Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Lajme Shqiperi

11:00 Fansat e dyshonin prej muajsh, tani konfirmohet: Karol G dhe Feid janë ndarë

By: Klara
20 January 2026 at 11:00

Karol G dhe Feid, një nga çiftet më të fuqishme dhe më të dashura të muzikës latine, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas tre vitesh. Pas muajsh spekulimesh nga fansat, ndarja është konfirmuar nga TMZ, ku thuhet se gjithçka ka ndodhur në mënyrë miqësore dhe pa drama.

Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se artistët kolumbianë e kanë përfunduar lidhjen “në heshtje” disa muaj më parëdhe se vazhdojnë të jenë në marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Dyshimet për ndarjen kishin nisur që në tetor 2025, kur fansat vunë re se Karol G dhe Feid nuk postonin më foto së bashku në rrjetet sociale që nga muaji maj.

Edhe pse ata u panë për herë të fundit së bashku me pushime në korrik, kjo duket të ketë qenë paraqitja e fundit publike e çiftit. Megjithatë, të dy vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Karol G dhe Feid e kanë mbajtur gjithmonë lidhjen e tyre larg vëmendjes mediatike. Karol ka treguar më herët për Rolling Stone se fillimisht nuk kishin shumë kontakt me njëri-tjetrin. Marrëdhënia e tyre u konfirmua publikisht në qershor 2023, kur u fotografuan duke u mbajtur për dore në Miami.

Si çift dhe bashkëpunëtorë muzikorë, ata lanë gjurmë me këngë si “FRIKI”“+57” dhe “Verano Rosa”, kjo e fundit e publikuar në qershor 2025. Në një intervistë për USA Today, Karol G e kishte quajtur Feid një “bekim” në jetën dhe karrierën e saj./KM

10:55 “Sipas burimeve…”, Manjani ironizon teoritë e PD për FBI dhe Ramën: Sot niset për në SHBA me një avokat…

By: Kesjana
20 January 2026 at 10:55

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me ironi ndaj lajmeve dhe spekulimeve të ditëve të fundit që parashikonin një udhëtim të kryeministrit Edi Rama drejt Shteteve të Bashkuara, i shoqëruar nga avokatë dhe nën skenarin e një ndërhyrjeje të menjëhershme të autoriteteve amerikane.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani kujton se sipas një lajmi të publikuar 13 ditë më parë, data 20 janar ishte dita kur Rama pritej të ishte “rrugës për në Amerikë”. Ai ironizon komentet që shoqëruan atë lajm, ku pretendohej me “burime tepër të sigurta amerikane” se kryeministri do të merrej drejtpërdrejt nga FBI për t’u shoqëruar në lidhje me çështje që, sipas tyre, “do të trondisnin Shqipërinë”.
“Sot është 20 janar.
Sipas një lajmi të Ballkanweb të 13 ditëve më parë, sot Rama do jetë rrugës për në Amerikë së bashku me avokat.
Sipas disa komenteve të atyre ditëve rreth këtij lajmi “të sigurtë”, sot i bie që Rama të jetë nisur “si cjapi te kasapi” pasi do ta marrë direkt FBI ta shoqërojë diku për ti bërë pyetje për çështje që “do trondisin Shqipërinë”.
U shurdhuam ato ditë nga “siguria” e lajmit nga “burine tepër të sigurta amerikane”…
Bëni një kërkim të thjeshtë në google dhe do ti gjeni këto “lajme” aty.
Sot pra është dita….
Presim tronditjen…
Ka pak erë sot e as helikopterët nuk sugjerohet të fluturojnë… Por presim..” – shkruan Manjani./kb

10:50 Tërmet me magnitudë 4 Rihter në Lakonia të Greqisë

By: Klara
20 January 2026 at 10:50

Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e së martës, më 20 janar, në rajonin e Lakonisë, në Greqi.

Sipas të dhënave paraprake sizmologjike, thellësia fokale e tërmetit ishte rreth 22.6 kilometra, ndërsa epiqendra e lëkundjes u lokalizua 117 kilometra në jug-jugperëndim të Gerolimenas, në Lakoni.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës. Lëkundjet janë ndjerë lehtë edhe në zonat përreth./K.M

10:45 NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

By: Kesjana
20 January 2026 at 10:45

Last Updated on 20/01/2026 by Kesjana

NATO ka kufizuar aksesin e Shteteve të Bashkuara në informacionet e inteligjencës që lidhen me Groenlandën, nga frika se këto të dhëna mund të përfundojnë në duart e presidentit Donald Trump. Sipas shqetësimeve brenda Aleancës, ekziston rreziku që informacionet të përdoren në të ardhmen për një përpjekje të mundshme për pushtimin ushtarak të këtij territori gjysmë-autonom danez.

Lajmi është raportuar nga e përditshmja britanike The i Paper, pjesë e grupit mediatik Daily Mail and General Trust, duke cituar burime të informuara. Sipas këtyre burimeve, përfaqësuesit e NATO-s nuk “komunikojnë më hapur” me homologët amerikanë për çështje që lidhen me Groenlandën.

