❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

DOKUMENTI/ Gerond Meçe rikthehet sërish të fitojë tendera nga AKSHI

Agjencia KombĂ«tare e ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit (AKSHI) ka pĂ«rzgjodhur kompaninĂ« “Advanced Business Solutions”, nĂ« pronĂ«si tĂ« biznesmenit Gerond Meçe, si fituese pĂ«r tenderin e mirĂ«mbajtjes sĂ« sistemit elektronik tĂ« vizitave dhe hyrje-daljeve nĂ« burgjet e vendit.

Kontrata me fond limit prej rreth 590 mijë eurosh është fituar nga kompania e Meçes me një çmim prej rreth 480 mijë euro.

Sipas njoftimit të fituesit, në garën për mirëmbajtjen e sistemit të vizitave në burgje u paraqitën 5 oferta nga kompani të ndryshme.

“Advanced Business Solutions” ishte eliminuar nga tenderat e AKSHI-t prej gati dy vitesh. NdonĂ«se kompania konkurronte thuajse nĂ« tĂ« gjithĂ« tenderat e teknologjisĂ« sĂ« informacionit ajo skualifikohej nga AKSHI.

DOSJA E SPAK

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e arrestit ndaj drejtuesve të AKSHI-t dhe dy biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri përfshin edhe dëshminë e Gerond Meçes, i cili u mor peng derisa pranoi të tërhiqej nga ankimimet që kishte bërë për disa tendera shtetërorë.

Në dëshminë e dhënë Meçe tregon se poshtë pallatit të tij sapo kishte dalë nga makina, i ishin afruar dy persona të cilët i ishin prezantuar si punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Pasi e kishin marrë brenda në makinë ata i kishin komunikuar se ishte arrestuar dhe i kishin vendosur kapuçin në kokë për të mos parë itinerarin e lëvizjes.

Megjithatë Meçe thotë se e kishte kuptuar që ishte marrë peng pasi personat në makinë që ishin prezantuar si punonjës të BKH-së nuk dinin të vendosnin pranga.

SPAK ka akuzuar dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri se kanë urdhëruar pengmarrjen e Meçes.

Shifra rekord për Mbappe në Champions League, francezi në gjurmët e më të mëdhenjve

Edhe në mbrëmjen e hidhur të Lisbonës, Kylian Mbappe la gjurmë.

Pavarësisht humbjes së Real Madridit ndaj Benfica (4-2), sulmuesi francez shënoi një dopietë, duke e çuar totalin e tij në 13 gola në fazën e ligës së Champions League.

Një rekord absolut, i ndihmuar edhe nga formati i ri me 8 ndeshje për skuadër.

Rruga e tij finalizuese ka qenë mbresëlënëse: dopietë ndaj Marseille, tripletë kundër Kairat Almaty, 4 gola ndaj Olympiacos, 2 kundër Monaco dhe dopieta e Lisbonës.

Një vazhdimësi që e bëri kryegolashënues të fazës së ligës, me 5 gola më shumë se Harry Kane.

Mbappe ka kaluar edhe Cristiano Ronaldon më të mirë në fazën e grupeve (11 gola në 2015/16), ndërsa Messi, Lewandowski dhe Haller kishin arritur 10 gola.

Në raport me minutat, rekordi ndryshon: Lewandowski kryeson me 10 gola në 437 minuta (2019/20).

Në total, Mbappe ka 68 gola në 94 ndeshje në Champions League me Monaco, PSG dhe Real Madrid, më mirë se CR7 në të njëjtin numër paraqitjesh.

Kujdes edhe nga Erling Haaland; 56 gola në 56 ndeshje europiane.

Tensionet në rritje/ 10 luftanije amerikane i afrohen Iranit

Destrojeri “Delbert D Black” Ă«shtĂ« luftanija e fuqishme amerikane e radhĂ«s qĂ« i bashkohet flotĂ«s qĂ« Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« gatishmĂ«ri nĂ« Lindjen e Mesme, pĂ«r njĂ« sulm tĂ« mundshĂ«m ndaj Iranit nga momenti nĂ« moment.

Lajmi konfirmohet nga media britanike BBC, qĂ« shkruan se gjatĂ« orĂ«ve tĂ« fundit, anija raketahedhĂ«se Ă«shtĂ« parĂ« tĂ« kalojĂ« pĂ«rmes kanalit tĂ« Suezit drejt Gjirit Persik, duke e çuar nĂ« 10 numrin e mjeteve tĂ« mĂ«dha lundruese luftarake nĂ« zonĂ« pĂ«rfshirĂ« edhe aeroplanmbajtĂ«sen “USS Abraham Lincoln”.

Shifra tregon se tensionet janë tepër të larta, duke shtuar së tepërmi mundësinë e një sulmi ushtarak amerikan ndaj republikës islamike.

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se Trump ka biseduar me zyrtarë nga Izraeli dhe Arabia Saudite me të cilët ka diskutuar për variantet e sulmeve ushtarake ndaj Iranit.

Qëllimi është të krijohen kushte për mbajtjen gjallë të protestave dhe rrëzimin e regjimit të Ajatollahëve.

Megjithatë, zyrtarët izraelitë dhe sauditë, sipas Reuters ishin të mendimit se sulmet ajrore nuk mjaftojnë për këtë objektiv.

LEXO EDHE: Zyrtarë të Arabisë Saudite dhe Izraelit në Uashington/ Diskutime për sulm të mundshëm të SHBA ndaj Iranit

Nga ana tjetĂ«r, Teherani njoftoi vendosjen nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« 1 mijĂ« dronĂ«ve pĂ«r t’iu kundĂ«rpĂ«rgjigjur sulmeve amerikane. ZyrtarĂ«t iranianĂ« paralajmĂ«ruan pĂ«r kundĂ«rpĂ«rgjigje “dĂ«rrmuese”.

