❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

DurrĂ«s Marina, “projekti strategjik” mbledh 42 mln euro nga shitja e apartamenteve nĂ« ajĂ«r

Artikulli u botua për herë të parë më 5 gusht 2025

Projekti strategjik i marinës së Jahteve në Durrës, që u reklamua si një investim prej 2 miliardë eurosh, dhe po zhvillohet në zonën ku sot ndodhet Porti i Durrësit, të paktën në dy vitet e para, po e siguron kapitalin për ndërtimin e tre godinave të para nga shitja e apartamenteve me parapagim.

“DurrĂ«s Marina sha”, kompania qĂ« po menaxhon projektin strategjik tĂ« MarinĂ«s sĂ« jahteve nĂ« DurrĂ«s, sipas tĂ« dhĂ«nave nga bilanci, ka arkĂ«tuar nga klientĂ«t rreth 4.17 miliardĂ« lekĂ« (rreth 42 milionĂ« euro) nĂ« periudhĂ«n 2023-2024, kryesisht nga shitja e apartamenteve “nĂ« ajĂ«r”.

E dhĂ«na bĂ«het e ditur nĂ« bilancin e vitit 2024 tĂ« kompanisĂ«, ku zĂ«ri “Detyrime nga kontratat me klientĂ«â€ Ă«shtĂ« 4.17 miliardĂ« lekĂ«, ose rreth 42 milionĂ« euro, duke u dyfishuar nĂ« raport me 2023-n, kur ishte dhe viti i parĂ« qĂ« filloi aktivitetin. Ky zĂ«, sipas bilancit, pĂ«rfshin: “detyrimet nga kontratat me klientĂ«t janĂ« detyrime pĂ«r tĂ« transferuar njĂ«sitĂ« ndĂ«rtimore tek klientĂ«t pĂ«r tĂ« cilat ShoqĂ«ria ka marrĂ« njĂ« parapagim”.

MegjithatĂ«, kompania ka deklaruar tĂ« ardhura zero, sepse “tĂ« ardhurat do tĂ« njihen nĂ« momentin e dorĂ«zimit tĂ« njĂ«sive tĂ« banimit, fillimisht nĂ« vitin 2025”. “ShoqĂ«ria ka arritur nĂ« konkluzionin qĂ« tĂ« ardhurat nga shitja e pronave njihen nĂ« njĂ« moment nĂ« kohĂ« kur transferohet kontrolli, nĂ« pĂ«rgjithĂ«si me pĂ«rfundimin e pronĂ«s dhe pranimit nga ana e klientit”. Humbjet ishin 522 milionĂ« lekĂ« nĂ« 2024-n, nga 612 milionĂ« lekĂ« nĂ« 2023-n.

NdonĂ«se ky Ă«shtĂ« njĂ« investim qĂ« ka pĂ«rfituar, pĂ«rjashtime nga taksat, madje dhe atĂ« tĂ« infrastrukturĂ«s, si dhe ka marrĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe tĂ« madhe prone falas pĂ«r zhvillim, investitori, nĂ« dy vitet e para tĂ« tĂ« aktivitetit, vetĂ«m sa ka mbledhur para nga shitja e apartamenteve nĂ« “ajĂ«r”.

Kompania u paraqit si investitore, por ajo rezulton se po i arkĂ«ton paratĂ« nga parapagimet e klientĂ«ve, tĂ« cilat janĂ« njĂ« “komponent i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i financimit”, siç thuhet nĂ« raport. “PĂ«rgjithĂ«sisht, ShoqĂ«ria arkĂ«ton parapagime afatgjata nga klientĂ«t. ShoqĂ«ria ka arritur nĂ« pĂ«rfundimin qĂ« pĂ«r kĂ«to kontrata kemi pĂ«rfshirjen e njĂ« komponenti tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« financimit”.

Të ardhurat e mbledhura deri tani duket se janë të mjaftueshme për të financuar shenzimet e ndërtimit në vitin 2024. Shoqëria raporton në bilanc se kostot e ndërtimit për vitin 2024 ishin rreth 3.4 miliardë lekë, ose rreth 35 mln euro (Kostot e ndërtimit 1,9 mld lekë; Kostot e zhvillimit 899 milionë lekë; Kostot e infrastrukturës për ndërtesat 28 milionë lekë; Inventare të tjerë 563 milionë lekë). Këto kosto janë të lidhura me tre godinat e para, A01, A02, A04, të cilat janë aktualisht në ndërtim e sipër.

Shitja e apartamenteve në zonën ku do të zhvillohet projekti strategjik u njoftua që në fund të vitit 2022.

Që nga ajo kohë kompania ka hapur disa herë procesin e shitjes së godinave të ndryshme, teksa çmimi është rritur vazhdimisht, duke arritur në mbi 3000 euro/m2, nga rreth 1500-1600 euro që nisën shitjet në fillim.

DurrĂ«s Marina pritet tĂ« hapĂ« shitjet nĂ« ajĂ«r edhe pĂ«r 2 godina; Çmimet i kalojnĂ« 3 mijĂ« euro/mÂČ

Shitjet, jo vetëm që filluan pa u marrë leja e ndërtimit, por në kontratë parashikohej që dhe 40% e vlerës së apartamenteve do të paguhet para marrjes së lejes së ndërtimit e ndarë në 20% e çmimit të blerjes që paguhet brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paraprake të Shitjes; 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 3 muaj nga data e lejes së ndërtimit dhe 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 6 muaj nga data e lejes së ndërtimit.

Projekti “strategjik”

DurrĂ«s Marina Sha. u krijua nё Tirane si njё shoqёri aksionare mё datё 30 Janar 2023. Aktiviteti i saj Ă«shtĂ« zhvillimi i pasurive tĂ« paluajtshme, pĂ«r pĂ«rdorime tĂ« ndryshme, nĂ« pĂ«rputhje me Master Planin e kompanisĂ« DurrĂ«s Marina, si dhe operimin dhe menaxhimin e aktiviteteve tĂ« ndryshme tĂ« biznesit nĂ« pĂ«rputhje me Planin e Biznesit tĂ« projektit Durres Yachts & Marina.

ShoqĂ«ria Ă«shtĂ« pajisur me Status tĂ« ‘’Investim/Investitor Strategjik’’ pĂ«r projektin e investimit ‘DurrĂ«s Yachts & Marina’, pĂ«r njĂ« periudhe 20 vjeçare, sipas MarrĂ«veshjes KuadĂ«r Jahtet dhe Marina DurrĂ«s mes KĂ«shillit tĂ« ministrave tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe Eagle Hills Real Estate Development dhe Albanian Seaports Development Company, tĂ« nĂ«nshkruar mĂ« 30 janar 2023.

Pasuria mbi të cilën do të zhvillohet projekti është në pronësi të Albanian Seaport Development Company.

Referuar marrëveshjes se zhvillimit mes Durrës Marina Sha dhe Albanian Seaport Development company datë 19 Korrik 2023, pasuria do të jetë në dispozicion të zhvilluesit të projektit duke respektuar afatet e dorëzimit të specifikuara në kontratë.

Eagle Hills Real Estate Development zotëron 67% të aksioneve në Durrës Marina, ndërsa kompania që përfaqëson palën shqiptare, Albanian Seaports Development Company, mban 33% të aksioneve.

Kompania Eagle Hills Real Estate Development, përfaqëson në investim biznesmenin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar. Kjo kompani ka bërë një rritje kapitali prej 7 milionë eurosh në korrik 2023, që mbeti i pandryshuar dhe në 2024.

Pala shqiptare ka kontribuar me tokën ku do të ndërtohet kompleksi rezidencial Durrës Marina. Në muajin shkurt 2023, qeveria shqiptare i transferoi aksionerit shqiptar një listë me 281 prona shtetërore për një sipërfaqe totale prej 818 mijë m2, sipërfaqe që do të përdoret në funksion të projektit.

Përveç ofrimit të truallit, qeveria shqiptare do të çlirojë kompaninë nga detyrimi për pagesën e taksës së ndikimit të infrastrukturë dhe fondit të strehimit social, që vlerësohen në rreth 7% të vlerës së parashikuar të shitjeve.

Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8,600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma.

Parashikohen vetëm 280 vende për jahte. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.

Projekti parashikohet të ketë një vlerë prej rreth dy miliardë eurosh, por vetëm një pjesë e vogël e tij do të financohet me kapitalet e investitorit kryesor, Mohamed Alabbar. Pjesa më e madhe e kompleksit rezidencial do të financohet nga shitja e pronave që para ndërtimit të tyre dhe eventualisht nga burime të tjera, si financimet bankare.

I gjithë projekti pritet të gjenerojë në 35 vjet rreth 3.2 miliardë euro të ardhura. Nga shuma totale e të ardhurave, 2.26 miliardë euro, ose 70% e totalit të të ardhurave do të gjenerohet nga shitja e apartamenteve.

Kompania: Zona e projektit shumë e ndotur

Në raportin e aktivitetit 2024, kompania pranon se po përballet me sfidat e ndotjes në zonën ku po zhvillon projektin, si më poshtë:

1) Studimet e kryer tregojnë nivel të lartë të ndotjes në zonën e plazhit për shkak të veprimtarisë aktuale të portit dhe të depozitimit qymyrit.

2) Nivelet e sipërme të tokës u konstatuan se ishin shumë të kontaminuara.

3) Për të pasur cilësinë e dëshiruar të plazhit, u krye një model ushtrimi me valë, i cili tregoi se shtrirja ekzistuese e plazhit kërkon mbrojtje dhe bonifikimin e tokës.

4) Më pas janë kryer teste të cilësisë së ujit të cilat treguan sasi të larta të lëndëve të ngurta dhe mbetjeve të bimëve për shkak të shkarkimeve të ujërave të zeza në tokë, duke përkeqësuar më tej cilësinë e ujit.

“ShoqĂ«ria Ă«shtĂ« shumĂ« e kujdesshme ndaj mjedisit dhe si njĂ« zhvillues global qĂ« u pĂ«rmbahet standardeve ndĂ«rkombĂ«tare, beson fuqimisht se Ă«shtĂ« detyra e ShoqĂ«risĂ« qĂ« tĂ« mbrojĂ« mjedisin”, thuhet nĂ« raport.

IKMT: Dy objekte në projektin e Durrës Marina kanë pësuar ulje, masat që duhet të merren

 

The post DurrĂ«s Marina, “projekti strategjik” mbledh 42 mln euro nga shitja e apartamenteve nĂ« ajĂ«r appeared first on Revista Monitor.

Shifrat e QKB, mbi 2 mijë biznese të reja në prill, 12% më shumë sesa në 2025

Numri i bizneseve të reja dhe aplikimeve në regjistrat e administruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka shënuar rritje gjatë muajit prill 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në muajin prill 2026 u regjistruan 2009 subjekte të reja, nga 1793 që ishin regjistruar në prill 2025, duke reflektuar një rritje prej 12%. Ndërkohë, numri total i aplikimeve në regjistra arriti në 14,615, nga 13,873 aplikime në prill të vitit të kaluar, ose 5.35% më shumë.

Rritja e regjistrimeve të reja është mbështetur kryesisht nga Tirana, e cila vijon të mbajë peshën kryesore të aktivitetit ekonomik me 1026 subjekte të regjistruara vetëm në një muaj. Pas saj renditen Vlora me 260 regjistrime dhe Durrësi me 225.

Sipas të dhënave të Regjistrit Tregtar, bizneset me kapital 100% shqiptar vijojnë të dominojnë tregun, me 1762 subjekte të regjistruara në prill 2026, ndërsa 212 subjekte rezultojnë me kapital tërësisht të huaj dhe 32 me kapital të përbashkët shqiptar dhe të huaj.

Pjesa mĂ« e madhe e regjistrimeve tĂ« reja i pĂ«rket kategorisĂ« “Person fizik”, me 1534 regjistrime, ndĂ«rsa janĂ« regjistruar edhe 469 shoqĂ«ri me pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« kufizuar.

Sektorët me aktivitetin më të lartë gjatë muajit prill 2026 kanë qenë tregtia me shumicë dhe pakicë, me 479 regjistrime, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 341 subjekte, si edhe shërbimet administrative e mbështetëse me 151 regjistrime. Aktivitet të konsiderueshëm kanë shfaqur gjithashtu ndërtimi, informacioni dhe komunikacioni, transporti dhe magazinimi, si edhe pasuritë e paluajtshme.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se gjatë muajit prill 2026 janë regjistruar 629 subjekte të administruara nga gra.

