PĂ«r njĂ« shkrimtar qĂ« vjen tĂ« marrĂ« titullin âDoctor honoris causaâ, gjĂ«ja e parĂ« qĂ« i vjen ndĂ«r mend Ă«shtĂ« se, nĂ« qoftĂ« se Ă«shtĂ« i detyrueshĂ«m njĂ« fjalim, ai duhet tĂ« pĂ«rshkohet nga filli i njĂ« argumenti shkencor.
Nuk besoj se them ndonjë gjë të re, po të theksoj këtu se një gjë e tillë është jo fort e lakmueshme për mjeshtërinë tonë.
Kam vĂ«nĂ« re se sivĂ«llezĂ«rit e mi nga ish-perandoria e pĂ«rmbysur komuniste, nĂ« raste tĂ« tilla kanĂ« folur pĂ«r shtypjen ndaj letĂ«rsisĂ«. ThĂ«nĂ« ndryshe, njĂ« temĂ« qĂ« duhej tâi pĂ«rkiste publicistikĂ«s, madje do tĂ« shtoja, kujtimeve emocionale, ka marrĂ« statusin e argumentit shkencor.
Në thelb nuk ka ndonjë gabim kushedi çfarë. Shtypja e letërsisë dhe arteve në botën komuniste u ngrit në rangun e një shkence. Rrjedhimisht, trajtimi i kësaj shtypjeje mund të bëhej në të njëjtin stil.
Të gjitha rendet autoritare në botë kanë patur probleme me letërsinë. Në të gjitha rastet është letërsia që, në fund të fundit, ka ngadhënjyer. Ndërkaq, duhet thënë se nga të gjitha rendet, i vetmi që iu afrua fitores kundër letërsisë ka qenë komunizmi.
ĂshtĂ« folur shumĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«, ndaj nuk do tĂ« zgjatem. Do tĂ« kujtoj vetĂ«m pyetjen qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« herĂ«: a ka shpikur komunizmi ndonjĂ« armĂ« tĂ« re, njĂ« armĂ« qĂ« do tĂ« ishte fatale kundĂ«r letĂ«rsisĂ«? PĂ«rgjigja Ă«shtĂ« po. ĂshtĂ« pĂ«rdorur vĂ«rtet njĂ« shpikje e re. Komunizmi ishte i pari rend nĂ« botĂ« qĂ« e kuptoi se letĂ«rsia e madhe nuk pĂ«sonte asgjĂ«, as prej censurĂ«s, as prej burgjeve e as prej tmerreve tĂ« tjera. PĂ«r ta vĂ«nĂ« nĂ« gjunjĂ« pĂ«rfundimisht duhej diçka tjetĂ«r. Kjo shpikje e re ishte krijimi i njĂ« race tĂ« re shkrimtarĂ«sh, njĂ« racĂ« qĂ« me duart e veta do ta prishte artin e fjalĂ«s. Me fjalĂ« tĂ« tjera, pĂ«r tĂ« perifrazuar Josif Brodskin, nuk ishte e nevojshme tĂ« rrĂ«nohej drejtpĂ«rdrejt ngrehina e letĂ«rsisĂ«, mjaftonte tĂ« prisheshin tullat, pra lĂ«nda me tĂ« cilat ajo ishte ngritur. KĂ«shtu, me tulla tĂ« sabotuara, ngrehina vetvetiu do tĂ« binte. Kjo zgjidhje radikale u arrit vetĂ«m pjesĂ«risht, nĂ«pĂ«rmjet atij qĂ« u quajt ârealizĂ«m socialistâ. PĂ«rse nuk triumfoi pĂ«rfundimisht? ĂfarĂ« nuk mjaftoi? Mosha e sistemit, ndoshta? Ka gjasĂ« tĂ« ketĂ« qenĂ« kjo e fundit. Komunizmi, dihet, ka pasur dy mosha, njĂ«ra 70-vjeçare, qĂ« e arritĂ«n vetĂ«m dy shtete, Bashkimi Sovjetik dhe Mongolia dhe drejt sĂ« cilĂ«s po ecĂ«n Kuba me KorenĂ« e Veriut. Dhe mosha tjetĂ«r 45-vjeçare, qĂ« Ă«shtĂ« pak a shumĂ« ajo e vendeve tĂ« EuropĂ«s Lindore, ku hynte edhe vendi im, ShqipĂ«ria.
