Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Ishin ditë që më testuan shumë…”/ Çfarë i ndodhi Alaudin Hamitit pak para BBVK?

By: gaze tare
31 December 2025 at 16:17

Moderatori i njohur i ‘Big Brother VIP Kosova’, Alaudin Hamiti ka kaluar së fundmi një periudhë jo të lehtë shëndetësore, pas problemeve serioze të shkaktuara nga gurët në kanalin urinar. Dhimbjet e forta, të cilat ai tentoi fillimisht t’i përballonte, e detyruan që më pas t’i drejtohej ndërhyrjes mjekësore.

Vetë Hamiti ka pranuar se kanë qenë ditë tejet sfiduese për të, duke e cilësuar këtë përvojë si një provë të vështirë fizike dhe emocionale. Për fat të mirë, ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses dhe gjendja e tij shëndetësore aktualisht është stabile.

Në një reagim të sinqertë te ndare ne rrjetin social ‘Instagram’, moderatori ka bërë të ditur se ndihet mirë dhe se procesi i rikuperimit po ecën normalisht. Ai nuk ka lënë pa falënderuar stafin mjekësor dhe personat e afërt që i qëndruan pranë gjatë këtij momenti delikat, duke shprehur optimizëm për ditët në vijim.

Ndërkohë, lajmi që gëzon më së shumti publikun është rikthimi i tij i shumëpritur në ekran. Alaudini ka shprehur dëshirën dhe gatishmërinë për të qenë prezent në natën e parë të Big Brother VIP Kosova 2026, duke premtuar se do të rikthehet aty ku, siç shprehet ai, emocionet janë gjithmonë reale.

Ne i urojme sherim te shpejte!

The post “Ishin ditë që më testuan shumë…”/ Çfarë i ndodhi Alaudin Hamitit pak para BBVK? appeared first on iconstyle.al.

Krijoi fotografi me AI për të uruar veten për ditëlindje, Alaudin Hamiti: Vazhdo të ëndërrosh, ti je magjia

24 November 2025 at 17:27


Sot, në ditëlindjen e tij, prezantuesi i njohur shqiptar, Alaudin Hamiti, ka publikuar një mesazh të veçantë në Instagram.

Përmes një reflektimi personal, ai mban në krah veten e tij të vogël dhe reflekton për vitet që ka kaluar.

“Çdo gjë që ke ëndërruar kur ishe i vogël, e ke realizuar. Madje edhe më shumë se sa mund të imagjinoje. Rruga nuk ka qenë e lehtë, por me kohë do ta kuptosh se të duash veten dhe të kesh pranë njerëzit e zemrës është çlirimi më i madh… është liria e pakushtëzuar e të qenurit TI”, shkruan Hamiti.

Mesazhi i tij përqendrohet te rëndësia e vetë-pranimit dhe dashurisë për njerëzit e afërt, duke e paraqitur këtë si një nga elementët më të çmuar të jetës.

Ai gjithashtu nënvizon rëndësinë e vazhdimit të ëndrrave, edhe për ato që mund të jenë mbetur pezull, duke shtuar: “Llampa është në dorën tënde — ti je magjia, ti je rruga”.

Postimi i tij ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë shpërndarë urime dhe mesazhe mirënjohjeje për të.

Ky postim pasqyron një moment reflektimi dhe motivimi personal nga prezantuesi shqiptar, duke kujtuar të gjithëve se është e rëndësishme të mos heqin dorë nga ëndrrat, pavarësisht sfidave të jetës. /Telegrafi/

Alba Pollozhani i kërkon falje Alaudin Hamitit për situatën e krijuar në Prime

23 November 2025 at 19:24


Pas natës së tensionuar në spektaklin e së premtes, Alba Pollozhani, është rikthyer sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo kishte dalë në qendër të vëmendjes për shkak të reagimeve të forta dhe akuzave ndaj produksionit, ku pretendoi se videot e shfaqura për të ishin të montuara.

Megjithatë, duket se Pollozhani ka reflektuar mbi situatën dhe ka vendosur të sqarojë raportet e saj me moderatorin e spektaklit, Alaudin Hamitin.

