Sërish Mourinho, në minutën e fundit, në një mënyrë të çmendur dhe të papritur. Benfica e tij, e drejtuar nga “Special One”, arriti të kualifikohej në fazën e play-off-it të Champions League, duke eliminuar Marsejën e Roberto De Zerbit në një ndeshje me fund dramatik. Skenari ishte i tillë që Benfica do të ishte jashtë garës, e eliminuar për shkak të diferencës së golave në dëm të skuadrës…
Verdikti i parë dhe më i rëndësishëm është ky: Interi, Juventusi dhe Atalanta do të duhet të kalojnë nëpër fazën e play-off-it të Champions League, ndërsa Napoli është eliminuar. Asnjë nga katër skuadrat italiane të angazhuara në këtë kompeticion nuk arriti të kualifikohej direkt në raundin e 1/8-ave. Kështu, përveç Arsenalit dhe Bayern Mynihut, të cilat ishin tashmë të sigurta për të qenë mes…
Presidenti amerikan, Donald Trump, përsëriti thirrjen e tij për Iranin që të “arrijë një marrëveshje” për programin e tij bërthamor ose në të kundërtën do të përballet “me sulmin më të keq deri më tani”, më i ashpër sesa sulmet e vitit të kaluar kur sulmet ajrore amerikane dhe izraelite shënjestruan ndërtesat bërthamore iraniane.
Trump ka kërcënuar me sulme ushtarake kundër Iranit pas një shtypjeje brutale ndaj protestave antiqeveritare, për të cilat grupet e të drejtave të njeriut dhe dëshmitarët okularë thonë se lanë mijëra të vrarë.
Shtetet e Bashkuara ditët e fundit kanë dislokuar avionë luftarakë, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe atë që Trump e ka quajtur një “flotë” në Lindjen e Mesme, një lëvizje që ka rritur tensionet me Iranin dhe ka shtuar gjasat për veprime ushtarake, sipas ekspertëve.
“Shpresojmë që Irani të vijë shpejt ‘në tryezë’ dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – PA ARMË BËRTHAMORE – një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët”, tha Trump në një postim në rrjetet sociale më 28 janar.
“Koha po mbaron! Siç i thashë Iranit edhe më parë, ARRINI MARRËVESHJE! Ata nuk e bënë, dhe ndodhi Operacioni Çekani i Mesnatës, një shkatërrim i madh i Iranit. Sulmi i radhës do të jetë shumë më i keq!”.
Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi më 27 janar se një grup aeroplanmbajtësish amerikanë, nën drejtimin e USS Abraham Lincoln, ndodhej në ujërat e Lindjes së Mesme.
Duke folur para deklaratave të Trumpit, ministri i Jashtëm iranian tha se negociatat me Uashingtonin nuk mund të zhvillohen në një atmosferë të kërcënimeve ushtarake.
Abbas Araqhchi, sipas medias shtetërore ISNA, tha më 28 janar se “ushtrimi i diplomacisë përmes kërcënimit ushtarak nuk mund të jetë efektiv ose i dobishëm”.
Ai shtoi se nuk kishte pasur “asnjë kontakt” me i dërguarin amerikan, Steve Witkoff, në ditët e fundit dhe se “Irani nuk ka kërkuar negociata”. Trump, nga ana tjetër, tha në një intervistë për Axios më 26 janar se Teherani kishte “thirrur në shumë raste”.
Kriza ekonomike
Irani është përfshirë në trazira që nga 28 dhjetori i vitit 2025, kur protestues paqësorë filluan të dilnin në rrugët e Teheranit për të kërkuar nga autoritetet që të ndalonin inflacionin dhe zhvlerësimin e valutës.
Përleshjet u përhapën në të gjithë vendin dhe u shndërruan në një veprim më të gjerë kundër pushtetit, duke nxitur një përgjigje masive dhe vdekjeprurëse nga autoritetet, që shkaktoi zemërim në mbarë botën.
