❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FOTO/ “Po humb 3,9 milionĂ« euro”, mesazhi i Rei Manajt pĂ«r largimin nga sheikĂ«t ndez rrjetin

Një bashkëbisedim i një tifozi turk me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ka pushtuar rrjetin në Turqi.

Nuk ka ardhur ende asnjĂ« konfirmim nga palĂ«t, por mesazhi po pĂ«rhapet gjerĂ«sisht meqĂ« sipas tij, Manaj po bĂ«n njĂ« sakrificĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme financiare pĂ«r t’u kthyer te Sivaspor.

NĂ« mesazhet e shkĂ«mbyera nĂ« “Instagram”, Manaj i pĂ«rgjigjet me sa duket interesimit pĂ«r njĂ« kthim tĂ« mundshĂ«m nĂ« Turqi dhe situatĂ«s sĂ« negociatave.

“VĂ«lla, tĂ« prish kontratĂ«n kĂ«tu, pasi ata kĂ«rkonin 3 milionĂ« euro. NdĂ«rsa unĂ« u lashĂ« 3,9 milionĂ« euro tĂ« rrogĂ«s time pĂ«r prishjen e kontratĂ«s dhe unĂ« humb 3,9 vetĂ«m pĂ«r tĂ« ardhur te Sivas”, shkruhet nĂ« kĂ«tĂ« mesazh tĂ« Manajt, i cili duket i gatshĂ«m tĂ« largohet nga Al Sharjah nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe, pĂ«rcjell “Panorama Sport”.

Më pas, ai vazhdon bashkëbisedimin e tij me një kërkesë specifike pas kthimit te Sivaspor.

“Dua 2 mijĂ« njerĂ«z nĂ« aeroport”.

Vrasja e Arjan Spahiu, Alibej dëshmon online për gjykatën belge

Bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej ka dhënë sot një dëshmi të gjatë për drejtësinë belge, përmes një video-projektori.

Alibej, ka dëshmuar në procesin që po zhvillohet për vrasjen e mikut të tij Arjan Spahiu, në Bruksel.

Dëshmia online për belgët gjatë kësaj të hëne në GJKKO ka zgjatur për rreth 4 orë, në praninë e prokurorit të SPAK Altin Dumani dhe gjyqtarit Erjon Bani.

Ardit (Arjan) Spahiu, u ekzekutua nĂ« vitin 2020 me tetĂ« plumba nĂ« njĂ« nga lagjet mĂ« tĂ« njohura nĂ« Bruksel, nĂ« bulevardin ‘Edmond Machtens’, pranĂ« lagjes sĂ« njohur Molenbeek.

Si porositĂ«s tĂ« krimit, prokurorĂ«t belgĂ« akuzojnĂ« tĂ« arrestuarin tashmĂ« Franc Çopja.

LEXO EDHE: Media belge zbardh skemĂ«n e vrasjes sĂ« shqiptarit/ U tradhtua nga njĂ« shok, Franc Çopja festoi ekzekutimin

Sipas tyre, motivi i krimit Ă«shtĂ« larja e hesapeve, pasi grupi Çopja kishte pĂ«rplasje me kreun e klanit kundĂ«rshtar tĂ« drejtuar nga Erjon Alibej.

Ky i fundit i njohur me nofkĂ«n “Krymi”, mori drejtimin e grupit pas vrasjes sĂ« vĂ«llait Endrit Alibej, i njohur me nofkĂ«n “Tarzani”, xhaxhait tĂ« tij Arben Dylgjeri dhe njĂ« shtetasi turk nĂ« atĂ« qĂ« njihet si “masakra e Bradasheshit”, dhjetorin e 2018.

Arjan Spahiu konsiderohej si financier i grupit, ndërsa ishte duke hetuar për llogari të Erjon Alibej mbi autorët e atentatit mafioz në Bradashesh.

Arjan Spahiu ishte viktima e radhĂ«s nĂ« pĂ«rplasjen e ashpĂ«r mes dy grupeve kriminal, Alibej dhe Çopja, qĂ« nisi vite mĂ« parĂ« me humbjen e njĂ« sasi prej 50 kg kokainĂ« ne BritaninĂ« e Madhe dhe dhunimin e njĂ« tĂ« riu atje, pasi dyshohej se e kishte grabitur drogĂ«n.

VIDEO/ “I fĂ«lliqur, i pĂ«shtirĂ«â€! Situata nĂ« BBV del jashtĂ« kontrollit, Miri dhe Mateo pĂ«rballje fytyrĂ« mĂ« fytyrĂ«

Tensionet mes Mirit dhe Mateos kanë arritur kulmin në shtëpinë e Big Brother VIP, me dyshen që u përfshi në një debat të ashpër.

Ata qëndruan fytyrë për fytyrë, duke shkëmbyer akuza dhe ofendime personale, ndërsa situata degradoi shpejt në fjalor të papërshtatshëm.

Mateo nuk ngurroi ta sulmojë Mirit, duke e ngacmuar për historinë e tij të dashurisë me Brikena Selmanin.

“I shpifur, sa i pĂ«shtirĂ« qĂ« Ă«shtĂ«, njeri i fĂ«lliqur. Mu largo nga rruga. Sa i shĂ«mtuar qĂ« je nĂ« shpirt”, u shpreh Mateo gjatĂ« pĂ«rplasjes.

Debati u shoqërua me ofendime të ndërsjella, duke detyruar banorët e tjerë të ndërhyjnë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Miri dhe Mateo kanë qenë rivalë që nga fillimi i lojës, me përplasje të vazhdueshme dhe tensione të hapura.

Ata janë pozicionuar në kampe të kundërta, ndërsa gara për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Kokainë nga Franca deri në Australi, shtrirja befasoi edhe hetuesit/ Rrjeti i shqiptarëve del para gjykatës

Një rrjet i madh i trafikut të kokainës u paraqit para gjyqtarëve në Vannes të Francës.

Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për një bandë trafikantësh me një shtrirje ndërkombëtare që arrinte deri në Australi.

Sipas hetimeve, ky rrjet funksiononte në nivel shumë të lartë, me dërgesa të mëdha droge jashtë Francës.

Mes të pandehurve ka shqiptarë, të cilët luanin një rol qendror në organizimin dhe shpërndarjen e drogës. Ata siguronin lidhjet ndërkombëtare dhe koordinonin dërgesa që arrinin deri në Oqeani dhe Australi.

Një nga dërgesat më të mëdha, e cila tërhoqi vëmendjen e autoriteteve, ishte 41 kg kokainë me një vlerë të afërsisht 3 milionë euro në treg.

Kjo tregon shkallën e jashtëzakonshme të veprimtarisë së rrjetit dhe fitimet kolosale që kishin përmes trafikut ndërkombëtar.

Rrjeti përdorte lidhje komplekse ndërkombëtare, me anëtarë që kishin detyra të ndara për sigurimin, transportin dhe shpërndarjen e drogës.

Organizimi ishte i sofistikuar për të shmangur kontrollet policore evropiane dhe për të dërguar drogën në tregje të largëta.

Hetimet dhe provat e grumbulluara tregojnë se ky rrjet ishte i paprecedent për zonën, duke pasur ndikim ndërkombëtar dhe duke përfshirë dërgesa me vlera miliona euro. Autoritetet franceze po përpiqen të ndëshkojnë të gjithë të përfshirët.

Ky rast tregon trafikun e organizuar ndërkombëtar ku shqiptarët luajtën rol kyç, me dërgesa që kapnin kontinente dhe me fitime kolosale.

Raporti i Ministrisë së Mbrojtjes: Lumenjtë dhe qarqet më të rrezikuar nga përmbytjet

Nga 8 lumenjtë me impakt të madh në territorin e Shqipërisë, Vjosa, Semani, Drini dhe Buna janë 4 lumenj të cilësuar si katastrofikë për riskun e lartë të përmbytjeve.

