Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 July 2026Euronews

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

By: Besnik
25 July 2026 at 21:58

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth 100 pasagjerë po prisnin me emocion fluturimin e tyre me Concorde, avionin më të shpejtë të pasagjerëve në botë, shkruan Protothema.gr.

I quajtur “zogu i bardhë”, avioni supersonik premtonte t’i çonte udhëtarët nga Parisi në Nju Jork për pak më shumë se tre orë, një kohë e paarritshme për avionët tradicionalë.

Shumica e pasagjerëve në bord ishin gjermanë dhe do të udhëtonin drejt Nju Jorkut, ku më pas do të nisnin një udhëtim turistik drejt Ekuadorit. Atmosfera në kabinë ishte e qetë, me biseda dhe buzëqeshje, ndërsa askush nuk e dinte se pak minuta më vonë do të ndodhte një nga tragjeditë më të rënda në historinë e aviacionit.

Pesë minuta para ngritjes së Concorde, një avion DC-10 i kompanisë Continental Airlines, gjatë ngritjes në pistë, humbi një copë metali titaniumi rreth 40 centimetra të gjatë. Ajo pjesë ra në pistë dhe u kthye në shkakun e një zinxhiri fatal ngjarjesh.

Në orën 16:41, Concorde mori autorizimin për ngritje dhe nisi përshpejtimin në pistë. Kur arriti një shpejtësi prej rreth 185 miljesh, njëra nga rrotat kaloi mbi copën e metalit. Goma shpërtheu dhe një pjesë e saj, me peshë rreth 4.5 kilogramë, u përplas me forcë në rezervuarin e karburantit nën krahun e avionit.

Karburanti u derdh dhe u përfshi nga flakët, sipas hetimeve, si pasojë e një harku elektrik pranë sistemit të uljes ose kontaktit me pjesë të nxehta të motorit.

Në atë moment Concorde kishte kaluar pikën kritike të ngritjes, të njohur si V1, pas së cilës pilotët nuk mund ta anulonin më fluturimin. Avioni u ngrit në ajër me një motor të përfshirë nga flakët, por problemet teknike u përkeqësuan menjëherë.

Sistemet elektrike nisën të dështojnë, pajisjet e uljes nuk u tërhoqën dhe kontrolli i avionit u bë pothuajse i pamundur. Pavarësisht përpjekjeve të ekuipazhit, Concorde u përplas pak minuta më vonë me një hotel pranë aeroportit.

Nga aksidenti humbën jetën të 109 personat që ndodheshin në bord dhe katër persona në tokë.

Pamjet e avionit me bishtin e përfshirë nga flakët tronditën botën. Dëshmitarët në zonë përshkruan momentet e fundit të Concorde, ndërsa një 21-vjeçar që e pa avionin para rrëzimit tregoi: “Ai fluturoi rreth 30 metra mbi kokat tona dhe e gjithë pjesa e pasme ishte në flakë. Pastaj filloi të kthehej dhe papritur gjithçka u errësua”.

Tragjedia tronditi industrinë e aviacionit, pasi Concorde deri në atë ditë konsiderohej një nga avionët më të sigurt në botë. Që nga fluturimi i parë në vitin 1969 dhe deri në vitin 2000, ai nuk kishte regjistruar asnjë aksident fatal.

Pas rrëzimit, Air France dhe British Airways ndaluan përkohësisht fluturimet e Concorde për kontrolle të plota. Avioni u rikthye në qiell edhe për tre vite të tjera, por aksidenti kishte nisur fundin e tij.

Pavarësisht shpejtësisë revolucionare dhe faktit se shkurtoi distancat mes kontinenteve, Concorde nuk arriti suksesin ekonomik të parashikuar nga Franca dhe Britania e Madhe, që bashkëpunuan për ndërtimin e tij.

Një nga arsyet ishte edhe kostoja e lartë e udhëtimit. Një biletë me Concorde kushtonte rreth 10 mijë dollarë, duke e bërë atë një luks të paarritshëm për shumicën e udhëtarëve.

Aksidenti i korrikut 2000 shënoi fillimin e fundit për “zogun e bardhë”, avionin që dikur simbolizonte të ardhmen e udhëtimit ajror supersonik.

/Protothema

The post E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000 appeared first on Euronews Albania.

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

By: Besnik
25 July 2026 at 21:48

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e ditëve të fundit, veçanërisht në rajonet Gironde dhe Landes.

Në një postim në rrjetet sociale, Macron tha se autoritetet do të qëndrojnë në terren “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, ndërsa vlerësoi solidaritetin e qytetarëve përballë situatës së rëndë.

“Në këto orë kur flakët po e vënë në provë të rëndë vendin tonë, Franca po zbulon se çfarë është: një popull i bashkuar, që mbështet njëri-tjetrin”, shkroi Macron.

Zjarret kanë detyruar autoritetet franceze të evakuojnë rreth 200 mijë persona nga banesat dhe strukturat turistike në zonat e rrezikuara.

Ministri i Brendshëm Laurent Nunez bëri të ditur se fronti i zjarrit ndodhet rreth 30 kilometra larg Bordosë, ndërsa qeveria ka kërkuar kufizimin e lëvizjeve rrugore dhe hekurudhore në zonat e prekura. Aeroporti i Bordosë vijon të jetë i hapur, por transporti publik është prekur nga situata.