Organizata amerikane për të drejtat e njeriut HRANA, të cilën Radio Evropa e Lirë e ka cituar rregullisht që nga fillimi i shtypjes së dhunshme në Iran këtë muaj, raporton se numri i viktimave të konfirmuara, duke përfshirë edhe në anën e forcave të sigurisë, është 6.221, ndërsa numri i të vdekurve që janë ende nën hetim është 17.091. Më shumë se 42.000 persona janë arrestuar.
Disa media, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, kanë raportuar se numri i viktimave është shumë më i lartë.
Marrëveshja e dështuar bërthamore
Më 2015, Irani u pajtua për një marrëveshje historike me fuqitë botërore, që synonte parandalimin e zhvillimit të një arme bërthamore nga Republika Islamike në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.
Por, ai filloi të tërhiqej nga zotimet e tij pasi Trump, gjatë mandatit të tij të parë presidencial, e tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja në vitin 2018 dhe rivendosi sanksione ndaj Teheranit.
Irani ndërpreu bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore në korrik të vitit 2025, si përgjigje ndaj bombardimeve amerikane dhe izraelite ndaj ndërtesave kyç bërthamore në Fordo, Isfahan dhe Natanz.
Sanksionet që lidhen me marrëveshjen bërthamore dhe çështje të tjera kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane, gjë që herë pas here ka shkaktuar protesta për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesës së mallrave dhe furnizimeve me energji.
Protestat e fundit vlerësohen gjerësisht si sfida më e madhe ndaj Republikës Islamike që nga revolucioni i vitit 1979./mxh
Një aeroplan pasagjerësh me 15 persona në bord është zhdukur pranë kufirit të Kolumbisë me Venezuelën, sipas linjës ajrore shtetërore Satena dhe autoriteteve të aviacionit. Fluturimi, që operonte në linjën Cucuta-Ocana, humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror rreth 10 minuta para se të arrinte në destinacionin e tij.
Në një deklaratë zyrtare, Satena tha se fluturimi NSE 8849 raportoi kontaktin e tij të fundit me kontrollin e trafikut ajror paraditen e sotme më 28 janar. Avioni i zhdukur është një Beechcraft 1900 me numër regjistrimi HK4709, i operuar nga kompania SEARCA. Satena konfirmoi se 13 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit ishin në bord në kohën kur humbi kontakti.
Autoriteti i Aeronautikës Civile raportoi se protokollet e emergjencës u aktivizuan pasi avioni u zhduk midis komunave Hacari dhe Playa de Belen. Operacionet e kërkimit po kryhen në koordinim me organizatat e shpëtimit dhe është krijuar një Postë e Unifikuar Komanduese për të mbështetur përpjekjet e reagimit.
Autoritetet konfirmuan se dy kandidatë politike ishin midis atyre në bord: Diogenes Quintero , një kandidat për Dhomën e Përfaqësuesve, dhe Carlos Salcedo , një kandidat për Vendin e Paqes.
Linja ajrore shtetwrore ka aktivizuar të gjitha burimet e disponueshme në koordinim me Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të Forcës Hapësinore Kolumbiane dhe Drejtorinë e Hetimit Teknik dhe të Aksidenteve të Autoritetit të Aviacionit Civil për të gjetur avionin. Kompania ajrore njoftoi gjithashtu një linjë telefonike të dedikuar për anëtarët e familjes që kërkojnë informacion zyrtar./mxh
Klubi i Torinos nuk ka ndër mend që të mbajë Kristjan Asllanin si pjesë të tij, por në mënyrë të pabesueshme, raportohet se është gati të blejë kartonin e mesfushorit nga Interi në merkaton e janarit.
Jo sepse trajneri Baroni ka ndërruar mendje, por për ta kthyer mesfushorin e Kombëtares shqiptare në një “mall shkëmbimi”. Mësohet se Torino është i interesuar për mbrojtësin Luka Ranieri të Fiorentinës dhe e sheh atë si një prioritet për merkaton e janarit.