Në Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve janë regjistruar 201 leje dhe licenca gjatë muajit prill. Prej tyre, 34 kanë qenë leje, kryesisht për mjedisin dhe peshkimin, ndërsa 167 kanë qenë licenca të lidhura me shërbime mjekësore, agjenci udhëtimi, operatorë turistikë, tregti ushqimore, farmaci dhe transport ndërkombëtar.

Ndërkohë, në Regjistrin e Pronarëve Përfitues janë regjistruar 496 subjekte gjatë muajit prill 2026, ku dominojnë shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar me 466 regjistrime.

Sipas raportit, numri i aplikimeve të ardhura në regjistra gjatë muajit prill 2026 arriti në 12,491 për Regjistrin Tregtar, 1,196 për Regjistrin e Lejeve dhe Licencave dhe 928 për Regjistrin e Pronarëve Përfitues.

 

 

The post Shifrat e QKB, mbi 2 mijë biznese të reja në prill, 12% më shumë sesa në 2025 appeared first on Revista Monitor.

Nga Tajvani te Irani, pse raportet SHBA-Kinë mbeten të brishta

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe lideri kinez, Xi Jinping, përfunduan më 14 maj në Pekin bisedimet e nivelit të lartë që zgjatën më shumë se dy orë, me të dyja palët që shprehën optimizëm për stabilizimin e raporteve, edhe pse mosmarrëveshjet e mëdha për Tajvanin, tregtinë dhe luftën në Iran dominuan samitin.

Takimi dypalësh paraqet bisedimet e para kokë më kokë mes Trumpit dhe Xisë që nga takimi i tyre në Korenë e Jugut në tetor të vitit 2025. Trump pritet të marrë pjesë në një banket shtetëror të organizuar për nder të tij në mbrëmje, pas një vizite kulturore në Tempullin e Parajsës në Pekin.

Xi e shfrytĂ«zoi hapjen e samitit pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r bashkĂ«punim mes dy ekonomive mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« botĂ«, duke thĂ«nĂ« se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet tĂ« jenĂ« “partnerĂ« dhe jo kundĂ«rshtarĂ«â€, pavarĂ«sisht rivalitetit strategjik nĂ« rritje dhe paqĂ«ndrueshmĂ«risĂ« globale. Trump e quajti XinĂ« “mik” dhe tha se “raportet mes KinĂ«s dhe SHBA-sĂ« do tĂ« jetĂ« mĂ« e mirĂ« se kurrĂ« mĂ« parĂ«â€.

Megjithatë, ndonëse të dy liderët vunë në pah marrëdhënien e tyre personale dhe nevojën për bashkëpunim më të ngushtë, bisedimet nxorën në pah sa të brishta mbeten raportet mes dy vendeve, teksa udhëheqësit përballen me mosmarrëveshje lidhur me tregtinë, teknologjinë, Tajvanin dhe pasojat globale të luftës në Iran.

“Trumpi kĂ«rkon stabilitet pĂ«rpara zgjedhjeve tĂ« mesmandatit dhe nĂ« kohĂ«n kur SHBA-ja mbetet e pĂ«rfshirĂ« nĂ« konfliktin me Iranin”, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« Daniel Russel, bashkĂ«punĂ«tor nĂ« Institutin pĂ«r Politika ShoqĂ«rore nĂ« Azi, njĂ«herĂ«sh ish-ndihmĂ«ssekretar amerikan i Shtetit pĂ«r Çështjet e AzisĂ« Lindore dhe PaqĂ«sorit. “Pekini dĂ«shiron njĂ« mjedis tĂ« jashtĂ«m tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, teksa pĂ«rballet me presione ekonomike brenda vendit”.

Si Uashingtoni ashtu edhe Pekini duken më të përqendruar në menaxhimin e tensioneve dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm sesa në arritjen e ndonjë përparimi të madh diplomatik.

“PavarĂ«sisht çdo deklarate, trajektorja afatgjatĂ« mbetet rivalitet strategjik”, tha Russel. “Shumica e rezultateve do tĂ« jenĂ« tĂ« kufizuara, transaksionale dhe potencialisht tĂ« kthyeshme”.

Paralajmërimet për Tajvanin dhe sinjalet për tregtinë

Tajvani u shfaq si njĂ« nga pikat kyç gjatĂ« bisedimeve. Sipas njĂ« njoftimi tĂ« publikuar nga agjencia shtetĂ«rore kineze e lajmeve Xinhua, Xi e paralajmĂ«roi Trumpin se menaxhimi i gabuar i kĂ«saj çështjeje mund t’i shtyjĂ« dy vendet drejt njĂ« konfrontimi tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«.

“NĂ«se menaxhohet si duhet, dy vendet mund tĂ« ruajnĂ« stabilitetin”, tha Xi, sipas njoftimit kinez pĂ«r bisedimet.

“NĂ«se menaxhohet keq, dy vendet do tĂ« pĂ«rplasen ose madje do tĂ« hyjnĂ« nĂ« konflikt, duke e vĂ«nĂ« tĂ« gjithĂ« marrĂ«dhĂ«nien SHBA-KinĂ« nĂ« njĂ« situatĂ« jashtĂ«zakonisht tĂ« rrezikshme”.

Kina e konsideron ishullin vetëqeverisës pjesë të territorit të saj dhe është zotuar se do ta vë nën kontroll, qoftë edhe me forcë. Zyrtarët kinezë kanë ushtruar presion ndaj Uashingtonit që të zvogëlojë mbështetjen ushtarake dhe politike për Tajpein, veçanërisht sa i përket shitjeve të armëve amerikane për ishullin.

Administrata e Trumpit raportohet se e shtyu njoftimin ndaj Kongresit pĂ«r njĂ« paketĂ« tĂ« planifikuar armĂ«sh prej 13 miliardĂ« dollarĂ«sh pĂ«r Tajvanin pĂ«rpara samitit, me qĂ«llim qĂ« tĂ« shmangte rritjen e tensioneve me Pekinin. GjatĂ« njĂ« bisede telefonike nĂ« shkurt, Xi i kishte kĂ«rkuar Trumpit qĂ« ta trajtonte kĂ«tĂ« çështje me “kujdes ekstrem”.

“Xi Jinping dĂ«shiron disa lĂ«shime ose disa garanci lidhur me Tajvanin dhe pĂ«r atĂ« se çfarĂ« do tĂ« bĂ«nte Trumpi nĂ« rast se Kina do ta rriste presionin ndaj ishullit”, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«, Yvonne Chiu, bashkĂ«punĂ«tore nĂ« Institutin American Enterprise. “Kjo lidhet po ashtu me njĂ« objektiv mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« Pekinit, qĂ« Ă«shtĂ« kundĂ«rshtimi i SHBA-sĂ« nĂ« rajonin e Indo-PaqĂ«sorit”.

Tensionet tregtare dhe ekonomike po ashtu zunë një vend të rëndësishëm në bisedime, megjithëse sinjalet e para treguan për përparim të kufizuar.

Kina ka miratuar licenca eksporti për disa qindra thertore amerikane, duke u mundësuar atyre rifillimin e dërgesave të mishit të viçit drejt Kinës, sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës. Licencat kishin skaduar në mars 2025, pasi presidenti Trump vendosi një rund tarifash ndaj mallrave kineze.

Ky veprim përfaqëson një gjest modest të vullnetit të mirë përpara negociatave më të gjera mbi tarifat, kontrollet e eksporteve dhe zinxhirët e furnizimit.

Trumpi publikisht e ka vënë në pah tregtinë dhe investimet përpara samitit, teksa Pekini po kërkon lehtësime nga kontrollet amerikane mbi eksportin e teknologjisë së avancuar dhe garanci kundër tarifave të reja.

Presidenti amerikan gjatë takimit me Xinë u shoqërua nga disa drejtues të njohur biznesesh, përfshirë shefin ekzekutiv të Tesla, Elon Musk, shefin ekzekutiv të NVIDIA, Jensen Huang, dhe shefin ekzekutiv të Apple, Tim Cook.

Xi po ashtu u tha delegacionit biznesor tĂ« SHBA-sĂ« se Kina “do tĂ« hapet mĂ« shumĂ«â€ pĂ«r botĂ«n, edhe pse nuk ofroi ndonjĂ« zotim formal.

“Dyert e KinĂ«s ndaj botĂ«s sĂ« jashtme do tĂ« hapen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ«â€, citohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« Xi gjatĂ« samitit, sipas mediave shtetĂ«rore kineze. “KompanitĂ« amerikane do tĂ« kenĂ« perspektiva edhe mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« KinĂ«â€.

Mineralet e rralla tokësore mbeten një pikë kyç ndikimi për Kinën në negociatat tregtare.

Gjatë takimit të tyre në Korenë e Jugut vitin e kaluar, Trump dhe Xi u pajtuan që të ulnin tensionet lidhur me një mosmarrëveshje tregtare që po përshkallëzohej shpejt, pasi Pekini kërcënoi me kufizime të gjera mbi eksportet e mineraleve të rralla të tokës si kundërpërgjigje ndaj tarifave të larta amerikane. Kina i shtyu këto masa për një vit, dhe zgjatja e kësaj mbetet një nga çështjet kryesore gjatë samitit.

Grupi prej 17 mineralesh, thelbësore për produkte që variojnë nga telefonat e mençur deri tek aeroplanët luftarakë, është kthyer në një instrument të rëndësishëm negociues për Kinën, teksa konkurrenca për teknologjitë e avancuara dhe zinxhirët globalë të furnizimit po intensifikohet. Kina dominon një pjesë të madhe të kapacitetit botëror të nxjerrjes dhe përpunimit të këtyre materialeve të rralla.

Lufta në Iran rrit presionin ndaj bisedimeve

Lufta në Iran dhe ndërprerjet e shkaktuara në transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit kanë lënë në hije takimet në Pekin.

Trumpi pritet të ushtrojë presion mbi Xinë që Kina të përdorë lidhjet e saj të ngushta me Teheranin për ta inkurajuar Iranin të pranojë një marrëveshje më të gjerë paqeje dhe të lehtësojë kufizimet që ndikojnë në trafikun detar përmes Ngushticës së Hormuzit, që është një pikë strategjike përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës globale.

Megjithatë, para nisjes nga Uashingtoni, Trumpi i minimizoi sugjerimet se Shtetet e Bashkuara kishin nevojë për ndihmën e Pekinit për ta zgjidhur konfliktin.

“Nuk mendoj se na duhet ndonjĂ« ndihmĂ« pĂ«r Iranin”, u tha Trump gazetarĂ«ve nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« mĂ« 12 maj. “Ne do tĂ« fitojmĂ« nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« ose nĂ« njĂ« tjetĂ«r, nĂ« mĂ«nyrĂ« paqĂ«sore ose nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« tjetĂ«r”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i tha Fox News gjatĂ« udhĂ«timit drejt KinĂ«s se SHBA-ja ia ka paraqitur Pekinit argumentin pse duhet tĂ« marrĂ« njĂ« rol mĂ« “aktiv” nĂ« zgjidhjen e konfliktit nĂ« Iran.

“Ne ua kemi paraqitur argumentin kinezĂ«ve, dhe shpresoj qĂ« tĂ« jetĂ« bindĂ«s dhe ata do tĂ« kenĂ« njĂ« mundĂ«si tĂ« bĂ«jnĂ« diçka pĂ«r kĂ«tĂ« nĂ« Kombet e Bashkuara mĂ« vonĂ« kĂ«tĂ« javĂ«â€, tha Rubio.

Raportet e Kinës me Teheranin i japin Xisë potencial për të nxjerrë lëshuime në një moment kur ndërprerjet në energji dhe rritja e çmimeve të karburanteve po rëndojnë ekonominë globale dhe po shtojnë presion politik mbi Shtëpinë e Bardhë.

Pekini ka mbajtur lidhje tĂ« ngushta ekonomike me Iranin gjatĂ« gjithĂ« konfliktit dhe mbetet njĂ« nga blerĂ«sit mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« naftĂ«s iraniane. NjĂ« sinjal se Pekini dhe Uashingtoni po kĂ«rkonin terren tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« amerikanĂ« dhe kinezĂ« thanĂ« se asnjĂ« vend nuk duhet tĂ« lejohet tĂ« vendosĂ« “tarifĂ«â€ pĂ«r lundrim nĂ«pĂ«r NgushticĂ«n e Hormuzit, sipas njĂ« njoftimi tĂ« lĂ«shuar nga DASH-i para se Trump tĂ« nisej pĂ«r nĂ« samitin nĂ« Pekin.

Teherani ka kërkuar që të ketë të drejtë të vendosë tarifa për trafikun detar si parakusht për përfundimin e luftës. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një bllokadë detare ndaj Iranit, ndërsa Trumpi ka lënë të hapur mundësinë e vendosjes së tarifave për trafikun detar ose bashkëpunimin me Iranin për mbledhjen e tarifave.