Të dhënat bëhen të ditura nga raporti për vlerësimin e riskut të përmbytjeve nga lumenjtë, përrenjtë dhe çarjet e digave, i hartuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Në vend të pestë renditet Erzeni, me një risk të lartë për përmbytje në Shqipëri, i ndjekur nga Ishmi dhe Mati.

 

I vetmi që ka risk më të ulët për përmbytje përgjatë rrjedhës së tij është Shkumbini.

Vlora, Fieri, Berati dhe Shkodra janë katër qarqet me riskun më të lartë për përmbytje për shkak të daljes nga shtrati të përrenjve dhe lumenjve.

Siç duket nga harta, këto qarqe janë shënjuar me ngjyrë të kuqe për riskun katastrofik që ato mbartin për përmbytje, të ndjekura nga Durrësi me një risk të lartë.

Dibra, Kukësi dhe Korça janë qarqet me riskun më të ulët për përmbytje. Por për shkak të ndryshimeve klimatike, asnjë qytet nuk mbetet imun ndaj përmbytjeve.

Sipas ekspertëve, në Shqipëri ndryshimet klimatike po sjellin më pak reshje vjetore, por më shumë prurje, duke shkaktuar fillimisht thatësirë dhe më pas përmbytje.

Brenda muajit shkurt nis rivlerësimi i shtëpive dhe bizneseve

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se ligji “PĂ«r rivlerĂ«simin e pasurive tĂ« paluajtshme” ka hyrĂ« nĂ« fuqi mĂ« 22 janar.

Gjatë një konference për shtyp, ministri sqaroi se udhëzimet përkatëse do të miratohen brenda gjysmës së parë të muajit shkurt, për të mundësuar nisjen e procesit të rivlerësimit në mënyrë të qartë.

“Ligji u miratua me PaketĂ«n Fiskale. UdhĂ«zimet pĂ«rkatĂ«se pritet tĂ« miratohen shumĂ« shpejt, brenda gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« muajit shkurt, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« vijohet me procesin e rivlerĂ«simit”, tha ai.

Deri më 31 dhjetor 2026 të gjithë individët që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme do të kenë mundësinë të përfitojnë nga fushata e rivlerësimit të pronës me normë tatimore të reduktuar prej 5%, nga 15% që ishte.

Sipas parashikimeve ligjore, procesi i rivlerësimit mund të ndiqet përmes dy rrugëve.

Individët që planifikojnë ta nxjerrin pronën në treg gjatë periudhës 2026-2028 mund të zgjedhin rivlerësimin mbi bazën e vlerës reale të tregut, duke u mbështetur në një raport vlerësimi profesional, i cili përdoret më pas për aplikim pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Kjo mundëson që prona të rivlerësohet me vlerën maksimale që ofron tregu.

Por, qytetarët mund të aplikojnë për rivlerësim sipas çmimeve të referencës shtetërore, përmes platformës e-Albania, pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Pas dorëzimit të aplikimit, lëshohet fatura për tatimin mbi diferencën e vlerës së pronës, e cila paguhet në bankë dhe më pas ngarkohet në sistem për përfundimin e procedurës. Në përfundim të procesit, pronari pajiset me kartelën e re të pronës, ku pasqyrohet vlera e përditësuar.

Në kuadër të fushatës së rivlerësimit, pritet që tregu i pasurive të paluajtshme gjatë vitit 2026 të karakterizohet nga një ritëm më i ngadaltë i rritjes së çmimeve, krahasuar me dy vitet e fundit. Parashikohet gjithashtu që oferta e pronave të jetë më e lartë, duke krijuar më shumë alternativa për qytetarët.

Vlerësohet se një numër i konsiderueshëm pronash, përfshirë banesa, do të jenë subjekt i rivlerësimit, ndërsa pjesëmarrja në këtë proces mbetet në vullnetin e individëve.

Fushata e vitit 2026 konsiderohet si një mundësi për të përfituar nga lehtësia fiskale, pasi pas përfundimit të saj pritet rikthimi i normës standarde të tatimit prej 15% për transaksionet e pasurive të paluajtshme.

Ndërkohë, kërkesat për rivlerësim të depozituara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilat nuk janë përpunuar deri më 31 dhjetor 2026, do të konsiderohen të vlefshme në kuadër të kësaj fushate, për sa kohë që pagesa e tatimit kryhet deri më 31 mars 2027.

“Xhelati i GazĂ«s”/ Rama nĂ« Knesset: Nuk ka paqe pa çarmatosjen e Hamasit

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të hënës një fjalim historik në parlamentin e Izraelit, ku tha se Shqipëria duhet të përdoret si busull orientimi dhe shembull bashkëjetese fetare.

Mes të tjerash, gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama bëri me dije se në vendin tonë, konkretisht në qytetin bregdetar të Vlorës, do të hapet një muze për të kujtuar veprat që populli shqiptar ka bërë për të shpëtuar hebrenjtë nga torturat e nazistëve.

Po ashtu, ai tha se edhe tunelet ku u torturuan pengjet izraelite nga Hamasi pas sulmit të 7 tetorit të vitit 2023, në të njëjtën mënyrë duhet të ruhen si shembull i bashkëjetesës kolektive.

Në fjalën e tij, Rama vlerësoi mbështetjen e Izraelit ndaj Shqipërisë gjatë sulmit kibernetik masiv të Iranit.

“MĂ« lejoni tĂ« shpreh edhe njĂ« herĂ« mirĂ«njohjen tonĂ« tĂ« thellĂ« ndaj Izraelit pĂ«r mbĂ«shtetjen kritike gjatĂ« sulmit kibernetik masiv tĂ« Iranit kundĂ«r ShqipĂ«risĂ«.”, tha kryeministri duke bĂ«rĂ« tĂ« ditur se ShqipĂ«ria nuk ka mĂ« marrĂ«dhĂ«nie diplomatike me Iranin.

Rama falenderoi Izraelin duke thënë se e ka të vështirë ta besojë që e meriton pritjen.

ShqipĂ«ria si “busull” pĂ«r botĂ«n, deklarata qĂ« u prit me duartrokitje

Kryeministri shqiptar vuri nĂ« dukje historinĂ« e mbrojtjes sĂ« hebrenjve nga populli shqiptar gjatĂ« LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« “busull pĂ«r botĂ«n”. Ai kujtoi se ShqipĂ«ria ishte i vetmi vend nĂ« EuropĂ« qĂ« doli nga lufta me mĂ« shumĂ« hebrenj sesa kishte para saj dhe se asnjĂ« prej tyre nuk iu dorĂ«zua nazistĂ«ve.

“GjyshĂ«rit tanĂ« zgjodhĂ«n  humanitetin, ata ruajtĂ«n cepin e vogĂ«l tĂ« humanizmit nĂ« EvropĂ«, qĂ« po zhdukej dita ditĂ«s. Kjo histori nuk Ă«shtĂ« njĂ« ornament i bukur pĂ«r t’u parĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« busull qĂ« duhet ta ndjekim, nĂ«se duam tĂ« mbetemi tĂ« denjĂ«â€, tha kryeministri Edi Rama duke kujtuar se shqiptarĂ«t rrezikuan jetĂ«t e tyre pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar jetĂ«t e izraelitĂ«ve.

“Do preferonim tĂ« vdisnim, para se tĂ« dorĂ«zonim hebrenjtĂ« tanĂ«.”, tha Rama, njĂ« fjali qĂ« mori shumĂ« duartrokitje nga tĂ« pranishmit nĂ« parlamentin izraelit.

“Hapim nĂ« VlorĂ« muzeun e hebrenjve”

Gjatë fjalimit, kryeministri njoftoi se në qytetin e Vlorës do të hapet një muze i dedikuar veprave të popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve, që nga shekulli XVI, me qëllim ruajtjen e kujtesës historike dhe edukimin e brezave të rinj.

