Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 May 2026Main stream

Shoqatat e transportit, kërkojnë zgjatjen dhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës, letra

14 May 2026 at 06:03

Nga fillimi i konfliktit në Iran çmimet e karburanteve në vend prej gati tre muajsh vijojnë të mbeten në nivele të larta, duke ndikuar në koston e operatorëve të transportit publik.

Me qëllim që operatorët të mos gjenden shumë shpejt në pamundësi financiare për përballimin e kostove nga çmimet e larta të naftës, kërkohet zgjatja edhe me 3 muaj e periudhës së përfitimit të kompensimit, konkretisht për muajt korrik–shtator.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua vendimi për dhënie kompensimi të naftës në nivelin e 50 lekëve për litër për një afat 3 mujor nga muaji mars deri në maj.

Qeveria miraton subvencionimin e operatorëve të transportit publik, efektet nisin nga marsi

 

Në letrën drejtuar qeverisë, përfshirë ministrisë së Pushtetit Vendor, Ministrisë së Financave, Minsitrisë së Energjetikës, Shoqata e Transportit Publik Qytetas, në përfaqësim të operatorëve të transportit publik qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas ka kërkuar zgjatjen e afatit të zbatimit të kësaj mase mbështetëse edhe për një periudhë shtesë prej 3 muajsh.

“Në kushtet kur karburanti përbën një nga kostot kryesore të aktivitetit të transportit publik, vazhdimësia e çmimeve të larta ka sjellë rëndim të ndjeshëm të barrës ekonomike për subjektet transportuese, duke vështirësuar përmbushjen e detyrimeve financiare dhe garantimin e vazhdimësisë normale të shërbimit publik ndaj qytetarëve.

Kështu, kërkojmë marrjen e masave për zgjatjen e afatit të kompensimit financiar në masën 50 lekë/litër karburant edhe për periudhën korrik-shtator 2026, duke vijuar me të njëjtat procedura, kritere dhe dokumentacion të përcaktuar në aktin normativ në fuqi.

Gjithashtu, vlerësojmë se vazhdimi i kësaj mase mbështetëse është i domosdoshëm për të garantuar vijimësinë dhe stabilitetin e shërbimit të transportit publik;  shmangien e reduktimit të flotës dhe frekuencave të shërbimit;  mbrojtjen e interesit qytetar dhe përballueshmërinë e transportit publik;  ruajtjen e balancës financiare të operatorëve të licencuar të sektorit”, theksohet në letër.

Para miratimit të dhënies së kompensimit për përballimin e kostove nga rritja e çmimeve të naftës, nga  Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban u  dërguan disa letra ministrisë së Ekonomisë, ministrisë së Financave dhe Bashkive për vështirësitë financiare që po shkakton çmimi i lartë i naftës te operatorët e transportit publik.

Më 1 Prill operatorët zhvilluan një takim edhe me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ku u kërkua të zbatohet skema e ngjashme e vitit 2022, ku për shkak të krizës së çmimeve operatorët u kompensuan 6 muaj për naftën me 100 lekë për litër.

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre operatorët bllokuan për gati dy ditë edhe lëvizjen e qytetarëve me autobusa në Tiranë dhe rrethe, duke reduktuar numrin e mjeteve deri në 60%. /D.Azo

 

The post Shoqatat e transportit, kërkojnë zgjatjen dhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës, letra appeared first on Revista Monitor.

Shqiptarët “dembelë”, OECD: Produktiviteti i bizneseve shqiptare sa 23-29% e BE-së

14 May 2026 at 06:02

Bizneset shqiptare kanë një rrugë shumë të gjatë për tu afruar me BE-në sa i përket produktivitetit.

Një studim i OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) tregoi se produktiviteti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme  (NMV) në Shqipëri është sa 29% e mesatares së BE sipas të dhënave që i takojnë vitit 2023.

Sipas krahasimeve të OECD-së një punonjës në një NVM shqiptare prodhon mesatarisht 14,924 euro në vit, ndërsa në ndërmarrjet e mëdha kjo shifër rritet në 19,645 euro.

Në BE një punonjës nga NVM-të kap vlerën e 52,000 eurove për person dhe 87 mijë euro për bizneset e mëdha. Si rrjedhojë, produktiviteti i sipërmarrjeve të mëdha në Shqipëri është më i ulët se atyre të vogla e të mesme, me një prodhim sa 22.6% e mesatares së ndërmarrjeve të mëdha në BE.

Ndërmarrjet e mëdha në Shqipëri renditen jo vetëm sa një e pesta e mesatares së BE-së, por kanë dhe produktivitetin më të ulët në rajon. Kryesimin e mban Serbia, me 31.4 mijë euro/person, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 27 mijë euro dhe Maqedonia e Veriut, me 21.6 mijë euro.

OECD nënvizon se rruga drejt standardeve evropiane mbetet e gjatë dhe e vështirë. Edhe pse Shqipëria regjistron rritje reale të produktivitetit, ritmi aktual nuk premton një mbyllje të shpejtë të hendekut me BE-në.

OECD vëren se asnjë nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nuk pritet të arrijë nivelin aktual të të ardhurave për frymë të BE-së brenda katër dekadave të ardhshme.

Për Shqipërinë, sfida kryesore mbetet rritja e mëtejshme e vlerës së shtuar në prodhim dhe shërbime, duke siguruar që rritja e pagave të jetë e balancuar me rritjen e produktivitetit, në mënyrë që të ruhet dhe forcohet konkurrueshmëria në tregun ndërkombëtar.

Sakaq rruga e konvergjencës me BE do të vështirësohet nga zhvillimet demografike dhe sfidat financiare që po krijojnë një udhëkryq kritik për ekonominë shqiptare. Sipas studimit të OECD-së Shqipëria po përballet me një tkurrje alarmante të forcës së punës, ku popullsia në moshë pune ka rënë me 18% që prej vitit 2011.

