Normal view

​Incidenti në Magurë të Lipjanit - palët japin versione për përleshjen dhe akuzat për sulm

27 June 2026 at 18:54


Një ditë pas protestës së mbajtur para Gjykatës në Lipjan, ku veteranë të UÇK-së dhe qytetarë kërkuan lirimin e Bekim Metës, palët e përfshira në përleshjen e ndodhur në fshatin Magurë kanë rrëfyer për KosovaPress versionet e tyre për ngjarjen.

Nga arresti shtëpiak, Skënder Shahini ka rrëfyer për KosovaPress versionin e tij lidhur me përleshjen e ndodhur në fshatin Magurë të Lipjanit, për të cilën Gjykata në Lipjan, të premten i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

Ai thotë se ai së bashku me grupin ku bënte pjesë kishte vepruar vetëm në vetëmbrojtje, pasi sipas tij, rreth 20 persona kishin shkuar për ta sulmuar veteranin e UÇK-së Bekim Meta.

Sipas Shahinit, pas ndërhyrjes së policisë, të gjithë personat e përfshira janë dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas janë ndaluar për 48 orë.

“Para se me ndodh ai problem e kanë lëshuar një herë dronin, kanë ardhur me disa kerre e kanë vëzhguar terrenin. Pastaj kanë ardhur e kanë sulmuar Bekim Metën me babën e tij. Naser Bekteshi kishte ardhur vetëm me pa çka po ndodh dhe e kanë goditur me tre ose katër gurë në kokë. Pastaj kanë dalë banorët e fshatit, kam dalë edhe unë. Kemi bërë vetëm mbrojtje, kurrfaë sulmi nuk kemi bërë…. Na kanë ndalur në paraburgim 48 orë. Më pas gjykata neve na ka caktuar arrest shtëpiak për 30 ditë. Edhe pala tjetër, sipas informatave që kam unë, është dënuar me 30 ditë paraburgim. Tash po presim çka do të ndodhë pas këtyre 30 ditëve, i kam njohur rreth 80 për qind. Kanë qenë afërsisht 20 persona. Me ta nuk kemi pasur konflikt më herët, por janë fqinjët tanë”, tha ai.

Shahini pretendoi se shkaku i incidentit ishte një kontest për një parcelë për të cilën tha se ishte dhënë në shfrytëzim me leje nga komuna. Sipas tij, personat e përfshirë në incident kanë tentuar të marrin me forcë atë parcelë.

Ai tha se edhe pas ngjarjes vazhdon të ndihet i rrezikuar.

“Kanë pasur thupra hekuri, shkopinj bejsbolli, shata e lopata. Mua më kanë goditur në kokë. Kam humbur vetëdijen. Në spital më kanë bërë qepje në kokë në katër anët Vec jam mbrojtur, nuk kam sulmuar askënd. Ndihemi të rrezikuar, sepse ata mund të vijnë përsëri në cdo kohë ne presim qe të kthehenn prap kthehen prapë, nëse vijnë prapë e sillen si herën e kaluar, do ta mbrojmë pragun e shtëpiisë, do tti mbrojmë fqinjët”, u shpreh ai.

Edhe Hysen Meta, babai i veteranit dhe invalidit të UÇK-së Bekim Metës ka rrëfyer për KosovaPress versionin e tij të ngjarjes. Ai ka pretenduar se konflikti kishte nisur pas provokimeve dhe se pala tjetër kishte qenë e pajisur me mjete të ndryshme.

Ai tha se disa persona janë lënduar në përleshje dhe se djali i tij ka pësuar lëndime serioze.

“Kanë provokuar kanë përcjellë terrenin edhe me drona, me kerre kanë pasur me vete tuli briskash, tuli çekiçash, tuli hekurash njëri doli prej mbrapa edhe tha kemi me e bo ma zi se në ’99-tën , në gjak kam me e bo gjakun’. Aty ka filluar konflikti kanë dalë kojshitë, ne kemi dalë për Bekimin, Bekimi ka dalë për neve. Qashtu ka qenë. Me ndihmëm e Zotit janë ndalur, se kanë qenë të gjithë të armatosur… Bekimi i lënduar rëndë në dorë, e ka dorën e thyme kan marrë trajtim mjekësor”, tha ai.


Babai i Bekim Metës shtoi se familja ndihet ende e pasigurt pas ngjarjes dhe se situata mund të kishte përfunduar më keq pa ndërhyrjen e policisë.

Ndërkaq, Isuf Avdullahu, banor që jeton pranë vendit ku ndodhi përleshja në Magurë, ka rrëfyer për KosovaPress momentet e ngjarjes, duke thënë se gjithçka ka nisur pasi kanë ardhur ata me varros motrën dhe qëllimi i tyre ishte për ta kryer sulmin.

“Kanë pas me ardh me varros motrën e tyre edhe kanë ardh mkanë thanë ki me e ni se coa ka me ndodh nesër ju thashë a keni ardh me varros motrën a me bo cka keni me bo. Të nesërmen u bo qajo. Ishin përgatit për këtë ngjarje, ma shumë se për varrim të motrës. Kanë qenë rreth 20 vetë me thika e me lopata. Kur kanë ardh i kem pa tu fol me Skënderin, Skënderi u rrzu në tokë e e kanë shty, në atë moment krejt kanë vrapu”, tha ai.

Avdullahu shtoi se marrëdhëniet e tij me banorët e tjerë të zonës kanë qenë gjithmonë të mira.

“Unë mirë kam kalu gjithmonë me këta, ani pse jam prej komunitetit ashkali. S’më kanë pa kurrë ndryshe, nuk kemi pasur probleme më herët”, deklaroi ai.

