Normal view

Arrestimi i Ilir Metës, SPAK njoftim zyrtar: Publikon akuzat

21 October 2024 at 18:42

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dalë në një njoftim zyrtar pas arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta.

Në njoftimin zyrtar janë renditur edhe akuzat për të cilat ai dyshohet se ka konsumuar vepër penale.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit R. K. kryer në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  procedimin penal Nr. 55 të vitit 2019. Objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.

Ndërkohë që po vijonin hetimet për këtë procedim, mbi bazën e kallëzimeve të shtetasve H. V. dhe I. B., Prokuroria e Posaçme ka rregjistruar procedimin penal nr.122 të vitit 2022 për veprat penale “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

Në vijim të hetimeve, procedimet e sipërcituara janë bashkuar në një procedim të vetëm në vitin 2024.

Nga sa më sipër, janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal I.M. dhe M. K. në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

1- Është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, I. M., ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.

Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre.

Shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se I.M. ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga z. K. I., gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve,  duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

2- Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi I. M. në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, M. K. si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

Si rezultat i kësaj influence të paligjshme subjektet në hetim I.M dhe M.K. kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit.

Personi nën hetim P. Xh., duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet  I. M. dhe M. K., jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. Për këto arsye, personat nën hetim I.M. dhe M.K. ka dyshime se kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve”, në bashkëpunim, të ndihmuar edhe nga personi tjetër nën hetim P. Xh., i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale.

3- Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.).

4- Përgjatë periudhës 2016-2017, I. M. me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe  Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të  forcës politike  nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

5- Për peridhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”,  i deklaruar si i finacuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare.

6- Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit I.M. dhe M.K. nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe F. K.  Subjektet I.M. dhe M. K. dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime në kuadër të procedimeve penale nr. 55 të vitit 2019 (dërguar për kompetencë nga Prokuroria për Krime të Rënda), 122 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit I.B.), 125 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit H.V.), 165 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit I.B.), të cilët janë bashkuar në një procedim të vetëm duke u numërtuar procedimi penal nr.55/2019.

Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore dhe analizës së provave, në datën 09.10.2024 Prokuroria e Posaçme iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj katër shtetasve.

 

Me vendimin nr.125 datë 20.10.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur:

  1. Caktimin e masës së sigurimit personal  “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim I. M., i dyshuar për kryejen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet  260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.
  2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim, M. K., e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet  260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.
  3. Caktimin e masës së së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim P. Xh. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.
  4. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim E. Ç., e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Po në datën 20.10.2024 Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që të ekzekutojë masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.125 datë 20.10.2024. Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot në datën 21.10.2024 masat e sigurimit të mësipërme ndaj katër personave nën hetim.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Gjejmë rastin që të falenderojmë Drejtorinë e  Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos, Qipros për ndihmën dhe bashkëpunimin e treguar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arrestimi i Ilir Metës, SPAK njoftim zyrtar: Publikon akuzat appeared first on Euronews Albania.

“Na ndaluan dhe bënë presion: Ejani me ne!” Rrëfimi i Pecës: Si e arrestuan Metën!

21 October 2024 at 17:30

Në konferencën e jashtëzakonshme të mbajtur këtë të hënë nga Partia e Lirisë, sekretari organizativ i kësaj strukture Artemis Peca tregoi me detaje se si ndodhi arrestimi i ish-presidentit.

Peca  ishte së bashku me Ilir Metën momentin e arrestimit të tij ai tha se Meta nuk bëri asnjë rezistencë ndërsa i vetmi veprim ishte kërkesa që efektivët e maskuar të identifikoheshin dhe ti tregonin mandatin.

“Ne po vinim drejt Tiranës dhe afër Casa Italias po shikoja që u bllokua rruga dhe kishte trafik. Ula shpejtësinë e mjetit. Duke ecur avash, pash një makinë që po afrohej. duke qenë i vëmendshëm nga natyra. Na rrethuan makinën dhe dolën disa banditë me maska. Ata nuk kishin as uniforma policie, por vetëm jelekë dhe kishin armë.