“Me tĂ« njĂ«jtĂ«n krenari do tĂ« hapim pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« muzeun pĂ«r veprat e popullit shqiptar pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar hebrenjtĂ« nĂ« VlorĂ«, nĂ« shek. 16, kur hebrenjtĂ« qĂ« arratiseshin pĂ«r t’i ishpĂ«tuar shtypjes. TĂ« rinjtĂ« tanĂ« dhe shumĂ« vizitorĂ« nĂ« vendin tonĂ«, kushdo qĂ« tĂ« vijĂ« nga vendet tuaja, tĂ« rinj dhe vizitorĂ«, do tĂ« shohin kĂ«tĂ« frymĂ« dhe se çfarĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r hebrenjtĂ«.”, tha Rama.

“Hamasi, xhelati i GazĂ«s”

Rama mbajti njĂ« qĂ«ndrim tĂ« fortĂ« edhe ndaj konfliktit aktual nĂ« Gaza, duke deklaruar se “pa çarmatosjen e Hamasit nuk ka paqe” dhe duke e cilĂ«suar Hamasin si “xhelatin e GazĂ«s”.

Ai sugjeroi që tunelet ku u torturuan dhe u vranë pengjet izraelite pas sulmit të 7 tetorit 2023 të ruhen si dëshmi historike, në funksion të kujtesës kolektive dhe paqes afatgjatë.

“Tani, mĂ« lejoni t’ju marr me vete shumĂ« larg me Jeruzalemin. ËshtĂ« njĂ« tunel nĂ« qendĂ«r tĂ« TiranĂ«s, i ndĂ«rtuar pĂ«r tĂ« torturuar armiqtĂ« e popullit, ose pĂ«r t’iu strehuar nga ndonjĂ« sulm, i ndĂ«rtuar nga njĂ« regjim qĂ« kishte frikĂ« çdo dritĂ« lirie. Kjo memorie mĂ« ka bĂ«rĂ« gjithnjĂ« qĂ« tĂ« kem.  MĂ« ka ardhur keq qĂ« shumĂ« media ndĂ«rkombĂ«tare e kanĂ« pĂ«rshkruar GazĂ«n si njĂ« burg nĂ« qiell tĂ« hapur por kanĂ« harruar tĂ« tregojnĂ« kush Ă«shtĂ« xhelati. Ai Ă«shtĂ« Hamasi.”, tha Rama.

Ai shtoi: “Sot ai tunel qĂ« pĂ«rmenda pak mĂ« parĂ« nĂ« TiranĂ«, Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r tĂ« kujtuar viktimat e atyre qĂ« ndĂ«rtuan tunelin. NĂ« ato tunele qĂ« Hamasi vrau, torturoi pengjet izraelite, do tĂ« ruhen si pjesĂ« e rikonstruktimit dhe rindĂ«rtimit tĂ« GazĂ«s qĂ« tĂ« jetĂ« njĂ« dĂ«shmi e paqes afatgjatĂ« qĂ« mund tĂ« arrihet dhe si shembull e memories kolektive dhe si shembull e memories kolektive qĂ« nuk duhet tĂ« harrojĂ« tĂ« sjellĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen vuajtjet e izraelitĂ«ve dhe palestinezĂ«ve.”

Rama thirrje për paqe nga Knesset-i: Jepini një shans jetës!

NĂ« njĂ« thirrje tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r paqe, Rama u bĂ«ri apel tĂ« gjitha palĂ«ve qĂ« t’i japin fund dhunĂ«s, duke theksuar se paqja Ă«shtĂ« e vetmja rrugĂ« drejt suksesit dhe sĂ« ardhmes.

“Siç e hapa me fjalĂ«t e njĂ« martiri arab pĂ«r paqen, dua ta mbyll me fjalĂ«t e njĂ« martiri izraelit, nga thellĂ«sia e zemrave tona ne u flasim tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve, atyre qĂ« jetojnĂ« duke nisur qĂ« nga Judea
 (pĂ«rmend disa vende) edhe palestinezĂ«ve qĂ« t’i japin fund akteve tĂ« dhunĂ«s, t’i japin njĂ« shans tĂ« ri jetĂ«s, tĂ« ruajnĂ« dhe tĂ« veprojnĂ« me dinjitet njerĂ«zor. Ne po hyjmĂ« nĂ« njĂ« rrugĂ« tĂ« re, qĂ« po hap rrugĂ«n pĂ«r njĂ« erĂ« tĂ« re paqeje. Amen!”, tha kryeministri Rama.

Sipas tij, jo vetëm në Izrael, por në të gjithë Lindjen e Mesme ka një dëshirë për paqe.

“Dua t’ju siguroj qĂ« s’kam ardhur kĂ«tu tĂ« jap leksione, vende tĂ« vogla si vendi im marrin leksione tĂ«rĂ« kohĂ«n. UnĂ« besoj fort qĂ« tĂ« kĂ«rkosh paqen, nuk do tĂ« thotĂ« se sa e keqe Ă«shtĂ« pala tjetĂ«r, por se sa besnik Ă«shtĂ« dikush qĂ« i qĂ«ndron vlerave nĂ« tĂ« cilat beson. Paqja nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« shkuar drejt tĂ« ardhmes, por Ă«shtĂ« e vetmja mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« patur sukses. Izraeli nuk Ă«shtĂ« mĂ« i vetĂ«m nĂ« kĂ«rkesĂ«n e tij pĂ«r t’u transformuar pĂ«r tĂ« ardhmen. NĂ« rajonin e Lindjes sĂ« Mesme nga qendrat kryesore tĂ« tij vĂ«rehet njĂ« nevojĂ« dhe dĂ«shirĂ« e madhe pĂ«r ndryshim.”, tha kryeministri Rama.

Fjalimi u shoqĂ«rua edhe me batuta, ku Rama tha se “hebrenjtĂ« flasin gjatĂ«, por ballkanasit flasin edhe mĂ« gjatĂ«â€, duke shkaktuar reagime pozitive nĂ« sallĂ«.

Kryeministri foli edhe për identitetin fetar të Shqipërisë dhe të familjes së tij, duke theksuar se vendi ynë është shembull se si mund të jesh mysliman, i krishterë apo i çdo besimi tjetër dhe jo antisemit.

“I vetmi vend qĂ« doli nga Lufta e DytĂ« BotĂ«rore, me mĂ« shumĂ« hebrenj se sa nĂ« momentin kur nisi lufta, asnjĂ« prej tyre nuk iu dorĂ«zua nazistĂ«ve. Askush mĂ« mirĂ« ShqipĂ«ria nuk mund mund tĂ« sjellĂ« shembullin si tĂ« jesh mysliman dhe jo antisemitik”, tha ai.

NĂ« mbyllje tĂ« fjalimit, Rama uroi: “LulĂ«zoftĂ« nĂ« pĂ«rjetĂ«si shteti i Izraelit dhe nĂ« dinjitet populli palestinez dhe tĂ« dyja kombet tĂ« jenĂ« sĂ«bashku nĂ« tĂ« ardhmen.”

Kryeministri Edi Rama përfundon nesër vizitën dy ditore në Jeruzalem, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Në këtë vizitë, kryeministri shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Foltorja e sotme pa Berishën, Këlliçi: Dhuna e Ramës, shenja e fundit e një narkoshteti në rënie

Partia Demokratike zhvilloi këtë të hënë foltoren e rradhës para Kryeministrisë, këtë herë pa kreun e saj Sali Berisha, i cili ndodhet për një vizitë pune në Parlamentin Europian.

Fjalën mbyllëse, në vend të tij, sot e mbajti deputeti Belind Këlliçi, i cili falenderoi qytetarët, avokatët dhe protestuesit, veçanërisht për mbrojtjen ligjore të 19 të rinjve të ndaluar pas protestës së 24 Janarit, ku policia sulmoi pa arsye protestuesit paqësor.

GjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij, KĂ«lliçi akuzoi qeverinĂ« dhe Edi Rama pĂ«r pĂ«rdorim tĂ« dhunĂ«s shtetĂ«rore, korrupsion, kapje tĂ« institucioneve, shkelje tĂ« tĂ« drejtave tĂ« qytetarĂ«ve dhe krijim tĂ« njĂ« ‘narkoshteti’.