NĂ« historinĂ« e njerĂ«zimit, ajo qĂ« e pĂ«rmenda si âzgjidhje radikale pĂ«r letĂ«rsinĂ«â, ka pasur edhe njĂ« version tjetĂ«r tepĂ«r tĂ« rrallĂ« e tepĂ«r tĂ« lemerishĂ«m. Ky version nuk ka lidhje me komunizmin, por me njĂ« tjetĂ«r fatkeqĂ«si: sundimin osman.
Ju e dini këtë sundim. Ai u shtri mbi krejt Gadishullin Ballkanik. Ai vuri nën vete dhjetëra popuj, gjuhë, kultura. Ai e shkëputi Ballkanin nga Europa, synoi pushtimin e qendrës së Europës në veri dhe gadishullin tuaj italian, në perëndim. Ashtu si në rastin e komunizmit, edhe në rastin e pushtimit osman, vendi im, Shqipëria, kurrsesi nuk mund të pretendojë se ka qenë një viktimë e vetmuar. Ajo ra nën atë sundim bashkë me gjithë popujt e Ballkanit. Ajo vuajti të njëjtin ferr.
Meqenëse e përmenda moshën e komunizmit, po theksoj se koha e sundimit osman për nga gjatësia mund të quhet pa frikë infernale: pesëqind vjet. Tingëllon e pabesueshme, dhe është vërtet aq e pabesueshme, saqë kohët e fundit, revizionistët e historisë kanë ngritur tezën se një pushtim kaq i gjatë nuk mund të quhet pushtim. Ata janë duke kërkuar një emër tjetër, më të ndryshëm e, sidomos, më të përshtatshëm me vizionin e sotëm europian për pajtimin e popujve. Me gjithë përpjekjen për mirëkuptim, personalisht nuk besoj se do të gjendet një tjetër fjalë për të zëvendësuar fjalën pushtim.
Ashtu siç nuk ka ndodhur pĂ«r fjalĂ«n âvdekjeâ, e cila ndonĂ«se Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« e gjatĂ« se çdo pushtim, vazhdon tĂ« quhet, ashtu si dhe mĂ« parĂ«, âvdekjeâ. TĂ«rhoqa vĂ«mendjen tuaj pĂ«r kohĂ«zgjatjen pesĂ«qindvjeçare tĂ« pushtimit osman, jo pĂ«r tĂ« rritur dramacitetin e diçkaje, tĂ« cilit dramaciteti i del dhe i tepron, por thjesht pĂ«r tĂ« ardhur prapĂ« te problemi qĂ« pĂ«rmenda mĂ« lart, ai i zgjidhjeve radikale tĂ« problemit tĂ« letĂ«rsisĂ«.
ĂshtĂ« fjala pĂ«r njĂ« tjetĂ«r zgjidhje radikale, dy herĂ«, ndoshta dhjetĂ« herĂ« mĂ« tĂ« lemerishme: ndalimin e vetĂ« shkrimit. Po e them qysh nĂ« krye: nga gjithĂ« gjuhĂ«t e Gadishullit tĂ« madh Ballkanik, gjuha shqipe, ajo qĂ« unĂ« pĂ«rdor, Ă«shtĂ« e vetmja, shkrimi i sĂ« cilĂ«s u ndalua pĂ«r pesĂ«qind vjet. UnĂ« nuk di ndonjĂ« vend tjetĂ«r nĂ« kontinentin europian, gjuha e tĂ« cilit tĂ« ketĂ« pĂ«suar njĂ« tmerr tĂ« tillĂ«. PĂ«rse? Si u gjykua mĂ« pas, pĂ«rse nuk ndryshoi me kalimin e shekujve, si vazhdoi gjer nĂ« fund, nĂ« çastet kur perandoria plakĂ« po jepte shpirt? KĂ«tyre pyetjeve e kam vĂ«shtirĂ« tâu pĂ«rgjigjem. ShqiptarĂ«ve u lejoheshin shumĂ« gjĂ«ra: u lejoheshin kishat, pronat, gradat e larta nĂ« ushtri e nĂ« administratĂ«, madje posti i kryeministrit perandorak, qĂ« ata e patĂ«n disa herĂ«, por nuk iu lejua kurrĂ« njĂ« gjĂ«: shkrimi i gjuhĂ«s shqipe. Ky ishte njĂ« ndalim i vĂ«rtetĂ«, dramatik e pa kthim.