“Do tĂ« ketĂ« shumĂ« biseda prapa skenave pĂ«r Iranin”, tha Chiu. “Por, nuk pres qĂ« tĂ« jenĂ« publike, pjesĂ«risht sepse kjo sjell rrezik pĂ«r reputacionin e KinĂ«s nĂ«se kĂ«to pĂ«rpjekje dĂ«shtojnĂ«â€. /REL

Lufta në Iran/ Paralajmërim për rritjen e çmimeve të biletave të avionit në Evropë

Çmimet e biletave tĂ« avionĂ«ve nĂ« EvropĂ« pritet tĂ« rriten ndjeshĂ«m si pasojĂ« e krizĂ«s nĂ« Lindjen e Mesme dhe problemeve me furnizimin me karburant. ParalajmĂ«rimi vjen nga kreu i ShoqatĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« Transportit Ajror (IATA), Willie Walsh, i cili tha se rritja e kostove Ă«shtĂ« “e pashmangshme”.

Sipas tij, linjat ajrore nuk mund të përballojnë për një kohë të gjatë çmimet e larta të karburantit të avionëve, të shkaktuara nga tensionet dhe bllokimet në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët kryesore të furnizimit me naftë në botë.

Megjithëse disa kompani kanë ulur përkohësisht çmimet për të nxitur udhëtimet, Walsh theksoi se kjo situatë nuk do të zgjasë dhe kostot shtesë do të reflektohen te pasagjerët.

“Me kalimin e kohĂ«s Ă«shtĂ« e pashmangshme qĂ« çmimi i lartĂ« i naftĂ«s tĂ« sjellĂ« bileta mĂ« tĂ« shtrenjta”, deklaroi ai pĂ«r BBC.

Britania e Madhe dhe vendet evropiane mbeten shumë të varura nga importet e karburantit nga Gjiri Persik. Për këtë arsye, ekziston frika se gjatë verës mund të ketë vështirësi në furnizim, sidomos në periudhën me fluks të lartë udhëtimesh.

Nga ana tjetër, autoritetet britanike dhe ato evropiane kanë siguruar se aktualisht nuk ka mungesë të karburantit për avionët dhe po punohet për të gjetur alternativa furnizimi.

Sipas Walsh, edhe nëse situata në Ngushticën e Hormuzit normalizohet shpejt, ndikimi në tregun e aviacionit mund të vazhdojë për muaj, madje edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Shteti ku hienat qĂ« “pastrojnĂ«â€ qytetet, bashkĂ«jetojnĂ« prej 500 vitesh me njerĂ«zit

NĂ« qytetin historik tĂ« Hararit nĂ« Etiopi, hienat nuk shihen si kafshĂ« tĂ« rrezikshme, por si pjesĂ« e jetĂ«s sĂ« pĂ«rditshme dhe madje si “pastruese” tĂ« qytetit. Çdo mbrĂ«mje, Abbas Yusuf, njĂ« nga “njerĂ«zit e hienave” tĂ« fundit nĂ« Harar, i ushqen grabitqarĂ«t e egĂ«r me dorĂ«, duke i thirrur me emra dhe duke ruajtur njĂ« traditĂ« qĂ« trashĂ«gohet prej dekadash.

Por përtej traditës së pazakontë, studime të reja tregojnë se hienat luajnë një rol të rëndësishëm ekologjik në qytetet etiopiane. Sipas kërkimeve të drejtuara nga ekologu Gidey Yirga nga Universiteti i Mekelles dhe Universiteti i Sheffieldit, publikuar në CNN, hienat dhe kafshët e tjera pastruese përpunojnë rreth 5 mijë ton mbetje organike në vit vetëm në qytetin Mekelle.

Studiuesit vlerĂ«sojnĂ« se hienat kryejnĂ« afro 90% tĂ« kĂ«tij “pastrimi”, duke ulur kostot e mbetjeve pĂ«r bashkinĂ« me rreth 100 mijĂ« dollarĂ« nĂ« vit. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, ato ndihmojnĂ« nĂ« reduktimin e ndotjes dhe pengojnĂ« pĂ«rhapjen e sĂ«mundjeve tĂ« rrezikshme si antraksi dhe tuberkulozi i gjedhĂ«ve.

NĂ« Harar, bashkĂ«jetesa mes njerĂ«zve dhe hienave daton prej tĂ« paktĂ«n 500 vitesh. Muret e lashta tĂ« qytetit kanĂ« ende hapĂ«sira tĂ« posaçme, tĂ« njohura si “vrimat e hienave”, nga ku kafshĂ«t futen natĂ«n pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar ushqim.

BanorĂ«t vendas i konsiderojnĂ« hienat edhe si mbrojtĂ«se shpirtĂ«rore, pasi sipas besimeve lokale ato largojnĂ« “xhindet” dhe shpirtrat e kĂ«qij.

EkspertĂ«t paralajmĂ«rojnĂ« se zgjerimi urban dhe afrimi i tepĂ«rt i hienave me njerĂ«zit mund tĂ« rrisĂ« rrezikun e sulmeve ndaj bagĂ«tive dhe njerĂ«zve. PavarĂ«sisht kĂ«saj, Abbas Yusuf beson se tradita nuk do tĂ« humbasĂ«. “Kjo marrĂ«dhĂ«nie do tĂ« kalojĂ« brez pas brezi”, thotĂ« ai pĂ«r CNN, ndĂ«rsa pĂ«rgatitet tĂ« ua trashĂ«gojĂ« kĂ«tĂ« praktikĂ« edhe fĂ«mijĂ«ve tĂ« tij.

10:00 Nga Leonard Veizi/ Jan van Ajk, piktori i rilindjes veriore me enigmĂ«n: “Portreti i Arnolfinit”

Nga Leonard Veizi

EkspertĂ«t thonĂ« se ka dy lloje pikturash: nga ato qĂ« mbarojnĂ« sapo i sheh, si dhe ka kryevepra qĂ« nuk mbarojnĂ« kurrĂ« sĂ« lexuari. E tillĂ« Ă«shtĂ« “Portreti i Arnolfinit”, ose “The Arnolfini Portrait” njĂ« nga ato krijime ku sa mĂ« shumĂ« thellohesh, aq mĂ« shumĂ« bindesh se artisti po tĂ« fsheh diçka pas shkĂ«lqimit tĂ« dritĂ«s dhe saktĂ«sisĂ« sĂ« detajit. Jan van Ajk (Jan van Eyck) nuk krijoi vetĂ«m njĂ« portret; ai ndĂ«rtoi njĂ« enigmĂ« vizuale gjashtĂ«shekullore ku çdo objekt mbart njĂ« kod tĂ« dytĂ«, njĂ« gjuhĂ« tĂ« heshtur qĂ« ende na fton ta deshifrojmĂ«.

Portreti Arnolfini nga Jan van Ajk

Një dritare drejt shekullit XV

Në pamje të parë, skena është e thjeshtë: në një dhomë borgjeze në Bryzhe, qëndrojnë një burrë dhe një grua. Ai i mban dorën, ndërsa ajo vesh një fustan jeshil voluminoz, siluetë që në sytë modernë krijon menjëherë përshtypjen e një shtatzënie. Rreth tyre, Van Ajku ka rreshtuar objekte që vetëm në dukje janë të zakonshme: një llambadar bronzi, një qen i vogël, pantofla të hequra dhe portokalle pranë dritares.

Por nĂ« laboratorin artistik tĂ« flamandit tĂ« madh, asgjĂ« nuk Ă«shtĂ« rastĂ«sore. Si njĂ« nga pionierĂ«t e Rilindjes Veriore, – mendohet se lindi rreth vitit 1390 nĂ« zonĂ«n e Maaseik, nĂ« territorin qĂ« sot i pĂ«rket BelgjikĂ«s, – Van Ajku e pĂ«rsosi bojĂ«n e vajit nĂ« atĂ« nivel sa teksturat e leshit, mĂ«ndafshit dhe drurit kanĂ« njĂ« realizĂ«m pothuajse fizik. MegjithatĂ«, magjia e vĂ«rtetĂ« fshihet te pasqyra e rrumbullakĂ«t nĂ« mur.

“Jan van Ajku ishte kĂ«tu”

Detaji mĂ« intrigues mbetet pikĂ«risht ky reflektim. NĂ« pasqyrĂ« shfaqet çifti nga shpina, por edhe dy figura tĂ« tjera qĂ« hyjnĂ« nĂ« dhomĂ«. Mbi tĂ«, piktori ka lĂ«nĂ« njĂ« shĂ«nim tĂ« pazakontĂ«: “Johannes de Eyck fuit hic 1434” e cila nĂ« shqip vjen: Jan van Ajku ishte kĂ«tu, 1434.

Kjo nuk është një firmë e thjeshtë artisti; është një dëshmi. Ky fakt i ka shtyrë historianët e artit drejt tre interpretimeve kryesore:

Kontrata Martese: Piktura mund të ketë shërbyer si një dokument vizual ligjor, ku piktori vepronte si garant dhe dëshmitar i një ceremonie private. Dora e ngritur e burrit ngjan më shumë me një betim solemn sesa me një përshëndetje.

Universi i Simboleve: Çdo element Ă«shtĂ« njĂ« fjalĂ« nĂ« njĂ« fjali morale. Qeni Ă«shtĂ« besnikĂ«ria; pantoflat e hequra tregojnĂ« se po shkelet nĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« shenjtĂ«; qiriri i vetĂ«m i ndezur simbolizon praninĂ« hyjnore. Edhe portokallet, tepĂ«r tĂ« shtrenjta pĂ«r kohĂ«n, nuk tregonin vetĂ«m pasuri, por edhe pastĂ«rtinĂ« e parajsĂ«s.

Memoriali i Heshtur: NjĂ« teori mĂ« melankolike sugjeron se ky mund tĂ« jetĂ« njĂ« portret pas vdekjes. Studiuesit kanĂ« vĂ«nĂ« re se qiriri Ă«shtĂ« i ndezur mbi burrin, por i fikur mbi gruan, – Xhovana Çenami, –  duke e lexuar si njĂ« metaforĂ« mes jetĂ«s dhe vdekjes.

MĂ« shumĂ« se njĂ« “kamera” e kohĂ«s

Shpesh dëgjojmë të thuhet se Van Ajku ishte për pikturën atë që kamera do të ishte më vonë për fotografinë: një makinë precize për të kapur botën. Por ky krahasim, ndonëse i saktë teknikisht, mbetet i mangët në rrafshin shpirtëror.

Kamera kap atĂ« qĂ« ndodhet para objektivit, ndĂ«rsa Van Ajku kap atĂ« qĂ« ndodhet prapa realitetit. Ai nuk mjaftohet me pasqyrimin e rrudhave, lotĂ«ve apo reflektimit nĂ« sy; ai u jep atyre peshĂ« metafizike. MadhĂ«shtia e tij qĂ«ndron te guximi pĂ«r ta bĂ«rĂ« pikturĂ«n tĂ« konkurrojĂ« me vetĂ« realitetin, duke na lĂ«nĂ« pas njĂ« “dritare” qĂ«, ndonĂ«se Ă«shtĂ« e hapur prej vitit 1434, ende na mban pezull me misterin e saj.

Jan van Ajku na mĂ«soi se realizmi i vĂ«rtetĂ« nuk Ă«shtĂ« thjesht kopjimi i botĂ«s, por vĂ«zhgimi i saj me njĂ« saktĂ«si aq tĂ« dhimbshme, sa detaji tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« poezi. GjashtĂ« shekuj mĂ« pas, “Portreti Arnolfini” mbetet prova se arti i vĂ«rtetĂ« nuk ka nevojĂ« pĂ«r fjalĂ« pĂ«r tĂ« treguar njĂ« histori pafund, por vetĂ«m pĂ«r njĂ« pasqyrĂ«, njĂ« dritĂ« dhe njĂ« dĂ«shmitar qĂ« guxon tĂ« thotĂ«: “UnĂ« isha kĂ«tu”.

09:50 Taksitë nën vëzhgim në Tiranë, kontrolle të fshehta për tarifat pa taksimetër

Një kontroll i pazakontë duket se ka nisur në tregun e taksive në Tiranë. Sipas drejtuesve të mjeteve taksi në kryeqytet, inspektimet janë shtuar javët e fundit, ndërsa në disa raste kontrollorët prezantohen fillimisht si klientë të zakonshëm për të verifikuar nëse udhëtimi kryhet me taksimetër aktiv apo me çmime të negociuara informalisht.

