Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

22:59 Si po e ndryshon teknologjia trupin tonë/ Rreziqet e “qafës së teknologjisë” dhe si t’i shmangni ato

Përdorimi i vazhdueshëm i telefonave inteligjentë dhe pajisjeve të tjera digjitale po shkakton ndryshime fizike te njerëzit, të cilat shpesh kalojnë pa u vënë re, por që mund të kenë pasoja afatgjata për shëndetin. Ekspertët paralajmërojnë se qëndrimi për orë të tëra përpara ekraneve po ndikon në formën e shtyllës kurrizore, shikimin, aftësitë motorike dhe forcën e muskujve.

Një ndër rreziqet kryesore njihet si “qafa e teknologjisë”, ku mbajtja e kokës ulur për të parë telefonin ushtron deri në 27 kilogramë presion mbi qafë, duke shkaktuar dëmtim të diskut dhe muskujve, e madje edhe ndryshim të përhershëm të qëndrimit trupor. Po ashtu, mbajtja e vazhdueshme e orëve inteligjente mund të krijojë mjedis të favorshëm për irritime të lëkurës, ekzemë ose ndjeshmëri ndaj materialeve si guma apo nikeli.

Në aspektin e shikimit, ndonëse puna e afërt nuk fajësohet drejtpërdrejt për miopinë, koha e tepërt në ambiente të mbyllura, larg dritës natyrale që stimulon dopaminën në sy, po ndikon negativisht në zhvillimin e shikimit te brezat e rinj. Gjithashtu, rënia e forcës së kapjes së dorës po shfaqet si një tregues shqetësues i shëndetit të përgjithshëm te të rinjtë, ndërsa përdorimi i tepërt i ekranit lidhet me uljen e aftësive motorike fine, të cilat janë thelbësore për zhvillimin kognitiv.

Për të minimizuar këto ndikime, këshillohet mbajtja e telefonit në nivelin e syve dhe në distancën e krahut për të shmangur tensionin në qafë, si dhe aplikimi i rregullit të pauzave, ku rekomandohet 20 minuta pushim nga ekrani çdo gjysmë ore. Kalimi i kohës në ambiente të jashtme për të përfituar nga drita natyrale është gjithashtu thelbësor për mbrojtjen e shikimit.

Për forcimin e gjendjes fizike dhe koordinimit, ekspertët sugjerojnë frekuentimin e palestrave ose angazhimin në aktivitete manuale si arti, gatimi, përdorimi i instrumenteve muzikore apo shkrimi me dorë. Në fund, mbajtja e një higjiene të mirë të pajisjeve, siç është heqja periodike e orëve inteligjente, ndihmon në shmangien e problemeve me lëkurën.

Ekspertët theksojnë se nuk është nevoja për të hequr dorë nga teknologjia, por për të ndërgjegjësuar mënyrën se si bashkëveprojmë me të, duke futur më shumë aktivitete fizike dhe reale në rutinën tonë të përditshme./mxh

22:48 E BUJSHME/ Gjermania e mbyll me Nagelsmann, gati trajneri i ri

Aventura e Julian Nagelsmann në stolin e Gjermanisë duket se është mbyllur pas eliminimit nga Paraguai me penallti në Kupën e Botës 2026.

Sipas raportimeve nga Gjermania, Federata Gjermane e Futbollit ka zhvilluar diskutime të brendshme për të analizuar situatën dhe mundësinë e një ndryshimi në pankinë.

Raportohet se drejtuesit e DFB-së kanë vendosur për largimin e trajnerit dhe i kanë kërkuar Nagelsmannit të japë dorëheqjen për të shmangur një shkarkim zyrtar. Në rast se trajneri nuk largohet vetë, federata mund të procedojë me ndërprerjen e kontratës së tij.

Emri më i përfolur për ta zëvendësuar është Jurgen Klopp. Ish-trajneri i Liverpoolit, aktualisht në një rol drejtues te grupi Red Bull, konsiderohet kandidati kryesor për pankinën e Gjermanisë.

