Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Lajme Shqiperi

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

By: man jola
27 December 2025 at 20:54
Ka histori që nuk maten me shpejtësi, por me shpirt. Historia e Majlinda Manokut është një prej tyre. Gati 30 vite punë, vendime të vështira, besim i ndërtuar dita-ditës dhe një rrugëtim që nuk ka qenë kurrë i lehtë, por gjithmonë i bekuar. Në një fushë ku zhurma shpesh mbizotëron mbi thelbin, ajo ka zgjedhur […]

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD

By: e xh
27 December 2025 at 20:42

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me demokratët në Shkodër, nga ku bëri një koment edhe për “vetëpërjashtimin” e tij nga partia, duke iu referuar deklaratës së Flamur Nokës.

Ish-deputeti përmendi statutin e PD-së, teksa tha se nuk ka asnjë shans që të përjashtohet askush nga partia. Rrogëtarët dhe përfituesit në PD, theksoi ai, nuk iu vjen mirë dhe nxjerrin terma që nuk ekzistojnë. Sipas Saliajit, “nuk ka vetëpërjashtim, por vetëaktivizim dhe vetëpërballje”.

“Shqipëria nuk ndryshon dhe është e pamjaftueshme nëse PD nuk reflekton dhe ndryshon për të rrëzuar Edi Ramën. Shqipëria nuk ndryshon duke rikthyer politika dhe metoda të vjetra, figura të konsumuara dhe mentalitete që i kanë zhgënjyer qytetarët që shumë vite më përpara. E vjetra ka dështuar. Se ka folur shumë dhe ka vepruar pak. Është mbyllur në interesa të ngushta. Shikoni pak rastin e PD edhe në këtë pak rastin e PD në këtë moment.

PD ka një statut dhe nuk ka asnjë shans që të përjashtohet dot askush nga PD. Për shkak se zyrtarëve të PD, rrogëtarëve dhe përfituesve nuk iu vjen mirë që funkasionon që kanë ta mbajnë me punë por duan ta majnë me marifete dhe qyl shpikin terma që nuk ekzistojnë. Nuk ka vetëpërjashtim, ka vetëpërfshirje, vetëpërballje. Ne do t’ia dalim deri në fund që të ndryshojmë PD.”, u shpreh Salianji.

Ai shtoi se vetëm duke qenë e bashkuar dhe e përgjegjshme, opozita mund të jetë një alternativë për vendin.

“Politika është shërbim nuk është pronë. Se anëtarësia e PD dhe qytetarët nuk janë pronë, por aksionerë. Ne jemi këtu jo vetëm për PD por në betejë për shtetin e së drejtës. Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për denoncim, por për alternativë. Kjo alternativë duhet të vijë nga një opozitë e bashkuar dhe e përgjegjshme. PD në këtë moment ka një përgjegjësi historike. Rotacioni është mënyra e vetme për të ndaluar kapjen e shtetit”, tha Salianji.

Ai shtoi se ky bashkëbisedim me demokratët është më shumë një përballje mes arrogancës dhe dinjitetit, të vjetrës e të resë. Ai theksoi se do të bëjnë të mundur ndryshimin në PD, duke shtuar se do të pasohet me “me një ndryshim të të gjithë Shqipërisë”.

“Duke pasur hapje reale, garë reale, respektuar meritën dhe rikthyer meritokracinë në çdo funksion të PD. duhet të marrin fund pazaret dhe emërimet nga lart duke mos pyetur anëtarësinë e PD. vetëm kështu PD dhe opozita bëhet alternativcë e besueshme. Vetëm kështu rotacioni politik fillon e bëhet i besueshëm te qytetarët shqiptarë.

Kjo nuk është vetëm bashkëbisedim e fushatë, por përballje morale mes arrogancës dhe dinjitetuit, mes frikës e guximit, mes të vjetrës që mban peng dhe të resë që lufton. Mes rrogtarëve që duan të ruajnë privilegjet dhe të sakrifikuarve që kanë lënë çdo privilegj për të mbajtur PD në këmbë. Koha e ndryshimit ka ardhur. Të gjithë ne bashkë po bëjmë të mundur një ndryshim të PD, që do të vijë në fund me një ndryshim të të gjithë Shqipërisë.”, shtoi ish deputeti.

Protestë e PD-së në Surrel

By: e xh
27 December 2025 at 20:17

Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar një protestë në Surrel. 

Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike “flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit”, ata bënë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës.

Balliu deklaron nga Surreli se nëse hajduti Edi Rama nuk jep dorëheqjen, qëndrestarët që dolën më 22 dhjetor në bulevard do të zhvendosen në Surrel.

