Normal view

“Një 7 tetor i dytë”, Netanyahu: Hezbollah po përgatitej për sulm më të madh

24 October 2024 at 16:28

Kryeministri izraelit  Benjamin Netanyahu ka deklaruar  se Hezbollah po përgatiste një sulm terrorist ndaj Izraelit më të madh se ai i Hamasit në 7 Tetor të vitit të kaluar.

Në një intervistë për mediat Franceze, Kreu i Qeverisë Izraelite është shprehur se ushtria e vendit të tij kishte gjetur Tunele 100 metra larg kufirit dhe u shpreh se kishte sinjale të qarta se Hezbollah do të kryente një sulm që do të përfshinte hyrjen e trupave të tij në territorin Izraelit.

Sipas Netanyahut, Grupi militant i mbështetur nga Irani kishte si synim pushtimin e vendit të tij.

Kryeministri Izraelit ka deklaruar më herët për Le Figaro se ushtarët e Tel Avivit kishte gjetur në strehimoret e Hezbollah një sasi amrësh moderne Ruse në jug të Libanit.

Pas sumeve të ndërsjellta mes ushtrisë Izraeite dhe Hezbollah përgjatë kufirit, Ushtria Izraelite nisi hakmarrjen e saj ndaj grupit Militant të mbështetur nga Irani në 23 tetor me shpërthimin  e disa paisjeve të komunikimit si dhe me vrasjen e disa liderëve të ndryshëm të këtij grupi.

Vetëm një javë më vonë Izraeli nisi inkursionet ushtarake tokësore në Jug të Libanit me synimin kryesor Eleminimin e Hezbollah.

Tel Avivi zyrtar e ka bërë të qartë se synimi kryesor i kësaj lufte është eliminim i terroristëve të Hezbollah dhe jo cënimi i civilëve të pafajshëm Libanezë.

Udhëheqja e Lartë Izraelite thotë se do të bëjë gjithçka për të kthyer më shumë se 100 mijë banorë të këtij vendi në shtëpitë e tyre në veri, pasi ata janë larguar nga sulmet e vazhdueshme të Hezbollah.

Netanyahu: Hezbollahu po përgatiste një sulm më të madh se ai i 7 tetorit

23 October 2024 at 22:07

Hezbollahu po përgatiste në Liban një sulm kundër Izraelit “madje edhe më i madh” se ai i 7 tetorit”, ka deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Në një intervistë për mediat e huaja, ai po ashtu ka thënë se në një distancë prej 100 – 200 metra nga kufiri i Izraelit, në anën libaneze, kanë gjetur tunele nëntokësore që po përgatiteshin për një pushtim të Izraelit.

“Një sulm edhe më i madh se ai i 7 tetorit… me xhipa e motoçikleta, me raketa dhe raketa. Ata po planifikonin një pushtim,” ”, sqaroi Netanyahu.

Në mesin e tetorit, kreu i qeverisë izraelite i tha në një intervistë për gazetë franceze Le Figaro se “një sasi e armëve më moderne ruse” ishte gjetur nga ushtria izraelite në vendstrehimet e Hezbollahut pro-iranian në Libanin jugor.

Pas gati një viti përleshjesh ndërkufitare me luftëtarët e Hezbollahut, Izraeli më 23 shtator filloi një fushatë të rëndë sulmesh ajrore kundër bastioneve të grupit në Liban.

Një javë më vonë ai filloi operacionet tokësore në pjesën jugore të vendit. Izraeli përsërit se dëshiron të largojë Hezbollahun nga kufijtë e tij dhe t’i japë fund sulmit me raketa nga grupi shiit për të lejuar afro 60,000 banorët e zhvendosur të kthehen në Izraelin verior.

/abcnews.al/

Hezbollahu goditi shtëpinë e plazhit të Benjamin Netanyahut, dalin pamjet

23 October 2024 at 14:36

Shtëpia e liderit izraelit Benjamin Netanyahu në plazh është dëmtuar nga një sulm me dron, sipas videove që janë shfaqur në mediat sociale. Hezbollahu mori përgjegjësinë për këtë sulm brenda territorit izraelit.

Fatmirësisht, Netanyahu dhe gruaja e tij nuk ishin në shtëpi në kohën e sulmit në qytetin bregdetar të Cezaresë dhe askush nuk u lëndua, thanë zyrtarët izraelitë, shkruan CNN.

