TIRANĂ, 24 janar/ATSH/ Me rastin e 90-vjetorit tĂ« lindjes sĂ« regjisorit DhimitĂ«r Anagnosti, ne SallĂ«n e Koncerteve, nĂ« Universitetin e Arteve, u organizua njĂ« mbrĂ«mje kushtuar jetĂ«s e veprĂ«s sĂ« tij.
Dhimitër Anagnosti, një prej figurave themeluese të kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta më 1 shtator 2025.
MbrĂ«mja u shoqĂ«rua nga muzika e filmave qĂ« i dhuroi Anagnosti, kinematografisĂ« shqiptare. Shpesh ai u cilĂ«sua si âpoeti i filmitâ.
Dhimitër Anagnosti ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit filmik shqiptar, me një gjuhë kinematografike të ndjeshme, humane dhe thellësisht poetike.
Gjatë kësaj mbrëmjeje homazh mbi ekran u shfaqën edhe foto nga arkivi familjar i artistëve Dhimitër e Roza Anagnosti.
Aktiviteti erdhi si një moment mirënjohjeje për trashëgiminë artistike të një artisti që formësoi breza me kujtesën kolektive që trashëgohet ende.
Miq, kolegë e familjarë rikujtuan rrugëtimin krijues të Anagnostit dhe ndikimin e jashtëzakonshëm që vepra e tij ka pasur në identitetin e kinemasë shqiptare.
Bashkëshortja e regjisorit, aktorja Roza Anagnosti solli në vëmendje disa nga kontributet e tij në kinematografinë shqiptare duke theksuar se krijmtaria e tij ka shumë dimensione.
Duke shprehur mirënjohjen për nderimin që iu bë regjisorit në emër të saj dhe dy vajzave, Juna dhe Era, Roza Anagnosti u shpreh se arti i filmit mban brenda mundin e shumë krijuesve disa prej të cilëve janë të pranishëm këtu e disa nuk janë mes nesh.
Rrugëtim të dhimbshëm dhe të bukur e quajti aktorja karrierën e bashkëshortit të saj.
âDhimitri mbeti gjithmonĂ« mirĂ«njohĂ«s ndaj dashurisĂ« qĂ« mori nga publiku, nga kolegĂ« tĂ« respektuar pĂ«r punĂ«n e tij tĂ« jashtĂ«zakonshme nĂ« dobi tĂ« kulturĂ«s si artist, intelektual e si qytetar. Ishte njĂ« familjar i pĂ«rkushtuar model, por ishte modest, ishte fisnik. NdonĂ«se kohĂ«t e fundit vuante nga shĂ«ndeti ai pĂ«rballoi me dinjitet dhe me njĂ« guxim tĂ« paparĂ«. PranĂ« kishte familjen e dashur, mjekĂ«t dhe miq tĂ« mrekullueshĂ«m. Ka qenĂ« njĂ« privilegj pĂ«r mua qĂ« kam rrugĂ«tuar me tĂ« 61 vjet. Krijuam artin tonĂ« dhe njĂ« familje tĂ« bukur me vajzat tona, nipat, mbesat dhe tĂ« kam nĂ« mendje dhe nĂ« zemĂ«r pĂ«rjetĂ«sisht!â, u shpreh Roza Anagnosti.
I cilësuar si një prej regjisorëve më të rëndësishëm të vendit, në karrierën e tij mëse 40-vjeçare, Anagnosti numëron 14 filma artistikë, 10 dokumentarë dhe disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.
NdĂ«r filmat mĂ« tĂ« realizuar tĂ« Anagnostit, mbeten âKomisari i dritĂ«sâ, âDueli i heshturâ, âKthimi i ushtrisĂ« sĂ« vdekurâ, âPĂ«rrallĂ« nga e kaluaraâ, âGurĂ«t e shtĂ«pisĂ« simeâ, âNĂ« shtĂ«pinĂ« tonĂ«â, âLulĂ«kuqet mbi mureâ, âGjoleka, djali i Abazitâ etj.
Mbrëmja u organizua nga familja Anagnosti, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Universitetit të Arteve dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.
The post Mbrëmja përkujtimore për regjisorin Dhimitër Anagnosti, moment mirënjohjeje për trashëgiminë artistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.