Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin
Sipas ndarjes së re të propozuar nga qeveria për çmimet e reja të referencës sipas rretheve, qyteti i Durrësit aktualisht ka një çmim të vetëm reference prej 67,500 lekësh për metër katror. Me hartën e re të çmimeve kadastrale, qyteti i Durrësit parashikohet të ndahet në 12 zona.
Zona nr. 12 do të përfshijë të gjitha fshatrat e qytetit, për të cilat është propozuar një çmim reference prej 67,500 lekësh për metër katror, i njëjtë me çmimin aktual të qytetit. Ndërkohë, çmimet e referencës për 11 zonat e tjera kadastrale, në të cilat do të ndahet qyteti i Durrësit, do të variojnë nga 68,000 lekë deri në 200,000 lekë për metër katror.
Skema e re e propozuar nga qeveria, ku për herë të parë përcaktohen çmime reference edhe për fshatrat, ndjek në përgjithësi të njëjtin parim. Çmimet e referencës për zonat rurale janë propozuar në nivele të barabarta me çmimet aktuale që aplikohen për rrethet.
Monitor publikon zonat kadastrale të fshatrave ku çmimet fiskale do të barazohen me çmimet aktuale në rrethe.
Përveç përfshirjes për herë të parë të fshatrave në skemën e çmimeve të referencës, qeveria propozon edhe një risi tjetër në vlerat e reja. Për shumë zona rurale bregdetare, si ato në bashkitë Durrës, Himarë, Vlorë, Sarandë, Lezhë, Shkodër etj., nuk do të aplikohen çmime të njëjta me vlerat aktuale të rretheve.
Konkretisht, për fshatin Dhërmi, në bashkinë Himarë, qeveria ka propozuar çmime reference më të larta krahasuar me fshatrat e tjera. Për vijën bregdetare në Dhërmi, çmimi i propozuar është 140,000 lekë për metër katror. Ndërsa për zonat e tjera të fshatit Dhërmi, pra pas bregdetit propozohet të ketë çmim reference 58,000 lekë, sa çmimi actual për Himarën. Ndërsa Himara ndahet në 5 zona kadastrale ku çmimi më I lartë do të jetë 140 mijë lekë (ku përfshihet vija e parë bregdetare e fshatrave Dhërmi dhe Palasë).
Po ashtu, vija e parë bregdetare e Gjirit të Lalzit dhe Hamallajt do të ketë një çmim reference prej 190,000 lekësh për metër katror, ndërsa zonat e tjera të këtyre fshatrave do të kenë çmim reference të barabartë me çmimin aktual të qytetit të Durrësit, prej 67,500 lekësh për metër katror.
Nëse me ndarjen e re brenda qyteti i Pogradecit është i ndarë në dy zona kadastrale me çmime për zonën nr.1 (përfshihet zona e banuar buzë vijës liqenore) 60 mijë lekë për metër katror dhe për zonën nr.2 ( zona e banuar pas vijës së liqenit) çmimi reference 50 mijë lekë. Pas rishikimit të projektvendimit të parë, qytetit të Pogradecit i shtohet edhe një zonë e tretë kadastrale që përfshin të gjithë fshatrat, nga fshatrat afër liqenit deri në fshatrat e Mokrës për të cilat është propozuar çmimi i referencës 49,900 lekë i njëjtë me çmimin e referencës që aplikohet sot për qytetin.
Mbi çmimet e referencës bashkitë llogarisin detyrimin për taksën e ndërtesës dhe taksës së ndikimit në infrastrukturë. Nëse aktualisht për llogaritjen e bazës së taksueshme të këtyre taksave që është vlera e pronës përdoren çmimet e referencës, për zonat rurale në mungesë të tyre, përdorej çmimi i qytetit por i reduktuar 35%. Me ndryshimet e reja të propozuara, bashkitë nuk do të kenë më të drejtë të reduktojnë çmimet e referencës për zonat rurale, por do të detyrohen të zbatojnë çmimet e reja që qeveria propozon.
Me ndarjen e re në total vendi është i ndarë në 176 zona kadastrale (pa përfshirë 31 zonat kadastrale të Tiranës). Numri i zonave rurale arrin në 60.
ÇMIMET E REFERENCËS NË FSHATRA
Berat
Çmimi 41,400 lekë/m2
Fshatrat: Malinat, Bilçë, Drobonik, Bardhaj i Ri, Starovë, Velabisht, Veterrik, Remanicë, Gjoroven, Palikësht, Veleshnje, Duhanas, Kodras, Lapardha 1, Lapardha 2, Qereshnik, Balibardhë, Dyshnik, Moravë, Ullinjas, Vodëz e Sipërme, Orizaj, Otllak,Sinjë, Mbolan, Mbjeshovë, Mbreshtan, Galinë, Sadovicë, Paftal, Kamçisht, Levan, Velçan, Osmënzezë 1, Osmënzezë 2, Plashnik i Vogël, Molisht, Bogdan i Poshtëm, Bogdan i Sipërm, Dardhë, Karkanjoz, Kostren i Madh, Kostren i Vogël, Mimias, Perisnak, Qafë Dardhë, Roshnik Qendër, Roshnik i Vogël, Vojnik, Rabjak.
Dimal
Çmimi i referencës 37,000 lekë/m2
Fshatrat: Bistrovicë, Konisbaltë, Pashalli, Vokopolë, Skrevan, Poshnje, Polizhan, Çiflik, Arrëz, Agim, Banaj, Gajdë, Malas Gropë, Syzez, Sheq Gajdë, Hingë, Kuç, Kutalli, Sqepur, Drenovicë, Samaticë, Pobrat, Rërëz, Protoduar, Goriçan Qendër, Goriçan Çlirim, Malas Breg, Donofrosë, Slanicë, Cukalat, Allambres, Krotinë, Çetë
Kuçovë
Çmimi i referencës 36,000 lekë/m2
Fshatrat: Havalehas, Kozare, Feras Kozare, Salcë Kozare, Vlashuk, Demollarë, Fier Mimar, Zdravë, Gegë, Drizë, Frashër, Perondi, Magjatë, Tapi, Goraj, Velagosht, Rreth Tapi, Polovinë, Lumas, Luzaj, Pëllumbas, Katundas, Zelevizhdë, Belesovë, Mëndrak, Sheqës, Bardhaj, Pashtraj, Vodëz, Krekëz, Koritëz
Çorovodë
Çmimi i referencës 25,000 lekë/m2
Fshatrat: Zogas, Kalanjas, Dhores, Veseshtë, Polenë, Osojë, Grepckë, Liqeth, Rehovicë, Orizaj, Cerovë, Veleshnjë, Nishicë, Sharovë, Çerenisht, Buzuq, Munushtir, Radësh, Koritë, Mollas, Gradec, Vërzhezhë, Slatinjë, Strorë, Bogovë, Kakrukë, Dobrushë, Përparim, Bargullas, Novaj, Nishovë, Jaupas, Selan, Lavdar, Spatharë, Therepel, Valë, Vëndreshë e Madhe 1, Vëndreshë e Vogël 2, Vëndreshë e Malit 3, Ibro, Çepan, Muzhakë, Rog, Zabërzan i Ri, Zabërzan, Blezënckë, Malind, Muzhënckë, Sevran i madh, Sevran i Vogël, Qeshibes, Strënec, Kakos, Prishtë, Potom, Gjergjovë, Koprënckë, Gërmenj, Visockë, Qafë, Helmës, Backë, Melskë, Nikollarë, Dyrmish, Staraveckë, Turbohovë, Kapinovë, Krastë, Krushovë, Faqekuq, Gostënckë, Leshnje, Vlushë, Bërsakë, Mëlovë, Zaloshnjë, Gjerbës, Ujanik, Gradec, Strafickë, Vishanj, Barçi 1, Barçi 2, Kuç, Rehovë, Grëmsh, Gjogovicë, Floq, Grevë, Posten, Kovaçanj, Gurazez, Çorrotat, Cericë, Zhepë, Leskovë, Trebël, Dunckë, Rromas, Tërrovë, Dobrenj, Buranj, Luadh, Shpatanj.
