Normal view

Aksident në Vlorë/ Shoferi përplas dy makina për të shmangur një fëmijë, lëndohet një 8-vjeçar

By: Rovena
11 April 2026 at 16:01

Një aksident është regjistruar në lagjen 10 Korriku të qytetit të Vlorës. Një mjet tip Benz në tentativë për të shmangur një fëmijë që po kalonte rrugën ka përplasur dy mjete të tjera, ndërsa është lënduar lehtë edhe një fëmijë 8 vjeç i cili është dërguar drejt spitalit. Nga përplasja, dëme materiale në mjetet e përfshira në aksident.

Aksident në rrugën e lumit të Vlorës/ Përmbyset makina, dyshohet për tre të plagosur (VIDEO)

By: Rovena
11 April 2026 at 13:49

Aksident  në rrugën e lumit të Vlorës në fshatin Gjorm.

Një automjet del nga rruga, dhe përmbyset jashtë saj Dyshohet se janë tre persona të plagosur, mes të cilëve dy fëmijë nën moshën 14 vjeç.

Policia dhe shërbimi mjekësor në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë.

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën/ Vlorë, 33-vjeçari i punësuar në të zezë në lokal, pranga administratorit

10 April 2026 at 10:49

Një 33-vjeçar humbi jetën teksa punonte në një lokal në Vlorë.

33-vjeçar, i cili punonte në mënyrë të paligjshme, ra në kontakt me rrymën elektrike.

Policia vuri në pranga administratorin e lokalit. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”./abcnews.al

Vlorë, shtohen turistët/ Pragu i sezonit veror, vendoret përgatiten për mbarëvajtjen

By: Rovena
9 April 2026 at 15:33

Ky vit e gjeti Vlorën me mbi 11 përqind më shumë turiste krahasuar me tre mujorin e parë të 2025-ës.

Masat për sigurimin e dhe mbarëvajtjen e prag sezonit veror ishin në fokus të mbledhjes së zhvilluar në ambientet e Prefekturës së Qarkut të Vlorës.

Prefektja e qarkut të Vlorës, Evis Allushi, thotë se çdo institucion duhet të përmbushë detyrat që ka, pasi do të jetë në monitorim të vazhdueshëm.

Siguria rrugore dhe menaxhimi i zhurmës e ndotjes akustike kanë qenë dhe do vazhdojë të jetë prioritet edhe këtë vit.

Mbledhja vjen në prag të nisjes së sezonit veror, ku Vlora pritet të jetë një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit këtë vit.

Aksident në Vlorë/ Përplasen dy automjete, disa të plagosur

9 April 2026 at 08:44

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën e Lumit të Vlorës, në afërsi të urës së Laskos, në Kuç.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur disa persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes po shkojnë efektivë të policisë dhe ndihmës mjekësore, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta./abcnews.al

VIDEO/ IMT prish dy banesa të ndërtuara pa leje mbi kanalin e ujërave të larta në Vlorë

By: Rovena
7 April 2026 at 11:11

Dy banesa të ndërtuara në mënyrë të paligjshme mbi kanalin e ujërave të larta në qytetin e Vlorës janë prishur ditën e sotme, pasi prej kohësh shkaktonin probleme serioze në funksionimin normal të kanalit, duke sjellë edhe rrezik për përmbytje në zonë.

Aksioni u ndërmor nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ndërsa në terren ishte e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini.

Sipas saj, kjo ndërhyrje synon lirimin e plotë të kanalit dhe rikthimin e funksionimit normal të tij, duke parandaluar problematikat që lidhen me përmbytjet.

Kryetarja e bashkisë theksoi se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, deri në pastrimin përfundimtar të kanalit nga çdo ndërtim i paligjshëm. Ajo gjithashtu bëri të ditur se familjet e prekura do të trajtohen me mbështetje sociale, përmes bonusit të banesës dhe programeve të strehimit social.

VIDEO/ Moti me diell, pushues të shumtë dynden në zonën e Lungomares në Vlorë

5 April 2026 at 15:56

Java e parë e prillit ka sjellë pushues të shumtë, të cilët kanë populluar Lungomaren, duke shënuar kështu nisjen e hershme të sezonit veror.

Në mungesë të nxehtësisë tipike të verës, por të favorizuar nga ditët me diell, qytetarë vendas dhe turistë kanë zgjedhur të shëtisin përgjatë bregdetit, duke i dhënë zonës një atmosferë tipike vere.

Edhe pse nuk jemi ende në verë, dhjetëra qytetarë kanë preferuar të marrin rreze dielli buze bregdetit./abcnews.al

Detaje të reja/ Si nisi sherri ku humbi jetën 63-vjeçari në Vlorë. Djali i viktimës ishte konfliktuar disa ditë më parë me autorin

4 April 2026 at 09:34

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e së premtes në Vlorë, ku pas një konflikti banal humbi jetën 63-vjeçari Ismail Aliaj.

