Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 January 2026Abc News

Ina Rama bashkëpunëtore e SHISH për 21 janari?/Ish-prokurori: SHISH të reagojë! Serveri fiksoi momentin e vrasjes…

9 January 2026 at 23:37

Ish-prokurori Ervin Karanxha deklaroi se serveri ka fiksuar momentin e ngjarjes në 21 janar dhe se çështja është në hetim, ndërsa pritet rikuperimi i të dhënave përmes pajisjeve të gjurmimit. Sipas tij, është bërë publike një listë e bashkëpunëtorëve të SHISH-it nga avokati Arben Llangëzi, ku pretendohet se figuron edhe emri i Ina Ramës, me gjeneralitete të plota.
Karanxha theksoi se, nëse këto të dhëna rezultojnë të vërteta, rasti është shumë i rëndë dhe SHISH duhet të reagojë.

Ne presim që, me zhvillimin e pajisjeve të gjurmuesve, serveri të rikuperohet nëse mund të ketë ndonjë të dhënë. Serveri ka fiksuar momentin e ngjarjes, sepse ka filmuar çastin kur është goditur. Çështja është në hetim.

Kemi një avokat, Arben Llangozin, i cili bëri publike listën e bashkëpunëtorëve të SHISH-it dhe njëri prej tyre ishte emri i Ina Ramës. Doli lista me gjeneralitetet, ku Ina Rama del si bashkëpunëtore e SHISH-it. Duhet parë dosja operative, sepse nëse është e vërtetë, është shumë e rëndë.

Duhet të dokumentohet çdo moment. Nëse je bashkëpunëtor, duhet të raportosh. Informacionet në përgjithësi janë të shkruara. Kjo është një e dhënë publike dhe SHISH duhet të reagojë. Është fotoja e saj, data e lindjes, pra ka gjeneralitete. Këto janë të dhëna që kanë rrjedhur në vitin 2022 nga hakerimet e kryera nga hakerat iranianë.” /abcnews.al/

 

SHBA dhe Europa “në garë” për Groenlandën! Paratë dhe strategjitë diplomatike në lojë

By: Rovena
9 January 2026 at 23:15

Diskutimet për Groenlandën po marrin formën e një gare financiare, kush ofron më shumë për ta marrë ose ruajtur ishullin. “Të jesh pronar i saj është shumë e rëndësishme”, deklaroi dje Donald Trump në një intervistë për New York Times.

“Besoj se është psikologjikisht e nevojshme për suksesin. Pronësia të jep diçka që nuk mund ta marrësh vetëm me një kontratë qiraje. Pronësia ofron elemente që nuk mund të fitohen thjesht duke firmosur një dokument.”

Në këtë kontekst, Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e ofrimit të pagesave të drejtpërdrejta për banorët e ishullit, për t’i bindur ata të ndahen nga Danimarka dhe të bëhen amerikanë. Sipas burimeve nga administrata Trump, shifrat që po diskutohen variojnë nga 10 mijë deri në 100 mijë dollarë për person.

Ndërkohë, edhe Europa po planifikon të rrisë investimet në Groenlandë, megjithëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë për secilin nga 50 mijë banorët. Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë më shumë se dyfish buxhetin për këtë territor autonom danez, duke shpenzuar 530 milionë euro gjatë shtatë viteve, duke nisur nga viti 2028.

Kjo “garë” me dollarë dhe euro është një nga opsionet që po shqyrtohen në nivelet diplomatike, pas sfidës së hedhur nga Shtëpia e Bardhë, e cila nuk përjashton përdorimin e forcës për t’ia marrë Groenlandën, por më realist duket se synon të bindë Danimarkën ta shesë. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të diskutojë javën e ardhshme këtë çështje me zyrtarët e Kopenhagës. “Ajo që i them liderëve evropianë është: merrni seriozisht atë që thotë Donald Trump”, deklaroi zëvendëspresidenti J.D. Vance.

