❌

Normal view

Volumi i tregut të faktoringut ra edhe në vitin 2025

5 August 2026 at 11:00

Tregu i produktit financiar të faktoringut u shfaq i dobët edhe për vitin 2025.  Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e faturave të financuara me faktoring ra për të dytin vit radhazi dhe zbriti në 0.94 miliardë lekë, me një rënie prej 27.7% krahasuar me një vit më parë.

Edhe numri total i faturave të financuara nëpërmjet faktoringut pësoi rënie të ndjeshme në 981, nga 1269 që kishin qenë në vitin 2024.

Tregu ngelet në përmasa tejet të vogla, krahasuar me produktet e tjera të financimit.

Në fund të vitit 2025, teprica e portofolit të faktoringut kishte vlerën totale të 480 milionë lekëve, në rritje me 37% krahasuar me një vit më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, aktiviteti i faktoringut është realizuar në masën 77% në tregun vendas dhe kryesisht për financime me garanci, në masën 95%.

Faktoringu në Shqipëri është i rregulluar me një ligj të veçantë që prej vitit 2006, por tregu i këtij produkti nuk ka arritur asnjëherë të rritet në përmasa të rëndësishme.

Faktoringu është produkt financiar që ka në thelb kthimin e llogarive të arkëtueshme të biznesit në likuiditet, përmes shitjes së faturave tek ofruesi i këtij shërbimi financiar. Shitja e faturave i mundëson biznesit likuiditet të menjëhershëm, pa pritur momentin e shlyerjes së faturës nga blerësi i produktit apo shërbimit.

Ky produkt mund të jetë potencialisht me interes për të gjitha bizneset që kanë afate të vonuara të arkëtimit të pagesave për produktet apo shërbimet e tyre.

Teknikisht, faktoringu ofrohet nëpërmjet zbritjes së vlerës së faturës nga financuesi, në formë komisioni, ose përmes pagesës së një norme interesi për periudhën që nga shitja e faturës deri në arkëtimin e saj.

Tregu financiar shqiptar ngelet i dominuar kryesisht nga kredia bankare, ndërsa depërtimi në treg i produkteve alternative të financimit në përgjithësi është modest. Bizneset i plotësojnë nevojat e tyre për likuiditet në shumicën e rasteve me overdrafte apo linja kredie për kapital qarkullues nga bankat tregtare.

Sipas regjistrit të institucioneve financiare jobanka të Bankës së Shqipërisë, aktualisht janë shtatë kompani me licencë për të ofruar shërbimet e faktoringut. Por, megjithatë, për shumicën e subjekteve, faktoringu është aktivitet dytësor, madje një pjesë e tyre nuk kanë një portofol aktiv të këtij produkti.

Licencë për ofrimin e shërbimit të faktoringut kanë edhe pjesa më e madhe e bankave tregtare në vend, por shumica dërrmuese e tyre nuk ofrojnë produkte të faktoringut.

Tre vjet më parë, banka Intesa Sanpaolo Albania u bë e para bankë tregtare që hodhi në treg një produkt të faktoringut, si pjesë e një platforme ndërkombëtare të grupit italian, që synon ta ofrojë faktoringun kryesisht për bizneset e angazhuara në tregtinë e jashtme. Megjithatë, në pasqyrat e saj financiare të vitit 2025, as Intesa Sanpaolo nuk raportonte aktive faktoringu. / E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Volumi i tregut të faktoringut ra edhe në vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Aplikacionet e dietës po ndihmojnë miliona njerëz, por ekspertët paralajmërojnë edhe për rreziqet

5 August 2026 at 10:26

NumĂ«rimi i kalorive, fitimi i medaljeve virtuale, ruajtja e “streak”-ut ditor apo marrja e njoftimeve motivuese janĂ« bĂ«rĂ« pjesĂ« e rutinĂ«s sĂ« miliona pĂ«rdoruesve tĂ« aplikacioneve si MyFitnessPal dhe Noom. KĂ«to platforma nuk ndihmojnĂ« vetĂ«m nĂ« monitorimin e ushqimit, por pĂ«rdorin elementĂ« tĂ« lojĂ«rave pĂ«r t’i mbajtur pĂ«rdoruesit aktivĂ« dhe tĂ« motivuar. MegjithatĂ«, studiuesit po paralajmĂ«rojnĂ« se e njĂ«jta strategji qĂ« krijon zakone tĂ« shĂ«ndetshme mund tĂ« ketĂ« edhe efekte negative pĂ«r disa persona.

Fenomeni njihet si gamification – pĂ«rdorimi i pikĂ«ve, badge-ve, sfidave, objektivave dhe shpĂ«rblimeve pĂ«r tĂ« nxitur sjellje tĂ« caktuara. NĂ« vend qĂ« tĂ« regjistrosh thjesht çfarĂ« ke ngrĂ«nĂ«, aplikacioni tĂ« “shpĂ«rblen” kur arrin objektivat ose tĂ« kujton kur nuk ke regjistruar njĂ« vakt. PĂ«r shumĂ« njerĂ«z kjo funksionon si njĂ« motivim i fortĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar zakone mĂ« tĂ« mira ushqimore.

Por sipas psikologes Isabella Anderberg, e cila studion sjelljen digjitale të dietës në universitetin Flinders në Australi, këto mekanizma mund të ndikojnë negativisht te personat që janë më të prirur ndaj ankthit për peshën apo çrregullimeve të të ngrënit. Një medalje për një seri ditësh mund të krijojë ndjesi suksesi, ndërsa një njoftim që të kujton se nuk ke regjistruar drekën mund të perceptohet si kritikë ose dështim.

Ekspertët ngrenë shqetësime edhe për saktësinë e rekomandimeve. Shumë aplikacione llogarisin nevojat ditore për kalori bazuar në moshën, gjatësinë, peshën dhe objektivin e përdoruesit, por bazat e të dhënave ushqimore nuk janë gjithmonë të sakta. Për më tepër, në disa raste objektivat e kalorive mund të jenë tepër të ulëta, duke krijuar ndjenjë faji kur nuk arrihen dhe duke nxitur sjellje jo të shëndetshme, si kufizimi ekstrem i ushqimit ose ngrënia kompulsive.

Sipas Courtney Simpson, psikologe e specializuar në çrregullimet e të ngrënit, problemi nuk është vetë gamification, por mënyra se si përdoret. Nëse sistemi shpërblen objektiva jo realiste, përdoruesi mund të mbetet i bllokuar në një cikël zhgënjimi dhe presioni psikologjik.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se aplikacionet janë të dëmshme për të gjithë. Për shumë përdorues ato mbeten mjete të vlefshme për të monitoruar ushqimin, aktivitetin fizik apo menaxhimin e sëmundjeve kronike. Studiuesit theksojnë se çelësi është përdorimi i tyre si një udhëzues dhe jo si autoritet absolut.

Rekomandimi i ekspertëve është i thjeshtë: vendosni objektiva realiste, dëgjoni sinjalet e trupit dhe mos e matni suksesin vetëm me numrin e kalorive apo kilogramëve. Në fund, zakonet që zgjasin janë ato që mund të mbahen për muaj e vite, jo ato që sjellin rezultate të shpejta, por të paqëndrueshme./ AP NEWS

The post Aplikacionet e dietës po ndihmojnë miliona njerëz, por ekspertët paralajmërojnë edhe për rreziqet appeared first on Revista Monitor.

NLB, banka që ka interes dhe për tregun shqiptar, pranon humbjen për Addiko Bank, RBI fiton betejën

By: Ornela
5 August 2026 at 10:25

Nova Ljubljanska Banka (NLB) e Sllovenisë nuk arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme të aksionerëve për blerjen e Addiko Bank, duke ia lënë Raiffeisen Bank International (RBI) të Austrisë kontrollin e bankës me prani të gjerë në Europën Juglindore.

Deri në përfundim të periudhës së pranimit, më 29 korrik, në ofertën e NLB-së ishin përfshirë aksione që përfaqësonin 31.22% të kapitalit të emetuar të Addiko-s, nën pragun e kërkuar prej mbi 50%.

“NLB paraqiti njĂ« ofertĂ« plotĂ«sisht transparente, vetĂ«m me pagesĂ« nĂ« para dhe me njĂ« çmim mĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« aksionerĂ«t e Addiko-s. Ne e kuptojmĂ« dhe e respektojmĂ« faktin qĂ« jo tĂ« gjithĂ« aksionerĂ«t e vlerĂ«suan ofertĂ«n nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n mĂ«nyrĂ« dhe nuk e pranuan atĂ«, megjithĂ«se mbetemi tĂ« bindur se shumĂ« nga avantazhet dhe pĂ«rfitimet strategjike tĂ« njĂ« bashkimi tĂ« mundshĂ«m mes dy grupeve mbeten tĂ« pandryshuara”, deklaroi drejtori ekzekutiv i NLB-sĂ«, BlaĆŸ Brodnjak.

NLB, e cila kishte tentuar pa sukses ta blinte Addiko-n edhe në vitin 2024, synonte që përmes marrjes së kontrollit të bankës me seli në Vjenë të hynte në mënyrë të tërthortë në tregun bankar kroat.

Pas dy përmirësimeve të ofertës, NLB ofroi 37 euro për çdo aksion të Addiko-s, kundrejt 26.5 eurove për aksion të ofruara nga RBI. Megjithatë, pavarësisht çmimit më të lartë, oferta e NLB-së nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme.

RBI konfirmoi të hënën se deri më 29 korrik oferta e saj ishte pranuar për 56.16% të aksioneve që përfshiheshin në ofertë, duke kaluar pragun minimal prej mbi 55%.

Oferta e RBI-së mbetet e kushtëzuar nga miratimet e autoriteteve të konkurrencës në Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Bosnjë-Hercegovinë, Ukrainë, Kosovë dhe Shqipëri, jo më vonë se 14 maji 2027. Kushti do të konsiderohet i plotësuar edhe nëse afatet ligjore për shqyrtim përfundojnë pa miratim apo ndalim, ose nëse autoriteti përkatës deklaron se nuk ka kompetencë për ta shqyrtuar transaksionin, shkruan See News.

Pas përfundimit të ofertës, RBI pritet të zotërojë rreth 55.55% të kapitalit aktual të Addiko Bank.

Banka austriake njoftoi gjithashtu se aksionerĂ«t e Addiko-s qĂ« ende nuk e kanĂ« pranuar ofertĂ«n e saj, ose qĂ« mĂ« parĂ« kishin pranuar ofertĂ«n konkurruese tĂ« NLB-sĂ«, do tĂ« kenĂ« edhe tre muaj kohĂ« pĂ«r t’u bashkuar me ofertĂ«n e RBI-sĂ«. Periudha shtesĂ« zgjat nga 3 gushti deri mĂ« 3 nĂ«ntor.

 

Addiko ka 900 mijë klientë në rajon

Addiko Bank ushtron aktivitet në Kroaci, Slloveni, Bosnjë-Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi, ku u shërben rreth 900 mijë klientëve përmes 155 degëve dhe kanaleve digjitale. Banka ofron gjithashtu shërbime bankare digjitale në Rumani.

Ndër aksionerët më të mëdhenj të Addiko-s janë kompania austriake S-Quad Handels- und Beteiligungs, me 9.99%, AikBank e Serbisë dhe Gorenjska Banka e Sllovenisë, të cilat zotërojnë së bashku 9.69%, Alta Group e Serbisë me 9.63%, si dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me 8.40%.

PĂ«r RBI-nĂ«, blerja e Addiko-s do tĂ« pĂ«rbĂ«nte njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« rritur pjesĂ«n e tregut nĂ« Kroaci dhe pĂ«r t’u rikthyer nĂ« tregun slloven.

NĂ«se transaksioni pĂ«rfundon me sukses, RBI planifikon t’ia shesĂ« Alta Group filialet e Addiko-s jashtĂ« Bashkimit Europian, pĂ«rmes njĂ« marrĂ«veshjeje ndarjeje tĂ« aktivitetit. KĂ«tu pĂ«rfshihen dy banka nĂ« BosnjĂ«-HercegovinĂ«, njĂ« nĂ« Serbi dhe njĂ« nĂ« Mal tĂ« Zi.

RBI tashmë ka filiale në Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi, ndërsa Alta Group, që e kishte përfshirë pjesëmarrjen e saj në ofertën e RBI-së, ushtron aktivitet bankar në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Oferta më e lartë e NLB-së nuk mjaftoi

Edhe pse ishte më tërheqëse financiarisht, oferta e NLB-së mbështetej kryesisht nga investitorë financiarë, përfshirë Brandes Investment Partners me seli në SHBA, BERZH-in dhe Wellington Management.

Megjithatë, kushtet paraprake dhe nevoja për një numër të madh miratimesh rregullatore ngritën dyshime për mundësinë e përfundimit me sukses të transaksionit. Shqetësimi ishte veçanërisht i madh në Kroaci, ku NLB përballet me çështje gjyqësore të trashëguara që lidhen me depozitat e vjetra në valutë.

Nga ana tjetër, disa investitorë që mbështetën ofertën e NLB-së, përfshirë Brandes, ngritën shqetësime për strukturën e ofertës së RBI-së. Sipas tyre, marrëveshja e RBI-së me Alta Group mundësonte që oferta të kishte sukses pa mbështetjen e shumicës së aksionerëve që nuk kishin lidhje as me RBI-në dhe as me Alta Group.

Brandes ka pretenduar se Alta Group mund të ruajë një interes ekonomik efektiv në rreth 29.6% të Addiko-s, përmes aksioneve të drejtpërdrejta dhe marrëveshjeve për blerjen e aksioneve.

Përveç pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë prej 9.63%, Alta Group zotëron edhe katër instrumente financiare që përfaqësojnë 19.96% të kapitalit të Addiko Bank.

Javën e kaluar, të katër anëtarët e bordit drejtues të Addiko-s i përfshinë aksionet e tyre në ofertën e blerjes të paraqitur nga RBI, përfundon artikulli i See News.

 

NLB, interes pwr tw hyrw nw tregun shqiptar

Grupi bankar slloven Nova Ljubljanska Banka (NLB) ka ambicie serioze për të hyrë edhe në tregun financiar shqiptar.

BlaĆŸ Brodnjak, kryetar i bordit menaxhues (CEO) i grupit bankar slloven, ka deklaruar nĂ« njĂ« intervistĂ« tĂ« mĂ«parshme pĂ«r Monitor se hyrja nĂ« tregun shqiptar do tĂ« plotĂ«sonte praninĂ« rajonale tĂ« NLB-sĂ« dhe do tĂ« forconte rrjetin e integruar financiar tĂ« bankĂ«s nĂ« tĂ« gjithĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor.

Sipas tij, kjo ndërlidhje mund të mbështeste më tej flukset ndërkufitare të kapitalit dhe ta poziciononte grupin NLB si një lidhje kyçe midis tregjeve rajonale, duke vepruar gjithashtu si një nga qendrat kryesore për investitorët ndërkombëtarë në rajon dhe investitorët vendas në botë.