Ai u shpreh se, dhuna policore është vendim politik i Ramës dhe shenjë frike i regjimit nga reagimi qytetar.

Fjala e plotë e deputetit të PD, Belind Këlliçi: 

Demokratë, qytetarë, qëndrestarë.

Të nderuar doktor Berisha që sot na ndjek live nga Strazburgu, aty ku doktori ka shkuar për të përfaqësuar Shqipërinë në një takim shumë të rëndësishëm ditën e nesërme.

Dhe gjej rastin t’i rikthej çdo shqiptari qĂ« na ndjek sot nĂ« vĂ«mendje njĂ« fakt historik qĂ« nuk e mohon dot as Edi Rama, as mediat e paguara tĂ« Rilindjes, as Karlo dhe as Mero. ShqipĂ«rinĂ« nĂ« KĂ«shill tĂ« EuropĂ«s e anĂ«tarĂ«soi Partia Demokratike nĂ« 13 korrik tĂ« vitit 1995.

Dhe kjo është meritë e pamohueshme e kësaj force politike. Sado që të hedhin baltë, sado që të shpifin, sado që të paguhen nga paratë e inceneratorëve që nuk ekzistojnë për të linçuar opozitën dhe për të mohuar realitetin, faktet janë kokëforta dhe në fakt na tregojnë se çdo arritje në aspektin e integrimit europian, shoqëruar këtu jo vetëm me anëtarësimin në Këshill të Europës, por me anëtarësimin në NATO, me liberalizimin e vizave, është meritë e Partisë Demokratike dhe e doktor Sali Berishës.

Faleminderit të gjithëve që keni ardhur sot. Faleminderit avokatëve që kanë bërë, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në këto dy net në mbrojtjen e të gjithë atyre qytetarëve, djemve të ndaluar në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme në dy netët e kaluara, për shkak të një proteste të jashtëzakonshme që i tronditi nga themelet pushtetin.

Faleminderit Eda Grimcit që foli e para dhe që prin trupën e avokatëve që kanë marrë në mbrojtje djemtë. Faleminderit atyre 19 djemve që janë sot duke kaluar natën në qeli. Ata guximtarë që do të ftoja çdo qytetar që është sot këtu, çdo demokrat që po na ndjek nga media që nesër në orën 10:30 paradite të na bashkohet pranë dhomës penale në Gjykatën e Tiranës për të bërë të mundur lirimin e këtyre djemve dhe kthimin e tyre në familjet e tyre, pranë të afërmve të tyre.

Të dashur qytetarë, dy netë më parë në këtë bulevard, në sytë e çdo shqiptari e të mediave ndërkombëtare, narkoshteti i Edi Ramës dëshmoi se është më i dobët se kurrë. Dhe e dëshmoi në fakt duke rrezikuar jetën e qytetarëve me dhunë, me një dhunë që buron nga humbja e kontrollit, nga frika dhe nga paranoja e fundit të pashmangshëm. Historia e ka treguar më shumë se një herë se kur pushteti fillon të godasë qytetarët e vet pa as edhe një arsye, i ka hyrë frika në palcë e sidomos frika për të dëgjuar qytetarët e saj.

Çarja e madhe ka filluar, sepse frika qĂ« mbollĂ«n mes njerĂ«zve me metodat mĂ« tipike mafioze, tashmĂ« u Ă«shtĂ« kthyer tĂ« gjithĂ«ve mbrapsht. Ndaj gazi lotsjellĂ«s i skaduar, uji me piper, goditjet pa kursim edhe mbi minorenĂ«, janĂ« vendime politike dhe jo thjesht reagime policore.

Po po, janĂ« vendime politike drejtpĂ«rdrejtĂ« nga bunkeri i Surrelit, sepse njĂ« pushtet i konsumuar kriminal dhe i zhytur thellĂ« nĂ« paranojĂ« nuk pĂ«rdor dhunĂ«n vetĂ«m pĂ«r tĂ« shpĂ«rndarĂ« protestuesit, por edhe pĂ«r tĂ« qetĂ«suar veten, sepse ky Ă«shtĂ« tashmĂ« njĂ« refleks i njohur pĂ«r kĂ«tĂ« narko-regjim. Dhuna ka qenĂ« programi i kĂ«tij sekti qysh se erdhĂ«n nĂ« pushtet. JanĂ« kujdesur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rditshme t’ia nxijnĂ« jetĂ«n shqiptarĂ«ve nĂ« çdo lloj mĂ«nyre.

T’i pĂ«rzĂ«nĂ«, t’i bĂ«jnĂ« tĂ« ndihen emigrantĂ« nĂ« vend tĂ« vet, t’u marrin pronĂ«n, pasurinĂ«, t’i vrasin me rrugĂ«t e pasigurta, me liçencat pĂ«r krimin, me barnat e skaduara, me ajrin e helmuar dhe me ujin e papijshĂ«m. Korrupsioni i kĂ«saj bande mbrapa nesh ka marrĂ« nĂ« fakt jetĂ« njerĂ«zish. I njĂ«jti zinxhir policor qĂ« bashkĂ«punon me krimin, fiku dritat e rrugĂ«s qĂ« tĂ« mos dokumentohej dhuna tĂ« shtunĂ«n e protestĂ«s.

Njëherë zhdukin identifikimin nga uniforma, njëherë të marrin peng për llogari të aferave të pushtetit apo të bandave kriminale e njëherë të vrasin në rrugë duke fshehur armën e krimit. Veprimet antiligjore të atij reagimi të çmendur mbi njerëz janë zbatime të përpikta të urdhërave politikë nga shkelësi më i madh i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhunuesi i pashpirt i qytetarëve shqiptarë, kreu i narkoshtetit, Edi Rama.

Sepse dhunë është të qeverisësh pa llogaridhënie, dhunë është korrupsioni që nuk ndëshkohet, dhunë është të shkatërrosh drejtësinë, dhunë është grabitja dhe zhvatja me duar në xhepat e çdo qytetari shqiptar. Dhunë është të shkatërrosh shëndetësinë, arsimin dhe kulturën e një vendi. Dhunë është të blesh çdo media për të injektuar propagandë të helmtë në çdo orë të ditës dhe të natës. Dhunë është të detyrosh një brez të tërë e gjithë rininë e vendit të largohet nga vendi i tyre.

Ne kemi dokumentuar së bashku që të gjithë dhe denoncuar skandalet më të mëdha, duke i prirë betejës opozitare edhe në ditët më të vështira, atëherë kur në fakt korruptohej dhe kryeagjenti i FBI-së, miku i ngushtë i Edi Ramës, Charles McGonigal, atëherë kur blihej me vuajtjet e shqiptarëve çdo influencë kombëtare apo ndërkombëtare. Por edhe kur banditët dhe mafia kërcënonin nga luksi prej investitorësh strategjikë dhe majat e kullave që pastronin krime nga më monstruozet, veçse sundonte pa kundërshtarë Sulltani i Surrelit.

Ne i rezistuam asaj strategjie qĂ« donte shuarjen tonĂ« si parti e shqiptarĂ«ve, si popull autokton, por sot nuk na ndal mĂ« asgjĂ«. PĂ«rkundrazi, tĂ« forcuar si alternativĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« e tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«ve, tĂ« bashkuar nĂ« krye tĂ« betejĂ«s pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« dĂ«rmĂ«n finale kĂ«saj kĂ«rme politike, tĂ« diskredituar edhe ndĂ«rkombĂ«tarisht, tĂ« izoluar nga qendrat vendimmarrĂ«se, ne do t’i japim fund bashkĂ« me ju normalizimit tĂ« dhunĂ«s shtetĂ«rore, shpopullimit, varfĂ«rimit dhe shpronĂ«simit tĂ« qytetarĂ«ve shqiptarĂ«.

