Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

22:00 Pse kilogramët kthehen sapo ndalet agjërimi?

Jo mungesë vullneti, por biologji – ja çfarë ndodh në trup

Agjërimi i ndërprerë vitet e fundit është shndërruar në një nga modelet më të përhapura të të ushqyerit. Ai promovohet si një mënyrë e thjeshtë për humbje peshe, kontroll më të mirë të sheqerit në gjak, më shumë energji dhe madje edhe jetëgjatësi. Rrjetet sociale janë të mbushura me dëshmi personale të njerëzve që pretendojnë se ky regjim u ka “ndryshuar jetën”. Megjithatë, pas idesë tërheqëse të kufizimit të kohës së ngrënies fshihen shumë nuanca për të cilat flitet më rrallë.

Ndryshe nga dietat klasike, agjërimi i ndërprerë nuk përcakton se çfarë duhet të hamë, por kur. Modelet më të shpeshta janë ai 16:8, ku ushqimi konsumohet brenda një dritareje prej tetë orësh në ditë, si dhe agjërimi një ose dy ditë në javë. Pikërisht kjo thjeshtësi e ka bërë tërheqës, por edhe ka krijuar pritshmëri jo realiste.

Çfarë thotë realisht shkenca për agjërimin

Dr. Trisha Pasricha, mjeke në Beth Israel Deaconess Medical Center dhe ligjëruese në Harvard Medical School, shpjegon në një video të publikuar nga The Washington Post se agjërimi i ndërprerë mund të çojë në humbje peshe gjatë muajve të parë.

Arsyeja është e thjeshtë: kur kufizohet dritarja kohore e ushqimit, shumë njerëz përfundojnë duke konsumuar më pak kalori. Por problemi shfaqet më vonë.

“Agjërimi i ndërprerë është i vështirë për t’u mbajtur në afat të gjatë dhe te një numër i madh njerëzish, pesha trupore me kalimin e kohës kthehet”, thekson dr. Pasricha.

Sipas saj, studimet deri më tani nuk kanë treguar se agjërimi i ndërprerë ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit apo se zgjat jetëgjatësinë. Kjo nuk do të thotë se është i dëmshëm, por se reputacioni i tij shpesh i tejkalon provat shkencore, transmeton Telegrafi.

Pse kilogramët kthehen shpesh

Një nga arsyet kryesore pse njerëzit heqin dorë nga agjërimi i ndërprerë është mos përputhja me jetën reale. Orët strikte të vakteve shpesh bien ndesh me obligimet e punës, ritmin familjar, ngjarjet shoqërore dhe lodhjen kronike.

Kur rregullat thyhen vazhdimisht, shfaqet ndjenja e dështimit dhe më pas braktisja e plotë e regjimit. Në atë moment, shumë njerëz kthehen te zakonet e vjetra të të ushqyerit, shpesh të shoqëruara me mbingrënie, gjë që çon në rikthim të shpejtë të kilogramëve të humbur.

Ekziston edhe një aspekt psikologjik i rëndësishëm: te disa persona, modelet restriktive të të ushqyerit nxisin obsesionin me ushqimin, ndjenjën e fajit dhe cikle të vazhdueshme mes përmbajtjes dhe teprimit.

Kush duhet të jetë veçanërisht i kujdesshëm

Ekspertët paralajmërojnë se agjërimi i ndërprerë nuk është i përshtatshëm për të gjithë. Personat me çrregullime të të ushqyerit, disbalanca hormonale, stres kronik, si dhe gratë shtatzëna apo gjidhënëse, shpesh reagojnë keq ndaj periudhave të gjata pa ushqim.

Te disa individë, kapërcimi i vakteve mund të shkaktojë rënie të energjisë, nervozizëm, probleme me përqendrimin dhe çrregullime të gjumit, sinjale që tregojnë se trupi nuk po merr atë që i nevojitet.

Çfarë funksionon më mirë në afat të gjatë

Në vend të rregullave rigide, dr. Pasricha sugjeron zakone më të thjeshta dhe më të qëndrueshme, të cilat përshtaten më lehtë me jetën e përditshme.

Mëngjesi si vakt i rëndësishëm

Konsumimi i mëngjesit brenda një ore pas zgjimit, me mjaftueshëm proteina dhe fibra, ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe ul nevojën për messhujta më vonë gjatë ditës. Kjo nënkupton shmangien e produkteve shumë të ëmbla dhe ushqimeve të përpunuara.

Darkë më e hershme

Përfundimi i vakteve dy deri në tre orë para gjumit ndikon pozitivisht në metabolizëm dhe në mënyrën se si trupi ruan energjinë. Darkat e vona lidhen me rrezik më të lartë për mbipeshë dhe çrregullime metabolike.

Çfarë është më e rëndësishme se ora e ushqimit

Në fund, mesazhi i dr. Pasrichës është i thjeshtë dhe çlirues:

Më e rëndësishme është çfarë hamë, sesa kur hamë.

Një ushqyerje e bazuar në perime, fruta, bishtajore, drithëra integrale, arra dhe fara, me konsum të reduktuar të ushqimeve ultra të përpunuara, ka mbështetjen më të fortë shkencore për ruajtjen e peshës trupore dhe shëndetit afatgjatë. Mund të mos ofrojë “mrekulli të shpejta”, por jep rezultate të qëndrueshme.