Qyteti Poliçan
Çmimi i referencës 26,000 lekë /m2
Fshatrat: Tërpan, Teman, Paraspuar, Tozhar, Vokopolë, Dodovec, Rehovë, Zhapokikë, Çorogjaf, Panarit, Plashnik i Madh, Lugas, Zhitom i Madh, Zhitom i Vogël, Mbrakull, Vërtop, Kapinovë, Zgërbonjë, Vodicë, Fushë Peshtan, Peshtan, Drenovë, Lybeshë, Tomor i Madh, Tomor i Vogël, Bregas
Peshkopi
Çmimi I referencës 49,000 lekë/m2
Fshatrat: Tomin, Brezhdan, Cetush, Dohoshisht, Pilafe, Pollozhan, Rrashnapojë, Selane, Ushtelenxë, Bahute, Staravec, Shimçan, Zimur, Zdojan, Melan, Cerjan, Rabdisht, Zagrad, Begjunec, Trepçë, Grevë, Ilnicë, Bellovë, Pejkë, Pjeçë, Trenë, Kastriot, Brest i Sipërm, Brest i Poshtëm, Kishavec, Kandër, Kukaj,Vakuf, Fushë-Kastriot, Borovjan, Deshat, Limjan, Sohodoll, Sohodoll i Vogël, Vrenjt, Përgjegje, Fushë-Lurë, Borie-Lurë, Arth, Gurë-Lurë, Lurë e Vjetër, Arrëmollë, Krej-Lurë, Pregj-Lurë, Sumej, Vlashej, Maqellarë, Bllatë e Poshtme, Bllatë e Sipërme, Burim, Çernen, Fushë e Vogël, Katund i Vogël, Kërçisht i Sipërm, Kërçisht i Poshtëm, Kllobçisht, Kovashicë, Majtarë, Pocest, Pesjak, Podgorc, Vojnik, Dovolan, Erebarë, Grezhdan, Herbel, Popinar, Gradec, Muhurr, Bulaç, Fushë-Muhurr, Hurdhë-Muhurr, Rreth-Kale, Shqath, Vajmëdhej, Katund i Ri, Hotesh, Lishan i Poshtëm, Lishan i Sipërm, Arap i Sipërm, Arap i Poshtëm, Selishtë, Kacni, Lukan, Murrë, Qafë-Murrë, Selishtë e Sipërme,Sllovë, Kallë, Vleshë, Zall-Kalis, Dypjakë, Palaman, Sllatinë, Shumbat, Venisht, Trojak, Ceren, Kullas, Ploshtan, Radomirë, Shullan, Tejzë, Ujëmirë, Vasie, Zall-Dardhë, Lashkizë, Lugjej, Menesh, Nezhaj, Qa, Soricë, Shënlleshën, Tartaj, Zall-Reç, Bardhaj-Reç, Draj-Reç, Gur-Reç, Hurdhë-Reç, Kraj-Reç, Ndërshenë, Qafdraj, Tharkë,Fushë Çidhën, Blliçe, Laçe, Rrenz, Arras, Gur i Zi, Lazrej, Kodër Leshaj, Mustafe, Sinë e Sipërme, Sinë e Poshtme, Çidhën, Grykë Nokë
Bulqizë
Çmimi i referencës 41,800
Qyteti: Krastë; Fshatrat: Vajkal nr1, Vajkal nr 2, Gjon, Lenë, Peshk, Val, Stavec, Mëlcu, Ndërfushas, Fushë – Bulqizë, Dushaj, Dragua, Koçaj, Zerqan, Krajkë, Peladhi, Smollik, Sofraçan, Sopot, Strikçan, Tërnovë e Madhe, Tërnovë e Vogël, Valikardhë, Zall-Sopot, Zall-Strikçan, Godvi, Shupenzë, Vlashaj, Boçevë, Homesh, Okshatinë, Kovashicë, Zogjaj, Shtushaj, Topojan, Mazhicë, Gjuras, Bllacë, Gjoricë e Sipërme, Gjoricë e Poshtme, Çerenec i Sipërm, Çerenec i Poshtëm, Viçisht, Lubalesh, Ostren i Madh, Radovesh, Kojavec, Lejçan, Orzhanovë, Okshtun i Madh, Oreshnjë, Okshtun i Vogël, Ostren i Vogël, Tuçep, Lladomericë, Pasinkë, Tërbaç, Klenjë, Gjinovec, Trebisht- Balaj, Trebisht- Çelebi, Trebisht- Mucinë, Vërnicë.
Burrel
Çmimi i referencës 44,300 lekë /m2
Qyteti: Ulëz; Fshatrat: Baz, Fushë-Baz, Rreth Baz, Karicë, Drita, Derjan, Urxallë, Barbullej, Dukagjin, Gjoçaj, Lam i Madh, Zall Gjoçaj, Bruç, Prellë, Rremull, Rukaj, Laç, Urakë, Macukull, Dej Macukull, Shëlli, Vig, Shqefën, Komsi, Kodër Qerre, Frankth, Selixë, German, Batër e Vogël, Batër e Madhe, Midhë, Fshati Burrel, Zall-Shoshaj, Lis, Vinjoll, Gjalish, Burgajet, Zenisht, Shoshaj, Mallunxë, Kokërdhok, Stojan, Madhesh, Lundre, Bushkash.
Klos
Çmimi i referencës 32,000 lekë /m2
Fshatrat: Bejnë, Klos Katund, Shëngjun, Plani i Bardhë, Fullqet, Dars, Fshat, Bel, Unjate, Pleshë, Cerrujë, Patin, Bërshi, Xibër Murriz, Petralbë, Shkallë, Xibër Hane, Gur i Bardhë, Ketë, Kurdari, Kurqelaj, Skënderaj, Suç, Kujtim, Rripë, Gurrë e Vogël, Mishtër, Shulbatër, Dom, Gurrë e Madhe.