Groenlanda ka një rëndësi të veçantë strategjike për shkak të pozicionit të saj gjeografik në Arktik, pasurive natyrore dhe rolit kyç në sistemet e mbrojtjes dhe vëzhgimit ushtarak. Donald Trump ka shprehur publikisht interes për blerjen e Groenlandës nga Danimarka, një ide që u refuzua kategorikisht nga Kopenhaga dhe autoritetet lokale, duke shkaktuar tensione diplomatike mes palëve.

Një burim i inteligjencës britanike, i cituar nga The i Paper, ka deklaruar gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar synon të “dyfishojë përpjekjet” dhe të forcojë partneritetin me vendet e Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes.
Kjo vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Londrës dhe Washingtonit ndodhen në nivelin më të ulët që nga vitet 1950, pas kërcënimeve të bëra nga Trump ndaj Danimarkës./kb

10:40 Deputeti shthur fjalorin: Seanca e djeshme e turpshme, sallës i vinte era m*t

By: Klara
20 January 2026 at 10:40

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në seancën e djeshme parlamentare, e cila ndonëse ishte e para për vitin 2026, u shoqërua me debate të ashpra.

I ftuar në emisionin Kafe Shqeto, Korreshi u shpreh se seanca ishte e turpshme. Ai shthuri fjalorin duke u shprehur se, sallës i vinte era m*t.

“Ka qenë një seancë e turpshme, asaj salle dje i vinte era m*t”, tha deputeti.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e mbajtur në Kuvend i ka bërë ultimatum opozitës se nëse nuk merr pjesë javën e ardhshme në komisionet për Territorialen dhe atë Zgjedhore do të ketë ndryshime.

Balla tha se opozita është e mirëpritur në komisione, por nëse nuk paraqiten do të bëhen ndryshime pasi nuk ka më kohë për të humbur.

10:30 Katastrofa hekurudhore në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave! Reuters publikon hetimin, zbulohet segmenti i thyer në lidhjen e shinave

By: Klara
20 January 2026 at 10:30

Numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor i së dielës në Spanjë ka arritur në 41. Bilanci i të plagosurve është 122, nga të cilët 41 janë në spital.

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Cordoba, janë kryer 23 autopsi. Një total prej 27 mjekësh ligjorë po marrin pjesë në to. Identifikimet po kryhen duke përdorur gjurmët e gishtërinjve. Deri më tani janë identifikuar 7 prej tyre, raporton RTVE.

Përveç kësaj, Garda Civile ka ngritur pesë pika në Madrid, Kordoba, Sevilje, Huelva dhe Malaga për mbledhjen e mostrave të ADN-së.

Vijojnë punimet për nxjerrjen e trupave të tre personave që kanë mbetur të bllokuar brenda njërit prej vagonëve të trenit Alvia, në të cilët ende nuk është arritur të hyhet dhe pritet të fillojnë punimet me makineri të rëndë për të larguar vagonët.

Një tren i kompanisë Iryo, që mbulonte linjën Malaga–Madrid me 317 persona në bord, doli nga shinat në orën 19:40 të së dielës në tre vagonët e fundit dhe pushtoi linjën ngjitur, në të cilën qarkullonte një tjetër tren, një Alvia i Renfe-s me rreth 184 pasagjerë, i cili ishte nisur nga Madridi dhe po drejtohej për në Huelva. Shkaqet e aksidentit janë nën hetim.

Sipas një investigimi të publikuar nga Reuters, është gjetur një shkëputje në shina. Vagonët që dolën nga shinat u përplasën me trenin që po vinte përballë, duke e shtyrë atë jashtë shinave dhe poshtë një dige.

Teknikët në vendngjarje, teksa analizonin shinat, thanë se bëhet fjalë për konsumim në lidhjen midis segmenteve të shinës, të njohur si “fishplate”, për të cilin thanë se tregonte se defekti kishte qenë aty prej disa kohësh, tha burimi.

Lidhja e dëmtuar kishte krijuar një hapësirë midis segmenteve të shinës, e cila ishte zgjeruar me kalimin e trenave mbi atë linjë. Burimi, i cili kërkoi të mbetej anonim për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, tha se teknikët besojnë se kjo lidhje e dëmtuar është kyçe për të identifikuar shkakun e saktë të aksidentit.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga autoritetet apo institucionet.

Álvaro Fernandez Heredia, president i Renfe-s, e cila operon trenin e dytë që doli nga shinat, tha për radion Cadena Ser se ishte ende herët për të folur për shkakun. Megjithatë, ai shtoi se aksidenti ndodhi në “rrethana të çuditshme” dhe se “gabimi njerëzor është praktikisht i përjashtuar”.

Vagonët e parë të trenit të operuar nga kompania spanjolle Iryo kaluan mbi hapësirën në shina, por vagoni i tetë, dhe i fundit, doli nga shinat, duke tërhequr me vete edhe vagonët e shtatë dhe të gjashtë, tha burimi.