Mes personave të evakuuar janë edhe shumë banorë që u larguan me nxitim nga shtëpitë e tyre. Bernadette, 71 vjeçe, tregoi se u largua gjatë natës vetëm me dy nipërit e saj të vegjël.

“Nuk u largova absolutisht pa asgjë, vetëm dy fëmijët e mi të vegjël. Harrova shumë gjëra, ilaçin tim për sytë, gjithçka”, tha ajo, ndërsa aktualisht është strehuar në një qendër pritjeje në Bordo të kthyer në strehë për personat e prekur nga zjarret.

Situata mbetet e rëndë edhe në Spanjë, ku mijëra persona janë evakuuar nga zonat pranë Madridit dhe Ávilës për shkak të zjarreve të mëdha.

Ndërkohë, në rajonin Gironde të Francës, autoritetet kanë lejuar kthimin e rreth 3 mijë banorëve në shtëpitë e tyre, në zona që konsiderohen të stabilizuara, si qyteti Biscarrosse. Megjithatë, zjarri ende nuk është shpallur plotësisht nën kontroll.

Dans ces heures où les flammes éprouvent durement notre pays, la France révèle ce qu’elle est : un peuple uni, qui se serre les coudes.

Merci à nos sapeurs-pompiers, à nos militaires, aux forces de sécurité civile, à nos gendarmes et policiers, ainsi qu’aux agriculteurs… pic.twitter.com/DFzPt8vSYM

— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) July 25, 2026

The post Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme appeared first on Euronews Albania.

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

By: Besnik
25 July 2026 at 21:37

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra, pothuajse tërësisht vertikale.

Sipas eksploruesve, në fund të kësaj hapësire është gjetur një grumbull i madh gurësh, i cili dyshohet se ka bllokuar vazhdimin e mëtejshëm të galerisë së shpellës.

Gjatë ekspeditës është konstatuar gjithashtu prania e një numri të madh eshtrash të kafshëve të egra, mes të cilave të derrit të egër, drerit, ujkut, dhelprës dhe specieve të tjera.

Zbulimi pritet të shërbejë si bazë për ekspedita dhe studime të mëtejshme, me qëllim përcaktimin nëse shpella vijon më tej, si dhe dokumentimin e vlerave të saj natyrore dhe speleologjike.

The post Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë appeared first on Euronews Albania.

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

By: Besnik
25 July 2026 at 20:30

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të Roskovecit, ku mbetën të vrarë nga ish-dhëndi i tyre, çifti Kosta dhe Belere Plaku.

Sipas gazetarit, grupi hetimor dyshon se gjithçka ka nisur me një telefonatë që 35-vjeçari, Refit Buzi, ndërsa tha se vajza ka qenë dëshmitare e momentit kur prindërit e saj u qëlluan me armë dhe më pas u mor peng nga ish-partneri i saj.

“Vajza ka parë gjithçka, dy prindërit që janë qëlluar nga personi me të cilin ajo ka qenë e fejuar”, tha ai.

Sipas komunikimeve me Policinë e Fierit dhe grupin negociator të RENEA-s, gazetari tha se e reja ka qenë në gjendje ekstreme, pasi dyshohet se është dhunuar si brenda banesës së prindërve të saj, ashtu edhe gjatë rrugës drejt zonës malore ku u mbajt për rreth shtatë orë.

“Ka pasur dëmtime në pjesën e fytyrës, në këmbë, por do t’i nënshtrohet edhe ekzaminimeve të tjera. Gjatë rrugës ka qenë jashtëzakonisht i dhunshëm dhe agresiv, pavarësisht se kërkonte bashkimin me të”, u shpreh Ervin Leka.

Gazetari tha gjithashtu se gjatë negociatave me RENEA-n, autori ka përmendur edhe pretendime për çështje financiare, duke pretenduar se i kishte dërguar familjes shuma parash kur ndodhej në Britaninë e Madhe.

“Çështja e parave është vetëm një pretendim dhe sigurisht nuk mund të justifikojë as ndjekjen, as dhunën, as marrjen peng dhe as aktin më tragjik, vrasjen e prindërve të saj. Problemi kryesor ka qenë babai i vajzës, i cili e ka kundërshtuar që në momentet e para, pasi kishte shfaqur shenja agresiviteti. Konflikti me familjarët ka vijuar për shkak se ata ishin kundër kësaj marrëdhënieje”, tha gazetari.

Leka theksoi se Refit Buzi ishte një person i denoncuar më herët për dhunë dhe se ndaj tij kishte pasur referime në polici. Ai tha se grupi hetimor po verifikon gjithashtu edhe të shkuarën e tij, përfshirë periudhën kur ka jetuar në Britaninë e Madhe, ku dyshohet për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme.

The post Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng appeared first on Euronews Albania.

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

By: Besnik
25 July 2026 at 19:30

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe, të zhvilluar në kazermën “Gjenerali Jovan Mishkoviç” në Banjica të Beogradit.

“Ne nuk kemi asgjë më të shenjtë dhe më të rëndësishme. Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjesë e Serbisë, si sipas Kushtetutës ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit”, tha ai.