Durrës
Çmimi i referencës 67,500 lekë /m2
Qytetet: Sukth, Manëz; Fshatrat: Hamallaj, Kullë, Perlat, Vadardhë, Rushkull, Hidrovori, Likmetaj, Kërtushaj, Kapidanaj, Gjuricaj, Lalëz, Kuraten, Bizë, Draç, Shetaj, Katundi i Ri, Jubë, Qerret, Fllakë, Bisht-Kamëz, Rinia, Erzen, Sukth, Adriatik, Rrashbull, Arapaj, Shënavlash, Shkallnur, Manskuri, Romanat, Bozanxhije, Xhafzotaj, Armath, Borç, Hamallaj, Kameras, Radë, Shkallë, Fshat Manëz.
Shijak
Çmimi i referencës 41,000 lekë /m2
Fshatrat: Maminas, Karreç, Vlashaj, Karpen, Bodinak, Metallë, Bilalas, Rubjek, Xhafzotaj, Pjezë, Rreth, Sallmone, Koxhas, Borake, Guzaj, Vllazërimi, Gjepalaj, Hardhishtë, Çizmeli, Eminas i Vogël, Likesh, Kënetë, Shtrazë, Shahinaj, Shetël.
Krujë
Çmimi i referencës 51,000 lekë /m2
Fshatrat: Barkanesh, Picërragë, Brret, Fushë Krujë, Arrameras 1, Luz 1, Hasan, Larushk 1, Halil, Zgërdhesh, Zallë, Luze 2, Larushke 2, Arrameras 2, Bubq, Bilaj, Budull, Mazhë – Madhe, Mazhë – Vogël, Mallkuç, Murqinë, Nikël, Tapizë, Qerekë, Rinas, Virjon, Buran, Mukaj, Kurcaj, Zezë, Kodër-Thumanë, Borizanë, Derven, Gramëz, Thumanë, Bushnesh, Dukagjin i Ri, Sukth-Vendas, Miliska, Derven Kodër, Cudhi-Zall, Nojë, Mafsheq, Shqezë, Shkretë, Cudhi – Kant, Kroi Madh, Bruz-Zall, Bruz-Mal, Rranxë.
Elbasan
Çmimi i referencës 50,300 lekë /m2
Fshatrat: Labinot-Fushë, Godolesh, Griqan i Sipërm, Griqan i Poshtëm, Xibrakë, Mengel, Labinot-Mal, Guri Zi, Sericë, Lamollë, Benë, Lugaxhi, Qafë, Qerret, Shmil, Dritas, Gjinar, Lleshan, Valesh, Pashtresh, Derstilë, Lukan, Sterstan, Xibresh, Maskarth, Kaferr, Pobrat, Shushicë, Shelcan, Mlizë, Hajdaran, Fush-Bull, Vasjan, Polis i Vogël, Polis Vale, Vreshtaj, Gjergjan, Bujaras, Gjonmë, Kështjellë, Kodër Bujaras, Muriqan, Thanë, Branesh, Bixëlle, Prec e Sipërme, Cerujë, Korrë, Mollagjesh, Krrabë e Vogël, Prec e Poshtme, Stafaj, Shirgjan, Bathes, Bujqës, Jagodinë, Kuqan, Kryezjarr, Mjekës, Tregan, Blerimas, Bizhdan, Cikallesh, Gurisht, Kacivel, Kyçyk, Muçan, Shinavlash, Shilbater, Trepsenisht, Tudan, Gracen, Plangaricë, Tërbaç, Bodin, Shingjin, Gjorm, Pajengë, Mamel, Dopaj, Bradashesh, Balëz Lart, Balëz Poshtë, Kusarth, Kozan, Karakullak, Letan, Rrilë, Shtemaj, Ulën, Katund i Ri, Fikas, Petresh, Shëmhill, Shijon, Reçan, Gurabardh, Zavalinë, Seltë, Kamiçan, Joronishtë, Nezhan, Burrishtë, Papër, Broshkë, Murras, Valas, Vidhas, Pajun, Bizhutë, Papër-Sallak, Vidhas-Hasgjel, Lugaj, Jatesh, Balldre, Ullishtaj.
Qyteti Cërrik
Çmimi i referencës 38,300 lekë /m2
Fshatrat: Gostimë, Gjyral, Shtepanj, Shushicë, Shtermen, Malasej, Çartalloz, Mollas, Selitë, Kamuna, Dragot, Topojan, Linas, Dasar, Shalës, Liçaj, Kurtalli, Xibrakë, Xherie, Kodras, Klos, Selvias, Qyrkan, Lumas, Qafë, Floq, Trunç, Banjë.
Belsh
Çmimi i referencës 35,000 lekë /m2
Fshatrat: Belsh Qëndër, Çepe, Dushk, Belsh, Stanaj, Shkozë, Qafë Shkallë, Seferan, Trojas, Shkëndi, Gradisht, Marinëz, Shtith, Grekan, Dëshiran, Guras, Rrenës, Kajan, Dragot, Lisaj, Dragot-Dumre, Gjinuk, Gjolen, Turbull, Çestije, Merhoj, Drizaj, Fierzë, Hardhi, Çerragë, Kosovë, Rrasë e Sipërme, Shegas, Guri i Bardhë, Rrasë e Poshtme.
Peqin
Çmimi i referencës 39,000 lekë /m2
Fshatrat: Pajovë, Gryksh i Madh, Bishqem, Paulesh, Bishqem Fushë, Leqit, Lazarej, Haspiraj, Hasnjok, Çengelaj, Garunjë e Paprit, Cacabej,Karinë, Kazije, Rozejë, Progër, Sinametaj, Drangaj, Garunjë e Vogël, Përparim, Galush, Lisnajë, Bicaj, Caushaj, Fatish, Garunjë e Madhe, Arven, Gjevur, Kodras, Lolaj, Katesh, Çopanaj, Uruçaj, Gjocaj, Bregas, Çelhakaj, Kurtaj, Vashaj, Rumbullak, Hasmashaj, Bardhas, Blinas, Sallbegaj, Shezë e Madhe, Karthnekë, Shezë e Vogël, Pekisht, Trash, Algjinaj, Gryksh i Vogël.
Gramsh
Çmimi i referencës 43,000 lekë /m2
Fshatrat: Pishaj, Trashovicë, Shëmrizë, Ostenth, Gurrëz, Cerunjë, Çekin, Qerret, Koçaj, Vinë, Fshat-Gramsh, Drizë, Cingar i Sipërm, Cingar i Poshtëm, Galigat, Kotorr, Gjergjovinë, Strorë, Liras, Tervol, Kodovjat, Bratilë, Bulçar, Kishtë, Kokel, Posnovisht, Shelcan, Bërsnik i Poshtëm, Bërsnik Sipërm, Mashan, Broshtan, Zamshe, Kukur, Grazhdan, Gribë, Kalaj, Mukaj, Rashtan, Rmath, Snosëm, Sojnik, Kushovë, Bregas, Gjeraqinë, Dumberas, Bërsnik, Ulovë, Sotirë, Kerpicë, Lenie, Bicaj, Grabovë e Poshtme, Grabovë e Sipërme, Kurate, Valth, Poroçan, Lleshan, Gjerë, Kabash, Holtas, Skënderbegas, Bletëz, Ermenj, Fushëz, Harunas, Kotkë, Kullollas, Lemnushë, Nartë, Siman, Sëmbërdhenj, Vidhan, Zenelas,Sult, Mazrek, Dushk, Kukuçovë, Kutërqar, Kodër Zgjupe, Zgjup Fushë, Dufshan, Grekan, Tunjë, Duzh, Irmanj, Jançe Qëndër, Jançe Mal, Katërlis, Lubinjë, Oban, Prrenjas, Plepas, Saraselë, Tunjë e Re.