Ai shprehet se NLB vepron sipas një modeli bankar universal, me një gamë të zgjeruar shërbimesh, nga bankat me pakicë dhe korporata deri te zgjidhjet e investimeve, sigurimeve dhe këshillimit.

Kjo do të thotë se fokusi i NLB shtrihet edhe përtej sektorit bankar dhe është i hapur për të eksploruar mundësi në fusha të tjera të sektorit financiar, duke përfshirë sigurimet apo menaxhimin e aseteve. Kapaciteti i NLB për të blerë institucione financiare vlerësohet deri në 4 miliardë euro vlerë asetesh të ponderuara me risk.

 

“Banka sllovene NLB do tĂ« hyjĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r tĂ« plotĂ«suar praninĂ« tonĂ« rajonale”

The post NLB, banka që ka interes dhe për tregun shqiptar, pranon humbjen për Addiko Bank, RBI fiton betejën appeared first on Revista Monitor.

Yield-et e obligacioneve 15-vjeçare rriten më tej, në nivelin më të lartë prej nëntorit 2024

5 August 2026 at 10:00

Yield-et e obligacioneve 15-vjeçare shënuan një rritje të mëtejshme në ankandin e kësaj jave.

Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë,  yield-i uniform i pranuar u rrit në 6.35%, nga 6.22% që kishte qenë në ankandin e fundit, të muajit qershor.

Yield-i këtyre instrumenteve është gjithashtu në rritje nga niveli prej 5.95% ku qëndronte një vit më parë. Aktualisht, yield-i i obligacioneve 15-vjeçare ka arritur nivelin më të lartë që prej nëntorit të vitit 2024.

Në ankand u regjistrua rritje e kërkesës së investitorëve, ndryshe nga sa ka ndodhur përgjithësisht në muajt e fundit, kur ankandet e titujve afatgjatë janë karakterizuar nga një kërkesë më e ulët e investitorëve.

Ndërkohë, në ankandin e kësaj jave shuma totale e kërkesave ishte rreth 3.8 miliardë lekë, nga 1.5 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim.

Ministria e Financave vendosi ta shfrytëzojë kërkesën e lartë dhe e rriti shumën e emetimit në 1.72 miliardë lekë.

Veçanërisht pas tremujorit të dytë, yield-et e titujve qeveritarë kanë shfaqur një tendencë në rritje, sidomos në instrumentet me maturim më afatgjatë.

Konflikti në Lindjen e Mesme shkaktoi rritje të inflacionit dhe forcoi pritshmëritë e tregjeve për një rritje të normave të interesit. Deri tani, Banka e Shqipërisë nuk e ka rritur ende normën bazë, megjithëse inflacioni ka arritur në 3.2%, ndërsa inflacioni bazë është në nivele më të larta, në 3.5%.

Kjo zgjedhje është motivuar nga pritshmëria për një tejkalim të shpejtë të efekteve të krizës gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Megjithatë, zhvillimet e muajit korrik treguan se një pritshmëri e tillë deri tani nuk po përmbushet dhe çmimet e naftës u rritën përsëri.

Kjo pritet të sjellë rritje të mëtejshme të inflacionit, çka e bën edhe më të ngjashme një rritje të normave të interesit nga Banka Qendrore.

Banka Qendrore Europiane ndërkohë e ndërmori një lëvizje, duke rritur normat referuese me 0.25 pikë përqindje në muajin qershor.

Përveç rikalibrimit të pritshmërive të investitorëve, rritja e yield-eve në muajt e fundit mund të shpjegohet me uljen e pjesëmarrjes së tyre në ankande.

Një tendencë e tillë pjesërisht lidhet me një ulje graduale të blerjeve nga bankat, që janë investitorët kryesorë në titujt e borxhit qeveritar dhe me pritshmëri më të larta për rritje të normave të interesit në muajt e ardhshëm.

Yield-et e titujve qeveritarë në përgjithësi janë hallka e parë dhe më e shpejtë ku transmetohen lëvizjet e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

Një rritje e yield-eve nuk do të reflektohej vetëm në koston e huamarrjes së qeverisë, por më tej edhe në interesat e kredive të sektorit privat./ E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

The post Yield-et e obligacioneve 15-vjeçare rriten më tej, në nivelin më të lartë prej nëntorit 2024 appeared first on Revista Monitor.

Termocentralet me qymyr vijojnë shkeljet e kufijve të ndotjes, pavarësisht afateve ligjore

5 August 2026 at 09:10

Termocentralet me qymyr në Ballkanin Perëndimor emetuan dioksid squfuri mbi gjashtë herë më shumë se kufijtë ligjorë në vitin 2025, ndërsa ndotja nga pluhurat arriti nivelin më të lartë që nga hyrja në fuqi e rregullave aktuale të emetimeve tetë vjet më parë, sipas një raporti të publikuar më 23 qershor nga organizata mjedisore Bankwatch.

Raporti, edicioni mĂ« i fundit i vlerĂ«simit vjetor “Comply or Close”, tregon se termocentralet e vjetra nĂ« BosnjĂ«-HercegovinĂ«, KosovĂ«, MaqedoninĂ« e Veriut dhe Serbi vazhdojnĂ« tĂ« shkelin kufijtĂ« e ndotjes tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ« Traktatin e Komunitetit tĂ« EnergjisĂ«, pavarĂ«sisht paralajmĂ«rimeve shumĂ«vjeçare dhe procedurave tĂ« shumta ligjore.

Sipas Bankwatch, emetimet e dioksidit tĂ« squfurit (SO₂) nga centralet e pĂ«rfshira nĂ« Planet KombĂ«tare pĂ«r Uljen e Emetimeve (NERP) ishin gjithsej 6.6 herĂ« mbi kufirin e lejuar nĂ« vitin 2025, duke shĂ«nuar shkeljen mĂ« tĂ« madhe relative qĂ« nga hyrja nĂ« fuqi e kontrolleve tĂ« ndotjes nĂ« vitin 2018.

Edhe emetimet e oksideve të azotit (NOx) mbetën mbi kufijtë ligjorë, ndërsa ndotja nga pluhurat u përkeqësua ndjeshëm, duke arritur 2.9 herë mbi kufirin e lejuar, nga 1.9 herë një vit më parë.

Gjetjet nxjerrin në pah koston e vazhdueshme mjedisore dhe shëndetësore të varësisë së rajonit nga qymyri, ndërkohë që presioni ekonomik nga politikat e Bashkimit Europian për karbonin dhe amortizimi i infrastrukturës po e bëjnë këtë burim energjie gjithnjë e më pak të leverdishëm ekonomikisht.

“Nivelet e ndotjes, tetĂ« vjet pas afatit pĂ«r zbatimin e DirektivĂ«s pĂ«r Impiantet e MĂ«dha tĂ« Djegies, mbeten alarmante”, thuhet nĂ« raport.

BosnjĂ«-Hercegovina regjistroi pĂ«r tĂ« dytin vit radhazi emetimet mĂ« tĂ« larta tĂ« dioksidit tĂ« squfurit nĂ« rajon. Termocentralet e saj çliruan 196,940 tonĂ« SO₂, ose 12.7 herĂ« mbi kufirin kombĂ«tar. Serbia renditet e dyta, me 177,756 tonĂ«, ose 5.1 herĂ« mbi kufirin ligjor.

Ndotësi më i madh individual në rajon mbeti termocentrali Ugljevik në Bosnjë-Hercegovinë, i cili emetoi 115,079 tonë dioksid squfuri, niveli më i lartë që nga hyrja në fuqi e rregullave aktuale. Sipas raportit, situata është veçanërisht shqetësuese sepse centrali tashmë është pajisur me sistem për desulfurizimin e gazrave, duke ngritur pikëpyetje se përse ndotja mbetet kaq e lartë.

Bankwatch thotë se operatori i centralit ka pranuar se sistemi i desulfurizimit nuk funksionon siç duhet, pasi përdorimi i tij përbën një barrë ekonomike, duke hedhur dyshime nëse investimi prej 85 milionë eurosh për kontrollin e ndotjes do të përdoret ndonjëherë plotësisht.

“Emetimet e SO₂ nga Ugljeviku janĂ« rritur qĂ« nga viti 2022”, thekson raporti.

Pesë njësi të termocentraleve tejkaluan kufijtë individualë të dioksidit të squfurit me më shumë se dhjetëfish gjatë vitit 2025. Mes tyre ishin njësitë Bitola B1, B2 dhe B3 në Maqedoninë e Veriut, si edhe Ugljevik, Gacko dhe Kakanj 6 në Bosnjë-Hercegovinë.

Ndërkohë, ndotja nga pluhurat u përkeqësua ndjeshëm, kryesisht për shkak të termocentralit Bitola në Maqedoninë e Veriut. Bankwatch raportoi se emetimet e pluhurit në vend u dyfishuan krahasuar me vitin 2024. Vetëm njësitë e Bitolës emetuan 7,675 tonë pluhur, më shumë sesa kufiri i lejuar për të katër vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku.

Raporti thekson se centrali “i vetĂ«m tejkaloi shumĂ«n e kufijve tĂ« lejuar tĂ« NERP pĂ«r pluhurat pĂ«r tĂ« katĂ«r vendet”.

Termocentrali Gacko në Bosnjë-Hercegovinë mbeti shkelësi më i madh në raport me kufirin ligjor për pluhurat, duke emetuar 15.1 herë më shumë se niveli i lejuar, megjithëse me një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë.

Edhe emetimet e oksideve të azotit (NOx) vijuan të tejkalojnë kufijtë ligjorë. Totali i emetimeve nga termocentralet e mbuluara nga planet e reduktimit ishte 1.4 herë mbi nivelin e lejuar, njësoj si në vitin 2024.

Termocentrali Nikola Tesla B në Serbi regjistroi emetimet më të larta absolute të NOx, me 11,247 tonë, ndërsa Kosova A mbeti ndotësi më i madh në raport me kufirin e lejuar.

PĂ«rtej termocentraleve tĂ« mbuluara nga planet pĂ«r uljen e emetimeve, raporti evidenton edhe funksionimin e paligjshĂ«m tĂ« disa njĂ«sive tĂ« vjetra me qymyr qĂ« duhej tĂ« ishin mbyllur sipas pĂ«rjashtimeve tĂ« njohura si “opt-out”.

Këto përjashtime u lejonin centraleve të vjetra të punonin vetëm për një numër të kufizuar orësh përpara mbylljes së detyrueshme. Afati përfundoi në fund të vitit 2023, por termocentrale në Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi vazhduan të operonin gjatë gjithë vitit 2025.

Termocentrali Pljevlja nĂ« Mal tĂ« Zi, i cili ka kaluar njĂ« proces tĂ« debatueshĂ«m modernizimi, mbetet nĂ«n vĂ«zhgim. “Pljevlja po operon nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme qĂ« nga fundi i vitit 2020”, thuhet nĂ« raport, duke shtuar se nuk ka prova tĂ« qarta qĂ« modernizimi e ka sjellĂ« centralin nĂ« pĂ«rputhje me standardet.

Edhe njësitë Tuzla 4, Kakanj 5, Morava dhe Kolubara A vazhdojnë të funksionojnë më shumë se dy vjet pas afatit të mbylljes.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka hapur disa procedura shkeljeje ndaj vendeve përkatëse. Megjithatë, sipas Bankwatch, autoritetet kombëtare nuk kanë vendosur asnjë gjobë ndaj operatorëve të termocentraleve.

“TetĂ« vjet pas skadimit tĂ« afatit pĂ«r zbatimin e DirektivĂ«s pĂ«r Impiantet e MĂ«dha tĂ« Djegies nĂ« Komunitetin e EnergjisĂ«, autoritetet kombĂ«tare nuk kanĂ« gjobitur asnjĂ« operator termocentrali pĂ«r kĂ«to shkelje”, pĂ«rfundon raporti.

The post Termocentralet me qymyr vijojnë shkeljet e kufijve të ndotjes, pavarësisht afateve ligjore appeared first on Revista Monitor.

Jo vetëm të BE, turizmi po rrit dhe bujqësinë e fqinjëve, zgjerohen importet e ushqimeve nga rajoni

5 August 2026 at 06:02

Teksa prodhimi vendas bujqësor po thellon rënien nga viti në viti, kërkesa në rritje për ushqime po nxit jo vetëm ekonominë e Bashkimit Europian, por dhe atë të vendeve fqinjë.

Të dhënat e INSTAT për 6-mujorin e parë 2026 tregojnë se importet e ushqimeve në sasi pësuan rritje vjetore me 14%, teksa importet Kroacia dhe Moldavia sollën shtesën më të madhe, kryesisht nga sasitë më të lartë të drithërave dhe zarzavateve.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« tregtisĂ« sĂ« jashtme, importet nga vendet e pĂ«rfshira nĂ« tabelĂ« arritĂ«n nĂ« rreth 716 mijĂ« tonĂ«, nga 628.2 mijë  tonĂ« nĂ« janar–qershor 2025, ose 14% mĂ« shumĂ« .

Rritja nuk ka ardhur vetëm nga partnerët tradicionalë tregtarë, por edhe nga një shtim i shpejtë i importeve nga disa vende që më parë kishin një peshë të kufizuar në furnizimin e tregut shqiptar.

 

Rriten importet nga Europës Lindore dhe vendet e rajonit

Shtesa më e madhe në sasi e ushqimeve  u regjistrua nga Kroacia. Importet nga ky vend u rritën nga 4200 tonë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 në 26,400 tonë në të njëjtën periudhë të vitit 2026. Në terma absolutë, rritja ishte rreth 22 mijë tonë ose 526%. Vetëm Kroacia gjeneroi afërsisht një të katërtën e rritjes së përgjithshme të importeve të evidentuara në tabelë. Rritja u dominua nga drithërat.

Një zgjerim edhe më i fortë në përqindje u shënua nga Moldavia. Importet nga ky vend u rritën nga vetëm 376 tonë në më shumë se 20.1 milionë kilogramë. Shtesa vjetore ishte rreth 19.8 mijë tonë, me një rritje prej mbi 52 herësh, kryesisht nga drithërat.

Rritje të konsiderueshme pati edhe nga Ukraina, me rreth 12.2 milionë kilogramë më shumë, duke arritur në 26.7 milionë kilogramë. Importet nga Maqedonia e Veriut u shtuan me 11.5 milionë kilogramë, ose 71%, ndërsa ato nga Greqia u rritën me rreth 11 milionë kilogramë, ose 14%. Rritja nga këto vende u dominua nga drithërat, zarzavatet dhe bulmeti.

Këto pesë vende së bashku sollën një shtesë prej rreth 76.6 milionë kilogramësh, duke përbërë pjesën dërrmuese të rritjes vjetore.

Të dhënat tregojnë një zhvendosje të pjesshme të furnizimeve drejt vendeve të Europës Lindore dhe të rajonit. Përveç Kroacisë, Moldavisë, Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut, importet  e ushqimeve u rritën edhe nga Bullgaria me 66%, Hungaria me 44% dhe Rumania me 8%.

