Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 June 2026Euronews

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

29 June 2026 at 22:36

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten e hijshme dhe duke marrë me vete vajzën në poligonet ushtarake ku testohen armë gjithnjë e më të fuqishme. Megjithatë, në vendin e tij Kim ka ngritur një perde të dendur sekreti rreth gruas që e solli në jetë.

Problemi është se ajo kishte lindur në Japoni në vitin 1952, mes atyre dy milionë koreanëve që emigruan, pak a shumë vullnetarisht, në Perandorinë Japoneze midis viteve 1910 dhe 1945, kur Gadishulli Korean ishte një koloni e Tokios, e njohur si Joseon.

Nëna e Kimit quhej Ko Yong Hui. Babai i saj, Ko Kyong Thaek, ishte larguar nga ishulli korean Jeju drejt Osakës në Japoni gjatë viteve ’30 të shekullit të kaluar për të kërkuar një jetë më të mirë, duke u bërë drejtues i një fabrike.

Jeta e tij duket si një roman historik. Kur bombardimet amerikane nisën të shkrumbonin qytetet japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u kthye në Jeju. Pas humbjes së Japonisë u fsheh nga frika se mos akuzohej për bashkëpunim me pushtuesit. Më pas, lufta civile mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut e detyroi të arratisej sërish fshehurazi në Osaka. Pikërisht në këtë qytet japonez, në vitin 1952, lindi vajza Yong Hui, e destinuar të lidhte fatin e saj me familjen Kim.

Yong Hui jetoi në Osaka deri në moshën dhjetëvjeçare. Në vitin 1962, Pheniani bindi rreth 90 mijë koreanë që kishin mbetur në Japoni të ktheheshin në atë që propaganda e regjimit e quante “parajsa tokësore e punëtorëve”.

Vajza kishte talent për vallëzimin dhe, në adoleshencë, u pranua në trupën artistike Mansudae, të krijuar në vitin 1969 me urdhër të Kim Jong-ilit të ri, djalit të Kim Il Sungut, themeluesit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (emri zyrtar i Koresë së Veriut).

Mes balerinës dhe trashëgimtarit të dinastisë ishte dashuri me shikim të parë.

Kim Jong-il nuk u martua me të, sepse kishte tashmë një bashkëshorte zyrtare, por Yong Hui i solli në jetë tre fëmijë, të cilët u njohën zyrtarisht: Kim Jong-chol, Kim Jong-un dhe Kim Yo-jong.

Kim Il Sungu i moshuar, komunist dhe moralist i rreptë, nuk pranoi kurrë t’i shihte ata nipër, të lindur jashtë martese. Përkundrazi, ata ishin fëmijët e preferuar të Kim Jong-ilit, i cili në vitin 1994 u bë “Udhëheqësi i Dashur” i Koresë së Veriut, pasi trashëgoi pushtetin suprem nga babai i tij, që kishte vdekur nga një atak në zemër.

Kim Jong-il pati edhe dy vajza nga bashkëshortja zyrtare dhe një djalë, Kim Jong-nam, nga një partnere tjetër.

Përzgjedhja e Kim Jong-unit si trashëgimtar i “fronit të kuq” duket se ndodhi më shumë nga mungesa e alternativave.

Jong-chol ishte më i apasionuar pas muzikës sesa pas pushtetit (madje thuhet edhe pas drogës); Yo-jong është grua, edhe pse sot konsiderohet këshilltarja më e besuar e Kim III; ndërsa gjysmëvëllai Jong-nam kishte dyshime për regjimin absolut dhe u vra në vitin 2017 në aeroportin e Kuala Lumpurit.

Një sagë familjare e mbushur me intriga, tradhti dhe gjak.

Mbetet për t’u shpjeguar pse Kimi, njeriu që i jep aq shumë rëndësi familjes, ka fshirë çdo referencë për nënën e tij, të cilën, sipas shumë rrëfimeve, e donte jashtëzakonisht shumë.

Këtë e mbështet veçanërisht shkrimtari japonez Gomi Yoji, autor i librit “Ko Yong Hui, koreano-japonezja që u bë nëna e Kim Jong-unit”.

Sipas Gomit, në Japoni jetojnë ende rreth pesëdhjetë të afërm biologjikë të Kim Jong-unit.

Prestigji i brendshëm i dinastisë që sundon Korenë e Veriut prej tetë dekadash lidhet me të ashtuquajturën “vija e gjakut të malit Paektu”, mali në kufi me Kinën ku, sipas legjendës, kishte lindur në shekullin XXIV para Krishtit mbreti mitik Dangun dhe ku, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kim Il Sungu thuhet se kishte ngritur shtabin e tij në luftën kundër kolonialistëve japonezë.

Sipas mitologjisë zyrtare të regjimit, edhe Kim Jong-ili ka lindur në malin Paektu, ndërsa Kim Jong-uni ngjitet shpesh në majën e tij mbi një kalë të bardhë sa herë dëshiron të kujtojë origjinën heroike të dinastisë.

T’i bëhej e ditur popullit se ai është djali i një “gjysmë japonezeje” do të ishte një goditje e rëndë për Marshallin-President.