Librazhd
Çmimi i referencës 44,000 lekë /m2
Fshatrat: Librazhd Qëndër, Arrëz, Babje, Dorëz, Dragostunjë, Kuturman, Gizavesh, Librazhd Katund, Marinaj, Qarrishtë, Spathar, Togëz, Merqizë, Semes, Hotolisht, Dardhë, Vulçan, Buzgarë, Kokrevë, Vehçan, Xhyrë, Çerçan, Lunik, Prevall, Dranovicë, Kostenjë, Letëm, Zgosht, Koshorisht, Stëblevë, Zabzun, Borovë, Llangë, Sebisht, Moglicë, Prodan, Polis, Mirakë, Gostimë, Sheh, Gurëshpatë, Vilan, Orenjë, Floq, Gurakuq, Ballgjin, Rinas, Zdrajsh Verri, Zdrajsh, Neshtë, Mëxixë, Funarës.
Prrenjas
Çmimi i referencës 41,780 lekë /m2
Fshatrat: Prrenjas-Fshat, Rrashtan, Qukës Shkumbin, Qukës Skënderbej, Skroskë, Mënik, Gurrë, Bërzeshtë, Fanjë, Karkavec, Dritaj, Pishkash, Pishkash Veri, Rrajcë, Sutaj, Skënderbej, Bardhaj, Katjel, Kotodesh, Urakë, Stravaj, Stranik, Farret, Shqiponjë, Sopot.
Fier
Çmimi i referencës 53,100 lekë /m2
Fshatrat: Cakran, Cakran i Ri, Floq, Buz Madh, Hambar, Varibop, Vjosë, Kreshpan, Gjorgos, Vreshtas, Gorishovë, Gjonç, Mbrostar, Verri, Vajkan, Petov, Kallmi i Madh, Kallmi i Vogël, Libofshë, Rreth Libofshë, Vanaj, Daullas, Agimi, Metaj, Gozhdaras, Havaleas, Ndërnënas, Hasturkas, Adriatik, Çlirim, Mujalli, Grecalli, Daullas, Afrim i Ri, Vadhizë, Zhupan, Drizë, Drizë Myrteza, Romët,Dërmenas, Pojan, Kryegjatë, Havaleas, Hoxharë, Radostinë, Sulaj, Hamil, Muçaj, Baltëz, Povelçë, Darëzezë e Re, Topojë, Seman, Gjokalli, Sheq Marinas, Sheq, Fushë, Grykë, Seman i Ri, Kavaklli, Levan, Ferras, Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Shtyllas, Bishan, Bashkim, Boçovë, Martinë, Pishë Poro, Qarr, Frakull e Madhe, Frakull e Vogël, Adë, Peshtan Bregas, Kafaraj, Kashishtë, Sheq Musalala, Çerven, Portëz, Mbyet, Plyk, Kraps, Lalar, Patos Fshat.
Patos
Çmimi i referencës 28,000 lekë /m2
Fshatrat: Kuqar, Dukas, Rërës, Margëlliç, Rusinjë, Griz, Banaj, Zharëz, Fshat i Ri, Frashër, Verbas, Sheqishtë, Belinë, Ruzhdie, Siqecë, Gjynaqarë, Drenie, Kasnicë.
Roskovec
Çmimi i referencës 30,000 lekë /m2
Fshatrat: Jagodinë, Kuman, Marinëz, Vidhishtë, Luar, Kurjan, Mbërs, Ngjeqan, Vlosh, Strum, Arapaj, Suk 1, Suk 2, Velmish.
Lushnjë
Çmimi i referencës 40,100 lekë /m2
Fshatrat: Karbunarë, Saver, Toshkës, Zhelizhan, Delisufaj, Biçakaj i vjetër, Allkaj, Lifaj i Ri, Çukas i Ri, Mazhaj, Bubullimë, Eskaj, Gjonas, Halilaj, Pirrë, Kamçishtë, Imsht, Hysgjokaj, Kurtin, Çanakaj, Kupaj, Lekaj, Golem i Madh, Allprenaj, Shegas, Hajdaraj, Plug, Golemi i Vogël, Gramsh, Dushk Peqin, Konjat, Zham Fshat, Dushk i Madh, Zham Sektor, Thanasaj, Karbunarë e Sipërme, Mollas, Kasharaj, Kashtëbardhë, Stankarbunarë, Zgjanë, Balaj, Skilaj, Murizë Peqin , Biçakaj,Ballagat, Gjuzaj, Garunjas, Gjyshaj, Jazexhi, Manasufaj, Xibrakë, Jeta e Re, Kosovë e Vogël, Fier Shegan, Koçaj, Barbullinjë, Çinar, Sejmenas, Thanë, Çukas i Vjetër, Murriz Kozare, Qerret i Vjetër, Qerret i ri, Biçakaj i Ri, Kolonjë, Gorre, Bishqethëm, Lumth, Rrapës Fshat, Shakuj, Ardenicë, Bitaj, Rrapës Sektor, Krutje e Sipërme, Krutje e Poshtme, Fier i Ri, Zhym, Rrupaj, Lifaj i Vjetër, Kadiaj, Ngurrës i Madh, Ngurrës i Vogël, Arrës, Gjaz.
Divjakë
Çmimi i referencës 40,100 lekë /m2
Fshatrat: Mizë, Xengë, Germenj i Madh, Germenj i Vogël, Hallvaxhias, Bregas, Dushk Cam, Zharnec, Bishtçukas, Çermë Shkumbin, Çermë Proshkë, Sulzotaj, Çermë e Sipërme, Tërbuf, Shënepremte, Çermë Pasha, Grabjan, Stravec, Ferras, Këmishtaj, Mertish, Goricaj, Sopës, Fier Seman, Gradishtë, Gungas, Spolet, Babunjë, Remas, Muçias, Karavasta Fshat, Gure, Kryekuq, Kamenicë, Karavasta e re, Adriatik.
Ballsh
Çmimi i referencës 30,000 lekë /m2
Fshatrat: Visokë, Belishovë, Belistan, Drenovë, Drenovë Fushë, Kash, Usojë, Ngraçie, Lavdan, Lapulec, Lofkënd, Dukas, Greshicë, Greshicë e Re, Aranitas, Panahor, Kalenjë, Cfir, Metoh, Çyçen, Hekal, Klos, Mollaj, Rromës, Ngraçan, Riban,Kutë, Drizar, Anëbreg, Çorrush, Poçëm, Behaj, Damës, Gadurovë, Malas, Kremenar, Ninësh, Selitë, Gjerbës, Kapaj, Çërrilë.