U terrorizuam. Na hapën dyert në mënyrë çnjerëzore dhe na thanë hajdeni me ne. I thamë kush jeni ju, na jepni një mandat. Ata po na grabisnin. Për momentin u trembëm. Kur pash që erdhi një makinë policie që erdhi e pash që ishte policia e Edi Ramës dhe policia e dumanit, nuk kishin asnjë vendim asgjë. Na thanë vetëm që do na shoqëronin në komisariat. Në momentin që hynë në komisariat ata nuk po bënin asnjë veprim, asnjë procesverbal. Vinin vërdall dhe flisnin në telefon, ata prisnin urdhra nga lart. Ishte një akt i tmerrshëm”,-tha Artemis Peca.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Na ndaluan dhe bënë presion: Ejani me ne!” Rrëfimi i Pecës: Si e arrestuan Metën! appeared first on Euronews Albania.

“Metën ta linin të vetëdorëzohej!” Curri: Ish-Presidenti s’duhej arrestuar në rrugë

21 October 2024 at 15:43

Analisti Arjan Curri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku tha se momenti i arrestimit të ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta është një lajm shumë i trishtueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut.

Ai tha se arrestimi i tij është bërë në një mënyrë sikur Meta të ishte duke u arrestuar, ndërkohë që një rrezik i tillë nuk ekzistonte. Curri tha se njeriu duhet të ketë dinjitet edhe në momentin e arrestimit edhe dënimit, ndërsa shtoi se një arrestim i tillë duket më tepër të jetë një inat personal i titullarit të SPAK, i cili sipas currit duket se nuk i ka duruar dot më fyerjet që i janë bërë nga ish-presidenti Meta.

“Kur ish-kriminelëve apo njerëzve të kërkuar ndërkombëtarisht u jepet mundësia të vijnë vetë apo të shoqërohen me eskortë policore, zotit Meta i duhej dhënë mundësia e vetëdorëzimit. Këto pamje kënaqin turmat dhe asgjë tjetër. Këto nuk i shërbejnë imazheve të një shteti serioz.

Për mua është një moment dhe një lajm shumë i trishtueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut. Njeriu duhet të ketë dinjitet edhe kur burgoset edhe kur dënohet dhe kur gjykohet. Nuk ka pasur tentativë arratisje.

Ajo aty është sikur do arratisej Meta dhe këta kanë shkuar e kanë kapur aty. Për mua është inat i nxjerrë nga një titullarë i SPAK-ut i cili prej muajsh të tërë nuk i ka duruar fyerjet që i ka bërë Ilir Meta dhe këtë moment që ka patur në dorë për të bërë këtë lloj arrestimi e ka bërë. Një titullar ka SPAK-u pse t’ia bëjmë nderin e ti përmendim emrin, se këta të hedhin në gjyq për shpifje”,-tha Curri.

Analisti Curri tha gjithashtu se ai e kishte parashikuar këtë arrestim që në muajin qershor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Metën ta linin të vetëdorëzohej!” Curri: Ish-Presidenti s’duhej arrestuar në rrugë appeared first on Euronews Albania.

“Akt terrorist”, Tedi Blushi: Akuzat ndaj Ilir Metës të fabrikuara

21 October 2024 at 14:55

Pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në një dalje për mediat edhe Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti politik, Tedi Blushi.

Kyi  fundit e ka cilësuar arrestimin e Metës si një akt terrorist dhe është shprehur për mediat se provat ndaj këtij të fundit janë të fabrikuara.

“Kemi të bëjmë me një akt terrorist. Sigurisht të menduar. Kanë tentuar ta nxjerrin me forcë nga makina, persona të armatosur, terroristë pa u prezantuar. Do të marrin një përgjigje të pamëshirë. Asnjë akuzë nuk ekziston nga ato që fabrikon kjo strukturë terroriste në media. Përgjigjen këta terroristë, me në krye këtë fëlliqësirë do ta marrin.
Kemi të bëjmë me një akt të mirëfilltë terrorist, nga Bin Ladeni i drejtësisë shqiptare Altin Dum Dumani. Ato skena janë të pahijshme dhe sigurisht do të marrin ndëshkimin e shqiptarëve të ndershëm e patriotë”, tha Blushi.