NĂ« kronikĂ«n botĂ«rore tĂ« arsimimit, nuk besoj se gjenden raste kur mĂ«sues e vocĂ«rrakĂ«, tĂ« kapur tek mĂ«sonin nĂ« fshehtĂ«si shkrimin e gjuhĂ«s, masakroheshin aty pĂ«r aty pa mĂ«shirĂ« dhe pa pendim. ĂfarĂ« mund tâi ndodhĂ« njĂ« gjuhe qĂ« pĂ«son njĂ« lemeri tĂ« tillĂ«? Ăândodh brenda saj, nĂ« thellĂ«si, atje ku vĂ«rtiten mekanizmat? Si bashkĂ«jetojnĂ« veglat e gjalla me ato qĂ« njĂ«ra pas tjetrĂ«s vdesin? VetĂ« gjuha si mbahet nĂ« kĂ«mbĂ«, si zbutet apo egĂ«rsohet? ĂâcilĂ«si fiton, apo humb? CilĂ«si engjĂ«llore apo mĂ« shumĂ« demoniake? Gjer mĂ« sot nuk kam ndeshur nĂ« studime qĂ« tĂ« merren me kĂ«to çështje. Thjesht mund tĂ« pĂ«rsĂ«ris se jam njĂ«ri prej shkrimtarĂ«ve qĂ« kam pĂ«rdorur kĂ«tĂ« gjuhĂ«.
Dhe tani mĂ« lejoni tĂ« flas diçka mĂ« tepĂ«r pĂ«r tĂ«. MĂ« saktĂ«, tĂ« rikujtoj disa shĂ«nime qĂ« i kam marrĂ« vite mĂ« parĂ«, nĂ« njĂ« periudhĂ« jo tĂ« lehtĂ«, jo vetĂ«m tĂ« jetĂ«s sâime, por tĂ« gjithĂ« popullit qĂ« i pĂ«rkas.
âUnte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit.â
Kjo është fraza e parë e shkruar në gjuhën shqipe.
Nuk njoh tjetër gjuhë të nisë historinë e saj të shkruar me formulën e pagëzimit. Ngjan si e sajuar prej poetësh, ndonëse nuk ka kurrfarë sajimi. Fakti është më se i saktë, madje dokumenti ku kjo frazë është gjendur, një qarkore e shkruar në latinisht prej peshkopit të Durrësit, Pal Engjëllit, ka datën e lëshimit. Atje është 8 nëntor 1462. Gati pesëqind vjet më pas, pikërisht në këtë ditë, 8 nëntor 1941, komunistët shqiptarë do të themelonin partinë e tyre, çka ngjan si një tjetër përkim. Por këtë herë në kahe tjetër. Partia Komuniste do të luftonte vdekshëm me fenë që ta shkulte e ta nxirrte jashtë universit shqiptar. Por ajo do të vërtitej, do të vërtitej pa pushim rrotull Shqipërisë, me shpresën e kundërt: të kthehej prapë atje.
Më 1555-ën, një murg katolik, Gjon Buzuku, botoi librin e parë në shqip, një përkthim lutjesh, duke bërë kështu për shqiptarët atë që kishte bërë pak a shumë për gjermanët tridhjetë vjet më parë se ai, i famshmi Martin Luther.
NĂ« vitin 1592, LekĂ« Matranga, botoi âkĂ«ngĂ«n e pĂ«rshpirtshmeâ, vjershĂ«n e parĂ« tĂ« letĂ«rsisĂ« shqipe tĂ« kultivuar:
Gjithëve u thërres, kush do ndejese,
Të mirë të kreshté, burra e gra
Mbi fjalë të Tinëzot të shihni meshe
Se sâishte njeri nesh qĂ« mkate sâka.