Por incidenti ngriti pikëpyetje se si droni iu shmang mbrojtjes ajrore izraelite në një kohë kur udhëheqja e Hezbollahut është shkatërruar dhe ushtria izraelite po shton sulmet nëpër pjesë të Libanit./abcnews.al

Blinken në Izrael në përpjekjen e fundit për armëpushim para zgjedhjeve në SHBA

22 October 2024 at 16:45

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken u takua në Izrael me Kryeministrin Benjamin Netanyahu ndërsa Uashingtoni rifilloi përpjekjet për armëpushim, pas vrasjes së udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar. Vizita e Sekretarit Blinken vjen vetëm disa orë pasi Izraeli dhe grupi militant libanez Hezbollah kanë vazhduar të kryejnë sulme ajrore ndaj njëri tjetrit. Uashingtoni, së bashku me vendet arabe në rajon, kanë bërë përpjekje për muaj të tërë për arritjen e një armëpushimi, por asnjëra palë nuk duket e gatshme të tërhiqet nga kushtet e tyre. Izraeli gjithashtu pritet të sulmojë Iranin si kundërpërgjigje ndaj sulmit iranian me raketa më 1 tetor.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem të martën për të bërë një tjetër përpjekje për arritjen e një armëpushimi në Lindje të Mesme.

Zyra e Kryeministrit Netanyahu publikoi disa fotografi nga takimi, por nuk lëshoi njoftim për bisedën midis dy zyrtarëve. Sekretari Blinken gjithashtu do të takohet me ministrin izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant dhe zyrtarë të tjerë ndërsa filloi udhëtimin njëjavor që do ta çojë atë edhe në Jordani dhe Katar.

Grupi libanez Hezbollah tha të martën se nuk do të ketë negociata ndërsa luftimet vazhdojnë. Sekretari Blinken arriti në Izrael të martën disa orë pasi grupi Hezbollah kreu një sulm ajror me një breshëri raketash mbi Izraelin qëndror. Deri më tani nuk janë bërë njoftime për viktima, por një pjesë e një rakete të rrëzuar goditi një zonë banimi në qytetin izraelit Bnei Brak. Mbrojtja ajrore shumështresore e Izraelit ka kapur shumicën dërrmuese të raketave dhe dronëve të lëshjuar ndaj tij që nga fillimi i luftës në Gazë.

Sulmi i grupit libanez u bë disa orë pasi Izraeli sulmoi një zonë të Bejrutit jugor, ku ndodhet objekti më i madh i shëndetit publik në Liban. Gjatë sulmit u vranë 13 njerëz, sipas ministrisë së shëndetësisë së Libanit. Ushtria izraelite tha se grupi Hezbollah ka fshehur qindra miliona dollarë në para dhe ar në një bunker të ndërtuar nën këtë spital.

Stafi i spitalit Sahel hodhi poshtë akuzën.

“Nuk ka tunele të Hezbollahut, as projekte nëntokësore. Spitali përbëhet nga dy kate mbi tokë dhe dy kate nëntokë. Në katin e parë nën tokë është kuzhina dhe sallat e operacionit dhe një kat më poshtë janë dy gjeneratorë, morgu dhe ambientet e mirëmbajtjes”, thotë një nga infermeret e spitalit Sahel në Bejrut.

Ky është udhëtimi i 11-të i Sekretarit Blinken në rajon që nga fillimi i luftës më 7 tetor të vitit të kaluar kur grupi palestinez Hamas kreu një sulm të befasishëm në Izraelin jugor. Agjencitë e lajmevee njoftojnë se kjo është përpjekja e fundit e Uashingtonit për të bindur palët të ndalojnë luftimet para zgjedhjeve presidenciale amerikane më 5 nëntor.

Izraeli pritet të hakmerret edhe ndaj Iranit për shkak të sulmit të republikës islamike me qindra raketa më 1 tetor.

Gjatë sulmit të 7 tetorit militantët e Hamasit vranë 1200 njerëz dhe morën peng 250 të tjerë, një pjesë e të cilëve u liruan pas një marrëveshje armëpushimi mes palëve. Kundërpërgjigja ushtarake izraelite, sipas të dhënave të autoriteteve palestineze, shkaktoi vrasjen e mbi 42 mijë njerëzve në Rripin e Gazës. Ndërkaq, Izraeli ka dërguar trupa edhe në Liban ku po zhvillon luftime me grupin militant libanez, Hezbollah, i cili ashtu si grupi palestinez Hamas e ka mbështetjen e Iranit.

