Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 January 2026Koha Jone

Veliaj kërkoi zëvendësim mase, nesër në GJKKO do të mbahet seanca

By: redi
31 January 2026 at 20:50

Nesër në orën 09:00 në Gjykatën e Posaçme do mbahet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiak të Tiranës, Erion Veliaj. Gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën e Veliajt është Etleva Deda. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës…

Source

Shuhet Fitim Makashi, ministri Gonxhja: I dha artit më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

By: redi
31 January 2026 at 20:36

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit Fitim Makashi. Gonxhja shkruan se u nda nga jeta një yll i teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Gonxhja tha se Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt. “Një tjetër yll i teatrit dhe kinematografisë shqiptare u nda sot nga jeta. Fitim Makashi, aktor…

Source

Shkoi në protestën e Lapajt, deputeti i PD: Ta zaptojmë Bulevardin deri në largimin e Ramës

By: redi
31 January 2026 at 20:25

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, u pa këtë të shtunë në protestën e organizuar nga lëvizja “Shqipëria Bëhet” përpara Kryeministrisë. Prania e tij në tubim u vu re mes protestuesve që kërkonin ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Xhaferri deklaroi se bulevardi duhet të “zaptohet” dhe protesta të vijojë deri në largimin e Ramës nga pushteti.

Source

Salla dhe Kumbaro në Gjirokastër: Fuqizim i fermerëve përmes Skemës Kombëtare 2026

By: redi
31 January 2026 at 20:14

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro Furxhi, njëkohësisht drejtuese politike e qarkut të Gjirokastrës, zhvilluan sot një bashkëbisedim të hapur me fermerë të Gjirokastrës, Tepelenës, Këlcyrës, Memaliajt, Dropullit, Përmetit dhe Libohovës, me fokus të veçantë te sektori i blegtorisë, i cili mbetet shtylla kryesore e ekonomisë lokale.

Source

Tayna poston foto me Vjosa Osmanin: Presidentja e shtetit dhe ajo e skenës

By: redi
31 January 2026 at 20:08

Rep-artistja Tayna ka postuar disa fotografi speciale në Instagram, ku shfaqet së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Dyshja u takua gjatë premierës së dokumentarit “Melania”, një ngjarje që solli në Kosovë vëmendjen ndërkombëtare mbi figurën e Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump. Në njërën nga fotografitë, Tayna i ka dhënë përshkrimin: “Presidentja e shtetit dhe presidentja e…

Source

Berisha akuzon Lulzim Bashën, Bamir Topin, Astrit Patozin dhe Enkelejd Alibeaj…

By: njeshi
31 January 2026 at 20:01

I pyetur pse nuk fton në protesta figura si Lulzim Basha, Bamir Topi, Astrit Patozi apo Enkelejd Alibeaj, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi me tone të ashpra, duke i cilësuar ata si “pseudointelektualë”. “Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë? Po ta them me sinqeritet: kthehu pak në vitin 1990 dhe lexo çfarë kam thënë në revistën Drita, ku kam bërë dallimin mes…

Source

I ofroi dorëheqjen partisë, Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

By: redi
31 January 2026 at 19:48

Lumir Abdixhiku i ka mbijetuar votëbesimit që e ka kërkuar në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai i ofroi Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit, pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave, rezultati i dytë më i keq qysh prej pasluftës. Disa figura partiake kanë…

Source

Deputeti i PD-së i bashkohet protestës së Lapajt para Kryeministrisë

By: redi
31 January 2026 at 19:17

Këtë mbrëmje deputeti i PD-së, Besart Xhaferri i është bashkuar protestës së “Shqipëria Bëhet”. Kjo është protesta e katërt kombëtare e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, ku Adriatik Lapaj po qëndron prej afro 2 muajsh. Në protestë ishte i pranishëm edhe Ermal Hasimja.

Source

”Shqipëria Bëhet” në protestë para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

By: redi
31 January 2026 at 19:00

Nga protesta para Kryeministrisë, kreu i ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj thotë se vendi ka nevojë për një bashkim të madh opozitar përtej kryetarëve të partive. Lapaj ka bërë thirrje për një reformim të thellë të sistemit elektoral, duke e cilësuar atë si një mekanizëm që, sipas tij, i ka falur pushtetin në tavolinë kryeministrit. Në deklaratën e tij, Lapaj u kërkoi të gjitha forcave të spektrit…

Source

Sfida Partizani-Elbasani, futbollisti i të kuqve humbet ndjenjat

By: redi
31 January 2026 at 18:54

Ndeshja Partizani-Elbasani e zhvilluar mbrëmjen e sotme, u shoqërua me momente ankthi në minutat e fundit. Në minutën e 85-të, futbollisti i Partizanit, Saliu Sembene, u rrëzua pa ndjenja në fushën e stadiumit “Arena e Demave”, duke shkaktuar panik te lojtarët dhe tifozët. Ambulanca dhe stafi mjekësor ndërhynë menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë futbollistit. Pas disa sekondash…

Source

Debate për ujësjellësin në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu kritikon shtrenjtimin e ujit

By: redi
31 January 2026 at 18:49

Bashkia Lezhë ka vendosur të mos përfaqësohet më në bordin e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve, edhe pse ka 30% të aksioneve. Ky vendim u mor për shkak të pakënaqësive me mënyrën e drejtimit të shoqërisë dhe rritjen e çmimit të ujit, e cila u miratua pa marrë parasysh kundërshtimet e Këshillit Bashkiak. Gjatë një mbledhjeje të Këshillit, kryebashkiaku Pjerin Ndreu kritikoi…