Foto: Instagram

Gjatë kthimit në shtëpi, ajo i ka kërkuar atij falje për sjelljen e natës së premte.

“Dini na fal për mbrëmë, nuk ishte personale me ty”, tha ajo duke treguar se reagimi i saj nuk kishte të bënte drejtpërdrejt me moderatorin, por me situatën e krijuar gjatë spektaklit.

Rikthimi i saj dhe kërkimi i faljes kanë hapur diskutime të reja në rrjet, ndërsa publiku po pret të shohë nëse tensionet do të qetësohen brenda shtëpisë dhe si do të vijojë loja për Pollozhanin pas këtij episodi. /Telegrafi/

Shkurta "eliminohet", bashkë me Dinin ia plasin vajit në studion e BBVK kur mësojnë vendimin e vërtetë të Vëllait të Madh

22 November 2025 at 00:21


Në televotimin e parë të Big Brother VIP Kosova 4, banorja Shkurta Haxhiu rezultoi si më pak e votuara nga publiku.

Lajmi fillimisht iu kumtua si një “eliminim” nga shtëpia, por në fakt Shkurta nuk ishte larguar nga BBVK.

Banorja do të dërgohet në një aneks prej xhami të shtëpisë, ku do të qëndrojë deri në një njoftim tjetër nga Vëllai i Madh. Ky zhvillim ka qenë një surprizë për Shkurtën, e cila në momentin që e kuptoi se nuk ishte eliminuar, shpërtheu në lot.

- YouTube youtu.be

Emocioni i saj i sinqertë prek edhe moderatorin Alaudin Hamiti, i cili u përlot nga reagimi i banores gjatë këtij momenti.

Ky episod i BBVK 4 ka rikthyer në qendër të vëmendjes fuqinë emocionale të banorëve dhe reagimet e papritura ndaj televotimeve, duke e bërë spektaklin më të pasur me momente të forta për publikun. /Telegrafi/

Alaudini nis të qajë gjatë debatit me Benitën, teksa përfshihet nga emocionet pas klipit bullizues ndaj Elijonës

21 November 2025 at 22:13


Një moment i rëndë emocional ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP Kosova, ku moderatori i programit, Alaudin Hamiti, është prekur deri në lot gjatë fjalimit të tij drejtuar banores Benita.

Teksa i drejtohej asaj për mënyrën se si vajzat brenda shtëpisë po komunikojnë dhe përplasjet e tyre të shpeshta, Alaudini theksoi se situata është veçanërisht e ndjeshme në një kohë kur dhuna ndaj grave vazhdon të jetë një realitet i rëndë në shoqërinë tonë.

Moderatori u emocionua teksa foli për raste tragjike të grave që dhunohen apo humbin jetën nga partnerët apo njerëz të afërt, duke i kujtuar banoreve se mes tyre nuk duhet të ketë sulme, fyerje apo përbuzje.

“Është e padrejtë, në një kohë kur gratë sot vriten — vriten nga burrat. Vriten edhe mes vete tash. Nuk është e hijshme, nuk është aspak e hijshme që të sulmoni njëra-tjetrën. Nuk kalon muaj pa u dëgjuar për një grua apo vajzë që torturohet, dhunohet, apo vritet nga një burrë, nga një i afërt, apo nga dikush tjetër”, tha Alaudini.

Ky moment preku publikun, ndërsa në studio u krijua një atmosferë tepër e rënduar emocionale. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Nis edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova

17 November 2025 at 21:10


Ka filluar edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, një nga reality shout më të ndjekur në vend.

Publiku pritet të përjetojë emocione dhe situata të papritura gjatë këtij sezoni.

Moderatorët e njohur, Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti, rikthehen për të drejtuar spektaklin, duke sjellë energjinë dhe dinamizmin e tyre karakteristik.

PRIME 1 - Big Brother VIP Kosova 4 | 17.11.2025 www.youtube.com

Ky sezon vjen me një panel të ri opinionistësh, ku rikthehet Olta Gixhari, e cila ka qenë pjesë e edicionit të kaluar dhe këngëtarja Leonora Jakupi.