Grupi militant libanez Hezbollah është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Bashkimi Evropian ka në listë të zezë vetëm krahun ushtarak të grupit, por jo edhe partinë politike./VOA/

Blinken mbërrin në Izrael për takime me Netanyahun dhe Galantin

22 October 2024 at 10:22

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken mbërriti në Izrael për takime me liderët izraelitë, që është ndalesa e parë e turneut të tij në Lindjen e Mesme që përfshin vizita në Jordani dhe Katar. Blinken do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes Yoav Galant gjatë ditës, raporton Reuters.

Siç u njoftua më parë nga Departamenti i Shtetit, Blinken udhëtoi në Lindjen e Mesme për të riafirmuar përkushtimin e SHBA për sigurinë e shtetit hebre dhe për të diskutuar mënyrat për të arritur paqen. Kreu i diplomacisë amerikane do të diskutojë opsionet për përfundimin e luftës në Gaza, sigurimin e lirimit të të gjithë pengjeve dhe zgjerimin e ndihmës humanitare. Blinken do të flasë gjithashtu për planifikimin e një periudhe pas konfliktit në Rripin e Gazës pa sundimin e Hamasit.

Temat e diskutimit do të jenë gjithashtu mënyrat për të arritur një zgjidhje diplomatike midis Izraelit dhe Hezbollahut, e cila do të jetë në përputhje me Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe do të lejojë civilët në të dy anët e kufirit të kthehen në shtëpitë e tyre. Udhëtimi i fundit i Blinken në Lindjen e Mesme, i 11-ti në rajon që kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor, i ndjekur nga sulmi i Izraelit në Gaza, vjen pasi ushtria izraelite ka intensifikuar operacionet në enklavën palestineze si dhe në Liban kundër Hezbollahut pro-iranian./abcnews.al

Izraelitët shohin shpresë pas vdekjes së Sinwar, thirrje Netanyahut të arrijë një marrëveshje me Hamasin

20 October 2024 at 19:59

Me vdekjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, shumë izraelitë po shohin një mundësi për të rikthyer pengjet që ende mbahen në Gaza.

Turma të mëdha protestuesish u mblodhën në disa qytete të Izraelit të shtunën, duke kërkuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe qeveria e tij që ta bëjnë kthimin e pengjeve si prioritetin e tyre kryesor, diçka që ata besojnë se nuk ka ndodhur deri më tani.

Sinwar ishte një linjë e ashpër me pak interes për të negociuar me Izraelin. SHBA, e cila ndërmjetësoi bisedimet në Kajro, e ka akuzuar vazhdimisht atë si një nga bllokuesit kryesorë të një marrëveshjeje armëpushimi.

Vdekja e tij mund të hapë rrugën për një marrëveshje armëpushimi, por kjo do të varet nga Netanyahu.

Kryeministri ka kohë që po përpiqet të balancojë kërkesat e partnerëve të tij të koalicionit të ekstremit të djathtë dhe të aleatëve perëndimorë, përfshirë SHBA-në, të cilët po bëjnë presion për të arritur një marrëveshje dhe për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Eran Nissan, një aktivist që ka marrë pjesë në protesta antiqeveritare për muaj të tërë dhe ishte në tubimin në Tel Aviv të shtunën, i tha CNN se beson se shumë izraelitë duan që Netanyahu të negociojë.

“Ka një shumicë solide dhe një konsensus në shoqërinë izraelite për këtë, 105 pengje (tashmë) janë kthyer në një marrëveshje,” tha ai, duke iu referuar armëpushimit njëjavor dhe shkëmbimit të pengjeve që u zhvilluan në nëntor./abcnews.al

Sulmi me dron në rezidencën e pushimit, reagon Netanyahu: Asgjë nuk na ndal, do të vazhdojmë deri në fitore

19 October 2024 at 13:50

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar pas sulmit me dron në rezidencën e pushimit në Cesare. Netanyahu ka theksuar se asgjë nuk do t’i ndalë dhe se Izraeli do të vazhdojë i palëkundur deri në fitore.

“Asgjë nuk do të na ndalojë, do të vazhdojmë deri në fitore”, ka thënë ai.