Kreu i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti Ilir Meta u arrestua të hënën me urdhër të SPAK.

Meta është arrestuar nga agjentët e BKH dhe forca civile në hyrje të Tiranës teksa po lëvizte me mjetin e tij në drejtim të selisë ku kishte njoftuar konferencë.

Sipas informacioneve paraprake, ky arrestim lidhet me hetimet e zhvilluara prej disa kohësh nga SPAK për çështjen CEZ DIA për të cilën Meta është paraqitur 2 herë në SPAK. Lidhur me këtë dosje ka pasur edhe një hetim pasuror për të dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

Lajmi për arrestimin e Metës është konfirmuar edhe nga kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Akt terrorist”, Tedi Blushi: Akuzat ndaj Ilir Metës të fabrikuara appeared first on Euronews Albania.

Arrestimi i Metës, Koka: Sjellje barbare, fytyrë e shëmtuar e një vendi që synon BE

21 October 2024 at 14:53

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua të hënën me urdhër të SPAK.

Pamjet e siguruara nga Euroneës Albania tregojnë momentin kur ish-presidentit i rrethuar nga agjentët e BKH ndërsa shihet se dy prej tyre të cilët mesa duket nuk kanë mundur ta bindin të dalë nga makina e kanë tërhequr me forcë jashtë saj.

Gazetari Bledian Koka tha në një intervistë për Euronews Albania se mënyra si u ndalua ish-presidenti është barbare dhe jo e denjë për një vend që aspiron BE.

“Po flasim për ish-presidentin, është një pamje e shëmtuar që duhet dënuar. Sjellja barbare që ndalon një ish-presidenti në mes të ditës duke e shqyer nga makina, nuk është pamje e denjë për një vend që aspiron BE”, tha Koka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arrestimi i Metës, Koka: Sjellje barbare, fytyrë e shëmtuar e një vendi që synon BE appeared first on Euronews Albania.

Zbardhen dy emrat nën akuzë bashkë me Metën dhe Kryemadhin

21 October 2024 at 14:43

Pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe vendosjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për deputeten  Monika Kryemadhin, bëhet e ditur se Pirro Xhixho, babai i ddeputetes Erisa Xhixho, dhe Ema Çoku janë dy emrat e tjerë nën akuzë.

Ndaj Xhixhos, SPAK ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe ndaj shtetases Ema Çoku është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua të hënën me urdhër të SPAK.

GJKKO ka caktuar 3 masa sigurie në total, për Ilir Metën është ekzekutuar masa arrest në burg, për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin detyrim paraqitje dhe e njëjta masë për një ish-zyrtari të LSI, identiteti i të cilit nuk dihet.

Masat e sigurisë janë lëshuar me kërkesë të prokurorit të SPAK Sotir Kllapi dhe vendim te gjyqtarit Erjon Çela.

Bëhet fjalë për hetimin pasuror të bërë pak kohë më parë nga SPAK ndaj familjes Meta ku masë sigurie ka edhe për Kryemadhin dhe një ish-funksionar të LSI.

Mësohet se masa e sigurisë ndaj ish-presidentin lidhte edhe me akuzat për lobimin në SHBA të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të cilin ka pasur edhe një kallëzim nga ish-deputeti Halit Valteri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zbardhen dy emrat nën akuzë bashkë me Metën dhe Kryemadhin appeared first on Euronews Albania.

I rrethuar nga agjentët e maskuar, momenti kur Meta nxirret me forcë nga makina

21 October 2024 at 14:21

Ky është momenti ku kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta arrestohet nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të SPAK.

Në videon e siguruar nga gazetari Eni Ferhati shihet automjeti i ish-presidentit i rrethuar nga agjentët e BKH ndërsa shihet se dy prej tyre të cilët mesa duket nuk kanë mundur ta bindin të dalë nga makina e kanë tërhequr me forcë jashtë saj.

