Normal view

Katalonja dyfishon taksat turistike

27 February 2025 at 15:30

Autoritetet e rajonit spanjoll të Katalonjës kanë vendosur të dyfishojnë taksat turistike në rajon, si dhe të ndajnë 25 për qind të të ardhurave të përfituara në këtë mënyrë për politikën e strehimit, njoftuan mediat spanjolle.

Zëdhënësi i parlamentit vendas, David Cid, ka bërë të ditur se një masë e tillë është marrë në marrëveshje me kryeministrin e Katalonjës, Salvador Illa, njoftoi televizioni shtetëror RTV.

Siç shpjegohet, taksat turistike do të jenë maksimumi 15 euro për person për një natë në Barcelonë.

Kjo rritje taksash nuk do të paguhet nga hotelierët, por nga turistët”, theksoi Cid, duke shtuar se masa është plotësisht e justifikuar pasi Katalonja po sheh një numër rekord turistësh dhe një fluks të ardhurash nga turizmi.

Sipas tij, një turist që mund të paguajë 300 deri në 400 euro në ditë në një hotel në Barcelonë, lehtë mund të ndajë shtatë euro të tjera për një taksë nate.

Siç ka thënë Cid, të ardhurat e krijuara në këtë mënyrë duhet të ndahen për ndërtimin e banesave, pasi Katalonja duhet të rrisë ndjeshëm fondet për këtë qëllim.

Ai shtoi se kjo masë nuk do të kufizojë turizmin, në një situatë ku ky rajon ka një numër rekord turistësh dhe është në përputhje me atë që po bëjnë qytetet evropiane si Amsterdami apo Roma./abcnews.al

 

Padia e Ramës për Bardhin/ Gjyqi për shpifje, kryeministri ka kallëzuar deputetin e PD

27 February 2025 at 15:21

Gjykata e Tiranës ka zhvilluar këtë të enjte seancën e dytë në lidhje me padinë për shpifje të kryeministrit Edi Rama ndaj deklaratave të Gazment Bardhit se vëllai i tij Olsi Rama është i përfshirë në dosjen Xibraka.

Sipas gazetarit Ermal Vija, avokatët mbrojtës të Bardhit kërkuan një kundërpadi që ata pretendojnë se i është shkaktuar një dëm nga padia e Ramës.

Ndërkohë, mësohet se në përfundim seanca u shty për t’u zhvilluar në 28 mars.

Më herët, avokatët e Bardhit kanë pretenduar se klienti i tyre ka bërë deklarata në cilësinë e politikanit i bazuar në indicie mbi të dhënat e sistemit TIMS si dhe të nisjes së hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për persona të tjerë të përfshirë në trafik droge. Ata i kanë kërkuae gjykatës që të administrojë të dhënat e sistemit TIMS, ku sipas tyre provohet se në një nga makinat që përdornin anëtarët e grupit kriminal udhëtonte shtetasi Olsi Rama. /abcnews.al

“Metamorfoza”/ Shtyhet seanca Pëllumb Gjokën dhe të dyshuarit e tjerë, shkak mungesa e avokatëve të Bajrit

27 February 2025 at 14:55

Shtyhet në datë 11 mars, ora 14.00 seanca për dosjen “Metamorfoza”, për Pëllumb Gjokën dhe të dyshuarit e tjerë.

Mësohet se shkak u bë mungesa e dy avokatëve të Behar Bajrit.

Gjykata e Posaçme gjobiti avokatët me 5 mijë lekë të reja për shkak të mungesës pa arsye, pasi sipas togave të zeza ata kanë patur dijeni për seancën e sotme.

Pëllumb Gjoka akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që akuzohen për një sërë veprash penale duke nisur nga “Vrasja me paramendim”, “Shpërdorimi i detyrës” deri tek “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Krijim kushte për vrasje” etj./abcnews.al

“Matthew Perry mori 27 injeksione ketamine në tre ditët e fundit të jetës së tij”, publikohet dokumentari për aktorin

27 February 2025 at 14:53

Matthew Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij më 28 tetor 2023, pas një mbidoze me ketaminë, e cila u zbulua në vaskën e nxehtë të shtëpisë së tij. Rreth 1.5 vjet më vonë, u publikua dokumentari i parë për aktorin 54-vjeçar, i titulluar ” Matthew Perry: A Hollywood Tragedy ” dhe po shfaqet në Peacock.