Marrëdhëniet mes Phenianit dhe Tokios kanë qenë gjithmonë të tensionuara.

“Një zbulim i tillë publik do të kishte ndikimin e një bombe atomike mbi sistemin e pushtetit trashëgimor të regjimit”, thotë Ryu Hyun-woo, ish-diplomat i Phenianit, i arratisur në Korenë e Jugut.

Mes fletushkave propagandistike që kundërshtarët nga Koreja e Jugut kanë hedhur me balona mbi territorin e Koresë së Veriut, disa kanë vënë në shënjestër Kim Jong-unin duke i kujtuar se “nuk është pasardhës i malit Paektu, por i malit Fuji”, malit të shenjtë të Japonisë.

Ja pse ai ka fshirë nga kujtesa publike figurën e nënës së tij, e cila vdiq nga kanceri në vitin 2004, në një klinikë në Paris.

Nga Guido Santevecchi, Corriere della Sera

The post Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze” appeared first on Euronews Albania.

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

29 June 2026 at 22:28

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve për armëpushim, pavarësisht dëshirës së Izraelit për t’i trajtuar ato si konflikte të ndara.

Në një takim informues me gazetarët, ministri Israel Katz tha se i vinte keq që dy konfliktet ishin të lidhura teksa shtoi se kjo i shërbente interesit amerikan.

“Shtetet e Bashkuara ishin shumë të etura për të çuar përpara mundësinë e negociatave me Iranin dhe e shihnin situatën në Liban si një pengesë”, tha ai.

Katz tha se Izraeli nuk kishte asnjë ambicie territoriale në Liban, por se kishte marrë mbështetjen e SHBA-së për të qëndruar atje derisa Hezbollahu të çarmatoset në të gjithë vendin.

Libani ka komplikuar tashmë bisedimet e sapofilluara midis SHBA-së dhe Iranit. Teherani ka kërkuar një tërheqje të plotë të Izraelit nga Libani përpara se të nënshkruajë një marrëveshje përfundimtare me Uashingtonin, ndërsa Izraeli e ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga Libani jugor derisa Hezbollahu, përfaqësuesi iranian, të çarmatoset plotësisht.

Sipas një zyrtari izraelit, Katz tha gjithashtu se Izraeli kishte shkatërruar 100% të fshatrave ngjitur me pjesën perëndimore të kufirit Izrael-Liban dhe afërsisht 73% në pjesën tjetër. Ai tha se rreth 200,000 njerëz të zhvendosur nga Libani jugor nuk do të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre.

Katz përsëriti politikën e Izraelit se Izraeli do të sulmojë lagjen Dahiyeh të Bejrutit nëse Hezbollahu sulmon Izraelin verior. Ai tha gjithashtu se Izraeli ishte i përgatitur të rifillonte luftën me Iranin, qoftë nëse Trump arrin në përfundimin se negociatat kanë dështuar, qoftë nëse Irani sulmon Izraelin.

The post Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë appeared first on Euronews Albania.

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

By: Besnik
29 June 2026 at 22:20

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe Uashingtonit”, theksoi sot zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, në një postim në platformën X, duke iu përgjigjur një komenti të Presidentit francez Emmanuel Macron mbi këtë temë.

Situata është e ndjeshme dhe e ndërlikuar, ne i këshillojmë Francës të mos e ndërlikojë më tej me provokimet e saj”, tha zëvendësministri i Jashtëm iranian.

Franca dhe Omani po punojnë së bashku për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme dhe do të punojnë me partnerët e tyre për të hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, njoftoi më parë Presidenti francez Emmanuel Macron.

“Ne kemi vendosur të punojmë së bashku, së bashku me partnerët tanë, për të çminuar Ngushticën, me qëllim sigurimin e korridoreve detare dhe garantimin e kalimit të lirë dhe të pakushtëzuar përmes Hormuzit”, tha Macron në një postim në platformën X pas takimit me Sulltanin e Omanit Haitham bin Tariq në Pallatin Elysee.

Më herët, Macron e priti sulltanin duke mbajtur të njëjtat syze dielli që shkaktuan sensacion në Forumin e Davosit në janar. Ai nuk i zgjodhi ato për shkak të diellit të tepërt, por sepse po përjeton sërish “një problem me sytë”, siç zbuluan shoqëruesit e tij. Presidenti francez nuk i hoqi syzet as gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe në pallatin presidencial.

ماکرون گفته در مین زدایی از تنگه هرمز، با هماهنگی شرکایش، همکاری میکند. طبق یادداشت تفاهم اسلام آباد، مین زدایی صرفا توسط ایران انجام میشود و نه هیچ کشور دیگری، اصولا اجازه چنین کاری را هم نمیدهیم. شرایط حساس و پیچیده است. توصیه اکید میکنیم فرانسه آنرا با تحریکاتش پیچیده تر نکند. pic.twitter.com/uad9ebFu1a

— Gharibabadi (@Gharibabadi) June 29, 2026

ABD'nin kışkırtmasıyla Hürmüz Boğazı'nda İran'dan izin almadan alternatif koridor açıklayarak çatışmaların yeniden başlamasına vesile olan Umman'dan Fransa ziyareti

🔴 Umman Sultanı Tarık'ı ağırlayan Fransa Cumhurbaşkanı Macron'un yine mavi güneş gözlüğü takması, daha önce… pic.twitter.com/4UZZWPJFjQ

— The Cradle Turkiye (@cradleturkiye) June 29, 2026

The post Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë appeared first on Euronews Albania.

