Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 January 2026Lajme Shqiperi

13:00 Ndërsa bota më në fund kundërpërgjigjet, a ishte kjo java kur Donald Trump shkoi shumë larg?

By: Leonard
24 January 2026 at 13:00

Jonathan Freedland*

Ndjenja e tundimit është e fortë për të shpresuar se stuhia ka kaluar. Të besosh se një javë që nisi me një kërcënim amerikan për të marrë nën kontroll një territor evropian – qoftë me forcë apo përmes shantazhit – ka përfunduar me premtimin për negociata dhe, rrjedhimisht, me një kthim në normalitet. Por ky është një iluzion i rrezikshëm. Nuk mund të ketë kthim në normalitet. Bota që mendonim se njihnim ka marrë fund. Pyetja e vetme tani është se çfarë do ta zëvendësojë – një pyetje që na prek të gjithëve, që është plot rreziqe dhe që, ndoshta në mënyrë të papritur, mbart edhe një fije shprese.

Harrojeni faktin që Donald Trump përfundimisht u tërhoq nga kërcënimet për të pushtuar Groenlandën, duke e futur sërish në brez armën ekonomike që ua kishte drejtuar kokës të gjitha vendeve që i dolën përpara, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Vetë fakti që ai e bëri këtë kërcënim konfirmoi atë që duhej të ishte e qartë që nga rikthimi i tij në detyrë një vit më parë: nën drejtimin e tij, SHBA-ja është shndërruar në një aleat të pasigurt, nëse jo në një armik të hapur të miqve të dikurshëm.

Kjo u shpreh në mënyra njëherazi të vrazhda dhe fyese. Në kategorinë e dytë hyn deklarata e tij e fundit se aleatët e NATO-s kishin qenë “pak larg vijës së frontit” në Afganistan – një fyerje e neveritshme për familjet e 457 ushtarakëve britanikë dhe për shokët e tyre nga e gjithë aleanca që dhanë jetën në atë konflikt.

Në kategorinë e parë ishte prezantimi i sipërmarrjes së tij më të fundit: pasi i kishte thënë më herët kryeministrit norvegjez – të cilin e akuzoi rrejshëm se i kishte mohuar Çmimin Nobel – se po mërzitej nga paqja, Trump shkoi në Davos për të shpallur “bordin e paqes”. Trump është nga ata libra që mund t’i gjykosh nga kopertina, ndaj logoja e këtij organi të ri e thoshte gjithçka: siç vërejti me humor dikush, ajo ishte në thelb stema e OKB-së, “vetëm se e zhytur në ar dhe e redaktuar në mënyrë që bota të përfshijë vetëm Amerikën”.

Kjo përmbledh pikat thelbësore: “bordi i paqes” është një përpjekje për të zëvendësuar dhe komercializuar arkitekturën ndërkombëtare të pasvitit 1945, duke e zëvendësuar OKB-në me një klub anëtarësh në stilin Mar-a-Lago, ku një vend i përhershëm kushton 1 miliard dollarë dhe pushteti vendimmarrës qëndron në duart e vetë Trumpit, edhe pasi t’i ketë mbaruar mandati presidencial. Fakti që Vladimir Putini është ftuar, ndërsa Mark Carney është përjashtuar, flet vetë.

Për një kohë, aleatët e SHBA-së e ngushëllonin veten me besimin se Trump ishte një devijim i përkohshëm, që një ditë do të largohej, duke lejuar rikthimin e zakoneve të vjetra. Edhe ky iluzion është shembur. Kur Trump dukej ende i vendosur ta çonte deri në fund kërcënimin ndaj Groenlandës, nuk kishte asnjë shenjë se dikush apo diçka brenda SHBA-së mund ta ndalte. Gjatë këtyre 12 muajve, Trump ka treguar se kufizimet formale të projektuara për ta mbajtur nën kontroll një president amerikan mund të hiqen lehtësisht. Dhe nëse kjo ndodh një herë, mund të ndodhë sërish. Kjo do të thotë se jo vetëm Trumpi është një aleat i pasigurt. Fatkeqësisht, edhe vetë SHBA-ja është e tillë.

Ka disa mësime të menjëhershme për t’u nxjerrë nga kjo situatë. I pari është se Trump vazhdon përpara derisa dhe për sa kohë nuk përballet me rezistencë. Ish-këshilltari i tij, Steve Bannon, i tha këtë javë revistës Atlantic se strategjia e ekipit Trump në të gjitha fushat është “maksimaliste”: të shkojnë sa më larg, derisa dikush t’i ndalë. Lëvizjet e Trumpit për Groenlandën shkaktuan një rënie të bursës dhe kundërshtim të brendshëm – 86% e amerikanëve kundërshtuan pushtimin e armatosur të ishullit – por gjithashtu sollën një front të bashkuar dhe kërcënime serioze ekonomike nga Evropa. Evropianët u ngritën dhe Trumpi u tërhoq.

Kjo çon në një mësim më të qëndrueshëm dhe thelbësor për miqtë e vjetër të SHBA-së: ata nuk mund të jenë në një pozitë varësie aq të thellë ndaj SHBA-së – qoftë ekonomike apo ushtarake – sa të detyrohen t’u nënshtrohen kërkesave të saj. Për ta artikuluar këtë të vërtetë kaq qartë, Mark Carney u shpërblye me duartrokitje në këmbë në Davos, pas një fjalimi që mund të mbetet si teksti përcaktues i kësaj periudhe. “Rendi i vjetër nuk do të kthehet,” tha kryeministri kanadez. “Nuk duhet ta vajtojmë. Nostalgjia nuk është strategji.”

Ajo që kërkoi Carney, dhe që e kërkon momenti historik, është një rregullim i ri, një formacion i ri. “Fuqitë e mesme”, vendet demokratike të Perëndimit jashtë SHBA-së, nuk duhet ta pranojnë pasivisht se bota e vjetër e “institucioneve dhe rregullave” është zëvendësuar nga një botë e re e “liderëve të fortë dhe marrëveshjeve”, siç e përshkruan ish-kreu i MI6. Në vend që të garojnë mes tyre për të qenë më të përkëdhelurit e hegjemonit amerikan, duke e lajthitur perandorin e Zyrës Ovale me shpresën se do t’i shpëtojnë zemërimit të tij, ata mund – sipas Carney-t – “të bashkohen për të krijuar një rrugë të tretë”.

