Normal view

“Alternativa mund të jetë më e keqe se lufta tani”/ Krisafi: Imazhi i Putinit si njeri i fortë, po shkërmoqet

By: Rovena
25 June 2026 at 22:50

Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafi, vlerëson se ekonomia ruse vazhdon të mbetet e qëndrueshme dhe nuk shfaq shenja të një kolapsi të afërt, pavarësisht luftës në Ukrainë.

I ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, ai u shpreh se sfida kryesore e presidentit rus Vladimir Putin lidhet më shumë me imazhin e tij si garant i sigurisë dhe stabilitetit ekonomik për qytetarët rusë. Sipas Krisafit, dobësimi i këtij perceptimi mund të jetë problemi më i madh për Kremlinin, ndërsa paralajmëroi se çdo alternativë ndaj Putinit mund të sjellë një përshkallëzim edhe më të rrezikshëm të konfliktit me Ukrainën.

“Ekonomia ruse qëndron në këmbë dhe nuk ka ndonjë shenjë që mund të rrëzohet. Madje ka teori që teoria ruse është më e fortë se në fillim. Problemi i Putin është një çështje imazhi më tepër. Imazhi i Putin si njeriu i fortë dhe që krijon siguri për rusët, që nuk pranonte rrëzimin e Rusisë në sytë e perëndimore ka filluar që të shkërmoqet.

Ky mund të jetë problemi i Putinit, sepse duket që nuk po i jep më siguri rusëve dhe më rritje ekonomike, gjë që nuk ishte para 1 viti e gjysmë. Pjesën e tij të imazhit po përpiqet që ta ruajë. Alternativa që mund t’i ofrohet Putin mund të jetë shumë më e keqe, se lufta që po ndodh tani. Alternativa ndaj tij mund të jetë një luftë totale e Rusisë ndaj Ukrainës dhe mund të kalojë kufijtë. Nuk duket sikur ka ndryshuar gjë”, tha Krisafi.

Botërori ‘ndizet’ me Holandë-Suedi/ Ekspertët analizojnë sfidën: “Tulipanët” favoritë, por ja ku çalon ekipi

By: Rovena
20 June 2026 at 21:01

Ethet e Kampionatit Botëror zbresin sot në fushë me një përballje mjaft interesante të Grupit F, ku Holanda dhe Suedia do të masin forcat mes tyre. Kjo sfidë ka rrëmbyer vëmendjen e specialistëve të futbollit në vend, të cilët kanë analizuar formën e skuadrave dhe pritshmëritë për këtë turne.

Për specialistin e futbollit, Ermal Tahiri, Holanda po vjen në rritje dhe po dhuron spektakël, duke kaluar vështirësitë e ndeshjeve të para. Një ecuri pozitive të “tulipanëve” parashikon edhe futbollistja e kombëtares, Megi Doçi, e cila megjithëse veçon Francën si favoriten e saj kryesore, beson se Holanda ka cilësinë për të shkuar të paktën deri në gjysmëfinale, pasi skuadrat tashmë po studiojnë pikat e dobëta të njëra-tjetrës.

Nga ana tjetër, trajneri Gentian Mezani është i prerë në gjykimin e tij, duke deklaruar se Holanda mbetet një ekip i fortë dhe e meriton fitoren bazuar në lojën që prodhon. Ndërkohë, gazetari Bledar Kuka vë theksin te disiplina e jashtëzakonshme e publikut holandez dhe te filozofia e tyre e lojës:

“Kjo Holandë sot nuk ka emrat që ka pasur dikur, por nuk e ka ndryshuar kurrë traditën. Futbolli fitohet me ekip dhe sot shohim shumë pak gola individual”, u shpreh Kuka.

Ermal Tahiri: Holanda është ekip shumë i vështirë dhe po jep spektakël. Ndeshjet e para janë shumë të vështira, tani janë më mirë.

Megi Doçi: Çdo ekip ka pikat e dobëta të tij, skuadrat përpara se të përballen i shikojnë këto. Por Holanda gjithmonë ka dhënë ndeshje të mira. Gjermania, Spanja, Franca, e cila për mua prevalon. Unë them që Holanda do shkojë deri në gjysmë finale.

Bledar Kuka: Publiku holandez është një nga më të disiplinuarit. Kjo Holandë sot nuk ka pasur emrat që ka pasur dikur. Nuk e ka ndryshuar kurrë traditën e saj. Futbolli fitohet me ekip. Gola individual ti shikon shumë pak sot.

Gentian Mezani: Holanda është e fortë dhe e meriton fitoren dhe në bazë të lojës që bën.