Kremlini i bëri thirrje Uashingtonit të gjejë zgjidhje diplomatike. Megjithatë, zyrtarët rusë u bënë thirrje punonjësve nga ky vend në centralet bërthamore iraniane, të largohen në vende të sigurta.

Rafa Leao, Ă«ndrra e madhe e Manchester United/ Zbulohet oferta e “Djajve tĂ« Kuq”

Edhe pse prej kohësh se Milan dhe Rafael Leao janë në bisedime për të rinovuar kontratën, e cila skadon në vitin 2028, deri tani nuk ka pasur gjë zyrtare.

Në këtë situatë, portugezi vazhdon të jetë në radarin e shumë klubeve të mëdha.

Mediat zbulojnë se Leao është objektivi kryesor i merkatos verore te Manchester United.

Duke qenĂ« se Benjamin Sesko i transferuar verĂ«n e kaluar mbi 76 milionĂ« euro po rezulton njĂ« dĂ«shtim, “DjajtĂ« e Kuq” janĂ« tĂ« bindur se Rafa Leao do tĂ« ishte profili i duhur pĂ«r tĂ« udhĂ«hequr sulmin e tyre.

Sipas raportimit në fjalë, Manchester United po përgatit një ofertë që është e vështirë të refuzohet nga Milan, në shifrën 85-90 milionë euro dhe sigurisht një rrogë shumë herë më e madhe për sulmuesin portugez, nga ajo që përfiton aktualisht.

Përveç Manchester United, Leao vazhdon të jetë edhe në radarin e klubeve të tjera të mëdha si Chelsea, Manchester City, PSG etj.

Tjetër rekord në çmimin e arit

Çmimi i arit ka shĂ«nuar njĂ« tjetĂ«r rekord.

Vlera e metalit të çmuar ka arritur nivelin e 5 mijë e 600 dollarëve për onz të enjten. Ndërkohë vetëm tre ditë më parë kishte arritur në 5 mijë dollarë për onz për herë të parë.

Ari u fuqizua edhe më tej pasi për shkak të tronditjes së tregjeve globale investitorët vazhdojnë të drejtohen tek asetet e sigurta, duke kërkuar mbrojtje kundër pasigurisë gjeopolitike dhe ekonomike.

Metalet e çmuara po përfitojnë gjithashtu nga dollari më i dobët, i cili ka shënuar rënie.

Ari, zakonisht performon mirë kur normat e interesit janë të ulëta. Rezerva Federale mbajti normat e interesit të qëndrueshme në takimin e saj të politikës monetare në janar.

Analistët thonë se ari mund të rritet në 6 mijë dollarë për onz këtë vit, duke e lidhur këtë me kërkesën e vazhdueshme për investime.

Mes vendeve janë Shangai dhe Hong Kong të cilët nuk kanë ndryshuar në kërkesë pavarësisht çmimeve rekord.

Konfliktet në Ukrainë dhe Gaza, si dhe zhvillimet politike ndërkombëtare, kanë kontribuar gjithashtu në rritjen e çmimit të metalit të çmuar.

Zyrtarë të Arabisë Saudite dhe Izraelit në Uashington/ Diskutime për sulm të mundshëm të SHBA ndaj Iranit

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe inteligjencës nga Izraeli dhe Arabia Saudite janë në Uashington këtë javë si të ftuar të qeverisë amerikane për bisedime mbi Iranin.

LEXO EDHE: ÇfarĂ« mund tĂ« ndodhĂ« nĂ«se SHBA sulmion Iranin. Ja 7 skenarĂ«t

Sipas Axios, i cili citon dy zyrtarë amerikanë dhe dy burime të tjera me njohuri për zhvillimet, Donald Trump po shqyrton mundësinë e sulmeve ushtarake. Trump ka urdhëruar një përforcim të pranisë ushtarake amerikane në Gjirin Persik, në mënyrë që të jetë gati për veprime të mundshme ushtarake.

Izraeli, Arabia Saudite dhe vende të tjera në rajon kanë qenë në gatishmëri të lartë për ditë të tëra, duke parashikuar një sulm të mundshëm amerikan.

ZyrtarĂ«t e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« thonĂ« se Donald Trump ende nuk ka marrĂ« njĂ« vendim pĂ«rfundimtar. TĂ« mĂ«rkurĂ«n, ai e kĂ«rcĂ«noi pĂ«rsĂ«ri Iranin me sulme qĂ« “do tĂ« jenĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« kĂ«qija” se ato tĂ« mĂ«parshmet. Por bashkĂ«punĂ«torĂ«t e tij thonĂ« se ai Ă«shtĂ« ende i gatshĂ«m tĂ« eksplorojĂ« rrugĂ«n diplomatike.

Izraelitët udhëtuan për në Uashington për të ndarë informacion në lidhje me objektivat e mundshëm brenda Iranit.

Kreu i inteligjencës ushtarake të Izraelit, gjenerali Shlomi Binder, u takua të martën dhe të mërkurën me zyrtarë të lartë në Pentagon, CIA dhe Shtëpinë e Bardhë, sipas dy zyrtarëve amerikanë.

Një burim i njohur me diskutimet tha se Binder udhëtoi për në Uashington për të informuar administratën Trump mbi informacionin specifik në lidhje me Iranin që SHBA-të kishin kërkuar.

LEXO EDHE: BE shpall “organizatĂ« terroriste” GardĂ«n Revolucionare tĂ« Iranit

Salianji në Himarë: E papranueshme që lidershipi i PD të shkatërrojë garat dhe të pilotojë kryetarë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji vijon takimet me demokratët.