“Edvin, ke shpërngulur 1.2 milionë shqiptarë nga vendi i tyre. Ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin. Ia ke dorëzuar policinë krimit të organizuar dhe je përgjegjësi kryesor për cenimin e sigurisë së jetës së shqiptarëve, largimin e të rinjve dhe varfërimin e çdo familjeje shqiptare. Jep dorëheqjen dhe përballu me drejtësinë. Në të kundërt, shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë”, tha Balliu.

Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në hije

By: e xh
27 December 2025 at 20:05

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se “vjedhjet dhe shifrat e vjedhjeve të kësaj qeverie tejkalojnë çdo lloj imagjinate”.

“Ju më keni dëgjuar mua, sa herë kam lakuar emrin e Ergys Agasit. E çfarë del tani? Ai ishte zëvendëskryeministër në hije. Ishte zv/kryeministër në hije. Pse? Sepse atë përdorte Edi Rama për shumicën e krimeve të tij. AKSHI, ajo E-Albania, futet këshilltari, koordinatori i bandave me 15-vjeçar, me 1000 euro regjistron biznesin e EA Solution. Me 15-vjeçar, në arkën e tij, në kontot e, në konton e tij 232 milionë euro, pa asnjë shpenzim përveç rrogave të dy vetëve në sipërmarrje”, tha Berisha.

“232 milionë euro, pa importuar asnjë majë lapsi, pa shpenzuar as dhe një fletë format, vetëm duke paguar dy vetë në sipërmarrje dhe paratë tuaja, paratë tuaja nga kopshti privat i Edi Ramës, në kontot e tij. Dhe kjo është vetëm njëra anë.
Rrëmbime, pengmarrje, zhdukje njerëzish, që të gjitha, ju konfiskuan verën e Edi Ramës. Është e Edi Ramës ajo. E mori, mirë e bukur, nga shtëpia ku u konfiskua, nga magazina, nga që qilari, ku u konfiskua, e çoi në, është i filmuar, janë filmuar makinat që shkojnë drejt Lundrës sipër. Pra, a ka provokim më të madh ndaj nesh se ky? Jo, nuk ka. Ky është një provokim i jashtëzakonshëm. Dhe ne tani jemi në këmbë, jemi më të vendosur se kurrë”, shtoi Berisha.

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt në linjën kryesore

By: e xh
27 December 2025 at 19:20

Prej 48 orësh qyteti dhe qytetarët e Vlorës janë pa ujë të pijshëm.

Si pasojë e një defekti të rëndë teknik në linjën kryesore të transmetimit, furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës është ndërprerë prej 48 orësh për qytetarët e Vlorës.

Strukturat përgjegjëse janë angazhuar për riparimin e avarisë dhe rikthimin sa më të shpejtë të shërbimit për qytetarët.

Punimet në linjën kryesore të transmetimit me diametër 1000 mm kanë nisur që në momentin e parë të konstatimit të defektit dhe kanë vijuar pa ndalesë, përmes disa turneve pune.

Ekipet teknike vijojnë të jenë në terren, duke punuar me intensitet maksimal për përfundimin e riparimit dhe rikthimin gradual të furnizimit normal me ujë.

Menaxhimi i situatës po kryhet nga specialistë të kualifikuar, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, në bashkëpunim me Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë, Ermal Murati, janë në terren duke ndjekur punimet.

Aktualisht po punohet me ritme të shpejta për të mundësuar zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës. Shpresojmë që në orët e para të ditës së nesërme qytetarët e Vlorës të furnizohen me ujë të pijshëm.

Momenti i çarjes së tubacionit kryesor, si dhe banorët që mbushin ujë tek burimet e qytetit të Vlorës. Zjarrfikësit e Vlorës kanë furnizuar Spitalin e Vlorës me 30 mijë litra ujë me tre botë.

20:58 Vizita e tij e pestë në vitin 2025/ Netanyahu takohet të hënën me Trump

By: Monika
27 December 2025 at 20:58

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të niset për në Shtetet e Bashkuara të dielën dhe do të takohet me Presidentin Donald Trump në Florida një ditë më vonë.

Kjo do të jetë vizita e pestë e Netanyahut për të takuar Trump në Shtetet e Bashkuara këtë vit.

Udhëtimi i tij vjen ndërsa administrata Trump dhe ndërmjetësit rajonalë shtyjnë përpara për të vazhduar me fazën e dytë të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Trump u tha gazetarëve në mesin e dhjetorit se Netanyahu ndoshta do ta vizitonte atë në Florida gjatë festave të Krishtlindjeve.

“Ai do të donte të më takonte. Nuk e kemi vendosur zyrtarisht, por ai do të donte të më takonte”,-tha Trump para se të nisej për në resortin e tij Mar-a-Lago.
Një gamë e gjerë çështjesh rajonale pritet të diskutohej, duke përfshirë Iranin, bisedimet mbi një marrëveshje sigurie Izrael-Siri, armëpushimin me Hezbollahun në Liban dhe fazat e ardhshme të marrëveshjes së Gazës.