Duke folur për forcimin e ushtrisë, neutralitetin ushtarak dhe ruajtjen e integritetit territorial, Vuçiç tha se Serbia duhet të jetë mjaftueshëm e fortë për të mbrojtur veten, por pa kërcënuar apo sulmuar askënd.

Vuçiç deklaroi gjithashtu se Serbia ka nisur modernizimin e ushtrisë dhe pajisjen e saj me armatimet më të avancuara, duke argumentuar se kjo bëhet për mbrojtjen e vendit dhe jo për të kërcënuar të tjerët.

“Jemi armatosur dhe pajisur, jemi bërë një ushtri shumë më e fortë. Jo sepse duam të kërcënojmë dikë, por sepse kemi nxjerrë mësime të hidhura nga historia”, u shpreh presidenti serb.

Në ceremoninë e sotme u graduan 130 kadetë në gradat e para të oficerëve, 102 prej tyre nga Akademia Ushtarake dhe 28 nga Fakulteti i Mjekësisë i Akademisë Ushtarake Mjekësore.

The post Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin appeared first on Euronews Albania.

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

By: Besnik
25 July 2026 at 20:42

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të shtune.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku vijuan me thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Më pas, turma u zhvendos drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë.

Gjatë protestës u mbajtën fjalime nga pjesëmarrës të ndryshëm ndërsa aktivisti Edison Lika njoftoi nga podiumi se qytetarët do të rikthehen sërish të hënën para Parlamentit.

“Në fillim seanca ishte parashikuar për në datën 30 korrik, por ata e ndryshuan për në datën 27, të hënën. Ne u themi siç ia bëmë që në mëngjes, ne përsëri aty do të jemi”, deklaroi Lika.

Ai ftoi në podium edhe një protestues të ardhur nga Britania e Madhe, i cili sipas organizatorëve ishte dhunuar gjatë protestës së së enjtes para Parlamentit.

“Ka ardhur nga Britania e Madhe, ia dogjën trupin krejt në protestën e kaluar, por flamurin e mbajti në krah. Ja kështu e sulmojmë ne Parlamentin, me flamur”, tha Lika.

Një emigrant i ardhur posaçërisht për protestën foli para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Ai deklaroi se protestuesit nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë rezistencën.

“Besa nuk është për ty o mashtrues. Na ke mashtruar, me delirin tënd dhe me kod moral zero, na ke fyer, na ke quajtur sorra, terroristë, të pashpresë dhe tani vjen e na kërkon besën. Ndaj nesh që jemi 56 ditë në shesh, paqësisht dhe që kërkojmë largimin tënd pa kushte”, u shpreh ai.

Protestuesi akuzoi gjithashtu klasën politike për korrupsion dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit si, sipas tij, “e vetmja rrugëzgjidhje për popullin”.

Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje vijon të jetë largimi i kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë aktuale, ndërsa protestuesit shprehen se do të vijojnë tubimet edhe në ditët në vijim.

The post Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti appeared first on Euronews Albania.

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

By: Besnik
25 July 2026 at 21:01

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku u qëlluan me armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre, Refit Buzi.

Në një prononcim për gazetaren e Euronews Albania, Matilda Braho, në emisionin Review, vëllai i Kostës rrëfeu momentet e para të ngjarjes dhe ngriti akuza ndaj institucioneve, duke pretenduar se kërcënimet e vazhdueshme nga autori ishin denoncuar prej kohësh.

“Kam qenë në gjumë në shtëpi. Ishte rreth orës 05:20-05:30 kur dëgjova krismat. U zgjova menjëherë, dyshova se kishte ndodhur diçka e rëndë, njoftova Policinë dhe mora makinën për të shkuar atje. Kur mbërrita, ai kishte qëlluar, kishte marrë mbesën dhe ishte larguar. Më pas erdhën ambulanca dhe Policia”, tha ai.

Sipas tij, konflikti kishte më shumë se një vit që kishte nisur dhe familja kishte bërë disa kallëzime ndaj autorit.

“Është një histori e gjatë, të paktën prej më shumë se një viti. Mbesa e kishte denoncuar në Tiranë, sepse i dilte përpara dhe i zinte rrugën. Ajo mori urdhër mbrojtjeje, i cili është ende në fuqi deri në dhjetor. Ne u përpoqëm ta zgjidhnim me mirëkuptim, me shpresën se nuk do të kishte më probleme, por sapo doli, për rreth 40 ditë dërgonte çdo ditë mesazhe kërcënuese në forma të ndryshme”, u shpreh ai.

Më tej, ai tha se pavarësisht kallëzimeve, autori u la i lirë nga drejtësia.

“Mbesa, bashkë me vëllanë tim, bënë denoncim. Policia e ndaloi, Prokuroria kërkoi masën e ndalimit, por Gjykata e la në arrest shtëpie. Ditën që doli, pa kaluar as një ose dy orë, kërcënimet vazhduan. I thashë inspektorit se ai po lëvizte lirshëm. Më tha: ‘Mbani kërcënimet dhe bëni ndonjë foto’. I thashë se nuk jam fotoreporter, por hajdeni se do e kap dhe merreni. Më tha se nuk lejohej”, rrëfeu ai.