Në një kohë kur ushqyerja shpesh reduktohet në trende dhe rregulla ekstreme, agjërimi i ndërprerë mbetet një tjetër kujtesë se nuk ekziston zgjidhje universale. Mënyra më e mirë e të ushqyerit është ajo që mund të zbatohet për një kohë të gjatë, pa ndjenjë të vazhdueshme privimi dhe faji. /et

Leonidha Peppo: Sëmundjet kardiovaskulare, shkaqet, mekanizmat dhe përgjegjësia e stilit të jetesës

Një kërcënim i heshtur, por i parandalueshëm. Shkenca mjekësore ka vërtetuar se sëmundjet kardiovaskulare shfaqen kryesisht, te meshkujt pas moshës 45 vjeç, te femrat pas moshës 60 vjeç, veçanërisht pas menopauzës, sidomos kur jeta shoqërohet me zakone të dëmshme, mungesë aktiviteti fizik, ushqyerje jo të shëndetshme dhe stres kronik. Megjithatë, këto sëmundje nuk janë të pashmangshme. Në thelb…

Source

Ky test tregon nëse keni mungesë apo tepricë hekuri në trup

Testi i TIBC është një analizë laboratorike që ndihmon në vlerësimin e gjendjes së hekurit në trup, duke treguar nëse ekziston mungesë apo mbingarkesë.

Vlerat e larta zakonisht tregojnë mungesë hekuri, ndërsa ato të ulëta lidhen me tepricë hekuri ose çrregullime të mëlçisë dhe sëmundje inflamatore.

Raporti midis hekurit serik dhe TIBC, i njohur si ngopja e transferinës, është kyç për diagnostikimin e saktë dhe përcaktimin e trajtimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ky test tregon nëse keni mungesë apo tepricë hekuri në trup appeared first on Sinjali.

Omega-3 mund të mos jetë i domosdoshëm për të shëndetshëm, paralajmëron studimi i ri

Një studim mbi mbi 400,000 persona tregon se marrja parandaluese e omega-3 te njerëzit pa sëmundje të zemrës mund të rrisë rrezikun për fibrilacion atrial dhe goditje në tru.

Studimi sugjeron se suplementet janë të dobishme vetëm për pacientët me probleme kardiake, ndërsa të shëndetshmit mund të marrin mjaftueshëm omega-3 nga ushqimi i balancuar.

Specialistët këshillojnë konsultim me mjekun para përdorimit rutinë të suplementëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Omega-3 mund të mos jetë i domosdoshëm për të shëndetshëm, paralajmëron studimi i ri appeared first on Sinjali.

20:35 Produktet e qumështit/ Aleat në parandalimin e përkeqësimit mendor

Në një hulumtim të ri, diçka që mendohej më parë po sfidohet: duket se produktet e qumështit mund të jenë një aleat i papritur në parandalimin e përkeqësimit mendor.

Dihet se zakonet tona ushqimore ndikojnë në shëndetin tonë në çdo fazë të jetës. Një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë është harresa, që prek gjithnjë e më shumë njerëz me kalimin e moshës. Por si lidhet dieta me rrezikun e zhvillimit të kësaj gjendjeje?

Një studim afatgjatë zbuloi se konsumimi i moderuar i djathrave me përmbajtje të lartë yndyre dhe qumështit mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të të përkeqësimit mendor.

Konsumimi i rreth 50 gramëve djathë me yndyrë të lartë çdo ditë (p.sh., dy feta djathi) lidhej me një rrezik 13% më të ulët për zhvillimin e përkeqësimit mendor.

Konsumimi i rreth 20 gramëve kremë qumështi me yndyrë të lartë (rreth një lugë të madhe) lidhej me një rrezik 16% më të ulët të kësaj gjendjeje.

Kjo analizë bazohet në të dhëna nga një studim në Suedi, ku u ndoqën rreth 28,000 njerëz për rreth 25 vjet. Studiuesit krahasuan ata që konsumonin sasi të konsiderueshme të produkteve të qumështit me yndyrë të lartë me ata që konsumonin shumë pak ose fare.

Pika më interesante e këtij studimi është se djathti me yndyrë të lartë duket se lidhen me një rrezik më të ulët të përkeqësimit mendor, ndërsa tjera si qumështi, kosi apo gjalpi nuk treguan një efekt të tillë. Kjo sugjeron se struktura dhe lloji i ushqimit mund të ndikojnë ndryshe në trurin dhe në trupin tonë./mxh

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Çrregullimet hormonale mund të shkaktojnë shtim në peshë dhe simptoma si dhimbje koke, fryrje barku dhe cikël menstrual të parregullt.

Për ta balancuar sistemin hormonal, ekspertët rekomandojnë ushqime si: kosi me probiotikë dhe vitaminë D, peshku me omega-3, perimet me gjethe jeshile, erëzat si kanella dhe xhenxhefili, si dhe avokado me yndyra të shëndetshme dhe fibra.

Këto ushqime ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm dhe të sistemit riprodhues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën appeared first on Sinjali.

18:26 Një ‘shot’ me vaj ulliri dhe limon për lëkurë të pastër? Ja sa funksionon

Vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe limoni i freskët kanë qenë prej kohësh të vlerësuar si në kuzhinë, ashtu edhe në kurat popullore. Tani, kjo dyshe ka gjetur një rol të ri: një “shot” mirëqenieje para gjumit, që po qarkullon masivisht në rrjetet sociale. I hedhur në një filxhan dhe jo mbi sallatë, ky kombinim i thjeshtë po promovohet si një ritual i vogël, por plot përfitime i mbrëmjes, që thuhet se ndihmon nga shkëlqimi i lëkurës deri te tretja më e lehtë.

Kur merren së bashku në mbrëmje, vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe lëngu i limonit thuhet se veprojnë në mënyrë sinergjike, duke krijuar një përzierje antioksiduese me efekt pastrues të butë. Ata që e praktikojnë këtë zakon pretendojnë se ndihmon sistemin imunitar, nxit prodhimin e kolagjenit dhe e ndihmon trupin të “rindizet” gjatë natës.

Koha duket se është vendimtare. Kjo përzierje me shije të thartë këshillohet të merret para gjumit, për të mbështetur tretjen, për të ndihmuar rregullsinë e zorrëve dhe për të nxitur një gjumë më të thellë.