Hijeshia e vargjeve njëmbëdhjetërrokëshe dëshmon për një traditë më të hershme vjershërimi, pa llogaritur dhënesën gojore shumë më të vjetër. Por, gjatë ikjes së madhe të shqiptarëve, asaj ikjeje të pikëllueshme, që duhej të ketë qenë brenga më e hidhur e këtij kombi gjatë dy mijë vjetëve, shumë libra e dorëshkrime duhet të kenë humbur. Dëshpërimi i zi, nxitimi, trandja nervore, arkat e harruara, balta, hendekët e rrugës, ujët e detit, të gjitha këto gëlltitën pjesën e tyre nga arkivat e princërve e të baronëve, nga kambanat që ngarkoheshin nëpër anije, nga ikonat e kishave dhe stolitë e zonjave.
Shumë kambana ranë e u mbytën në det.
Ende dergjen atje, në terr e në ndryshk
Me gjëmimin që e ndrynë përbrenda përjetë,
E qâashtu qĂ« sĂ« brendĂ«shmi i gĂ«rryen e i ha.
Por kambanat e tretura mund tĂ« derdheshin sĂ«rish nĂ« trojet italiane, ku ata u mĂ«rguan. Do tĂ« tingĂ«llonin ndryshe pa dyshim, dhe do tĂ« gjendeshin gjithfarĂ« shpjegimesh pĂ«r kĂ«tĂ«: ajri qĂ« sâĂ«shtĂ« po ai, mungesa e bjeshkĂ«s aty pranĂ« qĂ« kthen jehonĂ«n dhe trajta e luginĂ«s ose metali qĂ« sâqe i njĂ«llojtĂ«, gjersa tĂ« gjendej dikush qĂ« tĂ« thoshte se kambanat ishin po ato, por qenĂ« ata qĂ« sâishin mĂ« ata qĂ« kishin qenĂ«.
Pra, mund tĂ« zĂ«vendĂ«soheshin njĂ«farĂ«soj kambanat dhe stolitĂ« e grave dhe shumĂ« gjĂ«ra tĂ« tjera, veç dorĂ«shkrimet e tretura sâribĂ«heshin mĂ«.
Shqipërisë i ndodhi diçka që rrallë i kishte ndodhur ndonjë vendi. Kur elita e vendit, kryezotët, oficerët, njerëzit e letrave, të arkivave, diplomatët, kontët, dukët, shkronjësit e manastireve, duke mos e menduar dot jetën nën shenjën e islamit, ikën përtej detit, u duk se bashkë me arkat e rënda morën me vete edhe trurin e kombit.
Dhe, në njëfarë mënyre, ashtu ishte. Gjithë rrafshnalta shqiptare ra në mpirje e në zi. U duk se vendi, si i goditur në kokë, do të mbetej i gjymtë përgjithmonë.
Por, pikërisht në atë kohë, shtysa e vetëruajtjes rivuri në veprim një mekanizëm të vjetër: letërsinë gojore. Lart në male, atje ku kishte mbetur ende një mugullimë drite, makina e lashtë u trand përsëri. Kishte qenë përherë aty, por disi jashtë vëmendjes, sidomos qysh nga koha që shqiptarët kishin mësuar të shkruanin, madje të botonin edhe libra në gjuhën latine, si gjithë evropianët e ditur. (Njëri prej tyre, prifti shkodran, Marin Barleti, qe përkthyer ndërkaq në krejt gjuhët e Evropës.)
Pra, makina kishte qenë aty, veç tani, në ditët e apokalipsit, u duk se sa shumë i duhej këtij vendi. Por ajo, si çdo makinë e këtij lloji, kishte teknologjinë e saj trillane: nuk punonte dot veç me brumë të lashtë. Ishin ligje misterioze të trashëguara që në kohërat homerike. Sytë e rapsodëve, ndërsa qenë të veshur për gjashtëqind-shtatëqind vjetët e afërt, shikonin shkëlqyeshëm, përtej tyre: shtatëqind e pesëdhjetë, tetëqind, një mijë vjet.