Rasti lidhet me një incident që kishte ndodhur tri ditë më parë në fshatin Magure të Lipjanit ku dyshohet që një grup personash të komunitetit rom, kanë sulmuar Skender Shahinin para shtëpisë së tij si dhe veteranin e luftës së UÇK-së, Bekim Meta.

Gjykata në Lipjan vendosi masë të arrestit shtëpiak për veteranin dhe invalidin e luftës së UÇK-së, Bekim Meta dhe për Skendër Shahinin, palë të përfshira në incident.

Meta bashkëpunon me Kylie Jenner në lansimin e syzeve me AI

27 June 2026 at 18:42


Meta ka bashkëpunuar me Kylie Jenner për të lansuar syzet e para inteligjente nën markën e vet, duke filluar nga 299 dollarë.

Ndryshe nga syzet Ray-Ban ose Oakley, këto quhen thjesht metaglasses.

Ato përfshijnë një kamerë, altoparlantë personalë dhe Meta Al të integruar.



Mund të bësh pyetje, të marrësh ndihmë me detyrat e përditshme dhe madje të përdorësh syzet për të kuptuar se çfarë po sheh.

Versioni i Kylie vjen me një kornizë të hollë ovale, duke e bërë produktin të duket më shumë si modë sesa thjesht teknologji.

Syzet me inteligjencë artificiale po bëhen ngadalë normale. /Telegrafi/

​Gjykata në Lipjan i cakton ish-luftëtarit Bekim Meta arrest shtëpiak

26 June 2026 at 20:34


Gjykata në Lipjan refuzoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-veteranit të UÇK-së, Bekim Meta, duke vendosur ndaj tij masën e arrestit shtëpiak.

Lajmin e konfirmoi avokati i tij, Luan Tasholli, pas përfundimit të seancës gjyqësore.

“Kemi pranuar vendimin e Gjykatës Themelore, përkatësisht të gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me kërkesën e Prokurorisë sa i përket masës së caktimit të paraburgimit. E njëjta masë është refuzuar për të mbrojturin tim, Bekim Metën, dhe është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Tani e tutje i mbrojturi im do t’i respektojë të gjitha detyrimet ligjore në raport me këtë masë”, tha Tasholli.


Vendimi i gjykatës u prit me interesim të madh nga qytetarët dhe veteranët e mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore, dega në Lipjan, ku për më shumë se gjashtë orë protestuesit qëndruan në pritje, duke kërkuar drejtësi për Bekim Metën, i cili, siç thanë kishte ndërhyrë për të ndarë palët.

Tri ditë më parë në fshatin Magure të Lipjanit dyshohet që një grup personash të komunitetit rom, kanë sulmuar Skender Shahinin para shtëpisë së tij si dhe veteranin e luftës së UÇK-së, Bekim Meta. /kp/

​Avokati i ish-luftëtarit Bekim Meta: Paraqitëm argumentet kundër kërkesës për paraburgim, presim vendimin e gjykatës

26 June 2026 at 18:05


Avokati i veteranit të luftës së UÇK-së, Bekim Metës, Luan Tasholli, është deklaruar lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj klientit të tij.

Tasholli bëri të ditur se mbrojtja ka paraqitur kundërshtimet dhe argumentet juridike ndaj kërkesës së prokurorisë, ndërsa tani pritet vendimi i gjykatës.

“Ne si mbrojtje kemi dhënë kundërshtimet dhe argumentet tona juridike lidhur me kërkesën e prokurorisë, kështu që tash e tutje gjykata do të tërhiqet për marrjen e vendimit lidhur me kërkesën e masës së paraburgimit, edhe shpresojmë edhe besojmë fuqishëm, që klienti jonë do të lirohet nga kjo, realisht klienti im thjesht do të mbrohet në liri, ose me fjalë të tjera gjykata nuk do të caktojë kërkesë për masën e paraburgimit si masë më e rëndë për sigurinë e të pandehurit në procedurë. Deri tani këto janë, tash e tutje presim vendimin e gjykatës në raport me kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Tasholli.


Gjykata pritet të dalë me një vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Bekim Metës në ora 18:15.

Tri ditë më parë në fshatin Magure të Lipjanit dyshohet që një grup personash të komunitetit rom, kanë sulmuar Skender Shahinin para shtëpisë së tij si dhe veteranin e luftës së UÇK-së, Bekim Meta, i cili kishte ndërhyrë për të ndarë palët.

Në lidhje me këtë në Gjykatën Themelore në Lipjan po përballen veterani i luftës së UÇK-së, Bekim Meta dhe fqinji i tij, Skender Shahini.

Para gjykatës po protestojnë një grup i veteranëve dhe qytetarëve të Lipjanit në mbështetje të veteranit Bekim Meta, duke kërkuar nga organet e drejtësisë trajtim të drejtë të rastit. Ata vlerësojnë se Meta është i pafajshëm pasi ai vetëm ka ndërhyrë për të i ndarë palët. /kp/

​‘Paramilitarët na sulmuan në shtëpi”, protestë në Lipjan në mbështetje të veteranit Bekim Meta

26 June 2026 at 17:13


Tri ditë më parë në fshatin Magure të Lipjanit dyshohet që një grup personash të komunitetit rom, kanë sulmuar Skendër Shahinin para shtëpisë së tij, si dhe veteranin e luftës së UÇK-së, Bekim Meta, i cili kishte ndërhyrë për të ndarë palët.

Në lidhje me këtë në Gjykatën Themelore në Lipjan po përballen veterani i luftës së UÇK-së, Bekim Meta dhe fqinji i tij, Skendër Shahini.

Kështu para gjykatës po protestojnë një grup i veteranëve e qytetarëve të Lipjanit në mbështetje të veteranit Bekim Meta, duke kërkuar nga organet e drejtësisë trajtim të drejtë të rastit. Ata vlerësojnë se Meta është i pafajshëm pasi ai vetëm ka ndërhyrë për të i ndarë palët.