Ditën e sotme ai ishte në Himarë, ku ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të PD në Himarë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai kritikon lidershipin aktual të PD për shkatërrimin e garave dhe përjashtimin e anëtarësisë nga vendimmarrja.

Sipas Salianjit, pa demokraci të brendshme dhe respekt për anëtarët, PD nuk mund të ketë besueshmëri përballë qytetarëve.

Ja çfarë shkruan Salianji:

Partia Demokratike duhet të jetë modeli i epërsisë morale përballë qeverisë.
Nëse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë shkretuar Shqipërinë përmes keqqeverisjes, është e papranueshme që lidershipi që sot drejton demokratët të shkatërrojë garat, të pilotojë kryetarë pa pyetur anëtarësinë dhe, aq më keq, ta përjashtojë anëtarët dhe drejtuesit e strukturave nga vendimmarrja.
Sot isha në Himarë, së bashku me sekretarin e degës, dy ish-kryetarët e degës, ish-kandidaten për Bashkinë dhe drejtuesin e ish-të përndjekurve politikë, për të dëgjuar shqetësimet reale të demokratëve lidhur me farsën që është zhvilluar në këtë degë. Ajo që po ndodh në Himarë është e papranueshme për çdo demokrat që beson te parimet dhe te vota e lirë.
Demokratët vendosin. Demokratët duhet të dëgjohen.
Ata janë pronarët e Partisë Demokratike dhe sakrifikuesit më të mëdhenj përballë regjimit. Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale; pa demokraci të brendshme, nuk ka besueshmëri përballë qytetarëve.

Rikthehet nĂ« punĂ« sistemi ‘Self-Care’/ Bizneset: Platforma ka ende probleme, mund tĂ« jenĂ« fshirĂ« edhe tĂ« dhĂ«na

Blackout-i në sistemin e Self-Care apo Platforma Qendrore e Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara, krijoi jo pak probleme për mijëra biznese, duke u pamundësuar aksesin në faturat e fiskalizuara.

Edhe pse një biznes mund të lëshojë një faturë të fiskalizuar, ai nuk e kontrollon dot në sistem për gabime. Të vetepunësuarit që nuk kanë aplikacionin e fiskalizimit, përdorin platformën e Self-Care. Për paspojë nuk kanë patur asnjë mundësi të lëshojnë fatura. Kategoria e tretë e madhe e prekur bzineset e import-eksportit. Faturat e zhdoganimit të mallrave, po ashtu nuk u fiskalizuan në këtë periudhë.

Por tatimet thonë se prej ditës së djeshme 28 janar sistemi është kthyer në punë.

“Administrata Tatimore informon se problematika e konstatuar ditĂ«t e fundit nĂ« aksesimin e PlatformĂ«s Qendrore tĂ« LĂ«shimit tĂ« Faturave tĂ« Fiskalizuara Ă«shtĂ« zgjidhur, dhe se platforma prej pasdites sĂ« sotme, 28 janar, Ă«shtĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« plotĂ« dhe funksionon normalisht”, thuhet nĂ« njoftimin e tatimeve.

Por bizneset po përballen përsëri me vështirësi. Sistemi është tepër i ngadaltë. Edhe pse mund të futen në platformë, nuk bëjnë dot veprime.

Një tjetër shqetësim është edhe fakti që shumë të dhëna nuk janë të disponueshme, duke ngritur edhe dyshime që mund të jenë fshirë.

NjĂ« nga problemet kryesore lidhet me pamundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« mbyllur bilancet financiare tĂ« vitit 2025, pasi faturat nuk shfaqen nĂ« sistemin “Self Care”.

Përtej këtyre shqetësimeve Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nuk jep informacion nëse të dhënat e bizneseve janë fshirë apo nëse do të ketë rikuperim të tyre, por vijon me ofrimin e disa zgjidhjeve alternative kur hasen vështirësi në fiskalizimin e faturave.

Për 139 mijë tatimpagues që lëshojnë fatura përmes software-ve thonë tatimet duhet të vazhdojnë të lëshohen fatura edhe pse Self-Care nuk punon pasi kur ajo kthehet në punë mund të fiskalizohen fatura.

PĂ«r tĂ« vetĂ«punĂ«suarit, qĂ« janĂ« 3 mijĂ« nĂ« total, kur kanĂ« probleme me platformĂ«n duhet tĂ« blejnĂ« software ose t’i drejtohen me kĂ«rkesĂ« DrejtorisĂ« Rajonale Tatimore pĂ«r t’u pajisur me bllokun e veçantĂ« tĂ« faturave.

Kurse në rastin e zhdoganimit të mallrave në njoftim theksohet edhe një herë afati 7-ditor për kryerjen e fiskalizimit, por kur ky afat nuk respektohet për shkak të vështirësive që mund të krijohen gjatë aksesimit të Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara, do të merret në konsideratë rast pas rasti.

FOTO/ Formacioni më i mirë i javës në Champions League

Mbrëmë u luajtën ndeshjet e fundit për raundin e fundit në këtë fazë të Champions League, duke ëprcaktuar njëherë e mirë 8 ekipet që kualifikohen direkt për fazën e 1/16-ve, 16 ekipet në play-off, ku prej tyre do të luakifikohen vetëm 8, si dhe 12 ekipet e renditura të fundit, që e mbyllin këtu për këtë sezon.

Pak më parë është publikuar formacioni më i mirë i javës së fundit në Champions League dhe nuk është se ka vend për debate.

Në portë, është heroi i Benfica, portieri Anatoliy Trubin, i cili shënoi golin vendimtar në fitoren 4-2 në shtesë ndaj Real Madrid.