Lufta në Ukrainë drejt paqes? Gjenerali: Shumë shpejt mund të kemi një tavolinë negociatash

16 June 2026 at 22:13

Gjenerali, Dedë Prenga në një intervistë në emisionin “War Report” foli për zhvillimet fundit në konfliktet në botë. Gjatë intervistës, gjenerali Prenga, u ndal te lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe kërkesave të Perëndimit lidhur me këtë situatë, drejtuar SHBA për t’i kushtuar më shumë vëmendje tashmë këtij konflikti.

Sipas tij, edhe diskutimet në samitin e G7 janë përqendruar në zhvillimet e fundit të luftës dhe në nevojën që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol më aktiv në procesin e zgjidhjes së konfliktit.

Ai vlerësoi se si presidenti rus ashtu edhe ai ukrainas ndodhen në pozita të vështira politike dhe ushtarake, gjë që e bën procesin e negociatave më kompleks.

Megjithatë, sipas gjeneralit, shtimi i përpjekjeve diplomatike dhe presioni ndërkombëtar mund të krijojnë kushtet për një dialog më të strukturuar mes palëve në muajt në vijim.

“Pas uljes së tensioneve në Lindjen e Mesme dhe ceremonisë që po vjen zyrtare në Gjenevë të Zvicrës, kjo tashmë dhe në takimin në ditën e dytë të G7, iu përkushtua tërësisht zhvillimeve në Ukrainë dhe mundësisë të kthimit të opinionit jo vetëm të europianëve por edhe të Shteteve të Bashkuara. A do të jetë e lehtë nënshkrimi i marrëveshjeje paqeje, kjo nuk është se duket, por liderët si ajo rus dhe ai Ukrainës janë në pozita të vështira. Intensifikimi i veprimeve ushtarake, dhe faktori ndërkombëtar që do përqendrohet totalisht te ky konflikt jam i bindur se do të cojë shumë shpejt në një tavolinë negociatash, pse jo edhe në arritjen e nënshkrimit të paqes. Por a do të jetë kjo e lehtë, unë them se jo”, tha ai.

/abcnews.al/

Zvicra humbet me të parën/ Analistët: Nga mendjemadhësia te mungesa e përqendrimit. Katari luftoi deri në fund

By: Rovena
14 June 2026 at 21:00

Kombëtarja e Katarit ka shkruar historinë duke marrë pikën e saj të parë në një Kampionat Botëror, pas një barazimi dramatik në minutat e fundit përballë Zvicrës së Granit Xhakës. Pavarësisht dominimit dhe sulmeve të shumta të helvetikëve, mungesa e përqendrimit dhe pamundësia për ta “vrarë” ndeshjen u ndëshkuan në minutën e 94-t.

Sipas specialistëve dhe gazetarëve sportivë, suksesi i Katarit erdhi falë durimit, luftës deri në fund dhe rritjes së cilësisë nga lojtarët që luajnë në Europë.

Nga ana tjetër, ky rezultat u cilësua si një mësim i mirë për Zvicrën, e cila pagoi shtrenjtë mendjemadhësinë dhe lëshimin e terrenit në sekondat e fundit.

Artur Çobani: Ishte një ndeshje, që sipas statistikave Zvicra nuk kishte bërë asnjëherë kaq shumë atakë, shënoi një gol. Katari, më pëlqeu durimi që patën në fushën e lojës. Skuadra e Katarit luftoi deri në fund, dhe shënoi në minutat e fundit. Për Katarin ka shërbyer shumë fakti që kanë shkuar shumë lojtarë nga Europa. Penalltia që pati polemika, pasi ishte krijuar edhe një problem në atë moment, por në momentin fillestar ajo ngeli penallti, vetëm në gjykimin e gjyqtarët.

Ermal Tahiri: Nuk diskutohet që të gjithë ekipet që marrin pjesë në kampionat, duan që të dominojnë. Zvicra nuk u tregua e përqendruar në 95 minutat e ndeshjes, mendjemadhësi shumë e madhe dhe ja ku e ndëshkoi.

Nertan Prifti: Nuk arriti që të mbyllë ndeshjen. Të gjitha skuadrat nuk janë kot të botëror, kanë elementet e tyre. Duhet të vrasin ndeshjen.

Fatmir Mneri: Është tepër e vështirë, që të ndeshesh me skuadra të tilla. Për fatin e Katarit shansi erdhi në minutën e ’94. Xhaka ka aftësi të jashtëzakonshme, por nuk është dalluar dhe nuk mund të presësh prej tij që të vertikalizojë.