Gjirokastër
Çmimi i referencës 47,400 lekë /m2
Fshatrat: Fushëbardhë, Zhulat, Taroninë, Mashkullorë, Palokastër, Çepun, Kodër, Plesat, Kardhiq, Prongji, Humelicë, Lazarat, Kordhoce, Picar, Shtëpëz, Kolonjë, Golem, Kaparjel, Qesorat, Dhoksat, Këllëz, Mingul, Nokovë, Erind, Gjat, Kakoz, Karjan, Valare, Andon Poçi, Hundëkuq, Tërbuq, Labovë e Madhe, Labovë e Vogël, Asim Zeneli, Arshi Lengo, Krinë, Tranoshisht, Saraqinisht.
Libohovë
Çmimi i referencës 27,000 lekë /m2
Fshatrat: Labovë e Sipërme, Labovë e Poshtme, Suhë, Stegopull, Bulo, Drino, Nepravishtë, Sheper, Nivan, Konckë, Vithuq, Hoshtevë, Doshnicë, Zhej, Lliar, Topovë, Nderan.
Tepelenë
Çmimi i referencës 32,500 lekë /m2
Fshatrat: Dukaj, Salari, Turan, Mamaj, Veliqot, Bënçë, Dragot, Beçisht, Mezhgoran, Peshtan, Hormovë, Lekël, Kodër, Luzat, Sinanaj, Matohasanaj, Dorëz, Dhëmblan, Lab Martalloz, Progonat, Lekdush, Gusmar, Nivicë, Rexhin.
Memaliaj
Çmimi i referencës 15,000 lekë /m2
Fshatrat: Memaliaj Fshat, Vasjar, Cerrilë, Mirinë, Damës, Kallëmb, Kashisht, Bylysh, Izvor, Luftinjë, Luftinjë e Sipërme, Rrapaj, Rabie, Gllavë e Vogël, Maricaj, Arrëz e Madhe, Vagalat, Tosk Martalloz, Dervishaj, Zhapokikë, Zhapokikë e Sipërme, Ballaj, Luadhaj, Buz, Kalemaj, Badër, Kurtjez, Golemaj, Arrëz e Vogël, Shalës, Xhafaj, Gllavë, Selckë, Selckë e Vogël, Komar, Bardhaj, Krahës, Krahës i Sipërm, Zhulaj, Lulëzim, Levan, Allkomemaj, Kalivaç, Përparim, Leshnjë, Xhaxhaj, Qesarat, Iliras, Amanikaj, Toç, Anëvjosë, Koshtan, Kamçisht
Përmet
Çmimi i referencës 37,000 lekë /m2
Fshatrat: Çarçovë, Vllaho – Psilloterë, Biovizhdë, Zhepë, Draçovë, Iliar – Munushtir, Strëmbec, Pëllumbar, Kanikol, Frashër, Zavalan, Ogren – Kostrec, Gostivisht, Miçan, Vërçisht, Kreshovë, Soropull, Petran, Leshnicë, Leus, Lipë, Qilarishtë, Badilonjë, Benjë – Novoselë, Delvinë, Kaludh, Lupckë, Gjinakar, Ogdunan, Lipivan-Trabozishtë, Tremisht, Bodar, Piskovë, Bual, Kosinë, Rapckë, Mokricë-Zleushë, Kutal, Kosovë, Hotovë, Odriçan, Raban, Alipostivan, Borockë, Gosnisht, Pagri, Pacomit, Grabovë, Argovë.
Qyteti Këlcyrë
Çmimi i referencës 24,600 lekë /m2
Fshatrat: Fshat Këlcyrë, Mbrezhdan, Maleshovë, Limar, Leskaj, Ballaban, Vinokash, Vinokash Fushë, Komarak, Mazhar, Kondas, Psar, Ball, Kajcë, Pavar, Toshkëz, Bubës 1, Bubës 2, Beqaraj, Sukë, Goricë, Fshat i Ri, Rodenjë, Podgoran, Podgoran Fushë, Ujmirë, Zhepovë, Shelq, Topojan, Luar, Delilaj, Çorogunj, Taroninë, Beduqas, Tolar, Panarit, Riban, Varibop, Kuqar, Mërtinjë, Xhanaj, Bënjë, Fratar, Senican, Katundishtë, Leskovec, Gërdas, Kodrishtë
Fshati Jorgucat çmimi i referencës 30,600 lekë/m2
Fshatrat: Dervican, Goranxi, Vanistër, Haskovë, Dhuvjan, Sofratikë, Terihat, Goricë, Frashtan, Lugar, Grapsh, Peshkëpi e Sipërme, Peshkëpi e Poshtme, Glinë, Vrahogoranxi, Radat, Jorgucat, Zervat, Bularat, Bodrishtë, Kërrë, Vodhinë, Pepel, Klishar, Selo, Likomil, Llovinë, Krioner, Sotirë, Llongo, Koshovicë, Dritë, Kakavie, Vrisera, Poliçan, Skore, Sopik, Çatistër, Mavrojer, Hllomo, Selckë çmimi i referencës 27,000 lekë/m2.
Korçë
Çmimi i referencës 45,800 lekë/m2
Fshatrat: Bulgarec, Lumalas, Biranj, Melcan, Porodinë, Dishnicë, Shamoll, Belorta, Kuç i Zi, Barç, Çiflig, Malavec, Neviçisht, Voskop, Dërsnik, Polen, Vinçan, Goskovë Lart, Goskovë Poshtë, Damjanec, Voskopojë, Shipskë, Krushovë, Gjonomadh, Lavdar, Lekas, Marjan, Gjonbabas, Gurmujas, Shkozan, Xerje, Tudas, Gjergjevicë, Lavdar Brozdovec, Mazrek, Poponivë, Vithkuq, Leshnje, Gjanc, Lubonjë, Rehovë, Roshanj, Trebickë, Grabockë, Treskë, Stratobërdh, Panarit, Shtyllë, Cemericë, Mollaj, Floq, Pulahë, Ujë Bardhë, Kamenicë, Drenovë, Mborje, Boboshticë, Moravë, Qatrom, Ravonik, Turan, Dardhë.
Maliq
Çmimi i referencës 27,800 lekë/m2
Fshatrat: Kolanec, Goce, Gjyras, Bickë, Fshat Maliq, Plovisht, Libonik, Drithas, Vloçisht, Vashtëmi, Pocestë, Symiz, Klocë, Shkozë, Kembëthekër, Beras, Zboq, Memël, Manastirec, Zvarisht, Dolan, Lozhan, Lozhan i Ri, Senisht, Tresovë, Strelcë, Shalës, Selcë, Velçan, Mesmal, Moçan, Mjaltas, Marjan, Desmirë, Qënckë, Babjen, Dolanec,Moglicë, Gopesh, Dobërçan, Maliq-Opar, Gurkuq, Bardhas, Zerec, Dushar, Torovec, Shpatmal Peshtan, Lumaj, Protopapë, Osojë, Gurshqipe, Kucakë, Nikollarë, Vreshtas, Sheqeras, Bregas, Podgorie, Pirg, Gurishtë, Zvirinë, Leminot, Qershizë, Kakaç, Shqitas, Veliternë, Sovjan, Novoselë, Bubuq, Pojan, Zvezdë, Shëngjergj, Kreshpanj, Plasë, Zëmblak, Burimas, Pendavinj, Terovë, Rov, Orman, Rëmbec.