Nuk na tremb dhuna e tyre, sepse Ă«shtĂ« refleksi i fundit prej frikĂ«s nga zemrata e qytetarĂ«ve shqiptarĂ«. ÇfarĂ« na duhet sot dashur miq? KĂ«mbĂ«ngulje, kĂ«mbĂ«ngulje, kĂ«mbĂ«ngulje, qĂ«ndresĂ« dhe besim se ky shtet pĂ«rfundimisht ka hyrĂ« nĂ« ditĂ«t e numĂ«rimit mbrapsht. Kjo nuk Ă«shtĂ« çështje e njĂ« partie politike, as e fatit tĂ« saj, por Ă«shtĂ« çështje dinjiteti dhe detyrimi ndaj tĂ« ardhmes sĂ« fĂ«mijĂ«ve qĂ« meritojnĂ« tĂ« jetojnĂ« e tĂ« punojnĂ« nĂ« begatinĂ« e njĂ« vendi tĂ« bekuar nga natyra e tĂ« shpĂ«tuar nga shqiptarĂ«t e mirĂ« dhe tĂ« ndershĂ«m.

Duke ju falënderuar të gjithëve, ju ftoj dhe njëherë që nesër në orën 10:30 të bashkohemi të gjithë te dhoma penale, Gjykata e Tiranës, për të qëndruar krahë atyre 19 heronjve, djemve protestues paqësorë në protestën e dy netëve të mëparshme. Faleminderit dhe me fitore, shihemi në protestën e radhës.

“IzraelitĂ«t dinĂ« çfarĂ« zgjedhin”, Netanjahu premton: Jemi gati tĂ« ndihmojmĂ« ShqipĂ«rinĂ« me çdo gjĂ«

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një fjalim në Knesset, ku sot ishte i ftuar edhe kryeministri Edi Rama, vlerësoi vendin tonë për mbështetjen e ofruar për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai tha se “ShqipĂ«ria ishte ishulli i paqes nĂ« oqeanin e tĂ« keqes”.

Gjatë fjalimit të tij, ai premtoi mbështetje financiare për Shqipërinë.

“Jemi gati t’ju ndihmojmĂ« me çdo gjĂ«. MbĂ«shtetje pĂ«r siguri, luftĂ«n kundĂ«r terrorit, nĂ« teknologji, reformat tregtare dhe turizĂ«m. NjerĂ«zit izraelitĂ« janĂ« tĂ« zgjuar, e dinĂ« çfarĂ« shohin, çfarĂ« zgjedhin dhe e kanĂ« njohur si njĂ« destinacion turistik. NjĂ« vend i shkĂ«lqyer pĂ«r izraelitĂ«t dhe shohim njĂ« rritje gati me 1 mijĂ« % qĂ« vijnĂ« vizitojnĂ« ShqipĂ«rinĂ«, edhe falĂ« shijes suaj estetike, po e bĂ«ni ShqipĂ«rinĂ« mĂ« tĂ« bukur”, tha ndĂ«r tĂ« tjera Netanyahu.

LEXO EDHE: “Nuk u mblodhĂ«m kurrĂ« nĂ« mitingje kundĂ«r Izraelit”, Rama takon Netanjahun: Do mbĂ«shtesim planin pĂ«r GazĂ«n

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet e 44-vjeçarit nga Tepelena, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek

44-vjeçari nga Tepelena, Juliand Halili alias Xhuliano Halili alias Niko, konsiderohet nga policia greke si një kriminelët më të rrezikshëm, që ka vepruar brenda dhe jashtë burgjeve.

Ai Ă«shtĂ« akuzuar pĂ«r tĂ« paktĂ«n 4 vrasje, 1 tentativĂ« vrasje dhe po hetohet edhe pĂ«r vrasjen e fundit tĂ« ndodhur brenda burgut “Koridhalos”.

Halili, ka vepruar tĂ« paktĂ«n dy herĂ« nĂ«n urdhrat e kriminelit famĂ«keq grek, Vasilis Varelas. Ky i fundit, njĂ« dublant i filmave tĂ« aktorit tĂ« Hollywood, Chuck Norris nĂ« vitet ‘80, akuzohet pĂ«r disa krime tĂ« rĂ«nda nĂ« Greqi, pĂ«rfshirĂ« trafik droge.

Si fillim ai e shtyu Halilin tĂ« vriste, ish-burrin e gruas sĂ« tij. NĂ« 6 mars 2009, Halili qĂ«lloi dy herĂ« nĂ« kokĂ« dhe njĂ« herĂ« nĂ« gjoks ish-burrin e gruas sĂ« Varelas. Ngjarja ndodhi nĂ« Nea Filadelfia, por viktima pas disa operacioneve arriti t’i shpĂ«tojĂ« vdekjes.

NĂ« 5 gusht 2009, ndaj viktimĂ«s u organizua njĂ« atentat tjetĂ«r nĂ« IgumenicĂ«, por autorit, i cili e shĂ«njestroi nĂ« kokĂ«, i’u bllokua arma.

Teksa u akuzua për këtë krim, Halili u hetua edhe për vrasjen e datës 11 nëntor 2008 në Mikromani të Kalamatës, ku u ekzekutua punonjësi i një diskoje, 29-vjeçari Sotiri Psikopaida. Ai u qëllua katër herë me armë zjarri, një prej të cilave në kokë.

Në 29 nëntor 2011, përsëri nën urdhrat e Vasili Varelas, Halili ekzekutoi 35-vjecarin Fillim Mesaja dhe të birin e tij Oligert Mesaja, vetëm 2 vjeç e gjysmë, me origjinë nga fshati Caj i Kukësit. Ngjarja ndodhi pranë lumit Pamiso në Mesinia. Halili qëlloi me çifte në kokë Fillimin ndërsa therri më pas Oligertin. Shkak ishte larja e hesapeve të Varelas me Mesajën.

Në vitin 2018 është arratisur nga Porti i Pireut teksa po transportohej drejt burgut. Bashkë me të u arratis edhe i dënuari Alfons Ndoci, por të dy u kapën shpejt nga policia.

Në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, Xhuliano Halili vrau të burgosurin 35-vjecar Alfons Ndoci dhe plagosi 48-vjecarin Altin Vokrri. Vrasja e Ndocit, dyshohet se ishte porositur me pagesë nga jashtë.

 Vrasja e Jani Aliajt:

Shqiptari Jani Aliaj u vra me thikë në burgun Koridhalos në Greqi më 19 janar, duke mbyllur një zinxhir hakmarrje që kishte nisur që në fillim të viteve 2000.

Aliaj, 49 vjeç, u vra me një thikë të improvizuar me autorin që e goditi 2 herë në qafë.

Shqiptari ishte nĂ« kĂ«rkim prej 10 vitesh nga autoritetet shqiptare pasi gjykata e dĂ«noi me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m pĂ«r vrasjen e Elton Çiçon, nĂ« vitin 2016 nĂ« TiranĂ«.

LISTA/ Universitetet më të mira në botë për vitin 2026, në çdo fushë studimi

Edhe institucionet më të mira të arsimit të lartë në botë kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta.

Për këtë arsye, në vitin 2025 Times Higher Education publikoi një renditje të universiteteve më të shquara për çdo fushë studimi, si plotësim i listës së tij vjetore të universiteteve më të mira në përgjithësi.

Ashtu si edhe në vitin 2025, Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT) u rendit si universiteti më i mirë për arte dhe shkenca humane, për biznes dhe ekonomi, si edhe për shkencat shoqërore.

Universiteti i Oksfordit, i shpallur institucioni më i mirë në botë në përgjithësi në tetor, ka mbetur gjithashtu vendi më i mirë për të studiuar shkencat kompjuterike dhe mjekësinë, ndërsa Harvardi vazhdon të jetë zgjedhja kryesore për inxhinieri dhe shkencat e jetës.

Megjithatë, edhe pse Universiteti i Stanfordit ka ruajtur pozicionin e tij si universiteti më i mirë për studimet e edukimit dhe për drejtësinë, ai nuk është më institucioni kryesor për psikologjinë. Në vitin 2026, ky titull i takon Universitetit të Kembrixhit.