Efekti pas darkës

Ja si supozohet se funksionon: vaji i ullirit ndihmon në lubrifikimin e traktit intestinal, ndërsa lëngu i limonit stimulon prodhimin e lëngjeve gastrike. Së bashku, ato lehtësojnë tretjen dhe përmirësojnë lëvizjen e zorrëve, gjë që mund të përkthehet në ndjesi më të lehtë në stomak gjatë natës dhe, rrjedhimisht, gjumë më të qetë.

Një lugë gjelle vaj ulliri e përzier me lëngun e gjysmës së një limoni përshkruhet gjithashtu si e mirë për mëlçinë. Në rrethet e mirëqenies, kjo pije vlerësohet për efektin detoksifikues dhe pastrues, që mund të ndihmojë proceset natyrale të pastrimit të trupit dhe të lehtësojë kapsllëkun.

Pse pikërisht para gjumit?

Mbrëmja konsiderohet momenti ideal për këtë ritual. Disa influencues të mirëqenies theksojnë se vaji i ullirit përmban sasi shumë të vogla përbërësish që lidhen me ciklin gjumë-zgjim, ndërsa efekti i tij qetësues dhe ngopës mund të ndihmojë në relaksim. Plus, kur tretja funksionon më mirë, ka më pak gjasa të ndihesh i fryrë gjatë natës, çka e bën më të lehtë të biesh në gjumë, edhe pas një vakti të rëndë.

A funksionon vërtet?

E gjithë kjo tingëllon bukur, por a ka prova shkencore që i mbështesin këto pretendime? Deri diku po, por jo plotësisht.

Vaji i ullirit dhe lëngu i limonit kanë përfitime shëndetësore të njohura kur konsumohen veçmas. Studimet e lidhin vazhdimisht vajin e ullirit me përfitime kardiovaskulare, kur është pjesë e një diete të balancuar. Ka gjithashtu disa prova nga studime klinike që tregojnë se vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të përmirësojë shpeshtësinë e jashtëqitjes dhe kapsllëkun.

Sa i përket limonit, dihet mirë që vitamina C, të cilën ai e përmban, është e domosdoshme për sintezën e kolagjenit dhe për një sistem imunitar të fortë. Megjithatë, nuk ka shumë prova që një sasi e vogël lëngu limoni para gjumit të ketë ndikim të dukshëm në lëkurë apo imunitet, sidomos nëse tashmë merr mjaftueshëm vitaminë C gjatë ditës.

Edhe për “detoksifikimin” e mëlçisë, provat janë të kufizuara. Vaji i ullirit përmban pak melatoninë, por në sasi shumë të vogla, dhe nuk ka prova solide që një lugë vaj para gjumit të ndikojë realisht në cilësinë e gjumit. Në fund të fundit, vetë mëlçia është organi kryesor i detoksifikimit dhe mënyrat më efektive për ta mbështetur janë ulja e konsumit të alkoolit, mbajtja e një peshe të shëndetshme dhe ushqyerja e balancuar.

Me fjalë të tjera, nuk ka zëvendësim për mënyrat klasike të të jetuarit shëndetshëm. Me shumë gjasa, do të përfitosh më tepër duke ndjekur një dietë mesdhetare, duke konsumuar fibra dhe duke ushtruar rregullisht.

Si ta konsumosh

Megjithatë, nuk ka ndonjë dëm të madh nëse dëshiron ta provosh këtë trend viral, për sa kohë nuk vuan nga gastriti, refluksi apo ndjeshmëria e stomakut.

Ja si përgatitet:

– 1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër

– Lëngu i gjysmës së një limoni

– Përzieji dhe pije menjëherë para gjumit. Nëse shija të duket shumë e fortë, mund ta hollosh përzierjen me gjysmë gote ujë./mxh

Shqiptarët konsumuan në janar fara susami të kontaminuara me aflatoksinë

Farat e susamit të importuara në Shqipëri në janar 2026 kanë rezultuar të kontaminuara me aflatoksinë, duke përbërë rrezik potencial për shëndetin e njeriut. Alarmi është ngritur nga Bashkimi Evropian, i cili ka njoftuar autoritetet shqiptare se, pas analizave laboratorike, në farat e zeza të susamit me origjinë nga Bolivia është konstatuar prania e kësaj […]

The post Shqiptarët konsumuan në janar fara susami të kontaminuara me aflatoksinë appeared first on BoldNews.al.

Fluks në urgjencën e Fierit, çdo ditë mbi 120 pacientë

Mbi 120 pacientë paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Fierit, si pasojë e virozave sezonale dhe gripit. Mjekja Ilva Çuni flet për një fluks të lartë të prekurish mes grup-moshave 15–25 vjeç dhe 70–80 vjeç, ndërkohë që fatkeqësisht nuk kanë munguar as rastet me pasoja fatale. Sipas mjekes Çuni, piku i gripit […]

The post Fluks në urgjencën e Fierit, çdo ditë mbi 120 pacientë appeared first on BoldNews.al.

11:43 Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Last Updated on 07/02/2026 by EL

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet diagnostikë e thelluar

Dhimbja, ulja e ndjeshmërisë së prekjes, ndjesia e shpimit, dobësia muskulore dhe dobësimi i reflekseve në gjymtyrë janë ndër ankesat më të shpeshta të pacientëve me radikulopati, dëmtim i rrënjës nervore që del nga palca kurrizore. Kur shfaqet dhimbja e shpinës, pacientët shpesh mendojnë për radikulopati dhe përpiqen ta zgjidhin problemin me barna të zakonshme kundër dhimbjes. Mjekët theksojnë se analgjezikët klasikë nuk janë efektivë në radikulopati dhe se dhimbja e shpinës nuk është domosdoshmërisht pasojë e ngjeshjes së nervit. Radikulopatia është gjendje serioze që ndikon ndjeshëm në cilësinë e jetës. Për këtë arsye, pacientët shpesh kërkojnë lehtësim edhe përmes mënyrave alternative, ndonjëherë të rrezikshme, si kiropraktika.