Qyteti Pustec
Çmimi i referencës 35,000 lekë/m2
Fshatrat: Pustec, Diellas, Lajthizë, Zaroshkë, Cerje, Goricë e Vogël, Goricë e Madhe, Kallamas, Gollomboc.
Leskovik
Çmimi i referencës 23,000 lekë/m2
Fshatrat: Starie, Bejkovë, Psar, Selenicë, Kreshovë, Gostivisht, Lëngës, Kodras, Kabash, Borovë, Taç Qëndër, Taç Poshtë, Taç Lartë, Rehovë, Gjonç, Prodan, Pobickë, Cerckë, Radat, Radovë, Postenan, Lashovë, Peshtan, Podë, Kovaçisht, Vrepckë, Gërmenj, Radanj, Glinë, Gjirakar, Novoselë, Mesiçkë, Kagjinas, Zharkan, Piskal, Vitisht, Shijan, Kaduç, Ndërrmarr, Mbreshtan, Barmash, Leshnjë, Shalës, Gozhdorazhd, Sanjollas, Kamnik, Bënjëz, Radimisht, Arrëz, Rajan,Mollas, Skorovot, Qinam, Vodicë, Qafzez, Helmës, Shtikë, Pepellash, Butkë, Kozel, Milec, Bezhan, Boshanj, Blush, Çlirim, Qesarak, Kaltanj, Qytezë, Selenicë e Pishës, Luaras, Lënckë, Kurtez, Orgockë, Qinam- Radovickë, Radovickë, Psar i Zi.
Bilisht
Çmimi i referencës 35,000 lekë/m2
Fshatrat: Bitinckë, Tren, Buzliqen, Vërnik, Vishocicë, Kuç, Poloskë, Kapshticë, Trestenik, Kurilë, Hoçisht, Grace, Baban, Stropan, Eçmenik, Përparimaj, Grapsh, Çipan, Borsh, Bradvicë, Progër, Mançurisht, Cangonj, Pilur, Vranisht, Bickë, Rakickë, Shyec, Miras, Vidohovë, Arrëz, Çetë, Qytezë, Sinicë, Nikolicë, Menkulas, Ponçarë, Braçanj, Koshnicë, Dobranj, Fitore, Ziçisht, Gjyres, Sul.
Pogradec
Çmimi i referencës 49,900 lekë/m2
Fshatrat: Udenisht, Memlisht, Çervenakë, Piskupat, Lin, Buqez, Buçimas, Tushemisht, Peshkëpi, Gurras, Gështënjas, Remenj, Vërdovë, Bahçallëk, Çërravë, Blacë, Bletas, Alarup, Pretushë, Grabovicë, Nizhavec, Kodras, Leshnicë, Lumas, Qershizë, Dardhas, Stropckë, Grunjas, Prenisht, Derdushë, Osnat, Lekas, Nicë, Stërkanj, Trebinjë, Çezmë e Madhe, Çezmë e Vogël, Hondisht, Selcë e Sipërme, Llëngë, Plenisht, Hoshtecë, Zemcë, Potgozhan, Malinë, Kalivaç, Pevelan, Dunicë, Guri i Bardhë, Proptisht, Rodokal Sipër, Rodokal Poshtë, Homezh, Slabinjë, Somotinë, Kriçkovë, Selcë e Poshtme, Homçan, Vërri, Golik, Slatinë, Baribardhë, Selishtë, Zalltore, Velçan, Buzahishtë, Shpellë, Bishnicë, Jollë, Losnik, Laktesh, Senishtë.
Kukës
Çmimi i referencës 54,000 lekë/m2
Fshatrat: Gostil, Drinas, Shëmri, Shtanë, Petkaj, Mgulle, Çam, Gdheshte, Pistë, Spas, Shikaj, Dukagjin, Kalimash, Kryemadh, Bushat, Bicaj, Osmane, Mholaj, Mustafaj, Nangë, Kolesjan, Domaj, Gabricë, Tërshenë, Lusën, Zallë, Malqene, Resk, Ujmisht, Skavicë, Tejdrine, Morinë, Bardhoc 1, Bardhoc 2, Breg-Lumë, Pobreg, Gjegjan, Shtiqën, Koder Lume, Krenze, Gjallicë, Orgjost, Kosharisht, Pakisht, Zapod, Orçikël, Bele, Lojmë, Shishtavec, Novosej, Kollovoz, Shtrezë, Borje, Oreshkë, Cërnalevë, Topojan, Xhaferraj, Turaj, Brekije, Nimçë, Bushtricë, Gjegje, Matranxh, Palush, Vilë, Barruç, Shpat, Fshat, Çajë, Buzëmadhe, Shkinak, Gështejë, Kodër-Gështejë, Kalis, Gurrë, Pralisht, Çinamak, Fusharë, Surroj, Aliaj, Arrën, Arrëz, Barrë, Vërrij, Tejmollë, Kolsh, Mamëz, Myç-Mamëz.
Krumë
Çmimi i referencës 24,500 lekë/m2
Fshatrat: Krumë, Gajrep, Cahan, Mujaj-Dajç, Zahrisht,Fajza, Vranisht, Tregtan, Likeni i Kuq, Metaliaj, Brenogë, Gjinaj, Pusi i Thatë, Myç-Has, Domaj, Pogaj, Kishaj, Golaj, Nikoliq, Bardhaj, Perollaj, Vlahen, Letaj, Peraj, Dobrunë, Zgjeç, Qarr, Helshan, Kosturr.
Bajram-Curri
Çmimi i referencës 27,900 lekë/m2
Qyteti: Fierzë; Fshatrat: Tpla, Dushaj i Poshtëm, Degë, Breg-Lum, Brisë, Salce, Palç, Peraj, Gjonpepaj, Lekbibaj, Tetaj, Shëngjergj, Curraj i Poshtëm, Betoshe, Qerreç Mulaj, Curraj i Sipërm,Margegaj, Fushë Lumi, Koçanaj, Shoshan, Lagja Paqës, Bradoshnicë, Dragobi, Çerem, Valbonë, Rragam, Bukovë, Jaho Salihi, Llugaj, Luzhë, Rrez-Mali, Rragam,Bujan, Rosujë, Dojan, Markaj, Gri, Lekurtaj, Selimaj, Bllatë, Gri e Re,Pac, Zherkë, Vlad, Çorraj-Veliç, Berishë, Visoçë, Mash, Zogaj, Prush, Kepenek, Kam, Leniq, Astë, Kojel, Viçidol, Kasaj, Gegaj, Buçaj, Papaj, Sopot, Babinë, Begaj, Shumice-Ahmetaj, Myhejan, Kovaç, Kërrnajë, Shkëlzen.