Kjo rënie, e nxitur kryesisht nga emigracioni i profileve të kualifikuara në teknologji, inxhinieri dhe shkenca të aplikuara, po godet drejtpërdrejt aftësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për të përthithur teknologji të reja dhe për të konkurruar në treg.

Ndërkohë që papunësia te të rinjtë mbetet e lartë, vihet re një mospërputhje e thellë mes asaj që prodhon sistemi arsimor dhe kërkesave reale të tregut të punës, duke e bërë gjetjen e talenteve një sfidë thuajse të pamundur për bizneset e vogla.

Përveç krizës së krahut të punës, Shqipëria dhe rajoni vazhdojnë të vuajnë nga kufizimet e rrepta në aksesin ndaj financave. NVM-të përballen me kërkesa shumë më të larta për kolateral në krahasim me firmat e mëdha, për shkak të rrezikut më të lartë të perceptuar nga bankat.

Ndërsa Kosova veçohet si lider rajonal për kornizën më të zhvilluar të garancisë kreditore, në pjesën tjetër të rajonit, përfshirë Shqipërinë, instrumentet alternative mbeten pothuajse të pashfrytëzuara.

Kjo mungesë likuiditeti dhe mjetesh financiare vjen në një moment kritik kur bizneset duhet të investojnë masivisht në tranzicionin e gjelbër dhe digjital për t’u integruar në Bashkimin Evropian, procese këto që kërkojnë si kapital të konsiderueshëm, ashtu edhe fuqi punëtore të specializuar./B.Hoxha

The post Shqiptarët “dembelë”, OECD: Produktiviteti i bizneseve shqiptare sa 23-29% e BE-së appeared first on Revista Monitor.

Taksitë nën vëzhgim në Tiranë, kontrolle të fshehta për tarifat pa taksimetër

14 May 2026 at 06:01

Një kontroll i pazakontë duket se ka nisur në tregun e taksive në Tiranë. Sipas drejtuesve të mjeteve taksi në kryeqytet, inspektimet janë shtuar javët e fundit, ndërsa në disa raste kontrollorët prezantohen fillimisht si klientë të zakonshëm për të verifikuar nëse udhëtimi kryhet me taksimetër aktiv apo me çmime të negociuara informalisht.

Fenomeni vjen në një kohë kur ankesat e qytetarëve për tarifa arbitrare dhe mungesë transparence në transportin urban me taksi mbeten të shpeshta.

Sipas rregullave të shërbimit taksi në Shqipëri, çdo mjet duhet të jetë i pajisur me taksimetër të verifikuar dhe të plombuar nga autoritetet përkatëse, dokument që kërkohet edhe për licencimin e aktivitetit nga Bashkia e Tiranës.

Në praktikë, një pjesë e tregut funksionon ende me marrëveshje verbale për çmimin, sidomos në zonat turistike, aeroport, gjatë orëve të vona apo për klientët e huaj. Kjo krijon një ekonomi gri brenda shërbimit taksi, ku tarifa reale shpesh nuk reflektohet në sistem dhe mbetet jashtë monitorimit fiskal.

Operatorët e tregut thonë se kontrollet janë bërë më të shpeshta gjatë javëve të fundit, ndërsa fokusi kryesor mbetet aktivizimi i taksimetrit dhe respektimi i tarifave të deklaruara. Në disa raste, sipas tyre, verifikimet kryhen përmes personave që paraqiten fillimisht si pasagjerë të zakonshëm.

Tregu i taksive në Tiranë është zgjeruar ndjeshëm vitet e fundit, i nxitur nga turizmi, aplikacionet dixhitale dhe rritja e lëvizshmërisë urbane. Por paralelisht janë shtuar edhe debatet për konkurrencën informale, mungesën e standardizimit të tarifave dhe shmangien e përdorimit të taksimetrit në një pjesë të tregut.

Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria e Transportit dhe Trafikut Rrugor, Tirana ka rreth 2850 mjete të licencuara dhe 130 subjekte juridike që operojnë në kryeqytet deri vitin e shkuar.

Bazuar në të dhënat e Cens 2023 për popullsinë banuese, kryeqyteti shqiptar ka aktualisht 4.8 taksi për çdo 1,000 banorë. Kjo shifër e rendit Tiranën ndër vendet me numrin më të lartë në Europë dhe në Ballkan, teksa ia kalon vetëm Podgorica (4.9). Pas kryeqytetit shqiptar vjen Sarajeva (4.6).  Në Europë, kryeqyteti më i ngarkuar është Parisi, me 8.5 taksi për 1 mijë banorë./D.Hyka

 

https://monitor.al/tirana-nder-qytetet-me-numrin-me-te-larte-te-taksive-ne-europe-ne-raport-me-popullsise/

 

 

 

The post Taksitë nën vëzhgim në Tiranë, kontrolle të fshehta për tarifat pa taksimetër appeared first on Revista Monitor.

Senati i Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar me një shumicë të ngushtë një rezolutë që kërkonte të urdhërohej tërheqja e forcave amerikane të përfshira n...