Dhimbje me përbërës të veçantë

Simptomat e pakëndshme të radikulopatisë mund të prekin pjesën e qafës së shtyllës kurrizore, kraharorin ose pjesën e poshtme të shpinës. Specialistët theksojnë se shkaku më i shpeshtë i radikulopatisë është hernia e diskut ndërvertebral.

Radikulopatia, me fjalë të thjeshta, nënkupton dëmtimin e rrënjës së nervit që del nga palca kurrizore. Më shpesh është pasojë e presionit të drejtpërdrejtë, por mund të jetë edhe pjesë e një procesi inflamator. Nga kjo rrjedh se shkaku kryesor në shumicën e rasteve është hernia e diskut ndërvertebral, ndërsa më rrallë edhe procese të tjera, për shembull ndryshime tumorale. Radikulopatia zakonisht shfaqet me dhimbje neuropatike, e cila ka përbërës të veçantë dhe dallon sipas karakteristikave dhe mënyrës së trajtimit nga dhimbjet që vijnë nga dëmtimi i indeve të tjera (lëkurë, muskuj, inde lidhëse ose organe të brendshme jashtë sistemit nervor).

Radikulopatia prek edhe personat e rinj

Radikulopatia nuk është gjendje që prek vetëm të moshuarit. Specialistët theksojnë se ajo shfaqet edhe te personat e rinj dhe popullata aktive në punë.

Radikulopatia dhe dhimbja në zonën e shtyllës kurrizore nuk janë sinonime; jo çdo dhimbje shpine ka origjinë radikulopatike. Ekzistojnë faktorë rreziku që mund të çojnë në radikulopati, si punët e rënda fizikengritja e peshave, por edhe qëndrimi i zgjatur ulur (te shoferët profesionistë, punonjësit e zyrave) ose qëndrimi i gjatë në këmbë (te punëtorët e fabrikave). Njeriu, gjatë evolucionit, ka qenë kryesisht në lëvizje dhe jo i ulur apo në këmbë për periudha të gjata; trupi ynë nuk është evolutivisht i përshtatur për kërkesat e punës që shtron shoqëria moderne.

Barnat klasike kundër dhimbjes nuk ndihmojnë

Në rreth tre të katërtat e rasteve, radikulopatia prek pjesën kryqore-sakrale (pjesën e poshtme të shpinës). Pjesa tjetër lidhet me dëmtimet e pjesës së qafës së shtyllës kurrizore, ndërsa më rrallë me dëmtimet e pjesës së kraharorit.

Simptoma kryesore është dhimbja neuropatike, e cila shfaqet si ndjesi djegieje, shpimi, mpirje dhe ndryshim i ndjeshmërisë së prekjes në zonën përkatëse. Dhimbja ndjek rrugën e rrënjës nervore të dëmtuar (poshtë këmbës ose krahut). Më rrallë vërehet dobësi e muskujve të caktuar dhe çrregullim i funksionit të urinimit, nëse preken strukturat nervore që e kontrollojnë atë. Dhimbjet zakonisht janë të forta dhe nuk reagojnë ndaj barnave klasike kundër dhimbjes. Theksohet se vetëm një pjesë e pacientëve me sindrome dhimbjeje me origjinë nga shtylla kurrizore kanë edhe dhimbje radikulopatike. Për shembull, mund të ketë dëmtim të nyjeve, muskujve përreth ose ligamenteve, me dhimbje të forta, por pa komponent radikulopatik. Prandaj, diagnostikimi i saktë është thelbësor për përcaktimin e terapisë së duhur. Nëse radikulopatia bëhet kronike, është i domosdoshëm trajtim multidisiplinar, me përfshirjen e mjekësisë fizikale, anesteziologjisë dhe psikiatrisë.

Shpesh nevojiten edhe ekzaminime më komplekse

Pacienti duhet të ekzaminohet në mënyrë të detajuar dhe, pas një anamneze të mirë, sipas nevojës të kryhen edhe teste shtesë diagnostikuese (pyetësorë për dhimbjen neuropatike, ekzaminim klinik, imazheri e zonës së prekur, ekzaminim elektromioneurografik).

Në fillim mjaftojnë të dhënat e marra me kujdes dhe ekzaminimi klinik. Nevoja për diagnostikë shtesë vlerësohet rast pas rasti, por imazheria është e domosdoshme kur konfirmohet radikulopatia. Zakonisht fillohet me radiografi (RTG), por shpesh nevojiten metoda më të avancuara, si skaneri (CT) ose rezonanca magnetike (MR). Në prani të simptomave të tjera përveç dhimbjes, si dobësia ose çrregullimet e urinimit – rekomandohet urgjentisht CT ose MR, për të orientuar terapinë sa më shpejt në drejtimin e duhur.

A mund të shërohet radikulopatia?

Radikulopatia mund të shërohet nëse eliminohet shkaku që dëmton rrënjën nervore, por edhe atëherë ekziston mundësia që një pjesë e dëmtimit të ketë ndodhur tashmë dhe disa simptoma të vazhdojnë edhe pas heqjes së shkakut. Dhimbjet e tipit radikulopatik trajtohen me klasa të caktuara barnash (koanalgjetikë), ku përfshihen disa antidepresivë dhe antikonvulsivë, si dhe preparate të tjera. Analgjezikët e zakonshëm zakonisht nuk janë efektivë. Terapia fizikale dhe suplementimi me vitamina, antioksidantë dhe analgjetikë natyralë janë shumë të rëndësishme dhe studimet tregojnë përfitime nga kjo qasje. Gjithmonë duhet vlerësuar trajtimi i shkakut. Në disa raste nevojitet edhe trajtim kirurgjikal, veçanërisht kur shkaku është ndryshim tumorale, hernie e theksuar e diskut ose mungesë përgjigjeje ndaj terapisë standarde.