Klopp raportohet se është i gatshëm të rikthehet në trajning dhe mund të largohet nga pozicioni aktual nëpërmjet një klauzole të veçantë. Megjithatë, një operacion i tillë do të kishte edhe kosto të konsiderueshme për federatën gjermane./mxh

22:38 “Për kostumin e Ulsiut që u bë pis, u masakruan njerëzit sot!”/ Bushati: Dhuna, faza e re e Ramës për të shuar protestën

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se dhuna e ushtruar sot nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve, është strategjia e fundit e Edi Ramës për të shuar protestën.

Bushati tha se goditja ndaj protestuesve ka qenë çnjerëzore dhe e urdhëruar nga pushteti.

“Unë jam për luksin e zgjidhjes së problemeve me paqe, por kur ke përballë një faktor të dhunshëm, nuk të ngelet alternativë tjetër. Dhuna kthehet në vetëmbrojtje. Varet si e sheh. Po të kthehesh në gjenezë të protestës, edhe ai gardhi para se të hiqej në Zvërnec quhej i dhunshëm heqja, por u pranua nga të gjithë më pas që heqja me forcë ishte më e mira që duhej bërë. Policia mbronte gardhin. Edhe gardhi në Rrjoll ta heqësh duket e dhunshme, por është ushtruar dhunë kur na rrëmbejnë tokat njerëzit si Artur Shehu, apo kur duan të heqin gardhin? Kjo filozofi e dhunës u pa në protestën e sotme.

U pa që për kostumin e Ulsi Manjës, njerëz u masakruan. Një njollë në kostumin e Ulsiut, vlente sa shkopat e gomës, mbi njerëz të pambrojtur. Ka pamje të llahtarshme të protesuesve të shtrirë. Asnjeri nuk është aq kafshëror sa të gjuajë një njeri të shtrirë, duket se ka marrë urdhër. Nuk është zell personal, por zell në ushtrimin e një detyre.

Kur flasim për dhunë, duhet të kuptojmë se kush qëndron në gjenezë të dhunës. Qëndron Rama dhe aparati i tij privat shtetëror.

Ka 33 ditë që Rama nuk do të shohë realitetin në sy. Njëherë agjent të grekut, Iranit, serbit, pastaj një komplot i botës.

Pse Rama është sot për dhunë? Edi Rama për herë të parë nuk ka përballë gogolin Sali, ka ngelur pa narrativë ndaj masës së madhe të qytetarëve që kanë dalë në shesh. Po teston me çdo mënyrë të fikë protestën. Filloi me punën e agjentëve. Thoshin është kërkesa kaotike pa kërkesa. Kur dolën kërkesat, thoshin a pse këto janë. Kur dalin figurat, thonë a këto janë të përlyer. Pra regjimi të zgjedhë edhe kundërshtarin.

Pasi ka testuar një diversitet strategjish, Rama po teston të riut, thotë mos jep sukses ushtrimi i dhunës, mos frikësohen. Pra dhuna është një gjë e menduar strategjikisht, është faza e re për të fikur protestën.

E prandaj edhe sot, pamë një episode të kësaj strategjia. Shteti ushtroi dhunë dhe prandaj më duket jo legjitime të thuash, është strategji e protestës dhuna? Protesta reagoi, dhunën e ushtruan kamikazët e policisë. Është kriminale. Trup për kriminelët që japin urdhëra të paligjshëm”, deklaroi Bushati./mxh

22:26 Aktivisti: Protesta te parlamenti, një reagim i provokuar nga qeveria për t’i quajtur protestuesit të dhunshëm

Aktivisti Flori Myftaraj, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për protestën e sotme te parlamenti ishte një reagim i provokuar nga qeveria për t’i quajtur protestuesit të dhunshëm.

“Kemi të bëjmë me një protestë historike që nuk është thirrur nga partitë, por është protestë e një gjenerate të re të lodhur, kundër një sistemi që është konsumuar dhe jeta është bërë e vështirë.

Protesta e dhunshme nuk mund të ndalojë njerëzit që të ushtrojnë të drejtën e tyre në parlament. Por dikur Taulant Balla kapërcente hekurat për të hyrë në parlament, PS bllokonte rrugën duke djegur goma.