Sipas burimeve nga policia e Vlorës, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të disa ditëve më parë, që djali i viktimës – i cili gjithashtu mbeti i plagosur lehtë dhe mori ndihmë mjekësore në spital, kishte me autorin.

Burime policore bëjnë me dije se babë e bir kanë shkuar në rrugën “Gjergj Araniti” për të gjetur autorin dhe për të sqaruar konfliktin. Në momentin e përplasjes, autori ndodhej në makinë, ndërsa viktima dhe djali i tij i janë afruar. Fillimisht ka pasur debat verbal, i cili më pas ka degraduar në fyerje dhe sharje.

Duke qenë se autori kishte banesën pranë, në konflikt kanë ndërhyrë edhe dy shokë të tij. Situata ka agravuar në përplasje fizike mes palëve, me goditje me grushte dhe shkelma.

Sipas të dhënave, autori e ka goditur 63-vjeçarin dy herë me grushte dhe një herë me shkelm, duke bërë që viktima të përplaset në tokë dhe të humbasë jetën. Gjithashtu, mësohet se viktima kishte probleme me zemrën dhe ishte operuar më parë, çka mund të ketë qenë një faktor shtesë që ndikoi në vdekjen e tij.

Pas ngjarjes, autori së bashku me dy shokët e tij, të cilët janë identifikuar, janë larguar me makinë nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë, viktima u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë, ndërsa djali i tij mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime policore konfirmojnë gjithashtu se rreth një muaj më parë viktimës i ishte djegur automjeti, por kjo ngjarje nuk ka lidhje me incidentin e fundit.

“Hajde se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë në Vlorë, çfarë u konstatua pas kontrolleve

1 April 2026 at 22:11

Një telefonatë e pazakontë ka alarmuar Policinë e Vlorës, pasi një person ka njoftuar sallën operative me fjalët: “Hajde se kam vrarë mamanë”.

Menjëherë pas këtij njoftimi, forca të shumta policie, përfshirë “Shqiponjat” dhe strukturat operacionale, janë nisur drejt vendit të dyshuar të ngjarjes, në zonën e Lungomares.

Megjithatë, pas kontrolleve paraprake, nuk është konstatuar asnjë rast apo provë që të konfirmojë një krim të tillë.

Sipas burimeve, personi që ka kryer telefonatën ka fikur telefonin menjëherë pas komunikimit. Policia është duke vijuar hetimet./abcnews.al

VIDEO/ I mituri përplas disa makina në Vlorë, mes tyre mjete të “Shqiponjave” dhe Policisë

1 April 2026 at 08:19

VLORË- Një ngjarje e pazakontë dhe e rrezikshme ka ndodhur në qytet, ku një i mitur rreth 14 vjeç, së bashku me shokun e tij 14 vjeç pasagjer, ka qenë në drejtimin e një automjeti.

Sipas informacioneve paraprake, ata dyshohet se kanë goditur disa automjete gjatë lëvizjes, çka ka bërë që të ndiqen nga patrullat e policisë së rendit dhe asaj rrugore në disa zona të ndryshme të qytetit.

Gjatë ndjekjes, drejtuesi i mjetit ka përplasur një automjet të forcave “Shqiponja” dhe më pas një tjetër mjet policie, duke shkaktuar edhe dëmtimin e një efektivi, i cili ka marrë ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes, autori është larguar drejt banesës së tij dhe më pas është dorëzuar në komisariat. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al

VIDEO/ Dhunohet nga 3 persona pronari i një lokali në Vlorë, policia në vendngjarje

29 March 2026 at 18:09

VLORË- Në zonën e Lungomares, një pronar i një lokali është dhunuar nga tre persona të paidentifikuar.

Sipas informacioneve paraprake, pronari i një lokali (bar-restorant/piceri) është goditur fizikisht nga tre persona, duke pësuar dëmtime dhe duke përfunduar në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë shumë të frekuentuar nga qytetarë dhe turistë, çka ka shkaktuar panik dhe reagim të menjëhershëm. Kanë qenë familjarët dhe qytetarët e pranishëm ata që kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e rendit, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. Ndërkohë, grupi hetimor po sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe në ambientin e lokalit për të hedhur dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në afërsi të spitalit

By: Rovena
28 March 2026 at 15:18

Një plagosje me mjet preres ka ndodhur rreth orës 13:30 në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës. Një 33-vjeçar është qëlluar dy herë me mjet prerës (thikë).

