❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

ÇfarĂ« i ndodhi kryedemokratit? E lajmĂ«roi vetĂ«, Sali Berisha mungon nĂ« “Foltoren” e PD-sĂ«

✇Albeu
By: M C

Opozita sĂ«rish u rikthye nĂ« Bulevardin DĂ«shmorĂ«t e Kombit, teksa sot u mbajt “Foltorja” e radhĂ«s pĂ«rballĂ« KryeministrisĂ«.

Tubimi zgjati vetëm 26 minuta, teksa mbajtën fjalën disa qytetarë, zyrtarë dhe deputetë të PD-së.

Por ajo qĂ« ra nĂ« sy Ă«shtĂ« mungesa e kryedemokratit Sali Berisha, i cili sot nuk ishte i pranishĂ«m nĂ« “Foltoren”, tĂ« cilĂ«n e paralajmĂ«roi nĂ« rrjetet sociale.

Arsyeja e mungesës së Berishës në këtë tubim, lidhen me faktin se kryedemokrati ka udhëtuar në Strasburg për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Kujtojmë që dy ditë më parë, Partia Demokratike mbajti protestën kombëtare, ku fjalën përmbyllesë e mbajti Berisha.

The post ÇfarĂ« i ndodhi kryedemokratit? E lajmĂ«roi vetĂ«, Sali Berisha mungon nĂ« “Foltoren” e PD-sĂ« appeared first on Albeu.com.

345 milionë lekë për partitë politike në 2026/ KQZ miraton fondin, PS përfiton shumën më të madhe

✇Albeu
By: M C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondin total prej 345.6 milionë lekësh si mbështetje financiare për partitë politike për vitin 2026.

Shuma ndahet sipas formulës ligjore, duke kombinuar përfaqësimin parlamentar, votat e marra në zgjedhje dhe një pjesë të barabartë bazë për çdo subjekt.

Sipas tabelës së shpërndarjes të siguruar nga Ora News, Partia Socialiste përfiton shumën më të madhe me 166,067,986 lekë, e ndjekur nga Partia Demokratike me 81,187,402 lekë.

Diferenca reflekton peshën elektorale dhe përfaqësimin e secilës forcë politike, ku 70% e fondit lidhet me rezultatet zgjedhore, 20% shpërndahet sipas kritereve shtesë ligjore, ndërsa 10% ndahet në mënyrë të barabartë.

Partitë më të vogla përfitojnë shuma dukshëm më të ulëta, kryesisht nga komponenti bazë i financimit.

Shumica e tyre marrin rreth 5.8 milionĂ« lekĂ«, ndĂ«rsa disa subjekte me pĂ«rfaqĂ«sim apo mbĂ«shtetje mĂ« tĂ« madhe elektorale arrijnĂ« mbi 8–10 milionĂ« lekĂ«.

Ndërkohë, subjektet pa përfaqësim të gjerë parlamentar përfitojnë vetëm pjesën fikse.

Kështu, nga rreth 10 milionë lekë përfitojnë Partia e Lirisë dhe Partia Socialdemokrate, ndërsa rreth 8 milionë lekë përfiton Mundësia, 7 milionë lekë Shqipëria Bëhet dhe 6 milionë lekë Lëvizja Bashkë.

Nga rreth 5 milionë lekë përfitojnë PDIU, PBDNJ, PR, PAA, PDK, FRD dhe PBKD, ndërsa nga rreth 4 milionë lekë përfitojnë Nisma Thurje dhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës.

The post 345 milionë lekë për partitë politike në 2026/ KQZ miraton fondin, PS përfiton shumën më të madhe appeared first on Albeu.com.

Investimet izraelite në rritje/ Shqipëria trefishon eksportet drejt Izraelit në 2025

✇Albeu
By: M C

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit po reflektohen edhe në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, krahas atyre politike e diplomatike

Te dhenat zyrtare te INSTAT tregojne se kompanite shqiptare eskportuan gati 3 here me shume mallra ne Izrael gjate vitit 2025. Nga 386 milionë lekë eksporte që ishin në vitin 2024 ato jane zgjeruar ne rreth 1 miliarde leke

Ne krahasim me eksportet, importet rezultojne ne vlera me te medha. Gjate vitit te kaluar kompanite izraelite sollen ne shqiperi mallra ne vleren e rreth 2.6 miliardë lekëve.

Ndonese nje shifer ne renie ne krahasim me vitin 2024 ku importet arriten masen e 4.8 mld leke serisht Izraeli ka sjelle me shume mallra sesa ka marre nga Shqiperia .

Ndër nëngrupet kryesore që dominojnë tregtinë mes dy vendeve janë produktet ushqimore, pijet dhe duhani, mineralet dhe lëndët djegëse, si dhe tekstilet

Investimet e huaja Po ashtu pesuan rritje te ndjeshme. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në 9-mujorin e vitit 2025, investimet izraelite në Shqipëri arritën në rreth 19.3 milionë euro.

Në këtë kontekst, takimi i fundit në Tel Aviv mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Izraelit merr një rëndësi të veçantë. Te dy liderët theksuan se Shqipëria dhe Izraeli ndajnë marrëdhënie miqësore dhe një histori të veçantë bashkëjetese dhe solidariteti mes popujve

IMPORTET NGA IZRAELI

Në vitin 2024: 4,8 Miliardë Lekë

Në vitin 2025: 2,6 Miliardë Lekë

EKSPORTET DREJT IZRAELIT

Në vitin 2024: 386 milionë lekë

Në vitin 2025: 1,08 miliardë lekë

Diferenca + 697 milionë lekë më shumë

The post Investimet izraelite në rritje/ Shqipëria trefishon eksportet drejt Izraelit në 2025 appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Dafina Zeqiri shfaqet në super formë gjashtë muaj pas lindjes, ka humbur 45 kilogramë

✇Albeu
By: M C

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram, ku ka ndarë një foto para pasqyrës, duke treguar fizikun e saj pas lindjes.

Në përshkrimin e postimit, Dafina ka zbuluar se kanë kaluar gjashtë muaj nga lindja dhe se ka arritur të humbasë 45 kilogramë.

Artistja, e njohur për sinqeritetin dhe transparencën me ndjekësit, ka befasuar me përkushtimin, disiplinën dhe rikthimin në formë.

Postimi u interpretua gjithashtu si një mesazh motivues për nënat e reja, duke treguar se rikuperimi pas lindjes kërkon kohë, durim dhe përkujdesje ndaj vetes.