Protesta te parlamenti është një reagim i provokuar nga qeveria për t’i quajtur protestuesit të dhunshëm.

Narrativa që ka ngritur Rama, edhe ajo fetare, ekstremiste edhe ajo e elementëve nga jashtë, ka rënë dhe ai po mundohet të gjejë edhe një tjetër, që gjoja ne jemi të dhunshëm. Por kjo ka rënë sepse kjo narrativë e tij dhe e atij para tij ka rënë, sepse i kanë patur në parlament”- tha Myftari./mxh

22:17 “Gënjeshtar, qesharak!”/ Aktivistja përplaset me deputetin e PS: Jeni parlament analfabetësh! Bido: Unë jam profesor!

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka debatuar me deputetin e Partisë Socialiste, Ardit Bido, lidhur me përplasjen e fortë që ka ndodhur ditën e sotme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.

Vatnikaj tha se dhuna ka nisur nga policia, të cilën e quajti “polici private”, ndërkohë që tha se Parlamenti nuk i përfaqëson pasi është mbushur me analfabetë.

Deputeti Bido replikoi duke thënë se ka patur dhunë ndaj policisë dhe ndalimin e deputetëve të hyjnë në kuvend e quajti “grusht shteti”.

Debati:

Sidorela Vatnikaj: Kjo ka nisur pa u grumbulluar ne si protestues. Kishim bërë lajmërimin që do të jemi në Parlament, për ti thënë parlamentit që populli është në rrugë dhe kërkon dorëhqjen. Një djalë është dhunuar, me gjakderdhje nga hunda, nuk kemi patur kontakt me të. Janë arrestuar. Kështu ka filluar. Parlamenti ka qenë i rrethuar, është absurde të rrethohet parlamenti. Ka plasur sulmi në sy, në hundë, me spray, në mënyrë të dhunshme pa u provokuar absolutisht nga protestuesit.
Kemi më shumë se një muaj që themi që kryeministri Rama, parlamenti, nuk na përfaqësojnë. Kërkuam për një muaj rresht në mënyrë paqësore, kemi kërkuar që të ndalohet funksionimi normal i parlamnetit pasi populli është në shesh. Nuk mund të vijojmë punën parlamentare sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo protestë ka patur jehonë në të gjithë Evropën dhe botën. Nuk mundet të mos e ketë marrë vesh vetëm parlamenti. Dhuna policore ka qenë e pajustifkuar, nuk ka qenë në raport me veprimet dhe numrat e protestuesve. Gjuajtja me vezë ndodh në çdo vend të Evropës në çdo protestë. Të shohim deputetë, si Taulant Balla dhe Braçe më parë, që mësynë policinë me gaz lotsjellës dhe shkopa gome ndaj protestueseve paqësore. Është e paprecedent. Nuk kemi shtet, por polici private.

Ardit Bido: Policia kishte marrë masat, që për mua duhet kritikuar policia për pjesën e fundit të seancës që nuk garantoi kordonin për të dalë deputetët. Së pari ka të bëjë me faktin që jemi qytetarë të këtij vendi dhe kush normalizon dhunën ndaj qytetarëve nuk e di që jeton në demokraci. Monopolin e forcës e ka policia.

Sidorela Vatnikaj: Sa krenarë jeni që keni monopolin e dhunës…

Ardit Bido: Ju lutem se zërin tuaj e kam dëgjuar duke ulëritur.

Sidorela Vatnikaj: Edhe sot “hajdut” kam bërtitur kur keni hyrë.

Ardit Bido: Po u zgjidhën gjërat me forcën fizike ka rënë demokracia. Në asnjë formë nuk mund të pretendoni se jeni përfaqësues i shqiptarëve. Keni qenë 200 protesues në parlament dhe nuk e di, 60 mijë në shesh? Të mendoni se jeni përfaqësues të shqiptarëve, që ndaloni funksionimin e institucionave, do të thotë anarshi. Kthim në ’97. Ti imponoheni deputetëve të votuar për të përfaqësuar qytetarët.