Universitetet mĂ« tĂ« Mira nĂ« BotĂ« – Renditja THE 2026

  1. University of Oxford – MbretĂ«ria e Bashkuar
  2. Massachusetts Institute of Technology (MIT) – SHBA
  3. Princeton University – SHBA (baraz me Cambridge)
  4. University of Cambridge – MbretĂ«ria e Bashkuar (baraz me Princeton)
  5. Harvard University – SHBA
  6. Stanford University – SHBA
  7. California Institute of Technology (Caltech) – SHBA
  8. Imperial College London – MbretĂ«ria e Bashkuar
  9. University of California, Berkeley – SHBA
  10. Yale University – SHBA

Universitetet më të mira në botë për çdo fushë studimi në vitin 2026

  1. Arte dhe shkenca humane – MIT
  2. Biznes dhe ekonomi – MIT
  3. Shkenca kompjuterike – Universiteti i Oksfordit
  4. Studime tĂ« edukimit – Universiteti i Stanfordit
  5. Inxhinieri – Universiteti i Harvardit
  6. DrejtĂ«si – Universiteti i Stanfordit
  7. Shkenca tĂ« jetĂ«s – Universiteti i Harvardit
  8. MjekĂ«si dhe shĂ«ndet – Universiteti i Oksfordit
  9. Shkenca fizike – Instituti i TeknologjisĂ« i KalifornisĂ«
  10. Psikologji – Universiteti i Kembrixhit

Kërcënimet për tarifa ndaj importeve, reagon sërish kryeministri kandez: Janë pjesë e strategjisë negociuese të Trump

Kryeministri kanadez Mark Carney është përpjekur të minimizojë kërcënimet e fundit të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 100% ndaj importeve kanadeze, duke i cilësuar ato si pjesë të një strategjie negociuese në kuadër të marrëdhënieve tregtare.

“SĂ« shpejti do tĂ« fillojmĂ« negociatat, ose njĂ« rishikim tĂ« marrĂ«veshjes sonĂ« tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe MeksikĂ«n (USMCA). Presidenti Ă«shtĂ« njĂ« negociator me pĂ«rvojĂ« dhe mendoj se disa nga kĂ«to komente dhe qĂ«ndrime duhet tĂ« shihen nĂ« njĂ« kontekst mĂ« tĂ« gjerĂ«â€, deklaroi Carney, citojnĂ« mediat kanadeze.

Donald Trump paralajmĂ«roi tĂ« shtunĂ«n se SHBA do tĂ« vendosĂ« “tarifa 100%” mbi importet nga Kanadaja, nĂ«se Otava arrin njĂ« marrĂ«veshje tregtare me KinĂ«n. KĂ«rcĂ«nimi erdhi pas njoftimit tĂ« Carney pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje paraprake tĂ« arritur nĂ« Pekin nĂ« mesin e janarit.

Pavarësisht toneve të ashpra nga Uashingtoni, qeveria kanadeze duket e vendosur ta trajtojë situatën me qetësi, duke e konsideruar presionin tarifor si mjet negociues dhe jo si një masë të menjëhershme ndëshkuese.

15 muaj nga ndalimi i Metës, Blushi: As regjimi i Putinit nuk e arrestoi Navalnyn në këtë mënyrë

Partia e Lirisë risjell edhe një herë në vëmendje formën se si policia prangosi ish presidentin Ilir Meta tetorin e vitit 2024, në hyrje të Tiranës.

Në një komunikatë për mediat, sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi hoqi paralele me pamjet e arrestimit të liderit opozitar rus, duke thënë se Meta u trajtua nga Rama më keq se Alexei Navalny nga Putini.

“KanĂ« kaluar 15 muaj nga krimi shumĂ« i rĂ«ndĂ« shtetĂ«ror i rrĂ«mbimit terrorist tĂ« Presidentit tĂ« PartisĂ« sĂ« LirisĂ« dhe drejtĂ«sia vijon tĂ« heshtĂ« me vetĂ«dije. Kjo vĂ«rteton edhe njĂ«herĂ« se jemi pĂ«rpara njĂ« situate krejt tĂ« paprecedent dhe shumĂ« tĂ« rrezikshme pĂ«r njĂ« shtet tĂ« sĂ« drejtĂ«s, e pakrahasueshme edhe me atĂ« qĂ« ndodh nĂ« vende diktatoriale apo regjime autokratike. As regjimet mĂ« autoritare nuk i kanĂ« lejuar vetes akte tĂ« tilla kriminale. As regjimi i Vladimir Putinit nuk e ka arrestuar Aleksei Navalnyn nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« kaq brutale, barbare dhe mafioze. PĂ«rkundrazi, siç mund ta konstatoni lehtĂ«sisht regjimi autoritar i Putinit u kujdes nĂ« dukje tĂ« arrestonte Navalnyn me forca tĂ« rregullta policie, tĂ« identifikuara, qĂ« i paraqitĂ«n atij njĂ« urdhĂ«r-ndalimi, i lejuan tĂ« drejtĂ«n tĂ« prononcohej edhe pĂ«r mediat e tĂ« takonte bashkĂ«shorten e tij, u shoqĂ«rua pa dhunĂ«, pa u tĂ«rhequr zvarrĂ«, pra formalisht me procedura tĂ« rregullta. Por pĂ«rpjekja pĂ«r tĂ« mbuluar dhe pĂ«r tĂ« kaluar nĂ« heshtje rrĂ«mbimin mafioz tĂ« Ilir MetĂ«s, nuk mund tĂ« ndodhĂ« dhe nuk mund tĂ« amnistohet kurrĂ«â€, u shpreh Blushi.
Blushi i bĂ«ri thirrje SPAK qĂ« tĂ« hetojë dhe tĂ« zbardhĂ« menjĂ«herĂ« “tĂ« gjithĂ« çetĂ«n kriminale qĂ« rrĂ«mbeu Presidentin e saj”, fakt sipas tij i provuar edhe nga vetĂ« Gjykata.

VIDEO/ Rreth 1,5 miliard euro pĂ«r rinovimin por “Camp Nou” fut ujĂ« me njĂ« shi tĂ« rĂ«nĂ«

Probleme serioze nĂ« stadiumin ikonĂ« tĂ« BarcelonĂ«s, “Camp Nou”, gjatĂ« ndeshjes me Real Oviedo, teksa reshjet e dendura tĂ« shiut zbuluan mangĂ«sitĂ« e impiantit ende nĂ« ndĂ«rtim.

Barcelona triumfoi ndaj Real Oviedos në fushë, por atmosfera në tribunë dhe ambientet përreth u prish nga uji që rridhte brenda stadiumit.

Pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë qartë rrjedha uji që bien nga hapësira të hapura drejt zonave të kalimit të tifozëve.

Në disa korridore, uji u grumbullua në mënyrë të konsiderueshme, duke shkaktuar vështirësi për lëvizjen e të pranishmëve.

Gazetarët u detyruan të vishnin xhaketa kundër shiut dhe të përdornin çadra për të mbrojtur pajisjet e tyre elektronike, ndërsa sipas medias spanjolle Tribuna, as presidenti Joan Laporta dhe disa të ftuar VIP nuk ishin të mbrojtur nga reshjet, pavarësisht se ndodheshin në vendet korporative.

“Camp Nou” ndodhet nĂ« mes tĂ« njĂ« rinovimi gjigant me vlerĂ« rreth 1.45 miliardĂ« euro, ndĂ«rsa Barcelona u rikthye pĂ«r tĂ« luajtur aty nĂ« muajin nĂ«ntor, edhe pse disa pjesĂ« tĂ« stadiumit vijojnĂ« ende tĂ« jenĂ« nĂ« proces rikonstruksioni. Rikthimi i skuadrĂ«s nĂ« impiant ishte shtyrĂ« me njĂ« vit pĂ«r shkak tĂ« punimeve ndĂ«rtimore.

