nuk është më i çmuar se i kujtdo tjetër.” Emrat e Rezës dhe Mariamit janë ndryshuar për arsye sigurie.

Maryam është një nga mijëra protestuese që duhet të ishin kthyer në shtëpi, por nuk u kthyen kurrë, pasi autoritetet iu përgjigjën përhapjes së shpejtë të protestave në të gjithë Iranin me një shtypje vdekjeprurëse.

Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA thotë se ka qenë në gjendje të konfirmojë vrasjen e të paktën 2,400 protestuesve , përfshirë 12 fëmijë, në tre javët e fundit. Është jashtëzakonisht e vështirë të përcaktohet numri i të vdekurve, i cili pritet të rritet në ditët në vijim, sepse vendi mbetet nën një ndërprerje pothuajse të plotë të internetit të imponuar nga autoritetet iraniane të enjten në mbrëmje.

Grupet e të drejtave të njeriut nuk kanë akses të drejtpërdrejtë në vend dhe, së bashku me organizata të tjera ndërkombëtare lajmesh, BBC nuk është në gjendje të raportojë në terren. Autoritetet iraniane nuk kanë publikuar një numër të viktimave, por mediat lokale kanë raportuar se 100 anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë, ndërsa protestuesit – të cilët i kanë përshkruar si “rebelë dhe terroristë” – u kanë vënë flakën dhjetëra xhamive dhe bankave në disa qytete.

Protestat filluan në kryeqytet, Teheran, më 29 dhjetor, pas një rënieje të ndjeshme të vlerës së monedhës iraniane kundrejt dollarit. Ndërsa protestat u përhapën në dhjetëra qytete të tjera, ato u kthyen kundër sundimtarëve klerikë të Iranit. Forcat e sigurisë shpejt filluan një shtypje të dhunshme, me të paktën 34 protestues të vrarë deri më 7 janar, dita e 11-të e trazirave. Megjithatë, shtypja më e përgjakshme u pa të enjten dhe të premten e kaluar, kur mijëra njerëz dolën në rrugë në të gjithë vendin dhe kërkuan fundin e sundimit të Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

BBC Persian ka marrë dhjetëra dëshmi nga brenda Iranit. Të papenduar pavarësisht pasojave të mundshme, dëshmitarët thanë se donin të siguroheshin që pjesa tjetër e botës të dinte për dhunën kundër protestuesve. “Lagjja jonë mban erë gjaku – ata vranë kaq shumë njerëz “, tha njëri për BBC Persian. Një tjetër kujtoi se forcat e sigurisë “po qëllonin kryesisht në koka dhe fytyra”.

Ashtu si Sorena, shumë nga protestuesit e tjerë të vrarë ishin të rinj dhe plot ëndrra. Robina Aminian, një studente 23-vjeçare e dizajnit të modës që shpresonte të studionte në Milano, u qëllua dhe u vra në Teheran të enjten. Nëna e saj kaloi rreth gjashtë orë duke udhëtuar nga shtëpia e tyre në qytetin perëndimor të Kermanshah për të marrë trupin e saj nga Teherani. Gjatë rrugës së kthimit, ajo mbajti në krahë vajzën e saj të dashur. Por kur mbërriti, forcat e sigurisë e detyruan ta varroste trupin në një varrezë të largët jashtë qytetit – pa asnjë familjar apo mik tjetër të pranishëm.

Jo të gjithë të vdekurit ishin protestues. Navid Salehi, një infermier 24-vjeçar në Kermanshah, u qëllua disa herë ndërsa po largohej nga puna të enjten. Trupat e shumë protestuesve u dërguan në Qendrën Mjekësore Kahrizak në Teheran. Skenat atje ishin aq të tmerrshme sa Shahanad, i cili nuk donte të jepte emrin e tij të vërtetë, vendosi të udhëtonte gati 1,000 kilometra në një rajon kufitar në mënyrë që të mund të dërgonte video duke përdorur rrjetet e të dhënave mobile të vendeve fqinje. Deri të shtunën, Shahanad kishte parë më shumë se 2,000 trupa të shtrirë në tokë, tha ai.