Sidorela Vatnikaj: Ju jeni emëruar pasi votat ua ka mbledhur tjetër kush.

Ardit Bido: Ajo që kam parë sot me sytë e mi, pashë se si do të më hidhnit në kosh. Pashë sot se si ti ke goditur Ramion Kurtin me vezë.

Sidorela Vatnikaj: Po gënjeni, jeni qesharak. Jeni megafon i kryeministrit.

Ardit Bido: Kam parë vezë që hidheshin drejt meje dhe kolegëve të tjerë.

Sidorela Vatnikaj: Jeni futur 3 orë para seancës. Gënjeni edhe për fakte lehtësisht të veritikueshme.

Ardit Bido: Ti nuk më njeh.

Ylli Rakipi: Nuk ka goditur Sidorela me vezë por një aktiviste tjetër.

Sidorela Vatnikaj: E keni treguar veten publikisht. Gjithçka thua është në funksion të propagandës. Mund të kërkoni falje që gënjyet?

Ardit Bido: Ti the po, nuk kërkoj falje për gënjeshtrën tënde.

Sidorela Vatnikaj: Një person që gënjen për fakte banale.

Ardit Bido: Fitoji debat me argument, jo kështu.

Sidorela Vatnikaj: Duhet të keni pak mendim kritik, prandaj ju themi parlament analfabet.

Ardit Bido: Unë jam profesor universitar. Ajo çfarë vura re sot, kolegëve deputetë u janë hedhur vezë. Janë tentuar të intimidohen. Unë nuk intimidohem, besoj te debati dhe argumenti. Jemi parë hedhje gurësh ndaj policisë. Të ndalosh deputetët të hyjnë apo ta dalin nga kuvendi duke intimiduar me dhunë fizike, është tentativë për grusht shteti. Është një çetë e vogël njerëzish që kaplojnë protestën. Nuk intimidohet demokracia, nuk ka shans të intimidojë dikush deputetin./mxh

22:10 “Në protesta ka socialistë të mërzitur me pushtetin”/ Hoxha: Largimi i Ramës duhet të jetë kërkesë kryesore

Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me protestat që po zhvillohen prej më shumë se një muaji para Kryeministrisë dhe për incidentet e ndodhura sot para Parlamentit.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Hoxha u shpreh se kryeministri Edi Rama është i trembur nga protestuesit dhe se përballë tyre ka vendosur vetëm deputetët.

Ndër të tjera gazetari tha se në protestat e mbrëmjes një pjesë e mirë e njerëzve që janë aty janë socialistë të pakënaqur nga ky pushtet.

Ai theksoi se kërkesa kryesore e protestuesve duhet të leje largimi i Ramës. Sipas tij pikat e tjera nuk kanë vlerë nëse kryeministri nuk largohet.

“Ne kemi sulltanin vetë në rrethim. Rama është kaq i trembur sa dhe vetë nuk shkon aty. Çon grupin e deputetëve, i përball atje. Ditën e hënë problemi i protestuesve është se shumicën e deputetëve nuk i njohin. Sot ishin më të kujdesshëm për të parë se kush po hynte e kush po dilte. Ua lehtësoji punën dhe PD me deputetët e vet që nuk shkuan dhe dukej sikur aty po përballenin protestuesit vetëm me Partinë Socialiste.
Edhe PS vetë është në shesh. Në protestat e mbrëmjes një pjesë e mirë e njerëzve që janë aty janë socialistë të pakënaqur, të mërzitur me arrogancën e këtij pushteti.Problemi tjetër në këtë moment që po i intereson Ramës është fryma e përccarjes. Protesta gjithë suksesin e pati që bashkoi të gjithë i mori rrugës. Në këtë moment nuk mund të ndodhë asnjë lloj rrotacioni nëse aty nuk është opozita. Ku do t’i gjesh votat. Opozita thotë mbështesni protestën. Protesta thotë nuk e duam opozitën. Kush është kundër pushtetit duhet të vijë aty. Ato pikat e tjera të protestës nuk kanë asnjë vlerë nëse nuk ikën Rama. Largimi i tij duhet të jetë kryesor”, tha Hoxha./mxh