I pyetur për gjendjen e mbesës, ai tha se ende nuk kishte mundur të fliste me të.

“Me mbesën, Rozalidën, ende nuk kam folur. Do të ulem ta dëgjoj, por është e traumatizuar.”

Në fund, vëllai i viktimës shprehu zhgënjimin e tij ndaj institucioneve, duke theksuar se tragjedia mund të ishte parandaluar.

“Ajo që kërkoj unë nuk kthehet më, por institucionet janë të buta, fasadë. Kishte mbi 40 ditë kërcënime dhe përsëri e nxorën. Kur një person është përsëritës, masat duhet të ashpërsohen, jo ta lëshosh. Kjo tragjedi nuk erdhi vetëm nga veprimet e një njeriu, por edhe nga dështimi për të zbatuar ligjin. Nëse shoqëria nuk reagon dhe ligjet nuk zbatohen, raste të tilla do të përsëriten”, tha ai.

Ai kritikoi gjithashtu disa portale për mënyrën se si, sipas tij, kanë raportuar ngjarjen.

“Jam i pakënaqur me disa portale. Nuk i kam lexuar vetë, por më kanë treguar familjarët. Po shkruajnë gjëra që nuk ekzistojnë fare. Informacionet duhet të verifikohen përpara se të publikohen.”

Kosta Plaku humbi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, Belere Plaku, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Pas krimit, autori mori peng ish-bashkëshorten e tij, të cilën e liroi më pas pas negociatave me Policinë, ndërsa në fund i dha fund jetës.

The post Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan appeared first on Euronews Albania.

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

By: Besnik
25 July 2026 at 20:05

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen nga banesat e tyre.

Në Spanjë, situata është përkeqësuar veçanërisht në zonën e Madridit dhe provincat përreth. Frontet e zjarrit janë shtrirë në një perimetër prej rreth 200 kilometrash, ndërsa deri tani raportohet se janë djegur afërsisht 450 mijë hektarë tokë.

Rreth 87 mijë persona janë prekur nga zjarret në Spanjë, shumica prej të cilëve janë evakuuar nga banesat e tyre, ndërsa të tjerë janë këshilluar të kufizojnë lëvizjet për shkak të tymit dhe ndotjes së ajrit.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez deklaroi se prioriteti i autoriteteve është shpëtimi i jetëve dhe mbrojtja e zonave të banuara, por paralajmëroi se vendi përballet me “kohë të vështira”.

Presidentja e rajonit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, tha se situata është “e paprecedentë” dhe paralajmëroi se ndryshimet e pritshme të motit mund ta përkeqësojnë më tej përhapjen e flakëve.

Mbi 2 700 efektivë të Gardës Civile, Forcave të Armatosura dhe shërbimeve të emergjencës janë angazhuar në terren, ndërsa në operacione janë përfshirë qindra mjete dhe dhjetëra avionë e helikopterë zjarrfikës.

Ndërkohë, në Francë situata mbetet kritike në jugperëndim të vendit, veçanërisht në rajonin e Girondës pranë Bordosë. Rreth 200 mijë persona janë detyruar të largohen nga zonat e prekura nga zjarret.

Vetëm gjatë natës, rreth 60 mijë banorë janë evakuuar nga zonat përreth Bordosë, ndërsa shumë prej tyre janë strehuar përkohësisht në palestra dhe ambiente sportive.

Autoritetet franceze thonë se situata ka shfaqur përmirësime të lehta në disa zona, por theksojnë se zjarret janë ende larg kontrollit të plotë. Era e fortë mbetet një nga faktorët kryesorë që favorizon përhapjen e flakëve.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 1 milion hektarë sipërfaqe janë djegur në Francë që prej fillimit të vitit, ku një pjesë e konsiderueshme ndodhet në rajonin e Bordosë.

Në të dyja vendet, autoritetet kanë rritur masat e emergjencës, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë betejën me flakët për të kufizuar dëmet dhe për të mbrojtur zonat e banuara.

⚡🔥 INCENDIES | 2026 bat déjà le record de 2022

Selon les données satellitaires, la France a déjà brûlé plus de surfaces cette année que lors de l’année noire 2022.

Des milliers d’hectares partis en fumée, des centaines de pompiers mobilisés chaque jour, et la saison n’est pas… pic.twitter.com/iwUqrJ0u5f

— AlertesNewsFR (@AlertesNewsFR24) July 25, 2026

⚡🔥 RECAP | Le feu en Gironde en 4 jours :

Mercredi → petit départ de feu
Jeudi → milliers de personnes évacuées
Vendredi → 110 000 personnes doivent fuir
Samedi → le feu avance vers Bordeaux

L’armée est maintenant en renfort.

Les vidéos sont impressionnantes et… pic.twitter.com/QpxjaN09pI

— AlertesNewsFR (@AlertesNewsFR24) July 25, 2026

Los incendios de Madrid y Ávila dejan 63.000 afectados. El de Madrid ya está fuera de capacidad de extinción.