14 May 2026 at 08:00

Senati i Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar me një shumicë të ngushtë një rezolutë që kërkonte të urdhërohej tërheqja e forcave amerikane të përfshira në konfliktin me Iranin. Vendimi u mor pasi shumica e republikanëve refuzoi të kufizojë kompetencat ushtarake të presidentit Donald Trump. Rezoluta, e ngjashme me nisma të mëparshme të demokratëve, u hodh në votim dhe u rrëzua me 49 vota pro dhe 50 kundër. Tre senatorë republikanë iu bashkuan votës pro. Për herë të parë që nga nisja e debatit për konfliktin, senatorja republikane Lisa Murkowski mbështeti tërheqjen e trupave amerikane nga përfshirja në përballjen me Iranin. Pas votimit, ajo deklaroi për “Punchbowl News” se administrata nuk ka dhënë ende informacion të qartë mbi situatën në terren. Sipas Kushtetutës së SHBA-së, vetëm Kongresi ka të drejtën të shpallë luftë. Demokratët po kërkojnë të riafirmojnë rolin e ligjvënësve përballë kompetencave të presidentit Trump në çështjet ushtarake. Ligji aktual i lejon presidentit të ndërmarrë veprime ushtarake në rast kërcënimi të menjëhershëm, por kërkon miratimin e Kongresit brenda 60 ditëve. Demokratët pretendojnë se ky afat është tejkaluar, ndërsa Trump argumenton se për shkak të armëpushimit me Iranin, konflikti konsiderohet i përfunduar. Demokratët, nga ana tjetër, theksojnë se trupat amerikane vazhdojnë të jenë të pranishme në rajon. Republikanët kishin deklaruar më herët se pas përfundimit të afatit ligjor do të kërkonin miratimin e Kongresit për çdo veprim të mëtejshëm ushtarak, por në votimin e fundit vetëm tre senatorë republikanë iu bashkuan demokratëve. Senatori demokrat Jeff Merkley, një nga hartuesit e nismës, tha se shumë republikanë ndihen të pasigurt si për situatën aktuale ashtu edhe për kundërshtimin ndaj presidentit Trump. Ndërkohë, senatori Tim Kaine deklaroi se demokratët do të vazhdojnë të paraqesin rezoluta të ngjashme çdo javë, deri sa Senati të marrë një qëndrim të qartë për mosangazhimin e SHBA-së në luftë. #voxnews #media #news

6089 views


💾

Një rrjet firmash janë shkaktarët e fundosjes së Marinës në Durrës, një prej skandaleve më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, i cili nisi si një inves...

14 May 2026 at 08:00

Një rrjet firmash janë shkaktarët e fundosjes së Marinës në Durrës, një prej skandaleve më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, i cili nisi si një investim strategjik dhe po përfundon në një turp dhe njollë të madhe për Shqipërinë. I trumbetuar me të madhe se pas ndërtimit qëndron firma Alabbar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ata të cilët ndërtuan qindra godina në Dubai dhe Abu Dabi, Marina konsiderohej si shëmbëlltyra e turizmit dhe rezidencave luksoze, ndërsa tashmë projekti rrezikon të dështojë, ende pa u inauguruar godinat e para. Një njoftim i beftë i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka zbuluar skandalin, duke konfirmuar se 2 godinat e Marinës janë fundosur, njëra 28 centimetra dhe tjetra 18 centimetra. Por, zhytja mund të vijojë, duke qenë se projekti po vijon dhe mijëra kamionë dhe inerte janë zhvendosur në territorin që dikur ka qenë Porti i Durrësit, më i madhi në Shqipëri, por që tashmë është katandisur me një cep, në pritje të zhvendosjes në Porto Romano. Vox News ka analizuar dhjetëra dokumente, leje ndërtimi, marrëveshje mes palëve, dokumente në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të cilat hedhin dritë mbi shkaktarët e vërtetë të kësaj zhytje, ku në krye qëndron investitori, që është firma nga Emiratet dhe vetë shteti shqiptar dhe më pas firma projektuese dhe ndërtuese. Ndërkohë, kjo shoqëri aksionere, ka kontraktuar një firmë projektimi, në pronësi të Ornela Muçit, ndërsa firma që ka kryer ndërtimin e godinave është “Elmazaj”. Në datën 13 maj 2026, IKMT nxori një njoftim, në lidhje me qëndrueshmërinë dhe sigurinë e dy prej objekteve të projektit “Durrës Marina”. Bëhet fjalë për 2 godina, leja e të cilave është dhënë në vitin 2023, me 10 dhe 8 kate, ku rezultoi se objekti numër 2, i lartë 8 kate, ka pësuar ulje prej 28 cm. Ndërkohë, në të njëjtin njoftim, IKMT-ja thotë se objekti numër 4, i lartë 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 18 centimetra. “Nisur nga këto konstatime, IKMT i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, duke kërkuar marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekt-përforcimeve të nevojshme teknike, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave. Ky projekt përforcimesh, përpara zbatimit, duhet të marrë miratimin nga autoritetet ligjore përgjegjëse për garantimin e respektimit të kushteve teknike të planifikimit dhe zbatimit të punimeve të ndërtimit”, thuhet në këtë njoftim. Vox News ka hulumtuar dokumente të tjera, nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, për projektin që është fundosur, ku rezulton se leja e ndërtimit është dhënë në vitin 2023, përkatësisht në muajin gusht. Në fakt, në këtë leje janë ndërtimi i 2 godinave, në formë U-je, të larta 8 njëra dhe 10 tjetra, ndërsa në dokument janë edhe parametrat dhe gjithçka tjetër. Normalisht, nëse institucionet e tjera ligjzbatuese do ta hetojnë këtë skandal, pasi miliona euro po fundosen, dokumentet janë evidente, me emra firmash investitorë, me emra personash administratorë, qoftë privatë apo edhe shtetërorë, pasi një pjesë të aksioneve në Marinën e Durrësit, janë shtetërore. Subjekti zhvillues është “Marina e Durrësit”, një shoqëri aksionere, që kohët e fundit ka rritur edhe kapitalin me plot 6 milionë euro, sipas një transferte të bërë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në drejtim të llogarisë së kompanisë. Vox News ka mësuar se, firma zhvilluese ka lidhur disa kontrata me firma vëndase për kryerjen e punimeve për ndërtimin e godinave. Mësohet se, dy firma po punojnë më së shumti në atë zonë, “Elmazaj” dhe “Salillari”. Kompania e parë, “Elmazaj Konstruksion” ka kryer punimet në dy godinat e Marinës që janë fundosur, teksa dy pronarët e saj, Shkëlqim dhe Mirel Elmazaj, duhet të japin llogari, qoftë te punëdhënësi, apo në organet ligj zbatuese se si qëndron e vërteta. #voxnews #media #news

4074 views


💾

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvend draftin me propozime se si duhet bërë rregullorja e re e Kuvendit. Teksa në...