SHBA thyen rekord shikueshmërie: 24.429 milionë ndjekës për fitoren ndaj Bosnjës në raundin e 32

Skuadra kombëtare e futbollit e Shteteve të Bashkuara po regjistron pjesëmarrje të lartë të publikut gjatë rrugëtimit të saj më të mirë në dekada, duke tërhequr një ndjekshmëri rekord në Kupën e Botës 2026. Fox Sports njoftoi se 24.429 milionë shikues ndoqën ndeshjen e raundit të 32-të kundër Bosnje e Hercegovinës, duke thyer rekordin e […]

Si “Country Roads” u bë himni i ekipit të SHBA-së në Kupën e Botës

Pas ndeshjeve të kombëtares së SHBA-së në Kupën e Botës, një skenë u përsërit: lojtari dhe tifozë të gëzuar duke kënduar së bashku “Take Me Home, Country Roads” të John Denver. Madje edhe trajneri Mauricio Pochettino, i lindur në Argjentinë dhe me banim në Spanjë, iu bashkua këngës pas fitores 2-0 kundër Bosnë-Hercegovinës në Santa […]

Mbajtëset e nofullës i mbajnë lojtarët e lënduar në fushë në Kupën e Botës

Në Kupën e Botës 2026, disa lojtarë po vazhdojnë të luajnë pavarësisht dëmtimeve në fytyrë, duke përdorur mbajtëset e posaçme të nofullës për të stabilizuar zonën e dëmtuar. Mbrojtësit Stefan Posch i Austrisë dhe Djed Spence i Anglisë dallohen në fushë për mbajtëset e zeza që mbulojnë dhe mbajnë të bashkuar nofullën gjatë ndeshjeve. Këto […]

Ku do të na çojë kjo protestë?

Protesta prodhon parime. Ne vazhdojmë të kërkojmë kryetarë. Ne u treguam sërish “interesantë”. Që pa kaluar mirë dy ditë, e jo më tani që kanë kaluar 32, filluam të bëjmë llogaritë politike. Kush do ta drejtojë? A do të krijojë parti? Kush do të jetë kryetari? Si do t’i marrë votat? A thua se destinacioni […]

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

Deputeti i PS-së, Ardit Bido, u përfshi në një debat të ashpër me aktivisten Sidorela Vatnikaj, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për përfaqësimin në Kuvend të vullnetit të popullit. Debati Bido: Kush je ti moj që ke të drejtë të më hedhësh mua vezë? Vatnikaj: Nuk na përfaqëson, je i emëruar. Bido: Nuk […]

Hamza: Kthimi i Thaçit dhe Veselit do ta forcojë PDK-në, nuk kanë shprehur synim të rikthehen në politikë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se rikthimi në Kosovë i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, do ta fuqizonte PDK-në dhe do t’i rriste mundësitë për të arritur rezultat më të mirë në zgjedhjet e ardhshme. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Hamza tha se pret […]

BOTËRORI 2026 – Spanja fiton ndaj Austrisë dhe kalon në 1/8

KALIFORNI, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Mikel Oyazabal shënoi dy gola ndërsa Spanja mposhti Austrinë 3-0 për të avancuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës me një paraqitje dominuese. Oyarzabal i ”Real Sociedad” hapi serinë e golave ​​në minutën e 39-të, Pedro Porro shënoi me kokë golin e dytë në minutën e 66-të dhe […]

NASA zotohet të çojë një top futbolli në Hënë nëse SHBA fiton Kupën e Botës 2026

Kombëtarja e SHBA-së ka marrë një shtysë të pazakontë për vijimin e aventurës në Kupën e Botës 2026, pasi NASA ka premtuar se, në rast se amerikanët ngrejnë trofeun, një top futbolli do të dërgohet në Hënë.

Ky zotim u bë nga administratori i agjencisë hapësinore amerikane, Jared Isaacman, gjatë një përditësimi të NASA-s mbi programin Artemis dhe planet për të vendosur një prani të qëndrueshme njerëzore pranë polit jugor të Hënës.