Dhe kështu, ndërsa Shqipëria po jetonte një tragjedi të re, ata, të verbër ndaj saj, iu rikthyen një tragjedie të kryehershme, dyndjes sllave. Poshtë në rrafshultë, ndiheshin ndërkaq tek-tuk ca kambana të rralla, regëtinin ca zjarre, një këtu, një aty, nëpër famullitë gjysmë të shkreta.
Diku midis viteve 1566-1622, një tjetër prift katolik, Pjetër Budi, shkruante vargjet:
Ku janë ato gra e vasha
nde sqimë e nde madhështi
me petka të mëndafshta
nalcuom mbë zotërij?
Gjithë mortja i rrëzoi
Sikur i pret me shpatĂ«âŠ
Ato të kujtonin çuditërisht vargjet e François Villonit:
Ku janë zonjat e dikurshme
Ku është bora e vitit që shkoi?
çka dëshmonte se ciklonet poetike e kanë përshkruar rruzullimin tokësor edhe atëherë kur dukej se gjithçka ishte ndarë dhe se ndërkomunikimi midis poetëve ishte i pamundur.
Pas PjetĂ«r Budit, nĂ« letĂ«rsinĂ« shqipe erdhi PjetĂ«r Bogdani, njĂ« nga mendjet mĂ« tĂ« gjera e tĂ« ndritura tĂ« botĂ« shqiptare. Ai ishte poet, filozof e dijetar i madh. NĂ« gjithĂ« veprĂ«n e tij ndihet mundimi, lodhja e njĂ« titani. Ka gati dyqind vjet qĂ« ShqipĂ«ria ndodhet nĂ« natĂ«n osmane. Pra ajo Ă«shtĂ« ende afĂ«r mesnatĂ«s (ora e mesnatĂ«s duhet tĂ« bjerĂ« pas pesĂ«dhjetĂ« vjetĂ«sh, pĂ«rderisa nata e gjithĂ« do tĂ« jetĂ« e gjatĂ« pesĂ«qind vjet). PavarĂ«sisht se askush nuk e di se nĂ« çâpjesĂ« tĂ« natĂ«s ndodhet vendi, poeti e ndien. Ai e ndien se nĂ«n peshĂ«n aziatike, bota shqiptare jep çdo ditĂ« krisje e pĂ«son shembje.
Feja Ă«shtĂ« njĂ« nga ledhet e para qĂ« trandet. PĂ«r njĂ« habi tĂ« pashpjegueshme qartĂ«, dy nga popujt mĂ« tĂ« moçëm e kokĂ«shkretĂ« tĂ« rajonit, shqiptarĂ«t nĂ« veri dhe kretasit nĂ« jug, bĂ«jnĂ« kthimet e para nĂ« fenĂ« islamike. JanĂ« tepĂ«r tĂ« vjetĂ«r dhe janĂ« lodhur nga krishterimi? Ashtu siç qenĂ« ndĂ«r tĂ« parĂ«t qĂ« tĂ« lodhur nga paganizmi kishin marrĂ« krishterimin? Askush sâmund ta shpjegojĂ« gjer nĂ« fund enigmĂ«n.
PjetĂ«r Bogdanit, qĂ« Ă«shtĂ« peshkop katolik, i dhemb pa dyshim kjo çarje. E bashkĂ« me tĂ« i dhembin shumĂ« gjĂ«ra tĂ« tjera, krejt universi shqiptar qĂ« shkon drejt teposhtjes. Ai e ndien se po irnosen ngjyrat e veshjeve, po zvarget si e damllosur muzika, madje lĂ«vizjet e shqiptarĂ«ve po flashken edhe nĂ« trutĂ« e tyre pikĂ«-pikĂ« po depĂ«rtojnĂ« pĂ«rftimet orientale: âjavashllĂ«kâ dhe âkismetâ.
Ai e ndien madje se edhe gjuha shqipe, sado sipĂ«rane e tigreshĂ« tĂ« ishte nĂ« krahasim me turqishten, po lodhej prej goditjes sĂ« shurdhĂ«r tĂ« bishtit tĂ« tjetrĂ«s. Ai i ndien tĂ« gjitha kĂ«to, ndaj vendos tĂ« ndĂ«rmarrĂ« diçka titanike: tâi vĂ«rĂ« supet botĂ«s qĂ« rrezikon tĂ« shembet. Kjo kushtĂ«zon pĂ«rftimin si prej galaktike tĂ« veprĂ«s sĂ« tij, universalizmin e saj, vizionet planetare dhe sidomos motivet kozmogonike.