Duke parë interesimin e shumë klubeve për futbollistin dhe vlerën e lartë të kartonit, Torino ka ideuar një shkëmbim të mundshëm të tij me kartonin e Asllanit, për të cilin Fiorentina ka shfaqur interes.
Tani mbetet të shihet nëse Asllani pranon këtë destinacion, pasi për të bërë këtë lëvizje të mundur, duhet që të gjithë palët të bien shpejt dakord në ditët e fundit të merkatos./mxh
Blegtori shqiptar tregton qumështin më të shtrenjtë në rajon, por njëkohësisht ai është edhe fermeri që fiton më pak se kolegët e tij.
Ndryshe nga vendet e tjera, ministria jonë e Bujqësisë e mbështet njeriun që mbarështon gjë të gjallë vetëm për numrin e krerëve, ndërsa jashtë kufijve i njëjti blegtor merr subvencione për krerë, litra qumësht, dhe për ushqimin blegtorial.
Saktësisht 1 litër qumësht në fermat shqiptare po shitet 54-58 lekë/litri, ndërkohë që kostot e prodhimit janë 47-50 lekë. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut një litër qumësht kushton 47-50 cent, në Kosovë i njëjti produkt kushton 45-48 cent, kurse në Itali kushton 28-30 cent, kurse në Hungari çmimi i qumështit varion nga 11-38 cent.
Përballë këtyre shifrave, fabrikat e qumështit preferojnë të furnizohen me qumështin e importit, ku vetëm gjatë vitit 2025, 8 milion litra qumësht që kapin vlerën e 5 milionë eurove u blenë në shtetet e sipërpërmendura.
Eksperti i ekonomisë, Ndoc Fasllai thotë: “Kostoja e prodhimit të 1L qumësht në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit është 60-70% më e lartë se sa ajo e realizuar në vendet rreth nesh. Në këto kushte është krejtësisht i pakonkurueshëm dhe i pabarabartë me qumështin që vjen nga importi dhe si i tillë nuk gjen treg.”
Dëgjesë më fermerët, ky është turi i takimeve që ministri i Bujqësisë, Andis Salla, po zhvillon këto kohë me njerëzit që prodhojnë. Ditë më parë ai u përball me blegtorët, ku kërkesa e tyre ishte e qartë: të ndryshohet formula e mbështetjes. Se sa është dëgjuar zëri i fermerëve mbetet për tu parë kur të prezantohet skema e re kombëtare 2026. Ekspertët thonë se blegtoria shqiptare mund të shpëtohet, dhe kjo bëhet duke imituar politikat që ndjekin shtetet fqinje.
“Duhet të kalohet në skemat e mbështetjes afatgjatë siç janë aplikuar në vendet e BE, ku lidhen me një kontratë duke i ofruar mbështetje 3-5 vjeçare”, thotë Fasalli.
Ndërkohë, në shumë ferma qumështi ka mbetur pa shitur, kjo pasi ushqimi blegtorial ka kontaminuar lëndën e parë me aflatoksinë, myk ky që vë në rrezik shëndetin tonë dhe të kafshës./mxh
Këshilli i Ministrave ka miratuar të mërkurën ndryshime në Rregulloren për stacionet e plazhit, duke vendosur çmimet maksimale për shërbimet e çadrave dhe shezlongëve në plazhet publike dhe ato të tarifuara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Sipas vendimit, njësitë vendore mund të miratojnë çmimet maksimale për secilën zonë bregdetare para fillimit të sezonit turistik. Çmimet e dakordësuara bëhen pjesë e detyrueshme e kontratave me subjektet private dhe nuk mund të tejkalohen gjatë gjithë periudhës së kontratës. Tejkalimi i çmimeve maksimale do të konsiderohet shkelje kontraktore dhe mund të çojë në vendosjen e masave administrative ose zgjidhjen e kontratës.