14 May 2026 at 08:00

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvend draftin me propozime se si duhet bërë rregullorja e re e Kuvendit. Teksa në Kuvend ka nisur puna për rregulloren e re, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që nuk pranoi ndryshimet e njëanshme të Partisë Socialiste të miratuara në shtator, demokratët këtë herë janë përfshirë në proces. Deputetët e Partisë Demokratike shprehen kundër propozimeve të shumicës duke i konsideruar si kufizim të hapësirave për pakicën. “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është kundër çdo lloj ndryshimi që synon të kufizojë hapësirat dhe të drejtat e opozitës në Parlament. Në fakt, një pjesë e ndryshimeve të propozuara synojnë ekzaktësisht kufizimin e mëtejshëm të këtyre të drejtave, duke i shndërruar nga një kufizim faktik në një kufizim juridik. Kështu, propozimet për reduktimin e kohës së diskutimeve nga 10 në 5 minuta, shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar i projektligjeve që synojnë përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian apo heqja e raportimit të drejtuesve të organeve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj në komisionet e përhershme parlamentare dhe në seancën plenare, janë përpjekje të qarta për të minuar funksionimin demokratik të Parlamentit”, thuhet në draft. Demokratët kërkojnë që t’i vënë fre edhe përjashtimeve nga shumica, duke propozuar edhe pezullimin e vendimit të Etikës kur bëhet ankesë në Byronë e Kuvendit. “Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën përbëhet nga një sekretar dhe pesë anëtarë, në raporte të barabarta ndërmjet shumicës dhe pakicës parlamentare”. Tejzgjatja e seancave duket se është një tjetër shqetësim i demokratëve, ndaj kërkojnë që Kuvendi të mos ketë diskutime pas orës 22:00. “Në rast të zgjatjes së seancës plenare përtej orës 22:00, me kërkesë të kryetarit të një grupi parlamentar, seanca plenare ndërpritet dhe rifillon ditën pasardhëse në ora 10:00.” Një tjetër kërkesë e deputetëve të Partisë Demokratike lidhet edhe me shtimin e stafit politik, ku kërkojnë që të kenë nga një për çdo komision. #voxnews #media #news #saliberisha

2951 views


💾

Që nga nisja e pushtimit të tij në shkallë të plotë të Ukrainës më shumë se katër vjet më parë, presidenti rus Vladimir Putin jo vetëm që dështoi të a...

14 May 2026 at 08:00

Që nga nisja e pushtimit të tij në shkallë të plotë të Ukrainës më shumë se katër vjet më parë, presidenti rus Vladimir Putin jo vetëm që dështoi të arrijë fitoren ushtarake që e dëshironte. Ai gjithashtu ka minuar një sërë marrëdhëniesh të tjera që i ndërtoi për dekada me radhë, duke e lënë Rusinë më të izoluar se sa ka qenë që nga ditët e para të Revolucionit Bolshevik. Vetëm pushtimi i Ukrainës mjaftoi për të futur një çekan midis Rusisë dhe aleatit të saj, Kazakistanit. Për më tepër, Putini ka një histori në zvogëlimin e bazave të Kazakistanit për shtetësi të pavarur dhe në sugjerimin se populli i tij dëshiron lidhje më të ngushta me Rusinë—pretendime që jehonin ato që Putini bën për Ukrainën. Kështu, pas pushtimit të vitit 2022, presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev refuzoi kërkesat e Kremlinit për ndihmë, dhe më vonë i tha Putinit se Kazakistani nuk do të njihte rajonet separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainë. Ai gjithashtu nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me Turqinë, duke u bërë anëtari i parë i Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), e udhëhequr nga Rusia, që krijon një marrëveshje të tillë me një anëtar të NATO-s. Ndërsa marrëdhënia e Putinit me Tokayev është përmirësuar që atëherë, kjo ndoshta pasqyron faktin se të dyja palët ende kanë nevojë për njëra-tjetrën. Pastaj është Armenia. Kur Azerbajxhani nisi një operacion ushtarak në shtator 2023 për të marrë nën kontroll Nagorno-Karabakun, enklavën etnike armene brenda territorit të tij, paqeruajtësit rusë të stacionuar atje nuk bënë asgjë, dhe e gjithë popullsia e enklavës—rreth 100 mijë njerëz—u detyrua të largohej. Brenda një viti, Armenia kishte njoftuar planet për t’u tërhequr nga CSTO-ja dhe po blinte armë nga Franca dhe India. Rusia tërhoqi paqeruajtësit e saj nga rajoni përpara afatit. Kremlini gjithashtu arriti të prishte marrëdhëniet me Azerbajxhan, i cili përfitoi nga tradhtia ndaj Armenisë. Në dhjetor 2024, një raketë sipërfaqe-ajër ruse goditi një avion pasagjerësh të Azerbaijan Airlines, duke vrarë 38 persona. Presidenti azerbajxhanas Ilham Aliyev kërkoi kompensim dhe përgjegjësi nga Kremlini, por Putini refuzoi të pranojë fajin për gati një vit. Ndërkohë, Aliyev e injoroi Putinin duke mos marrë pjesë në paradën vjetore ruse të Ditës së Fitores së Luftës së Dytë Botërore në maj 2025; forcat speciale ruse kryen një sulm vdekjeprurës kundër azerëve etnikë në Jekaterinburg; dhe Azerbajxhani sulmoi zyrën e Sputnikut, mediumit shtetëror rus, në Baku, duke arrestuar stafin e tij. Por Azerbajxhani shërben si një korridor tregtar thelbësor drejt Iranit, i cili, deri në nisjen e luftës nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli në shkurt, po furnizonte Rusinë me dronë dhe raketa balistike për luftën e saj në Ukrainë. Për të mbajtur korridorin të hapur, Kremlini u detyrua të gëlltiste ofendimin nga Azerbaixhani, dhe në tetor 2025, Putini më në fund pranoi se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar avionin dhe bëri një ofertë të paqartë për kompensim. Ndërsa kjo kërkimfalje pro-forma hapi rrugën për rivendosjen e marrëdhënieve, episodi përbënte një gabim të madh në politikën e jashtme për Rusinë. Nga carët te sovjetikët, udhëheqësit e Kremlinit për shekuj me radhë kishin menaxhuar me mjeshtëri tensionet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Megjithatë, që nga nisja e luftës së tij në Ukrainë, Putini ka arritur të përkeqësojë marrëdhëniet me të dyja palët. Në Siri, Rusia kaloi gati një dekadë duke mbajtur në këmbë regjimin e Bashar al-Asadit, duke kryer sulme ajrore dhe duke dislokuar forca tokësore kundër forcave kryengritëse, ndërkohë që i siguronte Asadit mburojë diplomatike në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. #voxnews #media #news