Besim Jusufi, veteran i luftës së UÇK-së, i cili është në mesin e protestuesve, thotë për KosovaPress, se konflikti lidhet me një ngjarje të pasluftës, kur Shahini kishte raportuar në polici armë dhe municion që, sipas tij, ishin gjetur në shtëpinë e një familjeje rome.

“Protesta, ose përkrahja është për veteranin Bekim Meta, i cili është sulmuar me një fjalë nga pala tjetër. Nuk... është sulmuar fqinji i Bekimit, po Bekimi ka ndërhyrë me i ndarë fillimisht. Po me kohën tani edhe ai ka qenë pjesë e asaj. Ata dihen... e dinë edhe policia, e dinë edhe qytetarët e Magurës kush janë ajo pala tjetër. Ata nja dy, sipas informatave që janë, janë kanë të veshur edhe në kohën e ish-Serbisë. Ata nuk jetojnë në Magurë, jetojnë në Serbi diku, por kanë ardhë në mënyrë të organizuar diku 22-23 vetë kanë qenë si kanë marrë pjesë në atë aksion, që e kanë sulmuar fillimisht fqinjin e Bekim Metës, Skender Shahini. Sipas fjalëve të fqinjit, të atij Skenderit, pas lufte i ka gjetur ca armatim në shtëpi të tyre edhe ca municion goxha shumë, diku nja 30 kg a diçka. Edhe ata i kanë thënë për mos me e njoftuar rastin në polici ose edhe në KFOR, t'i japim para e sende. Po ai s'ka pranuar Skenda edhe tani një kohë bukur të gjatë, pas disa viteve, kanë ardhë edhe e kanë sulmuar. Gjoja se ia kanë zënë pronën, po ai Skenda s'ia ka zënë pronën, në pronë të vet. Ata e kanë pronën qysh e kanë lënë ashtu edhe është hala”, tha Jusufi për KosovaPress.

Njëri nga pjesëmarrësit tjerë në protestë, Ramë Bardhi, tha për KosovaPress, se është e padrejtë mbajtja e veteranit Bekim Metës sepse ndër të tjerash, sulmuesit e kanë kërcënuar duke thënë “Kurgjo nuk kemi ba në ‘98, çka kemi me bërë tash“.

"Arsyeja kryesore është me u liruar çlirimtari. Me u liruar çlirimtari. Nuk ka kurrfarë arsye me mbajtur në burg çlirimtarin. Me ardhë prej Serbisë kriminel e me sulmuar çlirimtarin në Magurë, kjo nuk tolerohet. Kjo nuk tolerohet. Janë ardhë e kanë sulmuar fqinjin. Ky veterani, çlirimtari, ky veç ka ndërhyrë me i nda. Po kur ka hy aty, ata nisin me keqpërdorur, me pa u përlesh… Ne protesta s'kemi me ndalur. Në qoftë se dënohet çlirimtari, protesta s'kemi me ndalur. Deri sa të lirohet shpejt. Deri sa të lirohet shpejt. Protesta s'kemi me ndalur. S'kemi me ndalur”, tha ai.

Edhe veterani i luftës, Sejdi Dulla, tha se nuk e kishte menduar që veteranët do të përballeshin me situata të tilla shumë vite pas përfundimit të luftës.

"Po, të them të drejtën, 30 vitet mbas luftës se kemi menduar ne që kemi me pasë, me na ardhur kriminelë, me na ardhur paramilitarët edhe me na sulmuar nëpër shtëpia. Ne veteranë të luftës ose ne invalidë të luftës, me na u sulmuar njerëz që kanë qenë me uniforma paramilitarë të Serbisë. Edhe fillimisht, unë i përshëndes të gjithë këta pjesëmarrës që kanë marrë, që kanë marrë pjesë në protesta, edhe kërkoj nga gjykata që veteranin ta lirojnë përnjëherë, se ne jemi në shtëpinë tonë, ata kanë qenë paramilitarë. Ata kanë qenë tre të veshur prej tyre. Edhe kështu që me ardhë me na sulmuar, është e padrejtë. Po nuk di çka me thënë, nuk e di, s'kam besuar kurrë që ka me ardh kjo ditë që mbas kësaj kohe me ardhë prapë paramilitarët edhe me na sulmuar nëpër shtëpia.", u shpreh Dulla.

Ndërkaq, Arsim Jusufi tha se protestuesit presin që gjykata të marrë një vendim të drejtë, duke shtuar se do të vazhdojnë protestat nëse Meta nuk lirohet.

"Ky është një organizim mbështetje një djalit që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, i cili ende pas 26 vite i ka tre predha në kokë në tru e nuk guxojnë me i larguar edhe e vuan atë pasojë për me çliruar vendin tonë. Njeriu ka qenë në shtëpi të vet, ata janë ardhë tri ditë më herët, kanë provokuar me drona, me gjëra edhe ka ardhur deri te problemi, tash shpresojmë që organet e drejtësisë, në këtë rast gjykata, në të japë verdiktin e drejtë edhe të lirohet Bekimi e të vijnë në shtëpi të vet për arsye se është shumë i sëmurë. Ne do vazhdojmë, unë besoj që do bisedojmë me me të gjithë bashkëluftëtarët do të vazhdojmë protestën paqësore deri në lirimin e tijna. Nuk mund të barazohet luftëtari i lirisë me njerëz që kanë qenë të veshur në uniformë. Ata duhet me u dënuar për atë që e kanë bërë vitet '90-'99 edhe për problemet e të gjitha të cilat i kanë bërë”, tha ai.