Progresi në kalimin në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza të tetorit, e cila u ndërmjetësua nga Uashingtoni dhe aleatët e tij rajonalë, deri më tani ka qenë i ngadaltë./mxh

20:47 Tërmet në brigjet e Tajvanit/ Lëkundjet ndihen edhe në Taipei

By: Monika
27 December 2025 at 20:47

Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë ka goditur sot pranë brigjeve të Tajvanit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 20 milje në lindje të Qarkut Yilan, Tajvan, dhe goditi rreth orës 23:05 sipas kohës lokale. Administrata Qendrore e Motit e Tajvanit e vlerësoi tërmetin si një magnitudë 7.0 ballë.

Tërmeti u ndje në Taipei, kryeqytetin e Tajvanit, sipas Reuters. Qeveria e qytetit të Taipeit tha se nuk kishte raportime të menjëhershme për dëme të mëdha.

Më 24 dhjetor, një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi qarkun bregdetar juglindor të Tajvanit, Taitung. Ky tërmet tronditi gjithashtu ndërtesat në Taipei. Tajvani është i prirur ndaj tërmeteve dhe është pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike./mxh

20:38 Elbasani kërkon fitore në tavolinë ndaj Tiranës, zbulohet kërkesa

By: Monika
27 December 2025 at 20:38

Elbasani i ka paraqitur FSHF-së një kërkesë zyrtare për shqyrtim disiplinor ndaj Tiranës. Klubi verdheblu kërkon që ndeshja të regjistrohet si fitore në tavolinë për ta.

Sipas Elbasanit, Tirana ka refuzuar vazhdimin e ndeshjes duke braktisur fushën, veprim që përbën shkelje disiplinore.

Kërkesa nuk lidhet me vendimet teknike të arbitrit, por me sjelljen e ekipit bardheblu. Rregullorja e FSHF parashikon humbje në tavolinë në raste refuzimi për të luajtur ose mosvazhdim të ndeshjes.

Tirana ka pasur edhe më herët episode të ngjashme gjatë këtij sezoni. Vendimi përfundimtar pritet nga organet disiplinore të FSHF-së./mxh

20:27 Gjendja e Elton Tozajt, e rëndë? Familja: Pas dhunës, rrezikon shikimin!

By: Monika
27 December 2025 at 20:27

Një episod i rëndë dhune është regjistruar mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë–Durrës, ku gazetari Elton Tozaj është sulmuar fizikisht rreth orës 19:30, në rrethana që ende mbeten të paqarta.

Sipas deklarimeve të familjarëve, Tozaj është goditur brutalisht nga disa persona, të cilët ata pretendojnë se janë tashmë të identifikuar. Dhuna e ushtruar ndaj tij ka qenë e ashpër, duke i shkaktuar dëmtime serioze fizike.

Gazetari ndodhet aktualisht nën kujdes intensiv mjekësor dhe, sipas familjes, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar. Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është fakti se Tozaj po përballet me rrezikun e humbjes së shikimit, ndërsa mjekët po bëjnë gjithçka për stabilizimin e gjendjes së tij.

Familjarët janë shprehur të tronditur nga ngjarja dhe kanë kërkuar reagim të menjëhershëm nga autoritetet, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të dhunës.

Në javët e fundit, Elton Tozaj ka qenë aktiv në hapësirën publike me deklarata që kanë ngjallur reagime dhe polemika. Ndër to, ai ka bërë pretendime lidhur me moderatoren Luana Vjollca dhe marrëdhënien e saj me ish-partnerin Krenar Çoçaj, duke përmendur disa situata të supozuara ndjekjeje në udhëtime dhe pushime jashtë vendit.

Në reagim ndaj këtyre deklaratave, moderatorja Luana Vjollca ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj gazetarit, duke i cilësuar pretendimet si të pavërteta, fyese dhe cenim serioz të figurës së saj publike./mxh

20:15 E eliminua nga BBVK 4, Shkurta Haxhiu akuzon produksionin dhe opinionistet!

By: Monika
27 December 2025 at 20:15

Last Updated on 27/12/2025 by Monika

Shkurta Haxhiu i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova 4 mbrëmjen e djeshme, duke u eliminuar si banorja e dytë që u largua nga shtëpia gjatë asaj nate.

Ajo u përball me një nominim të fortë dhe vendimtar, ku në televotim ishin gjithashtu Alba Pollozhani, Labinot Rexha, Benita Zena dhe Dolce. Ky nominim erdhi si pasojë e shkeljeve të rregullave nga disa prej banorëve, çka e bëri votimin edhe më të ndjeshëm dhe të komentuar.