El incendio de Burgohondo (Ávila) ha arrasado casi 9.000 hectáreas y ha obligado a evacuar o confinar a más de 13.000 personas. pic.twitter.com/arCEMvD8sH

— Roberto Lainez (@RobertoLai74153) July 24, 2026

🔥🇪🇸 España enfrenta una de las PEORES TEMPORADAS de incendios.

Las llamas ya han arrasado más de 20.000 hectáreas y avanzan hasta las cercanías de Madrid. Las autoridades declararon el estado de emergencia y califican la situación como la más grave en la historia de la capital. pic.twitter.com/gkbZCpKesI

— Liliana Franco (@lilianaf523) July 25, 2026

Apocalyptic skies over Las Rozas de Madrid, Community of Madrid, Spain. More than 9,000 hectares have burned in the Madrid region’s wildfires. This is nothing short of a climate emergency. pic.twitter.com/NVgBscyRfO

— Weather Monitor (@WeatherMonitors) July 25, 2026

🙏🏻 "Que vuelvan todos sanos y salvos a sus casas": bomberos de Madrid se adentran en el corazón del incendio con visibilidad nula. pic.twitter.com/0DhN15Rkso

— okdiario.com (@okdiario) July 25, 2026

El impactante vídeo de un camión atravesando uno de los focos de los incendios de la Comunidad de Madrid. #IFSierraOeste pic.twitter.com/sSiLyvxkHG

— Mario Sierra 🇪🇸 (@Mario_SR20) July 25, 2026

Para hacernos una idea de la dimensión que está tomando el incendio en la Sierra Oeste de Madrid, es espeluznante el mapa. Mirar la dimensión… pic.twitter.com/XcMyr9ittU

— Francisco Javier 🗽🔶🐍📈 🇪🇸 (@francapital13) July 25, 2026

🔥 Les fumées des #incendies envahissent une grande partie de la France ce samedi. Des feux qui ont parcouru/brûlé plus de 30.000 hectares en seulement quelques jours. pic.twitter.com/S95pLrCOw0

— Anthony Grillon 🌪 (@AnthoGrillon) July 25, 2026

Nouveau point cartographique sur les #Incendies en #Gironde ce samedi 25 juillet à 7h. Le feu continue à progresser . plusieurs cartes 🧵👇 pic.twitter.com/JacSFOfAhs

— Emmanuel PENE (@epene64) July 25, 2026

Los penachos de humo de los incendios de Madrid se conectan con los de Burdeos. pic.twitter.com/UqMLcVB2C8

— AEMET_Madrid (@AEMET_Madrid) July 24, 2026

The post Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

By: Besnik
25 July 2026 at 19:51

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm, në Kurbin.

Sipas informacioneve paraprake, i riu me inicialet V.P ka marrë plagë në kofshë ndërsa është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit, si dhe për identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.

vijon

The post Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

By: Besnik
25 July 2026 at 19:46

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje” të konfliktit, teksa të dy liderët ndodheshin përballë njëri-tjetrit gjatë një takimi zyrtar.

Deklarata e Tokayev u bë gjatë hapjes së një samiti për bashkëpunimin mes Rusisë dhe Kazakistanit në qytetin siberian të Omskut dhe u transmetua drejtpërdrejt në televizionin rus. Fakti që ai i shprehu këto qëndrime në prani të Putinit është konsideruar i pazakontë, pasi Kazakistani është një aleat i Moskës, edhe pse nuk ka mbështetur publikisht pushtimin rus të Ukrainës.

“Cila është rruga për të dalë nga kjo situatë? Askush nuk e di, sepse ka qëndrime nga të dyja palët. Por, nga njëra anë, në këtë moment ekziston kjo mundësi për të ngrirë të gjitha këto. Është e trishtueshme, të rinjtë po vdesin… E gjithë kjo duhet të ndalet”, tha Tokayev, duke iu drejtuar Putinit.

Presidenti kazakistanez tha se shkaqet e luftës “nuk janë plotësisht të kuptueshme për shumë njerëz, përfshirë edhe ne”, duke e krahasuar situatën në Ukrainë me konfliktet e tjera në rajon.

Tokayev propozoi gjithashtu rikthimin te bisedimet e Stambollit të vitit 2022 dhe më pas avancimin drejt një marrëveshjeje paqeje.

Nga ana e tij, Vladimir Putin nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj propozimit, por tha se do ta informonte homologun kazak për zhvillimet e luftës gjatë takimit të tyre.

Kazakh President Tokayev to Putin on the Russia–Ukraine war:

Young people are dying. This is the gene pool of the brotherly peoples of Russia and Ukraine. And all this must be stopped, because what is happening, in my convinced view, plays into the hands and brings joy to the… pic.twitter.com/QvEEtc2RZO

— Clash Report (@clashreport) July 25, 2026

The post Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

By: Besnik
25 July 2026 at 19:04

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme, pranë majës së malit që ndodhet në fshatin Bolenë.

Zjarri vijon të avancojë, ndërsa aktualisht po digjet bimësia dhe pemët në zonë. Deri në këto momente nuk ka ndërhyrje nga forcat zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë malor, që e bën të pamundur afrimin pranë vatrës së zjarrit.

The post Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

By: Besnik
25 July 2026 at 18:47

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit.