Edicioni i katërt premton të sjellë një dritare të re emocionuese për fansat e Big Brother, me sfida të ndryshme dhe momente që do të mbeten në kujtesën e publikut.

Spektakli transmetohet çdo të hënë e të premte dhe ka tërhequr vëmendjen e një audience të gjerë, duke treguar se Big Brother VIP Kosova mbetet një fenomen televiziv në vend.

Të gjithë të apasionuarit pas reality shout mund të presin një sezon plot emocion, rivalitet dhe surpriza. /Telegrafi/

Edicioni i katërt vjen me një risi, Alaudin Hamiti zbulon pak nga shtëpia e BBVK-së

11 November 2025 at 16:21


Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova do të nisë zyrtarisht më 17 nëntor, dhe duket se përgatitjet e fundit po shkojnë drejt përfundimit.

Ky sezon pritet të sjellë surpriza dhe ndryshime të shumta, si në koncept, ashtu edhe në pamjen e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Sipas informacioneve të fundit, këtë vit do të ketë një ndryshim të dukshëm në strukturën e shtëpisë, ndryshe nga tre edicionet e mëparshme.

Foto: Alaudin Hamiti / Instagram

Një nga risitë më interesante u zbulua nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili përmes një postimi në InstaStory tregoi se shtëpia e Big Brother VIP Kosova do të ketë një kat të dytë.

Në videon e publikuar, Alaudini shihet siç duket duke u ngjitur nëpër shkallë së bashku me Olsa Muhametin, producenten ekzekutive të spektaklit, duke lënë të kuptohet se do të shtohet edhe një kat i dytë i shtëpisë.

Ky ndryshim pritet të jetë një risi e veçantë që do t’i japë më shumë dinamikë, tension dhe energji lojës, duke e bërë sezonin e katërt edhe më interesant për publikun që mezi pret nisjen e spektaklit.

Kush do të jetë prezantuese e “Big Brother VIP Kosova” krah Alaudin Hamitit?

By: gaze tare
10 November 2025 at 19:02

Pas disa javësh spekulimesh dhe aludimesh nga mediat dhe fansat, lajmi është konfirmuar: Jonida Vokshi do të rikthehet në rolin e prezantueses së “Big Brother VIP Kosova”, këtë herë sërish krah Alaudin Hamitit. Produksioni i reality show-t bëri publik këtë njoftim përmes një promoje të veçantë në Instagram, duke i mbyllur kështu dyshimet rreth formacionit të sezonit të ri.

View this post on Instagram


Në videon e publikuar, Alaudini dhe Jonida shfaqen përballë njëri-tjetrit, duke vulosur bashkëpunimin e tyre dhe duke dhënë sinjalin e qartë për fansat se ekipi i prezantuesve do të mbetet i pandryshuar. Rikthimi i Jonidës premton të sjellë në ekran të njëjtën energji dhe dinamikë që e ka bërë çiftin prezantues një nga elementët kryesorë të suksesit të “Big Brother VIP Kosova”.

Fansat e emisionit kanë shprehur menjëherë entuziazmin e tyre për rikthimin e Jonidës, duke kujtuar momentet më të bukura dhe të paharrueshme nga sezonet e mëparshme. Përveç kësaj, dyshja prezantuese njihet për kiminë e fortë në ekran dhe për mënyrën se si arrin të mbajë ekuilibrin midis dramatikës së banorëve dhe argëtimit për audiencën.

Sezoni i ri i “Big Brother VIP Kosova” pritet të nisë së shpejti, duke sjellë sfida të reja, surpriza dhe, natyrisht, bashkëpunimin energjik të Jonidës dhe Alaudinit, i cili tashmë është bërë një trademark i emisionit. Publiku tashmë po pret me padurim ditën kur dyshja do të rikthehet në ekran për të ndezur sërish emocionet brenda dhe jashtë shtëpisë më të famshme në Kosovë.