Sipas protestuesit Arsim Jusufi rasti në Magurë të Lipjanit, nuk është i vetmi, pasi i njëjti problem po ndodh edhe në fshatin Grac, ku po bëhen provokime.

“Të njëjtin problem e ke edhe në Grac, në fshatin Grac ku kanë ardhë nja dy autobusë edhe mbrëmë po provokojnë domethënë me fjalë e dini ju, fjalë separatiste të tyre edhe kjo është një sinjal për organet e sigurisë në këtë rast, për Ministrinë e Brendshme që do të vijnë në të mirën me këtë mos t'ia lënë qytetarëve këtë problem po në të mirë të institucioneve këtë gjë”, tha ai.

Ndërsa vendimi i Gjykatës së Lipjanit për rastin e Skendër Shahinit dhe veteranit Bekim Beka pritet të merret pas përfundimit të procedurës gjyqësore.

​Ilir Meta përplaset me ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi në sallën e gjyqit

24 June 2026 at 20:46


Gjyqi për çështjen CEZ-DIA është shoqëruar me përplasje mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në sallën e gjyqit.

Gjatë deklarimeve të tij, ish-presidenti Meta mohoi çdo ndërhyrje politike apo ndikim në çështjen për të cilën akuzohet, duke thënë se veprimet e ish-bashkëshortes së tij i di vetë ajo.

Meta hodhi poshtë pretendimet për mesazhe apo komunikime me persona të përmendur në dosje, duke i cilësuar akuzat si shpifje dhe një histori të sajuar.

Meta: Nuk ekziston asnjëlloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte i ligjshëm. Kjo është histori UDB-je, edhe Adrian Shatku duhet të kishte ardhur këtu sapo dëgjoi emrin, se ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Adrian Shatku u largua në 1989, e mori UDB-ja, pastaj iku në Amerikë. Kjo është histori UDB-je dhe agjenturash greke. Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi.”

Në këtë moment, Monika Kryemadhi i përgjigjet: Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?, raporton Top Channel.

Pasi gjykata i tërheq vëmendje, Kryemadhi thotë: Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?

Duke iu referuar deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, që ndodhet në sallë.

Gjykata: Do ju nxjerr nga salla e gjyqit. Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni, do largoheni nga seanca dhe do gjobiteni.

How are big tech companies changing journalism?

24 June 2026 at 17:34


Big tech companies are increasingly influencing the way news is created, distributed and perceived around the world. This was highlighted at Deutsche Welle 's Global Media Forum in Bonn, where their role in politics and the media system was also discussed.

According to participants, digital platforms such as Google, Meta, Amazon, Apple, and Microsoft have radically transformed journalism over the past two decades. They control not only the distribution of news, but also its visibility and monetization.

One of the main topics of the debate was the loss of media independence in the face of these technological giants. Journalists and newsrooms are often forced to adapt to the platforms' algorithms to reach audiences.

Courtney C. Radsch, director of the Center for Media and Digital Governance, said the term “big tech” is often used with fear rather than respect. According to her, the relationship between media and platforms has become increasingly tense.

She also warned about the massive use of journalistic content for training artificial intelligence, often without compensation for their creators. According to her, this can lead to a loss of connection with reality.

Radsch added that the concentration of economic and political power in the same companies could create serious risks for democracy, also mentioning the risk of an "architecture of technofascism."

On the other hand, some experts stressed the need for media to adapt to the new digital reality and develop sustainable business models. They suggested greater use of subscriptions and technology to survive in the market.

However, concerns were also raised that paid models are not viable in all countries, especially in regions where many people do not have the financial means to pay for news.

Other participants emphasized that journalism should be present where the public is, that is, on major digital platforms, despite the challenges this dependence brings.

The forum also discussed the dangers of disinformation, including its impact on public health and civic trust. Several speakers described this as a vital issue.

The forum brought together over 1,400 professionals from more than 110 countries and focused on ways in which media can confront disinformation, polarization and technological changes, while preserving their role in democratic societies. /Telegraph/

Si po e ndryshojnë kompanitë e mëdha teknologjike gazetarinë?

24 June 2026 at 17:34


Kompanitë e mëdha teknologjike po ndikojnë gjithnjë e më shumë në mënyrën se si krijohen, shpërndahen dhe perceptohen lajmet në mbarë botën. Kjo u theksua në Forumin Global të Medias të Deutsche Welle në Bon, ku u diskutua edhe roli i tyre në politikë dhe në sistemin mediatik.

Sipas pjesëmarrësve, platformat digjitale si Google, Meta, Amazon, Apple dhe Microsoft kanë transformuar rrënjësisht gazetarinë gjatë dy dekadave të fundit. Ato kontrollojnë jo vetëm shpërndarjen e lajmeve, por edhe dukshmërinë dhe monetizimin e tyre.

Një nga temat kryesore të debatit ishte humbja e pavarësisë së mediave përballë këtyre gjigantëve teknologjikë. Gazetarët dhe redaksitë shpesh detyrohen të përshtaten me algoritmet e platformave për të arritur audiencën.

Drejtoresha e Qendrës për Media dhe Qeverisje Digjitale, Courtney C. Radsch, tha se termi “big tech” shpesh përdoret me ndjenjë frike dhe jo respekti. Sipas saj, marrëdhënia mes mediave dhe platformave është bërë gjithnjë e më e tensionuar.

Ajo paralajmëroi gjithashtu për përdorimin masiv të përmbajtjeve gazetareske për trajnimin e inteligjencës artificiale, shpesh pa kompensim për krijuesit e tyre. Sipas saj, kjo mund të çojë në humbje të lidhjes me realitetin.

Radsch shtoi se përqendrimi i pushtetit ekonomik dhe politik në të njëjtat kompani mund të krijojë rreziqe serioze për demokracinë, duke përmendur edhe rrezikun e një “arkitekture teknofashizmi”.