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

29 June 2026 at 22:11

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të nisë në orën 10:00 ku do të mbahet seanca plenare.

Protestuesit pas njoftimit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës e cila zakonisht zgjat deri në pak para mesnatës.

Aktivistë, qytetarë dhe studentë shihen me flamuj të Shqipërisë në duar teksa brohorasin thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata gjithashtu valëvisin pankartat e tyre.

The post Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00 appeared first on Euronews Albania.

“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)

By: Besnik
29 June 2026 at 22:08

Një “ndëshkues” misterioz, i njohur si “Batmani i Lagos de Morenos”, ka shkaktuar trazira në Meksikë, pasi dyshohet se identifikon persona që i konsideron të dyshuar për vjedhje motoçikletash dhe më pas i izolon duke i lidhur me shirit ngjitës në shtyllat e rrugës.

Autoritetet kanë nisur një hetim ndaj burrit të panjohur, ndërsa këto veprime kanë nxitur diskutime rreth kufijve të vetëdrejtësisë.

Incidentet ndodhën në zonën e Lagos de Morenos, në shtetin meksikan të Jalisco-s, ku gjatë një periudhe prej rreth dhjetë ditësh, të paktën pesë burra u gjetën të lidhur në shtylla me shirit ngjitës.

Sipas raportimeve, motoçikletat që dyshohet se ishin vjedhur ishin lënë pranë tyre, ndërsa në disa raste kishte edhe tabela që përshkruanin veprimet e tyre të dyshuara.

Fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë disa prej tyre me fjalën “ratero”, që në spanjisht do të thotë “hajdut”, të shkruar në fytyrë. Në disa raste u ishin vizatuar edhe mustaqe dhe tipare të tjera në fytyrë. Këto elemente konsiderohen nga autoritetet si pjesë e “firmës” së autorit të panjohur.

Pavarësisht se në rrjetet sociale disa përdorues e paraqesin atë si një “hero” popullor që lufton krimin, autoritetet policore nuk e miratojnë këtë qasje.

Burrat e gjetur të lidhur po trajtohen si viktima të incidenteve dhe autoritetet po shqyrtojnë rrethanat në të cilat u ndaluan, pasi autori mund të përballet me akuza për heqje të paligjshme të lirisë dhe sulm.

Identiteti i të ashtuquajturit “Batmani meksikan” mbetet i panjohur. Autoritetet kanë identifikuar automjete që mund të jenë të lidhura me aktivitetet e figurës misterioze, por deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim.

Rasti ka shkaktuar debat të fortë në Meksikë, ku krimi dhe vjedhja e automjeteve mbeten probleme të zakonshme. Policia këmbëngul se aktivitetet e paligjshme duhet të trajtohen përmes procedurave ligjore dhe jo përmes akteve të vetëdrejtësisë.

🇲🇽 Mexico now has its own “Batman”: He hunts motorcycle thieves at night and duct-tapes them to poles

In Lagos de Moreno, Jalisco state, five men have already been found tied to lampposts. Some had their mouths taped, showed signs of beating, and stolen motorcycles were left… pic.twitter.com/JU3shOGH9s

— Visegrád 24 (@visegrad24) June 27, 2026

The post “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO) appeared first on Euronews Albania.

Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht

29 June 2026 at 22:00

Arlind Qori, kreu i “Lëvizjes Bashkë”, ka folur në Euronews Albania, në emisionin Now me Erla Mëhillin, mbi protestën qytetare që po zhvillohet prej 30 ditësh në Tiranë. Qori ka sqaruar foton me grusht, duke thënë se lajmi, sipas tij, ka qenë i montuar.

“Është nxjerrë një lajm i montuar, ku është thënë ‘Internacionalja Komuniste’. Në fakt, Internacionalja Komuniste ka vdekur që në vitin 1941. Takimi ka qenë i raportuar nga zonja Salis në rrjetin e saj dhe nga deputeti Muçi në profilin e tij. Ne jemi të gatshëm të takojmë çdo eurodeputet. Edhe ata që janë të djathtë do t’i takonim”, tha Qori.

The post Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht appeared first on Euronews Albania.

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

29 June 2026 at 21:58

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre që i ka shoqëruar prej 30 ditësh protestë duke marshuar deri në orët e vona të natës nëpër rrugët e Kryeqytetit.

Ata shihen me flamuj të Shqipërisë në duar teksa brohorasin thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ata gjithashtu valëvisin pankartat e tyre. Marshimi pritet të zgjasë deri pak para mesnatës teksa ata shpërndahen për t’u ribashkuar në marshimin e radhës po në orën 19:00 nesër.

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit në orën 10:00 ku do të mbahet seanca plenare.