Menjëherë pas daljes nga shtëpia, Shkurta nuk e fshehu zhgënjimin e saj. Ajo ngriti kritika të hapura ndaj produksionit, duke deklaruar se gjatë qëndrimit në reality nuk i ishte dhënë hapësira e mjaftueshme për të treguar rrëfimin e saj personal dhe për të shprehur vlerat që ajo përfaqëson si artiste dhe aktiviste.

Pakënaqësia e saj u shtri edhe ndaj panelit të opinionistëve. Në reagimin e saj, Haxhiu u shpreh ashpër për Leonora Jakupin dhe Olta Gixharin, të cilat i cilësoi si opinionistet më negative që kishte përjetuar ndonjëherë në një format televiziv./mxh

20:08 Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen, dënimi yt është pa kthim dhe është kapital

By: Monika
27 December 2025 at 20:08

Kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje nga Korça kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen.

Në fjalën e tij në turin e ‘Foltores’, Berisha u shpreh se dënimi ndaj Ramës është pa kthim dhe kapital.

Berisha shtoi se protestat qytetare janë e vetmja mënyrë për të përcjellë Ramën nga largimi nga pushteti.

“Thashë edhe një herë, kur na kanë provokuar në shkallën më ekstreme, kemi ditur t’u tregojmë në mënyrën më të vendosur vendin të gjithë atyre. Ndaj dhe ju garantoj se Edi Rama i ka ditët e numëruara, kohërat e numëruara.
Se, se ashtu siç thotë edhe legjenda, keni parë, s’keni parë një të vdekur me të gjallë, të dy ata janë të vdekur politikisht bashkë me Rilindjen e tyre, që është një strofull krimi, strofull krimi edhe duhet të largohet nga historia.
Ndaj dhe demokratë dhe demokrate të Korçës, qytetarë dhe qytetare të Korçës, ju ftoj në emër të dinjitetit tonë njerëzor, të dashurisë sonë për këtë vend, për këtë komb që po rrokulliset si asnjëherë në historinë e tij, që po ecën drejt shuarjes me këto përmasa largimi nga vendi, për këtë komb që varfërohet, në një kohë kur Shqipëria është nga vendet më të begata, më përrallore me pasuritë e saj.
Për trashëgiminë tonë, se dhe ajo ka vlerën, për familjen, për familjen dhe vlerat e saj. Miq, ligji që miratoi ky bastard i George Sorosit, ligji që miratoi është ligji i shkatërrimit të përfundimtar të familjes. Të rinjtë nuk e dinë. Edhe s’kanë pse ta dinë.
Por, në manifestin e Marksit, armiku apo gjëja më e keqe e planetit sipas filozofit parajak terrorist, Karl Marks, ishte prona private. Post-marksistët, post-marksistët kanë shpallur familjen dhe shpërbërjen e saj, ndryshimin e gjinive dhe shpërbërjen e tyre si qëllimin kryesor të një bote të ardhshme.
Ndaj dhe kjo betejë është një betejë për familjen tonë, e cila ka mbajtur kombin nga shekulli në shekull, nga mijëvjeçari në mijëvjeçar dhe i detyrojmë një lloj sa Zotit ekzistencën tonë.
Këtu, nga Korça, i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe është kapital.
Dënimi yt politik është pa kthim dhe kapital.
Jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen, se nuk ka forcë në botë që të mban më në pushtet.
Se korçarët, se tiranasit, se shqiptarët, çdo ditë betohen për të treguar vendin që meriton. Të falenderojë Zotin që Shqipëria nuk ka dënim me vdekje, me vjedhjet që kanë bërë. Jua them unë juve, ama.
Ndaj dhe Partia Demokratike dhe opozita e cila ka gjithë trashëgiminë e saj, ka të drejtën me vete, ka guximin e qytetarëve.
Në javë që vijnë, Edi Ramën do e përcjellin në honet e historisë, në banesën e turpit, për vjedhjet që ka bërë. Kjo kërkon nga çdo qytetar, kërkon nga çdo demokrat e demokratë, protestë paqësore të qëndrueshme.
Ne nuk duhet të humbasim nordin tonë. Të gjitha betejat i kemi fituar me qëndresë paqësore. Paqja është shumë herë më e fortë se të gjitha të tjerat. Erdhën me rebelim në ’97-ën, i përzumë me votë. Grabiten votën, do t’i përzëmë përsëri këto muaj së bashku”,-tha Berisha./Mxh

19:54 Vllaznia “vuan” në transfertë, shkodranët presin rikthimin

By: Monika
27 December 2025 at 19:54

Vllaznia e mbylli gjysmën e parë të sezonit të rregullt në Superiore në vendin e katërt, me 30 pikë pas 18 javësh.