Nga ana tjetër, disa ekspertë theksuan nevojën që mediat të përshtaten me realitetin e ri digjital dhe të zhvillojnë modele të qëndrueshme biznesi. Ata sugjeruan më shumë përdorim të abonimeve dhe teknologjisë për të mbijetuar në treg.

Megjithatë, u ngrit edhe shqetësimi se modelet me pagesë nuk janë të zbatueshme në të gjitha vendet, sidomos në rajone ku shumë njerëz nuk kanë mundësi financiare për të paguar për lajme.

Pjesëmarrës të tjerë theksuan se gazetaria duhet të jetë e pranishme aty ku është publiku, pra në platformat e mëdha digjitale, pavarësisht sfidave që sjell kjo varësi.

Në forum u diskutua gjithashtu edhe rreziku i dezinformimit, përfshirë ndikimin e tij në shëndet publik dhe besimin qytetar. Disa folës e cilësuan këtë si një çështje jetike.

Forumi mblodhi mbi 1400 profesionistë nga më shumë se 110 vende dhe u fokusua në mënyrat se si mediat mund të përballen me dezinformimin, polarizimin dhe ndryshimet teknologjike, duke ruajtur rolin e tyre në shoqëritë demokratike. /Telegrafi/

“I di vetë ajo veprimet e saj”, “Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset në sallën e gjyqit me ish-gruan, Monika Kryemadhi

24 June 2026 at 13:02


Gjyqi për çështjen CEZ-DIA është shoqëruar me përplasje mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në sallën e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin (GJKKO).

Gjatë deklarimeve të tij, ish-presidenti mohoi çdo ndërhyrje politike apo ndikim në çështjen për të cilën akuzohet, duke thënë se veprimet e ish-bashkëshortes së tij i di vetë ajo.

Meta hodhi poshtë pretendimet për mesazhe apo komunikime me persona të përmendur në dosje, duke i cilësuar akuzat si shpifje dhe një histori të sajuar, raporton Top Channel.

Meta: Nuk ekziston asnjë lloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte i ligjshëm. As me Theodhori Çamin, që e ka mbiemrin Çami, po ka therur çamë. Kjo është histori UDB-je, edhe Adrian Shatku duhet të kishte ardhur këtu sapo dëgjoi emrin, se ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Adrian Shatku u largua në 1989, e mori UDB-ja, pastaj iku në Amerikë. Kjo është histori UDB-je dhe agjenturash greke. Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi”.

Në këtë moment, Monika Kryemadhi i përgjigjet: Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?

Pasi gjykata i tërheq vëmendje, Kryemadhi tha: Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?. /tch/

Meta lanson një gamë më të lirë syzesh inteligjente me inteligjencë artificiale

24 June 2026 at 12:42


Meta Platforms dhe EssilorLuxottica njoftuan të martën një gamë të re syzesh inteligjente me inteligjencë artificiale me kosto më të ulët, duke u bazuar në suksesin e pajisjeve të tyre Ray-Ban.

Syzet e reja Meta fillojnë nga 299 dollarë, duke i bërë ato shumë më të përballueshme sesa syzet Ray-Ban Display prej 800 dollarësh të lansuara vitin e kaluar.

Kompania mëmë e Facebook ka investuar miliarda dollarë në ndjekjen e "inteligjencës personale", duke vënë bast se pajisjet dhe elektronika e përparuar do t'u sjellin përfitimet e inteligjencës artificiale përdoruesve individualë.

Edhe pse të ndërtuara në bashkëpunim me Luxottica, gama e re e syzeve është e para që nuk shoqërohet me asnjë nga markat e njohura të firmës së syzeve, si Ray-Ban ose Oakley.

Syzet vijnë në ngjyra dhe forma të reja, duke përfshirë një pamje drejtkëndëshe dhe një koleksion të hollë kornize ovale të projektuar në partneritet me personalitetin e medias Kylie Jenner.

Pajisjet janë gjithashtu syzet e para me inteligjencë artificiale nga Meta që lansohen me Meta AI të mundësuar nga Muse Spark, modeli i parë nga Laboratorët Superintelligence të kompanisë.

Suksesi i syzeve të Metas ka nxitur kompani të tjera teknologjike si Google dhe Apple për të eksploruar zhvillimin e pajisjeve të ngjashme.

Dërgesat globale të “xhamave inteligjentë” arritën në 9.6 milionë njësi vitin e kaluar, me Metan që përbënte rreth 76.1% të totalit, sipas Korporatës Ndërkombëtare të të Dhënave. /Telegrafi/

Valë padish: Meta mbledh më shumë të dhëna nga sa mendoni

18 June 2026 at 10:00


Kush përdor rrjetet sociale e di se të dhënat e tij mblidhen, analizohen dhe shpërndahen – sidomos për reklama të personalizuara.

Por Meta shkon edhe një hap më tej dhe mbledh edhe të dhëna që nuk vijnë fare nga faqet e saj.

"Imagjinoni sikur të hyni në një dyqan dhe një punonjës t'ju vendosë pa u vënë re një mikrofon në supe, i cili pastaj jashtë regjistron bisedat dhe lëvizjet tuaja, te mjeku, në zyrë apo privatisht në dhomën e gjumit,” thotë Daniela Holzinger, kryetare e Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit (VSV).

"Ky është interneti i vitit 2026, pothuajse çdo klikim, çdo kërkim, çdo blerje në internet mund të lexohet nga Meta, madje edhe kundër vullnetit tuaj të shprehur qartë”, shtoi ajo.

"Business Tools” si spiunët e Metës

Ajo që në jetën reale do të shkaktonte tronditje, në internet pothuajse nuk vihet re.