Si do të dukej kjo? Forma më e dukshme është një konstelacion i ri i Bashkimit Evropian plus Mbretëria e Bashkuar plus Kanadaja, një bllok ekonomik me peshë dhe një aleancë sigurie me muskuj. Në thelb, synimi do të ishte t’i jepej një përgjigje pozitive pyetjes që ka rënduar veçanërisht këtë vit: a mundet Evropa ta mbrojë Ukrainën – dhe veten – pa SHBA-në? Sot për sot, përgjigjja e ftohtë dhe e ashpër është jo. Volodymyr Zelenskyy nuk gaboi kur tha se Evropa e sotme “mbetet një kaleidoskop i bukur, por i fragmentuar fuqish të vogla dhe të mesme”, që “duket e humbur, duke u përpjekur ta bindë presidentin amerikan të ndryshojë, kur ai nuk do të ndryshojë”.

Pra, synimi është asgjë më pak se një aleancë e re e demokracive perëndimore, që nuk varen më nga SHBA-ja për mbrojtjen e tyre. Kjo nuk mund të ndodhë brenda natës; mund të duhen një dekadë ose më shumë për ta arritur. Por, siç më tha këtë javë ish-ministri i jashtëm britanik Jeremy Hunt, do të ishte “një neglizhencë e rëndë e detyrës nëse nuk fillojmë punën që tani” për ta realizuar këtë synim.

Meqë kjo kërkon kohë, do të thotë se nuk mund të ketë shkëputje të menjëhershme nga SHBA-ja. Për sa kohë që aleatët mbeten të varur nga mbrojtja amerikane, figura si Keir Starmer do të duhet të vazhdojnë të buzëqeshin teksa shtrëngojnë dorën e Trumpit. Automjeti i NATO-s do të duhet të vazhdojë rrugën, edhe pse anëtari i tij më i fuqishëm po i shpon gomat. Por, ndërkohë, një grupim i konceptuar rishtazi – ndoshta i paraqitur pa zhurmë si një “krah evropian i NATO-s” – do të konsolidohet dhe do të forcohet.

Çelësi i pashmangshëm i këtij plani është rritja masive e shpenzimeve për mbrojtjen. Kjo do të riformësojë politikën e të gjitha atyre vendeve që kanë shijuar “dividendin e paqes” që nga fundi i Luftës së Ftohtë, dividend që u lejoi të shpenzonin më pak për armë dhe më shumë për shkolla e spitale. Ajo do të rishkruajë gjithashtu debatin dekadash mbi marrëdhënien e Britanisë me Evropën. Të dyja partitë kryesore do të duhet të lëvizin: Britania duke hequr dorë nga iluzionet e Brexit-it, dhe BE-ja duke i ofruar asaj diçka më afër tregtisë pa pengesa, në këmbim të kontributit serioz që Britania do të japë për mbrojtjen e Evropës.

Ka edhe mundësi këtu, përfshirë për Starmerin. Ai mund t’i paraqesë rritjet e taksave që shkelin premtimet elektorale si çështje sigurie kombëtare. Mund t’i paraqesë në të njëjtën mënyrë edhe lidhjet më të ngushta me Evropën. Ai mund ta lërë Nigel Farage-in të izoluar në anën e gabuar të opinionit publik, si adhurues i njeriut që fyeu të rënët britanikë të luftës. Starmeri mund ta paraqesë Reform-in si partinë e nënshtruar ndaj Trumpit, dhe kundërshtarët e saj si mbrojtësit e vërtetë të sovranitetit dhe pavarësisë britanike.

Bota që njihnim po vdes, e vrarë nga perandori i mundshëm në Potomak. Por këtë javë u bë e dukshme edhe diçka tjetër: një botë e re, që pret të lindë.

*Jonathan Freedland është kolumnist i Guardian-it/ Përgatiti: L.Veizi

12:47 Irani paralajmëron SHBA-në: Çdo sulm do të trajtohet si luftë e përgjithshme

By: Monika
24 January 2026 at 12:47

Last Updated on 24/01/2026 by Monika

Një zyrtar i lartë iranian ka paralajmëruar se Teherani do ta konsiderojë çdo sulm ndaj vendit si “një luftë të përgjithshme kundër nesh”, në prag të mbërritjes në rajon të një grupi sulmues të transportuesve të avionëve amerikanë dhe aseteve të tjera ushtarake.

Paralajmërimi vjen mes rritjes së pranisë ushtarake amerikane dhe rreth dy javë pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje protestuesve iranianë të vazhdojnë demonstratat, duke premtuar se “ndihma është duke ardhur”. Protestat në Iran janë shoqëruar me mijëra viktima, sipas burimeve të ndryshme.

“Ky grumbullim ushtarak – shpresojmë se nuk ka për qëllim një konfrontim të vërtetë – por ushtria jonë është e gatshme për skenarin më të keq. Kjo është arsyeja pse gjithçka është në gatishmëri të lartë në Iran”, tha zyrtari iranian për Reuters, duke folur në kushte anonimiteti.

Ai shtoi se Teherani do të përgjigjet ashpër ndaj çdo lloj sulmi. “Këtë herë do ta trajtojmë çdo sulm – të kufizuar, të pakufizuar, ‘kirurgjikal’, kinetik, sido që ta quajnë – si një luftë të përgjithshme kundër nesh dhe do të përgjigjemi në mënyrën më të vështirë të mundshme”, tha zyrtari.

Presidenti Trump deklaroi të enjten se SHBA-të kanë një “armadë” që po i drejtohet Iranit, por shprehu shpresën se ajo nuk do të duhet të përdoret. Ai gjithashtu ripërsëriti paralajmërimet ndaj Teheranit lidhur me vrasjen e protestuesve dhe një rikthim të mundshëm të programit bërthamor iranian.

“Nëse amerikanët shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Iranit, ne do të kundërpërgjigjemi”, theksoi zyrtari iranian, duke mos dhënë detaje mbi formën që mund të marrë një përgjigje e tillë./mxh

12:45 “Kushdo që kërkon zgjidhje e ka vendin sot në shesh”/ Këlliçi, thirrje qytetarëve: Ndaloni shtypjen

By: Kesjana
24 January 2026 at 12:45

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e opozitës sot në orën 17:00 para Kryeministrisë.

Deputeti shprehet se kushdo që kërkon zgjidhje dhe ndalimin e sundimit dhe shtypjes e ka vendin e tij sot në shesh.