Zyra e kryeministrit në Izrael konfirmoi se rezidenca private e Benjamin Netanyahu në Cezare ishte objektivi i një sulmi me dron nga Libani më herët këtë mëngjes.

 

ראש הממשלה נתניהו מגיב לאחר הניסיון לפגוע בביתו שבקיסריה:״שום דבר לא ירתיע אותנו״ pic.twitter.com/aOahYI7eRx

— Gil mishali גיל משעלי (@gilmishali) October 19, 2024

Goditet me dron rezidenca e pushimit të kryeministrit izraelit

19 October 2024 at 10:02

Një dron është lëshuar në shtëpinë e pushimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, në qytetin verior izraelit të Sezaresë.

Reuters shkruan se sipas zëdhënësit të kryeministrit, Netanyahu nuk ishte në vendin ku u lëshuar dronë dhe se nuk ka raportime për viktima.

Më herët ushtria izraelitë tha se një dron ishte nisur nga Libani dhe se kishte goditur një ndërtesë. Gjithashtu shërbimit izraelit i ambulancës dhe policia thanë se shpërthimet ishin dëgjuar në Cezare, një qytet ky bregdetar ku edhe Netanyahu ka një shtëpi pushimi.

 

🚨BREAKING: HEZBOLLAH DRONES STRIKE NETANYAHU’S PRIVATE RESIDENCE IN BOLD ASSAULT

Hezbollah UAV reportedly struck what’s believed to be Benjamin Netanyahu’s private home in Caesarea, according to Saudi TV channel “Al-Hadath.”

Netanyahu wasn’t present, and no injuries were… pic.twitter.com/dFjbLE0v0C

— JAKE (@JakeGagain) October 19, 2024


/ahcnews.al/

Meloni planifikon bisedime me Netanyahun pas vizitës në Liban

18 October 2024 at 20:13

Kryeministrja italiane thotë se ka në plan të zhvillojë bisedime me Netanyahun pas vizitës së saj në Liban dhe Jordani.

“Mendoj se në fund të udhëtimit tim, do të telefonoj kryeministrin Netanyahu”, u tha Meloni gazetarëve.

Meloni ka qenë publikisht kritik ndaj Izraelit gjatë javës së kaluar për sulmet e tij të përsëritura ndaj UNIFIL, forcës paqeruajtëse të OKB-së në Liban.

Italia është në mesin e dhjetëra vendeve që kontribuojnë me ushtarë në forcën prej më shumë se 10,000 trupash të UNIFIL.

“Izraeli u krijua nga vendimi i OKB”, Netanyahu i përgjigjet Macron: E arritëm me gjakun e heronjve tanë

15 October 2024 at 19:58

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i është përgjigjur presidentit francez, Emmanuel Macron pasi tha se nuk duhet të anashkalonte rezolutat e OKB-së, duke i kujtuar se ka ka qenë një vendim i kësaj organizate që çoi në krijimin e shtetit të Izraelit.

“Një kujtim për presidentin e Francës: nuk ishte rezoluta e OKB-së që krijoi shtetin e Izraelit, por fitorja e arritur në luftën e pavarësisë, me gjakun e luftëtarëve heroikë, shumë prej të cilëve ishin të mbijetuar të Holokaustit – kryesisht regjimi i Vichy në Francë”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë.

Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së thotë se vetëm ushtria libaneze dhe misioni paqeruajtës i OKB-së UNIFIL duhet të vendosen në Libanin jugor.

etanyahu i bëri thirrje OKB-së të dielën që t’i zhvendosë forcat e forta paqeruajtëse prej 10,000, të cilat përfshijnë 700 trupa franceze, të dislokuara në Libanin jugor, duke thënë se Hezbollahu po i përdorte ata si “mburoja njerëzore”./abcnews.al

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë sulmet e pamëshirshme ndaj Hezbollahut

14 October 2024 at 22:59

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të vazhdojë “sulmet e pamëshirshme ndaj Hezbollahut, përfshirë Bejrutin”.

“Dua të jem i qartë, ne do të vazhdojmë të godasim pa mëshirë Hezbollahun në të gjitha pjesët e Libanit, duke përfshirë Bejrutin”, tha Netanyahu gjatë një vizite në bazën ushtarake që Hezbollahu goditi të dielën, duke vrarë katër ushtarë izraelitë.