The post Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

By: Besnik
29 June 2026 at 21:53

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar.

Në një intervistë për grupin televiziv Mediaset, në pronësi të familjes Berlusconi, Meloni u shpreh: “Nuk kam mbajtur një qëndrim antiamerikan sot, nuk kam qenë e nënshtruar dje. Jam një person që beson se Perëndimi është më i fortë kur është i bashkuar.”

Ajo shtoi se marrëdhëniet e forta ndërtohen mbi ndershmërinë, duke theksuar se ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe në të kaluarën.

E pyetur për deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me ngritjen e 500 avionëve nga baza e NATO-s në Naval Air Station Sigonella për Operacionin Epic Fury, Meloni tha se numri i përmendur ishte më i ulët se ai i viteve të mëparshme.

Sipas saj, bëhej fjalë për fluturime që zhvillohen në kuadër të aktiviteteve të parashikuara nga marrëveshjet ekzistuese dhe që nuk përbëjnë operacione me natyrë agresive. Kryeministrja italiane shtoi se informacioni i dhënë mund të ishte interpretuar gabimisht, përfshirë edhe nga autoritetet iraniane, duke theksuar se “duhet të jemi më të kujdesshëm”.

Meloni komentoi edhe zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Republikës nga parlamenti italian, e cila pritet të zhvillohet në vitin 2029. Ajo tha se nuk përjashtohet mundësia që për herë të parë të zgjidhet një president që nuk i përket qendrës së majtë, duke e cilësuar këtë si kapërcim të një “tabuje” politike.

The post Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot appeared first on Euronews Albania.

“Prostesta të mos përdoret nga eurodeputetët”, Iljazaj: Moment historik për të demokratizuar…

29 June 2026 at 21:41

Analisti Ervis Iljazi ka komentuar në Noë në Euronews Albania me moderatore Erla Mëhillin, protestën qytetare në Tiranë që zhvillohet prej 30 ditësh. Iljazaj ka thënë se sipas tij eurodeputetët nuk duhet ta përdorin protestëm që po zhvillohet në Tiranë.

“Po, është një protestë shumë e rëndësishme që ka fokus, në gjykimin tim, ose më saktë duhet të ketë fokus, reformimin e klasës politike, hapjen e sistemit politik në Shqipëri, dhe pikërisht këtu duhet të fokusohet.

Kam frikë që protesta, edhe pse është bërë ndërkombëtare, përbën një lloj kauze të së majtës evropiane, le ta themi hapur. Të gjitha mediat që shkruajnë për të janë media të majta. Bernie Sanders, për shembull, e quajti “protestë kundër oligarkisë globale”. Doli atje në Amerikë dhe e tha këtë. Ne e dimë që Bernie Sanders është i majtë, madje jo qendër e majtë, por i majtë.

Ka një betejë të së majtës evropiane dhe eurodeputetët që vijnë aty janë kryesisht të majtë, në mos të gjithë. Janë ambientalistë, të majtë etj. Kjo protestë është marrë, sidomos duke parë edhe investitorët, dhe është bërë një kauzë politike nga ata kundër oligarkisë globale, investitorëve të mëdhenj dhe mbrojtjes së natyrës, quajeni si të doni.

Kam frikë se rreziku i kësaj proteste, që për mua do të ishte shumë i madh, është që të anashkalojë këtë moment të rëndësishëm për të reformuar, hapur dhe demokratizuar sistemin politik në Shqipëri dhe të bjerë në ideologji. Pastaj të përdoret ideologjikisht, edhe në nivel ndërkombëtar.

Moderatorja: Çfarë frike ka? Pra, nëse eurodeputetët e së majtës janë pjesë e saj, ti ke frikë se protesta bie në ideologji?

Analisti: Po, po. Eurodeputetët, ne e dimë çfarë përfaqësojnë. Shumica e atyre që po vijnë aty janë ambientalistë të majtë. Dhe unë gjykoj, edhe njëherë, se fatkeqësisht ky moment historik për Shqipërinë, për të demokratizuar, hapur dhe reformuar sistemin politik, duhet të shërbejë vetëm për këtë.

Nëse më pas kjo protestë bie në ideologji dhe përdoret edhe nga këta eurodeputetë si një kauzë ideologjike kundër, po themi, asaj që përfaqësojnë Kushneri, investitorët apo oligarkia, kjo nuk është çështja jonë. Jo se këto nuk janë tema me rëndësi, edhe mund të jenë. Por ne kemi punët tona. Ne duhet ta përdorim këtë protestë për të mirën tonë, jo për të realizuar objektivat politike apo ideologjike të eurodeputetëve që vijnë aty.”-tha Iljazaj.

The post “Prostesta të mos përdoret nga eurodeputetët”, Iljazaj: Moment historik për të demokratizuar… appeared first on Euronews Albania.

BE dhe Kina bien dakord, nisin bisedimet tremujore mbi deficitin tregtar prej 360 miliardë eurosh

29 June 2026 at 21:30

BE-ja dhe Kina kanë rënë dakord të hyjnë në bisedime tre-mujore për të shmangur një luftë tregtare për shkak të çekuilibrit vjetor të importit/eksportit të bllokut prej 360 miliardë eurosh.