“Edi Rama i quan normale aferat, lidhjet e tij me krimin dhe thotë se NUK mund të hetohet.

Edi Rama është krenar që pi verë 33 mijë euro shishja, por nuk rrit pensionet e ndihmën ekonomike.

Edi Rama po bllokon drejtësinë, dhe thotë se ai është mbi ligjin. A do ta lejojmë këtë padrejtësi, apo do e ndalim?

Kushdo që kërkon zgjidhje, ndalimin e sundimit e shtypjes, e ka vendin e tij sot në shesh.

Bashkohemi në një protestë historike në oren 17:00, para Kryeministrisë”, shkruan Belind Këlliçi./Kb

12:37 “Puthje në errësirë mes Klodit dhe…?” Klipi i fshehtë nga festa trondit Big Brother VIP Kosova 4

By: Monika
24 January 2026 at 12:37

Last Updated on 24/01/2026 by Monika

Spektakli i fundit i Big Brother VIP Kosova 4 ka sjellë një tjetër moment që ka trazuar opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen te raporti mes Benitës dhe Klodit. Një klip me pamje të patransmetuara nga festa e shtëpisë është publikuar, duke ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.

Në pamje, që janë realizuar pas konsumimit të alkoolit nga të dy banorët, Benita dhe Klodi shihen teksa shkojnë së bashku drejt dhomës së rrëfimit. Një moment i shkurtër brenda klipit ka bërë që ndjekësit të aludojnë për një puthje mes tyre, edhe pse situata mbetet e paqartë.

Gjatë qëndrimit në dhomën e rrëfimit, dyshja kanë zhvilluar një bisedë më të afërt se zakonisht, ku kanë shprehur hapur simpati për njëri-tjetrin. Fjalët dhe gjuha e trupit kanë lënë të kuptohet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë sesa një marrëdhënie thjesht loje.

Ky moment ka shtuar dyshimet e publikut për një afrim të ri mes Benitës dhe Klodit, veçanërisht duke marrë parasysh debatet dhe përplasjet e forta që ata kanë pasur më herët brenda shtëpisë.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse ky episod do të shndërrohet në një histori më të thellë apo nëse do të ndikojë në strategjitë dhe dinamikat e lojës në Big Brother VIP Kosova 4./mxh

12:30 Ndodh eksodi i dytë në Shqipëri! Eksperti jep alarmin: Më shumë shqiptarë jashtë se brenda

By: Kesjana
24 January 2026 at 12:30

Eksperti Enea Janko prezantoi sot prezantojë studimin e tij të fundit mbi popullsinë shqiptare për periudhën 2025–2030. Janko i ftuar në emisionin ‘News24 Fundjavë’ të gazetares Megi Latifi, duke iu referuar të dhënave tha se popullsia rezidente në Shqipëri do të vazhdojë të bjerë, ndërsa ajo në emigracion do të rritet dhe do ta tejkalojë përfundimisht popullsinë brenda vendit.

Një analizë që tregon pasojat e këtij fenomeni mbi politikat publike, tregun e punës dhe strategjitë e kompanive prodhuese shqiptare, duke u bërë një udhërrëfyes i domosdoshëm për vendimmarrësit dhe bizneset që duan të përballojnë sfidat e së ardhmes.

“Kam studiuar popullsinë brenda vendin nga 2011, deri në 2023 dhe me radhë popullsinë në 1 janar 2024, 2025, sipas të dhënave të INSTAT. Për popullsinë i jam referuar burimeve zyrtare, vizave emigruese në SHBA apo dhe në vendet e tjera ku jetojnë shqiptarët. Është studim i plotë. Jam treguar i kujdesshëm që të jem i saktë, pa shkuar në ekstreme. 0-14 ka rënë një përqindje sa i takon emigrimit. Janari 2026, është viti i parë që popullsia e Shqipërisë, i referohemi regjistrit të gjendjes civile jo diasporës, që është jashtë vendit, e ka kaluar atë brenda vendit.”, tha ai./kb 

12:24 Së shpejti Gjesti rikthehet në skenë! Ja çfarë dihet deri më tani!

By: Monika
24 January 2026 at 12:24

Last Updated on 24/01/2026 by Monika

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe dhimbjeje, artisti i mirënjohur Gjesti është gati t’i rikthehet skenës muzikore, duke sjellë sërish emocionet e tij për fansat. Ky rikthim vjen pas një pauze të domosdoshme, të cilën këngëtari e ndërmori për t’u përkushtuar familjes në një moment të vështirë personal.

Më parë, Gjesti kishte bërë të ditur se largimi nga vëmendja publike ishte i nevojshëm për të përballuar humbjen tragjike të vëllait të tij, i cili humbi jetën në një aksident me motor. Kjo humbje la një boshllëk të madh në jetën e artistit, i cili zgjodhi të qëndrojë pranë familjes dhe të merrte kohën e duhur për të përpunuar dhimbjen.

Megjithatë, duket se muzika do të shërbejë si mënyra e tij për t’u rikthyer dhe për të ndarë emocionet e tij me publikun. Lajmin e rikthimit e ka konfirmuar menaxheri i tij, Bonart Ajvazi, përmes një postimi në Instagram, duke nënvizuar se Gjesti është gati për të dhënë sërish kontributin e tij artistik.

I pyetur nga ndjekësit për datën e publikimit të projektit të tij të ri, Gjesti u përgjigj me një përgjigje intriguese: “Më shpejt se sa shpejt”./mxh

12:16 “Sekretet e gjenive të biznesit”, një udhëtim në mendësinë e suksesit global

By: Kesjana
24 January 2026 at 12:16

Last Updated on 24/01/2026 by Kesjana

Libri “Sekretet e gjenive të biznesit” nga Adrian Civici sjell një qasje të thellë dhe reflektuese mbi atë që realisht ndërton suksesin afatgjatë në botën e biznesit. Përtej ideve dhe strategjive momentale, autori thekson se themeli i vërtetë i suksesit qëndron te karakteri, këmbëngulja, intuita dhe aftësia për të menduar ndryshe.

Përmes historive reale, analizave dhe citimeve frymëzuese nga figurat më të mëdha të biznesit botëror, libri shpalos filozofinë e njerëzve që kanë ditur të shohin përtej sfidave, të kthejnë krizat në mundësi dhe të ndërtojnë vizion në kohë.