Iryo është një operator privat hekurudhor, në shumicë në pronësi të grupit hekurudhor italian të kontrolluar nga shteti, Ferrovie dello Stato. Prodhuesi i trenit Iyro, Hitachi Rail, kreu një inspektim të trenit më 15 janar si pjesë e mirëmbajtjes rutinë dhe nuk gjeti asnjë anomali, tha burimi. Treni është një Freçiarossa 1000, i njëjti model që përdoret në rrjetin e trenave me shpejtësi të lartë në Itali./K.M

10:20 Tabaku: Integrimi europian nuk është votim ligjesh ‘shkel e shko’, por standarde reale që sot Shqipëria nuk i përmbush

By: Klara
20 January 2026 at 10:20

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar mbi procesin e integrimit europian, duke theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk matet me numrin e ligjeve të miratuara formalisht në Kuvend, por me standardet reale që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Sipas Tabakut, integrimi europian nënkupton më shumë arsim cilësor, shëndetësi më të mirë, siguri ushqimore, ekonomi funksionale dhe infrastrukturë sipas standardeve të BE-së, fusha në të cilat Shqipëria, sipas saj, mbetet ende shumë larg.

Ajo theksoi se vetë qeveria shqiptare ka pranuar këtë realitet, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Rama për të kërkuar një periudhë ndërmjetme për të plotësuar kriteret e BE-së për sigurinë ushqimore.

“Vetëm për sigurinë ushqimore janë kërkuar të paktën 5 vite shtesë për përmbushjen e standardeve. Për infrastrukturën nevojiten rreth 15 vite investime, ndërsa për ekonominë një dekadë e plotë,” u shpreh Tabaku.

Sipas saj, këto kërkesa tregojnë qartë se Shqipëria nuk është gati për anëtarësim real dhe se problemet nuk janë të reja.

“Këto nuk janë detyrime që Shqipëria po i mëson sot. Janë çështje të njohura prej vitesh, por të injoruara sistematikisht nga qeveria gjatë 12 viteve të fundit,” deklaroi ajo.

Tabaku nënvizoi se në total janë rreth 15 periudha të ndërmjetme që qeveria shqiptare ka kërkuar nga Bruksel, një tregues i qartë, sipas saj, i dështimit për të ndërtuar standardet europiane brenda vendit.

“Në fund të ditës, Europa nuk është në letra dhe në raporte propagandistike. Europa është në cilësi dhe standarde. Fatkeqësisht, këto standarde ende nuk i kemi arritur – dhe me këtë ritëm, rrezikojmë të mos i arrijmë as në vitet që vijnë,” përfundoi Tabaku.

Tabaku thotë se Integrimi europian nuk është votim ligjesh ‘shkel e shko’, por standarde reale që sot Shqipëria nuk i përmbush./K.M

10:10 Perandoria Valentino/ Kronika e një trashëgimie të patreguar. Nga Jacqueline Kennedy te Sophia Loren, yjet që u veshën nga stilisti ikonik

By: Klara
20 January 2026 at 10:10

Vdekja e stilistit ikonik Valentino (Valentino Clemente Ludovico Garavani), i cili ndërroi jetë më 19 janar në moshën 93-vjeçare, lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në botën e modës së lartë, por edhe një pasuri të pabesueshme që vlerësohet se tejkalon një miliard dollarë.

Burri që e identifikoi emrin e tij me elegancën, duke veshur legjenda të tilla si Jacqueline Kennedy dhe Sophia Loren, ndërtoi një kolos financiar gjatë karrierës së tij, e cila u konsolidua që në vitin 1998 me shitjen e markës së tij te kompania Hdp e familjes Agnelli për 300 milionë dollarë.

Portofoli i Valentino-s përfshin rezidenca ikonike që pasqyrojnë estetikën e “Perandorit të Fundit”, siç është vila historike në Appia Antica në Romë – e dekoruar me një portret të rrallë të tij nga Andy Warhol -, kulla Wideville pranë Parisit dhe vila luksoze në Gstaad, Zvicër. Në të njëjtën kohë, shtëpia ka kaluar nëpër trazira të rëndësishme biznesi, duke kulmuar me blerjen e saj nga fondi sovran i pasurisë së Katarit, Mayhoola, në vitin 2012, dhe hyrjen e fundit të grupit francez Kering me 30% të aksioneve në vitin 2023. Sot, Valentino vazhdon rrugën e saj me Alessandro Michele në krye krijuese, duke regjistruar një xhiro vjetore prej 1.3 miliardë eurosh./K.M

10:04 Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes Shqipëri-Itali/ Balla: E mirëpritur prej kohësh

By: Kesjana
20 January 2026 at 10:04

Last Updated on 20/01/2026 by Kesjana

Në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme po shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e emigracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se kjo marrëveshje sa i përket diasporës vjen pas 35 vitesh. Ai shprehu besimin se marrëveshja do të mbështetet nga të gjithë deputetët e Kuvendit.

Ndër të tjera ai shtoi se në Itali është edhe komuniteti më i madh shqiptar sa i përket diasporës. Balla vlerësoi komunitetin arbëresh, për të cilët tha se janë një inspirim i madh për çdo shqiptar.

“Pas 35 vitesh kemi një marrëveshje mes dy qeverive tona sa i përket diasporës. Është e mirëpritur prej kohësh, nxitja e një marrëveshjeje në fushën e shkëmbimeve kulturore dhe angazhimeve të diasporës. Besoj kjo marrëveshje do të marrë mbështetje nga të gjithë krahët e Kuvendit. Në Itali është dhe komuniteti më i madh shqiptar sa i përket diasporës.