“Pak motivim për ekipin e SHBA-së. Do ta kalojmë Alan Shepardin, i cili luajti golf në sipërfaqen hënore, dhe do të dërgojmë një top futbolli në Hënë”, deklaroi Isaacman.

Me këtë koment, Isaacman solli në vëmendje një nga episodet më të pazakonta të historisë së eksplorimit hapësinor. Alan Shepard, astronaut amerikan dhe komandant i misionit Apollo 14, kishte marrë fshehurazi me vete në Hënë dy topa golfi dhe një shkop të improvizuar.

Më 6 shkurt 1971, Shepard i goditi topat e golfit në sipërfaqen hënore dhe u bë kështu personi i parë që luajti një sport në një botë tjetër.

Ndërsa ajo që bëri Shepard ndodhi jashtë një miratimi formal, topi i futbollit që NASA synon të çojë në Hënë do të ishte pjesë e një nisme të autorizuar zyrtarisht nga agjencia. Ideja ka marrë mbështetje edhe nga Carlos García-Galán, menaxher i programit të NASA-s për Bazën në Hënë.

“Nuk e di ende se në cilën anije kozmike do të përfundojë topi, por do t’jua lë juve këtë përgjegjësi”, tha Isaacman, duke iu drejtuar García-Galánit.

Ky i fundit e pranoi sfidën me humor dhe tha se realizimi i një projekti të tillë do të ishte shumë emocionues, nëse Kombëtarja amerikane arrin të shpallet kampione bote.

Megjithatë, pavarësisht entuziazmit dhe mbështetjes së madhe si vend organizator, SHBA-ja ka ende përpara një rrugë shumë të vështirë në Kupën e Botës që po zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Në aspektin historik, Kombëtarja e meshkujve e SHBA-së nuk ka pasur ecuri të madhe në fazat me eliminim direkt të turneut. Para këtij edicioni, amerikanët kishin regjistruar vetëm dy fitore në ndeshje eliminatore në historinë e Kupës së Botës, dhe njëra prej tyre datonte që në vitin 1930.

Sidoqoftë, përfaqësuesja aktuale ka dhënë sinjale bindëse. SHBA-ja e mbylli grupin në vendin e parë, pasi mposhti Paraguain dhe Australinë, ndërsa disfata ndaj Turqisë nuk ndikoi në kryesimin e grupit.

Në takimin e parë të fazës eliminatore, amerikanët fituan 2-0 kundër Bosnjë-Hercegovinës. Tashmë, ata do të përballen me Belgjikën në raundin e 16-të, në një ndeshje që pritet të jetë një nga sprovat më të mëdha për skuadrën vendase.

Edhe nëse arrijnë të eliminojnë Belgjikën, SHBA-ja do të duhet të kalojë ende disa pengesa të forta përpara se të mendojë realisht për trofeun dhe për idenë e një topi futbolli në Hënë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që një top zyrtar i Kupës së Botës largohet nga planeti ynë. Më herët, NASA kishte dërguar një top të turneut në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ku astronautët u filmuan duke luajtur me të në modulin japonez Kibo.

Në një postim të publikuar në rrjetin social X më 20 qershor, NASA kishte theksuar se synimi i saj është të frymëzojë brezat e rinj, duke vënë në dukje lidhjen mes eksplorimit të hapësirës, inovacionit, sportit dhe jetës së përditshme.

Nëse SHBA-ja arrin ta bëjë realitet ëndrrën e madhe dhe të fitojë Kupën e Botës 2026, futbolli mund të shënojë një tjetër moment historik: një top i turneut më të madh të futbollit në botë mund të përfundojë në sipërfaqen e Hënës.

The post NASA zotohet të çojë një top futbolli në Hënë nëse SHBA fiton Kupën e Botës 2026 appeared first on Albeu.com.

Goli, festimi në stilin e LeBron dhe përjashtimi pas VAR-it: Folarin Balogun u bë menjëherë i njohur në SHBA

Fitorja 2-0 e SHBA-së ndaj Bosnjë-Hercegovinës në Kupën e Botës e ktheu Folarin Balogun në një nga emrat më të komentuar të mbrëmjes në Amerikë.

