Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Koha Jone

Shoqata e gjyqtarëve rezolutë KLGJ: 1100 dosje për gjyqtar! Kontrollet kryhen nga persona të patrajnuar

By: redi
22 December 2025 at 16:47

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i është drejtuar me një rezolutë zyrtare Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke ngritur shqetësime serioze dhe urgjente mbi funksionimin e gjykatave, veçanërisht të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, si dhe të gjykatave administrative. Shoqata thekson se që prek 7 vitesh, pas mbarimit të procesit të vetingut…

Source

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lumbardh Salihu në Viti: LDK me vizion për një Kosovë me shpresë

By: redi
22 December 2025 at 16:07

Kandidati për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumbardh Salihu ka vlerësuar lart takimin me qytetarët e Komunës së Vitisë, duke e cilësuar atë si një emocion të veçantë dhe të papërshkrueshëm. Salihu theksoi se para qytetarëve të Vitisë, së bashku me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë…

Source

Tension SHBA-Danimarkë: I dërguari i Trumpit kërkon aneksimin e Groenlandës

By: nik
22 December 2025 at 15:48

Një mosmarrëveshje e re ka shpërthyer mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara mbi të ardhmen e Groenlandës, pasi Donald Trump emëroi Jeff Landry, guvernatorin e Luizianës, si të dërguar special në territor. Trump deklaroi se Landry “kupton sa thelbësore është Groenlanda për Sigurinë tonë Kombëtare”, ndërsa Landry vetë shkroi në X se ishte “një nder të shërbejë në këtë pozicion vullnetar për ta…

Source

Filmi i ri “Avatar” në krye të Box Office-it, por me kritika të ndara

By: nik
22 December 2025 at 15:48

Filmi “Avatar: Zjarr dhe Hiri”, i treti në serinë fantastiko-shkencore të regjisorit hollivudian James Cameron, ka kryesuar arkat e kinemave në SHBA dhe Kanada gjatë fundjavës së tij të hapjes. Megjithatë, shifrat fillestare prej 88 milionë dollarësh ishin dukshëm më të ulëta se 134 milionë dollarët e fituar nga “Avatar: Rruga e Ujit” në vitin 2022. Pavarësisht kësaj, ekspertët theksojnë se seria…

Source

Trump emëron të dërguar në Groenlandë, duke ndezur një mosmarrëveshje të re me Danimarkën

By: nik
22 December 2025 at 15:47

Donald Trump ka ndezur një mosmarrëveshje të re me Danimarkën pas emërimit të një të dërguari special për në Groenlandë, ishullin arktik të cilin ai ka shprehur dëshirën ta aneksonte. Të dielën, Trump njoftoi se Jeff Landry, guvernatori republikan i Luizianës, do të bëhej i dërguari special i SHBA-së në Groenlandë, një pjesë gjysmë-autonome e Mbretërisë së Danimarkës. Duke shkruar në rrjetet…

Source

Shpëtim masiv pas hapjes së një vrime 50-metërshe në kanalin e Anglisë

By: nik
22 December 2025 at 15:46

Dhjetë persona janë ndihmuar të shpëtojnë pasi një vrimë e madhe u hap në një kanal në Shropshire, Angli, duke tërhequr varka dhe duke shkarkuar sasi të mëdha uji në tokën përreth. Shërbimet e urgjencës e shpallën incidentin, i cili ndodhi në orët e para të së hënës në kanalin Llangollen pranë urës New Mills Lift Bridge, Whitchurch, si një “incident madhor”. Vrimë, me përmasa rreth 50 metra e…

Source

Reagim i ashpër ndaj Trumpit: Groenlanda nuk është në shitje

By: nik
22 December 2025 at 15:44

Kryeministrat e Danimarkës dhe Groenlandës, Mette Frederiksen dhe Jens-Frederik Nielsen, kanë dënuar ashpër veprimet e ish-presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Groenlandën. Kjo vjen pasi Trump emëroi një të dërguar special, Jeff Landry, me qëllimin e deklaruar për ta bërë territorin pjesë të SHBA-së. Në një deklaratë të përbashkët, ata theksuan se kufijtë kombëtarë dhe sovraniteti i…

Source

Çmimi i arit ngjitet në një rekord të ri historik

By: nik
22 December 2025 at 15:43

Çmimi i arit ka arritur një rekord të ri historik, duke u tregtuar mbi 4,400 dollarë për ons për herë të parë. Kjo rritje vjen mes pritshmërive se banka qendrore amerikane do të ulë më tej normat e interesit vitin e ardhshëm, si dhe për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe tarifave të Trump, të cilat kanë nxitur kërkesën e investitorëve për asete të sigurta si ari. Ari ka shënuar një rritje prej…