Diaspora shqiptare në Itali, numri më i madh i votuesve jashtë vendit që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit. Më vjen mirë që janë parashikuar kanale televizive dhe digjitale që synojnë të forcojnë identitetin kulturor dhe gjuhësor, qoftë të diasporës shqiptare në Itali, por edhe një komuniteti italian në Shqipëri. Këtu nuk duhet të harrojmë edhe komunitetin arbëresh që është një inspirim i madh për çdo shqiptar.

Pas 500 vitesh arbëreshët që jetojnë në shumë rajone të Italisë janë një model i shkëlqyer i ruajtjes dhe promovimit të kulturës dhe gjuhës shqipe. Besoj se biem të gjithë dakord se një arritje mes dy qeverive tona ishte përmbyllja, firmosja dhe hyrja në fuqi për njohjen e ndërsjellë të kontributeve dhe sigurimeve shoqërore”, tha Balla. /Kb

10:00 Eta Xhejms, diva me zërin e thellë

By: Leonard
20 January 2026 at 10:00
Eta Xhejms u lind më 25 janar 1938 në dhe vdiq po në janar, në datën 20 të vitit 2012, në moshën 74 vjeçare.
Nga Leonard Veizi
Emri i saj rezonon thellësisht në peizazhin e gjerë të muzikës bluz. Kishte një timbër të rrallë dhe vazhdon të konsiderohet si një nga këngëtaret më dinamike të muzikës. Zotëronte një fuqi vokale emocionuese që mund të kalonte kufijtë, duke depërtuar në zemrat e dëgjuesve. I thellë dhe tokësor zëri i saj kapërceu hendekun mes ritmit të bluzit dhe rock and roll-it. Trashëgimia dhe ndikimi i saj në muzikë mbeten të gjalla shumë kohë pasi zëri i saj është shuar. Pavarësisht nëse këndoi për trishtimin apo gëzimin, ajo u bë mbretëresha e pazëvendësueshme të dhimbjes dhe dashurisë në çdo melodi. E megjithëse ishte ndër këngëtaret femra më të vlerësuara dhe me ndikim ajo nuk arriti dot një sukses të të jashtëzakonshëm mbarëpopullor.
Nisja
Janari shënon datën e lindjes dhe të vdekjes së saj, sepse doli në jetë më 25 janar 1938 në dhe vdiq po në janar, vetëm se në datën 20 të vitit 2012. Ishte 74 vjeç, dhe vuajti nga një koleksion sëmundjesh.
E njohur profesionalisht si Eta Xhejms zyrtarisht ajo quhej Xhejmsata Houkins. U lind nga një nënë 14 vjeçare dhe nuk e njohu kurrë babanë e saj.
Gjatë jetës dinamike u përball me një numër problemesh personale, duke përfshirë varësinë ndaj heroinës, abuzimin e rëndë fizik dhe burgosjen. Por kjo ishte Eta.
Karriera
Si një këngëtare amerikane interpretoi në zhanre të ndryshme, duke përfshirë gospel, blues, jazz, R&B, rock and roll dhe soul. Në moshën 5-vjeçare, me inkurajimin e nënës së saj, nisi të këndoj në korin e kishës dhe në radio. Në moshën 12 vjeçarë krijoi një grup prej tre vajzash.
E filloi karrierën në vitin 1954, dhe fitoi famë me hite si “The Wallflower”, “At Last”, “Tell Mama”, “Something’s Got a Hold on Me”, dhe “I’d Rather Go Blind”.
Por talenti e Etës nuk ishte i rezervuara vetëm për balada të fuqishme. Ajo dinte të tundte muret e një shtëpie dhe këtë e bëri me këngë të tilla si “Something’s Got a Hold On Me” në 1962, “In The Basement” në 1966 dhe “I’d Rather Go Blind” në 1968.
Puna e Xhejms fitoi vëmendje pozitive nga kritikët si dhe nga fansat.
Qasja e saj si ndaj këngës ashtu si dhe ndaj jetës ishte një angazhim i egër, shpesh i dëshpëruar që përfshinte dhunën, varësinë nga droga, grabitjen e armatosur dhe sjelljen shumë kapriçioze. Xhejms këndoi me dhimbje dhe një uri emocionale të pashoqe. Egërsia e zërit të saj dokumentoi një fëmijë të lënë pas dore, një grua që hynte vazhdimisht në marrëdhënie të këqija dhe një artiste që tërbohej kundër një shoqërie që e kishte diskriminuar në mënyrë rutinore.
Ajo shkroi disa këngë të mëdha që i këndoi po vet. Zëri i saj, i cili mund të kalonte brenda një çasti nga i butë në të egër, frymëzoi këngëtaret si Emi Uajnhaus dhe Adele.
Eta Xhejms ishte një yll, por me sa duket e vendosur në vetëshkatërrim.
Kënga “Tell Mama’s”, një baladë e mprehtë, e dhimbshme e humbjes dhe xhelozisë, tani qëndron si regjistrimi më i famshëm i Eta Xhejms dhe një nga klasiket e muzikës shpirtërore.
Çmimet
Ajo fitoi tre çmime “Grammy” për albumet e saj dhe 17 Çmime të Muzikës Blues. U përfshi në “Rock and Roll Hall of Fame” në 1993, “Grammy Hall of Fame” në 1999, dhe “Blues Hall of Fame” në 2001. Ajo gjithashtu mori një çmim Grammy për arritje jetësore në 2003.
Revista “Rolling Stone” e renditi Eta Xhejms në vendin e 22-të në listën e 100 këngëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Por ajo u rendit nga “Rolling Stone” gjithashtu në vendin e 62-të në listën e 100 artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Lista e Billboard-it e vitit 2015 me “35 Artistët më të mëdhenj R&B të të gjitha kohërave” përfshinte gjithashtu Eta Xhejms.
“Rock and Roll Hall of Fame” e cilësoi atë “një nga zërat më të mëdhenj të shekullit të saj”
Me veprime sugjestive skenike, Xhejms vazhdoi të performonte dhe të regjistronte deri në vitet 1990. Gjithmonë plot shpirt, zëri i saj i jashtëzakonshëm u shfaq me efekt të madh në publikimet e fundit, duke përfshirë “Blue Gardenia”, e cila u ngjit në krye të tabelës së xhazit Billboard.
Epilogu
Në vitin 2003, Xhejms iu nënshtrua një operacioni “bypass gastrik” dhe humbi mbi 90 kilogramë. Rënia drastike e peshës pati një ndikim në zërin e saj. Dhe siç tha ajo për revistën “Ebony”. “Unë mund të këndoj më poshtë, më lart dhe më fort”
Ndërsa hyri në të 70-at, nisi të luftonte me probleme shëndetësore. Ajo u shtrua në spital në vitin 2010 për një infeksion gjaku, së bashku me sëmundje të tjera. Më vonë u zbulua se këngëtarja legjendare vuante nga demenca dhe po merrte trajtim për leuçeminë.
Eta Xhejms publikoi albumin e saj të fundit në studio, “The Dreamer”, në nëntor 2011, i cili mori komente pozitive. Disa javë më vonë, mjeku njoftoi se këngëtarja ishte e sëmurë përfundimisht.
Eta Xhejms vdiq në shtëpinë e saj në Riverside, Kaliforni, më 20 janar 2012.
Autobiografia e saj, “Rage to Survive” e shkruar dhe me ndihmën e David Ritz, u botua në vitin 1995.