Shkodranët kanë realizuar 24 gola, duke pasur sulmin e dytë më të mirë të kampionatit, pas Dinamos. Mbrojtja renditet e pesta, me 16 gola të pësuar.

Nga 30 pikët totale, 19 janë marrë në fazën e parë, ku Vllaznia kryesonte renditjen, ndërsa në fazën e dytë ka grumbulluar vetëm 11 pikë.

Diferenca me vendin e parë, që mbahet nga Egnatia, është aktualisht 7 pikë. Forca kryesore e Vllaznisë kanë qenë ndeshjet në shtëpi. Vështirësitë kryesore janë hasur në transfertë, ku rezultatet kanë qenë të kufizuara./mxh

19:45 “Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Rrogëtarët e PD s’duan të shohin sallat plot

By: Monika
27 December 2025 at 19:45

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar takimin e paralajmëruar me demokratët në qytetin e Shkodrës, ku ka reaguar me tone të ashpra ndaj mesazhit të shpërndarë nga zyrat e PD-së, që u bënte thirrje anëtarëve të mos merrnin pjesë në këtë takim, me pretendimin se ai ishte i organizuar nga kryebashkiaku Benet Beci.

Gjatë fjalës së tij, Salianji akuzoi drejtues të Partisë Demokratike se po përpiqen të ushtrojnë presion mbi bazën dhe të pengojnë mbledhjen e demokratëve të pakënaqur. “Rrogëtarët e PD nuk ju njohin dhe nuk duan t’i shohin sallat plot, që nuk mbushen prej nesh apo prej meje, por prej pakënaqësisë që ka çdo demokrat,” u shpreh ai, duke shtuar se kontributi, sakrifica dhe merita e anëtarëve të partisë po shpërfillen, ndërsa rregullat e përcaktuara në statut, sipas tij, “hidhen në kosh të plehrave”.

Salianji kritikoi ashpër atë që e quajti sjellje të “kolltukofagëve”, të cilët, sipas tij, janë të fiksuar pas karriges dhe mendojnë se mund të ushtrojnë presion përmes deklaratave publike. “Mendojnë se na bëjnë presion duke thënë çudira në publik, por e kanë gabim,” deklaroi ai.

Në vijim, Salianji theksoi se personalisht nuk i nënshtrohet presionit, duke sjellë si shembull edhe përballjet e tij me qeverinë. “Presionin nuk e njoh. Nuk më bëjnë dot presion as njerëz më të rëndësishëm se këta. Nuk më bëri presion as Rama në burg, ku më vendosi regjimi,” tha ai./mxh

19:39 Vetëm 1 në 5 biznese në Ballkan shesin online/ Shqipëria renditet mbi mesataren rajonale, por..

By: Monika
27 December 2025 at 19:39

Pavarësisht rritjes së përdorimit të teknologjisë dhe platformave digjitale, bizneset në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të mbeten prapa në shitjen dhe blerjen online. Sipas të dhënave të Balkan Barometer 2025, vetëm 20% e kompanive në nivel rajonal deklarojnë se shesin produkte ose shërbime përmes internetit, ndërsa shumica dërrmuese, 80%, ende nuk janë të përfshira në tregtinë elektronike.

Në këtë panoramë, Shqipëria shfaqet me performancë relativisht më të mirë, pasi 26% e bizneseve raportojnë se operojnë online, një shifër më e lartë se mesatarja e rajonit. Megjithatë, edhe në Shqipëri, 74% e kompanive ende nuk shesin apo blejnë produkte përmes platformave digjitale, çka tregon se potenciali për zhvillim mbetet i pashfrytëzuar.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Serbia kryeson listën me 27% të bizneseve aktive në tregtinë online, e ndjekur nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me 24%. Në anën tjetër të renditjes qëndrojnë Bosnje dhe Hercegovina me vetëm 11%, Kosova me 13%, si dhe Mali i Zi me 18%, duke reflektuar diferenca të ndjeshme në nivelin e digjitalizimit të ekonomive të rajonit.

Faktorë si mungesa e infrastrukturës digjitale, kostot e larta të investimit, siguria kibernetike dhe niveli i ulët i besimit në pagesat online vazhdojnë të frenojnë zhvillimin e tregtisë elektronike. Ndërkohë, të dhënat e Ballkan Barometer tregojnë se përshpejtimi i digjitalizimit të bizneseve mbetet një element kyç për rritjen e konkurrueshmërisë, zgjerimin e tregjeve dhe integrimin më të shpejtë ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Anketa për botimin e vitit 2025 të Ballkan./mxh

19:26 Nisin hetimet për një skemë blerjeje votash nga deputetët në Ukrainë

By: Monika
27 December 2025 at 19:26

Agjencitë kryesore kundër korrupsionit në Ukrainë thanë se po hetojnë akuza për blerje votash nga anëtarë të parlamentit dhe se shërbimet e sigurisë po pengonin përpjekjet për të kryer kontrolle. Hetimi, i lajmëruar më 27 dhjetor, ishte më i fundit në një seri hetimesh nga dy agjencitë, Zyra e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës, që kanë tronditur politikën e brendshme në Ukrainë.