Nëse opsioni i parë janë paratë, i dyti është një kompromis: të jepet diçka që Trump mund ta prezantojë si fitore e tij, duke ruajtur njëkohësisht sovranitetin e Groenlandës. Si? Duke rritur investimet në mbrojtjen ushtarake të ishullit (çka BE-ja thotë se po e bën), duke lejuar SHBA të hapë baza të tjera ushtarake përveç atyre ekzistuese (sipas një traktati bilateral të vitit 1951) dhe duke nisur iniciativa të përbashkëta për shfrytëzimin minerar të territorit, i cili tërheq veçanërisht vëmendjen e presidentit amerikan.

Një opsion i tretë është “hakmarrja ekonomike”: i ashtuquajturi “bazooka ekonomike” që Brukseli kishte menduar të përdorë më parë ndaj kërcënimeve për rritje tarifash nga Trump. Opsioni i katërt është ai ushtarak, i cili duket më i papranueshëm, pasi fuqia amerikane është shumë më e madhe.

“Diçka është e sigurt: Europa duhet të jetë më e pranishme dhe aktive në zonën e Arktikut, dhe për këtë po rishikojmë strategjinë tonë për të përballuar kërcënime të reja gjeopolitike,” pranon zëdhënësja e Komisionit Evropian. Financial Times komenton: Derisa tani, qëndrimi evropian për Groenlandën ka qenë ‘të lutemi Trump’. Qartë, kjo nuk funksionon.

Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tjetër

By: Rovena
9 January 2026 at 22:46

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka rikthyer vëmendjen te Grenlanda, duke e përshkruar territorin si një çështje strategjike për sigurinë kombëtare.

I pyetur se sa para do t’i ofronte Danimarkës për ishullin, Trump tha se “nuk po flas për para akoma, por mund të flas për këtë”.

Në vend të kësaj, ai bëri një paralajmërim të fortë, raporton skynews. 

“Tani për tani, ne do të bëjmë diçka për Grenlandën, qoftë edhe nëse ata nuk e duan, sepse nëse nuk e bëjmë ne, Rusia ose Kina do ta marrin Grenlandën, dhe ne nuk do të kemi Rusinë apo Kinën si fqinj. Unë do të doja të bëja një marrëveshje në mënyrë të lehtë. Por nëse nuk e bëjmë kështu, do ta bëjmë në mënyrë të vështirë”, tha Trump.

Ndryshe, Danimarka e ka bërë të qartë se Grenlanda nuk është për shitje dhe se do ta mbrojnë me çdo çmim.

Analistët e sigurisë e shohin interesin e SHBA-së në Grenlandë si një lëvizje strategjike kundër ndikimit rus dhe kinez në Arktik.

Udhëheqësit evropianë dënojnë vrasjen e protestuesve në Iran

By: Rovena
9 January 2026 at 22:23

Udhëheqësit e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës e kanë dënuar vrasjen e protestuesve në Iran dhe i kanë bërë thirrje Teheranit të “përmbahet”, pas shtypjes brutale të demonstratave kundër pushtetit klerikal.

Thuhet se të paktën 51 njerëz janë vrarë dhe mbi 2.000 të tjerë janë arrestuar gjatë në dy javët e fundit, të cilat fillimisht u nxitën nga zemërimi për gjendjen e rënduar të ekonomisë së vendit.

Udhëheqësit iranianë e kanë ndërprerë gjithashtu qasjen në internet dhe thirrjet telefonike ndërkombëtare si përgjigje ndaj protestave.

Në një deklaratë të përbashkët, kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë se janë “thellësisht të shqetësuar për raportimet mbi dhunën nga forcat e sigurisë iraniane” dhe dënuan “fuqishëm” vrasjen e protestuesve.

Udhëheqësit shtuan: “Autoritetet iraniane e kanë përgjegjësi ta mbrojnë popullsinë e tyre dhe duhet të lejojnë lirinë e shprehjes dhe tubimin paqësor pa frikë nga ndëshkimi”.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve iraniane të tregojnë përmbajtje, të përmbahen nga dhuna dhe të respektojnë të drejtat themelore të qytetarëve të Iranit”.