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

By: man jola
20 January 2026 at 10:21
Brooklyn Beckham ka bërë publike një deklaratë të gjatë dhe të drejtpërdrejtë, ku flet hapur për marrëdhënien e tij me familjen, presionin e vazhdueshëm mediatik dhe arsyet që e kanë shtyrë të distancohet prej tyre. “Kam qëndruar në heshtje për vite me radhë dhe kam bërë çdo përpjekje që këto çështje të mbeteshin private. Fatkeqësisht, […]

Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi

By: e xh
20 January 2026 at 10:57

Pas dy vitesh, Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur verifikimin për gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka dhe rezulton se ajo ka qenë e dënuar në Greqi, dënim të cilin nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit.

Gjetjet e Prokurorisë për Gjokës janë si më poshtë: 

Vendimi i dënimit të gjyqtares Gjoka është autentik dhe origjinal. Po ashtu është përcjell KLGJ dokumentacioni me përmbajtjen.

Vlerësojeni ju nëse është apo jo në kushtet e ndalimit për të marrë postin e gjyqtares sipas parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit.

Sëbashku me vendimin autentik të dënimit të gjyqtares Gjoka i është përcjellë edhe vendimi arkivimit të denimit për shkak te mos ekzekutimit.

Vendimi arkivimit eshte marre nga prokurori grek per shkak te mos ekzekutimit te denimit dhene ndaj Gjokes.

Reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme 

Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën?

By: e xh
20 January 2026 at 10:39

Pas një historie të gjatë interesash amerikane në Groelandë, Presidenti Donald Trump ka intensifikuar retorikën për të blerë ishullin danez, duke përmendur edhe mundësinë e ndërhyrjes ushtarake, një veprim që ka shkaktuar shqetësim dhe dënim në Europë.

Groelanda, ishulli më i madh në botë me 836,000 milje katrore, ka rëndësi strategjike për SHBA-në dhe NATO-n, pasi ndodhet midis Amerikës së Veriut dhe Europës dhe kontrollon kalimin detar të njohur si GIUK, një rrugë kyçe për Arktikun dhe Atlantikun. Ishulli ka gjithashtu depozita të mëdha natyrore, përfshirë naftë, gaz dhe minerale të rralla.