Vendimi synon gjithashtu të harmonizojë menaxhimin e plazheve publike dhe të privatizuara, duke përfshirë monitorimin e nivelit të zhurmave, sigurinë dhe higjienën, si dhe rolin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe njësive vendore në zbatimin e rregullores.
Ky vendim hyn në fuqi pas publikimit në “Fletoren Zyrtare”./mxh
Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes të propozuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Kështu ka deklaruar kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, pasi zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Zoran Milanoviç.
“Ajo që mund të them është se qëndrimi i Qeverisë dhe qëndrimi i shumicës parlamentare është se në këtë moment Kroacia nuk do t’i bashkohej Komitetit të Paqes për një numër arsyesh, pas një analize të plotë”, u tha Plenkoviç gazetarëve.
Zyra e Presidentit reagoi gjithashtu lidhur me bisedën telefonike, ku konfirmoi qëndrimin për Bordin e Paqes.
“Edhe pse iniciativa që kontribuon në paqen në Lindjen e Mesme duhet të mirëpritet, qëndrimi i Presidentit Milanoviç është që Republika e Kroacisë të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes, të cilin ai ia përcolli edhe Kryeministrit të Republikës së Kroacisë në bisedë”, thuhej në deklaratën e presidencës.
Trump lançoi iniciativën e tij “Bordi i Paqes” në Forumin Ekonomik Botëror në Davos javën e kaluar, ndërsa iu bashkuan udhëheqës dhe zyrtarë nga 19 vende që kishin rënë dakord të nënshkruanin kartën e themelimit. Edhe pse fillimisht ishte menduar të mbikëqyrte rindërtimin e Gazës, statuti i bordit nuk e kufizon rolin e tij vetëm në territorin palestinez.
Trump tha javën e kaluar se pret që më shumë se 50 vende të bëhen pjesë e Bordit të Paqes. Aleatët kryesorë të SHBA-së, përfshirë Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë shprehur dyshime në lidhje me Bordin. Të mërkurën, Bjellorusia u bë vendi i fundit që iu bashkua bordit./mxh
Rezerva Federale e SHBA-së njoftoi të mërkurën se do të mbajë normat e interesit të pandryshuara. Banka qendrore do të ruajë intervalin e synuar për normën e fondeve federale midis 3.5% dhe 3.75%. Ky vendim vjen pasi Fed kishte ulur normat tre herë vitin e kaluar, ndërsa treguesit aktualë sugjerojnë se aktiviteti ekonomik është zgjeruar me një ritëm solid, fitimet e vendeve të punës kanë mbetur të…
Prokurorët hungarezë ngritën akuza të mërkurën ndaj kryebashkiakut të Budapestit, Gergely Karacsony, lidhur me rolin e tij në organizimin e paradës së Krenarisë vitin e kaluar, duke deklaruar se ai kishte shkelur ligjin e vendit për tubimet publike. Ky veprim intensifikon betejën ligjore mes qeverisë populiste të djathtë të Kryeministrit Viktor Orban dhe kryebashkiakut me orientim të majtë-gjelbër.
Dy agjentët që qëlluan për vdekje një burrë në Minneapolis gjatë fundjavës janë vënë në pushim administrativ, njoftoi Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) të mërkurën. Kjo vjen ndërsa Donald Trump u përpoq të qetësonte reagimin publik, edhe pse bastisjet e imigracionit në qytet vazhduan. DHS theksoi se ky është një protokoll standard në rastet e përfshirjes së agjentëve në të shtëna fatale.
Filippo Mane, mbrojtësi italian i Borussia Dortmundit, bëri debutimin e tij si titullar në Champions League kundër Interit, një mundësi e papritur për 18-vjeçarin. I lindur në vitin 2005, Mane është një nga tre lojtarët italianë në Dortmund, së bashku me Luca Reggianin dhe Samuele Inacion, të cilët ishin në tribuna. Trajneri Kovac i dha këtë shans të tretë nga minuta e parë…
Që nga 2 qershori deri në 23 qershor rreth 26 mijë gjimnazistë do të zhvillojnë 4 provimet e detyrueshme të maturës shtetërore.
