Aksionet bien pavarësisht raporteve të forta të fitimeve nga shumica e gjigantëve të Silicon Valley
Aksionet e Big Tech pĂ«suan rĂ«nie tĂ« fortĂ« pasi kompanitĂ« zbuluan planet pĂ«r tĂ« shpenzuar 660 miliardĂ« dollarĂ« kĂ«tĂ« vit pĂ«r IA, ndĂ«rsa investitorĂ«t shqetĂ«sohen se shpenzimet kapitale âmarramendĂ«seâ po ecin mĂ« shpejt se potenciali i fitimeve nga teknologjia e re.
Amazon, Google dhe Microsoft pritet të humbasin së bashku 900 miliardë dollarë në vlerë tregu, që nga publikimi i rezultateve tremujore gjatë javës së kaluar.
Aksionerët u stepën përballë planeve gjigante të investimeve kapitale të sektorit, të cilat zbehën efektin e rritjes së fortë të të ardhurave në divizionet cloud të kompanive.
Së bashku me gjigantin e rrjeteve sociale Meta, shpenzimet e planifikuara për qendrat e të dhënave dhe çipat e specializuar të nevojshëm për të trajnuar dhe për të operuar modelet e avancuara të IA, do të shënonin një rritje 60% krahasuar me 410 miliardë dollarët e shpenzuar në vitin 2025 dhe një rritje 165% nga 245 miliardë dollarët e vitit 2024.
Edhe një rritje 14% e të ardhurave të tyre të kombinuara vjetore në 1.6 trilionë dollarë nuk ishte e mjaftueshme për të kapërcyer pesimizmin. Apple, e cila ka qëndruar jashtë garës së investimeve afatgjata (capex) për IA, ishte i vetmi gjigant i Silicon Valley që doli i paprekur, me aksionet në rritje 7.5% që nga raportimi i shitjeve rekord.
Amazon ra me 11% në tregun pas mbylljes të enjten pasi tha se capex-i i saj do të arrijë në 200 miliardë dollarë këtë vit, 50 miliardë dollarë më shumë se pritshmëritë, duke tejkaluar shifrat tashmë shumë të larta nga Google dhe Microsoft.
Drejtori ekzekutiv Andy Jassy tha se këto shuma të mëdha ishin të nevojshme për ta pozicionuar kompaninë për një bum në IA, çipa, robotikë dhe satelitë. Ai theksoi rritjen 24% të të ardhurave në Amazon Web Services si provë se investimet po fillojnë të japin rezultat.
Goditjen më të fortë e mori Microsoft, e cila ka rënë 18% që nga raportimi i saj të mërkurën e kaluar. Të ardhurat në divizionin cloud të Microsoft u rritën 26% në 51.5 miliardë dollarë. Por kjo ishte pak më e ulët se pritjet dhe tregu reagoi ndaj rritjes 66% të shpenzimeve tremujore për qendrat e të dhënave.
Microsoft gjithashtu paraqiti për herë të parë ekspozimin e saj ndaj OpenAI. Ajo zbuloi se 45% e portofolit të saj prej 625 miliardë dollarësh të kontratave të ardhshme cloud vinin nga startup-i, duke bërë që analistët të paralajmëronin për varësi të tepruar nga një klient i vetëm.
Edhe fitimet rekord të Google nuk mjaftuan për të zbutur këto shqetësime. Alphabet kaloi për herë të parë 400 miliardë dollarë të ardhura vjetore dhe realizoi 132 miliardë dollarë fitim në vitin 2025. Por planet për të dyfishuar capex-in në 185 miliardë dollarë goditën aksionet e saj.
Planet e shpenzimeve tregojnë gjithashtu se do të kërkohet më shumë kohë dhe para për të realizuar plotësisht premtimet e IA.