Edhe pse tifozët e futbollit në SHBA e njihnin prej kohësh, pas asaj që ndodhi në këtë takim ai mori një vëmendje shumë më të madhe nga publiku i gjerë amerikan.

Në San Jose, mijëra persona e ndoqën ndeshjen në sheshin “San Pedro”, ndërsa shumë prej tyre nuk kishin njohuri të plota për sulmuesin amerikan me numrin 20.

Gjithçka ndryshoi në fundin e pjesës së parë, kur Balogun realizoi golin e parë të ndeshjes dhe bëri që emri i tij të përhapej menjëherë më gjerë.

Pas realizimit, ai festoi me gjestin e famshëm “The Silencer”, një mënyrë feste që përdoret shpesh nga LeBron James. Për publikun amerikan, ky ishte një detaj që u kuptua menjëherë, duke qenë se basketbolli ka një ndikim të jashtëzakonshëm në vend.

Pikërisht ky festim e afroi edhe më shumë Balogunin me tifozët. Momenti u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, u diskutua gjerësisht dhe e ktheu sulmuesin e SHBA-së në një nga figurat më të pëlqyera të mbrëmjes.

Balogun kishte gjetur më herët rrugën e rrjetës gjatë ndeshjes, por ai gol nuk u quajt. Megjithatë, në minutën e 45-të ai shënoi sërish dhe përsëriti festimin e frymëzuar nga LeBron James, duke ndezur entuziazmin e tifozëve amerikanë.

Në pjesën e dytë, mbrëmja mori një zhvillim krejt tjetër për të. Pas ndërhyrjes së VAR-it, sulmuesi u ndëshkua me karton të kuq për një kontakt me mbrojtësin boshnjak Tarik Muharemovic.

Ky vendim solli reagime të shumta në rrjetet sociale. Shumë tifozë amerikanë, që vetëm pak më parë kishin nisur ta njihnin më mirë Balogunin, dolën në mbrojtje të tij dhe e cilësuan vendimin e arbitrit tepër të ashpër.

Kartoni i kuq do ta mbajë Balogunin jashtë ndeshjes së raundit të 16-të kundër Belgjikës në Seattle, një mungesë e rëndësishme për SHBA-në, duke qenë se ai ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në këtë turne.

Historia e tij është po aq interesante sa edhe paraqitja në fushë. Balogun ka lindur në Brooklyn, është rritur në Londër nga prindër nigerianë dhe në nivelet e moshave ka përfaqësuar Anglinë, ndërsa kishte të drejtë të luante edhe për Nigerinë.

Ai kaloi 12 vite në akademinë e Arsenalit përpara se të ngjitej te ekipi i parë. Më pas, në vitin 2023, firmosi me Monacon dhe po atë vit zgjodhi të përfaqësojë Kombëtaren e SHBA-së.

Në këtë Kupë Bote, Balogun ka realizuar dy gola në fazën e grupeve dhe është shfaqur si një nga futbollistët më të spikatur të ekipit amerikan.

Me golin ndaj Bosnjë-Hercegovinës, me festimin e lidhur me LeBron James dhe me debatin që pasoi kartonin e kuq, Folarin Balogun u shndërrua në një figurë shumë më të madhe për publikun amerikan.

Brenda vetëm pak çastesh, falë një goli dhe një feste që bashkoi futbollin me basketbollin, ai arriti të fitojë simpatinë e miliona tifozëve. Tani, Amerika e njeh emrin e tij.

https://x.com/world_watch20/status/2072489413284925461
https://x.com/brfootball/status/2072485855034253491

The post Goli, festimi në stilin e LeBron dhe përjashtimi pas VAR-it: Folarin Balogun u bë menjëherë i njohur në SHBA appeared first on Albeu.com.

Luhatjet e motorit në regjim boshe, nga vijnë dhe cilat mund të jenë arsyet?