Fenomeni vjen në një kohë kur ankesat e qytetarëve për tarifa arbitrare dhe mungesë transparence në transportin urban me taksi mbeten të shpeshta.

Sipas rregullave të shërbimit taksi në Shqipëri, çdo mjet duhet të jetë i pajisur me taksimetër të verifikuar dhe të plombuar nga autoritetet përkatëse, dokument që kërkohet edhe për licencimin e aktivitetit nga Bashkia e Tiranës.

Në praktikë, një pjesë e tregut funksionon ende me marrëveshje verbale për çmimin, sidomos në zonat turistike, aeroport, gjatë orëve të vona apo për klientët e huaj. Kjo krijon një ekonomi gri brenda shërbimit taksi, ku tarifa reale shpesh nuk reflektohet në sistem dhe mbetet jashtë monitorimit fiskal.

Operatorët e tregut thonë se kontrollet janë bërë më të shpeshta gjatë javëve të fundit, ndërsa fokusi kryesor mbetet aktivizimi i taksimetrit dhe respektimi i tarifave të deklaruara. Në disa raste, sipas tyre, verifikimet kryhen përmes personave që paraqiten fillimisht si pasagjerë të zakonshëm.

Tregu i taksive në Tiranë është zgjeruar ndjeshëm vitet e fundit, i nxitur nga turizmi, aplikacionet dixhitale dhe rritja e lëvizshmërisë urbane. Por paralelisht janë shtuar edhe debatet për konkurrencën informale, mungesën e standardizimit të tarifave dhe shmangien e përdorimit të taksimetrit në një pjesë të tregut.

Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria e Transportit dhe Trafikut Rrugor, Tirana ka rreth 2850 mjete të licencuara dhe 130 subjekte juridike që operojnë në kryeqytet deri vitin e shkuar.

Bazuar në të dhënat e Cens 2023 për popullsinë banuese, kryeqyteti shqiptar ka aktualisht 4.8 taksi për çdo 1,000 banorë. Kjo shifër e rendit Tiranën ndër vendet me numrin më të lartë në Europë dhe në Ballkan, teksa ia kalon vetëm Podgorica (4.9). Pas kryeqytetit shqiptar vjen Sarajeva (4.6). Në Europë, kryeqyteti më i ngarkuar është Parisi, me 8.5 taksi për 1 mijë banorë./ Monitor/kb

09:45 Transporti publik kĂ«rkon zgjatje tĂ« kompensimit pĂ«r naftĂ«n: Çmimet e larta po rrezikojnĂ« shĂ«rbimin

Nga fillimi i konfliktit në Iran çmimet e karburanteve në vend prej gati tre muajsh vijojnë të mbeten në nivele të larta, duke ndikuar në koston e operatorëve të transportit publik.

Me qĂ«llim qĂ« operatorĂ«t tĂ« mos gjenden shumĂ« shpejt nĂ« pamundĂ«si financiare pĂ«r pĂ«rballimin e kostove nga çmimet e larta tĂ« naftĂ«s, kĂ«rkohet zgjatja edhe me 3 muaj e periudhĂ«s sĂ« pĂ«rfitimit tĂ« kompensimit, konkretisht pĂ«r muajt korrik–shtator.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua vendimi për dhënie kompensimi të naftës në nivelin e 50 lekëve për litër për një afat 3 mujor nga muaji mars deri në maj.

Në letrën drejtuar qeverisë, përfshirë ministrisë së Pushtetit Vendor, Ministrisë së Financave, Minsitrisë së Energjetikës, Shoqata e Transportit Publik Qytetas, në përfaqësim të operatorëve të transportit publik qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas ka kërkuar zgjatjen e afatit të zbatimit të kësaj mase mbështetëse edhe për një periudhë shtesë prej 3 muajsh.

“NĂ« kushtet kur karburanti pĂ«rbĂ«n njĂ« nga kostot kryesore tĂ« aktivitetit tĂ« transportit publik, vazhdimĂ«sia e çmimeve tĂ« larta ka sjellĂ« rĂ«ndim tĂ« ndjeshĂ«m tĂ« barrĂ«s ekonomike pĂ«r subjektet transportuese, duke vĂ«shtirĂ«suar pĂ«rmbushjen e detyrimeve financiare dhe garantimin e vazhdimĂ«sisĂ« normale tĂ« shĂ«rbimit publik ndaj qytetarĂ«ve.

Kështu, kërkojmë marrjen e masave për zgjatjen e afatit të kompensimit financiar në masën 50 lekë/litër karburant edhe për periudhën korrik-shtator 2026, duke vijuar me të njëjtat procedura, kritere dhe dokumentacion të përcaktuar në aktin normativ në fuqi.

Gjithashtu, vlerĂ«sojmĂ« se vazhdimi i kĂ«saj mase mbĂ«shtetĂ«se Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m pĂ«r tĂ« garantuar vijimĂ«sinĂ« dhe stabilitetin e shĂ«rbimit tĂ« transportit publik; shmangien e reduktimit tĂ« flotĂ«s dhe frekuencave tĂ« shĂ«rbimit; mbrojtjen e interesit qytetar dhe pĂ«rballueshmĂ«rinĂ« e transportit publik; ruajtjen e balancĂ«s financiare tĂ« operatorĂ«ve tĂ« licencuar tĂ« sektorit”, theksohet nĂ« letĂ«r.

Para miratimit të dhënies së kompensimit për përballimin e kostove nga rritja e çmimeve të naftës, nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban u dërguan disa letra ministrisë së Ekonomisë, ministrisë së Financave dhe Bashkive për vështirësitë financiare që po shkakton çmimi i lartë i naftës te operatorët e transportit publik.

Më 1 Prill operatorët zhvilluan një takim edhe me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ku u kërkua të zbatohet skema e ngjashme e vitit 2022, ku për shkak të krizës së çmimeve operatorët u kompensuan 6 muaj për naftën me 100 lekë për litër.

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre operatorët bllokuan për gati dy ditë edhe lëvizjen e qytetarëve me autobusa në Tiranë dhe rrethe, duke reduktuar numrin e mjeteve deri në 60%./Monitor-A.D

09:35 Skandal në Gjermani, pediatri akuzohet për 130 raste abuzimi seksual me fëmijë

Një skandal ka tronditur Gjermaninë, pasi Zyra e Prokurorit në Potsdam ka ngritur akuza ndaj një pediatri 45-vjeçar nga Brandenburg për 130 raste të dyshuara abuzimi seksual dhe përdhunimi të të miturve.

Sipas prokurorisë, mjeku dyshohet se ka kryer shumicën e krimeve gjatë ushtrimit të profesionit të tij, përgjatë një periudhe rreth 12-vjeçare, nga dhjetori 2013 deri në nëntor 2025.

Autoritetet bëjnë me dije se pediatri ndodhet në paraburgim që prej nëntorit të vitit të kaluar, pasi nëna e një fëmije ngriti akuza të rënda ndaj tij.

Në janar të këtij viti u zbulua se mjeku kishte abuzuar seksualisht me një të mitur ndërsa punonte në një spital në Rathenow, në perëndim të Berlinit.

Pas denoncimit, policia kreu kontrolle dhe sekuestroi pajisje të shumta elektronike për ruajtjen e të dhënave, ndërsa prokuroria nisi një hetim të gjerë për identifikimin e viktimave të tjera të mundshme.

Sipas autoriteteve gjermane, rreziku i përsëritjes së krimeve ishte një nga arsyet kryesore për mbajtjen e tij në paraburgim.

Ndërkohë, Havelland Clinics njoftoi se ka nisur një hetim të brendshëm dhe do të rishikojë procedurat e sigurisë në institucionet e saj.

Grupi spitalor pranoi se gjatĂ« njĂ« vizite mjekĂ«sore ishte shkelur parimi i “pranisĂ« sĂ« dyfishtĂ«â€, qĂ« kĂ«rkon praninĂ« e dy personave gjatĂ« ekzaminimit tĂ« fĂ«mijĂ«ve.

“Akuzat dĂ«mtojnĂ« besimin e pacientĂ«ve dhe familjeve tĂ« tyre”, deklaroi drejtori mjekĂ«sor, Mike Lehsnau./kb

09:30 Ambasadori britanik: “Non grata” e BerishĂ«s nuk Ă«shtĂ« politike, por ligjore

Nicholas Abbott ka deklaruar se çështja e “non gratĂ«s” pĂ«r liderin e opozitĂ«s Sali Berisha nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar mbetet nĂ« fuqi, duke theksuar se ajo nuk Ă«shtĂ« njĂ« çështje politike, por ligjore.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r emisionin “Off The Record” me Andrea Danglli nĂ« A2 CNN, ambasadori i BritanisĂ« sĂ« Madhe u shpreh se statusi aktual mund tĂ« ndryshojĂ« vetĂ«m nĂ« rast tĂ« njĂ« sfide ligjore.

A Ă«shtĂ« “non grata” njĂ« çështje e mbyllur pĂ«rfundimisht?

“NĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar njĂ« çështje e tillĂ« nuk Ă«shtĂ« politike, Ă«shtĂ« njĂ« çështje ligjore. Pra, pĂ«r sa mĂ« pĂ«rket mua, vetĂ«m nĂ«qoftĂ«se mund tĂ« ketĂ« ndonjĂ« sfidĂ« ligjore, do tĂ« mbetet si e tillĂ«â€, deklaroi ambasadori britanik.

I pyetur nëse mund të ketë rishikime apo masa të ngjashme për politikanë të tjerë shqiptarë, Abbott dha një përgjigje më diplomatike.

“ËshtĂ« njĂ« pyetje qĂ« shpesh mĂ« bĂ«het dhe nuk e di çfarĂ« pĂ«rgjigje tĂ« jap”, tha ai.

Gjatë intervistës, ambasadori britanik u pyet edhe për rolin e opozitës dhe raportet me Partinë Demokratike.

“Opozita nĂ« Parlament dhe partitĂ« opozitare kanĂ« njĂ« rol kyç pĂ«r tĂ« luajtur
 Opozita duhet tĂ« jetĂ« aty pĂ«r tĂ« sfiduar qeverinĂ« dhe pĂ«r tĂ« ofruar alternativa”, tha ai, duke shtuar se shpesh opozita nĂ« ShqipĂ«ri â€œĂ«shtĂ« mĂ« shumĂ« e fokusuar te bllokimi sesa te alternativat”.

Sa i përket sjelljes së klasës politike shqiptare, ambasadori britanik theksoi:

“Mendoj se shqetĂ«simi im mĂ« i madh do tĂ« ishte qĂ« shpeshherĂ« klasa politike kapet me tĂ« kaluarĂ«n
 dhe realiteti i botĂ«s ku jetojmĂ« Ă«shtĂ« qĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« problemet qĂ« na prekin janĂ« pĂ«rtej asaj çfarĂ« ne shohim me sy”.

Intervista e ambasadorit britanik vjen nĂ« njĂ« moment kur debati pĂ«r raportet e politikĂ«s shqiptare me partnerĂ«t perĂ«ndimorĂ«, çështjen e “non gratave” dhe tĂ« ardhmen e opozitĂ«s vijon tĂ« mbetet pjesĂ« e fortĂ« e diskutimit publik nĂ« vend./A.D

09:20 “MarrĂ«dhĂ«niet me Izraelin janĂ« publike”/ Emiratet e Bashkuara Arabe mohojnĂ« vizitĂ«n sekrete tĂ« Netanyahut

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë mohuar raportet se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vizituar së fundmi vendin.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Emirateve, mbretëria tha se marrëdhëniet me Izraelin janë publike dhe nuk bazohen në marrëveshje jotransparente ose jozyrtare.

Deklarata vjen pasi zyra e Netanyahut tha se ai kishte zhvilluar një takim sekret me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku Izraeli pretendoi se të dy vendet kishin arritur një përparim historik në marrëdhënie.

“Çdo pretendim nĂ« lidhje me vizita tĂ« panjoftuara ose marrĂ«veshje tĂ« pazbuluara Ă«shtĂ« tĂ«rĂ«sisht i pabazuar, pĂ«rveç nĂ«se njoftohet zyrtarisht nga autoritetet pĂ«rkatĂ«se nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e MinistrisĂ« sĂ« Jashtme tĂ« Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe.
Gazeta amerikane “The Wall Street Journal” kishte raportuar mĂ« herĂ«t se shefi i Mossadit, Dedi Barnea, bĂ«ri tĂ« paktĂ«n dy vizita nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe gjatĂ« luftĂ«s me Iranin pĂ«r tĂ« koordinuar veprimet ushtarake. /Kb

09:15 “Je shumĂ« e bukur”/ Mesazhi i Macron pĂ«r aktoren iraniane, reagon pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« Brigitte: “Nuk ia kontrolloj kurrĂ« telefonin”

Një libër i ri i gazetarit të revistës franceze Paris Match, Florian Tardif, ka shkaktuar debat në Francë, pasi zbulon prapaskena të marrëdhënies mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte Macron.