Botërori/ Prifti: SHBA, e rreptë në organizim. Tashi: Turneu, kulmi dhe rënia e karrierës për Mesin dhe Ronaldon

By: Rovena
11 June 2026 at 20:27

Trazirat dhe polemikat jashtë fushe e kanë kthyer këtë kampionat Botëror në një nga turnetë më shpërthyes dhe më të diskutuar të viteve të fundit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, gazetari Nertan Prifti vuri në dukje trajtimet rrepta ndaj ekipeve kombëtare, duke sjellë si shembull penalizues mbajtjen e kapitenit të Irakut për shtatë orë në aeroport.

SHBA-ja kanë treguar një rreptësi të jashtëzakonshme, ndryshe nga qasja më liberale e Anglisë dhe Spanjës.

Ndërkohë, gazetari Maksi Teshin bëri një krahasim me Botërorin e Klubeve, ku ekstreme të tilla nuk janë parë asnjëherë. Në mbyllje të analizës, të dy gazetarët ranë dakord se ky turne po shënjon kulmin e karrierës, por njëkohësisht edhe fillimin e rënies së dy ikonave të futbollit botëror, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.

Nertan Prifti: Këtë Botëror e bën shpërthyes edhe fakti i polemikave. Pamë pamje që s’ishin parë kurrë, këtë trajtim për ekipet kombëtare. Ishin disa detaje që bënë diferencën. SHBA e rreptë në trajtimin e ekipeve kombëtare. Anglia dhe Spanja kishte një trajtim tjetër. Kapiteni i Irakut u mbajt 7 orë në dhomën e aeroportit.

Maksi Teshin: Botërorin e klubeve nuk kishte këto lloj ekstreme. Kemi kulmin e Mesit dhe Ronaldos, por kulmin e rënies së njërit dhe tjetrit.

“Irani na ka synuar prej vitesh”/ Lufta hibride, Karamuço: Synojnë që të nxisin një frymë antisemite. Nxjerrin video të manipuluara

By: Rovena
10 June 2026 at 20:33

Shqipëria po përballet me një valë të re të luftës hibride dhe dezinformimit nga ana e Iranit, i cili po shfrytëzon protestat qytetare kundër projektit të resortit në Zvërnec për të nxitur frymë antisemite dhe për të dëmtuar imazhin ndërkombëtar të vendit.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ka lëshuar alarmit se pas këtyre lëvizjeve fshihet një skenar i mirëfilltë hakmarrës i Teheranit zyrtar, i cili zë fill që nga koha kur Shqipëria bllokoi dhe kthye mbrapsht elemente të armatimeve të tyre.

Sipas Karamuços, megjithëse në protesta nuk ka fizikishit iranianë, ata po përdorin video të manipuluara, si ato që pretendojnë rrejshëm praninë e ushtarëve izraelitë në Sazan dhe sulme të koordinuara, përfshirë atë ndaj ambasadores izraelite, për të përçarë opinionin publik dhe për të futur shqiptarët në një “gardh të ri” përplasjesh.

“Na kanë synuar prej vitesh. Ata nuk na i kanë falur që atë kohë elementet të armëve që i kemi kthyer mbrapsht që në atë kohë. Të gjitha këto janë pjesë të një skenari kundër Shqipërisë. Këta ndikojnë ndërkombëtarisht. Synojnë që të nxisin një frymë antisemite.

Nxjerrin video të manipuluara, sikur në Sazan janë ushtarët izraelitë dhe shqiptarët kanë shkuar që t’i nxjerrin. Dje kanë sulmuar ambasadoren izraelite.

Ka diçka që nuk shkon. Nuk ka iranianë në protestë, por iranianët po e shfrytëzojnë kundër Shqipërisë. Irani po shfrytëzon situatën për dezinformim. Kjo i fut shqiptarët në një gardh të ri brenda Zvërnecit, disa brenda dhe disa jashtë”, tha Karamuço.

“Izraeli nuk bën kompromise”/ Lufta në Iran, eksperti: Trump në trysni, Netanyahu kërkon të zgjasë luftën

By: Rovena
9 June 2026 at 21:31

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Xhavit Shala, vlerëson se konflikti mes Izraelit dhe Iranit mbetet ende i kontrolluar, pavarësisht tensioneve të larta dhe interesave të kundërta të palëve.

I ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, Shala theksoi se Izraeli nuk pranon kompromise kur bëhet fjalë për sigurinë e tij kombëtare, ndërsa Irani kërkon që çështjet rajonale, përfshirë atë të Hezbollahut, të trajtohen në kuadër të një marrëveshjeje më të gjerë.