Pas disa muajsh konfliktesh ndërkufitare midis Izraelit dhe lëvizjes pro-iraniane Hezbollah, një aleate e Hamasit palestinez, ushtria izraelite intensifikoi sulmet ajrore në Liban dhe nisi operacionet tokësore më 30 shtator./abcnews.al

A ka Izraeli një strategji për kohën e pas luftës?

13 October 2024 at 23:42

Izraeli ka arritur disa suksese të rëndësishme ushtarake në javët e fundit, por ekspertët politikë në SHBA dhe Izrael e kritikojnë qeverinë për mungesën e planeve për t’i shndërruar këto në suksese diplomatike.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në vitin e dytë dhe ende nuk ka fund në horizont. Qeveria izraelite duket se është mjaft e paqartë se si mund të përfundojë kjo luftë dhe çfarë do të ndodhë më pas. Ajo nuk përmend ndonjë plan konkret. Si qeveria ashtu edhe kryeministri Benjamin Netanyahu flasin për një “fitore totale”. Çfarë do të thotë kjo në praktikë mbetet e paqartë, megjithatë, dhe shumë vëzhgues janë të bindur se nuk ka asnjë mendim unanim për këtë as brenda qeverisë izraelite. Hamasi është kategorizuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE,  Kanadaja, Gjermania, e vende të tjera.

Status-quoja kthehet në luftë

Për vite me radhë, Netanyahu dhe qeveritë e ndryshme nën të u përpoqën të ruanin status quo-në në konfliktin me palestinezët. Në hebraisht, kjo qasje njihet si “Nihul HaSikhsukh” ose “menaxhimi i konfliktit”: situata ekzistuese duhet të ruhet në të gjitha rrethanat. I ndarë mes kërkesave të votuesve të tij të krahut ultra të djathtë dhe nevojës për të gjetur një zgjidhje për situatën në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Gazën, Netanyahu e shtyu vazhdimisht një vendim.

Sipas raporteve të mediave izraelite, Netanyahu deklaroi në vitin 2019 se ishte pjesë e strategjisë së tij të ruante ndarjen midis fraksioneve palestineze në Bregun Perëndimor dhe Gaza duke lejuar transferime parash nga Katari në Hamas. Por që nga 7 tetori 2023, shumë izraelitë e shohin këtë strategji jo vetëm si një dështim, por edhe si vdekjeprurëse.

Këtë ditë rreth 1200 njerëz, shumica prej tyre civilë, humbën jetën në sulmet terroriste. Grupet e ndryshme islamiste që kryen këto sulme, të udhëhequra nga Hamasi, gjithashtu rrëmbyen rreth 250 njerëz në Gaza. 101 prej këtyre pengjeve mbahen ende atje.

Ishte sulmi më i tmerrshëm terrorist në historinë e Izraelit dhe masakra më vdekjeprurëse e hebrenjve që nga Holokausti. Qeveria izraelite u detyrua të bënte diçka që e kishte shmangur në përshkallëzimin e mëparshëm me Hamasin: ajo shpalli zyrtarisht luftë të gjithanshme. “Jo ofensivë, jo mision luftarak, një luftë”, bëri të qartë Netanyahu kur mësoi për sulmet e 7 tetorit.

SHBA bën thirrje për ‘strategji politike’ 

Por një vit pas fillimit të luftës kundër Hamasit dhe vetëm disa javë pas sulmit të parë të Izraelit në Libanin jugor, Netanyahu duket se po i kthehet zakoneve të tij të vjetra. Dhe kjo vjen në një kohë kur autoritetet izraelite të sigurisë po bëjnë thirrje për më shumë vendosmëri në procesin e vendimmarrjes politike.

Nga njëra anë, ushtria izraelite thekson se e ka mposhtur krahun luftarak të Hamasit “në nivel ushtarak” dhe se ai mund të veprojë vetëm si një grup gueril. Nga ana tjetër, nuk ka ndonjë gjë të re për të raportuar për kthimin e 101 pengjeve që mbeten në duart e grupeve militante në Gaza.

Rregullisht ka sulme brenda Izraelit. Në përshkallëzimin e fundit me Libanin, ushtarë izraelitë humbën jetën dhe mijëra izraelitë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Nga ana libaneze, Ministria e Shëndetësisë raportoi të paktën 274 të vdekur dhe 1,024 të plagosur pas sulmeve ajrore izraelite në fund të shtatorit. Pas sulmit të fundit izraelit më 10 tetor në qendër të Bejrutit, autoritetet konfirmuan vdekjen e të paktën 22 personave.