8699 views


💾

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë ndryshe për Koha Jonë, ku me batuta, ironi dhe komente pikante ka “portretizuar” disa nga emrat më të nj...

14 May 2026 at 08:00

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë ndryshe për Koha Jonë, ku me batuta, ironi dhe komente pikante ka “portretizuar” disa nga emrat më të njohur të medias shqiptare. #edirama #voxnews #media #news @voxnews.al

150.1K views


💾

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë debatet e fundit të brendshme në Partinë Socialiste, duke u ndalur edhe te komentet dhe qëndrimet ...

14 May 2026 at 08:00

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë debatet e fundit të brendshme në Partinë Socialiste, duke u ndalur edhe te komentet dhe qëndrimet e Elisa Spiropalit, për të cilën u pyet drejtpërdrejt gjatë një bashkëbisedimi me botuesin e Koha Jonë, Nikollë Lesi, që po transmetohet edhe në faqen e Ramës në Facebook. I pyetur nëse brenda Partisë Socialiste ka nisur të krijohet tension apo “kazani” po zien, duke përmendur edhe disa emra si Elisa Spiropali, Erion Braçe dhe Ogerta Manastirliu, Rama u shpreh fillimisht për Erion Braçen. #edirama #voxnews #media #news @voxnews.al

46.4K views


💾

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar në Prokurorinë e Tiranës materialet procedurale ndaj dy punonjësve të Policisë së Shtetit, të dyshuar për ...

14 May 2026 at 08:00

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar në Prokurorinë e Tiranës materialet procedurale ndaj dy punonjësve të Policisë së Shtetit, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Në këtë procedim penal janë përfshirë dy punonjës policie: K. M., me detyrë Ndihmës Specialist për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë nr. 4 si dhe S. K., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë nr. 4. Hetimet kanë nisur pas një publikimi në mediat elektronike, ku është raportuar se në një objekt shumëkatësh në ndërtim në rrugën “Llukë Kacaj”, Njësia Administrative nr. 4, dyshohej se ishin ndërtuar dy kate banimi mbi lejen e miratuar nga Bashkia Tiranë. Sipas AMP, nga verifikimet e kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit ka rezultuar se objekti është ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, mbi pragun ligjor prej 10% të parashikuar për masën e konfiskimit për interes publik, referuar Aktit Normativ nr. 8, datë 01.10.2025. Në vijim, AMP Rajoni Tiranë ka administruar dokumentacionin shkresor dhe ka marrë deklarimet e strukturave përkatëse policore, ndërsa në përfundim të veprimeve paraprake hetimore ka vendosur referimin e çështjes në organin e prokurorisë. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. #voxnews #media #news

5999 views


💾

Lulzim Berisha dhe Durim Bami, dy të paraburgosur, njëri në Durrës dhe tjetri në Fushë Krujë, që nga kjo e mërkurë janë transferuar në Burgun e Siguri...

14 May 2026 at 08:00

Lulzim Berisha dhe Durim Bami, dy të paraburgosur, njëri në Durrës dhe tjetri në Fushë Krujë, që nga kjo e mërkurë janë transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin. Sipas burimeve, lëvizja e tyre është kryer për arsye sigurie, pas informacioneve konfidenciale se të paraburgosurit mund të kishin akses ose të përdornin telefona celularë dhe sende të tjera të ndaluara brenda qelive. Për këtë arsye, me urdhër të drejtuesve të burgjeve, është vendosur transferimi i tyre në një institucion me masa më të forta sigurie, ku kontrolli dhe mbikëqyrja janë më të rrepta. Transferimi i Lulzim Berishës vjen pak ditë pas publikimit të një videoskandali që i përket muajit janar, ku një grup të burgosurish, përfshirë vetë Berishën, festonin brenda qelisë në paraburgimin e Durrësit. Fillimisht u raportua për transferimin e Durim Bamit në Peqin, ndërsa më pas u mor vesh se në të njëjtin burg është dërguar edhe Lulzim Berisha. #voxnews #media #news

10.9K views


💾

Çfarë u diskutua në takimin e Trump dhe liderit kinez

By: e xh
14 May 2026 at 07:46

“E gjithë bota po e ndjek takimin tonë”, deklaroi presidenti kinez Xi Jinping gjatë pritjes zyrtare për homologun e tij amerikan, Donald Trump, në Pekin.

Takimi mes dy liderëve, i zhvilluar me dyer të mbyllura, zgjati rreth dy orë dhe u fokusua te tregtia, teknologjia dhe Irani.

Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi të martën homologun e tij amerikan Donald Trump se marrëdhëniet mes dy vendeve mund të përshkallëzohen në “konflikt” nëse Uashingtoni nuk e trajton me kujdes çështjen e Tajvanit, raportoi televizioni shtetëror kinez.