The post Kush do të jetë prezantuese e “Big Brother VIP Kosova” krah Alaudin Hamitit? appeared first on iconstyle.al.

Sinjal nga Alaudini dhe Jonida? Postimi që zbulon diçka të madhe për “Big Brother VIP Kosova”!

By: gaze tare
4 November 2025 at 16:41

Dy prezantuesit e “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, kanë zgjuar kureshtjen e ndjekësve me një postim të përbashkët që u interpretua si një paralajmërim për nisjen e sezonit të ri të spektaklit më të ndjekur në Kosovë.

Në fotografinë e publikuar nga Alaudini në rrjete sociale, dyshja shihen duke ngritur gotat në një ambient elegant, me mbishkrimin e shkurtër, por domethënës: “Gëzuar”. Të dy duken të qetë, të buzëqeshur dhe të relaksuar, duke shijuar një drekë miqësore, ndërsa atmosfera e përzgjedhur i ka dhënë postimit një ndjesi gëzimi e bashkimi profesional.

Screenshot

Ky moment, megjithëse i thjeshtë, është interpretuar nga fansat si një sinjal i qartë se përgatitjet për sezonin e tretë të “Big Brother VIP Kosova” tashmë kanë nisur. Komentet nën postim janë mbushur me pyetje dhe urime, teksa shumë ndjekës shprehin padurim për të parë çfarë surprizash do të sjellë edicioni i ri.

Pas suksesit të dy sezoneve të para, pritshmëritë janë të larta. Jonida dhe Alaudini kanë krijuar një kimi të veçantë në skenë, duke u bërë një nga dyshet më të pëlqyera të televizionit shqiptar. Ndaj, ky “gëzuar” i përbashkët shihet jo vetëm si një moment miqësor, por edhe si fillimi simbolik i një aventure të re televizive, që pritet të mbajë publikun para ekranit gjatë gjithë sezonit të ardhshëm.

The post Sinjal nga Alaudini dhe Jonida? Postimi që zbulon diçka të madhe për “Big Brother VIP Kosova”! appeared first on iconstyle.al.

Alaudini jo vetëm në prezantimin e ”BBVK4”? Fotoja që po jep sinjale

By: redi
4 November 2025 at 15:54

Ende nuk ka një datë zyrtare kur do të nis ”Big Brother Kosova Vip 4”, por një foto e postuar në “Instastory” nga Alaudin Hamiti, e ripostuar menjëherë nga Jonida Vokshi, ka ndezur rrjetin dhe ka ngritur dyshimet se dyshja ikonike do të rikthehet sërish bashkë në prezantim. Edhe pse përgjatë kësaj kohe është folur për drejtimin e Bigut nga vetë Dini, dyshja shihet në një ambient elegant…

Source

Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja për “Big Brother VIP Kosova 4”

By: D Marku
2 November 2025 at 14:55

Moderatori i njohur i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka ndarë disa informacione të reja rreth edicionit të katërt të spektaklit më të ndjekur në vend. I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Hamiti foli për përgatitjet intensive që po zhvillohen për nisjen e sezonit të ri, megjithëse nuk zbuloi një datë të saktë.

Sipas tij, shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” këtë vit do të ketë një pamje tërësisht të ndryshme. Janë bërë ndryshime të dukshme në hapësirën e brendshme dhe në oborr, duke e bërë ambientin më të madh dhe më funksional për banorët. Po ashtu, është riorganizuar renditja e dhomave dhe e ambienteve të përbashkëta, për të ofruar një përvojë më dinamike dhe më interesante për publikun.

Hamiti pranoi se shtyrja e nisjes nuk ka qenë një vendim i dëshiruar, por një pasojë e përgatitjeve të shumta që po kërkojnë më shumë kohë se zakonisht. Me humor, ai shtoi: “E di që nuk muj me thënë datën, edhe e di që krejt kanë me na urry në këto momente… Unë ty mundem me të tregu, po nuk më lejohet me e thënë me zë.”