Furnizimet nga Mali i Zi u shtuan me 72%. Në të njëjtën kohë, importet nga disa vende më të largëta u rritën ndjeshëm. Nga Brazili u importuan rreth 19 milionë kilogramë, 34% më shumë se një vit më parë. Importet nga Argjentina u zgjeruan me 80%, ndërsa ato nga Ekuadori u rritën me 14%.

Rritja e importeve nga Amerika Latine lidhet zakonisht me produkte të tilla si mishi, drithërat, frutat, sheqeri, kafja dhe produkte të tjera që nuk prodhohen në sasi të mjaftueshme në vend. Megjithatë, për të përcaktuar faktorët konkretë të rritjes kërkohet ndarja e të dhënave sipas grupmallrave.

 

Serbia mbetet furnizuesi kryesor me ushqime i Shqipërisë

Serbia vijoi të ishte vendi nga i cili Shqipëria importoi sasinë më të madhe të ushqimeve (drithërave) në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, me rreth 114.8 mijë tonë.

Megjithatë, importet nga Serbia ranë me afro 19.9 mijë tonë ose 15%, krahasuar me një vit më parë. Kjo ishte tkurrja më e madhe në terma absolutë ndër të gjitha vendet.

Pesha e Serbisë në totalin e importeve të evidentuara zbriti në rreth 16% të totalit, nga mbi 21% që ishte një vit më parë. Rënia sugjeron se një pjesë e drithërave që më parë siguroheshin nga Serbia mund të jetë zëvendësuar nga vende të tjera të rajonit dhe të Europës Lindore.

Italia renditej e dyta, me rreth 98.9 mijë tonë ushqime të importuara pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë. Importet nga Italia u rritën vetëm me 1%, duke treguar një qëndrueshmëri të marrëdhënieve tregtare.

Greqia u rendit e treta, me 88.2 mijë tonë, pas rritjes prej 14%, ndërsa Rusia ishte furnizuesi i katërt, me 59.8 mijë tonë.

Vetëm Serbia, Italia dhe Greqia siguruan së bashku rreth 42% të sasisë së përgjithshme të ushqimeve të importuara nga vendet e listuara.

Kosova mbeti një furnizues i rëndësishëm, me rreth 32 milionë kilogramë, por importet prej saj u rritën vetëm me 1%. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut e zgjeroi ndjeshëm praninë në tregun shqiptar, duke arritur në 27.5 milionë kilogramë.

 

Turizmi rriti dhe ekonominë e BE

Më herët, të dhënat e Eurostat bënë të ditur se bumi i turizmit dhe dobësia e prodhimit vendas në Shqipëri kanë shtuar importet dhe vlerën e krijuar në vendet e BE-së. Sipas të dhënave të Eurostat, konsumi dhe investimet në Shqipëri po krijojnë një ndikim gjithnjë e më të madh në ekonominë e Bashkimit Europian.

Në vitin 2024, kërkesa përfundimtare nga Shqipëria gjeneroi rreth 3.13 miliardë euro vlerë të shtuar dhe mbështeti afro 48.8 mijë vende pune në vendet e BE-së, sipas të dhënave të reja të Eurostat.

Nëse krahasohet me një Prodhim të Brendshëm Bruto të Shqipërisë prej rreth 26 miliardë eurosh, vlera e shtuar që kërkesa shqiptare gjeneron në BE është e barabartë me afërsisht 12% të madhësisë së ekonomisë shqiptare.

Vlera e shtuar e gjeneruar në BE u rrit nga rreth 1.56 miliardë euro në vitin 2010 në 3.13 miliardë euro në vitin 2024, duke u dyfishuar gjatë periudhës. Rritja e fortë e vlerës së shtuar që kërkesa shqiptare gjeneron në BE përkon me bumin e turizmit dhe shtimin e importeve.

Zgjerimi i numrit të vizitorëve ka rritur kërkesën për ushqime, pije, pajisje dhe shërbime, ndërsa kapacitetet e kufizuara të prodhimit vendas, veçanërisht në bujqësi dhe përpunimin ushqimor, kanë bërë që një pjesë e kësaj kërkese të plotësohet nga importet.

 

Turizmi shqiptar rrit ekonominë europiane; Kontributi i Shqipërisë në BE dyfishohet në 3.1 mld euro

 

/ B.Hoxha

 

The post Jo vetëm të BE, turizmi po rrit dhe bujqësinë e fqinjëve, zgjerohen importet e ushqimeve nga rajoni appeared first on Revista Monitor.

15 bashki kanë më pak se 10 mijë banorë, por shkrihen 4 me mbi 25 mijë

5 August 2026 at 06:01

Varianti i propozuar nga Partia Socialiste për reformën e re territoriale, i cili me gjasë do të zbatohet për shkak të votave që mazhoranca ka në Kuvend, tregon se ndarja e re nuk merr në konsideratë vetëm numrin e banorëve.

Partia Socialiste, në draftin që dorëzoi në Kuvend, propozoi konsolidimin e 15 bashkive: Maliq, Dimal, Cërrik, Divjakë, Përrenjas, Patos, Belsh, Rrogozhinë, Klos, Selenicë, Poliçan, Memaliaj, Fushë-Arrëz, Këlcyrë dhe Libohovë.

Propozimi i PS për reformën territoriale: Ulet numri i bashkive nga 61 në 46

Sipas të dhënave të Censit 2023, nga 46 bashkitë që mbeten, 10 kanë më pak se 10 mijë banorë. Mes tyre janë Himara, Dropulli, Përmeti, Kolonja, Tepelena, Memaliaj, Puka, Delvina, Konispoli dhe Pusteci.

Pusteci, me vetëm 1.8 mijë banorë, është bashkia më e vogël në vend, por vijon të ruhet si njësi më vete. Edhe Konispoli, me 4.9 mijë banorë, ka popullsi të përafërt me Fushë-Arrëzin dhe shumë më të vogël se disa prej bashkive që shkrihen.

Analiza e të dhënave të Censit 2023 tregon se riorganizimi nuk kufizohet vetëm te bashkitë me popullsi shumë të vogël.

 

Humbin statusin bashki me mbi 20 mijë banorë

Në listën e njësive që humbasin statusin e bashkisë janë përfshirë edhe bashki relativisht të mëdha, me mbi 20 mijë dhe deri në 31 mijë banorë.

NĂ« total, 15 bashkitĂ« e parashikuara pĂ«r t’u bashkuar me bashki mĂ« tĂ« mĂ«dha kanĂ« rreth 224 mijĂ« banorĂ«, ose afĂ«rsisht 9.3% tĂ« popullsisĂ« sĂ« vendit. Popullsia mesatare e tyre Ă«shtĂ« rreth 15.6 mijĂ« banorĂ«, ndĂ«rsa gjysma kanĂ« mĂ« shumĂ« se 14.8 mijĂ« banorĂ«.

Bashkia më e madhe që pritet të humbasë statusin është Maliqi, me 31 mijë banorë. Ajo renditet e 18-ta ndër 61 bashkitë e vendit për nga numri i popullsisë dhe ka më shumë banorë se 43 bashki të tjera.

Pas Maliqit, njësitë më të mëdha që shkrihen janë Dimali, me 28.1 mijë banorë, Cërriku, me 25.2 mijë, dhe Divjaka, me 24.9 mijë banorë. Këto katër bashki kanë së bashku rreth 109 mijë banorë dhe përbëjnë gati gjysmën e popullsisë së njësive që preken nga reforma.

Në listë përfshihen gjithashtu Përrenjasi, me 18.8 mijë banorë, Patosi, me 18.2 mijë, dhe Belshi, me 17.1 mijë banorë.

Në total, 7 nga 14 bashkitë që shkrihen kanë më shumë se 15 mijë banorë, ndërsa 9 prej tyre kanë mbi 10 mijë banorë.

Bashkitë e tjera të përfshira në variantin e PS-së janë Rrogozhina, me 12.6 mijë banorë, Klosi, me 12.2 mijë, Selenica, me 9.6 mijë, dhe Poliçani, me 8.8 mijë banorë.

Në fund renditen Fushë-Arrëzi, me 4.9 mijë banorë, Këlcyra, me 4.4 mijë, dhe Libohova, me më pak se 2.8 mijë banorë.

 

Konsolidimi rrit madhësinë mesatare të bashkive

Me kalimin nga 61 në 47 bashki, popullsia mesatare teorike për një bashki do të rritej nga rreth 39.4 mijë në mbi 51 mijë banorë.

Në praktikë, rritja do të varet nga mënyra se si territori dhe popullsia e 14 bashkive do të shpërndahen te njësitë pritëse.

Konsolidimi synon të krijojë bashki me administrata më të mëdha dhe me bazë më të gjerë popullsie dhe të ardhurash. Por përfshirja e njësive si Maliqi, Dimali, Cërriku dhe Divjaka tregon se reforma nuk po eliminon vetëm bashkitë që janë bërë të paqëndrueshme për shkak të tkurrjes demografike.

Në disa zona po shkrihen njësi që kanë më shumë banorë se shumë prej bashkive që do të vazhdojnë të ekzistojnë.

Kjo e zhvendos debatin nga pyetja se cilat bashki janë shumë të vogla, te mënyra se si janë zgjedhur qendrat që do të konsolidohen dhe njësitë që do të ruajnë statusin administrativ./ B.Hoxha

 

 

The post 15 bashki kanë më pak se 10 mijë banorë, por shkrihen 4 me mbi 25 mijë appeared first on Revista Monitor.

Online ticket purchases remain rare across the Western Balkans

5 August 2026 at 06:00

Only a small share of people across the Western Balkans buy tickets online for concerts, festivals and other events, according to Eurostat data for 2025.

Serbia recorded the highest rate in the region, with 11.4% of individuals reporting that they had bought event tickets online during the three months before the survey. North Macedonia followed with 10.8%.

Albania ranked next, at 8.6%, ahead of Bosnia and Herzegovina at 7.4%, Kosovo at 7.35% and Montenegro at 6%.

The figures show that online ticket purchases remain limited throughout the Western Balkans. Even Serbia, the regional leader, stood far below the European Union average of 26.8%.

Across the EU, more than one in four people had used the internet to buy tickets for concerts, festivals or other events. In comparison, the rate was roughly one in nine in Serbia and North Macedonia, and fewer than one in 11 in Albania.

Eurostat reported that the EU share increased by 3.8 percentage points compared with 2024, reflecting the growing use of digital platforms and the return of concerts and festivals to Europe’s cultural calendar.

 

 

Wide gap with neighbouring EU countries

The difference between the Western Balkans and nearby EU member states is considerable.

In Greece, 38.9% of individuals had bought tickets online, more than three times the rate recorded in Serbia and more than four times Albania’s level.

The share stood at 28.3% in Croatia and 20.9% in Slovenia. Bulgaria, at 11.4%, was closer to the levels seen in the Western Balkans, while Italy recorded 14.2%, relatively low by EU standards despite its much larger market for concerts and cultural events.

TĂŒrkiye also had a low rate, at 6.2%, below Albania and close to Montenegro.

 

Ireland and Norway lead Europe

Among the European countries covered by the data, Ireland had the highest proportion of people buying event tickets online, at 51.5%.

Norway followed with 50.3%, while the Netherlands recorded 48.1% and Denmark 47.9%. The share was 44.2% in Finland, 42.2% in Switzerland and 38.9% in Greece.

In these countries, online purchasing has become the standard way to secure tickets for concerts, festivals, performances and other events.

Within the European Union, the lowest rates were recorded in Bulgaria, at 11.4%, Romania, at 12.6%, and Italy, at 14.2%.

The data underline a clear digital and consumption gap between the Western Balkans and the more advanced event markets of Northern and Western Europe.

The post Online ticket purchases remain rare across the Western Balkans appeared first on Revista Monitor.

Vetëm 8.6% e shqiptarëve blejnë bileta online për evente, ndër nivelet më të ulëta në Europë

5 August 2026 at 06:00

Vetëm 8.6% e individëve në Shqipëri kishin blerë në internet bileta për koncerte, festivale apo evente të tjera gjatë tre muajve përpara vrojtimit të vitit 2025, sipas të dhënave të Eurostat-it.

Përqindja është shumë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, ku 26.8% e qytetarëve kishin blerë bileta online. Në BE më shumë se një në katër persona përdor internetin për të siguruar bileta për evente, ndërsa në Shqipëri këtë e bën më pak se një në 11 persona.

Eurostat raporton se në krahasim me vitin 2024, pesha e qytetarëve të BE-së që blenë bileta online u rrit me 3.8 pikë përqindje, e nxitur nga zgjerimi i platformave digjitale dhe rikthimi i koncerteve e festivaleve në kalendarin kulturor europian.

 

Shqipëria pas Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

Përdorimi i internetit për blerjen e biletave mbetet i kufizuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Në rajon, përqindjen më të lartë e kishte Serbia, ku 11.4% e individëve kishin blerë bileta online për evente, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 10.8%.

Shqipëria renditej më pas me 8.6%, duke lënë pas Bosnjë-Hercegovinën, me 7.4%, Kosovën me 7.35% dhe Malin e Zi me 6%.

Edhe Turqia kishte një nivel më të ulët se Shqipëria, me 6.2%.

Diferenca është e dukshme edhe me vendet fqinje të BE-së. Në Greqi, 38.9% e individëve kishin blerë bileta online, më shumë se katër herë niveli i Shqipërisë.

Në Kroaci përqindja ishte 28.3%, në Slloveni 20.9%, ndërsa në Bullgari 11.4%. Italia, pavarësisht tregut shumë më të madh të koncerteve dhe aktiviteteve kulturore, kishte një nivel relativisht të ulët për standardet e BE-së, prej 14.2%.

 

Irlanda dhe Norvegjia në krye

Ndër vendet europiane për të cilat ka të dhëna, Irlanda kishte përqindjen më të lartë, me 51.5% të individëve që kishin blerë bileta online.

Pas saj renditej Norvegjia, me 50.3%, Holanda me 48.1% dhe Danimarka me 47.9%. Në Finlandë përqindja ishte 44.2%, në Zvicër 42.2%, ndërsa në Greqi 38.9%.

Në këto vende, blerja online është kthyer në mënyrën kryesore për të siguruar bileta për koncerte, festivale, shfaqje dhe aktivitete të tjera.

Brenda Bashkimit Europian, nivelet më të ulëta u regjistruan në Bullgari, me 11.4%, Rumani me 12.6% dhe Itali me 14.2%.

 

Koncerti i Kanye West tregoi kufijtë e kërkesës vendase

Përdorimi i kufizuar i platformave online për bileta u reflektua edhe në ecurinë e koncertit të këngëtarit Kanye West në Tiranë, një nga më të mëdhenjtë në botë, që rezulton i dhjeti më i dëgjuar në platformën Spotify.

Aktiviteti ishte planifikuar për një audiencë të madhe me 60 mijë persona, përfshirë dhe turistët, por shitjet ecën më ngadalë nga parashikimet.