Zeqiri vazhdon të jetë aktive si në muzikë ashtu edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente personale dhe profesionale me publikun e saj të gjerë.

E njëjta ndërkaq është rikthyer menjëherë në muzikë, me projekte të reja.

Gjithashtu duhet theksuar se këtë periudhë ka mbajtur edhe koncerte e mbrëmje muzikore.

The post FOTO/ Dafina Zeqiri shfaqet në super formë gjashtë muaj pas lindjes, ka humbur 45 kilogramë appeared first on Albeu.com.

DOKUMENTET/ SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, ministrja tenton të emëroj mikeshën e bashkëpunëtores së saj të ngushtë në Komisionin e Prokurimit Publik

✇Albeu
By: M C

Megjithëse Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për dy çështje tenderash dhe nën hetim për gjithsej 11 procedura, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë po tenton një emërim të ri personal, të konsideruar me gjasë problematik, në Komisionin i Prokurimit Publik (KPP).

Emri që po diskutohet si kreu i KPP-së është ai i Irma Drobonikut, e cila më herët ka mbajtur funksionin e Sekretares së Përgjithshme të KPP, në periudhën kur institucioni drejtohej nga Jonaid Myzyri. Myzyri është pezulluar nga detyra me kërkesë të SPAK dhe është i marrë pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

Burime jozyrtare pohojnë se Irma Droboniku ka lidhje të afërta personale dhe profesionale me Viola Haxhiademi, deri para pak ditësh Sekretare e Përgjithshme dhe krahu i djathtë i Ballukut.

Dokumente zyrtare të siguruara tregojnë se Droboniku ka një njohje mbi 20-vjeçare me Haxhiademin dhe Ballukun, si dhe kanë punuar së bashku në Bashkinë e Tiranës dhe në Albcontrol SHA.

Sipas burimeve jozyrtare, dy javë më parë, SPAK ka kryer veprime procedurale, përfshirë sekuestrim telefoni dhe kontroll banese, ndaj Irma Drobonikut dhe Viola Haxhiademit, në kuadër të hetimeve që lidhen me çështjet për të cilat po hetohet edhe Balluku.

Deri në këto momente, SPAK nuk ka bërë një njoftim publik zyrtar për këto veprime, ndërsa mësohet se Irma Droboniku është nën hetim për dy nga 11 rastet për të cilat po hetohet Balluku.

Zhvillimet vijnë në një kohë kur SPAK ka intensifikuar hetimet mbi procedurat e prokurimit publik, ndërsa çdo lëvizje në KPP shihet si me ndikim të drejtpërdrejtë në proceset aktualisht nën hetim.

Dokumentet administrative të publikuara tregojnë se Irma Droboniku:

‱ nĂ« vitin 2006 konfirmohet dhe promovohet si nĂ«punĂ«se civile nĂ« BashkinĂ« e TiranĂ«s;

‱ nĂ« vitin 2014 emĂ«rohet nĂ« Albcontrol SHA si Shefe e Sektorit tĂ« AsistencĂ«s Ligjore, pĂ«rmes urdhri tĂ« firmosur;

‱ nĂ« vitin 2018 emĂ«rohet Drejtore e DrejtorisĂ« Juridike nĂ« Albcontrol SHA;

‱ nĂ« vitin 2021 emĂ«rohet Sekretare e PĂ«rgjithshme e Komisionit tĂ« Prokurimit Publik, gjatĂ« drejtimit tĂ« institucionit nga Jonaid Myzyri.

The post DOKUMENTET/ SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, ministrja tenton të emëroj mikeshën e bashkëpunëtores së saj të ngushtë në Komisionin e Prokurimit Publik appeared first on Albeu.com.

Rritet bilanci: Të paktën 17 viktima nga stuhia dimërore në SHBA, ja cilat janë zonat më të prekura

✇Albeu
By: M C

Një stuhi e fuqishme ka goditur së fundmi SHBA-të, duke lënë pas 17 viktima dhe qindra mijëra të tjerë pa energji elektrike.

Sipas BBC, mësohet se viktima janë shënuar në zonat si: Nju Jork, Tenesi, Luiziana, Masaçusets, Kansas, Pensilvani dhe Teksas.

Sakaq, mĂ«sohet se mĂ« shumĂ« se 1000 fluturime se janĂ« anuluar dhe shkollat ​​dhe rrugĂ«t nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin janĂ« mbyllur.

Sipas parashikuesve të motit, bora pritet të pakësohet gjatë së hënës, por megjithatë pjesët qendrore dhe lindore të SHBA-së do të jenë shumë të ftohta.

The post Rritet bilanci: Të paktën 17 viktima nga stuhia dimërore në SHBA, ja cilat janë zonat më të prekura appeared first on Albeu.com.

A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

✇Albeu
By: M C

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Në orët e mesditës në jugperëndim të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 17 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 2 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.

The post A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat appeared first on Albeu.com.

“Dy kombet qofshin bashkĂ« pĂ«r njerĂ«zimin dhe paqen”/ Rama: Thirrje izraelitĂ«ve dhe palestinezĂ«ve pĂ«r njĂ« rrugĂ« drejt paqes

✇Albeu
By: M C

Rama iu bëri thirrje izraelitëve dhe palestinezëve për një rrugë drejt paqes. Nga Parlaminti izraeliot, kreu i qeverisë uroj që dy kombet të jenë bashkë për njerëzimin dhe paqen. Gjithashtu Rama uroj që palestinezët të jetojnë me dinjitet me vendet e tyre.

“FjalĂ«t e njĂ« martiri arab pĂ«r paqen, dua tĂ« mbyll me fjalĂ«t e njĂ« martiri pĂ«r hebre pĂ«r paqen. Ju bĂ«jmĂ« thirrje tĂ« gjithĂ« izraelitĂ«ve kudo qĂ« jetojnĂ«, ju bĂ«jmĂ« thirrje hebrenjve dhe palestinezĂ«ve qĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« paqe, tĂ« shkojmĂ« drejt njĂ« rruge tĂ« re pĂ«r paqen. PalestinezĂ«t jetofshin me dinjitet me vendet e tyre. Dy kombet qofshin bashkĂ« pĂ«r njerĂ«zimin dhe paqen”, tha Rama.

The post “Dy kombet qofshin bashkĂ« pĂ«r njerĂ«zimin dhe paqen”/ Rama: Thirrje izraelitĂ«ve dhe palestinezĂ«ve pĂ«r njĂ« rrugĂ« drejt paqes appeared first on Albeu.com.