“Çështja e Tajvanit është më e rëndësishmja në marrëdhëniet kino-amerikane. Nëse trajtohet siç duhet, marrëdhëniet mes dy vendeve do të mbeten përgjithësisht të qëndrueshme. Por, nëse trajtohet gabim, të dy vendet mund të përplasen dhe madje të përfshihen në konflikt”, tha Xi Jinping.

Deklarata u bë pas përfundimit të takimit privat mes dy liderëve në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin.

Xi Jinping e priti Donald Trump me nderime ushtarake dhe ceremoni zyrtare në Sheshin Tiananmen. Nën tingujt e himneve kombëtare të Kinës dhe SHBA-së, dy liderët shtrënguan duart përpara nisjes së bisedimeve.

Në fjalën e tij hapëse, Xi tha se “bota ka arritur në një udhëkryq të ri” dhe u bëri thirrje dy vendeve të jenë “partnerë dhe jo kundërshtarë”.

Nga ana tjetër, Trump e cilësoi marrëdhënien me Xi Jinping si “fantastike”, duke theksuar se ka “respekt të madh” për presidentin kinez dhe për Kinën.

Autokolona e presidentit amerikan mbërriti në Sheshin Tiananmen në orët e para të mëngjesit, ku Trump u prit me ceremoni zyrtare nga Xi Jinping. Të dy liderët ecën mbi tapetin e kuq mes një parade ushtarake dhe fëmijëve që valëvitnin flamujt amerikanë dhe kinezë.

“E gjithë bota po e ndjek takimin tonë”

Gjatë fjalës së tij, Xi Jinping theksoi se situata ndërkombëtare po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme.

“E gjithë bota po e ndjek takimin tonë. Transformime të papara në një shekull po përshpejtohen dhe situata globale mbetet e trazuar”, deklaroi presidenti kinez.

Ai përmendi edhe teorinë e njohur si “kurthi i Tukididit”, që përshkruan rrezikun e konfliktit mes një fuqie në ngritje dhe një fuqie dominuese.

“Bota ka arritur në një udhëkryq të ri. A mund ta shmangin Kina dhe Shtetet e Bashkuara kurthin e Tukididit dhe të krijojnë një model të ri marrëdhëniesh?” pyeti Xi.

Presidenti kinez bëri thirrje për bashkëpunim dhe jo përballje mes dy vendeve.

“Duhet të jemi partnerë, jo rivalë; të kemi sukses së bashku dhe të ndërtojmë një mënyrë të re bashkëjetese mes fuqive të mëdha”, tha ai.

Donald Trump foli në tone pozitive për marrëdhëniet me Kinën dhe presidentin Xi Jinping.

“Është nder të jem këtu dhe të jem miku juaj. Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës do të jenë më të mira se kurrë”, deklaroi presidenti amerikan.

Ai e quajti Xi Jinping “një udhëheqës të shkëlqyer” dhe shtoi se delegacioni amerikan pret diskutime të rëndësishme mbi tregtinë dypalëshe.

Pas deklaratave publike, dy liderët vijuan bisedimet me dyer të mbyllura për rreth dy orë.

Delegacioni amerikan përfshinte zyrtarë të administratës Trump dhe drejtues të mëdhenj të biznesit, mes tyre CEO i NVIDIA, Jensen Huang, dhe CEO i Apple, Tim Cook.

Parashikimi i motit, 14 maj 2026

By: e xh
14 May 2026 at 07:25

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura kryesisht në qendër e jug të vendit.

Prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes në qendër e jug të territorit.

Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut parashikohet të jetë me intensitet të ulët të karakterit lokal, përgjatë relieveve malore në lindje shtrëngata afatshkurtra.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: e xh
14 May 2026 at 07:24

Dashi

Do të bëni hapa të mëdhenj në çdo gjë që ndërmerrni sot. Kjo është një kohë fantastike për ju që të krijoni rrjete me njerëz të tjerë dhe të krijoni lidhje të rëndësishme. Mos kini frikë të shtyni projekte të caktuara për të komunikuar me të tjerët.

Demi

Pavendosmëria është armiku juaj më i madh sot. Tendenca është që të zhyteni aq shumë në ide sa të harroni mjetin tuaj më të vlefshëm – intuitën tuaj. Ndalo ritmin sapo të ndjeni se po rrotullohet jashtë kontrollit.

Binjakët

Komunikimi është një katalizator kyç për progresin sot. Mos e fut veten në një flluskë dhe mos mendo se mund të bësh gjithçka pa ndihmën e të tjerëve. Pranoje se nuk di gjithçka dhe kërko ndihmë kur të kesh nevojë. Do të jesh i lumtur që e di.

Gaforrja

Ritmi po rritet sot, prandaj merrni hapat dhe filloni punën. Të tjerët mund t’ju shohin si dembel ose të ngadaltë nëse nuk po tregoni një përpjekje të përbashkët. Nëse nuk keni burimet që ju nevojiten për të ecur përpara më shpejt në një projekt aktual, flisni hapur.

Luani

Sot ndodheni në një pozicion shumë strategjik, ku keni një ndikim të jashtëzakonshëm në ngjarjet përreth jush. Njerëzit do të vijnë tek ju për përgjigje dhe ju do t’i merrni ato. Nuk është ide e keqe të kërkoni rritje page ose ngritje në detyrë. Do ta merrni.

Virgjëresha

Përdor mendjen sot. Tendenca do të jetë që të bëhesh jashtëzakonisht emocional për shkak të punës që po bën. Mos lejo që ndjenjat e tua të të mposhtin ose të të marrin përsipër plotësisht. Kthehu drejt të menduarit racional dhe ideve të shëndosha logjike për përgjigjet e tua.

Peshorja

Vazhdo me diçka që e vure në lëvizje disa ditë më parë. Mos e humb kontaktin me atë ide të shkëlqyer që të erdhi ndërmend. Bëj pyetje, bëj kërkime dhe ndiq rrugën. Ka të ngjarë të të sjellë shumë më tepër sukses sesa mund të imagjinohet.