Organizatorët kishin deklaruar se duhej të shiteshin të paktën 40 mijë bileta që koncerti të ishte ekonomikisht i leverdishëm, ndërsa pak ditë përpara zhvillimit të tij një pjesë e konsiderueshme e vendeve vijonte të ishte e lirë.

 

Pak ditë para koncertit të Kanye West, gjysma e biletave ende të pashitura, kush i mbulon kostot

 

Një nga pengesat ishte çmimi i biletave, që varionte nga 120 deri në 330 euro, nivele të larta në raport me fuqinë blerëse të publikut vendas.

Edhe interesi nga turistët e huaj rezultoi më i dobët se pritshmëritë fillestare, teksa Shqipëria nuk njihet si një vend që organizon evente të përmasave të tilla.

Në ditët e fundit përpara koncertit, qeveria akordoi rreth 4.2 milionë euro për organizimin e aktivitetit, me argumentin e promovimit të turizmit. Financimi u dha në një kohë kur shitjet nuk kishin arritur nivelin e nevojshëm për leverdinë e deklaruar nga organizatorët, duke u paraqitur nga qeveria si një përpjekje për të shpëtuar koncertin dhe bashkë me të dhe imazhin e vendit.

Rasti tregoi vështirësinë e organizimit të eventeve të mëdha vetëm mbi bazën e kërkesës vendase, në një treg ku jo vetëm fuqia blerëse është e ulët, por edhe përdorimi i internetit për blerjen e biletave është më i kufizuari në Europë.

The post Vetëm 8.6% e shqiptarëve blejnë bileta online për evente, ndër nivelet më të ulëta në Europë appeared first on Revista Monitor.

IA ofron një mundësi jetike për ekonomitë në zhvillim në një periudhë të rritjes së dobët ekonomike

4 August 2026 at 16:18

Inteligjenca Artificiale (IA) u mundĂ«son vendeve nĂ« zhvillim tĂ« arrijnĂ« brenda njĂ« dekade atĂ« qĂ«, nĂ« kushte normale, do tĂ« kĂ«rkonte njĂ« shekull, nĂ«se qeveritĂ« veprojnĂ« me shpejtĂ«si pĂ«r tĂ« ngushtuar hendeqet nĂ« energji, lidhjet digjitale, aftĂ«sitĂ« dhe cilĂ«sinĂ« e institucioneve, qĂ« kĂ«rcĂ«nojnĂ« t’i lĂ«nĂ« pas kĂ«to vende, sipas Raportit tĂ« Zhvillimit BotĂ«ror 2026 tĂ« Grupit tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore: Premtimi i InteligjencĂ«s Artificiale.

Sipas raportit të publikuar sot, vendet e punës në ekonomitë me të ardhura të larta kanë më shumë se tre herë gjasa të preken nga automatizimi përmes inteligjencës artificiale gjeneruese sesa ato në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku 4.5% e vendeve ekzistuese të punës janë në rrezik, krahasuar me 14.2% në ekonomitë me të ardhura të larta.

Në të njëjtën kohë, 16.2% e vendeve të punës në ekonomitë në zhvillim mund të përfitojnë rritje të ndjeshme të produktivitetit nga IA, afër nivelit prej 18.7% që pritet në ekonomitë me të ardhura të larta.

Premtimi më i madh për vendet në zhvillim nuk qëndron në zëvendësimin e punëtorëve, por në shumëfishimin e kontributit që ata mund të japin.

“Inteligjenca artificiale u ka dhĂ«nĂ« ekonomive nĂ« zhvillim njĂ« mundĂ«si jetike dhe ato duhet ta shfrytĂ«zojnĂ« atĂ«â€, tha Indermit Gill, ZĂ«vendĂ«spresident i LartĂ« dhe Kryeekonomist i Grupit tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore. “Ato nuk kanĂ« nevojĂ« pĂ«r modele apo qendra tĂ« mĂ«dha tĂ« tĂ« dhĂ«nave pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar nga kjo mundĂ«si.

Duke përshtatur mjete të thjeshta dhe me kosto të ulët të inteligjencës artificiale për kushtet vendore, ekonomitë e këtyre vendeve mund të sigurojnë kujdes më të mirë mjekësor, edukim, shërbime gjyqësore dhe më shumë shërbime bujqësore për miliona njerëz.

Por ato duhet tĂ« veprojnĂ« me shpejtĂ«si: IA po pĂ«rhapet mĂ« shpejt dhe Ă«shtĂ« mĂ« specifike pĂ«r kontekstin vendor sesa teknologjitĂ« e mĂ«parshme me pĂ«rdorim tĂ« gjerĂ«, si energjia elektrike dhe interneti. Raporti i Zhvillimit BotĂ«ror 2026 tregon se si vendet nĂ« zhvillim po i pĂ«rgjigjen kĂ«saj sfide dhe po arrijnĂ« rezultate.”

Raporti është vlerësimi i parë gjithëpërfshirës i ndikimit të IA-së në vendet në zhvillim dhe tregon se si bizneset dhe qeveritë në këto vende kanë filluar ta përdorin atë. Ai vëren se inteligjenca artificiale po ndihmon njerëzit, bizneset dhe qeveritë të zgjidhin probleme, të analizojnë informacionin, të përmirësojnë parashikimet dhe të ofrojnë shërbime për një numër më të madh përfituesish.

Këto aftësi janë veçanërisht të vlefshme në vendet ku profesionistët e kualifikuar, dokumentacioni i besueshëm dhe kapacitetet e institucioneve publike shpesh janë të kufizuara.

Mjetet e IA-sĂ« mund t’i ndihmojnĂ« mjekĂ«t tĂ« diagnostikojnĂ« pacientĂ«t, fermerĂ«t tĂ« marrin vendime mĂ« tĂ« mira pĂ«r prodhimin bujqĂ«sor dhe bizneset tĂ« bĂ«hen mĂ« produktive. Edhe qeveritĂ« mund tĂ« pĂ«rdorin IA pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar mbledhjen e tĂ« ardhurave tatimore, programet e mbrojtjes sociale, reagimin ndaj fatkeqĂ«sive, si dhe ofrimin e shĂ«rbimeve shĂ«ndetĂ«sore dhe arsimore.

Ekonomitë në zhvillim po përjetojnë sot periudhën me rritjen ekonomike mesatare më të dobët të tre dekadave të fundit. Sipas raportit, IA mund të përmirësojë ndjeshëm këtë ecuri përpara fundit të viteve 2020, duke sjellë përfitime të prekshme për njerëzit.

Megjithatë, kjo mundësi nuk është e garantuar. Sistemet më të avancuara të IA-së po zhvillohen nga një numër i kufizuar vendesh dhe kompanish, ndërkohë që shumë ekonomi në zhvillim ende përballen me mungesa në energji, akses në internet, të dhëna, aftësi dhe kapacitete institucionale, të nevojshme për të përdorur IA-në në mënyrë efektive.

Pa veprime të mirëpërcaktuara, inteligjenca artificiale mund të thellojë hendekun midis vendeve, të rrisë pabarazinë brenda tyre, të rrisë përqendrimin e fuqisë në treg, të dobësojë besimin te institucionet publike dhe të krijojë rreziqe të reja për sigurinë, të drejtat dhe kohezionin shoqëror.

Raporti paraqet një rrugë të qartë me tre hapa: të përdoren mjetet që janë tashmë të disponueshme, të përshtaten ato me kushtet vendore dhe, me kalimin e kohës, të përparohet drejt zhvillimit të sistemeve më të avancuara të inteligjencës artificiale.

Kjo qasje e shkallëzuar i ndihmon vendet të shmangin përpjekjet e kushtueshme dhe joefikase për të riprodhuar teknologjitë më të përparuara të IA-së përpara se të krijohen kushtet bazë të nevojshme.

“HapĂ«sira pĂ«r ta bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« siç duhet Ă«shtĂ« e ngushtĂ«â€, tha Gaurav Nayyar, Drejtor i Raportit tĂ« Zhvillimit BotĂ«ror 2026. “Inteligjenca artificiale ofron njĂ« mundĂ«si qĂ« vjen vetĂ«m njĂ« herĂ« nĂ« jetĂ« pĂ«r tĂ« zgjidhur probleme qĂ« kanĂ« mbetur pa zgjidhje pĂ«r breza me radhĂ«.

Vendet nĂ« zhvillim qĂ« ndĂ«rtojnĂ« themelet tani — energji, lidhje digjitale, aftĂ«si dhe institucione — do tĂ« jenĂ« nĂ« pozicionin e duhur pĂ«r ta pĂ«rvetĂ«suar dhe pĂ«rshtatur IA-nĂ« nĂ« dobi tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« tyre.”

Asnjëra prej këtyre nuk mund të realizohet pa investuar fillimisht në elementët bazë. Në vendet e Afrikës nën-Sahariane, gati një e treta e shkollave rurale ende nuk kanë energji elektrike dhe më shumë se dy të tretat nuk kanë akses në internet.

Mbyllja e kĂ«tij hendeku Ă«shtĂ« tashmĂ« njĂ« prioritet — Grupi i BankĂ«s BotĂ«rore po punon me partnerĂ«t pĂ«rmes nismĂ«s Misioni 300 pĂ«r t’u siguruar akses nĂ« energji 300 milionĂ« njerĂ«zve nĂ« AfrikĂ«n nĂ«n-Sahariane deri nĂ« vitin 2030, duke hedhur themelet pĂ«r pĂ«rfshirje mĂ« tĂ« gjerĂ« nĂ« teknologjitĂ« digjitale dhe inteligjencĂ«n artificiale.

Vendet gjithashtu duhet të zgjerojnë aksesin në kapacitetet kompjuterike dhe të përmirësojnë disponueshmërinë e të dhënave vendore, përfshirë në gjuhët vendore, në mënyrë që mjetet e IA-së të përshtaten me nevojat e qytetarëve dhe ekonomive të tyre.

Qeveritë duhet ta bëjnë më të lehtë për ndërmarrjet e reja të tërheqin investime, të testojnë ide dhe të zhvillojnë më tej zgjidhjet që japin rezultat. Shumë nisma pilot të IA-së po zbatohen, por sfida më e madhe është të identifikohen ato që sjellin rezultate. Për këtë do të nevojiten të dhëna më të mira, aftësi më të forta, si dhe kuadër më i qartë prokurimi dhe vlerësimi.

Po aq i rëndësishëm është edhe forcimi i besimit të publikut. Ndërsa inteligjenca artificiale zhvillohet me ritme të shpejta, qeveritë fillimisht duhet të shfrytëzojnë standardet vullnetare të industrisë për të nxitur përdorimin e saj në mënyrë të përgjegjshme, mbështetur në bashkëpunim ndërkombëtar për të parandaluar fragmentimin rregullator.

Kur masat vullnetare nuk mjaftojnë, qeveritë duhet të mbështeten te legjislacioni ekzistues për të trajtuar drejtpërdrejt pasojat negative.

Shërbimet publike të përmirësuara dhe rezultatet më të mira në arsim do të forcojnë besimin, por nëse IA çon në vendime të njëanshme qeveritare ose cenon privatësinë e të dhënave, rikthimi i këtij besimi do të jetë i vështirë, sipas njoftimit zyrtar.

The post IA ofron një mundësi jetike për ekonomitë në zhvillim në një periudhë të rritjes së dobët ekonomike appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria, me konsumin më të ulët të energjisë në banesa në Europë

By: Ornela
4 August 2026 at 15:34

Një banor në Shqipëri konsumon në shtëpi shumë më pak energji se një qytetar mesatar i Bashkimit Europian.

Sipas treguesit të Eurostat për konsumin përfundimtar të energjisë në familje për frymë, Shqipëria regjistroi 220 kilogramë ekuivalent nafte për banor në vitin 2022, viti i fundit për të cilin ka të dhëna të disponueshme për vendin.

Ky është një ndër nivelet më të ulëta, madje më i ulët edhe se vlerat e raportuara së fundmi nga vendet jugore të BE-së.

Niveli i ulët lidhet me klimën më të butë, por edhe me të ardhurat, mundësinë për të përballuar ngrohjen dhe cilësinë energjetike të banesave.

Për krahasim, konsumi mesatar në Bashkimin Europian ishte 507 kilogramë ekuivalent nafte për banor në vitin 2024, rreth 2.7 herë më i lartë se shifra e fundit e Shqipërisë. Treguesi përfshin energjinë e përdorur në banesë për ngrohje, ftohje, gatim, ujë të ngrohtë, ndriçim dhe pajisje elektroshtëpiake, por përjashton transportin.

Megjithatë, niveli i ulët nuk duhet lexuar automatikisht si tregues i eficiencës së lartë energjetike. Eurostat shpjegon se konsumi ndikohet nga klima, madhësia dhe përbërja e familjes, të ardhurat, mënyra e përdorimit të pajisjeve, cilësia e ndërtesave dhe niveli i komfortit termik që familjet dëshirojnë ose kanë mundësi të përballojnë.

Në rastin e Shqipërisë, klima relativisht e butë ul nevojën për ngrohje krahasuar me vendet veriore.

Por konsumi i ulët mund të pasqyrojë gjithashtu faktin që një pjesë e familjeve kufizojnë ngrohjen ose ftohjen për shkak të kostove, ndërsa stoku i ndërtesave ka probleme me izolimin dhe eficiencën.

 

Shqipëria shumë poshtë rajonit

Diferenca është e madhe edhe me vendet e rajonit. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, konsumi përfundimtar i energjisë në familje ishte 519 kilogramë ekuivalent nafte për frymë në vitin 2023, rreth 2.7 herë më i lartë se niveli i fundit i raportuar për Shqipërinë.

Në Kroaci, konsumi arriti në 572 kilogramë për frymë në vitin 2024, ndërsa në Bullgari ishte 305 kilogramë. Diferencat lidhen jo vetëm me temperaturat më të ulëta të dimrit, por edhe me tipologjinë e banesave, sistemet e ngrohjes, përdorimin e drurit, gazit apo ngrohjes së centralizuar dhe nivelin e konsumit të familjeve.

Edhe në vendet më të ngrohta të Europës, konsumi në banesa është përgjithësisht më i lartë se në Shqipëri.

Në vitin 2024, Qipro regjistroi 244 kilogramë ekuivalent nafte për banor dhe Portugalia 275 kilogramë. Malta kishte nivelin më të ulët ndër vendet e BE-së, me 214 kilogramë për frymë, por përsëri mbi vlerën e fundit të Shqipërisë.

 

Familjet europiane po konsumojnë më pak energji

Sipas Eurostat, në të gjithë Bashkimin Europian, konsumi i energjisë në familje ka ardhur në rënie. Në vitin 2024, ai ishte 9% më i ulët se në vitin 2019, duke zbritur në 507 kilogramë ekuivalent nafte për banor.

Në një periudhë më të gjatë, nga viti 2009 deri në vitin 2024, konsumi i përgjithshëm i energjisë nga familjet e BE-së u ul me 13.1%, edhe pse popullsia u rrit me rreth 9 milionë banorë. Eurostat e lidh këtë ecuri kryesisht me përmirësimin e eficiencës së ndërtesave, pajisjeve dhe sistemeve të ngrohjes.