Megjithatë, presidenti Laporta u shpreh i qetë dhe optimist, duke theksuar se situata do të shërbejë për të identifikuar dhe rregulluar çdo problem të mbetur.

“U lagĂ«m tĂ« gjithĂ«. E dinim qĂ« kjo mund tĂ« ndodhte, por nĂ« fund shiu shoqĂ«roi fitoren. Ishte si njĂ« pagĂ«zim me shi pĂ«r Camp Nou-n. Stadiumi Ă«shtĂ« ende nĂ« ndĂ«rtim dhe çdo problem qĂ« duhet rregulluar gjatĂ« rrugĂ«s, do ta zgjidhim”, deklaroi Laporta.

Zgjedhjet në Kosovë, Prokuroria nis hetimet dhe për manipulim të votave në Drenas

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës për mbledhjen e informacioneve nën dyshimin e manipulimit me vota në Drenas.

“Prokuroria Themelore nĂ« PrishtinĂ« – Departamenti i Krimeve tĂ« RĂ«nda, duke pĂ«rcjellĂ« nĂ« vazhdimĂ«si procesin e rinumĂ«rimit tĂ« votave pĂ«r zgjedhjet e pĂ«rgjithshme tĂ« mbajtura me datĂ« 28.12.2025, ka vĂ«rejtur mospĂ«rputhjet lidhur me rezultatet e kandidatĂ«ve pĂ«r deputet pas pĂ«rfundimit tĂ« procesit tĂ« rinumĂ«rimit nĂ« komunĂ«n e Drenasit. MarrĂ« parasysh kĂ«tĂ« rrethanĂ« prokurori i shtetit sot ka lĂ«shuar autorizim PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s me qĂ«llim grumbullimin e informatave dhe evidentimin e shkeljeve tĂ« mundshme nga personat pĂ«rgjegjĂ«s, si dhe sigurimin e provave lidhur me kĂ«tĂ« çështje”, njofton prokuroria.

 

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas rinumërimit të plotë të votave të kandidatëve për deputetë në këtë komunë ka mospërputhje me rezultatin e nxjerrë nga Qendra Komunale e Numërimit.

Nga manipulimi del se Fadil Demaku, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës i ka të shkruara 222 vota më shumë se sa që i ka marrë nga qytetarët.

 

Përveç për Demakun, votat e tjera të përshkruara me manipulim shkojnë maksimumi në 16 vota për Bedri Hamzën e PDK-së, 10 për Albin Kurtin e Vetëvendosjes e 13 për Naser Osmanin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që mund të konsiderohen edhe gabime gjatë numërimit fillestar.

EMRI/ KPA konfirmon në detyrë Prokurorin e Vlorës

Trupi gjykues i Kolegjit tĂ« Posaçëm tĂ« Apelimit, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anĂ«tare, shpalli vendimin pĂ«r çështjen (JR) nr. 53/2024, datĂ« 20.12.2024 qĂ« i pĂ«rket ankimit tĂ« subjektit tĂ« rivlerĂ«simit Xhemal Saliaj kundĂ«r vendimit tĂ« Komisionit tĂ« Pavarur tĂ« Kualifikimit nr. 805, datĂ« 07.10.2024.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« gjykimit nĂ« dhomĂ« kĂ«shillimi, trupi gjykues, bazuar nĂ« nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “PĂ«r rivlerĂ«simin kalimtar tĂ« gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«ve nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, me shumicĂ« votash, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 805, datë 07.10.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Xhemal Saliaj.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, më 7 tetor 2024, pasi u konkludua se nuk arriti nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë dhe se në vlerësimin tërësor kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia.

Vendimi u mor me votat e shumicës së trupës së KPK, të përbërë nga kryesuesja Alma Faskaj dhe anëtarja Xhensila Pine. Relatorja e çështjes, Pamela Qirko doli në pakicë duke çmuar se Saliaj arriti nivel të besueshëm për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se duhej konfirmuar në detyrë.

Saliaj e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Beratit, ku ka ushtruar dhe funksionin e drejtuesit.

Prej vitit 2013 e deri në shkarkimin nga detyra, Saliaj e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

“Nuk mund tĂ« isha mĂ« mirĂ«njohĂ«s se kaq”, Rama para Parlamentit izraelit: ShqipĂ«ria, vendi qĂ« strehoi mĂ« shumĂ« hebrenj!

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij para Parlamentit të Izraelit.

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria dhe shqiptarët duhet të gëzojnë respektin e shtetit të Izraelit për atë çfarë ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Po qĂ«ndroj nĂ« njĂ« foltore ku shumĂ« tĂ« ftuar tĂ« tjerĂ« kanĂ« qĂ«ndruar para meje. MĂ« duhet tĂ« rrĂ«fehem se e kam tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« besoj qĂ« meritoj njĂ« pritje tĂ« tillĂ«. Por jam i sigurt se ShqipĂ«ria qĂ« unĂ« pĂ«rfaqĂ«soj me krenari dhe njerĂ«zit e kombit tim, si pak tĂ« tjerĂ« qĂ« bĂ«n pĂ«r popullin hebre, duhet tĂ« gĂ«zojnĂ« respekt nga shteti i izraelit. Ka edhe arsye tĂ« tjera pĂ«rse gjunjtĂ« e mi apo dridhen, pĂ«r tĂ« qenĂ« i sinqertĂ«, e dija qĂ« do ishte edhe njĂ« test e folura ime kĂ«tu, po flas para njĂ« nga 5 njerĂ«zve me aftĂ«sitĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« botĂ«. FalĂ«nderime mĂ« tĂ« pĂ«rzemĂ«rta pĂ«r fjalĂ«t qĂ« keni shprehur ndaj ShqipĂ«risĂ«. MirĂ«njohja ime mĂ« e thellĂ« qĂ« mĂ« pritĂ«t sot kĂ«tu. Nuk mund tĂ« isha mĂ« mirĂ«njohĂ«s se kaq”, tha Rama.

Rama foli edhe për Bordin e Paqes ku tha se, vendi ynë do të punojë në këtë dritare të re mundësie për paqe për popullin e Gazës.

“Vij kĂ«tu pas Kuvendi miratoi vendimin pĂ«r tu bĂ«rĂ« pjesĂ« e bordit tĂ« paqes dhe tĂ« bĂ«jĂ« ShqipĂ«rinĂ« vend themelues tĂ« bordit tĂ« paqes qĂ« do tĂ« kontribuojĂ« nĂ« kĂ«tĂ« dritare mundĂ«sie tĂ« re pĂ«r paqe pĂ«r popullin e GazĂ«s dhe rajonin”.

Më tej, kreu i qeverisë foli edhe për bashkëjetesën fetare në Shqipëri.

Rama bĂ«ri me dije se nĂ« vend do tĂ« hapet njĂ« muze pĂ«r veprat qĂ« populli shqiptar ka bĂ«rĂ« pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar hebrenjtĂ« pĂ«r t’i shpĂ«tuar torturave.

“PĂ«r tu kthyer tek fjalimi dhe zgjidhja im pĂ«r tu prezantuar me fjalĂ«t e njĂ« lideri arab, kam mĂ«suar se unĂ« nuk jam njĂ« mysliman, jam katolik por gjysma ime mĂ« e mirĂ« Ă«shtĂ« myslimane. ParaardhĂ«sit tanĂ« janĂ« krishterĂ«-ortodoksĂ«. Nuk do tĂ« ishte njĂ« çudi qĂ« nĂ«se djali im do tĂ« zgjidhte besimin hebre, por do t ishte po ashtu shumĂ« pozitive tĂ« ishte mysliman apo i krishter. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« histori normale shqiptare. Ne kemi disa religjione, qĂ« e festojmĂ« dhe e respektojnĂ« njĂ«ri-tjetrin. Populli im me kĂ«to besime priti Papa Franceskun. Ati i shenjtĂ« Francesku nuk e quajti bashkĂ«jetesĂ« fetare realitetin e ShqipĂ«risĂ«, por njĂ« bashkĂ«vllazĂ«ri. Me tĂ« njĂ«jtĂ«n krenari do tĂ« hapim muzeun pĂ«r veprat e popullit shqiptar pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar hebrenjtĂ« nĂ« VlorĂ«. TĂ« rinjtĂ« tanĂ« dhe tĂ« vizitorĂ« tĂ« vendit tonĂ«, kushdo qĂ« tĂ« vijĂ« nga tĂ« rinjtĂ« tuaj, qĂ« janĂ« rritur me hapa dhe % tĂ« larta, do tĂ« shohin kĂ«tĂ« frymĂ« dhe se çfarĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r hebrenjtĂ«. ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« i vetmi nĂ« vend qĂ« doli nga Lufta e DytĂ« BotĂ«rore me mĂ« shumĂ« hebrenj tĂ« strehuar nĂ« territor mĂ« shumĂ« sesa kur nisi lufta”, tha Rama.