Ministria e Arsimit ka miratuar disa ndryshime në rregullore me synimin për të forcuar kontrollet gjatë testimit, si dhe për të shmangur rrjedhjen e tezave apo kopjimin.
Zv.ministrja e Arsimit, Oriana Osmani thotë: “Më e rëndësishme në këtë rregullore është rritja e përgjegjësive të atyre që menaxhojnë provimet e maturës, që nga përgjegjësi i administrimit, sekretuesit apo përgjegjësit e katit, të jenë shumë të bindur për detyrën që ata kanë në çdo qendër provimi. Nga ana tjetër, vazhdojnë të njëjtat rregulla për maturantët: pajisjet teknologjike si telefonat apo orët nuk janë të lejuara. Diku 3-4 penalizime kemi patur gjatë vitit të kaluar në përgjegjës administrimi që nuk angazhohen më në 2026”.
Zv.ministrja Oriana Osmani, njëherazi kryetarja e Komitetit për organizimin e maturës, tregon se rishikim do të ketë edhe në përmbajtjen e provimeve, teksa ka nisur puna për hartimin e tezave nga QSHA. Ndërkohë, nxënësve të klasave të 12 u janë shpërndarë teste model për t’u përgatitur paraprakisht: “Qendra e Shërbimeve Arsimore ka marrë masat për të organizuar grupet e hartuesve të tezave për të përditësuar fondet e pyetjeve. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e ndryshimeve të vogla që kanë pësuar programet e maturës dhe sigurisht për një përditësim të njohurive që nxënësi ka marrë në këto 3 vite.”
Lista me emrat e maturantëve parashikohet të publikohet më shpejt se në maturat e të kaluarës.
“Këtë vit do të ketë një komunikim institucional më të hershëm. Flasim për nxënësit që nuk mund të mbyllin në mënyrë të suksesshme maturën; emrat e tyre do të dalin më herët dhe nuk do të jenë në listën përfundimtare të shkollave. Është detyrim i drejtuesve për të parë me vëmendje numrin e mbetësve”, shton Osmani.
Këshilla për maturantët është të jenë sistematikë në përgatitjen për maturën dhe të mos e lënë përsëritjen për ditët e fundit./mxh
Transferimi i Edin Xhekos nga Fiorentina te Shalke në Bundesligën 2, ishte një nga lëvizjet më të papritura të merkatos së janarit. Sulmuesi i njohur boshnjak, edhe pse nuk kishte shkëlqyer në këtë sezon me italianët, kishte gjithsesi “treg” në elitën e futbollit në Europë në kampionate të ndryshme pa harruar këtu vendet arabe.
Por mediat gjermane kanë zbuluar se Xheko kishte shfaqur menjëherë interes sapo kishte mësuar se ekzistonte mundësia që këtë vit të bëhej pjesë e Shalkes, edhe pse në kategorinë e dytë. “Bild” bën të ditur se klubi gjerman, që në kontaktin e parë i kishte bërë të qartë se nuk kishte fonde për një rrogë shumë të lartë dhe sulmuesi kishte pranuar menjëherë në parim shifrën që ata i kishin vendosur për pjesën e mbetur të sezonit.
Mësohet se deri në fund të edicionit, Xheko do të përfitojë më pak se 300 mijë euro rrogë, por janë vendosur disa klauzola të veçanta që do të rritin shpërblimin e lojtarit në varësi të paraqitjeve. Kësisoj, ka një bonus prej 400 mijë eurosh për të nëse ekipi ngjitet në Bundesligë, por edhe një tjetër të veçantë për ndeshjet. Xheko do të përfitojë 3 mijë euro për çdo pikë të siguruar nga skuadra në çdo ndeshje që ai luan. Me pak fjalë, deri në 9 mijë euro për një fitore nëse ai zbret në fushë.