Më shumë se 60% e energjisë që përdorin familjet europiane shkon për ngrohjen e ambienteve. Për këtë arsye, konsumi ndryshon ndjeshëm nga një vit në tjetrin, në varësi të temperaturave të dimrit, ndërsa dallimi mes veriut dhe jugut të kontinentit mbetet i madh.

Vendet veriore dhe qendrore shënojnë nivele shumë më të larta. Austria konsumoi 750 kilogramë ekuivalent nafte për frymë në vitin 2024, Danimarka 692, Estonia 684 dhe Gjermania 628 kilogramë.

NĂ« BelgjikĂ« konsumi ishte 599 kilogramĂ«, ndĂ«rsa nĂ« Çeki 571. Nga ana tjetĂ«r, disa vende kanĂ« ulur ndjeshĂ«m pĂ«rdorimin e energjisĂ« nĂ« familje. Holanda e zbriti konsumin nĂ« 427 kilogramĂ« pĂ«r frymĂ« nĂ« vitin 2024, niveli mĂ« i ulĂ«t i serisĂ« sĂ« saj qĂ« nga viti 2000.

Sipas Eurostat, Holanda dhe Irlanda shënuan përmirësimet më të mëdha gjatë pesë viteve të fundit.

Konsumi i ulët mund të jetë rezultat i banesave më eficientД, klimës së butë dhe sjelljes kursimtare. Por në vendet me të ardhura të ulëta, ai mund të tregojë edhe mungesë të komfortit të mjaftueshëm në shtëpi.

Familjet mund të ngrohin vetëm një dhomë, të përdorin më pak kondicionerin ose të kufizojnë përdorimin e pajisjeve për të mbajtur nën kontroll faturat.

Për këtë arsye, treguesi, sipas Eurostat, duhet parë së bashku me të dhënat për varfërinë energjetike, të ardhurat, cilësinë e banesave dhe mundësinë për ta mbajtur shtëpinë mjaftueshëm të ngrohtë.

Eurostat thekson se energjia e përballueshme është pjesë e Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm 7 dhe një shërbim bazë që duhet të jetë i aksesueshëm për të gjithë. Pas rritjes së fortë të çmimeve të energjisë, kushtet për ngrohjen e banesave në BE u përmirësuan gjatë vitit 2024, por mbetën më të dobëta se përpara krizës energjetike.

The post Shqipëria, me konsumin më të ulët të energjisë në banesa në Europë appeared first on Revista Monitor.

Analiza e Data4X: Këta sektorë po e formësojnë ekonominë e Kosovës

4 August 2026 at 15:30

Kompania Data4x, në një analizë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, ka treguar se cilët sektorë e formësojnë ekonominë e Kosovës. Data4x ka treguar se të dhënat janë analizuar në disa dimensione të ekonomisë.

 

Një analizë e kompanisë Data4X për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 tregon se struktura e ekonomisë së Kosovës po pëson ndryshime, me shërbimet moderne digjitale që po forcojnë gjithnjë e më shumë peshën e tyre, ndërsa tregtia dhe ndërtimtaria, dy prej sektorëve tradicionalisht më të mëdhenj, po shfaqin shenja të ngadalësimit.

Sipas Data4X, analiza është ndërtuar duke harmonizuar të dhëna nga disa institucione dhe burime, përfshirë Administratën Tatimore të Kosovës, Doganën e Kosovës, Bankën Qendrore të Kosovës dhe pasqyrat financiare të bizneseve.

Të dhënat janë analizuar në disa dimensione, përfshirë qarkullimin, punësimin, pagat, eksportet dhe importet, kreditimin, produktivitetin, përqendrimin e tregut dhe zhvillimin e sektorëve ndër vite.

Nga kjo analizë, Data4X ka nxjerrë në pah disa zhvillime që tregojnë se cilët sektorë kanë peshën më të madhe në ekonominë e Kosovës, cilët po rriten më shpejt dhe ku po shfaqen sinjale të ngadalësimit.

 

Punësimi dhe pagat u rritën më shpejt se qarkullimi

Një nga gjetjet kryesore të analizës lidhet me raportin mes qarkullimit të bizneseve, numrit të të punësuarve dhe pagave.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, qarkullimi është rritur me 1.3 për qind, ndërsa punësimi është rritur me 5.6 për qind.

Rritja më e madhe është regjistruar te pagat, të cilat, sipas analizës, janë rritur me 17 për qind.

Kjo do të thotë se numri i punëtorëve dhe shpenzimet për paga janë rritur dukshëm më shpejt sesa të hyrat e bizneseve.

Sipas Data4X, kjo mund të jetë shenjë e presionit në rritje mbi kostot e bizneseve, pasi kompanitë po përballen me rritje të shpenzimeve për fuqinë punëtore, ndërkohë që qarkullimi nuk është rritur në të njëjtin ritëm.

 

Vetëm 336 kompani gjenerojnë 40 për qind të qarkullimit

Një tjetër element që del në pah nga analiza është përqendrimi i madh i aktivitetit ekonomik te një numër relativisht i vogël kompanish.

Sipas Data4X, vetëm 336 kompani gjenerojnë rreth 40 për qind të qarkullimit të të gjitha bizneseve.

Këto kompani kanë gjithashtu peshë të konsiderueshme në sistemin financiar, pasi përbëjnë 56 për qind të kredive afariste.

Të dhënat tregojnë kështu se një pjesë e madhe e aktivitetit ekonomik dhe financimit të bizneseve është e përqendruar te një numër i kufizuar kompanish.

 

 

Shërbimet digjitale, ndër sektorët me zgjerimin më të madh

Një prej zhvillimeve më të rëndësishme të evidentuara nga Data4X është rritja e sektorit të shërbimeve moderne digjitale.

Sipas analizës, ky sektor është rritur ndjeshëm që nga viti 2018 dhe sot përfaqëson një prej fushave me potencialin më të madh të ekonomisë kosovare.

Data4X thotë se shërbimet moderne digjitale janë rritur me 196 për qind, ndërsa në krahasimin afatgjatë me vitin 2018, sektori paraqitet me rritje prej 296 për qind.

Në të njëjtën kohë, sektori ka realizuar rreth 610 milionë euro eksporte, ndërsa përbën rreth 6.1 për qind të importeve.

Në këtë kategori përfshihen aktivitetet e lidhura me teknologjinë informative, zhvillimin e softuerëve, shërbimet online dhe fusha të tjera të ekonomisë digjitale.

Rritja e këtij sektori tregon se ekonomia e Kosovës po krijon gjithnjë e më shumë aktivitet ekonomik jashtë sektorëve tradicionalë, veçanërisht përmes shërbimeve që mund të eksportohen në tregjet ndërkombëtare.

 Nëse krahasimi bëhet me vitin 2018, sektori me rritjen më të madhe sipas të dhënave të prezantuara nga Data4X është akomodimi, arti dhe shërbimet e tjera, me një rritje prej 321 për qind.

Kjo nënkupton se aktiviteti ekonomik në këtë grup sektorësh është rreth 3.2 herë më i madh sesa në vitin 2018.

Pas tij renditen shërbimet moderne digjitale me 296 për qind, industria përpunuese me 273 për qind dhe energjia me 253 për qind.

Ndërtimtaria dhe patundshmëria kanë shënuar rritje prej 245 për qind, transporti dhe logjistika 237 për qind, ndërsa sektorët e tjerë 218 për qind.

Rritjen më të ulët në këtë krahasim e ka shënuar tregtia me shumicë dhe pakicë, me 207 për qind.

Ndërtimtaria mbetet e madhe, por ritmi i rritjes ngadalësohet

Pavarësisht rritjes së sektorëve të rinj, ekonomia e Kosovës vazhdon të mbështetet fuqishëm në sektorët tradicionalë.

Tregtia dhe ndërtimtaria së bashku përbëjnë 54 për qind të ekonomisë, sipas analizës së Data4X.

Megjithatë, analiza vëren se pesha ose ritmi i rritjes së këtyre dy industrive është në rënie.

Kjo është veçanërisht domethënëse për ndërtimtarinë dhe tregtinë, të cilat për vite kanë qenë ndër sektorët kryesorë të aktivitetit ekonomik në Kosovë.

Në anën tjetër, rritja e sektorëve si teknologjia, shërbimet digjitale, industria përpunuese, energjia, akomodimi dhe shërbimet tjera tregon për një ekonomi që gradualisht po zgjerohet në fusha të reja.

 

 

 

 

The post Analiza e Data4X: Këta sektorë po e formësojnë ekonominë e Kosovës appeared first on Revista Monitor.

Mineralet kritike do të marrin prioritet, deri në vitin 2030 synohen 55 mln euro financime

By: Ornela
4 August 2026 at 14:54

Qeveria synon tĂ« rrisĂ« me 50% numrin e lejeve pĂ«r kĂ«rkim–zbulimin e mineraleve kritike deri nĂ« vitin 2040, krahasuar me nivelin e lejeve aktive nĂ« fund tĂ« vitit 2025.

Objektivi Ă«shtĂ« pjesĂ« e projektvendimit “PĂ«r miratimin e StrategjisĂ« KombĂ«tare pĂ«r Zhvillimin e Sektorit Minerar 2026–2040”, tĂ« hartuar nga Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« (MEI).

Pas publikimit te konsultime publike në mesin e muajit dhjetor 2025 nga MIE, projektvendimi është miratuar në mbledhjen e muajit gusht 2026 të këshillit Konsultativ për Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, për të kaluar më pas për miratim në Këshillin e Ministrave.

Strategjia e zhvillimit minerar 2026-2040, 181 mln euro për investimet dhe rrugën drejt BE-së

Projektvendimi parashikon zgjerimin e kërkimeve minerare, përmirësimin e procedurave të licencimit dhe përafrimin e mënyrës së raportimit të rezervave minerare me standardet ndërkombëtare UNFC/JORC.

Gjithashtu, deri në fund të vitit 2027 pritet të miratohet Programi Kombëtar i Kërkimeve Minerare, si një instrument për orientimin e investimeve drejt burimeve strategjike dhe lëndëve të para kritike.

NjĂ« ndĂ«r objektivat kryesore tĂ« strategjisĂ« Ă«shtĂ« rivlerĂ«simi i tĂ« paktĂ«n 80% tĂ« burimeve dhe rezervave kombĂ«tare deri nĂ« vitin 2030, si dhe krijimi i paketave tĂ« standardizuara tĂ« tĂ« dhĂ«nave gjeologjike (“Exploration Data Packages”) pĂ«r tĂ« paktĂ«n 20 zona me potencial, me qĂ«llim tĂ«rheqjen e investitorĂ«ve.

PĂ«rmes strategjisĂ« synohet gjithashtu njĂ« rritje me 30% e investimeve private nĂ« kĂ«rkimet minerare deri nĂ« vitin 2030, pĂ«rmes skemave tĂ« bashkĂ«financimit publik–privat dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« klimĂ«s sĂ« investimeve.

NĂ« relacionin shoqĂ«rues tĂ« dokumentit evidentohen disa sfida qĂ« pengojnĂ« zhvillimin e sektorit. NdĂ«r to pĂ«rmenden mungesa e kĂ«rkimeve tĂ« reja minerare, mungesa e njĂ« programi kombĂ«tar tĂ« koordinuar pĂ«r kĂ«rkim–zbulimin, si dhe shpĂ«rndarja e lejeve minerare pa njĂ« orientim tĂ« qartĂ« mbi bazĂ«n e hartave tĂ« potencialit gjeologjik.

Një tjetër problem lidhet me mungesën e standardizimit të plotë të të dhënave minerare sipas standardeve ndërkombëtare dhe mungesën e një sistemi të konsoliduar për raportimin e rezervave.

Sipas dokumentit, sektori vijon të dominohet nga aktivitetet e lidhura me materialet e ndërtimit, ndërsa prodhimi i mineraleve metalore mbetet modest. Kjo krijon nevojën për një reformim më të thelluar ligjor, institucional dhe mjedisor, me fokus te mineralet kritike.

Strategjia Minerare parashikon njĂ« fazĂ« tĂ« parĂ« investimesh tĂ« shtuara pĂ«r periudhĂ«n 2026–2030, e lidhur edhe me objektivin e integrimit nĂ« Bashkimin Evropian. Sipas dokumentit, financimi i parashikuar nĂ« pĂ«rputhje me StrategjinĂ« KombĂ«tare tĂ« Specializimit Inteligjent arrin nĂ« 5,9 mld lekĂ« ose rreth 55 mln euro pĂ«r 5 vite.

Ky nivel financimi është më i lartë se mesatarja historike e buxhetit të sektorit, ndaj dokumenti parashikon që hendeku financiar të mbulohet përmes fondeve të Bashkimit Evropian, investimeve private dhe mbështetjes së donatorëve ndërkombëtarë.

PĂ«r periudhĂ«n 2031–2040, strategjia parashikon njĂ« fazĂ« konsolidimi, me rritje tĂ« kontrolluar tĂ« buxhetit me rreth 3% nĂ« vit, pĂ«r tĂ« ruajtur kapacitetet institucionale dhe investimet nĂ« infrastrukturĂ«n minerare.

Nëpërmjet kësaj strategjie, qeveria synon ta kthejë sektorin minerar nga një industri e fokusuar kryesisht te shfrytëzimi tradicional i burimeve, në një sektor më të orientuar drejt mineraleve kritike, teknologjive të gjelbra dhe zinxhirëve të furnizimit evropian.

 

The post Mineralet kritike do të marrin prioritet, deri në vitin 2030 synohen 55 mln euro financime appeared first on Revista Monitor.

Çmimi i naftĂ«s me pakicĂ« zbret nĂ« 214 lekĂ« pĂ«r litĂ«r, ulet me 5 lekĂ«

By: Ornela
4 August 2026 at 13:52

Nafta ditën e sotme, në pikat e karburantit me pakicë, është tregtuar me çmim deri në 214 lekë për litër.

Sipas njĂ« vĂ«zhgimi nĂ« terren, nga operatori i pakicĂ«s “Veliaj” nafta Ă«shtĂ« tregtuar me çmim 211 lekĂ« pĂ«r litĂ«r. Nga operatori “Gega Oil” nafta Ă«shtĂ« tregtuar me çmim 214 lekĂ« pĂ«r litĂ«r.

Në raport me ditën e djeshme çmimi i naftës është ulur me 5 lekë për litër.

Pas një stabilizimi në çmime, shtrenjtimi i naftës u rikthye në tregun e pakicës nga mesi i muajit korrik. Në këtë periudhë nafta arriti në nivelet e 198 lekë për litër nga 188 lekë për litër që tregtohej më parë.

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

Pas kësaj brenda 7 ditësh çmimi i naftës u rrit edhe me 8 lekë për litër duke arritur në nivelin e 206 lekëve për litër. Ndërsa çmimi i benzinës mbeti i pandryshuar, duke vijuar të tregtohet me 189 lekë për litër.