“Suksesi nuk vjen vetëm nga idetë, por nga karakteri: motivimi për të vazhduar, intuita për të parë më larg, krijimtaria për të gjetur rrugë të reja dhe forca për ta kthyer krizën në rritje”, është mesazhi qendror që përshkon gjithë veprën.

“Sekretet e gjenive të biznesit” u drejtohet sipërmarrësve, drejtuesve, profesionistëve të rinj dhe kujtdo që beson se suksesi nuk është rastësi, por një proces i ndërtuar me vizion, përgjegjësi dhe përkushtim.

Libri është i disponueshëm te Leximtari, si në librarinë fizike ashtu edhe online./kb

12:16 Rikonstruksioni i burgut të Fushë-Krujës/ Nis transferimi i të burgosurve

By: Monika
24 January 2026 at 12:16

Last Updated on 24/01/2026 by Monika

Në zbatim të Planit të Masave nr. 1261, datë 23.01.2026, dhe për shkak të rikonstruksionit të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fushë-Krujë, ka nisur procesi i transferimit të të dënuarve drejt institucioneve të tjera të vuajtjes së dënimit.

Konkretisht, janë transferuar gjithsej 142 të burgosur, nga të cilët 85 për në IEVP Peqin dhe 57 për në IEVP Durrës. Për realizimin e këtij procesi janë marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen dhe shoqërimin e të burgosurve nga forcat operacionale, nën drejtimin e specialistëve përkatës.

Gjithashtu, për lëvizjen janë njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, si dhe komisariatet përkatëse, në përputhje me itinerarin e përcaktuar.

Autokolona me 57 të burgosur ka mbërritur pa probleme në IEVP Durrës, ku nga ana e institucionit janë marrë masat e plota për pritjen, kontrollin dhe sistemimin e tyre, nën drejtimin e drejtuesve të institucionit.

Po ashtu, autokolona me 85 të burgosur ka mbërritur pa probleme në IEVP Peqin, ku janë zbatuar të gjitha procedurat standarde për pritjen, kontrollin dhe sistemimin e të burgosurve, nën drejtimin e drejtuesve të institucionit.

Procesi i transferimit është zhvilluar në mënyrë të qetë, të sigurt dhe në përputhje të plotë me aktet ligjore dhe rregulloret në fuqi./mxh

12:15 “Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përdorin drogë

By: Kesjana
24 January 2026 at 12:15

Flutura nga Prishtina nuk e kishte imagjinuar kurrë se jeta e vajzës së saj do të merrte një rrugë aq të rrezikshme. Për vite me radhë, gjithçka dukej normale – një vajzë e re që shkonte në shkollë, bisedonte me shoqet, ëndërronte për të ardhmen. Por brenda saj, diçka po ndryshonte ngadalë dhe fshehurazi.

Vajza filloi të përdorte substanca narkotike në moshën 16-vjeçare… dhe Flutura nuk e kuptoi menjëherë. “Momenti kur e kuptova ka qenë sikur të ma nxirrnin zemrën nga vendi”, kujton ajo për Radion Evropa e Lirë. Flutura përpiqej ta këshillonte vajzën, por ndjehej e pafuqishme. “Vetë kam vuajtur si kafshë”, thotë ajo. Vajza e kishte fshehur mirë përdorimin e drogës – me gënjeshtra që i bënin prindërit t’i humbnin gjurmët. Ditët kalonin, dhe Flutura filloi të kuptonte se diçka nuk shkonte siç duhej. Vetëm kur vajza mbushi 18 vjet, e vërteta shpërtheu para saj. “Kemi biseduar shumë. Është një histori e gjatë në familjen tonë”, thotë ajo, pa dashur ta kujtojë shumë atë kohë.

Vajza e saj, tani në mes të 20-tave, kishte ndërprerë përdorimin e drogës për një periudhë, por më pas e rifilloi. “Kemi besuar se ishte vetëdijesuar, kishte filluar të mësonte, të punonte dhe të ndërtonte jetën e vet. Por, më vonë, për të përballuar dy punë – siç na thoshte – ajo nisi të përdorte kokainë, duke humbur gjithçka që kishte krijuar”, rrëfen Flutura. Sipas saj, një nga faktorët kryesorë që e shtynë fëmijën në këtë rrugë, ishte ndikimi i shoqërisë.

“Ajo u njoh me një shok që kishte filluar të konsumonte drogë që nga mosha 10-vjeçare. Ky shok ndikoi shumë në jetën e saj, duke e kushtëzuar dhe kontrolluar në mënyrë të dukshme. Për vite me radhë, jeta e fëmijës sonë ishte në duart e tij”, thotë kjo nënë teksa sheh vajzën në gjendje të rënduar. Historia e Fluturës nuk është një rast i izoluar. Një dukuri në rritje tek fëmijët dhe të rinjtë

Sot, edhe fëmijë të moshës 10-15 vjeç bien pre e përdorimit të substancave narkotike. Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Faton Kutllovci, tregon se, më herët, nuk ka pasur përhapje të madhe të përdorimit të drogës te të rinjtë. Sipas një vlerësimi institucional, mosha mesatare e përdoruesve të drogës në Kosovë është rreth 16 vjeç – një rënie nga 21.4 vjeç që ishte më herët. “Ne kemi trajtuar fëmijë edhe nga 9-10 vjeç, për të cilët prindërit kanë kërkuar ndihmë”, thotë Kutllovci për REL-in. Vetëm gjatë vitit të kaluar, Klinika e Fëmijëve dhe Adoleshentëve në Psikiatri pranoi 28 raste të fëmijëve për trajtim. Nga këta, shumica ishin djem – përdorues të marihuanës, ndërsa dy raste edhe të kokainës. Doktoreshë Adelina Ahmeti Pronaj thotë se shumë prej tyre janë ende në trajtim. “Prindërit vijnë te ne shumë të shqetësuar, pas sjelljeve jo të zakonshme që vërejnë te fëmijët e tyre”, shpjegon ajo.

Të dhëna shqetësuese për përdorimin e drogave

Sipas të dhënave që siguroi Radio Evropa e Lirë nga Klinika e Psikiatrisë në QKUK, Ministria e Punëve të Brendshme dhe organizatat joqeveritare, numri i përdoruesve të drogave në Kosovë sillet në rreth 40 mijë. Vitin e kaluar, në Psikiatri u dhanë mbi 30 mijë shërbime të ndryshme, ndërsa u regjistruan mbi 150 raste të reja “si persona që kanë përdorur substanca narkotike ose kanë pasur sëmundje të varësisë”.

