Hyrja e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. | Foto: LSAProkuroria e Posaçme, SPAK, e ka cilësuar si një manovër procedurale kallëzimin penal për “shpifje” të ngritur në Verona të Italisë ndaj prokurorit Altin Dumani nga familja Çela, i cili u publikua së fundmi në disa media në vend. Përmes një reagimi zyrtar të martën, SPAK la të kuptohej se Dumani po paditet në shtetin […]The post SPAK thotë se padia ne Itali ndaj Dumanit është manovër procedurale appeared first on Reporter.al.
Gjatë punimeve për ndërtimin e një ure në Pishë-Poro. Foto: PPNEA. Tre muaj pasi makineritë e rënda ndërhynë në zonën e mbrojtur Pishë Poro- Nartë për t’i hapur rrugën një kantieri për ndërtimin e resortit luksoz të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Prokuroria e Vlorës njofton se ka nisur hetime për 4 akuza. Në përgjigje të një kërkese për informacion nga BIRN, Prokuroria e Vlorës […]The post Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec appeared first on Reporter.al.
Urgjenca polivalente në spitalin qendror në QSUNT. Foto: Esmeralda Keta, Në shkurt të këtij viti, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” publikoi në faqen e saj zyrtare një listë të gjatë mungesash, duke kërkuar donacione nga individë dhe kompani biznesi. Lista përfshinte kërkesa për pajisje logjistike si kompjuterat dhe printerat, por edhe për aparatura të rëndësishme jetëshpëtuese, mes të cilave 15 respiratorë, 6 defibrilatorë, 3 aparate […]The post Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor appeared first on Reporter.al.
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Foto: LSA. Dhjetëra profile të rreme, të identifikuara nga BIRN si të krijuara gjatë muajve të fundit shpërndanë menjëherë fjalimin e së premtes të kryeministrit Edi Rama para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa ai ankohej mes të tjerash për algoritmin dhe ndikimet e huaja, që sipas tij nxitën e zmadhuan protestën që i kërkon prej mbi […]The post Dhjetëra profile të rreme amplifikojnë fjalimin e Ramës appeared first on Reporter.al.
Një protestues qëndron me duar të lidhura përpara punonjësve të policise. Foto: LSA. Qindra protestues u përplasën me policinë mëngjesin e së enjtes në barrikadat metalike me të cilat ishte rrethuar Parlamenti, për të penguar protestuesit që t’u afroheshin rrugëve ku kalonin makinat e deputetëve. Përplasja filloi kur Policia tentoi të shtynte me disa metra barrikadën dhe të ndalonte portestuesit të qëllonin me vezë dhe domate makinat e […]The post Orët e tensionit mes Policisë dhe protestuesve përballë Parlamentit appeared first on Reporter.al.
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN. Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli riktheu në vëmendje përmes një statusi në Facebook më 14 korrik një konflikt të dikurshëm me ish-ministren e Kulturës për atë që ai e quajti “algoritmi fake”. Në kohën kur ishte në detyrë, Çuli thotë se i ishte kërkuar që të shpërndante dhe të pëlqente postimet e Ministrisë dhe […]The post Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës appeared first on Reporter.al.
Foto ilustruese nga herbert2512/ Pixabay. Më 11 shtator 2025, pushimet e Davidit, një 18 vjeçar nga Praga, morën një rrjedhë të papritur në gjirin e Sarandës, ndërsa ai po bënte xhiro në det me një “Jet Ski”. Gjatë kthimit me shpejtësi të ulët drejt bregut, ku do të merrte të ëmën si pasagjere, ai u godit fuqishëm nga një mjet […]The post Motorët e ujit, rreziku që “pushton” bregdetin e Shqipërisë appeared first on Reporter.al.
Guvernatori Gent Sejko. Foto: LSANjë projektligj i ri për Bankën e Shqipërisë, i hartuar për të përafruar legjislacionin vendas me atë të Bashkimit Evropian, ka tejkaluar qëllimin e tij duke ofruar një mburojë penale për drejtuesit e institucionit përmes forcimit të imunitetit përballë ndjekjes penale dhe masave të arrestit. Shqetësimi kryesor lidhet me nenin 72 të projektligjit, i cili […]The post ‘Kështjellë mbi drejtësinë’: Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika appeared first on Reporter.al.
Belinda Balluku dhe Edi Rama në Kuvend | Foto: LSANë raportin vjetor për Sundimin e Ligjit të publikuar të premten, Komisioni Europian theksoi se reagimet e ekzekutivit dhe shumicës parlamentare ndaj hetimeve të SPAK-ut ndaj zyrtarëve të lartë përbëjnë përpjekje për ndikim të papërshtatshëm mbi drejtësinë dhe dëmtojnë besimin publik te institucionet. Komisioni ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në reformën në drejtësi, por paralelisht […]The post Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku appeared first on Reporter.al.
Posta e Policisë dhe qendra shëndetësore u ndërtuan rreth 5 vjet më parë në Palasë me një fond prej 1.1 milionë eurosh. Foto: Google maps. Pesë vjet më parë, qeveria shqiptare shpenzoi 112 milionë lekë përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e një poste policie, një urgjence mjekësore dhe shërbime të tjera mbështetëse pranë resortit luksoz “Green Coast” – e pagëzuar si “Qendra e shërbimeve të integruara Palasë”. Si pjesë e investimit publik u ndërtua edhe një helipad brenda […]The post Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë appeared first on Reporter.al.