Capex mĂ« i lartĂ« âsinjalizon se mund tĂ« duhet mĂ« shumĂ« kohĂ« qĂ« strategjitĂ« e IA tĂ« japin rezultateâ, tha Dec Mullarkey, drejtor menaxhues nĂ« menaxherin e aseteve SLC Management me 300 miliardĂ« dollarĂ«. âNuk Ă«shtĂ« lajm i mirĂ«pritur pĂ«r investitorĂ«t qĂ« tashmĂ« janĂ« tĂ« fokusuar se kur tĂ« ardhurat nga IA do tĂ« fillojnĂ« tĂ« materializohen.â
Meta gjithashtu tha javën e kaluar se capex-i i saj do të dyfishohet në 135 miliardë dollarë, por aksioni u rrit 10% pasi rrjeti social tregoi se si IA po përmirëson efektivitetin e reklamave. Megjithatë, që atëherë i ka humbur këto fitime, pasi u përfshi në një rënie më të gjerë tregu që ka shtyrë Nasdaq të bjerë 4% në pesë ditët e fundit.
Aksionet e softuerëve u goditën për shkak të frikës se mjetet e reja të kodimit me IA nga Anthropic dhe OpenAI mund të prishin modelet e tyre të biznesit.
Tregjet u tronditën gjithashtu nga konfirmimi se marrëveshja prej 100 miliardë dollarësh për investime dhe infrastrukturë mes OpenAI dhe Nvidia nuk ka ecur përpara.
Oracle, e cila mbĂ«shtetet te OpenAI pĂ«r njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« biznesit tĂ« saj tĂ« ardhshĂ«m cloud, ra 18% nĂ« pesĂ« ditĂ« edhe pse siguroi 25 miliardĂ« dollarĂ« borxh dhe kĂ«mbĂ«nguli se ishte âshumĂ« e sigurt nĂ« aftĂ«sinĂ« e OpenAI pĂ«r tĂ« mbledhur fonde dhe pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur angazhimet e sajâ.
Apple u dallua si fituesi nga ky raund publikimesh financiare.
Kompania raportoi 144 miliardë dollarë të ardhura rekord tremujore, të nxitura nga rritja e fortë e shitjeve të iPhone 17 në SHBA dhe Kinë. Capex ra 17% në 2.4 miliardë dollarë në tre muajt e fundit të vitit, duke e çuar totalin vjetor në rreth 12 miliardë dollarë.
Në janar, Apple arriti një marrëveshje për të përdorur Gemini të Google për të rishikuar funksionet e saj të IA, përfshirë asistentin zanor Siri.
âCapex-i i vogĂ«l i Apple Ă«shtĂ« dividenti i IA nga partneriteti me Google pĂ«r kapacitetin kompjuterik dhe modelet e avancuaraâ, tha Dan Hutcheson, nĂ«nkryetar i firmĂ«s sĂ« inteligjencĂ«s sĂ« tregut TechInsights. âKjo e zhvendos capex-in e IA tĂ« Apple nĂ« njĂ« model pagese sipas pĂ«rdorimitâ, me prodhuesin e iPhone qĂ« delegon shumicĂ«n e kostove tĂ« infrastrukturĂ«s te Google.
Partneriteti âabsolutishtâ shpjegon njĂ« pjesĂ« tĂ« planeve tĂ« rritura tĂ« capex-it tĂ« Google pĂ«r vitin 2026, shtoi Hutcheson.
Prodhuesi i çipave Nvidia, kompania publike me vlerë më të lartë në botë, tani përballet me një treg të paqëndrueshëm teksa përgatitet të shpallë rezultatet financiare më vonë këtë muaj. Pas më shumë se tre vitesh gjatë të cilave investitorëve u është kërkuar të pranojnë rritjen e vazhdueshme të capex-it, tani ata kërkojnë një fund të afërt të shpenzimeve të bazuara vetëm te besimi në IA.
âKĂ«to janĂ« kohĂ« tĂ« çmenduraâ, tha Drew Dickson, themelues i Albert Bridge Capital. âKemi evoluar nga njĂ« mjedis ku vetĂ«m capex-i mjaftonte pĂ«r tĂ« shkaktuar eufori, nĂ« njĂ« ku tregu pret qĂ« ai tĂ« pĂ«rkthehet nĂ« rritje tĂ« tĂ« ardhurave brenda njĂ« horizonti kohor qĂ« nuk ka shumĂ« kuptim.â / FT
The post Shpenzimet 660 miliardë dollarë të Big Tech ringjallin frikërat për një flluskë të IA appeared first on Revista Monitor.