Prej vitesh këto "mikrofona virtualë” dëgjojnë përdoruesit e internetit. Kjo funksionon përmes të ashtuquajturave "Business Tools”.

Këto janë programe të padukshme për përdoruesit, që Meta ua vë në dispozicion kompanive të tjera, si operatorëve të faqeve online ashtu edhe zhvilluesve të aplikacioneve.

Premtimi është: me këto mjete, reklamat në Meta mund të optimizohen. Falë tyre, reklamuesit shohin se sa të suksesshme janë reklamat e tyre në Facebook ose Instagram dhe mund të përshtatin strategjitë.

Sipas Max Baumeister, këto mjete janë projektuar në mënyrë të tillë që nuk mund të shmangen.

"Edhe nëse keni studiuar informatikë dhe përpiqeni maksimalisht, thjesht nuk është e mundur.”

Baumeister është drejtor i zyrës juridike të konsumatorëve BK Baumeister & Kollegen, e cila merret me padi individuale dhe kolektive kundër Metës për shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave.

Të prekur janë të gjithë përdoruesit e internetit, pavarësisht nëse përdorin apo jo Meta-n. Fshirja e llogarisë në Instagram ose Facebook nuk ndihmon.

Një pjesë e madhe e faqeve të internetit është e prekur

Ndërkohë, këto mjete gjenden në faqe të panumërta – nga portale lajmesh dhe blerjesh me shumë vizitorë, deri te faqet e takimeve dhe ato erotike.

"Vlerësimet tregojnë se këto përdoren në të paktën 30 deri në 40 për qind të faqeve të internetit në botë dhe në shumicën e 100 faqeve më të vizituara në Gjermani,” konstatoi Gjykata e Landit në Berlin II.

Çdo klikim dhe çdo të dhënë e futur në faqe që nuk janë të Metës përfundon te Meta – ruhet, analizohet dhe shpërndahet, pa u ditur se ku: emra, adresa emaili, numra telefoni, hobi, status familjar, bindje politike, probleme psikologjike, prirje seksuale – lista është e pafund.

"Çdo përdorues mund të identifikohet individualisht nga Meta në çdo moment sapo viziton faqe të treta ose përdor një aplikacion, edhe nëse nuk është futur përmes llogarisë së tij në Instagram apo Facebook,” thuhet në një vendim të Gjykatës së Landit në Leipzig.

Meta refuzoi të komentojë për DW mbi paditë dhe akuzat për shkelje të të drejtave të privatësisë.

Shanset e padive për sukses

Ndërkohë, shumë njerëz janë ndërgjegjësuar dhe po kundërshtojnë këtë "mikrofon virtual”.

"Në Gjermani, Meta përballet tani me një valë të madhe kërkesash për dëmshpërblim.” Deri në mars 2026, rreth 91.500 përdorues të Facebook-ut dhe/ose Instagramit i janë bashkuar padisë kolektive, sipas Stiftung Warentest. Edhe 300.000 persona të tjerë kanë angazhuar avokatë përmes portalit meta-klage.de.

Vetëm në Gjermani, rreth 50 milionë vetë kanë llogari në Meta dhe mund t'i bashkohen padisë.

Në fillim, rreth 90 për qind e proceseve janë humbur nga paditësit, sipas Baumeister, sepse çështja është shumë komplekse dhe kompanitë e mëdha përdorin dokumente të gjata dhe të ndërlikuara për ta bërë më të vështirë për gjykatat trajtimin e çështjes.

Megjithatë, deri tani nëntë nga 22 gjykatat e larta rajonale në Gjermani kanë vendosur në favor të paditësve.

"Gjykatat në Gjermani e kanë dënuar Meta-n në rreth 1000 raste me dëmshpërblime deri në 10.000 euro dhe pothuajse gjithmonë edhe për ndalimin dhe fshirjen e të dhënave,” thotë Stiftung Warentest.

Dëmshpërblimet ndryshojnë shumë sipas gjykatave

Shuma e dëmshpërblimit nuk është uniforme. Gjykatat në Mainz dhe Ellwangen kanë dhënë nga 10.000 euro secila. Gjykata e Lartë në Dresden vendosi në shkurt 2026 që Meta të paguajë 1500 euro për person. Ndërsa në dhjetor 2025, Gjykata e Lartë në Mynih e konsideroi të drejtë vetëm 750 euro.

Vendimet ende nuk janë përfundimtare. Tani pritet vendimi i Gjykatës Federale të Drejtësisë (BGH) në Karlsruhe, i cili pritet vitin e ardhshëm dhe do të vendosë një standard për gjykatat e tjera.

Efekt i mundshëm në vendet e tjera të BE-së

Janë kryesisht përdorues gjermanë që po ndërmarrin hapa ligjorë kundër Metës. Padi të ngjashme ka edhe në Austri. Megjithatë, vendimi i BGH mund të ketë ndikim edhe përtej Gjermanisë, pasi është një nga gjykatat më të rëndësishme në Evropë.

Në skenarin më të mirë për paditësit, Meta do të detyrohet të paguajë dëmshpërblim dhe të ndalojë mbledhjen e të dhënave.

Megjithatë, zbatimi i vendimeve kundër një kompanie të huaj si Meta, me seli në Irlandë, është i ndërlikuar. Meta fiton rreth 50 miliardë euro në vit në Evropë – gati një miliard euro në javë. Sipas Baumeister: "Meta e zvarrit çështjen dhe përfiton sa kohë nuk ka masa efektive për ta ndaluar.”

Edhe "bashkëpërgjegjësit” mund të mbajnë përgjegjësi

Një vendim i BGH mund të prekë edhe kompanitë që përdorin këto instrumenta në faqet e tyre. Edhe pse deri tani është paditur vetëm Meta, pa këto kompani një mbledhje kaq e gjerë e të dhënave nuk do të ishte e mundur.