“TĂ« tradhtosh mikun Ă«shtĂ« krimi mĂ« i pafalshĂ«m”/ Rama nĂ« Parlamentin izraelit: Na merrni floririn, por jo hebrenjtĂ«

✇Albeu
By: M C

Kryeministri i vendit tha nĂ« Parlamentin izraelit se tĂ« tradhtosh mikun Ă«shtĂ« krimi mĂ« i pafalshĂ«m. Rama deklaroi se trashĂ«gimia shqiptare lidhet dhe daton shekuj mĂ« parĂ«, qĂ« kur refugjatĂ«t izraelitĂ« kĂ«rkonin strehim pranĂ« saj. Rama tha se gjatĂ« Holokaustit, kur nazistĂ«t dĂ«rguan zyrtarĂ«t e tyre, shqiptarĂ«t thanĂ« ‘Na merrni floririn, por jo hebrenjtë’.

“Dua qĂ« kĂ«to shembuj historik t’i sjell pĂ«r tĂ« siguruar ata qĂ« mbajnĂ« njĂ« pikĂ«pamje komplet ndryshe nga e imja pĂ«r GazĂ«n se shqiptarĂ«t sjellin njĂ« mĂ«sim shumĂ« tĂ« mirĂ« se çfarĂ« Ă«shtĂ« e aftĂ« tĂ« sjellĂ« ideologjia. Ka njĂ« histori qĂ« lidh dy popujt tanĂ«. TrashĂ«gimia jonĂ« lidhet dhe daton shekuj mĂ« parĂ«, qĂ«kur refugjatĂ«t izraelitĂ« kĂ«rkonin strehim nĂ« tokĂ«n tonĂ«.

GjatĂ« Holokaustit, kur nazistĂ«t dĂ«rguan zyrtarĂ«t e tyre, dĂ«rguan Nombaherin te populli shqiptar, shqiptarĂ«t thanĂ«: ‘Na merrni floririn, por jo hebrenjtë’. Kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« legjendĂ«.

PĂ«r tĂ« shpjeguar kĂ«tĂ« mrekulli qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« shqiptarĂ«t, pĂ«rshkruhet me njĂ« fjali: ‘ShtĂ«pia e shqiptarit i pĂ«rket Zotit dhe mikut’. TĂ« tradhtosh mikun, Ă«shtĂ« krimi mĂ« i pafalshĂ«m qĂ« mund tĂ« ndodhĂ«â€, tha ndĂ«r tĂ« tjera Rama.

The post “TĂ« tradhtosh mikun Ă«shtĂ« krimi mĂ« i pafalshĂ«m”/ Rama nĂ« Parlamentin izraelit: Na merrni floririn, por jo hebrenjtĂ« appeared first on Albeu.com.

Hamasi i hap rrugë fazës së dytë të planit të paqes, Izraeli merr eshtrat e pengut të fundit në Gaza

✇Albeu
By: M C

Ushtria izraelite thotë se ka rikuperuar trupin e pengut të fundit të mbetur në Gaza. Ajo kishte qenë në kërkim të Ran Gvilit që nga fillimi i armëpushimit me Hamasin në tetor, dhe siç raportohet, ajo sapo ka ndodhur.

Hamasi duhej t’i kthente tĂ« gjithĂ« pengjet, tĂ« gjallĂ« dhe tĂ« vdekur, brenda 72 orĂ«ve nga hyrja nĂ« fuqi e armĂ«pushimit. NjĂ«zet pengje izraelite tĂ« gjallĂ« dhe trupat e 27 pengjeve tĂ« vdekur izraelitĂ« dhe tĂ« huaj u dorĂ«zuan, por gjatĂ« disa javĂ«ve tĂ« fundit Hamasi tha se ende nuk kishte qenĂ« nĂ« gjendje ta gjente Gvilin.

Të dielën, Izraeli tha se do të rihapte pikën kyçe kufitare të Gazës me Egjiptin sapo të përfundonte operacioni për të gjetur dhe kthyer Gvilin. Rikthimi i trupit të Gvilit i hap rrugën Izraelit dhe Hamasit për të avancuar në fazën e dytë të planit të paqes të Donald Trump.

Ajo synon të përfshijë rindërtimin dhe demilitarizimin e plotë të Gazës, duke përfshirë çarmatimin e Hamasit dhe grupeve të tjera palestineze. Izraeli kishte rezistuar të vazhdonte përpara derisa u gjet Gvili.

“Sipas informacionit dhe inteligjencĂ«s qĂ« kemi nĂ« dispozicion, rreshter major (i rez.) Ran Gvili 
 njĂ« luftĂ«tar komando i Yamam, 24 vjeç nĂ« kohĂ«n e vdekjes sĂ« tij, ra nĂ« betejĂ« mĂ«ngjesin e 7 tetorit 2023 dhe trupi i tij u rrĂ«mbye nĂ« Rripin e GazĂ«s”, tha Forcat e Mbrojtjes sĂ« Izraelit.

The post Hamasi i hap rrugë fazës së dytë të planit të paqes, Izraeli merr eshtrat e pengut të fundit në Gaza appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 26 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Jeta sentimentale e çifteve do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do linde asnjë mosmarrëveshje ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah kështu qe mos kini merak. Beqaret do realizojnë disa takime shume te bukura te cilat do ua shtojnë dëshirën për te jetuar. Financat do i menaxhoni me përkujdes dhe maturi, prandaj gjendja do mbetet e mire.

Demi

Dite jo shume e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Nga momenti ne moment mund te përballeni me mosmarrëveshje ne çift. Beqaret do kërkojnë me ngulm një person qe ta kenë ne krah, por fati nuk do jete ne anën e tyre. Do ju duhet ende te prisni. Perspektivat ne planin financiar do jene te mira, kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Binjaket

Nëse nuk doni te mërziteni, mundohuni te tregoheni realiste dhe te mos ëndërroni me shume sesa duhet ne jetën sentimentale. Vetëm kështu do ndiheni te qete. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do jete ne dorën e tyre zgjedhja. Ne planin financiar rekomandohet sa me shume kujdes e maturi, te paktën derisa gjendja te filloje te stabilizohet.

Gaforrja

Dite mjaft e animuar kjo e sotmja pĂ«r ata qe janĂ« ne njĂ« lidhje. Partneri do ju mbaje ne pĂ«llĂ«mbe te dorĂ«s dhe do mundohet ne çdo moment t’ua beje qejfin. Beqaret nuk duhet te nxitohen pĂ«r asgjĂ« nĂ«se duan qe gjerat t’iu ecin mire. Dita pritet te jete e favorshme. Buxheti do jete i mire, kĂ«shtu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjĂ« shpenzim me tepĂ«r.