Protestat në Iran filluan më 28 dhjetor dhe janë shndërruar në sfidën më të rëndësishme ndaj pushtetit prej disa vitesh.

Veprimet kanë përfshirë edhe thirrje në mbështetje të udhëheqësit të Iranit para revolucionit, shahut, djali i të cilit, Reza Pahlavi, ka bërë thirrje për protesta të mëtejshme.

Demonstratat kanë rinovuar gjithashtu përballjen midis Iranit dhe SHBA-së, pasi presidenti Donald Trump që paralajmëroi se Teherani do të “paguajë shtrenjtë” nëse autoritetet vrasin protestues.

Yesterday — 9 January 2026Abc News

Elbasan/ Gjendet pa shenja jete një person në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”

By: Rovena
9 January 2026 at 21:57

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ku mbrëmjen e sotme është gjetur i pajetë një shtetas. Sipas burimeve  viktima është identifikuar si Vasil Gashi dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrore .

Mungesa në ujë e ushqime/ Banorët e fshatit Miliska: Prej 4 ditësh nën pushtetin e ujit dhe të izoluar në banesa

By: Rovena
9 January 2026 at 21:31

Banorët e fshatit Miliska të njesisë Adm Thumanë, prej 4 ditësh janë nën pushtetin e ujit. Çarja e argjinaturës së lumit Drojë ka  sjellë prurjet e mëdha duke përmbytur qindra ha tokë bujqësore dhe banesa.

Një pjesë e banorëve kalojnë natën jashtë, të tjerë ndodhen të izoluar në banesa. Situata mbetet e rëndë nga niveli i lartë i ujit, që ka depertuar në banesa, ndërsa apelojnë institicioneve për ndihmë, sikurse ata shprehen, kanë mungesa dhe në furnizimin me bukë dhe ushqime.

Pas shiut…rrëshket dheu/ Vlorë, bllokohet rruga drejt fshatit Bashaj, momenti kur shkëputet masivi nga mali

9 January 2026 at 21:23

Shkarjet e dherave që kanë nisur që në orët e para të mëngjesit në Matogjin vijojnë të shkaktojnë probleme. Ato janë intensifikuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, duke u kthyer në një situatë serioze dhe duke bllokuar rrugen drejt fshatit Bashaj.
Ndërkohë, janë njoftuar Policia dhe grupet e emergjencave, të cilat po vlerësojnë situatën dhe mundësinë e evakuimit te banoreve nese do te nevojitet.

/ abcnews.al /

Protestat në Iran/ Regjimi kërcënon protestuesit me ekzekutime dhe të shtëna masive

By: Rovena
9 January 2026 at 21:12

Prokurori i Teheranit, Ali Salehi, tha se pjesëmarrësit në trazira që dëmtojnë pronën shtetërore ose përplasen me forcat e sigurisë mund të përballen me dënimin me vdekje.

Kryetari i drejtësisë në Iran, Gholam-Hossein Mohseni-Ejei, premtoi dënime të rrepta pa asnjë mëshirë.

Shkak u bë vrasja e prokurorit të qytetit Esfarayen, Ali Akbar Hosseinzadeh, dhe disa oficerëve të sigurisë. Autoritetet pretendojnë se zyra e prokurorit u dogj nga protestuesit.

Mediet iraniane raportojnë gjithashtu vdekjet e oficerëve të policisë dhe anëtarëve të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Teheran, Qom dhe Kermanshah.

Ministria e Inteligjencës ka bërë thirrje që qytetarët të raportojnë “sabotuesit dhe mercenarët e Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist”.

Televizioni shtetëror, veçmas, paralajmëroi se kushdo që del në rrugë në mbrëmje do të qëllohet. Princi i kurorës iraniane, Reza Pahlavi, ka bërë thirrje që presidenti amerikan, Donald Trump të ndërhyjë në situatën në Iran.

Spirit Island, pse askush nuk mund ta vizitojë ishullin e shenjtë të Kanadasë?