Dokumentari i publikuar gërmon në ngritjen e famës së Matthew Perry dhe sesi fama ndikoi tek ai, duke e zhytur në varësi që e shkatërruan. Ai gjithashtu ofron detaje shtesë rreth ketaminës, të cilën ai po e merrte për të luftuar depresionin dhe ankthin, dhe pesë personat e akuzuar për vdekjen e tij.

Konkretisht, siç u bë e ditur, Matthew Perry mori një dozë që i kalonte kufijtë e lejuar të trajtimit ligjor. Në fakt, ai mori 27 injeksione ketamine vetëm në tre ditët e fundit, para vdekjes së tij. Disa njerëz flasin në “Matthew Perry: Një tragjedi e Hollivudit”, duke përfshirë edhe avokatin amerikan që mbikëqyri çështjen përpara se të jepte dorëheqjen në janar, Martin Estrada. Ai tha se pesë personat e arrestuar dhe të akuzuar për vdekjen e tij “janë njerëz që duhet ta dinë shumë më mirë”.

Mes tyre është edhe mjeku i Matthew Perry, Dr. Salvador Plasencia, i cili akuzohet se e ka furnizuar aktorin me sasi të mëdha ketamine, ndërsa ka pasur edhe raste që i ka bërë vetë injeksionet, madje edhe në një parking publik. Ishte i njëjti që i mësoi asistentit të aktorit se si t’i bënte injeksione./abcnews.al

Kim Jong Un bën thirrje për ndërtimin e një ushtrie moderne

27 February 2025 at 14:37

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për forcimin dhe modernizimin e ushtrisë për të qenë gati për një luftë të mundshme, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Gjatë një vizite në Akademinë Ushtarake Kang Kon, Kim kritikoi menaxhimin e dobët dhe gjendjen e objekteve arsimore, duke thënë se shkolla nuk po përmbushte objektivat e partisë në pushtet për ndërtimin e një ushtrie moderne dhe të fuqishme.

Ai urdhëroi rinovimin e akademisë dhe përmirësimin e programeve arsimore me fokus në trajnimin praktik, duke përfshirë zotërimin e armëve moderne dhe teknologjisë ushtarake, raporton Reuters./abcnews.al

GJKKO lehtësoi masat te ‘Bujqësori’, Rama: I lehtësuar! Prokurorët mund të bëjnë deri në fund, detyrën, por jeta universitare nuk merret peng

27 February 2025 at 13:15

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lehtësimit të masave për zyrtarët dhe pedagogët e dyshuar për abuzime me tendera në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetin social X, ai thotë se ndihet i lehtësuar dhe se më në fund, prokurorët mund të bëjnë detyrën e tyre.

Reagimi:

Ja pse jam i lehtësuar me lajmin e rrëzimit në Gjykatën Speciale të 20 masave të sigurisë (nga 24) në Universitetin Bujqësor: 1. Drejtësia për shkeljet e pretenduara të tre viteve më parë, as nuk pengohet as nuk ndihmohet nga ato masa sigurie, ndërsa jeta personale e familjare e kujtdoqoftë që mund të jetë krejt i pafajshëm, kthehet në një ferr padrejtësie me pasoja traumatike. 2. Prokurorët dhe gjykatësit mund ta bëjnë tani pa asnjë ndryshim, deri në fund, detyrën e tyre dhe fajtorët e mundshëm nuk kanë asnjë shans të shpëtojnë, nëse kanë prekur fondet publike. Por ama jeta universitare nuk merret peng, reputacioni i universitetit nuk mbytet në llumin mediatik, stabiliteti psikologjik i komunitetit të pedagogëve, studentëve, prindërve nuk lëndohet, ndërkohë që drejtësia vazhdon qetësisht punën e vet. 3. Aleanca strategjike e UBT me Universitetin BOKU të Vienës, që u krijua me një përpjekje të madhe të qeverisë dhe programi ambicioz i transformimit rrënjësor, e i njehsimit të diplomave BOKU/UBT2030 nuk kërcënohet më nga humbja e besimit të partnerëve austriakë përballë panoramës lemeritëse të 24 masave të sigurisë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë operacion në fshatin Corleone!