Një grua e re, duke folur për BBC Persian në kushte anonimiteti, i përshkroi ngjarjet e javës së kaluar si një “luftë “. Protestuesit mbetën “më të bashkuar se kurrë”, por ajo kishte frikë për jetën e saj dhe këtë javë ishte larguar nga vendi – si shumë të tjerë, e kapluar nga ankthi se autoritetet do të nisnin një valë të re ekzekutimesh dhe persekutimesh. “Kam shumë frikë se çfarë mund t’u ndodhë atyre që janë ende në Iran”, shtoi ajo.

Yesterday — 14 January 2026FaxWeb

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt burgut të Fierit

By: Fax Web
14 January 2026 at 21:22

Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e djeshme, shumë persona që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë po transferohen nga drejtoria e burgjeve drejt burgut të Fierit.

Pas raportimeve se burgu i Durrësit nuk është burg me siguri të larta, është parë e arsyshme që personat me rrezikshmëri të lartë të mos qëndrojnë më aty.

Bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë dhe jo atyre zyrtarëve të arrestuar.

Altin Ndoci u arratis ditën e djeshme nga spitali i burgut, ku kishte shkuar të mjekohej pas ankesave për dhimbje në veshka.

Ndërkohë kur po kalojnë 24 orë nga arratisja dhe Ndoci ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve të shumta dhe postoblloqeve të ngritura.

Tetë persona u vunë në pranga në lidhje me arrestimin e Ndocit, kontetisht:

-Aulon Çuko- Kryeinfermieri

-Desdemon Pazaj, zëvendës shefi i policisë

-Efektivët: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela

-Violeta Uka

Baçi është person nën hetim nga SPAK, pasi njihet edhe si polici i cili i dha kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, në momentin që ndodhej në automjetin me të cilin po transportohej nga paeraburgimi i Durrësit në Apelin e GJKKO ku do të njihej me masën e sigurisë.

SHBA pezulloi vizat, deputetja e PD, Ina Zhupa: Vendimi i Trump, kambanë alarmi për dështimin e qeverisjes Rama!

By: Fax Web
14 January 2026 at 21:15

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar vizat për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një sinjal alarmi për gjendjen ku ndodhet vendi nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Zhupës, për vite me radhë qytetarëve u është servirur ideja e një Shqipërie me imazh të përmirësuar dhe me besueshmëri të lartë ndërkombëtare, ndërkohë që sot vendi, sipas saj, renditet në të njëjtën kategori me shtete të njohura për izolim dhe mungesë standardesh.

Deputetja demokrate thekson se ky vendim nuk është i rastësishëm, por pasojë e drejtpërdrejtë e dobësimit të shtetit, të shkaktuar nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe lidhjet me narkotrafikun, si dhe nga institucione që, sipas saj, i shërbejnë interesave politike dhe jo qytetarëve.

“Pasojat bien mbi qytetarët shqiptarë”, shprehet Zhupa, duke nënvizuar se vendimi i SHBA-së përbën një hap pas për Shqipërinë.

Në reagimin e saj, ajo shton se problemi nuk qëndron te marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, por te dështimi i qeverisjes aktuale, për të cilën kërkon largimin sa më parë, në interes të vendit.

Statusi i Ina Zhupës:

Vendimi i SHBA-së për të pezulluar vizat për Shqipërinë është një kambanë alarmi për realitetin ku ka përfunduar vendi me qeverisjen e Edi Ramës!

Për vite kemi dëgjuar slogane për “partneritet strategjik”, “imazh të përmirësuar” dhe “besueshmëri ndërkombëtare”, ndërsa sot vendi ynë renditet në të njëjtën kategori me shtete që njihen për izolim, paqëndrueshmëri dhe mungesë standardesh.

Kjo nuk është rastësi. Është pasojë e drejtpërdrejtë e një shteti të dobësuar nga lidhjet me narkotrafikun, nga korrupsioni, nga krimi i organizuar dhe nga institucione që funksionojnë për interesa politike, jo për qytetarët.

Në fund, ata që dëmtohen janë qytetarët shqiptarë!

Ky është një hap prapa për Shqipërinë, jo sepse partnerët na kanë braktisur, por sepse qeverisja ka dështuar. Kjo qeveri e dështuar duhet larguar një orë e më parë për të mirën e vendit!

❌
❌