Shifra të cilat Shalke i ka amortizuar menjëherë. Bëhet e ditur se që në ditën e firmës të lojtarit, klubi shiti 6 mijë artikuj të personalizuar të Xhekos, si dhe u shitën të gjitha fanellat standarte me numrin e tij të ri. Në akordin mes palëve, sulmuesi i ka dhuruar klubit të gjitha të drejtat e imazhit për periudhën nën kontratë, ndërsa në fund të sezonit palët do të ulen përsëri në tavolinë për të negociuar për një marrëveshje të re të mundshme./mxh
Të paktën dy nga agjentët federalë të patrullës kufitare (CBP), të përfshirë në incidentin me të shtëna me armë ku u vra 37-vjeçari Alex Pretti në Minneapolis, janë larguar përkohësisht nga detyrat e tyre, raportojnë disa media amerikane.
Sipas njërit prej raportimeve, agjentët janë vendosur në leje administrative.
Për momentin, numri i saktë i agjentëve që përfshihen nga kjo masë mbetet i paqartë, raportoi gazeta New York Times, duke cituar një zyrtar të Departamentit të Sigurisë së Brendshme.
Ndërkohë, sipas Fox News dhe MS NOW, në leje administrative janë vendosur dy agjentët që qëlluan ndaj Prettit.
Të shtunën e kaluar, agjentë të CBP-së qëlluan disa herë ndaj Prettit, një infermier 37-vjeçar që punonte në një spital për veteranë. Vdekja e tij, e dyta në Minesota brenda tre javësh në një incident ku ishin të përfshirë agjentë federalë, shkaktoi reagime të forta dhe zemërim në mbarë vendin.
CBP ka bërë të ditur se po heton rrethanat e ngjarjes./mxh
Aaia Baldwin Aronow, motra e madhe e modeles, sipërmarrëses Hailey Bieber, vajza e aktorit Stephen Baldwin, mund të përballet me një vit burg për shkak të një incidenti në një klub nate në Savannah, Georgia.
Modelja 33-vjeçare u arrestua në shkurt të 2024 pas një ngjarjeje në Club Elan, ku sipas autoriteteve, u përfshi në një përleshje fizike me disa persona. Policia raportoi se konflikti nisi kur Aronow hyri në një banjë të rezervuar për stafin dhe më pas u përfshi në një sherr ndërsa po largohej nga vendi.
Prokurorët e Georgias kanë ngritur katër akuza të lehta ndaj Aronow: “battery” (dëmtim i lehtë fizik), “simple assault” (sulm i thjeshtë), hyje e paligjshme në një zonë të ndaluar), sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Us Weekly.
Sipas raportit të policisë, një kamarier ka akuzuar Aronow se hodhi një tampon të përdorur gjatë incidentit dhe më pas tërhoqi një pjesë flokësh nga një person tjetër dhe goditi një tjetër ndërsa sigurimi e shoqëronte jashtë klubit. Pamjet duket se kanë regjistruar disa pjesë të ngjarjes, por çështja ende nuk është gjykuar.
Aronow ka mohuar disa nga akuzat dhe ka argumentuar para autoriteteve se veprimet e saj kanë qenë në vetëmbrojtje. Ajo pritet të paraqitet në gjyq më 23 prill për t’iu përgjigjur zyrtarisht akuzave.
Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike për shkak të familjes prej nga modelja vjen. Pavarësisht nga gjërat që raportohen, në këtë fazë Aronow konsiderohet e pafajshme derisa të vendoset ndryshe nga gjykata./mxh
Gabriel Garko ka befasuar publikun duke zbuluar për herë të parë se është i martuar. Aktori bëri rrëfimin personal gjatë një interviste në emisionin “Verissimo”, ku tregoi se është martuar në fshehtësi me partnerin e tij Giorgio, me të cilin është në një lidhje prej katër vitesh.