I plagosuri ndodhet në ambientet e kirurgjisë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, policia vijon punën për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Përkujtohet tragjedia e Otrantos/ 81 shqiptare u mbytën në det, në përpjekje për t’u larguar drejt Italisë

By: Rovena
28 March 2026 at 12:14

Përkujtohet në Vlorë 29-vjetori i tragjedisë së Otrantos.
Familjarë të viktimave, qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror kujtuan një prej tragjedive më të rënda, atë të Otrantos.
81 karrige u lanë bosh si një simbol për ata që humbën jetën dhe buqeta me lule u hodhën në det.
Kjo tragjedi, thonë familjarët e viktimave, është krijuar me dashje dhe se vendimi i Gjykatës Italiane ka qenë i padrejtë.
Kryetarja e bashkisë Vlorë e cilësoi këtë si një moment reflektimi, ndërsa Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin tha se ajo çfarë mund të bëhet sot është të garantohet që tragjedi të tilla të mos përsëriten.
Më 28 mars 1997, anija shqiptare me 142 persona në bord u përmbys nga anija italiane Sibila në kanalin e Otrantos, ku humbën jetën 81 persona, të cilët shpresonin se do të krijonin një jetë më të mirë në Itali pas trazirave në vendin tonë.

VIDEO/ Aksidenti, ABC News rikthehet në Drashovicë. Pjesët e automjeteve “fluturojnë” disa metra larg vendngjarjes

23 March 2026 at 11:11

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në Drashovicë të Vlorës, ku mbetën të vdekur 3 persona.

ABC News është rikthyer në vendin ku ndodhi ngjarja, teksa nga pamjet shihet se pjesë e automjeteve kanë “fluturuar”, disa metra larg.

Viktima të aksidentit në Drashovicë mbetën shoferët Adi Alushaj 30 vjeç dhe Esat Brahimaj 40 vjeç dhe pasagjeri Andrea Begaj.

Sipas informacioneve nga policia, dyshohet se një nga mjetet, tip “Ford”, ka qenë duke levizur në mes të rrugës, dhe me shpejtësi duke krijuar rrezik të menjëhershëm për qarkullimin.

Ndërkohë, mjeti tjetër dyshohet se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara, rreth 110–120 km/h, në një segment ku kufizimi është 80 km/h.

Kombinimi i pozicionimit të gabuar në rrugë dhe tejkalimit të shpejtësisë dyshohet të ketë qenë shkaku sipas policisë në përplasjen fatale./abcnews.al

 

Aksidenti në Drashovicë të Vlorës/ Rëndohet bilanci, shkon në 3 numri i viktimave

23 March 2026 at 07:19

Rëndohet bilanci nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Drashovicë të Vlorë, mbrëmjen e së dielës.

Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë, i cili ndodhej në gjendje të rëndë për jetën, Andrea Begaj.

Dy automjete u përplasën kokë më kokë, duke lënë dy viktima në vendngjarje, shoferët Adi Alushaj 30 vjeç dhe Esat Brahimaj 40 vjeç.

Vetëm dy orë më pas, edhe i plagosuri nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga ky aksident i rëndë./abcnews.al

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë (EMRAT)

22 March 2026 at 21:20

Një aksident i rëndë rrugor në aksin Vlorë–Kotë, në zonën e fshatit Drashovicë, përgjatë rrugës së lumit të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Nga përplasja e fortë, të dy drejtuesit e mjeteve Adi Alushaj 30 vjeç dhe Esat Brahimaj 40 vjeç  kanë humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, pasagjeri i cili ndodhet në gjendje të rëndë Andrea Begaj është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Arsenal armësh dhe lëndë plasëse në banesë/ Vlorë, arrestohet 35-vjeçari

By: Rovena
22 March 2026 at 10:35

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Në vijim të goditjeve të pandërprera ndaj veprimtarive kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë goditën një rast të mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. C., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 158 fishekë luftarakë dhe 1 kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. C., 35 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Hodhi inerte në mes të trotuarit/ Vlorë, procedohet penalisht 33-vjeçari

By: Rovena
21 March 2026 at 10:54

Hodhi inerte në trotuar duke ndotur ambientin dhe duke penguar lëvizjen e lirë të këmbësorëve, procedohet penalisht 33-vjeçari.

Ndëshkohet gjithashtu me masë administrative 20.000 lekë nga Policia Bashkiake Vlorë.

Strukturat e Policisë në Vlorë, gjatë monitorimit të territorit me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ndotjes së mjedisit dhe bllokimit të lëvizjes së lirë të këmbësorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe verifikimeve në terren, u procedua penalisht shtetasi A. A., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, pasi kishte kryer punime rikonstruktive në banesën e tij, kishte hedhur inertet në trotuar, duke cenuar sigurinë dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke ndotur mjedisin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/a i Kodit Penal.

Paralelisht me veprimet procedurale të kryera nga Policia e Vlorës, këtij shtetasi, nga Policia Bashkiake Vlorë, në zbatim të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit urban, iu vendos masa administrative 20.000 lekë.

Policia e Vlorës apelon për qytetarët që të mbrojnë mjedisin dhe të denoncojnë në numrin 112 çdo paligjshmëri që konstatojnë.

❌