Meta u vu në pranga nga agjentët e BKH dhe forca civile në hyrje të Tiranës teksa po lëvizte me mjetin e tij në drejtim të selisë ku kishte njoftuar konferencë.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se GJKKO ka caktuar 3 masa sigurie në total, për Ilir Metën është ekzekutuar masa arrest në burg, për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin detyrim paraqitje dhe e njëjta masë për një ish-zyrtari të LSI, identiteti i të cilit nuk dihet.

Akuzat lidhen me hetimin pasuror të bërë pak kohë më parë nga SPAK ndaj familjes Meta ku masë sigurie ka edhe për Kryemadhin dhe një ish-funksionar të LSI.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post I rrethuar nga agjentët e maskuar, momenti kur Meta nxirret me forcë nga makina appeared first on Euronews Albania.

“Nuk kam dijeni”, reagon Monika Kryemadhi pas arrestimit të Metës

21 October 2024 at 14:21

Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e kreut të partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një status në Facebook lidhur me arrestimin e këtij të fundit.

GJKKO ka caktuar 3 masa sigurie në total, për Ilir Metën është ekzekutuar masa arrest në burg, për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin detyrim paraqitje dhe e njëjta masë për një ish-zyrtari të LSI, identiteti i të cilit nuk dihet.

Statusi i Kryemadhit:

“Të dashur gazetarë për të cilët kam shumë respekt dhe që sot po raportoni lajme të servirura nga propaganda e qeverisë për sulmet e radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare.

Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi.
Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike.
Persekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik.
Duke nisur nga Inceneratorët dhe der tek çdo betejë tjetër të drejtë që po luftojmë për shqiptarët.”

Masat e sigurisë janë lëshuar me kërkesë të prokurorit të SPAK Sotir Kllapi dhe vendim te gjyqtarit Erjon Çela.

Bëhet fjalë për hetimin pasuror të bërë pak kohë më parë nga SPAK ndaj familjes Meta ku masë sigurie ka edhe për Kryemadhin dhe një ish-funksionar të LSI.

Mësohet se masa e sigurisë ndaj ish-presidentin lidhte edhe me akuzat për lobimin në SHBA të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të cilin ka pasur edhe një kallëzim nga ish-deputeti Halit Valteri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk kam dijeni”, reagon Monika Kryemadhi pas arrestimit të Metës appeared first on Euronews Albania.

Arrestimi i Ilir Metës, detyrim paraqitjeje për Kryemadhin dhe ish-zyrtarin e LSI

21 October 2024 at 14:01

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua të hënën me urdhër të SPAK.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se GJKKO ka caktuar 3 masa sigurie në total, për Ilir Metën është ekzekutuar masa arrest në burg, për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin detyrim paraqitje dhe e njëjta masë për një ish-zyrtari të LSI, identiteti i të cilit nuk dihet.

Masat e sigurisë janë lëshuar me kërkesë të prokurorit të SPAK Sotir Kllapi dhe vendim te gjyqtarit Erjon Çela.

Bëhet fjalë për hetimin pasuror të bërë pak kohë më parë nga SPAK ndaj familjes Meta ku masë sigurie ka edhe për Kryemadhin dhe një ish-funksionar të LSI.

Mësohet se masa e sigurisë ndaj ish-presidentin lidhte edhe me akuzat për lobimin në SHBA të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të cilin ka pasur edhe një kallëzim nga ish-deputeti Halit Valteri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arrestimi i Ilir Metës, detyrim paraqitjeje për Kryemadhin dhe ish-zyrtarin e LSI appeared first on Euronews Albania.

“Kjo është skandaloze”, reagon Tedi Blushi për arrestimin e Metës

21 October 2024 at 13:52

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat është shprehur se dënon vendimin e SPAK për arrestimin e kreut të këtij subjekti politik, Ilir Meta.

Ndërkohë që në Policinë e Tiranës pritet mbërritja e kreut të PL, i pranishëm ka qenë sekretari i përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi.