Luani

Te dashuruarit do kalojnë çaste fantastike pranë atyre qe kane ne krah dhe do ndihen shpesh si neper ëndrra. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te filluar një lidhje edhe pse mundësitë do i kenë pafund. Terreni ne sektorin financiar do jete i minuar kështu qe duhet te bëni shume kujdes me çdo shpenzim.

Virgjeresha

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni te mos e kundërshtoni për çdo gjë partnerin sepse përndryshe mund te keni probleme serioze. Beqaret do jene ne humor dhe gati te ndryshojnë statusin. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni shpenzimet e nevojshme dhe gjendja do mbetet e mire serish.

Peshorja

Nuk do jete një dite e lehte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni qe te qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke dhe te mos kërkoni gjera te pamundura. Beqaret do jene gjithë kohës te disponueshem dhe do pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Shume shpejt gjerat kane për te ndryshuar për ta. Ne planin financiar nuk është momenti te bëni çmenduri.

Akrepi
Do jeni shume objektive sot ne jetën tuaj sentimentale dhe gjerat do iu ecin sipas planeve. Nuk do ndiheni për asnjë çast te lënë pas dore. Beqaret do jene ne kërkim te dashurisë deri ne minutën e fundit te ditës. Gjithçka do ndodhe ne momentin qe ata me pak e presin. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini ta stabilizoni shume shpejt situatën.

Shigjetari

Dite e qete kjo e sotmja pĂ«r te gjithĂ« ata qe janĂ« ne njĂ« lidhje. Do mirĂ«kuptoheni me partnerin tuaj dhe gjerat do ju realizohen si i kishit menduar. Beqaret do realizojnĂ« disa takime, por asnjeri nuk do i beje qe t’iu rrahe zemra fort. Ne planin financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime te mĂ«dha ne mĂ«nyrĂ« qe gjendja te mos pĂ«rkeqĂ«sohet.

Bricjapi

Dite shume e përshtatshme kjo e sotmja për te shprehur te gjitha ndjenjat qe keni përkundrejt partnerit tuaj. Ne mbrëmje emocionet do jene edhe me te mëdha se zakonisht. Beqaret do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Financat do jene goxha delikate, prandaj do bëni mire te mos shpenzoni pa u menduar për pasojat.

Ujori

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ketë te tjera ide lidhur me një çështje dhe kjo do krijoje ndonjë debat. Beqaret do jene te papërqendruar dhe do mbeten serish me te njëjtin status. Për financat do jete përgjithësisht dite pozitive dhe pa probleme. Do kryeni investimet e nevojshme dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Peshqit

Dite goxha delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire pranë partnerit dhe ne çdo moment do debatoni me te. Beqaret nuk do jene aspak te dhënë pas krijimit te një lidhjeje sepse edhe ashtu si janë do ndihen mire. Merkuri do ju nxite te jeni me te kthjellet dhe me te matur ne planin financiar. Gjerat do ecin për mrekulli.

The post Horoskopi 26 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Iran/ Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifrën prej 30.000

✇Albeu
By: M C

Ndërprerja mbarëkombëtare e internetit në Iran vazhdon të jetë në fuqi, ndërkohë që numri i raportuar i viktimave nga protestat e fundit ka vazhduar të rritet dhe mund ta kalojë shifrën prej 30.000, sipas një raporti.

MbikĂ«qyrĂ«si i tĂ« drejtave digjitale, NetBlocks, tha mĂ« 25 janar se janĂ« bĂ«rĂ« 400 orĂ« pre kur u ndĂ«rpre qasja nĂ« internetit nĂ« Iran, duke shtuar se “rritje tĂ« shkurtra tĂ« lidhjes me rrjet” mund ta krijojnĂ« njĂ« pĂ«rshtypje tĂ« rreme pĂ«r rikthim mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« internetit.

Sipas saj, mjetet e anashkalimit si VPN-të kanë mundësuar komunikim të kufizuar në internet.

Grupet pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut thonĂ« se ndĂ«rprerja e internetit e ka bĂ«rĂ« shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r protestuesit pĂ«r t’u organizuar dhe e ka kufizuar rrjedhĂ«n e informacionit, duke e bĂ«rĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« verifikimin e viktimave nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur.

Organizata për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, HRANA, shifrat e së cilës Radio Evropa e Lirë i ka cituar rregullisht që nga fillimi i shtypjes së dhunshme në Iran në fillim të këtij muaji, thotë se numri i konfirmuar i të vdekurve tani është 5.459, ndërsa numri i viktimave ende nën hetim është 17.031.

Megjithatë, një raport i publikuar nga revista Time thotë se numri i viktimave në protestat në Iran mund të kalojë 30.000, sipas dy zyrtarëve të lartë iranianë të Shëndetësisë me të cilët ajo ka folur.

Raporti, i publikuar mĂ« 25 janar, thotĂ« se shumica e vdekjeve kanĂ« ndodhur mĂ« 8–9 janar, kur goditja e qeverisĂ« ndaj protestave mbarĂ«kombĂ«tare arriti kulmin. PĂ«r shkak tĂ« censurĂ«s sĂ« madhe dhe ndĂ«rprerjes sĂ« zgjatur tĂ« internetit, shifrat e raportuara pĂ«r viktimat e protestave nuk mund tĂ« verifikohen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur.

Shifrat e raportuara nga Time bien ndjeshëm ndesh me numrin zyrtar të viktimave prej 3.117 të shpallur nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit, por përputhen më shumë me vlerësimet ndërkombëtare.

Kombet e Bashkuara kanë sugjeruar një numër dukshëm më të lartë viktimash, dhe Mai Sato, raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, tha më 22 janar se numri i civilëve të vrarë mund të kalojë 20.000.

Gjithashtu janë bërë pulbike hollësi shtesë mbi numrin e protestuesve të lënduar gjatë shtypjes.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, ISNA raportoi se Qasem Fakhrayi, drejtori i Spitalit Farabi në Teheran, tha se numri i pacientëve me dëmtime në sy nga plumbat e gomës u rrit në rreth 1.000 më 9 janar, krahasuar me rreth 55 raste në ditët paraprake. Gati 200 persona të lënduar u transferuan në spitale të tjera për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Maryam Sabbaghi, kryeinfermierja e spitalit, tha se të gjitha shtretërit ishin të zënë, barela u huazuan nga një institucion tjetër dhe pacientët u vendosën në korridore.