Interesi amerikan për Groelandën filloi që në shekullin e 19-të, kur Sekretari i Shtetit William Seward propozoi blerjen e Groelandës dhe Islandës pas shitjes së Alaskës në 1867. Në vitin 1946, Presidenti Harry Truman bëri një ofertë zyrtare prej 100 milionë dollarësh për ishullin, por Danimarka e refuzoi.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump propozoi publikisht blerjen e Groelandës, por Danimarka dhe autoritetet e Groelandës e refuzuan ofertën. Pasi fitoi zgjedhjet e vitit 2024, Trump ringjalli interesin e tij, duke e cilësuar blerjen si “prioritet të sigurisë kombëtare” dhe duke lënë të hapur mundësinë e përdorimit të Ushtrisë amerikane për të arritur qëllimin.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Trump dhe ekipi i tij po shqyrtojnë “një sërë opsionesh” për të siguruar kontrollin e ishullit dhe për të penguar ndikimin e kundërshtarëve në rajonin e Arktikut.

Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave

By: e xh
20 January 2026 at 09:57

Operacionet e shpëtimit për viktimat e tragjedisë hekurudhore që goditi Spanjën kanë vazhduar pa ndërprerje gjatë gjithë natës. Ndërkohë, autoritetet kanë konfirmuar se numri i të vdekurve është rritur në 41, ndërsa ende ka shpresa për gjetjen e trupave të tjera.

Identifikimi i viktimave të gjetura vazhdon, dhe dyzet e tre raportime për persona të zhdukur janë bërë nga familjarët e atyre që ndodheshin në dy trenat e përfshirë në aksidentin e ndodhur në Adamuz, Andaluzi.

Megjithatë, numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, pasi kërkimet për trupat e mbetur vazhdojnë, dhe autoritetet kanë paralajmëruar se ky bilanc mund të rritet në ditët në vazhdim. Më shumë se 150 persona janë plagosur, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska, shpjegoi se operacionet e shpëtimit do të vazhdojnë “derisa të rikthehet normaliteti”, duke përmendur se këto përpjekje mund të zgjasin disa ditë, për shkak të nevojës për automjete të rënda që të mundësojnë zhvendosjen e trenave nga shinat dhe mundësinë e gjetjes së trupave të 43 pasagjerëve që ende nuk janë gjetur.

Një nga historitë më emocionuese që ka dalë nga ky aksident është ajo e një vajze gjashtëvjeçare që, pas tragjedisë, u gjet duke endur mes rrënojave, e padëmtuar. Ajo udhëtonte me familjen e saj në trenin Alvia dhe ka mbijetuar, ndërsa të gjithë anëtarët e familjes janë viktima të këtij aksidenti tragjik. Vajza u gjet nga dy anëtarë të ekipit të shpëtimit, duke kaluar mes skenës apokaliptike të rrënojave, dhe u dorëzua më pas tek gjyshërit e saj.

Në një akt ngushëllimi dhe solidariteti, Mbreti Felipe VI dhe Mbretëresha Letizia do të vizitojnë vendin e aksidentit sot për të shprehur ngushëllimet e tyre për viktimat dhe familjet e prekura. Ata do të shoqërohen nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Financave Maria Jesús Montero, pas një kthimi të shpejtë nga Athina, ku po merrnin pjesë në funeralin e Princeshës Irene të Greqisë. Ata anuluan angazhimet e tyre të planifikuara në Toledo për të qenë të pranishëm në këtë ngjarje të dhimbshme.

Trump: Europa nuk do t’i rezistojë përpjekjeve të mia për të blerë Groenlandën

By: e xh
20 January 2026 at 09:36

Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar se do ta zbatojë “100%” kërcënimin e tij për të vendosur tarifa doganore ndaj vendeve evropiane që kundërshtojnë kërkesën e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës.

Udhëheqësit evropianë nuk do të “ofrojnë shumë rezistencë” ndaj përpjekjes së tij për të blerë Groenlandën, tha presidenti amerikan në një deklaratë për gazetarët në Florida. Ai kërcënoi gjithashtu me një tarifë doganore prej 200% mbi verërat dhe shampanjën franceze, në përgjigje të deklaratës së Macron se Franca nuk do t’i bashkohej këshillit të paqes në Gaza.

“Epo, askush nuk e do atë sepse ai do të largohet nga detyra shumë shpejt, kështu që, e dini, kjo është në rregull. Do të vendos një tarifë doganore prej 200% për verërat dhe shampanjën e tij, dhe ai do të bashkohet. Por nuk është i detyruar”, paralajmëroi presidenti amerikan.

Kështu Trump duket se nuk do të ndalet. Ai publikoi një fotomontazh në Truth ku e tregon atë duke mbajtur flamurin amerikan në tokën e Groenlandës. Në foto janë gjithashtu zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe sekretari i shtetit Marco Rubio. Ndërkohë ajo që bie në sy është tabela që shkruan “Groenlanda, territor i SHBA-së nga viti 2026”.

Aleatët evropianë janë mbledhur rreth sovranitetit të Groenlandës. Ministri i jashtëm i Danimarkës theksoi se presidenti i SHBA-së nuk mund ta kërcënojë rrugën e tij drejt pronësisë së territorit gjysmë-autonom danez.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, përsëriti qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar se e ardhmja e Groenlandës u takon vetëm “grenlandezëve dhe danezëve” të vendosin.

Të hënën, Trump nuk pranoi të përjashtonte përdorimin e forcës dhe këmbënguli se do të vazhdonte me tarifat doganore për mallrat që mbërrijnë në SHBA nga Mbretëria e Bashkuar dhe shtatë vende të tjera aleate të NATO-s.