Në deklaratën e tyre të parë të përbashkët në shtatë vjet, të dyja palët ranë dakord në Bruksel të hapin një konsultim zyrtar tregtar pas javësh kërcënimesh dhe kundër akuzash nga Kina nëse BE-ja do të vendoste ndonjë masë për të ndaluar vërshimin e mallrave dhe komponentëve në bllok.

Komisioneri i tregtisë i BE-së, Maros Sefcovic, tha se shpresonte që dialogu të sillte rezultate të prekshme para takimit të ardhshëm në Pekin në tetor. Ai u takua me homologun e tij kinez, ministrin e tregtisë, Wang Wentao, për bisedime të hënën, si pjesë e një ofensive diplomatike.

Ata thanë në një deklaratë të përbashkët: “BE-ja dhe Kina, si partnerë kryesorë tregtarë, bien dakord që objektivi kryesor i TIC [konsultimeve për tregtinë dhe investimet] është forcimi i dialogut në nivel ministror mbi politikat e tregtisë dhe investimeve me qëllim stabilizimin dhe balancimin e marrëdhënieve tona dypalëshe.”

Udhëheqësit e BE-së u takuan dy javë më parë për të diskutuar shqetësimet rreth asaj që tani përshkruhet gjerësisht si Shoku Kinez 2.0 – një kërcënim për industritë dhe vendet e punës evropiane që shtrihet përtej automjeteve elektrike dhe energjisë së gjelbër.

Eurostat, agjencia e statistikave të BE-së, tha më 15 qershor se eksportet kineze në BE i tejkaluan importet nga blloku me 1 miliard euro në ditë .

Grupet e industrisë, përfshirë Dhomat Evropiane të Tregtisë në Kinë, thonë se niveli i eksporteve që shkojnë në Evropë po kërcënon të “kanibalizojë” fabrikat e BE-së që varen shumë nga komponentët nga Kina.

Të dyja palët kanë rënë dakord të hyjnë në konsultime për katër fusha: ribalancimin e tregtisë dhe investimeve; kontrollet e eksporteve, përfshirë ato për metalet e rralla; të drejtat e pronësisë intelektuale dhe reformat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Ata gjithashtu kanë rënë dakord për një mekanizëm të përbashkët monitorimi që shkon përtej shifrave kryesore të regjistruara nga Eurostat dhe GACC, baza e të dhënave doganore kineze.

Komisioni Evropian ka hartuar me hollësi të hollësishme të dhënat e importeve dhe eksporteve për vitin e kaluar, duke sugjeruar që tre muajt e bisedimeve do të përqendrohen në dialogun politik.

The post BE dhe Kina bien dakord, nisin bisedimet tremujore mbi deficitin tregtar prej 360 miliardë eurosh appeared first on Euronews Albania.

Republikanët amerikanë po largohen nga Izraeli, Netanyahu rrezikon të humbasë mbështetjen më të fortë

29 June 2026 at 21:18

Mbështetja tradicionale e Partisë Republikane për Izraelin po shfaq shenja dobësimi, ndërsa gjithnjë e më shumë republikanë, veçanërisht të rinjtë, po shprehin qëndrime kritike ndaj Qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe luftës në Gaza.

Sipas një analize të publikuar nga Axios, ndryshimi i qëndrimit është përshpejtuar nga operacionet ushtarake izraelite në Gaza, si edhe nga tensionet mes Netanyahut dhe presidentit amerikan Donald Trump lidhur me luftën kundër Iranit.

Për më shumë se 15 vjet, Netanyahu kishte kompensuar rënien e mbështetjes nga demokratët duke ndërtuar një aleancë të fortë me republikanët. Megjithatë, nëse edhe kjo mbështetje nuk është më e garantuar, analistët vlerësojnë se si ai, ashtu edhe vetë Izraeli, mund të përballen me sfida serioze politike në Shtetet e Bashkuara.

Sipas librit të ri Regime Change, të gazetarëve Maggie Haberman dhe Jonathan Swan, Trump i kishte kërkuar Netanyahut në shtator të vitit të kaluar të pranonte një marrëveshje paqeje për Gazën. Në bisedë, presidenti amerikan thuhet se i ka thënë kryeministrit izraelit se “të gjithë hebrenjtë janë lodhur prej teje” dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve do të përfundonin në një “divorc” nëse ai nuk pranonte kompromisin.

Axios raportoi gjithashtu se Trump e kishte cilësuar Netanyahun si “krejtësisht të çmendur”, duke paralajmëruar se veprimet e tij po e izolonin Izraelin në arenën ndërkombëtare. Më vonë, në një intervistë për Axios, Trump deklaroi se marrëdhënia e tij me Netanyahun mbetet e mirë, por shtoi se “duhet ta mbajmë disi të arsyeshëm”.

Edhe zëvendëspresidenti JD Vance, i konsideruar si një nga pasardhësit e mundshëm politikë të Trumpit, kritikoi zyrtarët izraelitë që kundërshtonin marrëveshjen me Iranin.