Ndërkohë, gazetarja Genta nga emisioni “Weekend” ka lënë të kuptohet se “Big Brother VIP Kosova 4” është shumë afër nisjes, duke shtuar se publiku duhet të presë edhe pak për të parë surprizat që ky edicion premton.

The post Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja për “Big Brother VIP Kosova 4” appeared first on Albeu.com.

Alaudin Hamiti: Momenti më i sikletshëm në Big Brother ishte ai me 'Lugatin'

1 November 2025 at 20:01


Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka zbuluar për publikun momentin më të vështirë dhe më të sikletshëm që ka përjetuar gjatë drejtimit të këtij reality shou.

Hamiti tregoi se nga të gjitha situatat që ka kaluar në Big Brother, më e rënda për të ka qenë ajo që lidhej me ish-banorin e edicionit të parë, Gjon Karrica.

Kujtojmë se 'Lugati' kishte lënë shtëpinë e famshme për arsye shëndetësore.

Foto: YouTube

“Momentet më të sikletshme në Big kanë qenë me Gjon Karricën. Kam qenë 48 orë pa fjet prej situatës që ka ndodh dhe nuk do të doja ta kujtoja më, sepse më krijon një ndjesi të keqe", tha ai.

Moderatori shtoi se ajo përvojë e ka ngarkuar emocionalisht dhe se nuk do të dëshironte të rikthehej në atë moment.

Në vazhdim, Hamiti foli edhe për qëndrimet e tij ndaj barazisë gjinore dhe mbështetjes së grave, duke thënë se gjithmonë ka qenë përkrah tyre.

“Sa i përket kauzës dhe të drejtave të grave, unë jam ai që gjithmonë e mbaj pishtarin, sepse gjatë gjithë jetës sime, pavarësisht pozitave kyçe në menaxhim, më së shumti punë kam pasur me gra", theksoi ndër tjerash. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Dalin disa detaje për edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova

1 November 2025 at 17:00


Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me edicionin e katërt të reality shout Big Brother VIP Kosova, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.

Hamiti ka bërë të ditur se produksioni po punon intensivisht për përgatitjen e sezonit të ri, duke theksuar se këtë vit do të ketë ndryshime të dukshme në ambientet e shtëpisë së famshme.

Ai tregoi se është shtuar hapësira, si brenda shtëpisë ashtu edhe në oborr, ndërsa është ndryshuar edhe renditja e dhomave dhe ambienteve të brendshme.

Foto: YouTube

Moderatori megjithatë nuk ka zbuluar datën e nisjes së spektaklit, duke thënë se kjo mbetet ende konfidenciale.

Ai pranoi se shumë njerëz po presin me padurim nisjen, por zgjatja e përgatitjeve nuk po ndodh me dëshirën e ekipit, por për shkak të punëve teknike që po marrin kohë.

“E di që nuk muj me thënë datën, edhe e di që krejt kanë me na urry në këto momente, unë ty mundem me të tregu por nuk më lejohet me thënë me zë, por nuk muj me cekë”, tha ai.

Hamiti theksoi se produksioni po synon të sjellë një eksperiencë edhe më të madhe këtë sezon, me përmirësime në teknologji, dizajn dhe surpriza për publikun. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja për “Big Brother VIP Kosova 4”

By: gaze tare
1 November 2025 at 11:10

Moderatori i njohur i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka ndarë disa informacione të reja rreth edicionit të katërt të spektaklit më të ndjekur në vend. I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Hamiti foli për përgatitjet intensive që po zhvillohen për nisjen e sezonit të ri, megjithëse nuk zbuloi një datë të saktë.

Sipas tij, shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” këtë vit do të ketë një pamje tërësisht të ndryshme. Janë bërë ndryshime të dukshme në hapësirën e brendshme dhe në oborr, duke e bërë ambientin më të madh dhe më funksional për banorët. Po ashtu, është riorganizuar renditja e dhomave dhe e ambienteve të përbashkëta, për të ofruar një përvojë më dinamike dhe më interesante për publikun.