9 January 2026 at 21:11

Ishulli i fshehur thellë në Malet Shkëmbore Kanadeze dhe i dukshëm vetëm nga uji, Ishulli Spirit konsiderohet si një nga peizazhet më ikonike dhe të fotografuara të Kanadasë.

Pavarësisht famës së tij ndërkombëtare, kjo copë e vogël toke në Liqenin Maligne mbetet kryesisht e paarritshme për vizitorët, pasi është një vend i shenjtë për Kombin e Parë Stoney.

Spirit Island ndodhet brenda Parkut Kombëtar Jasper, rreth 14 kilometra nga rruga më e afërt dhe pothuajse 50 kilometra nga qyteti më i afërt. Edhe pse shpesh quhet “ishull”, për pjesën më të madhe të vitit është i lidhur me bregun lindor të liqenit nga një istmus i ngushtë, duke funksionuar në mënyrë efektive si një gadishull.

Një simbol global, por jashtë kufijve

Fama ndërkombëtare e Ishullit Spirit filloi në vitin 1960, sipas BBC-së, kur një fotografi gjigante e tij u ekspozua në Stacionin Grand Central të New York City-t nga Kodak. Që atëherë, imazhet e tij janë përdorur në fushata reklamuese, prodhime filmash dhe nga kompani të mëdha teknologjike, duke ndihmuar në krijimin e një karakteri pothuajse mitik rreth peizazhit.

Sot, dhjetëra mijëra vizitorë udhëtojnë në Liqenin Maligne çdo vit për të fotografuar vendin. Megjithatë, qasja është rreptësisht e kufizuar, zbarkimi në vetë ishullin është i ndaluar. Vetëm anëtarët e Kombit të Parë Stoney lejohen të shkelin në Ishullin e shpirtit, pasi e konsiderojnë atë një vend të shenjtë me shërim dhe rëndësi shpirtërore.

Vendi i shenjtë i Kombit të Parë të Stoney-t

Për banorët Stoney, Ishulli i Shpirtit njihet si Githni-mi-Makoche, ose ” Ishulli Shërues “. Sipas traditës së tyre, vendndodhja e tij unike – midis ujit dhe tokës, i rrethuar nga male – i jep atij veti të veçanta shpirtërore. Majat e maleve që e rrethojnë atë konsiderohen forma simbolike të paraardhësve të tyre.

Siç shpjegojnë përfaqësuesit e komunitetit, ishulli është përdorur për ceremoni shëruese për mijëra vjet. Kjo qasje u ndërpre në vitin 1907, me krijimin e parkut kombëtar, kur popullsia indigjene u dëbua nga zona. Vetëm vitet e fundit ka filluar një proces për të rilidhur banorët Stoney me këtë vend të shenjtë, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të korrigjuar padrejtësitë historike.

Si mund ta shohë dikush?

Ndalimi i anijeve private me motor në park do të thotë se ka vetëm dy mënyra për të parë Ishullin Spirit:
– nëpërmjet një lundrimi të organizuar në liqen, i cili ndalon në një pikë vrojtimi aty pranë për një kohë të kufizuar,
– ose me kanoe ose kajak, një udhëtim vajtje-ardhje prej afërsisht 28 kilometrash.
Ulja në ishull mbetet e ndaluar për të gjithë vizitorët, pavarësisht nga mënyra e hyrjes.

Ndryshimi i klimës dhe një rol i ri

Ishulli Spirit ka marrë gjithashtu një rol simbolik në debatin mbi ndryshimet klimatike dhe menaxhimin e parkut kombëtar në vitet e fundit. Zjarret e përhapura që kanë shkatërruar Jasperin gjatë dekadës së fundit, të kombinuara me tërheqjen e akullnajave dhe presionin në rritje nga turizmi, kanë rritur debatin mbi nevojën për mbrojtje të qëndrueshme.
Kombi i Parë Stoney synon ta bëjë Ishullin Spirit një shembull të menaxhimit të tokës indigjene bazuar në respekt, mosndërhyrje dhe mbrojtje të peizazhit pa gjurmë njerëzore.