Akrepi

Kjo është një nga ato ditë në të cilat njerëzit mund të flasin shumë, por në fund nuk thonë asgjë. Ka shumë biseda, por jo shumë përmbajtje. Bëni çmos të filtroni gjërat pa kuptim në mënyrë që të nxirrni të paktën një ide të dobishme nga biseda.

Shigjetari

Kushtojini vëmendje email-eve që shfaqen në kutinë tuaj postare sot. Bëni një përpjekje shtesë për t’u përgjigjur mesazheve telefonike dhe pyetjeve me shkrim. Një informacion i rëndësishëm do t’ju vijë nëpërmjet një prej këtyre mjeteve. Nuk duhet ta humbisni atë.

Bricjapi

Ka të ngjarë të frustroheni nga njerëz që nuk duket se po e japin maksimumin sot. Të tjerët nuk po tregojnë përkushtimin dhe pasionin në punën e tyre që ju shpesh shfaqni në tuajën. Jini të duruar me ta në vend që t’i gjykoni.

Ujori

Do të arrini një pikë zhgënjimi sot, pasi do t’ju vijnë gjithnjë e më shumë ide. Problemi është se ka të ngjarë të mbingarkoheni shumë shpejt. Bëni një hap prapa nga puna juaj dhe fitoni perspektivë, në vend që të zhyteni në konfuzion.

Peshqit

Mos kini frikë të merreni me më shumë se një projekt njëkohësisht. Aftësia juaj për të kryer shumë detyra njëkohësisht do të jetë mjaft e fortë. Do të përballeni me shumë detyra të ndryshme, por kjo është në rregull.

08:00 Moti sot, 14 Maj 2026

By: Kesjana
14 May 2026 at 08:00

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura kryesisht në qendër e jug të vendit.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 25 gradë celsius.

Prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes në qendër e jug të territorit.

Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut parashikohet të jetë me intensitet të ulët të karakterit lokal, përgjatë relieveve malore në lindje shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë./ kb

07:48 Salianji kërkon zyrtarisht arsyet e përjashtimit nga PD: A keni parë garë, ku kandidati përjashton kandidatët e tjerë?

By: Anisa
14 May 2026 at 07:48

Last Updated on 14/05/2026 by Anisa

Ndër 5 demokratët dhe më kryesori që synoi të marrë pjesë në garën për kreun e Partia Demokratike dhe nuk u lejua nga Sali Berisha, është Ervin Salianji.

Më herët, kryedemokrati ka deklaruar shpesh se ish-deputeti është vetëpërjashtuar nga PD, pasi ka shkelur vijën e kuqe. Të paktën kështu e shprehu Berisha pakënaqësinë e tij për takimet e Salianjit me demokratët e bazës së partisë.

I ftuar në emisionin “Repolitix” me Denis MingaReport TV, Salianji tregoi ekskluzivisht se nesër do t’i drejtohet selisë blu me një kërkesë për informacion mbi shkaqet dhe procedurat e ndërmarra për përjashtimin e tij nga Partia Demokratike.

“Nesër do të depozitoj shkresë në parti dhe do të kërkoj kush është vendimi i përjashtimit, cilat janë arsyet dhe kur është marrë kjo vendimmarrje”,- tha Salianji.

Ish-deputeti pranoi hapur se aksioni i tij politik është qartësisht një lëvizje brenda Partisë Demokratike.

“Takimi me njerëz është një prej formave të rëndësishme për të zhvilluar politikë, proces debatit publik dhe paraqitjes së alternativave. Edhe ngritja e zërit për një demokraci të brendshme, shkelja e rregullave statutore dhe mosmbajtje premtimesh të Sali Berishës gjatë mandatit 4-vjeçar në krye të PD”,- tha Salianji.

Ai theksoi se është e turpshme për Partinë Demokratike që kryetari i saj nuk është i aftë të mbushë sallat e takimeve më shumë se një ish-deputet i saj. Sipas Salianjit, Berisha është i padëshirueshëm për 80% të partisë.

“A keni parë garë që një kandidati përjashton kandidatët e tjerë, më përjashton mua, cakton komisionin vetë, cakton listat vetë, del te selia vetë, i përdor burimet financiare vetë”,- tha Salianji.

Fajtor për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, Salianji quan vetëm Sali Berishën.

“Kush i bëri listat, kush e bëri programin”,- bën pyetjen retorike ish-deputeti./A.D

07:45 WSJ: Administrata Trump po shqyrton faljen e 250 personave

By: Kesjana
14 May 2026 at 07:45

Administrata amerikane po shqyrton mundësinë që Presidenti Donald Trump të falë 250 persona.

Gazeta The Wall Street Journal (WSJ) shkruan për këtë, duke cituar burime.

Sipas botimit, një hap i tillë mund t’i kushtohet 250-vjetorit të themelimit të Shteteve të Bashkuara.

Vërehet se puna mbi planin përkatës është ende në fazat e hershme. Shpallja e faljeve mund të bëhet më 4 korrik – Dita e Pavarësisë së SHBA-së, ose më 14 qershor – Dita e Flamurit, që përkon me ditëlindjen e Presidentit Amerikan.

Sipas gazetës, vendimi përfundimtar për këtë çështje i takon Trumpit.

Publikimi vëren gjithashtu se disa përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë po shprehin shqetësim në lidhje me këtë iniciativë, pasi politika e faljes së Trump është kritikuar tashmë si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët.