Source

Alimehmeti tregon skenarin e protestës nga opozita: Të na bashkohen edhe socialistët

By: redi
22 December 2025 at 15:41

Kreu i Departamentit për Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti thotë se protestat duhet të shndërrohen në revolta deri në largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Ai ftoi edhe socialistët në protestën e sotme antiqeveritare. ”Protesta kombëtare që zhvillohet sot është një tubim ku duhet të marrë pjesë kushdo për të mirën e këtij vendi. Nuk ka ditë që të mos ketë skandale…

Source

Lamtumirë Ismet Bellova! Homazhe për komentatorin e njohur sportiv

By: melisa
22 December 2025 at 14:57

Futbolli dhe gazetaria sportive shqiptare i dhanë këtë të hënë lamtumirën e fundit një prej zërave më emblematikë të mikrofonit shqiptar, komentatorit të njohur sportiv Ismet Bellova. Një figurë e respektuar dhe e dashur për publikun, Bellova mbetet një emër i gdhendur në historinë e sportit shqiptar, falë kontributit të tij të gjatë dhe të palodhur në pasqyrimin e futbollit.

Source

Babai e dy djemtë dhunojnë drejtorin e IMT-së dhe inspektorin. Policia futet për të shuar sherrin

By: lindita
22 December 2025 at 14:45

Drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, një inspektor, si dhe efektivë të rendit në Vlorë, janë përfshirë në një incident. Shkak ka qenë një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe IMT-së për lirimin e hapësirave publike. Forcat e IMT dhe Policisë Bashkiake janë dhunuar nga katër persona për të mos lejuar lirimin e hapëisrës publike. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të…

Source

“Apple” gjobitet për abuzim me pozicionin dominues

By: melisa
22 December 2025 at 14:45

Autoriteti Italian i Konkurrencës (AGCM) ka gjobitur kompaninë amerikane të teknologjisë “Apple” me 98.6 milionë euro, duke e akuzuar për abuzim me pozicionin e saj dominues në tregun e aplikacioneve digjitale. Vendimi u bë publik përmes një deklarate zyrtare, ku autoriteti italian thekson se kompania ka shkelur rregullat e konkurrencës së ndershme, veçanërisht në raport me zhvilluesit e…

Source

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ka një drejtues të ri

By: melisa
22 December 2025 at 14:29

Ndryshime në drejtimin e Spitalit Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive “Shefqet Ndroqi”. Silva Bala është larguar nga detyra e drejtoreshës së këtij institucioni shëndetësor, ndërsa drejtimin e spitalit do ta marrë Elisabeta Treska. Burime zyrtare bëjnë me dije se ndryshimi është bërë në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese në shëndetësinë publike, me qëllim rritjen e eficiencës…

Source

Apartamente, toka dhe makina luksoze, Prokuroria e Vlorës konfiskon mbi 2 milionë euro pasuri

By: lindita
22 December 2025 at 14:28

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i dënuar për penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u konfiskuan mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z. i akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale ‘Pastrimi i…

Source

Braho në krye të SPAK, reagon BE: Përgëzojmë Prokurorinë e Posaçme për qëndrueshmërinë e saj përballë presionit politik

By: lindita
22 December 2025 at 14:23

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka përgëzuar Klodian Brahon për detyrën e re në krye të SPAK-ut. Reagimi i plotë: BE-ja në Shqipëri përgëzon Klodian Brahon, i cili mori detyrën sot si Kryetar i SPAK-ut dhe i uron atij çdo sukses në këtë rol të rëndësishëm. Ne gjithashtu përgëzojmë SPAK-un për qëndrueshmërinë e tij përballë presionit politik dhe vendosmërinë dhe integritetin e treguar nga…

Source

Protesta e opozitës, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Shmangni grumbullimet

By: lindita
22 December 2025 at 14:15

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lajmëruar qytetarët amerikanë që të kenë kujdes gjatë zhvillimit të protestës së opozitës që mbahet sot pasdite në orë 18:00 para Kryeministrisë. Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë të ndjekin mediat lokale dhe të zbatojnë udhëzimet e forcave të rendit për informacionet më të fundit. Në njoftim theksohet se, edhe pse protestat shpesh nisin në…

Source

❌
❌