Pavarësisht famës së tij globale, Ishulli Spirit mbetet një nga të paktat atraksione të famshme natyrore që turistët nuk mund ta vizitojnë. Ky ndalim nuk lidhet me sigurinë apo distancën, por me respektin për një vend që është konsideruar i shenjtë për shekuj me radhë. Kështu, Ishulli Spirit vazhdon të jetë një ikonë dhe simbol i Kanadasë, por në të njëjtën kohë një kujtesë se disa peizazhe nuk janë vetëm destinacione turistike, por pjesë të gjalla të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore.  / abcnews.al /

Franca, Britania dhe Gjermania dënojnë ashpër vrasjen e protestuesve në Iran

9 January 2026 at 20:51

Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë dënuar ashpër vrasjen e protestuesve në Iran, duke shprehur shqetësim të thellë për raportet mbi përdorimin e dhunës nga forcat iraniane të sigurisë.

Në një deklaratë të përbashkët, liderët e tre vendeve theksuan se autoritetet iraniane kanë përgjegjësinë të mbrojnë popullsinë e tyre dhe të garantojnë lirinë e shprehjes dhe tubimin paqësor, pa frikë nga represioni.

Ata u bënë thirrje autoriteteve iraniane të përmbahen nga dhuna dhe të respektojnë të drejtat themelore të qytetarëve iranianë.  / abcnews.al /

Moti i keq përfshin vendin/ Prefekti i Korçës: Pika më kritike, fusha e Maliqit. Janë mbi 3500 hektarë tokë nën ujë

By: Rovena
9 January 2026 at 20:31

Prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ka dhënë një pasqyrë të detajuar mbi situatën aktuale në qark, si pasojë e kushteve të fundit atmosferike. Ai theksoi se gjendja në përgjithësi paraqitet e stabilizuar, pavarësisht reshjeve të dëborës që kanë nisur dhe atyre intensive të shiut të ditëve të kaluara.

Sipas tij, nuk ka problematika serioze në akset nacionale, pasi strukturat përkatëse janë të angazhuara maksimalisht në pastrimin e tyre. Megjithatë, Jole vuri në dukje se fusha e Maliqit mbetet pika më kritike për shkak të dëmtimit të argjinaturës nga lumi Devoll, duke shkaktuar përmbytje të konsiderueshme të tokave bujqësore.

Ai siguroi se institucionet janë në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe përballimin e çdo situate të mundshme në ditët në vijim, në një vit që e cilësoi si të pazakontë për klimën e zonës së Korçës.

“Qarku i Korçës ka pasur një gjendje të stabilizuar Kanë nisur edhe reshjet e dëborës. Aktualisht nuk kemi problematika serioze. Qarku ka një kapacitet të plotë, pastrimin e akseve nacionale nga bora. Ndërkohë që pasojat e shkaktuara nga reshjet e shiut janë neutralizuar disi. Pikë kritike për ne ngelet fusha e Maliqit, pasi nga lumi Devoll është dëmtuar rëndë argjinatura. Fusha e Maliqit është më e prekura nga përmbytjet të tokave bujqësore.

Janë mbi 3500 hektarë tokë në prezencën e ujit. Problematika të tjera nuk kemi. Kemi pasur një situatë të vështirë në fshatin Progër, ku edhe atje ka rënë prezenca e ujit. Dëme ka pasur kryesisht në tokat bujqësore. Kemi pasur një angazhim të plotë për të garantuar jetën e qytetarëve. Ngelemi në vigjilencë për të garantuar shërbim të plotë edhe në ditët në vazhdim. Ka qenë një vit i pazakontë, kanë qenë jashtë tipologjisë klimatike të Korçës”, tha Jole.