Qendra e mbrojtjes është Cristian Romero i Tottenham dhe Dan Burn i Newcastle, në krah janë zgjedhue Federico Dimarco i Interit dhe Bruno i Pafos.

NĂ« mesfushĂ«, Anreas Schjeldrup i Benfica, i cili luajti njĂ« ndeshje tĂ« madhe mbrĂ«mĂ«, i cili gjithashtu zgjidhet edhe si “Lojtari mĂ« i mirĂ« i javĂ«s”. Alexis Mac Allister dhe Malik Tillman nĂ« qendĂ«r tĂ« mesfushĂ«s. Po ashtu ka vend edhe pĂ«r Lamine Yamal nĂ« krah, i cili shkĂ«lĂ«qeu nĂ« pĂ«rmbysjen e BarcelonĂ«s ndaj Copenhagen.

Dyshja e sulmit, Kasper Hogh, i jashtëzakonshëm në fitoren e Bodo/Glimt 1-2 ndaj Atletico Madridit, si dhe Joao Pedro, fantastik në fitoren 2-3 të Chelsea në transfertën ndaj Napolit.

Drejt mandatit të 7-të/ Armand Duka, kandidat i vetëm për postin e presidentit të FSHF

Komisioni i Verifikimit, organi përgjegjës për garantimin e integritetit dhe ligjshmërisë së procesit zgjedhor, në zbatim të Rregullores së Asamblesë së Përgjithshme të FSHF, zhvilloi sot mbledhjen e radhës me fokus verifikimin e propozimeve dhe kritereve ligjore për kandidatët për postin e Presidentit, për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe verifikimin e delegatëve të propozuar nga anëtarët e federatës.

Mbledhja u mbajt pas përfundimit të afatit zyrtar të depozitimit të kandidaturave. Gjatë shqyrtimit, Komisioni analizoi me kujdes çdo propozim të paraqitur nga anëtarët e Asamblesë, duke vlerësuar përmbushjen e kritereve statutore, integritetin personal dhe përputhshmërinë me kërkesat ligjore të procesit zgjedhor.

Në përfundim të procesit të verifikimit, Komisioni konstatoi se 13 kandidatë për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së kanë marrë dy propozimet e nevojshme nga anëtarët e Asamblesë dhe plotësojnë kriteret për të qenë zyrtarisht pjesë e garës.

Kandidatët sipas renditjes alfabetike janë:

  1. Abdyl Kuriu
  2. Anila Basha
  3. Arben Dervishaj
  4. Armando Cungu
  5. Blendi Fevziu
  6. Edmond Hasanbelli
  7. Envi Hicka
  8. Erind Resuli
  9. Ervin Canollari
  10. Geri Çipi
  11. Gjergji Petro
  12. Lutfi Nuriu
  13. Pano Xhixho

Për postin e Presidentit të FSHF, është regjistruar kandidatura e z. Armand Duka, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës.

Gjithashtu, Komisioni zyrtarizoi listën e delegatëve të anëtarëve të FSHF-së për Asamblenë e datës 16.02.2026, në përputhje me numrin e delegatëve të përcaktuar në Vendimin Nr. 1, datë 03.12.2025.

Asambleja e PĂ«rgjithshme Zgjedhore e FSHF do tĂ« zhvillohet mĂ« 16 shkurt 2026, nĂ« orĂ«n 10:00, nĂ« ambientet e “ShtĂ«pisĂ« sĂ« Futbollit”. GjatĂ« AsamblesĂ« do tĂ« zgjidhen Presidenti dhe anĂ«tarĂ«t e Komitetit Ekzekutiv tĂ« FSHF pĂ«r mandatin e ri katĂ«rvjeçar.

Ky pritet të jetë mandati i shtatë për Dukën në krye të FSHF-së.

Eksperienca në FSHF:

2002     Zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit

2006     Ri- Zgjidhet  President i Federatës Shqiptare të Futbollit

2010     Ri- Zgjidhet  President i Federatës Shqiptare të Futbollit

2014     Ri- Zgjidhet  President i Federatës Shqiptare të Futbollit

2018     Ri- Zgjidhet  President i Federatës Shqiptare të Futbollit

2022     Ri- Zgjidhet  President i Federatës Shqiptare të Futbollit

Eksperienca në UEFA:

2004 – 2006                AnĂ«tar i Komitetit tĂ« Federatave

2006 – 2008                Zv/kryetar i Komitetit tĂ« Federatave KombĂ«tare

2008 – 2013                 Zv/kryetar i Komitetit tĂ« Kompeticioneve tĂ« Ekipeve KombĂ«tare

2013 – 2016                  Zv/kryetar i Komitetit tĂ« Federatave KombĂ«tare

2016 – nĂ« vazhdim      Zv/Kryetar i Komitetit HatTrick (I vetmi komitet nĂ« UEFA qĂ« merr vendime pa Komitetin Ekzekutiv dhe me portofolin mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« UEFA)

2019 – nĂ« vazhdim       Zv/Kryetar i Komitetit tĂ« Stadiumeve dhe SigurisĂ«

2019 – nĂ« vazhdim     AnĂ«tar i Komitetit Ekzekutiv tĂ« UEFA-s

2023 – nĂ« vazhdim     Zv.President i UEFA-s

2023 – nĂ« vazhdim     Kryetari i Komitetit tĂ« Medias nĂ« UEFA

Eksperienca në FIFA

2008 – 2012                  AnĂ«tar i Komitetit tĂ« Federatave

2012 – 2017                   AnĂ«tar i Komitetit Organizator tĂ« KupĂ«s se Konfederatave

2025 –  nĂ« vazhdim     AnĂ«tar i Komitetit tĂ« Federatave AnĂ«tare nĂ« FIFA (Member Associations Committee)

Përfundon pas 8 orësh seanca, tensione mes Metës dhe prokurorit të SPAK

Ka përfunduar seanca gjyqësore në ngarkim të ish presidentit të Republikës Ilir Meta, e cila zgjati rreth 8 orë.