Si trajtohet radikulopatia apo nervi i ngjeshur në shtyllën kurrizore

Specialistët theksojnë se trajtim kirurgjikal është i nevojshëm, madje i domosdoshëm, në një numër të vogël rastesh të përcaktuara qartë. Suksesi i tij është i konsiderueshëm, por jo i plotë. Për këtë arsye, disa pacientë kërkojnë edhe metoda alternative të pranuara mjekësore, si kiropraktika, osteopatia dhe akupunktura.

Këto terapi përdoren dhe shpesh aplikohen edhe nga mjekë me arsimim standard mjekësor dhe specializim përkatës. Ato mund të jenë të dobishme vetëm nëse kryhen nga personel i kualifikuar. Pacientët që dëshirojnë t’i provojnë këto metoda inkurajohen ta bëjnë këtë me kujdes të veçantë në përzgjedhjen e praktikuesit, pasi ekziston rreziku i keqpërdorimit të profesionit dhe mundësia e përkeqësimit të simptomave për shkak të manipulimeve që kryhen gjatë kiropraktikës./et

Ushqimet ultra të përpunuara po krijojnë varësi si cigaret

Ushqimet industriale ultra të përpunuara nuk janë thjesht ushqime, por produkte shumë të inxhinierizuara, të dizajnuara posaçërisht për të maksimizuar kënaqësinë biologjike dhe psikologjike dhe për të shkaktuar përdorim të zakonshëm. Sipas ekspertëve, mënyra e marketingut e këtyre produkteve përdor strategji të veçanta për të rritur tërheqjen e tyre, për të shmangur rregulloret dhe për të…

Source

Ju dhemb shpina prej javësh? Ja kur duhet të shqetësoheni

Dhimbja, ulja e ndjeshmërisë së prekjes, ndjesia e shpimit, dobësia muskulore dhe dobësimi i reflekseve në gjymtyrë janë ndër ankesat më të shpeshta të pacientëve me radikulopati, një dëmtim i rrënjës nervore që del nga palca kurrizore.

Kur shfaqet dhimbja e shpinës, pacientët shpesh mendojnë për radikulopati dhe përpiqen ta zgjidhin problemin me barna të zakonshme kundër dhimbjes. Mjekët theksojnë se analgjezikët klasikë nuk janë efektivë në radikulopati dhe se dhimbja e shpinës nuk është domosdoshmërisht pasojë e ngjeshjes së nervit. Radikulopatia është gjendje serioze që ndikon ndjeshëm në cilësinë e jetës, dhe për këtë arsye pacientët shpesh kërkojnë lehtësim edhe përmes mënyrave alternative, ndonjëherë të rrezikshme, si kiropraktika.

Dhimbje me përbërës të veçantë

Simptomat e radikulopatisë mund të prekin qafën, kraharorin ose pjesën e poshtme të shpinës. Specialistët theksojnë se shkaku më i shpeshtë i radikulopatisë është hernia e diskut ndërvertebral.

Radikulopatia nënkupton dëmtimin e rrënjës së nervit që del nga palca kurrizore. Shpesh është pasojë e presionit të drejtpërdrejtë mbi nervin, por mund të jetë edhe pjesë e një procesi inflamator. Përveç hernies së diskut, më rrallë shkaktohet nga procese të tjera, si ndryshimet tumorale. Dhimbja që vjen nga radikulopatia është neuropatike, me karakteristika të veçanta që dallojnë nga dhimbjet e indeve të tjera, si lëkura, muskujt, ligamentet ose organet e brendshme jashtë sistemit nervor.

Radikulopatia prek edhe personat e rinj

Specialistët theksojnë se radikulopatia nuk është vetëm gjendje e të moshuarve, por mund të shfaqet edhe te të rinjtë dhe popullata aktive në punë. Dhimbja e shtyllës kurrizore dhe radikulopatia nuk janë e njëjta gjë; jo çdo dhimbje shpine ka origjinë radikulopatike.

Ekzistojnë faktorë rreziku, si punët fizike të rënda, ngritja e peshave, qëndrimi i zgjatur ulur (për shembull, tek shoferët profesionistë ose punonjësit e zyrave) ose qëndrimi i gjatë në këmbë (tek punëtorët e fabrikave). Trupi i njeriut nuk është evolutivisht i përshtatur për qëndrime të gjata të palëvizshme; ai është projektuar për lëvizje të vazhdueshme.

Barnat klasike kundër dhimbjes nuk ndihmojnë

Në rreth tre të katërtat e rasteve, radikulopatia prek pjesën kryqore-sakrale të shpinës. Pjesa tjetër lidhet me dëmtimet e qafës së shtyllës kurrizore, ndërsa më rrallë me pjesën e kraharorit.

Simptoma kryesore është dhimbja neuropatike, e shoqëruar me ndjesi djegieje, shpimi, mpirje dhe ndryshim të ndjeshmërisë së prekjes. Dhimbja ndjek rrugën e rrënjës nervore të dëmtuar (poshtë këmbës ose krahut). Më rrallë shfaqet dobësi e muskujve të caktuar dhe çrregullim i funksionit të urinimit, nëse preken strukturat nervore që e kontrollojnë atë.

Dhimbjet e tipit radikulopatik zakonisht janë të forta dhe nuk reagojnë ndaj barnave klasike kundër dhimbjes. Vetëm një pjesë e pacientëve me dhimbje të shtyllës kurrizore kanë edhe dhimbje radikulopatike; mund të ketë dhimbje të forta nga nyjet, muskujt ose ligamentet, pa komponent radikulopatik. Prandaj, diagnostikimi i saktë është thelbësor për përcaktimin e terapisë së duhur.

Nëse radikulopatia bëhet kronike, është i domosdoshëm trajtim multidisiplinar, me përfshirjen e mjekësisë fizikale, anesteziologjisë dhe psikiatrisë.

Shpesh nevojiten edhe ekzaminime më komplekse

Pacienti duhet të ekzaminohet me kujdes, dhe sipas nevojës të kryhen teste shtesë diagnostikuese, si pyetësorë për dhimbjen neuropatike, ekzaminim klinik, imazheri e zonës së prekur dhe ekzaminim elektromioneurografik.