Ndikimi ekonomik i ndërprerjes së internetit është rritur gjithashtu.

Majidreza Hariri, kreu i DhomĂ«s sĂ« TregtisĂ« Iran–KinĂ«, tha se tregtarĂ«ve u Ă«shtĂ« lejuar tĂ« kenĂ« qasje nĂ« internet vetĂ«m 20 minuta nĂ« ditĂ« nĂ«n mbikĂ«qyrje zyrtare, njĂ« nivel qĂ«, sipas tij, Ă«shtĂ« i pamjaftueshĂ«m pĂ«r zhvillimin e biznesit.

Ali Hakim-Javadi, kreu i OrganizatĂ«s sĂ« TregtisĂ« sĂ« KompjuterĂ«ve tĂ« Iranit, tha se ndĂ«rprerja po shkakton humbje ditore prej 20–30 trilionĂ« rialĂ«sh (18–28 milionĂ« dollarĂ« me kursin aktual tĂ« tregut tĂ« lirĂ«).

Ndërkohë, Këshilli Koordinues i Shoqatave të Sindikatave të Mësuesve ka publikuar emrat e më shumë se 40 studentëve që, sipas tij, janë vrarë gjatë shtypjes, duke cituar informacion të marrë nga burime të besueshme. Organizata ombrellë e sindikatave të pavarura të mësuesve në Iran thotë se lista do të përditësohet gradualisht.

Dhuna ka nxitur kritika edhe nga njĂ« klerik i lartĂ« sunit brenda Iranit. Molavi Abdolhamid Esmailzehi, imam i faljes sĂ« xhumasĂ« nĂ« Zahedan, i quajti vrasjet “masakĂ«r sistematike”.

“Kjo tragjedi ka krijuar njĂ« pĂ«rçarje tĂ« thellĂ« dhe tĂ« pariparueshme midis popullit tĂ« Iranit dhe qeverisĂ«â€, tha ai./REL

The post Tragjedia në Iran/ Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifrën prej 30.000 appeared first on Albeu.com.

Plas sherri nĂ« BBVK, Limi i “hakĂ«rrehet” AlbĂ«s dhe i hedh bluzĂ«n nĂ« fytyrĂ«

✇Albeu
By: M C

Situata është paraqitur e tensionuar në Big Brother Vip Kosova, ku një debat verbal edhe fizik ka ndodhur mes Lim Hotit dhe Albës.

Teksa kanĂ« qĂ«nĂ« duke folur Limi i ka hedhur njĂ« bluzĂ« nĂ« fytyrĂ« AlbĂ«s duke i bĂ«rtitur: “Ik mi andej ik, mĂ« ler rehat
 budalle”

KujtojmĂ« se debatet mes tyre nĂ« shtĂ«pinĂ« e Big Brother kanĂ« qĂ«nĂ« tĂ« vazhdueshme, pasi sipas asaj qĂ« kanĂ« thĂ«nĂ« kanĂ« patur njĂ« lidhje intime jashtĂ«, por Limi pas puthjes me Dolcen e ka “nxehur” mĂ« shumĂ« situatĂ«n mes tĂ« dyve

The post Plas sherri nĂ« BBVK, Limi i “hakĂ«rrehet” AlbĂ«s dhe i hedh bluzĂ«n nĂ« fytyrĂ« appeared first on Albeu.com.

Rama në Izrael: Nova Site, një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael me rastin e pjesëmarrjes së tij në konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Në llogarinë e tj në Facebook, ai ka postuar foto nga vizita e tij në Nova Site në Izrael, në memorialin e viktimave të Festivalit Nova, një monument që përkujton viktimat e masakrës së festivalit muzikor Nova gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023

Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama. Kryeministri u shpreh se Nova Site është edhe stacioni i parë, duke shtuar se është kthyer në një tempull reflektimi për jetën urrejtjen dhe çmimin e paqes.

Ditën e nesërme, me 26 janar, ora 11:00, Rama do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve dhe një deklaratë për shtyp. Ndërkohë bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, në shoqërinë e bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare.

“Nova Site, Izrael Stacioni i parĂ« nĂ« Izrael – njĂ« vend qĂ« kumbon pa fjalĂ«. Mes humbjeve rrĂ«qethĂ«se, njĂ« pyll festash i kthyer nĂ« njĂ« tempull reflektimi pĂ«r jetĂ«n, urrejtjen dhe çmimin e paqes”, shkruan ai.

The post Rama në Izrael: Nova Site, një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes appeared first on Albeu.com.

‘Je puthur nĂ« buzĂ« me Edi RamĂ«n?’/ Ilir Vrenozi kap nĂ« befasi Mimoza Ahmetin, ja si pĂ«rgjigjet poetja

✇Albeu
By: M C

Teksa ishte e ftuar në një studio televizive, poetja Mimoza Ahmeti komentoi puthjen mes Brikenës dhe Mateos, e pretenduar nga ky i fundit.

Duke sjellë një rrëfim personal mbi mënyrën se si ajo e percepton një situatë të tillë, Ahmeti u kap në befasi nga pyetja e Iliri Vrenozit, i cili e pyeti nëse ishte puthur ndonjëherë në buzë me kryeministrin Edi Rama.

Pjesë nga biseda:

Ahmeti: Për puthjen kam një variant, thashethemet janë hapur. Herën e parë tregova një histori për njërin që më donte dhe ishit kuriozë.

Po ai mĂ« rrĂ«mbeu puthjen ndĂ«rkohĂ« qĂ« unĂ« nuk isha dakord dhe pĂ«r mĂ« tepĂ«r qĂ« s’mĂ« pĂ«lqeu fare.

Se ndodh ta rrëmbesh po ndoshta dhe të pëlqen. Dhe unë nuk e konsideroja puthje, ndërsa ai po.

Shoku i tij mĂ« tha ‘jeni puthur’. UnĂ« i thashĂ« ‘jo’, sepse nuk e konsideroja. Sepse kemi pĂ«rfytyrimet dhe shijet.

Përveç se ma rrëmbeu, se ishte dhe puthja e parë, unë mbeta pa numër. Kështu që puthja e parë u dogj, isha 16 vjeçe.

Vrenozi: Mos më thuaj që je puthur me Edi Ramën?!

Ahmeti: Ah sikur.. (qesh) po nuk ishte. PĂ«rveç kĂ«saj mĂ« la njĂ« shije fizike shumĂ« tĂ« keqe. Bleva pastĂ«n e parĂ« tĂ« dhĂ«mbĂ«ve, tĂ« dytĂ«n
 Isha e revoltuar nga shija e pakĂ«ndshme.