Për fat të mirë, banorët e shtëpisë nuk ndodheshin aty në momentin e përplasjes. Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të përcaktuar nëse në bord ndodhej edhe ndonjë person tjetër përveç pilotit.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 11:00 të paradites së të shtunës. Sipas dëshmitarëve, para rrëzimit u dëgjua një zhurmë e fortë, ndërsa më pas pjesa e përparme e avionit u përplas me çatinë e banesës.

Kabina e pilotit u shkatërrua plotësisht nga goditja, ndërsa mbetjet e avionit u shpërndanë përreth ndërtesës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ein Kleinflugzeug ist am Samstagmorgen in Ganderkesee in ein Wohnhaus gestürzt. Der Pilot soll dabei sein Leben verloren haben. Die Hausbewohner entgingen der Tragödie hingegen. https://t.co/FwnAXKcJOR pic.twitter.com/30AYWJbbjU

— Blick (@Blickch) July 25, 2026

The post Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti appeared first on Euronews Albania.

Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026

By: Besnik
25 July 2026 at 18:06

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, është shpallur për të dytin vit radhazi qyteti më i jetueshëm në botë, sipas Indeksit Global të Jetëshmërisë 2026 të Njësisë së Inteligjencës së The Economist.

Renditja vlerësoi 173 qytete në mbarë botën, duke analizuar faktorë si stabiliteti, kujdesi shëndetësor, kultura dhe mjedisi, arsimi dhe infrastruktura, shkruan BBC.

Pas Kopenhagenit, në pesë vendet e para u renditën Vjena, Melburni, Sidnei dhe Zyrihu, duke konfirmuar dominimin e qyteteve evropiane dhe performancën e fortë të Australisë.

10 qytetet më të mira për të jetuar në vitin 2026:

  1. Kopenhagen, Danimarkë
  2. Vjenë, Austri
  3. Melburn, Australi
  4. Sidnei, Australi
  5. Zyrih, Zvicër
  6. Gjenevë, Zvicër
  7. Osaka, Japoni
  8. Adelaide, Australi
  9. Vankuver, Kanada
  10. Tokio, Japoni

Sipas banorëve, ajo që e bën Kopenhagenin të veçantë është kombinimi mes infrastrukturës moderne, jetës së qetë dhe lidhjes së fortë me natyrën. Banorët mund të shkojnë në punë me biçikletë, të notojnë në ujërat urbane dhe të shijojnë hapësirat publike pa u larguar nga qyteti.

Laura Amira Kassem, studente e mjekësisë që jeton prej tetë vitesh në qytet, thotë se ky stil jetese është pjesë e përditshmërisë. Ajo përmend lagjen Norrebro si një nga zonat më karakteristike, ku ndërthuren kultura të ndryshme, restorante, kafene dhe ambiente artistike.

Në vendin e dytë renditet Vjena, e cila vazhdon të vlerësohet për sistemin shëndetësor, arsimin dhe transportin publik efikas. Banorët e saj theksojnë ritmin e qetë të jetës, arkitekturën historike dhe mundësinë për të shijuar qytetin edhe gjatë udhëtimeve të zakonshme me tramvaj.

Melburni, në vendin e tretë, spikat për kulturën, artin, gastronominë dhe lagjet me identitete të ndryshme. Banorët e përshkruajnë si një qytet të madh që ruan ndjesinë e një komuniteti të vogël, ku çdo zonë ka karakterin e saj.

Sidnei renditet i katërti falë kombinimit të kujdesit shëndetësor, arsimit, natyrës dhe stilit të jetesës pranë detit. Banorët vlerësojnë plazhet, portin, komunitetet multikulturore dhe mundësinë për të qenë gjithmonë pranë natyrës.

Në vendin e pestë është Zyrihu, ku banorët veçojnë pastërtinë, efikasitetin dhe afërsinë me liqenin dhe lumenjtë. Qyteti vlerësohet për cilësinë e lartë të shërbimeve dhe mënyrën se si ndërthur jetën urbane me natyrën.

Sipas raportit, qytetet më të suksesshme janë ato që arrijnë të krijojnë një ekuilibër mes zhvillimit ekonomik, sigurisë, shërbimeve publike dhe një stili jetese që i lejon banorët të shijojnë përditshmërinë.

/BBC

The post Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026 appeared first on Euronews Albania.

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

By: Besnik
25 July 2026 at 17:22

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre kanë humbur jetën 11 persona, mes tyre katër fëmijë.

Sipas autoriteteve ruse, sulmi ndodhi në zonën turistike të Kyrylivkës, në bregdetin e Detit Azov, pranë qytetit të Melitopolit. Guvernatori i emëruar nga Rusia për rajonin, Yevgeny Balitsky, deklaroi se 16 persona të tjerë mbetën të plagosur, duke pretenduar se forcat ukrainase e dinin se po godisnin civilë. Ukraina nuk ka reaguar menjëherë ndaj këtyre akuzave.

Të dyja palët kanë mohuar vazhdimisht se synojnë civilët gjatë luftës, e cila nisi me pushtimin e plotë rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ndërkohë, Ukraina njoftoi se kishte kryer sulme me dronë ndaj objektivave energjetikë në territorin rus, përfshirë një platformë nafte në Detin Kaspik dhe një rafineri në Siberi.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) bëri të ditur se objektivi në Detin Kaspik ishte platforma e naftës Filanovsky, në pronësi të kompanisë ruse Lukoil, ndërsa autoritetet lokale në rajonin Tyumen konfirmuan se një dron ukrainas kishte shkaktuar zjarr në një rafineri.