Flamingot në lagunën Vjosë-Nartë. Foto: Geri Emiri. Byroja e Konventës së Bernës ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë shqiptare lidhur me zhvillimet infrastrukturore dhe turistike në peizazhin e mbrojtur të Vjosa-Nartës, një zonë e propozuar si pjesë e Rrjetit Emerald. Në një letër të fundit të 15 korrikut 2026, drejtuar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatave mjedisore në Shqipëri, Byroja shpreh “keqardhje” […]The post Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën appeared first on Reporter.al.
Ilustrim nga Jurgena Tahiri/BIRNNjë ngarkesë me 50 sonda për monitorimin e naftës, me origjinë nga Bjellorusia, u ndaluan nga dogana e Durrësit në fillim të vitit, pasi autoritetet konstatuan se pajisjet ishin nën embargon e vendosur ndaj Rusisë dhe aleatit të saj, Bjellorusisë, pas agresionit në Ukrainë. Sondat ishin deklaruar me një vlerë modeste prej 2,474 eurosh. Sipas […]The post Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës appeared first on Reporter.al.
Kryeministri Edi Rama dhe biznesmeni Gjergj Luca : Printscreen nga Youtube Një muaj më parë, kur protestat masive kundër qeverisë sapo kishin filluar, në një cep të internetit, një platformë sociale që njihet si Reddit – pak e njohur dhe pak e përdorur nga shqiptarët, përdorues të një forumi për Shqipërinë sugjeruan bojkotin e bizneseve që ata i konsiderojnë të lidhura me qeverinë. “Bojkot bizneseve të […]The post “Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google appeared first on Reporter.al.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Gonxhja gjatë inspektimit të stadiumit të përkohshëm te koncertit të West. Në një video të xhiruar mes skelave dhe pluhurit të kantierit në arenën e përkohshme “Eagle Stadium” në Kashar, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u shfaqën të entuziazmuar teksa inspektonin punimet e ngritjes së stadiumit për koncertin e reperit kontrovers amerikan, Kanye West. Nga ai terren, kreu i […]The post Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West appeared first on Reporter.al.
Kryeministri Edi Rama duke mikpritur arkitektët e huaj në edicionin e dytë të festivalit "Bukë dhe Zemër". Foto kortezi: Këshilli i Ministrave. Në orën 10 të mbrëmjes së 1 majit 2024, arkitekti amerikan, Sam Chermayeff mori një telefonatë të pazakontë nga kolegu dhe miku i tij, Pablo Bofill. “Edi do të të telefonojë,” e njoftoi ai. Chermayeff, 45 vjeç, drejton një studio arkitekture me qendër në Berlin dhe Nju Jork dhe deri në atë kohë, nuk kishte […]The post The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës appeared first on Reporter.al.
Gjurmët e makinerive të rënda duken ende në plazh. Foto: Vladimir Karaj. Parakalimi i buldozerëve deri një muaj më parë në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë duket ende si një plagë e freskët mbi peizazh. Në disa zona gjenden gurë të thyer të hedhur mbi rërë, gjurmë gomash, barishte të shtypura dhe pemë e degë të rrëzuara përtokë. Në pjesë të tjera, natyra po përpiqet […]The post Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec appeared first on Reporter.al.
Ish-prokurori Gentjan Osmani duke dalë nga KPK. Foto: LSAGjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vlerësoi të martën më 23 qershor, se shkarkimi i prokurorit Gentjan Osmani nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, ishte joproporcional dhe në shkelje të artikullit 8 të Konventës që sanksionon të drejtën për jetë private dhe familjare. Në vendimin e publikuar, Gjykata e Strasburgut sugjeron […]The post Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë appeared first on Reporter.al.
Një i ri mban një pankartë në protestë. Foto: Xhemali MokuTë mërkurën në mbrëmje, ndërsa marshimit të përnatshëm të protestuesve po i vinte fundi, një studente 19-vjeçare vendosi të ndalonte për disa minuta në një nga stolat pranë sheshit “Skënderbej”. E shoqëruar nga dy kushërirat e saj, studentja e drejtësisë pa në një moment dy burra të moshës 50- 60 vjeç, të cilët fillimisht po […]The post Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive appeared first on Reporter.al.
Kompleksi Green Coast në Palasë i fotografuar nga ajri. Foto: Xhemali Moku/ BIRN. Në fund të janarit të vitit 2021, një grup i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës i ktheu sytë nga njëri prej projekteve më të lakmueshme të bregdetit shqiptar – resorti Green Coast buzë detit Jon në Palasë. Përmes aplikacionit SKY ECC, anëtarët e këtij grupi nisën të shkëmbenin fotografi të projekteve të zgjerimit të […]The post Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast appeared first on Reporter.al.
Erion Veliaj duke u shoqëruar në Gjykatën Kushtetuese | Foto: LSAMë 17 shkurt të këtij viti, studioja ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres” i shkroi zyrës së OPDAT në Departamentin e Drejtësisë në SHBA për të kërkuar një takim për llogari të Erion dhe Arbër Veliajt. Ky e-mail, i deklaruar së fundmi si pjesë e dokumenteve të depozituara në Zyrën e Agjentëve të Huaj në Departamentin […]The post Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA appeared first on Reporter.al.