The post ‘Je puthur nĂ« buzĂ« me Edi RamĂ«n?’/ Ilir Vrenozi kap nĂ« befasi Mimoza Ahmetin, ja si pĂ«rgjigjet poetja appeared first on Albeu.com.

Pajtohen Limi dhe Alba, shkëmbejnë puthje dhe përqafime

✇Albeu
By: M C

Dyshja e shumëpërfolur, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.

Ka qenë banori që i ka kërkuar Albës një përqafim, të cilin e pranoi dhe dukej shumë e lumtur për këtë.

Më pas Limi nuk u përmbajt dhe shihet teksa e mban në krahë konkurrenten e Big Brother.

Siç shihet, ata po tentojnë të rikthejnë marrëdhënien e tyre sikur më parë.

Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta edhe nga banorët e tjerë, të cilët ngelën të befasuar.

Situata vjen pak ditë pasi Limi kërkoi një distancim nga Dolce, me të cilën krijoi një raport të afërt me puthje e përqafime.

Mbetet pĂ«r t’u parĂ« ngjarja e tyre nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, nĂ«se do tĂ« ribashkohen.

The post Pajtohen Limi dhe Alba, shkëmbejnë puthje dhe përqafime appeared first on Albeu.com.

Ditë të mira për Venezuelën, lirohen 80 të bugosur politikë gjatë ditës së sotme

✇Albeu
By: M C

Të paktën 80 persona të cilët konsideroheshin të burgosur politikë janë liruar këtë të dielë si pjesë e një procesi lirimi që është në vazhdim në Venezuelë.

Alfredo Romero, drejtori i grupit venezuelian tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut “Foro Penal” tha se ata u liruan nga burgjet nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin dhe ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« ketĂ« lirime tĂ« tjera. NdĂ«rkohĂ« presidentja e pĂ«rkohshme e VnezuelĂ«s, Delcy Rodriguez, tha tĂ« premten se 626 persona janĂ« liruar nga burgu, por ajo nuk specifikoi afatin kohor tĂ« lirimeve tĂ« raportuara. MegjithatĂ«, Foro Penal, para tĂ« dielĂ«s, kishte konfirmuar lirimin e vetĂ«m 156 tĂ« burgosurve politikĂ« nĂ« VenezuelĂ« qĂ« nga 8 janari.

Rodriguez shtpi se do tĂ« ketĂ« njĂ« telefonatĂ« me Komisionerin e LartĂ« tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut Volker Turk, pĂ«r t’i kĂ«rkuar OKB-sĂ« tĂ« verifikojĂ« listat e personave tĂ« liruar deri mĂ« tani.

The post Ditë të mira për Venezuelën, lirohen 80 të bugosur politikë gjatë ditës së sotme appeared first on Albeu.com.

Grida Duma rrëfim për jetën personale: Kam ndalur së bëri sakrifica, lëshova njerëz në vitin që lamë pas

✇Albeu
By: M C

Grida Duma ka bërë një nga rrëfimet më personale deri më tani në bisedën me Bora Zemanin në Grida Duma Podcast. Për herë të parë, ajo foli hapur për një fazë të rëndësishme të jetës së saj, duke e përshkruar vitin që lamë pas si një periudhë qartësie dhe çlirimi emocional.

“PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nuk kam pasur asnjĂ« siklet tĂ« lĂ«shoj,” u shpreh Duma, duke treguar se ka ardhur njĂ« moment nĂ« jetĂ«n e saj kur mbajtja e gjĂ«rave, njerĂ«zve apo situatave nuk Ă«shtĂ« mĂ« domosdoshmĂ«ri, por zgjedhje e vetĂ«dijshme. Sipas saj, jo çdo gjĂ« qĂ« mbahet Ă«shtĂ« vlerĂ« dhe jo çdo lĂ«shim Ă«shtĂ« humbje.

NĂ« rrĂ«fimin e saj, Grida Duma thekson se me rritjen personale vjen edhe aftĂ«sia pĂ«r tĂ« dalluar se cilat marrĂ«dhĂ«nie dhe situata “rrinĂ« mirĂ«â€ pranĂ« teje dhe cilat kthehen nĂ« peshĂ«. “Vjen njĂ« pikĂ« ku nuk investon mĂ« pĂ«rtej vetes. GjĂ«rat rrinĂ« ose nuk rrinĂ« vetĂ«,” shpjegon ajo.

Bora Zemani, nga ana e saj, e pĂ«rforcon kĂ«tĂ« ide duke e quajtur procesin e lĂ«shimit si njĂ« “pastrim” tĂ« domosdoshĂ«m qĂ« ndodh nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« caktuar tĂ« jetĂ«s. NjĂ« pastrim qĂ« sjell lehtĂ«si, rehati dhe njĂ« raport mĂ« tĂ« shĂ«ndetshĂ«m me veten.

The post Grida Duma rrëfim për jetën personale: Kam ndalur së bëri sakrifica, lëshova njerëz në vitin që lamë pas appeared first on Albeu.com.

Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikësve

✇Albeu
By: M C

Era e fortë ka përfshirë qytetin e Vlorës, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor. Si pasojë e reshjeve dhe erës, disa pisha janë rrëzuar në rrugën për në Zvërnec, duke bllokuar trafikun për automjetet.

Shërbimet e Zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zhvendosur pemët dhe për të rifilluar normalisht qarkullimin e automjeteve.

Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët në zonat e prekura.

The post Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikësve appeared first on Albeu.com.

MarrĂ«dhĂ«nia SHBA- BE nĂ« tension ! Rusia kĂ«rkon ‘hise’ nĂ« KosovĂ«

✇Albeu
By: M C

Për Kosovën nuk do të ishte hera e parë që Rusia kërkon hise në fatin e saj. Nga kundërshtimi i intervenimit të NATO-s më 1999, te krahasimi me Krimenë e aneksuar dhe bllokimi i njohjeve ndërkombëtare, Moska ka luajtur vazhdimisht rolin e kundërshtarit të shtetësisë së saj.

Sot, kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së janë të tensionuara, ky ndikim rus rrezikon të bëhet edhe më i hapur.

KĂ«tĂ« javĂ«, ministri i JashtĂ«m i RusisĂ«, Sergei Lavrov, konfirmoi se Moska ka hapur kanale komunikimi me Shtetet e Bashkuara pĂ«r zhvillimet nĂ« Ballkan dhe se Ă«shtĂ« e gatshme t’i thellojĂ« ato. Ai, gjithashtu, la tĂ« kuptohet se edhe amerikanĂ«t duan tĂ« angazhohen.