Në librin me titull Një çift (pothuajse) perfekt, autori pretendon se episodi i bujshëm i majit 2025 në aeroportin e Hanoi, ku Brigitte Macron u filmua duke goditur lehtë presidentin francez, lidhej me mesazhe të shkëmbyera mes Emmanuel Macron dhe aktores iraniane Golshifteh Farahani.

Sipas Tardif, Brigitte Macron kishte parĂ« mesazhe nĂ« telefonin e presidentit francez, ku ai i shkruante aktores iraniane: “Je shumĂ« e bukur”.

Megjithatë, zyra e Zonjës së Parë franceze ka mohuar kategorikisht këtë version.

Një zëdhënëse e Brigitte Macron deklaroi për Le Parisien se ajo kishte folur drejtpërdrejt me autorin më 5 mars dhe kishte hedhur poshtë pretendimet lidhur me mesazhet.

“Brigitte Macron e mohoi kategorikisht kĂ«tĂ« informacion dhe sqaroi se ajo nuk e kontrollon kurrĂ« telefonin celular tĂ« bashkĂ«shortit tĂ« saj”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«sja.

Sipas saj, ky qëndrim i Brigitte Macron nuk është reflektuar në libër.

Florian Tardif këmbëngul se incidenti në Vietnam kishte si shkak mesazhet në telefonin e Emmanuel Macron.

“Brigitte Macron pa njĂ« mesazh nga njĂ« person i njohur, aktorja iraniane Golshifteh Farahani”, tha gazetari gjatĂ« njĂ« interviste radiofonike.

Ai shtoi se kishte bërë verifikime të shumta për informacionin dhe se nuk bëhej fjalë për thashetheme.

“E pĂ«rmend emrin sepse nĂ« Paris qarkullonin shumĂ« zĂ«ra. Ajo qĂ« kam shkruar nuk Ă«shtĂ« thashethem. Ia bĂ«ra tĂ« qartĂ« edhe Pallatit Elysee se ky nuk Ă«shtĂ« versioni i tyre”, u shpreh ai.

Tardif pretendon gjithashtu se Macron kishte krijuar njĂ« “afrim platonik” me aktoren iraniane gjatĂ« disa muajve.

“Mesazhet qĂ« mĂ« janĂ« treguar ishin mjaft intime, tĂ« tipit ‘je shumĂ« e bukur’”, deklaroi gazetari.

Sipas tij, këto mesazhe krijuan tensione në çift, të cilat kulmuan me debatin e filmuar në aeroportin e Hanoit.

Gazetari shtoi se Pallati ÉlysĂ©e Palace mĂ« vonĂ« u pendua pĂ«r mĂ«nyrĂ«n si reagoi publikisht ndaj episodit.

“Sot ata mendojnĂ« se mund ta kishin menaxhuar ndryshe situatĂ«n, duke krijuar imazhin e njĂ« çifti normal dhe jo tĂ« njĂ« çifti perfekt”, tha Tardif./A.D

09:05 Hantavirus mund të përhapet midis njerëzve/ Ja pse nuk është COVID-i i radhës

Shpërthimi i virusit të Andeve në anijen turistike MV Hondius ka rikthyer kujtimet e pandemisë së COVID-19 dhe ka ngritur shqetësime për një tjetër krizë globale shëndetësore.

MegjithatĂ«, ekspertĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« dhe Organizata BotĂ«rore e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« theksojnĂ« se, ndonĂ«se virusi Ă«shtĂ« i rrezikshĂ«m, ai nuk ka potencialin pĂ«r t’u kthyer nĂ« njĂ« pandemi si COVID-i.

Deri më 11 maj, autoritetet shëndetësore evropiane kanë raportuar nëntë raste të lidhura me anijen turistike, mes tyre shtatë raste të konfirmuara dhe dy të dyshuara, ndërsa tre persona kanë humbur jetën.

Pesë australianë dhe një shtetas nga Zelanda e Re do të riatdhesohen në Australi, ku do të vendosen fillimisht në karantinë në Qendrën për Rezistencë Kombëtare pranë bazës ushtarake RAAF Pearce në Australinë Perëndimore.

Virusi i Andeve bën pjesë në grupin e hantaviruseve, të cilët zakonisht transmetohen nga brejtësit tek njerëzit përmes urinës, jashtëqitjes ose pështymës së kontaminuar.

Ndryshe nga shumica e hantaviruseve, virusi i Andeve mund të transmetohet edhe nga njeriu tek njeriu, por ekspertët sqarojnë se kjo ndodh rrallë dhe vetëm në kushte të caktuara.

Sipas specialistëve, transmetimi kërkon kontakt shumë të afërt dhe të zgjatur, kryesisht në ambiente të mbyllura, të mbipopulluara dhe të paajrosura mirë. Kjo e dallon ndjeshëm nga SARS-CoV-2, virusi që shkaktoi COVID-19, i cili përhapej shumë më lehtë përmes ajrit dhe edhe nga persona pa simptoma.

Ekspertët shpjegojnë se virusi i Andeve ka një periudhë të gjatë inkubacioni dhe përhapja e tij është shumë më e kufizuar.

Ndërsa COVID-19 shkaktoi pandemi globale për shkak të transmetimit të shpejtë, hantavirusi i Andeve ka prodhuar vetëm shpërthime të izoluara.

Simptomat fillestare përfshijnë ethe, dhimbje koke, lodhje, dhimbje muskujsh dhe të përziera. Në rastet më të rënda, sëmundja mund të përparojë në sindromën pulmonare të hantavirusit, një komplikacion serioz që shkakton vështirësi të mëdha në frymëmarrje dhe mund të jetë fatal.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon monitorim të personave të ekspozuar deri në 42 ditë pas kontaktit të fundit të mundshëm me virusin.

Autoritetet australiane kanë bërë të ditur se pasagjerët e kthyer do të qëndrojnë fillimisht tre javë në karantinë dhe më pas do të vijojnë të monitorohen.

Aktualisht nuk ekziston një trajtim specifik antiviral apo vaksinë kundër virusit të Andeve. Kujdesi mjekësor fokusohet në mbështetjen e frymëmarrjes dhe menaxhimin e komplikacioneve.

Megjithatë, ekspertët vlerësojnë reagimin e shpejtë të komunitetit shkencor. Laboratorët zviceranë arritën të sekuencojnë kodin gjenetik të virusit brenda pak ditësh dhe ta shpërndajnë atë publikisht, duke ndihmuar identifikimin më të shpejtë të rasteve të dyshuara dhe kontrollin e shpërthimit.

Pavarësisht alarmit, specialistët insistojnë se virusi i Andeve nuk përbën një kërcënim pandemik të ngjashëm me COVID-19, pasi transmetimi i tij është shumë më i kufizuar dhe kërkon kushte specifike për përhapje./ kb

09:00 Histori/ 1948 – Lindja e Izraelit dhe shpĂ«rthimi i luftĂ«s sĂ« parĂ« arabo-izraelite

Më 14 maj 1948, në një sallë të thjeshtë në Tel Aviv, u lexua një dokument që do të ndryshonte përgjithmonë historinë e Lindjes së Mesme. Pas dekadash tensioni, emigrimi hebre dhe përplasjesh politike nën administrimin britanik të Palestinës, u shpall zyrtarisht krijimi i shtetit të Izraelit.

Njeriu që lexoi deklaratën ishte David Ben-Gurion, udhëheqësi i lëvizjes sioniste dhe figura më e rëndësishme politike e hebrenjve në Palestinë në atë kohë. Ai shpalli formimin e një qeverie të përkohshme dhe u vendos në krye të shtetit të ri si kryeministri i parë i Izraelit.

Deklarata e pavarësisë nuk ishte vetëm një akt politik. Për hebrenjtë, ajo përfaqësonte përmbushjen e një ëndrre shekullore për rikthimin në një shtet të vetin, veçanërisht pas tmerrit të Holokaustit gjatë Lufta e Dytë Botërore, ku miliona hebrenj u shfarosën nga regjimi nazist.

Por për botën arabe, krijimi i Izraelit u pa si një padrejtësi historike dhe si humbje e tokave palestineze. Vetëm pak orë pas shpalljes së pavarësisë, ushtritë e Egjiptit, Jordanisë, Sirisë, Irakut dhe Libanit hynë në luftë kundër shtetit të sapokrijuar.

Kështu nisi Lufta Arabo-Izraelite e vitit 1948.

Izraeli, edhe pse i sapokrijuar dhe me burime tĂ« kufizuara, arriti tĂ« organizonte shpejt forcat e veta ushtarake. Luftimet ishin tĂ« ashpra dhe tĂ« pĂ«rgjakshme. Qytete u bombarduan, fshatra u zbrazĂ«n dhe qindra mijĂ«ra palestinezĂ« u larguan ose u dĂ«buan nga shtĂ«pitĂ« e tyre — njĂ« ngjarje qĂ« palestinezĂ«t e kujtojnĂ« si “Nakba”, katastrofa.

Nga ana tjetër, izraelitët e panë mbijetesën e shtetit të tyre si një mrekulli politike dhe ushtarake. Kur armëpushimet u nënshkruan në vitin 1949, Izraeli jo vetëm kishte mbijetuar, por kishte zgjeruar territorin përtej asaj që parashikonte plani i ndarjes i Kombeve të Bashkuara.

Krijimi i Izraelit dhe lufta e vitit 1948 shënuan fillimin e një konflikti që vazhdon të ndikojë politikën botërore edhe sot. Për hebrenjtë, ishte lindja e një shteti pas shekujsh persekutimi. Për palestinezët dhe shumë vende arabe, ishte fillimi i humbjes dhe i një plage historike ende të hapur.

Përgatiti: L.Veizi

09:00 Alarm nga inspektimet, mbetjet spitalore ruheshin në tualete dhe korridore

Mbetje spitalore të grumbulluara në korridore dhe tualete, pavijone që nuk plotësojnë standardet bazë të higjienës, mungesë ujit të rrjedhshëm dhe klinika që operojnë me dokumentacion të paplotë.

Kjo është panorama që del nga kontrollet e kryera gjatë vitit 2025 në spitale, qendra shëndetësore dhe klinika dentare në vend, ku inspektorët kanë evidentuar probleme që prekin drejtpërdrejt sigurinë dhe kushtet e trajtimit të pacientëve.

Të dhënat e marra nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor tregojnë se gjatë vitit 2025 u kryen mijëra inspektime në institucionet publike dhe private të kujdesit shëndetësor, ku ndër problematikat më të forta rezulton menaxhimi i mbetjeve spitalore. Në disa raste, mbetjet e rrezikshme ruheshin në ambiente të papërshtatshme, në korridore apo tualete, madje në të njëjtën hapësirë me mbetjet urbane dhe pajisjet e pastrimit.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 u kryen 4.993 inspektime shëndetësore, nga të cilat 4.882 ishin inspektime dhe 111 ri inspektime. Nga kontrollet janë vendosur 13 gjoba, 11 vendime të ndërmjetme për masa urgjente dhe 296 paralajmërime.

NjĂ« nga gjetjet mĂ« tĂ« forta lidhet me mĂ«nyrĂ«n e trajtimit tĂ« mbetjeve spitalore. ISHSH evidenton se nĂ« disa raste grumbullimi i mbetjeve kryhej “nĂ« kundĂ«rshtim me kriteret e pĂ«rcaktuara”, nĂ« ambiente tĂ« papĂ«rshtatshme, korridore dhe tualete, madje nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n hapĂ«sirĂ« ku depozitoheshin edhe mbetjet urbane apo setet e pastrimit. Raporti evidenton gjithashtu mungesĂ« infrastrukture pĂ«r transportimin dhe magazinimin e mbetjeve tĂ« rrezikshme brenda territorit tĂ« spitaleve.

Një tjetër konstatim lidhej me mungesën e trajnimit të personelin që merrej me trajtimin e mbetjeve spitalore, si dhe mungesë të pajisjeve mbrojtëse. Në disa institucione nuk respektohej procedura për ndarjen në burim dhe etiketimin e mbetjeve spitalore.

Problematikat nuk kufizohen vetëm te mbetjet. Raporti përmend mangësi në pavijone dhe shërbime urgjence, ku në disa raste nuk respektohej sipërfaqja minimale për pacientët sipas standardeve të përcaktuara. Po ashtu, recepsionet dhe ambientet e triazhimit në urgjenca rezultonin vetëm pjesërisht në përputhje me standardet higjieno sanitare.