Sipas WSJ, Trump ka nënshkruar tashmë gati 1,600 falje gjatë mandatit të tij të dytë, një rekord midis presidentëve amerikanë./kb

07:30 Trump merr një pritje të ngrohtë nga Xi Jinping në Pallatin e Madh të Popullit: “Ne duhet të jemi partnerë, jo kundërshtarë”

By: Kesjana
14 May 2026 at 07:30

Me nderime ushtarake dhe një ceremoni të rreptë në Sheshin Tiananmen, Xi Jinping mirëpriti Donald Trump në Pallatin e Madh të Popullit në fillim të takimit të tyre vendimtar në Pekin . Nën tingujt e himneve kombëtare të të dy vendeve dhe në prani të një parade ushtarake, të dy udhëheqësit shtrënguan duart para se të fillonin bisedimet e tyre mbi tregtinë, teknologjinë dhe krizën me Iranin. Në fjalën e tij hapëse, Xi paralajmëroi se “bota ka arritur në një udhëkryq të ri” dhe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Kinës të “jenë partnerë, jo kundërshtarë”, ndërsa Trump foli për një “marrëdhënie fantastike” me presidentin kinez, duke deklaruar se ai ka “respekt të madh” për të dhe Kinën.

Autokolona e Trump mbërriti në Sheshin Tiananmen pak pas orës 5 të mëngjesit, me presidentin amerikan që u prit me një ceremoni zyrtare nga Xi Jinping.

.@POTUS greets Chinese President Xi Jinping at the Great Hall of the People pic.twitter.com/wXkwVPg6fS

— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) May 14, 2026

Të dy udhëheqësit shtrënguan duart para Sallës së Madhe të Popullit, ku zhvillohen ngjarje të rëndësishme politike në Kinë, siç janë mbledhjet vjetore të parlamentit kinez dhe organet më të larta këshillimore të shtetit.

Gjatë ceremonisë së mirëseardhjes, Trump dhe Xi qëndruan në qendër të sheshit ndërsa një bandë ushtarake luajti himnin kombëtar amerikan, të ndjekur nga himni kinez.

Dy presidentët ecën mbi një qilim të kuq, përpara ushtarëve të rreshtuar, nën tingujt e muzikës ceremoniale.

Pranë qilimit të kuq ishin fëmijë që mbanin flamuj amerikanë dhe kinezë, si dhe buqeta me lule, duke brohoritur dy udhëheqësit.

Trump përshëndeti delegacionet zyrtare amerikane dhe kineze që po e prisnin në shesh.

Në fjalën e tij hapëse, Xi Jinping argumentoi se situata globale po ndryshon me shpejtësi dhe se skena ndërkombëtare karakterizohet nga pasiguria dhe turbulencat.

“E gjithë bota po e ndjek takimin tonë. Aktualisht, transformime të papara në një shekull po përshpejtohen në mbarë botën dhe situata ndërkombëtare është fluide dhe e trazuar”, tha presidenti kinez.

Xi ngriti drejtpërdrejt pyetjen nëse të dy vendet mund ta shmangin të ashtuquajturin “kurth i Tukididit”, një teori që përshkruan rrezikun e konfliktit midis një fuqie në ngritje dhe një fuqie dominuese.

“Bota ka arritur në një udhëkryq të ri. A mund ta kapërcejnë Kina dhe Shtetet e Bashkuara kurthin e Tukididit dhe të krijojnë një model të ri marrëdhëniesh?” tha ai.

Presidenti kinez theksoi gjithashtu nevojën që të dy vendet të punojnë së bashku për të adresuar sfidat globale.

“A mund t’i përballojmë së bashku sfidat globale dhe t’i sjellim më shumë stabilitet botës? A mundemi, në interes të botës, të dy popujve tanë dhe të ardhmes së njerëzimit, të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për marrëdhëniet tona dypalëshe?” tha ai.

Në mbyllje, Xi i përshkroi këto çështje si “pyetje jetësore për historinë, botën dhe popujt”, duke shtuar se ato janë “pyetjet e kohës sonë” të cilave të dy udhëheqësit duhet t’u përgjigjen.

Xi u bëri thirrje të dy vendeve të zgjedhin bashkëpunimin mbi konfrontimin.

“Ne duhet të jemi partnerë, jo rivalë, të kemi sukses për njëri-tjetrin, të përparojmë së bashku dhe të formësojmë një mënyrë të saktë të bashkëjetesës së fuqive të mëdha në epokën e re”, tha presidenti kinez.

Nga ana e tij, Donald Trump foli me shumë ngrohtësi për Xi Jinping dhe marrëdhëniet midis dy vendeve.

Presidenti amerikan e përshkroi marrëdhënien e tyre si “fantastike” dhe theksoi se ai ka “respekt të madh” për udhëheqësin kinez dhe Kinën.

Në të njëjtën kohë, ai e quajti Xi një “udhëheqës të shkëlqyer”.

Trump tha gjithashtu se delegacioni amerikan mezi pret bisedime mbi tregtinë e ndërsjellë midis dy vendeve.

“Është një nder të jem këtu”, tha presidenti amerikan në fillim të takimit.

Donald Trump dhe Xi Jinping përfunduan deklaratat e tyre të hapjes në Pallatin e Madh të Popullit dhe filluan bisedimet dypalëshe me dyer të mbyllura, të cilat pritet të zgjasin rreth një orë.

Delegacioni amerikan përfshin zyrtarë qeveritarë nga administrata Trump, si dhe biznesmenë kryesorë. Midis tyre janë CEO i NVIDIA, Jensen Huang dhe CEO i Apple, Tim Cook.

Takimi i sotëm përfshin një takim dypalësh midis dy udhëheqësve, një vizitë kulturore në Tempullin e Qiellit dhe një darkë shtetërore.

Trump dhe Xi pritet të diskutojnë çështje kyçe, duke përfshirë marrëdhëniet tregtare SHBA-Kinë, kufizimet teknologjike dhe krizën e Iranit.

Të dy udhëheqësit u takuan për herë të fundit në tetor në kuadër të një samiti ndërkombëtar në Korenë e Jugut, ku ranë dakord për një marrëveshje tregtare./kb

❌
❌