Shtrenjtohen me 8 lekë çmimi i naftës, arrin 206 lekë për litër

Rikthimi i shtrenjtimit të naftës u ndikua nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, çka solli një rritje të ndjeshme të çmimit të naftës në bursat e huaja.

Përshkallëzimi i sulmeve risolli bllokime për kalimin e anijeve në kanalin e Hormuzit, përmes së cilit kalon 3/5 e prodhimit botëror.

NĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« çmimi i naftĂ«s “brent crude” kulmoi mĂ« 23 korrik, duke arritur nĂ« nivelin e 100 USD pĂ«r fuçi.

Ditën e sotme në bursa çmimi i naftës ka arritur 83 USD për fuçi, nga 90 USD për fuçi që arriti më 29 korrik.

Burimi: Tregu, Bodi i transparencës

The post Çmimi i naftĂ«s me pakicĂ« zbret nĂ« 214 lekĂ« pĂ«r litĂ«r, ulet me 5 lekĂ« appeared first on Revista Monitor.

Benzina e shtrenjtë po i shtyn konsumatorët drejt makinave elektrike

4 August 2026 at 13:30

Çmimet e larta tĂ« karburantit po ndryshojnĂ« mĂ«nyrĂ«n se si konsumatorĂ«t shpenzojnĂ« paratĂ« e tyre, duke rritur interesin pĂ«r automjetet elektrike, shkruan Reuters.

Në Australi, shpenzimet e familjeve u rritën me 0.8% gjatë muajit qershor, shumë më tepër se parashikimi prej 0.2% i analistëve. Një nga arsyet kryesore ishte rritja e fortë e blerjeve të makinave elektrike.

KonsumatorĂ«t shpenzuan mĂ« shumĂ« pĂ«r automjete me energji tĂ« pastĂ«r, ndĂ«rsa çmimet e larta tĂ« benzinĂ«s po i bĂ«jnĂ« makinat tradicionale mĂ« tĂ« kushtueshme pĂ«r t’u pĂ«rdorur.

Në total, shpenzimet mujore të familjeve australiane arritën në 81.3 miliardë dollarë australianë, ose rreth 56.9 miliardë dollarë amerikanë.

TĂ« dhĂ«nat tregojnĂ« se familjet vazhdojnĂ« tĂ« konsumojnĂ«, pavarĂ«sisht normave tĂ« larta tĂ« interesit dhe kostove mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« kredive. Por mĂ«nyra e shpenzimit po ndryshon: konsumatorĂ«t po orientohen drejt produkteve qĂ« mund t’u ulin faturat nĂ« afat mĂ« tĂ« gjatĂ«.

Rritja e shitjeve të automjeteve elektrike nuk po vërehet vetëm në Australi. Në disa ekonomi të rajonit, importet e makinave elektrike kineze po rriten, ndërsa kërkesa për benzinë po tregon shenja dobësimi.

Koreja e Jugut ka ulur importet e benzinës me rreth 44%, ndërsa ka shtuar me mbi 1 miliard dollarë importet e automjeteve elektrike nga Kina. Edhe Japonia ka regjistruar rritje të fortë të blerjeve të makinave elektrike kineze.

Kjo prirje mund të ndikojë jo vetëm te industria e automobilave, por edhe te tregu i naftës. Sa më shumë automjete elektrike të qarkullojnë në rrugë, aq më e ulët mund të bëhet kërkesa për benzinë.

Për shumë familje, vendimi për të blerë një makinë elektrike nuk lidhet më vetëm me mjedisin. Në kushtet e karburantit të shtrenjtë, ai po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një zgjedhje ekonomike.

 

The post Benzina e shtrenjtë po i shtyn konsumatorët drejt makinave elektrike appeared first on Revista Monitor.

25% e operatorëve aplikuan për subvencionin e naftës, pengesë informaliteti i të vegjëlve

4 August 2026 at 13:00

Më 1 gusht përfundoi afati për aplikimet për subvencionimin e naftës për operatorët e transportit publik. Për shkak të rritjes së çmimit të naftës e ndikuar nga konflikti në Lindjen e Mesme, operatorët përfituan kompensim në masën 50 lekë për litër për naftën e periudhës, mars-prill dhe maj. Por interesi për aplikim ka qenë i ulët.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, nga rreth 140 operatorë në të gjithë vendin (110 operatorë kryejnë aktivitet për linjat ndërqytetase dhe 30 për transportin urban në Tiranë) vetëm 35 kanë dorëzuar aplikimin apo rreth 25% e totalit.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, Dashnor Memaj thotë se operatorët më të vegjël, të cilët disponojnë vetëm një ose dy mjete, nuk kanë mundur të aplikojnë për shkak të mungesës së dokumentacionit që provon shpenzimet për karburant.

Sipas tij, shumë prej tyre nuk disponojnë faturat e nevojshme për të dokumentuar blerjet e naftës, çka i ka përjashtuar nga skema e mbështetjes.

Memaj paralajmëron se kjo situatë pritet të vështirësojë më tej aktivitetin e operatorëve të vegjël.

Skema parashikoi llogaritjen e kompensimit mbi shumën e konsumit të karburantit për periudhën mars, prill, maj 2026, por jo më shumë se sasia e konsumuar për të njëjtën periudhë të vitit 2025, për secilën nga shoqëritë.

Kërkesat dhe dokumentacioni përkatës nga operatorët me qëllim përfitimin e kompensimit janë dorëzuar pranë administratës tatimore.

Por nga ana tjetër rritja e vazhdueshme e çmimit të karburantit ka rënduar sërish kostot operative për kompanitë e sektorit. Për mjetet e transportit p[publik konsumi i naftës është i lartë, dhe kjo vijon të krijojë barrë financiare për operatorët, duke vështirësuar vijueshmërinë normal të aktivitet.

Për rrjedhojë shoqata e transportit publik disa ditë më parë iu drejtuar institucioneve shtetërore me një kërkesë për subvencionim të çmimit të naftës për periudhën qershor-korrik dhe gusht.

“NjĂ« operator i licencuar qĂ« ka aplikuar ka pĂ«rfituar kompensim 50 lekĂ« pĂ«r litĂ«r pĂ«r çmimin deri nĂ« 200 litra naftĂ«s. Kompensimi ka arritur tĂ« mbulojĂ« diferencĂ«n e rritjes sĂ« çmimit tĂ« naftĂ«s. Por çmimet e naftĂ«s kanĂ« pĂ«suar sĂ«rish rritje dhe Ă«shtĂ« e mjaft e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« operatorĂ«ve t’i kompensohet edhe pĂ«r njĂ« tjetĂ«r periudhĂ« 3- mujore. DhĂ«nia e kompensimit do tĂ« ndihmonte nĂ« pĂ«rballimin e kostove shtesĂ« nga rritja e çmimit dhe do tĂ« garantonte vijueshmĂ«rinĂ« normale tĂ« aktivitetit”, pohon Memaj.

Zgjatja e periudhës së kompensimit me 6 muaj ka qenë një kërkesë e kahershme e shoqatave të transportit urban.  / D.Azo

https://monitor.al/shoqatat-e-transportit-kerkojne-zgjatjen-dhe-me-3-muaj-te-periudhes-se-kompensimit-te-naftes-letra/

 

 

 

 

 

The post 25% e operatorëve aplikuan për subvencionin e naftës, pengesë informaliteti i të vegjëlve appeared first on Revista Monitor.

Nafta shtrenjtohet, gjigantët fitojnë miliarda; Kush po e paguan faturën?

4 August 2026 at 12:30

Rritja e çmimeve të energjisë po rëndon buxhetet e familjeve dhe bizneseve, por për kompanitë më të mëdha të naftës ajo po përkthehet në miliarda dollarë fitime shtesë.

Reuters shkruan se Saudi Aramco raportoi një rritje prej 44% të fitimit neto gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, duke e çuar atë në 32.69 miliardë dollarë. Një vit më parë, kompania kishte fituar 22.67 miliardë dollarë gjatë së njëjtës periudhë.

Edhe kompania britanike BP përfitoi ndjeshëm nga rritja e çmimeve të naftës. Fitimi i saj tremujor u dyfishua, duke arritur në 5.73 miliardë dollarë, mbi pritshmëritë e analistëve.

Rezultatet e forta janë nxitur nga shtrenjtimi i naftës, rritja e marzheve të rafinimit dhe ndërprerjet e furnizimit të shkaktuara nga konflikti në Lindjen e Mesme.

Gjatë tremujorit, nafta Brent u tregtua mesatarisht me rreth 97 dollarë për fuçi, dukshëm më lart se një vit më parë. Kjo u ka mundësuar prodhuesve dhe rafinerive të sigurojnë të ardhura më të mëdha për çdo fuçi të shitur.

Por ajo qĂ« Ă«shtĂ« lajm i mirĂ« pĂ«r kompanitĂ« e naftĂ«s nuk Ă«shtĂ« domosdoshmĂ«risht e tillĂ« pĂ«r konsumatorĂ«t. Çmimet e larta tĂ« energjisĂ« rrisin kostot e transportit, prodhimit dhe shpĂ«rndarjes, duke u reflektuar gradualisht edhe te ushqimet dhe produktet e tjera.

Aramco paralajmëroi se rikthimi i plotë i rezervave globale mund të kërkojë deri në 18 muaj, edhe nëse furnizimi përmes rrugëve kryesore detare normalizohet menjëherë. Kjo do të thotë se presioni mbi çmimet mund të mos zhduket shpejt.

NdĂ«rkohĂ«, BP njoftoi rritjen me 4% tĂ« dividendit pĂ«r aksionarĂ«t, duke treguar se njĂ« pjesĂ« e fitimeve tĂ« shtuara do t’u shpĂ«rndahet investitorĂ«ve.

Kontrasti është i fortë: ndërsa konsumatorët paguajnë më shumë në pikat e karburantit, kompanitë energjetike po regjistrojnë disa nga rezultatet e tyre më të mira të viteve të fundit.

 

The post Nafta shtrenjtohet, gjigantët fitojnë miliarda; Kush po e paguan faturën? appeared first on Revista Monitor.

Vaj palme i padeklaruar në 46 produkte qumështi në Kosovë

4 August 2026 at 12:22

Autoritetet e sigurisë ushqimore në Kosovë kanë identifikuar vaj palme të padeklaruar në 46 produkte të sektorit të qumështit, pas një kontrolli të gjerë të kryer në treg. Rezultatet e kontrolleve u prezantuan nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Sipas të dhënave të bëra publike, nga 471 mostra të analizuara, 93 rezultuan me mospërputhje në nivel përbërësish. Kjo përfaqëson rreth 19.8% të mostrave të analizuara. Nga këto raste, 46 lidhen me praninë ose deklarimin e vajit të palmës, duke e bërë këtë përbërës mospërputhjen më të shpeshtë të identifikuar gjatë kontrolleve.

Vaji i palmës u gjet në produkte të ndryshme, përfshirë gjizë, qumësht, ajkë, kremra ushqimorë, kos, produkte me speca dhe margarinë. Në një pjesë të rasteve, prania e tij nuk ishte deklaruar në etiketën e produktit.Kontrollet evidentuan gjithashtu raste kur në produkte ishin përdorur yndyra bimore pa u deklaruar, si dhe raste kur operatorët nuk kishin autorizimet e posaçme për përpunimin e produkteve që përmbajnë vaj palme, qumësht pluhur, yndyrë bimore ose përbërës të tjerë zëvendësues.

Në total, autoritetet morën 495 mostra nga kategori të ndryshme të produkteve. Numri më i madh i mostrave i përkiste djathit dhe gjizës, me 113 raste, të ndjekura nga qumështi dhe pijet me bazë qumështi me 94 mostra dhe ajka e kremi i qumështit me 83 mostra.Kontrollet përfshinë gjithashtu 75 mostra produktesh të ndryshme, 67 mostra margarine dhe yndyrash bimore, 57 mostra kosi dhe gjashtë mostra gjalpi.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tha se, pas evidentimit të mospërputhjeve, operatorëve ekonomikë u është kërkuar korrigjimi i deklarimit të produkteve dhe pajisja me autorizimet përkatëse.Operatorëve u është kërkuar gjithashtu ndarja fizike e produkteve me origjinë shtazore nga ato që përmbajnë përbërës me origjinë bimore. Sipas Agjencisë, në rastet ku janë konstatuar mospërputhje serioze, janë ndërmarrë masa administrative.

The post Vaj palme i padeklaruar në 46 produkte qumështi në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

Nga turistë  nĂ« investitorĂ«: 10 mijĂ« biznese shqiptare nĂ« Greqi

4 August 2026 at 12:00

NĂ« fokus janĂ« tregu grek i pasurive tĂ« paluajtshme, ndĂ«rtimi, turizmi dhe energjia – Concord Investment Group i Artan Dulakut realizoi blerjen e parĂ« tĂ« njĂ« hoteli tĂ« madh nĂ« Korfuz – 341 kompani tĂ« lidhura me GreqinĂ« ushtrojnĂ« aktivitet nĂ« ShqipĂ«ri, thuhet nĂ« njĂ« artikull tĂ« gjatĂ« tĂ« publikuar nga protothema.gr 

 

Pikat kryesore

-Grupi shqiptar Concord Investment Group bleu një kompleks hotelier në Korfuz, duke realizuar investimin e parë zyrtar shqiptar në sektorin e turizmit në Greqi.

-Menaxhimi i hotelit do t’i besohet grupit spanjoll MeliĂĄ Hotels International, ndĂ«rsa deri nĂ« vitin 2028 parashikohet shndĂ«rrimi i tij nĂ« njĂ« strukturĂ« me pesĂ« yje.

-Po forcohen gjithashtu bashkëpunimet mes grupeve të biznesit të dy vendeve, siç tregon zgjerimi i marrëveshjes mes Jumbo dhe Balfin në gjashtë tregje të reja.

-Në Greqi veprojnë mijëra biznese në pronësi të emigrantëve shqiptarë, ndërsa po rritet interesi i grupeve shqiptare për investime në pasuri të paluajtshme dhe turizëm.

-Greqia ruan një prani të rëndësishme ekonomike në Shqipëri, me investime në energji, ndërtim dhe prodhim, pavarësisht vështirësive të viteve të fundit.

TĂ« ashtuquajturit “krushq nga Tirana”, kĂ«tĂ« herĂ«, sollĂ«n investime reale nĂ« Greqi.

Njoftimi i fundit i Concord Group, një prej grupeve të mëdha shqiptare me veprimtari të larmishme, në pronësi të familjes Dulaku, për blerjen e një kompleksi hotelier me katër yje, në pronësi greke, në veri të Korfuzit, shënon një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Batuta e dikurshme pĂ«r “turistin shqiptar” nĂ« Greqi, e pĂ«rdorur shpesh me pĂ«rçmim dhe qĂ« i pĂ«rkiste realitetit tĂ« njĂ« epoke tjetĂ«r, tashmĂ« po ia lĂ« vendin njĂ« tabloje tĂ« re: shqiptarĂ«t nuk janĂ« mĂ« vetĂ«m vizitorĂ« apo emigrantĂ« nĂ« vendin fqinj, por po shfaqen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« edhe si investitorĂ«.

