Normal view

“Vetëvendosje kërkon të destabilizojë Shqipërinë”, Bislimi: Protestuesit janë kundër demokracisë, ky është problemi

13 July 2026 at 21:03

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Labinot Bislimi, komentoi ndikimin dhe përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në protestën në Shqipëri.

Ai theksoi se çështjet kombëtare janë legjitime që t’i bashkojë shqiptarët kudo ata ndodhen, por është e papranueshme që partitë politike të marrin pjesë në protestë kundër ardhmërisë së Shqipërisë.

Bislimi u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje kërkon të destabilizojë Shqipërinë pasi në përbërjen e saj ka elementë fashizmi.

Kur një parti politike, siç është VV,  çon mercenarët e vet të organizuar, jo tani më më për Zvërnecin, sepse ajo çështje është “kamuflazh”, por në një frymë që hajde të rrëzojmë dhe të destabilizojmë Shqipërinë, shtetin shqiptar, qeverinë, në kohën kur është në fazën për të marrë investimet e reja nga jashtë, në kohën kur është në një moment të integrimit.

VV është parti, e cila mban një frymë, pavarësisht se nuk e identifikon veten, por të gjitha elementët përbrenda saj janë elementë fashiste dhe këtu kemi një strategji. Protestuesit janë kundër demokracisë dhe këtu e kemi problemin”, tha ai.

“Protesta, jo anomali”, Labinot Bislimi: PD dhe Sali Berisha duhet të reflektojnë, po zëvendësohen si opozitë

13 July 2026 at 20:49

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Labinot Bislimi, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi zhvillimet politike në Shqipëri dhe protestën e zhvilluar prej më shumë se 40 ditësh.

Bislimi u shpreh se rritja e mirëqenies dhe zhvillimi shoqëror sjellin kërkesa të reja nga qytetarët, duke e cilësuar protestën si një tregues të ndryshimit të shoqërisë shqiptare.

Duke folur për reagimin e qeverisë, Bislimi tha se protesta nuk duhet parë si një anomali dhe vlerësoi mënyrën e reagimit të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, protesta me kalimin e kohës është transformuar nga një lëvizje shoqërore në një lëvizje politike, që tashmë ngjan me një forcë opozitare.

Ai shtoi se Rama ndodhet në një pozicion të qëndrueshëm politik, pasi sipas tij ka fituar zgjedhjet dhe gëzon legjitimitetin për të qeverisur. Protesta për Bislimin, duhet të konsiderohet si  një sinjal alarmi për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike.

“Në momentin kur rritet mirëqenia, kur bëhet zhvillimi, krijohen këto protesta dhe kjo tregon se Shqipëria po ndryshon. Kur të rritet mirëqenia, njerëzit kërkojnë më shumë. Jemi duke përjetuar një moment që Shqipëria nuk e ka përjetuar më parë.

Pse duhet të reflektojë qeveria? Qeveria duhet ta kuptojë se protesta nuk është anomali dhe këtë po e bën. Edi Rama, përveç se ka kundër-reaguar duke u kthyer përgjigje, ai nuk ka dalë duke i rrahur protestuesit.

Dalin aty prej 40 ditësh, janë bërë gjithmonë e më pak, që tani është përkthyer në lëvizje politike, që duket tamam opozitë. Kjo protestë më shumë po dëmton… Duhet të reflektojnë PD-ja dhe Sali Berisha, sepse po e zëvendësojnë si opozitë, sesa Edi Rama.

Ai është në një gjendje normale, i ka fituar zgjedhjet, e ka legjitimitetin dhe legalitetin dhe tani po pret që kjo lëvizje, që ishte shoqërore, u bë politike, po bëhet opozitë, ndoshta për ta zëvendësuar LSI-në”, tha ai./abcnews.al

 

“Tani kërkohet përgjigje nga shteti”, Bejko në “Real Story”: Pse përbërja e protestës është e çuditshme

13 July 2026 at 20:42

TIRANË- Analisti Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi zhvillimet e fundit rreth protestës, duke u shprehur se ajo ka bashkuar njerëz me bindje të ndryshme politike dhe shoqërore dhe kjo tha ai i jep karakter të çuditshëm tubimit.