Ferrasi gjen qetësi/ Ymeraj: Nuk ka rrezik për përmbytje. Bashkia e Fierit ka ngritur grupet e konstatimit

9 January 2026 at 20:23

Përfaqësuesi i Emergjencave Civile në Fier, Kreshnik Ymeraj, deklaroi se rreziku nga përmbytjet është larguar dhe situata aktuale është nën kontroll. Sipas tij, në fshatin Ferras u përmbytën 75 banesa dhe 18 persona u evakuuan përkohësisht, por tashmë janë rikthyer në shtëpitë e tyre pasi nuk ka më rrezik.

Ymeraj shtoi se po vijon tërheqja e ujit dhe se Bashkia e Fierit ka ngritur grupet e konstatimit për vlerësimin e dëmeve.

“ Kemi kaluar ditët e vështira. Është larguar rreziku për përmbytje të banesave dhe personave, ndërsa vijon tërheqja e ujit në drejtim të hidrovorit të Darëzezës. Rreziku ka qenë natën e kaluar, ku fshati Ferras ka pësuar dëmet më të mëdha, me 75 banesa të përmbytura.

Janë evakuuar 18 persona, të cilët janë rikthyer sërish në banesat e tyre, pasi në Ferras nuk ka më rrezik. Situata është menaxhuar në një nivel të lartë.

Kemi pasur 650 hektarë tokë nën ujë; mesditën e sotme uji është tërhequr, por ende nuk mund të shkohet në këto zona. Në Ferras, dëmet kanë qenë kryesisht në banesa dhe jo në biznese. Sipas informacioneve që kemi, Bashkia e Fierit ka ngritur grupet e konstatimit.”  / abcnews.al /

Zyrtarët amerikanë ‘zbarkojnë’ në Venezuelë për herë të parë që nga kapja e Maduros

By: Rovena
9 January 2026 at 19:43

Një ekip i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, i përbërë nga personel diplomatik dhe i sigurisë, ka udhëtuar sot drejt kryeqytetit të Venezuelës, Karakas.

Kjo është vizita e parë e tillë që nga kapja e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, raporton skynews.

Sipas një zëdhënësi të Departamentit të Shtetit, qëndrimi i ekipit në Karakas ka për qëllim vlerësimin e mundësisë për rifillimin e operacioneve të ambasadës amerikane në vend.

Kjo lëvizje tregon një interes të SHBA-së për të rishikuar praninë diplomatike dhe për të vlerësuar situatën politike dhe të sigurisë në vend.

Departamenti i Shtetit kishte urdhëruar largimin e stafit të ambasadës amerikane nga Venezuela në vitin 2019, për shkak të tensioneve të thella politike dhe sfidave të sigurisë. Që nga ajo kohë, lidhja diplomatike mes dy vendeve ka qenë minimale, dhe kjo vizitë mund të jetë një shenjë e hapjes së mundshme të një dialogu më të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë, Venezuela njoftoi të premten fillimin e një “procesi diplomatik eksplorues” me Shtetet e Bashkuara.

Ministria e jashtme tha se procesi synon “rivendosjen e misioneve diplomatike në të dy vendet,” si dhe adresimin e pasojave të asaj që e përshkruan si “agresion dhe rrëmbim” të presidentit Nicolás Maduro dhe gruas së tij, Cilia Flores.

CNN raportoi fillimisht për këtë zhvillim, duke theksuar rëndësinë e vizitës si një moment historik në marrëdhëniet SHBA-Venezuelë

Edhe djemtë, vaksinë për HPV/ ISHP: Edhe djemtë 13 vjeç vaksinohen, virusi transmetohet seksualisht

By: Rovena
9 January 2026 at 19:35

Nga janari, jo vetëm femrat, por, edhe meshkujt e moshës 13 vjeçare po aplikojnë vaksinën kundër Human Papilloma Virus. Ky virus njihet për  shkaktarin e kancerit të qafës së mitrës tek vajzat dhe gratë, por, nuk duhet të harrojmë që edhe meshkujt janë bartës dhe transmetues të këtij virusi, i cili kalohet nga njëri tek tjetri nëpërmjet kontaktit seksual, duke shkaktuar disa lloje të kancerit të lidhura me HPV-në.