Ky është investimi i parë i rëndësishëm shqiptar në Greqi, i realizuar zyrtarisht përmes blerjes së një kompanie. Lëvizja vjen relativisht vonë, pasi sipërmarrës shqiptarë, të ngritur mes vështirësive të mëdha të tranzicionit paskomunist, kanë ndërmarrë prej vitesh investime të konsiderueshme në vende të tjera të Ballkanit, në Europë dhe deri në Shtetet e Bashkuara. Zgjerimi i tyre jashtë vendit pasqyron njëkohësisht konsolidimin e biznesit shqiptar dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Mbetet, natyrisht, pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se kjo lĂ«vizje do tĂ« pasohet nga investime tĂ« tjera.

E vërteta është se, pavarësisht problemeve që shkaktohen herë pas here nga shpërthimet e panevojshme nacionaliste të qeverisë Rama, klima mbetet pozitive për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.

Jumbo dhe Balfin

Në të njëjtën kohë po shtohen bashkëpunimet ndërmjet grupeve kryesore greke dhe shqiptare për projekte të përbashkëta në vende të treta ose edhe në vetë Shqipërinë.

Vetëm një muaj më parë, Balfin Group, një prej grupeve më të mëdha shqiptare, dhe Jumbo e Apostolos Vakakis zgjeruan bashkëpunimin e tyre në gjashtë vende të tjera, ku sipërmarrësi shqiptar do të marrë përsipër ekskluzivitetin e franchising-ut të Jumbo.

Informacionet tregojnë gjithashtu se, pas një periudhe kur grupet e mëdha shqiptare i shihnin mundësitë e zgjerimit pothuajse vetëm në tregjet e tjera të Ballkanit Perëndimor, tashmë po shqyrtojnë seriozisht edhe mundësitë e investimit në Greqi, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme, hoteleve dhe veprimtarive të tjera turistike.

Paralelisht, prania e biznesit grek në Shqipëri duket se po rimëkëmbet pas një periudhe stanjacioni.

Nuk kalon pa u vënë re as fakti se mijëra biznese të vogla në të gjithë Greqinë janë në pronësi të emigrantëve shqiptarë me qëndrim të rregullt. Këto biznese punësojnë një numër të konsiderueshëm punonjësish dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në prodhimin e brendshëm të vendit.

ShqipĂ«ria mund tĂ« ketĂ« ende njĂ« rrugĂ« tĂ« gjatĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rshkuar pĂ«r tĂ« arritur standarde plotĂ«sisht europiane nĂ« funksionimin e institucioneve dhe tĂ« ekonomisĂ«. Modeli i saj prodhues mbetet shumĂ« i brishtĂ«, pasi mbĂ«shtetet nĂ« njĂ« masĂ« tĂ« madhe te “monokultura” e turizmit. MegjithatĂ«, ajo pĂ«rbĂ«n njĂ« ekonomi nĂ« rritje.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia shqiptare u rrit vitin e kaluar me 3.71%, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto arriti në 30.279 miliardë dollarë. Një ritëm i ngjashëm pritet të ruhet edhe në vitet e ardhshme, ndërsa borxhi publik, në nivelin 54.73% të PBB-së, konsiderohet i kënaqshëm edhe sipas standardeve europiane.

Në të njëjtën kohë, komuniteti shqiptar i biznesit po zgjerohet si në numër, ashtu edhe në vlerë. Ai po fiton tiparet e një shtrese të konsoliduar sipërmarrëse dhe po zgjeron horizontet, duke ndërmarrë hapa të rëndësishëm investimi jashtë vendit.

Nga ana tjetër, Greqia, dikur shtylla kryesore e investimeve të huaja në Shqipëri dhe ende me një prani të fortë, mund ta shfrytëzojë këtë moment për të tërhequr investime të tjera nga grupet e fuqishme shqiptare.

Një avantazh për Greqinë është prania e madhe e emigrantëve shqiptarë me qëndrim të ligjshëm. Në majin e kaluar, numri i tyre arriti në 267,962 persona, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë greke të Migracionit dhe Azilit, duke përbërë 48% të të gjithë emigrantëve të huaj në territorin grek.

Blerja në Korfuz

Në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve po luajnë rol kryesor disa prej sipërmarrësve më të rëndësishëm të Shqipërisë.

Concord Investment Group, nĂ« pronĂ«si tĂ« familjes Dulaku, realizoi investimin e tij tĂ« parĂ« nĂ« turizĂ«m jashtĂ« ShqipĂ«risĂ«, duke blerĂ« nga kompania Maris SA hotelin “St Georges Bay Country Club & Spa”, nĂ« Acharavi tĂ« Korfuzit.

Vlera e transaksionit nuk është bërë publike.

Menaxhimi i hotelit do t’i besohet grupit spanjoll MeliĂĄ Hotels International, partner strategjik i Concord. Hoteli, nĂ«n markĂ«n “Affiliated by Meliá”, do tĂ« ketĂ« 86 dhoma dhe suita, si dhe njĂ« sĂ«rĂ« ambientesh tĂ« tjera, pĂ«rfshirĂ« restorante, bare, klub plazhi, qendĂ«r mirĂ«qenieje me spa dhe palestĂ«r, si dhe hapĂ«sira pĂ«r konferenca.

MĂ« pas, Concord do ta shndĂ«rrojĂ« atĂ« nĂ« njĂ« hotel me pesĂ« yje pĂ«rmes njĂ« rikonstruksioni tĂ« gjerĂ«. Vitin e ardhshĂ«m ai do tĂ« riemĂ«rtohet “The MeliĂĄ Collection Corfu”, ndĂ«rsa deri nĂ« vitin 2028 do tĂ« ketĂ« 140 dhoma.

Concord Group u themelua nga Artan Dulaku, menjëherë pas rënies së regjimit komunist. Aksionerë janë edhe vëllezërit e tij, Adrian dhe Genc.

Ata e nisën aktivitetin në sektorin e ndërtimit përmes kompanisë Edil Al IT, e cila ka qenë kompania kryesore e grupit për më shumë se dy dekada dhe njihet për projekte banimi, tregtare, hotelerie dhe vepra publike me standarde të larta.

Më pas, grupi i zgjeroi aktivitetet në një numër të madh sektorësh, si telekomunikacioni, media, shitja e automjeteve, infrastruktura portuale, hoteleria dhe turizmi.

Ai ka gjithashtu një prani të fortë në tregtinë me pakicë përmes supermarketeve Conad dhe në qendrat tregtare, ku më e njohura është Kristal Center në Tiranë.

Aktualisht, grupi merr pjesë në garën për projekte të zhvillimit të pasurive të paluajtshme dhe hoteleve në Rivierën Shqiptare.

Së bashku me Meliå, ai ka Meliå Durrës, një resort simbolik me pesë yje në plazhin e San Pietros, një ndër resortet më të mëdha në vend.

Grupi punëson më shumë se 2,500 persona dhe menaxhon asete me vlerë mbi 1 miliard euro.

Dulaku ka përfunduar me rezultate të larta studimet për Ekonomi, me specializim në Statistikë, në Universitetin e Tiranës, ndërsa ka kryer edhe studime pasuniversitare në Marketing në Birmingham.

BashkĂ«shortja e tij, Holta, Ă«shtĂ« producente e njohur e programeve televizive shqiptare, si “Dancing with the Stars” dhe “Ferma VIP”.

Marrëveshja mes Manes dhe Jumbo

Një zhvillim tjetër i rëndësishëm lidhet me zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet grupeve Jumbo dhe Balfin.

Balfin Ă«shtĂ« nĂ« pronĂ«si tĂ« Samir Manes, i vetmi miliarder shqiptar i listuar deri tani, me njĂ« pasuri prej 1.8 miliardĂ« dollarĂ«sh, sipas “Forbes”.

Në vitin 2011, Balfin hapi dhe nisi të menaxhonte dyqanin e parë Jumbo në Tiranë.

Më pas, aktiviteti u zgjerua në Kosovë në vitin 2014, në Bosnjë në vitin 2017 dhe në Mal të Zi në vitin 2019, duke arritur sot në 26 dyqane.

Në fund të majit 2025, kompania përuroi dyqanin e tretë në Tiranë, në Emerald Center, ndërsa njoftoi edhe hyrjen në tregun e Moldavisë.

Një muaj më parë, gjatë prezantimit të rezultateve të Jumbo për analistët, u njoftua zgjerimi i marrëveshjes së franchising-ut mes dy grupeve në gjashtë tregje të reja, të gjitha vende të ish-Bashkimit Sovjetik: Ukrainë, Gjeorgji, Armeni, Azerbajxhan, Kazakistan dhe Uzbekistan.

Ndryshe nga tregjet e mëparshme, në këto vende Balfin do të zhvillojë një rrjet të pavarur logjistik, me një qendër kryesore shpërndarjeje në Kinë, duke marrë përsipër të gjithë menaxhimin e zinxhirit të furnizimit.

“UnĂ« nuk dua tĂ« jem pinguini i parĂ« qĂ« hidhet nĂ« ujĂ« kur balenat janĂ« tĂ« uritura”, kishte deklaruar nĂ« prill pronari i Jumbo.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, ai ra dakord me miliarderin shqiptar, i cili njeh tregjet lokale, qĂ« tĂ« marrĂ« pĂ«rsipĂ«r zhvillimin e zinxhirit “nga A-ja te ZH-ja”, ndĂ«rsa Jumbo tĂ« presĂ« qĂ« “balenat tĂ« ngopen”.

Mane, 59 vjeç, pas një rrugëtimi shumëvjeçar dhe të vështirë në biznes, ndërtoi Balfin Group, i cili sot vepron në 11 vende.

Aktiviteti i tij përqendrohet në tregtinë me pakicë dhe shumicë, turizëm, sektorin bankar dhe menaxhimin e aseteve, argëtim dhe pasuri të paluajtshme, nga Shqipëria dhe Europa deri së fundmi në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Grupi punëson më shumë se 5,500 persona dhe vitin e kaluar realizoi 880 milionë euro të ardhura dhe 120 milionë euro fitime neto.

Në fakt, Mane është sipërmarrësi i parë shqiptar që ka realizuar blerjen e një kompanie greke.

Në vitin 2019, ai bleu nga Banka e Pireut filialin e saj në Tiranë për 64 milionë dollarë. Sot, Tirana Bank është banka e pestë më e madhe në Shqipëri dhe vlerësohet në 155-160 milionë dollarë.

Samir Mane menaxhon 26 dyqane Jumbo në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, Mal të Zi dhe Moldavi. Së fundmi, ai arriti marrëveshje me Apostolos Vakakis për zgjerimin e zinxhirit në Ukrainë, Gjeorgji, Armeni, Azerbajxhan, Kazakistan dhe Uzbekistan.

Kastrati dhe pikat e karburantit

Edhe 65-vjeçari Shefqet Kastrati, themelues dhe drejtues i grupit që mban emrin e tij, synon bashkëpunime të mëtejshme me grupet e mëdha greke.

Kastrati Group vepron në 12 sektorë, kryesisht në energji, ndërtim, turizëm, sigurime dhe pasuri të paluajtshme, dhe konsiderohet pranë hyrjes në klubin e miliarderëve.

Grupi Kastrati ka zhvilluar kontakte me drejtuesit e grupeve të mëdha greke të energjisë.

Në nëntor 2024, Kastrati Energy arriti marrëveshje me Coral SA, pjesë e grupit Vardinogiannis, dhe me Coral Albania SHA, për nisjen e funksionimit të pikave të karburantit Shell në Shqipëri.

Zhvillimi nisi në Tiranë në fund të vitit 2025 me tri pika karburanti, ndërsa gjatë vitit 2026 pritet të hapen edhe gjashtë të tjera.

Grupi shqiptar po zgjerohet paralelisht në burimet e rinovueshme të energjisë dhe në fotovoltaikë.

Ai po zhvillon gjithashtu projekte të mëdha të pasurive të paluajtshme, përfshirë Downtown One në Tiranë, ndërtesën më të lartë në Shqipëri, ndërsa në vitin 2023 bleu një hotel në Miami.

Anëtarë të familjes Kastrati, si nënpresidenti i grupit Leonard Kastrati, marrin pjesë shpesh në aktivitete dhe forume biznesi, si ato të Shoqatës Greko-Shqiptare të Industrisë, Tregtisë dhe Profesioneve në Tiranë.

Në këto aktivitete kanë marrë pjesë edhe Artan Dulaku dhe Ardiana Sokoli, përkatësisht nga Concord dhe Balfin Group.

Kjo ka nxitur spekulime për plane të mundshme investimi në tregun grek të pasurive të paluajtshme, në një kohë kur Eurostat konfirmon se që nga viti 2023 është regjistruar një rritje e fortë e investimeve të shqiptarëve në pasuri të paluajtshme jashtë vendit.

Këto investime arritën në 766.5 milionë euro, ose 2.5% të PBB-së së vendit, ndërsa në vitin 2022 stoku i përgjithshëm nuk i kalonte 6.5 milionë euro.

ËshtĂ« e pritshme qĂ« ky interes tĂ« shtrihet edhe nĂ« tregun grek, pasi numri i turistĂ«ve shqiptarĂ« nĂ« Greqi, dikur pothuajse i papĂ«rfillshĂ«m, arriti nĂ« 1,218,100 persona nĂ« vitin 2024, nga 859,600 nĂ« vitin 2022, dhe vijon tĂ« rritet.

Zyra e Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare e AmbasadĂ«s sĂ« GreqisĂ« nĂ« TiranĂ« thekson nĂ« njĂ« raport se:

“Sipas burimeve mediatike dhe vlerĂ«simeve tĂ« tregut, po krijohet njĂ« valĂ« e gjerĂ« investitorĂ«sh me tĂ« ardhura tĂ« larta, tĂ« cilĂ«t blejnĂ« prona ose shtĂ«pi pushimi nĂ« vende si Greqia, Italia dhe Spanja. Ata pĂ«rfitojnĂ«, nga njĂ«ra anĂ«, nga kursi relativisht i favorshĂ«m i euros dhe, nga ana tjetĂ«r, nga kuadri mĂ« i qartĂ« institucional i pronĂ«sisĂ«.”

Raporti kujton gjithashtu se çmimet e pasurive të paluajtshme në Shqipëri po shënojnë rritje të ndjeshme.

Ndërkohë, grupi Veko, me seli pranë kufirit greko-shqiptar, afër Kakavijës, dhe me aktivitet në prodhimin e drurit, parketeve dhe projektimin e mobilieve, i zgjeroi nga viti 2020 aktivitetet në Greqi dhe Qipro përmes filialit të ri Forresttech.

Kjo lëvizje forcoi shitjet e tij në të dyja tregjet. Produktet shpërndahen me partner dhe përfaqësues kryesor kompaninë Kappawood, me seli në Janinë.