SPAK ka lexuar gjysmën e dosjes, 130 faqe nga 230 faqe që ka dosja, ku ka paraqitur aktakuzat dhe provat bashkangjitur.
Prokuroria e Posaçme ka bërë parashtrimet per dosjen hetimore ne ngarkim te Ilir Metës ndërsa pritet vendimi per kalimin e dosjes për gjykim në themel.

 

Në një komunikim me mediat në dalje të GJKKO, avokati Kujtim Cakrani është shprehur se, prokurorin nuk ka qenë i saktë në relatimin e fakteve dhe se kjo ka sjellë irritim gjatë seancës.

 

“Ka pasur tension mes zotit Meta dhe zotit Kllapi. Prokurori ka qenĂ« i vetĂ«m nĂ« seancĂ«. Relatimi i tij ka qenĂ« i pasaktĂ« si nĂ« data, ashtu edhe nĂ« momente tĂ« ndryshme kohe dhe kjo ka sjellĂ« ndĂ«rprerje dhe reagime tĂ« herĂ«pashershme”, tha avokati Cakrani.

Ai theksoi se një nga problemet kryesore procedurale është mungesa e listës së provave mbi të cilat mbështetet akuza.

“Sot prokurori erdhi pa listĂ«n e provave. Nuk ka akuza konkrete pĂ«r zotin Meta dhe zonjĂ«n Kryemadhi. Si mund tĂ« paraqitet njĂ« prokuror pa sjellĂ« listĂ«n e provave ku bazohet akuza?”, u shpreh avokati.

Sipas Cakranit, strategjia e mbrojtjes Ă«shtĂ« kĂ«rkesa pĂ«r pushimin e dy akuzave kryesore: asaj pĂ«r aferĂ«n ÇEZ-DIA dhe akuzĂ«s pĂ«r pastrim parash lidhur me lobimin nĂ« SHBA.

Seanca e rradhës do të mbahet më 5 shkurt.

Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre çështje korrupsioni; për dosjen e njohur si CEZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive me një biznesmen që SPAK e identifikon me inicialet S.M, në emër të të cilit është marrë përsipër ndryshimi i një ligji në Kuvendin e Shqipërisë.

Meta akuzohet gjithashtu për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.

Masa pĂ«r “ndalim jashtĂ« vendit”, Balluku rekurs nĂ« GjykatĂ«n e LartĂ«

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës shtrënguese të vendosur ndaj saj, për ndalim për të dalë jashtë vendit.

NdĂ«rkohĂ«, lidhur me masĂ«n e pezullimit nga ushtrimi i detyrĂ«s duke qenĂ« se Apeli e ka pezulluar deri nĂ« vendimin e GjykatĂ«s Kushtetuese, Balluku s’ka ngritur pretendime.

Ndaj Ballukut, e cila njëherësh është edhe deputete dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, SPAK ngriti aktakuzë më 31 tetor 2025, nën dyshimet se ka bërë shkelje gjatë dhënies së tenderëve.

Balluku i ka mohuar akuzat si “hedhje balte, insinuata, gjysmĂ« tĂ« vĂ«rteta dhe gĂ«njeshtra”, duke u shprehur se do tĂ« bashkĂ«punonte plotĂ«sisht me drejtĂ«sinĂ«.

Ajo ishte pezulluar nga detyrat zyrtare dhe i ishte pamundësuar largimi nga shteti, por vendimi i SPAK-ut për pezullim u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

NdĂ«rkohĂ« Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar (SPAK) i ka kĂ«rkuar Kuvendit t’ia heqĂ« imunitetin Ballukut dhe tĂ« autorizojĂ« arrestimin e saj, vendim pĂ«r tĂ« cilin Komisioni i Mandateve nuk ka dalĂ« ende nĂ« njĂ« vendim pĂ«rfundimtar.

BerishĂ«s i fiket mikrofoni nĂ« Strasbourg, Balla nxjerr VIDEO-n: ËshtĂ« mĂ«suar nĂ« foltoren e Kuvendit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka postuar në rrjetet sociale një video nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, ku merrte pjesë edhe kreu i PD Sali Berisha, por të cilit i është fikur mikrofoni pas tejkalimit të kohës.

Sipas Ballës, Berisha është mësuar në Kuvendin e Shqipërisë që vjell vrer pa fund, ndërsa në KiE koha është strikt.

Të njëjtat rregulla, shkruan Balla, do të integrohen dhe në parlamentin tonë.

“Bufi Ă«shtĂ« mĂ«suar qĂ« pĂ«rroin psiqik ta zbrazĂ« pĂ«r minuta pafund nĂ« foltoren e Kuvendit. NdĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« AsamblenĂ« Parlamentare apo parlamentet e EuropĂ«s koha Ă«shtĂ« 1-2 minuta. Shikojeni si ja ndĂ«rpret fjalĂ«n drejtuesja e seancĂ«s. Nuk po komentoj edhe faktin qĂ« ka shkuar atje fshehurazi. ËshtĂ« koha qĂ« kĂ«to rregulla t’i kemi edhe nĂ« Kuvend. E paimagjinueshme nĂ« EuropĂ« diskutime 10 minuta”, shkruan Balla mbi video.