Sipas tij, situata po ushtron presion të madh edhe mbi presidentin amerikan Donald Trump, i cili përballet me sfida të brendshme politike, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu synon ta zgjasë konfliktin deri në periudhën zgjedhore.

“Izraeli në raport me interesat e tij të sigurisë kombëtare, nuk pranon asnjë lloj kompromisi. Ata po përpiqen që çështjen me Hezbollahun ta trajtojnë si çështje më vete, kurse Irani e kërkon që të jetë bashkë me marrëveshjen. Trump është në një trysni shumë të madhe, pasi është rritur shumë presioni brenda vendit.

Ai ndodhet në një situatë të vështirë. Ndërkohë që muajt po ikën, lufta nuk po mbaron dhe vijnë zgjedhjet në fund të mandatit. Nga ana tjetër Netanyahu kërkon që ta zgjasë luftën, derisa të hyjë në zgjedhje në gjendje lufte. Konflikti vazhdon që të jetë akoma i kontrolluar”, tha Shala.

Zvërneci/ Beqiri: SPAK të hetojë dosjet problematike. Meçe: Do duhen 20 vjet, do jetë pengues për investimin

By: Rovena
9 June 2026 at 21:09

Hetimet e SPAK për çështjet e pronësisë në zonën e Zvërnecit dhe ndikimi i tyre në projektet zhvillimore ishin në fokus të diskutimit në emisionin “Real Story” në ABC News.

I ftuar në studio, avokati Idajet Beqiri deklaroi se një pjesë e konsiderueshme e vendimeve gjyqësore për pronat janë dhënë mbi bazën e akteve të ekspertimit të përfituara në mënyrë korruptive, duke theksuar se SPAK ka mundësi të kërkojë rishikimin e tyre nëse konstatohen shkelje ligjore.

Nga ana tjetër, analisti Arben Meçe ngriti pikëpyetje mbi efektivitetin e procesit, duke argumentuar se rishikimi i dosjeve mund të zgjasë me vite për shkak të procedurave të gjata gjyqësore.

Idajet Beqiri: Shumica e vendimeve gjyqësore që janë dhënë në rrugë korruptive, janë bërë mbi bazën e akteve të ekspertimit, sepse një pjesë e ekspertëve në gjykatë të korruptuar. Nëse SPAK konstaton që pronarët në Zvërnec i kanë marrë në akte të papranuara, merret dosja nga gjykata e rrethit dhe merr ekspertë dhe kur shikon prova që janë në flagrantë me ligjin, atëherë kemi rishikimin e vendimeve.

Arben Meçe: SPAK do të nisë rishikimi, më pas do të kalojë në Shkallë të Parë, të Dytë dhe kështu me radhë… do të duhen 20 vjet. 20 vjet ne jemi futur në një protokoll pengues dhe unë këtu kam pikëpyetje të mëdha për këtë lloj aksione të SPAK.

Karanxha për dosjen “Partizani”: Procesi është te dëshmitarët, priten provat shkencore dhe ato të mbrojtjes

By: Rovena
9 June 2026 at 20:51

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka komentuar ecurinë e procesit gjyqësor për çështjen e kompleksit “Partizani”, duke theksuar se aktualisht procedurat janë të përqendruara te dëshmitarët dhe marrja në pyetje e tyre lidhur me procesin e privatizimit.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Karanxha u shpreh se në vijim pritet administrimi i provave shkencore, si dhe paraqitja e provave nga mbrojtja, e cila ka kërkuar edhe dëshminë e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, në thelb të debatit qëndron interpretimi i një akti normativ që synonte t’u jepte vlerë letrave me vlerë të shpërndara më herët qytetarëve, por që u konsiderua nga disa palë si një favorizim për ish-pronarët në procesin e blerjes së pronave.

“Në këtë fazë të procesit gjyqësor, po veprohet me dëshmitarët. Në këtë fazë, mesa pashë nga pikëpamja proceduriale i bën disa pyetje lidhur me privatizimin. Mendoj që do të procedohet në prova të tjerë.

Do të jenë provat shkencore, më pas provat e mbrojtjes që është kërkuar edhe marrja në pyetje të Edi Ramës. Këtu kemi të bëjmë me një akt normaliv, qëllimi ishte që me letrat me vlerë, që u ishin dhënë shqiptarëve para disa viteve, të kishin një vlerë. Kjo u interpretua që ishte në favor të ish pronarëve, që ta blinin”, tha Karanxha.

❌