Zyra e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit e njohur si SAPO tha se hetuesit e saj kishin identifikuar me dyshim “një grup kriminal të organizuar” që përfshinte deputetë aktualë në Verhovna Rada, parlamentin ukrainas. Anëtarët e grupit, sipas SAPO-s, kanë marrë përfitime të paligjshme në këmbim të votave të tyre në parlament. Por, detaje të mëtejshme mbi këto akuza nuk janë bërë publike.

Ndërkohë, Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit, e njohur si NABU, tha se hetuesit e saj po pengoheshin teksa tentonin të hynin në ndërtesat administrative të përdorura nga deputetët. Agjencia e ngarkuar me sigurimin e deputetëve, Shërbimi Shtetëror i Mbrojtjes, i mohoi akuzat, duke i thënë shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se rojet thjesht po verifikonin identitetin e hetuesve.

“Fakti është se punonjësit e NABU-s po përpiqen të sjellin persona të panjohur ose të pakuptueshëm në territorin e regjimit, në territorin e institucionit shtetëror”, tha zëdhënësi i shërbimit, Oleksiy Morozov.

Të themeluara në vitin 2015 si pjesë e reformave gjithëpërfshirëse që synonin çrrënjosjen e korrupsionit të rrënjosur prej kohësh, të dyja agjencitë kanë ndërtuar reputacion për kryerjen e hetimeve politikisht të ndjeshme, si dhe për luftën për të ruajtur pavarësinë e tyre nga entitete të tjera të zbatimit të ligjit.

Një hetim mbi ryshfete në sektorin e energjisë, përfshirë financimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore për infrastrukturën e rrjetit elektrik, doli në pah publikisht muajin e kaluar, kur zyrtarët kundër korrupsionit bastisën zyra në Kiev.

Ky hetim, i cili është ende në proces e sipër, çoi përfundimisht në shkarkimin nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të Andriy Yermak, shefit të tij të kabinetit prej kohësh dhe një figure kyçe ndërmjetëse në negociatat e paqes me Shtetet e Bashkuara. Shkarkimi i Yermakut erdhi në një moment të vështirë për Zelenskyyn. Akuzat i kanë njollosur reputacionin e tij brenda vendit dhe kanë shtuar presionin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, diçka që presidenti ukrainas e ka kundërshtuar për shkak të ligjit ushtarak dhe luftës së gjithanshme të Rusisë kundër Ukrainës./mxh

Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milioni familje në Kiev pa ndriçjm –

By: 27
27 December 2025 at 20:45

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, po përballet me ndërprerje masive të energjisë elektrike pas sulmeve ruse që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën energjetike të vendit.

Sipas kompanisë më të madhe private të energjisë në Ukrainë, DTEK, rreth 500 mijë familje në Kiev kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e bombardimeve të fundit.

Autoritetet bëjnë me dije se ekipet teknike janë angazhuar në terren për të rikthyer furnizimin sa më shpejt të jetë e mundur.

“Punonjësit tanë po bëjnë gjithçka për të riparuar dëmet dhe për të rikthyer energjinë në zonat e prekura,” thuhet në njoftimin e kompanisë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka deklaruar se përveç ndërprerjes së energjisë elektrike, rreth një e treta e qytetit ka mbetur edhe pa ngrohje, duke e bërë situatën veçanërisht të vështirë për banorët në këtë periudhë të ftohtë të vitit.

Autoritetet ukrainase kanë dënuar sulmet, duke i cilësuar si një përpjekje për të goditur infrastrukturën kritike dhe për të rënduar jetën e civilëve.

 

Rama jep dorëheqjen, ose shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë –

By: 27
27 December 2025 at 20:15

Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar protestë në Surrel. Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike ‘flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit,’ ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës dhe i kërkojnë këtij të fundit të përballet me drejtësinë për akuzat për korrupsion.

Balliu deklaron nga Surreli se nëse hajduti Edi Rama nuk jep dorëheqjen, qëndrestarët që dolën më 22 dhjetor në bulevard do të zhvendosen këtu, në Surrel.

“Edvin, ke shpërngulur 1.2 milion shqiptarë nga vendi i tyre. Ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin. Ia ke dorëzuar policinë krimit të organizuar dhe je përgjegjësi kryesor për cenimin e sigurisë së jetës së shqiptarëve, largimin e të rinjve dhe varfërimin e çdo familjeje shqiptare. Jep dorëheqjen dhe përballu me drejtësinë. Në të kundërt, shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë”, është shprehur deputeti Klevis Balliu.