Trump ka thënë gjithashtu se do t’i ngarkojë Britanisë një tarifë doganore prej 10% “për çdo mall” të dërguar në SHBA nga 1 shkurti, duke u rritur në 25% nga 1 qershori, derisa të arrihet një marrëveshje që Uashingtoni të blejë Groenlandën nga Danimarka.

Ai tha se e njëjta gjë do të vlente edhe për Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Holandën dhe Finlandën – të cilat janë të gjitha anëtare të aleancës mbrojtëse NATO, e cila u themelua në vitin 1949.

Trump poston mesazhin e Macron: Nuk po kuptoj çfarë po bën me Groenlandën

By: e xh
20 January 2026 at 09:27

Presidenti i SHBA, Donald Trump postoi në rrjetin e tij social, Truth, një foto të asaj që ai tha se ishte një mesazh nga presidenti francez Emmanuel Macron.

“Miku im, jemi plotësisht dakord për Sirinë. Mund të bëjmë gjëra të mëdha për Iranin. Nuk e kuptoj çfarë po bën me Groenlandën”, shkruhej në mesazh. “Mund të organizoj një takim të G7 pas Davosit, në Paris, të enjten pasdite. E në këtë kuadër mund të ftoj ukrainas, danezë, sirianë dhe rusë”, vazhdonte postimi i atribuar kreut të Pallatit Elize. “Eja të darkojmë së bashku në Paris të enjten para se të kthehesh në Shtetet e Bashkuara”, përfundon mesazhi i nënshkruar “Emmanuel”.

Burime pranë presidentit francez konfirmuan se përmbajtja e mesazhit të publikuar nga Trump ishte “shumë reale”. Edhe ‘Le Figaro’, shkruajti se presidenti Macron kishte konfirmuar se i kishte propozuar në një “mesazh privat” presidentit të SHBA-ve, Donald Trump të organizonte një samit të G7 në Paris të enjten, më 22 janar, duke përfshirë mundësinë e ftesës për Rusinë përgjatë takimit, një mundësi që do të ishte e para pas gati katër vitesh lufte në Ukrainë.

Baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë

By: e xh
20 January 2026 at 09:23

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ekzekutoi masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe një shtetasi civil, si pjesë e operacionit “Last Bet”, i zhvilluar në rajonet Elbasan dhe Korçë.

Veprimet u kryen nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas hetimeve që zbuluan përfshirjen e tyre në organizimin dhe favorizimin e llotarive dhe basteve sportive të palejuara.

Gjithashtu, gjatë veprimeve proceduriale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet se janë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Masat e sirgurisw janw ekzekutuar për;

Nënkomisar Redon Tafilaku me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Inspektor Enea Kapllani me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Qytetari Ilir Tafa banues në Tiranë.

Masat për ndalim daljeje jashtë shtetit dhe detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore janë vendosur për 4 punonjës:

Komisar Denis Sinani me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll.

Nënkomisar Aldi Molla me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Inspektor Gëzim Beqiraj me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Inspektori me iniciale E.D., me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.

Gjithashtu u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të operacionit “Last Bet” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u ekzekutua vendimi penal i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar:

Masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;

Nënkomisar R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës. 

Inspektor E.K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës. 

Shtetasi I.T., banues në Tiranë

Masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;

Komisar D.S., me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll.

Nënkomisar A.M., me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës. 

Inspektor G.B., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës. 

Inspektor E.D., me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”. 

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitit 2025, ku nga veprimet e thelluara hetimore, rezultoi se shtetasit e mësipërm duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara / basteve sportive, duke konsumuar elementët e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 197/25 dhe 248 i Kodit Penal.

Në funksion të veprimeve proceduriale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.  

Sherr pas aksidentit me makinë, vritet 57-vjeçari

By: e xh
20 January 2026 at 09:19

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në aksin rrugor Krujë–Mamurras, ku një konflikt mes dy drejtuesve automjetesh ka përfunduar me humbje jete. Rreth orës 01:00 të natës, dy automjete dyshohet se janë përplasur, çka ka sjellë një përshkallëzim të situatës mes drejtuesve të tyre.

Sipas të dhënave paraprake, pas përplasjes ka nisur një konflikt fizik mes palëve. Si pasojë, ka mbetur i vdekur Petrit Ndou, 57 vjeç, banues në Pukë. Viktima ka marrë një plagë të rëndë në kokë, ndërsa në vendngjarje është gjetur edhe një çekiç, i cili dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar është një 28-vjeçar me iniciale A.V., banues në Mamurras. Ky i fundit dyshohet se e ka goditur viktimën në kokë me çekiç, duke i shkaktuar plagë fatale.

28-vjeçari është shoqëruar menjëherë nga uniformat blu dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor. Paralelisht, policia po mbledh dëshmitë e dëshmitarëve okularë, si dhe po analizon provat materiale për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në vijim.

Parashikimi i motit, 20 janar 2026

By: e xh
20 January 2026 at 09:18

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mbrëmjes, fillimisht në jug e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër dhe në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 3-4 ballë.

