Normal view

Dosja AKSHI, arrestohet në Durrës Ergys Agasi

26 August 2026 at 21:07
Ergys Agasi gjatë dëshmisë së tij në SPAK. Foto: LSA.
Ergys Agasi, i akuzuar se së bashku me Ermal Beqirajn krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin dhe zhvatjen e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), edhe përmes dhunës dhe pengmarrjes, u arrestua mbrëmjen e të mërkurës, më 26 gusht. Agasi, i cili kërkohej nga SPAK që prej dhjetorit të vitit […]The post Dosja AKSHI, arrestohet në Durrës Ergys Agasi appeared first on Reporter.al.

KLGJ përcakton pagat e reja të gjyqtarëve sipas vendimit të Kushtetueses

26 August 2026 at 16:22
mbledhje e klgj
Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë mbledhjes së 20 majit 2026. Foto: Vladimir Karaj.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi të mërkurën që të ecë përpara me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.15 të shkurtit të këtij viti, lidhur me statusin e pagave të magjistratëve, duke përcaktuar se ato duheshin rritur dhe kompesuar sipas këtij vendimi detyrues. Në këtë mbledhje plenare nuk morën pjesë anëtarët Violanda Theodhori dhe […]The post KLGJ përcakton pagat e reja të gjyqtarëve sipas vendimit të Kushtetueses appeared first on Reporter.al.

Projektet e resorteve luksoze me kapital të huaj nxisin zemërim në Ballkan

26 August 2026 at 13:15
726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n
Foto nga protestat e vazhdueshme në Tiranë. Foto: BIRN.
Që prej nisjes në maj të protestave të “Revolucionit të Flamingove” në Shqipëri, ato kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe kanë nxitur debat, brenda dhe jashtë Ballkanit, mbi mega-projektet e investitorëve të profilit të lartë. Protestat nisën si reagim ndaj projekteve të propozuara të turizmit luksoz në ishullin e Sazanit dhe në zonën e mbrojtur bregdetare […]The post Projektet e resorteve luksoze me kapital të huaj nxisin zemërim në Ballkan appeared first on Reporter.al.

Fatura e ‘kripur’ që la pas ish-zyrtari i akuzuar për aferën ‘5D’

26 August 2026 at 09:31
640 0 1702071980xtaulant tusha 1 1 516
Taulant Tusha
Para se emri i tij të bëhej i njohur në disa prej dosjeve më të bujshme kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në Shqipëri, nga afera e inceneratorëve te skandali i tenderave i njohur si “5D”, Taulant Tusha kishte lënë një tjetër gjurmë të mbresëlënëse në zyrat e shtetit. Vetëm se këtë herë nuk bëhej […]The post Fatura e ‘kripur’ që la pas ish-zyrtari i akuzuar për aferën ‘5D’ appeared first on Reporter.al.
❌