Në fillim mjaftojnë të dhënat dhe ekzaminimi klinik, ndërsa diagnostika shtesë vlerësohet rast pas rasti. Imazheria është e domosdoshme kur konfirmohet radikulopatia; zakonisht fillohet me radiografi, por shpesh nevojiten metoda më të avancuara, si CT ose MR. Në prani të simptomave të tjera, si dobësia ose çrregullimet e urinimit, rekomandohet urgjentisht CT ose MR, për të orientuar terapinë drejt zgjidhjes së duhur.

A mund të shërohet radikulopatia?

Radikulopatia mund të shërohet nëse eliminohet shkaku që dëmton rrënjën nervore, por disa simptoma mund të vazhdojnë edhe pas trajtimit të shkakut. Dhimbjet e tipit radikulopatik trajtohen me koanalgjetikë, përfshirë disa antidepresivë dhe antikonvulsivë, si dhe preparate të tjera. Analgjezikët e zakonshëm zakonisht nuk janë efektivë. Terapia fizikale dhe suplementimi me vitamina, antioksidantë dhe analgjetikë natyralë janë të rëndësishme. Gjithmonë duhet vlerësuar trajtimi i shkakut, dhe në disa raste mund të nevojitet trajtim kirurgjikal, veçanërisht për ndryshime tumorale, hernie të theksuar të diskut ose mungesë përgjigjeje ndaj terapisë standarde.

Trajtimi kirurgjikal dhe alternativ

Trajtimi kirurgjikal është i nevojshëm në një numër të vogël rastesh të përcaktuara qartë. Suksesi i tij është i konsiderueshëm, por jo i plotë. Për këtë arsye, disa pacientë zgjedhin edhe metoda alternative të pranuara mjekësore, si kiropraktika, osteopatia dhe akupunktura, shpesh të aplikuara nga mjekë të specializuar.

Këto terapi mund të jenë të dobishme vetëm nëse kryhen nga personel i kualifikuar. Pacientët që dëshirojnë t’i provojnë duhet të jenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e praktikuesit, për të shmangur keqpërdorimin e profesionit dhe përkeqësimin e simptomave për shkak të manipulimeve të kryera gjatë kiropraktikës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ju dhemb shpina prej javësh? Ja kur duhet të shqetësoheni appeared first on Sinjali.

21:25 Si ta kuptoni nëse keni intolerancë ndaj laktozës

Sipas nutricionistëve, 70% e popullsisë së botës vuan nga intoleranca ndaj laktozës. Laktoza është një lloj sheqeri natyral që gjendet në qumësht dhe produkte qumështi, i cili kërkon një enzimë, laktazën, që të zbërthehet dhe tretet në trupin tonë.

Nëse zorra jonë e hollë nuk prodhon mjaftueshëm laktazë, atëherë ne bëhemi intolerantë ndaj laktozës.

Simptomat përfshijnë dhimbje barku, fryrje ose gazra, prodhim të tepërt të gazrave, gurgullimë, të përziera, dhimbje barku dhe diarre. Simptomat zakonisht shfaqen 30 deri në 60 minuta pas konsumimit të produkteve të qumështit.

Shfaqja e tyre zakonisht fillon 30 minuta deri në 2 orë pasi të keni konsumuar qumësht ose produkte të tjera të qumështit.

Nëse keni intolerancë ndaj laktozës, simptomat tuaja mund të përfshijnë:

Inflacion
Dhimbje ose ngërçe
Zhurmë në bark
Gazrat
Jashtëqitje të lirshme ose diarre
Të vjella
Si bëhet diagnoza?

Mjeku mund të bëjë diagnozën duke ju pyetur për llojin e simptomave që po përjetoni dhe duke ju kërkuar të përmbaheni nga konsumimi i produkteve të qumështit për të parë nëse simptomat tuaja përmirësohen.

Si trajtohet?

Nuk ka kurë për intolerancën ndaj laktozës. Megjithatë, ju mund t’i menaxhoni simptomat duke kufizuar ose shmangur produktet e qumështit./mxh

21:09 Shpresë për miliona njerëz, trajtimet e reja me botox po ndryshojnë luftën me migrenën

Më shumë se një miliard njerëz në botë përballen me dhimbjen e padurueshme të migrenës, një gjendje neurologjike që mund të shoqërohet me dhimbje koke të forta, ndjeshmëri ndaj dritës apo zërit. Por kërkimet shkencore po sjellin mënyra të reja trajtimi, që ofrojnë shpresë për pacientët.

Megan Daniels, avokate 35-vjeçare nga Liverpool, përdor çdo ditë një pajisje neuromoduluese që stimulojnë nervat e qafës dhe kokës. “Është shumë qetësuese, ndjen si të kalojnë valë përmes trurit”, thotë ajo. Pajisja ndihmon në parandalimin e sulmeve dhe redukton simptomat e migrenës vestibulare, që përfshin edhe probleme me ekuilibrin.

Një zbulim i rëndësishëm ka qenë identifikimi i molekulave CGRP, që rrisin ndjeshmërinë e nervave gjatë sulmeve. Bllokimi i tyre me barna të posaçme ka ndihmuar shumë pacientë, duke ulur frekuencën e sulmeve deri në 75% në disa raste. Por efektet mund të jenë të përkohshme, dhe disa pacientë nuk gjejnë lehtësim të plotë.

Studiuesit po zhvillojnë barna që targetojnë peptide të tjera, si Pacap dhe orexin, të cilat mund të përdoren si trajtime parandaluese. Këto barna jo vetëm që ndalojnë sulmet ekzistuese, por edhe ulin mundësinë e rikthimit të tyre.