Source

Arsenali fiton 0-4 kundër Leeds United

By: redi
31 January 2026 at 18:25

Arsenali ka marrë një fitore bindëse në udhëtim ndaj Leeds United, duke triumfuar 0-4. Skuadra e Mikel Artetës kishte tre ndeshje pa fitore. Topçinjtë dominuan takimin që në fillim dhe kaluan në avantazh në minutën e 27-të, kur Martin Zubimendi shënoi me kokë pas harkimit të saktë nga Noni Madueke. Ky i fundit ishte protagonist edhe te goli i dytë në minutën e 38-të. Krosimi i tij nga këndi…

Source

FOTO/ Protestë nga ”Shqipëria Bëhet”, qytetarët bashkohen para Kryeministrisë

By: redi
31 January 2026 at 18:20

Po mbahet protesta kombëtare e Lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”. Adriatik Lapaj me grupin e tij kanë protestuar përpara Kryeministrisë pas skandalit me zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Protesta këtë të shtunë është hera e katërt që zhvillohet nën thirrjen e “Shqipëria Bëhet”; ajo është shndërruar në një tubim të vazhdueshëm kundër qeverisë dhe korrupsionit, pas muajve të protestave para…

Source

Lumir Abdixhiku jep dorëheqjen nga drejtimi i LDK

By: redi
31 January 2026 at 18:18

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij dhe i ka kërkuar ta shqyrtojë atë në punimet që po zhvillon ai të shtunën. “Çfarë dëshironi të bëni me mua si kryetar, dhe të ardhmen e kësaj partie? Çfarëdo vendimi që merrni unë do ta respektoj me qetësi”, u ka thënë ai delegatëve të partisë. Abdixhiku e ka thirrur Kuvendin pas…

Source

Gara për kryetar të PD, Murati: Berisha i zgjedh vetë rivalët, Salianji nuk do lejohet të kandidojë

By: redi
31 January 2026 at 17:51

Analistit Erl Murati thotë se në Partinë Demokratike është vrarë gara për kryetarin e partisë, që priten të mbahen në muajin prill. Murati tha se Primaret janë të rëndësishme, por deri më tani sipas tij kanë treguar se nuk vlejnë pasi rezultati i tyre nuk respektohet. Sa i përket zgjedhjeve për kryetar në PD, i ftuar në ”News 24”, ai tha se ka një handikap të madh dhe se Berisha i zgjedhe vetë…

Source

𝐑𝐚𝐬𝐭𝐢 𝐌𝐞𝐭𝐚 (𝐣𝐨 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦) 𝐬𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐛𝐲𝐬𝐣𝐞 𝐞 𝐩𝐢𝐫𝐚𝐦𝐢𝐝𝐞̈𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐢 “𝐃𝐢𝐞𝐥𝐥𝐞̈𝐬”

By: njeshi
31 January 2026 at 17:48

Nga Ilir Meta- Për të gjithë ata që nuk kanë kohë të lexojnë Kushtetutën dhe Konventat Ndërkombëtare, që mbizotërojnë në legjislacionin tonë, dua t’ua thjeshtoj kuptimin (perceptimin) se si funksionon shteti i së drejtës në rastin Meta, që nga dita e rrëmbimit publik të 21 tetorit 2024 e deri tani. Në shtetin e së drejtës po ta thjeshtojmë piramidën apo hierarkinë e funksionimit të shtetit të…

Source

Fillon puna për 18 hektarë me gjelbërim në hyrje të qytetit të Shkodrës

By: njeshi
31 January 2026 at 17:39

“Vijojnë punimet për parkun rekreativ tek Ura e Bunës, pjesë e projektit rregullues të hyrjes së Shkodrës. Një hapësirë prej 18 hektarësh, e dominuar nga gjelbërimi, që po merr formë si “mushkëria e re” e qytetit një zonë e hapur për familjet, të rinjtë dhe të gjithë ata që duan natyrën, qetësinë dhe cilësinë e jetesës. Hyrja e Shkodrës nuk po ndryshon vetëm pamje, por po fiton një dimension…

Source

Forest merr portierin e Cityt, Ortega, dhe shënjestron Frattesin

By: nik
31 January 2026 at 17:34

Nottingham Forest ka arritur një marrëveshje me Manchester City për portierin Stefan Ortega, me vlerë deri në 500,000 paund. Klubi po kërkon gjithashtu të sigurojë mesfushorin e Inter Milan, Davide Frattesi, fillimisht në huazim me opsionin për një transferim të përhershëm. Këto lëvizje vijnë ndërsa Forest synon të forcojë skuadrën e tij. Frattesi, 26 vjeç, ka luajtur 33 ndeshje me kombëtaren e…

Source

Izraeli godet Gazën, 28 palestinezë humbin jetën

By: nik
31 January 2026 at 17:32

Izraeli kreu sulmet ajrore më të rënda në Gaza në javë të shtunën, duke vrarë të paktën 28 persona, sipas zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë. Kjo valë dhune vjen pavarësisht armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA, i cili hyri në fazën e dytë në fillim të këtij muaji. Si Izraeli ashtu edhe grupi militant palestinez Hamas kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes së brishtë të…

Source

Nga 800 mijë të djathtë politikisht, veç 400 mijë votojnë për PD-në aktualisht

By: redi
31 January 2026 at 16:44

Nga Eduard Zaloshnja Nga sondazhi që realizova para pak javëve, më rezultoi me ekstrapolim të përafërt statistikor se pothuaj 800 mijë banorë të rritur të vendit anojnë djathtas politikisht vlerësojnë më shumë Ahmet Zogun ose Sali Berishën, krahasuar me Enver Hoxhën, ose Ramiz Alinë, ose Fatos Nanon, ose Edi Ramën. Këtyre katër të majtëve politikisht, po t’u mbledhësh aritmetikisht…

Source

❌
❌