Kur një motor qëndron në regjim boshe, pra në “ler”, normalisht duhet të funksionojë qetë dhe në mënyrë të qëndrueshme.

Nëse vëreni dridhje, djegie jo të njëtrajtshme apo rritje të rrotullimeve të motorit, atëherë kemi të bëjmë me një sinjal se diçka nuk po shkon siç duhet.

Zakonisht, në “ler”, një automjet punon rreth 700–800 rrotullime në minutë (o/min). Një shofer me përvojë arrin ta dallojë lehtësisht kur motori nuk sillet si zakonisht.

Shpesh, kjo tregon praninë e disa defekteve të mundshme. Te motorët me benzinë, një nga arsyet mund të jenë kandelet (qirinjtë e ndezjes) të harxhuar, të cilët e vështirësojnë ndezjen e përzierjes brenda cilindrit. Po kështu, burimi i problemit mund të jetë edhe te kabllot e kandeleve ose te instalimi elektrik.

Ndër shkaqet e tjera përmenden injektorët e karburantit të ndotur, si edhe filtri i ajrit i bllokuar. Po ashtu, edhe një valvul e dëmtuar e rrjedhës së ajrit mund të ndikojë në këtë funksionim të paqëndrueshëm. Punimi jo i njëtrajtshëm i motorit mund të vijë edhe nga prishja e vakumit në sistemin e furnizimit me ajër dhe karburant, si pasojë e konsumimit ose dëmtimit.

Edhe pas ndërrimit të rripit të kohëzimit mund të shfaqen probleme, nëse ai nuk është sinkronizuar siç duhet. Në këtë rast, koordinimi i valvulave prishet.

Si pasojë, kompresioni bie dhe motori nuk punon në mënyrë optimale në gjendje boshe. Të njëjtat shqetësime mund të lidhen edhe me konsumimin e vetë këtij rripi.

Në fund, një arsye tjetër mund të jetë edhe koha e ndezjes së përzierjes, e cila, kur nuk është e rregullt, mund ta bëjë motorin të punojë më ashpër ose edhe të fiket. Në çdo rast, nëse vini re se motori funksionon në mënyrë të pabarabartë, duhet të kërkoni ndihmën e një mekaniku.

The post Luhatjet e motorit në regjim boshe, nga vijnë dhe cilat mund të jenë arsyet? appeared first on Albeu.com.

“The Albanian Files”, Ola Xama: Edi Rama personally invited the architects, suspicions of conflict of interest

Journalist Ola Xama, invited to the program “Të Paekspozuarit” on MCN TV, spoke about the book “The Albanian Files”, which is considered by protesters to be Edi Rama’s “murder weapon” and has been submitted to SPAK.

Xama explained that the book contains indications of a possible conflict of interest, as the prime minister personally contacted foreign architects, imposing them on private companies in Albania.

“The book The Albanian Files is Rama’s attempt to present Albania in the eyes of the world. He is trying to turn the word file into a signal of hope for the future, unlike the past.

I have worked on several investigations related to the conflict of interest and how he determines, not only in the public sector but also in the private sector, and you find traces and notes showing how they were personally invited by Mr. Edi Rama.

I made an Excel breakdown of the projects by year; around 20 are from the time when Rama was mayor, we have about two years of pause while he was in opposition, and after 2013, there are 540 projects, when Rama was chairman of the KKT.

You find a company that received projects for Korça, urban renaissance projects, and they say we came when Rama was mayor of Tirana, we did not win the competition but we received a postcard and he told us that our door was welcome in Albania and he brought an investor to our door. We need to examine the conflict of interest.

There are debates over aesthetics, whether Albanians should do them or foreigners as well.

The question that arises and relates to the criminal aspect of this book is: do we have a law under which the person who gives you the construction permit also determines who will do the project? We do not.

In fact, in the capitalist system, this is not even a rule or norm, but in a system where the state imposes itself even on the private sector, there may be reason here to look at elements of a criminal offense,” Xama declared.

The post “The Albanian Files”, Ola Xama: Edi Rama personally invited the architects, suspicions of conflict of interest appeared first on Albeu.com.

❌