“Papiloma virus është e dëmshme jo vetëm te vajza, por dhe te djemtë. Të djemtë shkakton probleme serioze duke shkaktuar në disa raste kancer të organeve gjenitale, një organ të traktit urogenital, kancer të faringit, domethënë dhe ata kanë shumë pasoja nga Human Papiloma virus”, tha Rovena Daja, Epidemiologe, ISHP.

Vaksina është fare e lehtë për tu gjendur, merret falas në çdo Qendër Shëndetësore. Sipas epidemiologes, Rovena Daja, prindërit janë informuar përmes fushatave sensibilizuese, por edhe në mënyrë direkte.

“Ne kemi të regjistruar të gjithë fëmijët që janë aktualisht deri në moshën 20 vjeç dhe numrat e telefonit të njërit prej prindërve shkon mesazhi në telefon ku informohet paraprakisht që fëmija juaj duhet të aplikojë aktualisht vaksinën ndaj HPV-së e cila aplikohet në moshën 13 vjeç dhe ky mesazh ju shkon prindërve si për djemtë ashtu edhe për vajzat”, shtoi epidemiologia.

Dozat e vaksinës për mbulimin e mbi 18 mijë djemve që këtë vit mbushin 13 vjeç janë shpërndarë tashmë në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Prej 4 vitesh në vend po aplikohet vaksina kundër HPV-së me detyrim tek vajzat e moshës 13 vjeçe, dhe sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë vaksinuar në total rreth 46 mijë vajza kundër Human Papilloma Virus.

FOTOLAJM/ Spektakli i qiellit në Mbretërinë e Bashkuar, zbulohet shkaku i ‘pelerinës rozë’ në horizont

9 January 2026 at 19:34

Një qiell me ngjyrë rozë misterioze është vërejtur në mbrëmje në rajonin West Midlands të Anglisë, në kohën kur reshje të dendura bore zbardhën vendin si pasojë e stuhisë Goretti.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale nxitën spekulime se fenomeni mund të ishte një perëndim i pazakontë dielli ose madje shfaqja e Dritave Veriore. Megjithatë, shpjegimi rezultoi shumë më i thjeshtë.

Sipas autoriteteve dhe mediave britanike, burimi i ndriçimit rozë ishin dritat e përdorura në fushën e stadiumit të Birmingham City, të cilat ndihmojnë rritjen dhe rikuperimin e barit. Një fenomen i ngjashëm ishte raportuar edhe nga Hednesford Town Football Club, i cili sqaroi se dritat LED të stadiumit krijojnë këtë efekt vizual.

Eksperti shpjegoi se mbulimi i dendur i reve dhe reshjet e borës e bëjnë qiellin më reflektues, duke pasqyruar ndriçimin nga burimet e afërta dhe duke krijuar këtë pamje të pazakontë.

Tregu i punës në SHBA ngadalësohet ndjeshëm në 2025, punësimi në nivelin më të ulët që nga pandemia

9 January 2026 at 19:19

Krijimi i vendeve të reja të punës në Shtetet e Bashkuara ka shënuar një rënie të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke regjistruar ritmin më të ulët që nga viti 2020, kur pandemia e Covid-19 tronditi ekonominë globale. Të dhënat e fundit të Departamentit Amerikan të Punës tregojnë se punësimi u rrit vetëm në mënyrë modeste në muajin dhjetor, duke reflektuar një vit të vështirë për tregun e punës në ekonominë më të madhe në botë.

Sipas raportit zyrtar, punëdhënësit amerikanë shtuan vetëm 50 mijë vende të reja pune në dhjetor, një shifër dukshëm më e ulët se pritshmëritë e analistëve. Megjithatë, norma e papunësisë pësoi një rënie të lehtë, duke zbritur në 4.4%, nga 4.5% që ishte në muajin nëntor.