“Nëse do të isha pjesë e kabinetit të qeverisë izraelite, nuk do të sulmoja të vetmin aleat të fuqishëm që më ka mbetur në botë”, deklaroi ai.

Në të njëjtën kohë, figura të njohura të lëvizjes “America First”, si Tucker Carlson, Megyn Kelly dhe Marjorie Taylor Greene, kanë shtuar kritikat ndaj Izraelit. Carlson madje akuzoi Netanyahun se kishte manipuluar Trumpin për të përfshirë SHBA-të në luftë, duke e quajtur presidentin “skllav” të kryeministrit izraelit.

Ndërkohë, komentatori konservator Ben Shapiro, një nga mbështetësit më të zëshëm të Izraelit, ka parë rënie të audiencës së tij, pasi një pjesë e dëgjuesve konservatorë po kundërshtojnë gjithnjë e më shumë mbështetjen amerikane për Izraelin.

Sipas analizës, Izraeli është kthyer në një nga temat kryesore të përplasjes brenda së djathtës amerikane. Figura të ekstremit të djathtë si Nick Fuentes dhe mbështetësit e tij kanë sulmuar prej kohësh republikanët tradicionalë për mbështetjen ndaj Izraelit, ndërsa argumente të ngjashme po përhapen gjithnjë e më shumë edhe në platformat konservatore.

Sondazhet tregojnë një ndryshim të dukshëm të opinionit. Një studim i Pew Research Center në prill zbuloi se katër në dhjetë republikanë kanë tashmë një opinion negativ për Izraelin. Mes republikanëve të moshës 18 deri në 49 vjeç, kjo përqindje arrin në 57%, ndërsa tek ata mbi 50 vjeç është vetëm një në katër.

Një tjetër sondazh i Quinnipiac University këtë muaj tregoi se një në pesë republikanë beson se SHBA-të mbështesin tepër Izraelin, trefish më shumë krahasuar me periudhën menjëherë pas sulmeve të 7 tetorit.

Gjithashtu, një studim i Universitetit të Maryland-it zbuloi se më pak se gjysma e republikanëve besojnë se veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza janë të justifikuara si vetëmbrojtje. Mes të rinjve republikanë të moshës 18-34 vjeç, vetëm 22% mbështesin operacionet ushtarake izraelite.

Megjithatë, mbështetja për Izraelin mbetet ende dominuese në Partinë Republikane. Një sondazh i Gallup në shkurt tregoi se 70% e republikanëve ndihen më pranë izraelitëve sesa palestinezëve, edhe pse kjo përbën një rënie me 10 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2024.

Analistët vlerësojnë se zgjedhjet parlamentare me të cilat Benjamin Netanyahu do të përballet këtë vjeshtë mund të tregojnë nëse rënia e mbështetjes amerikane lidhet kryesisht me figurën e tij politike apo me perceptimin ndaj vetë Izraelit.

The post Republikanët amerikanë po largohen nga Izraeli, Netanyahu rrezikon të humbasë mbështetjen më të fortë appeared first on Euronews Albania.

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

29 June 2026 at 21:15

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit.

Ata u drejtuan drejt Politeknikut pasi policia ndërhyri për heqjen e banderolës në të cilën shkruhej: ‘Studentët: Ju erdhi fundi”.

Protestuesit arritën të futen në ambientet e Universitetit dhe më pas afishuan për disa çaste banderolën dhe më pas u larguan. Ata shihen duke valëvitur banderolën teksa vijon protesta para Kryeministrisë.

The post Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit

By: Besnik
29 June 2026 at 21:02

Brazili ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës, pasi mposhti Japoninë me një përmbysje dramatike 2-1, falë golit të Gabriel Martinellit në minutën e gjashtë shtesë.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti e nisi sfidën me vështirësi, pasi Japonia kaloi në avantazh në minutën e 29-të me Kaishu Sano, duke befasuar pesë herë kampionët e botës.

Në pjesën e dytë, Brazili rriti presionin dhe barazoi në minutën e 56-të me Casemiron, i cili realizoi me kokë pas një krosimi të Gabriel Magalhaes.

Kur gjithçka po shkonte drejt kohës shtesë, Gabriel Martinelli u shndërrua në heroin e brazilianëve, duke shënuar golin e fitores në minutën e 96-të dhe duke i dhënë Brazilit një kualifikim dramatik për në fazën tjetër të turneut.

The post Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit appeared first on Euronews Albania.

Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim

29 June 2026 at 20:47

Irani tha të hënën se nuk janë planifikuar takime negociuese me Shtetet e Bashkuara në asnjë nivel në ditët në vijim, pasi Teherani mbetet i përqendruar në zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit në vend që të kalojë në bisedime për marrëveshjen përfundimtare.

Esmaeil Baghaei, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit dhe ekipit të saj negociator, tha se përparësia aktuale e Teheranit është të sigurojë zbatimin e dispozitave të memorandumit dhe të nxisë kërkesat e tij sipas marrëveshjes.

Baghaei tha se Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar licencat e nevojshme të lidhura me Nenin 10, i cili mbulon shitjet e naftës, dhe se Irani po ndjek zbatimin e tyre.