Shëngjin
Çmimi i referencës 56,000 lekë/m2
Fshatrat: Ishull-Shëngjin, Ishull- Lezhë, Mali-Shëngjin, Mali- Rencit, Kodër Mulliri, Zejmen, Tresh, Pruell, Berzane, Pllanë, Markatomaj, Spiten, Shënkoll, Rilë, Tale 1, Tale 2, Barbullojë, Grykë-Lumi, Gajush, Alk, Balldren, Mali-Kakariq, Qëndër-Kakariq, Gocaj, Balldren i Ri, Torovicë, Malecaj, Koljakaj, Kallmet i Madh, Kallmet i Vogël, Rraboshtë, Mërqi, Blinisht, Troshan, Fishtë, Krajnë, Piraj, Baqel, Kodhel, Dajç, Gjadër, Gramsh, Mabë, Dragush, Kotërr, Zojs, Ungrej, Kashnjet, Gjobardhaj, Kalivaç, Ras-Butë, Zinaj, Fregen, Kaluer, Sukaxhi, Kolsh, Gjash, Kacinar, Patalej, Lalm, Lalm Lukaj, Velë, Manati, Grykë, Barbullojë e Re.
Qyteti Rrëshen
Çmimi i referencës 29,500 lekë/m2
Qytetet: Kurbnesh, Reps; Fshatrat: Ndërfushas, Ndërfan, Gëziq, Tarazh, Jezull, Kodër Rrëshen, Sheshaj, Fushë-Lumth, Malaj, Malaj Epërm, Tenë, Lurth, Bukmirë, Kulmë, Fierzë, Bulshizë, Fang, Rasfik, Katund i Vjetër, Munaz, Rreja e Zezë, Rreja e Velës, Vau Shkezë, Rrethi i Sipërm, Livadhëz, Bulger, Lufaj, Bardhaj, Lëkundë, Zajs, Kthellë e Sipërme, Kurbnesh-fshat, Mërkurth, Kumbull, Perlat Qendër, Perlat i Sipërm, Shebe, Tharr, Trojë, Prosek, Rrushkull, Ujë, Shtrezë, Klos, Shtrungaj, Bisakë, Fan, Zall-Xhuxhë, Katundi i Ri, Konaj, Shëngjin, Petoq, Xhuxhë, Dardhëz, Thirrë, Sang, Hebe, Domgjon, Gjakëz, Munellë, Kullaxhi, Blinisht, Pshqesh, Mashtërkor, Shëmri, Grykë Orosh, Lgjin, Bulshar, Planet, Ndërshen, Nënshejt, Kodër-Spaç, Gurth-Spaç, Lajthizë, Kullaxhi, Blinisht, Pshqesh, Mashtërkor, Shëmri, Grykë Orosh, Lgjin, Bulshar, Planet, Ndërshen, Nënshejt, Kodër-Spaç, Gurth-Spaç, Lajthizë,Kaçinar, Arrëz, Kuzhnen, Simon, Shëngjergj, Shtuf, Shpërdhezë.
Laç-Milot
Çmimi i referencës 34,000 lekë/m2
Fshatrat: Laç (Sanxhak), Fushë-Mamurras, Shpërthet, Shëmri, Zhejë, Katund i Ri, Gjorm, Drojë, Skuraj, Mal Milot, Fushë Milot, Mal i Bardhë, Mal i Bardhë i Sipërm, Gallatë, Selitë, Gernac, Vinjoll, Shullaz, Prozhmë, Delbnisht, Ferr-Shkopet, Shkopet, Fushë – Kuqe, Adriatik, Patok, Gorre, Gurëz.
Koplik
Çmimi i referencës 40,500 lekë/m2
Qyteti Bajzë; Fshatrat: Gruemirë, Boriç i Vogël, Grudë-Fushë, Grilë, Kurtë, Linaj-egç-lepurosh, Omaraj, Rrash, Vorfë, Demiraj, Ktosh, Gjormë, Mshqerrë, Vajush, Boriç i Madh, Kerraj, Ivanaj, Aliaj, Gradec, Hot, Jeran, Pjetroshan, Rapshë, Vukpalaj, Premal, Goraj-Budishtë, Kastrat, Bratosh, Tamarë, Brojë, Kozhnje, Selcë, Vukël, Lëpushë, Vermosh, Nikç, Bogiç-Palvar, Dobër, Jubicë, Kamicë-Flakë, Kalldrun, Koplik i Sipërm, Stërbeq, Lohe e Poshtme, Dedaj, Bogë, Bzhetë, Bzhetë-Markaj, Lohe e Sipërme, Vrith, Vuç-Kurtaj, Zagorë, Qaf-Gradë, Reç, Rrepisht, Kokpapaj.
Shkodër
Çmimi i referencës 58,000 lekë/m2
Fshatrat: Oblikë, Babot, Muriqan, Shtuf, Dramosh, Oblikë e Sipërme, Obot, Vallas, Velinaj, Vidhgar, Bërdice e Madhe, Bërdice e mesme, Bërdice e siperme, Trush, Beltoje, Mali Hebaj, Dajç, Samrisht i Ri, Samrisht i Sipërm, Belaj, Mali i Gjymtit, Pentar, Rrushkull, Mushan, Darragjat, Suka-Dajç, Shirq, Guri i Zi, Juban, Ganjollë, Kuç, Rrencë, Vukatanë, Gajtan, Rragam, Sheldi, Mazrek, Shpor, Mes, Dragoç, Boks, Kullaj, Myselim, Drisht, Ura e shtrenjtë, Domen, Shakotë, Prekal, Vilëz, Pog, Kir, Gjuraj, Plan, Xhan, Bruçaj, Mgull, Dobraç, Grudë e Re, Shtoj i Ri, Guci e Re, Shtoj i Vjetër, Zues, Golem, Hot i Ri, Bleran, Bardhaj, Breg-Lumi, Abat, Nicaj-Shale, Lekaj, Vuksanaj, Pecaj, Theth, Nderlysaj, Gimaj, Nënmavriq, Lotaj, Ndrejaj, Nikaj-Shosh, Palaj, Pepsumaj, Brashtë, Velipojë, Pulaj, Luarzë, Baks-Rrjoll, Gomsiqe, Baks i Ri, Pulaj, Reç i Ri, Ças, Mali Kolaj.
Vau Dejes
Çmimi i referencës 24,300 lekë/m2
Fshatrat: Mjedë, Spatharë, Shelqet, Kaç, Naraç, Dush, Karmë, Gomsiqe, Bushat, Shkjezë, Plezhë, Kosmaç, Stajkë, Ashtë, Rranxa, Fshat i Ri, Mali i Jushit, Plepan-Konaj, Melgush, Barbullush, Kukël, Hoten, Mnelë e Madhe, Mnelë e Vogël, Vig, Hajmel, Dheu i Lehtë, Pistull, Paçram, Nënshatë, Koman, Qerret, Arrë, Vilë, Telum, Kllogjen, Malagji-Kajvall, Toplanë, Sermë, Gushtë, Vukjakaj-Gegaj, Palaj-Gushaj, Benë, Kroni i Madh, Barcollë, Vukaj, Uk-Bibaj.