Kutllovci paralajmëron se shifrat reale mund të jenë shumë më të larta. “Dukuria po shtrihet edhe në fshatra, ku më parë nuk kishte përdorim. Disa nga këto zona, madje, shërbejnë si pika distribuimi për drogë në vende të tjera”, thotë ai. Kutllovci identifikon faktorët socialë, problemet familjare dhe mungesën e perspektivës si arsyet kryesore të rritjes së përdorimit të drogës te të rinjtë. Kanabisi mbetet droga më e përhapur, por ka rritje të përdorimit edhe të kokainës dhe medikamenteve pa recetë. Safet Blakaj, nga Qendra për Këshillim dhe Trajtim të Varësisë “Labirint” në Kosovë, shpjegon më shumë:

“Kanabisi është i përhapur në gjithë territorin. Neve na shqetëson tani përdorimi i kokainës, për arsye se ka shënuar rritje të shpejtë në vitet e fundit”.

Sipas Blakajt, mosha e përdoruesve ka rënë dukshëm dhe “14-17-vjeçarët janë më të rrezikuarit”. “Në organizatën tonë trajtohen përdoruesit e moshave 14,15,16,17 vjeç… Moshat më të ulëta i kemi hasur në terren, janë evidente, por nuk janë në programet tona”, thotë Blakaj.

Përhapja e gjerë

Raportet e organizatave joqeveritare tregojnë se përdorimi i drogës është më i përhapur në Prishtinë, pastaj Pejë, Gjakovë, Ferizaj. Në këto qytete, rritja e rasteve të raportuara te të rinjtë po bëhet një shqetësim gjithnjë e më serioz. Mjekët e Spitalit të Gjakovës thonë se dita-ditës po rritet numri i personave që kërkojnë ndihmë.

“Fatkeqësisht, edhe të rinjtë kanë filluar të përdorin substanca narkotike, kryesisht marihuanë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Zef Komoni, udhëheqës i Departamentit të Psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës.

“Nuk mund të flasim saktë për shifra, sepse shumica nuk kërkojnë ndihmë derisa problemi të bëhet i madh. Por, nga konfiskimet e policisë dhe të dhënat që i kemi, duket qartë se numri po rritet – jo vetëm në shkollat e mesme, por edhe në shkollat fillore, si dhe në fshatra”, shpjegon Komoni. Aktualisht, rreth 40 persona të moshave të ndryshme që përdorin substanca narkotike, marrin trajtim të përditshëm me metadon në spitalin e Gjakovës.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, në këtë qytet u identifikuan 25 raste të reja të përdoruesve të drogës. “Përdorimi më i madh i marihuanës shihet në Gjakovë, për shkak të pozicionit gjeografik dhe faktit se qyteti shërben si pikë transiti për furnizim me marihuanë për të gjithë Kosovën”, shton Komoni.

Edhe në spitalin e përgjithshëm në Pejë, aktualisht, janë duke u trajtuar 25-30 pacientë për përdorim të drogave. Sipas zyrtarëve atje, numri i tyre ka mbetur i njëjtë që nga viti 2024 – pa ndonjë rritje të theksuar. Në Ferizaj, situata duket ndryshe: ka raportime për përdorues drogash, por asnjë rast nuk është duke u trajtuar në spital. “Për vite të tëra nuk kemi pasur raste që kërkojnë trajtim në spitalin tonë”, thotë Minire Beqiri, drejtoreshë e institucionit. Në Gjilan, po ashtu, rastet janë në rritje, ndërsa në Mitrovicë të Jugut, vitin e kaluar, u regjistruan dhjetëra raste të pacientëve që kërkuan ndihmë mjekësore, si pasojë e abuzimit me substanca psikoaktive.

“Bazuar në vëzhgimet klinike dhe në krahasimin e rasteve të paraqitura në vitet e fundit, vërehet një tendencë e lehtë deri e moderuar e rritjes së numrit të pacientëve që kërkojnë trajtim për çrregullime të lidhura me përdorimin e substancave psikoaktive”, tha për Radion Evropa e Lirë Gëzim Shabani, specialist i Psikiatrisë në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë të Jugut.

Sipas drejtorëve të disa spitaleve të përgjithshme në Kosovë, me të cilët bisedoi REL-i, rastet më të rënda referohen kryesisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të specializuar.

Shërbimet dhe mungesa e qendrave të rehabilitimit

Klinikat psikiatrike ofrojnë seanca psikiatrike dhe psikologjike, teste, psikoterapi individuale dhe grupore dhe këshillim për prindërit. Qendrat si “Labirinit” ofrojnë, po ashtu, shërbime të ngjashme për mijëra persona në vit. Por, sipas Kutllovcit, mungesa e një qendre kombëtare për trajtimin e drogës e bën situatën të vështirë. “Ne nuk kemi institucion që të ofrojë trajtim fillestar, rehabilitim dhe kujdes pas trajtimit. Aktualisht, kjo nuk po ndodh”, thotë ai.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon për Radion Evropa e Lirë se Strategjia Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 është në zbatim e sipër dhe se përfshin aktivitete për fëmijët dhe Udhëzimin Administrativ për mbrojtjen nga abuzimi me narkotikë.

“Strategjia parasheh nevojën për ngritje të përgjithshme të kapaciteteve institucionale, qoftë për hetimin dhe luftimin e dukurisë së drogës, trajtimin adekuat të personave që përdorin drogë dhe të personave me çrregullime të përdorimit të substancave, si dhe rritjen e bashkëpunimit në mes të institucioneve, veçanërisht nevojën për të dhëna specifike në këtë fushë”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, strategjitë e parandalimit të abuzimeve duhet të bazohen në prova shkencore dhe t’i kenë në shënjestër familjet, shkollat dhe komunitetet, sidomos ato që janë më të margjinalizuara dhe më të varfra.

Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë kanë deklaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se çdo vit organizojnë aktivitete edukative dhe shëndetësore për të adresuar dukuri si: varësia nga droga, përdorimi i duhanit dhe alkoolit. Këto aktivitete përfshijnë shpërndarjen e materialeve edukative dhe nxitjen e vetëdijesimit për shëndetin te nxënësit dhe komuniteti.