Duam luftë pa kompromis kundër korrupsionit, ndëshkim pa mëshirë për çdo dorë që hyn në xhepat e popullit, por po ashtu, nuk mund të bëjmë kompromise në mbrojtje të normave demokratike europiane të drejtësisë. Pas 100 e kusur vitesh e kemi tërhequr pushtetin politik nga fusha e drejtësisë dhe ia kemi lënë drejtësisë të na hetojë e gjykojë edhe ne, si të gjithë të tjerët, nëse shkelim ligjin. Shpatën e ndëshkimit ia kemi dorëzuar SPAK-ut. Peshoren e drejtësisë ia kemi besuar Gjykatës Speciale. Por fashon e pavarësisë e paanësisë prokurorët, e sidomos gjykatësit, duhet ta bëjnë pa humbur kohë pjesë të lëkurës së tyre profesionale, në respekt të prezumimit të pafajësisë, të lirive e të drejtave të njeriut, të standarteve demokratike të drejtësisë europiane. Prandaj, shpatën ta mbajnë lart, e kanë gjithë mbështetjen tonë. Peshorja është e tyrja, nuk ndërhyjmë në brendinë e çështjeve. Por sa herë do t’ua shohim sytë të pambuluar e deri edhe me gjak, nuk do të ngurrojmë ta themi publikisht. Drejtësia e re e Shqipërisë 2030 në BE duhet të jetë si kjo statujë e Zonjës së Drejtësisë. Për të gjithë. Gjithnjë.

 

Rama inspekton punimet e Teatrit të Ri Kombëtar: Do të jetë një nga teatrot më të bukur të ndërtuar në Europë

27 February 2025 at 13:06

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, punimet për të cilin priten të përfundojnë brenda këtij viti. Ai ka komunikuar nga afër me punonjësit për çdo detaj.

Rama ka theksuar Shqipëria 2030 në BE do të ketë një nga teatrot më të bukur të ndërtuar në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.

“Në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, vepër e njërit prej arkitektëve më të mëdhenj bashkëkohorë, Bjarke Ingels, studio daneze BIG, që tanimë pas përfundimit të punimeve të vështira të nëntokës, ka nisur të marrë formë në rrugën drejt përfundimit të krejt punimeve ndërtimore brenda këtij viti

Shqipëria 2030 në BE do të ketë një nga teatrot më të bukur të ndërtuar në Europë pas Luftës së Dytë Botërore”.

/abcnews.al

Zyrtari ushtarak i BE-së: Evropa duhet të forcojë vizionin e mbrojtjes së përbashkët

27 February 2025 at 12:48

Vendet e Bashkimit Evropian duhet të qartësojnë se si do të përdorin marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes dhe të forcojnë vizionin e tyre operacional, në vend që të shpenzojnë para vetëm për mbrojtjen, tha një zyrtar i lartë ushtarak i BE-së, gjenerali Robert Brieger.

Briger, i cili është kreu i Komitetit Ushtarak të BE-së dhe këshilltari kryesor ushtarak i kreut të diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, paralajmëroi në një intervistë për Euractiv për opsionet evropiane të papërdorura në lidhje me dislokimin e ushtarëve ose forcimin e ndihmës reciproke në rast konflikti.

Duke folur për dokumentin e shumëpritur për të ardhmen e mbrojtjes evropiane, ai tha se pritshmëritë kanë të bëjnë kryesisht me zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive mbrojtëse, me një qasje të koordinuar dhe bashkëpunuese për këtë çështje.

“Zhvillimi i aftësive të mbrojtjes duhet të marrë parasysh atë që i nevojitet ushtrisë. Kjo do të thotë se ne shpresojmë të nxjerrim mësime, veçanërisht nga lufta në Ukrainë, por gjithashtu të konsiderojmë prodhimin industrial në sektorin e mbrojtjes si përparësi,” vuri në dukje Briger.

Sipas tij, përvoja në Ukrainë ka treguar se zhvillimi i mbrojtjes ajrore dhe dronëve është i një rëndësie të madhe.

“Përveç kësaj, prioritet është mbrojtja e infrastrukturës kritike nënujore, si dhe forcimi i kapaciteteve prodhuese të municioneve artilerie. Gjithashtu, kemi nevojë për një sasi të mjaftueshme armësh konvencionale, fuqi punëtore dhe logjistikë”, theksoi zyrtari./abcnews.al

“Shoqja ‘Fitore’ është e jona më 11 Maj”, Rama: Kjo është arsyeja shumë e fortë për të qenë krenar si PS

27 February 2025 at 11:30

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë takimit në njësitë 3 dhe 4 të Tiranës me asambletë socialiste se shoqja ‘Fitore’ është e jona më 11 Maj.