ISHSH evidenton gjithashtu mungesa në dokumentacion, protokolle dhe rregullore të brendshme funksionimi në disa spitale dhe klinika. Në subjektet e kujdesit shëndetësor parësor janë konstatuar mungesë e ujit të rrjedhshëm, amortizim i rrjetit elektrik, lagështirë, mungesë pajisjesh mjekësore dhe mungesë kontratash për evadimin e mbetjeve spitalore./monitor.al-A.D

Ilir Daja shpallet “mbret” i trajnerĂ«ve nĂ« ShqipĂ«ri, maestro i Dinamos lĂ« pas edhe ikonĂ«n Mirel Josa –

✇27.al
By: 27

Dinamo ia doli qĂ« tĂ« triumfonte me shifrat 3-2 pĂ«rballĂ« Egnatias mbrĂ«mjen e djeshme, nĂ« finalen e KupĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«. KĂ«shtu, “NĂ«ndetĂ«sja” arriti qĂ« tĂ« korrte kĂ«tĂ« trofe prestigjioz pĂ«r herĂ« tĂ« 15-tĂ« nĂ« historinĂ« e klubit.

Mirëpo, një natë tejet e veçantë ishte edhe për trajnerin Ilir Daja. Ky i fundit bëhet trajneri shqiptar me më shumë trofe, duke parakaluar Mirel Josën. Deri në prag të finales Dinamo-Egnatia, Josa dhe Daja ishin në balotazh, me nga 12 trofe të fituar secili si trajnerë.

MegjithatĂ«, ajo fitore mes spektaklit tĂ« 5 golave mbrĂ«mjen e djeshme, pĂ«rveç se i dha Ilir DajĂ«s kĂ«naqĂ«si ekipore pĂ«r suksesin e Dinamos, e “kurorĂ«zoi” atĂ« dhe si mbret tĂ« trajnerĂ«ve. KĂ«shtu, Daja parakalon njĂ« emĂ«r tĂ« madh tĂ« trajnimit nĂ« ShqipĂ«ri, si profesor Josa.

Kujtojmë që Ilir Daja trofeun e parë e ka fituar me KF Elbasanin, titullin kampion në sezonin 2005/2006. Më tej, 59-vjeçari ka fituar 2 trofe me Skënderbeun, 4 me Dinamon dhe 6 të tjera me skuadrën e Ballkanit, ekipit nga Theranda që militon në Superligën e Kosovës.

 

Nafta kontrabandĂ« nĂ« gjirin e DurrĂ«sit, si tentoi Rusia tĂ« anashkalonte sanksionet dhe financonte luftĂ«n –

✇27.al
By: 27

Në një ditë të ngrohtë dimri të shkurtit të vitit 2023, një anije-cisternë nafte që lundronte me emrin Grace Felix mbërriti në gjirin e Durrësit, duke transportuar 21 mijë tonë gazoil.

Dokumentet që mbante kapiteni rus i anijes deklaronin se karburanti kishte origjinë nga Azerbajxhani, por autoritetet shqiptare dyshuan se itinerari dhe të dhënat e lëvizjes së saj në Mesdhe tregonin një tjetër histori.

Ngarkesa ishte transferuar nĂ« bordin e Grace Felix nĂ« Gjirin e LakonisĂ«, pranĂ« brigjeve tĂ« GreqisĂ«, nga njĂ« tjetĂ«r anije-cisternĂ« qĂ« ishte nisur disa javĂ« mĂ« herĂ«t nga porti rus Novorossiysk, nĂ« Detin e Zi. Transferimi nga njĂ« anije nĂ« njĂ« tjetĂ«r – njĂ« praktikĂ« e pĂ«rdorur shpesh pĂ«r tĂ« fshehur origjinĂ«n e ngarkesĂ«s – ngriti dyshime se nafta ishte nĂ« fakt ruse dhe, si e tillĂ«, subjekt i sanksioneve.

Anija u ndalua dhe ngarkesa e saj iu nënshtrua inspektimeve.

Kjo nuk do të ishte hera e fundit që Grace Felix, e riemërtuar më pas Mestral, do të dyshohej për transportim të paligjshëm të produkteve energjetike ruse, tregtia e të cilave kufizohet nga sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e G7+.

ShĂ«rbimet ukrainase tĂ« inteligjencĂ«s e akuzojnĂ« kompaninĂ« administruese tĂ« anijes, Cymare Shipmanagement Ltd, si dhe personat qĂ« qĂ«ndrojnĂ« pas saj, se janĂ« pjesĂ« e sĂ« ashtuquajturĂ«s “flota hije” ruse [shadow fleet], njĂ« burim kyç tĂ« ardhurash pĂ«r makinerinĂ« ushtarake tĂ« Kremlinit nĂ« UkrainĂ«.

Në vitin 2025, autoritetet ukrainase vendosën sanksione ndaj anijes-cisternë dhe kapitenit të saj, duke i përfshirë në një listë të zezë të hartuar nga Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës, GUR.

Kjo listë përfshin qindra anije të dyshuara për transportimin e produkteve energjetike ruse, armëve dhe drithërave të vjedhura nga territoret ukrainase të pushtuara.

Të paktën një duzinë prej tyre kanë vizituar portet shqiptare që prej nisjes së pushtimit të plotë rus në shkurt të vitit 2022, duke ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e sanksioneve të vendosura nga qeveria shqiptare kundër Moskës.

Zbatimi i kufizimeve tregtare ndaj Rusisë dhe produkteve të saj energjetike mbetet një sfidë për komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht për Shqipërinë, e cila ndërkohë e ka dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë me tone të ashpra.

“Vende si ShqipĂ«ria, ku gjurmimi i naftĂ«s kontrabandĂ« nuk Ă«shtĂ« nĂ« nivelet mĂ« tĂ« mira
 janĂ« vulnerabĂ«l pĂ«r naftĂ«n kontrabandĂ« qĂ« mund tĂ« vijĂ« nga Rusia.,” tha Ledion Krisafi, studiues i marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rkombĂ«tare.

“Por, nĂ« thelb, pĂ«r tregun shqiptar nuk ka shumĂ« rĂ«ndĂ«si nĂ«se Ă«shtĂ« naftĂ« ruse kontrabandĂ« apo nga ndonjĂ« vend tjetĂ«r, sido qĂ« tĂ« jetĂ« ngelet kontrabandĂ« dhe institucionet duhet tĂ« bĂ«jnĂ« punĂ«n e tyre.”

PĂ«rmes njĂ« avokati, Cymare Shipmanagement Ltd mohoi kategorikisht akuzat ukrainase qĂ« lidhin anijet e saj me njĂ« “flotĂ« hije” ruse.

“Nuk ka absolutisht asnjĂ« bazĂ« pĂ«r pretendimet se anija ‘Mestral’ (ish-‘Grace Felix’) apo ndonjĂ« anije tjetĂ«r e administruar nga Cymare Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« aktivitete qĂ« bien ndesh me rregulloret dhe kĂ«rkesat e sanksioneve tĂ« Bashkimit Evropian, MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar apo Shteteve tĂ« Bashkuara,” tha kompania nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje me shkrim.

Duke kritikuar ndalimin e anijes-cisternë në Shqipëri në vitin 2023, Cymare theksoi se asnjë akuzë apo procedurë formale nuk ishte ngritur ndonjëherë kundër anijes, pronarëve apo ekuipazhit të saj.

“Nuk kishte asnjĂ« provĂ« qĂ« tĂ« tregonte se nafta nĂ« bordin e ‘Grace Felix’ ishte me origjinĂ« ruse dhe testet zyrtare tĂ« kryera nga organi shtetĂ«ror pĂ«rkatĂ«s treguan tĂ« kundĂ«rtĂ«n,” deklaroi kompania. “Anija dhe pronarĂ«t e ngarkesĂ«s sĂ« saj kanĂ« pĂ«suar humbje tĂ« konsiderueshme gjatĂ« kĂ«saj periudhe.”

Sanksionet ndaj energjisë

NĂ« prill, Bashkimi Evropian miratoi paketĂ«n e njĂ«zetĂ« tĂ« sanksioneve kundĂ«r RusisĂ«, kĂ«tĂ« herĂ« tĂ« pĂ«rqendruar tek e ashtuquajtura “flotĂ« hije”. Deri tani, blloku ka futur nĂ« listĂ«n e zezĂ« mĂ« shumĂ« se 630 anije, kryesisht cisterna tĂ« vjetra me struktura pronĂ«sie jo transparente, duke ua ndaluar hyrjen nĂ« portet evropiane. NjĂ« embargo mbetet nĂ« fuqi pĂ«r importet detare tĂ« naftĂ«s ruse dhe nĂ«nprodukteve tĂ« saj, ndĂ«rsa vendet e G7+, pĂ«rfshirĂ« KanadanĂ«, JaponinĂ« dhe BritaninĂ«, kanĂ« vendosur njĂ« tavan çmimi prej 44 dollarĂ«sh pĂ«r fuçi pĂ«r blerjet e naftĂ«s ruse.

Elisabeth Braw, studiuese e lartĂ« nĂ« Atlantic Council nĂ« Uashington, tha se “flota hije” Ă«shtĂ« thelbĂ«sore qĂ« Rusia tĂ« vazhdojĂ« shitjen e eksportit tĂ« saj kryesor.

“Rusia mund tĂ« eksportojĂ« ligjĂ«risht naftĂ« nĂ«n çmimin tavan tĂ« vendosur, por kjo Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« pak fitimprurĂ«se ose gjeneron tĂ« ardhura tĂ« kufizuara,” tha Braw. Me “flotĂ«n hije”, Rusia mund tĂ« transportojĂ« dhe eksportojĂ« naftĂ« mbi kufirin e lejuar tĂ« çmimit.”

“Prandaj Ă«shtĂ« e qartĂ« se Rusia ka interes tĂ« madh nĂ« pĂ«rdorimin e kĂ«saj flote.”

Gonzalo Saiz Erausquin, studiues në Royal United Services Institute në Londër, tha se flota është zgjeruar në mënyrë eksponenciale që prej sanksioneve të vendosura në vitin 2022.

“VlerĂ«sohet se flota hije e RusisĂ« mund tĂ« pĂ«rbĂ«het nga rreth njĂ« mijĂ« anije,” tha Saiz Erausquin pĂ«r BIRN, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se numri mund tĂ« luhatet pasi disa prej anijeve u shĂ«rbejnĂ« edhe vendeve tĂ« tjera nĂ«n sanksione, si Irani.

Saiz Erausquin tha se Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« pĂ«rcaktohet sasia e naftĂ«s qĂ« transportohet nga kjo flotĂ« apo tĂ« ardhurat qĂ« ajo gjeneron pĂ«r RusinĂ«, por shtoi: “NĂ« kulmin e saj, ajo transportonte rreth 80 pĂ«r qind tĂ« naftĂ«s bruto ruse tĂ« eksportuar nĂ« rrugĂ« detare.”

Gjurmimi i lidhjeve mes flotĂ«s hije ruse dhe shtetit mbetet njĂ« nga sfidat kryesore pĂ«r hetuesit, tha Saiz Erausquin. Sipas tij, megjithĂ«se ekzistojnĂ« dyshime pĂ«r pĂ«rfshirjen e shĂ«rbimeve ruse tĂ« inteligjencĂ«s, si FSB apo GRU, provat e drejtpĂ«rdrejta janĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u siguruar.

“Natyra e sofistikuar e kĂ«tyre operacioneve lĂ« tĂ« kuptohet qartĂ« pĂ«r pĂ«rfshirje shtetĂ«rore,” tha ai. Por, shtoi mĂ« tej, rrjeti nuk kontrollohet ekskluzivisht nga shteti.

“Me shumĂ« gjasa, kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« kombinim aktorĂ«sh shtetĂ«rorĂ« dhe jo shtetĂ«rorĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« ekosistemin mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« flotĂ«s hije.”

Transferimi nga anija në anije

Anija Grace Felix u nis nga porti i Rouenit në Francë në janar 2023 dhe hyri në Mesdhe, duke ndjekur një itinerar përmes Ngushticës së Gjibraltarit drejt Peloponezit. Në të njëjtën periudhë, sipas dokumenteve gjyqësore, një cisternë me emrin Fidan, që lundronte nën flamurin e Turqisë, mori një ngarkesë në portin rus të Novorossiyskut dhe u drejtua përmes Dardaneleve drejt Egjeut.