SHBA, aleati më i ngushtë i Izraelit, po kërkon nga Netanyahu një strategji për periudhën e pasluftës dhe të ardhmen e rajonit. Në maj, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, Jake Sullivan u takua me Netanyahun, presidentin izraelit Isaac Herzog dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë. Aty ai “theksoi nevojën që Izraeli të lidhë operacionet e tij ushtarake me një strategji politike që siguron mposhtjen e qëndrueshme të Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve dhe një të ardhme më të mirë për Gazën”, u shpreh Sullivan pas vizitës së tij në Izrael.

Si të veprohet më tej?

Shumica e popullsisë izraelite beson se qeverisë i mungon një strategji e qartë. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit nga Instituti i Politikave të Popullit Hebre, 57 për qind e popullsisë fajëson mungesën e strategjisë së qartë si shkak që lufta ka vazhduar për kaq gjatë. 76 për qind e izraelitëve gjithashtu besojnë se lufta po zvarritet, sepse qeveria po humb shumë kohë për të marrë vendime. Sipas shumë njerëzve, edhe vetë mbijetesa e qeverisë së koalicionit gjithashtu luan një rol tek kjo situatë.

Partia Likud e Netanyahut ka fituar pikë në sondazhet javët e fundit, por vetë qeveria e koalicionit të krahut të djathtë vazhdon të mbetet prapa partive opozitare. 55 për qind janë të bindur se lufta do të zgjatet për këtë shkak.

Ndërkohë që e djathta ekstreme izraelite bën thirrje për sulme ndaj mbështetësit kryesor të Hezbollahut, Iranit, të moderuarit në qeverinë e Netanyahut, nga ana tjetër, besojnë se bashkëpunimi me SHBA-në është rruga e duhur.

Javët e fundit, forcat izraelite vranë jo vetëm liderin e shumëkërkuar të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, por edhe udhëheqës të tjerë të milicisë së Hezbollahut. Teherani hodhi 200 raketa drejt Izraelit në përgjigje të vrasjes së Nasrallah dhe udhëheqësve të tjerë të Hezbollahut.

Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë Izraelit t’i kthejë operacionet inteligjente dhe ushtarake në suksese politike. Një burim që e njeh mirë qeverinë izraelite i tha Washington Post se Izraeli ka një strategji për të luftuar Hezbollahun, por “jo domosdoshmërisht një strategji për atë që do të vijë më pas, si t’i japë fund asaj”.

Nuk ka zgjidhje me dy shtete

Lidhur me “fitoren totale” të shpallur nga Netanyahu, Komiteti i Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes i Parlamentit izraelit ishte planifikuar të mblidhej më 6 tetor për të sqaruar zyrtarisht termat “fitore” dhe “humbje”. Takimi u anulua. Mungesa e një strategjie të qeverisë izraelite ka pasoja edhe për periudhën e pasluftës. E djathta ekstreme në qeveri dëshiron të zgjerojë vendbanimet në Bregun Perëndimor, të cilat komuniteti ndërkombëtar i konsideron kryesisht si të paligjshme. Disa nga e djathta ekstreme madje do të dëshironin të shihnin përsëri vendbanime izraelite në Rripin e Gazës.

Ndërkohë janë shtuar zërat nga bota arabe dhe myslimane që bëjnë thirrje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin në këmbim të krijimit të një shteti palestinez. Zëra që deri vonë dëgjoheshin vetëm me dyer të mbyllura apo në biseda konfidenciale. Ayman Safadi, ministri i jashtëm i Jordanisë, është politikani më i lartë arab që ka folur hapur për këtë çështje.

Në një konferencë shtypi pas fjalimit të Netanyahut në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, Safadi tha se bota arabe dhe myslimane ishte e gatshme të garantonte sigurinë e Izraelit nëse qeveria izraelite binte dakord për krijimin e një shteti palestinez në kufijtë e para 1967-ës. Izraeli e ka hedhur poshtë një zgjidhje me dy shtete, u shpreh Safadi. Vetë qeveria izraelite nuk pozicionohet në lidhje me zgjidhjen me dy shtete, por disa zyrtarë qeveritarë janë shprehur publikisht fuqishëm kundër një shteti të mundshëm të tyre për palestinezët. “A mund t’i pyesni përfaqësuesit e Izraelit se cili është qëllimi i tyre përveç luftë, luftë dhe më shumë luftë?”/dw

Netanyahu thirrje OKB: Tërhiqni forcat paqeruajtëse nga Libani

13 October 2024 at 13:55

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar OKB-në se forcat paqeruajtëse “Unifil” në Liban janë në “rrugë të gabuar”, teksa i ka bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres që t’i largojë ato.