"Gjykata Evropiane ka përcaktuar se ekziston përgjegjësi e përbashkët midis operatorëve të faqeve dhe Metës,” thotë Baumeister. Shumë prej tyre janë kompani të mesme që do të preken shumë më tepër nga gjobat sesa Meta. Nëse ato ndalojnë pjesëmarrjen, i gjithë sistemi do të ndalet. /DW/

Facebook e ndryshon plotësisht pamjen?

17 June 2026 at 21:31


Meta Platforms ka prezantuar funksione të reja të bazuara në inteligjencën artificiale në Facebook, duke synuar të ndryshojë mënyrën se si përdoruesit kërkojnë informacione, krijojnë përmbajtje dhe ndërveprojnë në platformë.

Një nga risitë kryesore është AI Mode, një mënyrë e re kërkimi që përdor teknologjinë e inteligjencës artificiale për t’u dhënë përdoruesve përgjigje të drejtpërdrejta, në vend që të shfaqë vetëm një listë me rezultate. Funksioni mbështetet në përmbajtje publike nga platformat e Meta-s, përfshirë postimet, grupet dhe videot Reels.

Sipas kompanisë, përdoruesit mund të bëjnë pyetje në gjuhë natyrale dhe të marrin përgjigje të krijuara nga AI, bazuar në diskutimet dhe përvojat që njerëzit kanë ndarë publikisht në Facebook dhe shërbime të tjera të Meta-s. Kjo qasje është e ngjashme me mënyrën se si kompanitë e mëdha të teknologjisë, përfshirë Google, po integrojnë inteligjencën artificiale në kërkimet online.

Përveç kërkimit me AI, Meta ka shtuar edhe mjete të reja për përpunimin e fotografive dhe videove. Përdoruesit do të mund të ndryshojnë pamjen e fotove, të krijojnë kolazhe dhe të përdorin efekte të reja të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

Një tjetër funksion i ri është asistenti i inteligjencës artificiale për krijuesit e përmbajtjes, i cili mund të japë sugjerime për publikime, të analizojë reagimet e audiencës dhe të ndihmojë në krijimin e ideve të reja.

Meta thotë se këto ndryshime synojnë ta bëjnë Facebook-un më të dobishëm dhe më interaktiv, ndërsa kompania vazhdon garën me rivalët në fushën e inteligjencës artificiale.

Megjithatë, përdorimi i përmbajtjeve publike nga përdoruesit për krijimin e përgjigjeve nga AI ka ngritur edhe pyetje për saktësinë e informacionit dhe mënyrën se si trajtohen të dhënat e publikuara online. /Telegrafi/

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

15 June 2026 at 21:31


Kompania amerikane e teknologjisë Meta ka prezantuar një sistem të ri të inteligjencës artificiale të dedikuar për bizneset, i quajtur “Meta Business Agent”. Ai u prezantua në konferencën Conversations në Londër dhe synon të automatizojë aktivitetet e përditshme të kompanive.

Agjenti i ri mund të komunikojë me klientët, të caktojë takime, të përpunojë porosi dhe madje të ndihmojë në realizimin e shitjeve përmes aplikacioneve si WhatsApp, Messenger dhe Instagram.

Sipas Metës, më shumë se një milion biznese tashmë kanë përdorur versionet e mëparshme të chatbotëve të saj, ndërsa mjeti i ri do të jetë i disponueshëm për kompani të të gjitha madhësive në mbarë botën.

Agjenti mund t’u përgjigjet pyetjeve të klientëve, të ofrojë informacione për produkte dhe shërbime, të identifikojë klientë potencialë dhe t’ua kalojë punonjësve rastet më komplekse.

Njëkohësisht, Meta ka prezantuar edhe një platformë të re që u mundëson kompanive të ndërtojnë agjentët e tyre të inteligjencës artificiale dhe t’i lidhin me sisteme të tjera biznesi, përfshirë platformat e tregtisë elektronike dhe shërbimit ndaj klientit.

Ky hap shihet si përpjekja më e re e Metës për të konkurruar me kompanitë kryesore të inteligjencës artificiale në tregun e zgjidhjeve për bizneset. /Telegrafi/

Facebook jashtë funksionit në mbarë botën, miliona përdorues raportojnë probleme

12 June 2026 at 15:51


Facebook aktualisht po përballet me probleme teknike që kanë prekur miliona përdorues në mbarë botën.

Raportime të ngjashme janë shfaqur edhe për Instagram, duke sugjeruar se ndërprerja mund të prekë disa nga shërbimet e kompanisë mëmë, Meta.

Ndërkohë, përdoruesit janë drejtuar masivisht në platforma të tjera sociale për të ndarë përvojat e tyre dhe për të konfirmuar se problemi nuk ishte individual.

“Mendova se më kishin hakuar llogarinë”, tha një përdorues.

“Mendova se e kisha humbur faqen time. Ka patjetër një problem me platformën”, shtoi një tjetër.

Një tjetër komentues vuri re se “edhe Instagrami nuk është në rregull”. /Telegrafi/

“Ishte komplot mafioz”, Meta reagon pas lajmit për heqjen e non gratës ndaj Berishës

11 June 2026 at 13:25


Pas deklarimeve publike të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me heqjen e statusit “non grata”, ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar duke ripërsëritur qëndrimet e tij të mëparshme për zhvillimet politike dhe institucionale në vend.