NĂ« fillim tĂ« muajit pasues, sipas dosjes hetimore, dy cisternat u takuan nĂ« ujĂ«ra ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« Gjirin e LakonisĂ«, pranĂ« qytetit Kalamata nĂ« Greqi, ku kryen njĂ« transferim “nga anija nĂ« anije”, ose STS (ship-to-ship).

Operacioni u zhvillua jashtë porteve dhe pa mbikëqyrje të drejtpërdrejtë doganore.

Më pas, Grace Felix u drejtua drejt ujërave territoriale shqiptare dhe mbërriti në terminalin e naftës në Porto Romano, në Durrës, në mesin e shkurtit 2023, por nuk u ankorua. Autoritetet shqiptare u njoftuan për dyshime mbi dokumentacionin e ngarkesës dhe një task-forcë hipi në anije për të kryer inspektim.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Durrësit, dokumentet shoqëruese për gazoilin deklaronin se karburanti kishte origjinë nga Azerbajxhani dhe ishte në pronësi të një kompanie me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, të quajtur Solid Energy Solution DMCC.

Megjithatë, të dhënat e itinerarit të analizuara nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), e cila monitoron ujërat detare shqiptare, ngritën dyshime mbi origjinën e karburantit.

Kompania shqiptare që kishte porositur ngarkesën, AV International Group, refuzoi ta finalizonte blerjen, duke përmendur dokumentacionin e paplotë. Më 21 shkurt 2023, Prokuroria e Durrësit hapi një hetim penal ndaj kapitenit rus të Grace Felix nën dyshimin për kontrabandë.

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial i Shqipërisë analizoi mostrat e gazoilit të transportuar nga Grace Felix, por prokurorët nuk arritën të provojnë përfundimisht se ai kishte origjinë ruse.

Pas mĂ« shumĂ« se njĂ« viti hetimesh dhe procedurash gjyqĂ«sore, prokuroria vendore i rrĂ«zoi akuzat, duke pĂ«rmendur mungesĂ« provash tĂ« mjaftueshme. Gjykata e DurrĂ«sit e mbylli çështjen nĂ« prill 2025, ndonĂ«se gjyqtari Rexhep Bekteshi theksoi nĂ« vendimin e tij: “Pas shqyrtimit tĂ« dosjes dhe provave, gjykata konstaton se kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« çështje ku provohet se i pandehuri Ă«shtĂ« i pafajshĂ«m.”

Krisafi, studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, tha se rasti i Grace Felix tregon nevojën për një qasje më të koordinuar dhe më vigjilente nga autoritetet shqiptare.

“Ajo qĂ« qeveria shqiptare mund tĂ« bĂ«jĂ« Ă«shtĂ« koordinimin mĂ« i mirĂ« me vendet si Greqia dhe Italia qĂ« janĂ« fqinje dhe qĂ« kanĂ« mundĂ«si mĂ« tĂ« mĂ«dha gjurmimi, pĂ«r çdo anije qĂ« ka qoftĂ« dhe dyshimin mĂ« tĂ« vogĂ«l,” tha ai.

“Gjithashtu çdo anije e tillĂ« qĂ« vjen nĂ« portet shqiptare duhet kontrolluar imtĂ«sisht, por ama rregjistrimi dhe pronĂ«sia e tyre shpesh Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« rrjet tĂ« ndĂ«rlikuar qĂ« duhet kohĂ« pĂ«r ta shqyrtuar”, shtoi ai.

Lufta dhe sanksionet

E ndërtuar në vitin 2008, Grace Felix menaxhohej nga kompania me bazë në Qipro, Cymare Shipmanagement Ltd kur u ndalua nga autoritetet shqiptare në shkurt 2023. Në korrik të vitit 2023, menaxhimi i anijes kaloi te Cymare Navigation FZC, e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në janar 2024, emri i anijes u ndryshua në Mestral dhe, sipas platformës së të dhënave të anijeve Equasis, ajo është në pronësi të Mestral Shipping Ltd, me seli në Limasol të Qipros. Aktualisht ajo lundron nën flamurin e Panamasë.

Nën emrin Mestral, cisterna është akuzuar nga autoritetet ukrainase për përfshirje në të paktën dy raste eksporti të naftës bruto dhe produkteve të naftës me origjinë ruse gjatë vitit 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës (GUR), anija ka lundruar në mënyrë të përsëritur me sistemin e identifikimit automatik AIS të fikur gjatë dy viteve të fundit dhe është përfshirë në lëvizje të dyshimta pranë porteve ruse në Detin e Zi, si dhe në ujërat pranë Greqisë, Turqisë dhe Libisë.

Në shtator 2025, sipas GUR, cisterna transportoi rreth 30,500 tonë produkte nafte nga porti rus i Tamanit drejt Turqisë. Një muaj më vonë, ajo ngarkoi gati 30,000 tonë nënprodukte nafte nga terminali Sheskharis në portin e Novorossiyskut, me destinacion Tunizinë. Në atë rast, sipas GUR, dërgues ishte kompania ruse e sanksionuar PJSC Lukoil, ndërsa operohej me qira nga njësia tregtare Litasco.

Autoritetet ukrainase raportojnë gjithashtu se Mestral ka ndaluar në porte në territore të pushtuara ukrainase, përfshirë portin Kamysh-Burun në shtator 2025. Më 11 prill 2025, Ukraina sanksionoi kapitenin e anijes, Sergei Smaznov. Në dhjetor të vitit të kaluar, Kievi sanksionoi edhe vetë anijen.

Sipas GUR, Mestral nuk Ă«shtĂ« e vetmja anije e “flotĂ«s hije” e lidhur me Cymare Navigation FZC. Kompania administron disa cisterna nafte qĂ« autoritetet ukrainase besojnĂ« se pĂ«rdoren pĂ«r tĂ« shmangur embargon ndĂ«rkombĂ«tare ndaj RusisĂ«.

NdĂ«r drejtorĂ«t e Cymare figuron Nikolay Spichenok, shtetas britanik, i cili ka qenĂ« drejtues i departamentit teknik tĂ« menaxhimit tĂ« flotĂ«s nĂ« kompaninĂ« ruse tĂ« sanksionuar, PJSC Sovcomflot nĂ« periudhĂ«n 2012–2015.

Sovcomflot Ă«shtĂ« kompania mĂ« e madhe shtetĂ«rore ruse e transportit detar, qĂ« ofron shĂ«rbime pĂ«r prodhimin ‘offshore’ tĂ« hidrokarbureve dhe transportin e naftĂ«s, produkteve tĂ« naftĂ«s dhe gazit tĂ« lĂ«ngshĂ«m. Anijet e saj u shĂ«rbejnĂ« kryesisht kompanive dhe tregtarĂ«ve mĂ« tĂ« mĂ«dhenj rusĂ« tĂ« naftĂ«s dhe gazit.

“QĂ« nga viti 2023 e deri mĂ« sot, flota e cisternave e grupit tĂ« kompanive Cymare Shipmanagement Ltd (Qipro) dhe Cymare Navigation FZC (EBA) ka furnizuar vazhdimisht RusinĂ« me tĂ« ardhura nga nafta pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur luftĂ«n e saj kundĂ«r UkrainĂ«s, duke maskuar operacionet pĂ«rmes regjistrimeve tĂ« kompanive nĂ« shtetet anĂ«tare tĂ« BE-sĂ«,” tha GUR nĂ« njĂ« deklaratĂ« nĂ« janar.

Spichenok Ă«shtĂ« aktualisht ose ka qenĂ« drejtor i dy kompanive tĂ« tjera detare nĂ« Qipro – Peremoga Investment Ltd dhe SCF Management Services. Kjo e fundit zotĂ«ron jahtin Olympia, i cili sipas disa raportimeve mediatike, i Ă«shtĂ« dhuruar Vladimir Putin nĂ« vitin 2005 nga miliarderi dhe ish-pronari i klubit tĂ« futbollit Chelsea, Roman Abramovich. PĂ«rfaqĂ«suesit e tĂ« dyve i kanĂ« mohuar kĂ«to raportime.

Jahti 57 metra i gjatë është ndër 100 më të mëdhenjtë në botë dhe vlerësohet rreth 50 milionë dollarë. Në qershor 2022, Shtetet e Bashkuara e vendosën Olympia-n në listën e pasurive të bllokuara në kuadër të sanksioneve ndaj Rusisë.

Cymare i hodhi poshtĂ« akuzat ukrainase si tĂ« pabaza. Sipas kompanisĂ«, besueshmĂ«ria e informacionit tĂ« shĂ«rbimeve ukrainase tĂ« inteligjencĂ«s Ă«shtĂ« “shumĂ« e ulĂ«t, nĂ« mos e diskutueshme”, duke i akuzuar ato pĂ«r aplikim tĂ« “logjikĂ«s ekonomike tĂ« luftĂ«s”.

“ËshtĂ« e vetĂ«kuptueshme se agjencitĂ« e inteligjencĂ«s ukrainase janĂ«, sipas pĂ«rkufizimit, sekrete dhe manipuluese, shpesh duke pĂ«rdorur mediat pĂ«r tĂ« formĂ«suar opinionin publik ose pĂ«r t’i shĂ«rbyer interesave strategjike kombĂ«tare, dhe pĂ«r tĂ« avancuar narrativĂ«n e tyre si mjet agjende,” tha kompania.

“Grupi Cymare operon nĂ« mĂ«nyrĂ« transparente, tĂ« hapur dhe nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me regjimin e sanksioneve tĂ« OFAC (Zyra Amerikane pĂ«r Kontrollin e Aseteve tĂ« Huaja), BE-sĂ« dhe MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar, dhe nuk ka pasur asnjĂ«herĂ« kritika apo pretendime nga asnjĂ« institucion perĂ«ndimor apo organizatĂ« ndĂ«rkombĂ«tare detare.”

Sipas saj, çdo transport i ngarkesave me origjinë ruse kryhet në përputhje me rregulloret e sanksioneve dhe gjithmonë brenda kufijve të çmimeve të lejuara, i shoqëruar me dokumentacion përkatës. Kompania shtoi se të gjitha këto operacione janë njoftuar dhe miratuar nga siguruesit P&I dhe H&M Insurers.

Cymare mohoi gjithashtu qĂ« anijet e saj tĂ« fikin sistemin AIS, duke theksuar se “ndĂ«rprerje tĂ« sinjalit ndodhin herĂ« pas here pĂ«r shkak tĂ« humbjes sĂ« lidhjes nĂ« Detin e Zi dhe nuk janĂ« rezultat i fikjes sĂ« qĂ«llimshme nga ekuipazhi”.

“Deti i Zi aktualisht Ă«shtĂ« zonĂ« lufte dhe anijet qĂ« operojnĂ« aty i nĂ«nshtrohen ndĂ«rhyrjeve periodike nĂ« frekuenca radioje, tĂ« cilat mund tĂ« shkaktojnĂ« humbje ose ndĂ«rprerje tĂ« AIS, GPS dhe sinjaleve LRIT.”

Cymare tha se punësimi i Spichenok ka përfunduar në vitin 2020, ndonëse të dhënat e regjistrit të biznesit në Qipro ende e listojnë atë si drejtor kompanie.

Kompania që zotëronte karburantin e ngarkuar në Grace Felix në shkurt 2023 është gjithashtu e dyshuar për lidhje me flotën hije që i shërben Kremlinit. Solid Energy Solution DMCC, me bazë në Dubai, zotëron dy cisterna të sanksionuara nga autoritetet ukrainase.

Solid Energy Solution DMCC nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Kërcënim mjedisor

E ashtuquajtura “flotĂ« hije” e RusisĂ« nuk Ă«shtĂ« njĂ« strukturĂ« formale, por njĂ« rrjet anijesh qĂ« transportojnĂ« mallra tĂ« sanksionuara, tha Elisabeth Braw nga Atlantic Council.

KĂ«to nuk janĂ« linja tĂ« rregullta transporti detar dhe pronarĂ«t e tyre synojnĂ« tĂ« mbeten anonimĂ«, duke zotĂ«ruar zakonisht vetĂ«m njĂ« ose dy anije dhe duke operuar pĂ«rmes adresave fiktive nĂ« juridiksione ‘offshore’ si Emiratet e Bashkuara Arabe apo ishujt Seychelles.

Roli i juridiksioneve offshore shpesh keqkuptohet, tha Braw. Në këtë rast, qëllimi nuk është shmangia e taksave, por regjistrimi në vende ku autoritetet e shteteve që vendosin sanksione kanë aftësi të kufizuara ndërhyrjeje.

“Pra, nuk do tĂ« doje tĂ« ishe pronar i njĂ« anijeje tĂ« flotĂ«s hije me bazĂ« nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar apo nĂ« Xhersi, sepse autoritetet mund tĂ« ndĂ«rmarrin veprime kundĂ«r teje,” tha Braw pĂ«r BIRN.