Me Kodin Penal të Kosovës, blerja, posedimi dhe shpërndarja e substancave narkotike është e ndaluar dhe dënohet me gjobë ose burgim, në varësi të sasive dhe llojit të substancës. Por, për shkak të numrit të madh të përdoruesve, “duket sikur marihuana në praktikë është e legalizuar”, thotë Blakaj.

Në raportimet ditore të Policisë së Kosovës ka shpesh njoftime për konfiskim të substancave narkotike – vetëm këtë javë u konfiskuan mbi 80 kg dhe u arrestuan tre persona. Për nënat si Flutura, çdo lajm për drogën tani shndërrohet në një alarm që nuk mund të ndalet dot. “Ajo ka humbur gjithë pasurinë”, përfundon Flutura./kb

12:07 “Betejë për t’u çliruar nga kthetrat e korrupsionit”/ Noka: Do të vazhdojmë deri në çmontimin e narkoregjimit

By: Monika
24 January 2026 at 12:07

Last Updated on 24/01/2026 by Monika

Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Flamur Noka, ka deklaruar se opozita është në një betejë të bazuar kundër narkoregjimit.

Sipas Nokës, shqiptarët janë në një betejë për t’u çliruar nga kthetrat e korrupsionit që i vjedhin kartelet e krimit të organizuar.

Ai u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të luftojnë për të drejtat e tyre. Noka ka nënvizuar se protestat do të vazhdojnë deri në çmontimin e narkoregjimit.

“Opozita është në betejë. Jemi në një betejë të bazuar kundër narkoregjimit. Shqiptarët janë në një betejë për t’u çliruar nga kthetrat e korrupsionit, që i vjedhin kartelet e krimit të organizuar. Opozita nuk mund të rrijë duarkryq. Kemi bërë thirrje që të ngrihemi, sepse nuk ka rrugë tjetër. Të ngrihemi, të luftojmë dhe të përballemi për të drejtat tona. Nuk mund të pranojmë këtë narkoshtet, si i vetmi në Europë. Protesta është një shprehje e revoltës ndaj narkoregjimit dhe do të vazhdojë deri në çmontimin e tij”, tha ai./mxh

Berisha para protestës: Sot është dita e guximit qytetar, dita e ngadhënjimit mbi të keqen…

By: Os De
24 January 2026 at 12:58

Pak orë para protestës së paralajmëruar të opozitës para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh për mbështetësit e tij përmes një postimi në rrjetin social X. 

Në reagimin e tij, Berisha e cilëson ditën e sotme si momentin kur, sipas tij, “populli opozitar” i bën gjyqin politik kryeministrit, të cilin e akuzon për lidhje me banditë, trafikantë dhe vrasës. Sipas kryedemokratit, protesta përfaqëson një akt guximi qytetar dhe një përballje të drejtpërdrejtë me atë që ai e përshkruan si e keqja që ka mbërthyer Shqipërinë. 

“Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, shkruan Berisha në mesazhin e tij. 

“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

By: Os De
24 January 2026 at 12:54

Hakil Osmani nga MeteoAlb ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe javën që po vjen, duke theksuar se do të mbizotërojë moti i paqëndrueshëm. 

Sipas tij, gjatë fundjavës vranësirat do të shtohen në orët e pasdites, duke sjellë reshje shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë rishfaqje të dëborës. 

“Kjo fundjavë do të vijojë të jetë e paqëndrueshme ku gjatë orëve të pasdites vranësirat do bëhen më të dukshme duke bërë që të kemi prezente reshjet e shiut. Në zonat e thella malore do ketë rishfaqje të reshjeve të dëborës. 

Në orët e pasdites të së dielës dhe në mbrëmje, reshjet e shiut do të jenë më intensive dhe do të shoqërohen me erë të fortë, duke vijuar deri në mëngjesin e ditës së hënë. 

Më pas, dita e martë sjell përmirësim me mot më të qendrueshëm, por nga e mërkura moti do të kthehet sërish i paqëndrueshëm. Ditët e fundit të janarit do të përfundojnë gjithashtu me kushte të paqëndrueshme të motit. 

Java që vjen parashikohet me një rënie të lehtë të temperaturave, ku minimumi do të jetë rreth 0 gradë Celsius, ndërsa maksimumi arrin 15 gradë Celsius, tha Osmani. 

POLITICO: Pas Venezuelës SHBA-të duan ndryshim regjimi dhe në Kubë

By: Os De
24 January 2026 at 12:48

Qeveria amerikane po shqyrton vendosjen e një bllokade të plotë detare mbi importet e naftës në Kubë, si pjesë e një taktike të re të mundshme për të detyruar ndryshimin e regjimit në Havana, raportoi Politico, duke cituar tre persona të njohur me planin.

Edhe pse nuk është marrë asnjë vendim për të miratuar këtë plan, një përshkallëzim i tillë po kërkohet nga disa kritikë të qeverisë kubane dhe mbështetet nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

Qeveria meksikane po shqyrton nëse do të vazhdojë të dërgojë naftë në Kubë, pasi ka frikë nga hakmarrja nga Shtetet e Bashkuara, raportoi Reuters.

Bllokimi i cisternave në Venezuelë në dhjetor dhe arrestimi i Nicolas Maduro rezultoi në ndërprerjen e dërgesave të naftës në Kubë, duke lënë vetëm Meksikën si furnizuesin më të madh për ishullin, i cili përballet me mungesa energjie dhe ndërprerje masive të energjisë.

Donald Trump pretendoi se Kuba është “gati të bjerë” dhe shtoi se “nuk do të ketë më naftë ose para të dërguara në Kubë. Asnjë”, në një postim në Truth Social.

“Energjia është shtrëngimi për të vrarë regjimin”, tha një person i njohur me planin. Përmbysja e qeverisë komuniste të vendit amerikano-latin është “100% një ngjarje e vitit 2026” në sytë e administratës amerikane, tha ai.

Kuba importon rreth 60% të nevojave të saj për naftë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Ajo ishte kryesisht e varur nga Venezuela për këto importe derisa administrata Trump filloi të sekuestronte dërgesat.

Përmbysja e regjimit komunist në Kubë do të përmbushte një kërkesë politike prej 7 dekadash për mërgimtarët kubanë në Miami, të cilët kanë insistuar për demokraci në ishull që kur Fidel Castro mori pushtetin pas përmbysjes së diktaturës së Fulgencio Batistas në vitin 1959. Rubio ka qenë prej kohësh një mbështetës i masave të ashpra kundër Havanës, me shpresën për të siguruar rënien e regjimit.