“Dua t’i drejtohem sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së drejtpërdrejt nga këtu: është koha që ju të hiqni ‘Unifil’ nga bastionet dhe zonat e luftimit të Hezbollahut”, ka thënë Netanyahu në një videodeklaratë të dielën, raporton CNN.

Sipas tij, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) i kishin kërkuar Unifil-it që të riorganizohej disa herë, por ka shtuar se këto kërkesa janë refuzuar.

Netanyahu pretendon se prania e paqeruajtësve “kishte  për qëllim për të siguruar një mburojë njerëzore për Hezbollahun”.

“Refuzimi juaj për të evakuuar ushtarët e Unifilit i bën ata pengje të Hezbollahut. Kjo i rrezikon ata dhe jetën e ushtarëve tanë”, ka shtuar Netanyahu. Kryeministri izraelit ka deklaruar gjithashtu se i vinte keq që disa paqeruajtës të OKB-së janë plagosur.

“Ne na vjen keq për dëmin e ushtarëve të Unifil dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar një dëm të tillë. Por mënyra e thjeshtë dhe e nevojshme për ta siguruar këtë është largimi i tyre nga zona e rrezikut. Kjo duhet të bëhet menjëherë, menjëherë”, ka shtuar Netanyahu.

Pesë paqeruajtës të Unifil-it janë plagosur nga sulmet izraelite në Libanin jugor në vetëm dy ditë. Lëndimet e trupave të OKB-së kanë nxitur një dënim ndërkombëtar.

Biden dhe Netanyahu do të diskutojnë planet për të goditur Iranin

9 October 2024 at 08:25

Joe Biden pritet të mbajë një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit të mërkurën, ku të dy liderët do të diskutojnë planet për të goditur Iranin, ka thënë një person i njohur me këtë çështje për Reuters.

Presidenti amerikan do të shpresojë të peshojë nëse kursi i vendosur i veprimit i Benjamin Netanyahu është i përshtatshëm, tha një burim i veçantë, shkruan Sky News.

Lindja e Mesme ka qenë në pritje që Izraeli të përgjigjet ndaj sulmit raketor të javës së kaluar nga Irani.

Sulmi, për të cilin Teherani tha se ishte në hakmarrje për përshkallëzimin ushtarak të Izraelit në Liban, përfundimisht nuk vrau askënd në Izrael dhe Uashingtoni e quajti atë joefektiv.

Netanyahu është zotuar se Irani do të paguajë për sulmin, ndërsa zyrtarët iranianë kanë thënë se çdo hakmarrje do të përballet me “shkatërrim të madh”.

Të premten, zoti Biden tha se do të mendonte për alternativa ndaj goditjes së fushave të naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit./abcnews.al

Izraeli përshkallëzon sulmet në Bejrut/ Netanyahu: Nuk do të ndalim luftën kundër milicive të mbështetura nga Irani

6 October 2024 at 15:10

Izraeli intensifikoi sulmet në Bejrut, Kryeqytetin e Libanit ku u pane disa prej shpërthimeve më të mëdha që prej nisjes së inkursionit tokësor.

Tel Avivi zyrtar deklaroi se po shënjestron grupin Militant Hezbollah ndërsa bërit thirrje për evakuim të civilëve edhe nga periferitë e Bejrutit, kryeqytetit Libanez që ndodhet në veri të këtij vendi.

Intensifikimi i luftimeve  nga Forcat Izraelite që po shënjestrojnë bazat e Hezbollah vjen në një kohë kur burime të larta të Sigurisë në Liban kanë deklaruar se kanë humbur kontaktet me pasardhësin e Nasrallah që prej të premtes. Në një fjalim drejtuar kombit, Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se lufta kundër milicive të mbështetura nga Irani nuk do të ndalet, ndërsa shtoi se do të ketë një hakmarrje të ashpër ndaj Teheranit për sulmin me 200 raketa balistike që kaluan mbi qiejt e Izraelit.