Serbia “fut duart” nĂ« drejtĂ«si/ BE: Hap pas nĂ« procesin e integrimit

Deputetët e Parlamentit në Serbi miratuan ndryshimet në grupin e ligjeve të sistemit gjyqësor të propozuara nga partia Progresive serbe e presidentit Vuçiç, të cilat sipas opozitës, shtojnë kontrollin e qeverisë mbi sistemin gjyqësor.

Kritika erdhën edhe nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladan Petrov, i cili deklaroi se partia në pushtet bëri gabim që nuk i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë mendimin e tyre mbi ndryshimet dhe plotësimet në grupin e ligjeve të gjyqësorit.

Një reagim më i ashpër erdhi nga Komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Kos.

“Vota e Parlamentit tĂ« SerbisĂ« pĂ«r tĂ« kufizuar pavarĂ«sinĂ« e gjyqĂ«sorit Ă«shtĂ« njĂ« hap serioz PRAPA nĂ« rrugĂ«n e SerbisĂ« drejt BE-sĂ«â€.

PĂ«rpara takimit tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave tĂ« JashtĂ«m tĂ« shteteve anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« nĂ« Bruksel, Marta Kos i bĂ«ri thirrje edhe njĂ« herë AsamblesĂ« KombĂ«tare Serbe qĂ« tĂ« rishikojĂ« sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur ndryshimet e miratuara nĂ« ligjet gjyqĂ«sore dhe t’i sjellĂ« ato nĂ« pĂ«rputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Edhe Bruskeli tha se ndryshimet e miratuara në ligjet gjyqësore në Parlamentin serb mund të përfaqësojnë një hap të madh prapa në rrugën evropiane të Beogradit, duke shtuar se komisioni do të japë një vlerësim të detajuar pasi të ketë kryer një analizë të tekstit ligjor të miratuar.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si vlerĂ«soi se ndryshimet nĂ« ligj u pĂ«rgatitĂ«n “me nxitim, nĂ« njĂ« proces jo transparent pa konsultim me tĂ« gjitha palĂ«t e interesuara”, siç janĂ« Komisioni Evropian dhe Komisioni i Venecias.

Shërbim i detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Hyn në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të enjten se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në vend do të hyjë në fuqi në dhjetor të këtij viti ose në mars të vitit 2027.

Vendimi për fillimin e shërbimit ushtarak, tha ai, varet nga gatishmëria e kapaciteteve dhe objekteve ushtarake.

“Ne do ta marrim kĂ«tĂ« vendim sĂ« shpejti, brenda njĂ« ose dy muajve tĂ« ardhshĂ«m, dhe do ta çojmĂ« nĂ« Parlament dhe do tĂ« fillojmĂ« regjistrimin e rekrutĂ«ve ushtarakĂ«â€, tha Vuçiç, pas njĂ« takimi me udhĂ«heqĂ«sit ushtarakĂ« mbi gjendjen dhe analizĂ«n e aftĂ«sive tĂ« Forcave tĂ« Armatosura Serbe pĂ«r vitin 2025.

Shërbimi ushtarak do të zgjasë 75 ditë, sipas tij.

“Duhet t’i bĂ«jmĂ« gati tĂ« gjitha pajisjet. Kemi mjaftueshĂ«m armĂ« dhe çizme, por ka disa gjĂ«ra qĂ« nuk janĂ« ende plotĂ«sisht gati”, tha ai.

Ai shtoi se nevojitet rinovimi i qendrave të rekrutimit, përmirësimi dhe rinovimi i klinikave dhe gjëra të tjera.

“KĂ«to janĂ« pyetje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme sepse duam tĂ« jemi tĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r kĂ«tĂ« dhe qĂ« kĂ«ta tĂ« rinj ta kalojnĂ« shĂ«rbimin e tyre ushtarak nĂ« kushtet mĂ« tĂ« mira. TĂ« fitojnĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« dhe seriozitetin e nevojshĂ«m, si dhe njĂ« qĂ«ndrim ndaj patriotizmit”, tha Vuçiç.

Futja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet ta marrë pëlqimin e Kuvendit të Serbisë.

Përfaqësuesit e Qeverisë kanë njoftuar vazhdimisht kthimin e shërbimit ushtarak vitet e fundit.

Ideja u konkretizua në janar 2024. Pastaj Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe nisi një iniciativë dhe i propozoi presidentit kthimin e shërbimit ushtarak.

Vuçiç më pas, në shtator të të njëjtit vit, nënshkroi një marrëveshje për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi.

Që nga heqja e tij më 1 janar 2011, shërbimi ushtarak ka qenë vullnetar.

Kroacia fqinje votoi gjithashtu për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në tetor 2025.

Ndër vendet që nuk e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Austria, Turqia, Estonia, Greqia, Qiproja, Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia. /REL

BE shpall “organizatĂ« terroriste” GardĂ«n Revolucionare tĂ« Iranit

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar një vendim të rëndësishëm për të shtuar Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste, duke dërguar një mesazh të fuqishëm kundër represionit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, njoftoi lajmin përmes një postimi në platformën X, duke theksuar se ky është një hap vendimtar nga Bashkimi Evropian.

Sipas BE, Garda Revolucionare është tani e barazvlefshme me grupe terroriste të njohura ndërkombëtarisht, si al-Kaeda, Hamas dhe ISIS. Ajo shtoi se ata që veprojnë në mënyrë terroriste do të përballen me masa të ngjashme.

“Ministrat e jashtĂ«m tĂ« BE sapo kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« hapin vendimtar duke e pĂ«rcaktuar Trupat e GardĂ«s Revolucionare si njĂ« organizatĂ« terroriste. Çdo regjim qĂ« vret popullin e vet po punon drejt shkatĂ«rrimit tĂ« vet”, shkruan Kallas.