KĂ«to tĂ« fundit e mahnitnin veçanĂ«risht Lasgush Poradecin. Duke kujtuar njohjen e tij tĂ« parĂ« me veprĂ«n e Bogdanit, ai shkruan: âKam kopjuar njĂ« poezi kozmogonike, e cila nga pikĂ«pamja e koncepsionit origjinal, e idesĂ« sĂ« fuqishme dhe e formĂ«s sĂ« veçantĂ« tĂ« saj, jam i mendimit se duhet konsideruar si njĂ« monument letrar, jo vetĂ«m i gjuhĂ«s shqipe, por i republikĂ«s sĂ« letrarĂ«ve pĂ«rgjithĂ«sisht. Kozmogonia e tĂ« Madhit Shqiptar u bĂ«n ballĂ«, me cilĂ«sitĂ« e veta, kozmogonisĂ« asiriane (babilonase), ashtu sikundĂ«r kĂ«tĂ« e shohim nĂ« BiblĂ«n hebraike dhe kozmogoninĂ« indike, ashtu sikundĂ«r kĂ«tĂ« na e shfaqin Vedat e Shenjtaâ.
Titanizmi, ashtu sikurse dhe katastrofa, do të shfaqen herë pas here në letërsinë shqipe, njëlloj si ciklet kozmike. Ato do të shfaqen gjatë Rilindjes Kombëtare me Naim Frashërin. Ato do të rishfaqen në fund të shekullit XX gjatë dramës së Kosovës, që ende mban erë shkrumb.
PjetĂ«r Bogdani Ă«shtĂ« nga Kosova, por sâĂ«shtĂ« kjo arsyeja kryesore, qĂ« vepra e tij Ă«shtĂ« studiuar mĂ« mirĂ« atje. Arsyeja e thellĂ« Ă«shtĂ« se pikĂ«risht atje u pĂ«rsĂ«rit tragjedia e vjetĂ«r. Ashtu si nĂ« epikĂ«n gojore shqiptare makthi turko-osman ringjalli dyndjen sllave, ashtu nĂ« letrat kosovare, makthi sllavo-serb ringjalli dyndjen osmane.
Shkreptima idesh i karfosnin harmonikisht letrat shqipe, ato qĂ« duke lindur me formulĂ«n e shenjtĂ« tĂ« pagĂ«zimit kanĂ« mbyllur ciklet e ringjalljes me njĂ« tjetĂ«r formulĂ« tĂ« shenjtĂ«: ShqipĂ«ria u ngjall sĂ« vdekurish. NĂ« mbyllje tĂ« kĂ«saj fjale do tĂ« doja tĂ« kthehesha pĂ«rsĂ«ri te fillimi i saj: ndalimi i shkrimit tĂ« gjuhĂ«s shqipe. Ăâdo tĂ« bĂ«nin shkrimtarĂ«t e mundshĂ«m (potencialĂ«) shqiptarĂ« me njĂ« gjuhĂ« tĂ« tillĂ«? Zgjedhjet nuk ishin tĂ« shumta. Dhe, veç kĂ«saj, tĂ« gjitha ishin tĂ« trishtueshme.
E para gjë që të vjen ndër mend në kësi rastesh është heqja dorë prej një prej pasioneve më të vjetra të njerëzimit: krijimit letrar. Dhe, shumica e shkrimtarëve të mundshëm shqiptarë bënë pikërisht këtë: e braktisën artin e të shkruarit. Ne nuk e dimë dhe as mund ta dimë numrin e tyre. Ne dimë me saktësi vetëm një gjë: që humbja e kulturës shqiptare ishte e pandreqshme.