Ai tha se po ndiqet gjithashtu zbatimi i Klauzolës 11, që lidhet me lirimin e aseteve të ngrira të Iranit. Në këtë kontekst, një delegacion ekspertësh nga Irani do të udhëtojë për në Doha më vonë këtë javë, tha ai.

Baghaei tha se Irani dhe Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë hyrë në fazën e negociatave për një marrëveshje përfundimtare. Sipas nenit 13 të memorandumit, tha ai, bisedimet për një marrëveshje përfundimtare mund të fillojnë vetëm pasi të ketë filluar zbatimi i neneve 1, 4, 5, 10 dhe 11, dhe këto dispozita të vazhdojnë të zbatohen.

Ai shtoi se çdo vizitë e përfaqësuesve të SHBA-së në Katar nuk ka lidhje me udhëtimin e delegacionit iranian, i cili, sipas tij, synon të ndjekë zbatimin e memorandumit, përfshirë Nenin 11.

The post Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim appeared first on Euronews Albania.

Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut

29 June 2026 at 20:33

Një grup protestuesit kanë hyrë në ambientet e Politenikut pasi pak çaste më parë u shfaq një banderolë me shkrimin: ‘Ju erdhi fundi’.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe heqjes së banderolës, një grup protestuesish janë shkëputur nga protesta që po zhvillohet para Kryeministrisë dhe kanë shkuar drejt Politeknikut.

Ata kanë hyrë në ambientet e universitetit teksa kanë bërë thirrje që të marrin banderolën e hequr. Pas disa minutash ata arritën të merrnin banderolën dhe u larguan nga ambientet e brendshme të Universitetit.

Banderola mësohet se është vënë nga studentët teksa në video dukeshin edhe disa persona me flakadanë të ndezur në duar.

The post Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut appeared first on Euronews Albania.

LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

29 June 2026 at 19:59

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të hënë shënohet dita e 30-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar.

Pavarësisht temperaturave të larta ata kanë vijuar protestën e tyre. Gjatë marshimit ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

‘Rama jepe dorëheqjen’, ‘Dorëheqje’, ‘Shqipëri e re’, janë disa nga thirrjet që thërrasin qytetarët një zëri.

Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka nisur në orën 19:00 dhe pas disa minutash nisi marshimi. Në protestë pritet të jenë të pranishëm edhe 6 eurodeputetë.

Edhe në protestën e sotme ka prani të fëmijëve të mitur të cilët mbajnë në duar pankarta të ndryshme. Në protestë ka edhe të moshuar të cilët po sfidojnë temperaturat e larta duke u bashkuar në marshim teksa edhe ata valësin flamuj dhe pankarta.

The post LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë appeared first on Euronews Albania.

Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune

29 June 2026 at 19:56

Qeveria gjermane synon të pengojë mbylljen e fabrikave të Volkswagen në vend, ndërsa ka bërë të qartë se vendimi përfundimtar i takon vetë kompanisë dhe duhet të merret mbi baza tregtare.

Një zëdhënës i qeverisë deklaroi të hënën se objektivi është krijimi i kushteve që fabrikat të mbeten konkurruese dhe fitimprurëse, duke shmangur kështu mbylljen e tyre.

“Duhet të krijohen stimuj që këto objekte të vazhdojnë të jenë fitimprurëse. Megjithatë, vendime të tilla janë përgjegjësi e kompanive dhe duhet të bazohen në konsiderata tregtare”, tha ai.

Sipas mediave gjermane, Volkswagen po shqyrton mbylljen e katër fabrikave në Gjermani dhe zgjerimin e planit të ristrukturimit me deri në 100 mijë shkurtime vendesh pune, si pasojë e konkurrencës në rritje nga prodhuesit kinezë, tarifave amerikane dhe rënies së kërkesës në tregun evropian.

Nëse konfirmohen, këto masa do të përbënin një nga ristrukturimet më të mëdha në historinë e kompanisë dhe do të kishin ndikim të konsiderueshëm në ekonominë gjermane, ndërsa qeveria federale përpiqet të nxisë rritjen ekonomike.

Një nga çështjet më të debatueshme lidhet me fabrikën e Volkswagen në Osnabrück, ku raportimet sugjerojnë se prodhimi do të ndërpritet në vitin 2027 dhe objekti mund t’i transferohet kompanisë izraelite të mbrojtjes Rafael për prodhimin e komponentëve të sistemit raketor Iron Dome.

Sipas raportimeve, ky projekt është kundërshtuar nga Autoriteti i Investimeve i Katarit (QIA), aksioneri i tretë më i madh i Volkswagen, për shkak të tensioneve politike mes Katarit dhe Izraelit. Ndërkohë, qeveria federale dhe autoritetet e Saksonisë së Poshtme mbështesin transformimin e fabrikës, edhe pse ai ka hasur në kundërshtime nga banorët vendas.

Planet e ristrukturimit pritet të diskutohen në mbledhjen e bordit mbikëqyrës më 9 korrik, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e punëtorëve.