“Jemi martuar tashmë. Dy vite më parë,” tha Garko duke treguar unazën në gisht, duke shtuar se ceremonia ka qenë shumë private, me vetëm katër persona të pranishëm në bashki. Familjarët dhe miqtë e afërt u informuan vetëm ditën e martesës.
Dasma civile është zhvilluar më 2 dhjetor 2024, një datë e zgjedhur me kujdes për të shmangur vëmendjen mediatike. “E bëra për veten time. Kam fshehur shumë gjëra në jetën time dhe nuk doja ta bëja më,” shpjegoi aktori, duke theksuar rëndësinë që i jep privatësisë.
Kush është Giorgio, bashkëshorti i Gabriel Garko
Giorgio, bashkëshorti i aktorit, ka qëndruar gjithmonë larg vëmendjes publike. Ai nuk bën pjesë në botën e spektaklit dhe nuk është shfaqur kurrë në evente publike apo në rrjetet sociale të Garkos. Sipas revistës italiane “Chi”, Giorgio është 40 vjeç, me origjinë nga Palermo, është avokat dhe vjen nga një familje me prejardhje fisnike. Aktualisht, ai menaxhon një bed & breakfast në Siçili./mxh
“Është shumë herët për të thënë se kush do ta fitojë Big Brother.” Kështu u shpreh Keijsi gjatë ftesës në një emision televiziv, duke iu përgjigjur pyetjes për fituesin e këtij edicioni të pestë të reality show-t. Në vend të kësaj, ai përmendi emrat e banorëve që e konsideron më të fortë deri tani: Selin, Miri dhe Kristi. Sipas tij, edhe Mateo po performon mirë, por nuk e sheh si finalist të mundshëm.
Pjesë nga intervista:
Kush e fiton?
Është shumë herët për ta thënë diçka të tillë
Duket aty, kur je aty brenda e dallon më kollaj
Nuk e dallon se ndërrojnë nga Prime në Prime, nga karakteri në karakter, edhe nuk besoj se ka dikë konkret akoma.
Po një na thuaj
Emrat e fortë, në syrin tim janë Selin, Miri, që mbajnë presionin. Personazh mund të jetë edhe Kristi. Mateo ka arritur deri diku, por nuk besoj se do të shkojë deri në finale.
Keijsi u përjashtua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP 5” me zarf të zi, pasi ka thyer rregullat e lojës./mxh
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë thirrje ditën e sotme që të merret një vendim përfundimtar mbi marrëveshjen e tarifave të Bashkimit Evropian me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një konferencë shtypi të përbashkët me kryeministrin rumun, Ilie Bolojan në Berlin, Merz tha se janë hedhur themelet që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi.
Megjithatë, ai paralajmëroi se SHBA-të nuk duhet të kenë përsëri dyshime mbi marrëveshjen e arritur korrikun e kaluar. Kancelari gjerman tha se pala amerikane duhet të ketë interes të sigurojë që marrëveshjet të respektohen dhe të mos vihen në pikëpyetje.
“Ne nuk jemi të përgatitur të pranojmë një përkeqësim të kësaj marrëveshjeje”, tha Merz.
Ndërsa marrëveshja BE-SHBA u arrit vitin e kaluar, ajo ende ka nevojë për miratimin e Parlamentit Evropian për ta bërë zyrtare. Parlamenti zyrtarisht e pezulloi marrëveshjen javën e kaluar, ndërsa tensionet mbi Groenlandën u përshkallëzuan.
Plani përfshin lejimin e importimit të mallrave industriale amerikane në BE pa taksa. Në këmbim të këtyre angazhimeve të BE-së, Trump pranoi të përmbahet nga vendosja e tarifave të veçanta. Merz vuri në dukje se negociatat me Uashingtonin ishin ende në vazhdim në dy fusha, çelikun dhe aluminin./mxh
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e sotme pritjen me përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Shqipëri. Gjatë fjalës përshëndetëse, Begaj i ftoi ambasadorët ta shohin Shqipërinë si shtëpinë e tyre.