Botoksi, i njohur për përdorim estetik, rezulton efektiv në reduktimin e sulmeve kronike të migrenës. Pajisjet neuromoduluese dhe elektrodave që stimulojnë nervat e kokës dhe fytyrës po tregojnë gjithashtu rezultate premtuese për pacientët që nuk reagojnë ndaj barnave.

Ekspertët nënvizojnë se trajtimi i migrenës kërkon një qasje të gjithanshme: kombinim të barnave, pajisjeve teknologjike, ndryshimeve në stilin e jetesës, terapi psikologjike dhe kujdesi ndaj dietës dhe aktivitetit fizik. Megan Daniels thekson: Asnjë gjë nuk zgjidh plotësisht migrenën, të gjitha pjesët së bashku formojnë puzzle-n e shëndetit./mxh

20:56 Aktiviteti i përditshëm është po aq efektiv sa palestra!

Tashmë është promovuar gjerësisht se të konsumosh vakte të shëndetshme dhe të ushtrohesh fizikisht është çelësi i suksesit për një trup të shëndetshëm dhe një jetë të gjatë. Vajtja në palestër dhe kryerja me rigorozitet e 10 mijë hapave në ditë është thuajse e pamundur për të gjithë, por një lajm i mirë vjen nga studiuesi Mark Hamer, profesor i sportit dhe mjekësisë sportive në University College London. Aktiviteti fizik gjatë jetës së përditshme është po aq efektiv sa kryerja e ushtrimeve fizike në palestër apo në aktivitete të ndryshme sportive.

Kush është i dhënë pas sportit, me siguri është i njohur me një term që po përdoret gjerësisht: VILPA (Aktivitet fizik i fuqishëm dhe me ndërprerje i stilit të jetës). Me fjalë të tjera, VILPA është çdo veprim fizik gjatë ditës, i cili mund të përfshijë ngjitjen me shpejtësi të shkallëve, ecjen e shpejtë brenda në shtëpi apo jashtë saj, lojërat e ndryshme me kafshët shtëpiake, pastrimin intensiv, mbajtjen e peshave gjatë ditës e shumë aktivitete të tjera që njeriu mund të kryejë gjatë përditshmërisë së tij.

Në një studim të vitit 2022, duke përdorur të dhëna nga 25 mijë e 241 njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Hamer dhe kolegët e tij zbuluan se këto shpërthime të vogla lëvizjeje lidhen me përfitime shëndetësore. Shkencëtarët vunë re se, edhe pse njerëzit nuk kryenin specifikisht aktivitete sportive, ata realizonin lëvizje të konsiderueshme të cilat u sillnin shumë përfitime në shëndet.

Hamer dhe shkencëtarë në Universitetin e Sidneit zbuluan se vetëm tre ose katër seanca një minutëshe të VILPA-s çdo ditë ishin të mjaftueshme për të siguruar një ulje prej 40% të rrezikut të vdekjes së parakohshme nga të gjitha shkaqet dhe një ulje prej 49% të rrezikut të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, krahasuar me njerëzit që bënin pak lëvizje gjatë ditës.

Sipas Aleancës NCD, një organizatë që synon të adresojë rritjen e vazhdueshme të sëmundjeve jo-ngjitëse ose kronike në të gjithë botën, deri në pesë milionë vdekje në vit mund të shmangeshin nëse më shumë njerëz do të ishin mjaftueshëm aktivë. “Globalisht, stilet tona të jetesës po bëhen shumë më sedentare”, thotë Katie Dain, drejtoreshë ekzekutive e Aleancës NCD. “Thënë më konkretisht, shumë prej nesh po ulen në zyrë, ndërsa shumë nga qytetet tona janë më të projektuara për makina sesa për njerëz”, shprehet ajo.

Si rezultat, kërkuesit janë përpjekur t’i bëjnë objektivat e ushtrimeve më pak frikësuese. Edhe pse shumica e njerëzve janë të njohur me 10 mijë hapa në ditë, gjetjet e reja shkencore po tregojnë se mund të arrihen shumë përfitime shëndetësore edhe me më pak sasi hapash në ditë./mxh

Ja si të mbani nën kontroll tensionin e lartë të gjakut çdo ditë

Tensioni i lartë i gjakut, i njohur si “vrasësi i heshtur”, prek gati gjysmën e të rriturve dhe shpesh nuk jep asnjë shenjë. Ai rrit ndjeshëm rrezikun për infarkt, sulm në tru, dështim të zemrës dhe lidhet edhe me rënien e funksioneve të trurit dhe demencën.

“Hipertensioni është faktori më i ndryshueshëm i rrezikut për sëmundjet e zemrës, sulmin në tru dhe, sipas provave të reja, edhe për rënien e aftësive njohëse”, ka thënë doktori Eduardo Sanchez nga Shoqata Amerikane e Zemrës, ka shkruar The New York Times.

Ja disa hapa të thjeshtë që ndihmojnë realisht:

Njihni vlerat tuaja

Shumë njerëz me tension të lartë nuk e dinë që e kanë atë. Tensioni normal është nën 120/80 mm Hg. Mbi këtë nivel fillon dëmtimi i enëve të gjakut, zemrës, veshkave dhe trurit.

“Matja duhet bërë siç duhet: ulur, me këmbët në tokë, krahun në nivelin e zemrës dhe pa folur”, ka shpjeguar doktoresha Jennifer Cluett. 

Ajo këshillon edhe matjen në shtëpi, pasi disa persona kanë tension më të lartë vetëm te mjeku.

Kuptoni rrezikun personal

Tensioni i lartë zhvillohet me kalimin e kohës dhe ndikohet nga gjenetika, pesha e tepërt, duhani, mungesa e gjumit dhe stresi.

“Nëse në familje ka pasur persona që kanë pësuar infarkt apo sulme në tru, rreziku është më i lartë të familjarët e tjerë”, ka thënë doktoresha Fatima Coronado nga CDC. 

Mosha, gjinia dhe shtatzënia janë faktorë shtesë që duhen marrë seriozisht.