NjĂ« zgjedhje tjetĂ«r, mĂ« tepĂ«r iluzore se e vĂ«rtetĂ«, ishte rikthimi i shkrimtarĂ«ve nĂ« traditĂ«n e vjetĂ«r rapsodike tĂ« letĂ«rsisĂ« gojore. NdĂ«rkaq, duhet thĂ«nĂ« se, pavarĂ«sisht glorifikimit qĂ« i bĂ«het shpesh kĂ«saj tradite, ajo mbetet pĂ«rherĂ« e mangĂ«t nĂ« krahasim me letĂ«rsinĂ« e shkruar. NjĂ« zgjedhje e tretĂ«, nĂ« thelb e pikĂ«llueshme, ishte pĂ«rdorimi i gjuhĂ«ve tĂ« tjera pĂ«r tâu shprehur, kryesisht latinishtja e pas saj, gjuhĂ«t e tjera europiane.
Një pjesë e shkrimtarëve shqiptarë u strehua kështu në gjuhë të tjera, duke i dhënë fjalës emigrim një tingëllim dyfish dramatik. Një letërsi e tërë u krijua kështu nga ata që u cilësuan si shkrimtarë katolikë të veriut, letërsi e fuqishme, brenda kostumit latin të së cilës ndihej drama shqiptare. Konformizmi me një sajesë letrare turko-osmane, një farë letërsie e lejuar, madje e nxitur nga pushtuesi, ishte një zgjidhje jo vetëm iluzive, por edhe me pasoja fatale në qoftë se do të zinte rrënjë në kulturën shqiptare. Veçantia e parë e kësaj sajese ishte të shkruarit e shqipes me shkronja arabe. Veç kësaj, më e rëndë se kjo ishte brumi gjuhësor me të cilin ngjizej kjo kinseletërsi. Në këtë brumë, gjuha shqipe zinte një vend minoritar. Si në një pasqyrë dukej qartë se si ajo po jepte shpirt e asfiksuar prej shtrëngimit të një tjetër gjuhe që, jo vetëm ishte gjuhë e pushtuesit, por që nuk ishte as e familjes indoeuropiane.
Në kushte dhe dilema të tilla, shkrimtarët shqiptarë u vërtitën një kohë tepër të gjatë, si tigrat në kafaz.
NjĂ« zgjidhje tĂ« fundit, nga ato qĂ« krijon vetĂ«m dĂ«shpĂ«rimi, do tĂ« merrte shkas ndoshta nga njĂ« model i vjetĂ«r, dhe pikĂ«risht nga fraza e parĂ« e gjuhĂ«s shqipe tĂ« shkruar, formula e pagĂ«zimit, qĂ« pĂ«rmenda nĂ« pjesĂ«n e parĂ« tĂ« fjalĂ«s sâime. Kjo formulĂ«, e hartuar, siç thashĂ«, mĂ« 1462-shin prej peshkopit shqiptar tĂ« DurrĂ«sit, gjendet brenda njĂ« teksti latinisht.
ShkrimtarĂ«ve shqiptarĂ« nuk u mbetej veçse ky model: tĂ« strehonin tekste tĂ« kursyer shqip, brenda teksteve tĂ« gjuhĂ«s latine, tĂ« cilĂ«n nuk e kapte dot ligji osman. Me fjalĂ« tĂ« tjera, tĂ« shpresonin qĂ« ca modele tĂ« gjuhĂ«s sĂ« tyre tĂ« rrezikuar, tâi strehonin pĂ«r mbrojtje nĂ« trupin e ftohur tĂ« njĂ« gjuhe qĂ« nuk frymonte mĂ«.
MĂ« lejoni ta mbyll fjalĂ«n time me kĂ«tĂ« pĂ«rfytyrim, qĂ« sa çâduket tragjik, aq Ă«shtĂ« edhe mallĂ«ngjyes nĂ« simbolikĂ«n e vet. SimbolikĂ«n e shpĂ«timit qĂ« gjuha e popullit tim ka kĂ«rkuar te gjuha, qĂ« vĂ«rtet nuk ishte mĂ« e gjallĂ«, por pa tĂ« cilĂ«n nuk mund tĂ« pĂ«rfytyrohet qytetĂ«rimi europian. Ju faleminderit.
(Fjalimi âLectio magistralisâ i mbajtur nga Ismail Kadare me rastin e pranimit tĂ« Doctor honoris causa nĂ« Shkencat e komunikimit social, nga Universiteti i Palermos, 11 qershor 2007.)/KultPlus.com