Në total, fitimet në punësim gjatë vitit 2025 rezultuan më të ulëtat që nga viti 2020, kur shpërthimi i pandemisë solli humbje masive të vendeve të punës. Mesatarisht, SHBA krijoi vetëm 49 mijë vende pune në muaj gjatë 2025, një rënie drastike krahasuar me vitin pararendës, kur vlerësohej se krijoheshin rreth 2 milionë vende pune në muaj.

Departamenti i Punës gjithashtu rishikoi në ulje të dhënat për muajt tetor dhe nëntor, duke njoftuar se ekonomia amerikane kishte krijuar 76 mijë vende pune më pak sesa ishte raportuar fillimisht për këto dy muaj.

Ngadalësimi i punësimit po ndodh në një klimë ekonomike të ndikuar nga ndryshime të forta politike. Bizneset amerikane kanë operuar gjatë vitit nën efektet e politikave të reja të presidentit Donald Trump, përfshirë vendosjen e tarifave tregtare, shtrëngimin e politikave të emigracionit dhe uljen e shpenzimeve qeveritare. Pavarësisht këtyre ndryshimeve, ekonomia amerikane ka treguar rezistencë, duke u rritur me një normë vjetore prej 4.3% në tre muajt deri në shtator, e nxitur nga konsumi i qëndrueshëm dhe rritja e eksporteve.

Megjithatë, kjo rritje ekonomike nuk është shoqëruar me rritje të ndjeshme të punësimit. Sektorë si tregtia me pakicë dhe industria përpunuese raportuan humbje të vendeve të punës në dhjetor, ndërsa këto rënie u kompensuan pjesërisht nga punësimet në shëndetësi, bare dhe restorante.

Të dhënat pasqyrojnë një situatë të përzier për punëkërkuesit në SHBA: nga njëra anë, ritmi i punësimit është ftohur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, por nga ana tjetër, frika për pushime masive nga puna nuk është materializuar.

Në përgjigje të këtij ngadalësimi, Rezerva Federale e SHBA-së ka ndërhyrë duke ulur normën bazë të interesit për të stimuluar ekonominë. Banka qendrore i uli normat tre herë gjatë vitit të kaluar, duke filluar nga shtatori, pavarësisht shqetësimeve se inflacioni vazhdon të mbetet i lartë. Aktualisht, norma bazë e interesit qëndron rreth 3.6%, niveli më i ulët në tre vitet e fundit.

Megjithatë, brenda Rezervës Federale ka ndarje mendimesh se deri ku duhet të shkojnë uljet e mëtejshme të normave. Analistët vlerësojnë se të dhënat e fundit për tregun e punës nuk ofrojnë ende një drejtim të qartë për politikëbërësit.

“Raporti i sotëm konfirmon atë që është bërë e dukshme prej kohësh: tregu i punës nuk po funksionon më në favor të punëkërkuesve”, u shpreh Ellen Zentner, kryestrategjiste ekonomike në Morgan Stanley Wealth Management. Ajo shtoi se, deri sa të ketë sinjale më të qarta nga të dhënat ekonomike, Rezerva Federale ka gjasa të mbetet e ndarë në qëndrime, ndërsa ulje të tjera të normave pritet të ndodhin gjatë këtij viti, por jo pa durim nga tregjet.  / abcnews.al /

“Forcat e Xhenios në terren pas reshjeve”, Rama: Po ndërhyjmë në zonat problematike

By: Rovena
9 January 2026 at 19:15

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale disa foto nga terreni, ku tregon angazhimin e forcave të Batalionit të Xhenios në zonat e prekura nga reshjet e dendura të shiut.

Në postimin e tij, Rama shkruan se në Gjirokastër, Kurbin dhe në të gjitha zonat ku situata e reshjeve ka shkaktuar problematika, forcat dhe mjetet e Batalionit të Xhenios janë në ndërhyrje të vazhdueshme. Sipas tij, po punohet për pastrimin e rrugëkalimeve të bllokuara si dhe për rregullimin e shtratit të lumenjve, me qëllim normalizimin e situatës dhe parandalimin e rrezikut për banorët.

Autoritetet vijojnë të jenë në gatishmëri.

 

❌
❌