Begaj i cilësoi marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe përkatësinë në Aleancën e Atlantikut të Veriut si themelet e sigurisë dhe orientimit tonë ndërkombëtar.
Kreu i Shtetit bëri të ditur qëndrimin aktiv të Shqipërisë përballë zhvillimeve komplekse botërore, orientimin e palëkundur euroatlantik dhe angazhimin për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, Begaj rikonfirmoi politikat e fqinjësisë së mirë, forcimin e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës, faktorit shqiptar në rajon dhe forcimin e lidhjeve me diasporën.
Duke iu referuar tranzicionit global, Begaj theksoi se Shqipëria e vlerëson atë me një përgjegjësi dhe vëmendje të shtuar.
“Përkatësia euroatlantike dhe bashkëpunimi me partnerët strategjikë”, theksoi Begaj, “nuk janë thjesht për llogari gjeopolitike, por zgjedhje identiteti dhe vlera të patjetërsueshme”.
Dhe këto parime, sipas Kreut të Shtetit, nuk mbeten në nivel deklarativ, por përkthehen në zgjedhje të qarta strategjike dhe aleanca të qëndrueshme.
Duke iu referuar marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, Begaj u shpreh, ndër të tjera, se ky partneritet, më shumë se një aleancë politike e ushtarake, është një marrëdhënie e veçantë historike, e ndërtuar mbi mirënjohjen, besimin, vlerat e përbashkëta dhe angazhimin për lirinë dhe demokracinë.
Në këtë kuadër, Presidenti i Republikës përmendi ftesën e presidentit Trump për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, një nismë e rëndësishme që synon forcimin e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. Presidenti i Republikës e cilësoi atë si vlerësim të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë si një partner të besueshëm, të qëndrueshëm dhe të përkushtuar.
Duke iu referuar procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Begaj theksoi progresin që është bërë së fundmi me grup-kapitujt e negociatave dhe reformat transformuese, të cilat kanë shënuar kalimin nga aspirata, në një angazhim të strukturuar dhe të bazuar në meritë.
Evropa, theksoi Kreu i Shtetit, mbetet një projekt paqeje dhe vlerash që ndërtohet mbi demokracinë, shtetin e së drejtës dhe respektin për liritë individuale.
Begaj e cilësoi prioritet forcimin e Aleancës Veriatlantike në një epokë ku siguria nuk mund të merret më e mirëqenë, e për këtë theksoi kontributin aktiv të Shqipërisë duke investuar në mbrojtje moderne dhe siguri kibernetike.
Për sa u përket zhvillimeve në rajon, Begaj e cilësoi Shqipërinë si një spirancë të orientimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar faktin se Shqipëria mbetet promotore e dialogut dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, e mbështet fuqishëm Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe angazhohet për fqinjësi të mirë, dialog dhe integrim evropian si horizont i përbashkët.
Një mesazh të veçantë Presidenti i Republikës përcolli edhe për diasporën, duke shprehur mirënjohje për angazhimin e saj në hapjen e Shqipërisë për zhvillimin e turizmit, ndërsa theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve.
Duke iu referuar prioriteteve të këtij viti, Kreu i Shtetit theksoi se viti 2026 përfaqëson për Shqipërinë një moment të rëndësishëm konsolidimi institucional dhe afrimi me standardet evropiane.
“Synimi ynë është të thellojmë këtë hapje, të forcojmë besimin dhe të krijojmë kushte që lidhja mes Shqipërisë, diasporës dhe partnerëve tanë të përkthehet në zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim të mëtejshëm evropian”, deklaroi Presidenti i Republikës, në pritjen e përvitshme me përfaqësues të Trupit Diplomatik në Shqipëri./mxh