Horoskopi, 20 janar 2026

By: e xh
20 January 2026 at 09:17

Dashi

Do ndiheni aq të lumtur sot në krahët e partnerit tuaj, saqë nuk do dëshironi të shkëputeni asnjë moment prej tij. Emocionet dhe kënaqësitë do jenë të mëdha. Beqarët do fillojnë te pëlqejnë tej mase një person te cilin më parë as qe e konsideronin fare. Në planin financiar do ndërmerrni sfida të vështira, por në fund do ja dilni ta stabilizoni situatën.

Demi

Nëse jeni në një lidhje që prej kohesh, sot do kaloni një ditë shumë të veçante dhe të mbushur me surpriza të mëdha. Tregohuni ne çdo moment të disponueshem për partnerin. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër sepse personi ideal do jetë shume afër tyre. Në planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë. Nëse e kaloni me sukses këtë ditë do ndiheni më të qetë.

Binjakët

Mos kërkoni t’i zgjidhni menjëherë të gjitha problemet e jetës suaj në çift sot sepse nuk do mund t’ia dilni dot.

Mundohuni te paktën te sqaroni gjërat me kryesore. Beqarët nuk duhet të presin shumë për të pranuar ftesën qe do iu beje dikush sepse të tjerë persona do jenë gati ta bëjnë atë. Në planin financiar do ketë vetëm disa probleme të vogla.

Gaforrja

Marrëdhënia në çift nuk do jetë aspak ashtu si ju e keni pritur. Do ketë debate edhe për disa gjëra elementare dhe kjo për shkak të kokëfortësisë. Beqarët do realizojnë takime pa fund dhe më në fund do e gjejnë një person të përshtatshëm për t’i qëndruar pranë. Me financat do jeni me të kujdesshëm se kurrë. Gjendja do jetë e shkëlqyer.

Luani

Pasioni do ndizet flakë gjatë kësaj dite për ju që jeni në një lidhje dhe do përjetoni kënaqësi te papërshkrueshme. Shfrytëzojeni deri ne maksimum çdo sekonde. Beqaeret do jenë të paqartë për atë që duan të bëjnë dhe nuk do guxojnë as të pranojnë ftesa. Financat do jenë goxha të qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë të qaheni sepse do i kryeni shpenzimet e nevojshme.

Virgjëresha

Do kaloni një dite mjaft interesante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do ndiheni me të vërtetë mire. Disa mund te mendojnë te hedhin edhe ndonjë hap me serioz. Beqarët duhet të presin edhe pak kohe për te ndryshuar statusin e tyre. Ende nuk ka ardhur koha e duhur. Perspektivat financiare do jenë goxha të mira. Mund t’i kryeni pa frikë shpenzimet e domosdoshme.

Peshorja

Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës gjate gjithë kësaj dite dhe ju nuk do keni aspak për çfarë te qaheni. Nga ana tjetër edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen me te qete. Beqaret do kenë mundësi shume te mira për te filluar lidhje serioze. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi, te cilat mund t’i zgjidhni vetëm fale ndihmës se specialisteve.

Akrepi

Ata qe janë ne një lidhje do marrin komplimente te shumta nga parteri dhe do ndiheni mjaft mire. Ne fakt kishin kohe qe ato kishin munguar. Beqaret do kalojnë një dite harmonike dhe plot takime. Se çfarë do ndodhe me pas do e kenë vete ne dore. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi nëse nuk tregoheni te kujdesshëm me çdo shpenzim.

Shigjetari

Venusi do jete planeti qe do krijoje një klime harmonike ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me se miri ne krahët e atij qe dashuroni dhe do i harroni te gjitha problemet e se kaluarës. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do ja dalin mbanë. Dielli do ju ndihmoje ta përmirësoni gjendjen financiare. Ne këtë mënyrë do mund te shpenzoni edhe pak me tepër.

Bricjapi

Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Kujdes me çdo gjë qe do i thoni partnerit sepse pa dashje mund ta lëndoni. Beqaret do kenë surpriza pa fund dhe takime mbresëlënëse. Priten ndryshime rrënjësore ne jetën sentimentale. Me financat duhet te merreni me shume sot. Po i late gjerat te përmirësohen me kohen do dilni te humbur.

Ujori

Te dashuruarit duhet te gjejnë mënyrën e duhur për ta joshur sa me shume partnerin he per ta mbajtur gjithë kohës pas vetes. Disa persona do kërkojnë t’ua rrëmbejnë. Ata qe sapo kane mbetur beqare për shkak te një ndarjeje me mire te qëndrojnë ashtu si janë dhe te reflektojnë për te ardhmen. Financat ne përgjithësi do jene te mira dhe pa probleme.

Peshqit

Të dashuruarit do kalojnë një ditë të zakonshme dhe pa asgjë të veçante. Gjithsesi e rëndësishme është qe nuk do kenë probleme. Për beqaret priten dashuri me shikim të parë gjate kësaj dite. Gjithçka ka për të ndryshuar njëherë e mirë për ta. Në planin financiar mos shpenzoni kuturu sepse në një moment situata mund të dalë jashtë kontrollit.

❌
❌