“Irani ka lëshuar dy here qindra rraketa në territorin tone, dhe I fundit ishte një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike që kemi parë në Histori. Asnjë vend në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë ndaj qyteteve dhe qytetarëve të tij dhe për këtë arsye as Izraeli nuk do ta pranoj diçka të tillë. Izraeli ka detyrën dhe të drejtën për tu vetëmbrojtur dhe ne do t’iu përgjigjemi këtyre sulmeve.”

Izraeli po vijon luftën kundër milicive të mbështetura nga Irani jo vetëm në Liban ku është fokusuar në javën e fundit, por gjithashtu edhe në Rripin e Gazës.  Të paktën 24 persona mbetën të vrarë dhe 93 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi ajror në një Xhami në Gazën qëndrorë ndërsa ushtatët e Tel Avivit janë rikthyer me operacionet e tyre tokësore në Kampin e Refugjatëve Xhabalia ku kanë mbetur dhjetëra palestinezë të tjerë të vrarë.

Lufta një vjecare mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës ka lënë pas më shumë se 41 mijë vikitma në enklavën palestineze. Kjo luftë nisi si pasojë e sulmit terrorist të Hamas më 7 tetor që la të vrarë mbi 1200 persona në Izraeli, ndërsa u rrëmbyen mbi 250 persona të tjerë.

Netanyahu po dobëson “demokratët”? Biden: Nuk kam dijeni për diçka të tillë

4 October 2024 at 23:25

Në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Amerikan Joe Biden foli mbi influencën e tij mbi kryeministrin Izraelit Benjamin Netanyahu dhe situatën e luftës në Lindjen e Mesme.

Teksa tha se Washingtoni dhe Tel Avivi janë në komunikim të vazhdueshëm për të gjetur opsionin më të mire të Hakmarrjes, Joe Biden u pyet nëse Benjamin Netanyahu po mban peng armëpushimin në Lindjen e Mesme për t’I prishur punën administratës demokrate në zgjedhjet e nëntorit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u përgjigj duke thënë se nuk ka dijeni për dicka të tillë, ndërsa shtoi se asnjë administrate nuk  e ka ndihmuar Izraelin saç ka bërë administrata e tij.

“Asnjë administrate nuk e ka ndihmuar Izraelin aq sa administrate Biden. Asnjë prej tyre dhe Bibi do duhet ta kujtojë diçka të tillë.  Dhe sa i përket faktit se a po përpiqet ai të ndërhyjë në zgjedhje … epo unë nuk e di diçka të tillë. Nuk e kam llogaritur këtë fakt.”

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ripërsëriti se nuk do të ishte zgjidhja e duhur  që Izrali të hakmerrej ndaj Iranit duke goditur bazat e tyre të naftës apo bazat ku ruhen armët bërthamore. Washingtoni ka qënë mbështetësi kryesor I Tel Avivit në luftën kundër grupeve militante të mbështetura nga Irani.

Këtë të premte, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmuan 15 baza të rebelëve Huthi në kryqytetin e Jemenit, një grup militantësh ky I mbështetur nga Irani njësoj sic janë Hamas apo edhe Hezbollah.

Washingtoni u hakmor mbi sulmet e vazhdueshme që rebelët Huthi të Jemenit kanë kryer në detin e Kuq duke ndërlikuar tregtinë botërore me bombardimet e tyre ndaj anijeve të ndryshme tregtare./abcnews.al

Sulmet me raketa nga Irani/ Netanyahu mbledh shefat e sigurisë në Tel Aviv

2 October 2024 at 16:28

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilloi një takim me shefat e sigurisë, si dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant e kreun e forcave të armatosura, Herzi Halevi.

Takimi u mbajt në Ministrinë e Mbrojtjes në Tel Aviv.

Në një fjalim të martën vonë, Netanyahu u zotua të hakmerret kundër Iranit pas sulmit të tij raketor ndaj Izraelit.

Prime Minister Benjamin Netanyahu held a consultation with the heads of the security establishment, this afternoon, at the Kirya in Tel Aviv. pic.twitter.com/iDO6VfbNRP

— Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) October 2, 2024

Irani hodhi të martën më shumë se 180 raketa balistike drejt Izraelit, në përgjigje të, siç tha, agresionit të tij në Liban dhe në Gazë.

Shumica e raketave të Iranit u kapën në ajër, por disa depërtuan përmes mbrojtjes raketore. Megjithatë, nuk u raportua për viktima./abcnews.al

❌