Ndiqni një dietë me ushqime miqësore për zemrën

Dieta DASH konsiderohet më efektivja për uljen e tensionit. Ajo përfshin ushqime të pasura me kalium, i cili ndihmon trupin të largojë natriumin dhe relakson enët e gjakut.

“Kaliumi ndihmon në uljen e presionit në enët e gjakut”, shpjegojnë mjekët. 

Ai gjendet te avokadoja, pjepri, agrumet, spinaqi dhe perimet me gjethe të gjelbra.

Ulja e konsumimit të kripës është po ashtu thelbësore. 

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon jo më shumë se 2,300 mg natrium në ditë, ideale edhe më pak. 

Alkooli gjithashtu rrit tensionin, ndaj rekomandohet kufizimi i fortë ose shmangia.

Lëvizni dhe menaxhoni stresin

Aktiviteti fizik, sidomos ecja e shpejtë, ushtrimet aerobike dhe ushtrimet statike si “plank” apo mbajtja në mur, ndihmojnë në uljen e tensionit.

Sipas specialistëve, ushtrimet e bëjnë zemrën të punojë me më pak përpjekje. Edhe ushtrimet joga dhe meditimi ndihmojnë në uljen e stresit.

Mos kini frikë nga ilaçet

Objektivi është tensioni nën 130/80 mm Hg, ndërsa nën 120/80 është edhe më mirë. Shpesh kjo arrihet vetëm me ilaçe.

“Edhe nëse merrni ilaçe, ndryshimet në stilin e jetës mbeten shumë të rëndësishme dhe ndikojnë pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm”, ka theksuar Cluett.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ja si të mbani nën kontroll tensionin e lartë të gjakut çdo ditë appeared first on Sinjali.

Shkencëtarët koreano-jugorë zbulojnë se qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale

Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit, duke treguar se qelizat kancerogjene nuk kanë gjithmonë nevojë të shkatërrohen, por në disa raste mund të rikthehen në gjendje normale. Duke përdorur modele dixhitale të quajtura “binjakë digjitalë” të rrjeteve gjenetike, studiuesit simuluan sjelljen e qelizave kancerogjene dhe u fokusuan jo te…

Source

“Shkaku kryesor duhani”, OBSH: 37% e rasteve të reja të kancerit mund të parandalohen

37% e të gjitha rasteve të reja me kancer gjatë një viti ishin të lidhura me shkaqe të parandalueshme. Për herë të parë, OBSH ka kryer një analizë globale që tregon rrezikun e kancerit nga shkaqe të parandalueshme. Studimi shqyrton 30 shkaqe të parandalueshme, duke përfshirë duhanin, alkoolin, indeksin e lartë të masës trupore, inaktivitetin […]

The post “Shkaku kryesor duhani”, OBSH: 37% e rasteve të reja të kancerit mund të parandalohen appeared first on BoldNews.al.

Kanceri, mbi 7 mijë raste të reja në vit. Janë meshkujt më të prekurit

Në Shqipëri mbi 7 mijë persona janë prekur nga kanceri vetëm vitin e fundit. Këto sëmundje zënë vendin e dytë pas atyre kardiovaskulare edhe sa i përket humbjeve të jetës. 16% e vdekjeve në vendin tonë kanë shkak fillestar sëmundjet kancerogjene. Gjatë prezantimit të të dhënave deri në vitin 2024 ekspertët folën për rritje të disa sëmundjeve tumorale edhe për shkak të stilit të jetës.

Source

14:40 Paralajmërimi/ Ekspertët francezë: Cigaret elektronike, rrezik për zemrën, mushkëritë dhe kancerin

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Anses, agjencia franceze e shëndetit publik dhe sigurisë ushqimore, tha se përdorimi i cigareve elektronike shpesh shihet si një alternativë ndaj pirjes së duhanit, por “nuk është pa rreziqe” për shëndetin. Mediat vendase raportojnë se rreth 6 përqind e njerëzve në Francë përdorin cigare elektronike çdo ditë, ose më shumë se tre milionë njerëz, sipas shifrave të vitit 2024 nga Santé publique France, organi kombëtar përgjegjës për monitorimin e shëndetit të popullsisë.

Pas analizimit të 3,000 studimeve dhe raporteve shkencore, ANSES thekson se rreziqet shëndetësore shoqërohen me thithjen e substancave toksike të pranishme në lëngjet elektronike ose të formuara gjatë thithjes së këtyre lëngjeve. Në afat të mesëm dhe të gjatë, cigaret elektronike mund të çojnë në efekte kardiovaskulare, të tilla si rritja e presionit të gjakut, për produktet që përmbajnë nikotinë.

Dëmton me kalimin e kohës!

Anses tha se produktet e avullimit që përmbajnë nikotinë mbartin një rrezik të mundshëm për efekte kardiovaskulare, të tilla si rritja e presionit të gjakut dhe e rrahjeve të zemrës. Studimet tregojnë gjithashtu për efekte të mundshme në sistemin e frymëmarrjes, duke përfshirë sëmundjet kronike të mushkërive dhe inflamacionin e mushkërive. Lidhur me kancerin, disa studime treguan ndryshime biologjike të pajtueshme me fazat e hershme të zhvillimit të kancerit.

Agjencia gjithashtu vuri në dukje rreziqet e mundshme gjatë shtatzënisë. Cigaret elektronike, veçanërisht kur përdoret nikotina, kanë “efekte të mundshme të dëmshme kardiovaskulare dhe respiratore” tek fëmijët e ekspozuar para lindjes, duke përfshirë ndryshime në qelizat e zemrës dhe të frymëmarrjes ndërsa ato zhvillohen.

Agjencia arrin në përfundimin se cigaret elektronike mund të konsiderohen si një mundësi kalimtare për njerëzit që kanë vështirësi në lënien e duhanit, si pjesë e një programi qasjeje për ndërprerjen e duhanit, por se kjo periudhë duhet të jetë e shkurtër./et

❌