Ai theksoi se arsyeja shumë e fortë për të qenë krenar si PS është për të pavarësuar drejtësinë.

“Dua t’ju them se nëse ka një arsye shumë të fortë për të qenë krenar si PS, është kjo përpjekje që po bëjmë për të pavarësuar drejtësinë. Nëse Shqipëria do të jetë siç ishte, Shqipëria nuk e kapërcen atë dritare.

Shoqja jonë më e mirë, më e ngushtë dhe që ne vdesim dhe nuk i ndahemi është shoqja ‘Fitore’. Shoqja fitore më 11 maj do vij me ne Noc Rrokun do ja çojmë për dhëndër atyre që do t’ju shkoj mendja që mund t’i afrohet shoqja ‘Fitore'”, tha Rama./abcnews.al

Grevat në aeroportet e Hamburgut dhe Mynihut, anulohen 80% e fluturimeve

27 February 2025 at 11:19

Sindikata gjermane Verdi filloi këtë të enjte një grevë dyditore në aeroportet e Hamburgut dhe Mynihut, ku linjat ajrore kanë anuluar 80 për qind të fluturimeve.

Aeroporti i Mynihut paralajmëroi se më shumë fluturime mund të anulohen dhe u bëri thirrje pasagjerëve të kontaktojnë linjat e tyre ajrore, raporton Reuters.

Sindikata Verdi njoftoi se stafi i aeroportit të Hamburgut, si dhe shërbimet duke përfshirë mirëmbajtjen, IT, sigurinë dhe trajtimin e bagazheve, nuk do të punojnë për dy ditë.

Shoqata gjermane e aeroporteve ADV tha se grevat, si ato në aeroportet e Dyseldorfit dhe Këlnit në fillim të kësaj jave, do të preknin rreth 300,000 pasagjerë.

Grevat dy-ditore që kanë shkëputur rajonet metropolitane gjermane nga trafiku ajror ndërkombëtar shkojnë shumë përtej asaj që mund të cilësohet si greva simbolike”, tha ADV.

Verdi ka organizuar disa greva në të gjithë Gjermaninë që nga fillimi i negociatave për pagat në janar, dhe qëllimi i grevës paralajmëruese të sotme në Mynih është të ushtrojë presion mbi qeverinë për të negociuar pagat e sektorit publik./abcnews.al

Falsifikonin certifikatat për mbrojtjen e gjuhëve të huaja, arrestohen 3 persona në Tiranë, një në kërkim

27 February 2025 at 10:58

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë Tiranë, një po procedohet penalisht dhe një është shpallur në kërkim. Mësohet se Martin Pacani, 62 vjeç, Olgert Jaupaj , 43 vjeç dhe Ervin Yzeiraj, 42 vjeç falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja.

Si pasojë, blutë i kanë sekuestruar 35 certifikata të falsifikuara, shuma parash, 4 celular dhe 1 njësi kompjuterike, që u gjetën në ambientin që e kishte në përdorim njëri prej të arrestuarve.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Finish”.

Zbulohet një ambient i përshtatur për falsifikimin e certifikatave të mbrojtjes së gjuhëve të huaja.

Vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetase dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, bashkëpunëtorë për këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 35 certifikata të falsifikuara, shuma parash (euro dhe lekë), 4 celular dhe 1 njësi kompjuterike, që u gjetën në ambientin që e kishte në përdorim njëri prej të arrestuarve.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të falsifikimit të dokumenteve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Finish”. Si rezultat i këtij operacioni, u ndaluan shtetasit:

  1. P., 62 vjeç, O. J., 43 vjeç dhe E. Y., 42 vjeç.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të për shtetasen B. N., 24 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasja E. A., 34 vjeçe.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja dhe kundrejt pagesës që varionte nga 20 000 deri në 30 000 lekë të rinj, pajisnin shtetas të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre në institucionet arsimore.

Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur për këtë veprimtari të kundërligjshme, që e kishte në përdorim shtetasi M. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 35 certifikata të falsifikuara, 1200 euro, një shumë lekësh, 4 celularë dhe një njësi kompjuterike ku përgatiteshin certifikatat false.