4,600 biznese shqiptare të regjistruara në Atikë

Me mbi 4,600 numra fiskalë, shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të sipërmarrësve të huaj të regjistruar në Dhomën Profesionale të Athinës, sipas presidentit të saj, Giannis Hatzitheodosiou.

Ata zënë pothuajse gjysmën e sipërmarrësve të huaj të regjistruar në këtë institucion dhe ushtrojnë aktivitet në rajonin e Atikës.

Duke u nisur nga kjo prani e lartë, vlerësohet se në të gjithë Greqinë numri i sipërmarrësve shqiptarë të brezit të parë dhe të dytë mund të jetë afër 10 mijë.

Sipas Natasha Abazajt, sekretare e Komitetit të Sipërmarrjes Greko-Shqiptare, pjesa dërrmuese e tyre zotërojnë biznese të vogla dhe të mesme.

Ata janë pronarë minimarketesh, kafenesh, restorantesh dhe baresh, kioskash, dyqanesh tregtare, kryesisht për veshje, këpucë dhe pajisje telekomunikacioni.

Të tjerë veprojnë si profesionistë të lirë në sektorin e shërbimeve, për shembull në zyra kontabiliteti dhe këshillimi fiskal.

Ata kanë gjithashtu prani të konsiderueshme në sektorin e ndërtimit, punimeve teknike dhe profesionet e lidhura me këto fusha.

Përveçse janë aktivë në biznesin e vogël, disa prej tyre dallohen edhe për ide novatore.

Për shembull, zonja Abazaj solli në Greqi makinën e parë automatike për shitjen e luleve, ndërsa një tjetër bashkatdhetar themeloi një rrjet dyqanesh për shitjen e ushqimeve organike.

Investimet greke në Shqipëri

Tregu shqiptar vazhdon të jetë një destinacion tërheqës për investime, për shkak të pozicionit strategjik, trajektores së qëndrueshme të rritjes ekonomike, procesit të integrimit në Bashkimin Europian dhe përmirësimit të ndjeshëm të klimës së biznesit.

Në këtë mjedis, stimujt fiskalë kanë një peshë të veçantë.

Megjithatë, raportet e organizatave ndërkombëtare e vlerësojnë ekonominë informale në Shqipëri në nivele të larta: deri në 50% të PBB-së sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, rreth 40% sipas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe 25-30% sipas Komisionit Europian.

Greqia dhe kompanitë greke ishin deri në fund të dekadës së kaluar ndër investitorët kryesorë në Shqipëri.

Interesi i kompanive greke për të investuar dhe eksportuar në Shqipëri mbetet i konsiderueshëm, megjithëse vitet e fundit u regjistrua një tërheqje e rëndësishme kapitali për shkak të krizës së programeve të shpëtimit financiar në Greqi.

Një rol luajti gjithashtu shitja e filialeve të bankave greke në Shqipëri, në zbatim të kushteve të marrëveshjeve financiare të Greqisë.

Megjithëse investimet greke në Shqipëri, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ranë veçanërisht pas vitit 2019, stoku i tyre në vitin 2024 arriti në 258 milionë euro.

Kjo e vendosi Greqinë në vendin e 14-të mes investitorëve të huaj, ndërsa shifra u rrit me 9.3% krahasuar me vitin 2023, kur ishte 236 milionë euro.

Tregtia dypalëshe arriti në 1.196 miliardë euro, me eksportet greke në Shqipëri në 874 milionë euro dhe importet nga Shqipëria në 322 milionë euro.

Perspektiva vlerësohet se mbetet pozitive.

Sot në Shqipëri veprojnë 341 kompani të lidhura me Greqinë.

Në mënyrë të veçantë, tri kompani me interesa greke kanë njësi prodhuese në Shqipëri: Titan Group, Alumil dhe Siamidis SA.

Prani kanë gjithashtu Intracom-Telekom dhe PPC Albania, filial i Korporatës Publike Greke të Energjisë.

GEK TERNA merr pjesë në një projekt në zonën e Fierit, ku përfundon gazsjellësi TAP, për ndërtimin e termocentralit Fier Thermoelectric.

Projekti realizohet përmes një konsorciumi me DEPA Commercial, ku të dyja palët zotërojnë nga 35%, ndërsa 30% i mbetur i përket kompanisë shqiptare Gener-2.

Kompania shqiptare për zhvillimin e burimeve të rinovueshme, Faethon, filial i grupit grek të energjisë Heron, pritet të ndërtojë një park fotovoltaik me kapacitet 90 MW në jug të Shqipërisë.

Grupi Mytilineos nënshkroi në vitin 2021 me Operatorin e Sistemit të Transmetimit një kontratë për zhvillimin dhe ndërtimin e nënstacioneve të tensionit të lartë 400 kV në Shqipëri.

Marrëveshja përfshinte ndërtimin e nënstacionit të ri Elbasan 3 dhe fuqizimin e zgjerimin e nënstacionit të Fierit.

Përveç kësaj, grupi është i pranishëm në Shqipëri edhe përmes kompanive Wind, në energjinë e erës, dhe Protergia.

Projektet e AKTOR në energji dhe minerale

Perspektiva paraqitet optimiste, veçanërisht për projektet energjetike, pas njoftimeve të bëra në pranverë nga AKTOR.

Në prill, AKTOR LNG USA dhe ALBGAZ, kompania shtetërore shqiptare e gazit, nënshkruan një marrëveshje tregtare 20-vjeçare për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas marrëveshjes, AKTOR LNG USA do ta furnizojë ALBGAZ-in me 1 miliard metra kub gaz në vit, duke nisur nga viti 2030.

Të ardhurat e parashikuara nga marrëveshja vlerësohen në rreth 6 miliardë euro.

Shqipëria do ta sigurojë gazin e lëngshëm nga prodhuesi amerikan Venture Global.

Deri në zhvillimin e infrastrukturës së saj të importit, gazi do të mbërrijë në terminalin e Revithousas në Greqi dhe do të transportohet përmes rrjetit kombëtar grek të gazit dhe gazsjellësit Trans Adriatik, i cili lidh Greqinë me Shqipërinë dhe Italinë.

Marrëveshja lidhet me planet e qeverisë shqiptare për krijimin e një qendre energjetike në portin e Vlorës.

Parashikohet gjithashtu rivënia në punë e një termocentrali ekzistues, shtimi i rreth 250 MW kapacitet të ri prodhues dhe instalimi i një njësie lundruese për magazinimin dhe rigazifikimin e gazit.

Kjo njĂ«si do t’i mundĂ«sojĂ« ShqipĂ«risĂ« tĂ« importojĂ« drejtpĂ«rdrejt LNG pĂ«rmes detit.

Në mars, AKTOR nënshkroi gjithashtu një marrëveshje me BrightNest SHPK, kompani pjesë e BNI Foundation, për kërkimin, zhvillimin dhe shfrytëzimin e burimeve minerare në Shqipëri.

Bashkëpunimi do të realizohet përmes një kompanie të përbashkët, me pjesëmarrje 51% dhe 49%.

Vlera e përgjithshme e investimit, kur projekti të zhvillohet plotësisht, mund të arrijë në rreth 1 miliard euro.

Në Shqipëri veprojnë gjithashtu një numër sipërmarrjesh të rëndësishme të përbashkëta, si grupet AGNA dhe ELKA në tregtinë me pakicë, Intermedica në qendrat diagnostikuese, poliklinika Doctors Hospital, filial i Klinikës së Përgjithshme të Athinës me katër qendra, Gjirofarm në zonën e Gjirokastrës, e cila eksporton produkte qumështi dhe djathëra deri në Shtetet e Bashkuara, si dhe Pegasus në tregun e materialeve mjekësore.

 

 

 

The post Nga turistë  nĂ« investitorĂ«: 10 mijĂ« biznese shqiptare nĂ« Greqi appeared first on Revista Monitor.

Reputacioni është një aset. Atëherë pse nuk menaxhohet si i tillë?

4 August 2026 at 11:56

Nga Ryan McSharry

 

Reputacioni shpesh trajtohet si diçka e paprekshme – i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, por tepĂ«r i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u matur dhe pĂ«r t’u menaxhuar me disiplinĂ«. Por kjo qasje Ă«shtĂ« jo vetĂ«m e gabuar, por edhe e rrezikshme.

Drejtuesit e kompanive e dinë se reputacioni ka rëndësi. Megjithatë, sa herë që shpërthen një krizë, bëhet e qartë se ai nuk po menaxhohet si një aset i mirëfilltë biznesi.

Në shumë organizata, reputacioni vazhdon të jetë përgjegjësi e departamentit të komunikimit dhe jo e menaxhimit të rrezikut. Ai trajtohet vetëm pasi vihet në rrezik, jo në mënyrë parandaluese. Për më tepër, përgjegjësia shpesh është aq e shpërndarë, sa askush nuk mban realisht llogari për të. Kjo mund të ishte e pranueshme nëse pasojat financiare do të ishin të kufizuara. Por nuk janë.

Reputacioni ka vlerë si një aset financiar

Në praktikë, reputacioni funksionon si çdo aset tjetër me vlerë për kompaninë. Ai mund të forcohet ose të dëmtohet shumë shpejt dhe, në momentet e krizës, bëhet një nga faktorët kryesorë që përcakton nëse kompania do të ruajë besimin e klientëve, investitorëve dhe publikut.

Në shumicën e rasteve, problemi që shkakton krizën mund të zgjidhet brenda pak ditësh. Megjithatë, rikuperimi i reputacionit është një proces shumë më i gjatë. Humbja e besimit mund të ndikojë për muaj, madje edhe për vite, edhe pasi problemi fillestar të jetë zgjidhur.

Në fakt, reputacioni rrallëherë është burimi i krizës. Ai dëmtohet si pasojë e gabimeve operacionale, vendimeve të gabuara, problemeve ligjore apo incidenteve të tjera. Pikërisht sepse është pasojë dhe jo shkak, shumë organizata priren ta nënvlerësojnë, derisa dëmi të jetë bërë i dukshëm.

Ku gabojnë bordet drejtuese?

Shumica e drejtuesve pranojnë se reputacioni është i rëndësishëm, por mënyra si e menaxhojnë shpesh nuk është e mjaftueshme.

Reagojnë shumë vonë

Reputacioni vazhdon të trajtohet si diçka që duhet mbrojtur vetëm kur është tashmë nën sulm. Në realitet, ai ndërtohet çdo ditë përmes vendimeve, sjelljes dhe mënyrës si organizata trajton problemet përpara se ato të bëhen publike.

Strategjia ligjore, vendimmarrja e brendshme dhe mënyra si adresohen çështjet në fazat e hershme ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si kompania do ta përballojë një krizë.

Askush nuk mban përgjegjësi të plotë

Reputacioni prek shumë funksione njëherësh: departamentin ligjor, menaxhimin e rrezikut, komunikimin dhe drejtimin ekzekutiv.

Në teori kjo duhet të jetë një avantazh. Në praktikë, shpesh krijon konfuzion.

Kur një problem kalon nga njohja e brendshme në vëmendjen e publikut, mungesa e koordinimit sjell vonesa. Organizatat e kuptojnë herët problemin, por nuk arrijnë të bien dakord se si do ta trajtojnë. Ndërkohë, narrativa publike ecën shumë më shpejt sesa vendimmarrja e tyre.

Mesazhi nuk mjafton

Shumë kompani besojnë se reputacioni mund të mbrohet me komunikimin e duhur.

Por kur një çështje është bërë tashmë publike, vendimet kryesore janë marrë prej kohësh.

Në atë pikë, departamenti i komunikimit nuk mund ta ndryshojë situatën; ai mund vetëm ta shpjegojë atë.

Pse rreziku po rritet?

Dy elementë po ndryshojnë vazhdimisht: shpejtësia dhe kompleksiteti.

Teknologjia ka përshpejtuar përhapjen e informacionit, por ndryshimi më i madh është strukturor.

Sot organizatat veprojnë në një mjedis shumë më të polarizuar, ku pothuajse çdo vendim gjykohet njëkohësisht nga këndvështrime rregullatore, politike, sociale dhe tregtare.

Rreziku nuk lidhet më vetëm me shmangien e gabimeve.

Ai lidhet me marrjen e vendimeve duke ditur se ato do tĂ« interpretohen ndryshe nga grupe tĂ« ndryshme interesi – dhe jo gjithmonĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n qĂ« kompania do tĂ« dĂ«shironte.

Në të njëjtën kohë, informacioni përhapet shumë më shpejt.

Problemi nuk është vetëm që një incident të marrë vëmendje publike. Rreziku më i madh është që ngjarje të ndryshme, vendime të ndara apo sjellje individuale të lidhen mes tyre dhe të krijojnë një histori të vetme për mënyrën si funksionon organizata.

Edhe kur secili incident Ă«shtĂ« menaxhuar siç duhet, perceptimi publik mund tĂ« jetĂ« shumĂ« mĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u kontrolluar.

Si ndërtohet rezistenca?

Rezistenca nuk do të thotë të parashikosh çdo krizë ose të shmangësh çdo kritikë.

Do të thotë të krijosh kushtet që organizata të marrë vendime më të mira kur përballet me presion.

Kjo kërkon që reputacioni të merret në konsideratë që në fazën e vendimmarrjes, sidomos për çështje me ekspozim të lartë publik.

Po aq e rëndësishme është që departamenti ligjor, menaxhimi i rrezikut, komunikimi dhe drejtuesit të krijojnë një qëndrim të përbashkët përpara se narrativa publike të konsolidohet.

Nëse një çështje bëhet publike, reagimi i shpejtë ka vlerë vetëm nëse mbështetet në analiza dhe vendimmarrje cilësore.

Nga diçka e paprekshme në një aset thelbësor

Reputacioni vazhdon tĂ« trajtohet si njĂ« element i paprekshĂ«m – i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, por i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u matur.

Megjithatë, ndikimi i tij është shumë konkret.

Ai përcakton mënyrën si priten vendimet e kompanisë, si reagojnë klientët, investitorët, rregullatorët dhe publiku, si edhe nëse vlera e biznesit ruhet apo humbet.

Bordet drejtuese nuk kanĂ« nevojĂ« ta matin reputacionin me saktĂ«si matematike pĂ«r t’i kushtuar vĂ«mendjen qĂ« meriton.

Ato duhet të kuptojnë se sa shpejt ai mund të ndikojë te besimi, te e drejta për të operuar dhe te vlera e kompanisë, duke e menaxhuar me të njëjtën disiplinë si çdo aset tjetër strategjik.

Sepse reputacioni nuk ka të bëjë vetëm me imazhin.

Ai ka tĂ« bĂ«jĂ« me vlerĂ«n e biznesit – pikĂ«risht nĂ« momentin kur ajo Ă«shtĂ« mĂ« e rrezikuar./ Management Today

 

 

The post Reputacioni është një aset. Atëherë pse nuk menaxhohet si i tillë? appeared first on Revista Monitor.

❌