Protesta e demokratëve në zonën e Surrelit, ku ndodhet edhe banesa private e kryeministrit Rama vjen teksa qeveria përballet me një sërë skandalesh.

Mes tyre janë hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku për të cilën është kërkuar edhe arrestimi, si edhe skandali i AKSHI-t, strukturë në të cilën është zbuluar një grup që ka vepruar përmes formave kriminale.

Nga Korça i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe kapital –

By: 27
27 December 2025 at 19:45

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot nga foltorja në Korçë se, Edi Ramën do e përcjellin në honet e historisë, për vjedhjet që ka bërë. Në këtë takim në Korçë, ai u bëri thirrje qytetarëve të çohen kundër shuarjes me këto përmasa largimi nga vendi dhe për kombin që varfërohet.

Berisha iu drejtua edhe kryeministrit duke thënë se, dënimi i tij politik është pa kthim dhe kapital. “Jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen, se nuk ka forcë në botë që të mban më në pushtet.”, tha ai.

“Thashë edhe një herë, kur na kanë provokuar në shkallën më ekstreme, kemi ditur t’u tregojmë në mënyrën më të vendosur vendin të gjithë atyre. Ndaj dhe ju garantoj se Edi Rama i ka ditët e numëruara, kohërat e numëruara. Se, se ashtu siç thotë edhe legjenda, keni parë, s’keni parë një të vdekur me të gjallë, të dy ata janë të vdekur politikisht bashkë me Rilindjen e tyre, që është një strofull krimi, strofull krimi edhe duhet të largohet nga historia.

Ndaj dhe demokratë dhe demokrate të Korçës, qytetarë dhe qytetare të Korçës, ju ftoj në emër të dinjitetit tonë njerëzor, të dashurisë sonë për këtë vend, për këtë komb që po rrokulliset si asnjëherë në historinë e tij, që po ecën drejt shuarjes me këto përmasa largimi nga vendi, për këtë komb që varfërohet, në një kohë kur Shqipëria është nga vendet më të begata, më përrallore me pasuritë e saj. Për trashëgiminë tonë, se dhe ajo ka vlerën, për familjen, për familjen dhe vlerat e saj. Miq, ligji që miratoi ky bastard i George Sorosit, ligji që miratoi është ligji i shkatërrimit të përfundimtar të familjes. Të rinjtë nuk e dinë. Edhe s’kanë pse ta dinë.

Por, në manifestin e Marksit, armiku apo gjëja më e keqe e planetit sipas filozofit parajak terrorist, Karl Marks, ishte prona private. Post-marksistët, post-marksistët kanë shpallur familjen dhe shpërbërjen e saj, ndryshimin e gjinive dhe shpërbërjen e tyre si qëllimin kryesor të një bote të ardhshme. Ndaj dhe kjo betejë është një betejë për familjen tonë, e cila ka mbajtur kombin nga shekulli në shekull, nga mijëvjeçari në mijëvjeçar dhe i detyrojmë një lloj sa Zotit ekzistencën tonë. Këtu, nga Korça, i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe është kapital.

Dënimi yt politik është pa kthim dhe kapital. Jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen, se nuk ka forcë në botë që të mban më në pushtet. Jo. Se korçarët, se tiranasit, se shqiptarët, çdo ditë betohen për të treguar vendin që meriton.
Tani, ju them unë ju një gjë. Në qoftë se do kishte dënim me vdekje, ja kam thënë dhe njëherë, ajo Lubia që shihni ju, bashkë me Edi Ramën meritonte jo një, po tre dënime të tilla. Të falenderojë Zotin që Shqipëria nuk ka dënim me vdekje, me vjedhjet që kanë bërë. Jua them unë juve, ama.

Ndaj dhe Partia Demokratike dhe opozita e cila ka gjithë trashëgiminë e saj, ka të drejtën me vete, ka guximin e qytetarëve. Në javë që vijnë, Edi Ramën do e përcjellin në honet e historisë, në banesën e turpit, për vjedhjet që ka bërë. Kjo kërkon nga çdo qytetar, kërkon nga çdo demokrat e demokratë, protestë paqësore të qëndrueshme.
Ne nuk duhet të humbasim nordin tonë. Të gjitha betejat i kemi fituar me qëndresë paqësore. Paqja është shumë herë më e fortë se të gjitha të tjerat. Erdhën me rebelim në ’97-ën, i përzumë me votë. Grabiten votën, do t’i përzëmë përsëri këto muaj së bashku. Ne do fitojmë. Rroftë shiu! Rroftë Korça! Rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

S’do vija për Berishën dhe as për Ramën, koha për të drejtuar të rinjtë –

By: 27
27 December 2025 at 19:41

Ervin Salianji zhvilloi një takim sot me demokratët në Shkodër. Në fund të takimit, pas fjalimit të Salianjit, një qytetar u ngjit në podium dhe shpjegoi se pse ai ndodhej në takim. Qytetari theksoi se prej 30 vitesh jetonte në SHBA dhe se i ishte bashkuar takimit kur kishte mësuar se aty ndodhej ish-deputeti demokrat, Salianji dhe salla ishte mbushur nga të rinj.