Materialet  procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”./abcnews.al

Policia turke arreston kryetarin e komunës për shpërdorim detyre

27 February 2025 at 09:29

Policia turke arrestoi kryetarin e komunës Beykoz të Stambollit, Alatin Koseler, një anëtar i Partisë Popullore Republikane (CHP) kryesore opozitare, për mashtrim të pretenduar tenderash dhe shpërdorim detyre.

Për këtë arsye, tre persona të tjerë janë arrestuar dhe 17 të tjerë janë arrestuar për themelimin, anëtarësimin dhe ndihmën e një organizate me qëllim kriminal, raporton Reuters. Kreu i PK-së, Ozgur Ozel tha se arrestimet u bënë për shkak të shqetësimeve të qeverisë së presidentit turk Tajip Recep Erdogan se do të humbiste pushtetin në zgjedhjet e ardhshme, pasi pësoi humbje në qytetet e mëdha në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

“Ndalimi në të gdhirë nuk është gjë tjetër veçse një tentativë për të shkuar kundër votave, preferencave të popullit përmes drejtësisë, të cilën e keni kthyer në një aparat hakmarrjeje”, tha Ozel në rrjetin X./abcnews.al

Rumania miraton projektligjin për të rrëzuar dronët që hyjnë ilegalisht në vend

27 February 2025 at 09:15

Senati rumun ka miratuar “ligjin për dron”, një projekt-ligj që do të autorizonte rrëzimin e dronëve që hyjnë pa autorizim në hapësirën ajrore të vendit.

81 deputetë votuan pro miratimit të projektligjit, 12 ishin kundër dhe dy abstenuan.

“Një dron që kalon ilegalisht kufirin shtetëror rumun dhe fluturon në hapësirën ajrore kombëtare pa leje mund të shkatërrohet, neutralizohet ose mund të merret kontrolli”, thuhet në projektligj.

Autoritetet do të vendosin më tej se kush do të ketë autoritetin për të marrë vendimin për të rrëzuar dronët./abcnews.al

“Mos u gëzoni kur diçka për Shqipërinë vonohet”, Rama: Hiqeni zakonin e Bufit të Kënetës, dritarja për në BE duhet shfrytëzuar

27 February 2025 at 08:46

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shqiptarët nuk duhet të gëzohen kur diçka vonohet për Shqipërinë. Ai ka thënë se këtë zakon të mësuar nga Sali Berisha duhet ta heqin, pasi nuk është në të mirë të tyre.

Rama ka theksuar se dritarja për në BE duhet shfrytëzuar, pasi është një mundësi që nuk është aty pafundësisht.

Sakaq, ai ka folur dhe për aeroportin e Kukësit, i cili është duke punuar për të lidhur disa kontrata, edhe për naftën në Shpirag ku janë duke kërkuar një mënyrë tjetër dhe me më pak kosto.

“Këto jashtënxjerrje që me mëngjes sikur t’ia kursenit vetes, do ishte mirë. Se jeni goxha burra, ca nga ju as burra nuk janë.

Aeroporti i Kukësit është i ndërtuar dhe operatori i Kukësit është duke punuar për të lidhur disa kontrata. Për sa i përket naftës në Shpirag, një nga kompanitë më të mëdha të botës zbuloi një rezervë, por kostoja bëhet shumë e lartë dhe jemi duke punuar për mënyra të tjera. Por mos u gëzoni kur diçka për Shqipërinë vonohet. Hiqeni këtë zakon që ju ka mësuar bufi i kënetës. Mos u gëzoni se jeni bijë nënash dhe baballarësh.

Ku e sheh që më ka zënë frika? Për çfarë? E di për çfarë më zë frika mua? Që koha që kemi në disavantazh të mos shfrytëzohet maksimalisht. Këto komentet vejnë e vijnë, por që të jemi seriozë Shqipëria është në një oportunitet historik, kemi dritare të hapur për të hyrë në Bashkimin Europian. E hapur për herë të parë, si rezultat i përputhjes së rrethanave tona me rrethanat e BE. Është dritare që është e hapur për ne dhe duhet të shfrytëzojmë këtë moment, këtë kohë, duhet të mbyllim negociatat deri në fund 2027 dhe duhet të hidhemi brenda, që kur dritarja të mbyllet ne të jemi brenda në BE, dhe të fitojmë statusin e munguar për shumë e shumë vite, të barabartë mes të barabartësh”, tha Rama./abcnews.al

❌