Ky vendim është masa e fundit dhe më e ashpër që BE ka marrë ndaj regjimit iranian, duke dërguar një mesazh të qartë për ndërkombëtaren se Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë shtypjen dhe dhunën ndaj popullit iranian.

LEXO EDHE: ÇfarĂ« mund tĂ« ndodhĂ« nĂ«se SHBA sulmion Iranin. Ja 7 skenarĂ«t

Inteligjenca Artificiale parashikon shortin e Champions League, sfidë e vështirë për Real Madrid

Inteligjenca Artificiale ka parashikuar pĂ«rballjet e fazĂ«s “play-off” me eliminim direkt tĂ« Champions League, pĂ«rpara shortit zyrtar qĂ« do tĂ« hidhet tĂ« premten nĂ« selinĂ« e UEFA-s nĂ« ZvicĂ«r.

Sipas kĂ«tij parashikimi, Real Madrid pĂ«rballet sĂ«rish me BenficĂ«n, duke u konsideruar si njĂ« short i vĂ«shtirĂ« pĂ«r “Los Blancos”. MadrilenĂ«t humbĂ«n shansin pĂ«r tĂ« qenĂ« mes tetĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«ve pas njĂ« humbjeje dramatike ndaj ekipit portugez.

Nga ana tjetër, PSG është shortuar në një derbi të zjarrtë francez kundër Monacos, një duel që pritet të ofrojë spektakël dhe rivalitet të fortë.

PĂ«rballjet e fazĂ«s “play-off” sipas InteligjencĂ«s Artificiale:

Inter-Bodo/Glimt

Paris Saint Germain-Monaco

Atletico Madrid-Club Brugge

Juventus-Galatasaray

Bayer Leverkusen-Olympiakos

Atalanta-Borussia Dortmund

Newcastle United-Qarabag

Real Madrid-Benfica

Shorti zyrtar i UEFA-s (e premte, 30 janar) do të vendosë gjithçka, por simulimi i AI ka shtuar që tani emocionin dhe pritshmëritë për fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.

VIDEO/ ErĂ«ra deri nĂ« 202 km/h! Stuhia “Kristin” godet PortugalinĂ«, 6 viktima

Stuhia e fuqishme Kristin ka shkaktuar pasoja tragjike në Portugali, duke lënë pas gjashtë viktima, dëme masive materiale dhe rreth 1 milion qytetarë pa energji elektrike. Me erëra që arritën shpejtësinë rekord prej 202 kilometra në orë, Kristin konsiderohet një nga fenomenet meteorologjike më të rënda që ka goditur vendin në dekadat e fundit.

Stuhia hyri në territorin portugez nga zona e Leirias të mërkurën dhe u përhap me shpejtësi drejt brendësisë së vendit, duke prekur rëndë tetë qarqe. Viktimat u raportuan në Leiria (tre persona), Marinha Grande, Silves dhe Vila Franca. Autoriteti Kombëtar i Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile regjistroi mbi 5.400 incidente deri në orët e vona të mbrëmjes.

Pamjet nga zonat e goditura janë tronditëse: shtëpi dhe kisha pa çati, stadiume sportive të shkatërruara, avionë të dëmtuar, një rrotë panoramike e rrëzuar, linja hekurudhore të pezulluara dhe dhjetëra familje të mbetura pa strehë. Në disa zona, si Coimbra, Figueira da Foz, Mira dhe Cantanhede, u regjistruan erërat më të forta në historinë e Portugalisë, duke thyer rekordin e mëparshëm të vitit 2018 gjatë stuhisë Leslie.

Sipas ekspertĂ«ve tĂ« Institutit Portugez pĂ«r Detin dhe AtmosferĂ«n (IPMA), Kristin ka arritur forcĂ«n e njĂ« uragani tĂ« kategorisĂ« 2, madje nĂ« disa momente edhe tĂ« kategorisĂ« 3 sipas shkallĂ«s Saffir-Simpson. Fenomeni Ă«shtĂ« cilĂ«suar si shumĂ« i rrallĂ« dhe i ngjashĂ«m me njĂ« “bombĂ« meteorologjike”, i shoqĂ«ruar nga i ashtuquajturi “sting jet”, njĂ« rrymĂ« ajri jashtĂ«zakonisht e fortĂ« dhe shkatĂ«rruese.

Qarqet mĂ« tĂ« prekura janĂ« Lisbona, Leiria, Coimbra, Castelo Branco, Portalegre, SantarĂ©m, SetĂșbal dhe Guarda. NĂ« Leiria, kryetari i bashkisĂ« Gonçalo Lopes e pĂ«rshkroi situatĂ«n si post-apokaliptike, duke theksuar se rimĂ«kĂ«mbja mund tĂ« zgjasĂ« deri nĂ« njĂ« vit.

Ai bëri thirrje për një reagim kombëtar dhe për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë.

U pagua nga ish-deputeti për të vrarë vëllezërit Bami, GJKKO le në burg 37-vjeçarin

GjKKO ka lënë në burg Jozi Krajën, i cili  u ekstradua nga Zvicra dy ditë më parë.

37-vjeçari akuzohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve tĂ« kryera nga SPAK, dyshohet se 37-vjeçari, gjatĂ« periudhĂ«s dhjetor 2020 – maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale pĂ«r kryerjen e vrasjes sĂ« dy vĂ«llezĂ«rve Durim dhe Valter Bami, vrasje e kĂ«rkuar nga ish-deputeti socialist, Arben Ndoka.