Pukë
Çmimi i referencës 22,000 lekë/m2
Fshatrat: Pukë, Lajthizë, Dom, Gjegjan, Gojan i Vogël, Rras, Kuzhnen, Gojan i Madh, Shkozë, Kimëz, Kalivare, Mesul, Breg, Rrapë, Kabash, Buhot, Bicaj, Blinisht, Lumzi, Meçe, Qelëz, Bushat, Dushnezë, Midhë, Buzhalë, Dedaj, Levrushk, Ukth, Qerret i Vogël, Qerret, Luf, Dush, Karmë, Kçirë, Luf-Plan, Korthpulë, Kaftall, Tejkodër, Gomsiqe, Vrith, Plet.
Fushë-Arrëz
Çmimi i referencës 7,500 lekë/m2
Fshatrat: Fushë-Arrës, Miçaj, Lumëardhe, Fierzë, Porav, Bugjon, Kokdodë, Arst, Miliska, Mëzi, Aprip-Guri, Flet, Xeth, Kulumri, Trun, Blerim, Dardhë, Qebik, Qafë-Mali, Armiraj, Srriqe, Mollkuqe, Lajthizë, Lumbardhë, Tuç, Kryezi, Orosh, Iballë, Sapaç, Levosh, Berishë e Vogël, Berishë Vendi, Berishë e Sipërme, Shopel, Mërtur.
Kamëz
Çmimi i referencës 52,000 lekë/m2
Fshatrat: Bathore, Laknas, Valias, Frutikulturë, Bulçesh, Zall-Mner, Paskuqan, Babrru Qëndër, Kodër e Kuqe, Shpat, Fushë e Kërçikëve, Kodër Babrru, Paskuqan Fushë, Paskuqan Kodër.
Vorë
Çmimi i referencës 51,500 lekë/m2
Fshatrat: Vorë, Marqinet, Shargë, Gërdec, Gjokaj, Kuc, Marikaj, Picar, Prezë, Ahmetaq, Palaq, Fushë Prezë, Gjeç- Kodër, Ndërmjetës, Breg – Shkozë, Bërxullë, Mukaj, Domje.
Kavajë
Çmimi i referencës 51,000 lekë/m2
Fshatrat: Synej, Butaq, Rrikaj, Hajdaraj, Peqinaj, Rrakull, Bago, Luz i Vogël, Vorrozen, Beden, Blerimaj, Golem, Kryemëdhej, Tilaj, Seferaj, Golemas, Qeret, Karpen, Zik-Xhafaj, Kanaparaj, Agonas, Karpen i Ri, Helmas, Zikular, Lis-Patros, Shtodhër, Çetë, Momël, Habilaj, Çollakaj, Kryezi, Cikallesh.
Rrogozhinë
Çmimi i referencës 41,000 lekë/m2
Fshati: Rrogozhinë, Kryevidh, Ballaj, Rreth-Greth, Patkë-Milot, Zhabjak, Spanesh, Spille, Domën, Stërbeg, Shardushk, Kazie, Sinaballaj, Methasanaj, Hazdushk, Hamenraj, Koçaj-Sheshaj, Thartor, Rrostej, Fliballije, Demarkaj, Lekaj, Harizaj, German, Zambish, Mushnik, Mlik, Okshtun, Luz i Madh, Shkozet , Kryeluzaj, Gosë e Madhe, Gosë e Vogël, Kalush, Kërçukaj, Vilë-Ballaj.
Vlorë
Çmimi i referencës 61,800 lekë/m2
Fshatrat: Dukat, Dukat Fshat, Tragjas, Radhimë, Bestrovë, Babicë e Madhe, Babicë e Vogël, Hoshtimë, Kaninë, Kërkovë, Nartë, Sherishtë, Panaja, Xhyherinë, Zvërnec, Sazan, Novoselë, Aliban, Bishan, Mifol, Poro, Dëllenjë, Delisuf, Trevllazër, Cerkovinë, Skrofotinë, Fitore, Akërni, Shushicë, Bunavi, Beshisht, Grabian, Drithas, Mekat, Llakatund, Çeprat, Risili.
Selenicë
Çmimi i referencës 25,000 lekë/m2
Fshatrat: Armen, Karbunarë, Rromës, Treblovë, Lubonjë, Picar, Mesarak, Vllahinë, Kocul, Mërtiraj, Rexhepaj, Hadëraj, Mallkeq, Gërnec, Petë, Kropisht, Vezhdanisht, Peshkëpi, Penkovë, Kotë, Gumenicë, Hysoverdhë, Lapardha, Mavrovë, Mazhar, Vajzë, Vodicë, Shkallë Mavrovë, Drashovicë, Kotë, Gumenicë, Hysoverdhë, Lapardha, Mavrovë, Mazhar, Vajzë, Vodicë, Shkallë Mavrovë, Drashovicë, Sevaster, Golimbas, Dushkarak, Shkozë, Mazhar, Ploçë, Lezhan, Amonicë, Brataj, Lepenicë, Gjorm, Velçë, Ramicë, Mesaplik, Matogjin, Bashaj, Vërmik, Malas.
Himarë
Çmimi i referencës 58,000 lekë/m2
Fshatrat: Pilur, Kudhës, Qeparo fshat, Qeparo Fushë, Vuno, Iliaz, Dhërmi, Gjilekë, Palasë, Lukovë, Borsh, Fterrë, Çorraj, Piqeras, Sasaj, Qazim Pali, Shënvasil, Nivicë, Vranisht, Kuç, Kuç Buronjë, Bolenë, Kallarat, Tërbaç.
Sarandë
Çmimi i referencës 56,000 lekë/m2
Fshatrat: Gjashtë, Metoq, Çukë, Shelegar, Ksamil.
Konispol
Çmimi i referencës 28,000 lekë/m2
Fshati: Çiflik, Xarrë, Mursi, Shkallë, Vrinë, Shëndëlli, Dishat, Vërvë, Shalës, Markat, Ninat, Janjar.
Finiq
Çmimi i referencës 28,000 lekë/m2
Fshatrat: Livadhja, Kulluricë, Llazat, Kalcat, Kodër, Lefter Talo, Gravë, Qesarat, Komat, Karroq, Grazhdan, Zminec, Sopik, Pandalejmon, Vagalat, Dhivër, Rumanxë, Memoraq, Navaricë, Dermish, Leshnicë e Sipërme, Leshnicë e Poshtme, Janicat, Llupsat, Cerkovicë, Shëndre, Malcan, Aliko, Çaush, Neohor, Tremul, Rahullë, Pllakë, Jermë, Vurgu i Ri, Halo, Dritas, Finiq, Buronjë, Çlirim, Vrion, Karahaxhë, Bregas, Mesopotam, Dhrovjan, Krongj, Bistricë, Velahovë, Livinë, Brajlat, Sirakat, Kostar, Fitore, Krane, Ardhasovë, Kardhikaq, Pecë, Muzinë.
Delvinë
Çmimi i referencës 26,750 lekë/m2
Fshatrat: Bamatat, Vllahat, Rusan, Lefterhor, Kakodhiq, Sopot, Stjar, Vanë, Blerimas, Vergo, Tatzat, Kalasë, Fushë Vërri, Senicë, Kopaçez, Qafë Dardhë, Bajkaj.
Dorina Azo
The post Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin appeared first on Revista Monitor.