Duke komentuar pretendimet për përfshirje të faktorëve të huaj në protestë, Bejko tha se institucionet shtetërore duhet të japin përgjigje, duke përmendur rolin e strukturave të sigurisë dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

“Kam qenë disa herë në protestë dhe e kam parë aty përbërjen, aty ka nga të gjitha krahët, edhe politikë dhe shoqëror, është një protestë e cila i ka bashkuar dhe i mban aty mbi 40 ditë, unitetit të kundërtave dhe kjo është ajo që e bën të çuditshme këtë protestë. Ka mbi 40 ditë që ne dëgjojmë, jo vetëm në këtë studio, edhe vetë qeverinë, por dhe faktorë jashtë qeverisë se këtu ka dorë Irani, armiqtë e Shqipërisë, Shteti punon me institucione, shteti ka SHISH, ka bashkëpunim me partnerë, është në partneritet me SHBA, me CIA-n, me agjenci të tjera, me Mosad tek e fundit, sepse duam apo s’duam ne, nëse është e vërtetë që Irani është i implikuar është për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur Shqipëria me Izraelin.”, tha Bejko.

“Këto grupe të majta dhe të strukturuara kalojnë nga qëndresa në veprim dhe ne duam përgjigjen nga shteti tani. Nëse këto grupe të majta kanë filluar të godasin biznesin, ta dëmtojnë atë, janë në habitatin e tyre te e fundit”, tha ai./abcnews.al

 

“Në bulevard po lind komunizmi”, Çupi: Majtizmi ekstrem rrezikon botën, rrezikoi edhe Amerikën

13 July 2026 at 20:16

TIRANË- Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi protestën dhe reagimet kundër zhvillimit të koncertit të Kanye West në Tiranë, i mbajtur të shtunën në zonën e Kasharit.

Sipas tij, kundërshtimet ndaj koncertit nuk duhen parë si një ngjarje e izoluar, por si pjesë e një përplasjeje më të gjerë globale.

Çupi u shpreh se bota ndodhet në një konflikt mes Lindjes dhe Perëndimit, duke argumentuar se kjo përplasje shfaqet edhe përmes protestave dhe sulmeve ndaj figurave publike apo drejtuesve të shteteve perëndimore.

Analisti shtoi se në këtë përplasje përfshihet edhe Shqipëria, si pjesë e bllokut perëndimor, duke theksuar se sulmet ndaj liderëve të vendeve perëndimore janë pjesë e së njëjtës agjendë. Duke komentuar protestat, Çupi tha se në bulevard po shfaqen ide dhe praktika komuniste, të cilat, sipas tij, përfaqësojnë një majtizëm ekstrem.

“Jo, është një përplasje mes këtyre të dobëtëve, që quhen njerëz të dobët, dhe fuqive shumë të mëdha që po luajnë në botë. Le ta themi hapur se ne ndodhemi në luftë. Jo thjesht ne, por lufta është globale. Lufta është mes Lindjes dhe Perëndimit. Lufta është shumë e egër, sepse Lindja përfaqëson qeverisjen e regjimit, sistemin e varfërisë, sistemin e të humburit, sistemin e të mjerit. Këtë po e shohim edhe në protesta apo në luftën kundër Kanye West. Lufta është globale.

Po kërkohet, siç kërkohet koka e kryeministrit këtu, po ashtu kërkohet edhe vdekja e Presidentit të Amerikës, e kancelarit të Gjermanisë, e kryeministrit të Britanisë së Madhe, e kryeministres së Italisë dhe e presidentit të Francës. Kjo është në qendër të agjendës së Lindjes kundër Perëndimit.

Kur kërkohen krerët e shteteve, ne bëjmë pjesë në këtë bllok. Për fat të mirë bëjmë pjesë në këtë bllok dhe, për fat të keq, nëse do të fitonte Lindja, ne do të shuheshim.”

.Në bulevard po lindin ide dhe praktika komuniste, të një majtizmi shumë ekstrem, i cili rrezikon botën. Antifa e rrezikoi Amerikën, ndërsa këta janë tipikë të Antifës. Antifa po rrezikon edhe Evropën Perëndimore dhe kjo është shumë serioze.”, tha Çupi./abcnews.al

❌