Sipas Kievit, dronët ukrainas goditën gjithashtu anijet tregtare Port Olya 2 dhe Begey në Detin Kaspik, të cilat pretendohet se përdoreshin për transportin e ngarkesave ushtarake mes Rusisë dhe Iranit.

Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se forcat e saj kishin goditur një anije mallrash në Detin e Zi, e cila sipas Moskës transportonte ngarkesa ushtarake për ushtrinë ukrainase. Gjithashtu, Rusia pretendoi se kishte goditur qendra furnizimi, objekte prodhimi dhe magazinimi të dronëve ukrainas, si dhe infrastrukturë energjetike, transporti dhe portuale.

Raportimet theksojnë se të dyja palët kanë intensifikuar sulmet ndaj objekteve të furnizimit dhe anijeve, duke synuar të ndërpresin linjat logjistike ushtarake të kundërshtarit edhe në zona larg vijës së frontit.

The post Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë appeared first on Euronews Albania.

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

By: Besnik
25 July 2026 at 17:10

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Malaj u është përgjigjur qytetarëve dhe mbështetësve që e kanë pyetur për kandidimin e tij, ndërsa ka renditur edhe pesë avantazhet që, sipas tij, sjell një kandidaturë e pavarur.

Ai thekson se kandidimi jashtë strukturave partiake i jep liri të plotë vendimmarrjeje, pa detyrime ndaj interesave politike apo klaneve të caktuara.

“Po! Unë do të kandidoj në 2027 si i pavarur për kryetar i Bashkisë Vlorë. Kjo është përgjigjja për çdo mbështetës dhe dashamirës, por edhe për çdo qytetar që më pyesin gjithnjë e më shumë”, shkruan Malaj.

Ndër avantazhet e kandidaturës së tij, ish-ministri rendit pavarësinë në vendimmarrje, moralitetin dhe besueshmërinë, fleksibilitetin në fushatë, rolin si sfidues i drejtpërdrejtë i sistemit politik dhe çlirimin e administratës nga ndikimet partiake.

Malaj deklaron se një kandidat i pavarur mund të krijojë një bashkim më të gjerë qytetar me intelektualë, aktivistë, biznese dhe përfaqësues të shoqërisë civile, duke shmangur ndarjet politike.

“Vendimet do të marrin parasysh vetëm interesin e banorëve të Vlorës”, shkruan ai, duke shtuar se synon një administratë të bazuar te meritokracia dhe barazia e mundësive për qytetarët dhe bizneset.

Arben Malaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste dhe ministër i Financave në qeveritë e mëparshme socialiste.

The post Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur appeared first on Euronews Albania.

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

By: Besnik
25 July 2026 at 16:54

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por jo shpirtin luftarak.

Kur ishte ende nxënës dhe dëshironte të mësonte muzikë, paragjykimi u bë pengesa e parë me të cilën u përball.

Për shkak të mungesës së një gishti, nuk iu dha mundësia të mësonte klarinetën në shkollë, pasi mendohej se nuk do të mund ta luante kurrë.

Por Nevruzi vendosi t’u dëshmonte të gjithëve të kundërtën teksa në mënyrë autodidakte, mësoi fshehurazi instrumentin që i ishte mohuar, derisa e ktheu atë në talentin dhe profesionin e jetës.

“Nuk kam lindur i verbër, jam aksidentuar në moshën 10 vjeç me një mbeturinë të Luftës së Dytë Botërore. Vazhdova në Tiranë Institutin e të Verbërve. Në shkollën 8-vjeçare mësoja fizarmonikën. Kur erdhi klarineta, nuk më futën për shkak të difektit. U mërzita. Të tjerët e linin, nuk donin, unë e merrja fshehurazi dhe luaja. Fillova, më pëlqeu. Mbarova edhe shkollën e mesme të muzikës. Është mrekulli. Çdo instrument të jep kënaqësi kur i bie, të dridhet vibracioni”, thotë ai.

Sot, tingujt e klarinetës së tij janë dëshmia më e bukur se kufizimet fizike nuk mund ta mposhtin vullnetin njerëzor. Përmes historisë së tij, Nevruz Bramo përcjell një mesazh të fortë për të gjithë personat me aftësi të kufizuara: të mos izolohen, të mos dorëzohen përballë paragjykimeve dhe ta jetojnë jetën ashtu siç e dëshirojnë.

“Këtu të gjithë janë artistë. Të gjithë janë të mrekullueshëm. Ta jetojnë jetën si u vjen, ta shijojnë. Jemi kalimtarë në këtë botë dhe do të ikim si kalimtarë”, thotë Bramo.

Historia e Nevruz Bramos u rrëfye gjatë një koncerti të organizuar në Kolonjë nga persona me aftësi të kufizuara, një aktivitet që solli në skenë jo vetëm muzikë dhe art, por edhe histori frymëzuese të njerëzve që kanë zgjedhur të mos përcaktohen nga kufizimet e tyre, por nga talenti, puna dhe dashuria për jetën.