“Arrestojnë në mes të ditës ish-presidentin e republikës, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e parlamentit. Nuk e di ku ndodhet dhe kjo është fatkeqësi, kjo tregon një gjendje skandaloze”, tha Blushi.

Kreu i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti Ilir Meta është arrestuar të hënën me urdhër të SPAK.

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati raporti se Meta është arrestuar nga agjentët e BKH dhe forca civile në hyrje të Tiranës teksa po lëvizte me mjetin e tij në drejtim të selisë ku kishte njoftuar konferencë.

Sipas informacioneve paraprake, ky arrestim lidhet me hetimet e zhvilluara prej disa kohësh nga SPAK për çështjen CEZ DIA për të cilën Meta është paraqitur 2 herë në SPAK. Lidhur me këtë dosje ka pasur edhe një hetim pasuror për të dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

Lajmi për arrestimin e Metës është konfirmuar edhe nga kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat.

“Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik.

Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës. Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën. E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës? Pra, Edi Rama është një me krimin”, tha Berisha në konferencën për mediat.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Kjo është skandaloze”, reagon Tedi Blushi për arrestimin e Metës appeared first on Euronews Albania.

“Nuk bëri rezistencë”! Si u arrestua Ilir Meta nga agjentët e BKH, zbardhen akuzat

21 October 2024 at 13:45

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua të hënën me urdhër të SPAK.

Gazetari Eni Ferhati tregoi se nga informacionet jozyrtare pranë SPAK mësohet se akuzat që rëndojnë mbi ish-presidentin janë korrupsion dhe refuzim i deklarimit të pasurisë.

“Ka masë sigurie edhe për persona të lidhur me Metën. Pritet që të ketë kontrolle banesash, operacioni nuk cilësohet ende i mbyllur nga agjentët e BKH. Janë disa dosje që janë hetuar; CEZ DIA, hetimi pasuror ku është marrë në pyetje edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi dhe nëna e saj. Dhe një çështje që lidhte me LSI ku SPAK ka çelur një hetim të lobimit të kësaj partie ku janë pyetur disa ish-zyrtarë. Nuk dihet nëse këto dosje janë bashkuar në një. Nga informacionet, Meta nuk ka bërë rezistencë kur u shoqërua nga agjentët e BKH që ekzekutua një vendim të GJKKO të dhënë paradite. Meta do të shoqërohet në policinë e Tiranës ku do të njihet me akuzat”, raportoi gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk bëri rezistencë”! Si u arrestua Ilir Meta nga agjentët e BKH, zbardhen akuzat appeared first on Euronews Albania.

Paralajmëroi konferencë për shtyp, si u arrestua Ilir Meta duke shkuar në seli

21 October 2024 at 13:31

Ish-presidenti dhe njëkohësisht kreu i partisë së Lirisë, ilir Meta është arrestuar këtë të hënë me urdhër të SPAK.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale ky i fundit kishte thirrur një konferencë për mediat në orën 13:40.

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati raporti se Meta është arrestuar nga agjentët e BKH dhe forca civile në hyrje të Tiranës teksa po lëvizte me mjetin e tij në drejtim të selisë ku kishte njoftuar konferencë.

Mësohet se Meta nuk ka shfaqur rezistencë ndaj agjentëve të BKH, në mëyrë që të shoqërohej nga ta sipas një vendimi me urdhër të SPAK të lëshuar nga një Dhomë Këshillimi.

Sipas informacioneve paraprake, ky arrestim lidhet me hetimet e zhvilluara prej disa kohësh nga SPAK për çështjen CEZ DIA për të cilën Meta është paraqitur 2 herë në SPAK. Lidhur me këtë dosje ka pasur edhe një hetim pasuror për të dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi

Lajmi për arrestimin e Metës është konfirmuar edhe nga kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat.

“Persekutimi i Kreut të PL është politik. Nuk kanë publikuar asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta fizik të Ilir Metës”, tha Sali Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Paralajmëroi konferencë për shtyp, si u arrestua Ilir Meta duke shkuar në seli appeared first on Euronews Albania.

❌