Edhe kur identifikohen, megjithatë, hapësira për veprim mbetet e kufizuar. Autoritetet mund të ndërhyjnë vetëm në rastet e shkeljeve teknike, si mungesa e sigurimit apo problemet e sigurisë detare, të cilat nuk përbëjnë domosdoshmërish vepra penale.

“Nuk Ă«shtĂ« e paligjshme tĂ« operosh apo tĂ« zotĂ«rosh njĂ« anije tĂ« flotĂ«s hije,” tha Braw, duke theksuar se sanksionet ndaj RusisĂ« nuk janĂ« globale.

“KĂ«to janĂ« sanksione tĂ« vendosura vetĂ«m nga vendet perĂ«ndimore,” tha ajo. “Anijet ende lundrojnĂ« ligjĂ«risht midis RusisĂ«, IndisĂ« dhe KinĂ«s.”

Fshehja e pronësisë dhe manipulimi i gjurmëve të tregtisë janë në thelb të mënyrës si funksionon flota hije, tha Gonzalo Saiz Erausquin nga Royal United Services Institute.

Sipas tij, kompanitë që menaxhojnë këto anije shpesh janë struktura fiktive, të krijuara në disa juridiksione njëkohësisht, me qëllim fshehjen e pronarëve përfitues dhe shmangien e përgjegjësisë ligjore.

NjĂ« nga praktikat mĂ« tĂ« zakonshme Ă«shtĂ« ndryshimi i vazhdueshĂ«m i flamurit tĂ« anijeve – “flag hopping” – duke i regjistruar ato nĂ« shtete me mbikĂ«qyrje mĂ« tĂ« dobĂ«t. Kur kĂ«to shtete tĂ«rhiqen nĂ«n presion diplomatik, anijet kĂ«rkojnĂ« regjistrim gjetkĂ«, ndonjĂ«herĂ« duke pĂ«rdorur edhe flamuj tĂ« rremĂ« dhe, nĂ« disa raste, duke u kthyer praktikisht nĂ« anije pa shtetĂ«si.

Në të njëjtën kohë, zinxhirët e furnizimit fshihen përmes transferimeve nga një anije në një tjetër në det të hapur dhe përzierjes së naftës, duke ndryshuar përbërjen e saj kimike dhe duke e bërë të vështirë përcaktimin e origjinës. Këto praktika shoqërohen me dokumente të falsifikuara që pretendojnë përputhje me tavanet e çmimeve ose burime jo të sanksionuara.

“Pasi e pĂ«rzien deri nĂ« njĂ« nivel ku ndryshohet pĂ«rbĂ«rja molekulare, bĂ«het shumĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« vlerĂ«sohet origjina e saktĂ« e asaj nafte,” tha Saiz Erausquin, duke theksuar se ky kompleksitet e bĂ«n verifikimin teknik dhe ligjor tĂ« ngarkesĂ«s jashtĂ«zakonisht tĂ« vĂ«shtirĂ«.

“Flota hije” e RusisĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r UkrainĂ«n, sigurinĂ« detare dhe mjedisin, paralajmĂ«roi Braw, e cila tha se roli i saj kryesor Ă«shtĂ« gjenerimi i tĂ« ardhurave nga nafta pĂ«r tĂ« financuar luftĂ«n e RusisĂ« nĂ« UkrainĂ«.

“Pa flotĂ«n hije, Rusia do tĂ« kishte shumĂ« mungesĂ« parash dhe me shumĂ« gjasa nuk do tĂ« ishte nĂ« gjendje ta mbante kĂ«tĂ« luftĂ« kundĂ«r UkrainĂ«s,” tha ajo.

Por në rajone si Deti Balltik dhe Deti i Zi, numri i madh i anijeve të vjetra dhe shpesh të pasigurta rrit rrezikun e aksidenteve.

“KĂ«to anije, pĂ«r shkak se janĂ« nĂ« gjendje tĂ« dobĂ«t, pĂ«rbĂ«jnĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r mjedisin kudo qĂ« shkojnĂ«,” tha Braw. “Dhe kemi parĂ« derdhje nafte nĂ« vende tĂ« ndryshme, dhe çdo derdhje e tillĂ« Ă«shtĂ« e tepĂ«rt.”

Gruri i vjedhur i Ukrainës

Sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë nuk synojnë vetëm produktet energjetike ruse, por edhe tregtinë me territoret e pushtuara ukrainase.

Në fund të vitit 2023, Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) miratoi një rezolutë që dënon agresionin rus dhe u bëri thirrje shteteve anëtare të informojnë anijet tregtare, pronarët, operatorët dhe siguruesit e tyre për statusin e mbyllur të porteve ukrainase në këto territore.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur Rusinë nga eksportimi i drithrave dhe produkteve të tjera nga rajonet e pushtuara, shpesh duke e fshehur origjinën e tyre.

“DĂ«rgesat direkte nga portet e pushtuara – Sevastopol, Feodosia, Kerch, Berdyansk dhe Mariupol – kryesisht shkojnĂ« drejt SirisĂ«, Egjiptit dhe TurqisĂ«,” tha Katerina Yaresko, gazetare investigative me bazĂ« nĂ« Kharkiv nĂ« projektin SeaKrime (Myrotvorets Center), duke shtuar se raste janĂ« identifikuar edhe pĂ«r Jemenin, Iranin, AlgjerinĂ« dhe vende tĂ« tjera.

Sipas Yaresko-s, metoda të tjera përfshijnë edhe transportet tranzit të grurit përmes porteve ruse si Kavkaz, si dhe falsifikimin e certifikatave të origjinës dhe dokumenteve fitosanitare.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha ka akuzuar Rusinë se ka vjedhur më shumë se dy milionë tonë drithra nga territoret e pushtuara vetëm në vitin 2025, dhe rreth 15 milionë tonë që prej vitit 2022.

Ndryshe nga nafta, importet e grurit rus nuk janë të ndaluara dhe në vitin 2025, Shqipëria importoi rreth 30 milionë euro mallra nga Rusia. Megjithatë, ngjashëm me importet e naftës, disa prej anijeve që transportojnë grurë drejt porteve shqiptare janë të sanksionuara, nën dyshime për transportim të drithrave të vjedhura nga territoret e pushtuara ukrainase.

Të paktën nëntë anije mallrash të identifikuara nga GUR si të përfshira në tregtinë e paligjshme të grurit kanë vizituar portet shqiptare gjatë katër viteve të fundit.

Për Yaresko-n, fakti që këto anije nisen nga portet ruse në rajonet e Detit të Zi dhe Detit të Azov duhet të shërbejë si sinjal për të nisur kontakte me institucionet shtetërore ukrainase për të sqaruar statusin e tyre.

“NĂ« UkrainĂ« ka disa procedime penale penale ndaj kĂ«tyre anijeve,” tha ajo. “Nxjerrja e burimeve nga territoret e pushtuara ukrainase Ă«shtĂ« krim lufte.”/BIRN

Çmimi i karburantĂ«ve/ Shoqatat e transportit kĂ«rkojnĂ« zgjatjen edhe me 3 muaj tĂ« periudhĂ«s sĂ« kompensimit tĂ« naftĂ«s –

✇27.al
By: 27

Nga fillimi i konfliktit në Iran çmimet e karburanteve në vend prej gati tre muajsh vijojnë të mbeten në nivele të larta, duke ndikuar në koston e operatorëve të transportit publik.

Me qĂ«llim qĂ« operatorĂ«t tĂ« mos gjenden shumĂ« shpejt nĂ« pamundĂ«si financiare pĂ«r pĂ«rballimin e kostove nga çmimet e larta tĂ« naftĂ«s, kĂ«rkohet zgjatja edhe me 3 muaj e periudhĂ«s sĂ« pĂ«rfitimit tĂ« kompensimit, konkretisht pĂ«r muajt korrik–shtator.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua vendimi për dhënie kompensimi të naftës në nivelin e 50 lekëve për litër për një afat 3 mujor nga muaji mars deri në maj.

Në letrën drejtuar qeverisë, përfshirë ministrisë së Pushtetit Vendor, Ministrisë së Financave, Minsitrisë së Energjetikës, Shoqata e Transportit Publik Qytetas, në përfaqësim të operatorëve të transportit publik qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas ka kërkuar zgjatjen e afatit të zbatimit të kësaj mase mbështetëse edhe për një periudhë shtesë prej 3 muajsh.

“NĂ« kushtet kur karburanti pĂ«rbĂ«n njĂ« nga kostot kryesore tĂ« aktivitetit tĂ« transportit publik, vazhdimĂ«sia e çmimeve tĂ« larta ka sjellĂ« rĂ«ndim tĂ« ndjeshĂ«m tĂ« barrĂ«s ekonomike pĂ«r subjektet transportuese, duke vĂ«shtirĂ«suar pĂ«rmbushjen e detyrimeve financiare dhe garantimin e vazhdimĂ«sisĂ« normale tĂ« shĂ«rbimit publik ndaj qytetarĂ«ve.

Kështu, kërkojmë marrjen e masave për zgjatjen e afatit të kompensimit financiar në masën 50 lekë/litër karburant edhe për periudhën korrik-shtator 2026, duke vijuar me të njëjtat procedura, kritere dhe dokumentacion të përcaktuar në aktin normativ në fuqi.

Gjithashtu, vlerĂ«sojmĂ« se vazhdimi i kĂ«saj mase mbĂ«shtetĂ«se Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m pĂ«r tĂ« garantuar vijimĂ«sinĂ« dhe stabilitetin e shĂ«rbimit tĂ« transportit publik;  shmangien e reduktimit tĂ« flotĂ«s dhe frekuencave tĂ« shĂ«rbimit;  mbrojtjen e interesit qytetar dhe pĂ«rballueshmĂ«rinĂ« e transportit publik;  ruajtjen e balancĂ«s financiare tĂ« operatorĂ«ve tĂ« licencuar tĂ« sektorit”, theksohet nĂ« letĂ«r.

Para miratimit të dhënies së kompensimit për përballimin e kostove nga rritja e çmimeve të naftës, nga  Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban u  dërguan disa letra ministrisë së Ekonomisë, ministrisë së Financave dhe Bashkive për vështirësitë financiare që po shkakton çmimi i lartë i naftës te operatorët e transportit publik.

Më 1 Prill operatorët zhvilluan një takim edhe me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ku u kërkua të zbatohet skema e ngjashme e vitit 2022, ku për shkak të krizës së çmimeve operatorët u kompensuan 6 muaj për naftën me 100 lekë për litër.

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre operatorët bllokuan për gati dy ditë edhe lëvizjen e qytetarëve me autobusa në Tiranë dhe rrethe, duke reduktuar numrin e mjeteve deri në 60%.

KĂ«mbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

✇27.al
By: 27

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.9 lekë dhe do shitet me 81.9 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.1 lekë dhe do shitet me 95.8 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.4 lekë dhe do shitet me 110.4 lekë.

kembimi

 

Trump thotĂ« se njĂ« ilaç i ri mund t’i kthejĂ« nĂ« jetĂ« njerĂ«zit e vdekur

Të hënën, gjatë një konference rutinë për shtyp, presidenti Donald Trump bëri rastësisht një njoftim për një pikë kthese zbuluese në historinë e mjekësisë.

Ai tha se një ilaç i ri pa emër mund të ringjallë pacientët nga të vdekurit, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi marrĂ« njerĂ«z qĂ« kishin vdekur. Kishim njĂ« person tĂ« cilit i janĂ« bĂ«rĂ« ritet e fundit – ikur, fĂ«mijĂ«t po qajnĂ« dhe gjithçka – dhe ia dhamĂ« kĂ«tĂ« ilaç. Dhe personi u bĂ« mĂ« mirĂ«. Funksionon”, nxiti Trump.

Pamjet janë shpërndarë në masë të madhe nëpër rrjetet sociale dhe kanë nxitur një lumë komentesh lidhur me deklaratën e presidentit amerikan.

Këto komente Trump i bëri nga Shtëpia e Bardhë i rrethuar nga bashkëpunëtorët e tij nga fushat e ndryshme.

Trump: "We've taken people that were dead. We had a person given the last rites — gone, the kids are crying and everything — and started them on this drug. And the person became better. It works." pic.twitter.com/1QMzj8sDH8

— Aaron Rupar (@atrupar) May 11, 2026

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump thotĂ« se njĂ« ilaç i ri mund t’i kthejĂ« nĂ« jetĂ« njerĂ«zit e vdekur appeared first on Sinjali.

❌