Raportimet për shkurtimin e rreth 100 mijë vendeve të punës nga rreth 657 mijë punonjës që kompania ka në mbarë botën kanë shkaktuar reagime të forta nga sindikata IG Metall dhe këshilli i punëtorëve të Volkswagen.

Në një deklaratë të përbashkët, ata i cilësuan planet e raportuara si “kërcënime të papërgjegjshme”, duke paralajmëruar se do të përdorin çdo mjet ligjor dhe sindikal për të mbrojtur vendet e punës dhe objektet prodhuese.

Përfaqësuesit e punëtorëve i kanë kërkuar drejtuesve të kompanisë të fokusohen te zhvillimi i modeleve konkurruese, teknologjitë e reja dhe garantimi i vendeve të punës, në vend të, siç u shprehën ata, “aktivizmit të verbër”.

The post Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune appeared first on Euronews Albania.

Nga zyra e kryeministrit britanik, në atë të shefit të NATO-s: Planet e Keir Starmer

29 June 2026 at 19:54

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mund të jetë një nga kandidatët për postin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s pas përfundimit të mandatit të tij, raporton The Observer, duke cituar burime anonime.

Sipas raportit, Starmer është i interesuar për postin që pritet të lirohet në vitin 2028. Megjithatë, për të siguruar emërimin, ai do të ketë nevojë për mbështetjen e Qeverisë britanike dhe të vendeve të tjera anëtare të Aleancës.

Burimet theksojnë se liderët evropianë e vlerësojnë lart rolin e Starmer në çështjet e sigurisë, ndërsa marrëdhëniet e tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përshkruhen si shumë të afërta.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se Starmer synon të kandidojë për drejtimin e NATO-s.

Lajmi vjen pak ditë pasi Starmer njoftoi dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Kandidaturat për pasuesin e tij në drejtimin e Partia Laburiste dhe të qeverisë britanike do të pranohen nga 9 deri më 16 korrik.

Posti i sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s konsiderohet një nga pozicionet më të rëndësishme në arkitekturën euroatlantike të sigurisë, me ndikim të drejtpërdrejtë në politikat e Aleancës ndaj mbështetjes për Ukrainën dhe përballjes me Rusinë.

The post Nga zyra e kryeministrit britanik, në atë të shefit të NATO-s: Planet e Keir Starmer appeared first on Euronews Albania.

Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa

29 June 2026 at 19:53

Rusia njoftoi të hënën se do të ndërmarrë masa politike dhe ushtarako-teknike në përgjigje të një ligji të ri nga Finlanda, anëtare e NATO-s, që heq një ndalim dekadash të vjetër për mbajtjen e armëve bërthamore në territorin e saj.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,340 kilometrash me Rusinë, njoftoi në mars një ndryshim në një ligj për armët bërthamore të epokës së Luftës së Ftohtë, duke u përshtatur në thelb me qasjen e fqinjëve të saj skandinavë ndaj kësaj çështjeje, por edhe me politikën e parandalimit të NATO-s, mes luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë.

Ky zhvillim mund të hapë rrugën për vendosjen e bombave atomike në tokën finlandeze, në rast lufte.

Presidenti finlandez Alexander Stubb ka nënshkruar tashmë ndryshimet në legjislacion, të cilat tani do të lejojnë importin, tranzitin dhe ruajtjen e armëve bërthamore të NATO-s brenda territorit të saj, me ligjin e ri që hyn në fuqi më 1 korrik.

Moska paralajmëroi se ky vendim do ta bënte Helsinkin më të prekshëm.

Siç theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ky veprim përbën një “kërcënim real” për sigurinë kombëtare të Rusisë dhe Moska do të ndryshojë menjëherë qëndrimin e saj ushtarak dhe politik.

The post Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa appeared first on Euronews Albania.

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

By: Besnik
29 June 2026 at 19:32

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës në Shqipëri, me seli në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministria bën të ditur se Osaj është gruaja e parë që emërohet në këtë pozitë në Shqipëri.

“Ky emërim shënon një hap të rëndësishëm institucional, pasi nënkolonele Fatbardha Osaj është gruaja e parë që emërohet në detyrën e atasheut të Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, duke dëshmuar përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për promovimin e profesionalizmit, meritokracisë dhe barazisë në përfaqësimin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Emërimi i Osajt vjen në kuadër të përfaqësimit të Kosovës në misionet diplomatike dhe forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Shqipërinë.

Sipas Rregullores për atashetë e Mbrojtjes, atasheu i Mbrojtjes është përgjegjës për bashkërendimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarake në shtetin ku është emëruar.

Rregullorja përcakton se atasheu i Mbrojtjes gëzon imunitet diplomatik, ushtron të drejtat dhe privilegjet e gradës diplomatike të ministrit këshilltar, zhvillon karrierën ushtarake sipas legjislacionit në fuqi dhe është në vartësi organizative të shefit të misionit diplomatik, ndërsa për çështjet operacionale, administrative, financiare dhe ushtarake i përgjigjet ministrit të Mbrojtjes dhe komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu, rregullorja parashikon se atasheu i Mbrojtjes mund të ketë staf civil mbështetës lokal, me autorizim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe sipas procedurave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

The post Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