LEXO EDHE: “Po krym punĂ« me atĂ« gru q..”/ Ekstradohet vĂ«zhguesi nĂ« vrasjen e vĂ«llezĂ«rve Bami, pĂ«rgjimet e grupit dhe porosia e ish-deputetit

Ndoka dyshonte se Bamët kishin gisht në eliminimin e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka në Lezhë në 2017-ën. Për eliminimin e Bamëve u përfshi edhe Ervis Martinaj, Behar Bajri i Shkodrës, dhe Emiljano Shullazi, ndërsa nën akuzë ishin 16 persona, një pjesë e të cilëve për sigurim të kushteve për vrasje. Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e Durim dhe Valter Bamit.

Njoftimi:

KĂ«rkuesi Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar me datĂ« 27.01.2026 ka paraqitur pranĂ« GjykatĂ«s kĂ«rkesĂ«n me objekt: “Marrjen nĂ« pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve tĂ« zbatimit tĂ« masĂ«s sĂ« sigurimit personal, e caktuar me vendimin Nr. 49, datĂ« 15.05.2024 tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tĂ« pandehurit Jozi Kraja”.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« gjykimit, Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues tĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar nĂ« nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 tĂ« K.Pr.Penale, me vendimin nr. 6, datĂ« 29.01.2026, vendosi:

Vazhdimin e zbatimit tĂ« masĂ«s sĂ« sigurimit personal me karakter shtrĂ«ngues “Arrest nĂ« burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin Nr. 49, datĂ« 15.05.2024 tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj tĂ« pandehurit: Jozi Kraja, i akuzuar pĂ«r kryerjen e veprave penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje”, nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasve D.B dhe V.B, kryer nĂ« bashkĂ«punim tĂ« veçantĂ« atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 tĂ« Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« formĂ«n e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-tĂ« i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, tĂ« parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Urdhërohet Policia Gjyqësore, që i pandehuri Jozi Kraja, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

Mbrojtësi i caktuar kryesisht nga gjykata për të pandehurin Jozi Kraja, av. E.G të shpërblehet sipas tarifave të parashikuara në ligj.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.

Tiranë, më datë 29.01.2026

“TĂ« ndahemi nga politika e ashpĂ«r penale”, Lamallari: ShqipĂ«ria, me njĂ« nga pĂ«rqindjet mĂ« tĂ« larta tĂ« paraburgimit nĂ« EuropĂ«

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari është shprehur se, Shqipëria është nga vendet me përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë.

NĂ« konferencĂ«n me temĂ« “E drejta pĂ«r liri dhe siguri personale-nga Strasburgu te zbatimi nĂ« nivel kombĂ«tar”, Lamallari u shpreh se gjysma e tĂ« personave qĂ« ndodhen nĂ« paraburgim, nuk kanĂ« vendim tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ«.

“TĂ« dhĂ«nat flasin qartĂ«: pĂ«rdorimi i tepruar i masĂ«s sĂ« paraburgimit nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« problem statistikor,  por njĂ« problem thelbĂ«sor i tĂ« drejtave tĂ« njeriut, i prezumimit tĂ« pafajĂ«sisĂ« dhe i proporcionalitetit tĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« shtetit. PĂ«r fat tĂ« keq, ShqipĂ«ria vazhdon tĂ« mbajĂ« njĂ« nga pĂ«rqindjet mĂ« tĂ« larta tĂ« paraburgimit nĂ« EuropĂ«. Aktualisht, rreth 58% e personave nĂ« institucionet penitenciare janĂ« tĂ« paraburgosur dhe kohĂ«zgjatja mesatare e qĂ«ndrimit tĂ« tyre nĂ« paraburgim llogaritet nĂ« 253 ditĂ«, krahasuar me 155 ditĂ« nĂ« vendet evropiane, apo 63% mĂ« e lartĂ«! Pra, mbi gjysma e personave qĂ« ndodhen nĂ« burgjet tona janĂ« ende pa njĂ« vendim tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ«, pĂ«r mĂ« tepĂ«r, pĂ«r njĂ« kohĂ« shumĂ« herĂ« mĂ« tĂ« gjatĂ« se ajo e zbatueshme nĂ« vendet e Bashkimit Evropian. NdĂ«rkohĂ«, nĂ« Bashkimin Evropian mesatarisht vetĂ«m 1 nĂ« çdo 5 persona nĂ« sistemin penitenciar Ă«shtĂ« i paraburgosur“, tha ministri Lamallari.

Sipas tij, Kodi i Ri Penal do duhet të reflektojë marzhet e dënimit të zbatueshme në BE për të njëjtat vepra penale.

Ministri shtoi se edhe Kodi i Procedurës Penale duhet ndryshuar, sipas standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe se duhet të ndahemi nga politika e ashpër penale.

“Tema e kĂ«saj konference na fton tĂ« bĂ«jmĂ« pikĂ«risht kĂ«tĂ«, dhe koha mĂ« e mirĂ« Ă«shtĂ« tani: Kodi i Ri Penal do duhet tĂ« reflektojĂ« marzhet e dĂ«nimit tĂ« zbatueshme nĂ« Bashkimin Evropian pĂ«r tĂ« njĂ«jtat vepra penale; Kodi i ProcedurĂ«s Penale, do duhet ndryshuar pĂ«r tĂ« garantuar qartĂ« dhe pa ekuivok tĂ« njĂ«jtat garanci procedurale pĂ«r lirinĂ« dhe sigurinĂ« e personit, sipas standardeve tĂ« KonventĂ«s Evropiane pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut dhe vendimet e GjykatĂ«s Evropiane pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut”.

Lamallari theksoi se bashkëpunimi me Këshillin e Evropës dhe partnerët ndërkombëtarë është thelbësor në këtë rrugë.

❌