Hamiti pranoi se shtyrja e nisjes nuk ka qenë një vendim i dëshiruar, por një pasojë e përgatitjeve të shumta që po kërkojnë më shumë kohë se zakonisht. Me humor, ai shtoi: “E di që nuk muj me thënë datën, edhe e di që krejt kanë me na urry në këto momente… Unë ty mundem me të tregu, por nuk më lejohet me e thënë me zë.”

Ndërkohë, gazetarja Genta nga emisioni “Weekend” ka lënë të kuptohet se “Big Brother VIP Kosova 4” është shumë afër nisjes, duke shtuar se publiku duhet të presë edhe pak për të parë surprizat që ky edicion premton.

The post Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja për “Big Brother VIP Kosova 4” appeared first on iconstyle.al.

Zbulohet aksidentalisht data e nisjes së Big Brother VIP Kosova 4?

27 October 2025 at 17:21


Fansat e Big Brother VIP Kosova kanë filluar të bëjnë hamendësime pas një detaji të fundit që ka dalë nga një bashkëpunim i ekipit të formatit me prodhuesit e “Grande Fratello” në Itali.

Një video e shkurtër e publikuar nga Olsa Muhameti ka mjaftuar për të ndezur rrjetet dhe për të shtuar kureshtjen rreth datës së fillimit të sezonit të katërt.

Moderatori dhe autori i programit, Alaudin Hamiti dhe producentja ekzekutive Olsa Muhameti janë parë në ambientet e shtëpisë së Grande Fratello në Romë, si pjesë e një vizite për shkëmbim përvojash mes dy produksioneve televizive.

Foto: Instagram

Por ajo që mori vëmendjen ishte një moment në videon e publikuar nga Muhameti, ku një pjesëtar i stafit italian dëgjohet duke pyetur Alaudinin për datën e nisjes së BBVK-së.

Përgjigjja e tij, “3 apo 7 Nëntor”, ka mjaftuar që ndjekësit ta marrin si një “zbulim aksidental” të datës së nisjes së sezonit të ri.

Foto: Instagram

Ky fragment, i regjistruar pa qëllim gjatë bashkëpunimit në Itali, është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur spekulime të shumta.

Megjithëse produksioni i Big Brother VIP Kosova ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar, datat e përmendura tashmë po diskutohen si më të mundshmet për premierën e edicionit të katërt. /Telegrafi/

Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja rreth sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova

By: gaze tare
24 October 2025 at 23:37

Moderatori dhe autori i formatit Alaudin Hamiti, ka reaguar sot pas pyetjeve të shumta nga fansat rreth nisjes së sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova (BBVK4).

I pyetur direkt nga ndjekësit, Hamiti shpjegoi se ende nuk ka një datë zyrtare të nisjes, duke theksuar se çdo informacion që nuk vjen nga faqja zyrtare e Big Brother apo nga Klan Kosova nuk duhet marrë si i saktë. “Çka t’ju them mo, çka t’ju them, përveç që së shpejti. Edhe asnjë datë që është duke u publiku nuk është zyrtare. Por Big Brother, së shpejti!”, u shpreh moderatori, duke i lënë fansat në pritje të detajeve finale.

Sipas burimeve, BBVK4 pritet të nisë përgjatë muajit nëntor, duke shënuar herën e parë që një sezon i formatit kosovar fillon në këtë muaj. Historikisht, sezoni i parë pati premierën më 5 dhjetor 2022, ndërsa sezonet e dyta dhe të treta u nisën në javën e tretë të tetorit. Ndryshimi i datës pritet të krijojë një vijueshmëri optimale për programin deri në prag të pranverës.

Hamiti, i njohur si Dini, është i njohur për prezencën e tij aktive në media dhe për ndërveprimet e vazhdueshme me fansat. Reagimi i tij vjen në një moment kur ndjekësit janë veçanërisht të etur për informacione mbi pjesëmarrësit dhe zhvillimet e reja të formatit, duke treguar se interesi për BBVK vazhdon të jetë i lartë.

Fansat e Big Brother VIP Kosova mund të presin surpriza dhe dinamika të reja, ndërsa nisja e sezonit të katërt pritet të sjellë edicionin më emocionues deri më tani.