Kushtet në ishull janë përkeqësuar, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe mungesa të mallrave dhe ushqimit bazë. Por regjimi i ka përballuar sanksionet e ashpra të SHBA-së dhe një embargoje të përhapur tregtare për dekada dhe i ka mbijetuar rënies së Bashkimit Sovjetik pas Luftës së Ftohtë.

Në të njëjtën kohë, mbeten shqetësimet se një rënie e papritur e qeverisë kubane do të shkaktonte një krizë rajonale migracioni dhe do të destabilizonte Karaibet, vëren raporti.

Rusët bombardojnë Ukrainën mes bisedimeve të paqes në Abu Dabi. Mbi 400 raketa e dronë godasin Kievin dhe..

By: Os De
24 January 2026 at 12:45

Moska përdori sërish të njëjtën taktikë, bombardime mes bisedimeve të paqes për Ukrainën. Një breshëri prej të paktën 370 dronësh dhe 21 raketash ra mbi Kiev dhe qytete të tjerë të Ukrainës gjatë natës. Bilanci i deritanishëm, një i vrarë dhe 23 të plagosur.

Sulmi ndodhi në orët e para të kësaj të shtune, kur në Abu Dabi vazhdon për të dytën ditë, dialogu i nisur të premten, mes ukrainasve dhe rusëve, i pari ballë për ballë mes tyre në nivel ushtarak me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, me pjesëmarrjen edhe të mikpritësve emiratas. Në fokus janë lëshimet territoriale që kërkohen nga Rusia, e cila nuk heq dorë nga rajoni i Donbasit ku ushtria ruse ka hyrë që prej vitit 2022 dhe këmbëngul që Ukraina t’ia njohë si pjesë territoriale Rusisë.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e ka refuzuar gjithmonë këtë kërkesë dhe e konsideron një kusht të panegocjueshëm. Përmes një postimi në rrjetin X, Zelenski tha se nuk duhen mbyllur sytë para këtij sulmi dhe se partnerët duhet të përmbushin premtimin për të ndihmuar Ukrainën si ushtarakisht ashtu edhe nga ana diplomatike. Ndërsa ministri i jashtëm Andrij Sibiha tha se Putin e ka vendin në Gjykatën e Hagës, e jo në bordin e paqes të Donald Trumpit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë hartuar një plan ambicioz 10-vjeçar që synon mbledhjen e 800 miliardë dollarëve nga burime publike dhe private për rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Ky projekt parashikon jo vetëm rimëkëmbjen ekonomike, por edhe një proces të përshpejtuar për integrimin e vendit në BE, megjithëse zbatimi i tij varet plotësisht nga arritja e një armëpushimi të qëndrueshëm.

150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

By: Os De
24 January 2026 at 12:39

Rreth 150 të dënuar, janë transferuar nga burgu i Fushë Krujës, në dy institucionet e tjera. 

Ky transferim do të bëhet për shkak të rikonstruksionit të burgut në Fushë Krujë. 

Paraditen e sotme 150 të dënuar nga ky institucion i vuajtjes së dënimit janë transferuar në dy burgje të tjera, atë të Durrësit dhe Peqinit. 

Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

By: Os De
24 January 2026 at 12:29

Sektorët e shkencës, inovacionit dhe teknologjisë (TI&T) të Hong Kongut do të jenë në zemër të së ardhmes së rajonit, deklaroi John Lee, shefi ekzekutiv i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR), ndërsa mori pjesë në një ceremoni që shënoi 10-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave të Hong Kongut (ASHK), shkruan “Xinhua”.

Lee nënvizoi angazhimin për ta bërë vendin një qendër ndërkombëtare të shkencës, inovacionit dhe teknologjisë për të mbështetur zhvillimin e shpejtë të metropolit verior të fokusuar në teknologji dhe kontributet e vazhdueshme të institucioneve kryesore si akademia.

Kryetari i akademisë, Dennis Lo Yuk-ming, e përshkroi momentin aktual si një epokë të artë për inovacionin teknologjik në Hong Kong. Ai i kërkoi komunitetit të shkencës, inovacionit dhe teknologjisë së qytetit ta shfrytëzojë këtë mundësi për të rritur përpjekjet për të mbështetur ngritjen e Hong Kongut si një qendër ndërkombëtare në këtë fushë.

Hong Kongu ka bërë përparim të dukshëm në nxitjen e zhvillimit të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe teknologjisë. Të dhënat zyrtare treguan se shpenzimet e tij bruto për kërkimin dhe zhvillimin u dyfishuan gjatë periudhës 2014-2024, me numrin e të punësuarve në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe teknologjisë që u rrit gjithashtu me 70 për qind gjatë së njëjtës periudhë.

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

By: Os De
24 January 2026 at 12:23

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniveristar Durrës Hazbi Lika shpallet i pafajshëm dhe Gjykata për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Për Hazbi Likën, drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP) Durrës, akuza specifike lidhej me kopshtet dhe çerdhet pa licencë.​ ​Prokuroria e Durrësit nisi hetimet ndaj tij në vitin 2023, pas një operacioni policor që zbuloi se në Durrës operonin 28 kopshte dhe çerdhe pa licencë.

Sipas organit të akuzës, Hazbi Lika nuk kishte nxjerrë urdhrin për kontrollin dhe inspektimin e këtyre subjekteve private, duke lejuar funksionimin e tyre në kundërshtim me ligjin.

Gjatë hetimit, Lika deklaroi se nuk kishte dijeni që lëshimi i këtij urdhri ishte kompetencë e drejtpërdrejtë e tij dhe se institucioni që ai drejtonte kishte mungesë informacioni për këto subjekte.

​Në korrik të vitit 2025, Gjykata e Durrësit vendosi pezullimin e tij nga detyra deri në përfundim të procesit.

Më 21 janar 2026, Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit dha vendimin përfundimtar duke e shpallur Hazbi Likën të pafajshëm.

​Gjykata rrëzoi pretendimet e prokurorisë, duke argumentuar se nuk ekzistonin elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. U konstatua se nuk kishte përgjegjësi penale të drejtpërdrejtë në lidhje me mos ushtrimin e kontrolleve për licencat.

​Më 2 korrik 2025, ai ishte pezulluar përkohësisht nga detyra me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe me vendim penal të kësaj gjykate.

Pas shqyrtimit të çështjes dhe vijimit të procedurave ligjore, Lika u rikthye në detyrë më 22 tetor 2025.