VIDEO/ Çahet argjinatura detare nĂ« zonĂ«n e DivjakĂ«s, bizneset e zonĂ«s: Deti ka marrĂ« 1800 metĂ«r tokĂ«

Kjo e hënë ka sjellë çarjen e argjinaturës detare në zonën e Divjakës.

Erërat e forta, deri në 8 ballë, krijuan dallgë tre metra lartësi, të cilat kanë sjellë edhe çarjen e argjinaturës.

Mbi 70 metër pjesë e argjinaturës ranore është gërryer dhe çarë nga deti, ndërsa ujërat e kripura kanë vërshuar drejt lagunës se Karavastasë dhe tokave bujqësore në zonën e Bedatit.

Ka patur disa herë investime në argjinaturë duke u spostuar gjithmonë drejt tokës lagunore, por kjo nuk ka penguar detin të shkatërrojë gjithçka.

Sipas bizneseve të zonës,  deti ka marrë 1800 metër tokë duke sjellë probleme në zhvillimin e aktivitetit turistik.

Ata thonë se, nëse nuk bëehen investime nga shteti ujërat detare po zhdukin jo vetëm plazhin dhe lagunën por po i afrohen edhe zonave të banuara.

Zona e plazhit të Adriatikut në Bedat është zhdukur si pasojë e erozionit detar. Ndërsa deti ka marrë përparësi drejt lagunës se Karavastasë duke u bërë njësh me të.

VIDEO/ SHBA nĂ« “epokĂ«n e akullnajave”! TĂ« paktĂ«n 11 viktima nga stuhitĂ« e fuqishme

Një stuhi e fuqishme dhe e rrezikshme dimërore ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani të paktën 11 viktima dhe duke lënë mijëra qytetarë pa energji elektrike.

Kushtet ekstreme tĂ« motit kanĂ« paralizuar jetĂ«n e pĂ«rditshme nĂ« shumĂ« zona tĂ« vendit. DhjetĂ«ra shkolla dhe rrugĂ« janĂ« mbyllur, ndĂ«rsa mbi 11 mijĂ« fluturime janĂ« anuluar pĂ«r shkak tĂ« kushteve qĂ« ShĂ«rbimi KombĂ«tar i Motit i ka cilĂ«suar si “kĂ«rcĂ«nuese pĂ«r jetĂ«n”.

Temperaturat e ulëta, bora e dendur dhe akulli kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim dhe furnizim me energji.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën nga hipotermia në Luizianë, ndërsa viktima të tjera të lidhura me stuhinë janë raportuar në shtetet e Teksasit, Tenesit dhe Kansasit.

Autoritetet paralajmërojnë se rreziku mund të vazhdojë edhe për disa ditë për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe formimit të akullit të zi në rrugë.

Stuhia besohet se ka prekur mbi 180 milionë amerikanë, më shumë se gjysmën e popullsisë së vendit.

EkspertĂ«t e motit theksojnĂ« se njĂ« nga rreziqet mĂ« serioze tĂ« stuhisĂ« Ă«shtĂ« akulli, i cili mund tĂ« dĂ«mtojĂ« pemĂ«t, tĂ« shkatĂ«rrojĂ« linjat e energjisĂ« elektrike dhe t’i bĂ«jĂ« rrugĂ«t jashtĂ«zakonisht tĂ« rrezikshme pĂ«r qarkullim. Ata mendojnĂ« se ndryshimet klimatike mund tĂ« kenĂ« ndikuar nĂ« ashpĂ«rsimin dhe intensifikimin e fenomeneve ekstreme tĂ« motit nĂ« tĂ« gjitha stinĂ«t.

VIDEO/ Interpol Tirana pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Dy grupe kriminale janĂ« goditur nga njĂ« megaoperacion policor ndĂ«rkombĂ«tar i koduar “Liberterra III”, ku u angazhuan rreth 14 specialistĂ« tĂ« agjencive ligjzbatuese nga e gjithĂ« bota, pĂ«rfshirĂ« edhe Interpol TiranĂ«n qĂ« ka dhĂ«nĂ« njĂ« kontribut tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m.

Megaoperacioni ishte rezultat i 720 hetimeve të iniciuara gjatë muajve të fundit të vitit 2025 dhe kishte në fokus goditjen e trafikimit të qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual dhe/ose punë e kriminalitet të detyruar, si dhe luftën kundër lëvizjes së kundërligjshme të emigrantëve.

Gjatë periudhës së zhvillimit të operacionit, nga data 11 deri më 21 nëntor 2025, bashkëpunimi i ngushtë i 476 specialistëve të Policisë së Shtetit në Shqipëri, nga departamentet e Policisë Kriminale, Kufirit dhe Migracionit, si dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, bëri të mundur:

-goditjen e 2 grupeve aktive nĂ« veprimtaritĂ« kriminale qĂ« goditi megaoperacioni “Liberterra III”;

-arrestimin e 27 shtetasve të përfshirë në këto veprimtari;

-sekuestrimin e 6 automjeteve dhe rreth 20 000 eurove, të përfituara nga këto veprimtari kriminale ose që iu shërbenin atyre;

-identifikimin dhe trajtimin konfrom ligjit, të 94 emigrantëve dhe 3 viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore;

-pjesëmarrjen në 3 skuadra të përbashkëta hetimore të krijuara në kuadër të megaoperacionit.

Përfaqësues të Drejtorisë së Interpolit ishin të pranishëm në Qendrën Operacionale në Kent, Angli, si dhe ndërvepruan me homologët nëpërmjet sigurimit të informacionit, shkëmbimit të shpejtë të tij dhe koordinimit të veprimeve operacionale.

Megaoperacioni “Liberterra III” u organizua nga Home Office e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar, nĂ«pĂ«rmjet AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Krimit (NCA), dhe u mbĂ«shtet nga Bashkimi Europian, INTERPOL, FRONTEX, agjenci ligjzbatuese nĂ« Kanada dhe ShBA, si dhe nga organizata ndĂ«rkombĂ«tare me fokus pune emigracionin e kundĂ«rligjshĂ«m.

Megaoperacioni çoi në arrestimin e mbi 3 mijë e 700 të dyshuarve

NĂ« nivel global, megaoperacioni “Liberterra III” shĂ«noi kĂ«to rezultate:

-goditjen e më shumë se 1800 rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore dhe lëvizjes ilegale të emigrantëve;

-arrestimin e 3744 autorëve të dyshuar të këtyre veprimtarive kriminale;

-shpëtimin e 4414 viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore;

-identifikimin e 12 992 emigrantëve që kishin lëvizur në mënyrë të kundërligjshme, në 119 vende.

Interpol Tirana do tĂ« vijojĂ« tĂ« bashkĂ«punojĂ« ngushtĂ« me partnerĂ«t, pĂ«r finalizimin e goditjeve tĂ« tjera nĂ« kuadĂ«r tĂ« megaoperacionit “Liberterra III”, si dhe pĂ«r finalizimin e operacioneve tĂ« tjera me efekt global, kundĂ«r krimit tĂ« organizuar.

❌