Qytetari nënvizoi gjithashtu se nuk do ta bënte një gjë të tillë as për Kryedemokratin Sali Berisha dhe as për Ramën. Në fund, ai shpjegoi se dhe sqaroi se nuk ishte partiak, por i bëri thirrje rinisë të bashkohet me Salianjin.

“Jetoj prej 30 vitesh në SHBA, vij nga një familje e persekutuar. Nuk jam partiak. Kur pashë gjithë këtë rini duke hyrë këtu, erdha kur mora vesh që je ti (i drejtohet Salianjit), s’do vija as për Ramën, as për Berishën. Nuk jam partiak, jam kombëtar, dua Shqipërinë dhe shqiptarët. Në SHBA i kam pritur Berishën, Ramën, Lulzim Bashën, Voltana Ademin, kam lobuar për çështjen shqiptare, me Clinton kam lobuar dhe më ka vlerësuar Kongresi i SHBA para 1200 shqiptarëve.

Për mua, ai që është më i miri, demokrat apo socialist, atij i dhëntë zoti forcë të marrë në dorë qeverinë shqiptare. I ka ardhur koha gjeneratës tonë që të rrijë dhe t’ua lërë drejtimin të rinjve. Zoti Salianji, një fjalë kam për ju, atje ne i ndjekim çështjet politike, krejt e lehtë nuk është me dalë atje ku je nisur se këta i kanë mbushur xhepat herët dhe nuk i zbrazin lehtë, ju jeni pa pare në xhep dhe e keni vshtirë. Por jam i kënaqur me këtë rini dhe i kërkoj rinisë të bashkohet me ty. Mos prisni se vjen Amerika dhe bën punët në shtëpinë tonë, bëjni ju këtu,” deklaroi qytetari.

Askush nuk më përjashton dot nga partia”, Salianji nga Shkodra: Koha të ndryshojmë partinë

By: 27
27 December 2025 at 19:29

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar takimin e paralajmëruar me demokratët në qytetin e Shkodrës, ku ka folur për situatën brenda partisë, pas deklaratave të lidershipit që pretendon se ai është vetëpërjashtuar nga PD-ja për shkak të takimeve që ka zhvilluar.

Gjatë fjalës së tij, Salianji u shpreh se Partia Demokratike duhet të reflektojë dhe të përgatitet për të rrëzuar qeverinë aktuale. “Sot duhet të jemi të sinqertë edhe me veten. PD duhet të reflektojë për të rrëzuar Ramën. Shqipëria nuk ndryshon duke kthyer politika të vjetra, figura të konsumuara dhe mentalitete që i kanë zhgënjyer qytetarët vite më parë,” tha ai.

“Shqipëria nuk ndryshon dhe është e pamjaftueshme nëse PD nuk reflekton dhe ndryshon për të rrëzuar Edi Ramën. Shqipëria nuk ndryshon duke rikthyer politika dhe metoda të vjetra, figura të konsumuara dhe mentalitete që i kanë zhgënjyer qytetarët që shumë vite më përpara. E vjetra ka dështuar. Se ka folur shumë dhe ka vepruar pak.

Është mbyllur në interesa të ngushta. Shikoni pak rastin e PD edhe në këtë pak rastin e PD në këtë moment. PD ka një statut dhe nuk ka asnjë shans që të përjashtohet dot askush nga PD.

Për shkak se zyrtarëve të PD, rrogëtarëve dhe përfituesve nuk iu vjen mirë që funkasionon që kanë ta mbajnë me punë por duan ta majnë me marifete dhe qyl shpikin terma që nuk ekzistojnë.

Nuk ka vetëpërjashtim, ka vetëpërfshirje, vetëpërballje do tia dalim deri në fund që të ndryshopjmë PD. Politika është shërbim nuk është pronë. Se anëtarësia e PD dhe qytetarët nuk janë pronë, por aksionerë.

Ne jemi këtu jo vetëm për PD por në betejë për shtetin e së drejtës. Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për denoncim, por për alternativë. PD në këtë moment ka një përgjegjësi historike. Rotacioni është mënyra e vetme për të ndaluar kapjen e shtetit”, tha Salianji.

The post Askush nuk më përjashton dot nga partia”, Salianji nga Shkodra: Koha të ndryshojmë partinë appeared first on 27.

❌
❌