“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

By: Os De
24 January 2026 at 12:15

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për hetim gjithëpërfshirës dhe ndëshkim për personat e dyshuar për manipulim të votave brenda partive politike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Thirrja e Kurtit, liderit të partisë fituese të zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje, vjen pasi autoritetet i ndaluan mbi 100 persona të premten nën dyshimin për keqpërdorim të votave të zgjedhjeve të muajit të kaluar. Kurti – i cili ishte kritikuar për mungesë reagimi ndaj dyshimeve për manipulime të votave kur ato dolën në sipërfaqe javë më parë – tha të shtunën në Facebook se “komisionerë e individë, që në mënyrë klandestine, janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti”.

Javën e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua ta nisë rinumërimin e plotë të votave, pasi kishte gjetur mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë. Kurti shtoi se partia e tij “ka qenë gjithnjë gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës në kuti të votimit dhe ashtu do të qëndrojë përherë”. Kur rinumërimi ka përfunduar në pothuajse gjysma e vendvotimeve, del se rreth 80 mijë vota janë të pasakta, sipas Eugen Cakollit nga organizata joqeveritare, Instituti Demokratik i Kosovës.

Në mesin e kandidatëve për deputetë të cilëve u janë hequr më së shumti vota gjatë rinumërimit ka nga partitë kryesore, përfshirë vetë Vetëvendosjen. Kurti nguli këmbë se dyshimet duhet të hetohen dhe se “manipuluesit duhet të ndëshkohen, këto raste nuk duhet të na shfaqen kurrë më në të ardhmen”. Autoritetet janë duke kryer hetime në tri komuna, Prizren, Ferizaj dhe Malishevë, me Prizrenin që dyshohet si vendi ku ka pasur më së shumti manipulime të votave.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha të premten se të ndaluarit në rajonin jugor të vendit janë kryesisht komisionerë dhe në mesin e tyre ka edhe familjarë të kandidatëve për deputetë. Ata dyshohen për falsifikim të rezultateve zgjedhore, presion dhe kanosje dhe për dhënie e marrje të ryshfetit. Sipas tij, një manipulim i tillë nuk ka mundur që të ndodhë pa një kompromis mes komisionerëve të katër partive më të mëdha politike.

“Po flasim për komunën e Prizrenit që janë shtuar hiç më pak se 40.497 vota dhe janë hequr hiç më pak se 27.520 vota. Pra, diferenca totale e keqpërdorimeve është 68.017 vota”, tha Kryeziu. Në Kosovë manipulimi i votave është vepër penale e dënueshme me burgim. Megjithatë, së voni organizata joqeveritare, ÇOHU, e publikoi një hulumtim që tregoi se mbi 90 për qind e rasteve për manipulime zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose gjoba. Shumica e kandidatëve për deputetë të cilëve u janë hequr më së shumti vota gjatë rinumërimit, e kanë mohuar të kenë pasur gisht në keqpërdorim dhe kanë thënë se e dënojnë këtë dukuri./REL

“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

By: Os De
24 January 2026 at 12:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendi i saj ndihet i mirënjohur për rolin e udhëheqjes amerikane në procesin e paqes dhe se mbështet fuqishëm iniciativën e Trump. Osmani tha se përvoja e Kosovës në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes pas luftës mund të shërbejë si model për botën.

Deklarata e Osmanit u bë pas nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes, në prani të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe bashkëthemeluesve të tjerë të kësaj nisme.

“Duke ardhur nga Republika e Kosovës, një vend i shkatërruar nga lufta, dhe që sot jeton në paqe falë udhëheqjes amerikane, jemi thellësisht mirënjohës dhe krenarë që qëndrojmë krah Presidentit Trump në këtë nismë të re. Besoj fuqishëm në lidershipin e presidentit Trump dhe ekipit të tij. Kjo është për të shpëtuar jetë”, tha Osmani.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se proceset e vendimmarrjes në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) shpesh janë të komplikuara dhe të ngadalta, çka e bën më të vështirë arritjen e marrëveshjeve paqësore. Në këtë kontekst, Bordi i Paqes synon një qasje më të drejtpërdrejtë dhe më efektive.

Osmani theksoi se nisma nuk synon të zëvendësojë OKB-në, por të punojë paralelisht me të.

“Me këtë organizatë të re, jam e bindur se paqja mund të çojë përpara përmes një procesi vendimmarrjeje më pak kompleks. Në rajonin tonë, OKB-ja ka luajtur rol kryesisht në ruajtjen e paqes, ndërsa drejtimi për arritjen e paqes ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara”, deklaroi ajo.

U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

By: Os De
24 January 2026 at 12:00
Ryan Wedding, një ish-snowboarder olimpik kanadez i dyshuar se është bërë bos i kontrabandës së kokainës, është arrestuar në Meksikë dhe do të transferohet në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat, thanë të premten autoritetet amerikane.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, dhe drejtori i FBI-së, Kash Patel, konfirmuan arrestimin në postime të ndara në X. Autoritetet amerikane dhe kanadeze e përshkruan burrin e arrestuar në nëntor si një “trafikant droge” në të njëjtin nivel me bosët e njohur të drogës si meksikani Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, i cili po vuan dënimin në një burg të sigurisë maksimale në SHBA, dhe kolumbiani Pablo Escobar, i cili ka ndërruar jetë.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, tha se Wedding bashkëpunoi ngushtë me Kartelin Meksikan Sinaloa, i cili kontrollon një operacion përgjegjës për gjenerimin e më shumë se 1 miliard dollarëve në vit në të ardhura të paligjshme nga droga.

Bondi tha në atë kohë se Wedding bashkëpunoi ngushtë me Kartelin Meksikan Sinaloa, i cili kontrollon një operacion përgjegjës për gjenerimin e më shumë se 1 miliard dollarëve në vit në të ardhura të paligjshme nga droga.

Wedding, i cili garoi për Kanadanë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2002 në Salt Lake City, është akuzuar për mbikëqyrjen e një sipërmarrjeje kriminale dhe akuza të shumta për trafik droge, sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së (DoJ).

Ai u akuzua gjithashtu për urdhërimin e disa vrasjeve të lidhura me drogën, përfshirë atë të një dëshmitari federal amerikan në Kolumbi në janar 2025, përpara se të mund të dëshmonte kundër tij, raportoi më parë Departamenti i Drejtësisë.

❌
❌