“Ne kemi mĂ« shumĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« komunikuar me SHBA-nĂ« [sesa me BE-nĂ«] pĂ«r Ballkanin – veçanĂ«risht pĂ«r Bosnje e HercegovinĂ«n dhe vendet e tjera tĂ« rajonit. Kontaktet e tilla po vazhdojnĂ«. Ato ende nuk kanĂ« sjellĂ« rezultate pozitive ose tĂ« qarta. Por, ne jemi tĂ« hapur pĂ«r kĂ«to kontakte dhe, mĂ«sa mund tĂ« gjykoj, edhe kolegĂ«t tanĂ« amerikanĂ« janĂ« tĂ« gatshĂ«m t’i zhvillojnĂ«â€, tha Lavrov.

Radio Evropa e Lirë pyeti Departamentin amerikan të Shtetit nëse SHBA-ja po diskuton me Rusinë për Kosovën, Bosnjën apo vendet e tjera të Ballkanit, si koordinohet me Evropën dhe si e vlerëson rolin e Moskës në rajon, por nuk mori asnjë përgjigje që nga 20 janari.

Bashkimi Evropian theksoi se nuk mund t’i konfirmojĂ« shkĂ«mbimet e mundshme mes palĂ«ve tĂ« treta.

“BE-ja Ă«shtĂ« partneri kryesor politik, ekonomik dhe strategjik i Ballkanit PerĂ«ndimor dhe Ă«shtĂ« plotĂ«sisht e angazhuar nĂ« rajon”, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i bllokut pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Qeveria nĂ« detyrĂ« e KosovĂ«s nuk i komentoi deklaratat e Lavrovit, por kryeministri Albin Kurti, nĂ« njĂ« ngjarje nĂ« Davos, paralajmĂ«roi pĂ«r kĂ«rcĂ«nimin e tĂ«rthortĂ« qĂ« i vjen KosovĂ«s nga Rusia pĂ«rmes SerbisĂ« – tĂ« dyja shtete qĂ« s’e njohin pavarĂ«sinĂ« e saj.

“Kushdo qĂ« ndihmon fqinjin tonĂ« verior nĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« na destabilizuar, na shkakton probleme edhe neve. KĂ«rcĂ«nimi ynĂ« mĂ« i afĂ«rt nĂ« kĂ«tĂ« drejtim Ă«shtĂ« Federata Ruse”, tha Kurti.

Në Ballkanin Perëndimor, Rusia ka një rol aktiv, kryesisht përmes lidhjeve të saj me Serbinë dhe Republikën Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa ndikimi i saj në vende të tjera, si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, mbetet më i kufizuar dhe shpesh indirekt.

Përmes dezinformatave, medias proruse dhe ndikimit energjetik, Moska synon të ngadalësojë integrimin euroatlantik, të shtojë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të sfidojë interesat e SHBA-së dhe BE-së.

Parlamenti Evropian ka miratuar disa rezoluta që i dënojnë këto praktika dhe kërkojnë reagim të koordinuar nga Bashkimi Evropian dhe vendet partnere.

NjĂ« raport i QendrĂ«s Kosovare pĂ«r Studime tĂ« SigurisĂ«, i publikuar nĂ« vitin 2024, nĂ«nvizon se “njĂ« nga qĂ«llimet e RusisĂ« nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor Ă«shtĂ« tĂ« parandalojĂ« rreshtimin e SerbisĂ« krah PerĂ«ndimit. NjĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r ta arritur kĂ«tĂ«, Ă«shtĂ« mbĂ«shtetja e vendosur e qĂ«ndrimit tĂ« SerbisĂ« ndaj KosovĂ«s dhe pengimi i procesit tĂ« normalizimit tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rmjet KosovĂ«s dhe SerbisĂ«â€.

NĂ« gati katĂ«r vjetĂ«t e fundit – prej se Rusia ka nisur pushtimin nĂ« shkallĂ« tĂ« plotĂ« tĂ« UkrainĂ«s – Moska Ă«shtĂ« pĂ«rballur me njĂ« mur sanksionesh ekonomike dhe izolimi diplomatik nga PerĂ«ndimi.

Së fundmi, disa prej këtyre pengesave kanë nisur të zbuten, veçanërisht pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, vitin e kaluar në Alaskë, si dhe bisedimeve pasuese mes zyrtarëve të të dyja vendeve për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti në Ukrainë.

ShumĂ« prej udhĂ«heqĂ«sve evropianĂ«, nga ana e tyre, kanĂ« mbajtur qĂ«ndrime mĂ« tĂ« forta dhe nuk kanĂ« dhĂ«nĂ« sinjale lehtĂ«simi ndaj RusisĂ«. Por, raportet transatlantike i kanĂ« tensionuar edhe njĂ« varg çështjesh tjera – nisur nga situata nĂ« GazĂ« deri tek ambiciet amerikane pĂ«r GrenlandĂ«n – duke e bĂ«rĂ« skenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare mĂ« tĂ« paparashikueshme se kurrĂ«.

“E dua EvropĂ«n dhe dua ta shoh mirĂ«, por nuk po shkon nĂ« drejtimin e duhur”, tha Trump nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror, qĂ« u mbajt kĂ«tĂ« javĂ« nĂ« Davos.

PĂ«r Ivanа Stradnerin, nga Fondacioni pĂ«r Mbrojtjen e DemokracisĂ« nĂ« Uashington, çarja transatlantike Ă«shtĂ« njĂ« â€œĂ«ndĂ«rr e bĂ«rĂ« realitet pĂ«r MoskĂ«n”, pasi i jep asaj mundĂ«sinĂ« t’i shfrytĂ«zojĂ« krizat nĂ« Ballkan dhe tĂ« bĂ«jĂ« llogari pĂ«r UkrainĂ«n. NdĂ«r vendet mĂ« tĂ« cenueshme Ă«shtĂ« Bosnje dhe Hercegovina.