The post Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo appeared first on Euronews Albania.

“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit

By: Besnik
25 July 2026 at 16:18

Muzika pushtoi kalanë e Rozafës, ku nata e dytë e “Za Fest” mblodhi qindra artdashës nga Shkodra dhe qytete të tjera të vendit.

Në një prej monumenteve më ikonike të qytetit, performancat artistike u ndërthurën me atmosferën historike, duke krijuar një përjetim unik për publikun.

Sipas ideatorit të festivalit, Vlashent Sata, “Za Fest” është kthyer tashmë në një komunitet artistësh dhe artdashësish, i ndërtuar ndër vite dhe i bashkuar nga dashuria për muzikën dhe kulturën.

Edhe moderatorja Dojna Mema vlerësoi frymën që përcjell festivali, duke theksuar se ai arrin të bashkojë artistët dhe publikun në një përvojë të përbashkët kulturore.

Me natën përmbyllëse, që zhvillohet sërish në kalanë e Rozafës, “Za Fest” rikonfirmon edhe këtë vit statusin e tij si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe muzikore të sezonit veror në Shkodër.

The post “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit appeared first on Euronews Albania.

Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)

By: Besnik
25 July 2026 at 16:09

Garë, emocione dhe shumë buzëqeshje shënoi edicioni i katërt i “Maratonës së Bebeve” në Pogradec, një aktivitet tashmë i kthyer në traditë, i cili lindi si një nismë sportive në qytetin liqenor dhe rikthehet çdo vit për të sjellë momente të veçanta për fëmijët dhe familjet.

Protagonistë të kësaj gare simbolike ishin fëmijët e moshës 1 deri në 3 vjeç, të cilët, me hapat e tyre të parë, dhuruan spektakël për të pranishmit. Në aktivitet morën pjesë vogëlushë nga Pogradeci, por edhe fëmijë të familjeve pushuese që po kalojnë verën në qytetin liqenor.

Më shumë sesa një garë, “Maratona e Bebeve” synon të promovojë vlerat familjare, stilin e jetesës aktive dhe përfshirjen e fëmijëve në aktivitete sportive e argëtuese që në moshë të hershme.

Prindërit, të emocionuar dhe krenarë, ndoqën nga afër çdo hap të “kampionëve” të tyre të vegjël, duke krijuar një atmosferë plot dashuri, entuziazëm dhe duartrokitje.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Maratonës Ndërkombëtare Enkelana, e cila këtë vit organizohet për të pestën herë në Pogradec, duke mbledhur sportistë nga 40 vende të ndryshme të botës dhe duke e shndërruar qytetin në një destinacion të rëndësishëm të sportit dhe turizmit gjatë sezonit veror.

The post Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

By: Besnik
25 July 2026 at 15:51

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në bordin e mjetit ndodheshin 11 persona, 10 pasagjerë dhe piloti, të cilët të gjithë arritën të shpëtohen.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, katër pasagjerë mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike.

Persona që ndodheshin në zonë me varkat e tyre ndërhynë menjëherë për të ndihmuar pasagjerët, përpara mbërritjes së ekipeve të emergjencës.

Sipas autoriteteve, hidroavioni kreu një ulje emergjente, përfundoi në shkëmbinjtë e ishullit dhe më pas u përfshi nga flakët. Në vendngjarje mbërritën Roja Bregdetare, si dhe disa agjenci të tjera lokale për të menaxhuar situatën.

Ndërkohë, po kryhet një inspektim për të vlerësuar edhe ndikimet e mundshme mjedisore të shkaktuara nga incidenti.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) dhe Administrata Federale e Aviacionit (FAA) kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e uljes emergjente dhe zjarrit që pasoi rrëzimin e avionit.

Multiple people were injured, including one critically, after a seaplane with 11 people aboard, crashed off the coast of Washington state, according to the FAA and local authorities.

The FAA said the DeHavilland DHC-3 seaplane crashed near Sucia Island in Washington State. The… pic.twitter.com/bFsCsGknaW

— ABC7 Eyewitness News (@ABC7) July 24, 2026

The post Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes

By: Besnik
25 July 2026 at 15:38

Andrea Pirlo do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë. Federata Italiane i ka besuar ish-mesfushorit legjendar misionin për të rikthyer “Axurrët” në nivelet më të larta, duke firmosur me të një kontratë katërvjeçare.

Emërimi i tij vjen me pritshmëri të mëdha, por ka hapur edhe debat për eksperiencën e kufizuar si trajner. Pas përvojës te Juventusi, Fatih Karagumruk dhe Sampdoria, Pirlo do të përballet me sfidën më të madhe të karrierës së tij në stol.

Përtej aspektit sportiv, diskutime ka ngjallur edhe roli i tij si ambasador global i Fonbet, një prej kompanive kryesore të basteve në Rusi, bashkëpunim që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Federata shpreson që eksperienca dhe autoriteti i Pirlos si një prej figurave më të rëndësishme të futbollit italian të shërbejnë për të rindërtuar kombëtaren dhe për ta rikthyer mes pretendenteve në arenën ndërkombëtare.

The post Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes appeared first on Euronews Albania.

❌
❌