The post Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja rreth sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova appeared first on iconstyle.al.

Shtyhet data e nisjes së Big Brother VIP Kosova 4?

4 October 2025 at 20:03


Spektakli i njohur Big Brother VIP Kosova do të nisë më vonë se sa ishte parashikuar.

Fillimisht, nisja e tij ishte planifikuar për 31 tetor, por burime të Telegrafi pranë produksionit bëjnë me dije se nisja e edicionit të katërt është shtyrë deri në fund të nëntorit.

Sipas të njëjtave burime, arsyet kryesore të shtyrjes lidhen me zhvillimet politike në vend. Në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale më 12 tetor, dhe më pas balotazhi që pritet të zhvillohet katër javë më pas, më 9 nëntor. Produksioni ka vendosur që të shmangë përplasjen me këto ngjarje për të siguruar një start të fokusuar dhe tërheqës për publikun.

Një tjetër arsye për shtyrjen, sipas burimeve, është zgjerimi i produksionit dhe nevoja për staf shtesë. Kjo do të sigurojë që çdo aspekt i spektaklit të jetë në nivelin e duhur dhe përvojë e banorëve dhe publikut të jetë sa më profesionale dhe emocionuese.

Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova pritet të sjellë befasi dhe momente të papritura, duke rikthyer audiencën në një tjetër sezon plot tension, emocione dhe ngjarje spektakolare brenda shtëpisë më të famshme të Kosovës. /Telegrafi/

Pothuajse gati - Alaudin Hamiti zbulon një kënd të shtëpisë së re të Big Brother VIP Kosova

2 October 2025 at 16:20


Moderatori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka ngjallur kureshtjen e publikut duke zbuluar një kënd nga shtëpia e re ku do të zhvillohet spektakli.

Përmes një postimi në InstaStory, ai ka ndarë një fragment nga ambienti i brendshëm, duke dhënë një shije të parë për atmosferën dhe stilin që do ta karakterizojë edicionin e sivjetmë.

Ky detaj i vogël, megjithatë, ka mjaftuar që fansat e programit të nisin diskutimet dhe pritjet e tyre për surprizat që priten.

Foto: Instagram

Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova pritet të sjellë risi jo vetëm me përzgjedhjen e banorëve, por edhe me konceptin e shtëpisë, e cila tradicionalisht është një nga elementët më të komentuar të spektaklit.

Duke qenë se Hamiti është figura kryesore që udhëheq natën e spektaklit, postimi i tij shihet si një paralajmërim i atmosferës energjike dhe dinamike që do të pasojë sapo të hapen dyert e shtëpisë për banorët e rinj.

Fansat tashmë mezi presin të shohin transformimin e plotë të hapësirës dhe të mësojnë më shumë rreth detajeve të këtij edicioni.

Ndërkaq është përfolur se ky edicion do të fillojë më 31 tetor. /Telegrafi/

Big Brother VIP Kosova 4 pritet të nisë më 31 tetor?

27 September 2025 at 15:52


Përgatitjet për edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova kanë filluar dhe sipas burimeve pranë programit, nisja e spektaklit mund të ndodhë më 31 tetor.

Producente e këtij edicioni do të jetë Olsa Muhameti, ndërsa prezantimi do t’i besohet sërish Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, si në edicionet e mëparshme.

Zgjedhjet komunale në Kosovë që do të mbahen më 12 tetor kanë bërë që nisja e programit të shtyhet pak, dhe sipas planit aktual, BBVK 4 do të fillojë në fund të muajit tetor.

Ndërkohë, ende nuk janë zbuluar emrat e banorëve që do të jenë pjesë e këtij edicioni, ndërsa fansat e spektaklit presin me padurim të mësojnë kush do të hyjë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Përndryshe fitues i edicionit të tretë u shpall boksieri Drilon Rama, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

Ky edicion pritet të sjellë surpriza të reja dhe dinamika të forta mes banorëve, duke rikthyer audiencën përpara ekranit. /Telegrafi/

❌
❌