“
 pĂ«r shkak tĂ« grupeve tĂ« ndryshme fetare dhe etnike. Kjo krijon njĂ« pikĂ« fĂ«rkimi qĂ« Rusia mund ta shfrytĂ«zojĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rshkallĂ«zuar krizĂ«n – me ndihmĂ«n edhe tĂ« udhĂ«heqĂ«sit serb, Millorad Dodik – dhe mĂ« pas pĂ«r ta qetĂ«suar situatĂ«n. KĂ«tĂ« do ta pĂ«rdorte si kartĂ« pĂ«r negociata, duke i thĂ«nĂ« PerĂ«ndimit se, nĂ«se nuk do qĂ« konflikti tĂ« pĂ«rhapet mĂ« tej, ai duhet tĂ« negociojĂ« me RusinĂ«â€, thotĂ« Stradner pĂ«r programin Expose tĂ« Radios Evropa e LirĂ«.

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se Rusia do që ta paraqesë SHBA-në si palë reale negociuese dhe BE-në si të parëndësishme. Ai e konsideron ndarjen transatlantike si tejet të rrezikshme dhe kundërproduktive për frenimin e Rusisë.

Sipas tij, heqja e sanksioneve ndaj Dodikut e ka afruar qĂ«ndrimin e SHBA-sĂ« me interesat e MoskĂ«s nĂ« Bosnje e HercegovinĂ« – ndonĂ«se Departamenti amerikan i Shtetit ka sqaruar mĂ« herĂ«t pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se ky vendim Ă«shtĂ« marrĂ« pas tĂ«rheqjes sĂ« autoriteteve tĂ« RepublikĂ«s SĂ«rpska nga njĂ« sĂ«rĂ« ligjesh tĂ« vlerĂ«suara si antikushtetuese.

Kupchan i interpreton deklaratat e Lavrovit si një sinjal të hapjes më të madhe të Uashingtonit ndaj Moskës, krahasuar me Brukselin, dhe si pjesë e një modeli më të gjerë, ku politika amerikane përkon pa dashje me synimet ruse në Ballkan.

“Duke qenĂ« se Dodiku Ă«shtĂ« prorus dhe duke pasur parasysh se Rusia favorizon paqĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« nĂ« rajon – gjĂ« pĂ«r tĂ« cilĂ«n njihet edhe Republika SĂ«rpska – kjo, nĂ« njĂ«farĂ« mĂ«nyre, i vendos Uashingtonin dhe MoskĂ«n nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n vijĂ« kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r Bosnje e HercegovinĂ«n”, thotĂ« Kupchan pĂ«r ExposenĂ«.

Kupchan vlerĂ«son se dialogu i SHBA-sĂ« me RusinĂ« pĂ«r UkrainĂ«n Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m, por paralajmĂ«ron se nĂ« Ballkan bashkĂ«punimi me MoskĂ«n duhet shmangur, pasi interesat e saj janĂ« “diametralisht tĂ« kundĂ«rta” me ato amerikane.

“Partner kryesor i AmerikĂ«s nĂ« Ballkan Ă«shtĂ« Bashkimi Evropian, jo Rusia. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, ajo qĂ« duhet parĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« bashkĂ«punim dhe diplomaci shumĂ« mĂ« e intensifikuar mes SHBA-sĂ« dhe BE-sĂ«, edhe pse Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« tani, duke pasur parasysh se marrĂ«dhĂ«niet SHBA-EvropĂ«, nĂ« kĂ«tĂ« pikĂ«, nuk janĂ« nĂ« njĂ« gjendje tĂ« mirĂ«â€, thotĂ« Kupchan.

Ai beson se Kosova Ă«shtĂ« nĂ« radarin e Trumpit dhe se administrata e tij do ta shtyjĂ« PrishtinĂ«n dhe Beogradin drejt pĂ«rparimit nĂ« negociatat pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve, por vlerĂ«son se Rusia mund tĂ« pĂ«rpiqet ta pengojĂ« kĂ«tĂ« proces, pasi “synon tĂ« ruajĂ« unitetin pan-ortodoks nĂ« rajon”.

Sipas tij, Kosova duhet tĂ« jetĂ« nĂ« gatishmĂ«ri ndaj pĂ«rpjekjeve tĂ« mundshme ruse “pĂ«r tĂ« ndezur trazira tĂ« reja”.

E, Stradner ndan njĂ« mendim mĂ« ndryshe – Kosova Ă«shtĂ« pjesĂ« e njĂ« tabloje mĂ« tĂ« gjerĂ« gjeopolitike, por nuk pĂ«rbĂ«n fokusin kryesor tĂ« RusisĂ«.

“Besoj se situata nĂ« KosovĂ«, sa i pĂ«rket sigurisĂ«, Ă«shtĂ« mĂ« e mirĂ« se disa vite mĂ« parĂ«. Dhe, gjĂ«ja e fundit qĂ« duan tani Shtetet e Bashkuara Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rshkallĂ«zim i pakontrolluar”, thotĂ« Stradner.

MegjithatĂ«, sipas Stradnerit, Kosova nuk mund tĂ« harrojĂ« kurrĂ« se nĂ« Serbi dhe Bosnje gjenden bastionet kryesore tĂ« ndikimit rus. PĂ«rveç lidhjeve politike, Moska disponon nĂ« kĂ«to dy vende edhe leva presioni dhe shantazhi – nisur nga kontrolli mbi energjinĂ« dhe gazin, deri te ndikimi ekonomik dhe mediatik – tĂ« cilat pĂ«rdoren pĂ«r tĂ« ruajtur hapĂ«sirĂ«n e saj strategjike dhe pĂ«r tĂ« influencuar rajonin.

“Kosova duhet tĂ« zhvillojĂ« lidhje shumĂ« mĂ« tĂ« ngushta me Bashkimin Evropian dhe tĂ« jetĂ« jashtĂ«zakonisht diplomatike dhe e mençur nĂ« qasjen e saj ndaj Shteteve tĂ« Bashkuara”, thotĂ« Stradner.

Edhe BE-ja, sipas Stradnerit, duhet të tregojë lidership të vërtetë në Ballkanin Perëndimor, ku, deri më tash, nuk ka qenë edhe aq efektive.

Por, me fjalĂ«t e saj, Ă«shtĂ« koha kur tĂ« gjithĂ« jemi si ato “macet qĂ« ndjekin lazerin” – reagojmĂ« pa pushim ndaj ngjarjeve qĂ« lĂ«vizin shpejt, pa kontroll real dhe pa njĂ« ide tĂ« qartĂ« se çfarĂ« vjen mĂ« pas. NdĂ«rkohĂ« qĂ« drita na mban tĂ« mbĂ«rthyer nĂ« lojĂ«n e saj, bota nuk pret./REL

The post MarrĂ«dhĂ«nia SHBA- BE nĂ« tension ! Rusia kĂ«rkon ‘hise’ nĂ« KosovĂ« appeared first on Albeu.com.

❌