Meta thekson se nuk ndryshon qëndrimin e mbajtur vite më parë, duke iu referuar asaj që ai e cilëson si një “komplot mafioz” që, sipas tij, ka synuar dëmtimin e pluralizmit politik dhe marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më poshtë postimi i plotë i Ilir Metës:

Nuk i heq dot asnjë presje qëndrimit publik që kam mbajtur pesë vite më parë, si President i Republikës, për komplotin mafioz që synonte jo vetëm asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri, por edhe helmimin e marrëdhënieve historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Afera McGonigal shpjegon shumë qartë të gjitha skandalet që korruptuesi i Charles McGonigal financoi për të shkatërruar pluralizmin dhe opozitën në Shqipëri duke keqpërdorur zyrtarë të korruptuar si McGonigal dhe plot të tjerë. /Telegrafi/

Syzet tuaja së shpejti mund ta dinë se kush po kalon pranë jush

7 June 2026 at 10:10


Revista teknologjike Wired ka zbuluar referenca për funksionet NameTag dhe Connections në kodin e aplikacionit Meta AI, të cilat duket se lidhen me teknologjinë e njohjes së fytyrës përmes syzeve inteligjente.

Këto funksione aktualisht janë të çaktivizuara, por kodi i nevojshëm tashmë ndodhet në versionin më të fundit të aplikacionit.

Nëse aktivizohen, syzet mund të analizojnë fytyrat e njerëzve përreth pa pjesëmarrjen ose miratimin e tyre.

Pjesa më interesante është se kompania Meta është përballur edhe më parë me akuza për mbledhjen e të dhënave biometrike.

Pas pagesës së miliarda dollarëve në gjoba, kompania premtoi se do të fshinte një bazë të dhënash që përmbante profile biometrike të më shumë se një miliard njerëzve.

Zbulimi i fundit ka ngritur sërish shqetësime për privatësinë dhe mënyrën se si teknologjitë e inteligjencës artificiale mund të përdoren për identifikimin e personave në hapësira publike. /Telegrafi/

Meta në Skrapar për ceremoninë e varrimit të babait të tij

2 June 2026 at 13:00


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë sot burgun 313 për t’i dhënë lamtumirën babait të tij, Rexhep Meta, që vdiq të hënën në moshën 83-vjeçare.

Top Channel raporton se ish-presidenti ka mbërritur në Skrapar, ku edhe do të zhvillohet ceremonia mortore.

Kjo është hera e parë që Meta lë qelinë që nga arrestimi i tij, teksa siç duket nga pamjet e siguruara nga Hoxha, Meta është i shoqëruar nga disa efektivë të Policisë së Burgjeve.

Meta është lënë të dalë pa pranga në duar, teksa masat e sigurisë nuk duket të jenë tejet të rrepta.

Ndërron jetë babai i Ilir Metës, SPAK i jep leje të dalë nga qelia

1 June 2026 at 14:19


Është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare babai i Ilir Metës, Rexhep Meta.

Avokati i Metës ka kërkuar leje për ditën e nesërme, që kreu i PL të dalë nga qelia dhe të marrë pjesë në ceremoninë mortore të lamtumirës për të atin.

Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxhës, burgjet i kanë kujtuar avokatit se këtë kërkesë duhet t’ia drejtojnë edhe SPAK-ut.

Bëhet me dije jo zyrtarisht se SPAK e ka aprovuar lejen.

Avokati Kujtim Cakrani i tha Anila Hoxhës se kërkesën e kanë depozituar për leje që Meta të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës, e cila do të mbahet në fshatin Çepan të Skraparit.Sakaq, po kryhen procedurat që Meta të lërë institucionin 313 dhe të marrë pjesë në varrimin e të atit. /Tch/

Meta po përgatit katër palë syze të reja me AI - fundi i Ray-Ban Meta?

30 May 2026 at 21:48


Meta është lideri i padiskutueshëm në tregun e ri të syzeve inteligjente të mundësuara nga Al, dhe kjo nuk ka gjasa të ndryshojë edhe pasi Samsung dhe Google t'i bashkohen kësaj fushe.

Ky sukses iu atribuua të paktën pjesërisht partneritetit të Meta-s me EssilorLuxottica.

Tani, Meta duket se po përgatitet të lansojë disa modele të reja syzesh me Al në muajt në vijim.

Sipas dokumenteve, të cilat u raportuan për herë të parë nga Lowpass, Meta po përgatitet të lansojë katër modele të reja.

Ato do të vijnë me emrat e modeleve G4QM, G4QR, G4QB dhe G4QS.

Fatkeqësisht, nuk zbulohen detaje të mëtejshme nga dokumentet e redaktuara shumë.

Por flitet se ndoshta, ky mund të jetë fundi i Ray-Ban Meta. /Telegrafi/

Meta prezanton abonime me pagesë për Facebook, Instagram dhe WhatsApp

30 May 2026 at 07:50


Meta ka njoftuar futjen e planeve të reja me pagesë për platformat e saj kryesore Facebook, Instagram dhe WhatsApp, duke ofruar shërbime shtesë për përdoruesit që zgjedhin t’i abonohen.

Sipas kompanisë, abonimet “Plus” do të sjellin funksione shtesë si statistika më të avancuara, opsione të zgjeruara personalizimi dhe më shumë kontroll mbi përmbajtjen dhe audiencën.

Çmimet pritet të variojnë nga rreth 2.99 deri në 3.99 dollarë në muaj, në varësi të platformës.

Meta thekson se aplikacionet do të vazhdojnë të mbeten falas për përdorimin bazë, ndërsa shërbimet me pagesë synojnë të ofrojnë një eksperiencë më të avancuar për përdoruesit.

Ky hap vjen si pjesë e strategjisë së kompanisë për të rritur të ardhurat përtej reklamave dhe për të financuar investimet në teknologji të reja, përfshirë inteligjencën artificiale. /Telegrafi/

❌